SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
PUNE ME PROJEKT
Myzeqeja
Myzeqeja është krahinë në Shqipëri. Treva e Myzeqesë së Madhe shtrihet nga jugu me
lumin Seman, nga veriu me lumin Shkumbin, nga lindja fillon me kodrat e Daresisë dhe
në perëndim me detin Adriatik ku gjenden komunat e Libofshes dhe Divjakës. Ajo
përfshin një popullsi prej afro 200 mije banorësh. Myzeqeja të kujton familjen princërore
të Muzakajve, e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të XIV dhe XV.
Mendojmë se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotëm i fushës së madhe të
Myzeqesë. Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit 1412. Në
këtë dokument, emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në
Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja
princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë mesjetës.
Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të
parë "Kulla e Pirgut" në jug të Karavastasë. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të
nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin
emër, Skela e Pirgut të Myzeqese.
Myzeqeja ne 100 vjet histori
Në fillimet e shek. XIX-të, treva e Myzeqesë përmendet si një trevë aktive dhe e populluar. Rreth
vitit 1835, Myzeqeja e Lushnjes njihet në dokumentat Osmane me Kryengritjen e madhe të
Myzeqarëve kundër pushtuesve Osman. Në vitin 1840 kjo lëvizje fshatare antiosmane, përfshiu
rreth 22 çifliqet e Karatoprakut në zonën e bregdetit midis dy grykëderdhjeve të Semanit dhe
Shku-mbinit. Kjo lëvizje antiosmane udhëhiqej nga pleqësia e kësaj zone, të cilët rea-lizuan një
rezistencë të fuqishme të bujqëve myzeqarë kundër sunduesve Os-man, duke mos shlyer
detyrimet e taksat ndaj pushtetit, madje duke rrahur dhe taksidarët. Stambolli kërkoi dënimin e 5
drejtuesve të Karatoprakut siç ishin: Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe dhe një
klerik ortho-dhoks i quajtur Papa Jorgji.
Çetat e para për liri
Nga fundi shekullit të XIX-të dhe fillimet e shekullit të XX-të në Myzeqenë e Lushnjes lindën çetat
e para me luftëtarë patriot si: Çeta e Karbunarës e drejtuar nga patrioti Taulla Sinani, Çeta e
Karatoprakut në zonën bregdetare e drejtuar nga kleriku patriot Ikonom Kozma Dhima, Çeta e
Ngurrëz-Bubullimës e Kolonjës e drejtuar nga patriotët Jashar Blezencka, Llazar Bozo dhe
Hajdar Ngurrëza, si dhe Çeta e Krutje-Fiersheganit e drejtuar nga Lam Shtëmbari dhe Pal
Kadillari. Krijimi i këtyre formacioneve me luftëtarë, e zgjeroi më tej rezi-stencën kundër
pushtuesve osman. Në këto luftra u shquan dhe patriot të tjerë si: Jovan Ndreko, Jakov Bozo,
Nasi Lepuri, Jorgji Dhamo, Selim Rredhi, Tun Gjergji, Gaq Gradishta, Llambi Pambuku, Hamit
Hasko e të tjerë.
Rrugëtimi historik i Ismail Qemalit nëpër Myzeqe.
Çetat e luftëtarëve myzeqarë kontribuan dhe për ngjarjen e madhe të shpalljes së Pamvarësisë
Kombëtare nga patrioti Ismail Qemal Vlora, të cilin e siguruan në rrugën e kalimit të tij në Myzeqe me
patriotët që e shoqëronin, duke mbështetur totalisht aktin e shpalljes së Pamvarësisë dhe krijimin e
shte-tit shqiptarë në 28 nëntor 1912. Në këtë ngjarje të madhe kontribuan dhe dy firmëtarë nga
Myzeqeja e Lushnjes, Nebi Sefa dhe Qemal Bej Karaosmani.
Dritë dhe shpresë.
Në vitin 1907 në Lushnje u tentua të hapej një shkollë shqipe me 26 nxënës në hanin e patriotit Nebi
Sefa, por nënprefekti i asaj kohe Eman Naili me origjinë armene, e mbylli atë me dhunë, ku arrestoi dhe
vëllezërit Nebi dhe Abaz Sefën duke i interrnuar në burgun e Janinës. Në vitin1912 nënprefekt në
Lushnje ishte Emin Vokopola deri në prill 1913 dhe më pas Qeveria e Ismail Qemalit emroi nënprefekt
Qazim Kokoshin. Nga viti 1913 deri në vitin 1927 kur nënprefekt ishte Shefqet Dibra, në nënprefekturën
e Lushnjes kishin kaluar mandatet e tyre 9 nënprefektë. Në këtë periudhë u ndërtua godina e re e
nënprefekturës.
Kryengritja Antizogiste të Fierit e vitit 1935.
Në vitin 1935 shumë patriotë të Myzeqesë së Lushnjes mbështetën totalisht Kryengritjen Antizogiste të
Fierit, ku në këtë rezistencë u burgosën nga regjimi i Zogut rreth 40 luftëtarë myzeqarë, midis tyre dhe
disa krerë të lëvizjes patriotike të Lushnjes si, Taulla Sinani, Rahman Uruçi, Llazar Bozo, Hekuran
Manoku e të tjerë, që u dënuan me vdekje. Nga protestat masive të popullit, dënimi i tyre u kthye me
burgime të ndryshme. Hekuran Maneku dhe 9 patriotë të tjerë nga Berati, Skrapari, Fieri dhe
Mallakastra u ekzekutuan.
Shkollat e para.
Shkolla e parë në Myzeqe u hap në Libofshë në vitin 1908 dhe po në këtë periudhë në gjimnazin e
Manastirit të Ardenicës, krahas gjuhës greke zhvillohej dhe mësimi shqip. Në vitin 1912 u hapën shkolla
shqipe dhe në fshatrat Këmishtaj, Ngurrëz, Krutje, Bubullimë, Delisufaj, Shegas, Karbunarë, Zharrnec,
Divjakë e tjera. Mësuesit e parë përmenden, Ikonom Dhima, Jani Minga që ishte dhe drejtor i shkollës
së Manastirit, Rrap Mërtiri, Anastas Laska, Naun Prifti, Aleks Rista, Prof Dani, Tun Gjergji, Themi Koço
Dhima, Maxhit Libohova, Beqir Nova, Jorgaq Semini, Kol Sako, Goni Nushi e të tjerë.
Në qytetin e Lushnjes shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1913, megjithse mësimi shqip ishte futur
edhe më parë. Nën regjimin e Zogut shumë shkolla u mbyllën dhe për munges kuadri. Në vitin 1935-39
analfabetizmi në Myzeqe përfshinte rreth 85% të popullsisë. Në 1938 shkonin në shkollë për të mësuar
1 në çdo 46.7 banorë, ose rreth 2 veta për 100 banorë.
Lushnja në vitet e Mbretit Zog.
Regjistrimi zyrtar i popullsisë së Myzeqesë së Lushnjes për herë të parë u bë në vitin 1922, duke
përfshirë dhe zonën e komunës së Libofshës që bënte pjesë atëherë në nënprefekturën e Lushnjes, ku
nga ky regjistrim rezultuan rreth 28348 banorë. Kurse qyteti i Lushnjes kishte 1678 banorë. Në këtë
