SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
JETO ME LAJMIN! 
ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML 
Mob: 
AML-Leonard 
069 60 43 503 Email: info@dielli.al 
- See more at: http://www.dielli.al/lajme.php?id=61832&k=1097#sthash.rF03ngVs.dpuf 
Si erdhën partiturat e Franc Liszt 
në Shkodër 
DOSSIER – Dielli.al sjell një detaj interesant që ka të bëjë me partiturat e Franz Liszt, disa prej të 
cilave ndoqën një aventurë të pashembullt duke përfunduar në Shqipëri. Gjithçka nisi për shkak të 
marrëdhënies së dy tregtarëve; njërit hebre he 
bre (emri i të cilit nuk bëhet i ditur fatkeqësisht) dhe tjetri 
nga Shkodra me emrin Kolë Luka, i cili në atë periudhë ishte punonjës pranë NISH Elektrikut, 
Shkodër. 
Ai bashkë me të vëllanë, Shukun, bënin tregti me zonën përreth, dhe ndërsa ishin në marrë 
marrëdhënie 
biznesi me një hebre, ky i fundit iu ka dhënë në këmbim disa partitura origjinale të Franc List, të 
cilat askush nuk ua diti vlerën e tyre në fillim. 
Brenda partiturave ndodhet edhe letra që kompozitori i madh ia dërgon një zonje, të cilën e gjeni 
të 
përkthyer më poshtë, nga Hamit Kokalari: 
Dokumentet e Listit i ka dorëzuar Kolë Luka, nënpunës në N.I.SH Elektriku në Shkodër. 
Aty dëshmon se këto dokumente i kanë rënë në dorë në këtë mënyrë: 
Shuk e Luk Luka nga Shkodra kanë qenë tregtar dhe bënin tregti në Tivar,Ulqin, Gjakovë, 
Prizren,Greqi. Shuku ka patur miqësi të madhe me një çifut i cili merresh me antikitet shqiptare. 
Çifuti, emri i të cilit nuk dihet, i ka falur Shukut një libër së bashku me dokumentet e Liszt 
thanë që këto ti ruante me kujdes. 
Dy vëllezërit vdiqën në Tivar nga sëmundja kolerës, njëri pas tjetrit, rreth 120 vjet më parë. Familja 
kur mori vesh vdekjen e tyre kanë gjetur mallin krejtësisht të vjedhur dhe në dyqan u gjetën vetëm 
Liszt-it, duke i
dokumente tregtie, dëftesa letre dhe në mes të këtyre dokumenteve në një libër janë gjetur edhe 
dokumentet e Liszt-it. 
Kola i ka ruajtur në mes të librave të shkollës, unë-thotë ai,-meresha me muzikë dhe e njifsha 
shumë mirë se cili ishte Prof. Liszt dhe prandaj këto dokumente i ruajta me kujdes të madh. 
Dokumentet e Listzit, Kola i ka sjellë dy-tre herë në Tiranë për të marrë mendimin e disa shokëve 
dhe për t’i vlerësuar, por mbasi nuk kishte besim përsëri i mirrte me vete. 
“Disa shokë, - thotë ai, - më kanë thanë që dokumentet e Listzit janë me shumë rëndësi,prandaj 
mund t’ia dorëzoni ambasadës Hungareze se ato mund t’i paguajnë shumë mirë. 
Por unë duke menduar se këto dokumente kanë një vlerë të madhe për shtetin tonë nuk i mbajta por 
i dorëzova te arkiva shtetit”. Kështu, dokumentet e Listzit ruhen pranë Drejtorisë së Arkivave të 
Shtetit. 
Historia 
Gjyshërit e mijë Shuk e Luk Luka, nga qyteti Shkodrës kanë qenë tregtar dhe bajshin tregti në 
qytete jashtë atdheut në Ulqin, Gjakovë, Prizren, Greqi dhe Shën-Gjin. 
Shuku që ishte vllau më i madh, kishte miqësi me një çifut i cili merresh me antikitete. Çifuti i pat 
