SlideShare a Scribd company logo
1 of 36
PUNOI :
XHEJSI HOXHA
Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 - Tiranë, 12 nëntor 1987) i njohur
nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar.
Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si
arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një
shkollë të gjuhës rumune në të Manastir nga 1909 deri më 1916.
I ati më pas e nis në Athinë pranë liceun Léonin, instituti më i hershëm privat në
kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në
sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.
Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe
arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun
Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll
dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e
shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice
francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në
sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në
Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa
bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte.
. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me
Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i
Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në
verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në
Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934
përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-
Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që
megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të
periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të
ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga
interesat e synimet.
Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi
atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur
endonimin e vendlindjes, Poradeci.
Autor i dy vëllimeve me poezi "Vallja e yjeve" më 1933 dhe "Ylli i zemrës" më
1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e
mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e
Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me
vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.Përpos dy vëllimeve,
Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40.
Veçanërisht tek "Përpjekja shqiptare" e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij
janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç
qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e
shqipëruesve.Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi
dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të
reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin
e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm
në gjuhën shqipe"[1].
Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta",
"Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu
disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit,
lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e
Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit,
Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
1.Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës
Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i
lindjes titullin "Qytetar nderi".
2.Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
3.Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush
Poradeci".
4.Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
1. Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte
ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë
shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij
dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike.
LASGUSH PORADECI
2. Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të
mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i
zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e
angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo
dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale.
Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim
të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e
Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i
artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike. VEPRAT E TIJ
3. Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore,
por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty dallohen
poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha
poezitë e tij janë poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në
katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e
përhershme të poezisë së tij. MOTIVET E POEZIVE TË TIJ
4. Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur,
por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike
shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket
shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër
to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”,
“Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. LIRIKAT E TIJ : Lirika filozofike
5. Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e
gjitha në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson njeriun dhe anija jetën e
njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e vështirësitë
e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet
me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i përballon më fuqishëm
se kurrë. GJENIU I ANIJES
6. Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi,
por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të
brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti
shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara. LIRIKAT E TIJ
Lirikat e peisazhit
7.Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt është edhe poezi ku duket qartë
trazimi shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij “Poradeci”, paraqitet një pamje të
veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e
vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore.
Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. PORADECI
8. Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si
fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal
dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante
për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin
dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar.
Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin
duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke
dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te
Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq
të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i projektuar më së tepërmi në ujërat e
ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por
dhe një model pjellor i njohjes, i LIRIKAT E TIJ Lirikat e dashurisë
9. “Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e
cila ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për nga titulli (Vallja e
Yjeve) e cila është metaforë emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore,
pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i
energjisë së dashurisë që s’ka mbarim. VALLJA E YJEVE
10. Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e
pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit
objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve”
Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër
shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete
përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe
meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si
p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e
poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si
në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori
poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”.
Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers
emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush
Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe.
Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik
konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes
autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një
gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv. RISITË E
POETIKËS SË LASGUSHIT
11. Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik
poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe
ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin
themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i
arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë
këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte
domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë,
pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli
një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem
filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute.
Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të
ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën
metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit,
onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu
mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori
në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton
perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht
vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në
poezinë e tij. ORIGJINALITETI I TIJ
12. Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe
tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që
përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e
veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu
praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë
më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një
frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e
këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë
shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që
shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e
vetëm artit- mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me
bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe. MODERNITETI I TIJ
13. Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri
evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me
shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te
rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave
magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen
objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-
androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i
jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet
cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare,
më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të
pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin
marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është
vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar. PËRFUNDIME
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të
mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi
atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira
për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të
përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më
të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi
Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i
dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi
veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat
"Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e
Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si
"Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të
Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit,
Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit
dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem
Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli,
etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij
kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike
të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të
botohet vepra e tij e plotë.
Tituj të veprave
Vallja e yjeve - lirikë (1933)
Ylli i zemrës - lirikë (1937)
Eskursioni teologjik i Sokratit -
Mbi ta -
Kamadeva
Vepra letrare e Lasgush Poradecit është studiuar, pothuajse nga të disa këndet, është
trajtuar nga të gjitha format dhe është vërejtur e parë nga të gjitha nivelet dhe stadet.
Andaj, sot, pas një kohe të gjatë të marrjes me studimin e të gjitha aspekteve të
poezisë së Lasgush Poradecit, është vështirë të gjendet ndonjë element i veçantë. Por,
megjithatë, kësaj radhe interesimi im do të përqendrohet në poezinë e peizazhit,
gjegjësisht në peizazhin në poezinë e Lasgush Poradecit. Që në fillim mund të
konstatoj se kjo formë e poezisë nuk është e re në poetikën këtij poeti.
Peizazhi si formë poetike
Peizazhi si formë poetike, e sidomos si frymëzim lirik i përshkrimit dhe paraqitjes së
natyrës në poezinë tonë artistike i ka rrënjët që nga poezia romantike, pra që në
poezinë e Rilindjes kombëtare shqiptare. Peizazhi është trajtuar në poezinë e Naim
Frashërit, De Radës, Çajupit, Serembes, Shirokës, e sidomos në vargjet e vëllimeve të
para poetike të Asdrenit. Vepra “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit është një krijim
letrar që mbështetet mbi përshkrimet e bukurive të mahnitshme të natyrës shqiptare
të shekullit të XIX-të. Qëllimi i autorit të kësaj poeme ishte zgjimi i dashurisë ndaj
atdheut të shqiptarëve, të cilët jetonin larg Shqipërisë. Dhe kësaj Naimi ia arriti duke
e derdhur tërë inspirimin e tij, tërë frymëzimin dhe mallëngjimin me figura, shprehje
dhe qëndrim romantik ndaj natyrës së atdheut. Elemente të tillë hasen edhe tek
autorët e tjerë të kohës që u përmenden më lartë.
Një pjesë e dallueshme në poezinë e Lasgushit Poradecit është edhe poetika e natyrës
së peizazhit që poeti ia kushton vendlindjes dhe atdheut të vet. Këtë, ai e bërë në
mënyrë mjeshtërore, sepse ia mundësoi studimi në Akademinë e arteve të bukura në
Austri si dhe marrja kohë pas kohe më pikturë. Por, cikli i këtyre poezive nuk është i
veçantë në asnjërën nga veprat e tij. Ai është i gërshetuar me të gjitha aspektet e saj,
madje gjendet kudo edhe në poezinë patriotike, filozofike – meditative, refleksive e
sidomos në atë me tipare erotike, apo siç thuhet me gjuhën e teorisë së letërsisë, në
poezinë e dashurisë, në poezinë idilike, baritore etj. Që në fillim mund të thuhet së
poezia e peizazhit e Lasgush Poradecit jeton në simbiozë figurative me të gjitha
nivelet dhe aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një mozaiku e koloriti të
ngjyrave, pamjeve, situatave e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën
natyrës së vendlindjes. Kështu lirikat e këtij aspekti, pra lirikat e paraqitjes së
peizazhit, dëshmojnë për mjeshtërinë e lartë artistike të Lasgushit dhe ato shfaqin
pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shprehin ndjeshmërinë e thellë, shijen e
hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive të vendlindjes, e sidomos
të anëve më karakteristike, siç janë: valët, liqeni, perëndimi, era, dremitja e liqenit,
barka, anija, vagëllimi, gjeratoret, vazhda e ndritur, tallazet e detit, shushurimat,
fluturimi i shtërgut, valëzimi i barkës, jehona e lopatës, mërmëritja e ujit të kroit dhe
të tjera karakteristika dalluese.
Lirika e peizazhit të vendlindjes
Tek lirika më e njohur e këtij motivi, “Poradeci”, poeti paraqet një pamje të veçantë të
vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet,
duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të
shtrenjtë se vendlindja për individin. E tillë ajo është edhe për poetin, ndaj çka do që
thotë për të i duket pak sepse:
Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir
dhe, madje, aty përhapet
… një pëlhurë si një hije
ku mbi fshatin mbi dhe buzë liqenit dhe valës
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’i i natës bëhet fir.
Në këtë pamje, por edhe në disa të tjera shihet qartë sikur dorë e poetit bëhet brushë
e piktorit dhe heq mjeshtërisht pamjet e bukura, por të thella, madje edhe të
theksuara të natyrës. Duhet pranuar se kjo nuk është pamje parajsiane, as parnasiane,
por është një peizazh plot ngjyra, thellësi, përjetime dhe shprehje lirike. Të gjitha
këto dhe përshkrime të tjera i japin poezisë një timbër tjetër, por jo edhe romantik.
Kështu dalëngadalë edhe te kjo poezi ngrit krye motivi patriotik sepse:
Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë
edhe atëherë kur
Në katund kërcet një portë … në Liqer heshtë një lopatë …
Kjo heshtje nuk është e rëndë, por as e bukur, ngase gjithë njerëzinë e ka zënë gjumi
dhe errësira zotëroi në katër anët. Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje jeta nuk topitet,
por rri zgjuar në meditimin e ri të poetit, i cili është patriotik që ka domethënie dhe
peshë të madhe ngase poezia përfundon me dy vargje tetërrokëshe të dyzuara, të cilat
në mënyrë madhështore paraqesin pamjen tjetër që është peizazhi gjeografik i tokave
shqiptare të Shqipërisë së ndarë dhe lumi Drini është simbol i paraqitjes së peizazhit
në rrjedhën shekullore të jetës specifike shqiptare.
Duke nisur udhëtimin mes për mes për Shqipëri,
Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi.
Objekti i pafund frymëzimi për poetin Lasgush Poradeci është liqeni. Zakonisht
përshkrimi dhe paraqitja e peizazhit të liqenit është i bashkëdyzuar me motivin e
dashurisë dhe nuk ndahet nga ai. Këtu përkujtohet imazhi i kujtimeve dhe
përmallimet e poetit për vashën e zemrës, e cila paraqitet në kopshtin e shenjtëruar
që mbëltohet nga hapi i saj që e bleron edhe më shumë atë. Kështu zemra e poetit
ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe ai dehet sepse:
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon një mall i ri.
Edhe zemra e liqenit sikurse ajo e poetit pushon në mes të ditës për të pasqyruar
buçitjen e tij shndritëse. E gjithë kjo ndodh kur diku në horizontin e largët mbi liqe
nis agu, i cili dritësohet me një mëngjes përrallor shprehur në lirikën “Mëngjesi”. Kjo
dritë e ditës së re i venit yjet e natës, por ylli i dritës që tretet tinës është
Posi një sumbull prej sheqeri
dhe lajmëtar-mëngjesi është zog i bardhë i një nositi. Të gjitha këto visare të peizazhit
të liqenit dhe natyrës së vendlindjes i gjejmë në poezitë: “Poradeci”, “Dremit liqeri”,
“Liqeri”, “Mëngjesi” e ndonjë tjerët.
Peizazhi në poezitë për stinët
Lasgushi Poradeci, aspekte të peizazhit ka paraqitur edhe në poezitë e tjera të veprave
të tij poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Në disa sosh ai paraqet përshkrimin e
bukur të mëngjesit, perëndimit të diellit, natës, yjeve, valles së tyre, yllit të zemrës dhe
në disa të tjera. Por ai me një qasje shumë lirike dhe tejet interesante do të shkruaj
lirika të peizazhit edhe për stinët e vitit, muajt e begatisë shqiptare, si për vjeshtën
dimrin, pranverën, por edhe për gjahun, korrikun.
Në poezinë “Korriku” poeti paraqet pamjen e këtij muaji të begatisë, korrjes, shirjes
dhe vapës në vendlindjen e tij. Korriku këtu është një afsh i dendur dhe dielli përvëlon
si prush ku gjithçka duket e vdekur sepse natyrën e ka mbërthyer një zjarr përvëlues
dhe jehona e cicërimës së gjinkallave.
Një afsh i dendur avullon në erë
Po përvëlon një diell posi prushi
Por këtu ekziston një jetë e begatisë sepse diçka piqet e dikush është fatlum:
U poq kajsia. Bari është i prerë
Rri në shullër fatlum një zog ardhushi.
Ndërkaq, në poezinë tjetër “Mbarim vjeshte” shfaqet e shpërfaqet një pamje tjetër e
peizazhit të tokave shqiptare. Poezia fillon me fluturimin e shtërgut, lejlekut, që
paraqet mbarimin e stinës së nxehtësisë dhe fillimin e stinëve të ftohta.
Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Duke shkuar që me natë sipër malesh me dëborë …
Mbarimi i vjeshtës është edhe simbol i mbarimit të një jete dhe fillimi i një tjetre.
Është kjo koha kur ikin zogjtë shtegtarë, të cilët do të kthehen sërish në fillim të
pranverës. Përveç peizazhit këtu poeti paraqet simbolikisht edhe shkuarjen dhe
ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në kohëra të ndryshme. Përveç poezive për liqenin
në këtë poezi poeti paraqet më se miri dromca lirike të përshkrimit të natyrës në
mbarim të stinës së vjeshtës. Edhe kjo poezi është e ndërtuar me vargje tetërrokëshe
të dyzuara të cilat kanë shtrirje në strofa katërvargëshe me rimë AABB. Strofa e fundit
e kësaj poezie paraqet pamjen më të bukur ku poeti shfaq me lirizëm figurativ
peizazhin e bukur ku shtërgun e quan dhëndër me kurorë, kurse krillën një vashë të
nusëruar.
O! Sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë,
Kur bariste dal-nga-dal – posi dhëndër me kurorë!…
E kur pranë i vinte krilla, që shndrij më kraharuar,
Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar!…
Kjo pamje peizazhike e Poradecit është uverturë për fillimin e dimrit, i cili ia rrëmben
gëzimin dhe ia humb diku kur nga malet fillon të bie dëbora e bardhë dhe e ftohtë.
Flokët e saj bien një-nga-një mbi katundin e shkretuar dhe mbulojnë me të bardhë
dheun. Poeti nuk e do një fjetje të tillë, andaj psherëtinë i trembur duke u frikësuar
të mos vdes.
Për ta ndryshuar këtë pamje të zymtë të peizazhit dimëror, poeti Lasgush Poradeci,
këtë e bën në vargjet e poezisë “Gjahtori”. Kjo është poezia më e gjatë e peizazhit dhe
përbëhet prej dymbëdhjetë strofash katërvargëshe tetërrokëshe me rimë ABAB.
Pasqyrimi i pamjeve në këtë poezi bëhet në mënyrë paksa tjetër. Monotonia dhe
heshtja dimërore thyhet me përgatitjen për gjah. Poeti përshkruan lyerjen e pushkës
së gjahut, të fishekëve, pastaj mbushja e pushkës për një ketër, për një lepur.
Përshkrimi i gjahtarit dhe presë së tij përfundon me gaz e hare.
E njaty, që prapa krastës,
Unë rri dhe pres në rrasë:
Pres që krism’ e trimëruar
Të buçasë-e të godasë:
Elemente të peizazhit ka edhe në poezitë e tjera të Lasgush Poradecit, në të cilat me
ngjyra tërheqëse të vendlindjes jepen skena të realizuara të peizazhit, pasqyrohen
zakone, shfaqen kostume. Në këto lirika gjallërohet para syve tanë atmosfera e ëmbël
dhe e zjarrtë e fshatit shqiptar. Poeti ringjallë një mjedis më koloritin e ngjyrave më
të ngjizura pamjet e mjedisit të vendlindjes së vet, sidomos të vendeve idilike siç
është kroi. Këto spikaten në poezinë “Kroi i fshatit tonë” që edhe pse më tepër është
poezi erotike dhe idikile megjithatë:
Kroi i fshatit tonë ujë i kulluar,
Ç’na buron nga mali duke mërmeruar.
Kroi i fshatit tonë ngjyrë argjendi i lyer,
Që nga rrëzë e malit ç’na buron rrëmbyer.
Për ta paraqitur bukurinë e Kroit të fshatit të vendlindjes në mbarë atdheun, për ta
përhapur namin e tij anekënd, poeti Lasgush Poradeci shkruan në pjesën e tretë të
kësaj poezie:
Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë,
Në tetë krahina qenke kroi i parë;
Qenke një në botë, s’paskërke të dytë,
Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
Dyvargëshet e kësaj poezie u bënë ndër më të njohurat në poezinë tonë dhe janë
emblemat e lirikës lasgushiane. Ato bëhen edhe inspirim për kompozitorë të cilët
kompozojnë këngë të njohura që në vitet e ’30-ta të shekullit XX.
Lasgush Poradeci hyri në letërsinë tonë si poet modern dhe si një zë i veçantë e i
mëvetësishëm. Kjo mund të thuhet edhe për poezinë e peizazhit, e cila nuk qëndron
aspak nën nivelin e tërësisë së lirikave të tij. Madje, kjo formë e poetikës lirike të
këtij poeti e ngrit nivelin artistik, figurativ dhe ndjesor, duke e radhitur në formë
lasgushiane.
Poezia popullore per te eshte jo vetem objekt frymezimi , por edhe burim mjetesh
stilistike , fjalesh te rralla , sentetizem I mjeshterise dhe I gjinise kolektive . Poezia
e L. Poradecit eshte mjaft fluide abstrakte e pakapshme , I cili ka tendenca te
fluturoje ne mbreterine e fantazise ne vetvete . Per kete ndikoi semundja qe iu
shfaq qe ne femijeri ai dhe gjendja e veshtire ekonomike kane ndikuar ne krijimin e
nje botekuptimi te erret . Por poezia e tij u radhit nder poezite me te arrira dhe ai
nder poetet me te suksesshem . Sepse tek ai u ruajten mbresat e para te poezise se
Naimit , elemente nga jeta e thjeshte fshatare .
Frymezimi I tij ishte liqeni , prane tij gjente qetesi , frymezohej.
Poezia e Poradescit qendron larg te qenurit romantike dhe e angazhuar ne krahasim
me poezine e periudhes se rilindjes, Kombetare. Ajo dallohet nga mendimet te
thella , ndjenja labirintike e ide te fuqishme universale . Kjo poezi solli nje
ndjeshmeri te re ne letersine shqiptare te viteve 30’ nje kerkim te thelle gjuhesor te
formes e nje figuracion te rralle stilistik . Lasgushi e ngriti misionin poetic ne
kulmin e aftesive te njeriut , duke e barazuar krijesen me zotin. Ne te gjitha poezite
e tij Poradeci shprehet hapur se artisti I madh krijon per vete dhe se misioni I artit
eshte t’I trasmetoje lexuesit kenaqesi e mesazhe estetike. Lasgush Poradeci nuk e
ndan poezine ne menyre skematike sipas motiveve kryesore por ne baze te
frymezimit dhe te konceptit qe ka ai per seclien cikel . Ne kete cikel dallohen
poezite e peisazhit , poezite e dashurise dhe poezite filozofike . Por me thelle
poezite e Poradecit jane te gjitha meditative filozofike . Krijimin e tij Poradeci e
mbeshteti ne kater figura elementare qielli, dheu, uji, dhe zjarri, te cilat jane edhe
temat e perhershme te poezise se tij.
Lidhja qiell- dhe, dhe vdekje – perjetesi, realizohet nga dashuria qe merr ketu
kuptimin e energjise jetesore e shpirterore . Ndjenja qe eshte e padurueshme ne
poezine e Lasgushit shkallezohet si forme piramidike: shfaqet fillimisht pjesa
horizontale , tregimtare me pas ngritja , kulmi zbritja dhe pjesa perfundimtare
prape tregimtare.
Ne poezine “Kenge pleqerishte”, njehsimi I poetit me kengen behet qe ne vargun e
pare “O kenge pleqerishte , ti vjersh e vendit tim “ me pas hyn ne ne brendesi , ne
shpirtin e kenges se vjeter te tradites shqiptare. Kjo kenge nis ne kasolle , ne mal,
pastaj me dhimbje e renkim ngrihet lart. Kjo eshte pika kulminante nga e cila zbritet
vetem me fuqine terheqese te dheut potershem, si bresher dhe si lot. Ne liriken
filozofike Lasgushi mediton qe mendja e vdekja nuk arrihet duke ikur por duke u
pernallur me te . Kjo ide qendrore shfaqet ne tripliken e poezise simbolike ; “Gjeniu
I anijes”, “Vdekja ”, “Lundra”, . Ne baze te tyre qendron nje simbol anija, lundra,. Ne
keto vjersha provohet ndeshja e shpirtit krijues me vdekjen ne udhen e idealit, te
veteflijimit, I cili eshte I dashur I bukur sepse synon perjetesine . Ne keto 3 poezi
del I qarte motivi I vetesakrifikimit.
Me poezite e natyres Poradeci jo vetem ben, pershkrimin e natyres por edhe boten e
jashtme njerezore e cila shoqerohet me trazime shpirterore, tek poezia Poradeci”:
“Duke nisur udhetimin ….. . qe buron prej shen Naumit, keto vargje ne dukje japin te
dhenen e jashtme gjeografike , por shpreh dhe dhembjen njerezore per ndarjen dhe
bashkimin e atdheut te shqipetareve . Kete dhimbje e jep edhe vjersha “Mbarim
Vjeshte”, Shpreh dhimbjen e madhe te largimit te njeriut nga jeta , e cila po I shuhet
ne horizont . Por mbi brengen e ikjes dhe mallin per te kaluaren ngrihet krenaria e
poetit per per plagen e vetvetes . Dashuria per L. Poradecin eshte fuqi themelore
jetesore, tokesore, e qiellore,. L. Poradeci ngjason me Naimin kur e krahason ,
njeson dashurine me dukurine trupore dhe shpirterore te vashes se dashuruar .
Poezia e dashurise se Poradecit shfaqet me e arrire ne lirikat personale te tij .
Tingellon I vecante zeri I tij , figuracioni original dhe variantet e ndryshme te
ndjenjes se thelle . Titujt e lirikave nuk dalin si emertime por si nje figure dhe ata
jane pjese e vargut ose varg I plote . Te gjitha keto lirika marrin karakterin e
variantave te nje teme .
Ne vjershat Lasgushi nuk shpreh agresivitet shenja fyerje per vashen ose per
dashurine sepse dashuria per te eshte kuptimi I jetes . Kurse mardhenia me te behet
flake derisa arrin gjendjen me te larte shpirterore . Lumturia e bashkimit , shkrirjes
dhe dhimbjes e largimit dalin ne formen e varesise se perjetshme dhe eshte pikerisht
kjo qe e ben poetin ta shohe dashurine si liri dhe roberi.
Po mbushen 100 vjet qe Shqiperise I lindi Poradeci., poeti me idealist I saj , ai qe do
ta quante veten e tij zog te qiejve.
Per vite me radhe do te dukej se qielli ishte shtepia e tij e vetme , streha e sigurt e
poeteve, kur toka dhe vendi qe I ka pjelle behen te huaj per to. Lasgush Poradeci e
kaloi shumicen e jetes se tij ne nje vetmi sa te larmishme aq edhe luksoze, nga ato qe
fati I ruan vetem per shkrimtaret e medhenj . Ne 100- vjecarin e tij ai eshte me I
nevojshem se kurre Shqiperise se sotme . Sepse ajo eshte e perballur ,e zhytur me
mllef e grykesi vulgare.
Tek vellimi poetic”Vallja e yjeve” , pooezia e dashurise eshte ajo qe mbizoteron tek
ajo larmi formash e kuptimesh te poezisve te tjera. Dshuria eshte nje force
universale dhe e fshehte qe I komandon dy te dashuruarit “Vallja e yjeve”, ka karakter
kozmoganik. Forca qe qe I ve ne levizje yjet qe u jep zjarr e jete eshte dashuria .
Ne liriken e tij te (poezise) dashurise Poradeci ka nje distance kohore dhe fisnike
nga I dashurise . Ne fakt ajo cka I intereson me shume Lasgushit nuk eshte objekti I
dashurise por vete ndjenja.
Nje tjeter element qe spikat ne poezine e tij eshte malli . Malli eshte nje nuance e
poezise se dashurise si nje ndjenje universale , por e cila mben ne vetvete edhe
dhimbjen e nostalgjine . Dhe bashke me mallin edhe distanca sjell nje fryme
pesimiste e cila del si nje pjese e jetes .
“poezia filozofike dhe e natyres . Tek cikli “Vallja e perjetesise”, poezite , lenda , jeta,
