SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Download to read offline
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
Thelbi i këtij shkrimi është kush duhet të jetë i pari:
mendimi apo gjuha dhe pse, cilat janë shkaqet?
“Fjalën peshoje. pastaj lëshoje”
Dihet që organ i mendimit është truri, ndërsa gjuha ështe
mjet i komunikimit midis njerëzve. Po t’i shohim këto dy
organe në veprim tek politikanët tanë e në kuadro të tjerë
drejtues, është lehtë që këta të ndahen në dy grupe, siç
shpjegonte L Tolstoi:
“Disa mendojnë përpara dhe pastaj flasin e veprojnë,
kurse të tjerët flasin e veprojnë përpara e pastaj
mendojnë”.
Në raste të tilla dëmin e gjuhës e paguan koka.
Kur gjuha livadhis si të dojë e fjala shket si ngjalë, mendja
ka mbetur pas dhe kjo mban përgjegjësinë kryesore. Është
keq kur gjuha del para mendjes. “Të flasësh pa menduar,
është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë”. (S.
Frashëri).
Ndaj vendi i parë i përket kurdoherë mendimit, pastaj
gjuhës me të cilin shprehet mendimi.
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Jo vetëm, por edhe barazim mdis mendimit e gjuhës nuk
duhet të ketë. Kush i barazon këto, nuk ka kulturën e
duhur,
Pa mendim s’ka fjalë. Gjuha nuk duhet të rrotullohet nga
të dojë e si të dojë, pa komandën e trurit. Këtë na i jep në
mënyrë figurative Sami Frashëri:
“Fjalët janë figura të mendimit. T’i japësh fjalëve më
shumë rëndësi sesa të menduarit, është njëlloj si të
braktisësh të dashurën dhe të dashurosh figurën e saj”.
Pikërisht se nuk vlerësohen kështu mendimi dhe gjuha,
ky ose ai politikan apo drejtues, kur flet, shpeshherë nxjerr
gjuhën të parën dhe jo mendimin!
Shpesh nis diskutimi me fjalën e keqe, e cila s’ka rëndësi
nëse është në fillim, në mes apo në fund të diskutimit, në
vend të fjalës së mirë, që shpreh pohim,
1.Mirëpo “një fjalë e mirë të ngroh edhe në ngricë,
kurse një fjalë e keqe të jep të ngjethura edhe në
vapë”. (kineze).
2. “Sikur të gjithë ata që flasin, t’i peshojnë fjalët,
ari do të ishte shumë i lehtë”. (arabe).
3.“Me të tjerët fol pak, me vetveten më shumë”.
(ruse).
4.”Fjala me kandar, kurrë s’bën zarar”.
5.“Mendimi, para se të thuhet, duhet të gatuhet”.
6.“Pa nevojë, mos hap gojë”
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Çështja e raportit mendim-gjuhë ka peokupuar prej
kohësh mendimtarë të mëdhenj të botës, të cilët kanë
bërë studime dhe janë shprehur me aforizmat e tyre të
thella e të bukura.
Duke lexuar prej tyre, në çdo kohë lexuesi sheh aktualitet
dhe mund të përfitojë për oratorinë e tij. Le të hyjmë në
disa “grimca”, për të treguar shkaqet pse mendimi është i
pari dhe gjuha është e dyta.
Pse bërtasin disa njerëz kur flasin?
Përgjigjet janë të ndryme: “kështu e ka ai”, “e ka zakon të
flasë me zë të lartë”, “ ai ka zë koke”, “flet me zë të fortë
se vetë nuk dëgjon mirë” etj. Këto “arsye” edhe mund të
qëndrojnë për njerëz të veçantë, por problemi është tek
shkaqet e vërteta që i bëjnë njerëzit të bërtasin gjithë
inat.
Një shkak na i jep L. da Vinçi, sipas të cilit, ”Atje ku nuk
arrijnë argumentet, atje ato gjithmonë zëvendësohen me
britma”.
Tregohen arogantë, përdorin dhe forcën, duan të
imponojnë mendimin e tyre.
Nuk mbajnë parasysh se “Mendja prin, forca grin”.
Këta kanë nevojë për mend, se fjalët i kanë me bollëk dhe
i nxjerrin para mendjes. “Më mirë mend, se një barrë
argjend”. “Po nuk pate mend, mos dil në kuvend”.
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Ka dhe shkaqe të tjera: disa drejtuesve u pëlqen vetja
dhe mendojnë se sido që të flasin, dinë më shumë se të
tjerët që do dëgjojnë! Këta janë mendjemëdhenj. Harrojnë
