1. Universiteti “ Haxhi Zeka” –Pejë
PUNIM SEMINARIK
Lënda:Bazat e informatikës
Tema:Historiku i zhvillimit të internetit
Pejë 2013
Vlërsoi:
MSc. Jahja Lataj
MCs. Vjosa Hajdari
Punuar nga:
Duresa Bytyqi
Dhurata Avdyli
2. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 2
PËRMBAJTJA
Contents
PËRMBAJTJA..................................................................................................................................................2
HYRJE.............................................................................................................................................................3
Historia e internetit 1969-1979 ....................................................................................................................4
1971: Email....................................................................................................................................................4
1973: Lidhja e parë trans-Atlantike dhe popullariteti i email-it ...................................................................5
Historia e internetit 1979-1989 ....................................................................................................................7
1983: Kompjuterat e Arpanet kalojnë tek TCP/IP.........................................................................................7
1991: Kamera (WebCam) i parë..................................................................................................................11
1996: Shërbimi i parë i bazuar në Web (WebMail).....................................................................................12
1998: I pari “Lajm i Ri” lëshohet online në kundërshtim me mënyrën tradicionale, mediat e vjetra!.......13
Historia e Internetit 2000 deri ne ditet e sotme.........................................................................................14
PËRFUNDIM...............................................................................................................................................17
LITERATURA .............................................................................................................................................18
Numërimi i fjalëve.......................................................................................................................................18
3. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 3
HYRJE
Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëjmë një përmbledhje të kësaj që ne quajmë Internet, dhe
se si kemi arritur gjer këtu.
Historia e plotë e internetit mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik do
tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me rritjen dhe evolucionin e Internetit.
Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit, interneti po transformon gjithnje e me teper
jeten e njeriut. Interneti mundesoi komunikimin e shpejte te individeve e organizatave, ai eshte gazeta
me e madhe, enciklopedia me e madhe e botes moderne. Ne internet mund te komunikosh, mund te
lexosh, mund te kulturohesh (ose te kulturohesh nese je pa mend), mund te informohesh, mund te
blesh e te shesesh mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te biznesit, te paguash e te
paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te shohesh koncerte e filma, mund të bësh shkolle e
trainimeve profesionale me korrespondence e të tjera e të tjera.
4. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 4
Historia e internetit 1969-1979
Arpaneti ishte i pari rrjet i cili funksiononte me shkëmbim paketash (e re për kohën). Më 29 Tetor, 1969,
kompjuterat në Stanford dhe UCLA u lidhën për herë të parë me njëri tjetrin. Në fakt duhet thënë që ata
ishin të parët të cilët hostuan atë që më vonë do quhej Internet.
Mesazhi i parë i dërguar në këtë rrjet supozohej të ishte “Login”, por me sa duket, lidhja ndërmjet dy
kolegjeve u ndërpre tek shkronja “g”.
Unix
Një arritje tjetër madhështore gjatë viteve 60 ka qënë konceptimi i Unix: sistemit operativ, forma e të
cilit ka ndikuar rrënjësisht atë të Linux dhe FreeBSD (sistemet operative më të famshme në shërbimet e
hostimit të web/webserverave të sotëm).
Një rrjet Arpanet u krijua ndërmjet Harvardit, MIT, dhe BBN (kompania e cila krijoi “interface message
processor” me anë të të cilit kompjuterat lidheshin me rrjetin) në 1970.
1971: Email
Email
Email u zhvillua fillimisht në 1971 nga Ray Tomlinson, i cili gjithashtu mori vendimin e përdorimit të
simbolit “@” për të ndarë emrin e përdoruesit nga emri i kompjuterit (më vonë u transformua në atë të
domainit)
5. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 5
Projekti Gutenberg
Një nga zhvillimet më impresionuese të 1971 ishte fillimi i projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg për
ata të cilet nuk janë në dijeni të adresës, është një tentativë globale e krijimit të një “biblioteke online”
nga ku të jetë i mundur shkarkimi i librave në formë elektronike dhe në formate të ndryshme falas.
Filloi në kohën kur Michael Hart kuptoi që e ardhmja e kompjuterave do jetë tek kompjuterat më vete
por tek aftësia e ruajtjes së informacionit në ta, që në ato kohë ishte i disponueshëm vetëm në librari. Ai
shkroi vetë (nuk kishte OCRnë atë kohë) të gjithë “Deklaratën e Pavarësisë” Amerikane dhe nisi projektin
Gutenberg për të krijuar një përmbledhje të informacionit të disponueshme në formë elektronike. Në
fakt kjo ishte lindja e eBook-ut.
