SlideShare a Scribd company logo
Faqe | 1
NË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIM
Në udhëtimin tim,
sovran i një shpirti të çliruem nga prangat,
që shpesh të venë urrejtja dhe smira,
u përpoqa t’i jepja kuptim jetës,
ndërsa lodhesha në shkronja të pjerrta librash të vjetër,
apo përpiqesha të deshifroja vështrimin shpërfillës të yjeve
në shoqninë e një heshtjes që gdhente dhimbjen mbrenda meje;
mendimet treteshin deri atje përtej ku nuk arrijti kurrë
syni i njeriut; rrezatimi i tyne depërtonte
tej çdo rontegeni në galaktika mjegullore
dhe gjithë bota që më rrethonte tashma ishte mbrenda meje:
drita përshkonte çdo skutë të errtë
e më davariste trishtimin.
Udhëtoja në detin e jetës mes dallgëve të Fatit,
që përditë më ngushtonte horizontet
e më burgoste andërrat e shkronjat m’i ndryshkte,
përkrah udhëtarësh të tjerë me frikën e së nesërmes në bebëze,
me andërrën e Lirisë në qerpik, kthye tashma në një mirazh,
që zhdukej porsa binte mbramja
dhe mbylleshim në një dhimbje memece.
Vëllim Poetik nga Daniel Gàzulli
Botoi: www.prishtinapress.info
Daniel Gàzulli
Faqe | 2
Po kurrë nuk e humba Zotin e Shpresës e të Qetësisë
dhe vazhdova udhëtimin drejt tij pa lutje të më dhuronte
ma shumë se orët, ditët, vitet e jetës, që bujarisht më kishte dhanë,
ndërsa i gëzohesha edhe një luleje të egër
çelë në mes rrenojave të faltores së shembun nga dora e padijes;
nuk prita si ata që çdo mëngjes
presin vejushat të dalin nga shtëpia
e pastaj përhumben në ekstazë para një gote rakie pa meze
në ajrin e ndotun nga tymi i duhanit;
udhëtimin vazhdova shtegut në mes pyllit të zhytun në mjegull,
sepse e largët nuk do të ishte drita jetëdhanëse e diellit,
që ban të drejtohet e të gjelbrojë edhe atë bimëzën që nën gur
ka kalue e mardhun dhe e zbehtë dimnin.
Udhëtova bashkë me shpirtin e dhimbjes e të mundimeve
në kërkim të Zotit të Shpresës e të Dritës,
që ndriçon në thellësi të qenies të secilit.
PAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTË
Nesër,
mbi rrasën e varrit tim
me shkronja të derdhuna le të shënojnë
emën e mbiemën,
asgja ma shumë.
Datëlindja? Kush e di, asht tepër e largët,
dhe nëse ndonjeni do të pysë:
Rron apo ka vdekë?
Mos u nxitoni të përgjigjeni.
Faqe | 3
Përse të mundoheni më kot
të shkrueni ma shumë?
Përse të shprehni dhimbshuni?
A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling?
(Ndoshta ndonjë kalimtar
për tek varret e të tijëve
do të lëshojë edhe fjalë të jargëta, ani.
Do të thotë se isha pijanik, bie fjala,
po askush s’ do ta besojë po të thotë
se edhe për atë
nuk ndjeja dashuni).
Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet.
Do të kisha preferue
mbi varr të kisha dhé të shkriftë
ku të harbonin lulet.
Rrasë të lëmuet le të kenë
ishdrejtori i Bankës,
kryebashkiaku im,
gjyqtarët, të gjithë;
ata do të kenë lanë patjetër diçka
që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim;
çfarë lashë unë,
veç katër-pesë librave,
të papaguem ende plotësisht?
Le të kalojnë atypranë fjalëjargëtit
dhe gazetarët e kërrusun, gjithë mundim,
e të thonë se në jetë
Faqe | 4
paskam pasë shoqni me endacakët;
le të thonë,
por askush nuk mund të thotë se
kur kalon pranë varrit tim
ndjehet erë e keqe
si tek varri i doktorit përbri,
që para se të operonte pacientin,
“operonte” pa mëshirë xhepat e të afërmëve të tij.
Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun.
Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë
në udhëtimin mbrenda vehtes.
Por le të jetë Kryq i thjeshtë,
jo Kryq i shtrejtë,
si tek varri i fqinjit,
anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë),
dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh
dhe i një të teti në qytet, ku, thonë,
e shoqja pret e përcjell lesbiket.
Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë,
lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer,
lulet mbi varrin tim le të vyshken:
të paktën ato dikur
mbanin aromë dehëse për shpirtin
dhe ditën flutura prisnin e përcillnin,
kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell
dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit.
Vetëm pak dhé të shkriftë dhe lule do të kisha dashtë,
Faqe | 5
të ndjehesha i lirë.
O, sa me dhimbsen ata mbi varret e të cilëve
randojnë shtatoret!
SSSSHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËM
Nuk u enda nëpër botë.
As kisha me sé, e deri të drejtën
ma mohuen të fluturoja qiejve,
prandaj,
shpesh i vetëm,
vazhdoj të shkel rrugët
e papërfundueme asnjëherë
të qytetit tim,
që lëngon prej etheve.
Ngrihem heret,
porsa drita e parë e diellit
puthë rrëshqitas majat e pemëve.
Ec larg atyne që,
të krekosun në piedestalin e padijes
kujtojnë se majën kanë arrijtë
dhe gjithnjë ma pak ta shtërngojnë dorën
po u ndale t’i përshëndesish,
sa mezi ndjehen të qullët gishtat.
Larg atyne që,
te vetkenaqun për rrobat e shtrejta
e shpirtin zhele-zhele,
mbjellin “unin” në tokë shterpe.
Faqe | 6
Larg atyne që
zgjodhën për burg kafazin e praruem
e për një vilë shitën shpirtin,
dhe zbresin nga makinat e shtrejta,
buzët përgjysëm çelun,
sikur kanë etje.
Larg atyne që
urrejtjen trashëgim u lanë fëmijëve
e më kot mundohen
një botë ma të bukur të shohin
me syzat e argjendta.
Larg atyne që
në gjuhë të huej flasin
për të harrue kasollën e vjetër.
I vetëm shëtis
rrugëve të qytetit tim
që lëngon prej etheve,
ku kanë harrue të ndërrohen stinët,
as dimën, as pranëverë,
pse dallendyshet, thonë,
të tjera shtigje kanë marrë,
dhe akoma
rrugëve krrokasin
korbat e dimnit.
Shëtis i vetëm.
Faqe | 7
PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …
Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande,
them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj,
dhe ndjej
se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan
puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era;
ai fllad arrin deri tek unë
bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit,
ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine,
ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës
në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit.
Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj
aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem,
le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja,
të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron
si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës
e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë,
e ashtu të harrohem.
Kur telefonin mbyll,
më duket sikur gjithçka tretet në një re gri,
si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja,
dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet
e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien,
si në një fund vjeshte, por them,
jo jo, dallendyshet do të kthehen,
e nesër e përsëri
gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.
Faqe | 8
NË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVE
Ndjej frymëmarrjen e barit,
që e ledhaton një erë e fishkun.
Deti atje tej gjëmon,
sikur do të tregojë lashtësinë e tij
dhe rrudhat e bardha.
Hana ka veshë një triko gri
e me trishtim e shikojnë yjet,
vetmitarë të përjetëshëm,
pa andërr se një natë do të bashkohen njeni me tjetrin.
Udhëtoj me hap të lehtë në Rrugicën e Kujtimeve
mbulue nga gjethet e viteve,
ndërsa vargu i njerëzve
shëtit i shkujdesun trotuareve të mpimë nga vapa e korrikut.
Kjo mbramje,
se ç’më hedh mbi qerpikë një tis frike
mos humbas rrugën e kthimit.
Sa ma larg shkoj,
aq ma të verdha janë gjethet.
Sa vite pa u kthye në këte pjesë të rrugës
ku nuk kanë ngelë as shenjat.
Gjithçka asht e butë, e verdhëmurrmë dhe e heshtun.
Rrugicë e kujtimeve, pa tabela, pa zambakë anash,
si atëherë kur gjethet porsa bulëzonin
dhe dielli nuk përëndonte kaq heret.
Rrugicë e kujtimeve,
pa projekte ndërtimesh të reja.
Faqe | 9
BIBIBIBIG BANGG BANGG BANGG BANG
I vetmi Big Bang,
i vërteti,
asht Fjala.
Kozmosin dhe metamorfozën
ajo na solli prej zanafillës.
Ajo asht e vetmja që shpreh
egzistencën prehistorike dhe të gjithësive të pafundme,
ajo të nesërmen sheh qysh sot,
Hyjnesha që percolli miliarda
e vetë e pamort.
Fjala profetike,
pa pretendime fetare,
fjala e Ulisit dhe Martin Luterit,
despote mbi despotët e saj,
që vetëshpallli shejtninë e pavirgjër,
e paprekëshme prej rrufeve të qiellit e të pushtetit,
nuk pret kartonat e parlamentit
të shpallë atentatin e sotëm ndaj psikologjisë shoqnore
si aktin ma të paligjëshëm,
dhunimin e fantazisë dhe të hapsinave të lira të mendimit,
e që denoncon mësimin përmendësh të neneve
dhe gjuhën atrofe të politikës – si tumore brezhel,
Fjala,
Big Beng-u i madhështisë njerëzore.
Faqe | 10
Big Bang-u i djeshëm
i sotëm,
i përjetshëm
asht Fjala.
Lini të lira hapsinat
për Naltmadhninë e Saj!
Më dhembMë dhembMë dhembMë dhemb
Një zemër që dhemb
asht pyll i mistershëm
ku s’deperton dot shkenca;
e aty unë vuejtjen bluej,
vuejtjen, jo ma pak njerëzore se gëzimi.
Në këte përulje pothuej fetare para madhështisë së dhimbjes,
unë paqësori, i dhunëshëm vetëm në emocione,
i devotshëm si para Kryqit, para lirisë që përditë bjerrim,
rrëmoj thellë në vetvehte,
qysh kur Metamorfoza u krye mbrenda meje
e shpirti jeton në të padukshmen e landës,
asaj që zhdukë asht prej shekujsh dhe asaj
që në shekuj do të përftohet,
aty ku prehet e paqtë historia,
pa rrjedhë gjaku,
pa frike prej errësinës së natës, që do ta t’huej mëngjesi,
i trembem vetëm errësinës së shpirtit
dhe më ther në zemër.
Faqe | 11
Dhimbje më shkakton kjo erë shkretinore,
që deri qirijtë e Rrëmajit do t’i shuej,
me ther shaka e hidhun e dritës verbuese të farizejëve,
ndjej dhimbje nga babëzitja e atyne që
më morën shtatë pash det e shtatë pash qiell
për t’i kthye në harem me të vjella jeshile;
më dhambin këto mure kështjelle, të brejtun mijëvjeçarësh,
që duen t’i lanë pa mite;
Të Rivramët tri herë
nga trafikantët e historisë,
oh, sa më dhembin.
Dhimbje më shkakton kjo mëdyshje në mes dy horizontesh,
çengel i randë, që na mban të shkojmë përpara,
këto mozaikë te damtuem nga shekujt,
që plagët po ua mbyllin me gurë-xhingla-shafran,
ai shikim i ngrimë shtetari,
si prej syshë të një shtatoreje arkeologjike,
me thikën e vnertë mbas retinës së verdhë;
urrej ankimin e qyqes, që më kthen kujtimet,
përherë nomade në shpirtin tim,
që zanë më kanë rrugën e së nesërmes.
E më dhemb.
Faqe | 12
Ira facit versusIra facit versusIra facit versusIra facit versus (Zemrimi lind poezinë)
S’asht koha të festojmë.
Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut.
I amullt asht deti – deri në dhimbje.
Shpatet e maleve,
përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë.
As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë.
Një çallmë reshë,
poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë,
dhe gjithë kjo llohë,
baltë edhe kërmë;
bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë
verbninë;
më kot
kërkojmë thëngjij në hinin e historisë
për pak ngrohtësi
e dritë.
Atheu im,
si ai çinari i moçëm në krye të lagjes,
tashma thà edhe trungu,
me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë
se rranjët thithin ende nga thellësitë –
Kush t’i preu degët?!
Kush ta zhvoshku lëkurën?!
Çinarin tim n’krye të lagjes,
që, kur i ngjiteshim në majë,
na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet,
kush e shkretoi?
Faqe | 13
Nga zgavrrat e errta
dolën pushta-pushtetarë,
bankierë dhe avoketën,
tregtarë perëndishë,
mitngranës me dhambë të verdhë,
ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe,
pllakosi heshtja,
si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë,
ulun në mes të arës,
dhe kafshon me forcë turshitë e reja.
Qiell e dhé nën narkozë:
Ira facit versus,
që rrufetë të shkundin malet dhe detet
e val’ e lirisë
të përplaset fort përsëri
përmbi brigjet e së nesërmes.
LIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJE
Liria asht vu në shitje
se ajo vajza e brishtë,
që kur zbret nga fshati i saj malor
gjithë hir e pastërti,
bahet gjellë e përditëshme
e bosëve dhe pusht/et/arëve.
Liria asht vu në shitje,
si rrobat e vjetra që shesin në një qoshe pallati.
Liria – mirazh që na mori sytë,
e që nuk zgjati as sa vesa e mëngjesit.
Faqe | 14
Atyne që andërruen fluturim të lirë në qiellin e kaltër,
kujtesa tragjike e të së shkuemes
u sjell frikën e së nesërmes pa diell.
Nën rrezet e hanës veç murrizi rritet.
Dhimbje u shkakton
liria të shajnë me fjalë të përdala,
por jo të kurojnë veshkat,
liria të falen në pesë vakte,
por jo të mund të blejnë një tufë lule
t’ia çojnë Gjergjit te vorri.
Më kot i drejtohen Zotit për ndihmë;
galaktikat zgjanohen përditë
e Ai ma tej ikën,
ikën larg e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë,
që s’e shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës.
Liria asht vu në shitje.
Zgjohuni, njerëz!
KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.
Ferishte ende,
sa herë ngela i mahnitun në botën e gërmave:
në to ishte n’atë kohë gjithësia ime e misterëshme.
Po ishte edhe brumbulli, kur n’oborr dilja,
e bletët përmbi lule, e lulet përmbi gjethe;
gjithçka e mahnitshme e unë i lumtun me to dehesha.
Isha ende në bukurinë e virgjër të ma të thjeshtës.