se “Kur mend shkojnë tek maja e flokëve, punët zbresin tek
maja e këmbëve”. Madje të tillët edhe libra nuk hapin për
të zgjeruar e pasuruar kulturën e tyre, po edhe kur
lexojnë nuk zgjedhin autorë nga të cilët të mësojnë edhe
artin e të folurit. Këta nuk mbajnë parasysh se “duke
lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh
mirë”. (Volter).
Në këtë mënyrë është e dobët cilësia e fjalë së tyre, sepse
“Fjalët janë si gjethet: një pemë që bën jashtë mase
gjethe, bën shumë pak fruta”. (A. Pop).
Ndaj thuhet “Fjalët janë gjethe, veprat janë fruta”.
Jeta ecën. Ecin dhe njerëzit.
Po drejtuesi?
Ka nga këta që mbeten pas kohës, bazohen vetëm në
“fondin” kulturor që kanë.
Dhe shkojnë në mbledhje pa menduar para se të flasin. Të
tillët thonë gjithnjë të njëjtat gjëra dhe bëhen të
mërzitshëm për dëgjuesit.
Nuk e vrasin mendjen që përmbajtja e fjalës të ketë
nivelin e duhur, të jetë rezultat i një përgatitjeje serioze të
veçantë.
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Nuk e zgjedhin fjalën, e cila do të zbukuronte fjalorin
e tyre dhe do të kishte më tepër fuqi tërheqëse. “Grimca”
të tilla këta i shohin edhe vetë e kur flasin përpëliten,
kërkojnë të gjejnë fjalën që shkon në kontekst.
E sa t’u vijë vijë në gjuhë fjala e duhur, shtojnë
“domethënë- domethënë”; thonë dy fjalë dhe përsëritin
“ëëëëëë”-ra njëra pas tjetrës, sa që humbet filli i
mendimit; lëshojnë fjalë parazite “si të thuash”,… “le të
themi”… etj, të cilat i heqin bukurinë fjalës. Dhe këto
“grimca” njerëzve që flasin u bëhen vese, aq sa
shpeshherë flasin e s’kuptohen se ç’farë duan të thonë.
Prandaj, zgjedhja e fjalës nga ai që do të flasë ka
rëndësi sepse “fjalori është një kullotë e pasur fjalësh".
(Homeri). Të udhëhiqemi nga fjalët e Sokratit: “Unë di një
gjë, që s’di asgjë”!
Për një zyrtar nuk është vështirë të marrë lapsin e të
përgatisë një diskuitim a fjalim. Mund të derdhi në letër
fjalë pa fund. Po cilësia? Po realiteti? Këto çalojnë,
sepse kushdo qoftë, para se të shkruaj duhet të
kontrollojë veten: sa e njeh problemin që do trajtojë?
Çfarë ka lexuar para se të vëjë lapsin mbi letër? Në
ç’gjendje nervore apo mendore është? Njerëz të mëdhenj
kanë dhënë jo pak këshilla: “Përpara se të shkruani,
mendoni”. (N. Bualo). “Për të shkruar që të prekni të tjerët,
duhet diçka më shumë sesa lotët”. (G. Lihtenberg). “Ajo që
është e errët në kokë, del e errët edhe në shkrim”.
(Lomonosov).
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Ndodh jo rrallë që drejtues a kuadro aflasin për
çështje që vetë nuk i kanë të qarta. Japin “mendime” edhe
për fusha, me të cilat janë larg. Këshilla që jepte në këto
raste Leon Tolstoi ishte:”Fol vetëm atë gjë që e ke të
qartë, ndryshe hesht”. Mos fol për atë që s’je i zoti. Mos
mendo se meqë je titullar në një rreth njerëzish, ti nxjerr
nga goja “flori”. “Për atë që di shumë, është fatkeqësi
nëse nuk di të mbajë gjuhën, ai është si një fëmijë që ka
në duar një thikë të mprehtë”. (Kalimaku). “Tek budallenjtë
është gjuha që i prin mendimit”. (Isokuti). “Është e lehtë të
flasësh kur ke çfarë të thuash, por është e vështirë të kesh
çfarë të thuash kur duhet të flasësh”. (Xh. Eliot). Mund të
flasësh shumë. pa kursim fjalësh, por sa peshon mendimi
që kanë brenda, a është mendimi prijës, apo gjuha lëviz
pa burim mendjen.
Ka politikanë, drejtues apo shefa, të cilët, kur flasin
nervozohen, nxehen, rrëmbehen, skuqen. Ka edhe për këta
këshilla të veçanta: “Kur diskutojmë nuk duhet të nxehemi,
as të mërzitemi, as ta prekim tjetrin në sedër. Kur fjalët
katandisen në grindje, më mirë hesht: kjo nuk do të thotë
se e ke pranuar humbjen”. (Sadi-Kamo). “Kur të shpërthejë
revolta në zemër, ruaje gjuhën të mos bëjë zhurmë kot”.
