SlideShare a Scribd company logo
1 of 26
Download to read offline
i
Ese Dhe Projekte Për Studentët
PUNIM DIPLOME
Mentor/ë:
(shkruani emrin e Mentorit me titull
akademik)
(nëse ka më shumë se një mentor, të
radhiten sipas titullit akademik)
Kandidati/ët:
(shkruani emrin e kandidatit)
(nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet
me rend alfabetik, sipas mbiemrit)
Vendi,
Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)
ii
Ese Dhe Projekte Për Studentët
PUNIM DIPLOME
Tema: “Shkruani titullin”
Mentor/ë:
(shkruani emrin e Mentorit me titull
akademik)
(nëse ka më shumë se një mentor, të
radhiten sipas titullit akademik)
Kandidati/ët:
(shkruani emrin e kandidatit)
(nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet
me rend alfabetik, sipas mbiemrit)
Vendi,
Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)
iii
Abstrakt
(Shkruani abstraktin këtu; i cili nuk duhet të kalojë një faqe. Abstrakti duhet të jetë më hapësirë mes
rreshtave 1.5 (line spacing), dhe normalisht nuk duhet të jetë i ndarë në paragrafë. Këto janë disa nga
këshillat e formës dhe stilit:
(a) Kufizojeni abstraktin në një faqe kompjuterike
(b) Mbani standardin e njëjtë të shkrimit akademik sikurse në pjesën tjetër të temës
(c) Shkruajeni abstraktin në mënyrë koncize, konkrete, të saktë dhe të lexueshme
(d) Kushtojini kujdes gramatikës dhe përdorimit korrekt të gjuhës
(e) Sigurohuni se secila fjali i shton vlera kuptueshmërisë së temës nga lexuesi
(f) Përdorni format e plota në vend të shkurtesave (shkurtesat i shkruani në kllapa)
(g) Mos shkruani referenca apo citime në abstrakt
(h) Përveç nëse gjenden në fillim të fjalisë, të mos përdoren numrat (p.sh 34), mirëpo numerikët
(p.sh. tridhjetë e katër).
)
iv
Falënderime
(Kjo është një faqe fakultative për falënderimet e kandidatit. Këtu mund t’i shprehen falënderime
fakultetit, anëtarëve të familjes dhe miqve të cilët ju kanë ndihmuar për të arritur këtë pikë në karrierën
tuaj akademike.
Në këtë pjesë nuk ka numër të faqeve. Nëse nuk dëshironi të përfshihet kjo faqe në punimin e
kandidatit, të fshihet ky tekst së bashku me titullin dhe faqen.)
v
Deklarata e studentit
Kjo deklaratë është bërë më datë __________ (data e nënshkrimit të deklaratës).
Unë, ___________________________________________________________ (emri dhe mbiemri i
kandidatit, nr.ID në ISPE, programi dhe drejtimi i studimeve), deklaroj se punimi i titulluar
__________________________ (emri i disertacionit) është puna ime origjinale. Të njëjtin nuk e kam
kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga ndonjë burim tjetër përveç atyre burimeve të
cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat është vënë shpjegim eksplicit në tekst, apo i njëjti nuk ka
qenë pjesë e ndonjë punimi të shkruar nga unë apo ndonjë person tjetër.
_________________ _______________
Data e dorëzimit të punimit Emri i studentit (nr. ID)
Parametrat e vërtetimit të disertacionit
Përmes këtij dokumenti, po ashtu konfirmoj dhe deklaroj me vullnet të lirë, se ky disertacion do të
vendoset zyrtarisht në Arkivin e Kolegjit ISPE, me të drejtat dhe lejimet e mëposhtme:
 Ky disertacion është pronë ligjore vetëm e Kolegjit ISPE
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të këtij punimi vetëm për qëllime akademike
dhe hulumtuese, e jo për qëllime tjera
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore të digjitalizimit të përmbajtjes së disertacionit për Bibliotekën
e Kolegjit ISPE
 Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të disertacionit në shërbim të këmbimeve
akademike mes Institucioneve të Arsimit të Lartë.

vi
Tabela e përmbajtjes
ABSTRAKT .......................................................................................................................................................................III
FALËNDERIME..................................................................................................................................................................IV
DEKLARATA E STUDENTIT.................................................................................................................................................V
TABELA E PËRMBAJTJES ...................................................................................................................................................VI
LISTA E SHKURTESAVE...................................................................................................................................................VIII
LISTA E TABELAVE ...........................................................................................................................................................IX
LISTA E FIGURAVE.............................................................................................................................................................X
HYRJE................................................................................................................................................................................. 1
ÇËSHTJET PËR TRAJTIM ..................................................................................................................................................... 1
QËLLIMI DHE RËNDËSIA E PUNIMIT.................................................................................................................................... 1
TERMINOLOGJIA................................................................................................................................................................ 1
DISKUTIMI TEORIK ....................................................................................................................................................... 2
KAPITULLI 1: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 2
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3
Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3
KAPITULLI 2: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 4
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 4
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 4
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4
KAPITULLI 3: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 5
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 5
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 5
PËRMBLEDHJE E DISKUTIMIT TEORIK ............................................................................................................................... 6
HIPOTEZAT OSE PYETJET HULUMTUESE.............................................................................................................. 7
METODOLOGJIA E PUNËS HULUMTUESE.............................................................................................................. 8
STRATEGJIA HULUMTUESE ................................................................................................................................................ 8
Procesi i hulumtimit..................................................................................................................................................... 8
Analiza Statistikore .....................................................................................................................................................................9
Grumbullimi i të dhënave............................................................................................................................................. 9
Natyra e të dhënave.....................................................................................................................................................................9
Besueshmëria dhe relevanca .......................................................................................................................................................9
Kufizimet e hulumtimit ................................................................................................................................................. 9
ANALIZA HULUMTUESE............................................................................................................................................. 11
REZULTATET E HULUMTIMIT................................................................................................................................. 12
PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ................................................................................................................. 13
BIBLIOGRAFIA .............................................................................................................................................................. 14
ANEKSET ......................................................................................................................................................................... 15
ANEKSI 1......................................................................................................................................................................... 15
ANEKSI 2......................................................................................................................................................................... 16
Shkruani titullin
Tabela e përmbajtjes | vii
(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një
shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e
djathtë mbi tabelën e përmbajtjes dhe të klikoni UPDATE FIELD, më pas klikoni UPDATE ENTIRE
TABLE – për të rregulluar komplet tabelën, ose UPDATE PAGE NUMBERS ONLY – për të
rregulluar vetëm numrin e faqeve të punimit, dhe më pas klikoni OK. Rregullimi bëhet automatikisht.)
viii
Lista e shkurtesave
(Në këtë faqe, listoni të gjitha shkurtesat të cilat janë përdorur gjatë shkrimit të temës së kandidatit.
Shkrimi duhet të jetë në formë të listës, p.sh.:
BE – Bashkimi Evropian
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara ...
Lista duhet të jetë e organizuar me radhitje alfabetike (nga A-Zh). Edhepse në këtë kapitull paraqiten
të gjitha shkurtesat e përdorura, përsëri në tekst duhet patjetër herën e parë që përdoret shkurtesa, të
shkruhet fillimisht forma e gjatë e në kllapa të vendoset shkurtesa (vetëm herën e parë që përdoret
shkurtesa në tekst). Kjo listë duhet të ketë hapësirë mes rreshtave prej 1.15 (line spacing).)