Faqe | 15
Po vitet iknin, e shtati rritej.
Dhe ja tek kthehem sonambul sot
në rrënojat e një dashunie të vjetër,
kur hollonim hijet në perëndimin që përflakej,
ndërsa plazmoja andërra të arta
si kurmi i saj i ndezun,
e symbyllë ndjeja ma fort
magjinë e prekjes.
Ecnim zanë përdorë
pa dijtë se, ja, dhe një hap
ishim larg nga humner’ e shpresës –
shëtitjes shtigjeve të pyllit,
erë musht e myshk i gjelbër,
fundi i kish ardhë,
e kaltëra foshnjore e vështrimit të saj,
u ba gri si dhimbja,
gri si dhimbja, që mbjellë na s’e kishim,
po ish kohë ndamjesh për të lumtunit
e lumtuni xhelatësh.
Taraboshi uli kryet,
Uji ngjyrëuthull i Liqenit thante bimët,
ndërsa ditët, pa mëshirë, gdhendnin dhimbjen
me një daltë të thyeme.
Me shpërfillje cinike, fjalë të vnerta na thanë:
Ju s’mund të jeni
prind të mirë për fëmijtë e së nesërmës,
ju nuk keni të drejt me perëndimin të holloni hijet.
Faqe | 16
Sonambul u ktheva
në rrënojat e dashunisë së vjetër.
Dikur këtu harbonte një drandofill.
Tashti ai asht tha.
Po drandofill, të paktën, ishte ….
Drandofill, erëshumë, që dehte jeten.
NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË …….
Skllav mendësishë të ndryshkuna,
rregullash atavike, që shoqnia i vuni vetes
ndër shekuj të mugët
e nuk çlirohet dot, si prej zingjirësh të randë
në burgjet e errta të kështjellave mesjetare,
janë pasqyra jote krenare e fallso, që të ban t’jetosh
i droguem në mosqenje.
Me laps të kuq,
si ai mësuesi pedant,
kalon mbi portretin tim,
që shpirtin e ushqeva me dhimbje e shkronja,
e në heshtje
thura me to lirinë
e i dhashë kuptim jetës, edhe pse mora kamxhikë,
po ma mirë kamxhikë
se jeta e pakuptimtë
si e jotja.
Faqe | 17
Tash,
në këte kapërcyell të largët,
në vilen hijerandë pa asgja mbrenda
(veç moblijeve të shtrejta),
bluen ndër dhamballë smirën
e lirisë sime,
dhe i lutesh Zotit të të kthej
gëzimet e rrejshme të në një jete në rradhë
shkallëve të karrierës.
Vonë.
Liria nuk asht ajo bima e zbardhemtë kënetore,
pa rrajë;
aty ku një jetë
u burgosen andërrat e dijet u ndryshkën,
në këmbim të një radhe ma nalt
në hirarkinë e mosqenjes. Ajo
nuk lëviz dot në mes mobiljeve tueja të shtrejta,
ndaj po i baj shoqni unë
të ngjitemi pak ma nalt
ku në të katërt stinët
fryn fllad pranvere.
Faqe | 18
FILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTE
Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë.
Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.
Vështroj përreth:
gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendeve
e të gjallesave të pafjalë,
që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.
Ndalem e vështroj se si vesa
rrëshqet në zemër të lules
jo për ta freskue,
po prush jete me i dhanë.
Vjeshta shtegton me mue
në një heshtje reshë të bardha,
që kalërojnë gëzueshëm.
Me duket sikur ndjej ende në ajër
cicërimat e dallendysheve, që vallzonin të lehta,
në rrathë eliptikë,
deri pak kohë ma parë.
Po jo, janë akorde gjethesh,
që ndoshta për herë të fundit
puthen njeni me tjetrin, kur fryn era;
janë gjethe të verdhë, të murrmë,
si trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e pakafshueme.
Ec dhe kujtoj stinët e nxehta,
kur u iknim hijeve,
se donim të na përvëlonte dielli,
dhe shpërfillës ndaj një morali falls
Faqe | 19
e fshatarak,
si dhambët e verdhë prej porcelani
të drejtoreshës në pension
të Bankës Tregtare,
bashkë me trupin
i dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit.
Fillim vjeshte.
Ernat fryejnë nga të katër horizontet.
Po unë s’kërkoj strehë:
të vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma stacionesh,
e të ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna,
si në mbramjen mbas dehjes.
PARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVE
Mos na prishni Parkun e Shkronjave me fjalë të shtremta,
si urrejtja, shpifja, smira,
me kronika rozë e të zeza:
Parku i Shkronjave asht qiellor,
ai duhet të ketë vetëm dritë, dritë!
Mos na i prishni lulet e a-së, të o-së,
ka trimijë vjet që i mbjellim me dashuni.
Në Parkun e Shkronjave vetëm lule duhet të ketë.
Unë hy lehtë, në maje të gishtave,
buzëgaz,
se edhe buzeqeshjen lulet duan
në Parkun e Shkronajve,
hy nga të gjitha anët;
Faqe | 20
i lirë asht ai, pa mure rrethuese,
pa roje të zymta me vështrime qortuese,
por, ju lutem, kur të hyni,
mos hidhni mbeturina.
Dikur këtu
erdhën barbarët e mbollën ferra,
po më nandëqindetetë
ferrat i zhgulem, i dogjem përgjithmonë
e mbollem lule ilire përsëri,
se ruejtë i kishin romakë e lashtë shkronjat tona,
si thotë Plini*,
e shkronja latine i quejten.
Larg nga Parku i Shkrojave fjalët e shtremta,
po na thani lulet.
Këtu lisa të drejtë dhe lule shumëngjyrëshe duhet të rriten,
të lame në dritë qiellore.
*Plini: «Naturalis Historia », vëllimin VII: «Ilirët kanë krijue tëparin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën prej ilirëve »
HISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIE
Nuk më shkruhen vargje sot;
dhimbjen gdhend
mbi një pllakë të vjetër kujtimesh,
që më solli jot bijë, e mira,
në dy fjalë: “Të fala nga mami“,
e që më dhanë t’kuptoj se dot
s’më kishe dëbue nga zemra,
edhe pse vitet janë harrue
njeni mbas tjetrit.
Faqe | 21
U kheva përsëri
në atë vjeshtë të largët,
kur zemra më rrihte
si krahët e fluturave
kur dalin nga errësina në diell,
sa herë kaloje ti, erëborzilok,
e njerëzit më merrnin për të çmendun,
pse ata s’e dinin
ç’ziente mbrenda meje
ndërsa shkoja rrugëve kalamendë,
edhe pse
ajo zhurmë hapash në jetën tande
s’më linte të qetë.
E dija që ti ishe
e dëshiruemja e të gjithëve.
E ditët shkonin,
derisa një mbramje
ti kokën pushove në gjoksin tim
dhe zjarri që na digjte u kthye në dritë,
ndërsa pranvera mërmërinte në gjithë qenjet tona
si burimi i malit tek zbret nëpër gjethe.
Me vetë dritën e diellit unë po luaja;
e ambël ishte dehja
ndërsa duart ti rrëshqisje
mbi trupin tim magjishëm,
sikur të kishe sy në bulëzat e gishtave.
Por hapat u ndjenë përsëri në jetën tande,
dhe një ditë
Faqe | 22
njerëzit,
të ngrimë, si buste allçije në një lulishte,
ndoqën largimin tand shpërfillës
dhe kalamendjen time
drejt lumit të turbullt.
Ka qenë atëherë,
që fillova të lexoja helenët e lashtë dhe latinët,
t’i mësoja pothuej përmendësh,
që të harroja.
Ata tepër të lashtë,
ti përherë e pranishme në jetën time.
Ajo dashuni
mbijetoi pa dëshirën time
në gjithë këto vite
në një strehëz të thellë,
në heshtje.
Nuk prisja asgja ma shumë
veç një takimi të vonë,
ndoshta në qiell,
ku thonë se shpirtnat nuk martohen,
por bajnë dashuni.
_____
Në rrespekt të mikut,
Marjan Dodaj