falë Shukës, kundrejt një dhurate që i dha ky, një libër së bashku me dokumentet e Franc Listit t’ue 
thanë që t’i ruante me kujdes të madh, sepse kishin vlerë për historinë e muzikës. Emri i çifutit nuk i 
kujtohet babës, i cili më tregoi historinë e gjetjes së dokumenteve që tekstualisht po shënoj: 
Dy vllazën vdiqën në Shën-Gjin nga kolera. Në at kohë kish ra epidemi që u përhap në shumë 
vende dhe bani kërdi në popull, atëherë të pambrojtur nga mjekësia. Kjo ngjau 120 vjet më parë. 
Kur morën vesht vdekjen e tyre u nisën në Shën-Gjin (në atë kohë me kuaj), gjyshja bashkë me të 
vëllanë dhe atje në dyqan u gjetën vetëm dokumenta tregtie, dëftesa etj. I gjithë malli ishte vjedhun 
dhe në mes të atyre dokumentave që sollën në Shkodër u gjetën në një libër dokumentat e Franc 
Listit. 
Materialet e sjella në Shkodër u vendosën tek një njeri për t’i ruajtur një pjesë e të cilave u shitën 
me kilogramë, sepse nuk kishte vend dhe nuk i kuptonte vlerën. 
Aty mendojmë të ketë pasur edhe dokumenta të tjera, disa dorëshkrime etj. Në një kurs pikture që 
kam pas ba kur isha ende i vogël në shkollë fillore, kam pas punue portretin e Franc Listit dhe e 
dijsha se asht muzikant i madh dhe me famë. Kur më ranë në dorë dokumentet me i ruajt në librat e 
shkollës, për ti nxjerrë më vonë kur mund të njifesha me ndonjë njeri të muzikës ose ti dorëzojsha 
tek njerëz që i njohin dhe i vlerësojnë si duhet. 
Shk.dt.10/ 1/69 Me nderime 
Kol Luka 
Zonjës Plejel 
Po ju dërgoj, kolege e dashur dhe e këndshme, Fantazinë time plot e përplot me arpezhe, me oktava 
dhe me tërë atë lojë të zakonshme dhe të zymtë, gjoja të shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme, me të 
cilat shumë nga kolegët tanë, që fundi s’janë hiç të këndshëm, na çajnë veshët e na marrin shpirtin
prej shumë kohe,aq sa na kanë mërzitur sa s’thuhet. 
Megjithatë aq i magjishëm është personi dhe talenti juaj saqë po të keni mirësinë t’u bini në piano 
këtyre pak faqeve plot me reminishenca (huazime) me gishtërinjtë tuaj të pashoq, jam krejt i sigurt 
se do të duhen të reja dhe do të bëjnë përshtypjen më të shkëlqyer. 
Shot (Schott), të cilin miku ynë i përbashkët Berliazi e krahason disi me shkathtësi me të Bukurën 
që fle në pyll, sepse patjetër ai nuk fle fare kur është puna për të botuar një tog me gjëra të mira ose 
të këqija, është krejt në një mendje me mua për këtë gjë. 
Autori dhe botonjësi kërkojnë me përulje patronazhin tuaj për këtë kompozim fort kompozit (plot 
zbukurime) dhe e paraqitim te këmbët tuaja dhe e vënë në duart e tuaja. Ky i fundit ju lutet edhe t’i 
bini shpesh përpara publikut që nuk lodhet kurrë duke ju admiruar, kurse unë ju lutem t’ju dhimbset 
pak për mua që nuk di të kaloj kohën veçse duke shkruar lloj-lloj gjërash të shpëlara. 
Me shumë nderime të pashtershme. 
Franc Listz 
Përkthyer nga Hamit Kokolari 
Përgatiti: Kejda Llega 
Referimi: http://dielli.al/lajme.php?id=61832#comment-6342
