SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
INTERNETI DHE STUDENTET
Universiteti I Durresit
Aleksander Moisiu
Paraqet
BESARDA BRIJA
PIKAT KRYESORE TITUJT
 KONKLUZIONET
 REFERENCAT
 BIBLOGRAFIA
Varësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik është bërë më e madhe se
kurrë. Lidhjet tona me individë të tjerë dhe me botën që na rrethon, gjithashtu
janë bërë shumë më komplekse. Një informacion gjithnjë e më i madh është sot
i disponueshëm për këdo që ka disa njohuri minimale sesi të përdorë një PC
dhe si të navigojë në internet..kulturat e ndryshme po
deterritorializohen dhe konvergohen. Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish
udhëtojnë dhe zhvendosen nga një rajon i globit, në një tjetër, duke krijuar
marrëdhënie të reja me shoqëri të tjera dhe, shpeshherë, edhe me vetë kulturën
e tyre. Rreth gjysmë miliard njerëz udhëtojnë çdo vit në “fshatin global” të
sotëm, në një botë, e cila, siç shprehet Thomas Friedman, është reduktuar nga
një “size small”, në një “size tiny” dhe në të cilën, triliarda dollarë, ose aq pasuri
sa prodhojnë Shtetet e Bashkuara në një vit, shkëmbehen në tregjet financiare
rreth e qark globit në një ditë të vetme.
Të gjitha këto zhvillime, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë ndryshuar tek
çdonjëri nga ne—dhe tek të gjithë ne së bashku—mënyrën e të kuptuarit të
botës, si edhe marrëdhënien tonë me të. Këto ndryshime kanë bërë të
domosdoshme transformimin thuajse të të gjithave institucioneve dhe sferave
të jetës dhe të veprimtarisë njerëzore, në të cilat bën pjesë edhe arsimi, duke
nisur nga arsimi parashkollor dhe ai fillor, deri tek arsimi universitar dhe ai
pasuniversitar.
Arsimi dhe teknologjia
Një nga sfidat më të mëdha pedagogjike për shkollat dhe
universitetet në ditët tona (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë)
është sesi duhet dhe mund të adoptohet modeli linear tradicional i
transmetimit të dijes tek një gjeneratë studentësh, për të cilët,
pedagogu dhe teksti universitar nuk janë më të vetmet burime
informacioni, por të cilët, lehtësisht dhe brenda një kohe shumë të
shkurtër, marrin sot njohuri nga një numër shumë i madh burimesh
alternative. Përballimi i një sfide të tillë kërkon vëmendjen tonë në
dy elementë kryesorë:
(a) Përdorimi i mënyrave dhe i metodave efektive të të mësuarit. Të
mësuarit mekanikisht, thjesht duke memorizuar informacionin që
pedagogu jep në auditor dhe duke ia përsëritur atij të njëjtin informacion,
mund të mjaftojë për të fituar një diplomë, por jo për t’u aftësuar në një
profesion të caktuar. John Bransford, profesor në Universitetin e
Uashingtonit, pohon se “ne u themi studentëve njëqind herë të njëjtën
gjë. Herën e njëqindenjëtë, ne i pyesim ata nëse e mbajnë mend çfarë u
kemi thënë njëqind herët e para. Në shekullin e 21-të, testi i vërtetë i
rigorozitetit është që studentët të jenë në gjendje të shohin një material,
të cilin ata s’e kanë parë asnjëherë deri atëherë, dhe të dinë ç’të bëjnë me
të”. Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë
vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht
përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me
informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes
eksperimentimit. Teknologjia e imazhit të trurit (“brain imaging” apo
“neuroimaging”), e cila praktikohet sot në mënyrë thuajse rutinë, lejon të
shihen dhe të maten ndryshimet funksionale dhe strukturore në tru, të
shoqëruara me procesin e të mësuarit. Richard Keeling dhe Richard Hersh
shkruajnë se “Mendja jonë ndryshon për shkak se diçka ka ndryshuar në
trurin tonë si rezultat i një eksperience të të mësuarit.
(b) Përdorimi i avantazheve që ofrojnë teknologjitë e reja të
informimit dhe të komunikimit. Më parë, të ishe një profesor
universiteti, ose një pedagog, do të thoshte (veç të tjerash), që të
kishe njohuri të tilla, të fituara nga leximi i librave në bibliotekë, të
