Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

79,635 views

Published on

  • Be the first to comment

Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

  1. 1. Master lessons Prof. dr. Ali JAKUPI Metodologjia e Punës Shkencore Kërkimore ECTS 15 Ligjërata të autorizuara Prishtinë, 2005
  2. 2. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK STUDIMET PROFESIONALE MASTER Departamenti: FINANCA DHE BANKA Programi i lëndës: METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORESemestri VII, Lëndë e obligueshmeBartës i lëndës: Prof.dr. Ali JakupiECTS (kredi): 15 Prishtinë, 2005
  3. 3. UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI EKONOMIKSTUDIMET PROFESIONALE MASTERDepartamenti: FINANCA DHE BANKAProgrami i lëndës: METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORESemestri VII, Lëndë e obligueshmeBartës i lëndës: Prof.dr. Ali JakupiECTS (kredi): 151. HYRJE Reforma universitare imponon qasje të reja, metoda për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për manaxhim efektiv në biznes. Ndryshimet e mëdha që ndodhin nëpër periudha dhe nëpër shoqëri, paraprijnë në domosdoshmërinë e hyrjes sa më të thellë në shkencë, në artikulimine shkencës për shkencën dhe në implementimin e të arriturave të avancuara, të panjohura, me të cilat ndryshohen sjelljet, veprimet dhe fitohen aftësi për të mbizotëruarmbi ligjshmëritë, raportet interaksionale, për të vepruar në nivele të qëndrueshme siçvepron konkurrenca.Metodologjia e punës shkencore, e re për ne, e jo për të tjerët, për të zhvilluarit, do tëmundësojë një ambientim të ri në studime të nivelit master, një cytje drejt përvetësimit tënjohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa tëcilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, tëpavarësimit dhe të daljes nga rrethi vicioz, i ndërlidhur me shumë të panjohura në jetën epërditshme dhe në biznes, në ekonomi në përgjithësi, e cila përballet gjithnjë e më tepërme konkurrencë të ashpër, me kahe integruese dhe globalizuese.Nëpërmjet ligjërimit të lëndës Metodologjia e punës shkencore kërkimore pretendimetjanë të lidhura me inicimin dhe mbartjen e njohurive solide dhe relevante të studentët,me specifikat e të hulumtuarit të punës shkencore, me origjinalitetin e të arrituraveshkencore dhe profesionale, me zgjerim të aktiviteteve konkrete, me çka mundësohet senga shqyrtimet teorike të kalohet në veprime konkrete, në observime dhe hartime tëpunëve profesionale, si një hap për të hyrë në thellësinë e materieve shkencore. Me fjalëtjera, programi përfshinë dozë optimale të materieve teorike, për t’i dhënë rëndësi tëveçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar
  4. 4. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREforma të caktuara shkencore kërkimore, duke filluar nga të të konceptuarit dhe të hartimittë punimeve seminarike, të vështrimeve kritike, të eseve, të punimit të magjistraturës dhetë bazamenteve orientuese edhe për forma tjera më të ndërlikuara të mëpastajshme.Sipas mënyrave të ligjërimit, të bashkëpunimit me studentët, të konsultimeve, tëushtrimeve të pandërprera në fushën e të kuptuarit të fshehtësive të shkencës,pretendimet mbështetën në avancimin e theksuar të njohurive të studentëve, që këtonxënie t’iu shërbejnë si ndihmesë për përvetësimin edhe të lëndëve tjera të programitprofesional master, por edhe në jetën e mëtejme krijuese.2. OBJEKTIVATMe lëndën Metodologjia e punës shkencore kërkimore studentët do tëaftësohen: në thellimin e njohurive shkencore e profesionale, si një lëm i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për kreativitet, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e biznesit dhe më gjerë; në zgjerimin e të vepruarit kërkimor, duke u mbështetur në zbatimin e metodave dhe të qasjeve, të cilat mundësojnë efektuimin e metodologjisë në implementimin në kuptim të ngushtë dhe të gjerë, në kërkim, në zbatim dhe në avancimin e mënyrave të veprimit në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës në përmasa të zgjeruara dita me ditë; në lirimin e të vepruarit, kur është fjala tek artikulimi i të arriturave, në hartimin e formave të ndryshme të materialeve, të dokumenteve, të veprave të karakterit shkencor e profesional; në kornizimin e horizontit sa më të gjerë të njohurive shkencore e profesionale, nga të cilat krijohen mundësi të veprimeve konkrete në praktikë, e që të largohen jo vetëm nga imitimet, e aq më tepër nga plagjiatët, por nga kultura vetjake e përvetësuar, e cila mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkruara, të konsultuara dhe të shfrytëzuara aq sa lejojnë normat e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit; në profilimin e aktiviteteve, të vetaktualizimit, të skicimit të imxheve me preformansa të dobishme për zhvillimin e tërësishëm ekonomik e social, të ndërtimit dhe të konsolidimit të mirëqenies të popullit të Kosovës dhe më gjerë.3. PLAN-PROGRAMI I LËNDËSI. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORENocioni shkencë; Roli i shkencës për zhvillim të veprimtarive biznesore, tëekonomisë e tjerë; Veprimtaria shkencore-kërkimore; Klasifikimi i hulumtive shkencore;Klasifikime tjera shkencore kërkimore; Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve(kërkimet individuale dhe kolektive); Lënda kërkimore; Dallimi në mes punës shkencore4
  5. 5. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREdhe punës profesionale; Metodologjia e punës shkencore kërkimore; Diferencimi ishkencave;II. METODAT SHKENCORE KËRKIMOREMetodat shkencore kërkimore (analiza e sinteza, induksioni dhe deduksioni, abstraksionidhe konkretizimi, gjeneralizimi dhe specializimi, metodat e klasifikimit, metodakomparative, metoda historike, metodat statistikore, metodat kibernetike, metodatmatematikore, metodat e vëzhgimit e tjerë). Klasifikimi i veprave shkencore, vepraveprofesionale dhe i veprave shkencore-profesionale; Procesi kërkimor shkencor (në biznese tjerë).III. QASJET DHE TEKNIKAT E PUNËVE SHKENCORE KËRKIMOREPërcaktimi i punimit kërkimor shkencor (motivet, ekskluziviteti, synimi); Kornizimi itezave dhe i nëntezave përmbajtësore dhe plani i punës (vëllimi i punimit, ilustrimet eparapara, kohëzgjatja e hartimit, destinimi); Grumbullimi i të dhënave dhe fakteve(kërkimet hulumtuese dhe analizat kualitative, kërkimet e bazuara në të dhënat parësore:kërkimet e bazuara në anketime, kërkimet e llojeve tjera: të komunikimit efektiv merespondentë, metodat e vështrimit, kërkimet eksperimentale); kërkimet e bazuara në tëdhënat dytësore (shfrytëzimi i literaturës, i bibliografisë përkatëse në biblioteka, nëinternet, leximi dhe përpunimi, konsultimi i literaturës së zgjedhur, shfrytëzimi iskedarëve bibliotekarë, i skedave vetjake dhe përdorimi i tyre; Hartimi i punimit (veprës)shkencore e profesionale (zgjedhja e stilit, korrektësia, qartësia dhe konciziteti, optimumivëllimor i veprës); Struktura e punimit shkencor kërkimor; Shfrytëzimi i burimeve për tëpërforcuar relevancën shkencore; Tabelat grafikonet dhe inkorporimi i tyre në punim;Shqyrtimi i hartimit të tabelave statistikore në saje të elementeve të dhënë, metodatstatistikore matematikore, ndërtimi i grafikoneve dhe të nxënia e leximit të tyre;Disenjimi teknik i punimit shkencor kërkimor.IV. FORMAT E PUNIMEVE SHKENCORE KËRKIMORETë shkruarit si proces; Llojet e shkrimeve; Kërkimet në internet dhe shfrytëzimi iburimeve; Bazat e të shkruarit në formë komunikimi; shkrimi i eseve ekonomike;shkrimi i rasteve studimi; Shkrimi i punimit të magjistraturës; Disa njohuri hyrëse përhartimin e disertacionit të doktoranturës; Të shkruarit juridik (ligjet, rregulloretudhëzimet administrative) që kanë të bëjnë me sferën ekonomike; Forma tjera tëpunimeve shkencore kërkimore.V. QASJET TJERA PRAKTIKE, KONSULENTE, USHTRUESEAktivitete dhe shqyrtime praktike; Ushtrime për shkrime të shkurtra në sallën e mësimit,Diskutim për punimet e shkruara në formë të seminareve dhe të vështrimeve kritike, tëeseve ekonomike.Planifikohet që në mënyrë obligative, secili student të hartojë nga: një punim seminarik,një ese ekonomik dhe një vështrim kritik për ndonjë vepër shkencore a profesionale. 5
  6. 6. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREVI. FITIMI I KREDIVEa) për shkrime të herë pas herëshme në sallën e mësimit, si dhe vijimësinë dheangazhimin aktiv: max. 1 kredi, ose 6,67%,b) për punimin seminarik: max: 2 kredi, ose 13,33%,c) për eseun ekonomik: max. 2 kredi, ose 13,33%,ç) për vështrimin kritik: max. 2 kredi, ose 13,33%,d) nga provimi përfundimtar: max. 8 kredi, ose 53,34%Gjithsej: 15 kredi, ose 100%.Nëse studenti nuk e arrinë maksimumin me punimet e hartuara dhe me angazhimetaktive, mangësinë diferente duhet ta plotësojë me pyetje shtesë në afatin e provimit.Për të gjitha aktivitetet dhe obligimet e studentit, të kryera apo të pakryera, bartësi ilëndës mbanë evidencë të përpiktë dhe për gjendjen e tërësishme, për ndryshime, përnevojën e angazhimeve shtesë në çdo kohë studenti është i njohtuar saktësisht dhe mbanëkontakte të rregullta me profesorin e lëndës.LiteraturaLiteratura bazë: 1. W.G.Zikmund, Business Research Methods, The Dryden Press, 2000, 2. Zelenika. R, Metodologoja i tehnologija izrade znanstvenog i struçnog rada, EF Rijeka, 1998, 3. Filipoviç M., Metodologija znanosti i znanstvenog rada, Svjetlost, Sarajevo, BiH, 2004, 4. Umberto Eco, Si bëhet një punim diplome, Tiranë, 1997, 5. Prof. dr. Ali Jakupi Metodologjia e punës kërkimore shekncore, Ligjerata të autorizuara për Studimet profesionale master, Departamneti Financa e Banka, Prishtinë, 2005.Literatura plotësuese: 1. Doc. Dr.sc. Vladimir Cavrak, Metode znanstvenog i strucnog rada, Zagreb, 2003, 2. Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor, 3. Bardhyl Musai, Si të shkruajmë ese, Tiranë, 2004, 4. Ted Tjaden, Legal, Research and Writing, 20016