periudhë kjo nënprefekturë përbëhej nga 134 fshatra të ndara në 3 katundari: katundaria e qendrës me
70 fshatra, katundaria e Libofshës me 40 fshatra dhe katundaria e Bubullimës me 24 fshatra. Në vitin
1938, popullsia e rrethit arriti në 46420 banorë, pra me një shtesë prej rreth 18000 banorë. Gjatë viteve
1924-40 në gjithë territorin e Myzeqesë erdhën rreth 500 familje kosovare, që u vendosën në 30
fshatra, po ashtu erdhën dhe shumë familje nga malësit e Skraparit e Gramshit, Vllehë, Çamë e të tjerë.
Myzeqeja në ato vite të Monarkisë Zogiste nuk kishte industri, veç disa mullinjë bloje, që punonin me
ujë në afërsi të lumenjëve e prrenjëve si: në Thanë, Çërragë, Kasharaj, Thanasaj e tjera. Më vonë u
ngritën mullinjë me motor në qytetin e Lushnjes, në Bishqethëm, Bubullimë, Divjakë, Remas, Libofshë.
Në qytet mbizotronte zejtaria, kryesisht bakërr e teneqepunues, prodhim rro-gozash, punishte druri,
këpucarë, rrobaqepës e tjerë. Rreth viteve 1937-38 u ngrit në qytetin e Lushnjes një ofiçinë riparimi
mjetesh dhe centrali elektrik i qytetit, që punonte në darkë me orar të reduktuar 4-5 orë. Në këto
punishte zejtarie punonin disa dhjetra punëtorë.
Mjerim ekstrem.
Në gjendje të mjerueshme ishte dhe shëndeti i popullit. Një plagë e rëndë për myzeqarët ishte
sëmundja e malarjes, e cila çdo vit bënte kërdinë sidomos në fshat. Qeveria e Zogut nuk mori
asnjë masë për ta luftuar këtë murtajë vdekjeprurëse. Në vitin 1938 nga 650 fëmijë fshatarësh
të ekzaminuar në qendrën shëndetësore të Lushnjes, 75.7% e tyre rezultonin të prekur me
malarje. Evidente ishin dhe disa sëmundje të tjera si, tuberkulozi, sifilizi, fruthi, zgjebja e tjera.
Vdekjet në Myzeqe ishin nga më të lartat në Në gjendje të mjerueshme ishte dhe shëndeti i
popullit. Një plagë e rëndë për myzeqarët ishte sëmundja e malarjes, e cila çdo vit bënte
kërdinë sidomos në fshat. Qeveria e Zogut nuk mori asnjë masë për ta luftuar këtë murtajë
vdekjeprurëse. Në vitin 1938 nga 650 fëmijë fshatarësh të ekzaminuar në qendrën shëndetësore
të Lushnjes, 75.7% e tyre rezultonin të prekur me malarje. Evidente ishin dhe disa sëmundje të
tjera si, tuberkulozi, sifilizi, fruthi, zgjebja e tjera. Vdekjet në Myzeqe ishin nga më të lartat në
gjithë Shqipërinë. Gjatë viteve 1936-38, vdekshmëria e popullsisë në këtë trevë arriti në 26
vetë për 100 banore.
Ja kur u bë Lushnja qytet…
Rreth vitit 1850, Lushnja njihej si katund. Kishte rreth 17 hane, mbi 57 shtëpi me rreth 500 banorë. Në
vitin 1870 u njoh si qendër administrative e Myzeqesë. Në vjeshtën e vitit 1878 erdhi në Lushnje dhe në
gjithë Myzeqenë, udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, për të përçuar vendimet e
kësaj Lidhjeje, për organizimin e nëndegëve të saj, si dhe nxitjen për krijimin e çetave me luftëtarë
patriot për kundër pushtuesve Osman. Rreth vitit 1890 Lushnja kishte 280 shtëpi dhe një popullsi të
përzier me të krishterë e myslimanë. Qendra e banuar e Lushnjes po merte formën e një qyteze të
vogël me rrugë të shtruara me kalldrëm, u ngritë një kishë, një xhami dhe dy teqe. Pranë këtyre kulteve
ishin dhe katër varreza publike të vogla si dhe ekzistonte një treg ku shiteshin e bliheshin prodhime
bujqësore, blegtorale, kafshë e shpendë, si dhe prodhime artizanale. Në vitin 1893 administrata
osmane ndërtoi një godinë për pushtetarët e vendit e xhandermarinë. Rreth këtyre viteve kjo
administrate lëvizi nga Karbunara që ishte dikur si kryeqendër, dhe u vendos në Lushnje që po merrte
formën e një qyteze të vogël.
Kongresi i Lushnjes 1920
Shqipëria ka tri ngjarje kryesore, kulmore dhe shumë të rëndësishme të historisë së saj; Lidhjen e
Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes, i cili merr merita të veçanta, pasi pikërisht
këtu u krijua dhe u arrit bashkimi i ëndërruar i vendit. Ai vazhdoi punimet nga 21 deri më 31 janar të vitit
1920. Në fund të punimeve të kongresit u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të
Shqipërisë si dhe u zgjodh Këshillin e Lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të
shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ai shpalli Pavarësinë, duke hedhur poshtë ç’do vendim apo
mandat të huaj që coptonte Shqipërinë. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Ky kongres e bëri
Lushnjen të njohur në arenën ndërkombëtare, që me vendimet e tij i tha ndal coptimit të Shqipërisë.
Myzeqeja e Lushnjes në këtë Kongres përfaqësohej nga tre delegatë, Ferit Vokopola, Llazar Bozo dhe
Sheh Ibrahim Karbunara. Pak muaj më vonë këtë Kongres e pasoi dhe Kongresi i Arsimit Shqiptar,
organizuar po në qytetin e Lushnjes, që i hapi rrugë një perspektive të mëtejshme zhvillimi për dituri
dhe arsimim të popullit shqiptarë.
Të varfër në një tokë të pasur
Në fillimet e shekullit të XX-të, vendin kryesor në ekonomi e zinte bujqësia. Në Myzeqenë e Lushnjes
ishin gjithsej 63 çifliqe me 15585 ha tokë. Në të gjithë rrethin numëroheshin rreth 250 pronarë tokash,
16 prej të cilëve zotëronin mbi 500 ha tokë secili, 203 pronarë të mesëm që zotronin 1812 ha tokë dhe
31 kulte fetare me 133 ha, nga të cilat Manastiri i Ardenicës zinte vendin kryesor. Ndërsa fshatarët që
ishin vendosur në të ashtuquajtura toka të shtetit, dispononin gjithsej 5640 ha tokë. Ndër pronarët më të
mëdhenj të tokave në Myzeqenë e Lushnjes, përmenden Biçakllinjtë e Elbasanit, që kishin pronë 4
fshatra të Çermës, familja Resulaj në Lushnje, që kishin çiflik të tyre Krutjen e Poshtëme, Lifaj, Zhymin
dhe Fierveizbeun, familja e Këlcyrëve, kishte çiflik fshatin Rrupaj, ndërsa familja Meçe, kishte çiflik
fshatin Fierseman. Prona të mëdha kishin dhe familjet e pasura të Kurtëve në fshatin Ngurrëz,
Kasimbeas e Kadipashaj, familja Xhindole kishte prona në Imësht, Eskaj, Kamçisht, kurse Manastiri i
Ardenicës kishte prona në Bubullimë, Kolonjë, Halilaj, Libofshë e tjera. Bujqit në këto çifliqe të