Lista e tabelave | ix
Lista e tabelave
No table of figures entries found.
(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur
UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e tabelave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës tabelë të
krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin
LABEL “Tabela”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar
NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Tabela” e të klikojnë OK. Më pas
vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës tabelë, klikoni UPDATE TABLE
sipas sistemit të sipërpërmendur.)
Lista e figurave | x
Lista e figurave
No table of figures entries found.
(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur
UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e figurave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës figurë të
krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin
LABEL “Figura”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar
NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Figura” e të klikojnë OK. Më pas
vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës figurë, klikoni UPDATE TABLE
sipas sistemit të sipërpërmendur.)
Shkruani titullin #MesueseAurela
1
`Hyrje
(të shkruhet hyrja e punimit në këtë pjesë. Jo më shumë se 2-3 faqe, e cila duhet të përmbajë në pika
të shkurta diskursin e orientimit në temën e caktuar, dhe prezantimin e arsyes se përse tema e zgjedhur
është aktuale, ka vlerë shkencore dhe meriton trajtim nga kandidati
Formatimi i dokumentit patjetër duhet të bëhet me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave
1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të
përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e
përmbajtjes dhe Ballinën).
Çështjet për trajtim
Çështjet për trajtim paraqesin pikat kryesore që ka identifikuar kandidati lidhur me literaturën e cila
do të shfletohet dhe përmblidhet nën krye-kapitullin Diskutimi Teorik. Zakonisht çështjet për trajtim
paraqiten në formë të pyetjeve, të cilat priten të shqyrtohen dhe shtjellohen më thellësisht gjatë punimit.
Qëllimi dhe rëndësia e punimit
Qëllimi i punimit paraqet motivimin e kandidatit për përzgjedhjen e temës, dhe aktualizimin e temës
me sferën e saj/tij të studimeve. Këtu paraqitet arsyeja pse është zgjedhur kjo temë, pse është e
rëndësishme dhe aktuale, dhe si mund të kontribuojnë rezultatet e arritura apo rekomandimet në sferën
akademike ku është përqendruar kandidati.
Terminologjia
Ky nën-kapitull është fakultativ. Qëllimi i tij është që të shtjellojë më detalisht terminologjitë kyçe të
përdorura në punim, nëse përdorimi i tyre është më specifik se përdorimi i përgjithshëm i asaj
terminologjie (p.sh: Biznes i vogël – në këtë punim paraqet çdo biznes i cili ka më pak se 10 punëtorë
e njëkohësisht qarkullim vjetor më të vogël se 50,000€ në vit). Sipas këtij shembulli e vërejmë se
përkufizimi i biznesit të vogël është ndryshe nga literatura ekzistuese. Megjithatë duhet të përmendet
se pse është bërë ky përkufizim dhe ku është bazuar kandidati për të bërë diçka të tillë.
Shkruani titullin
Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 2
Diskutimi Teorik
Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit)
(Teksti i rregullt duhet të përmbajë formatimin me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave
1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të
përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e
përmbajtjes dhe Ballinën. Teksti i paragrafëve duhet të jetë “justified” për pamje të mirë estetike.
Paragrafët duhet të jenë të qartë, konciz, dhe me fjali të strukturuara mirë. Fjalitë nuk duhen të jenë të
gjata, aq sa të jetë e vështirë përcjellja e idesë së kandidatit, e as të shkurtëra aq sa të mos diskutohet
mjaftueshëm tema. Poashtu, tek secili kapitull apo nënkapitull, paragrafi i parë duhet të shpjegojë se
çfarë do të përmbajë kapitulli dhe cilat janë argumentet që do të përdoren. Më pas paragrafët vijues
shtjellojnë argumentet e përmendura në paragrafin e parë, për të përfunduar me paragrafin e fundit, i
cili duhet të përmbledhë shkurtimisht konceptin e kandidatit për atë fragment teksti.
Numri i kapitujve nën diskutimin teorik është në shërbim të kandidatit, megjithatë është mirë që të
strukturohet punimi në sa më pak kapituj, duke shfrytëzuar nën-ndarjet qe ofrojnë nën-kapitujt.
ME RËNDËSI: Citimet e burimeve të referuara:
Citimi i literaturës së konsultuar është element kritik gjatë shkrimit të temës. Është me rëndësi që secila
pjesë e marrë nga literatura, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo thjeshtë edhe krijimi
i një ideje nga leximi i ndonjë literature duhet të referohet menjëherë. Sidomos pjesët e Diskutimit
Teorik dhe Metodologjisë Hulumtuese duhen të mbulohen tërësisht nga referencat, duke pasur
parasysh se temat e shkruara të nivelit Bachelor dhe Master paraqesin nivele bazike akademike, dhe si
të tilla nuk mund të krijojnë argumentime të reja teorike/shkencore. Më e shumta që mund të arrihet
në këto nivele studimesh është përmbledhja/konfrontimi teorik i cili mund të rezultojnë në një kornizë
teorike apo struktura përmbledhëse nga teoritë/analizat teorike ekzistuese të botës akademike të fushës
përkatëse.
Modeli i citimeve që duhet të përdoret në punimet akademike/shkencore në Kolegjin ISPE është
standardi Harvard i citimeve. (për citimet e llojeve specifike të dokumenteve, ju lutem referojuni
Manualit për Punimin e Diplomës në url: https://www.facebook.com/ese.dhe.projekte/
Shkruani titullin
Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 3
Është me rëndësi të ceket se citimet në tekst duhen të bëhen në kllapa, ku shkruhet vetëm mbiemri/at
e autorit/ëve dhe viti i botimit (psh: (Balasse, 2012)), e jo të futet citimi në fusnotë. Fusnotat janë të
rezervuara vetëm për shpjegime dhe sqarime të terminologjive ashtu si e sheh të arsyeshme kandidati.
Një formë e lehtë dhe automatike e citimit të dokumenteve në MS Word 2010 the 2013 është nëse
shkohet tek menyja REFERENCES, dhe zgjedhet opcioni HARVARD tek nënmenyja STYLE. Pastaj,
pas secilës fjali/paragraf që do të citohet, klikohet në “INSERT CITATION” dhe më pas në “ADD
NEW SOURCE”. Tek dritarja e hapur plotësohen hapësirat duke zgjedhur llojin e dokumentit që
citohet dhe plotësimin e fushave të zbrazëta, e cila automatikisht krijon regjistrin e referencave që ju
nevojitet më vonë për bibliografi në fund të punimit.)
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Shkruani titullin
Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit) | 4
Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit)
(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit
të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike.)
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Shkruani titullin
Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit) | 5
Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit)
(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit
të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike. Të
shtohen/hiqen aq kapituj si i përshtaten nevojave të kandidatit)
Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)
(teksti vijon këtu)
Shkruani titullin
Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 6
Përmbledhje e Diskutimit Teorik
(teksti vijon këtu. Në këtë kapitull bëhet përmbledhja e komplet Kapitullit të Diskutimit Teorik.