cilat ishin efektivisht të paaksesueshme për studentët, ose për
publikun e gjerë. Sot, në kushtet kur njohuritë tona teknologjike
dyfishohen thuajse në çdo dy vjet, një pjesë e kësaj esoterica gjendet,
sa hap e mbyll sytë, në Wikipedia, në qindra biblioteka dixhitale si,
JSTOR, JURN, Google Scholar, arXiv, LexisNexis, FUSE, AULIMP, ose
në Internet Archive. Informacioni, thjesht si informacion, pra, nuk
është më një epërsi e arsimit të lartë dhe as një privilegj vetëm i
pedagogëve. Madje, një numër gjithnjë e më i madh mësuesish dhe
pedagogësh janë sot gjithnjë e më të pasigurt për dijet dhe aftësitë e
tyre dhe, ipso facto, të paaftë për të orientuar dhe ndihmuar
zhvillimin intelektual e profesional të studentëve të tyre.
Në ditët tona, funksionin tradicional të shkollës si një agjent për përhapjen
e dijes, në një masë të madhe, e kryen Interneti. Interneti është bërë pjesë
integrale e jetës në shekullin e 21-të, një hapësirë në të cilën individi i
sotëm punon, luan, komunikon dhe mëson. Në një kuptim real të fjalës,
mund të thuhet se kufiri që ndan jetën tonë fizike nga ajo dixhitale po
bëhet i padukshëm. Statistikat janë shokuese: Në vitin 2009, bota e
telefonisë celulare regjistroi lidhjen e katërmiliardtë telefonike përmes
këtij sistemi; mbi një triliard URL janë regjistruar deri më sot vetëm në
indeksin e Google; video të ndryshme shihen në YouTube nga miliona
njerëz; në çdo 24 orë në Internet postohen mesatarisht 900 mijë blogje;
mbi 100 milionë njerëz komunikojnë në Facebook çdo ditë, duke i
kushtuar komunikimit përmes tij mbi 2.6 miliardë minuta në ditë. Në
SHBA, 96 për qind e fëmijëve dhe e të rinjve në moshat 9-17 vjeç janë bërë
pjesë e kulturës Web 2.0 të rrjeteve sociale, duke përdorur blogun,
Facebook-un, Twitter-in, hartat GPS, ose lojëra interaktive. Shkurt, bota e
sotme dhe jetët tona janë dixhitalizuar në një mënyrë të tillë që s’ka kthim
prapa.
Teknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit i rivalizojnë
dhe i sfidojnë gjithnjë e më shumë sistemin e arsimit të lartë dhe
metodat e vjetruara të mësimdhënies në shkolla dhe në universitete,
madje edhe e kërcënojnë status quo-në e këtyre të fundit. Bridget
Barron, në Universitetin e Stanfordit, sugjeron se në kohën tonë,
metodat e mësimdhënies për adoleshentët dhe të rinjtë duhet të
transformohen duke marrë parasysh mundësitë e të mësuarit
informal që tashmë ekzistojnë thuajse për këdo. Një ndër sfidat
kryesore që duhet të përballojë arsimi i lartë, madje sfida më e
madhe për të (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë), është fakti
që brezi i sotëm i studentëve është shumë i ndryshëm nga brezat e
mëparshëm. Studentët e sotëm nuk janë më ata për të cilët është
dizenjuar dhe ndërtuar sistemi ynë i arsimit të lartë dekada më parë.
Studentët e sotëm janë jo vetëm numerikisht më të shumtë sesa në
të kaluarën, dhe ata nuk kanë ndryshuar vetëm zhargonin, mënyrën
e veshjes apo stilin e flokëve, siç ka ndodhur edhe me brezat e
mëparshëm. Ajo që ka ndodhur, në fakt, është një diskontinuitet i
madh, një ndryshim kaq radikal, saqë tashmë kthimi prapa është
bërë absolutisht i pamundur.
Për fat të keq, ne vazhdojmë ta injorojmë, ose nuk duam ta pranojmë këtë
realitet të ri, sepse shumica prej nesh nuk janë të gjendje ta përballojnë
atë. Por faktet janë kokëforta. Nxënësit dhe studentët e sotëm përbëjnë
brezin e parë që u rrit dhe rritet me teknologjinë dixhitale. Një literaturë
gjithnjë e më gjerë ka filluar t’i referohet këtij brezi si “the Net Generation”
(Net Gen), apo “Ecco Boomers”. Ky brez u lind midis viteve 1980 dhe 2000
dhe është rritur në një mjedis shoqëror teknologjikisht të ndërlidhur.
Sjellja e tij komunikative dhe mënyrat e të kërkuarit të informacionit
ndryshojnë shumë nga ato të brezit të prindërve të tyre. Ajo pjesë e këtij
Net Generation që kanë lindur midis viteve 1990-1997 dhe që sot janë 15-22
vjeçarë, pra nxënës në shkollën e mesme apo studentë, janë kaq të lidhur