bejlerëve, u jepnin pronarëve 1/3 e prodhimit dhe1/10 ia jepnin qeverisë. Në ato vite në Myzeqe
mbisundonin mardhëniet feudale në fshat. Fusha e Myzeqesë ishte kryesisht moçalore dhe e pa
bonifikuar, ishte me këneta e moçale dhe pjesa më e madhe e tokave në verë zhuritej për ujë se nuk
vaditej. Varfëria e fshatarësisë ishte e tejskajshme. Ajo është përjetuar qartë dhe në vargjet e një
kënge myzeqare:
Më dhe nuse në Myzeqe,
mortja nëne ku më dhe.
Shtypja plisa me varé.
mortja nëne ku më dhe….
Prefekti i Qarkut të Beratit në një telegram drejtuar qeverisë më 13 maj 1938 shkruante: “Po na vijnë
telegrame alarmante që tregojnë mjerimin e popullit të vobekët, i cili shpesh herë ngryset e gdhihet pa
bukë. Kërkon misër, kjo gjendje është dhe në nënprefekturën e Lushnjes “.
LANÇ, një faqe e ndritur e historisë myzeqare
Në këtë gjendje e gjeti popullin e Myzeqesë pragu i Luftës së Dytë Botrore dhe pushtimi fashist italian
në 1939. Populli i Myzeqesë u ngritë i gatshëm për luftë kundër pushtimit fashist. 200 vullnetarë
myzeqarë u nisën të orga-nizuar drejt Durrësit, 300 vullnetarë u bashkuan me forcat e Vlorës dhe të
Beratit pranë ullishtave të Vlorës, dhe qindra të tjerë në grykëderdhjen e Semanit e në bregdetin e
Divjakës. Por mungesa e armëve dhe rënia e shtetit, i lanë ata si dhe shumë luftëtarë të tjerë të
Shqipërisë të tradhëtuar, pasi dhe vet mbreti Zog mori arratinë, duke lënë vendin pa shtet në mëshirën
e fatit. Luftëtarët popullorë u kthyen të dëshpëruar, pa mundur dot ti delnin për zot mbrojtjes së vendit.
Më 8 prill 1939, forcat italiane u dislokuan në qytetin e Lushnjes. Që në ditët e para, okupatori fashist
organizoi në qytetin e Lushnjes seksionin e federatës së partisë fashiste me sekretar federal Ali Bej
Fugën.
Nisi dhe antarësimi në partinë fashiste, ku kryesisht u afruan njerëz nga shtresat e bejlerëve, tregtarëve
dhe disa intelektual të lëkundur, që u vunë në shërbim të fashizmit. Shtresat e pasura kishin dhe
interesa ekonomike për të ruajtur pasuritë e tyre. Po ashtu u antarësuan dhe disa arsimtarë e nëpunës
të administratës shtetrore me detyrim për të mbajtur vendet e punës.
Fashizmi, vëmendjen e përqëndroi veçanërisht për të bërë për vete rininë, duke ngritur disa shoqata si,
Shoqata “Xhovani fashista” me të rinjë të mo-shës mbi 18 vjeç. Shoqata “Avanguardista” me moshën
14-18 vjeç. dhe shoqata “Balila” me moshën 14 vjeç. Në këto shoqata u përfshinë kryesisht fëmijë të
shtresave të pasura dhe njerëz të lëkundur. Këta të rinjë i edukonin kryesisht me ide fashiste, i vishnin
me rroba karakteristike të uniformës fashiste, i mëso-nin të nderonin “Alaromana”, u mësonin këngë që
i këndonin fashizmit italian, i dërgonin në shërbime paraushtarake, në kampe e në vende pushimi në
Itali e tjera.
Partia fashiste organizoi në Lushnje klubin “Dopo lavoro” për argëtimin e të rinjëve me koncerte,
vallëzime, lojëra bixhozi, pije energjike e alkolike, kanconeta dashurie e tjera. U hap dhe një qendër
prostitucioni me një shtëpi pub-like me prostituta italiane.
Fashizmi italian nisi dhe kolonizimin e fushës së Myzeqesë. Fillimisht në komunën e Fiersheganit në
katundet Barbullinjë dhe Sejmenëz, u krijua shoqëria bujqësore “Italba”. Kjo shoqëri shpronësoi një
pjesë të tokave të fshatarëve, solli disa traktorë e makina bujqësore, si dhe disa bujqë italianë për
ekperiencë, ndërtoi zyra, depo drithi e tjera. Më pas kjo shoqëri u shtri në 16 fshatra të tjerë të komunës
së Fiersheganit dhe në 1940 ky territor iu bë dhu-ratë Duçes për ta administruar si çiflik të tij.
U krijua dhe shoqëria EBA (Enta Bonifika Albaneze), për të bonifikuar fushat e Myzeqesë, planet e së
cilës mbetën në letër dhe nuk u bë asnji përpje-kje. Për qëllime ushtarake u ndërtuan kazerma të
ushtrisë dhe në fushën e Savrës u ndërtua një aerodrom i vogël për avionët ushtarakë italianë.
Në këtë periudhë, ndjenjat antifashiste nisën të zgjohen në popullin e Myzeqesë si në tërë Shqipërinë.
Lindën shpresa të reja, ide dhe vullnet i pa përkulur për të luftuar deri dhe me armë në dorë për çlirimin
e vendit. Dhe kjo lëvizje erdhi duke u zgjeruar deri në luftën legjendare partizane, që solli çlirimin e
plotë të Shqipërisë. Nga Myzeqeja e Lushnjes luftuan në formacionet luftarake me armë në dorë 3450
partizanë, përveç qindra të tjerë që u aktivizuan në komandat e vendit në terren. Midis tyre ishin dhe
rreth 80 gra e vajza dhe mbi 200 shtëpi ishin baza lufte. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhanë jetën në
betejat luftarake 197 dëshmorë dhe 29 dëshmorë kanë rënë në përpjekje me bandat kriminale pas
çlirimit të vendit, që bëjnë gjithsej 226 dëshmorë djem e vajza myzeqare. Në 18 tetor 1944 për çlirimin e
qytetit të Lushnjes kontribuan në luftime Brigadat e VIII-të dhe e XVI-të Sulmuese, ku kjo e fundit për-
bëhej kryesisht nga partizanë myzeqarë.
Veshjet tradicionale myzeqare
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës
tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga
lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve
kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Veshja me fustanelle
Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me
pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata,
mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste
keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.
Veshja me fustanelle
Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurter me menge te gjera, jeleku dhe
mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje
tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e
ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e
bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te
gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne
fshatrat e Shqipërise se Jugut.
Myzeqeja

