SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Gilman Bakalli, l=a=n=g=u=a=g=e poets dhe Hugo Ball
Çfarë do të thotë avant-garde?
Avant-garde: fjalë për fjalë “para-rojë”, ose “pararendës”, janë njerëzit apo veprat e tyre
eksperimentale, radikale, ose jo dogmatike në lidhje me artin, kulturën ose shoqërinë.
Nganjëherë harrojmë por, fillimisht, avant-garde ka qenë një term ushtarak: me këtë term
përcaktohej një repart ushtarak që nxirrej në një largësi të caktuar përpara forcave ushtarake
kryesore në lëvizje dhe që kishte për detyrë të hapte rrugën për pjesën tjetër të ushtrisë. Si
metaforë është pjesa më e përparuar (nga botëkuptimi dhe organizimi) i një grupi shoqëror a
i një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj.
Avant-garde është, pra, sipas përkufizimit, një grup përpara në kohë. Sipas Peter Bürger te Theory
of the Avant-Garde (1974), “Ajo në mënyrë radikale e vë në pikëpyetje vetë parimin e artit
në shoqërinë borgjeze sipas së cilës individi konsiderohet krijuesi i veprës së artit”.
Duke filluar me avant-garde pas Luftës së Dytë Botërore, veprat e tyre fillimisht perceptoheshin si
tronditëse e ku jo çdo “lëvizje” ishte avant-garde. Avant-garde mblodhi së bashku artistë me
të njëjtat ide, angazhimi i të cilëve ishte përmbysja e vlerave dominuese estetike të kulturës
së kohës dhe krijimi i veprave të artit që ishin vërtet të reja dhe revolucionare, që do të ishin
në harmoni me teknologjinë, shkencën dhe filozofinë e re.
Sipas Steve McCaffery: “Teksti bëhet hapësira e përbashkët e një pune, e filluar nga shkrimtari dhe
që zhvillohet nga shkrimtari i dytë (lexuesi)”. Leximi, është kështu, një alternativë ose
shkrim shtesë i tekstit.
Tekst i hapur, siç thotë Lyn Hejinian: “Teksti si përkufizim është i hapur për botën dhe veçanërisht
për lexuesin”. Në të njëjtën mënyrë, debati rreth ndërtimit që bën lexuesi (i cili “zotëron
tekstin”...) bëhet i parëndësishëm, lexuesi ka “privilegjin” të transformojë çdo tekst të dhënë
në diçka tjetër...
Avant-garde karakterizohet nga një risi jo tradicionale, estetike e papranueshmëri fillestare dhe
mund të japë shkas për një kritikë të marrëdhënies ndërmjet prodhuesit të veprës dhe
lexuesit.
Avant-garde shtyn kufijtë e asaj që pranohet si normë ose status quo, kryesisht në sferën kulturore.
Në këtë aspekt Bakalli mund të quhet me bindje një shkrimtar avant-garde.
***
Gjatë takimit për prezantimin e librave “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari”
të Gilman Bakallit, në librarinë Tirana Times në Tiranë e në ArtHouse në Shkodër u recitua
poezia e Bakallit “Dhembje përmes fërkimit” një përshtatje duke ndjekur gjurmët e poetit
austriak Ernest Jandl. Jandl lidhet me Grupin Vienez (Wiener Gruppe), një rreth i
rëndësishëm avant-garde i modernizmit evropian.
Dhimbje përmes fërkimit
G
GR
GGRR
GRRRRR
GRRRRRRU
GRRRRUUUUU
GRRRRUUUUAAA
GRRRUUUAAA
GRRUUAA
GRUA
G
(G. Bakalli - Përshtatje nga E. Jandl)
***
Pak përpara mbylljes së takimit u recitua një poezi fonetike, e poetit dadaist gjerman Hugo Ball: «Si
në një festë popullore shqiptare, ku grupe të shumta zërash dhe sisteme tingujsh konkurrojnë
në çdo cep të rrugës, fjalë dhe forma fjalësh të ngjashme, dalin si nga një kaleidoskop ku
duket sikur perceptojmë pak latinisht, greqisht, italisht, rumanisht, turqisht, gjermanisht, me
siguri edhe anglisht, të përshkuara nga shqipja - ku vazhdojmë të dyshojmë nëse jemi duke
kuptuar gjë apo jo... dhe ku, përveç tingujve të këngëve popullore shqiptare, një miks i
muzikës sllave-turke-italiane-greke-angleze, të përfshin në një larmi zërash; varet nga gjuhët
(dialektet) në të cilat ne kërkojmë të gjejmë një kuptim...»
“Unë kam shpikur një sërë vargjesh të reja, vargje pa fjalë, apo poezi tingujsh, në të cilat balancimi
i zanoreve vlerësohet dhe shpërndahet sipas vlerës së rreshtit fillestar”, thotë Ball.
Poezia, Gadji beri bimba, është një nga më të njohurat e atyre “vargjeve pa fjalë”.
Gadji beri bimba
gadji beri bimba glandridi laula lonni cadori
gadjama gramma berida bimbala glandri galassassa laulitalomini
gadji beri bin blassa glassala laula lonni cadorsu sassala bim
gadjama tuffm i zimzalla binban gligla wowolimai bin beri ban
o katalominai rhinozerossola hopsamen laulitalomini hoooo
gadjama rhinozerossola hopsamen
bluku terullala blaulala loooo
zimzim urullala zimzim urullala zimzim zanzibar zimzalla zam
elifantolim brussala bulomen brussala bulomen tromtata
velo da bang band affalo purzamai affalo purzamai lengado tor
gadjama bimbalo glandridi glassala zingtata pimpalo ögrögöööö
viola laxato viola zimbrabim viola uli paluji malooo
tuffm im zimbrabim negramai bumbalo negramai bumbalo tuffm i zim
gadjama bimbala oo beri gadjama gaga di gadjama affalo pinx
gaga di bumbalo bumbalo gadjamen
gaga di bling blong
gaga blung
Cila është lidhja e veprës së Bakallit me modernizmin, me l=a=n=g=u=a=g=e poets e
dadaizmin?
Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi me fjalët e Hugo Ball, autorit të Manifestit Dada në vitin
1916 dhe themeluesit të Cabaret Voltaire në Zurich, i cili deklaroi se qëllimi i tij ishte:
“të rikujtonte se në botë ka njerëz me mendje të pavarur - përtej luftës dhe
nacionalizmit - që jetojnë për të tjera ideale”...
G. LUKA
P.S.
Librat “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari” të G. Bakallit mund të
porositen në librarinë online Bukinist: http://bukinist.al/sq/