More Related Content

Viewers also liked

Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Marjan Dodaj
 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërShkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Marjan Dodaj
 
Reaching Your Students Through Blogging
Reaching Your Students Through BloggingReaching Your Students Through Blogging
Reaching Your Students Through Blogging
mmichalakos
 
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeReka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Marjan Dodaj
 
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
vvgk-thalluri
 
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphologyOrganic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
vvgk-thalluri
 
Aquilo final presentation
Aquilo final presentationAquilo final presentation
Aquilo final presentation
Gabriele Petronella
 
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutSaint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Marjan Dodaj
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
Marjan Dodaj
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Marjan Dodaj
 
Martiret shqiptare
Martiret shqiptareMartiret shqiptare
Martiret shqiptare
Marjan Dodaj
 
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVERRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
Marjan Dodaj
 
Gingival diseases in children
Gingival diseases in childrenGingival diseases in children
Gingival diseases in children
Dr Saif khan
 
Gingival enlargement10615
Gingival enlargement10615Gingival enlargement10615
Gingival enlargement10615
Dr Saif khan
 
Objective-C: a gentle introduction
Objective-C: a gentle introductionObjective-C: a gentle introduction
Objective-C: a gentle introduction
Gabriele Petronella
 
Defence Mechanism of Gingivae
Defence Mechanism of GingivaeDefence Mechanism of Gingivae
Defence Mechanism of Gingivae
Dr Saif khan
 
Host microbe interaction in periodontal disease
Host microbe interaction in periodontal diseaseHost microbe interaction in periodontal disease
Host microbe interaction in periodontal disease
Dr Saif khan
 

Viewers also liked (17)

Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërShkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
 
Reaching Your Students Through Blogging
Reaching Your Students Through BloggingReaching Your Students Through Blogging
Reaching Your Students Through Blogging
 
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeReka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
 
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
Chracterization of ti o2 towards higher of incident photon to-current efficie...
 
