SlideShare a Scribd company logo
Te drejtat e njeriut
Çfarë janë të drejtat e njeriut ?
 Çfarë të drejtash të njeriut
ekzistojnë?
    Të drejtat personale
     -Të drejtat politike dhe të drejtat civile

      -Të drejtat politike dhe të drejtat civile

        -Të drejtat sociale dhe ekonomike

           Të drejtat e brezit të tretë
Të drejtat e njeriut
•   Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
    Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e
    Njeriut. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta
    shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet,
    lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera
    edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre
    politik. Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të
    përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet,
    në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh
    gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit,
    të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë
    të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja
    dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë
    shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë
    nën administrimin e tyre. Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i
    pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve
    ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave
    të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për
    zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Deklarata e Përgjithshme për të
Drejtat e Njeriut
• Ajo shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit
  politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë,
  synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për vlefshmëri
  universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë, dhe si të drejta
  kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj ideje ka para vetes
  një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e të drejtave të njeriut,
  gjenden edhe shembuj të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në
  temën shtjelluese Etika botërore, flitet për përpjekjet e heqjes
  së dyshimeve rreth universalitetit të të drejtave të njeriut të
  zhvilluara në Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga
  botëkuptimi i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe
  besimeve, bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta
  për tërë njerëzimin
Të drejtat personale
 • Të drejtat personale - Ato janë të drejtat,
   të cilat kujdesen për mbrojtjen e njerëzve si
   të tillë nga ndërhyrja e shtetit, si dhe për
   paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor. Si
   shembuj në këtë kontekst shërben e drejta
   për jetën, si kusht elementar për të gjitha të
   drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes së
   lirë të personalitetit. Se çfarë ndikimi kanë
   në jetë të drejtat personale, bëhet e qartë
   nga fakti se dënimi me dhunë fizike në
   rastet e shkeljes së ligjit, deri në shekullin e
   kaluar praktikohej edhe në vendet
   demokratike. Jo shumë dekada më parë,
   ishte normal edhe ndëshkimi i nxënësve me
   rrahje nga mësuesit, për shkak të sjelljes jo
   të mirë! Të drejtat personale përbëjnë
   thelbin e të drejtave të njeriut.
Të drejtat politike dhe të
drejtat civile


  • Përballë të drejtave personale, të drejtat politike
    dhe të drejtat civile apo qytetare, përbëjnë grupin
    e dytë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është
    garantimi i pjesëmarrjes së lirë të secilit në jetën
    politike të shoqërisë ku ai jeton, pa pa pasur frikën
    e një dënimi. Në këtë kontekst, e drejta e
    shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e
    shtypit luajnë rol të rëndësishëm. Në to
    pasqyrohen qëndrimet e njerëzve ndaj qeverive të
    tyre. Nëse pengohet shprehja e lirë e qëndrimeve
    në fjalë, atëherë qeveria e humb të drejtën e
    përfaqësimit demokratik të interesave të
    qytetarëve të saj.
Të drejtat sociale dhe
ekonomike


   • Të drejtat sociale dhe ato ekonomike
     përbëjnë një grup tjetër të të drejtave të
     njeriut. Qëllimi i tyre është sigurimi i çdo
     personi me gjërat elementare, të
     nevojshme, të paktën për sigurimin e
     ekzistencës së tij. Këtu hyn edhe e drejta
     për arsim. Duke u nisur nga fakti se për
     një jetë dinjitoze, përveç sigurimit të
     ushqimit, është e nevojshme edhe
     përmbushja e kërkesave të tjera, atëherë
     bëhet i domosdoshëm edhe krijimi i
     kushteve elementare për zhvillim.
Të drejtat e brezit të tretë


