Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore

914 views

Published on

Përgjegjësia është detyrë ose detyrim për të vepruar. Marrja e përgjegjësisë nënkupton vetëdijësimin dhe pranimin e zgjedhjeve, vendimeve të bëra, dhe rezultateve të ardhura nga veprimet e mëparshme.

Published in: Education
  • Login to see the comments

Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore

  1. 1. Punuan Studentet: Mësimdhënësja: Arbenita Zekolli Lule Potera Mr. Lirika Berdynaj Albana Temaj Prishtinë, 2016
  2. 2. Përgjegjësia Përgjegjësia është detyrë ose detyrim për të vepruar. Marrja e përgjegjësisë nënkupton vetëdijësimin dhe pranimin e zgjedhjeve, vendimeve të bëra, dhe rezultateve të ardhura nga veprimet e mëparshme. Përgjegjësia nuk është shprehi apo vetëdijësim që krijohet lehtë dhe shpejtë. Duhet filluar ndikimi qysh në moshë të vogël
  3. 3. Dhënia e përgjegjësive është për
  4. 4. Pikënisja Në çdo moshë, është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë se sjelljet nuk janë diçka që e shtyp me buton. Ato janë një rrugë e jetës, të mësojnë se si të konsiderohen nga të tjerët, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim tek vetja. ( Elaine Swann, eksperte e etikës së sjelljes ) "Kurrë mos e ndihmo një fëmijë në një detyrë në të cilën ai mendon se mund të ketë sukses" - Maria Montessori Një fëmijë që kupton dhe pranon përgjegjësitë do të ia dal më mirë në shkollë dhe në jetë – dhe shtëpia është vendi primar ku mund t’a mësojë marrjen e përgjëgjësive
  5. 5. Teoria e Montesorit Vetëm duke u dhënë fëmijëve përgjegjësi të caktuara ata do të bëhen të përgjegjshëm. Fëmijët duhet lënë të bëjnë çdo punë që janë në gjendje ta kryejnë Edukatori/edukatorja duhet ta ketë për qëllim pavarsimin e fëmijës dhe që ai të jetë në gjendje për të bërë gjëra për veten e tij Kur fëmijët janë në gjendje të bëjnë gjëra për veten e tyre kanë një rritje të besimit në vete, vetëbesim dhe vetëvlerësim që do ti përcjell gjatë tërë jetës
  6. 6. Edukator/e vёzhgues/e Edukatori/edukatorja duhet të jetë vëzhgues i fëmijës Ёshtë metodë produktive për tu njohur me nevojat e fëmijëve Për shembull, nëse fëmija fillon bën zhurmë me objekte të ndryshme të klasës kjo do të thotë se se ai ka nevojë për atë aftësi të madhe motorike kështu që i jepni një daulle dhe kështu do ta ketë përgjegjësinë e daullistit dhe njëkohësisht plotëson nevojat dhe zhvillon aftësinë motorike
  7. 7. Të njohin dhe përkrahin prirjet e fëmijëve psh. nëse fëmija pëlqen të udhëheq ndonjë aktivitet, të u ipet përgjegjësi në kryerjen e kësaj detyre pasi që kjo do të ndikojë në qetësimin e tyre dhe përshtatjen me kopshtin. Ёshtë e nevojshme t’i korrigjosh ata përgjatë detyrës që u jepet por duhet ditur kur dhe si Ёshtë e natyrshme se fëmijët gabojnë por nuk duhet t’i korigjojmë më zë të ngritur apo në rastin më të keq, duke bërtitur P.sh nëse fëmija derdh një gotë ujë mund t’i themi me ton të butë se e ka derdhur por duke i dhënë dhe zgjidhjen. Si thua ta pastrojmë me një leckë?
  8. 8. Hierarkia e Maslovit
  9. 9. Unë kam nevojë Unë dëshiroj Unë dua Unë zgjedhi Qëllimi im në jetë është … Pse është e rëndësishme kjo teori në mësimin e përgjegjësisë?
