SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Jeronim De Rada
Jeronim de Rada (Girolamo de Rada),
lindi në vitin 1814 dhe vdiq në
vitin 1903, ishte poet, publicist,
folklorist, filolog dhe mësues,
themeluesi i letërsisë dhe i
kulturës arbëreshe.
• U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e
Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar
drejtësi nëNapoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe
kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë
shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij
për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli
gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në
fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De
Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë
te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës
(Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar
("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një
poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që
luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes
kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët
shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë
të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri.
Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin
kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar
çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në
vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu
optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj
politikës imperialiste tëItalisë ndaj atdheut të të parëve.
• Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve
gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së
shqiptarëve dhe tëgjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre.
De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës
gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi
(1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga
dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të
pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të
dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të
vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një
sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me
karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në
veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe
organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në
Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore
arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin
arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa
vdiq.
• Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por
shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-
epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha
artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas
shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që
pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe
e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis
dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në
qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I
pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një
jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më
aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e
De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë
(1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar
më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që
kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi,
poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të
popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e
mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës
është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku
paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar
historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i
shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë
popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera
mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është
kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të
talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të
botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e
më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua
lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
• De Rada luajti një rol të madh në historinë e
letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi
vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet
si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e
letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij
mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i
madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të
jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme
arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar
të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban
titullin "Mësues i Popullit"
Tituj të veprave
• Milosao
• Një pasqyrë e jetës njerëzore
• Serafina Topia
• Skënderbeu i pafan
• Fjamuri i Arbërit (revistë)
• Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të
Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja
• Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i
Latini 1997 Cosenza Brenner
• Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri
• Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri
• Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj
(ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R
• De Rada është romantiku ynë i parë, i cili pa se letërsia popullore e përdorur në vepra luan
një rol të rëndësishëm në pasurimin e tyre. Ai, siç dihet, u mor edhe me mbledhjen e folklorit
në viset e ndryshme ku jetonin arbëreshët, në radhë të parë, në viset e Kalabrisë, sidomos të
fshatit të tij të lindjes, Makit. Pas mbledhjes së krijimtarisë gojore arbëreshe, De Rada botoi
edhe vepra origjinale me vlera të mëdha artistike, siç janë “Këngët e Milosaos” (1836), “Një
pasqyrë e jetës njerëzore” (1898) dhe “Skënderbeu i pafan” (1872-1884). Ndër këto vepra më
së shumti shquhet poema romantike, apo siç e quajnë dsia studiues, romani autobiografik
lirik i dashurisë, “Këngët e Milosaos”. Vepra “Këngët e Milosaos” për subjekt ka historinë e
dashurisë së Milosaos, birit të sundimtarit të Shkodrës me Rinën, vajzë e varfër, bijë e
Kollogresë, një dashuri e thjeshtë fshatare, me temë nga shekulli i XV, e mbrujtur me një
lirizëm të thellë dhe me një dekor të pasur natyrorë. Subjekti kryesor i kësaj vepre është i
ngjashëm me dashurinë e autorit, e cila ishte e gjykuar të shuhet. Pra, në këtë vepër, dy të
rinj, Milosao dhe Rina, çojnë dashuri të pastër ndonëse dallimet klasore e thonë fjalën e
kobshme, pengojnë që të gëzohet fryti i zemrave: dashuria. Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe
për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa
gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë gojore, natyrisht e transponuar
mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër. Përgjatë kësaj pune poeti
nuk u bë imitues i verbër i poezisë popullore, por u ngjall nga ajo, duke e ngritur artin e vet
shumë lart. Ndoshta në këtë ndikoi fakti se edhe vetë subjekti i poemës kishte të bënte me
ndjenjat e të rinjëve fshatarë, të cilët luftonin dhe dashuronin. Në këtë vepër, si edhe në të
tjerat, De Rada, letërsinë popullore e shfrytëzoi në mënyrë asimiluese dhe krijuese. Megjithë
mbështetjen në letërsinë gojore, kudo në krijimtarinë e tij shihet vula vetjake e poetit. Me
elementet nga folklori te De Rada nuk duhet kuptuar vetëm ndikimin apo huajtjen e vargjeve,
por këtu duhet të përfshihet edhe huazimi i motiveve, ambienteve, personazheve, ngjarjeve
dhe tipave që shpesh i ndeshim në poezinë popullore. Në rend të parë, për të shkruar veprën
“Këngët e Milosaos”, De Rada nga poezia popullore arbëreshe huazoi personazhet me të
gjitha karakteristikat dalluese. Nga figurat e kësaj poezie mori Milosaon, heroin kryesor të
poemës, i cili në këngët popullore arbëreshe ndeshet me emërin Miloshin. Siç shihet, De

More Related Content

What's hot

Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareKlevis Balla
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizikeDaniela Ela
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme ornela rama
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemArenoardReno
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektXhuLia Muca
 

What's hot (20)

Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetare
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projekt
 

Viewers also liked

Konstantin kristoforidhi m
Konstantin kristoforidhi mKonstantin kristoforidhi m
Konstantin kristoforidhi mNderim12
 
Alexander pushkin
Alexander pushkin Alexander pushkin
Alexander pushkin rangel_1994
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Naim Frasheri (projekt)
Naim Frasheri (projekt)Naim Frasheri (projekt)
Naim Frasheri (projekt)Egla Mërzheku
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaDriton Nuha
 