Franca filloi projektin e saj të ngjashëm me Arpanet në 1972, të quajturCYCLADES. ndërkohë që Cyclades
falimentoi si projekt, mori meritën si pionier i kësaj ideje: “që kompjuteri hostues duhet të jetë
përgjegjës për transmetimin e të dhënave dhe jo rrjeti më vete.”
1973: Lidhja e parë trans-Atlantike dhe popullariteti i email-it
Arpanet krijoi lidhjen e tij të parë trans-Atlantike në 1973, me Kolegjin Universitar të Londrës. Gjatë të
njëjtit vit, email përbënte 75% të të gjithë aktivitetit të Arpanetit.
Tcp/Ip
1974 ishte një vit inovator. Një propozim u publikua për të lidhur të gjithë rrjetet e ngjashme “Arpa” së
bashku në të ashtuquajturin “Inter-Network”, i cili nuk do kishte një kontroll të përqëndruar dhe do
funksiononte ndërmjet “Transmission control protocol” (i cili u transformua në TCP/IP).
Me rritjen e popullaritetit të email-it, programi i parë modern u zhvillua ngaJohn Vittal, një programues i
Universitetit të Kalifornisë së Jugut në 1975. Hapi më i madh përpara i bërë nga ky program (i quajtur
MSG) ishte shtimi i funksioneve “Reply” dhe “Forward”.
6. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 6
Dale Hetherington
1977 ishte një vit i suksesshëm në zhvillimin e Internetit siç e njohim sot. Eshtë viti i të parit modem për
PC, zhvilluar nga Dennis Hayes dhe Dale Heatherington, u prezantua dhe fillimisht ju shit të
apasionuarve të kompjuterave.
I pari “Bulletin Board System” (BBS) u zhvillua në Chicago në 1978
1978 është gjithashtu viti i cili solli të parën reklamë të pa dëshiruar në formën e mesazhit të emailit (më
vonë njohur si spam), ju dërgua 600 përdoruesve të Arpanet në Kaliforni nga Gary Thuerk.
MUD
Primati i World of Warcraft dhe Second Life u zhvillua në 1979, dhe u quajtMUD (shkurt për MultiUser
Dungeon). MUD ishin botë të bazuara në tekst virtual, duke kombinuar elementë të lojrave me role të
ndryshme, interaktive, të imagjinuara, dhe chatit online.
1979 solli në skenë: Usenet, krijuar nga dy studentë të laureuar. Usenet ishte një sistem diskutimi i
bazuar në internet, i cili lejonte njerëzit rreth e rrotull globit të diskutonin mbi një temë të përbashkët
duke postuar mesazhe pubilke të kategorizuar në grupe lajmesh.
7. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 7
Historia e internetit 1979-1989
CERN Organizata Europiane për kërkimin bërthamor lëshon ENQUIRE(programuar nga Tim Berners-Lee),
një program hipertekstual i cili lejonte shkencëtarët e laboratorit të fizikës bërthamore, të mbanin
shënimet e njerëzve, programeve dhe projekteve, duke përdorur hipertekst-in (hyperlinks).
emoticon
Ndërkohë që shumë persona ja atribuojnë Kevin MacKenzie shpikjen e “emoticon” në 1979, në fakt
ishte Scott Fahlman në 1982 i cili propozoi përdorimin e pas një barsalete, në vënd të origjinales së
propozuar nga MacKenzie. Ky ishte momenti i lindjes së emoticonit modern.
1983: Kompjuterat e Arpanet kalojnë tek TCP/IP
1 Janar 1983 ishte afati i fundit i kompjuterave të Arpanet të kalonin tekprotokollet TCP/IP të zhvilluar
nga “Vinton Cerf”. Disa qindra kompjutera ishin pjesë e këtij ndryshimi. Gjithashtu në 1983 u zhvillua
edhe “Name Server”.
DNS
“Domain Name System” u krijua në 1984 së bashku me të parin Domain Name Server (DNS). Sistemi i
emrit të domaineve ishte i rëndësishëm për arsyen se transformoi adresat e internetit në “Ndërfaqe të
thjeshtësuar” në krahasim me sistemin e mëparshëm numerik. Serverat DNS lejuan përdoruesit e
8. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 8
Internetit shkruajnë një “emër adresë” të lehtë për tu kujtuar e cila konvertohej në adresë ip në mënyrë
automatike.