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphologyOrganic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
Organic solar cells the exciting interplay of excitons and nano-morphology
 
Aquilo final presentation
Aquilo final presentationAquilo final presentation
Aquilo final presentation
 
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutSaint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 
Martiret shqiptare
Martiret shqiptareMartiret shqiptare
Martiret shqiptare
 
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVERRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
 
Gingival diseases in children
Gingival diseases in childrenGingival diseases in children
Gingival diseases in children
 
Gingival enlargement10615
Gingival enlargement10615Gingival enlargement10615
Gingival enlargement10615
 
Objective-C: a gentle introduction
Objective-C: a gentle introductionObjective-C: a gentle introduction
Objective-C: a gentle introduction
 
Defence Mechanism of Gingivae
Defence Mechanism of GingivaeDefence Mechanism of Gingivae
Defence Mechanism of Gingivae
 
Host microbe interaction in periodontal disease
Host microbe interaction in periodontal diseaseHost microbe interaction in periodontal disease
Host microbe interaction in periodontal disease
 

Similar to Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
#MesueseAurela Elezaj
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Adriatik Rexha
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
ORIADAHASA
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
Xhuli Spahiu
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
Xhuli Spahiu
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
Xhuli Spahiu
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Marjan DODAJ
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
313klevis
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
ZajmiMelissa1
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
JURIST
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Adriatik Rexha
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Marjan DODAJ
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
Adela Carcani
 
Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstrakt
Aberi Kajo
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Marjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
Marjan DODAJ
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
MightyGirl20
 

Similar to Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI (20)

Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
 
Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstrakt
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes
 

More from Marjan Dodaj

Libra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimLibra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkim
Marjan Dodaj
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Marjan Dodaj
 
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
Marjan Dodaj
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
Marjan Dodaj
 
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota SwitzerlandKur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Marjan Dodaj
 
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme   Fshatrat e Rekes se EpermeReka e Eperme   Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Marjan Dodaj
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Marjan Dodaj
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
Marjan Dodaj
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Marjan Dodaj
 
Albanian Books Collections
Albanian Books CollectionsAlbanian Books Collections
Albanian Books Collections
Marjan Dodaj
 
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Marjan Dodaj
 

More from Marjan Dodaj (12)

Libra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimLibra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkim
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota SwitzerlandKur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
 
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme   Fshatrat e Rekes se EpermeReka e Eperme   Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
A e dini se
A e dini seA e dini se
A e dini se
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
 
Albanian Books Collections
Albanian Books CollectionsAlbanian Books Collections
Albanian Books Collections
 
