SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
PROJEKT
Shfaqje te modernizmit ne veprat shqiptare
Punoi:Kelvina Xhaferaj
Lenda:Letersi
NENTEMAT
• 1) C ESHTE MODERNIZIMI ?
• MODERNIZMI NE VEPRAT E LASGUSH PORADECIT
• MODERNIZIMI NE VEPRAT E KOLIQIT
• MODERNIZIMI NE VEPRAT E ISMAIL KADARES
 Modernizimi ne letersi
• Me nocione "moderne" në letërsi konceptohet shfaqja e
një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që
përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e
procedime letrare, domethënë paraqitet si shenjëzimi i
një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë në
krahasim me modelet pararëndëse të shkrimit letrar
artistik.
• Në fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë, nocioni
"moderne" mbulon përmasa të ndryshme semantike,
mbase edhe estetike e stilistike, që dalin edhe në formë
edhe në përmbajte autonome.
• Në letërsi ky nocion u zhvillua nga fundi i shekullit XIX
dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika të
shumta, që nga theksimi i individualitetit kreativ,
invencioneve e deri te shfaqja e dukurive të reja, thyerja e
konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome
e fenomeneve letrare, në forma dhe përmbajte të re
letrare, ligjërimore dhe stilistike e estetike.
• Autorët
• Petro Marko
• Jakov Xoxa
• Kasem Trebeshina
• Ernest Koliqi
• Lasgush Poradeci
• Migjeni
• Asdreni
• Fatos Arapi
• Anton Pashku
• Nazmi Rrahmani
• Martin Camaj
• Dritëro Agolli
• Ismail Kadare
• Azem Shkreli
• Ali Podrimja
• Arshi Pipa
• Lluka Perone
• Esat Mekuli
• Vorea Ujko
 Lasgush Poradeci nje nga themelusit e pare te
modernizimit
Periudha moderne e poezisë shqiptare, nismën e ka në poezinë e Asdrenit, po vazhdimin në
poezinë e Lasgush Poradecit. Duke e parë Poradecin si prijatarin e modernizmit ai kujdeset që
formacionin e ri të letërsisë ta saktësojë duke përkujtuar letërsinë evropiane dhe autorin e zgjedhur
shqiptar.
• “Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare” thotë Çabej, ashtu si
Bodleri në Francë. Autori ynë karakterizohet: me stil të ri, origjinalitet, stil të munduar; pra ky
është stili modern i Lasgushit. Më tutje poezia e tij karakterizohet nga: thellësia; mendimet e
thella; ndjenjat labirintike; idetë më të larta. Edhe më tutje, vjershat e Lasgushit nuk janë vetëm
lirika; janë drama; tragjedi të vogla me aktet e zhvillimit nëpër të cilat kalon shpirti i munduar i
poetit.
• Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershës, që evidentohen duke
përshkruar poezinë e Lasgush Poradecit, në fakt bëjnë karakterizimin e modernizmit letrar. Për ta
bërë më të kapshme idenë Çabej Lasgushin e vë në vallen e poetëve modernë evropianë duke e
bërë të krahasueshëm me ta: me gjermanët Rilke e Stefan George, me francezët Bodler, Verlen,
Malarme, Rembo, Valeri, me italianët D’Anuncio e Paskoli, me rusin Jesenin. Duke i parë të gjithë
këta produkt të kohës moderne, bir i së cilës është edhe Lasgush Poradeci.
Ernest Koliqi
• Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të
thella të botës shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare,
(Gjaku), që sejll gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim,
ndeshja e dy tipeve të te jetuarit shqipar, Urban e Rural. Këto tema aturoi i ka shtresuar me