1985 solli zhvillimin e WELL (shkurtim i Whole Earth ‘Lectronic Link), një nga komunitetet virtuale më të
vjetër i cili është akoma operativ. Ai u zhvillua nga Stewart Brand dhe Larry Brilliant në shkurt të 85. Ai
filloi si një komunitet i lexuesve dhe shkrimtarëve të “Whole Earth Review” dhe përbëhej nga një grup i
veçantë intelektualësh. Revista Wired dikur e etiketoi si “komuniteti online më me influencë në botë”
Të ashtuquajturat “lufta të Protokolleve” filluan në 1986. Shtetet Europiane në atë periudhë ishin të
orientuara drejt “Open Systems Interconnection” (OSI), ndërkohë që Shtetet e Bashkuara (USA) po
përdornin protokollin Internet/Arpanet, i cili fitoi luftën.
Në 1987, në Internet ndodheshin afërsisht 30.000 hoste. Protokolli origjinal i Arpanet ishte limituar në
1.000 hoste, por kalimi tek standarti TCP/IP, rriti mundësinë e shtimit të hosteve.
irc
Në 1988, Internet Relay Chat (IRC) u shfaq për herë të parë, duke hapur rrugën e chatit në kohë-reale
dhe të programeve “instant messaging” të cilët përdorim edhe sot.
1988: Gjithashtu ishte viti i të parit sulm në Internet. Një nga “worms” / “krimbet” më të mëdhenj të
Internetit u lëshua në 1988. I ashtuquajturi “The Morris Worm”, ai u programua nga Robert Tappan
Morris dhe shkaktoi ndërprerje në pjesë të mëdha të Internetit.
AOL
Në kohën që Apple u largua nga programi AppleLink në 1989, projekti u riemërua dhe “America Online”
lindi. AOL, e cila është e mirënjohur edhe tani, në kohën e krijimit rriti akoma më shumë popullaritetin
ndërmjet përdoruesve të Internetit.
9. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 9
WWW
1989 gjithashtu solli edhe propozimin e World Wide Web, shkruar nga Tim Berners-Lee. U publikua
fillimisht në muajin Mars të revistës MacWorld, dhe pastaj u ripropozua në Maj 1990. U ripropozua për
të tërhequr vëmendjen e CERN, pasi një sistem hipertekstual global ishte pikërisht në interesin e CERN.
Fillimisht quhej “Mesh” dhe termi “World Wide Web” i erdhi si ide Berners-Lee në kohën që po
shkruante kodin në 1990.
10. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 10
Historia e Internetit, 1989-1999
Kodi për World Wide Web u shkrua nga Tim Berners-Lee, bazuar në propozimin e tij bërë një vit më
parë, së bashku me standartet për HTML, HTTP dhe URLtë. 1990: Protokolli World Wide Web përfundoi
World Wide Web
1991 solli disa nga të rejat më të mëdha të botës së Internetit. Faqja e parë u krijua dhe, ashtu siç email i
parë shpjegoi çfarë ishte emaili, qëllimi i faqes së parë ishte shpjegimi se çfarë ishte World Wide Web.
1991: Protokolli i parë i kërkimit të bazuar në përmbajtje
Gjithashtu në të njëjtin vit, protokolli i parë i kërkimit i cili kontrollonte përmabjtjen e file-ve dhe jo
vetëm emrin e tij u lëshua, i quajtur Gopher.
Në 1991, formati i fileve MP3 u pranua si standart. Filet MP3, duke qënë shumë të kompresuara, më
vonë u kthye në një format popullor për të shpërndarë këngët apo albumet e plota në Internet.
11. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 11
WebCam
1991: Kamera (WebCam) i parë
Një nga zhvillimet më interesante të kësaj periudhe ishte pikërisht WebCam i pare. U zhvillua në një
laborator kompjuterik të Universitetit të Cambridge, dhe qëllimi i vetëm i WebCamit të parë ishte
monitorimi i një makinerie kafeje në mënyrë që punonjësit e laboratorit të evitonin rrugën për te
makineta nëse kafeja ishte mbaruar!
Mosaic
I pari shfletues i famshëm ishte, Mosaic, i lëshuar në 1993. Ndërkohe që Mosaic nuk ishte i pari
shfletues, ai konsiderohet si i pari që bëri të mundur lehtësimin e përdorimit të internetit nga pubilku i
gjerë.
Në 1993, Shtëpia e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara futen online, duke filluar me këtë rast përdorimin e
emrave të domaineve .gov dhe .org.Pra me 1993 poletikane ju bashkangjiten internet.
12. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 12
Netscape
Konkurenti i parë i shfletuesit Mosaic, NETSCAPE HANDBOOK, lëshohet në 1994.
1995 shpesh konsiderohet si viti i parë kur tregtia prek webin. Ndërkohë që ndërmarrje të ndryshme
ishin online që para 1995, në këtë vit disa faktorë kanë ndikuar në këtë zhvillim. Netscape në këtë vit
zhvillon të parin kriptimSSL (Secure Sockets Layer), duke rritur sigurinë e operacioneve financiare si
pagesat me anë të kartës së kreditit online.