More Related Content

What's hot

Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...FlorijePergjegjajRre
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinaveornela rama
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREroni45
 
Mbeturinat dhe riciklimi
Mbeturinat dhe riciklimiMbeturinat dhe riciklimi
Mbeturinat dhe riciklimiMenderezEmini1
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetFreskida
 
Virologjia- Viruset
Virologjia- Viruset Virologjia- Viruset
Virologjia- Viruset Lejdia Pashaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Rozafa
RozafaRozafa
Rozafaemma e
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e ShqiperiseChriss Kocibelli
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeDani Muhaj
 
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNEBAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNEErmir Kuta
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Biologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaBiologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaErdi Dibra
 

What's hot (20)

Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinave
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11
PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11 PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11
PROJEKT SOCIOLOGJI - KL-11
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
 
Mbeturinat dhe riciklimi
Mbeturinat dhe riciklimiMbeturinat dhe riciklimi
Mbeturinat dhe riciklimi
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
 
Virologjia- Viruset
Virologjia- Viruset Virologjia- Viruset
Virologjia- Viruset
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Rozafa
RozafaRozafa
Rozafa
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
Ismail Qemali per pavaresine e Shqiperise
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike
 
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNEBAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE
BAKTERET DHE SEMUNDJET QE SHKAKTOJNE
 
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Biologji - Frymemarrja
Biologji - FrymemarrjaBiologji - Frymemarrja
Biologji - Frymemarrja
 

Similar to Myzeqeja

Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaGenta Jusufi
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëIsmet Azizi
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
 
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.GabrielLaloshi
 

Similar to Myzeqeja (20)

Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Vendlindja iime
Vendlindja iimeVendlindja iime
Vendlindja iime
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI" PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI"
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.
Malesia e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes.
 