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
 

Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

  • 1. Faqe | 1 NË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIM Në udhëtimin tim, sovran i një shpirti të çliruem nga prangat, që shpesh të venë urrejtja dhe smira, u përpoqa t’i jepja kuptim jetës, ndërsa lodhesha në shkronja të pjerrta librash të vjetër, apo përpiqesha të deshifroja vështrimin shpërfillës të yjeve në shoqninë e një heshtjes që gdhente dhimbjen mbrenda meje; mendimet treteshin deri atje përtej ku nuk arrijti kurrë syni i njeriut; rrezatimi i tyne depërtonte tej çdo rontegeni në galaktika mjegullore dhe gjithë bota që më rrethonte tashma ishte mbrenda meje: drita përshkonte çdo skutë të errtë e më davariste trishtimin. Udhëtoja në detin e jetës mes dallgëve të Fatit, që përditë më ngushtonte horizontet e më burgoste andërrat e shkronjat m’i ndryshkte, përkrah udhëtarësh të tjerë me frikën e së nesërmes në bebëze, me andërrën e Lirisë në qerpik, kthye tashma në një mirazh, që zhdukej porsa binte mbramja dhe mbylleshim në një dhimbje memece. Vëllim Poetik nga Daniel Gàzulli Botoi: www.prishtinapress.info Daniel Gàzulli
  • 2. Faqe | 2 Po kurrë nuk e humba Zotin e Shpresës e të Qetësisë dhe vazhdova udhëtimin drejt tij pa lutje të më dhuronte ma shumë se orët, ditët, vitet e jetës, që bujarisht më kishte dhanë, ndërsa i gëzohesha edhe një luleje të egër çelë në mes rrenojave të faltores së shembun nga dora e padijes; nuk prita si ata që çdo mëngjes presin vejushat të dalin nga shtëpia e pastaj përhumben në ekstazë para një gote rakie pa meze në ajrin e ndotun nga tymi i duhanit; udhëtimin vazhdova shtegut në mes pyllit të zhytun në mjegull, sepse e largët nuk do të ishte drita jetëdhanëse e diellit, që ban të drejtohet e të gjelbrojë edhe atë bimëzën që nën gur ka kalue e mardhun dhe e zbehtë dimnin. Udhëtova bashkë me shpirtin e dhimbjes e të mundimeve në kërkim të Zotit të Shpresës e të Dritës, që ndriçon në thellësi të qenies të secilit. PAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTË Nesër, mbi rrasën e varrit tim me shkronja të derdhuna le të shënojnë emën e mbiemën, asgja ma shumë. Datëlindja? Kush e di, asht tepër e largët, dhe nëse ndonjeni do të pysë: Rron apo ka vdekë? Mos u nxitoni të përgjigjeni.
  • 3. Faqe | 3 Përse të mundoheni më kot të shkrueni ma shumë? Përse të shprehni dhimbshuni? A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling? (Ndoshta ndonjë kalimtar për tek varret e të tijëve do të lëshojë edhe fjalë të jargëta, ani. Do të thotë se isha pijanik, bie fjala, po askush s’ do ta besojë po të thotë se edhe për atë nuk ndjeja dashuni). Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet. Do të kisha preferue mbi varr të kisha dhé të shkriftë ku të harbonin lulet. Rrasë të lëmuet le të kenë ishdrejtori i Bankës, kryebashkiaku im, gjyqtarët, të gjithë; ata do të kenë lanë patjetër diçka që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim; çfarë lashë unë, veç katër-pesë librave, të papaguem ende plotësisht? Le të kalojnë atypranë fjalëjargëtit dhe gazetarët e kërrusun, gjithë mundim, e të thonë se në jetë
  • 4. Faqe | 4 paskam pasë shoqni me endacakët; le të thonë, por askush nuk mund të thotë se kur kalon pranë varrit tim ndjehet erë e keqe si tek varri i doktorit përbri, që para se të operonte pacientin, “operonte” pa mëshirë xhepat e të afërmëve të tij. Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun. Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë në udhëtimin mbrenda vehtes. Por le të jetë Kryq i thjeshtë, jo Kryq i shtrejtë, si tek varri i fqinjit, anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë), dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh dhe i një të teti në qytet, ku, thonë, e shoqja pret e përcjell lesbiket. Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë, lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer, lulet mbi varrin tim le të vyshken: të paktën ato dikur mbanin aromë dehëse për shpirtin dhe ditën flutura prisnin e përcillnin, kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit. Vetëm pak dhé të shkriftë dhe lule do të kisha dashtë,
  • 5. Faqe | 5 të ndjehesha i lirë. O, sa me dhimbsen ata mbi varret e të cilëve randojnë shtatoret! SSSSHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËM Nuk u enda nëpër botë. As kisha me sé, e deri të drejtën ma mohuen të fluturoja qiejve, prandaj, shpesh i vetëm, vazhdoj të shkel rrugët e papërfundueme asnjëherë të qytetit tim, që lëngon prej etheve. Ngrihem heret, porsa drita e parë e diellit puthë rrëshqitas majat e pemëve. Ec larg atyne që, të krekosun në piedestalin e padijes kujtojnë se majën kanë arrijtë dhe gjithnjë ma pak ta shtërngojnë dorën po u ndale t’i përshëndesish, sa mezi ndjehen të qullët gishtat. Larg atyne që, te vetkenaqun për rrobat e shtrejta e shpirtin zhele-zhele, mbjellin “unin” në tokë shterpe.
  • 6. Faqe | 6 Larg atyne që zgjodhën për burg kafazin e praruem e për një vilë shitën shpirtin, dhe zbresin nga makinat e shtrejta, buzët përgjysëm çelun, sikur kanë etje. Larg atyne që urrejtjen trashëgim u lanë fëmijëve e më kot mundohen një botë ma të bukur të shohin me syzat e argjendta. Larg atyne që në gjuhë të huej flasin për të harrue kasollën e vjetër. I vetëm shëtis rrugëve të qytetit tim që lëngon prej etheve, ku kanë harrue të ndërrohen stinët, as dimën, as pranëverë, pse dallendyshet, thonë, të tjera shtigje kanë marrë, dhe akoma rrugëve krrokasin korbat e dimnit. Shëtis i vetëm.
  • 7. Faqe | 7 PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR … Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande, them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj, dhe ndjej se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era; ai fllad arrin deri tek unë bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit, ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine, ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit. Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem, le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja, të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë, e ashtu të harrohem. Kur telefonin mbyll, më duket sikur gjithçka tretet në një re gri, si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja, dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien, si në një fund vjeshte, por them, jo jo, dallendyshet do të kthehen, e nesër e përsëri gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.