  7. 7. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREI. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMOREI.1. Nocioni shkencë Shkenca është burim kryesor për identifikimin, ndërtimin dhe zhvillimin e njohurive, të diturive konkrete, të reja dhe të përgjithshme. Ajo është e lidhur me krijimtarinë, me arritjet në të gjitha fushat, me zbatim në teori dhe në praktikë. Të gjitha gjerat janë të nevojshme për individin, për kolektivin, për kombet, për njerëzimin në tërësi.Shkenca i ka detyrat dhe funksionet e veta. Detyrë, funksion themelor i shkencës është senjerëzimi nëpërmes saj arrinë mbizotërimin në procese jetësore, krijuese, manaxhuese,me qëllim të avancimit të mundësive për ndryshimin e gjendjes në kohë pozitive. Shkenca është sistem i gjerë i përbërë nga nënsistemet e veta. Në mesnënsistemeve të ndryshme ekziston lidhje interaktive, hallkë e të dhënave kthyese, pasiqë nëpërmjet kërkimeve shkencore determinohen kahet e zhvillimit ekonomik, social,politik, të bizneseve etj, të strukturës ekonomike. Shkenca është e pranishme çdokund, por me intensitete të ndryshme. Sipas njëautori (Felisite Lamennais) shkenca “shërben vetëm të na pasqyrojë sa është e madhemosdija jonë”. Është konstatuar më herët se shkenca është fuqi shtytëse për zhvillimin eteknikës, teknologjisë, prodhimit, biznesit, mënyrës së jetesës, demokratizimit, lirisë,mbijetesën, perspektivën. Shkenca burimin e ka te njeriu, te qenja më e përsosur, më e mençur dhe mëdinjitoze. Fjala shkencë në shqipe do të thot dituri. Shkenca krijon sjellje të reja,diapazon të zgjeruar të dijes, si dhe rregulla. Rregullat janë të nevojshme në jetën enjeriut, për vet njeriun. Sepse, siç thoshte një pilot amerikan, Shuck Yeager: “rregullatjanë krijuar për njerëzit që nuk kanë vullnet t’i krijojnë rregullat e veta”. Për këtë arsyeshkenca gjendet në funksionin e ndihmësit të të gjithë atyre që kanë nevojë për të. Nga fakti se shkenca ka kuptim të gjerë, ekzistojnë definime të shumta lidhur metë, si bie fjala: “shkenca paraqet dituri sistematike të nivelit të lartë”; 7
  8. 8. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE “shkenca është dituri e verifikuar, e sistemuar, e rregulluar për ndonjë gjë, earritur nëpërmjet qasjeve dhe metodave dhe kërkimeve”; “shkenca është sistem i diturive të zhvilluara”.I.2. Karakteristikat e shkencës Shkenca i ka karakteristikat e veta. Ndër më themeloret janë: tërësi unike (në të gjithë lëmenjtë dhe fushat - përbashkësia shkencore), harmonizimi i teorisë dhe praktikës (teoritë të kenë zbatim në praktikë, si dhe praktika e mirë të jetë e arritur në bazë të teorisë së mirë, kreativiteti (kontributi, efikasiteti, cilësia e shkenctarit), ligji i zhvillimit të përshpejtuar (shtimi i numrit të shkenctarëve, specialistëve. Në njëqind vjetëshin e fundit numri i shkencëtarëve dhe i kërkuesëve është shtuar për njëmijë herë, ndërsa numri per capita për 250 herë), ngjashmëri nëpër etapa të zhvillimit (të gjitha shkencat kalojnë nëpër tri etapa të zhvillimit: 1. faza përshkruese, 2. faza analitiko-logjike, 3. faza e harmonizimit të përmbajtjes dhe të metodave kuantitative dhe shkencore), karakteri dinamik shkencor (shkenca është mjet që shpie në përparim të përgjithshëm të shkencës dhe ë teknologjisë, të avancimit të njerëzimit), karakteri shoqëror (shkenca është në funksion të zhvillimit të tërësishëm njerëzor), organizimi dinjitoz i ekipeve shkencore (më herët ka dominuar individi, tash kanë përparësi ekipet e shkenctarëve, të hulumtuesëve), shkenca komponentë e kulturës (ndikon në zhvillimin e kulturës, siç ndikon kultura në zhvillimin e shkencës), shkenca dhe arti (këto të dyja kanë veçori të përbashkëta. Sipas Rajbergut: kur shkenca e arrinë kulminacionin e krijimtarisë, i afrohet artit, bëhet art. Arti, po ashtu, është shkencë, diferencimi dhe integrimi shkencor (me diferencim krijohen fusha të ndryshme, diciplina të diferencuara. Njëkohësisht, vjen deri te integrimi, duke pasur nevojë që të kompletohen me njëra tjetërn), veçoria interdisiplinare (shkenca bartet prej një vendi në tjetrin, internacionalizohet. Arrihet deri te lidhja e dy e më tepër disiplinave shkencore.I.3. Veprimtaria shkencore kërkimore Inkorporimi në proceset shkencore kërkimore, imponon nevojën për saktësimin e terminologjive dhe të kuptimeve. Mund të hasim në dy terminologji: 1. veprimtaria shkencore kërkimore dhe, 2. puna (punimi shkencor kërkimor).8
  9. 9. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Veprimtaria shkencore kërkimore është më e gjerë në krahasim me punënshkencore kërkimore, ngase në fushëveprimtarinë e saj përfshinë: - punën shkencore kërkimore, - aftësimin për punën shkencore kërkimore, si dhe profesionizmin e kërkuesëve, - infrastrukturën shkencore kërkimore. Në punën shkencore kërkimore përfshihen aktivitetet krijuese sistematike, kuduke i zbatuar metodat dhe qasjet përkatëse, arrihet deri te implementimet e nevojshmetë diturive, që kanë vlerë dhe janë dobiprurëse. Dobia dhe vlera shprehet nëpërmjet: - rezultateve në praktikë, - veprave shkencore dhe profesionale, që kanë vlera morale për implementim.I.4. Llojet e kërkimeve shkencore kërkimore Punimi shkencor kërkimor përfshinë: 3. kërkimet fundamentale, 4. kërkimet aplikative dhe, 5. kërkimet zhvillimore.Të gjitha këto mund të kenë karakter kërkimor, individual dhe kolektiv. 1. kërkimet fundamentale në realitet paraqesin kërkimin bazik, të pastër, teorikose eksperimental, me qëllim të arritjes së njohurive të reja për raste, sende, dukuri, osefakte bazike. Nëpërmjet këtij lloj kërkimi: - zbulohen dukuritë, - vehen në spikamë proceset përkatëse, - zbardhen lidhjet dhe lidhshmëritë e shkak-pasojave, në natyrë, në shoqëri dhe në mendjen e njeriut. E gjithë kjo është e nevojshme për avancimin (përparimin) e njohurive bazikenjerëzore, për perfeksionimin e aftësive për kërkime tjera të llojeve përkatëse. Kërkimet fundamentale mund të jenë: - të orientuara dhe, - të pa orientuara. Kërkimet e orientura i kanë të përcaktuara kahet, synimet, caqet në fushën ezgjedhur dhe të kornizuar. Kërkimet e tilla teorike mund të shërbejnë si bazë përimplementimin në praktikë. Kërkimet e pa orientuara janë të natyrës së lirë, bazike, të pastërta. Me këtoobjekti hulumtues përcaktohet nga vet interesi i kërkimeve, për të gjurmuar një dukuri nënatyrë apo në shoqëri, pa ndonjë tendencë të posaçme për zbatim në praktikë. 9
  10. 10. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Megjithatë, është vështirë të përcaktohet kufiri në mes kërkimeve të orientuaradhe kërkimeve të pa orientuara, ngase sipas nevojës, njëri lloj kërkimor mund të kalojënë llojin tjetër kërkimor. 2. Kërkimet implementuese (të zbatueshme) janë të karakterit implementues,aplikativ (zbatues), ndërsa mbështetjen e kanë në punët teorike ose në punëteksperimentale, punë këto që kryhen për të arritur njohuri të reja, si dhe për orientimkanë zgjidhjen e ndonjë detyre konkrete, përkatësisht zgjidhjen e objektivit praktik. Nënjëfarë dore, kjo është vazhdimësi e kërkimeve fundamentale. Me këtë nënkuptohet sepërfshihen metoda dhe qasje plotësuese për zgjërimin e njohurive, për zgjidhjen eproblemeve drejt sendërtimit të objektivave në ekonomi, të zbulimeve, në politikatmakroekonomike, në politikat e nënsistemeve fiskale, të doganeve etj. Ekzistojnë mendime të qëndrueshme se ky nivel kërkimor nuk ka vend tëposaçëm meritor, sepse paksa ose fare mund të ndryshojë nga niveli kërkimorfundamental, nuk ka asnjë dituri, shkencë, e cila së paku pjesërisht mund të aplikohet nëpraktikë, në ndonjë segment të caktuar. 3. Kërkimet zhvillimore paraqesin zhvillim eksperimental, punë sistematike,pasi që mbështetjen e kanë në kërkimet fundamentale dhe aplikuese, madje në përvojapraktike, por që përvojat e arritura përsosen dhe begatohen me qasje të reja, teknologji tëreja, me teknologji të reja, me produkte dhe shërbime, me manaxhment të ri, për t’upërmirësuar gjërat ekzistuese në elemente dhe përmbajtje të reja dhe aktuale. Kërkimet zhvillimore mund të quhen kërkime profesionale si dhe kërkimeteknologjike Kërkimet zhvillimore përmbajnë njohuri të gjera shkencore dhe empirike,thellime në të menduar ose në imagjinatat e thella, me qëllim që zbulimet, risitë, tëarriturat tekniko teknologjike, në kushte të caktuara të bëhen implementuese dhe të japinrezultate inovative. Kërkimet zhvillimore përfshijnë të gjitha veprimet dhe qasjet që kanëtë bëjnë me fazat dhe nënfazat e zbulimeve dhe të prodhimit, si dhe marrëdhëniet në mestyre. D.m.th. fjala është për eksperimentet e shpikjeve, eksperimentet tjera, vizatimet,skicat, prototipet e prodhimit, zhvillimin e prototipeve, prodhimin e produkteve përtregun pilot, ndërtimin e reparteve pilote, modele të ndryshme, zgjidhje të reja,zhvillimet e produkteve të reja etj. Sikurse te kërkimet fundamentale dhe atyre aplikative, që në mes tyre nukekziston ndonjë dallim dhe kufi i theksuar, edhe ndërmjet kërkimeve zhvillimore dhekëtyre dy të parave, nuk ekziston ndasi e posaçme.I.5. Klasifikimet tjera të kërkimeve shkencore Përveç klasifikimit të mësipërm të kërkimeve, autorë të ndryshëm bëjnë edhe klasifikime tjera. Klasifikimet tjera, natyrisht, nuk e kanë gjerësinë dhe thellësinë e llojeve të trajtuara të formave (fundamentale, aplikative dhe zhillimore), porse në esencë paraqesin një spektër specifik, teknik dhe operativ të kërkimeve, si njëkompletim të llojeve të kërkimeve në forma dhe qasje të caktuara.10
  11. 11. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Llojet tjera të kërkimeve shkencore janë: grumbullimi i materialeve shkencore, sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore, kërkimet observatorike (vëzhgimore), kërkimet eksperimentale dhe, zbulimet shkencore. 1. grumbullimi i materialeve shkencore paraqet nivelin më të ulët të punësshkencore kërkimore. Ky hulumtim ka të bëjë me gjetjen, identifikimijn e burimeve tërëndësishëm për të dhëna shkencore, për informacione, por që nuk janë të përpunuara.Përpunimin, seleksionimin dhe përcaktimin e peshave relevante e bëjnë ekspertët ekualifikuar. 2. sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore është shkallë më e lartëshkencore kërkimore në krahasim me nivelin e mësipërm – të grumbullimit tëmaterialeve kërkimore shkencore, sepse në vete përmban rregullimin dhe përpunimin ematerialeve të përpunuara dhe në këtë mënyrë kristalizohet materiali, i cili është burim irëndësishëm për hulumtime të mëtejshme shkencore nëpër fusha të caktuara (për veprashkencore apo profesionale: enciklopedi, leksikone, libra etj.). 3. kërkimet observatore (vëzhgimet) përmbajnë lloj të veçantë shkencorkërkimor, ku hulumtuesit kryesisht bazohen në vëzhgime, observime, për të ardhur derite rezultati i synuar (në astronomi, në gjeologji, në biologji, në shkencat humanitareshoqërore). 4. kërkimet eksperimentale janë punë shkencore kërkimore, që mbështetjen ekanë në metodat eksperimentale, të matshme, me të cilat mund të sublimohen rezultatetme saktësi precize (në fizikë, në kimi, në shkencat e fushave teknike e më rrallë nëshkencat shoqërore). 5. zbulimet shkencore paraqesin nivelin më të lartë të punës kërkimoreshkencore dhe, së këndejmi, këto janë bazamenti i diturive për dukuritë në natyrë dhe nëshoqëri. * * * Ndarja, përkatësisht klasifikimi në lloje të kërkimeve si më sipër, bëhet përqëllime praktike. 11