Rregullat e shkrimit janë të ngjashme me shkrimin e abstraktit, për më shumë elaborim, ju lutem shihni
faqen iii të këtij dokumenti. Këtu nuk duhen të citohen apo të ceken referenca, vetëm përmbledhje e
kapitullit në përgjithësi)
Shkruani titullin
Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 7
Hipotezat ose Pyetjet Hulumtuese
(Në këtë kapitull duhet të përcaktoheni nëse dëshironi që përmbledhja e literaturës do të konkludojë
në Hipoteza apo në Pyetje Hulumtuese.
Hipotezat janë pohime normative të cilat kërkojnë qasje deduktive hulumtuese, duke u nisur nga një
apo më shumë fjali (p.sh.: Politikat Monetare të Bashkimit Evropian e pengojnë zhvillimin ekonomik
të Ballkanit Perëndimor). Si hipotezë e ngritur, qasja hulumtuese duhet të vërtetojë apo të refuzojë këtë
hipotezë pas hulumtimit të realizuar nga kandidati.
Pyetjet Hulumtuese shkruhen pas përfundimit të diskutimit të literaturës, në aspektet e temës të cilat
nuk janë të mbuluara mirë nga literatura e shfrytëzuar apo ka kundërthënie në literaturë lidhur me një
temë të caktuar. Pyetjet hulumtuese shkruhen në formë të tillë: “Si ndikojnë politikat monetare të BE-
së në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike të BE-së me vendet e Amerikës Latine?”.
Rrjedhimisht, qasja hulumtuese duhet të jetë në formë induktive, pasi që përgjigja ndaj pyetjes kërkon
mbledhje të burimeve dhe krahasim/konfrontim të tyre.
Ky kapitull nuk duhet të jetë më i gjatë se 1-2 faqe, dhe duhet të fillojë me argumentimin se si është
arritur deri tek hipotezat apo pyetjet hulumtuese, dhe më pas të listohen me radhë hipotezat apo pyetjet
hulumtuese të përcjellura nga shpjegime koncize. Mbani mend se hipotezat apo pyetjet hulumtuese do
të duhen të përcjellën gjatë gjithë hulumtimit dhe ridiskutohen/rivlerësohen në kapitullin përfundimtar
të punimit)
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 8
Metodologjia e punës hulumtuese
(Shkrimi i kapitullit të Metodologjisë nuk duhet të jetë artistik dhe i gjatë, por përkundrazi shumë
konciz dhe i drejtpërdrejtë. Ky kapitull paraqet hyrje në pjesën më kryesore të punimit, pasi që
përshkruan qasjen akademike shkencore që kandidati ka zgjedhur për të realizuar punimin e tij.
Kapitulli i metodologjisë duhet t’i vihet në shërbim të drejtpërdrejtë qasjes hulumtuese për analizën e
hipotezave apo pyetjeve hulumtuese nga kapitulli paraprak. Si i tillë ai duhet të shprehë qartas se çfarë
metodash hulumtuese ka zgjedhur kandidati dhe pse ka bërë atë përzgjedhje (përgjigje e mirë do të
ishte nëse është e bazuar në ndonjë hulumtim të ngjashëm nga punime të publikuara ndërkombëtarisht.
Po ashtu, arsyetimi mund të bëhet edhe në formë logjike: p.sh.: për punime me trajtim social përdoren
metodat kualitative të vrojtimit dhe intervistave të thella, përkundrejt punimeve me trajtim masiv
(ekonomik?!), ku mund të përdoren metodat sasiore si anketat dhe sondazhet e ndryshme). Arsyetimi
dhe përzgjedhja duhen të bëhen sa më thjeshtë dhe sa më qartë: ato duhen të jenë si një recetë që i
tregon lexuesit se çfarë keni bërë në mënyra aq të detajuar sa edhe ata do të mund të përsërisnin
hulumtimin tuaj. Kapitulli i metodologjisë i një disertacioni zakonisht përmban nën-kapitujt në vijim:)
Strategjia hulumtuese
Strategjia hulumtuese paraqet në pika të përgjithshme se çfarë qasje hulumtuese është përzgjedhur dhe
pse është kjo qasje e përshtatshme për disertacionin e posaçërisht për arritjen e rezultateve të kërkuara
nga ky punim. (për stilin e shkrimit, ju lutem referojuni tekstit paraprak)
Procesi i hulumtimit
Lexuesit e temës janë të interesuar të mësojnë se si keni bërë matjet në hulumtimin tuaj. Nëse keni
përdorur metodat të zhvilluara/përdorura nga autorë tjerë, atëherë mund të bëni vetëm një përshkrim
të shkurtër (një apo dy fjali), e më pas të ofroni referencën në punimin shkencor/akademik në të cilin
përshkruhet procesi metodologjik në detaj. Nëse disertacioni juaj përmban lloje të ndryshme të
matjeve, ofroni nën-nënkapituj tjerë për secilin lloj të analizës. Shembuj të këtyre nën-nënkapitujve
mund të jenë:
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 9
Analiza Statistikore
Shpjegoni se si keni bërë analizën e të dhënave. Si keni bërë vlerësimin e marxhës së
gabimit/pasigurisë së të dhënave? Si keni përcaktuar se dallimet mes mostrave të zgjedhura janë
statistikisht të rëndësishme?
Grumbullimi i të dhënave
(Grumbullimi i të dhënave është shumë e rëndësishme për formësimin e punimit dhe vërtetimin e
hipotezave apo pyetjeve hulumtuese. Është evidente se asnjë punim nuk mund të përfshijë të gjithë
informatat e mundura, prandaj dhe përcaktohet mostra e populacionit të përgjithshëm. Në këtë kapitull
shpjegohet se si është organizuar grumbullimi i të dhënave dhe si është përzgjedhur mostra, dhe si
është e gjithë kjo relevante për realizimin e qëllimeve të hulumtimit.)
Natyra e të dhënave
(Të dhënat mund të kenë forma dhe manifestime të ndryshme sipas karakteristikave të punimit. Ato
mund të jenë të dhëna cilësore (kualitative) dhe sasiore (kuantitative). Në këtë kapitull duhet të
definohet se cila/t metodë/a janë përdorur dhe si përshtatet ajo me kapitullin paraprak dhe
përgjithësisht me Strategjinë Hulumtuese.)
Besueshmëria dhe relevanca
(Në këtë kapitull përshkruhet në formë statistikore apo me fjalë se sa janë të besueshme informatat e
grumbulluara – nëse flitet për intervista, atëherë sa është margjina e gabimit sa i përket mbledhjes dhe
analizës së informacionit. Po ashtu këtu duhet të përshkruhen edhe çështjet e mundshme që mund të
ndikojnë në relevancën e hulumtimit sa i përket metodologjisë së përzgjedhur)
Kufizimet e hulumtimit
(Në këtë kapitull duhen të ceken elementet që kanë kufizuar realizimin e plotë të hulumtimit. Për
shembull, në analizat kuantitative është e pamundur të anketohet i gjithë populacioni, me ç’rast një
kufizim i mundshëm është se mostra e zgjedhur (në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme) mund
të mos e përfaqësojë gjendjen e plotë reale (margjina e gabimit e diskutuar më lartë). Poashtu, në rast
se diskutohet për çështje aktuale, kufizim i hulumtimit mund të jetë dinamizmi i çështjes hulumtuese
dhe elementet stokastike në lidhje me të. Kufizime tjera mund të jetë pamundësia e analizimit të të
gjithë informacionit (për tema të cilat kërkojnë meta-analiza të të dhënave), pamundësia e verifikimit
të informatave në nivel të pëlqyeshëm (në rast të metodave kualitative – siç është metoda Delfi për
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 10
intervista) etj. Ky kapitull duhet të jetë konciz, jo më tepër se 2 paragrafë i gjatë dhe duhet të jetë
relevant dhe i lidhur drejtpërdrejtë me metodologjinë e përdorur).