More from Saimir Dine

Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaSaimir Dine
 
Holidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentHolidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentSaimir Dine
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspirSaimir Dine
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoliSaimir Dine
 
Costums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleCostums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleSaimir Dine
 
Kalaja e petreles
Kalaja e petrelesKalaja e petreles
Kalaja e petrelesSaimir Dine
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeSaimir Dine
 
Holidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentHolidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentSaimir Dine
 
American culture and etiquette
American culture and etiquetteAmerican culture and etiquette
American culture and etiquetteSaimir Dine
 
Medicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaMedicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaSaimir Dine
 
Coastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaCoastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaSaimir Dine
 

More from Saimir Dine (18)

Vallja came
Vallja cameVallja came
Vallja came
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te embla
 
Obeziteti
ObezitetiObeziteti
Obeziteti
 
Holidays and types of equipment
Holidays and types of equipmentHolidays and types of equipment
Holidays and types of equipment
 
Butrinti
ButrintiButrinti
Butrinti
 
Ahmet zogu
Ahmet zoguAhmet zogu
Ahmet zogu
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspir
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
Costums and behavior UK people
Costums and behavior UK peopleCostums and behavior UK people
Costums and behavior UK people
 
Kalaja e petreles
Kalaja e petrelesKalaja e petreles
Kalaja e petreles
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Holidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipmentHolidays and holidays equipment
Holidays and holidays equipment
 
Hightech
Hightech Hightech
Hightech
 
High technology
High technologyHigh technology
High technology
 
Fizika moderne
Fizika moderneFizika moderne
Fizika moderne
 
American culture and etiquette
American culture and etiquetteAmerican culture and etiquette
American culture and etiquette
 
Medicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albaniaMedicinal herbs in albania
Medicinal herbs in albania
 
Coastline tourism in albania
Coastline tourism in albaniaCoastline tourism in albania
Coastline tourism in albania
 