mjeshtri në shkrimin e tij letrar, si një veçanti letrare artistike, ku implikimet e autorit
empirik, shenjëzojnë ide të mëdha dhe teza, të cilat shqiptohen si domosdoshmëri e kohës,
e transformimeve esenciale në shpirtin shqiptar.
• Për dallim nga tipi i mëhershëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënjon
kapërcim të dukshëm, si në zgjërimin e gamës tematike, ashtu edhe në atë stilistiko-
tekstore, letrare, duke bërë avancim si në plan të shtjellimit tekstor, si në rrafshin e
shprehjes artistike, qoftë në kodifikimin e elementeve të poetikës së prozës si zhanër letrar
specific, duke e ngritur në shkallë të lartë në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës.
Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërisisë gojore, ne të gjitha nivelet e
organizimit të tekstit letrar.
• Esenciale e prozës së tij është depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe
skutat e shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, që i asimilon dhe sublimon për t'i transponuar me
talent të fuqishëm në tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e
mëvonshme në gjithë letërsinë shqiptare.
Ismail Kadare
• Ismail Kadare , është nga personalitetet e para disidente në
kulturën shqiptare të Pasluftës ku ai e quan veten poeti rebel.
Ndërkaq, në vitet 90 botohet në Tiranë romani , i cili merret me
fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para
disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet
dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe
tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës.
Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë
njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi
në letërsinë skematike.
Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re
e vjershës, që evidentohen duke përshkruar poezinë e Kadares,
në fakt bëjnë karakterizimin e modernizmit letrar.
• Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas një dekade e
gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon
letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro
Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë
në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve
(tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit"
me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e
Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.
PETRO MARKO
• Po të lexoje dikur librat e Petro Markos pa kapakë, pra, të mos e dije
se janë të tij, do mendoje se ishte një shkrimtar i huaj, kjo jo për
faktin se nuk trajtonte tema shqiptare, por ai kishte një stil
jashtëzakonisht të ndryshëm nga të gjithë shkrimtarët e kohës, një
stil që unë e admiroja pafundësisht.
• Nëse Lasgush Poradecin mund ta quajmë përfaqësues të poezisë
moderne, Petro Markos i shtohet edhe të qenit përfaqësues i denjë i
prozës moderne shqiptare.
• Të kesh frymë moderniste në poezi, prozë, pikturë, muzikë… do të
thotë që në radhë të parë të jesh me pikëpamje moderne, shkurt
duhet të jesh modern, edhe më shkurt: të jesh krejtësisht natyral, të
jesh vetvetja e kush ishte kështu, mbeti kështu, sepse nuk mund të
ishte ndryshe. etro Marko, mbetet shkrimtari modern i kohës
diktatoriale, vepra e tij do jetë vepër për gjithë brezat që do vijnë, se