Merreni Listin 
 03 March, 2008 03:22:00 
http://www.arkivalajmeve.com/Merreni 
Korrieri Aktualitet 0 Komente 
Merreni-Listin.26014/ 
Partiture e Listit 
Durrësi i dhuron delegacionit të mysafirëve hungarezë, partiturën e kompozitorit të madh Liszt 
Një delegacion i Bashkisë së Budapestit (Hungari), i kryesuar nga kryebashkiaku Gabor Dem 
ka vizituar qytetin e Durrësit ditën e djeshme për disa orë. Ndërsa në mbrëmje, në mjediset e Torrës 
veneciane u organizua një koncert operistik me këngëtarët lirikë të Teatrit Kombëtar të Operës së 
Hungarisë. Në këtë koncert ishte rezervuar edhe një 
Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i dhuroi kreut të Bashkisë së Budapestit një partiturë të 
panjohur më parë të kompozitorit të madh Liszt. Partitura ishte kopja e një dokumenti origjinal të 
kompozitorit të mirënjohur austro-austro 
hungarez Franz Liszt, e cila ruhet në arkivin qendror shtetëror në 
Tiranë. Si vëllim ky fond është i modës. Ai ka gjithsej dy dosje me tri fletë autoshkrimi të Liszt 
një partiturë origjinale, si dhe me 18 fletë përkthime. Partitura g 
që prej vitit 1962. Më parë dokumenti ka qenë pronë familjes së Kolë Lukës dhe janë ruajtur përmbi 
një shekull prej disa brezash. Por fati i mbërritjes dhe i ruajtjes së dokumenteve të Liszt 
Shqipëri është në vetvete vete një histori që qëndron në lartësinë e meritës të krijuesit të tyre, por nga 
rrjedha dramatike shpeshherë ajo është rrezikuar. Kolë Luka, i cili ishte një dashamirës i muzikës që 
pati meritën të njihte kompozitorin e njohur, i shpëtoi dokumentet nga sh 
Shkodranët Luka ishin tregtarë dhe lëviznit në qytete të ndryshëm jashtë vendit, si Ulqin, Gjakovë, 
Greqi etj., dhe se ishte krejt rastësi rënia në dorë të tyre e dokumentit. Drejtori i Departamentit të 
Kulturës pranë Bashkisë së Durrësi 
Durrësit, Ardian Gura, shpjegon se partitura ka mbërritur në Shqipëri 
ndërmjet viteve 1842-1845 dhe që prej vitit 1962 ndodhet në arkivat shtetërore. Ardian Gura, 
drejtor i Departamentit të Kulturës në bashki, ka thënë se “partitura e panjohur e Liszt në përpunim 
artistik titullohet “Fantazia”. Titulli është marrë nga letrat e kompozitorit drejtuar madamë Camille 
Pleyel, një kompozitore e njohur, ku në tekstin origjinal në frëngjisht thuhet “Fantazinë time”. 
http://arkivalajmeve.com/Franc-List 
List-ka-qene-ne-Shqiperi.24516/ 
Liszt "ka qenë" në Shqipëri 
Franz Lis 
surprizë për delegacionin hungarez. Kryetari i 
gjendet në arkivat qendrore të shtetit 
shitja me kilogram. 
Një partiturë e panjohur e kompozitorit dhe pianistit të mirënjohur, Franz Lisz 
Lis 
kryebashkiakut të Budapestit në Durrës. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush 
cili gjatë vizitës së një delegacioni hungarez të kryesuar nga kryebashkiaku i Budapestit, Gabor 
Demzsky 
Liszt-it, 
jendet Liszt-it në 
itja t, t zt, i dhurohet 
Dako, i
Demzsky, i dhuroi atij një partiturë të panjohur më parë të kompozitorit të madh, Liszt. Kjo 