   • Të ashtuquajturat Të drejtat e brezit të
     tretë, janë futur relativisht vonë në grupin e
     të drejtave të njeriut. Ato kujdesen që të
     drejtat e njeriut të mos konsiderohen si një
     ligj i ngurtë, por si të drejta të cilat
     zhvillohen dhe ndryshohen. Përveç kësaj,
     ato pasqyrojnë edhe faktin e ekzistencës
     së problemeve të reja, të cilat rrezikojnë të
     drejtën e personit për të jetuar.
•   Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim
    zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në
    botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të
    parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë
    sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo
    nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që
    nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të
    Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është
    në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut
    për një ambjent të shëndetshëm - sidomos për brezat e
    ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike,
    por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave
    të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit,
    me të cilat përballet njerëzimi.
"Deklarata e Përgjithshme
për të Drejtat e Njeriut"

 •   gjendet e plotë në faqen përkatëse të materialeve. Ajo
     shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit
     politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë,
     synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për
     vlefshmëri universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë,
     dhe si të drejta kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj
     ideje ka para vetes një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e
     të drejtave të njeriut, gjenden edhe shembuj të shkeljeve të
     të drejtave të njeriut. Në temën shtjelluese Etika botërore,
     flitet për përpjekjet e heqjes së dyshimeve rreth
     universalitetit të të drejtave të njeriut të zhvilluara në
     Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga botëkuptimi
     i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe besimeve,
     bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta për
     tërë njerëzimin.
 •
Realizimi universal politik
(Kombet e Bashkuara) -