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 11
Analiza hulumtuese
(Ky kapitull adreson rezultatet e nxjerra drejtpërdrejtë nga analiza e të dhënave (hulumtimi) i diskutuar
në Kapitullin e Metodologjisë. Është me rëndësi të ceket se në këtë kapitull nuk duhen të përfshihen
diskutime të literaturës hulumtuese nga burime tjera, e as përfundimet apo implikimet që lidhen me
hulumtimin tuaj.
Fillimisht duhet të bëhet përshkrimi i analizave të realizuara (qofshin ato deskriptive,
shpjeguese/pohuese etj – siç janë testet e besueshmërisë, analizat e faktorëve). Më tej duhen të
adresohen rezultatet e testimeve të hipotezave (nëse janë përdorur hipotezat si stil akademik i
elaborimit të temës) apo përgjigjeve të pyetjeve hulumtuese (nëse janë përdorur pyetjet hulumtuese si
stil i elaborimit të temës). Pas kësaj rekomandohet të bëhet një diskutim ‘ex post facto’ për të krijuar
një model teorik të aplikimit të hulumtimit në realitet laboratorik). Këtu përfshihen edhe tabelat apo
figurat përmes së cilave mund të ilustrohen dhe përmblidhen të gjitha informatat numerike.
Për hulumtime kualitative dhe historike, ky kapitull zakonisht është i organizuar në tema apo kategori
si të parashkruar në temë (përmes pyetjeve hulumtuese apo hipotezave). Në rast se gjatë punimit janë
zhvilluar grupe fokusi apo intervista, është e udhës që të ofrohen përshkrime të shkurtra (p.sh.:
demografike) të pjesëmarrësve. Më pas mundësohen citimet e drejtpërdrejta apo parafrazimet e të
dhënave nga grupet e fokusit, intervistat, apo ngjarjet historike për të mbështetur përgjithësimet e bëra.
Në raste të caktuara, analiza poashtu përfshin edhe informata nga shënimet e kandidatit apo të dhëna
interpretuese, nëse supozohet se ato i japin kuptim dhe i shtojnë vlerë punimit).
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 12
Rezultatet e hulumtimit
(Qëllimi i këtij kapitulli nuk është vetëm të përsëriten hapat e parashtruar më parë në kapitullin e
Analizës Hulumtuese. Zakonisht studentët e anashkalojnë këtë kapitull ndonëse kjo është ndër më të
rëndësishmet në mbarë temën –pasi që i jep përgjigje pyetjes “Çfarë? dhe Pse?”. Këtu duhet të fillohet
duke diskutuar të gjeturat në relacion me kornizën teorike të parashkruar në Diskutimin e Literaturës.
Në disa raste, ju duhet të prezantoni informata të reja (sidomos kur bëhet fjalë për hulumtime
kualitative – shih kapitullin paraprak). Ky kapitull duhet poashtu të adresojë se çfarë domethënie ka
për akademinë dhe për ekspertët profesional të fushës nën ekzaminim. Me fjalë tjera, këtu përshkruhen
se çfarë janë implikimet praktike të studimeve? Kandidatët duhen të diskutojnë implikimet praktike
pedagogjike të studimeve. Çfarë domethënie ka për shkencat relevante të fushës nën ekzaminim?).
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 13
Përfundimet dhe rekomandimet
(Kapitulli përfundime dhe rekomandime paraqet kulminacionin e temës tuaj. Këtu paraqiten
përfundimet e arritura si rrjedhojë e mbarë procedurës së ndërtimit të disertacionit. Praktikisht këtu
fillohet me përgjithësime të nxjerra nga hulumtimi i realizuar e më pas vazhdohet me përgjigjet ndaj
pyetjeve hulumtuese apo elaborimin e hipotezave të ngritura, varësisht nga stili metodologjik i ndjekur
nga kandidati. Me rëndësi është që të merren parasysh dhe të diskutohen veç e veç secila pyetje
hulumtuese / hipotezë e ngritur dhe të diskutohet specifikisht secila nga to me rradhë. P.sh.:
Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...
(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).
Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...
(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).
Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...
(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).
Në anën tjetër, rekomandimet janë ato se çfarë kandidati ka nxjerrë nga hulumtimi i tij të cilat mund
të shërbejnë si udhëzues për akademinë, shkencën apo aspektet profesionale praktike të tregut – pra
me një fjalë kontributi konkret i punimit në sferë universale).
Shkruani titullin
Strategjia hulumtuese | 14
Bibliografia
There are no sources in the current document.
(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një
shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e
djathtë mbi tabelën e bibliografisë dhe të klikoni UPDATE FIELD, për të rregulluar komplet tabelën.
Rregullimi bëhet automatikisht. Bibliografia në këtë rast e ndjek stilin e citimit të përzgjedhur në fillim
të kapitullit Diskutimi Teorik.)
Shkruani titullin
Aneksi 1 | 15
Anekset
Aneksi 1
(Aneksi përmban informacione me rëndësi sekondare për punimet e diplomës. Si i tillë, këtu vendosen
dokumente që merren nga burime tjera të cilat mund të ofrojnë sqarime, apo mund të pasurojnë
punimin, mirëpo nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me temën nën diskutim. Poashtu Anekset
shfrytëzohen për të cituar burime që medoemos duhen të kopjohen nga burimi (p.sh.: ligjet, rregulloret
etj.) Vendosja e tyre në Aneks dhe referimi i drejtë këtu e shmangë plagjiaturën pasiqë kjo pjesë nuk i
nënshtrohet kontrollit të plagjiaturës. Pra, nëse duhet të aludohet në ndonjë dokument të tillë, në
kapitullin relevant në tekst bëhet komentimi/analiza e dokumentit në fjalë, ndërkaq në fund të
komentimit/analizës shkruhet në kllapa (Për informata shtesë, ju lutem shihni Aneksin 1, 2, 3...).
Anekset mund të përmbajnë edhe fotografi, skica, diagrame, harta dhe të ngjashme të cilat mund të
qartësojnë ide të përshkruara në tekst. Duhet t’i kushtohet rëndësi faktit se fotografitë, skicat,
diagramet, hartat etj., nëse nuk janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së kandidatit, nuk mund të vendosen
në disertacion – përveç në pjesën e Anekseve.)
Shkruani titullin
Aneksi 2 | 16
Aneksi 2
(Këtu vijon Aneksi 2...)