pas komunikimit elektronik përmes kompjuterit, telefonit celular,
televizionit, etj., saqë janë quajtur “screenagers”. Bota e tyre është në një
“infosphere”, në të cilën kufijtë midis punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë
rënë. Nëse kërkojnë informacion, ata janë praktikë dhe të orientuar
kryesisht nga rezultati i shpejtë që gjejnë në Web. Google dhe Wikipedia
janë bërë burimet kryesore të informacionit për ta. Studentët e këtij brezi
përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që përdorin bibliotekat dixhitale.
Ata e marrin si të mirëqenë teknologjinë dhe kërkojnë informacion në
çast. Preferenca e tyre është të mësuarit aktiv dhe përpunimi vizual i
informacionit që marrin.
Implikimet e këtyre zhvillimeve për sistemin arsimor janë të mëdha. Në
SHBA, një student i sotëm në nivelin “Bachelor” llogaritet mesatarisht të
ketë lexuar më pak se 5,000 orë gjatë jetës së tij, ndërkohë që ka harxhuar
mbi 10,000 orë duke luajtur video games dhe mbi 20,000 orë duke parë
TV. Kompjuteri, emaili, Interneti, telefoni celular dhe “instant
messaging” janë bërë pjesë integrale e jetës së tyre. Brezi i nxënësve dhe i
studentëve të sotëm thuajse nuk e mban mend të ketë jetuar një kohë pa
kompjuter. Për shkak të sasisë së madhe të informacionit që marrin në
Internet dhe të ndërveprimit të tyre me të, studentët e sotëm mendojnë
dhe e përpunojnë informacionin që marrin në një mënyrë krejtësisht të
ndryshme nga ajo e brezit të rritur. Dallimi është shumë më i madh nga
sa mund ta besojë shumica prej nesh që japim mësim në universitet.
Dhe, për shkak se “eksperienca të ndryshme mund të krijojnë struktura
të ndryshme të trurit”, ka shumë të ngjarë që, siç shkruan Marc Prensky,
“për shkak të mënyrës sesi ata janë rritur, truri i studentëve tanë të ketë
ndryshuar fizikisht, duke qenë i ndryshëm nga i yni”. Edhe nëse kjo nuk
është literalisht e vërtetë, ne mund të themi me siguri se mënyra e tyre e
të menduarit ndryshon shumë nga mënyra jonë e të menduarit.
Qasja jonë ndaj
të mësuarit
Metodat e mësimdhënies për
të krijuar dhe zgjeruar aftesit
tona per dije
Koha dixhitale eshte aritja e
re dhe pershtatja me te eshte
domosdoshmeri
Kjo kërkon që qasja jonë ndaj të mësuarit dhe metodat e mësimdhënies
për të krijuar dhe zgjeruar “inventarin” e dijes tek studentët, të orientohen
jo vetëm nga “oferta”, siç ka ndodhur tradicionalisht deri më sot, por edhe
nga “kërkesa”, duke i fokusuar përpjekjet në pjesëmarrjen e tyre në veprime
të tilla, të cilat synojnë dhe motivojnë si të mësuarit pasionant të njohurive
të qëndrueshme, ashtu edhe reflektimin ndaj njohurive të marra dhe të
mësuarit për t’u bërë, përmes socializimit, anëtarë aktivë në jetën e
shoqërisë. Dhe, nuk mund të mohohet se, interneti është bërë dhe po
bëhet gjithnjë e më shumë një resurs që, jo vetëm e stimulon, por edhe e
ndihmon këtë mënyrë të mësuari.
Zhvillimi kaq i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit
dhe fakti që studenti me të cilin komunikojmë çdo ditë në auditor nuk
është më studenti tradicional, por një “netizen”, një krijesë njerëzore e
kësaj epoke dixhitale, nuk do të thotë se universitetet e kanë humbur rolin
dhe rëndësinë e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Në fund të
fundit, nuk duhet harruar se, në pjesën më të madhe të tyre, vetë
teknologjitë digjitale janë zbuluar në universitete. Përveç sfidave që ato
paraqesin dhe konkurrencës që i bëjnë sistemit të arsimit të lartë, këto
teknologji, nga njëra anë, përmbajnë potencialin që universitetet të bëhen
më të pëlqyeshme, më të dobishme për studentët dhe për shoqërinë, si
edhe më të lira dhe, nga ana tjetër, ato i zgjerojnë së tepërmi mundësitë e
vetë universiteteve. Universitetet janë ato institucione që, më mirë se çdo
institucion tjetër, kanë mundësinë të integrojnë zbulimet e reja me dijen e
së kaluarës dhe të tregojnë sesi këto zbulime mund të përmirësojnë
praktikat e sotme.