partiturë dhe një letër e Listit të papublikuara më parë ruheshin në Arkivin e Shtetit dhe ishin gjetur 
nga Departamenti i Arsim-Kulturës së Bashkisë së Durrësit. Kjo surprizë, si dhe ariet e 
mrekullueshme të interpretuara nga sopranot dhe tenorët e Teatrit Kombëtar të Hungarisë krijuan 
një atmosferë tepër të veçantë në ambientet e Torrës Veneciane në Durrës. Delegacioni hungarez 
vizitoi dhe Muzeun Arkeologjik e Amfiteatrin Antik të qytetit të Durrësit, ndërsa në mbrëmje në 
mjediset e Torrës Veneciane u organizua një koncert operistik me këngëtarët lirikë të Teatrit 
Kombëtar të Operës së Hungarisë. Gjatë këtij koncerti ishte rezervuar edhe surpriza për 
delegacionin hungarez. Partitura ishte kopja e një dokumenti origjinal të kompozitorit të mirënjohur 
austro-hungarez, Franz List, e cila ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë. Ajo ka gjithsej dy 
dosje me tri fletë autoshkrimi të Liszt-it, një partiturë origjinale, si dhe 18 fletë përkthime. Ky 
material historik është dorëzuar në arkiv nga familja shkodrane e Kolë Lukës. Sipas burimeve nga 
Bashkia e qytetit të Durrësit, partitura gjendet në arkivat qendrorë të shtetit që prej vitit 1962. 
Fati i mbërritjes dhe i ruajtjes së dokumenteve të Listit në Shqipëri ka një histori që qëndron në 
lartësinë e meritës të krijuesit të tyre, por shpeshherë e rrezikuar prej saj. 
Shkodrani Kolë Luka, i cili ishte një dashamirës i muzikës i shpëtoi dokumentet nga shitja me 
kilogram. Lukët qenë tregtarë dhe lëviznit në qytete të ndryshme jashtë vendit dhe se ishte krejt 
rastësi rënia në dorë të tyre e këtij dokumenti, origjinali i të cilit ruhet në arkivin shqiptar. Drejtori i 
Departamentit të Kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gura, thotë se partitura ka mbërritur në 
vendin tonë ndërmjet viteve 1842-1845 dhe pas ruajtjes prej më shumë se një shekulli nga Luka, që 
nga viti 1962 ndodhet në Arkivin Shtetëror. Partitura e panjohur e List titullohet "Fantazia". Titulli i 
saj është marrë nga letrat e kompozitorit drejtuar madamë Camilla Pleyel1, një kompozitore e 
njohur, ku në tekstin origjinal, shkruar në gjuhën frënge, thuhet "fantazinë time" dhe dihet se List ka 
shkruar një vals me të njëjtin titull "Fantazia". Partitura ka vetëm një fletë të dyfishtë, me shkrim të 
imët në pentagram, me bojë të njëjtë me atë të dërguar zonjës Pleyel. Sipas drejtorit të kulturës në 
Bashkinë e Durrësit, "Fantazia" është një enigmë që bazohet në një lojë fjalësh. Sipas vlerësimit të 
studiuesve muzikorë, kjo partiturë përfaqëson një ushtrim muzikor të Listit që mund të zgjasë në 
ekzekutim muzikor nga dy deri në tri minuta. Për nder të pjesëmarrësve, këtë fundjavë pjesa e 
kompozuar nga hungarezi i mirënjohur, Liszt, është luajtur në piano nga 13-vjeçarja durrsake, Nelsi 
Frashëri. 
1 Shënim:Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke). Camilla e thërrisnin vetëm njerëzit e afërt. 
http://www.findagrave.com/cgi-bin/fg.cgi?page=gr&GRid=79304140