(Safo).
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
“Në botë nuk ka gjë më të fortë dhe më të padurueshme
se fjala”. (I. Turgeniev), prandaj fjalës duhet t’i prijë
mendimi, pastaj stili i fjalës, sepse, “stili s’është gjë tjetër,
veçse rregulli dhe lëvizja që u japim mendimeve tona”.
(Zh. L. Byfon). Kishte të drejtë Ciceroni kur shprehej:
“Oratori duhet të ketë parasysh tri gjëra: çfarë flet, kujt i
flet dhe si flet”.
Nuk mungojnë njerëz që flasin shumë, fillojnë e
s’mbarojnë, kujtojnë se dinë më shumë se ata që i
dëgjojnë. Dhe zbrazen… Këta nuk e kanë për gjë të
quhen “llafollogë”, pse jo dhe llafazanë. Nuk mbajnë
parasysh se duke folur gjatë, bien dhe në përsëritje dhe
bëhen të mërzitshëm. Është ndryshe kur janë cilësorë, thonë
gjëra të reja dhe bëhen të këndshëm. Gjithsesi më mirë
është të jesh fjalëpak. Edhe në këtë drejtim na ndriçojnë
njerëzit e ditur. “Ai që di, s’flet, ndërsa ai që s’di flet”.
(Lao Ce). “Ai që flet, mbjell, ai që dëgjon korr”. (turke).
“Ata që dinë të flasin, flasin shkurt”. (Dostojevski). “Atje ku
ka pak fjalë, ato kanë peshë”. Shekspir). “Fjala e gjatë ka
kuptim të shkurtër”. (N. Frashëri). “Fol dhe hesht në kohën e
duhur”. (Soloni). “Fol kur është nevoja. Pa nevojë, mos hap
gojë”. (N. Frashëri). “Kur njeriu flet pak, duket më i
mençur”. (Gorki).
“Mos fol veresie, se s’të ka hije”
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Në raportin mendim-gjuhë zemra nuk qëndron
indiferente. Përkundrazi, “rrënjët e gjuhës janë në zemër”.
Mendja dhe zemra janë në harmoni me njëra-tjetrën, por
midis tyre nuk përjashtohen edhe “mosmarrëveshje”, të
cilat zgjidhen herë në favor të mendjes, herë në favor të
zemrës. E sheh njeriun në fytyrën e tij të qeshur dhe e
kupton se zemrën e ka të gëzuar. Po kështu “flasin” edhe
sytë. Kur bisedon me njeri, dëgjon fjalët e tij, njëherazi e
shikon edhe në sy. Në raste të tilla arrin të kuptohet edhe
nga sytë nëse i ka të vërteta ato që thotë gjuha, apo
tjetër mendon e tjetër flet. “Kur sytë thonë një gjë tjetër
nga gjuha e tij, atëherë njeriu me përvojë u beson në
shumë të parëve, syve”. (R. Emerson).
Si rregull gjuha shpreh mendimin, por ndodh edhe
ndryshe, gjuha nuk pasqyron gjithnjë mendimin. Këtu
shfaqen dy dukuri:
Dukuri e parë, kur gjuha flet sipas mendimit. Në këtë
rast ajo është besnike e të menduarit, sepse thotë ato fjalë
që burojnë nga mendja. Pra midis mendimit dhe fjalës nuk
ka kundërvënie. Të dyja ecin paralelisht. Madje njeriu i
ndërgjegjshëm vepron me energji për të zbatuar ato që
thotë dhe jo të lëshojë fjalë “në erë” për interesa të çastit,
siç ndodh me premtimet e deputetëve, të cilët kur duan të
zgjidhen, premtojnë, pastaj heshtin, e quajnë punën të
mbaruar!
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela
Kjo nuk ndodh kur mendimi udhëheq gjithnjë, kur gjuha
është nën ndikimin e tij, kur kjo i qëndron besnike
mendimit. “Besnikëria dhe mbajtja e premtimeve, janë
cilësi që banojnë në thellësi të shpirtit të një njeriu fisnik”.
(S. Frashëri)
Dukuria e dytë është kur gjuha “devijon”, largohet
nga mendimi; kur njeriu të tjera mendon, të tjera ashpreh,
të tjera thotë, të tjera bën. Mendon ndryshe e flet
ndryshe; kur gjuha “dridhet” por jo pa mendimin, madja jo
dhe pa zemrën. “Era fryn” nga është interesi. Sot merr një
angazhim, nesër ndrron fjalën ose mohon. Po ajo gjuhë që
dje pohoi, sot mohon. Në raste të tilla njeriu mohon
vetveten. Kur gjuha nuk shpreh drejt mendimin, i shërbehet
jo të vërtetës, por gënjeshtrës. Kjo nuk ndodh pa një
interes të caktuar jo vetëm material, por edhe moral.
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”
#MesueseAurela