  •   - Përpjekjet për realizimin e vlerës universale të të drejtave
      të njeriut në tërë botën i përshpejtoi krimi i tmerrshëm i
      Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kishte ndodhur në këtë
      luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë
      duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte
      njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të
      Bashkuara. Përmes bashkimit të të gjitha shteteve, të drejtat
      e njeriut synohej të mos mbeteshin më vetëm çështje e
      shteteve përkatëse, por çështje e bashkësisë së shteteve
      ndërkombëtare. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e
      marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të
      ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u
      aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha
      shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë,
      dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të
      bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet
      e saj (neni 56).
çfarë janë shkeljet e të drejtave të
njeriut dhe si bëhet shkelja e tyre?
    •   Në pjesën e një libri, i cili merret me temën e
        sipërpërmendur, shkeljen e të drejtave të njeriut e kupton si
        krim të shtetit mbi qytetarët. Ai thekson edhe instrumentet
        të cilat mund të pengojnë këtë formë të rëndë;
    •   Përkufizimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk është
        asgjë tjetër, veçse një formë e zbutur e krimit të rëndë që
        ushtron shteti mbi qytetarët. Shkeljet e të drejtave të njeriut
        si krim i lejuar, i duruar, i porositur apo i mbrojtur nga
        qeveritë, rrezikon në masën më të madhe paqen e
        brendshme dhe të jashtme të një organizimi shtetëror. E
        kaluara ka treguar se me ndarjen e pushtetit për të
        kontrolluar monopolin e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv
        dhe gjyqësor dhe me zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të
        fshehta, që përsëriten në mënyrë periodike, është krijuar një
        instrument i përshtatshëm i shtetit juridik. Shtetet e
        qeverisura nga diktaturat nuk njohin instrumente të tilla. Ato
        shkelin të drejtat e njeriut dhe rrezikojnë në këtë mënyrë
        paqen në botë. Ato helmojnë klimën politike, duke krijuar
        rrethana të tilla, në të cilat të drejtat e njeriut dhe paqja kanë
        pak mundësi për t'u realizuar
Shkeljet e të drejtave të
njeriut
  • Që nga Lufta e Dytë Botërore, në çështjen
    e të drejtave të njeriut janë arritur aq
    shumë rezultate nga Kombet e Bashkuara,
    saqë për shumë njerëz në botë, respektimi
    dhe zbatimi i tyre është bërë i
    vetëkuptueshëm. Ata kur dëgjojnë për
    shkeljet e të drejtave të njeriut mendojnë
    për të ashtuquajturën Bota e tretë", apo
    për diktaturat e largëta. Por shkeljet e të
    drejtave të njeriut nuk janë të kufizuara
    vetëm brenda kufijve të kontinenteve,
    sistemeve të caktuara politike, normave
    apo feve të caktuara. Nuk ka thuajse asnjë
    vend në botë, ku gjatë një viti të mos
    ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit
dhe demokracia
    •
         Thelbi i iluminizmit politik të kohës së re është unitetiti mes
        të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë.
        Efekti real i të drejtave të njeriut kushtëzon vlerën e tyre
        juridike, e kjo e dyta kushtëzon nga ana tjetër ndarjen e
        pushtetit. Pushtetari është i lidhur me zbatimin e të drejtave
        të njeriut, vetëm nëse ai vetë është i lidhur me drejtësinë.
        Me drejtësinë, ai është i lidhur vetëm në sistemin e ndarjes
        së pushtetit, ku instanca ekzekutive as nuk e sundon
        drejtësinë, e as nuk mund ta shkelë atë. Asaj i është caktuar
        funksioni nga instanca ligjvënëse dhe kushtetuese, sipas së
        cilës janë ata gjyqtarët e pavarur që kontrollojnë respektimin
        e drejtësisë.
    •   Zhvillimi i të drejtave nga ana tjetër kushtëzon edhe
        demokracinë, d.m.th. lirinë e popullit për formulimin e ligjeve
        të tij dhe kontrollimin publik të të tri instancave të pushtetit.
        Në këtë mënyrë mbyllet rrethi i lidhjeve ndërmjet idesë së të
        drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë.
        Ato janë një njësi institucionale ligjore. Realiteti i tyre politik
        është kusht për humanizëm, drejtësi, liri dhe dinjitet për çdo
        individ. Rënia e njërit prej këtyre tri elementeve shkakton
        edhe rënien e dy elementeve të tjera
Dallimi mes të drejtave të njeriut dhe
të drejtave themelore
• Pasi kemi njohur të drejtat që hyjnë në kategorinë e të drejtave të njeriut,
  lind pyetja se cili është dallimi mes të të drejtave të njeriut dhe të drejtave
  themelore. Kemi parë se të drejtat e njeriut të dala nga filozofia, që nga
  shekulli XVII kanë gjetur hyrje në kushtetutat shtetërore. Ato kanë
  rrjedhur në një formë të caktuar dhe u janë garantuar shtetasve si të
  drejta konkrete themelore. Njeriu abstrakt i filozofisë u shndërrua në këtë