More Related Content

What's hot

Historia e skenderbeut
Historia e skenderbeutHistoria e skenderbeut
Historia e skenderbeutOmerMaksudi
 
Marin barleti-shkodrani
Marin barleti-shkodraniMarin barleti-shkodrani
Marin barleti-shkodraniMonika Pahumi
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.Bajram Doka
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projektMirsad
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 

What's hot (12)

Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Historia e skenderbeut
Historia e skenderbeutHistoria e skenderbeut
Historia e skenderbeut
 
Referat ne letersi
Referat ne letersiReferat ne letersi
Referat ne letersi
 
Marin barleti-shkodrani
Marin barleti-shkodraniMarin barleti-shkodrani
Marin barleti-shkodrani
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projekt
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
DEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULIDEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULI
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 

Similar to Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione trascendentale, Études d'exécution transcendante

Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritGezim Zim
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Diamant magazine
Diamant magazineDiamant magazine
Diamant magazineJoana Kosho
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 

Similar to Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione trascendentale, Études d'exécution transcendante (20)

Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Diamant magazine
Diamant magazineDiamant magazine
Diamant magazine
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 

More from Lingua culture

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberLingua culture
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeLingua culture
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)Lingua culture
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneLingua culture
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Lingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

More from Lingua culture (15)

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgarde
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione trascendentale, Études d'exécution transcendante

