Në këtërevistë jemi munduar të prekim
cdo aspekt të letërsisë dhe ta bëjmë sa më
tërheqëse për lexuesit.
Poezi
Intervistë
Ese & shkrime letrare
Kulturë
Libra te rinj
3.
Më trëmbi vetëtima
Ngarkovambi kurriz nje thes me psherëtima.
dhe nisa udhëtimin ne brigjet e vetmisë.
E vetme kisha mbetur si peng e dashurisë.
U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar,
pa ditur se ku shkoja... ne pritje te qetësisë.
Megjithse plag mora, jo shpirtin kurrë s'ma mundën.
mes ëndrrash të përhumbur... ju luta lumturisë.
Stuhia me ka shtyre... nuk dija ta ndaloja,
me erën kam vrapuar... shëtita gjithësinë,
rrufet i hasa rruges... me trembi vetetima,
nje skllave e pabindur në pritje te qetësisë.
Ngarkova permbi supe ca vargje qe renkonin,
nuk munda që ti thurja kurrë lavdë tradhëtisë,
zhgënjyer... por me shpresa dhe zemër pa shuar,
kam pritur ti shikoja pak dritën " madheshtise"
4.
Luleve që valvitera
Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit
t’Vodhit!
Ushtarë, m’hapni
shtatoren që të shoh
edhe një herë Shkodrën
dhe time motër te
dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të
zgjohem luleve që
valvit era, posi valë që
s’kanë mbarim.
Do të mblidhen shokët
mbrëmjes brenda
vatrash në atdhe:
Unë i le si ëndërzë!
Jeronim De Rada
5.
Dhe vjeshtai shkoi
'fletët e saj'
i vërtit era, i
përpjek
dimri si perandor
kinez ngjyrën e
verdhë kudo e
ndjek.
Dhe këto re qe
tani vijnë
ndryshe nga retë e
gjertanishme
të shkretat janë
pa vetëtima
porsi djerina të
mërzitshme.
Veçse nën to qyteti
zien me
drita,zhurma dhe
trafik dhe flokët e
tymta të uzinave
mbi supe i bien
madhërisht.
Ja horizonti i bardhë
i dimrit
përballë peisazhit që
leviz
harxhon të fundmen
vetëtimë
si reporteri të fundit
blic.
6.
-JU jeninje nga poetët më të dashur për
lexuesit. Si e ndjeni veten para lexuesëve
tuaj?
Me pëlqen te bisedoj, të jem mes lexuesve te mi.
Jam bir fshatari, kam lindur në fshat dhe jam I lidhur
me tokën time, gjelbërimin dhe ajrin. Kjo më bën
krenar. Më kanë frymëzuar në krijimtarinë time si
bujku dhe bariu, malëesori e fusharaku. Shtyllat e
forta ku mbështetem jane njerëzit e thjeshtë me
hallet dhe gëzimet e tyre. Ata janë gjithnjë me mua
dhe kjo me bën ta ndjej veten mes tyre.
-Ju jeni politikan. A i keni rezistuar
politikës?
U futa në politikë me idenë të kontribuoja për të
mirën e vendit dhe demokracisë. Jam zhgenjyer nga
politika. Jane te paktë ata politikanë qe bejnë
politikë te ndershme. Si gjithë popullit dhe mua me
vrasin sytë ata politikanë që vetëm flasin e nuk bëjne
vepra në dobi te popullit.
7.
Ne galerinëe personazhve cili mbetet me
actual për ju?
Personazhet e mi janë te shumtë, të dëmtuar
nga jeta e perditshme. Disa i kanë rezistuar
kohës e disa jo. Ai që ndeshet edhe sot është
Zyloja. Sot ka shumë Zylo te paaftë që bëhen
pengesë për progress dhe duhen zevëndësuar.
-Cili ishte kontakti I parë që ju patët me
letersinë, poezinë, me atë që do të bëhej
më pas jeta juaj?
Kontakti im I parë, si kudo ne Shqipëri ishte me
folklorin, me këngët popullore, qoftë të
kënduara, qoftë edhe të lexuara.
-Cila është frika më e madhe shkrimtarit
kur ikin vitet ?
Kur kalojnë vitet, frika me e madhe e
shkrimtarit është dembelizmi dhe
indiferentizmi. Këto e vrasin atë.
8.
A kanëshqiptarët kandidat të denjë
për çmimin Nobel, për letërsi ?
Po. Me emra nuk mund t’i them, por edhe mund të
ketë, edhe ka. Nuk është ndonjë problem, ka edhe në
Kosovë edhe në Shqipëri. Nuk është ndonjë çudi e
madhe. Ky çmimi “Nobel”, nuk është ndonjë gogol që
doemos tek njëri duhet të mbetet. Këtë çmim, mund
ta marrë ndonjë i çuditshëm. Fjala vjen në Turqi.