fryma , qellimi, ndjenja dhe njeriu, kane ne thelb filozofine.
Menyra e trajtimit te tyre eshte personale dhe me art . Ne to del edhe me qarte figura
e Lasgushit si nje idealist I lindur . Ne to ndihet qarte shaetesimi I poetit per te
njohur natyren , forcen levizese te saj, te zotit , te njeriut, dhe raportin mes tyre .
Tek poezia “Fryma dhe qellimi”, poeti me nje loje fjalesh te thjeshta jep nje mesazh
filozofik I cili e ka burimin tek qellimi I gjithckaje . Ne poezine “Njeriu dhe zoti”,
poeti vajton pamundesine e njohjes se krijuesit si nje rruge e pafund . Ndersa
mendimi I tij del me qarte tek “Perjetesia , ne poezine filozofike Poradeci u perpoq
te zbertheje artistikisht thelbin e kategorive te pergjithshme filozofike . misterin e
pasionit , te ndjenjes, te bukurise, e te dashurise , ne kuptimin, me te gjer te saj dhe
te fshehten e frymes se krijimit .
Ne poezite filozofike frymezimi poetik leviz ne nje orbite te shqetesuar nga tokesorja
te kozmikja , nga matrialja tek idealja , nga qenia te zoti dhe , anasjelltas, te
perjetesise dhe madheshtise se njeriut. Kategori te tilla si fryma dhe qellimi , lenda
dhe jeta , hapesira dhe koha , kuptimi ne pergjithesi I ekzistences se qenies trajtohen
ne teresi mbi bazen e fiulozofise idealiste . Ky eklektizem filozofik eshte I nderthurur
edhe me gjithcka positive qe kishte marre poeti nga filozofia e mjedisit shqiptar . Kjo
beri qe ne poezine e tij njeriu te mos jete I trembur por I guximshem I cili kerkon te
hyje net e fshehta universale dhe kerkon te arrije persosmerine e tij shpirterore , per
t’u harmonizuar me tendencen e perjeteshme dhe te persosmerise se universit . Ne
poezine e tij filozofike kjo eshte konceptuar ne menyre romantike dhe sjell imazhin e
nje bote te paster te pakorruptuar. Ne poezine filozofike mbi frymezimin poeti
perpiqet te zbertheje te fshehten e zjarrit, te krijimit. . Ne poezite “Shpirti” , “Zog I
qiejve”, “Rimbeshtetem ne tryeze”, “Ylli”, etj sipas konceptit idealist jepet ideja se
frymezimi eshte nje eksitim hyjnor dhe vete krijimi eshte I shenjte e mbi gjithcka , mbi
cdo veprimtari tjeter njerezore . Pjese e poezise filozofike Lasgushiane eshte edhe
poezia e dashurise . Dashuria per poetin fillon me krijimin e botes nga hyjnia . Ajo
zbret nga kozmosi ne toke dhe nga ky perceptim dashuria merr atributet e krijimit .
Eshte tipari me I qenesishem I materies – levizja , lidhet ne kete poezi me ndjenjen.
Eshte pasioni , ai qe , sipas poetit , I jep tronditjen e dridhjen , materies. E perceptuar
mbi konceptim idealist , ndjenja merr edhe vetite e materies, kurse brenda simbolet e
poetike romantic perftohet ideja se jane pasione te fuqishme ato qe levizin e trondisin
gjithesine . Ky shpirtezim I Universit , e Natyres, sjell tone optimiste ne poezine
filozofike , pavaresisht nga konceptet idealiste . Qe ketu nga shkallezimi poetik,
Lasgushi vjen tek ideja tjeter se pa passion nuk ka krijim e as zhvillim. E gjithe jeta
njerezore ecen perpara , hedh vallen e perjetesise , duke flijuar thjesht energjine fizike
, mendimin e djersen, por edhe shpirtin . Dhe jane pasionet dhe idealet e larta ato qe I
japin forcen dhe gezimin e jetes njeriut . Me forcen qe poeti adhuron te bukuren , me
ate zjarr qe e shpirtezon dhe jeton natyren me ate force u beson ai idealeve iluministe
te se vertetes dhe te lirise . Dhe pikerisht kjo force I harmonizon keto misione me nje
koncept lirik te fuqishem . Ne trajtimin filozofik te ndjenjes dhe te dashurise ne
poezine e Lasgushit kemi nje konceptim te njejte me ate te te gjithe romantikeve
evropiane te cilet iu perkushtuan ndjenjes dhe e idealizuan ate.
Thelbi I madheshtise harmonizuese te Universit , I pasionit e I lumturise se idealizuar
mbeti qiellor dhe misterioz per poetin . Por nga ana tjeter , ai e perballon me
optimizem dramen shpirterore . Ndjenja per poetin , e lashte , sa bota , ashtu si
bukuria mbetet perhere e re dhe permbledh ne vetvete si gjithesia tokesore, te gjitha te
kundretat:
Dashuri ! heu ! mall I ri !
Dashuri ! Kenge e durimit !
Ti liri ! Ti roberi !
“Vallja e yjeve” Lasgushi eshte poet I letersise sone te tradites ne krijimtarine e te cilit
poezia filozofike zuri nje vend shume te gjere . Ne te ka meditacione pasionante dhe
sisteme origjinale figuracioni . Ne teresi problemet e shpirtit , te qenes se tij mbeten te
erreta , por kjo per shkak te veshjes poetike te mendimit , por prej vete
kontradiksionesh te mendimit idealist te tij . Ne poezine e Lasgushit sin e gjithe
poezine e shquar romantike . natyra eshte peisazh piktori , ajo eshte , bukuria, e mira ,
e madherishmja , se ciles ai I rrefen dramen shpirterore te kombit dhe jeton ne
kompleksitetin e vet , me gezimet dhe vuajtjet e veta . Nder elementet e natyres ai sjell
ato qe pergjigjen nje gjendjeje a mendimi te caktuar, por pa I lene si te thjeshta te
shpirtit te tij . Natyra Lasgushiane eshte si nje tempull madheshtor , ku poeti rrefehet
me tere sinqeritetin e tij per gjithcka . Ky tempull eshte , atdheu I konkretizuar dhe I
ndryshem , me vendlindjen , liqenin , dhe malin. Komunikimi me te eshte organik e I
domosdoshem . Gjate gjithe jetes vetem me kete natyre I rrefen shpirtit te tij thesaret
poetike duke e shpirtesuar ate .
Dhe kjo ishte me se e natyrshme , sepse gjerat e shenjta nuk vendosen kudo .
Megjithese jetoi per nje kohe te gjate jashte vendlindjes, ashtu si , Naimi , Mjeda etj, ai
s’lidhet dot me asnje peisazh tjeter . Natyra shqiptare e konkretizuar me Poradecin
Thith patriotizmin , idealet demokratike , idete iluministe , pasioni dashurine dhe
shqetesimet filozofike te tij. Ndaj ajo eshte plot levizje , gjalleri, gezim, e ritem ,
vuajtje e shperthime dhe aspak nje qetesi harmonike ku ai gjen prehjen shpirterore .
Ne vepren e Lasgushit te natyra gjen tipare komplekse , qe I dikton. Ne thjeshtesine
dhe bukurine e saj ajo eshte parajsa e qetesise , por eshte dramatike dhe te nxit per
meditime filozofike , Liqeni I shqetesuar , mali I menduar , rigjenerojne shpirtin,
pershperisin ne fshehtesi nje bisede te xjarrte per atdheun dhe per dramen e tij, per
valimin e shpirtit te vet , gezimin vuajtjen dhe vete sakrifikimin .
Stinet e motit flasin per stinet e dashurise e te jetes . Kurse gjahtari , qe ne tere boten
romantike na dallim nga ajo klasike sjell ndjenjen e vetmise te poezia e Lasgushit rrezaton
gezim jeta , vitalitet e ngrohtesi . Dhe ne tere kete dialog poetik mbizoteron dashuria per
Shqiperine per njerezit e saj , per lirine shoqerore , demokracine e jeten , vargjet:
Tungjatjeta , tungjatjeta.
Vend o vend ku cel junapi.
Jane nga pershendetjet me intime , me te ngrohta , qe I kane bere poetet tane Atdheut.
Natyra ne poezine Lasgushiane te krijon nje ndjenje hapesire , perjetesia , levizjeje dhe
lirie, dashurine e gezimi. Arti poetik I Lasgushit ushqehet ne disa burime . Imagjinata e
lindur dhe pasioni I ndezur u fuqizuan nga kultura e gjere dhe arti populluar. Ne poezine
me te mire Lasgushiane verbi dh shpirti ikrahines se tij fitoi nje tingellim e sensualitet te
ri, .Ajo cka ishte origjinale, e vecante net e, e pershkruar nga nje bukuri naive eshte ngritur
ne shkallen e ndjenjave e te emocioneve te pergjithshme njerezore. Ari popullor nuk erdhi
ne poezine etij si nje material i perpunuar, por si nje element strukturor I
rendesishem.Edhe konceptimi aq dramatik I lirikes, aty e ka burimin.Poezia e tij nis tek
tradita me e mire popullore, tek folklori I jugut dhe u ushqye me pas tek poezia e Rilindjes,
sidomostek ajo e Naimit.Kultura e gjere,njohja e thelle e letersise boterore, sidomos e asaj
europiane, ia pasuroi shpirtin dhe imagjinaten, I perpunoi shijen dhe aftesine per te
shprehur bukur ate qe ndiente, por nuk e preku dot origjinalitetin dhe ngjyren kombetare
te poezise se tij.Prandaj me te drejte R.Ismaili pohon se L.Poradeci eshte superior ndaj
atyre qe mendohet se kane ndikuar mbi te.Vecoria me kryesore e poezise lasgushiane eshte
lirizmi, I cili nuk eshte thjesht shprehja poetike e nje shpirti te bute, po e nje shpirti te
thelle , qe eshte sa I embel ne adhurim, aq I hidhur I eger e I rrepte ne urrejtje.Kjo duket
tek sarkazma e satira e rrepte qe buron nga revolta plot passion e nje zemre te virtytshme
ndaj nje bote ku sundon vesi e marrezia, ndaj nje realiteti lu mbytet liria dhe e
verteta.(“Naim Frasheri”,”E fundit merzi”,”Eskusioni teologjik I Saludit”etj.Poezia me e mire
e Lasgushit,karakterizohet nga sinqeriteti,shperthimi I ngrohtedhe lakonizmi.Ndjenja e
thelle poetike lidhet jo vetem me gjendjen pasionante, por edhe me pershkrimet.Kur ai
pershkruan ne nuk shikojme, por ndjejme se si gjerat e thjeshta, te imeta, te
pakapshmenga syri, I njeriut te zakonshem, behen rrezatuese.Fjala ne poezine e Lasgushit
ka nje rendesi te vacante.
Ne te ashtu si harmonizohet mendimi me qetesine e jashtme, tingulli me
ritmin.Muzikaliteti I poezise se Lasgushit eshte I pamdare atributet e tjera.Ne
menyren e konceptimit poetik, te strukturimit te mendimit dhe te krijimit te figures
ai paraqitet si fenomeni me kompleks I poezise shqiptare , qe e ridemensionoi fjalen
shqipe dhe figuren artistike qe gjeti ne poezine me te mire te rilindjes dhe ne ate
popullore.
Dime qe shkrimtaret demokratik e revolucionar te viteve 20 , ashtu si paraardhesit e
tyre, vuajten e sakrifikuan se bashku me popullin e tyre dhe per liri edhe per kulture
e perparim . Ndaj heroi lirik I poezise se Lasgushit eshte I ndregjegjshem per
misionin fisnik qe I ka vene vetes , ate te sakrifikimit per ideale te larta .
Dhe ai shperthen me optimizem ,
Se prapa le vazhden e ndritur ,
Q’e hapa me shpirtin fatos,
Fistonin gazmor ku pat shkitur ,
Valim – I anijes q’u sos.
Lirikat me te fuqishme te Lasgushit e kaluan qe kur gjysmen e shekullit , dhe qete –
qete po e kapercejne te teren ate . Deri ne vitin 1925 ai kishte botuar poezite
“Naimit”,”Gjuha e zjarrte”, “Zog I qiejve”, “Lundra dhe flamuri”, dhe dhjetera poezi ku
adhurohet natyra shqiptare ku zien jeta nga zjarri I dashurise dhe I bukurise ku
vasha shqiptare mbetet gjithnje e menduar super dhe trimi shpirtdjegur .
Keto vite thithin pa e shteruar energjine me te madhe krijuese te poetit . Ne vargjet e
kesaj poezie qan shpirti I perveluar per liri , demokraci, culture e perparim , per
ngrohtesi e dashuri .
Lasgush Poradeci , duke qene patriot e dashurues I lirise , ne vitet 20, ne periudhen
kur te qenit Kamle vazhdonte te vihet ne pikepyetje , I kushtoi ceshtjes se pavaresise
kombetare poezi sublime , si” Bjeri telat”,”Naimit”, keto krijime plot ndjenje , me nje
fryme te theksuar popullore , ngrihen ngushte me momentin politik . Poeti krijon
tablo te mrekullueshme masiv e, te ndezura nga gezimi I fitores , ku jane vleresuar
drejt forcat kryesore te levizjes kombetare , gje qe perben edhe linjen me
demokratike te kohes. Tronditjet e medha te viteve 25-29, Poradeci I dha ne poezi me
nje fizionomi sociale , politike e filozofike te percaktuar , duke e portretizuar
artistikisht epoken .
Poezi si “Naim frasheri”,”E fundit merzitje”, jane quajtur krijime te shkurtra vetem ne
frymen e patriotizmit te Rilindjes . Por me te vertete ne to shpertheu hapur e me
force urrejtja per pseudiopatriotizem e obskurantizem , qe misherohen ne sistemin
feudal mesjetar , ku perms iluzionesh , vete zogu percaktohet si “Prijes zalli”, apo si
“demon “ shkretira qe kalon si vaj ne duar . Lasgushi ndoqi rrugen e rilindesve . Ai
solli simbolet e Kamilit , Naimin, gjuhen , kengen pleqerishte me 1925. , fill pas
deshtimi te Revolucionit Demokratiko – Borgjes , pikerisht per te treguar se me kete
permbysje nuk rrezikon vetem demokracia , por edhe kombi . Naimi, figura me e
madhe e Rilindjes , ne kete poezi vjen si si simbol I njeriut , qe jetoi me guxim dhe I
shkrimtarit I cili e quante jeten nje beteje te gezueshme ne emer te lirise , te
perparimit , e demokracise . Adhurim , vleresim dhe percaktimin per Naimin , poeti e
pati shprehur me zjarr ne poezine e botuar kohe me pare me titullin “Naimit”.
Qellimi pse Lasgushi I rikthehet kesaj figure qendron n efaktin se urrejtja e tij dhe e
popullit te tradhetuar jan dhe nepermjet figures se Naimit ai ka per qellim te ndricoje
ate qe nuk mund te thuhet hapur .
Lasgush Poradeci - Dimër
Shpirti im qe sot y mbyll
dhe gezimin m'a perzuri.
neper mal e neper pyll
zu debora prej qekuri.
bjene floket nje-nga-nje
mi katundin e shkretuar.
dyke mardhur nene te
dheri fjet e ri mbuluar
flet nga-dal e shpirti im,
dhe ne zi pikoj si fleta,
pa me qit as pipelim
tere fili, tere jeta.
ne kaq heshtje-e qetesi
ndjej vajtimthin e nje shpesi:
psheretin me ze te ti
jet' e trembur se mos vdesi...
Lasgush Poradeci - Dora Jote Ledhatare
Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te
shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.
Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali
ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes,
haj!
Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u
vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e
zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.
Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave
gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos
ik...
Lasgush Poradeci - Ere Trendeline
Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im!
Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!
As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :
Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…
Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…
Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!
Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.
Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…
Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…
Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?...
Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!...
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes.
Lasgush Poradeci - Shpirtit
Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym' e Zotit, vete Zot!
Me hirin t'end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!
Ti botes s'one-i prure lajmin
E nj'enderimi te pafaj:
Per mallin t'end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.
Kur del mi male yll'i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s'ime
Dh'i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.
E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M'i cfaq ylberin e nje rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!
Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te gjite- i cmuar
Prej gjirit t'im te perveluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
 Lasgush Poradeci - Poradeci

 Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si
një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i
natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po
bëhet fir...
E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as
pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer
heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në
Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të
shpirtit t'im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri
gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër
Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon
prej Shëndaumi...

 Lasgush Poradeci - Kush Ta Fali
Bukurinë

 Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.

Lasgush Poradeci - Malli
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
Syri yt qe me lendon
Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von.
Sapo shpirti m'u delir
Shpirti im i nxire krejt
Do me lere me pahir
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere a shpejt a von
Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
Syri yt qe me lendon.
Do me lere...A! por si
Qofte ahere ose tani
Do te qaj aq dashuri
Qe do humb me mall te ti?
Mua mendja s'm'a kupton,
Mua syri s'ma veshtron,
Po fillon edhe vajton,
E kullon, kullon, kullon:
Mall! o mall! qe vjen e shkon!
Vjen e shkon e prape vjen,
Mall qe len nga perendon:
Len e vjen e zjen e bren:
Malli mallin me s'e gjen...
Lasgush

More Related Content

What's hot

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe#MesueseAurela Elezaj
 
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Egla Picaku
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
Biologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaBiologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaErdi Dibra
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Ferit Fazliu
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Valet
ValetValet
ValetAn An
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessRexhino Kovaci
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 

What's hot (20)

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Iris
IrisIris
Iris
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
 
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Biologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaBiologji - Frymemarrja
Biologji - Frymemarrja
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Valet
ValetValet
Valet
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 

Viewers also liked

dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiKolipato Mutanto
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014Ina Ina
 
Udhezues-matematika-9
Udhezues-matematika-9Udhezues-matematika-9
Udhezues-matematika-9Ferit Fazliu
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 

Viewers also liked (17)

dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/Monografi
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Projekt kurrikular
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Naim frasheri
Naim frasheriNaim frasheri
Naim frasheri
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014
 
Udhezues-matematika-9
Udhezues-matematika-9Udhezues-matematika-9
Udhezues-matematika-9
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 

Similar to Lasgush

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.Mujasera Aliu
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxMujaseraAliu
 
Kush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaKush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaOmerMaksudi
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiaxheta axheta
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 

Similar to Lasgush (20)

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
 
Kush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaKush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakulla
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Esad mekuli
Esad  mekuliEsad  mekuli
Esad mekuli
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 

