Prezantimi ne grup ne p.p

4,039 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,039
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4
Actions
Shares
0
Downloads
52
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Prezantimi ne grup ne p.p

  1. 1. TEMA:HIPERAKTIVITETI DHE CRREGULLIMI I VEMENDJES TEKFEMIJET E MOSHES SHKOLLORE (ADD/ADHD)
  2. 2. STRUKTURA:1. C’është ADD/ADHD - Llojet - Simptomat2. Faktorët3. Rekomandime -Këshilla për prindërit -Këshilla për mësuesit4. Dallimi I ADD/ADHD5. Efektet pozitive të ADHD
  3. 3. HIPERAKTIVITIETI - MUNGESËPËRQENDRIMI ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder – çrregullim i mangësisë së vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive ose mbiaktive) Eshtë një problem psikologjik i hasur në masë tek fëmijët 2-11 vjeç Fëmijët hiperaktivë arrijnë kulmin e shpërqëndrimit të tyre në moshën 7-8 vjeç ADD dhe ADHD është një çrregullim i sjelljes dhe zhvillimit normal që vihet re te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, që karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqëndrimit, si dhe hiperaktivitetit apo të qënit mbiaktiv. Mendohet se nga ky çrregullim vuajnë 3-5% e fëmijëve të globitHiperaktiviteti është 10 herë më i shfaqur tek djemtë sesa tek vajzat dhe karakterizohet nga një aktivitet i tepruar që është i papërshtatshëm dhe joproduktiv, nga një vëmendje e shkurtër, dhe nga impulsiviteti.
  4. 4. LLOJET E ADHD TEK FËMIJËTBAZUAR TE SIMPTOMAT : • Tipi i kombinuar ( I pavëmëndshëm , hiperaktiv , impulsivë ) fëmijët me këtë lloj ADHD I shfaqin të tre simptomat. Kjo është forma më e zakonshme e ADHD-së • Tipi hiperaktiv/kompulsiv : Fëmijët shfaqin hipëraktivitet dhe sjellje impulsive njëkohësisht por janë në gjëndje për të treguar vemëndje • Tipi I pavëmëndshëm : I njohur si crregullimi I vëmëndjës Këta fëmijë nuk janë tepër aktivë. Ata nuk përcajnë klasën ose aktivitete të tjera kështu që simptomat e tyre mund të mos vihen re
  5. 5. SIMPTOMAT E FËMIJËVE HIPERAKTIVËDHE ME MUNGESË PËRQËNDRIMI të pavëmëndshëm ,por ka edhe të vëmëdshëm por shumë shpejt shpërqëndrohen për shkak të tipit hiperaktiv dhe impulsiv vështirësi për t’u përqëndruar kane tërheqje lehtësisht të vëmëndjes nga stimujt e jashtëm dështime të vazhdueshme për të plotësuar detyrat e shkollës ose përgjegjësitë e punës në kohë aftësi të varfra organizative, harresë vështirësi për të qëndruar ulur përgjigjen para përfundimit të pyetjeve ndërhyrje në punët personale të të tjerëve vetëvlerësim i ulët dhe aftësi të varfëra sociale
  6. 6.  luajnë me duar dhe gishta, kërcasin gishtat, hanë thonjtë zhgaravisin, ose godasin për të nxjerrë një zhurmë ritmike mundohen në të njëjtën kohë të bëjnë shumë gjëra një aktivitet të nisur nuk e vazhdojnë dot për një kohë të gjatë e kanë shumë të vështirë të ulen dhe të dëgjojnë, kjo është pothuajse e pamundur për ta janë këmbëngulës dhe i mbrojnë idetë e tyre nuk janë të suksesshëm në mësime Mendojnë se mësuesi nuk i ka më me sy të mirë si më parë janë të ndjeshëm dhe të mbyllur në vetvete