  12. 12. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREI.6. Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve Nga aspekti i pjesëmarrësve në punën shkencore kërkimore dallohen: • kërkimet individuale dhe, • kërkimet grupore (kolektive). 1. Kërkimet individuale të punës shkencore kërkimore kryhen nga individët,punësorët shkencorë individual. Rezultatet e individëve kurorëzohen varësisht ngaaftësitë e hulumtuesve, afiniteti dhe përkushtimi i tyre. Me shekuj dhe milienume kanëdominuar ekskluzivisht punët shkencore kërkimore të individëve. Në fillim të shekullitXX rreth 80% të kërkimeve shkencore janë bërë nga individët. Ndërkaq, tash dominon ekundërta: punët shkencore kërkimore i ushtrojnë më pak se 25% të hulumtuesveindividual. Punët individuale shkencore kërkimore kryhen kryesisht në vendet epazhvilluara, ndonëse duke i marrë parasysh disa specifika, një punë e këtij llojishpeshherë është e nevojshme edhe në disa mjedise përkatëse në vendet e zhvilluara . 2. Kërkimet kolektive (ekipore, në grupe, të përbashkëta) ushtrohen ngagrupet e ekspertëve dhe të shkencëtarëve, nga ekipe të zgjedhura, të organizuara, të cilëte kanë bartësin dhe manaxherin kryesor, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen erealizimit të programit kërkimor. Në vendet e zhvilluara kërkimet kolektive, janë bërë domosdoshmëri, sepse nëkëtë mënyrë potencial më të madh të njohurive përmban grupi i ekspertëve dhe ishkencëtarëve, sesa individët. Nevoja për hulumtime të tilla punohet nga fakti se punëtshkencore kërkimore të tashme janë gjithnjë e më komplekse, ndërsa profilet e kërkuesvejanë gjithnjë e më të specializuara. Grupet hulumtuese krijojnë: - racionalitet, - cilësi, - shpejtësi në afate, - azhuritet, - thellësi të trajtimit kërkimor dhe, - identifikim dhe shfrytëzim më të shpejtë të informacioneve. Nga puna shkencore kërkimore kolektive krijohen vlera të reja implementuese,autpute, me të cilat efektet dhe sinergjitë bëhen më të mëdha dhe dobiprurëse.I.7. Lënda kërkimore Objektet e kërkimeve shkencore janë të llojeve të ndryshme, varësisht nga lëmenjtë shkencorë, nga disiplinat shkencore, nga problemet që trajtohen ose nga qëllimet që pretendohen të arrihen. Lëndët e vërteta që duhet të hulumtohen nuk mund të jenë jashtë kohës dhe hapësirës. Do të thotë të gjitha duhet të përmbajnë vërtetësi dhe relevancë, pa marrë parasysh se fenomenet i takojnënatyrës, shoqërisë, apo fushës psikologjike.12
  13. 13. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Nivelet bazike dhe të zhvillimit të vërtetësive materiale, sipas lëvizjeve bazike tëmaterieve, klasifikohen në gjashtë grupe: 1. lëvizja mekanike (në ndryshimin e vendit të thërmive dhe të pjesëve materiale); 2. lëvizjet molekulare ose fizike (ndryshimi në strukturën molekulare të trupave fizik); 3. lëvizjet atomike ose kimike (kanë të bëjnë me ndryshimin e vet atomeve); 4. lëvizjet biologjike (përmbajnë lëvizje të materialeve organike dhe lëvizje specifike organiko fiziologjike, si dhe të materieve të trupave organikë); 5. lëvizjet psikike (përfshijnë lloj të veçantë të procesit dhe të dukurive, të bazuara në proceset nervore biologjike, si dhe në proceset materiale dhe fiziko kimike); 6. lëvizjet shoqërore (përfshijnë dukuri dhe lëvizje të ndërlikuara natyrore – shoqërore dhe psikike). (RZ 94). Me lëvizjet e cekura janë interaktive edhe grupet themelore të të menduarit, tëcilat mund të grupohen në tri tërësi, si më poshtë: - dukuritë natyrore (mekanike, fizike, kimike, biologjike); - dukuritë shoqërore (ngjarjet historike – shoqërore); - dukuritë psikike (proceset nervore). Dukuritë ekonomike dhe sociale paraqesin sferë komplekse dhe të ndërlikuar nëpunën shkencore kërkimore. Së pari, dukuritë përmbajnë tërësi të mëdha agregate, tëcilat me vështirësi modelohen nëpërmjet mostrave të zgjedhura e të përpunuara dhe mendryshimin e periudhave kohore shumë faktorë të mjedisit ndryshojnë, siç ndryshojnënivelet e të arriturave tekniko teknologjike, të sjelljeve të konsumatorëve, të prodhuesëvedhe të mirëqenies në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për lëndën kërkimore, patjetër duhet të shtrohet çështja eraporteve të lëndëve si sende dhe të lëndëve si dukuri. Edhe dukuria është send, nëse është e vërtetë, reale, sepse edhe dukuria duhet tëketë përmbajtjen e vet materiale. Dallimi në mes sendit dhe dukurisë gjendet në shkallëne pavarësisë ekzistenciale, d.m.th. sendi ka realitetin bazik dhe ekzistencën e pavarur,ndërsa dukuria është realitet i krijuar dhe se ajo ka ekzistencë të varur, ngase dukuriaështë e varur nga sendet. Mirëpo, asnjë send i ndarë, nuk ka realitet të pavarur absolut. Në këtë kontekstduhet të kuptohet se nuk ekziston asnjë dukuri e pavarur absolutisht.I.8. Dallimi në mes punës shkencore dhe punës profesionale Në suazat e punës shkencore vend të posaçëm kanë punët, aktivitetet dhe veprat shkencore. Veprat shkencore kanë specifikat dhe karakteristikat e veçanta. Edhe punët dhe veprat profesionale kanë gjëra strukturore të përbashkëta, konstrukt dhe përmbajtje të ngjashme me punët dhe veprat shkencore. Në vështrim të 13
  14. 14. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORErëndomtë është vështirë të bëhet një diferencim i posaçëm, për të dalluar sheshazi dhe nëmënyrë të argumentuar punët dhe veprat shkencore ndaj punëve dhe vepraveprofesionale. Në realitet, në të dy këto zhanre të specifikuara, reflektohen tipare,elemente, ndërvarësi dhe veprime interaktive në mes tyre. Megjithatë, përkundërngjashmërive, lidhjeve kohezive, në to ekzistojnë veçori, të cilat krijojnë një dozë tëcaktuar të dallimeve, me të cilat krijohen diferencime strukturore dhe të vlerave. Nëpërmjet punës dhe angazhimeve shkencore kërkimore mundësohen arritjet,sublimimet në zbulimet të çështjeve të panjohura, që janë në funksion të zgjidhjes sëproblemeve përkatëse në ndërtimin e koncepteve dhe të qasjeve për sendërtimin e tëarriturave në fushën shkencore. Me punën shkencore kërkimore eksplicohen tëpanjohurat, sqarohen materiet që kanë forcë atraktive në veprime, në kontributetqenësore nëpër fusha, sektore dhe në fushëveprimtari të madhësive të ndryshme. Punët profesionale dhe veprat profesionale në përmbajtjen e vetë kanë qasjeshkencore, por jo të masës së kërkimeve fundamentale dhe të kërkimeve aplikative. Nërealitet aktivitetet profesioniste përmbajnë fond të përvojave, të empirizmit dhe tërutinës. Punët profesionale nuk mund ta kenë peshën e duhur specifike, pa pasurmbështetje në qasjet shkencore, në metoda kërkimore dhe në një diapazon të caktuarkërkimor. Puna shkencore karakterizohet me faktin se duhet të përmbajë diçka të re,origjinale, autentike, të zbuluar nga kërkimet e nevojshme, me angazhime procesorë dheme organizime të denja dhe shumë serioze. Puna profesionale në masë të madhe është interpretim i zbulimeve shkencore osemodelim nga vlerat shkencore, për t’i zbatuar rezultatet në praktikë. Është veçori që endjek profesionizmin se shkathtësitë, mjeshtëria, rutina vihen në spikamë dhe shërbejnëpër operacionalizime nëpër fushëveprimtari të caktuara. Ndërkaq, rëndësia e punës profesionale, e cila është më e pranishme, vijimisht eimplementueshme, bëhet më e madhe, ngase në shumëçka kanë atribute të përbashkëtame punën shkencore. Në vepra shkencore dhe profesionale duhet të ekzistojë: 1. tërësia e lidhjeve logjike dhe strukturore e të gjitha pjesëve të veprës; 2. vëllimi optimal, në mënyrë që vepra të mos jetë as e shkurtër as tepër e gjerë; 3. faktet shkencore të kuptueshme dhe të akcentuara sa duhet; 4. origjinaliteti i mbështetur në burime kërkimore; 5. promovimi i rezultateve objektive, të konfirmuara të kërkimeve shkencore profesionale. Sipas këtyre karakteristikave të përbashkëta nënkuptohet se: - së pari, në veprat shkencore dhe në ato profesionale, që kanë mbështetje në cilësi të mirëfilltë, duhet të ekzistojë lidhshmëri përmbajtjesore, logjike dhe unifikuese të të gjitha pjesëve dhe të kapitujve që e përbëjnë atë. D.m.th. të gjitha argumentet dhe interpretimet, mendimet dhe zbulimet, mbarështrimet dhe kërkimet rezultateve duhet ta kenë vendin e vet meritor, të cilat veprën e tërësishme e bëjnë integrale dhe monolite; - së dyti, hartimi i veprave shkencore dhe atyre profesionale duhet të planifikohet paraprakisht, të bëhen kornizime të nevojshme, me qëllim të përfundimit të vëllimit optimal, pa tejkalime vëllimore, por as pa reduktime të14
  15. 15. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE tepërta, të cilat do të ndikonin negativisht në cilësinë e veprës. Në optimumin vëllimor përfshihet, sipas rregullave dhe normave të përgjithshme, të kuptuarit, konçiziteti, stili, teoritë dhe idetë që të jenë të kapshme dhe të qëndrueshme. Për të shkruar shkurt e për të përfshirë në mënyrë optimale materien, nevojitet njohuri e thellë, shkathtësi dhe rutinë e posaçme; - së treti, vepra shkencore dhe profesionale mbështetjen e ka në faktet shkencore, të theksuara sa duhet në kohë dhe në hapësirë. Natyrisht, mendimeve më të thella, aksiomave shkencore, iu jepet vend dhe hapësirë parësore, ndërkaq mendimeve dhe ideve të niveleve tjera iu lihet hapësirë normale sipas rangimit të cilësisë dhe të rëndësisë që e kanë; - së katërti, veprat prestigjioze shkencore dhe profesionale shquhen në shkallën e lartë të origjinalitetit, që prezantojnë gjëra të reja, të panjohura deri më tani, që kanë vlera dhe janë dobiprurëse në aplikim. Edhe veprat tjera që për disa tipare janë të rangut më të ulët, duhet të përshkohen me qasje dhe elemente origjinale, autentike. Është e kuptueshme se veprat shkencore dhe profesionale origjinalitetin e njëmendtë e kanë, nëse ofrojnë zbulime që nuk kanë qenë të njohura më parë, që paraqesin një bum në fushën e zbulimit, që krijojnë njohuri dhe dituri të reja. Mirëpo, origjinaliteti mund të jetë i pranishëm dhe valid edhe te zgjerimi i trajtimit shkencor dhe profesional të problematikave, të cilat janë të njohura në një masë, por të pa përfunduara si duhet; - së pesti, veprat shkencore dhe profesionale nuk mbarështrohen në shenjë të aktivitetit për të krijuar ndonjë fond me vlera përkatëse e për të mbetur në sirtarë, por ato duhet të promovohen dhe të plasohen në fushë të gjerë, të hapur, faktikisht në treg, për t’i shfrytëzuar të interesuarit, mbarë njerëzimi. Rezultatet kërkimore duhet të artikulohen në mënyrë të kuptueshme, me shembuj konkretë, të zbuluar dhe të krahasueshëm, me qëllim që të jenë të kapshëm de të pamohueshëm për periudha të gjata kohore. Efikasiteti, mospërsëritja, qëndrueshmëria dhe përdorimi, mbështetjen e kanë në forcën e objektivitetit. Vepra shkencore dhe profesionale e promovuar mundësisht të jetë sa më konkrete, pa abstraksione dhe orvatje të frazeologjizmave të ndërlikuara. 15