More Related Content

Viewers also liked

Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIKAnisa 19
 
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 dritispahiu
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit Zamira Hodaj
 
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshabInformatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshabValdet Shala
 
Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.ingritscool.
 
Evolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritEvolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritAlbi Muca
 
LAN , MAN , WAN introduction
LAN , MAN , WAN introductionLAN , MAN , WAN introduction
LAN , MAN , WAN introductionbhavna sahajwani
 
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITTEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITornela rama
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatikekoralda
 
Internet Banking
Internet BankingInternet Banking
Internet Bankingsnehateddy
 

Viewers also liked (18)

Interneti
Interneti  Interneti
Interneti
 
interneti
internetiinterneti
interneti
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIK
 
Hematomatt
HematomattHematomatt
Hematomatt
 
Interneti
Interneti Interneti
Interneti
 
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
 
Interneti
Interneti  Interneti
Interneti
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit
 
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshabInformatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
 
Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.
 
Evolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritEvolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuterit
 
Panelet diellore
Panelet diellorePanelet diellore
Panelet diellore
 
LAN , MAN , WAN introduction
LAN , MAN , WAN introductionLAN , MAN , WAN introduction
LAN , MAN , WAN introduction
 
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITTEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatike
 
Interneti
InternetiInterneti
Interneti
 
Internet Banking
Internet BankingInternet Banking
Internet Banking
 
Computer Software & its Types
Computer Software & its Types Computer Software & its Types
Computer Software & its Types
 

Similar to Interneti dhe studentet

1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptxFlorindaImeri1
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbaneIrena Gjoni
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetAgnesaGashi5
 
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxx
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxxInterneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxx
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxxEniShehu7
 
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internetMbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internetMetamorphosis
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Hysen Doko
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeAlush Kryeziu
 
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtNdikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtDitjonaNrecaj
 
Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet onlineNotaKabashi
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeAlush Kryeziu
 
Reklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitArmando Selvija
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiFerideBytyqi
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetRabijeHamzaj
 
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillorePërparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat filloreBleonaBytyqi
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikhamrarexha
 