More Related Content

What's hot

Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Ervis Cara
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenFaton Hyseni
 
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut irena kotobelli
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeolinuhi
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 

What's hot (20)

Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
 
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
 
Tema:Mjedisi
Tema:MjedisiTema:Mjedisi
Tema:Mjedisi
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematiken
 
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 

Viewers also liked

10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale
10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale
10 rregullat e suksesit nga Earl NightingaleMimoza Thaqi
 
10 rregullat e suksesit nga Barack Obama
10 rregullat e suksesit nga Barack Obama10 rregullat e suksesit nga Barack Obama
10 rregullat e suksesit nga Barack ObamaMimoza Thaqi
 
10 rregullat e suksesit nga donald trump
10 rregullat e suksesit nga donald trump10 rregullat e suksesit nga donald trump
10 rregullat e suksesit nga donald trumpMimoza Thaqi
 
Programi Lead Albania
Programi Lead Albania Programi Lead Albania
Programi Lead Albania LEAD_Albania
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Oksana Kamberi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeEsat_Imeraj
 

Viewers also liked (11)

10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale
10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale
10 rregullat e suksesit nga Earl Nightingale
 
10 rregullat e suksesit nga Barack Obama
10 rregullat e suksesit nga Barack Obama10 rregullat e suksesit nga Barack Obama
10 rregullat e suksesit nga Barack Obama
 
10 rregullat e suksesit nga donald trump
10 rregullat e suksesit nga donald trump10 rregullat e suksesit nga donald trump
10 rregullat e suksesit nga donald trump
 
Programi Lead Albania
Programi Lead Albania Programi Lead Albania
Programi Lead Albania
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
 
Zonja bovari
Zonja bovariZonja bovari
Zonja bovari
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipe
 

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit”