Lasgush

  • 2.
  • 3. Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 - Tiranë, 12 nëntor 1987) i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar.
  • 4. Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në të Manastir nga 1909 deri më 1916. I ati më pas e nis në Athinë pranë liceun Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. . Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano- Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
  • 5.
  • 6.
  • 7. Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci. Autor i dy vëllimeve me poezi "Vallja e yjeve" më 1933 dhe "Ylli i zemrës" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "Përpjekja shqiptare" e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe"[1]. Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
  • 8. 1.Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi". 2.Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci. 3.Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci". 4.Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
  • 9. 1. Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. LASGUSH PORADECI 2. Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike. VEPRAT E TIJ 3. Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij. MOTIVET E POEZIVE TË TIJ 4. Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. LIRIKAT E TIJ : Lirika filozofike
  • 10. 5. Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i përballon më fuqishëm se kurrë. GJENIU I ANIJES 6. Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara. LIRIKAT E TIJ Lirikat e peisazhit 7.Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt është edhe poezi ku duket qartë trazimi shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij “Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. PORADECI 8. Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i LIRIKAT E TIJ Lirikat e dashurisë
  • 11. 9. “Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë së dashurisë që s’ka mbarim. VALLJA E YJEVE 10. Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv. RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT
  • 12. 11. Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij. ORIGJINALITETI I TIJ 12. Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit- mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe. MODERNITETI I TIJ
  • 13. 13. Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri- androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar. PËRFUNDIME
  • 14. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj. Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Tituj të veprave Vallja e yjeve - lirikë (1933) Ylli i zemrës - lirikë (1937) Eskursioni teologjik i Sokratit - Mbi ta - Kamadeva
  • 15. Vepra letrare e Lasgush Poradecit është studiuar, pothuajse nga të disa këndet, është trajtuar nga të gjitha format dhe është vërejtur e parë nga të gjitha nivelet dhe stadet. Andaj, sot, pas një kohe të gjatë të marrjes me studimin e të gjitha aspekteve të poezisë së Lasgush Poradecit, është vështirë të gjendet ndonjë element i veçantë. Por, megjithatë, kësaj radhe interesimi im do të përqendrohet në poezinë e peizazhit, gjegjësisht në peizazhin në poezinë e Lasgush Poradecit. Që në fillim mund të konstatoj se kjo formë e poezisë nuk është e re në poetikën këtij poeti. Peizazhi si formë poetike Peizazhi si formë poetike, e sidomos si frymëzim lirik i përshkrimit dhe paraqitjes së natyrës në poezinë tonë artistike i ka rrënjët që nga poezia romantike, pra që në poezinë e Rilindjes kombëtare shqiptare. Peizazhi është trajtuar në poezinë e Naim Frashërit, De Radës, Çajupit, Serembes, Shirokës, e sidomos në vargjet e vëllimeve të para poetike të Asdrenit. Vepra “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit është një krijim letrar që mbështetet mbi përshkrimet e bukurive të mahnitshme të natyrës shqiptare të shekullit të XIX-të. Qëllimi i autorit të kësaj poeme ishte zgjimi i dashurisë ndaj atdheut të shqiptarëve, të cilët jetonin larg Shqipërisë. Dhe kësaj Naimi ia arriti duke e derdhur tërë inspirimin e tij, tërë frymëzimin dhe mallëngjimin me figura, shprehje dhe qëndrim romantik ndaj natyrës së atdheut. Elemente të tillë hasen edhe tek autorët e tjerë të kohës që u përmenden më lartë.
  • 16. Një pjesë e dallueshme në poezinë e Lasgushit Poradecit është edhe poetika e natyrës së peizazhit që poeti ia kushton vendlindjes dhe atdheut të vet. Këtë, ai e bërë në mënyrë mjeshtërore, sepse ia mundësoi studimi në Akademinë e arteve të bukura në Austri si dhe marrja kohë pas kohe më pikturë. Por, cikli i këtyre poezive nuk është i veçantë në asnjërën nga veprat e tij. Ai është i gërshetuar me të gjitha aspektet e saj, madje gjendet kudo edhe në poezinë patriotike, filozofike – meditative, refleksive e sidomos në atë me tipare erotike, apo siç thuhet me gjuhën e teorisë së letërsisë, në poezinë e dashurisë, në poezinë idilike, baritore etj. Që në fillim mund të thuhet së poezia e peizazhit e Lasgush Poradecit jeton në simbiozë figurative me të gjitha nivelet dhe aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një mozaiku e koloriti të ngjyrave, pamjeve, situatave e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën natyrës së vendlindjes. Kështu lirikat e këtij aspekti, pra lirikat e paraqitjes së peizazhit, dëshmojnë për mjeshtërinë e lartë artistike të Lasgushit dhe ato shfaqin pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shprehin ndjeshmërinë e thellë, shijen e hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive të vendlindjes, e sidomos të anëve më karakteristike, siç janë: valët, liqeni, perëndimi, era, dremitja e liqenit, barka, anija, vagëllimi, gjeratoret, vazhda e ndritur, tallazet e detit, shushurimat, fluturimi i shtërgut, valëzimi i barkës, jehona e lopatës, mërmëritja e ujit të kroit dhe të tjera karakteristika dalluese. Lirika e peizazhit të vendlindjes Tek lirika më e njohur e këtij motivi, “Poradeci”, poeti paraqet një pamje të veçantë të vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. E tillë ajo është edhe për poetin, ndaj çka do që thotë për të i duket pak sepse: Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir dhe, madje, aty përhapet … një pëlhurë si një hije ku mbi fshatin mbi dhe buzë liqenit dhe valës Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’i i natës bëhet fir.
  • 17. Në këtë pamje, por edhe në disa të tjera shihet qartë sikur dorë e poetit bëhet brushë e piktorit dhe heq mjeshtërisht pamjet e bukura, por të thella, madje edhe të theksuara të natyrës. Duhet pranuar se kjo nuk është pamje parajsiane, as parnasiane, por është një peizazh plot ngjyra, thellësi, përjetime dhe shprehje lirike. Të gjitha këto dhe përshkrime të tjera i japin poezisë një timbër tjetër, por jo edhe romantik. Kështu dalëngadalë edhe te kjo poezi ngrit krye motivi patriotik sepse: Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë edhe atëherë kur Në katund kërcet një portë … në Liqer heshtë një lopatë … Kjo heshtje nuk është e rëndë, por as e bukur, ngase gjithë njerëzinë e ka zënë gjumi dhe errësira zotëroi në katër anët. Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje jeta nuk topitet, por rri zgjuar në meditimin e ri të poetit, i cili është patriotik që ka domethënie dhe peshë të madhe ngase poezia përfundon me dy vargje tetërrokëshe të dyzuara, të cilat në mënyrë madhështore paraqesin pamjen tjetër që është peizazhi gjeografik i tokave shqiptare të Shqipërisë së ndarë dhe lumi Drini është simbol i paraqitjes së peizazhit në rrjedhën shekullore të jetës specifike shqiptare. Duke nisur udhëtimin mes për mes për Shqipëri, Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi. Objekti i pafund frymëzimi për poetin Lasgush Poradeci është liqeni. Zakonisht përshkrimi dhe paraqitja e peizazhit të liqenit është i bashkëdyzuar me motivin e dashurisë dhe nuk ndahet nga ai. Këtu përkujtohet imazhi i kujtimeve dhe përmallimet e poetit për vashën e zemrës, e cila paraqitet në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga hapi i saj që e bleron edhe më shumë atë. Kështu zemra e poetit ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe ai dehet sepse: Kuptoj si shpirtin vjershëtor Ma frymëzon një mall i ri.
  • 18. Edhe zemra e liqenit sikurse ajo e poetit pushon në mes të ditës për të pasqyruar buçitjen e tij shndritëse. E gjithë kjo ndodh kur diku në horizontin e largët mbi liqe nis agu, i cili dritësohet me një mëngjes përrallor shprehur në lirikën “Mëngjesi”. Kjo dritë e ditës së re i venit yjet e natës, por ylli i dritës që tretet tinës është Posi një sumbull prej sheqeri dhe lajmëtar-mëngjesi është zog i bardhë i një nositi. Të gjitha këto visare të peizazhit të liqenit dhe natyrës së vendlindjes i gjejmë në poezitë: “Poradeci”, “Dremit liqeri”, “Liqeri”, “Mëngjesi” e ndonjë tjerët. Peizazhi në poezitë për stinët Lasgushi Poradeci, aspekte të peizazhit ka paraqitur edhe në poezitë e tjera të veprave të tij poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Në disa sosh ai paraqet përshkrimin e bukur të mëngjesit, perëndimit të diellit, natës, yjeve, valles së tyre, yllit të zemrës dhe në disa të tjera. Por ai me një qasje shumë lirike dhe tejet interesante do të shkruaj lirika të peizazhit edhe për stinët e vitit, muajt e begatisë shqiptare, si për vjeshtën dimrin, pranverën, por edhe për gjahun, korrikun. Në poezinë “Korriku” poeti paraqet pamjen e këtij muaji të begatisë, korrjes, shirjes dhe vapës në vendlindjen e tij. Korriku këtu është një afsh i dendur dhe dielli përvëlon si prush ku gjithçka duket e vdekur sepse natyrën e ka mbërthyer një zjarr përvëlues dhe jehona e cicërimës së gjinkallave. Një afsh i dendur avullon në erë Po përvëlon një diell posi prushi Por këtu ekziston një jetë e begatisë sepse diçka piqet e dikush është fatlum: U poq kajsia. Bari është i prerë Rri në shullër fatlum një zog ardhushi.