More Related Content

What's hot

Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMenaxherat
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Taksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e BlumitTaksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e BlumitValbona Imeraj
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER#MesueseAurela Elezaj
 
Alumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijAlumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijErhan Luma
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëStudentët e Pejës
 
Ndotja nga Hidrokarburet
Ndotja nga HidrokarburetNdotja nga Hidrokarburet
Ndotja nga Hidrokarburetarnoldbeqiri
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEErgi Nushi
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 

What's hot (20)

Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Taksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e BlumitTaksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e Blumit
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
 
Alumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijAlumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tij
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuese
 
Ndotja nga Hidrokarburet
Ndotja nga HidrokarburetNdotja nga Hidrokarburet
Ndotja nga Hidrokarburet
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BE
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

  • 1. i Ese Dhe Projekte Për Studentët PUNIM DIPLOME Mentor/ë: (shkruani emrin e Mentorit me titull akademik) (nëse ka më shumë se një mentor, të radhiten sipas titullit akademik) Kandidati/ët: (shkruani emrin e kandidatit) (nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet me rend alfabetik, sipas mbiemrit) Vendi, Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)
  • 2. ii Ese Dhe Projekte Për Studentët PUNIM DIPLOME Tema: “Shkruani titullin” Mentor/ë: (shkruani emrin e Mentorit me titull akademik) (nëse ka më shumë se një mentor, të radhiten sipas titullit akademik) Kandidati/ët: (shkruani emrin e kandidatit) (nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet me rend alfabetik, sipas mbiemrit) Vendi, Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)
  • 3. iii Abstrakt (Shkruani abstraktin këtu; i cili nuk duhet të kalojë një faqe. Abstrakti duhet të jetë më hapësirë mes rreshtave 1.5 (line spacing), dhe normalisht nuk duhet të jetë i ndarë në paragrafë. Këto janë disa nga këshillat e formës dhe stilit: (a) Kufizojeni abstraktin në një faqe kompjuterike (b) Mbani standardin e njëjtë të shkrimit akademik sikurse në pjesën tjetër të temës (c) Shkruajeni abstraktin në mënyrë koncize, konkrete, të saktë dhe të lexueshme (d) Kushtojini kujdes gramatikës dhe përdorimit korrekt të gjuhës (e) Sigurohuni se secila fjali i shton vlera kuptueshmërisë së temës nga lexuesi (f) Përdorni format e plota në vend të shkurtesave (shkurtesat i shkruani në kllapa) (g) Mos shkruani referenca apo citime në abstrakt (h) Përveç nëse gjenden në fillim të fjalisë, të mos përdoren numrat (p.sh 34), mirëpo numerikët (p.sh. tridhjetë e katër). )
  • 4. iv Falënderime (Kjo është një faqe fakultative për falënderimet e kandidatit. Këtu mund t’i shprehen falënderime fakultetit, anëtarëve të familjes dhe miqve të cilët ju kanë ndihmuar për të arritur këtë pikë në karrierën tuaj akademike. Në këtë pjesë nuk ka numër të faqeve. Nëse nuk dëshironi të përfshihet kjo faqe në punimin e kandidatit, të fshihet ky tekst së bashku me titullin dhe faqen.)
  • 5. v Deklarata e studentit Kjo deklaratë është bërë më datë __________ (data e nënshkrimit të deklaratës). Unë, ___________________________________________________________ (emri dhe mbiemri i kandidatit, nr.ID në ISPE, programi dhe drejtimi i studimeve), deklaroj se punimi i titulluar __________________________ (emri i disertacionit) është puna ime origjinale. Të njëjtin nuk e kam kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga ndonjë burim tjetër përveç atyre burimeve të cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat është vënë shpjegim eksplicit në tekst, apo i njëjti nuk ka qenë pjesë e ndonjë punimi të shkruar nga unë apo ndonjë person tjetër. _________________ _______________ Data e dorëzimit të punimit Emri i studentit (nr. ID) Parametrat e vërtetimit të disertacionit Përmes këtij dokumenti, po ashtu konfirmoj dhe deklaroj me vullnet të lirë, se ky disertacion do të vendoset zyrtarisht në Arkivin e Kolegjit ISPE, me të drejtat dhe lejimet e mëposhtme:  Ky disertacion është pronë ligjore vetëm e Kolegjit ISPE  Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të këtij punimi vetëm për qëllime akademike dhe hulumtuese, e jo për qëllime tjera  Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore të digjitalizimit të përmbajtjes së disertacionit për Bibliotekën e Kolegjit ISPE  Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të disertacionit në shërbim të këmbimeve akademike mes Institucioneve të Arsimit të Lartë. 
  • 6. vi Tabela e përmbajtjes ABSTRAKT .......................................................................................................................................................................III FALËNDERIME..................................................................................................................................................................IV DEKLARATA E STUDENTIT.................................................................................................................................................V TABELA E PËRMBAJTJES ...................................................................................................................................................VI LISTA E SHKURTESAVE...................................................................................................................................................VIII LISTA E TABELAVE ...........................................................................................................................................................IX LISTA E FIGURAVE.............................................................................................................................................................X HYRJE................................................................................................................................................................................. 1 ÇËSHTJET PËR TRAJTIM ..................................................................................................................................................... 1 QËLLIMI DHE RËNDËSIA E PUNIMIT.................................................................................................................................... 1 TERMINOLOGJIA................................................................................................................................................................ 1 DISKUTIMI TEORIK ....................................................................................................................................................... 2 KAPITULLI 1: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 2 Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3 Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3 Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................3 Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 3 KAPITULLI 2: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 4 Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 4 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4 Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4 Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 4 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)..............................................................................................................4 KAPITULLI 3: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT).............................................................................................................. 5 Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 5 Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)............................................................................................................. 5 PËRMBLEDHJE E DISKUTIMIT TEORIK ............................................................................................................................... 6 HIPOTEZAT OSE PYETJET HULUMTUESE.............................................................................................................. 7 METODOLOGJIA E PUNËS HULUMTUESE.............................................................................................................. 8 STRATEGJIA HULUMTUESE ................................................................................................................................................ 8 Procesi i hulumtimit..................................................................................................................................................... 8 Analiza Statistikore .....................................................................................................................................................................9 Grumbullimi i të dhënave............................................................................................................................................. 9 Natyra e të dhënave.....................................................................................................................................................................9 Besueshmëria dhe relevanca .......................................................................................................................................................9 Kufizimet e hulumtimit ................................................................................................................................................. 9 ANALIZA HULUMTUESE............................................................................................................................................. 11 REZULTATET E HULUMTIMIT................................................................................................................................. 12 PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ................................................................................................................. 13 BIBLIOGRAFIA .............................................................................................................................................................. 14 ANEKSET ......................................................................................................................................................................... 15 ANEKSI 1......................................................................................................................................................................... 15 ANEKSI 2......................................................................................................................................................................... 16
  • 7. Shkruani titullin Tabela e përmbajtjes | vii (pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e djathtë mbi tabelën e përmbajtjes dhe të klikoni UPDATE FIELD, më pas klikoni UPDATE ENTIRE TABLE – për të rregulluar komplet tabelën, ose UPDATE PAGE NUMBERS ONLY – për të rregulluar vetëm numrin e faqeve të punimit, dhe më pas klikoni OK. Rregullimi bëhet automatikisht.)