  • 1. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” Thelbi i këtij shkrimi është kush duhet të jetë i pari: mendimi apo gjuha dhe pse, cilat janë shkaqet? “Fjalën peshoje. pastaj lëshoje” Dihet që organ i mendimit është truri, ndërsa gjuha ështe mjet i komunikimit midis njerëzve. Po t’i shohim këto dy organe në veprim tek politikanët tanë e në kuadro të tjerë drejtues, është lehtë që këta të ndahen në dy grupe, siç shpjegonte L Tolstoi: “Disa mendojnë përpara dhe pastaj flasin e veprojnë, kurse të tjerët flasin e veprojnë përpara e pastaj mendojnë”. Në raste të tilla dëmin e gjuhës e paguan koka. Kur gjuha livadhis si të dojë e fjala shket si ngjalë, mendja ka mbetur pas dhe kjo mban përgjegjësinë kryesore. Është keq kur gjuha del para mendjes. “Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë”. (S. Frashëri). Ndaj vendi i parë i përket kurdoherë mendimit, pastaj gjuhës me të cilin shprehet mendimi.
  • 2. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Jo vetëm, por edhe barazim mdis mendimit e gjuhës nuk duhet të ketë. Kush i barazon këto, nuk ka kulturën e duhur, Pa mendim s’ka fjalë. Gjuha nuk duhet të rrotullohet nga të dojë e si të dojë, pa komandën e trurit. Këtë na i jep në mënyrë figurative Sami Frashëri: “Fjalët janë figura të mendimit. T’i japësh fjalëve më shumë rëndësi sesa të menduarit, është njëlloj si të braktisësh të dashurën dhe të dashurosh figurën e saj”. Pikërisht se nuk vlerësohen kështu mendimi dhe gjuha, ky ose ai politikan apo drejtues, kur flet, shpeshherë nxjerr gjuhën të parën dhe jo mendimin! Shpesh nis diskutimi me fjalën e keqe, e cila s’ka rëndësi nëse është në fillim, në mes apo në fund të diskutimit, në vend të fjalës së mirë, që shpreh pohim, 1.Mirëpo “një fjalë e mirë të ngroh edhe në ngricë, kurse një fjalë e keqe të jep të ngjethura edhe në vapë”. (kineze). 2. “Sikur të gjithë ata që flasin, t’i peshojnë fjalët, ari do të ishte shumë i lehtë”. (arabe). 3.“Me të tjerët fol pak, me vetveten më shumë”. (ruse). 4.”Fjala me kandar, kurrë s’bën zarar”. 5.“Mendimi, para se të thuhet, duhet të gatuhet”. 6.“Pa nevojë, mos hap gojë”
  • 3. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Çështja e raportit mendim-gjuhë ka peokupuar prej kohësh mendimtarë të mëdhenj të botës, të cilët kanë bërë studime dhe janë shprehur me aforizmat e tyre të thella e të bukura. Duke lexuar prej tyre, në çdo kohë lexuesi sheh aktualitet dhe mund të përfitojë për oratorinë e tij. Le të hyjmë në disa “grimca”, për të treguar shkaqet pse mendimi është i pari dhe gjuha është e dyta. Pse bërtasin disa njerëz kur flasin? Përgjigjet janë të ndryme: “kështu e ka ai”, “e ka zakon të flasë me zë të lartë”, “ ai ka zë koke”, “flet me zë të fortë se vetë nuk dëgjon mirë” etj. Këto “arsye” edhe mund të qëndrojnë për njerëz të veçantë, por problemi është tek shkaqet e vërteta që i bëjnë njerëzit të bërtasin gjithë inat. Një shkak na i jep L. da Vinçi, sipas të cilit, ”Atje ku nuk arrijnë argumentet, atje ato gjithmonë zëvendësohen me britma”. Tregohen arogantë, përdorin dhe forcën, duan të imponojnë mendimin e tyre. Nuk mbajnë parasysh se “Mendja prin, forca grin”. Këta kanë nevojë për mend, se fjalët i kanë me bollëk dhe i nxjerrin para mendjes. “Më mirë mend, se një barrë argjend”. “Po nuk pate mend, mos dil në kuvend”.