Myzeqeja

  • 1. PUNE ME PROJEKT Myzeqeja Myzeqeja është krahinë në Shqipëri. Treva e Myzeqesë së Madhe shtrihet nga jugu me lumin Seman, nga veriu me lumin Shkumbin, nga lindja fillon me kodrat e Daresisë dhe në perëndim me detin Adriatik ku gjenden komunat e Libofshes dhe Divjakës. Ajo përfshin një popullsi prej afro 200 mije banorësh. Myzeqeja të kujton familjen princërore të Muzakajve, e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të XIV dhe XV. Mendojmë se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotëm i fushës së madhe të Myzeqesë. Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit 1412. Në këtë dokument, emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë mesjetës. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë "Kulla e Pirgut" në jug të Karavastasë. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqese. Myzeqeja ne 100 vjet histori Në fillimet e shek. XIX-të, treva e Myzeqesë përmendet si një trevë aktive dhe e populluar. Rreth vitit 1835, Myzeqeja e Lushnjes njihet në dokumentat Osmane me Kryengritjen e madhe të Myzeqarëve kundër pushtuesve Osman. Në vitin 1840 kjo lëvizje fshatare antiosmane, përfshiu rreth 22 çifliqet e Karatoprakut në zonën e bregdetit midis dy grykëderdhjeve të Semanit dhe Shku-mbinit. Kjo lëvizje antiosmane udhëhiqej nga pleqësia e kësaj zone, të cilët rea-lizuan një rezistencë të fuqishme të bujqëve myzeqarë kundër sunduesve Os-man, duke mos shlyer detyrimet e taksat ndaj pushtetit, madje duke rrahur dhe taksidarët. Stambolli kërkoi dënimin e 5 drejtuesve të Karatoprakut siç ishin: Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe dhe një klerik ortho-dhoks i quajtur Papa Jorgji. Çetat e para për liri Nga fundi shekullit të XIX-të dhe fillimet e shekullit të XX-të në Myzeqenë e Lushnjes lindën çetat e para me luftëtarë patriot si: Çeta e Karbunarës e drejtuar nga patrioti Taulla Sinani, Çeta e Karatoprakut në zonën bregdetare e drejtuar nga kleriku patriot Ikonom Kozma Dhima, Çeta e Ngurrëz-Bubullimës e Kolonjës e drejtuar nga patriotët Jashar Blezencka, Llazar Bozo dhe Hajdar Ngurrëza, si dhe Çeta e Krutje-Fiersheganit e drejtuar nga Lam Shtëmbari dhe Pal Kadillari. Krijimi i këtyre formacioneve me luftëtarë, e zgjeroi më tej rezi-stencën kundër pushtuesve osman. Në këto luftra u shquan dhe patriot të tjerë si: Jovan Ndreko, Jakov Bozo, Nasi Lepuri, Jorgji Dhamo, Selim Rredhi, Tun Gjergji, Gaq Gradishta, Llambi Pambuku, Hamit Hasko e të tjerë.
  • 2. Rrugëtimi historik i Ismail Qemalit nëpër Myzeqe. Çetat e luftëtarëve myzeqarë kontribuan dhe për ngjarjen e madhe të shpalljes së Pamvarësisë Kombëtare nga patrioti Ismail Qemal Vlora, të cilin e siguruan në rrugën e kalimit të tij në Myzeqe me patriotët që e shoqëronin, duke mbështetur totalisht aktin e shpalljes së Pamvarësisë dhe krijimin e shte-tit shqiptarë në 28 nëntor 1912. Në këtë ngjarje të madhe kontribuan dhe dy firmëtarë nga Myzeqeja e Lushnjes, Nebi Sefa dhe Qemal Bej Karaosmani. Dritë dhe shpresë. Në vitin 1907 në Lushnje u tentua të hapej një shkollë shqipe me 26 nxënës në hanin e patriotit Nebi Sefa, por nënprefekti i asaj kohe Eman Naili me origjinë armene, e mbylli atë me dhunë, ku arrestoi dhe vëllezërit Nebi dhe Abaz Sefën duke i interrnuar në burgun e Janinës. Në vitin1912 nënprefekt në Lushnje ishte Emin Vokopola deri në prill 1913 dhe më pas Qeveria e Ismail Qemalit emroi nënprefekt Qazim Kokoshin. Nga viti 1913 deri në vitin 1927 kur nënprefekt ishte Shefqet Dibra, në nënprefekturën e Lushnjes kishin kaluar mandatet e tyre 9 nënprefektë. Në këtë periudhë u ndërtua godina e re e nënprefekturës. Kryengritja Antizogiste të Fierit e vitit 1935. Në vitin 1935 shumë patriotë të Myzeqesë së Lushnjes mbështetën totalisht Kryengritjen Antizogiste të Fierit, ku në këtë rezistencë u burgosën nga regjimi i Zogut rreth 40 luftëtarë myzeqarë, midis tyre dhe disa krerë të lëvizjes patriotike të Lushnjes si, Taulla Sinani, Rahman Uruçi, Llazar Bozo, Hekuran Manoku e të tjerë, që u dënuan me vdekje. Nga protestat masive të popullit, dënimi i tyre u kthye me burgime të ndryshme. Hekuran Maneku dhe 9 patriotë të tjerë nga Berati, Skrapari, Fieri dhe Mallakastra u ekzekutuan. Shkollat e para. Shkolla e parë në Myzeqe u hap në Libofshë në vitin 1908 dhe po në këtë periudhë në gjimnazin e Manastirit të Ardenicës, krahas gjuhës greke zhvillohej dhe mësimi shqip. Në vitin 1912 u hapën shkolla shqipe dhe në fshatrat Këmishtaj, Ngurrëz, Krutje, Bubullimë, Delisufaj, Shegas, Karbunarë, Zharrnec, Divjakë e tjera. Mësuesit e parë përmenden, Ikonom Dhima, Jani Minga që ishte dhe drejtor i shkollës së Manastirit, Rrap Mërtiri, Anastas Laska, Naun Prifti, Aleks Rista, Prof Dani, Tun Gjergji, Themi Koço Dhima, Maxhit Libohova, Beqir Nova, Jorgaq Semini, Kol Sako, Goni Nushi e të tjerë.