More Related Content

What's hot

projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIREAnja Cami
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 

What's hot (10)

Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Pulebardha
PulebardhaPulebardha
Pulebardha
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 

More from Lingua culture

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberLingua culture
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)Lingua culture
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneLingua culture
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Lingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

More from Lingua culture (15)

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Gilman Bakalli - avantgarde

  • 1. Gilman Bakalli, l=a=n=g=u=a=g=e poets dhe Hugo Ball Çfarë do të thotë avant-garde? Avant-garde: fjalë për fjalë “para-rojë”, ose “pararendës”, janë njerëzit apo veprat e tyre eksperimentale, radikale, ose jo dogmatike në lidhje me artin, kulturën ose shoqërinë. Nganjëherë harrojmë por, fillimisht, avant-garde ka qenë një term ushtarak: me këtë term përcaktohej një repart ushtarak që nxirrej në një largësi të caktuar përpara forcave ushtarake kryesore në lëvizje dhe që kishte për detyrë të hapte rrugën për pjesën tjetër të ushtrisë. Si metaforë është pjesa më e përparuar (nga botëkuptimi dhe organizimi) i një grupi shoqëror a i një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj. Avant-garde është, pra, sipas përkufizimit, një grup përpara në kohë. Sipas Peter Bürger te Theory of the Avant-Garde (1974), “Ajo në mënyrë radikale e vë në pikëpyetje vetë parimin e artit në shoqërinë borgjeze sipas së cilës individi konsiderohet krijuesi i veprës së artit”. Duke filluar me avant-garde pas Luftës së Dytë Botërore, veprat e tyre fillimisht perceptoheshin si tronditëse e ku jo çdo “lëvizje” ishte avant-garde. Avant-garde mblodhi së bashku artistë me të njëjtat ide, angazhimi i të cilëve ishte përmbysja e vlerave dominuese estetike të kulturës së kohës dhe krijimi i veprave të artit që ishin vërtet të reja dhe revolucionare, që do të ishin në harmoni me teknologjinë, shkencën dhe filozofinë e re. Sipas Steve McCaffery: “Teksti bëhet hapësira e përbashkët e një pune, e filluar nga shkrimtari dhe që zhvillohet nga shkrimtari i dytë (lexuesi)”. Leximi, është kështu, një alternativë ose shkrim shtesë i tekstit. Tekst i hapur, siç thotë Lyn Hejinian: “Teksti si përkufizim është i hapur për botën dhe veçanërisht për lexuesin”. Në të njëjtën mënyrë, debati rreth ndërtimit që bën lexuesi (i cili “zotëron tekstin”...) bëhet i parëndësishëm, lexuesi ka “privilegjin” të transformojë çdo tekst të dhënë në diçka tjetër... Avant-garde karakterizohet nga një risi jo tradicionale, estetike e papranueshmëri fillestare dhe mund të japë shkas për një kritikë të marrëdhënies ndërmjet prodhuesit të veprës dhe lexuesit. Avant-garde shtyn kufijtë e asaj që pranohet si normë ose status quo, kryesisht në sferën kulturore. Në këtë aspekt Bakalli