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptx
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptxBota Reale vs Bota Virtuale.pptx
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptxKlevjonMone
 
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!dragjoshidanjel
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).pptEdaKotarja
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisMbaresa Demaj
 
Kurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angliKurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për anglisaimirmeti
 

Similar to Interneti dhe studentet (20)

1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx1. E-learning-hyrje.pptx
1. E-learning-hyrje.pptx
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internet
 
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxx
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxxInterneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxx
Interneti_dhe_femijet_ese.docxxxxxxxxxxx
 
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internetMbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtNdikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
 
Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet online
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Reklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimit
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
 
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillorePërparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore
Përparsitë e krijuara në përdorimin e internetit në shkollat fillore
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptx
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptxBota Reale vs Bota Virtuale.pptx
Bota Reale vs Bota Virtuale.pptx
 
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
 
Kurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angliKurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angli
 

More from Klodjan Hoxha

More from Klodjan Hoxha (20)

Global warming k h
Global warming k hGlobal warming k h
Global warming k h
 
Ylberi
YlberiYlberi
Ylberi
 
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
 
Klasa ime 4 -a
Klasa ime 4 -aKlasa ime 4 -a
Klasa ime 4 -a
 
Në kohën e lirë
Në kohën e lirëNë kohën e lirë
Në kohën e lirë
 
Uji ne natyrre
Uji ne natyrreUji ne natyrre
Uji ne natyrre
 
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptareTrazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
 
Trashgimia kulturorrre
Trashgimia kulturorrreTrashgimia kulturorrre
Trashgimia kulturorrre
 
Transporti
Transporti Transporti
Transporti
 
Traditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodraneeTraditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodranee
 
Titaniku ship
Titaniku shipTitaniku ship
Titaniku ship
 
Think greeenn
Think greeennThink greeenn
Think greeenn
 
Teknologjia e funditt
Teknologjia e fundittTeknologjia e funditt
Teknologjia e funditt
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeus
 
Rrufeja
Rrufeja Rrufeja
Rrufeja
 
Rrufeja x
Rrufeja x Rrufeja x
Rrufeja x
 
Roli i elementeve ne organizmin tone
Roli i elementeve ne organizmin tone Roli i elementeve ne organizmin tone
Roli i elementeve ne organizmin tone
 
Reklama
Reklama Reklama
Reklama
 
Projekt matematik derivatet
Projekt matematik derivatet Projekt matematik derivatet
Projekt matematik derivatet
 