Jashar Qemali, ishte shkrimtari më i madh i Turqisë,
por e mori Orhan Pamuku ! Pra, jo vetëm në
Shqipërinë zyrtare këtej, por edhe në Shqipërinë
andej Drinit, ka shkrimtarë të denjë, për ta fituar
çmimin Nobel.
-A shihni një të ardhme për letërsine
bashkëkohore?
Jam optimist. Po kështu ka qenë dhe letërsia pas
clirimit. Kur ne filluam s’na përfillte njeri. Sigurisht
që duhet kohë t’I imponohesh të lexuarit, por ka zëra
në poezi e prozë që do të ecin. Duhet vetëm të
punojnë me thelbin e shoqërisë sonë.
9.
-E keni kritikuarDritëroin
shkrimëtar?
Ka ndodhur disa herë.
-Ku është I prirur interesi juaj si
lexues?
Interesi im si lexues ështe tek librat me kujtime
ose historitë e lashta.
-Cfarë mesazhi u jepni te rinjve?
U them me zërin lart: “ Aftësohuni, bëhuni të
ditur, të aftë që të kontribuoni për atdheun, për
familjet tuaja, për të zëvëndësuar dënjësisht në
politikë ata qe nuk shkëputen dot nga politika e
vjetër”
Burimi I informaciont : Infoworld
10.
Lumturia ështëndjenja më e bukur dhe më e
mrekullueshme që cdo njeri lufton për ta pasur
atë.Të jesh I lumtur për disa është shumë e
vështirë ,ndoshta e pamundur sepse në të
vërtetë ashtuu është e pamundur sepse ajo nuk
ekzistnon ose ndoshta po …por vetëm si fjalë
dhe jo si ndjenjë. A e di pse ?
Sepse të jesh i lumtur do të thotë që gjithcka
ështe e përsosur me ne me jetën tonë. Qe ne
të mos mërzitemi , qajmë , sëmuremi
asnjëherë , po jo kjo nuk mund të ndodhë, nuk
mund të qeshim gjithmonë, nuk mund të rrimë
pa u semurë të pakten një herë ose me shumë
.Ne gjithmonë na mungon dicka e si mund te
jemi atherë te lumtur ? Kur na mungon një
person I dashur që është larguar nga kjo botë.
Na mungojnë shumë gjëra qe jo të gjitha
fatkeqësisht janë në dorën tonë.Ta përkufizosh
lumturinë është e pamundur ,por e rëndësishme
është që në cdo ditë të përpiqemi t’ia
kalojmë bukur ,të kapërcejmë sfidat në të cilat
na vendos jeta ,te krijomë miqësi të reja, të
jemi pozitive, të drejtë me të tjerët sepse
vetëm kështu do te ndihesh mirë …shumë mire
me veten.
11.
Te jeshoptimist apo te jesh pesimist???….
Ndyshe nga thenia e Hamletit “Te rrosh a te
mos rrosh “tanime ceshtja shtrohet ndryshe te
jesh ne ditet e sotme optimist apo te jesh
pesimist? Kohet kane ndryshuar dhe po ashtu
konceptet, mendimet dhe karakteret e
njerezve. Eshte secili prej nesh qe kane dore te
zgjedhe te jete apo jo optimist apo
anasjelltas.Pesimisti shikon nga pozita e se
ardhmes te sotmen kurse optimisti shikon nga
pozita e se kaluares te sotmen.Qëndrimi i duhur
ndaj sfidave që na parashtron jeta, prirja e
njeriut për t’i pare gjerat nga këndvështrimi
pozitiv, me plot gjallëri e hare, me guxim e
besim në vete, me siguri e vendosmëri, pa
pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen
si pengesa gjatë rrugëtimit drejt jetes, na ben
ne te jemi optimiste . Në përditshmërinë tonë,
pothuajse të gjithë e dimë, se optimistët janë
njerëz më aktiv në jetë, njerëz që e shikojnë
jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri.
Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e
veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe i
arrin qëllimet e caktuara, ndersa pesimisti
është i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçka
në rrugëtimin etij e konsideron pengesë. Më e
keqja është që ai nën pushtetin e pasivitetit,
nuk merr asnjëherë mundimin që të bëjë
ndryshime .Optimisti i gëzohet rrezeve të para
të diellit, i gëzohet agimit, i gezohet
cicerimave te zogjve ne mengjes, i gezohet
aromes se luleve ne pranvere, aromes se reres
ne vere , aromes se shiut ne toke te thate ne
vjeshte e aromes se debores se pare ne dimer.
12.