  • 8. viii Lista e shkurtesave (Në këtë faqe, listoni të gjitha shkurtesat të cilat janë përdorur gjatë shkrimit të temës së kandidatit. Shkrimi duhet të jetë në formë të listës, p.sh.: BE – Bashkimi Evropian OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara ... Lista duhet të jetë e organizuar me radhitje alfabetike (nga A-Zh). Edhepse në këtë kapitull paraqiten të gjitha shkurtesat e përdorura, përsëri në tekst duhet patjetër herën e parë që përdoret shkurtesa, të shkruhet fillimisht forma e gjatë e në kllapa të vendoset shkurtesa (vetëm herën e parë që përdoret shkurtesa në tekst). Kjo listë duhet të ketë hapësirë mes rreshtave prej 1.15 (line spacing).)
  • 9. Lista e tabelave | ix Lista e tabelave No table of figures entries found. (tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e tabelave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës tabelë të krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin LABEL “Tabela”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Tabela” e të klikojnë OK. Më pas vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës tabelë, klikoni UPDATE TABLE sipas sistemit të sipërpërmendur.)
  • 10. Lista e figurave | x Lista e figurave No table of figures entries found. (tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e figurave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës figurë të krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin LABEL “Figura”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Figura” e të klikojnë OK. Më pas vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës figurë, klikoni UPDATE TABLE sipas sistemit të sipërpërmendur.)
  • 11. Shkruani titullin #MesueseAurela 1 `Hyrje (të shkruhet hyrja e punimit në këtë pjesë. Jo më shumë se 2-3 faqe, e cila duhet të përmbajë në pika të shkurta diskursin e orientimit në temën e caktuar, dhe prezantimin e arsyes se përse tema e zgjedhur është aktuale, ka vlerë shkencore dhe meriton trajtim nga kandidati Formatimi i dokumentit patjetër duhet të bëhet me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave 1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e përmbajtjes dhe Ballinën). Çështjet për trajtim Çështjet për trajtim paraqesin pikat kryesore që ka identifikuar kandidati lidhur me literaturën e cila do të shfletohet dhe përmblidhet nën krye-kapitullin Diskutimi Teorik. Zakonisht çështjet për trajtim paraqiten në formë të pyetjeve, të cilat priten të shqyrtohen dhe shtjellohen më thellësisht gjatë punimit. Qëllimi dhe rëndësia e punimit Qëllimi i punimit paraqet motivimin e kandidatit për përzgjedhjen e temës, dhe aktualizimin e temës me sferën e saj/tij të studimeve. Këtu paraqitet arsyeja pse është zgjedhur kjo temë, pse është e rëndësishme dhe aktuale, dhe si mund të kontribuojnë rezultatet e arritura apo rekomandimet në sferën akademike ku është përqendruar kandidati. Terminologjia Ky nën-kapitull është fakultativ. Qëllimi i tij është që të shtjellojë më detalisht terminologjitë kyçe të përdorura në punim, nëse përdorimi i tyre është më specifik se përdorimi i përgjithshëm i asaj terminologjie (p.sh: Biznes i vogël – në këtë punim paraqet çdo biznes i cili ka më pak se 10 punëtorë e njëkohësisht qarkullim vjetor më të vogël se 50,000€ në vit). Sipas këtij shembulli e vërejmë se përkufizimi i biznesit të vogël është ndryshe nga literatura ekzistuese. Megjithatë duhet të përmendet se pse është bërë ky përkufizim dhe ku është bazuar kandidati për të bërë diçka të tillë.
  • 12. Shkruani titullin Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 2 Diskutimi Teorik Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) (Teksti i rregullt duhet të përmbajë formatimin me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave 1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e përmbajtjes dhe Ballinën. Teksti i paragrafëve duhet të jetë “justified” për pamje të mirë estetike. Paragrafët duhet të jenë të qartë, konciz, dhe me fjali të strukturuara mirë. Fjalitë nuk duhen të jenë të gjata, aq sa të jetë e vështirë përcjellja e idesë së kandidatit, e as të shkurtëra aq sa të mos diskutohet mjaftueshëm tema. Poashtu, tek secili kapitull apo nënkapitull, paragrafi i parë duhet të shpjegojë se çfarë do të përmbajë kapitulli dhe cilat janë argumentet që do të përdoren. Më pas paragrafët vijues shtjellojnë argumentet e përmendura në paragrafin e parë, për të përfunduar me paragrafin e fundit, i cili duhet të përmbledhë shkurtimisht konceptin e kandidatit për atë fragment teksti. Numri i kapitujve nën diskutimin teorik është në shërbim të kandidatit, megjithatë është mirë që të strukturohet punimi në sa më pak kapituj, duke shfrytëzuar nën-ndarjet qe ofrojnë nën-kapitujt. ME RËNDËSI: Citimet e burimeve të referuara: Citimi i literaturës së konsultuar është element kritik gjatë shkrimit të temës. Është me rëndësi që secila pjesë e marrë nga literatura, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo thjeshtë edhe krijimi i një ideje nga leximi i ndonjë literature duhet të referohet menjëherë. Sidomos pjesët e Diskutimit Teorik dhe Metodologjisë Hulumtuese duhen të mbulohen tërësisht nga referencat, duke pasur parasysh se temat e shkruara të nivelit Bachelor dhe Master paraqesin nivele bazike akademike, dhe si të tilla nuk mund të krijojnë argumentime të reja teorike/shkencore. Më e shumta që mund të arrihet në këto nivele studimesh është përmbledhja/konfrontimi teorik i cili mund të rezultojnë në një kornizë teorike apo struktura përmbledhëse nga teoritë/analizat teorike ekzistuese të botës akademike të fushës përkatëse. Modeli i citimeve që duhet të përdoret në punimet akademike/shkencore në Kolegjin ISPE është standardi Harvard i citimeve. (për citimet e llojeve specifike të dokumenteve, ju lutem referojuni Manualit për Punimin e Diplomës në url: https://www.facebook.com/ese.dhe.projekte/
  • 13. Shkruani titullin Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 3 Është me rëndësi të ceket se citimet në tekst duhen të bëhen në kllapa, ku shkruhet vetëm mbiemri/at e autorit/ëve dhe viti i botimit (psh: (Balasse, 2012)), e jo të futet citimi në fusnotë. Fusnotat janë të rezervuara vetëm për shpjegime dhe sqarime të terminologjive ashtu si e sheh të arsyeshme kandidati. Një formë e lehtë dhe automatike e citimit të dokumenteve në MS Word 2010 the 2013 është nëse shkohet tek menyja REFERENCES, dhe zgjedhet opcioni HARVARD tek nënmenyja STYLE. Pastaj, pas secilës fjali/paragraf që do të citohet, klikohet në “INSERT CITATION” dhe më pas në “ADD NEW SOURCE”. Tek dritarja e hapur plotësohen hapësirat duke zgjedhur llojin e dokumentit që citohet dhe plotësimin e fushave të zbrazëta, e cila automatikisht krijon regjistrin e referencave që ju nevojitet më vonë për bibliografi në fund të punimit.) Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu)
  • 14. Shkruani titullin Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit) | 4 Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit) (teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike.) Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) (teksti vijon këtu)