  • 19. Ndërkaq, në poezinë tjetër “Mbarim vjeshte” shfaqet e shpërfaqet një pamje tjetër e peizazhit të tokave shqiptare. Poezia fillon me fluturimin e shtërgut, lejlekut, që paraqet mbarimin e stinës së nxehtësisë dhe fillimin e stinëve të ftohta. Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë Duke shkuar që me natë sipër malesh me dëborë … Mbarimi i vjeshtës është edhe simbol i mbarimit të një jete dhe fillimi i një tjetre. Është kjo koha kur ikin zogjtë shtegtarë, të cilët do të kthehen sërish në fillim të pranverës. Përveç peizazhit këtu poeti paraqet simbolikisht edhe shkuarjen dhe ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në kohëra të ndryshme. Përveç poezive për liqenin në këtë poezi poeti paraqet më se miri dromca lirike të përshkrimit të natyrës në mbarim të stinës së vjeshtës. Edhe kjo poezi është e ndërtuar me vargje tetërrokëshe të dyzuara të cilat kanë shtrirje në strofa katërvargëshe me rimë AABB. Strofa e fundit e kësaj poezie paraqet pamjen më të bukur ku poeti shfaq me lirizëm figurativ peizazhin e bukur ku shtërgun e quan dhëndër me kurorë, kurse krillën një vashë të nusëruar. O! Sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë, Kur bariste dal-nga-dal – posi dhëndër me kurorë!… E kur pranë i vinte krilla, që shndrij më kraharuar, Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar!… Kjo pamje peizazhike e Poradecit është uverturë për fillimin e dimrit, i cili ia rrëmben gëzimin dhe ia humb diku kur nga malet fillon të bie dëbora e bardhë dhe e ftohtë. Flokët e saj bien një-nga-një mbi katundin e shkretuar dhe mbulojnë me të bardhë dheun. Poeti nuk e do një fjetje të tillë, andaj psherëtinë i trembur duke u frikësuar të mos vdes. Për ta ndryshuar këtë pamje të zymtë të peizazhit dimëror, poeti Lasgush Poradeci, këtë e bën në vargjet e poezisë “Gjahtori”. Kjo është poezia më e gjatë e peizazhit dhe përbëhet prej dymbëdhjetë strofash katërvargëshe tetërrokëshe me rimë ABAB.
  • 20. Pasqyrimi i pamjeve në këtë poezi bëhet në mënyrë paksa tjetër. Monotonia dhe heshtja dimërore thyhet me përgatitjen për gjah. Poeti përshkruan lyerjen e pushkës së gjahut, të fishekëve, pastaj mbushja e pushkës për një ketër, për një lepur. Përshkrimi i gjahtarit dhe presë së tij përfundon me gaz e hare. E njaty, që prapa krastës, Unë rri dhe pres në rrasë: Pres që krism’ e trimëruar Të buçasë-e të godasë: Elemente të peizazhit ka edhe në poezitë e tjera të Lasgush Poradecit, në të cilat me ngjyra tërheqëse të vendlindjes jepen skena të realizuara të peizazhit, pasqyrohen zakone, shfaqen kostume. Në këto lirika gjallërohet para syve tanë atmosfera e ëmbël dhe e zjarrtë e fshatit shqiptar. Poeti ringjallë një mjedis më koloritin e ngjyrave më të ngjizura pamjet e mjedisit të vendlindjes së vet, sidomos të vendeve idilike siç është kroi. Këto spikaten në poezinë “Kroi i fshatit tonë” që edhe pse më tepër është poezi erotike dhe idikile megjithatë: Kroi i fshatit tonë ujë i kulluar, Ç’na buron nga mali duke mërmeruar. Kroi i fshatit tonë ngjyrë argjendi i lyer, Që nga rrëzë e malit ç’na buron rrëmbyer. Për ta paraqitur bukurinë e Kroit të fshatit të vendlindjes në mbarë atdheun, për ta përhapur namin e tij anekënd, poeti Lasgush Poradeci shkruan në pjesën e tretë të kësaj poezie: Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë, Në tetë krahina qenke kroi i parë; Qenke një në botë, s’paskërke të dytë, Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
  • 21. Dyvargëshet e kësaj poezie u bënë ndër më të njohurat në poezinë tonë dhe janë emblemat e lirikës lasgushiane. Ato bëhen edhe inspirim për kompozitorë të cilët kompozojnë këngë të njohura që në vitet e ’30-ta të shekullit XX. Lasgush Poradeci hyri në letërsinë tonë si poet modern dhe si një zë i veçantë e i mëvetësishëm. Kjo mund të thuhet edhe për poezinë e peizazhit, e cila nuk qëndron aspak nën nivelin e tërësisë së lirikave të tij. Madje, kjo formë e poetikës lirike të këtij poeti e ngrit nivelin artistik, figurativ dhe ndjesor, duke e radhitur në formë lasgushiane.
  • 22. Poezia popullore per te eshte jo vetem objekt frymezimi , por edhe burim mjetesh stilistike , fjalesh te rralla , sentetizem I mjeshterise dhe I gjinise kolektive . Poezia e L. Poradecit eshte mjaft fluide abstrakte e pakapshme , I cili ka tendenca te fluturoje ne mbreterine e fantazise ne vetvete . Per kete ndikoi semundja qe iu shfaq qe ne femijeri ai dhe gjendja e veshtire ekonomike kane ndikuar ne krijimin e nje botekuptimi te erret . Por poezia e tij u radhit nder poezite me te arrira dhe ai nder poetet me te suksesshem . Sepse tek ai u ruajten mbresat e para te poezise se Naimit , elemente nga jeta e thjeshte fshatare . Frymezimi I tij ishte liqeni , prane tij gjente qetesi , frymezohej. Poezia e Poradescit qendron larg te qenurit romantike dhe e angazhuar ne krahasim me poezine e periudhes se rilindjes, Kombetare. Ajo dallohet nga mendimet te thella , ndjenja labirintike e ide te fuqishme universale . Kjo poezi solli nje ndjeshmeri te re ne letersine shqiptare te viteve 30’ nje kerkim te thelle gjuhesor te formes e nje figuracion te rralle stilistik . Lasgushi e ngriti misionin poetic ne kulmin e aftesive te njeriut , duke e barazuar krijesen me zotin. Ne te gjitha poezite e tij Poradeci shprehet hapur se artisti I madh krijon per vete dhe se misioni I artit eshte t’I trasmetoje lexuesit kenaqesi e mesazhe estetike. Lasgush Poradeci nuk e ndan poezine ne menyre skematike sipas motiveve kryesore por ne baze te frymezimit dhe te konceptit qe ka ai per seclien cikel . Ne kete cikel dallohen poezite e peisazhit , poezite e dashurise dhe poezite filozofike . Por me thelle poezite e Poradecit jane te gjitha meditative filozofike . Krijimin e tij Poradeci e mbeshteti ne kater figura elementare qielli, dheu, uji, dhe zjarri, te cilat jane edhe temat e perhershme te poezise se tij. Lidhja qiell- dhe, dhe vdekje – perjetesi, realizohet nga dashuria qe merr ketu kuptimin e energjise jetesore e shpirterore . Ndjenja qe eshte e padurueshme ne poezine e Lasgushit shkallezohet si forme piramidike: shfaqet fillimisht pjesa horizontale , tregimtare me pas ngritja , kulmi zbritja dhe pjesa perfundimtare prape tregimtare.
  • 23. Ne poezine “Kenge pleqerishte”, njehsimi I poetit me kengen behet qe ne vargun e pare “O kenge pleqerishte , ti vjersh e vendit tim “ me pas hyn ne ne brendesi , ne shpirtin e kenges se vjeter te tradites shqiptare. Kjo kenge nis ne kasolle , ne mal, pastaj me dhimbje e renkim ngrihet lart. Kjo eshte pika kulminante nga e cila zbritet vetem me fuqine terheqese te dheut potershem, si bresher dhe si lot. Ne liriken filozofike Lasgushi mediton qe mendja e vdekja nuk arrihet duke ikur por duke u pernallur me te . Kjo ide qendrore shfaqet ne tripliken e poezise simbolike ; “Gjeniu I anijes”, “Vdekja ”, “Lundra”, . Ne baze te tyre qendron nje simbol anija, lundra,. Ne keto vjersha provohet ndeshja e shpirtit krijues me vdekjen ne udhen e idealit, te veteflijimit, I cili eshte I dashur I bukur sepse synon perjetesine . Ne keto 3 poezi del I qarte motivi I vetesakrifikimit. Me poezite e natyres Poradeci jo vetem ben, pershkrimin e natyres por edhe boten e jashtme njerezore e cila shoqerohet me trazime shpirterore, tek poezia Poradeci”: “Duke nisur udhetimin ….. . qe buron prej shen Naumit, keto vargje ne dukje japin te dhenen e jashtme gjeografike , por shpreh dhe dhembjen njerezore per ndarjen dhe bashkimin e atdheut te shqipetareve . Kete dhimbje e jep edhe vjersha “Mbarim Vjeshte”, Shpreh dhimbjen e madhe te largimit te njeriut nga jeta , e cila po I shuhet ne horizont . Por mbi brengen e ikjes dhe mallin per te kaluaren ngrihet krenaria e poetit per per plagen e vetvetes . Dashuria per L. Poradecin eshte fuqi themelore jetesore, tokesore, e qiellore,. L. Poradeci ngjason me Naimin kur e krahason , njeson dashurine me dukurine trupore dhe shpirterore te vashes se dashuruar . Poezia e dashurise se Poradecit shfaqet me e arrire ne lirikat personale te tij . Tingellon I vecante zeri I tij , figuracioni original dhe variantet e ndryshme te ndjenjes se thelle . Titujt e lirikave nuk dalin si emertime por si nje figure dhe ata jane pjese e vargut ose varg I plote . Te gjitha keto lirika marrin karakterin e variantave te nje teme . Ne vjershat Lasgushi nuk shpreh agresivitet shenja fyerje per vashen ose per dashurine sepse dashuria per te eshte kuptimi I jetes . Kurse mardhenia me te behet flake derisa arrin gjendjen me te larte shpirterore . Lumturia e bashkimit , shkrirjes dhe dhimbjes e largimit dalin ne formen e varesise se perjetshme dhe eshte pikerisht kjo qe e ben poetin ta shohe dashurine si liri dhe roberi.