  16. 16. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREI.9. Metodologjia e punës shkencore kërkimore Puna shkencore kërkimore bëhet më e kapshme dhe më e lehtë, nëse mbështetet në metodologjinë përkatëse, të ndërtuar dhe të verifikuar. Termi metodologji gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala methodos, që do të thotë: mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër logos, që do të thotë: fjalë, shqyrtim. Lidhshmëria e këtyre dy fjalëve e përbënë togfjalëshin metodologji.Pra, metodologjia (gr. methodos + logos = fjalë, bisedë, të folur = shkenca e metodave tëkërkimeve shkencore). Pra, metodologjia është shkencë për metodat e kërkimeveshkencore. Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e tërësisë të të gjitha formave dhemënyrave të kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri te dituria shkencore e sistemuardhe objektive. Ose “metodologjia është disiplinë shkencore, në të cilën në mënyrë kritikevështrohen dhe me qasje eksplicite shfaqin metoda të përgjithshme dhe të veçanta”. Në shkencë veçohet metodologjia e përgjithshme, si dhe metodologjia e lëmenjvetë veçantë shkencorë, përkatësisht e disiplinave. Metodologjia e ka kuptimin e qasjeve, të teknikave dhe të metodave për tëmundësuar punët shkencore kërkimore, me qëllim të gjetjes dhe qartësimit të të vërtetaveobjektive, të ligjshmërive dhe të lidhjeve në mes të ligjeve në natyrë dhe në shoqëri. Metodologjia është udhërrëfim farkëtim, hyrje dhe finalizime të proceseveshkencore kërkimore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e pranishme në tëgjitha fushat, sektorët, segmentet, në të gjitha disiplinat, qofshin të karakterit ekzakt,psikologjik, pedagogjik, të shkencave humanitare, ekonomike, juridike, etj. Me zbatimin e metodologjisë shkencore kërkimore lehtësohen, përvetësohenmënyrat e hulumtimit për të sublimuar aktivitetet në rezultate, të cilat janë në funksion nëtë tashmen, por edhe për gjeneratat që vijnë. Dituritë shkencore përfshijnë identifikimin eesencës së lidhjeve ndërvarësore, në mes të sendeve, dukurive, pra, të ligjshmërive qëjanë të involvuara në to. Duke i zbuluar dhe kuptuar këto fenomene, të qartësuara ngakërkimet shkencore, mundësohet manipulimi i tyre, mbizotërimet në çështjet qërezultojnë efekte të caktuara. Metodologjia e punës shkencore kërkimore në fushën e ekonomisë është epërqendruar në spektrin e metodave dhe të qasjeve, me qëllim të operacionalizimit tëçështjeve, si segmente që mund të gjurmohen dhe të efektuohen në rezultate dobiprurëse,përvetësimi i metodologjisë në mënyrë të mirëfilltë, është një paraprijëse dhe parakushtpër t’i vënë në spikamë ligjshmëritë, të cilat ndikojnë në zhvillim, në begatimin eindikatorëve kryesorë ekonomik, në ndikimin e ndryshimit të sjelljeve të prodhuesve, tëkonsumatorëve, të dhënësve të shërbimeve, siç janë bankierët, institucionet bankiere dheinstitucionet tjera financiare. Tërë zbatimi metodologjik me të gjitha lehtësirat dhespecifikat e veta teknike e metodike, është i ndërlidhur me ngritjen, zgjerimin dhestabilizimin e qenjes njerëzore në përgjithësi. Qëllimi i punës shkencore kërkimore në ekonomi nuk është vetëm njohja dhekonfirmimi i së vërtetës, i ligjshmërive, i lidhjeve dhe i ndërvarësive, por parësore ështëqë të ndikohet në ndryshimin e tyre, në të mirë të përmirësimit të gjendjes dhe tëndërtimit të perspektivave të qëndrueshme. Së këndejmi, metodologjia e punësshkencore kërkimore i hulumton, i trason, i sistemon kahet, metodat, qasjet e kërkimeve,16
  17. 17. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREpër të qenë në gjendje hulumtuesi të jap përgjigje në pyetjet thelbore nëfushëveprimtarinë e tij shkencore kërkimore. Duhet pasur të qartë se metodologjia e njërës shkencë nuk është identike meshkencën tjetër. Kështu, edhe metodologjia e punës shkencore kërkimore në ekonominuk është plotësisht e njëjtë me metodologjitë kërkimore në disiplinat e tjera shkencore.Megjithëkëtë, nuk duhet të kuptohet se në mes metodologjive shkencore kërkimoreekziston ndasi e plotë. Përkundrazi, ekzistojnë parime, qasje dhe metoda të përbashkëta,të cilat adaptohen nëpër lëmenj të caktuar shkencorë, për shkak të specifikave dhe tëdallimeve që ekzistojnë në përmbajtje, në madhësi dhe në procedurat teknike. Në përgjithësi, metodologjia e punës shkencore kërkimore merr hov të madh paranja 30 – 50 vjetësh. Nevoja e hulumtimit të shkencës për shkencën krijon një ambient tëri, më gjithëpërfshirës në biznes, por edhe në disiplinat tjera shkencore. Metodologjinë epunës shkencore kërkimore e avancojnë shumë faktorë, siç janë: 1. metodat bashkëkohore shkencore ku radhiten: metodat matematikore-statistikore, modelet matematikore, metoda e simulimit, metodat e kibernetike, metodat e informacioneve, të cilat ndikojnë në përsosshmërinë e metodologjive dhe në rolin, rëndësinë dhe në efektivitetin e tyre. 2. kërkimet fundamentale, aplikative dhe zhvillimore, në basenin e pafund akumulues shkencor, determinojnë dituri të reja, por edhe disiplina të reja shkencore, që janë në favor të zhvillimeve të mirëqenies njerëzore. 3. mundësitë reale të organizimit, të eksperimenteve, të planifikimit dhe të financimit të shkencës, kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e metodave bashkëkohore shkencore kërkimore, madje edhe në metodologjinë dhe teknologjinë e hartimit të veprave shkencore dhe të atyre profesionale. 4. të arriturat pozitive në sferën e automatizimit, të robotizimit, të kompjuterizimit, të teorisë së sistemeve, të sistemeve të informacioneve, kanë mundësuar optimalizimin e zbatimit të njohurive shkencore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e zbatueshme dhe jep rezultate,nëse me të shërben personeli i profileve të shkencëtarëve, të cilët kanë talent, përkushtim,energji, përvojë dhe sakrifikim të shquar të kohës dhe të pjesëve tjera të komoditetit nëjetë. Hulumtuesit duhet ta kenë edhe përgatitjen akademike në nivel të duhur. Ndërkaq,profesionistët, ekspertët po ashtu, duhet t’i kenë atributet e sipërcekura, por jo nëmënyrën aq strikte dhe rigoroze. Bransha e tyre e justifikon punën me përvojë të gjatë,me qartësi dhe rutinë të arritur në hartimin e materialeve, të veprave profesionale. Vendet e zhvilluara i japin rëndësi të posaçme individëve dhe stafeve shkencorekërkimore, ushtruesve të punëve shkencore dhe profesionale. Bie fjala, në SHBA, sipasdisa të dhënave, në çdo 10 vjet dyfishohet numri i kërkuesve shkencorë e profesional,ndërsa në Evropën Perëndimore, kjo ndodh në çdo 15 vjet. 17
  18. 18. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREI.10. Diferencimi i shkencave Në kuadër të klasifikimit të shkencave vehen në pah këto çështje: 1. të kuptuarit e diferencimit të shkencave, 2. parimet themelore të diferencimit të shkencave, 3. struktura e shkencës sipas sektorëve dhe fushave, dhe, 4. teknologjia si specifikë e artikulimit të shkencave. Të kuptuarit e diferencimit të shkencave e ka domethënien e llojeve, tëndarjes sistematike të lëndëve (objekteve), madje të dukurive dhe të proceseve nëpërpunim, në lloje dhe në tipe të detajizuara. Me këtë nënkuptohet se diferencimi(klasifikimi) i shkencave paraqet zbulimin e lidhjeve interaktive në mes segmenteve tëtyre, në bazë të parimeve të caktuara dhe lidhjeve të tyre të ndërsjella. Diferencimi ishkencave ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Në aspektin e vështrimit historik të shkencave dhe klasifikimit të tyre, dallohentri faza kryesore të zhvillimit. Këto janë: 1. faza e parë karakterizohet me shkencat e përbashkëta (unike). Kjo fazë përfshinë antikën dhe shekujt e hershëm mesjetar. Në atë periudhë relativisht të gjatë shkenca nuk ishte e diferencuar, sepse atëherë filozofia konsiderohej shkencë e vetme. Ajo kishte tretmanin e “shkencave mbi shkencat”, ngase përfshinte të gjitha dituritë njerëzore për natyrën, shoqërinë dhe për mendimin (Kedrov, v.c.RZ, 78). 2. faza e dytë karakterizohet me fillimin e intensifikimit të diferencimit të shkencave. Kjo fazë përfshinë periudhën nga shekulli XV deri në shekullin e XVIII-të. Nga shkenca e tërësishme dhe e vetme – filozofia, ndahen shkencat speciale: së pari matematika, mekanika, astronomia dhe më pastaj: fizika, kimia, biologjia, gjeologjia, sociologjia, psikologjia, ekonomia, shkencat juridike etj. 3. ndërkaq, në fazën e tretë, e cila fillon që nga shekulli XIX, bëhet diferencimi më i detajizuar, por njëkohësisht edhe integrimi i disa disiplinave në fushat shkencore. Në këtë mënyrë, krijohen sistemet shkencore. Klasifikimi i tillë përcillet me procesin e ndërlidhshmërisë në mes veti. Diferencimi i shkencave, përveç rëndësisë teorike, rol të veçantë ka edhe nërrafshin praktik. Roli përfshihet në: 1. organizimin optimal të rrjetit të organizatave mësimore shkencore, si dhe të organizatave shkencore kërkimore; 2. planifikimin dhe realizimin e detyrave dhe të projekteve shkencore kërkimore; 3. kooperimin dhe koordinimin e hulumtuesve të specializimeve të ndryshme; 4. publikimin (botimin) e edicioneve të specializuara, si bie fjala: enciklopeditë, monografitë, tekstet shkollore, universitare, përmbledhje punimesh, revista shkencore periodike etj; 5. arsimimin e specialistëve, trajnimin dhe aftësimin, si dhe perfeksionimin e individëve dhe të stafeve shkencore e profesionale.18
  19. 19. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREKlasifikimi i shkencave ka mbështetje në parime themelore, si më poshtë: ▼ Nga aspekti gnoseologjik, diferencimi i shkencave mund të jetë: 1. objektiv (kur lidhja në mes të shkencës, deri vonë nga objekti i kërkimit dhe, 2. subjektiv (kur për themel të diferencimit të shkencave merren veçoritë e subjektit. ▼ Nga aspekti metodologjik, klasifikimi (diferencimi) i shkencave mund të jetë: 1. sipas parimit të koordinimit (kur lidhjet në mes shkencës përfshihen si të jashtme, prandaj sipas këtij diferencimi, te disa shkenca ekzistojnë dallime dhe kufij të theksuar dhe të ashpër). 2. sipas parimit të subordinimit (lidhjet në mes të disa shkencave trajtohen si të brendshme, organike. Kjo lidhshmëri shpreh lidhjet e ndërsjella të shkencave dhe krijimin e një shkence nga tjetra. Me këtë shkencat radhiten dhe klasifikohen prej të thjeshtës deri tek e ndërlikuara; nga e ulta deri te e larta. 3. sipas parimit të qasjes strukturale, vështrohet: 1) qasja horizontale (që mundëson vështrimin e radhitjes, rangimit të shkencave që i përgjigjen shkallës së ndërlikueshmërisë së objektit të shkencës) dhe, 2) qasja vertikale (që i vënë në pah elementet e shkencës, me të cilat është arritur nëpërmjet procesit deri te njohja e objektit). Sistem adekuat i diferencimit të shkencave mund të fitohet, ndërtohet vetëm nëqasjen e përbashkët horizontale dhe vertikale. Zhvillimi i ekonomisë, i teknikës dhe i teknologjisë, i shoqërisë në përgjithësi, kakushtëzuar edhe strukturimin e shkencave sipas sektorëve dhe fushave. Po ashtu,avancimi i teknologjive mundëson zbërthime dhe detajizime të shumta nëpër lëmenj,veprimtari dhe degë ekonomike. 19