  • 15. Shkruani titullin Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit) | 5 Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit) (teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike. Të shtohen/hiqen aq kapituj si i përshtaten nevojave të kandidatit) Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu) Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) (teksti vijon këtu)
  • 16. Shkruani titullin Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 6 Përmbledhje e Diskutimit Teorik (teksti vijon këtu. Në këtë kapitull bëhet përmbledhja e komplet Kapitullit të Diskutimit Teorik. Rregullat e shkrimit janë të ngjashme me shkrimin e abstraktit, për më shumë elaborim, ju lutem shihni faqen iii të këtij dokumenti. Këtu nuk duhen të citohen apo të ceken referenca, vetëm përmbledhje e kapitullit në përgjithësi)
  • 17. Shkruani titullin Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 7 Hipotezat ose Pyetjet Hulumtuese (Në këtë kapitull duhet të përcaktoheni nëse dëshironi që përmbledhja e literaturës do të konkludojë në Hipoteza apo në Pyetje Hulumtuese. Hipotezat janë pohime normative të cilat kërkojnë qasje deduktive hulumtuese, duke u nisur nga një apo më shumë fjali (p.sh.: Politikat Monetare të Bashkimit Evropian e pengojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor). Si hipotezë e ngritur, qasja hulumtuese duhet të vërtetojë apo të refuzojë këtë hipotezë pas hulumtimit të realizuar nga kandidati. Pyetjet Hulumtuese shkruhen pas përfundimit të diskutimit të literaturës, në aspektet e temës të cilat nuk janë të mbuluara mirë nga literatura e shfrytëzuar apo ka kundërthënie në literaturë lidhur me një temë të caktuar. Pyetjet hulumtuese shkruhen në formë të tillë: “Si ndikojnë politikat monetare të BE- së në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike të BE-së me vendet e Amerikës Latine?”. Rrjedhimisht, qasja hulumtuese duhet të jetë në formë induktive, pasi që përgjigja ndaj pyetjes kërkon mbledhje të burimeve dhe krahasim/konfrontim të tyre. Ky kapitull nuk duhet të jetë më i gjatë se 1-2 faqe, dhe duhet të fillojë me argumentimin se si është arritur deri tek hipotezat apo pyetjet hulumtuese, dhe më pas të listohen me radhë hipotezat apo pyetjet hulumtuese të përcjellura nga shpjegime koncize. Mbani mend se hipotezat apo pyetjet hulumtuese do të duhen të përcjellën gjatë gjithë hulumtimit dhe ridiskutohen/rivlerësohen në kapitullin përfundimtar të punimit)
  • 18. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 8 Metodologjia e punës hulumtuese (Shkrimi i kapitullit të Metodologjisë nuk duhet të jetë artistik dhe i gjatë, por përkundrazi shumë konciz dhe i drejtpërdrejtë. Ky kapitull paraqet hyrje në pjesën më kryesore të punimit, pasi që përshkruan qasjen akademike shkencore që kandidati ka zgjedhur për të realizuar punimin e tij. Kapitulli i metodologjisë duhet t’i vihet në shërbim të drejtpërdrejtë qasjes hulumtuese për analizën e hipotezave apo pyetjeve hulumtuese nga kapitulli paraprak. Si i tillë ai duhet të shprehë qartas se çfarë metodash hulumtuese ka zgjedhur kandidati dhe pse ka bërë atë përzgjedhje (përgjigje e mirë do të ishte nëse është e bazuar në ndonjë hulumtim të ngjashëm nga punime të publikuara ndërkombëtarisht. Po ashtu, arsyetimi mund të bëhet edhe në formë logjike: p.sh.: për punime me trajtim social përdoren metodat kualitative të vrojtimit dhe intervistave të thella, përkundrejt punimeve me trajtim masiv (ekonomik?!), ku mund të përdoren metodat sasiore si anketat dhe sondazhet e ndryshme). Arsyetimi dhe përzgjedhja duhen të bëhen sa më thjeshtë dhe sa më qartë: ato duhen të jenë si një recetë që i tregon lexuesit se çfarë keni bërë në mënyra aq të detajuar sa edhe ata do të mund të përsërisnin hulumtimin tuaj. Kapitulli i metodologjisë i një disertacioni zakonisht përmban nën-kapitujt në vijim:) Strategjia hulumtuese Strategjia hulumtuese paraqet në pika të përgjithshme se çfarë qasje hulumtuese është përzgjedhur dhe pse është kjo qasje e përshtatshme për disertacionin e posaçërisht për arritjen e rezultateve të kërkuara nga ky punim. (për stilin e shkrimit, ju lutem referojuni tekstit paraprak) Procesi i hulumtimit Lexuesit e temës janë të interesuar të mësojnë se si keni bërë matjet në hulumtimin tuaj. Nëse keni përdorur metodat të zhvilluara/përdorura nga autorë tjerë, atëherë mund të bëni vetëm një përshkrim të shkurtër (një apo dy fjali), e më pas të ofroni referencën në punimin shkencor/akademik në të cilin përshkruhet procesi metodologjik në detaj. Nëse disertacioni juaj përmban lloje të ndryshme të matjeve, ofroni nën-nënkapituj tjerë për secilin lloj të analizës. Shembuj të këtyre nën-nënkapitujve mund të jenë:
  • 19. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 9 Analiza Statistikore Shpjegoni se si keni bërë analizën e të dhënave. Si keni bërë vlerësimin e marxhës së gabimit/pasigurisë së të dhënave? Si keni përcaktuar se dallimet mes mostrave të zgjedhura janë statistikisht të rëndësishme? Grumbullimi i të dhënave (Grumbullimi i të dhënave është shumë e rëndësishme për formësimin e punimit dhe vërtetimin e hipotezave apo pyetjeve hulumtuese. Është evidente se asnjë punim nuk mund të përfshijë të gjithë informatat e mundura, prandaj dhe përcaktohet mostra e populacionit të përgjithshëm. Në këtë kapitull shpjegohet se si është organizuar grumbullimi i të dhënave dhe si është përzgjedhur mostra, dhe si është e gjithë kjo relevante për realizimin e qëllimeve të hulumtimit.) Natyra e të dhënave (Të dhënat mund të kenë forma dhe manifestime të ndryshme sipas karakteristikave të punimit. Ato mund të jenë të dhëna cilësore (kualitative) dhe sasiore (kuantitative). Në këtë kapitull duhet të definohet se cila/t metodë/a janë përdorur dhe si përshtatet ajo me kapitullin paraprak dhe përgjithësisht me Strategjinë Hulumtuese.) Besueshmëria dhe relevanca (Në këtë kapitull përshkruhet në formë statistikore apo me fjalë se sa janë të besueshme informatat e grumbulluara – nëse flitet për intervista, atëherë sa është margjina e gabimit sa i përket mbledhjes dhe analizës së informacionit. Po ashtu këtu duhet të përshkruhen edhe çështjet e mundshme që mund të ndikojnë në relevancën e hulumtimit sa i përket metodologjisë së përzgjedhur) Kufizimet e hulumtimit (Në këtë kapitull duhen të ceken elementet që kanë kufizuar realizimin e plotë të hulumtimit. Për shembull, në analizat kuantitative është e pamundur të anketohet i gjithë populacioni, me ç’rast një kufizim i mundshëm është se mostra e zgjedhur (në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme) mund të mos e përfaqësojë gjendjen e plotë reale (margjina e gabimit e diskutuar më lartë). Poashtu, në rast se diskutohet për çështje aktuale, kufizim i hulumtimit mund të jetë dinamizmi i çështjes hulumtuese dhe elementet stokastike në lidhje me të. Kufizime tjera mund të jetë pamundësia e analizimit të të gjithë informacionit (për tema të cilat kërkojnë meta-analiza të të dhënave), pamundësia e verifikimit të informatave në nivel të pëlqyeshëm (në rast të metodave kualitative – siç është metoda Delfi për
  • 20. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 10 intervista) etj. Ky kapitull duhet të jetë konciz, jo më tepër se 2 paragrafë i gjatë dhe duhet të jetë relevant dhe i lidhur drejtpërdrejtë me metodologjinë e përdorur).