Për më shumë, dy nga bizneset më të mëdha online filluan në të njëjtin vit. Shitja e parë në “Echo Bay” u
krye në atë vit. Echo Bay më vonë u transformua në eBay. Amazon.com gjithashtu fillimin e saj e kishte
në 1995, megjithëse nuk kishte fitime për gjashtë vjet, deri në 2001.
Zhvillime të tjera të mëdha atë vit ishte lëshimi i Geocities (i cili zyrtarisht u mbyll më 26 tetor, 2009).
Vatikani gjithashtu futet online për herë të parë.
Java dhe JavaScript (i quajtur LiveScript fillimisht nga krijuesi i saj, Brendan Eich, ishte pjesë dhe krijim i
shfletuesit Netscape, më vonë një marrëveshje ndërmjet Sun dhe Netscape ishte arsyeja e quajtjes
JavaScript) ju prezantua publikut për herë të parë në 1995. ActiveX u lëshua nga Microsofti vitin tjetër.
1996: Shërbimi i parë i bazuar në Web (WebMail)
Hotmail
Në 1996, HoTMaiL (Shkronjat e mëdha janë si homaxh për HTML), shërbimi i parë i webmail lëshohet.
Ndërkohë që blogjet e para në një formë apo tjetër kishin disa vite që ishin krijuar, 1997 ishte viti i parë
ku termi “weblog” u përdor.
13. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 13
1998: I pari “Lajm i Ri” lëshohet online në kundërshtim me mënyrën tradicionale, mediat e vjetra!
Në 1998, lajmi i parë i rëndësishëm të mësohej online ishte ai i skandalit të Bill Clinton & Monika
Lewinsky (referuar si “Monicagate”), lajm i cili u postua në “The Drudge Report” pasi flashi u dha nga
Newsweek.
Google
Google u lëshua në 1998, duke revolucionalizuar mënyrën me të cilën njerëzit gjenin informacionin
online.
Napster
Në 1998, lëshohet Napster, duke hapur dyert e ndarjeve të fileve audio në Internet.
1999 është viti ku njëri nga projektet më interesante u fillua online:SETI@home lëshohet. Projekti ka
krijuar ekuivalentin e një superkompjuteri gjigand duke ndërlidhur më shumë se 3 milionë kompjutera
rreth e rrotull botës, duke përdorur proçesorët e tyre në momentin që screen saver, ishte në punë, duke
treguar që kompjuteri nuk ishte në përdorim. Programi analizonte të dhënat e valëve të radiove dhe të
teleskopëve për shenja jete jashtëtokësore.
14. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 14
Historia e Internetit 2000 deri ne ditet e sotme
2000 ishte viti i kolapsit të domaineve dotcom, duke sjellë si rezultat humbje të medha për
shumë investues. Me qindra kompani u mbyllën, shumë nga të cilat nuk kthyen asnjë fitim tek
investuesit e tyre. NASDAQ, e cila listoi një numër të madh të kompanive teknologjike të prekura nga
bulëza e krijuar, arriti në 5.000, më pas humbi 10% te vlerës së saj në një ditë të vetme, dhe arriti fundin
e saj në Tetor 2002.
Wikipedia
Me kolapsimin e dotcom në vijim e sipër, Wikipedia lëshohet në 2001, një nga faqet e internetit e cila
hapi rrugën për gjeneratën kolektive të përmbajtjes në Internet.
Në 2003: Skype i lëshohet publikut të gjerë, duke dhënë një ndërfaqe miqësore, të telefonatave me
Zë me anë të IP.
Në 2003, MySpace hap dyert e saj. Më vonë pati një rritje konstante derisa arriti në vëndin si rrjeti social
më popullor në atë periudhë (megjithëse tashmë Facebook e ka zbritur nga podiumi)
Një hap i madh para, u arrit në 2003 me firmosjen e kontrollit të ”Sulmit nga Pornografia dhe
Marketingu i pakërkuar/padëshiruar”, njohur më mirë me emrin CAN-SPAM Act.
Megjithëse termi “Web 2.0″ u krijua në 1999 nga Darcy DiNinucci, duke ju referuar faqeve të internetit
dhe “Rich Internet Applications” (RIA) të cilët kanë interaktivitet të lartë, u bë popullor në 2004.