  20. 20. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII. METODAT SHKENCORE KËRKIMOREII.1. Nocioni i metodës Meqenëse ekzistojnë fusha të gjera ku mund të bëhen hulumtime shkencore, për të arritur suksese dhe për të zbardhur probleme të përgjithshme, zbatohen lloje të caktuara të metodave. Është e rëndësishme se tash janë të njohura lloje të shumta të metodave, prandaj mund të bëhet zgjedhja e tyre në mënyrë adekuate, për disiplinat e ndryshme shkencore. Metoda e ka prejardhjen nga greqishtja: methodos=rrugë, mënyrë e kërkimit, qëdo të thotë qasje e planifikuar e hulumtimit të ndonjë dukurie, përkatësisht mënyra epunës për realizimin e ndonjë qëllimi në filozofi, në shkencë, në politikë, ose në ndonjëfushë praktike. Termi metodë zbatohet në dy kuptime e që të dyja mund të kryqëzohen. Njërikuptim e ka domethënien e modeli të gatshëm, të procedurës, të skenës, renditjes, sipassë cilës zhvillohet një veprimtari praktike, si bie fjala metodat prodhuese në industri, nëagroteknikë, në ndërtimtari, metodat e lojërave, të mësimit, ligjërimit, të krijimtarisëartistike, të aktiviteteve politike etj. Në kuptimin tjetër, metodë do të thotë qasje ekuptimit të zbatuar, me qëllim që sa më lehtë dhe sa më saktë të zbulohen dhe tëpërpunohen sistematikisht faktet shkencore, të dhënat dhe informacionet (metodatshkencore). Metodat në shkencë kanë domethënien e mënyrës së kërkimeve (të sendeve apotë dukurive) të cilat shkenca i hulumton. Metoda shkencore është grumbull i qasjeve të ndryshme, të cilat shkenca ishfrytëzon në punën shkencore kërkimore, me qëllim të gjurmimit, por edhe tëpromovimit të rezultateve të kërkimeve në fusha të caktuara shkencore, në lëmenjshkencorë ose në disiplina shkencore. Metodë shkencore quhet edhe çdo mënyrë ekërkimeve shkencore, me të cilat sigurohen dhe vjelën dituritë e sigurta, të rregulura tësistemuara dhe të sakta.20
  21. 21. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.2. Veçoritë themelore të metodave Veçoritë themelore të shkencës, përkatësisht të metodave shkencore, me të cilat hulumtohen dhe zbulohen njohuritë shkencore janë: - objektivitetit, - besueshmëria, - preciziteti, - sistemimi dhe, - tërësia Objektiviteti është veçoria elementare në përgjithësi në shkencë, por edhe nëmetodat shkencore kërkimore. Objektiviteti paraqet pa anshmëri, neutralitet dhe raport tëdrejtë ndaj dukurisë së caktuar, lëndës ose objektit, që ekziston pavarësisht nga subjekti,vështrimit dhe mendimit të tij. Përveç kësaj, objektiviteti përmban të drejtën objektive,që to të thotë se njohuria, dituria përmban të vërtetën ashtu siç është. Për këtë arsye, kjokonditë e metodave, para hulumtuesve shtron kërkesën që në mënyrë të plotë dhe tëpandërprerë të jetë i informuar me të gjitha të dhënat relevante që kanë të bëjnë melëndën, objektin kërkimor. Besueshmëria e ka domethënien që hulumtuesi të jetë në gjendje që çdoprocedurë, qasje, qëndrim, konkludim ta justifikojë, me fakte në çdo kohë dhe në çdomjedis. Precizitetit është, po ashtu, një parim i metodave shkencore dhe me këtënënkuptohet se parimi i precizitetit të metodave shkencore është në lidhje të ngushtë meparimet e objektivitetit dhe të besueshmërisë (të validitetit), sepse njëri parim supozontjetrin, ndërsa tjetri e kushtëzon parimin e tretë dhe e kundërta, i treti mund ta kushtëzojëtë dytin e kështu me radhë. Pothuaj në të gjithë lëmenjtë shkencorë transparencë e dukshme i jepetpërcaktimit të saktë dhe rëndësisë së shfrytëzimit të nocioneve shkencore. Në këtëmënyrë, të gjitha fazat e punës shkencore kërkimore duhet të artikulohen me precizitet tëplotë. Kjo do të thotë se me rastin e hartimit të projektit të caktuar kërkimor, është enevojshme të respektohen me përpikëri këto veprime operacionale: - problemi, çështja shkencore të vrojtohet me rregull dhe të përkufizohet me precizitet; - me precizitet të grumbullohen, të rregullohen, të sistemohen dhe të strukturohen të dhënat dhe informacionet; - me precizitet të identifikohet struktura e punës; - me precizitet të citohen dhe shfrytëzohen njohuritë, burimet e të tjerëve, të huaja; - me precizitet të përfillen dhe përpunohen, të mbarështrohen materiet stilistike linguistike, si dhe terminologjike në veprën e hartuar. 21
  22. 22. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Po që se nuk respektohen dhe nuk përfillen me përpikëri parimet e precizitetit,atëherë në përpunimin e rezultateve të punës shkencore kërkimore, duke përdorur metodafilozofike, logjike, teknike etj, arritjet rezultative do të jenë të zbehta ose të devalvuaraplotësisht. Preciziteti, ndërkaq, nuk është parim absolut dhe ky relativitet vjen në shprehjeposaçërisht te lëmenjtë e shkencave shoqërore-humanitare, ku nuk gjene implementim tëmjaftueshëm, ndërsa te shkencat teknike, ekzakte, preciziteti është parim me veçoriabsolute. Përkundër shkallës më të ulët të precizitetit, edhe te shkencat shoqërorehumanitare, pra, te shkencat ekonomike dhe varësisht nga njohuritë dhe stili ihulumtuesve rezultatet e fituara të punës shkencore kërkimore mund të jenë dhe janëprecize, të përkufizuara dhe plotësisht konkrete. Sistemimi e ka kuptimin e sistemeve, mbështetjen në teorinë e sistemeve. Kjo dotë thotë se të gjithë elementet siç janë sendet, dukuritë, nocionet si dhe raportet në natyrëdhe në shoqëri, të cilat i shqyrton hulumtuesi, duhet të jenë të lidhura në mes veti nëmënyrë funksionale në një sistem, ku karakterizohen me qëllime të caktuara dhe melidhjet e sërishme prapavajtëse, si kusht i ekzistimit dhe i funksionimit të tërësisë. Tërësia nënkupton të dhëna se shkenca përbëhet nga një numër i vogël apo më imadh i nocioneve të përgjithshme dhe të gjeneralizuara. Do të thotë se edhe metodat epunës shkencore kërkimore duhet të mundësojnë zbulimet, kërkimet e veçorive tëpërgjithshme të dukurive, të marrëdhënieve, të veçorive elementare të përbashkëta, tëdukurive të caktuara dhe të raporteve që përsëriten, orientohen në zbulimin eligjshmërive, të tendencave dhe të njohurive shkencore.II.3. Qasjet e metodave Me zhvillimin e shkencës vjen deri te degëzimi i saj nëpër të gjithë lëmenjtë. Degëzimi ka të bëj me: - metodat shkencore në kuptimin e gjerë logjik dhe, - metodat shkencore në kuptimin e ngushtë teknik. Metodat në kuptimin e gjerë logjik shërbejnë në qasjet e veçanta dhe specifikenëpër lëmenj të caktuar shkencorë. Faktikisht këto janë metoda shkencore në kuptimin engushtë teknik. Qasjet me të cilat arrihet deri te vjelja e diturisë e që paraqesin bazat mëtë gjera të metodave shkencore, janë: 1. vëzhgimi, 2. eksperimenti dhe, 3. konkluzioni. Mund të thuhet se metoda nuk është asgjë tjetër, përveç aplikim i teorisë, sepseçdo teori nëpërmjet qasjeve të caktuara mund të shndërrohet në metodë. Logjika (greqisht “logos” = kuptim, mendim, gjykim, përkatësisht shkenca përparimet e të menduarit, është në funksion të metodave dhe të qasjeve.22
  23. 23. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.4. Aspektet e vështrimit të metodologjisë Ndërkaq, metodologjia është shkencë e metodave shkencore kërkimore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore mund të vështrohet nga tri aspekte: 1. teorik, 2. teknik, dhe, 3. organizativ. Aspekti teorik. - Ky aspekt ka të bëjë me detyrën themelore të metodologjisë, qëështë teori e punës shkencore kërkimore, për të përçuar, mbartur kritikën logjikoepistemologjike në veprën shkencore, me të gjitha elementet teorike dhe teknike. Mekëte nënkuptohet hulumtimi i strukturës logjike të ligjshmërive, hipotezat, teoritë, faktetshkencore, njohuritë, zbulimet, shpikjet, stili, gjuha, terminologjia e tjerë. Aspekti teknik.-Metodologjia nga aspekti teknik përfshinë qasjet e grumbullimit,të vëzhgimit, të rregullimit, të eksperimentimit dhe të matjës së saktë të të dhënave, meçka mund të krijohen kushte optimale, me të cilat mund të përdorën njohuritë,informacionet, të dhënat. Aspekti organizativ.- Metodologjia nga aspekti organizativ ka rëndësi dhedetyrë të rëndësishme, që ka të bëjë me sigurimin e teknologjisë racionale në punënshkencore kërkimore.II.5. Qasjet e klasifikimkit të metodave Metoda nuk është sinonim i metodikës, ngase metodika është disiplinë e veçantë pedagogjike. Sa i përket klasifikimit të metodave shkencore kërkimore, ekzistojnë qasje të ndryshme, varësisht nga autorët që i trajtojnë këto çështje. Metodat tradicionale të punës shkencore kërkimore veçohen në (VÇ, 39-44): a) metoda teknike dhe, b) metoda logjike. Metodat teknike iu takojnë, përkasin tipeve të metodave të vëzhgimit, tëeksperimentimit, të numërimit, të matjeve e tjerë. Nëpërmjet tyre sigurohen kushtenormale për të arritur deri te të dhënat shkencore përdoruese. Këto e kanë rolin erëndësisë plotësuese dhe varirojnë nga një shkencë në tjetrën. Metodat logjike iu përkasin të dhënave shkencore të përpunuara, të sublimuaranë konkluzione, si dhe në ndërtimin e teorive dhe të strukturave. Këto i përcaktojnëkushtet nëpërmjet të cilave mund të njihet e vërteta shkencore. Kanë rëndësi në lëndënthemelore të metodologjisë. 23
  24. 24. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.6. Llojet e metodave Ndërkaq, metodat shkencore, përkundër radhitjeve që i bëjnë autorët e ndryshëm, klasifikohen kështu: 1.Metoda e analizës, 2.Metoda e sintezës, 3.Metoda e abstraksionit, 4. Metoda e konkretizimit, 5. Metoda e gjeneralizimit, 6. Metoda e specializimit, 7. Metoda e induksionit, 8. Metoda deduktive, 9. Metoda e modelimit, 10. Metoda e klasifikimit, 11. Metoda komparative (e krahasimit), 12. Metoda historike, 13. Metoda e tipeve ideale, 14. Metodat matematikore, 15. Metodat statistikore, 16. Metoda e studimit të rasteve, 17. Metoda e hulumtimit, 18. Metoda e deskripcionit, 19. Metoda e kompilacionit, 20. Metoda e vëzhgimit, 21. Metoda kibernetike, 22. Metoda eksperimentale, 23. Metoda dialektike, 24. Metoda gjenetike, 25. Teoria e sistemit si metodë, 26. Metoda aksiometrike, 27. Metoda empirike, 28. Metoda e mozaikut, 29. Metoda e numërimit, 30. Metoda e matjeve, 31. Metoda e analizës së përmbajtjeve.II.6.1. Metoda e analizësM etoda e analizës e ka kuptimin e zbërthimit të elementeve krijuese, të mendimeve, të kreirimit (gr. Analyo = zbërthim).Ekzistojnë lloje të shumta të analizave: a) sipas funksionit gnoseologjik – njohurisë (deskriptive, eksplikative), b) sipas ndërlikueshmërisë (elementare, kauzale, funksionale),24