  • 4. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Ka dhe shkaqe të tjera: disa drejtuesve u pëlqen vetja dhe mendojnë se sido që të flasin, dinë më shumë se të tjerët që do dëgjojnë! Këta janë mendjemëdhenj. Harrojnë se “Kur mend shkojnë tek maja e flokëve, punët zbresin tek maja e këmbëve”. Madje të tillët edhe libra nuk hapin për të zgjeruar e pasuruar kulturën e tyre, po edhe kur lexojnë nuk zgjedhin autorë nga të cilët të mësojnë edhe artin e të folurit. Këta nuk mbajnë parasysh se “duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”. (Volter). Në këtë mënyrë është e dobët cilësia e fjalë së tyre, sepse “Fjalët janë si gjethet: një pemë që bën jashtë mase gjethe, bën shumë pak fruta”. (A. Pop). Ndaj thuhet “Fjalët janë gjethe, veprat janë fruta”. Jeta ecën. Ecin dhe njerëzit. Po drejtuesi? Ka nga këta që mbeten pas kohës, bazohen vetëm në “fondin” kulturor që kanë. Dhe shkojnë në mbledhje pa menduar para se të flasin. Të tillët thonë gjithnjë të njëjtat gjëra dhe bëhen të mërzitshëm për dëgjuesit. Nuk e vrasin mendjen që përmbajtja e fjalës të ketë nivelin e duhur, të jetë rezultat i një përgatitjeje serioze të veçantë.
  • 5. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Nuk e zgjedhin fjalën, e cila do të zbukuronte fjalorin e tyre dhe do të kishte më tepër fuqi tërheqëse. “Grimca” të tilla këta i shohin edhe vetë e kur flasin përpëliten, kërkojnë të gjejnë fjalën që shkon në kontekst. E sa t’u vijë vijë në gjuhë fjala e duhur, shtojnë “domethënë- domethënë”; thonë dy fjalë dhe përsëritin “ëëëëëë”-ra njëra pas tjetrës, sa që humbet filli i mendimit; lëshojnë fjalë parazite “si të thuash”,… “le të themi”… etj, të cilat i heqin bukurinë fjalës. Dhe këto “grimca” njerëzve që flasin u bëhen vese, aq sa shpeshherë flasin e s’kuptohen se ç’farë duan të thonë. Prandaj, zgjedhja e fjalës nga ai që do të flasë ka rëndësi sepse “fjalori është një kullotë e pasur fjalësh". (Homeri). Të udhëhiqemi nga fjalët e Sokratit: “Unë di një gjë, që s’di asgjë”! Për një zyrtar nuk është vështirë të marrë lapsin e të përgatisë një diskuitim a fjalim. Mund të derdhi në letër fjalë pa fund. Po cilësia? Po realiteti? Këto çalojnë, sepse kushdo qoftë, para se të shkruaj duhet të kontrollojë veten: sa e njeh problemin që do trajtojë? Çfarë ka lexuar para se të vëjë lapsin mbi letër? Në ç’gjendje nervore apo mendore është? Njerëz të mëdhenj kanë dhënë jo pak këshilla: “Përpara se të shkruani, mendoni”. (N. Bualo). “Për të shkruar që të prekni të tjerët, duhet diçka më shumë sesa lotët”. (G. Lihtenberg). “Ajo që është e errët në kokë, del e errët edhe në shkrim”. (Lomonosov).
  • 6. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Ndodh jo rrallë që drejtues a kuadro aflasin për çështje që vetë nuk i kanë të qarta. Japin “mendime” edhe për fusha, me të cilat janë larg. Këshilla që jepte në këto raste Leon Tolstoi ishte:”Fol vetëm atë gjë që e ke të qartë, ndryshe hesht”. Mos fol për atë që s’je i zoti. Mos mendo se meqë je titullar në një rreth njerëzish, ti nxjerr nga goja “flori”. “Për atë që di shumë, është fatkeqësi nëse nuk di të mbajë gjuhën, ai është si një fëmijë që ka në duar një thikë të mprehtë”. (Kalimaku). “Tek budallenjtë është gjuha që i prin mendimit”. (Isokuti). “Është e lehtë të flasësh kur ke çfarë të thuash, por është e vështirë të kesh çfarë të thuash kur duhet të flasësh”. (Xh. Eliot). Mund të flasësh shumë. pa kursim fjalësh, por sa peshon mendimi që kanë brenda, a është mendimi prijës, apo gjuha lëviz pa burim mendjen. Ka politikanë, drejtues apo shefa, të cilët, kur flasin nervozohen, nxehen, rrëmbehen, skuqen. Ka edhe për këta këshilla të veçanta: “Kur diskutojmë nuk duhet të nxehemi, as të mërzitemi, as ta prekim tjetrin në sedër. Kur fjalët katandisen në grindje, më mirë hesht: kjo nuk do të thotë se e ke pranuar humbjen”. (Sadi-Kamo). “Kur të shpërthejë revolta në zemër, ruaje gjuhën të mos bëjë zhurmë kot”. (Safo).