  • 24. Po mbushen 100 vjet qe Shqiperise I lindi Poradeci., poeti me idealist I saj , ai qe do ta quante veten e tij zog te qiejve. Per vite me radhe do te dukej se qielli ishte shtepia e tij e vetme , streha e sigurt e poeteve, kur toka dhe vendi qe I ka pjelle behen te huaj per to. Lasgush Poradeci e kaloi shumicen e jetes se tij ne nje vetmi sa te larmishme aq edhe luksoze, nga ato qe fati I ruan vetem per shkrimtaret e medhenj . Ne 100- vjecarin e tij ai eshte me I nevojshem se kurre Shqiperise se sotme . Sepse ajo eshte e perballur ,e zhytur me mllef e grykesi vulgare. Tek vellimi poetic”Vallja e yjeve” , pooezia e dashurise eshte ajo qe mbizoteron tek ajo larmi formash e kuptimesh te poezisve te tjera. Dshuria eshte nje force universale dhe e fshehte qe I komandon dy te dashuruarit “Vallja e yjeve”, ka karakter kozmoganik. Forca qe qe I ve ne levizje yjet qe u jep zjarr e jete eshte dashuria . Ne liriken e tij te (poezise) dashurise Poradeci ka nje distance kohore dhe fisnike nga I dashurise . Ne fakt ajo cka I intereson me shume Lasgushit nuk eshte objekti I dashurise por vete ndjenja. Nje tjeter element qe spikat ne poezine e tij eshte malli . Malli eshte nje nuance e poezise se dashurise si nje ndjenje universale , por e cila mben ne vetvete edhe dhimbjen e nostalgjine . Dhe bashke me mallin edhe distanca sjell nje fryme pesimiste e cila del si nje pjese e jetes . “poezia filozofike dhe e natyres . Tek cikli “Vallja e perjetesise”, poezite , lenda , jeta, fryma , qellimi, ndjenja dhe njeriu, kane ne thelb filozofine. Menyra e trajtimit te tyre eshte personale dhe me art . Ne to del edhe me qarte figura e Lasgushit si nje idealist I lindur . Ne to ndihet qarte shaetesimi I poetit per te njohur natyren , forcen levizese te saj, te zotit , te njeriut, dhe raportin mes tyre . Tek poezia “Fryma dhe qellimi”, poeti me nje loje fjalesh te thjeshta jep nje mesazh filozofik I cili e ka burimin tek qellimi I gjithckaje . Ne poezine “Njeriu dhe zoti”, poeti vajton pamundesine e njohjes se krijuesit si nje rruge e pafund . Ndersa mendimi I tij del me qarte tek “Perjetesia , ne poezine filozofike Poradeci u perpoq te zbertheje artistikisht thelbin e kategorive te pergjithshme filozofike . misterin e pasionit , te ndjenjes, te bukurise, e te dashurise , ne kuptimin, me te gjer te saj dhe te fshehten e frymes se krijimit .
  • 25. Ne poezite filozofike frymezimi poetik leviz ne nje orbite te shqetesuar nga tokesorja te kozmikja , nga matrialja tek idealja , nga qenia te zoti dhe , anasjelltas, te perjetesise dhe madheshtise se njeriut. Kategori te tilla si fryma dhe qellimi , lenda dhe jeta , hapesira dhe koha , kuptimi ne pergjithesi I ekzistences se qenies trajtohen ne teresi mbi bazen e fiulozofise idealiste . Ky eklektizem filozofik eshte I nderthurur edhe me gjithcka positive qe kishte marre poeti nga filozofia e mjedisit shqiptar . Kjo beri qe ne poezine e tij njeriu te mos jete I trembur por I guximshem I cili kerkon te hyje net e fshehta universale dhe kerkon te arrije persosmerine e tij shpirterore , per t’u harmonizuar me tendencen e perjeteshme dhe te persosmerise se universit . Ne poezine e tij filozofike kjo eshte konceptuar ne menyre romantike dhe sjell imazhin e nje bote te paster te pakorruptuar. Ne poezine filozofike mbi frymezimin poeti perpiqet te zbertheje te fshehten e zjarrit, te krijimit. . Ne poezite “Shpirti” , “Zog I qiejve”, “Rimbeshtetem ne tryeze”, “Ylli”, etj sipas konceptit idealist jepet ideja se frymezimi eshte nje eksitim hyjnor dhe vete krijimi eshte I shenjte e mbi gjithcka , mbi cdo veprimtari tjeter njerezore . Pjese e poezise filozofike Lasgushiane eshte edhe poezia e dashurise . Dashuria per poetin fillon me krijimin e botes nga hyjnia . Ajo zbret nga kozmosi ne toke dhe nga ky perceptim dashuria merr atributet e krijimit . Eshte tipari me I qenesishem I materies – levizja , lidhet ne kete poezi me ndjenjen. Eshte pasioni , ai qe , sipas poetit , I jep tronditjen e dridhjen , materies. E perceptuar mbi konceptim idealist , ndjenja merr edhe vetite e materies, kurse brenda simbolet e poetike romantic perftohet ideja se jane pasione te fuqishme ato qe levizin e trondisin gjithesine . Ky shpirtezim I Universit , e Natyres, sjell tone optimiste ne poezine filozofike , pavaresisht nga konceptet idealiste . Qe ketu nga shkallezimi poetik, Lasgushi vjen tek ideja tjeter se pa passion nuk ka krijim e as zhvillim. E gjithe jeta njerezore ecen perpara , hedh vallen e perjetesise , duke flijuar thjesht energjine fizike , mendimin e djersen, por edhe shpirtin . Dhe jane pasionet dhe idealet e larta ato qe I japin forcen dhe gezimin e jetes njeriut . Me forcen qe poeti adhuron te bukuren , me ate zjarr qe e shpirtezon dhe jeton natyren me ate force u beson ai idealeve iluministe te se vertetes dhe te lirise . Dhe pikerisht kjo force I harmonizon keto misione me nje koncept lirik te fuqishem . Ne trajtimin filozofik te ndjenjes dhe te dashurise ne poezine e Lasgushit kemi nje konceptim te njejte me ate te te gjithe romantikeve evropiane te cilet iu perkushtuan ndjenjes dhe e idealizuan ate.
  • 26. Thelbi I madheshtise harmonizuese te Universit , I pasionit e I lumturise se idealizuar mbeti qiellor dhe misterioz per poetin . Por nga ana tjeter , ai e perballon me optimizem dramen shpirterore . Ndjenja per poetin , e lashte , sa bota , ashtu si bukuria mbetet perhere e re dhe permbledh ne vetvete si gjithesia tokesore, te gjitha te kundretat: Dashuri ! heu ! mall I ri ! Dashuri ! Kenge e durimit ! Ti liri ! Ti roberi ! “Vallja e yjeve” Lasgushi eshte poet I letersise sone te tradites ne krijimtarine e te cilit poezia filozofike zuri nje vend shume te gjere . Ne te ka meditacione pasionante dhe sisteme origjinale figuracioni . Ne teresi problemet e shpirtit , te qenes se tij mbeten te erreta , por kjo per shkak te veshjes poetike te mendimit , por prej vete kontradiksionesh te mendimit idealist te tij . Ne poezine e Lasgushit sin e gjithe poezine e shquar romantike . natyra eshte peisazh piktori , ajo eshte , bukuria, e mira , e madherishmja , se ciles ai I rrefen dramen shpirterore te kombit dhe jeton ne kompleksitetin e vet , me gezimet dhe vuajtjet e veta . Nder elementet e natyres ai sjell ato qe pergjigjen nje gjendjeje a mendimi te caktuar, por pa I lene si te thjeshta te shpirtit te tij . Natyra Lasgushiane eshte si nje tempull madheshtor , ku poeti rrefehet me tere sinqeritetin e tij per gjithcka . Ky tempull eshte , atdheu I konkretizuar dhe I ndryshem , me vendlindjen , liqenin , dhe malin. Komunikimi me te eshte organik e I domosdoshem . Gjate gjithe jetes vetem me kete natyre I rrefen shpirtit te tij thesaret poetike duke e shpirtesuar ate . Dhe kjo ishte me se e natyrshme , sepse gjerat e shenjta nuk vendosen kudo . Megjithese jetoi per nje kohe te gjate jashte vendlindjes, ashtu si , Naimi , Mjeda etj, ai s’lidhet dot me asnje peisazh tjeter . Natyra shqiptare e konkretizuar me Poradecin Thith patriotizmin , idealet demokratike , idete iluministe , pasioni dashurine dhe shqetesimet filozofike te tij. Ndaj ajo eshte plot levizje , gjalleri, gezim, e ritem , vuajtje e shperthime dhe aspak nje qetesi harmonike ku ai gjen prehjen shpirterore . Ne vepren e Lasgushit te natyra gjen tipare komplekse , qe I dikton. Ne thjeshtesine dhe bukurine e saj ajo eshte parajsa e qetesise , por eshte dramatike dhe te nxit per meditime filozofike , Liqeni I shqetesuar , mali I menduar , rigjenerojne shpirtin, pershperisin ne fshehtesi nje bisede te xjarrte per atdheun dhe per dramen e tij, per valimin e shpirtit te vet , gezimin vuajtjen dhe vete sakrifikimin .
  • 27. Stinet e motit flasin per stinet e dashurise e te jetes . Kurse gjahtari , qe ne tere boten romantike na dallim nga ajo klasike sjell ndjenjen e vetmise te poezia e Lasgushit rrezaton gezim jeta , vitalitet e ngrohtesi . Dhe ne tere kete dialog poetik mbizoteron dashuria per Shqiperine per njerezit e saj , per lirine shoqerore , demokracine e jeten , vargjet: Tungjatjeta , tungjatjeta. Vend o vend ku cel junapi. Jane nga pershendetjet me intime , me te ngrohta , qe I kane bere poetet tane Atdheut. Natyra ne poezine Lasgushiane te krijon nje ndjenje hapesire , perjetesia , levizjeje dhe lirie, dashurine e gezimi. Arti poetik I Lasgushit ushqehet ne disa burime . Imagjinata e lindur dhe pasioni I ndezur u fuqizuan nga kultura e gjere dhe arti populluar. Ne poezine me te mire Lasgushiane verbi dh shpirti ikrahines se tij fitoi nje tingellim e sensualitet te ri, .Ajo cka ishte origjinale, e vecante net e, e pershkruar nga nje bukuri naive eshte ngritur ne shkallen e ndjenjave e te emocioneve te pergjithshme njerezore. Ari popullor nuk erdhi ne poezine etij si nje material i perpunuar, por si nje element strukturor I rendesishem.Edhe konceptimi aq dramatik I lirikes, aty e ka burimin.Poezia e tij nis tek tradita me e mire popullore, tek folklori I jugut dhe u ushqye me pas tek poezia e Rilindjes, sidomostek ajo e Naimit.Kultura e gjere,njohja e thelle e letersise boterore, sidomos e asaj europiane, ia pasuroi shpirtin dhe imagjinaten, I perpunoi shijen dhe aftesine per te shprehur bukur ate qe ndiente, por nuk e preku dot origjinalitetin dhe ngjyren kombetare te poezise se tij.Prandaj me te drejte R.Ismaili pohon se L.Poradeci eshte superior ndaj atyre qe mendohet se kane ndikuar mbi te.Vecoria me kryesore e poezise lasgushiane eshte lirizmi, I cili nuk eshte thjesht shprehja poetike e nje shpirti te bute, po e nje shpirti te thelle , qe eshte sa I embel ne adhurim, aq I hidhur I eger e I rrepte ne urrejtje.Kjo duket tek sarkazma e satira e rrepte qe buron nga revolta plot passion e nje zemre te virtytshme ndaj nje bote ku sundon vesi e marrezia, ndaj nje realiteti lu mbytet liria dhe e verteta.(“Naim Frasheri”,”E fundit merzi”,”Eskusioni teologjik I Saludit”etj.Poezia me e mire e Lasgushit,karakterizohet nga sinqeriteti,shperthimi I ngrohtedhe lakonizmi.Ndjenja e thelle poetike lidhet jo vetem me gjendjen pasionante, por edhe me pershkrimet.Kur ai pershkruan ne nuk shikojme, por ndjejme se si gjerat e thjeshta, te imeta, te pakapshmenga syri, I njeriut te zakonshem, behen rrezatuese.Fjala ne poezine e Lasgushit ka nje rendesi te vacante.