  25. 25. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE c) sipas shkallës së konkretizimit (materiale ose objektive, ideale ose subjektive), d) sipas lëndës së qëllimit të analizës (strukturore, komparative, gjenetike), e) sipas lëmit shkencor (ekonomik, kualitativ, kuantitativ, makroekonomik, mikroekonomik). Në saje të zbërthimit të mësipërm, në kuptimin e gjerë, gjirhëpërfshirës, metoda eanalizës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetës nëpërmjetzbërthimit të krijimeve mendore të ndërlikuara (kuptimet, gjykimet, konkluzionet) nëelemente më të thjeshta dhe në pjesë përbërëse të çdo vepre kërkimore, si dhe pjesëve qëkanë lidhshmëri me njëra tjetrën. Analiza është qasje: - e të menduarit në procedurën nga e veçanta kah e përgjithshmja; - e ekzekutimit të teoremave si dhe të aksiomave sipas rregullave të konfirmuara; - analiza është proces i reduktimit të jo të njëjtave sende në njëjtësinë më të madhe; - analiza është avancim nga e ndërlikuara te e thjeshta. Janë të njohura lloje të shumta të analizave, siç e pamë më sipër.Sipas funksionit gnoseologjik, ekzistojnë dy lloje të analizave: 1. deskriptive, kur përshkruhen elementet e ndonjë tërësie dhe, 2. eksplikative, kur bëhen përpjekje të shpjegohet tërësia e caktuar në bazë të pjesëve të saj.Sipas ndërlikueshmërisë analiza mund të klasifikohet në: 1. elementare, në të cilën gjurmohet për elementet që e përbëjnë tërësinë; 2. kauzale, në të cilën vërtetohen lidhjet e shkak-pasojave; 3. funksionale, në të cilën hulumtohen funksionet e elementeve që e përbëjnë strukturën e tërësisë së dukurisë.Sipas qëllimit, kaheve, analizat mund të jenë: 1. Strukturore, kur vërtetohet struktura e dukurisë, e lëndës ose e ngjarjes; 2. Gjenetike, kur bëhen përpjekje për kërkim të zhvillimit të lëndës; 3. Komparative, kur vështrohen raportet e njërës dukuri kundrejt tjetrës.Sipas lëmit shkencor, në të cilin zbatohen analizat, metodat mund të jenë: a) ekonomike, b) historike, c) matematike, ç) teknike, d) teknologjike, etj.Në kërkimet ekonomike implementohen posaçërisht këto analiza: 1. metoda e analizës kuantitative (sasiore), 25
  26. 26. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE 2. metoda e analizës kualitative (cilësore), 3. metoda e analizës makroekonomike dhe, 4. metoda e analizës mikroekonomike. Metoda e analizës kuantitative është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjetfaktorëve, fakteve dhe dukurive ekonomike të ndërmarra më parë me ndihmën enocioneve të ndryshme ekonomike, të sasive, të vëllimeve dhe të raporteve sasiore,madje të radhitjes përmbajtësore, për të shpjeguar përfundimisht veprimin kauzal dhe tërëndësishëm. Kjo do të thotë se faktet ekonomike, të dukurive ekonomike të përcaktohennë sasi të caktuara (treguesit vleror), që mund të krahasohen në mes veti dhe tëshpjegohen shkaktarët. Për shembull shpenzimet, veprimtaritë e ndërlidhura,grumbullimi i taksave, i tatimeve, përbërja strukturale e buxhetit etj. Metoda e analizës kualitative (cilësore) është qasje e kërkimit shkencornëpërmjet zbërthimit të karakteristikave, veçorive cilësore të faktorëve elementarëekonomik, proceseve dhe të raporteve, të cilët mundësojnë vrojtimin dhe përcaktimin eligjshmërive ekonomike dhe të vërtetën kërkimore. Shkencës ekonomike mund t’ipërcaktohen vetëm raportet në mes madhësive ekonomike, të cilat sipas natyrës që e kanëjanë kualitative, por që në mënyrë ekzakte nuk mund të maten. Në praktikë zbatim të gjerë ka metoda e analizës cilësore (kualitative), që nuk dotë thotë se më pak vlerë ka metoda kuantitative, e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të lihetpas dore. Faktikisht, këto të dyja kanë lidhshmëri në mes veti dhe njëra e kompensontjetrën me specifikat e veta. Metoda e analizës makroekonomike është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjetzbërthimit, operacionalizimit të madhësive globale ekonomike, të orientuara në studimine këtyre madhësive në ekonominë kombëtare, strukturimin e tyre, krahasimin dhepërcaktimin e lidhjeve funksionale. P.sh. madhësia e vëllimit dhe struktura e GDP-së, tëardhurave kombëtare, shpërndarja e tyre, kursimet, investimet, tregtia e jashtme(këmbimi tregtar, bilanci tregtar dhe i pagesave etj.). Metoda e analizës mikroekonomike është qasje analitike në kërkimetekonomike, në kahet e vërtetësive kuantitative, të kornizimit, të studimit dhe tëshpjegimit të formave të ndryshme, të subjekteve ekonomike (organizata, firma,korporata). P.sh. analiza e të hyrave, e shpenzimeve, e furnizimit, e shitjes, e pagave, einvestimeve etj. Është e nevojshme që metodat makroekonomike dhe ato mikroekonomike tëkombinohen në punën shkencore kërkimore, ngase njëra e plotëson tjetrën.II.6.2. Metoda e sintezësS inteza e ka kuptimin e përbërjes, të lidhjeve, të grumbullimit. Rrjedhë nga fjala greke: synthesys = përbërje. Ka kahe të kundërt me analizën. Nga pjesët analitike përbëhet sinteza. Nëpërmjet sintezës krijohet:26
  27. 27. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE - lidhja e kreirimeve dhe të mendimeve të thjeshta në tërësi të komplikuar, ose siçthonë disa autorë: të komplikuar, më të komplikuar, edhe më tepër të komplikuar; - lidhja e elementeve të fituara nga analiza; - veprimtaria e subjektit rrjedhë nga e thjeshta kah më e ndërlikuara, gjithnjë në njëtërësi më të komplikuar. Metoda e sintezës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetësnëpërmjet lidhjes, përbërjes nga kreirimet e të menduarit të shkoqitur në tërësi më tëndërlikuara, gjithnjë më të komplikuara, duke artikuluar elementet, dukuritë, raportet nëtërësi të përbashkët, në të cilën pjesët ndërlidhen në mënyrë të ndërsjellë. Mund të konkludohet se rëndësia e analizës identifikohet në fazat e studimit tëlëndës. Ndërkaq, rëndësia e sintezës është e ndërlidhur me fazën e sublimimit tërezultateve kërkimore.II.6.3. Metoda e abstraksionitA bstraksion do të thotë ndarje kuptimi e një karakteristike, veçorie, të asaj që studiohet dhe vëzhgohet, ndërsa lehen anash karakteristikat tjera. Pra,abstraksioni ka domethënien e ndarjes së qenësores nga jo qenësorja.Nëpërmjet metodës së abstraksionit vjen në shprehje: - gjenialiteti i kërkuesve (hulumtuesve), nëpërmjet aftësisë së tyre të abstraksionit (p.sh. “raportet në mes të mallrave janë raporte në mes të njerëzve”); - dallimi nga analiza, sepse në mënyrë të përhershme ndanë, veçon vetëm disa karakteristika ose cilësi; - në shkencat natyrore – për ndarje shfrytëzohet eksperimenti (ku hudhen gjërat e parëndësishme), ndërsa në shkencat shoqërore vehet në pah abstraksioni i të menduarit. Abstraksioni si qasje e veçantë e të menduarit dhe të kuptuarit zbatohet në tëgjitha metodat shkencore, me të cilat hulumtohen lëndët, nëse ato kanë të bëjnë mendarjen e veçorive të caktuara (p.sh. të përgjithshme, të posaçme, të imtësuara, tërastësishme, etj.).II.6.4. Metoda e konkretizimitK onkretizimi është e kundërta e abstraksionit. Në vete përmban përcaktimin e diçkaje të përgjithshme me karakteristika të veçanta (p.sh. prodhimi është kuptim i përgjithshëm, të cilin kur e konkretizojmë ja shtojmë prepozicionet -masiv, serik, industrial, bujqësor, i duhanit, grafik, i filmit etj.). Konkretizimi mund të jetë dysh si më poshtë: 1. të kuptuarit (qartësuarit) të bashkimit: e përgjithshmja – abstrakte në të veçantë dhe individuale. 27
  28. 28. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE 2. të kuptuarit (qartësuarit) e bashkimit – unitetit të veçantës abstrakte me të përgjithshmen në çdo lëndë ose dukuri. Konkretizimi, si qasje e veçantë metodike, faktikisht është sinteza e tëpërgjithshmes abstrakte me të veçantën dhe individualen ose abstraksionit të veçantë metë përgjithshmen. Abstraksioni dhe konkretizimi më së shpeshti në punën shkencore kërkimorezbatohen si qasje të ndërlidhura në mes veti. Në njëfarë dore mund të thuhet se nëaspektin praktik, fjala është për një metodë të përbashkët.II.6. 5. Metoda e gjeneralizimit (përgjithësimit)G jeneralizim do të thotë qasje e përgjithësimit, përkatësisht qasje e kuptimit, me të cilën nga një kuptimi i veçantë kalohet në tjetrin, në të përgjithësuar. Sipas këtyre qasjeve, mund të konstatohet se: - problemi është çështje e ekzistimit të dukurisë dhe të lidhjeve, ndonëse shpeshherë gjeneralizimet janë të gabueshme, - gjeneralizimet nuk japin gjithmonë vlerësime autentike (p.sh. automobilat i kanë katër rrotë, që është gjeneralizim, pasi që në rastet tjera mund t’i kenë tri, tetë ose maunat njëzetë rrotë, etj.) Metoda e gjeneralizimit është qasje e të kuptuarit të përgjithshmërisë, me çka njëkuptim i veçantë vjen deri te përgjithësimi, gjeneralizimi. Në bazë të vrojtimeve të ndara,të veçanta, ekzekutohen, definohen përfundimet (konkluzionet) e përgjithshme, të cilatdo të jenë reale vetëm në rastet kur mbështetjen e kanë në fakte të vërtetuara, tëkonfirmuara.II.6.6. Metoda e specializimitS pecializimi e ka domethënien që nga kuptimi i përgjithshëm, fitohet kuptimi i ri, (nga fjala fakultet përfshihet lëmi i caktuar i specializuar: fakulteti ekonomik,fakulteti juridik, fakulteti i elektroteknikës, etj.). Metoda e specializimit është qasje e një kuptimi të veçantë, sipas të cilit nga epërgjithshmja nxjerren kuptime të reja, që mund të konsiderohen të ngushta, tëreduktuara nga vëllimi, por të begata për nga përmbajtja. Metoda e specializimit bazohet në metodat analitiko-sintetike dhe në metodatabstrakte dhe të konkretizimit. Metoda e gjeneralizimit dhe e specializimit përbëjnë tërësi të vërtetë, sikurseelementet e përgjithshme dhe të veçanta përbëjnë unitet të caktuar në lëndën konkretereale, si bie fjala në sende, dukuri, nocione, ligje, teori dhe në njohuri.28
  29. 29. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.6.7. Metoda induktiveM etoda induktive përmban mënyrën e konkluzionit, me qëllim të zbulimit, ose të konfirmimit të së vërtetës. Konkluza induktive bazamentin e ka te e veçanta për të arritur deri te e përgjithshmja. Në bazë të dukurive konkludohet se dukuritëe ngjashme, të cilat ende nuk janë hulumtuar, do të kenë karakteristikat, vetitë e njëjta(p.sh. prognozimi në bazë të analizës së regresionit është shembull tipik i induksionit). Metoda induktive është mënyrë e zbatimit të konkluzioneve sistematike, ku nëmbështetje të fakteve të ndara dhe të posaçme vjen deri te konkluzioni për gjykim tëpërgjithshëm, nga vrojtimi i rasteve konkrete të veçuara, si dhe të fakteve arrihet deri tekonkluzionet e përgjithshme. Mënyra induktive e të konkluduarit ka rëndësi të madhe në shkencë, sepse mekëtë mundësohet që nga njohuritë dhe faktet e veçanta, vjen deri te përgjithësimi dheformësimi i ligjshmërive, përkatësisht deri te dituritë për fakte dhe ligjshmëri të reja. Në mes induksionit si metodë dhe induksionit si mënyrë e konkludimit duhet tëvërehen diferencat. Disa autorë janë të mendimit se nuk ka dallime. Faktikisht, nuk kametoda induktive, pa konkluzione induktive. Mirëpo, e kundërta e kësaj nuk ka vlerë,ngase nuk ekziston. Ekzistojnë induksione të llojllojshme, ndërsa më të rëndësishmet janë: 1. induksioni i plotë, 2. induksioni jo i plotë, 3. induksioni prediktiv, 4. induksioni analogjik, 5. induksioni universal, 6. induksioni kauzal. Induksioni i plotë karakterizohet me faktin se bazohet në numërimin e plotë të tëgjitha fakteve të veçanta. Në praktikë rrallëherë implementohet. Induksioni jo i plotë krijon konkluzione në bazë të një numri të kufizuar tëdukurive të veçanta, të cilat janë të zbatueshme në fakte të tjera të llojit të njëjtë. Induksioni prediktiv paraqet procesin e të menduarit që zhvillohet nëpërmjet njëklase në tjetrën dhe konkludimi bazohet në ngjashmërinë e klasave. Induksioni analogjik bazohet në konkludimin nëpërmjet analogjisë, krahasimit,me çka nënkuptohet se mendimi lëviz prej një shembulli në tjetrin, nga një rast i veçantënë rast tjetër të veçantë. Induksioni universal është qasja e të menduarit që zhvillohet nga klasaekzemplare në klasën universale. 29