Viewers also liked (10)

Konstantin kristoforidhi m
Konstantin kristoforidhi mKonstantin kristoforidhi m
Konstantin kristoforidhi m
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Alexander pushkin
Alexander pushkin Alexander pushkin
Alexander pushkin
 
Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Naim Frasheri (projekt)
Naim Frasheri (projekt)Naim Frasheri (projekt)
Naim Frasheri (projekt)
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
 

Similar to Jeronim de rada

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.Mujasera Aliu
 

Similar to Jeronim de rada (20)

Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
 

More from Diana Lamaj

Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseDiana Lamaj
 
Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Diana Lamaj
 
Fotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeFotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeDiana Lamaj
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarDiana Lamaj
 
Filma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraFilma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraDiana Lamaj
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Diana Lamaj
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Diana Lamaj
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Diana Lamaj
 
Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Diana Lamaj
 
Parlare d’Italia
Parlare d’ItaliaParlare d’Italia
Parlare d’ItaliaDiana Lamaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Diana Lamaj
 
Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Diana Lamaj
 
Materialet e riciklueshme
Materialet e riciklueshme Materialet e riciklueshme
Materialet e riciklueshme Diana Lamaj
 

More from Diana Lamaj (19)

Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te Shqiperise
 
Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus
 
Fotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeFotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografike
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
 
Filma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraFilma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libra
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj
 
Edit Durham
Edit DurhamEdit Durham
Edit Durham
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete!
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
 
Adolf Hitler
Adolf Hitler Adolf Hitler
Adolf Hitler
 
Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit
 
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit
 
Parlare d’Italia
Parlare d’ItaliaParlare d’Italia
Parlare d’Italia
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
 
Vace Zela
Vace Zela Vace Zela
Vace Zela
 
Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir
 
Materialet e riciklueshme
Materialet e riciklueshme Materialet e riciklueshme
Materialet e riciklueshme
 

Jeronim de rada

  • 1. Jeronim De Rada Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.
  • 2. • U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi nëNapoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste tëItalisë ndaj atdheut të të parëve.
  • 3. • Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe tëgjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.
  • 4. • Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike- epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
  • 5. • De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"
  • 6. Tituj të veprave • Milosao • Një pasqyrë e jetës njerëzore • Serafina Topia • Skënderbeu i pafan • Fjamuri i Arbërit (revistë) • Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja • Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner • Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri • Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri • Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R
  • 7. • De Rada është romantiku ynë i parë, i cili pa se letërsia popullore e përdorur në vepra luan një rol të rëndësishëm në pasurimin e tyre. Ai, siç dihet, u mor edhe me mbledhjen e folklorit në viset e ndryshme ku jetonin arbëreshët, në radhë të parë, në viset e Kalabrisë, sidomos të fshatit të tij të lindjes, Makit. Pas mbledhjes së krijimtarisë gojore arbëreshe, De Rada botoi edhe vepra origjinale me vlera të mëdha artistike, siç janë “Këngët e Milosaos” (1836), “Një pasqyrë e jetës njerëzore” (1898) dhe “Skënderbeu i pafan” (1872-1884). Ndër këto vepra më së shumti shquhet poema romantike, apo siç e quajnë dsia studiues, romani autobiografik lirik i dashurisë, “Këngët e Milosaos”. Vepra “Këngët e Milosaos” për subjekt ka historinë e dashurisë së Milosaos, birit të sundimtarit të Shkodrës me Rinën, vajzë e varfër, bijë e Kollogresë, një dashuri e thjeshtë fshatare, me temë nga shekulli i XV, e mbrujtur me një lirizëm të thellë dhe me një dekor të pasur natyrorë. Subjekti kryesor i kësaj vepre është i ngjashëm me dashurinë e autorit, e cila ishte e gjykuar të shuhet. Pra, në këtë vepër, dy të rinj, Milosao dhe Rina, çojnë dashuri të pastër ndonëse dallimet klasore e thonë fjalën e kobshme, pengojnë që të gëzohet fryti i zemrave: dashuria. Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë gojore, natyrisht e transponuar mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër. Përgjatë kësaj pune poeti nuk u bë imitues i verbër i poezisë popullore, por u ngjall nga ajo, duke e ngritur artin e vet shumë lart. Ndoshta në këtë ndikoi fakti se edhe vetë subjekti i poemës kishte të bënte me ndjenjat e të rinjëve fshatarë, të cilët luftonin dhe dashuronin. Në këtë vepër, si edhe në të tjerat, De Rada, letërsinë popullore e shfrytëzoi në mënyrë asimiluese dhe krijuese. Megjithë mbështetjen në letërsinë gojore, kudo në krijimtarinë e tij shihet vula vetjake e poetit. Me elementet nga folklori te De Rada nuk duhet kuptuar vetëm ndikimin apo huajtjen e vargjeve, por këtu duhet të përfshihet edhe huazimi i motiveve, ambienteve, personazheve, ngjarjeve dhe tipave që shpesh i ndeshim në poezinë popullore. Në rend të parë, për të shkruar veprën “Këngët e Milosaos”, De Rada nga poezia popullore arbëreshe huazoi personazhet me të gjitha karakteristikat dalluese. Nga figurat e kësaj poezie mori Milosaon, heroin kryesor të poemës, i cili në këngët popullore arbëreshe ndeshet me emërin Miloshin. Siç shihet, De