  • 21. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 11 Analiza hulumtuese (Ky kapitull adreson rezultatet e nxjerra drejtpërdrejtë nga analiza e të dhënave (hulumtimi) i diskutuar në Kapitullin e Metodologjisë. Është me rëndësi të ceket se në këtë kapitull nuk duhen të përfshihen diskutime të literaturës hulumtuese nga burime tjera, e as përfundimet apo implikimet që lidhen me hulumtimin tuaj. Fillimisht duhet të bëhet përshkrimi i analizave të realizuara (qofshin ato deskriptive, shpjeguese/pohuese etj – siç janë testet e besueshmërisë, analizat e faktorëve). Më tej duhen të adresohen rezultatet e testimeve të hipotezave (nëse janë përdorur hipotezat si stil akademik i elaborimit të temës) apo përgjigjeve të pyetjeve hulumtuese (nëse janë përdorur pyetjet hulumtuese si stil i elaborimit të temës). Pas kësaj rekomandohet të bëhet një diskutim ‘ex post facto’ për të krijuar një model teorik të aplikimit të hulumtimit në realitet laboratorik). Këtu përfshihen edhe tabelat apo figurat përmes së cilave mund të ilustrohen dhe përmblidhen të gjitha informatat numerike. Për hulumtime kualitative dhe historike, ky kapitull zakonisht është i organizuar në tema apo kategori si të parashkruar në temë (përmes pyetjeve hulumtuese apo hipotezave). Në rast se gjatë punimit janë zhvilluar grupe fokusi apo intervista, është e udhës që të ofrohen përshkrime të shkurtra (p.sh.: demografike) të pjesëmarrësve. Më pas mundësohen citimet e drejtpërdrejta apo parafrazimet e të dhënave nga grupet e fokusit, intervistat, apo ngjarjet historike për të mbështetur përgjithësimet e bëra. Në raste të caktuara, analiza poashtu përfshin edhe informata nga shënimet e kandidatit apo të dhëna interpretuese, nëse supozohet se ato i japin kuptim dhe i shtojnë vlerë punimit).
  • 22. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 12 Rezultatet e hulumtimit (Qëllimi i këtij kapitulli nuk është vetëm të përsëriten hapat e parashtruar më parë në kapitullin e Analizës Hulumtuese. Zakonisht studentët e anashkalojnë këtë kapitull ndonëse kjo është ndër më të rëndësishmet në mbarë temën –pasi që i jep përgjigje pyetjes “Çfarë? dhe Pse?”. Këtu duhet të fillohet duke diskutuar të gjeturat në relacion me kornizën teorike të parashkruar në Diskutimin e Literaturës. Në disa raste, ju duhet të prezantoni informata të reja (sidomos kur bëhet fjalë për hulumtime kualitative – shih kapitullin paraprak). Ky kapitull duhet poashtu të adresojë se çfarë domethënie ka për akademinë dhe për ekspertët profesional të fushës nën ekzaminim. Me fjalë tjera, këtu përshkruhen se çfarë janë implikimet praktike të studimeve? Kandidatët duhen të diskutojnë implikimet praktike pedagogjike të studimeve. Çfarë domethënie ka për shkencat relevante të fushës nën ekzaminim?).
  • 23. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 13 Përfundimet dhe rekomandimet (Kapitulli përfundime dhe rekomandime paraqet kulminacionin e temës tuaj. Këtu paraqiten përfundimet e arritura si rrjedhojë e mbarë procedurës së ndërtimit të disertacionit. Praktikisht këtu fillohet me përgjithësime të nxjerra nga hulumtimi i realizuar e më pas vazhdohet me përgjigjet ndaj pyetjeve hulumtuese apo elaborimin e hipotezave të ngritura, varësisht nga stili metodologjik i ndjekur nga kandidati. Me rëndësi është që të merren parasysh dhe të diskutohen veç e veç secila pyetje hulumtuese / hipotezë e ngritur dhe të diskutohet specifikisht secila nga to me rradhë. P.sh.: Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ... (këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën). Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ... (këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën). Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ... (këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën). Në anën tjetër, rekomandimet janë ato se çfarë kandidati ka nxjerrë nga hulumtimi i tij të cilat mund të shërbejnë si udhëzues për akademinë, shkencën apo aspektet profesionale praktike të tregut – pra me një fjalë kontributi konkret i punimit në sferë universale).
  • 24. Shkruani titullin Strategjia hulumtuese | 14 Bibliografia There are no sources in the current document. (pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e djathtë mbi tabelën e bibliografisë dhe të klikoni UPDATE FIELD, për të rregulluar komplet tabelën. Rregullimi bëhet automatikisht. Bibliografia në këtë rast e ndjek stilin e citimit të përzgjedhur në fillim të kapitullit Diskutimi Teorik.)
  • 25. Shkruani titullin Aneksi 1 | 15 Anekset Aneksi 1 (Aneksi përmban informacione me rëndësi sekondare për punimet e diplomës. Si i tillë, këtu vendosen dokumente që merren nga burime tjera të cilat mund të ofrojnë sqarime, apo mund të pasurojnë punimin, mirëpo nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me temën nën diskutim. Poashtu Anekset shfrytëzohen për të cituar burime që medoemos duhen të kopjohen nga burimi (p.sh.: ligjet, rregulloret etj.) Vendosja e tyre në Aneks dhe referimi i drejtë këtu e shmangë plagjiaturën pasiqë kjo pjesë nuk i nënshtrohet kontrollit të plagjiaturës. Pra, nëse duhet të aludohet në ndonjë dokument të tillë, në kapitullin relevant në tekst bëhet komentimi/analiza e dokumentit në fjalë, ndërkaq në fund të komentimit/analizës shkruhet në kllapa (Për informata shtesë, ju lutem shihni Aneksin 1, 2, 3...). Anekset mund të përmbajnë edhe fotografi, skica, diagrame, harta dhe të ngjashme të cilat mund të qartësojnë ide të përshkruara në tekst. Duhet t’i kushtohet rëndësi faktit se fotografitë, skicat, diagramet, hartat etj., nëse nuk janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së kandidatit, nuk mund të vendosen në disertacion – përveç në pjesën e Anekseve.)
  • 26. Shkruani titullin Aneksi 2 | 16 Aneksi 2 (Këtu vijon Aneksi 2...)