kurrë nuk u bë shërbëtore e politikave, por misionare e popullit për
ta parë jetën ashtu siç na vjen, krejt natyrale, siç edhe vinte gjithë
krijimtaria e tij në natyralizmin e veT.
Rexhep QOSE
Sipas konceptit postmodernist nuk ka një realitet koherent dhe të unifikuar. Vepra e R.Qoses,
duke u ngritur shpesh mbi paradoksin, mbi transformime radikale, mbi parodinë,
fragmentizmin, synon të ndrydhë rrëfimin kryesor, çka, në të vërtetë, i jep theks të veçantë
synimeve ideore të romanit.
Përfytyrimi postmodernist afrohet me prirjen për shkatërrimin e logjikës, neverinë për të
sigurtën, mospëlqimin e qartësisë. Nihilizmi shfaqet nga njera anë përmes frymës së revoltës,
neverisë së përgjithshme që ndjen autori-personazh ndaj realitetit, njerëzve që e rrethojnë. Nga
ana tjetër përmes përplasjes kontradiktore të realitetit dhe “banalitetit” që mbyt shpesh
ligjërimin. Një kënaqësi “sfiduese” në këtë liri të zbuluar në përmasa të çuditshme, që shpreh
subjektivitetin ekstrem, që paraprin konceptimin e strukturës së romanit. Në dialogun e
çuditshëm me personazhin (vetvetja!), autori afirmon “Unë e dua realizmin e tillë –
hyperrealist.” me të cilën nënkupton pasqyrimin e realitetit ashtu siç është në problematikën e
pa mohueshme të tij. Raportin me realitetin, të vërtetën Qosja, e ndërton pikërisht në këtë
kahje : e vërteta njihet aq e pështirë, aq tronditëse, sa pasqyrimi i saj i kalon të gjitha kufijtë e
etikës krijuese. Shkrimtari ynë postmodernist është “refleksiv”, në kuptimin që ai përfshihet në
procesin e të menduarit për realitetin që e rrethon në një mënyrë dekonstruktive. Realiteti, e
vërteta vjen në mënyrë ekstreme vetëm sipas përjetimeve emocionale, tepër të tendosura të
shkrimtarit. Ambiguiteti i arsyetimeve të rrëfimtarit-autor, të lidhjeve që krijon me personazhe
të tjerë dhe me dukuri të realitetit që e rrethon, një logjikë e paqartë, e turbullt që shfaqet herë
pas here tek ai, janë forma të përcjelljes të së “vërtetës” në një letërsi të tipit të veçantë, e cila e
fut prozatorin R.Qosja në drejtimin postmodernist bashkëkohor.
Mendimi im
• Koncepti modern është gjithëpërfshirës. Përfshin qytetërimin,
historinë, përfshin gjithçka, ashtu sikurse edhe letërsinë. Për
mendimin tim letërsia moderne në Shqipëri ka hyrë gati në një
moment që nuk është shumë larg nga i asaj në botë. Bëhet fjalë për
vitet ’30-të nga autorë si: Konica, Kuteli, Koliqi, Migjeni në prozë
etj, të cilët bëjnë ndryshime rrënjësore krahasuar me shkrimin e
prozës së mëparshme. Në kuptimin e prurjes së problematikës
sociale, të realizimeve kritike, por shpeshherë edhe të disa formave
krejtësisht moderne, jo krejtësisht të reja, por në kuptimin që
ndoshta i kanë rezistuar kohës. Po ashtu edhe në poezi që në fakt ka
një fillim pak më të hershëm, sepse modernitetin e gjejmë në
simbolizmin e Asdrenit, e gjejmë pastaj në poetikën e Lasgushit, e
gjejmë edhe te vargjet e lira të Migjenit. Pra mund të flitet për një
atmosferë moderne të letërsisë shqipe, që gati-gati është e përputhur
me atë që ndodh në letërsinë e huaj moderne. Por ka një ndryshim
sepse nëse në botë moderniteti erdhi edhe nëpërmjet shkollave
letrare të mirëfillta, në letërsinë shqipe, është në fakt një atmosferë
individuale.