Ngroohja globale
Ngroohja globaleNgroohja globale
Ngroohja globale
 

Interneti dhe studentet

  • 1. INTERNETI DHE STUDENTET Universiteti I Durresit Aleksander Moisiu Paraqet BESARDA BRIJA
  • 2. PIKAT KRYESORE TITUJT  KONKLUZIONET  REFERENCAT  BIBLOGRAFIA
  • 3. Varësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik është bërë më e madhe se kurrë. Lidhjet tona me individë të tjerë dhe me botën që na rrethon, gjithashtu janë bërë shumë më komplekse. Një informacion gjithnjë e më i madh është sot i disponueshëm për këdo që ka disa njohuri minimale sesi të përdorë një PC dhe si të navigojë në internet..kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergohen. Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish udhëtojnë dhe zhvendosen nga një rajon i globit, në një tjetër, duke krijuar marrëdhënie të reja me shoqëri të tjera dhe, shpeshherë, edhe me vetë kulturën e tyre. Rreth gjysmë miliard njerëz udhëtojnë çdo vit në “fshatin global” të sotëm, në një botë, e cila, siç shprehet Thomas Friedman, është reduktuar nga një “size small”, në një “size tiny” dhe në të cilën, triliarda dollarë, ose aq pasuri sa prodhojnë Shtetet e Bashkuara në një vit, shkëmbehen në tregjet financiare rreth e qark globit në një ditë të vetme. Të gjitha këto zhvillime, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë ndryshuar tek çdonjëri nga ne—dhe tek të gjithë ne së bashku—mënyrën e të kuptuarit të botës, si edhe marrëdhënien tonë me të. Këto ndryshime kanë bërë të domosdoshme transformimin thuajse të të gjithave institucioneve dhe sferave të jetës dhe të veprimtarisë njerëzore, në të cilat bën pjesë edhe arsimi, duke nisur nga arsimi parashkollor dhe ai fillor, deri tek arsimi universitar dhe ai pasuniversitar.
  • 4. Arsimi dhe teknologjia Një nga sfidat më të mëdha pedagogjike për shkollat dhe universitetet në ditët tona (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë) është sesi duhet dhe mund të adoptohet modeli linear tradicional i transmetimit të dijes tek një gjeneratë studentësh, për të cilët, pedagogu dhe teksti universitar nuk janë më të vetmet burime informacioni, por të cilët, lehtësisht dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, marrin sot njohuri nga një numër shumë i madh burimesh alternative. Përballimi i një sfide të tillë kërkon vëmendjen tonë në dy elementë kryesorë:
  • 5. (a) Përdorimi i mënyrave dhe i metodave efektive të të mësuarit. Të mësuarit mekanikisht, thjesht duke memorizuar informacionin që pedagogu jep në auditor dhe duke ia përsëritur atij të njëjtin informacion, mund të mjaftojë për të fituar një diplomë, por jo për t’u aftësuar në një profesion të caktuar. John Bransford, profesor në Universitetin e Uashingtonit, pohon se “ne u themi studentëve njëqind herë të njëjtën gjë. Herën e njëqindenjëtë, ne i pyesim ata nëse e mbajnë mend çfarë u kemi thënë njëqind herët e para. Në shekullin e 21-të, testi i vërtetë i rigorozitetit është që studentët të jenë në gjendje të shohin një material, të cilin ata s’e kanë parë asnjëherë deri atëherë, dhe të dinë ç’të bëjnë me të”. Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes eksperimentimit. Teknologjia e imazhit të trurit (“brain imaging” apo “neuroimaging”), e cila praktikohet sot në mënyrë thuajse rutinë, lejon të shihen dhe të maten ndryshimet funksionale dhe strukturore në tru, të shoqëruara me procesin e të mësuarit. Richard Keeling dhe Richard Hersh shkruajnë se “Mendja jonë ndryshon për shkak se diçka ka ndryshuar në trurin tonë si rezultat i një eksperience të të mësuarit.