  mënyrë në qytetar konkret i miratuesve të kushtetutës. Të drejtat
  themelore kishin funksionin e mbrojtjes së qytetarëve nga ndërhyrja e
  shtetit dhe ishin pjesë përbërëse e filozofisë së liberalizmit.
• Siç shihet, të drejtat themelore, për nga përbërja e tyre nuk ndryshojnë.
  Dallimi ndërmjet tyre qëndron në aspektin formal. Të drejtat themelore
  janë të drejta që një shtet ua garanton qytetarëve të vet dhe që janë të
  shënuara në kushtetutën e tij. Zbatimin e tyre, qytetari mund ta kërkojë
  para gjyqit. Ndërsa të drejtat e njeriut përbëjnë idenë themelore prapa
  këtyre të drejtave themelore. Deri në mesin e shekullit të kaluar, të drejtat
  e njeriut ishin të drejta morale, të cilat duhet të zbatoheshin nga çdo lloj
  mënyre e organizimit shtetëror, pra si të drejta natyrore. Me "Deklaratën e
  Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" të Kombeve të Bashkuara, është
  bërë përpjekje për konkretizimin e idesë filozofike dhe vendosjen e tyre si
  të drejta të patjetërsueshme me kriter botëror.
•
Në zhargonin politik,
• përkufizimi 'të drejtat e njeriut' paraqet në
  radhë të parë tërësinë e atyre të drejtave,
  të cilat individi mund t'i kërkojë vetëm për
  shkak të ekzistencës së tij si qenie
  njerëzore, dhe që duhet të sigurohen me
  ligj nga bashkësia për arsye etike. Në këtë
  kontekst bëhet fjalë edhe për të drejtat
  'natyrore', 'parashtetërore', 'të lindura' apo
  'të patjetërsueshme', në respektimin dhe
  sigurimin e të cilave legjitimohet një
  bashkësi politike.
     Si janë zhvilluar të drejtat e njeriut?
Rrënjët filozofike
•   Ideja e barazisë së të gjithë njerëzve (e drejta natyrore), e
    cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë
    antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në
    krishtërimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të
    drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit
    janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë
    detyrime të barabarta përpara tij. Këto dy parime përbëjnë
    rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë
    kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato
    pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse
    në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në
    jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së
    Re.
Zbatimi politik në kuadrin e shteteve
kombëtare -
    •   Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura Magna Charta
        Libertatum", qysh në vitin 1215 i kufizoi mbretit disa të drejta, Petition of Rights" i vitit
        1628, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja Habeas-Corpus" e vitit 1679
        shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të
        drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt
        nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t'u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i
        të arrestuarit.
    •   Këto të drejta vlenin edhe për kolonitë angleze, si p.sh.. në Shtetet e Bashkuara të
        Amerikës. Në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon
        Lokut, u formulua edhe katalogu i parë në histori i të drejtave të njeriut, Virginia Bill of
        Rights" i vitit 1776, i cili bashkë me Deklaratën Amerikane të Pavarësisë të po të të
        njëjtit vit, numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave
        njeriut. Të dyja këto janë të përgatitura si dokumente, të cilat ia vlen të lexohen.
        Virginia Bill of Rights" ngriti të drejtat e shënuara më poshtëë si të drejta të
        patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të
        njeriut: E drejta për jetë, liri dhe pasuri; Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit; E drejta e
        peticionit; E drejta për mbrojtje juridike; E drejta e votës
    •   Duke u nisur nga Franca, zbatimi në formën kushtetuese i idesë së të drejtave
        të njeriut mori përmasa të përshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 me parullën
        e tij libert galit fraternit pati ndikim shumë të madh. Më 26 gusht 1789 u pranua
        Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe cila gjendet gjithashtu si dokument në faqen e
        materialeve. Në të bie në sy përpjekja patetike e theksimit të rëndësisë universale të
        të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë, në fillim ishte përfshirja e të drejtave të
        njeriut si të drejta themelore në kushtetutat kombëtare, gjë që u arrit me sukses gjatë
        shek.XIX në thuajse të gjitha shtetet evropiane. Zbatimi politik dhe juridik i idesë
        filozofike të të drejtave të njeriut u arrit deri në mesin e shekullit XX.
    •   Në vazhdim u shfaq problemi i nevojës së vlerës universale, ndërsa karakterizimi i
        tyre si të drejta themelore ishte i kufizuar brenda kornizave të ngushta të shteteve
        kombëtare. Përpjekjet për të luftuar këtë kontradiktë, respektivisht përpjekjet për
        zbatimin universal politik dhe juridik të të drejtave të njeriut, përbëjnë fazën e tretë të
        zhvillimit të të drejtave të njeriut.