More Related Content

What's hot

Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxSalviAlmadhi2
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJABesjona Jusufi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneAldrin Pashku
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiMartina Shtufi
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Megi Braka
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIlira kuca
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 

What's hot (20)

Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Përcaktori
PërcaktoriPërcaktori
Përcaktori
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 

Similar to Modernizmi ne letersi

Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 

Similar to Modernizmi ne letersi (20)

Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 

Modernizmi ne letersi

  • 1. PROJEKT Shfaqje te modernizmit ne veprat shqiptare Punoi:Kelvina Xhaferaj Lenda:Letersi
  • 2. NENTEMAT • 1) C ESHTE MODERNIZIMI ? • MODERNIZMI NE VEPRAT E LASGUSH PORADECIT • MODERNIZIMI NE VEPRAT E KOLIQIT • MODERNIZIMI NE VEPRAT E ISMAIL KADARES
  • 3.  Modernizimi ne letersi • Me nocione "moderne" në letërsi konceptohet shfaqja e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e procedime letrare, domethënë paraqitet si shenjëzimi i një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë në krahasim me modelet pararëndëse të shkrimit letrar artistik. • Në fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë, nocioni "moderne" mbulon përmasa të ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, që dalin edhe në formë edhe në përmbajte autonome. • Në letërsi ky nocion u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika të shumta, që nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive të reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, në forma dhe përmbajte të re letrare, ligjërimore dhe stilistike e estetike.
  • 4. • Autorët • Petro Marko • Jakov Xoxa • Kasem Trebeshina • Ernest Koliqi • Lasgush Poradeci • Migjeni • Asdreni • Fatos Arapi • Anton Pashku • Nazmi Rrahmani • Martin Camaj • Dritëro Agolli • Ismail Kadare • Azem Shkreli • Ali Podrimja • Arshi Pipa • Lluka Perone • Esat Mekuli • Vorea Ujko
  • 5.  Lasgush Poradeci nje nga themelusit e pare te modernizimit Periudha moderne e poezisë shqiptare, nismën e ka në poezinë e Asdrenit, po vazhdimin në poezinë e Lasgush Poradecit. Duke e parë Poradecin si prijatarin e modernizmit ai kujdeset që formacionin e ri të letërsisë ta saktësojë duke përkujtuar letërsinë evropiane dhe autorin e zgjedhur shqiptar. • “Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare” thotë Çabej, ashtu si Bodleri në Francë. Autori ynë karakterizohet: me stil të ri, origjinalitet, stil të munduar; pra ky është stili modern i Lasgushit. Më tutje poezia e tij karakterizohet nga: thellësia; mendimet e thella; ndjenjat labirintike; idetë më të larta. Edhe më tutje, vjershat e Lasgushit nuk janë vetëm lirika; janë drama; tragjedi të vogla me aktet e zhvillimit nëpër të cilat kalon shpirti i munduar i poetit. • Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershës, që evidentohen duke përshkruar poezinë e Lasgush Poradecit, në fakt bëjnë karakterizimin e modernizmit letrar. Për ta bërë më të kapshme idenë Çabej Lasgushin e vë në vallen e poetëve modernë evropianë duke e bërë të krahasueshëm me ta: me gjermanët Rilke e Stefan George, me francezët Bodler, Verlen, Malarme, Rembo, Valeri, me italianët D’Anuncio e Paskoli, me rusin Jesenin. Duke i parë të gjithë këta produkt të kohës moderne, bir i së cilës është edhe Lasgush Poradeci.
  • 6. Ernest Koliqi • Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të thella të botës shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare, (Gjaku), që sejll gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim, ndeshja e dy tipeve të te jetuarit shqipar, Urban e Rural. Këto tema aturoi i ka shtresuar me mjeshtri në shkrimin e tij letrar, si një veçanti letrare artistike, ku implikimet e autorit empirik, shenjëzojnë ide të mëdha dhe teza, të cilat shqiptohen si domosdoshmëri e kohës, e transformimeve esenciale në shpirtin shqiptar. • Për dallim nga tipi i mëhershëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënjon kapërcim të dukshëm, si në zgjërimin e gamës tematike, ashtu edhe në atë stilistiko- tekstore, letrare, duke bërë avancim si në plan të shtjellimit tekstor, si në rrafshin e shprehjes artistike, qoftë në kodifikimin e elementeve të poetikës së prozës si zhanër letrar specific, duke e ngritur në shkallë të lartë në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës. Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërisisë gojore, ne të gjitha nivelet e organizimit të tekstit letrar. • Esenciale e prozës së tij është depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe skutat e shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, që i asimilon dhe sublimon për t'i transponuar me talent të fuqishëm në tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e mëvonshme në gjithë letërsinë shqiptare.