  • 6. (b) Përdorimi i avantazheve që ofrojnë teknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit. Më parë, të ishe një profesor universiteti, ose një pedagog, do të thoshte (veç të tjerash), që të kishe njohuri të tilla, të fituara nga leximi i librave në bibliotekë, të cilat ishin efektivisht të paaksesueshme për studentët, ose për publikun e gjerë. Sot, në kushtet kur njohuritë tona teknologjike dyfishohen thuajse në çdo dy vjet, një pjesë e kësaj esoterica gjendet, sa hap e mbyll sytë, në Wikipedia, në qindra biblioteka dixhitale si, JSTOR, JURN, Google Scholar, arXiv, LexisNexis, FUSE, AULIMP, ose në Internet Archive. Informacioni, thjesht si informacion, pra, nuk është më një epërsi e arsimit të lartë dhe as një privilegj vetëm i pedagogëve. Madje, një numër gjithnjë e më i madh mësuesish dhe pedagogësh janë sot gjithnjë e më të pasigurt për dijet dhe aftësitë e tyre dhe, ipso facto, të paaftë për të orientuar dhe ndihmuar zhvillimin intelektual e profesional të studentëve të tyre.
  • 7. Në ditët tona, funksionin tradicional të shkollës si një agjent për përhapjen e dijes, në një masë të madhe, e kryen Interneti. Interneti është bërë pjesë integrale e jetës në shekullin e 21-të, një hapësirë në të cilën individi i sotëm punon, luan, komunikon dhe mëson. Në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se kufiri që ndan jetën tonë fizike nga ajo dixhitale po bëhet i padukshëm. Statistikat janë shokuese: Në vitin 2009, bota e telefonisë celulare regjistroi lidhjen e katërmiliardtë telefonike përmes këtij sistemi; mbi një triliard URL janë regjistruar deri më sot vetëm në indeksin e Google; video të ndryshme shihen në YouTube nga miliona njerëz; në çdo 24 orë në Internet postohen mesatarisht 900 mijë blogje; mbi 100 milionë njerëz komunikojnë në Facebook çdo ditë, duke i kushtuar komunikimit përmes tij mbi 2.6 miliardë minuta në ditë. Në SHBA, 96 për qind e fëmijëve dhe e të rinjve në moshat 9-17 vjeç janë bërë pjesë e kulturës Web 2.0 të rrjeteve sociale, duke përdorur blogun, Facebook-un, Twitter-in, hartat GPS, ose lojëra interaktive. Shkurt, bota e sotme dhe jetët tona janë dixhitalizuar në një mënyrë të tillë që s’ka kthim prapa.
  • 8. Teknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit i rivalizojnë dhe i sfidojnë gjithnjë e më shumë sistemin e arsimit të lartë dhe metodat e vjetruara të mësimdhënies në shkolla dhe në universitete, madje edhe e kërcënojnë status quo-në e këtyre të fundit. Bridget Barron, në Universitetin e Stanfordit, sugjeron se në kohën tonë, metodat e mësimdhënies për adoleshentët dhe të rinjtë duhet të transformohen duke marrë parasysh mundësitë e të mësuarit informal që tashmë ekzistojnë thuajse për këdo. Një ndër sfidat kryesore që duhet të përballojë arsimi i lartë, madje sfida më e madhe për të (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë), është fakti që brezi i sotëm i studentëve është shumë i ndryshëm nga brezat e mëparshëm. Studentët e sotëm nuk janë më ata për të cilët është dizenjuar dhe ndërtuar sistemi ynë i arsimit të lartë dekada më parë. Studentët e sotëm janë jo vetëm numerikisht më të shumtë sesa në të kaluarën, dhe ata nuk kanë ndryshuar vetëm zhargonin, mënyrën e veshjes apo stilin e flokëve, siç ka ndodhur edhe me brezat e mëparshëm. Ajo që ka ndodhur, në fakt, është një diskontinuitet i madh, një ndryshim kaq radikal, saqë tashmë kthimi prapa është bërë absolutisht i pamundur.
  • 9. Për fat të keq, ne vazhdojmë ta injorojmë, ose nuk duam ta pranojmë këtë realitet të ri, sepse shumica prej nesh nuk janë të gjendje ta përballojnë atë. Por faktet janë kokëforta. Nxënësit dhe studentët e sotëm përbëjnë brezin e parë që u rrit dhe rritet me teknologjinë dixhitale. Një literaturë gjithnjë e më gjerë ka filluar t’i referohet këtij brezi si “the Net Generation” (Net Gen), apo “Ecco Boomers”. Ky brez u lind midis viteve 1980 dhe 2000 dhe është rritur në një mjedis shoqëror teknologjikisht të ndërlidhur. Sjellja e tij komunikative dhe mënyrat e të kërkuarit të informacionit ndryshojnë shumë nga ato të brezit të prindërve të tyre. Ajo pjesë e këtij Net Generation që kanë lindur midis viteve 1990-1997 dhe që sot janë 15-22 vjeçarë, pra nxënës në shkollën e mesme apo studentë, janë kaq të lidhur pas komunikimit elektronik përmes