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7. JETO ME LAJMIN! ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML Mob: AML-Leonard 069 60 43 503 Email: info@dielli.al - See more at: http://www.dielli.al/lajme.php?id=61832&k=1097#sthash.rF03ngVs.dpuf Si erdhën partiturat e Franc Liszt në Shkodër DOSSIER – Dielli.al sjell një detaj interesant që ka të bëjë me partiturat e Franz Liszt, disa prej të cilave ndoqën një aventurë të pashembullt duke përfunduar në Shqipëri. Gjithçka nisi për shkak të marrëdhënies së dy tregtarëve; njërit hebre he bre (emri i të cilit nuk bëhet i ditur fatkeqësisht) dhe tjetri nga Shkodra me emrin Kolë Luka, i cili në atë periudhë ishte punonjës pranë NISH Elektrikut, Shkodër. Ai bashkë me të vëllanë, Shukun, bënin tregti me zonën përreth, dhe ndërsa ishin në marrë marrëdhënie biznesi me një hebre, ky i fundit iu ka dhënë në këmbim disa partitura origjinale të Franc List, të cilat askush nuk ua diti vlerën e tyre në fillim. Brenda partiturave ndodhet edhe letra që kompozitori i madh ia dërgon një zonje, të cilën e gjeni të përkthyer më poshtë, nga Hamit Kokalari: Dokumentet e Listit i ka dorëzuar Kolë Luka, nënpunës në N.I.SH Elektriku në Shkodër. Aty dëshmon se këto dokumente i kanë rënë në dorë në këtë mënyrë: Shuk e Luk Luka nga Shkodra kanë qenë tregtar dhe bënin tregti në Tivar,Ulqin, Gjakovë, Prizren,Greqi. Shuku ka patur miqësi të madhe me një çifut i cili merresh me antikitet shqiptare. Çifuti, emri i të cilit nuk dihet, i ka falur Shukut një libër së bashku me dokumentet e Liszt thanë që këto ti ruante me kujdes. Dy vëllezërit vdiqën në Tivar nga sëmundja kolerës, njëri pas tjetrit, rreth 120 vjet më parë. Familja kur mori vesh vdekjen e tyre kanë gjetur mallin krejtësisht të vjedhur dhe në dyqan u gjetën vetëm Liszt-it, duke i
  • 8. dokumente tregtie, dëftesa letre dhe në mes të këtyre dokumenteve në një libër janë gjetur edhe dokumentet e Liszt-it. Kola i ka ruajtur në mes të librave të shkollës, unë-thotë ai,-meresha me muzikë dhe e njifsha shumë mirë se cili ishte Prof. Liszt dhe prandaj këto dokumente i ruajta me kujdes të madh. Dokumentet e Listzit, Kola i ka sjellë dy-tre herë në Tiranë për të marrë mendimin e disa shokëve dhe për t’i vlerësuar, por mbasi nuk kishte besim përsëri i mirrte me vete. “Disa shokë, - thotë ai, - më kanë thanë që dokumentet e Listzit janë me shumë rëndësi,prandaj mund t’ia dorëzoni ambasadës Hungareze se ato mund t’i paguajnë shumë mirë. Por unë duke menduar se këto dokumente kanë një vlerë të madhe për shtetin tonë nuk i mbajta por i dorëzova te arkiva shtetit”. Kështu, dokumentet e Listzit ruhen pranë Drejtorisë së Arkivave të Shtetit. Historia Gjyshërit e mijë Shuk e Luk Luka, nga qyteti Shkodrës kanë qenë tregtar dhe bajshin tregti në qytete jashtë atdheut në Ulqin, Gjakovë, Prizren, Greqi dhe Shën-Gjin. Shuku që ishte vllau më i madh, kishte miqësi me një çifut i cili merresh me antikitete. Çifuti i pat falë Shukës, kundrejt një dhurate që i dha ky, një libër së bashku me dokumentet e Franc Listit t’ue thanë që t’i ruante me kujdes të madh, sepse kishin vlerë për historinë e muzikës. Emri i çifutit nuk i kujtohet babës, i cili më tregoi historinë e gjetjes së dokumenteve që tekstualisht po shënoj: Dy vllazën vdiqën në Shën-Gjin nga kolera. Në at kohë kish ra epidemi që u përhap në shumë vende dhe bani kërdi në popull, atëherë të pambrojtur nga mjekësia. Kjo ngjau 120 vjet më parë. Kur morën vesht vdekjen e tyre u nisën në Shën-Gjin (në atë kohë me kuaj), gjyshja bashkë me të vëllanë dhe atje në dyqan u gjetën vetëm dokumenta tregtie, dëftesa etj. I gjithë malli ishte vjedhun dhe në mes të atyre dokumentave që sollën në Shkodër u gjetën në një libër dokumentat e Franc Listit. Materialet e sjella në Shkodër u vendosën tek një njeri për t’i ruajtur një pjesë e të cilave u shitën me kilogramë, sepse nuk kishte vend dhe nuk i kuptonte vlerën. Aty