  • 8. Faqe | 8 NË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVE Ndjej frymëmarrjen e barit, që e ledhaton një erë e fishkun. Deti atje tej gjëmon, sikur do të tregojë lashtësinë e tij dhe rrudhat e bardha. Hana ka veshë një triko gri e me trishtim e shikojnë yjet, vetmitarë të përjetëshëm, pa andërr se një natë do të bashkohen njeni me tjetrin. Udhëtoj me hap të lehtë në Rrugicën e Kujtimeve mbulue nga gjethet e viteve, ndërsa vargu i njerëzve shëtit i shkujdesun trotuareve të mpimë nga vapa e korrikut. Kjo mbramje, se ç’më hedh mbi qerpikë një tis frike mos humbas rrugën e kthimit. Sa ma larg shkoj, aq ma të verdha janë gjethet. Sa vite pa u kthye në këte pjesë të rrugës ku nuk kanë ngelë as shenjat. Gjithçka asht e butë, e verdhëmurrmë dhe e heshtun. Rrugicë e kujtimeve, pa tabela, pa zambakë anash, si atëherë kur gjethet porsa bulëzonin dhe dielli nuk përëndonte kaq heret. Rrugicë e kujtimeve, pa projekte ndërtimesh të reja.
  • 9. Faqe | 9 BIBIBIBIG BANGG BANGG BANGG BANG I vetmi Big Bang, i vërteti, asht Fjala. Kozmosin dhe metamorfozën ajo na solli prej zanafillës. Ajo asht e vetmja që shpreh egzistencën prehistorike dhe të gjithësive të pafundme, ajo të nesërmen sheh qysh sot, Hyjnesha që percolli miliarda e vetë e pamort. Fjala profetike, pa pretendime fetare, fjala e Ulisit dhe Martin Luterit, despote mbi despotët e saj, që vetëshpallli shejtninë e pavirgjër, e paprekëshme prej rrufeve të qiellit e të pushtetit, nuk pret kartonat e parlamentit të shpallë atentatin e sotëm ndaj psikologjisë shoqnore si aktin ma të paligjëshëm, dhunimin e fantazisë dhe të hapsinave të lira të mendimit, e që denoncon mësimin përmendësh të neneve dhe gjuhën atrofe të politikës – si tumore brezhel, Fjala, Big Beng-u i madhështisë njerëzore.
  • 10. Faqe | 10 Big Bang-u i djeshëm i sotëm, i përjetshëm asht Fjala. Lini të lira hapsinat për Naltmadhninë e Saj! Më dhembMë dhembMë dhembMë dhemb Një zemër që dhemb asht pyll i mistershëm ku s’deperton dot shkenca; e aty unë vuejtjen bluej, vuejtjen, jo ma pak njerëzore se gëzimi. Në këte përulje pothuej fetare para madhështisë së dhimbjes, unë paqësori, i dhunëshëm vetëm në emocione, i devotshëm si para Kryqit, para lirisë që përditë bjerrim, rrëmoj thellë në vetvehte, qysh kur Metamorfoza u krye mbrenda meje e shpirti jeton në të padukshmen e landës, asaj që zhdukë asht prej shekujsh dhe asaj që në shekuj do të përftohet, aty ku prehet e paqtë historia, pa rrjedhë gjaku, pa frike prej errësinës së natës, që do ta t’huej mëngjesi, i trembem vetëm errësinës së shpirtit dhe më ther në zemër.
  • 11. Faqe | 11 Dhimbje më shkakton kjo erë shkretinore, që deri qirijtë e Rrëmajit do t’i shuej, me ther shaka e hidhun e dritës verbuese të farizejëve, ndjej dhimbje nga babëzitja e atyne që më morën shtatë pash det e shtatë pash qiell për t’i kthye në harem me të vjella jeshile; më dhambin këto mure kështjelle, të brejtun mijëvjeçarësh, që duen t’i lanë pa mite; Të Rivramët tri herë nga trafikantët e historisë, oh, sa më dhembin. Dhimbje më shkakton kjo mëdyshje në mes dy horizontesh, çengel i randë, që na mban të shkojmë përpara, këto mozaikë te damtuem nga shekujt, që plagët po ua mbyllin me gurë-xhingla-shafran, ai shikim i ngrimë shtetari, si prej syshë të një shtatoreje arkeologjike, me thikën e vnertë mbas retinës së verdhë; urrej ankimin e qyqes, që më kthen kujtimet, përherë nomade në shpirtin tim, që zanë më kanë rrugën e së nesërmes. E më dhemb.
  • 12. Faqe | 12 Ira facit versusIra facit versusIra facit versusIra facit versus (Zemrimi lind poezinë) S’asht koha të festojmë. Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut. I amullt asht deti – deri në dhimbje. Shpatet e maleve, përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë. As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë. Një çallmë reshë, poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë, dhe gjithë kjo llohë, baltë edhe kërmë; bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë verbninë; më kot kërkojmë thëngjij në hinin e historisë për pak ngrohtësi e dritë. Atheu im, si ai çinari i moçëm në krye të lagjes, tashma thà edhe trungu, me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë se rranjët thithin ende nga thellësitë – Kush t’i preu degët?! Kush ta zhvoshku lëkurën?! Çinarin tim n’krye të lagjes, që, kur i ngjiteshim në majë, na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet, kush e shkretoi?
  • 13. Faqe | 13 Nga zgavrrat e errta dolën pushta-pushtetarë, bankierë dhe avoketën, tregtarë perëndishë, mitngranës me dhambë të verdhë, ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe, pllakosi heshtja, si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë, ulun në mes të arës, dhe kafshon me forcë turshitë e reja. Qiell e dhé nën narkozë: Ira facit versus, që rrufetë të shkundin malet dhe detet e val’ e lirisë të përplaset fort përsëri përmbi brigjet e së nesërmes. LIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJE Liria asht vu në shitje se ajo vajza e brishtë, që kur zbret nga fshati i saj malor gjithë hir e pastërti, bahet gjellë e përditëshme e bosëve dhe pusht/et/arëve. Liria asht vu në shitje, si rrobat e vjetra që shesin në një qoshe pallati. Liria – mirazh që na mori sytë, e që nuk zgjati as sa vesa e mëngjesit.
  • 14. Faqe | 14 Atyne që andërruen fluturim të lirë në qiellin e kaltër, kujtesa tragjike e të së shkuemes u sjell frikën e së nesërmes pa diell. Nën rrezet e hanës veç murrizi rritet. Dhimbje u shkakton liria të shajnë me fjalë të përdala, por jo të kurojnë veshkat, liria të falen në pesë vakte, por jo të mund të blejnë një tufë lule t’ia çojnë Gjergjit te vorri. Më kot i drejtohen Zotit për ndihmë; galaktikat zgjanohen përditë e Ai ma tej ikën, ikën larg e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë, që s’e shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës. Liria asht vu në shitje. Zgjohuni, njerëz! KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN. Ferishte ende, sa herë ngela i mahnitun në botën e gërmave: në to ishte n’atë kohë gjithësia ime e misterëshme. Po ishte edhe brumbulli, kur n’oborr dilja, e bletët përmbi lule, e lulet përmbi gjethe; gjithçka e mahnitshme e unë i lumtun me to dehesha. Isha ende në bukurinë e virgjër të ma të thjeshtës.