  • 3. Në qytetin e Lushnjes shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1913, megjithse mësimi shqip ishte futur edhe më parë. Nën regjimin e Zogut shumë shkolla u mbyllën dhe për munges kuadri. Në vitin 1935-39 analfabetizmi në Myzeqe përfshinte rreth 85% të popullsisë. Në 1938 shkonin në shkollë për të mësuar 1 në çdo 46.7 banorë, ose rreth 2 veta për 100 banorë. Lushnja në vitet e Mbretit Zog. Regjistrimi zyrtar i popullsisë së Myzeqesë së Lushnjes për herë të parë u bë në vitin 1922, duke përfshirë dhe zonën e komunës së Libofshës që bënte pjesë atëherë në nënprefekturën e Lushnjes, ku nga ky regjistrim rezultuan rreth 28348 banorë. Kurse qyteti i Lushnjes kishte 1678 banorë. Në këtë periudhë kjo nënprefekturë përbëhej nga 134 fshatra të ndara në 3 katundari: katundaria e qendrës me 70 fshatra, katundaria e Libofshës me 40 fshatra dhe katundaria e Bubullimës me 24 fshatra. Në vitin 1938, popullsia e rrethit arriti në 46420 banorë, pra me një shtesë prej rreth 18000 banorë. Gjatë viteve 1924-40 në gjithë territorin e Myzeqesë erdhën rreth 500 familje kosovare, që u vendosën në 30 fshatra, po ashtu erdhën dhe shumë familje nga malësit e Skraparit e Gramshit, Vllehë, Çamë e të tjerë. Myzeqeja në ato vite të Monarkisë Zogiste nuk kishte industri, veç disa mullinjë bloje, që punonin me ujë në afërsi të lumenjëve e prrenjëve si: në Thanë, Çërragë, Kasharaj, Thanasaj e tjera. Më vonë u ngritën mullinjë me motor në qytetin e Lushnjes, në Bishqethëm, Bubullimë, Divjakë, Remas, Libofshë. Në qytet mbizotronte zejtaria, kryesisht bakërr e teneqepunues, prodhim rro-gozash, punishte druri, këpucarë, rrobaqepës e tjerë. Rreth viteve 1937-38 u ngrit në qytetin e Lushnjes një ofiçinë riparimi mjetesh dhe centrali elektrik i qytetit, që punonte në darkë me orar të reduktuar 4-5 orë. Në këto punishte zejtarie punonin disa dhjetra punëtorë. Mjerim ekstrem. Në gjendje të mjerueshme ishte dhe shëndeti i popullit. Një plagë e rëndë për myzeqarët ishte sëmundja e malarjes, e cila çdo vit bënte kërdinë sidomos në fshat. Qeveria e Zogut nuk mori asnjë masë për ta luftuar këtë murtajë vdekjeprurëse. Në vitin 1938 nga 650 fëmijë fshatarësh të ekzaminuar në qendrën shëndetësore të Lushnjes, 75.7% e tyre rezultonin të prekur me malarje. Evidente ishin dhe disa sëmundje të tjera si, tuberkulozi, sifilizi, fruthi, zgjebja e tjera. Vdekjet në Myzeqe ishin nga më të lartat në Në gjendje të mjerueshme ishte dhe shëndeti i popullit. Një plagë e rëndë për myzeqarët ishte sëmundja e malarjes, e cila çdo vit bënte kërdinë sidomos në fshat. Qeveria e Zogut nuk mori asnjë masë për ta luftuar këtë murtajë vdekjeprurëse. Në vitin 1938 nga 650 fëmijë fshatarësh të ekzaminuar në qendrën shëndetësore të Lushnjes, 75.7% e tyre rezultonin të prekur me malarje. Evidente ishin dhe disa sëmundje të tjera si, tuberkulozi, sifilizi, fruthi, zgjebja e tjera. Vdekjet në Myzeqe ishin nga më të lartat në gjithë Shqipërinë. Gjatë viteve 1936-38, vdekshmëria e popullsisë në këtë trevë arriti në 26 vetë për 100 banore.
  • 4. Ja kur u bë Lushnja qytet… Rreth vitit 1850, Lushnja njihej si katund. Kishte rreth 17 hane, mbi 57 shtëpi me rreth 500 banorë. Në vitin 1870 u njoh si qendër administrative e Myzeqesë. Në vjeshtën e vitit 1878 erdhi në Lushnje dhe në gjithë Myzeqenë, udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, për të përçuar vendimet e kësaj Lidhjeje, për organizimin e nëndegëve të saj, si dhe nxitjen për krijimin e çetave me luftëtarë patriot për kundër pushtuesve Osman. Rreth vitit 1890 Lushnja kishte 280 shtëpi dhe një popullsi të përzier me të krishterë e myslimanë. Qendra e banuar e Lushnjes po merte formën e një qyteze të vogël me rrugë të shtruara me kalldrëm, u ngritë një kishë, një xhami dhe dy teqe. Pranë këtyre kulteve ishin dhe katër varreza publike të vogla si dhe ekzistonte një treg ku shiteshin e bliheshin prodhime bujqësore, blegtorale, kafshë e shpendë, si dhe prodhime artizanale. Në vitin 1893 administrata osmane ndërtoi një godinë për pushtetarët e vendit e xhandermarinë. Rreth këtyre viteve kjo administrate lëvizi nga Karbunara që ishte dikur si kryeqendër, dhe u vendos në Lushnje që po merrte formën e një qyteze të vogël. Kongresi i Lushnjes 1920 Shqipëria ka tri ngjarje kryesore, kulmore dhe shumë të rëndësishme të historisë së saj; Lidhjen e Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes, i cili merr merita të veçanta, pasi pikërisht këtu u krijua dhe u arrit bashkimi i ëndërruar i vendit. Ai vazhdoi punimet nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Në fund të punimeve të kongresit u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe u zgjodh Këshillin e Lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ai shpalli Pavarësinë, duke hedhur poshtë ç’do vendim apo mandat të huaj që coptonte Shqipërinë. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Ky kongres e bëri Lushnjen të njohur në arenën ndërkombëtare, që me vendimet e tij i tha ndal coptimit të Shqipërisë. Myzeqeja e Lushnjes në këtë Kongres përfaqësohej nga tre delegatë, Ferit Vokopola, Llazar Bozo dhe Sheh Ibrahim Karbunara. Pak muaj më vonë këtë Kongres e pasoi dhe Kongresi i Arsimit Shqiptar, organizuar po në qytetin e Lushnjes, që i hapi rrugë një perspektive të mëtejshme zhvillimi për dituri dhe arsimim të popullit shqiptarë. Të varfër në një tokë të pasur Në fillimet e shekullit të XX-të, vendin kryesor në ekonomi e zinte bujqësia. Në Myzeqenë e Lushnjes ishin gjithsej 63 çifliqe me 15585 ha tokë. Në të gjithë rrethin numëroheshin rreth 250 pronarë tokash, 16 prej të cilëve zotëronin mbi 500 ha tokë secili, 203 pronarë të mesëm që zotronin 1812 ha tokë dhe 31 kulte fetare me 133 ha, nga të cilat Manastiri i Ardenicës zinte vendin kryesor. Ndërsa fshatarët që ishin vendosur në të ashtuquajtura toka të shtetit, dispononin gjithsej 5640 ha tokë. Ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Myzeqenë e Lushnjes, përmenden Biçakllinjtë e Elbasanit, që kishin pronë 4 fshatra të Çermës, familja Resulaj në Lushnje, që kishin çiflik të tyre Krutjen e Poshtëme, Lifaj, Zhymin dhe Fierveizbeun, familja e Këlcyrëve, kishte çiflik fshatin Rrupaj, ndërsa familja Meçe, kishte çiflik fshatin Fierseman. Prona të mëdha kishin dhe familjet e pasura të Kurtëve në fshatin Ngurrëz, Kasimbeas e Kadipashaj, familja Xhindole kishte prona në Imësht, Eskaj, Kamçisht, kurse Manastiri i Ardenicës kishte prona në Bubullimë, Kolonjë, Halilaj, Libofshë e tjera. Bujqit në këto çifliqe të bejlerëve, u jepnin pronarëve 1/3 e prodhimit dhe1/10 ia jepnin qeverisë. Në ato vite në Myzeqe mbisundonin mardhëniet feudale në fshat. Fusha e Myzeqesë ishte kryesisht moçalore dhe e pa bonifikuar, ishte me këneta e moçale dhe pjesa më e madhe e tokave në verë zhuritej për ujë se nuk