mendojmë të ketë pasur edhe dokumenta të tjera, disa dorëshkrime etj. Në një kurs pikture që kam pas ba kur isha ende i vogël në shkollë fillore, kam pas punue portretin e Franc Listit dhe e dijsha se asht muzikant i madh dhe me famë. Kur më ranë në dorë dokumentet me i ruajt në librat e shkollës, për ti nxjerrë më vonë kur mund të njifesha me ndonjë njeri të muzikës ose ti dorëzojsha tek njerëz që i njohin dhe i vlerësojnë si duhet. Shk.dt.10/ 1/69 Me nderime Kol Luka Zonjës Plejel Po ju dërgoj, kolege e dashur dhe e këndshme, Fantazinë time plot e përplot me arpezhe, me oktava dhe me tërë atë lojë të zakonshme dhe të zymtë, gjoja të shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme, me të cilat shumë nga kolegët tanë, që fundi s’janë hiç të këndshëm, na çajnë veshët e na marrin shpirtin
  • 9. prej shumë kohe,aq sa na kanë mërzitur sa s’thuhet. Megjithatë aq i magjishëm është personi dhe talenti juaj saqë po të keni mirësinë t’u bini në piano këtyre pak faqeve plot me reminishenca (huazime) me gishtërinjtë tuaj të pashoq, jam krejt i sigurt se do të duhen të reja dhe do të bëjnë përshtypjen më të shkëlqyer. Shot (Schott), të cilin miku ynë i përbashkët Berliazi e krahason disi me shkathtësi me të Bukurën që fle në pyll, sepse patjetër ai nuk fle fare kur është puna për të botuar një tog me gjëra të mira ose të këqija, është krejt në një mendje me mua për këtë gjë. Autori dhe botonjësi kërkojnë me përulje patronazhin tuaj për këtë kompozim fort kompozit (plot zbukurime) dhe e paraqitim te këmbët tuaja dhe e vënë në duart e tuaja. Ky i fundit ju lutet edhe t’i bini shpesh përpara publikut që nuk lodhet kurrë duke ju admiruar, kurse unë ju lutem t’ju dhimbset pak për mua që nuk di të kaloj kohën veçse duke shkruar lloj-lloj gjërash të shpëlara. Me shumë nderime të pashtershme. Franc Listz Përkthyer nga Hamit Kokolari Përgatiti: Kejda Llega Referimi: http://dielli.al/lajme.php?id=61832#comment-6342
  • 10. Merreni Listin  03 March, 2008 03:22:00 http://www.arkivalajmeve.com/Merreni Korrieri Aktualitet 0 Komente Merreni-Listin.26014/ Partiture e Listit Durrësi i dhuron delegacionit të mysafirëve hungarezë, partiturën e kompozitorit të madh Liszt Një delegacion i Bashkisë së Budapestit (Hungari), i kryesuar nga kryebashkiaku Gabor Dem ka vizituar qytetin e Durrësit ditën e djeshme për disa orë. Ndërsa në mbrëmje, në mjediset e Torrës veneciane u organizua një koncert operistik me këngëtarët lirikë të Teatrit Kombëtar të Operës së Hungarisë. Në këtë koncert ishte rezervuar edhe një Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i dhuroi kreut të Bashkisë së Budapestit një partiturë të panjohur më parë të kompozitorit të madh Liszt. Partitura ishte kopja e një dokumenti origjinal të kompozitorit të mirënjohur austro-austro hungarez Franz Liszt, e cila ruhet në arkivin qendror shtetëror në Tiranë. Si vëllim ky fond është i modës. Ai ka gjithsej dy dosje me tri fletë autoshkrimi të Liszt një partiturë origjinale, si dhe me 18 fletë përkthime. Partitura g që prej vitit 1962. Më parë dokumenti ka qenë pronë familjes së Kolë Lukës dhe janë ruajtur përmbi një shekull prej disa brezash. Por fati i mbërritjes dhe i ruajtjes së dokumenteve të Liszt Shqipëri është në vetvete vete një histori që qëndron në lartësinë e meritës të krijuesit të tyre, por nga rrjedha dramatike shpeshherë ajo është rrezikuar. Kolë Luka, i cili ishte një dashamirës i muzikës që pati meritën të njihte kompozitorin e njohur, i shpëtoi dokumentet nga sh Shkodranët Luka ishin tregtarë dhe lëviznit në qytete të ndryshëm jashtë vendit, si Ulqin, Gjakovë, Greqi etj., dhe se ishte krejt rastësi rënia në dorë të tyre e dokumentit. Drejtori i Departamentit të Kulturës pranë Bashkisë së Durrësi Durrësit, Ardian Gura, shpjegon se partitura ka mbërritur në Shqipëri ndërmjet viteve 1842-1845 dhe që prej vitit 1962 ndodhet në arkivat shtetërore. Ardian Gura, drejtor