More Related Content

What's hot

RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONEEdlira Ekmekciu
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt MatematikeS Gashi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteinaProteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina#MesueseAurela Elezaj
 
Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiAdri Arapi
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 

What's hot (20)

RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteinaProteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina
 
Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe Sporti
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 

Similar to Te drejtat e njeriut

Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit Egi Zenelaj
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptxbrajanosmani
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraArberSusuri
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 

Similar to Te drejtat e njeriut (20)

Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 

Te drejtat e njeriut

  • 1. Te drejtat e njeriut Çfarë janë të drejtat e njeriut ? Çfarë të drejtash të njeriut ekzistojnë? Të drejtat personale -Të drejtat politike dhe të drejtat civile -Të drejtat politike dhe të drejtat civile -Të drejtat sociale dhe ekonomike Të drejtat e brezit të tretë
  • 2. Të drejtat e njeriut • Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik. Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre. Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
  • 3. Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut • Ajo shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë, synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për vlefshmëri universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë, dhe si të drejta kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj ideje ka para vetes një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e të drejtave të njeriut, gjenden edhe shembuj të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në temën shtjelluese Etika botërore, flitet për përpjekjet e heqjes së dyshimeve rreth universalitetit të të drejtave të njeriut të zhvilluara në Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga botëkuptimi i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe besimeve, bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta për tërë njerëzimin
  • 4. Të drejtat personale • Të drejtat personale - Ato janë të drejtat, të cilat kujdesen për mbrojtjen e njerëzve si të tillë nga ndërhyrja e shtetit, si dhe për paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor. Si shembuj në këtë kontekst shërben e drejta për jetën, si kusht elementar për të gjitha të drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes së lirë të personalitetit. Se çfarë ndikimi kanë në jetë të drejtat personale, bëhet e qartë nga fakti se dënimi me dhunë fizike në rastet e shkeljes së ligjit, deri në shekullin e kaluar praktikohej edhe në vendet demokratike. Jo shumë dekada më parë, ishte normal edhe ndëshkimi i nxënësve me rrahje nga mësuesit, për shkak të sjelljes jo të mirë! Të drejtat personale përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut.
  • 5. Të drejtat politike dhe të drejtat civile • Përballë të drejtave personale, të drejtat politike dhe të drejtat civile apo qytetare, përbëjnë grupin e dytë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është garantimi i pjesëmarrjes së lirë të secilit në jetën politike të shoqërisë ku ai jeton, pa pa pasur frikën e një dënimi. Në këtë kontekst, e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e shtypit luajnë rol të rëndësishëm. Në to pasqyrohen qëndrimet e njerëzve ndaj qeverive të tyre. Nëse pengohet shprehja e lirë e qëndrimeve në fjalë, atëherë qeveria e humb të drejtën e përfaqësimit demokratik të interesave të qytetarëve të saj.
  • 6. Të drejtat sociale dhe ekonomike • Të drejtat sociale dhe ato ekonomike përbëjnë një grup tjetër të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është sigurimi i çdo personi me gjërat elementare, të nevojshme, të paktën për sigurimin e ekzistencës së tij. Këtu hyn edhe e drejta për arsim. Duke u nisur nga fakti se për një jetë dinjitoze, përveç sigurimit të ushqimit, është e nevojshme edhe përmbushja e kërkesave të tjera, atëherë bëhet i domosdoshëm edhe krijimi i kushteve elementare për zhvillim.
  • 7. Të drejtat e brezit të tretë • Të ashtuquajturat Të drejtat e brezit të tretë, janë futur relativisht vonë në grupin e të drejtave të njeriut. Ato kujdesen që të drejtat e njeriut të mos konsiderohen si një ligj i ngurtë, por si të drejta të cilat zhvillohen dhe ndryshohen. Përveç kësaj, ato pasqyrojnë edhe faktin e ekzistencës së problemeve të reja, të cilat rrezikojnë të drejtën e personit për të jetuar.