  10. 10.  Ndikimi edukativ është më lehtë i ushtrueshëm në moshë parashkollore prandaj dhe plotësimi i nevojave individuale, dhënia e përgjegjësive duhet ushtruar qysh në moshë të hershme Kënaqen nevojat e nivelit më të ulët dhe shfaqet nevoja për plotësimin e niveleve të tjera Kënaqja e nevojave varet nga ajo se çka tashmë zotëron Nevojat e paplotësuara të secilit nivel ndikojnë në sjelljen e tij dhe në atë se çka do të jetë në të ardhmen
  11. 11. Grupmoshat 3-4  Zgjidh detyrat përkrah moshës që ka fëmija  Mos prit nga një 3 ose 4 vjeçar/e që të jetë në gjendje të bëjë pastrimin e dhomës apo vërjen e gjësendeve në vendin e tyre, do ishtë një mbingarkesë  P.sh një palë këpucë të tija do të jetë në gjendje që ti vë çdo ditë në vendin përkatës
  12. 12. Grupmoshat 4-5 Fëmijët pak e nga pak kuptojnë se këto linja mund të përfaqsojnë objekte. Kjo është koha kur fëmijët zbulojnë se gjurmët apo germat përfaqësojnë emrin e tyre, zërin e fjalëve Fëmijët nga mosha 4-5 vjeç tregojnë më shumë kontroll dhe vëmendje në atë që bëjnë dhe përpiqen me vetëdije që të përfaqësojnë objekte të ndryshme ose ti imitoj ato. Për shembull, fëmijët mund të emërtojnë shkronjat e emrit të tyre ose të dallojnë germat e mëdha T dhe V në emrin e heroit të filmave të animuar Tinki Vinki. Fëmijët në moshën 4-5 vjeç mund të vishen dhe të ushqehen pa ndihmë
  13. 13. Grupmoshat 5-6 Fëmijët në moshën 5-6 vjeç fillojnë të bëhen më realist. Egocentrizmi fillon të humbet terren. Rritet aftësia e tyre mendore. Tani fëmijët fillojnë të krahasojnë veprimet e tyre me ato të të tjerëve dhe si pasojë e këtij krahasimi mund të zbulojnë se punët e tyre nuk janë aq të mira Shprehitë e para motorike që parashkollorët mund ti marin janë zakonisht veprimet e përditshme lidhja e lidhsëve të këpucëve, prerja me gërshërë, kërcimi nga vendi, mendimi për shkollën etj.
  14. 14. 1. Jep shembullin dhe standardin për sjellje me përgjegjësi a. Fëmijët mësojnë përmes shembujve. Ata më shumë priren të bëjnë atë çfarë të rriturit bëjnë sesa nëse u tregohet se çfarë të bëjnë. b. Mos i trego fëmijës çfarë të bëjë – tregoj si bëhet c. Merrni pjesë bashkë në ndonjë projekt për komunitetin dhe ndihmo fëmijën të shoh se ai ka një përgjegjësi p.sh pastrimin e lagjes
  15. 15. 2. Gradualisht jepu përgjegjësi a. Nuk ekziston një moshë magjike që fëmijët papritur të “bëhen” të përgjegjshëm. Ata mësojnë të bëhen të përgjegjshëm gradualisht – në të njëjtën mënyrë sikurse kur mësojnë ecjen dhe të folurit b. Parashkollorët mund të marrin përgjegjësitë duke ndihmuar në vendosjen e lodrave në kuti, si dhe të ndihmojnë në shtrimin e tavolinës së ushqimit në shtëpi
  16. 16. c. Fëmijet e kopshteve mund të marrin përgjegjësinë për të shtruar tryezën, përgatitur shtratin e fjetjes, etj. d. Fëmijët e moshës shkollore mund të ndihmojnë në vendosjen e rrobave nga lavatriqja/largimin e vendosjen e tyre nepër dollape pas tharjes si dhe në përgatitjen e ushqimit. e. Derisa fëmija nuk mësohet se si të rrisë përgjegjësitë e tij në shtëpi, ai/ajo do të jetë krejtësisht i/e papërgatitur për t’i menaxhuar përgjegjësitë kur të ballafaqohet në punë apo në shoqëri.