i Departamentit të Kulturës në bashki, ka thënë se “partitura e panjohur e Liszt në përpunim artistik titullohet “Fantazia”. Titulli është marrë nga letrat e kompozitorit drejtuar madamë Camille Pleyel, një kompozitore e njohur, ku në tekstin origjinal në frëngjisht thuhet “Fantazinë time”. http://arkivalajmeve.com/Franc-List List-ka-qene-ne-Shqiperi.24516/ Liszt "ka qenë" në Shqipëri Franz Lis surprizë për delegacionin hungarez. Kryetari i gjendet në arkivat qendrore të shtetit shitja me kilogram. Një partiturë e panjohur e kompozitorit dhe pianistit të mirënjohur, Franz Lisz Lis kryebashkiakut të Budapestit në Durrës. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush cili gjatë vizitës së një delegacioni hungarez të kryesuar nga kryebashkiaku i Budapestit, Gabor Demzsky Liszt-it, jendet Liszt-it në itja t, t zt, i dhurohet Dako, i
  • 11. Demzsky, i dhuroi atij një partiturë të panjohur më parë të kompozitorit të madh, Liszt. Kjo partiturë dhe një letër e Listit të papublikuara më parë ruheshin në Arkivin e Shtetit dhe ishin gjetur nga Departamenti i Arsim-Kulturës së Bashkisë së Durrësit. Kjo surprizë, si dhe ariet e mrekullueshme të interpretuara nga sopranot dhe tenorët e Teatrit Kombëtar të Hungarisë krijuan një atmosferë tepër të veçantë në ambientet e Torrës Veneciane në Durrës. Delegacioni hungarez vizitoi dhe Muzeun Arkeologjik e Amfiteatrin Antik të qytetit të Durrësit, ndërsa në mbrëmje në mjediset e Torrës Veneciane u organizua një koncert operistik me këngëtarët lirikë të Teatrit Kombëtar të Operës së Hungarisë. Gjatë këtij koncerti ishte rezervuar edhe surpriza për delegacionin hungarez. Partitura ishte kopja e një dokumenti origjinal të kompozitorit të mirënjohur austro-hungarez, Franz List, e cila ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë. Ajo ka gjithsej dy dosje me tri fletë autoshkrimi të Liszt-it, një partiturë origjinale, si dhe 18 fletë përkthime. Ky material historik është dorëzuar në arkiv nga familja shkodrane e Kolë Lukës. Sipas burimeve nga Bashkia e qytetit të Durrësit, partitura gjendet në arkivat qendrorë të shtetit që prej vitit 1962. Fati i mbërritjes dhe i ruajtjes së dokumenteve të Listit në Shqipëri ka një histori që qëndron në lartësinë e meritës të krijuesit të tyre, por shpeshherë e rrezikuar prej saj. Shkodrani Kolë Luka, i cili ishte një dashamirës i muzikës i shpëtoi dokumentet nga shitja me kilogram. Lukët qenë tregtarë dhe lëviznit në qytete të ndryshme jashtë vendit dhe se ishte krejt rastësi rënia në dorë të tyre e këtij dokumenti, origjinali i të cilit ruhet në arkivin shqiptar. Drejtori i Departamentit të Kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gura, thotë se partitura ka mbërritur në vendin tonë ndërmjet viteve 1842-1845 dhe pas ruajtjes prej më shumë se një shekulli nga Luka, që nga viti 1962 ndodhet në Arkivin Shtetëror. Partitura e panjohur e List titullohet "Fantazia". Titulli i saj është marrë nga letrat e kompozitorit drejtuar madamë Camilla Pleyel1, një kompozitore e njohur, ku në tekstin origjinal, shkruar në gjuhën frënge, thuhet "fantazinë time" dhe dihet se List ka shkruar një vals me të njëjtin titull "Fantazia". Partitura ka vetëm një fletë të dyfishtë, me shkrim të imët në pentagram, me bojë të njëjtë me atë të dërguar zonjës Pleyel. Sipas drejtorit të kulturës në Bashkinë e Durrësit, "Fantazia" është një enigmë që bazohet në një lojë fjalësh. Sipas vlerësimit të studiuesve muzikorë, kjo partiturë përfaqëson një ushtrim muzikor të Listit që mund të zgjasë në ekzekutim muzikor nga dy deri në tri minuta. Për nder të pjesëmarrësve, këtë fundjavë pjesa e kompozuar nga hungarezi i mirënjohur, Liszt, është luajtur në piano nga 13-vjeçarja durrsake, Nelsi Frashëri. 1 Shënim:Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke). Camilla e thërrisnin vetëm njerëzit e afërt. http://www.findagrave.com/cgi-bin/fg.cgi?page=gr&GRid=79304140