  7. 7.  shkrimi i tyre është i çrregullt shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt tabelës së klasës ose duke të parë në sy e vuajnë shumë kritikën e bërë në publik shpesh duket sikur nuk dëgjojne kur i flitet direkt Shpesh i humb sendet e nevojshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti i thotë përgjigjet (edhe pa u menduar) para se pyetja të thuhet e plotë acarohet lehtë, reagon në mënyrë të papërshtatshme ndaj shqetësimeve të parëndësishme e ka të vështirë të luajë në grup, bën liderin, është agresiv
  8. 8. Mungesa e vëmëndjes përfshin: • Të qënit lehtësisht i shpërqëndruar dhe ‘’të kapërcyerit’’ nga njëri aktivitet në tjetrin • Kryerjen e detyrave të shkollës nën presionin e të rriturve • Të qënit i çorganizuar • Humbjen e sendeve vetjake dhe bërjen e gabimeve të shpeshta nga pakujdesia • Rënia nga mësimet pavarësisht një koefiçenti inteligjence (IQ) normaleHiperaktiviteti përfshin: • Të paturit energji të tepërta • Kryerjen e aktiviteteve të tilla si kërcimi apo vrapimi kur nuk është e përshtatshme • Të folurit shumë • Nevoja për të qënë i zënë duke u përpjekur për të bërë shumë gjëra njëkohësishtImpulsiviteti përfshin: • Të qënit i paduruar • Vjedhin lodrat e moshatarëve • Të vepruarit para të menduarit
  9. 9. SHKAQET E HIPERAKTIVITETIT DHEPERQËNDRIMIT TE VËMËNDJES. •mungesa e balancës kimike në të cilën mungojnë neurotransmetues të caktuar, kimikate që rregullojnë rendimentin/frytshmërinë me të cilat truri kontrollon sjelljen •ekspozimin e fëmijës gjatë shtatzanisë ndaj plumbit, alkoolit dhe duhani
  10. 10. FAKTORËT E ADHD-SË : Ndryshimet gjenetike : Elementi gjenetik mund të manifestojë vetveten në metabolizmin e trurit të parregullt Dëmtimi prenatal: një person prenatal I cili ëahtë ekspozuar në një teratogjen mund ti ketë shpëtuar një dëmi të madh por tregojnë probleme të vogla në zhvillimin fizik dhe në aftësinë e të mësuarit Helmimi me plumb:Në fazat e hershëme të con në përqëndrim të dëmtuar dhe hiperaktivitet Influenca familjare :duke u krahasuar me femijët e tjerë fëmijet me ADHD priren të jenë nga familje të cilët lëvizin shpesh , janë të stresuar, nuk përqëndrohen në aktivitete akademike të femijëve të tyre dhe si rrjedhojë nuk mund të kontrollojnë sjelljen e tyre,si dhe I lënë shumë kohë para televizorit Ushqimet që shkaktojnë alergji:kontributin më të madh në ADHD e jep sheqeri dhe kafeina
  11. 11.  Një teori e hershme shpjegon se:çrregullimi I vëmëndjes shkaktohej nga trauma të vogla apo dëmtime të trurit. Këta fëmijë nuk kanë përbërësit e duhur të funksionimit të trurit për shkak të dëmtimit të mundshëm të pjesës ballore të trurit gjatë lindjes. Për shkak të kequshqyerjes. Niveli I ulët I aminoacideve të zinkut dhe acideve esenciale
  12. 12.  Faktorët fizikTeknikat e avancuara imazherike kanë detektuar ndryshime në trurin e fëmijëve me ADHD krahasuar me fëmijët që nuk kanë ADHD. Në disa studime, skaneri I kokës ka treguar që ana e djathtë e trurit është me e vogël te fëmijët me ADHD Problemet e shtatzanisë:ADHD shpesh lidhet me probleme të shtatzanisë. Duhanpirja materne pirja e alkoolit,gjatë shtatzanisë gjithashtu lidhet me ADHD. Pesha e ulët në lindje
  13. 13.  Ka fakte të rëndësishme që tregojnë se ADHD trashëgohet në familjë, e cila sygjeron për predispozicion gjenetik Nqs një person në një familje diagnostikohet me ADHD, atëherë ka një probabilitet prej 25-35% që një tjetër pjesëtar i saj të ketë ADHD, krahasuar me 4%-6% me një individ të popullatës.