  • 7. Ismail Kadare • Ismail Kadare , është nga personalitetet e para disidente në kulturën shqiptare të Pasluftës ku ai e quan veten poeti rebel. Ndërkaq, në vitet 90 botohet në Tiranë romani , i cili merret me fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës. Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershës, që evidentohen duke përshkruar poezinë e Kadares, në fakt bëjnë karakterizimin e modernizmit letrar.
  • 8. • Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.
  • 9. PETRO MARKO • Po të lexoje dikur librat e Petro Markos pa kapakë, pra, të mos e dije se janë të tij, do mendoje se ishte një shkrimtar i huaj, kjo jo për faktin se nuk trajtonte tema shqiptare, por ai kishte një stil jashtëzakonisht të ndryshëm nga të gjithë shkrimtarët e kohës, një stil që unë e admiroja pafundësisht. • Nëse Lasgush Poradecin mund ta quajmë përfaqësues të poezisë moderne, Petro Markos i shtohet edhe të qenit përfaqësues i denjë i prozës moderne shqiptare. • Të kesh frymë moderniste në poezi, prozë, pikturë, muzikë… do të thotë që në radhë të parë të jesh me pikëpamje moderne, shkurt duhet të jesh modern, edhe më shkurt: të jesh krejtësisht natyral, të jesh vetvetja e kush ishte kështu, mbeti kështu, sepse nuk mund të ishte ndryshe. etro Marko, mbetet shkrimtari modern i kohës diktatoriale, vepra e tij do jetë vepër për gjithë brezat që do vijnë, se kurrë nuk u bë shërbëtore e politikave, por misionare e popullit për ta parë jetën ashtu siç na vjen, krejt natyrale, siç edhe vinte gjithë krijimtaria e tij në natyralizmin e veT.
  • 10.
  • 11. Rexhep QOSE Sipas konceptit postmodernist nuk ka një realitet koherent dhe të unifikuar. Vepra e R.Qoses, duke u ngritur shpesh mbi paradoksin, mbi transformime radikale, mbi parodinë, fragmentizmin, synon të ndrydhë rrëfimin kryesor, çka, në të vërtetë, i jep theks të veçantë synimeve ideore të romanit. Përfytyrimi postmodernist afrohet me prirjen për shkatërrimin e logjikës, neverinë për të sigurtën, mospëlqimin e qartësisë. Nihilizmi shfaqet nga njera anë përmes frymës së revoltës, neverisë së përgjithshme që ndjen autori-personazh ndaj realitetit, njerëzve që e rrethojnë. Nga ana tjetër përmes përplasjes kontradiktore të realitetit dhe “banalitetit” që mbyt shpesh ligjërimin. Një kënaqësi “sfiduese” në këtë liri të zbuluar në përmasa të çuditshme, që shpreh subjektivitetin ekstrem, që paraprin konceptimin e strukturës së romanit. Në dialogun e çuditshëm me personazhin (vetvetja!), autori afirmon “Unë e dua realizmin e tillë – hyperrealist.” me të cilën nënkupton pasqyrimin e realitetit ashtu siç është në problematikën e pa mohueshme të tij. Raportin me realitetin, të vërtetën Qosja, e ndërton pikërisht në këtë kahje : e vërteta njihet aq e pështirë, aq tronditëse, sa pasqyrimi i saj i kalon të gjitha kufijtë e etikës krijuese. Shkrimtari ynë postmodernist është “refleksiv”, në kuptimin që ai përfshihet në procesin e të menduarit për realitetin që e rrethon në një mënyrë dekonstruktive. Realiteti, e vërteta vjen në mënyrë ekstreme vetëm sipas përjetimeve emocionale, tepër të tendosura të shkrimtarit. Ambiguiteti i arsyetimeve të rrëfimtarit-autor, të lidhjeve që krijon me personazhe të tjerë dhe me dukuri të realitetit që e rrethon, një logjikë e paqartë, e turbullt që shfaqet herë pas here tek ai, janë forma të përcjelljes të së “vërtetës” në një letërsi të tipit të veçantë, e cila e fut prozatorin R.Qosja në drejtimin postmodernist bashkëkohor.
  • 12.
  • 13. Mendimi im • Koncepti modern është gjithëpërfshirës. Përfshin qytetërimin, historinë, përfshin gjithçka, ashtu sikurse edhe letërsinë. Për mendimin tim letërsia moderne në Shqipëri ka hyrë gati në një moment që nuk është shumë larg nga i asaj në botë. Bëhet fjalë për vitet ’30-të nga autorë si: Konica, Kuteli, Koliqi, Migjeni në prozë etj, të cilët bëjnë ndryshime rrënjësore krahasuar me shkrimin e prozës së mëparshme. Në kuptimin e prurjes së problematikës sociale, të realizimeve kritike, por shpeshherë edhe të disa formave krejtësisht moderne, jo krejtësisht të reja, por në kuptimin që ndoshta i kanë rezistuar kohës. Po ashtu edhe në poezi që në fakt ka një fillim pak më të hershëm, sepse modernitetin e gjejmë në simbolizmin e Asdrenit, e gjejmë pastaj në poetikën e Lasgushit, e gjejmë edhe te vargjet e lira të Migjenit. Pra mund të flitet për një atmosferë moderne të letërsisë shqipe, që gati-gati është e përputhur me atë që ndodh në letërsinë e huaj moderne. Por ka një ndryshim sepse nëse në botë moderniteti erdhi edhe nëpërmjet shkollave letrare të mirëfillta, në letërsinë shqipe, është në fakt një atmosferë individuale.