  • 7. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela “Në botë nuk ka gjë më të fortë dhe më të padurueshme se fjala”. (I. Turgeniev), prandaj fjalës duhet t’i prijë mendimi, pastaj stili i fjalës, sepse, “stili s’është gjë tjetër, veçse rregulli dhe lëvizja që u japim mendimeve tona”. (Zh. L. Byfon). Kishte të drejtë Ciceroni kur shprehej: “Oratori duhet të ketë parasysh tri gjëra: çfarë flet, kujt i flet dhe si flet”. Nuk mungojnë njerëz që flasin shumë, fillojnë e s’mbarojnë, kujtojnë se dinë më shumë se ata që i dëgjojnë. Dhe zbrazen… Këta nuk e kanë për gjë të quhen “llafollogë”, pse jo dhe llafazanë. Nuk mbajnë parasysh se duke folur gjatë, bien dhe në përsëritje dhe bëhen të mërzitshëm. Është ndryshe kur janë cilësorë, thonë gjëra të reja dhe bëhen të këndshëm. Gjithsesi më mirë është të jesh fjalëpak. Edhe në këtë drejtim na ndriçojnë njerëzit e ditur. “Ai që di, s’flet, ndërsa ai që s’di flet”. (Lao Ce). “Ai që flet, mbjell, ai që dëgjon korr”. (turke). “Ata që dinë të flasin, flasin shkurt”. (Dostojevski). “Atje ku ka pak fjalë, ato kanë peshë”. Shekspir). “Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër”. (N. Frashëri). “Fol dhe hesht në kohën e duhur”. (Soloni). “Fol kur është nevoja. Pa nevojë, mos hap gojë”. (N. Frashëri). “Kur njeriu flet pak, duket më i mençur”. (Gorki). “Mos fol veresie, se s’të ka hije”
  • 8. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Në raportin mendim-gjuhë zemra nuk qëndron indiferente. Përkundrazi, “rrënjët e gjuhës janë në zemër”. Mendja dhe zemra janë në harmoni me njëra-tjetrën, por midis tyre nuk përjashtohen edhe “mosmarrëveshje”, të cilat zgjidhen herë në favor të mendjes, herë në favor të zemrës. E sheh njeriun në fytyrën e tij të qeshur dhe e kupton se zemrën e ka të gëzuar. Po kështu “flasin” edhe sytë. Kur bisedon me njeri, dëgjon fjalët e tij, njëherazi e shikon edhe në sy. Në raste të tilla arrin të kuptohet edhe nga sytë nëse i ka të vërteta ato që thotë gjuha, apo tjetër mendon e tjetër flet. “Kur sytë thonë një gjë tjetër nga gjuha e tij, atëherë njeriu me përvojë u beson në shumë të parëve, syve”. (R. Emerson). Si rregull gjuha shpreh mendimin, por ndodh edhe ndryshe, gjuha nuk pasqyron gjithnjë mendimin. Këtu shfaqen dy dukuri: Dukuri e parë, kur gjuha flet sipas mendimit. Në këtë rast ajo është besnike e të menduarit, sepse thotë ato fjalë që burojnë nga mendja. Pra midis mendimit dhe fjalës nuk ka kundërvënie. Të dyja ecin paralelisht. Madje njeriu i ndërgjegjshëm vepron me energji për të zbatuar ato që thotë dhe jo të lëshojë fjalë “në erë” për interesa të çastit, siç ndodh me premtimet e deputetëve, të cilët kur duan të zgjidhen, premtojnë, pastaj heshtin, e quajnë punën të mbaruar!
  • 9. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela Kjo nuk ndodh kur mendimi udhëheq gjithnjë, kur gjuha është nën ndikimin e tij, kur kjo i qëndron besnike mendimit. “Besnikëria dhe mbajtja e premtimeve, janë cilësi që banojnë në thellësi të shpirtit të një njeriu fisnik”. (S. Frashëri) Dukuria e dytë është kur gjuha “devijon”, largohet nga mendimi; kur njeriu të tjera mendon, të tjera ashpreh, të tjera thotë, të tjera bën. Mendon ndryshe e flet ndryshe; kur gjuha “dridhet” por jo pa mendimin, madja jo dhe pa zemrën. “Era fryn” nga është interesi. Sot merr një angazhim, nesër ndrron fjalën ose mohon. Po ajo gjuhë që dje pohoi, sot mohon. Në raste të tilla njeriu mohon vetveten. Kur gjuha nuk shpreh drejt mendimin, i shërbehet jo të vërtetës, por gënjeshtrës. Kjo nuk ndodh pa një interes të caktuar jo vetëm material, por edhe moral.
  • 10. “Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” #MesueseAurela