  • 5. vaditej. Varfëria e fshatarësisë ishte e tejskajshme. Ajo është përjetuar qartë dhe në vargjet e një kënge myzeqare: Më dhe nuse në Myzeqe, mortja nëne ku më dhe. Shtypja plisa me varé. mortja nëne ku më dhe…. Prefekti i Qarkut të Beratit në një telegram drejtuar qeverisë më 13 maj 1938 shkruante: “Po na vijnë telegrame alarmante që tregojnë mjerimin e popullit të vobekët, i cili shpesh herë ngryset e gdhihet pa bukë. Kërkon misër, kjo gjendje është dhe në nënprefekturën e Lushnjes “. LANÇ, një faqe e ndritur e historisë myzeqare Në këtë gjendje e gjeti popullin e Myzeqesë pragu i Luftës së Dytë Botrore dhe pushtimi fashist italian në 1939. Populli i Myzeqesë u ngritë i gatshëm për luftë kundër pushtimit fashist. 200 vullnetarë myzeqarë u nisën të orga-nizuar drejt Durrësit, 300 vullnetarë u bashkuan me forcat e Vlorës dhe të Beratit pranë ullishtave të Vlorës, dhe qindra të tjerë në grykëderdhjen e Semanit e në bregdetin e Divjakës. Por mungesa e armëve dhe rënia e shtetit, i lanë ata si dhe shumë luftëtarë të tjerë të Shqipërisë të tradhëtuar, pasi dhe vet mbreti Zog mori arratinë, duke lënë vendin pa shtet në mëshirën e fatit. Luftëtarët popullorë u kthyen të dëshpëruar, pa mundur dot ti delnin për zot mbrojtjes së vendit. Më 8 prill 1939, forcat italiane u dislokuan në qytetin e Lushnjes. Që në ditët e para, okupatori fashist organizoi në qytetin e Lushnjes seksionin e federatës së partisë fashiste me sekretar federal Ali Bej Fugën. Nisi dhe antarësimi në partinë fashiste, ku kryesisht u afruan njerëz nga shtresat e bejlerëve, tregtarëve dhe disa intelektual të lëkundur, që u vunë në shërbim të fashizmit. Shtresat e pasura kishin dhe interesa ekonomike për të ruajtur pasuritë e tyre. Po ashtu u antarësuan dhe disa arsimtarë e nëpunës të administratës shtetrore me detyrim për të mbajtur vendet e punës. Fashizmi, vëmendjen e përqëndroi veçanërisht për të bërë për vete rininë, duke ngritur disa shoqata si, Shoqata “Xhovani fashista” me të rinjë të mo-shës mbi 18 vjeç. Shoqata “Avanguardista” me moshën 14-18 vjeç. dhe shoqata “Balila” me moshën 14 vjeç. Në këto shoqata u përfshinë kryesisht fëmijë të shtresave të pasura dhe njerëz të lëkundur. Këta të rinjë i edukonin kryesisht me ide fashiste, i vishnin me rroba karakteristike të uniformës fashiste, i mëso-nin të nderonin “Alaromana”, u mësonin këngë që i këndonin fashizmit italian, i dërgonin në shërbime paraushtarake, në kampe e në vende pushimi në Itali e tjera. Partia fashiste organizoi në Lushnje klubin “Dopo lavoro” për argëtimin e të rinjëve me koncerte, vallëzime, lojëra bixhozi, pije energjike e alkolike, kanconeta dashurie e tjera. U hap dhe një qendër prostitucioni me një shtëpi pub-like me prostituta italiane. Fashizmi italian nisi dhe kolonizimin e fushës së Myzeqesë. Fillimisht në komunën e Fiersheganit në katundet Barbullinjë dhe Sejmenëz, u krijua shoqëria bujqësore “Italba”. Kjo shoqëri shpronësoi një pjesë të tokave të fshatarëve, solli disa traktorë e makina bujqësore, si dhe disa bujqë italianë për ekperiencë, ndërtoi zyra, depo drithi e tjera. Më pas kjo shoqëri u shtri në 16 fshatra të tjerë të komunës së Fiersheganit dhe në 1940 ky territor iu bë dhu-ratë Duçes për ta administruar si çiflik të tij. U krijua dhe shoqëria EBA (Enta Bonifika Albaneze), për të bonifikuar fushat e Myzeqesë, planet e së cilës mbetën në letër dhe nuk u bë asnji përpje-kje. Për qëllime ushtarake u ndërtuan kazerma të ushtrisë dhe në fushën e Savrës u ndërtua një aerodrom i vogël për avionët ushtarakë italianë. Në këtë periudhë, ndjenjat antifashiste nisën të zgjohen në popullin e Myzeqesë si në tërë Shqipërinë. Lindën shpresa të reja, ide dhe vullnet i pa përkulur për të luftuar deri dhe me armë në dorë për çlirimin e vendit. Dhe kjo lëvizje erdhi duke u zgjeruar deri në luftën legjendare partizane, që solli çlirimin e plotë të Shqipërisë. Nga Myzeqeja e Lushnjes luftuan në formacionet luftarake me armë në dorë 3450 partizanë, përveç qindra të tjerë që u aktivizuan në komandat e vendit në terren. Midis tyre ishin dhe rreth 80 gra e vajza dhe mbi 200 shtëpi ishin baza lufte. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhanë jetën në betejat luftarake 197 dëshmorë dhe 29 dëshmorë kanë rënë në përpjekje me bandat kriminale pas çlirimit të vendit, që bëjnë gjithsej 226 dëshmorë djem e vajza myzeqare. Në 18 tetor 1944 për çlirimin e qytetit të Lushnjes kontribuan në luftime Brigadat e VIII-të dhe e XVI-të Sulmuese, ku kjo e fundit për- bëhej kryesisht nga partizanë myzeqarë.
  • 6. Veshjet tradicionale myzeqare Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Veshja me fustanelle Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare. Veshja me fustanelle Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurter me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërise se Jugut.