Ai ështëkrijues personal i ardhmërisë së tij sipas
arkitekturës së dëshiruar. Për optimistin gota është
gjysmë e mbushur, për pesimistin gota është
gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e
ujit – mendime të ndryshme! Optimisti e sheh
gotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synon
lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke u
mbështetur në besimin në vetvete. Vizionet e tij,
dëshirat e tija janë të brumosura me frymën e
mendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e sheh
jeten.E ndersa pesimisti krejt e kunderta.Une jam
optimiste.Ashtu kam qene edhe kur isha e vogel
dhe nuk kuptoja shume gjera qe ndodhnin rreth
meje, keshtu jam edhe tani , optimiste do te jem
edhe me vone. Optimizmi eshte ngulur thelle ne
karakterin dhe individualitetin tim sa besoj se nuk
do i hedh kurre syte drejt pesimizmit.Ngrihem ne
mengjes me deshiren per te nisur nje dite te re ,
dal dhe marr fryme thelle dhe mbush shpirtin me
energji.Po e ndertoj jeten me baza optimizmi, me
baza ne te cilat do te eci ne te tashmen per te
shkuar ne te ardhmen, aty per aty kam vendosur
gjithe cilesite si zbukurime per te ma bere me te
lehte ndjenjen optimiste sikurse jane : besimi ,
dashuria, guximi, siguria, pozitiviteti , miresia. E
keshtu une jam nje optimiste dhe mbeshtes idene
e te qenit e tille se duke qene i tille i sjell jetes
me shume gezim, me shume buzeqeshje, me
shume ngjyra, perballon me lehte pengesat te
vogla a te medha qofshi dhe siguron nje shendet te
plote psikologjikisht.
13.
Jeronim DeRada shansi për të
rinjohur një shpirt të bukur
Në zemër të Italisë së Jugut, në malet e Bazilikatës dhe të
Kalabrisë ruhen ende të pazbuluara perla të krenarisë tonë
shqiptare.Në Panairin e Librit të këtij viti mes shumë gjërave
me vlera, gjen më të vlefshmen mbi të gjithë: Jeronim De Rada
në qendër të vëmendjes, në 200 vjetorin e lindjes së tij.
Nëse për Shqipërinë kanë mbërritur vitet e mira të Rilindjes, të
vlerësimit të virtyteve të vërteta, me Jeronim De Radën jemi në
rrugë të mirë. Rilindasi ynë, që asnjëherë nuk preku dot
Shqipërininë, sillet në shqip me të gjithë larminë e krijimtarisë
nën kujdesin e Gëzim Gurdës.
Portreti dhe krijimtaria e tij nuk është shpalosur e plotë, me
gjithë ndriçimin dhe elegancën që e ka karakterizuar këtë
poet fin. Nëse po kërkojmë dhe duam të nxjerrim në dritë
shpirtin tonë fisnik, të mbuluar nga pluhuri i paditurisë së
imponuar nga fati i keq i sunduesve, që kanë mbajtur peng
zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kemi një mundësi
vërtetë të mirë: Pasuria e jashtëzakonshme që ruajnë
arbëreshët dhe që pasqyrohet në një letërsi të niveleve
superiore, mund të na ndihmojë ne të gjithë.
Eleganca dhe finesa e Jeronim De Radës do të na ndihmonte
shumë në këtë fazë zhvillimi të shoqërisë: Poeti romantik i
Këngëve të Milosaos dhe Serafina Topisë është nga ata shqiptarë
që shkriu pasurinë, çdo të mirë materiale për të nxjerrë në dritë
më të bukurat e Arbërisë. Ishte mishërues i ëndrrës romantike
dhe kishte ideal të tij ngritjen e një kombi mbi baza kulturore.
Vendosja e Jeronim De Radës, por edhe e gjithë pasurisë së
jashtëzakonshme kulturore që ruhet mes arbëreshëve në Itali,
në qendër të vëmendjes, është shans evoluimi për të gjithë.
14.
Jaho dhe Pirgushqiptarët që
do të ngrenë peshë Operan e
Vienës me “Traviata”
Sopranoja shqiptare me famë
botërore Ermonela Jaho do të
interpretojë në Operan e
Vienës në nga kryeveprat e
Verdit, operën “Traviata”.
Por jaho nuk do të jetë e
vetmja shqiptare që do të
ngjitet në skenën prestigjoze
të Operas së Vienës, së bashku
me të do të performojë edhe
tenori i njohur shqiptar Saimir
Pirgu si dhe artistë të tjerë
shqiptar në skenë dhe orkestër
15.