  30. 30. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Induksioni kauzal ka të bëjë me supozimet për zbatimin e metodave induktive,siç janë vëzhgimi dhe eksperimenti. Mirëpo, për të siguruar vërtetësinë kauzale - tëpasojave, nevojitet implementimi i metodave të ndryshme. Metoda të tilla ka formuluarF. Bacon (në shek. XVI) të cilat më pastaj në shekullin e XIX-të i ka përpunuar J. S.Mill. Sipas tyre dallohen pesë metoda induktive. Këto janë: 1. metoda e pajtueshmërisë, 2. metoda e diferencave (dallimeve), 3. metoda e kombinuar (e pajtimeve dhe e diferencave), 4. metoda e mbetjes, 5. metoda e ndryshimeve përcjellëse (ndjekëse). Në përgjithësi metoda induktive ka mbështetje në metodat: të vëzhgimit, tëeksperimentit, të numërimit, të matjes, të cilat konsiderohen metoda ndihmëseinduktive. Në metodat ndihmëse bëjnë pjesë edhe metodat statistikore (mesatarjamatematikore, mesatarja harmonike, mediana, moda, analiza regresive). Në realitet,metodat në fjalë janë metoda të veçanta dhe ndihmëse të metodës induktive.II.6.8. Metoda deduktiveM etoda deduktive është qasje e kundërt nga metoda induktive, d.m.th. kemi të bëjmë me veprime nga e përgjithshmja kah konkretja, e veçanta. Metoda deduktive bazohet në qëndrime të përgjithshme dhe më së shpeshti përbëhet ngaverifikimi i vlerës së përgjithshme: ajo që vlen në përgjithësi, vlen edhe në një rast tëveçantë, të caktuar. Metoda deduktive është zbatim sistematik dhe i denjë i mënyrës deduktive tëkonkludimit, nga qëndrimet e përgjithshme kalohet në të veçanta; nga konstatimet epërgjithshme arrihet deri te konkluzionet e veçanta konkrete; nga shumë verifikimepërkufizohet ndonjë verifikim i ri i cili rezulton nga vërtetësitë paraprake. Në shkencëkëto lloje të konkluzioneve kanë rëndësi të madhe, sepse në bazë të gjykimeve tëpërgjithshme, të raporteve dhe të veçorive logjike, mundësohen përkufizimet egjykimeve të veçanta, konkluzionet e veçanta, verifikimet dhe vërtetësitë e veçanta,përkatësisht zbulohen dhe arrihen njohuri për të vërtetuar dhe pasqyruar fakte të reja,ligjshmëri të reja dhe të vërteta shkencore të reja. Deduksioni gjithmonë supozon njohjen e qëndrimeve të përgjithshme, tëparimeve, posedimin e njohurive të përgjithshme, në bazë të të cilave kuptohet ajo qëështë e veçantë, njohuri të veçanta. Në deduksion më së shpeshti fillohet nga e vërteta epërgjithshme për të ardhur deri te njohuritë e veçanta, individuale. Elementet më të rëndësishme të metodës induktive janë: qëndrimet,metodaanalitike, metoda sintetike, metoda e abstraksionit, e gjeneralizimit dhe e specializimit. Metoda deduktive në kuptim të gjerë shërben në shkenca për çështje tëndryshme. Roli i kësaj metode është i përqendruar posaçërisht: 1. për shpjegimin e fakteve, faktorëve,30
  31. 31. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE 2. për parashikimin e ngjarjeve të ardhshme, 3. për zbulimin e fakteve dhe të ligjshmërive të reja, 4. për dëshmimin e tezave të shtruara, 5. për vërtetësinë e hipotezave, 6. për ligjërim shkencor. Forma e zhvilluar e metodës deduktive quhet metoda aksiomatike (eaksiomave), e cila bazohet në njohuritë ose në parimet (aksiomat), të cilat nuk mund tëvërtetohen, ose nuk imponojnë vërtetësi, ngase janë drejtpërdrejtë të qarta. Konkluzionet deduktive dhe metodat deduktive kanë rëndësi të posaçme nëpunën shkencore kërkimore, natyrisht, në kombinim me metodat tjera shkencore,veçanërisht në kibernetikë.II.6.9. Metoda e modelimitM etoda e modelimit paraqet procedurë kërkimore sistematike, nëpërmjet së cilës ndërtohet ndonjë model ideal ose i vërtetë, i cili ka dimensione për: 1. ndërrimin e lëndës që hulumtohet, 2. ndërrimin e lëndës e cila në një farë dore i përgjigjet modelit, 3. ndërrimin e objektit i cili ofron informacionet e caktuara për modelin. Metoda e modelimit i ka tri funksione, si më poshtë: 1. funksionin praktik – aplikativ, 2. funksionin demonstrues dhe, 3. funksionin shkencor kërkimor. Në funksionin e parë, modelet përdoren për zgjidhjen e problemeve praktikesidomos në shkenca teknike (p.sh. modelimi i pajisjeve). Në funksionin e dytë, modelet zbatohen posaçërisht për qëllime edukativoarsimore. Në funksionin e tretë, ndërkaq, modelet shfrytëzohen në punën shkencorekërkimore në të gjithë lëmenjtë shkencorë. Modelet janë të llojllojshme dhe mund të veçohen si vijon: 1. modeli i të vërtetës në idealen (modelet e kuptimit të sendeve reale); 2. modeli i konkretes në abstraksion (modelet abstrakte paraqesin çdo gjeneralizim të dukurive konkrete (p.sh, formulat matematikore); 3. modeli i ideales në reale (metodat reale paraqesin të gjitha ilustrimet dhe interpretimet e dukurive, të qëndrimeve, të funksioneve të vërteta dhe të algoritmeve në objektet audio-vizuele dhe fizike, në sisteme, në marrëdhënie); 4. modeli abstrakt në konkreten (modelet konkrete paraqesin të gjitha konkretizimet dhe specializimet e dukurive dhe të qëndrimeve abstrakte); 5. modelet e thjeshta (janë modelet, funksionet dhe struktura e të cilave janë relativisht të thjeshta, si p.sh. modeli i makinës së shkrimit); 31
  32. 32. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE 6. modelet e ndërlikuara (struktura dhe funksionet e modeleve të këtilla janë të ndërlikuara, p.sh. modeli i kompjuterëve, përkatësisht i hardverit); 7. modelet e strukturave (modelet që paraqesin strukturën e objekteve, përkatësisht origjinalin, p.sh. modelet e trupave gjeometrike); 8. modelet funksionale (paraqesin funksionet e origjinalit të sistemeve dinamike, p.sh. kibernetike, modelet e sjelljeve); 9. modelet e pjesërishme (modelet që paraqesin vetëm disa veti të origjinalit të objektit, p.sh. një pjesë të strukturës, ose të mënyrës së sjelljes së sistemeve); 10. modelet globale (paraqesin tërësinë e lëndës së origjinalit); 11. modelet analitike (përbëhen nga grumbulli i relacioneve analitike në formën e ekuacioneve dhe të jo ekuacioneve, me të cilat matematikisht modelohen modelet dinamike, ose sjelljet e sistemeve të përbëra dinamike); 12. modelet rrjetore dhe topologjike (në formë të skemave hapësinore paraqesin procese prodhuese e të tjerë); 13. modelet determinuese (modelet që kanë mënyra rigoroze të caktuara të funksionimit); 14. modelet statike dhe stohastike (modelet e rastësisë dhe të probabilitetit, si relacione të caktuara të probabilitetit). Metodat e modelimit janë relativisht të reja dhe nuk kanë traditë të gjatë, prandajende nuk janë të pranuara si metoda tradicionale. Karakteristikat gnoseologjike të këtyremetodave vërehen në ekzistimin e ngjashmërisë së modelit dhe të objektit, të cilin eprezanton ky model. Janë shumë të rëndësishme për shfrytëzim në teori dhe në praktikë.II.6.10. Metoda e klasifikimitK jo metodë fikson ndarjen e sendeve ose të kuptimeve. Me këtë vehet rend dhe rregull në masën e të dhënave të përziera, kaotike. Zbatohet me qëllim të trajtimit, artikulimit të analizës dhe të sintezës. Metoda e klasifikimit është e pranueshme në kuptimin gjithëpërfshirës. Kjo ka tëbëjë me: - diferencimin e shkencës nëpër lëmenj, sektorë, klasë etj.; - ndërmarrjet e vogla, të mesme, të mëdha; - veprimtaritë nëpër klasë, bashkësi, nënbashkësi etj.; - shpenzimet: fikse, variabile, sipas klasave, analitike, sintetike etj.; - e ardhura: të rregullta, të jashtëzakonshme, financiare; - vlerësimi i diturisë së studentëve (nota 5-10) etj. Metoda e klasifikimit është më e vjetra dhe më e thjeshta në cilësinë e metodësshkencore. Shkencat, faktikisht fillojnë me klasifikimin. Klasifikimi është ndarjesistematike dhe e plotë e kuptimeve të plota në kuptime të veçanta. Kështu kuptimi ishkencës klasifikohet në shkenca të veçanta dhe në shkenca universale.32
  33. 33. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.6.11. Metoda komparative (e krahasimit)M etoda komparative ka të bëjë me peshimin e elementeve krahasuese, veçoritë e përbashkëta, ose diferencat që i kanë dy ose më tepër dukuri, ngjarje, objekte,etj. Kjo metodë është e përhapur shumë, ndërkaq me përdorimin e sajmund të arrihet deri te konkluzionet e sakta, siç mund të ndodhë që konkluzionet të mosjenë të sakta.Me gjithë këtë, tash nëpërmjet kësaj metode zbardhen shumë shkenca, si bie fjala: - strukturat ekonomike komparative, - letërsia komparative, - antropologjia komparative. Nëse zgjerohemi në domethënien e kësaj metode, mund të kuptojmë se metodakomparative paraqet procedurë të krahasimit të faktorëve, të dukurive, të proceseve dhetë raporteve të njëjta, ose tepër të ngjashme, për t’i identifikuar ngjashmëritë midis tyre,si dhe diferencat në mes tyre. Krahasimi në mes dy sendeve, dy dukurive, dy ngjarjeve, bëhet me veprime tënjëpasnjëshme, ku së pari vërtetohen veçoritë e përbashkëta, madje të gjitha veçoritëdalluese, me të cilat vjen në shprehje dallimi në mes tyre. Krahasimi mund të bëhet edhekur është fjala për më shumë se dy dukuri, ngjarje apo sende. Në kahen e shqyrtimeve të ngjashmërive dhe të elementeve të njëjta, veçohen: 1. identifikimi i veçorive të caktuara të përbashkëta, ose të ngjashme të sendeve dhe të dukurive të njohura më herët, si dhe të sendeve dhe dukurive të reja, të cilat hulumtohen; 2. shtruarja e hipotezave themelore se sendi i ri ose dukuria e re ka veti të njëjta ose të ngjashme strukturore, formë, lidhje, procese, përkatësisht edhe sjellje; 3. vërtetësinë e hipotezave themelore të shtruara dhe të karakteristikave të një fushe të sendeve dhe të dukurive të reja; 4. krahasimi sistematik dhe sa më i plotë i dukurive dhe sendeve të njohura më herët dhe të dukurive dhe të sendeve të njohura rishtazi; 5. klasifikimi i dukurisë së re ose i llojit të ri të dukurive në sistemin e dukurive të gjera. Me zbatimin e kësaj metode mund të krahasohen aktivitetet e bizneseve dhe tërezultateve të korrura brenda periudhave të caktuara kohore të ndërmarrjeve të ndryshme,participimin e ndërmarrjes në degën përkatëse, madje krahasimin e treguesve kryesorënë mes vendeve të ndryshme (GDP, të ardhura nga turizmi etj.). 33