  • 8. Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut për një ambjent të shëndetshëm - sidomos për brezat e ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit, me të cilat përballet njerëzimi.
  • 9. "Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" • gjendet e plotë në faqen përkatëse të materialeve. Ajo shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë, synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për vlefshmëri universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë, dhe si të drejta kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj ideje ka para vetes një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e të drejtave të njeriut, gjenden edhe shembuj të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në temën shtjelluese Etika botërore, flitet për përpjekjet e heqjes së dyshimeve rreth universalitetit të të drejtave të njeriut të zhvilluara në Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga botëkuptimi i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe besimeve, bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta për tërë njerëzimin. •
  • 10. Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara) - • - Përpjekjet për realizimin e vlerës universale të të drejtave të njeriut në tërë botën i përshpejtoi krimi i tmerrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kishte ndodhur në këtë luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Përmes bashkimit të të gjitha shteteve, të drejtat e njeriut synohej të mos mbeteshin më vetëm çështje e shteteve përkatëse, por çështje e bashkësisë së shteteve ndërkombëtare. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë, dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet e saj (neni 56).
  • 11. çfarë janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe si bëhet shkelja e tyre? • Në pjesën e një libri, i cili merret me temën e sipërpërmendur, shkeljen e të drejtave të njeriut e kupton si krim të shtetit mbi qytetarët. Ai thekson edhe instrumentet të cilat mund të pengojnë këtë formë të rëndë; • Përkufizimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk është asgjë tjetër, veçse një formë e zbutur e krimit të rëndë që ushtron shteti mbi qytetarët. Shkeljet e të drejtave të njeriut si krim i lejuar, i duruar, i porositur apo i mbrojtur nga qeveritë, rrezikon në masën më të madhe paqen e brendshme dhe të jashtme të një organizimi shtetëror. E kaluara ka treguar se me ndarjen e pushtetit për të kontrolluar monopolin e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe me zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të fshehta, që përsëriten në mënyrë periodike, është krijuar një instrument i përshtatshëm i shtetit juridik. Shtetet e qeverisura nga diktaturat nuk njohin instrumente të tilla. Ato shkelin të drejtat e njeriut dhe rrezikojnë në këtë mënyrë paqen në botë. Ato helmojnë klimën politike, duke krijuar rrethana të tilla, në të cilat të drejtat e njeriut dhe paqja kanë pak mundësi për t'u realizuar
  • 12. Shkeljet e të drejtave të njeriut • Që nga Lufta e Dytë Botërore, në çështjen e të drejtave të njeriut janë arritur aq shumë rezultate nga Kombet e Bashkuara, saqë për shumë njerëz në botë, respektimi dhe zbatimi i tyre është bërë i vetëkuptueshëm. Ata kur dëgjojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut mendojnë për të ashtuquajturën Bota e tretë", apo për diktaturat e largëta. Por shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë të kufizuara vetëm brenda kufijve të kontinenteve, sistemeve të caktuara politike, normave apo feve të caktuara. Nuk ka thuajse asnjë vend në botë, ku gjatë një viti të mos ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut.
  • 13. Të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe demokracia • Thelbi i iluminizmit politik të kohës së re është unitetiti mes të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Efekti real i të drejtave të njeriut kushtëzon vlerën e tyre juridike, e kjo e dyta kushtëzon nga ana tjetër ndarjen e pushtetit. Pushtetari është i lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut, vetëm nëse ai vetë është i lidhur me drejtësinë. Me drejtësinë, ai është i lidhur vetëm në sistemin e ndarjes së pushtetit, ku instanca ekzekutive as nuk e sundon drejtësinë, e as nuk mund ta shkelë atë. Asaj i është caktuar funksioni nga instanca ligjvënëse dhe kushtetuese, sipas së cilës janë ata gjyqtarët e pavarur që kontrollojnë respektimin e drejtësisë. • Zhvillimi i të drejtave nga ana tjetër kushtëzon edhe demokracinë, d.m.th. lirinë e popullit për formulimin e ligjeve të tij dhe kontrollimin publik të të tri instancave të pushtetit. Në këtë mënyrë mbyllet rrethi i lidhjeve ndërmjet idesë së të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Ato janë një njësi institucionale ligjore. Realiteti i tyre politik është kusht për humanizëm, drejtësi, liri dhe dinjitet për çdo individ. Rënia e njërit prej këtyre tri elementeve shkakton edhe rënien e dy elementeve të tjera