  • 15. Faqe | 15 Po vitet iknin, e shtati rritej. Dhe ja tek kthehem sonambul sot në rrënojat e një dashunie të vjetër, kur hollonim hijet në perëndimin që përflakej, ndërsa plazmoja andërra të arta si kurmi i saj i ndezun, e symbyllë ndjeja ma fort magjinë e prekjes. Ecnim zanë përdorë pa dijtë se, ja, dhe një hap ishim larg nga humner’ e shpresës – shëtitjes shtigjeve të pyllit, erë musht e myshk i gjelbër, fundi i kish ardhë, e kaltëra foshnjore e vështrimit të saj, u ba gri si dhimbja, gri si dhimbja, që mbjellë na s’e kishim, po ish kohë ndamjesh për të lumtunit e lumtuni xhelatësh. Taraboshi uli kryet, Uji ngjyrëuthull i Liqenit thante bimët, ndërsa ditët, pa mëshirë, gdhendnin dhimbjen me një daltë të thyeme. Me shpërfillje cinike, fjalë të vnerta na thanë: Ju s’mund të jeni prind të mirë për fëmijtë e së nesërmës, ju nuk keni të drejt me perëndimin të holloni hijet.
  • 16. Faqe | 16 Sonambul u ktheva në rrënojat e dashunisë së vjetër. Dikur këtu harbonte një drandofill. Tashti ai asht tha. Po drandofill, të paktën, ishte …. Drandofill, erëshumë, që dehte jeten. NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË ……. Skllav mendësishë të ndryshkuna, rregullash atavike, që shoqnia i vuni vetes ndër shekuj të mugët e nuk çlirohet dot, si prej zingjirësh të randë në burgjet e errta të kështjellave mesjetare, janë pasqyra jote krenare e fallso, që të ban t’jetosh i droguem në mosqenje. Me laps të kuq, si ai mësuesi pedant, kalon mbi portretin tim, që shpirtin e ushqeva me dhimbje e shkronja, e në heshtje thura me to lirinë e i dhashë kuptim jetës, edhe pse mora kamxhikë, po ma mirë kamxhikë se jeta e pakuptimtë si e jotja.
  • 17. Faqe | 17 Tash, në këte kapërcyell të largët, në vilen hijerandë pa asgja mbrenda (veç moblijeve të shtrejta), bluen ndër dhamballë smirën e lirisë sime, dhe i lutesh Zotit të të kthej gëzimet e rrejshme të në një jete në rradhë shkallëve të karrierës. Vonë. Liria nuk asht ajo bima e zbardhemtë kënetore, pa rrajë; aty ku një jetë u burgosen andërrat e dijet u ndryshkën, në këmbim të një radhe ma nalt në hirarkinë e mosqenjes. Ajo nuk lëviz dot në mes mobiljeve tueja të shtrejta, ndaj po i baj shoqni unë të ngjitemi pak ma nalt ku në të katërt stinët fryn fllad pranvere.
  • 18. Faqe | 18 FILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTE Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë. Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh. Vështroj përreth: gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendeve e të gjallesave të pafjalë, që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso. Ndalem e vështroj se si vesa rrëshqet në zemër të lules jo për ta freskue, po prush jete me i dhanë. Vjeshta shtegton me mue në një heshtje reshë të bardha, që kalërojnë gëzueshëm. Me duket sikur ndjej ende në ajër cicërimat e dallendysheve, që vallzonin të lehta, në rrathë eliptikë, deri pak kohë ma parë. Po jo, janë akorde gjethesh, që ndoshta për herë të fundit puthen njeni me tjetrin, kur fryn era; janë gjethe të verdhë, të murrmë, si trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e pakafshueme. Ec dhe kujtoj stinët e nxehta, kur u iknim hijeve, se donim të na përvëlonte dielli, dhe shpërfillës ndaj një morali falls
  • 19. Faqe | 19 e fshatarak, si dhambët e verdhë prej porcelani të drejtoreshës në pension të Bankës Tregtare, bashkë me trupin i dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit. Fillim vjeshte. Ernat fryejnë nga të katër horizontet. Po unë s’kërkoj strehë: të vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma stacionesh, e të ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna, si në mbramjen mbas dehjes. PARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVE Mos na prishni Parkun e Shkronjave me fjalë të shtremta, si urrejtja, shpifja, smira, me kronika rozë e të zeza: Parku i Shkronjave asht qiellor, ai duhet të ketë vetëm dritë, dritë! Mos na i prishni lulet e a-së, të o-së, ka trimijë vjet që i mbjellim me dashuni. Në Parkun e Shkronjave vetëm lule duhet të ketë. Unë hy lehtë, në maje të gishtave, buzëgaz, se edhe buzeqeshjen lulet duan në Parkun e Shkronajve, hy nga të gjitha anët;
  • 20. Faqe | 20 i lirë asht ai, pa mure rrethuese, pa roje të zymta me vështrime qortuese, por, ju lutem, kur të hyni, mos hidhni mbeturina. Dikur këtu erdhën barbarët e mbollën ferra, po më nandëqindetetë ferrat i zhgulem, i dogjem përgjithmonë e mbollem lule ilire përsëri, se ruejtë i kishin romakë e lashtë shkronjat tona, si thotë Plini*, e shkronja latine i quejten. Larg nga Parku i Shkrojave fjalët e shtremta, po na thani lulet. Këtu lisa të drejtë dhe lule shumëngjyrëshe duhet të rriten, të lame në dritë qiellore. *Plini: «Naturalis Historia », vëllimin VII: «Ilirët kanë krijue tëparin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën prej ilirëve » HISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIE Nuk më shkruhen vargje sot; dhimbjen gdhend mbi një pllakë të vjetër kujtimesh, që më solli jot bijë, e mira, në dy fjalë: “Të fala nga mami“, e që më dhanë t’kuptoj se dot s’më kishe dëbue nga zemra, edhe pse vitet janë harrue njeni mbas tjetrit.
  • 21. Faqe | 21 U kheva përsëri në atë vjeshtë të largët, kur zemra më rrihte si krahët e fluturave kur dalin nga errësina në diell, sa herë kaloje ti, erëborzilok, e njerëzit më merrnin për të çmendun, pse ata s’e dinin ç’ziente mbrenda meje ndërsa shkoja rrugëve kalamendë, edhe pse ajo zhurmë hapash në jetën tande s’më linte të qetë. E dija që ti ishe e dëshiruemja e të gjithëve. E ditët shkonin, derisa një mbramje ti kokën pushove në gjoksin tim dhe zjarri që na digjte u kthye në dritë, ndërsa pranvera mërmërinte në gjithë qenjet tona si burimi i malit tek zbret nëpër gjethe. Me vetë dritën e diellit unë po luaja; e ambël ishte dehja ndërsa duart ti rrëshqisje mbi trupin tim magjishëm, sikur të kishe sy në bulëzat e gishtave. Por hapat u ndjenë përsëri në jetën tande, dhe një ditë
  • 22. Faqe | 22 njerëzit, të ngrimë, si buste allçije në një lulishte, ndoqën largimin tand shpërfillës dhe kalamendjen time drejt lumit të turbullt. Ka qenë atëherë, që fillova të lexoja helenët e lashtë dhe latinët, t’i mësoja pothuej përmendësh, që të harroja. Ata tepër të lashtë, ti përherë e pranishme në jetën time. Ajo dashuni mbijetoi pa dëshirën time në gjithë këto vite në një strehëz të thellë, në heshtje. Nuk prisja asgja ma shumë veç një takimi të vonë, ndoshta në qiell, ku thonë se shpirtnat nuk martohen, por bajnë dashuni. _____ Në rrespekt të mikut, Marjan Dodaj