mund të quhet me bindje një shkrimtar avant-garde. *** Gjatë takimit për prezantimin e librave “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari” të Gilman Bakallit, në librarinë Tirana Times në Tiranë e në ArtHouse në Shkodër u recitua poezia e Bakallit “Dhembje përmes fërkimit” një përshtatje duke ndjekur gjurmët e poetit austriak Ernest Jandl. Jandl lidhet me Grupin Vienez (Wiener Gruppe), një rreth i rëndësishëm avant-garde i modernizmit evropian. Dhimbje përmes fërkimit G GR GGRR GRRRRR GRRRRRRU GRRRRUUUUU GRRRRUUUUAAA GRRRUUUAAA GRRUUAA GRUA G (G. Bakalli - Përshtatje nga E. Jandl)
  • 2. *** Pak përpara mbylljes së takimit u recitua një poezi fonetike, e poetit dadaist gjerman Hugo Ball: «Si në një festë popullore shqiptare, ku grupe të shumta zërash dhe sisteme tingujsh konkurrojnë në çdo cep të rrugës, fjalë dhe forma fjalësh të ngjashme, dalin si nga një kaleidoskop ku duket sikur perceptojmë pak latinisht, greqisht, italisht, rumanisht, turqisht, gjermanisht, me siguri edhe anglisht, të përshkuara nga shqipja - ku vazhdojmë të dyshojmë nëse jemi duke kuptuar gjë apo jo... dhe ku, përveç tingujve të këngëve popullore shqiptare, një miks i muzikës sllave-turke-italiane-greke-angleze, të përfshin në një larmi zërash; varet nga gjuhët (dialektet) në të cilat ne kërkojmë të gjejmë një kuptim...» “Unë kam shpikur një sërë vargjesh të reja, vargje pa fjalë, apo poezi tingujsh, në të cilat balancimi i zanoreve vlerësohet dhe shpërndahet sipas vlerës së rreshtit fillestar”, thotë Ball. Poezia, Gadji beri bimba, është një nga më të njohurat e atyre “vargjeve pa fjalë”. Gadji beri bimba gadji beri bimba glandridi laula lonni cadori gadjama gramma berida bimbala glandri galassassa laulitalomini gadji beri bin blassa glassala laula lonni cadorsu sassala bim gadjama tuffm i zimzalla binban gligla wowolimai bin beri ban o katalominai rhinozerossola hopsamen laulitalomini hoooo gadjama rhinozerossola hopsamen bluku terullala blaulala loooo zimzim urullala zimzim urullala zimzim zanzibar zimzalla zam elifantolim brussala bulomen brussala bulomen tromtata velo da bang band affalo purzamai affalo purzamai lengado tor gadjama bimbalo glandridi glassala zingtata pimpalo ögrögöööö viola laxato viola zimbrabim viola uli paluji malooo tuffm im zimbrabim negramai bumbalo negramai bumbalo tuffm i zim gadjama bimbala oo beri gadjama gaga di gadjama affalo pinx gaga di bumbalo bumbalo gadjamen gaga di bling blong gaga blung Cila është lidhja e veprës së Bakallit me modernizmin, me l=a=n=g=u=a=g=e poets e dadaizmin? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi me fjalët e Hugo Ball, autorit të Manifestit Dada në vitin 1916 dhe themeluesit të Cabaret Voltaire në Zurich, i cili deklaroi se qëllimi i tij ishte: “të rikujtonte se në botë ka njerëz me mendje të pavarur - përtej luftës dhe nacionalizmit - që jetojnë për të tjera ideale”... G. LUKA P.S. Librat “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari” të G. Bakallit mund të porositen në librarinë online Bukinist: http://bukinist.al/sq/