  • 28. Ne te ashtu si harmonizohet mendimi me qetesine e jashtme, tingulli me ritmin.Muzikaliteti I poezise se Lasgushit eshte I pamdare atributet e tjera.Ne menyren e konceptimit poetik, te strukturimit te mendimit dhe te krijimit te figures ai paraqitet si fenomeni me kompleks I poezise shqiptare , qe e ridemensionoi fjalen shqipe dhe figuren artistike qe gjeti ne poezine me te mire te rilindjes dhe ne ate popullore. Dime qe shkrimtaret demokratik e revolucionar te viteve 20 , ashtu si paraardhesit e tyre, vuajten e sakrifikuan se bashku me popullin e tyre dhe per liri edhe per kulture e perparim . Ndaj heroi lirik I poezise se Lasgushit eshte I ndregjegjshem per misionin fisnik qe I ka vene vetes , ate te sakrifikimit per ideale te larta . Dhe ai shperthen me optimizem , Se prapa le vazhden e ndritur , Q’e hapa me shpirtin fatos, Fistonin gazmor ku pat shkitur , Valim – I anijes q’u sos. Lirikat me te fuqishme te Lasgushit e kaluan qe kur gjysmen e shekullit , dhe qete – qete po e kapercejne te teren ate . Deri ne vitin 1925 ai kishte botuar poezite “Naimit”,”Gjuha e zjarrte”, “Zog I qiejve”, “Lundra dhe flamuri”, dhe dhjetera poezi ku adhurohet natyra shqiptare ku zien jeta nga zjarri I dashurise dhe I bukurise ku vasha shqiptare mbetet gjithnje e menduar super dhe trimi shpirtdjegur . Keto vite thithin pa e shteruar energjine me te madhe krijuese te poetit . Ne vargjet e kesaj poezie qan shpirti I perveluar per liri , demokraci, culture e perparim , per ngrohtesi e dashuri . Lasgush Poradeci , duke qene patriot e dashurues I lirise , ne vitet 20, ne periudhen kur te qenit Kamle vazhdonte te vihet ne pikepyetje , I kushtoi ceshtjes se pavaresise kombetare poezi sublime , si” Bjeri telat”,”Naimit”, keto krijime plot ndjenje , me nje fryme te theksuar popullore , ngrihen ngushte me momentin politik . Poeti krijon tablo te mrekullueshme masiv e, te ndezura nga gezimi I fitores , ku jane vleresuar drejt forcat kryesore te levizjes kombetare , gje qe perben edhe linjen me demokratike te kohes. Tronditjet e medha te viteve 25-29, Poradeci I dha ne poezi me nje fizionomi sociale , politike e filozofike te percaktuar , duke e portretizuar artistikisht epoken .
  • 29. Poezi si “Naim frasheri”,”E fundit merzitje”, jane quajtur krijime te shkurtra vetem ne frymen e patriotizmit te Rilindjes . Por me te vertete ne to shpertheu hapur e me force urrejtja per pseudiopatriotizem e obskurantizem , qe misherohen ne sistemin feudal mesjetar , ku perms iluzionesh , vete zogu percaktohet si “Prijes zalli”, apo si “demon “ shkretira qe kalon si vaj ne duar . Lasgushi ndoqi rrugen e rilindesve . Ai solli simbolet e Kamilit , Naimin, gjuhen , kengen pleqerishte me 1925. , fill pas deshtimi te Revolucionit Demokratiko – Borgjes , pikerisht per te treguar se me kete permbysje nuk rrezikon vetem demokracia , por edhe kombi . Naimi, figura me e madhe e Rilindjes , ne kete poezi vjen si si simbol I njeriut , qe jetoi me guxim dhe I shkrimtarit I cili e quante jeten nje beteje te gezueshme ne emer te lirise , te perparimit , e demokracise . Adhurim , vleresim dhe percaktimin per Naimin , poeti e pati shprehur me zjarr ne poezine e botuar kohe me pare me titullin “Naimit”. Qellimi pse Lasgushi I rikthehet kesaj figure qendron n efaktin se urrejtja e tij dhe e popullit te tradhetuar jan dhe nepermjet figures se Naimit ai ka per qellim te ndricoje ate qe nuk mund te thuhet hapur .
  • 30.
  • 31. Lasgush Poradeci - Dimër Shpirti im qe sot y mbyll dhe gezimin m'a perzuri. neper mal e neper pyll zu debora prej qekuri. bjene floket nje-nga-nje mi katundin e shkretuar. dyke mardhur nene te dheri fjet e ri mbuluar flet nga-dal e shpirti im, dhe ne zi pikoj si fleta, pa me qit as pipelim tere fili, tere jeta. ne kaq heshtje-e qetesi ndjej vajtimthin e nje shpesi: psheretin me ze te ti jet' e trembur se mos vdesi... Lasgush Poradeci - Dora Jote Ledhatare Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri. Dora jote ledhatarja leshon driten e debores. Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores, Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari. Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj; Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli; I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli, E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj! Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar? C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?- Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete, Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar. Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik; Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe; Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe... Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...
  • 32. Lasgush Poradeci - Ere Trendeline Sesi m`ju lendon dashurija! Sesi m`ju lendon pa pushim! O lotet e syve te mija! O klithmez e tingellit t`im! Ju shoqe te kohës mitare… Mikesha…motricka…pa faj! Ju humbte ne mjegull perfare, Dh`u solla nder mend e po qaj! As flak` e shkendijes q`u shua, As syri qe nxihet e plas, Nuk lane-o ju vasha për mua Vurratat e erreta pas : Haj!flutur` e zeze me duar Një flutur secila prej jush Me la ne gishtrinj dyke shkuar Pluhurin qe ndrin posi prush… Sot cela pellemben e dores Q`u ciku gazmore dikur- Si pah verbimtar i debores Se-rish po me ndrin një pluhur… Përse nuk m`u shojte përherë Të hesht te pushoj për kurdo, Ti mall qe ner to pate lere Dh`u rite dh`u ndrite ner to! Ju shoh përtej mjegulles s`uaj E shpirtin prej jush e kam plot, Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj Ah!këngën e mbushur me lot. Se koti-u larguat menjane, Me vajtte me kot aq larg, Kur sumbulla lot qe me rane Si ruazat i shkova ne varg… Dh`i ndrita me syrin e fshehur… Dh`i vela me zërin mitar… Dh`i skuqa me buzen e dehur… Me shpuzen e flogut si ar… Oji!trendelin` e venitur Ju fali gjith eren e saj…- Pse rreh kaq me hov te cuditur, Haj!Zemera ime ti haj?... Ju lule q`u leu parevera, Dh`u cika me gas një mëngjes!... Se largu prej jush me ra era, E desha prej mallit te vdes.
  • 33. Lasgush Poradeci - Shpirtit Te lus, o Lajmes i qielluar! O Frym' e Zotit, vete Zot! Me hirin t'end te pashteruar Qe ka mburim perjetesije, Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je. Dhe ner mjerime je hirplot! Ti botes s'one-i prure lajmin E nj'enderimi te pafaj: Per mallin t'end me te pastajmin Ti kuvendon qe permbi bote, Dhe ne gezim i bije lote, I bije gas ne zi te saj. Kur del mi male yll'i dites e shuhet nata prapa ti, Ti me veshtrimin vetetites Ckelqen ne fund te zemres s'ime Dh'i ben prej kenges se nje grime Nje te perjetshme- harmoni. E kur pat humbur jet' e dherit, Kur syr' i lodhur m'u pergjum, Ne shkendijim te kandilerit M'i cfaq ylberin e nje rruaze...- Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze, Dhe ner mjerime je fatlum! Sot hapa syte qe-me-nate E po kendoj si kurrekush: drejt lartesise se pamate Ah. meshiro te gjite- i cmuar Prej gjirit t'im te perveluar Fjalim'i mallit t'im mjerush.
  • 34.  Lasgush Poradeci - Poradeci   Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije, Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir... E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim: Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë... Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë... Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im. Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi... Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...   Lasgush Poradeci - Kush Ta Fali Bukurinë   Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle. 
  • 35. Lasgush Poradeci - Malli Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von. Sapo shpirti m'u delir Shpirti im i nxire krejt Do me lere me pahir Syri i bukur qe t'u mvrenjt E do mbetem pernjemend Varfanjak si mbret pa fron: Mbreteresha qe me cmend Do me lere a shpejt a von Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von, Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon. Do me lere...A! por si Qofte ahere ose tani Do te qaj aq dashuri Qe do humb me mall te ti? Mua mendja s'm'a kupton, Mua syri s'ma veshtron, Po fillon edhe vajton, E kullon, kullon, kullon: Mall! o mall! qe vjen e shkon! Vjen e shkon e prape vjen, Mall qe len nga perendon: Len e vjen e zjen e bren: Malli mallin me s'e gjen...