kompjuterit, telefonit celular, televizionit, etj., saqë janë quajtur “screenagers”. Bota e tyre është në një “infosphere”, në të cilën kufijtë midis punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë. Nëse kërkojnë informacion, ata janë praktikë dhe të orientuar kryesisht nga rezultati i shpejtë që gjejnë në Web. Google dhe Wikipedia janë bërë burimet kryesore të informacionit për ta. Studentët e këtij brezi përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që përdorin bibliotekat dixhitale. Ata e marrin si të mirëqenë teknologjinë dhe kërkojnë informacion në çast. Preferenca e tyre është të mësuarit aktiv dhe përpunimi vizual i informacionit që marrin.
  • 10. Implikimet e këtyre zhvillimeve për sistemin arsimor janë të mëdha. Në SHBA, një student i sotëm në nivelin “Bachelor” llogaritet mesatarisht të ketë lexuar më pak se 5,000 orë gjatë jetës së tij, ndërkohë që ka harxhuar mbi 10,000 orë duke luajtur video games dhe mbi 20,000 orë duke parë TV. Kompjuteri, emaili, Interneti, telefoni celular dhe “instant messaging” janë bërë pjesë integrale e jetës së tyre. Brezi i nxënësve dhe i studentëve të sotëm thuajse nuk e mban mend të ketë jetuar një kohë pa kompjuter. Për shkak të sasisë së madhe të informacionit që marrin në Internet dhe të ndërveprimit të tyre me të, studentët e sotëm mendojnë dhe e përpunojnë informacionin që marrin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo e brezit të rritur. Dallimi është shumë më i madh nga sa mund ta besojë shumica prej nesh që japim mësim në universitet. Dhe, për shkak se “eksperienca të ndryshme mund të krijojnë struktura të ndryshme të trurit”, ka shumë të ngjarë që, siç shkruan Marc Prensky, “për shkak të mënyrës sesi ata janë rritur, truri i studentëve tanë të ketë ndryshuar fizikisht, duke qenë i ndryshëm nga i yni”. Edhe nëse kjo nuk është literalisht e vërtetë, ne mund të themi me siguri se mënyra e tyre e të menduarit ndryshon shumë nga mënyra jonë e të menduarit.
  • 11. Qasja jonë ndaj të mësuarit Metodat e mësimdhënies për të krijuar dhe zgjeruar aftesit tona per dije Koha dixhitale eshte aritja e re dhe pershtatja me te eshte domosdoshmeri
  • 12.
  • 13. Kjo kërkon që qasja jonë ndaj të mësuarit dhe metodat e mësimdhënies për të krijuar dhe zgjeruar “inventarin” e dijes tek studentët, të orientohen jo vetëm nga “oferta”, siç ka ndodhur tradicionalisht deri më sot, por edhe nga “kërkesa”, duke i fokusuar përpjekjet në pjesëmarrjen e tyre në veprime të tilla, të cilat synojnë dhe motivojnë si të mësuarit pasionant të njohurive të qëndrueshme, ashtu edhe reflektimin ndaj njohurive të marra dhe të mësuarit për t’u bërë, përmes socializimit, anëtarë aktivë në jetën e shoqërisë. Dhe, nuk mund të mohohet se, interneti është bërë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një resurs që, jo vetëm e stimulon, por edhe e ndihmon këtë mënyrë të mësuari. Zhvillimi kaq i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit dhe fakti që studenti me të cilin komunikojmë çdo ditë në auditor nuk është më studenti tradicional, por një “netizen”, një krijesë njerëzore e kësaj epoke dixhitale, nuk do të thotë se universitetet e kanë humbur rolin dhe rëndësinë e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Në fund të fundit, nuk duhet harruar se, në pjesën më të madhe të tyre, vetë teknologjitë digjitale janë zbuluar në universitete. Përveç sfidave që ato paraqesin dhe konkurrencës që i bëjnë sistemit të arsimit të lartë, këto teknologji, nga njëra anë, përmbajnë potencialin që universitetet të bëhen më të pëlqyeshme, më të dobishme për studentët dhe për shoqërinë, si edhe më të lira dhe, nga ana tjetër, ato i zgjerojnë së tepërmi mundësitë e vetë universiteteve. Universitetet janë ato institucione që, më mirë se çdo institucion tjetër, kanë mundësinë të integrojnë zbulimet e reja me dijen e së kaluarës dhe të tregojnë sesi këto zbulime mund të përmirësojnë praktikat e sotme.