  • 14. Dallimi mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore • Pasi kemi njohur të drejtat që hyjnë në kategorinë e të drejtave të njeriut, lind pyetja se cili është dallimi mes të të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore. Kemi parë se të drejtat e njeriut të dala nga filozofia, që nga shekulli XVII kanë gjetur hyrje në kushtetutat shtetërore. Ato kanë rrjedhur në një formë të caktuar dhe u janë garantuar shtetasve si të drejta konkrete themelore. Njeriu abstrakt i filozofisë u shndërrua në këtë mënyrë në qytetar konkret i miratuesve të kushtetutës. Të drejtat themelore kishin funksionin e mbrojtjes së qytetarëve nga ndërhyrja e shtetit dhe ishin pjesë përbërëse e filozofisë së liberalizmit. • Siç shihet, të drejtat themelore, për nga përbërja e tyre nuk ndryshojnë. Dallimi ndërmjet tyre qëndron në aspektin formal. Të drejtat themelore janë të drejta që një shtet ua garanton qytetarëve të vet dhe që janë të shënuara në kushtetutën e tij. Zbatimin e tyre, qytetari mund ta kërkojë para gjyqit. Ndërsa të drejtat e njeriut përbëjnë idenë themelore prapa këtyre të drejtave themelore. Deri në mesin e shekullit të kaluar, të drejtat e njeriut ishin të drejta morale, të cilat duhet të zbatoheshin nga çdo lloj mënyre e organizimit shtetëror, pra si të drejta natyrore. Me "Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" të Kombeve të Bashkuara, është bërë përpjekje për konkretizimin e idesë filozofike dhe vendosjen e tyre si të drejta të patjetërsueshme me kriter botëror. •
  • 15. Në zhargonin politik, • përkufizimi 'të drejtat e njeriut' paraqet në radhë të parë tërësinë e atyre të drejtave, të cilat individi mund t'i kërkojë vetëm për shkak të ekzistencës së tij si qenie njerëzore, dhe që duhet të sigurohen me ligj nga bashkësia për arsye etike. Në këtë kontekst bëhet fjalë edhe për të drejtat 'natyrore', 'parashtetërore', 'të lindura' apo 'të patjetërsueshme', në respektimin dhe sigurimin e të cilave legjitimohet një bashkësi politike. Si janë zhvilluar të drejtat e njeriut?
  • 16. Rrënjët filozofike • Ideja e barazisë së të gjithë njerëzve (e drejta natyrore), e cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në krishtërimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Këto dy parime përbëjnë rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së Re.
  • 17. Zbatimi politik në kuadrin e shteteve kombëtare - • Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura Magna Charta Libertatum", qysh në vitin 1215 i kufizoi mbretit disa të drejta, Petition of Rights" i vitit 1628, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja Habeas-Corpus" e vitit 1679 shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t'u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i të arrestuarit. • Këto të drejta vlenin edhe për kolonitë angleze, si p.sh.. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon Lokut, u formulua edhe katalogu i parë në histori i të drejtave të njeriut, Virginia Bill of Rights" i vitit 1776, i cili bashkë me Deklaratën Amerikane të Pavarësisë të po të të njëjtit vit, numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave njeriut. Të dyja këto janë të përgatitura si dokumente, të cilat ia vlen të lexohen. Virginia Bill of Rights" ngriti të drejtat e shënuara më poshtëë si të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut: E drejta për jetë, liri dhe pasuri; Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit; E drejta e peticionit; E drejta për mbrojtje juridike; E drejta e votës • Duke u nisur nga Franca, zbatimi në formën kushtetuese i idesë së të drejtave të njeriut mori përmasa të përshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 me parullën e tij libert galit fraternit pati ndikim shumë të madh. Më 26 gusht 1789 u pranua Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe cila gjendet gjithashtu si dokument në faqen e materialeve. Në të bie në sy përpjekja patetike e theksimit të rëndësisë universale të të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë, në fillim ishte përfshirja e të drejtave të njeriut si të drejta themelore në kushtetutat kombëtare, gjë që u arrit me sukses gjatë shek.XIX në thuajse të gjitha shtetet evropiane. Zbatimi politik dhe juridik i idesë filozofike të të drejtave të njeriut u arrit deri në mesin e shekullit XX. • Në vazhdim u shfaq problemi i nevojës së vlerës universale, ndërsa karakterizimi i tyre si të drejta themelore ishte i kufizuar brenda kornizave të ngushta të shteteve kombëtare. Përpjekjet për të luftuar këtë kontradiktë, respektivisht përpjekjet për zbatimin universal politik dhe juridik të të drejtave të njeriut, përbëjnë fazën e tretë të zhvillimit të të drejtave të njeriut.

Editor's Notes

  1. Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut për një ambjent të shëndetshëm - sidomos për brezat e ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit, me të cilat përballet njerëzimi.