  14. 14.  Qëndrimi I fëmijëve në kushtet e shtëpisë(lojrat në ajër të pastër I ndihmon fëmijët,për qarkullimin e gjakut,per mushkërit dhe për clirimin e tepricës së energjisë së grumbulluar ) Pesticidet të cilat perdoren ne kultivimin e pemëve dhe perimeve Insekticidet që përdoren në shtëpi
  15. 15. ■ KESHILLA PER PRINDERIT E FEMIJEVE ME ADDDHE ADHD1. JINI POZITIV DHE Të SHëNDETSHëM JU VETëPrindërit kanë një ndikim të fuqishëm në faktorët që ndikojnë në simptomat e sëmundjes Sjellja pozitive është e fuqishme.  Mbajini gjërat në prespektivë: kujtohuni që shkaku i sjelljeve të fëmijës tuaj është sëmundja e tij. Ruani sensin e humorit dhe mos harroni se një shqetësim i sotëm mund të transformohet në një histori të lumtur familjare në të nesërmen.  Mos u shqetësoni për gjërat e vogla por rrisni dëshiren për të vendosur kompromise: mos jini shumë perfeksionist por vlerësoni edhe ndryshimet e vogla si p.sh.përparimin e fëmijes tuaj kur ai përmbush dy ose tre detyra ditore, më shumë se zakonisht.  Besoni në fëmijën tuaj: mendoni ose bëni një listë të gjërave pozitive që ka fëmija juaj dhe besoni ne përparimin e tij. Bëjini këtë mënyre të menduari, rutinë të ditës tuaj ashtu sikurse p.sh. larja e dhëmbëve cdo ditë etj. Kur kujdeseni për veten jeni më të aftë të kujeseni për fëmijën tuaj.  Kujdesuni për veten. Ushqehuni shëndetshëm, bëni ushtrime fizike dhe gjeni mënyra për të reduktuar stresin në mënyrë që të jeni vitalë dhe me energji për të edukuar fëmijën tuaj, sepse cdo moment nervozizmi mund të dëmtoj rezultatin e arritur me fëmijën tuj.
  16. 16.  Kërkoni mbështetje: Ju mund të kërkoni ndihmën e terapistëve, mjekëve, mësuesve, grupit të prindërve që kanë fëmijë me ADD ose ADHD  Merni guximin, të pranoni që të lini fëmijën tuaj edhe nën kujdesin e kujdestarëve për fëmijët.2. KRIJONI NJë STRUKTURë DHE ZBATOJINI ATO.Fëmijët me ADD/ADHD kanë më shumeëpërparime nëse jetojnë në ambjente dhe me njerëz nga te cilët ata e dinë se cfarë presin prej tyre. Ndiqni një rutinë. Përcaktoni rituale të thjeshta dhe të parashikueshme për veprimet e përditshme të fëmijës tuaj si p.sh. të ngrënit, bërja e detyrave, loja, fjetja etj. Përdorni orë ose matës kohe. Masni kohën qeëI duhet fëmijës tuaj për të kryer aktivitetet dhe mos harroni ti jepni mjaftueshëm kohë si p.sh. Për bërjen e detyrave. Thjeshtoni orarin e fëmijës tuaj. Mos përcaktoni kohë ideale për aktivitetet e fëmijës tuaj sepse kjo mund ti shpërqëndrojë fëmijët ashtu sikurse aktivitetet e shumta të shkollës, por përcaktoni edhe afate të gjata nëse është e nevojshme. E rëndësishme është që ato ti përshtaten ritmit dhe afteëive teëfëmijës. Krijoni një mjedis të qetë. Përcaktoni një mjedis të qetë, personal në shtëpi, ku fëmija juaj të mund të ndihet rehat. Bëni maksimumin për të qënë të organizuar dhe të rregullt. Mbajeni shtëpinë në rregull dhe të organizuar në mënyrë që fëmija juaj të dijë vendndodhjen e gjërave.Mbajini fëmijët tuaj të zënë me aktivitete por duhet që këto të fundit të mos jenë të shumta në numër dhe të gjata në kohë sepse shkaktojnë kaos tek fëmija
  17. 17. 3. VENDOSNI PRITSHMERI DHE RREGULLA TE QARTA Fëmijët me ADD/ADHD reagojnë pozitivisht ndaj sistemit të organizuar të pasojave. Ja cfar duhet të bëni për këtë hap: Vendosni rregulla të qëndrueshme dhe që fëmija juaj I kupton dhe që I ndjek lehtësisht Shpjegojini fëmijes tuaj pasojat e veprimeve, pra cndodh nëse ai thyen rregullat Vendosini rregullat në një vënd të dukshëm për fëmijën Informoni edhe antarët e tjerë të familjes për rregullat e vendosura Mos harroni të përdorni shpërblimin dhe përforcimin pozitiv. P.sh. N.p.m. një komenti pozitiv dhe të qeshur ju mund të përmirësoni vëmendjen e fëmijës tuaj, përqendrimin dhe kontrrollin e impulseve.Shpërblimet1. Shpërblejeni fëmijen tuaj me privilegje, cmime ose aktivitete, madje edhe ushqime ose lodra2. Ndryshojini vazhdimisht shpërblimet sepse fëmijët me ADD/ADHD mërziten ose humbasin interesin për shpërblimet kur ato janë gjithmonë të njëjta3. Bëni një renditje të shpërblimeve të dhëna për cdo sjelle të mirë në mënyrë që fëmija juaj të mund të kujtoj suksesin e tij4. Shpërblimet e menjëhershme (menjëherë pas sjelljes) janë më efektive sesa shpërblimet e premtuara ose që jepen në një periudhë të mëvonshme.5. Renditja e shpërblimeve sipas rëndësisë ose pëlqyeshmërisë gjithashtu mund të funksionojë.