TIRANE- “Bunk’Art”ishte
dallëndyshja e parë që
lajmëroi se disa objekte të
periudhës së diktaturës
mund të shërbejnë për të
tërhequr turistët. Numri i
lartë i vizitorëve që
tërhoqi dhe vazhdon të
tërheqë ai objekt
antibërthamor ndërtuar
nga Enver Hoxha më 1978,
janë shembull i qartë se
objekte të tjera të
sistemit Komunist duhet të
ekspozohen për vizitorët,
dhe këtë e lajmëroi
drejtoresha e Përgjithshme
e Turizmit, Sonja Popa, në
Komisionin e Veprimtarive
Prodhuese.
Popa tha se ministria e
Zhvillimit Urban dhe
Turizmit po punojnë për të
identifikuar këto objekte
të cilat do rehabilitohen,
dhe do jenë në funksion të
turizmit për ta bërë këtë
të fundit sa më atraktiv.
16.
Për festate fundvitit në
Tetarin Kombëtarë të
Operës dhe Baletit yjet e
operës shqiptare janë
ngjitur në skenë.
Publiku ka ndjekur
mbrëmjen e kësaj të
mërkure disa nga ariet
më të bukura nga
kompozitorë si Verdi,
Puçini,
Mozarti, Beethoven e
Bellini.
Interpretues në këtë
mbrëmje ishin Frano
Lufi, Miriam Tole, Eva
Golemi, Alketa Cela,
Linda Kazani, Oriana
Kurteshi , Besa Llugiqi
dhe kori.
Teatri Kombëtar i Operës
dhe Baletit mirëpret të
gjithë talentet dhe ju
jep mundësin që të
interpretojnë për
publikun shqiptar, i cili i
pret gjithmonë me
dashuri.
17.
Burra që urrejnëgratë, Stieg
Larsson(roman)
Një libër mahnitës, që do t’ju
mbajë zgjuar deri në agim.
Historia e familjes Vanger është
një histori e gjatë, e kobshme,
mbushur me urrejtje, grindje
familjare dhe kurnacëri të
paimagjinueshme, që do t’i bëjë
historitë e Shekspirit të
ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e
gjithë këtyre është e thjeshtë:
hakmarrja.
18.
Divergjentja, libri iparë,
Veronica Roth (roman, thriller)
Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është
ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët
kultivon një virtyt të veçantë:Zemërdëlirët (të ndershmit),
Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët),
Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).
Edith, Albatros
Rexhaj
"
"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike,
kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e
vetes, te dashurisë dhe të botës përreth.
19.
Green John –Faji në yjet tanë
Hezëlli është
gjashtëmbëdhjetë vjeç, por
mbi supe i rëndon një mrekulli
e përnjimendtë: falë një
mjekimi eksperimental,
sëmundja që i diagnostikuan
vite më parë po bën
prapakthese. Por mësoi
gjithashtu që mrekullitë
paguhen herët a vonë:
ndërkohë që ajo lëngonte dhe
dergjej shtretërve të
pavijonëve, bota rendte me
shpejtësi, duke e lënë mbrapa,
të vetmuar dhe jashtë
qerthullit të interesave që
ushqenin bashkëmoshatarët e
saj, me një jetë të thërrmuar
copërat e së cilës nuk ngjiten
më. Por një ditë fati e solli që
të takojë Augustusin, shokun e
fatkeqësisë, një tip joshës që
e rrëmben dhe e bën për vete
me etjen për të jetuar,
pasionet, harenë, dhe i tregon
se bota nuk ndalet në vend,
dhe së bashku mund ta kapin
sërish.
Por si një mëkat fillestar, si
një faj i shkruar në yjet e
mbrapshta nën të cilët kanë
lindur Hezëlli dhe Augustusi,
koha që kanë në zotërim është
një mrekulli, dhe si e tillë
duhet paguar.
Nuk mund ta zgjedhësh dot
nëse lëndohesh apo jo në këtë
botë, por ke njëfarë mundësie
për të zgjedhur nga kush mund
të lëndohesh.
20.
Jeta efshehtë e Salvador Dalisë, e treguar
nga ai vetë (biografi)
Salvatore Dali është një nga origjinalët më të
mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale
janë të njohura, madje edhe për ata që nuk
shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin
pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me
jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për
njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që,
me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të
botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe
nga ç’është pranuar nga të gjithë.
Gra që dashurojnë tepër, Robin
Norwood (psikologji)
Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të
tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë
nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre
si njeri të papërshtatshëm, ose të
papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen
prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë
që “ai të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen
gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të
mësuari me gjendjen.Gra që dashurojnë tepër,
një bestseller që ka arritur rekordin prej pesë
milion kopjes të shitura, jep një varg rastesh,
në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante
shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra
që nuk u përshtaten dhe i harxhojnë kot
energjitë e tyre për t’i ndryshuar ata.