  34. 34. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREII.6.12. Metoda historikeM etoda historike ka fushëveprim më të gjerë sesa metoda komparative, ngase përfshinë raporte krahasuese (komparative) nëpër periudha kohore, ku bëhen analiza, zbardhje të fazave të zhvillimit, të niveleve zhvillimore e kështume rradhë. Njëkohësisht, aplikon dhe involvon analizën dhe sintezën, metodën induktive dhededuktive, si dhe veprime dhe qasje të ndryshme. Ndonëse në pamje të parë duket ethjeshtë, në realitet është metodë e komplikuar dhe komplekse. Metoda historike përcakton dhe identifikon ngjarjet, për të qenë në gjendje përdhënie të përgjigjeve në pyetjet: kur, ku, si, pse, dhe në çfarë rrethanash janë shënuarndodhitë, si dhe ç’është shkaku dhe pasoja e tyre. E metë e kësaj metode është se nëshumë raste nuk ekzistojnë materiale relevante, për shkak të mungesës së burimevefaktike. Metoda historike, përveç në shkenca tjera gjenë zbatim të gjerë edhe në ekonomi,në të cilën rikostruohen seri kohore shumëvjeçare për ecurinë dhe rrjedhën e indikatorëvetë ndryshëm, siç janë GDP, pagat, investimet, konsumi, indekset, struktura eproduktivitetit etj. Gjithmonë duhet të kihet parasysh se kjo metodë qasjet e veta i ka të mbështeturanë dokumente dhe në materiale të verifikuara, prandaj për këtë arsye vjen në shprehjesaktësia sa më e madhe për përshkrimin dhe analizën e ngjarjeve që kanë ndodhur. Në temerret në konsiderim kronologjia, zhvillimit, si dhe lidhjeve kauzale dhe të pasojave përobjektet që hulumtohen.II.6.13. Metoda e tipeve idealeK jo metodë fillimisht është lajmëruar në sociologji, sipas së cilës shkenctari Max Weber (1864-1920), e ka vënë në spikamë “tipin ideal” të ndonjë dukurie shoqërore. Në këtë mënyrë janë vënë themelet e metodës së përgjithshmetë tipeve ideale. Me tipin ideal nënkuptojmë modelin teorik abstrakt të llojeve të caktuaratë dukurive shoqërore, siç mund të jetë tipi i prodhimit (serik, masiv, special etj.), madjetipi i pushtetit (feudal, kapitalist, socialist etj.), tipi i ndonjë tërësie (mediteran, kosovar,alpet shqiptare etj.). Tipet ideale kanë shtrirje të gjerë në jetën e përditshme, ku mund tëdëgjojmë shprehje si “mik ideal”, “bashkëshort ideal”, “portier ideal”, etj. Sikurse çdo abstraksion tjetër, edhe kjo metodë, jo vetëm që lehtëson kërkimetshkencore që paraqet një kontribut pozitiv, por në raste të caktuara mund t’i shpiehulumtuesit deri te konkluzionet e shtrembëruara,. Kësisoji, është e nevojshme të kryhenpunët kërkimore në mënyrë sistematike, pa nguti të theksuar, ngase tipi ideal gjithmonëështë veçori mesatare (p.sh. paga mesatare, punëtori mesatar etj.). Te metoda e tipeve ideale mund të dallohen tri lloje të tipeve të dukurive: 1. tipete klasifikuara, 2. tipet ideale dhe, 3. tipet ekstreme.34
  35. 35. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Tipet e klasifikuara janë nocione të klasave, përkatësisht të logjikës klasore.Çdo tip i kuptimit klasifikimit klasifikues paraqet ndonjë dukuri të përgjithshme.Nocionet klasifikuese japin “vlerën mesatare” në përcaktimin e kuptimeve. Tipet ideale janë rezultat i izolimit dhe i shpalljes se veçorive të caktuara tëditurive. Këto janë nocione teoriko-konstruktive, të cilat sikurse abstraksionet, nuk kanëdhe nuk mund të kenë korelacione adekuate reale në të vërtetën natyrore dhe shoqërore. Tipet ekstreme janë tipe përfundimtare në një varg të caktuar të dukurive. Mundtë thuhet se janë kuptime fillestare dhe përfundimtare në dukuritë konkrete. Metoda në fjalë ka zbatim të kufizuar në punën shkencore kërkimore. Mund tëimplementohet në filozofi, politikologji, ekonomi etj.II.6.14. Metoda matematikoreM etoda matematikore është veçantë, e cila i shfrytëzon mjetet e caktuara, siç janë simbolet, funksionet, ekuacionet, matricat, lakoret etj. Qasjet e saj përfshijnë zbatimin e logjikës matematike, formulat matematikore,operacionet, pra, në përgjithësi mënyrat e konkluzioneve matematikore. Metoda matematikore është qasje sistematike shkencore që përfshinë mjetet esipërcekura, për të arritur deri te konkluzionet meritore në punën shkencore kërkimore. Kjo metodë mund të implementohet në të gjitha fushat shkencore dhe nëdisiplinat shkencore (në subdisiplinat). Me ndihmën e kësaj metode në mënyrë ekzaktepasqyrohen dhe shpjegohen ligjshmëritë e sendeve dhe të dukurive në natyrë, nëekonomi dhe në shoqëri. Në punën shkencore kërkimore kanë zbatim posaçërisht: 1. metodat ekonometrike, 2. metodat matematikore, 3. metodat e simulimitII.6.15. Metoda statistikoreN ë shek. XX metoda statistikore është bërë njëra nga metodat më të rëndësishme shkencore. Me të drejtë kjo metodë quhet metoda e përgjithshme shkencore, nga shkaku se tepër shpesh shfrytëzohet në punët shkencorekërkimore, në të gjithë lëmenjtë shkencorë, përkatësisht në të gjitha fushat dhe disiplinatshkencore. Te metoda statistikore ndeshemi në definicione të shumta. Në realitet, statistikaështë shkencë e metodave për hulumtimin e dukurive masive me ndihmën e kërkimevenumerike (RZ, 186). Metoda statistikore zhvillohet shumë shpejtë. Kështu formësohen llojet endryshme të metodave, që me përdorimin e kompjuterëve mund të zgjidhen në mënyrë 35
  36. 36. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREanalitike problemet e ndryshme. Kohëve të fundit janë zhvilluar metoda statistikoreaplikative të specializuara, të cilat implementohen nëpër disiplina të caktuara shkencore.Metoda të këtilla janë të pranishme gjerësisht, si bie fjala: metoda statistikore nëkërkimet ekonomike, metoda statistikore në këmbimin tregtar, metoda statistikore nëshkenca te mjekësisë, metoda statistikore në shkencat juridike e të ngjashme. Metoda statistikore ka mbështetjen në qasjet induktive – gjeneralizuese, që do tëthotë se në bazë të një numri të caktuar të elementeve të ndonjë bashkësie apo serie tëdukurive, si dhe të ngjarjeve, ekstraktohet konkluzioni i përgjithshëm për vlerat mesataretë vetive, për deviacionet nga mjedisi i vërtetë etj. në masë apo bashkësi të dukurive. Megjithëkëtë, metoda statistikore në mënyrë relative i vënë në pah vlerat ekzakte,rregullat dhe ligjshmëritë e dukurive masive. Prandaj, metoda statistikore i ka edhemangësitë e veta, të cilat shfaqen nëpërmjet: 1. njohurive kuantitative, sasiore të shprehura me numra, për të përcaktuar një dukuri; 2. paraqitjes së problemeve për mundësitë e njohurive dhe njohjen e të përgjithshmes në bazë të veçantës; 3. problemit të zbatimit të metodës së mostrës, për shkak të disa limiteve, pamundësive të kornizimit të mjaftueshëm, në mënyrë që: mostra duhet të jetë reprezentative; mostrat nuk zgjedhen sipas ndonjë parimi, por kryesisht nga rastësia. Përkundër këtyre mangësive dhe vështirësive, metoda statistikore paraqetmetodën më bazike në punën shkencore kërkimore. Roli i metodës statistikore nukqëndron vetëm në faktin e të përshkruarit të ngjarjeve, të dukurive dhe të sendeve, porme ndihmën e saj shpjegohen raportet e shkak pasojave të dukurive që shqyrtohen. Duhet theksuar se në shkencat shoqërore e humanitare, metoda statistikore nëmënyrë përkatëse dhe në masë të caktuar e zëvendëson metodën eksperimentale. Ndër qasjet e metodës statistikore e që kanë zbatim të gjerë në punët shkencorekërkimore, dallohen: 1. analiza e veçorive gjeografike; 2. analiza e rrjedhave numerike (mesatarja matematikore, mediana, moda, momenti, matjet e dispersionit, matjet e asimetrive etj.); 3. analiza e rrjedhave kohore (indeksi, mesatarja e vlerave të rrjedhave kohore, mesatarja gjeometrike, mesatarja kronologjike, trendi, oshilimet kohore); 4. metoda e mostrave; 5. paraqitja grafike e të dhënave statistikore; 6. korrelacioni (korelacioni linear, ragu i korelacionit, korelacioni i kurbës, korelacioni multiplikativ, korelacioni parcial etj.).II.6.16. Metoda e studimit të rasteveS tudimi i rasteve është një metodë e veçantë, qasja e së cilës është përcaktimi i rasteve në lëmenj të caktuar kohor (siç është ekonomia, drejtësia, gjeografia etj.),raste këto që studiohen dhe analizohen. Rast i studimit mund të jetë produktiviteti në një36
  37. 37. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMOREkompani, ndonjë avari në procesin e prodhimit, ndonjë fatkeqësi në komunikacion(trafik) etj. Realisht kjo nuk është metodë shkencore në kuptimin e plotë, ndonëse me tëzbardhen dhe argumentohen karakteristika dhe veprime të veçanta, të përkufizuara nëraste të caktuara.II.6.17. Metoda e hulumtimitM etoda e hulumtimit (vështrimit), mund të ketë qasje interne (në zyrë, në kabinet) dhe eksterne (në terren). Kjo i vënë në përdorim të dhënat primare (gjatë hulumtimit në terren) dhe të dhënat sekondare (që përfitohen nga publikacionet endryshme). Metoda e hulumtimit është e degëzuar dhe në të bëjnë pjesë: anketa, intervista,testi dhe skalimi. Metoda e anketimit përmban qasje me të cilat në bazë të pyetësorit hulumtohentë dhënat, informacionet, mendimet për objektin që hulumtohet. Kjo metodë është ebesueshme dhe valide në atë masë, sa janë relevante informacionet e grumbulluara. Mangësitë e metodës shfaqen nëse dhënia e informacioneve ka karakter subjektivdhe emocional, ose nuk janë të dhëna nga i anketuari i vërtetë. Te metoda e anketimit ndeshemi me të anketuarin dhe anketuesin. Anketuesiduhet të jetë person i përgatitur, të ketë aftësi të komunikimit dhe të lënë pështypjeafërsie me të anketuarin. Duhet të ketë njohuri solide për metodën, si dhe për përpunimine të dhënave në pyetësor. Në rastin e hartimit të pyetësorit duhet të kihen parasysh këto çështje: 1. që pyetjet e shtruara në pyetësor të jenë të formuluara, sa përgjigjet e anketuarit të japin informacionet e pritura për hulumtuesin; 2. që pyetjet në pyetësor të jenë koncize, të qarta dhe të formuluara me precizitet, me qëllim që edhe përgjigjet të jenë të tilla; 3. që anketa të jetë mundësisht më e shkurtër, për tu dhënë përgjigjet sa më saktë. Metoda e intervistimit është shumë e ngjashme me metodën e anketës. Dallimimes tyre është se intervistimi bëhet në prezencën, kontaktin në mes të intervistuarit dheintervistuesit. Me termin intervistë (it.) nënkuptohet biseda, bashkëbisedimi me personalitetet eshquara në shkencë, në politikë ose në një lëmë specifike. Intervista, në të vërtetë, paraqet teknikën e bisedimit, të bashkëbisedimit me thekskërkimor, për të zbardhë ndonjë çështje që ka domethënie të posaçme për tematikën dhepër kohën e caktuar. Intervistimi realizohet në kohë dhe në hapësirë të caktuar, ku ipërgjigjet të dy palëve, ndonëse mund të ndodhë që ky aktivitet të kryhet në mënyrë tëngutshme dhe të befasishme, varësisht nga natyra e temave dhe e problemeve qëtrajtohen. 37

×