Gjatë konferencës së parë të Web 2.0, John Batelle dhe Tim O’Reilly përshkruan konceptin “Webi si
Platformë”: Aplikacione të ndertuara për të përdorur lidhjen e Internetit në avantazhin e tyre, duke
krijuar një largim nga desktopi. (gjë që ka anët e saj negative si varësine nga sistemet operative dhe
mangësi në bashkëpunim)
Termi “rrjete social”, besohet të jetë përdorur fillimisht nga Chris Sharpley në të njëjtin vit me termin
“Web 2.0″, u transformua në një term të përdorur nga i gjithë Interneti. Faqet e ndryshme “rrjete
sociale” dhe aplikacionet e ndryshme të internetit të cilat lejonin përdoruesit e tyre të krijonin dhe
të ndanin përmbajtje të ndryshme me njëri tjetrin patën zanafillën e tyre në këtë periudhë.
15. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 15
Digg
Digg, një rrjet social lajmesh, u lëshua në Nëntor të 2004, duke hapur rrugën e faqeve të ngjashme
si Reddit, Mixx, dhe Yahoo! Buzz. Digg solli një revolucion në konceptin tradicional të krijimit dhe gjetjes
së përmbajtjes në internet, duke vlerësuar në mënyrë demokratike lajmet dhe linket të cilat
komentohen dhe votohen nga komuniteti.
Facebook
Facebook u lëshua në 2004, megjithëse në fillimet e tij ishte i hapur vetëm për studentët e kolegjeve nën
emrin “The Facebook”, më vonë, “The” u hoq nga emri i adresës, megjithëse adresa
URL http://www.thefacebook.com funksionon akoma.
YouTube lëshohet në 2005, duke sjellë video online falas dhe duke e ndarë atë me publikun e
gjerë të internetit.
Twitter lëshohet në 2006. Fillimisht mendohej të quhej twittr (i inspiruar nga flickr), Mesazhi i parë i
Twitter ishte “just setting up my twittr”.
Hulu
Hulu ishte i pari që u lëshua në 2007, një bashkëpunim ndërmjet ABC, NBC dhe Fox për
të bërë të mundur shikimin online të Serialeve Televizive popullore.
16. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 16
iPhone
Inovacioni më i madh i 2007 ishte padyshim iPhone, i cili ishte padyshim përgjegjës për rinovimin e
interesit ndaj aplikacioneve të celularëve për webin.
Të parat zgjedhje politike në Internet u bënë në 2008 me zgjedhjet Presidenciale Amerikane. Ishte viti i
parë ku kandidatët për Presidentë të Amerikës shfrytëzuan në maksimum atë që mund të ofronte
Interneti. Hillary Clinton e filloi fushatën e saj me videot në YouTube për fushatën e saj. Cdo kandidat
kishte faqen e tij në Facebook apo llogarinë e tij në Twitter, ose të dyja së bashku.
Ron Paul
Ron Paul arriti një rekord të ri në mbledhjen e fondeve, duke arritur shifrën prej 4.3 milionë $
në një ditë të vetme me dhurimet online, dhe një javë më pas duke mundur rekordin e tij me arritjen e
shifrës prej 4.4 milionë $ sërish në një ditë të vetme.
Zgjedhjet politike të 2008 vendosën Internetin në vend të parë të fushatës së zgjedhjeve, një modë e cila
është vështirë të ndryshojë me kalimin e kohës.
2009 solli një nga ndryshimet më të mëdha për Internetin të bëra në një kohë të gjatë kur Shtetet e
Bashkuara liruan kontrollin e tyre mbi ICANN, emëruesin zyrtar të Internetit (Ata janë organizata zyrtare
në regjistrimin e emrave të domaineve të Internetit)
17. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 17
PËRFUNDIM
Si përfundim, nga e gjithë kjo që u tha me lartë mund të konkludojmë se:
Interneti është pjesë e pandashme e njeriut
Pas zbulimit të internet shum pun mund të kryhen përnjeher nga i
njejti vend
Informacionet me të shpejta
Lehtësime të shumta për bizneset,politikanet dhe shoqërin në përgjithsi
18. H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 18
LITERATURA
“Edmond Beqiri”Interneti –komunikimet kompjutertik
“Internet “ Wikipedia”
Numërimi i fjalëve
Statistikat:
18 faqe
2 921 fjalë
14 722 karaktere pa hapsirë
17 729 karaktere me hapsirë
141 paragrafe
365 rreshta
http://forumi.shqiperia.com/threads/poezi-te-nje-nxeneseje-nga-shkolla-e-mesme-hasan-tahsini-
sarande.24638/
http://poezivjersha.blogspot.com/search/label/Ramadan%20S.%20Latifaj
http://issuu.com/samifrasheri.prishtine/docs/testi_kombetar_2011_