  17. 17. 3. U jep përgjegjësi për të kryer Një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar fëmijët që të jenë përgjegjës është që t’u japësh përgjegjësi që u takojnë. Për shembull: a. Bëj një listë të gjërave që fëmija mund t’a bëjë vet. I shto përgjegjësi gjersa ai/ajo rritet b.Përfshije fëmijën gjatë procesit. Lejo të zgjedhë disa nga punët që i pëlqen t’i bëjë c. Bëj për vete një “to do list” dhe inkurajo fëmijën të bëj edhe ai/ajo një për veten d.Nëse fëmija nuk ka bërë diçka me përpikëri ia shpjego si të bëhet dhe lëre që ta bëj prap
  18. 18. Lejo që të rrezikoj. Mos thuaj që ai s’di të bëj gjë, në qoftëse ka dështuar herën e parë Lavdëro kur bën punën me përgjegjësi. Në anën tjetër mos e lavdëro nëse nuk e ka bërë punën me përgjegjësi. Le ta mësoj se çfarë do të thotë kur nuk i përmbush detyrimet e saj/tij Ji e durueshme. Shkencërisht thuhet se në mënyrë që një punë të bëhet parim, duhet që të përsëritet 21 herë
  19. 19. 4.Lavdëro punën e kryer me përgjegjësi Mbaje në mend që ka po aq ndikim të shpërblehet sjellja me përgjegjësi e fëmijës sa të komentohet në gabimet e tij/saj. Në fakt, ka shumë rëndësi, sepse lavdërimet dhe mirënjohjet do të thonë më shumë se gjithçka tjetër për fëmijën tënd. Sidoqoftë, mos e tepro me lavdata se pastaj humb vlerën e saj Ji specifik. I trego fëmijës me saktësi se çfarë të pëlqen tek sjellja e atij/asaj Mos prit t’i japësh lavdata derisa fëmija ta kompletoj detyrën
  20. 20. 5.Rikujto/përmend sukseset e tyre të kaluara Për shembull mund t’u thuash: “Të kujtohet se si e kemi bërë filan punën dhe na ka dhënë shumë gëzim? “
  21. 21. 6. Ndihmo fëmijën në të mbajturit mend të përgjegjësive Nëse fëmija harron librin në shkollë, mos e dërgo me veturë në klase që t’ia marrësh Nëse vazhdimisht i ndihmon fëmijës në zgjedhjen e problemeve, po i’a mohon mundësinë që të mësoj vet në marrjen e përgjegjësive për veprimet e veta dhe kështu përjetimin e pasojave.
  22. 22. Një fëmijë i përgjegjshëm është ai tek i cili mund të llogaritësh. Gjersa e ushqeni përgjegjësinë tek fëmija juaj, ju po e përgatitni që të jetë llogaridhënës për veprimet e tij, që ta mbajë fjalën, ta jap më të mirën e tij, dhe të ngritet në rast se dështon. Në këtë mënyrë po hedh themelet që fëmija juaj të ketë sukses në shkollë, punë, në mardhëniet dhe në jetë.
  23. 23. “ Nëse doni që fëmijët tuaj të ecin me këmb në tokë, ua vendosni disa përgjegjësi në supet e tyre” — Abigail van Buren
  24. 24. Të ecësh tutje apo të dorëzohesh?
  25. 25. Burimet: http://www.uisd.net/wp- content/uploads/2009/10/10-great-ways-to-teach- children-responsibility.pdf Developing a Leader within You - John Maxwell http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp- content/uploads/2014/12/Doktoratura-Majlinda- Gjelaj-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i- Psikologji-Pedagogjise.pdf http://www.dailymontessori.com/montessori-theory/ https://www.cceionline.com/newsletters/August_08. html http://www.babycentre.co.uk/a1021954/how-to- teach-responsibility-ages-3-to-4#ixzz46sZUOrop
  26. 26. Ju faleminderit për vëmendjen! Pyetje/komente ?

×