  18. 18. Ndëshkimet1. Pasojat duhet të jeneëteëmenjëhershme, pra të ndodhin menjëhereëpas veprimit.2. Mund të hiqen privilegjet që fëmija ka nëse ky I fundit kryen njeësjellje të padeshiruar.3. Hiqeni fëmijën tuaj nga mjedisi që shkakton sjelljen negative4. Kur fëmija juaj sillet keq kërkojini atij tju thoteëse si duhet ta kryente veprimin dhe kërkojini atij qëq ta demostrojeëkeëe sjellje4. INKURAJONI LëVIZJEN DHE GJUMINSporti ndikon pozitivisht në djegëjen e energjive në mënyrë të shëndetshme duke u fokusuar tek aktivitete sportive, përmireson përqëndrimin, zvogëlon depresionin dhe ankthin, përmirëson zhvillimin e trurit, ndihmon për një gjum meëtë mirë ku kjo e fundit ndikon në zvogëlimin e simptomave të ADD/ADHD . Këshillohet sporti fizik në vënd të atij mendor sepse ky I fundit krijon pauza kohore qëe shpërqëndrojnë fëmijën.Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të qetësohet dhe të bëjë një clodhje ose pushim sa më tëe mirë duke:1.Pakësuar kohën e shpenzuar për tv dhe duke rritur kohën e shpenzuar për sport2.Eliminuar kafeinën nga dieta e fëmijës tuaj3.Të përcaktoni një orë zbutëse ku të pakësoni nivelin e aktiviteteve të fëmijës tuaj një orë ose menjëherë përpara fjetjes,4.Shpenzoni të paktën 10 minuta për të përkëdhelur fëmijën tuaj.5.Përdorni aromatizues në dhomën e fëmijës tuaj6. Vendosni muzike qetësuese në sfond në momentin që fëmija juaj ndihet I përgjumur
  19. 19. 5. NDIHMOJINI FëMIJëT TUAJ Të HANë ME RREGULLFëmijët me ADD/ADHD për shkak se janë gjithmonë në lëvizje harrojnë të hanë. Edhe pse ushqimi nuk ndikon drejtëpërsëdrejtë në sëmundje, pra nuk është faktor për zhvillimin e saj, sërisht është parë se ushqimi ndikon në gjëndjen mentale (agravon simptomat) dhe të kontrrolluarit e asaj se cfarë, si dhe sa fëmija juaj ha, mund të ndihmojë në reduktimin e siptomave të ADD/ADHDUshqimi i freskët, vaktet e rregullta, të shpeshta dhe me sasi të pakët ushqimi mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj.6. MëSOJENI FëMIJëN TUAJ SE SI Të BëJë MIQEshtë e vështirë për fëmijët me ADD/ADHD të mësojnë aftësitë dhe rregullat sociale. Ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj që të bëhen dëgjues me të mirë, lexues më të mirë të shprehjes facilae dhe të gjuhës së trupit dhe që të bashkëpunojnë më normalisht në grup duke:1. Biseduar me mirësjellje por në mënyrë të sinqert me fëmijën tuaj rreth sfidave të tij dhe se si mund të bëjë ndryshime2. Luajtur me fëmijën tuaj me rol-play disa skenare sociale3. Duke qënë të kujdesshëm në zgjedhjen e shokëve të lojës me aftesi të ngjashme gjuhësore dhe fizike4. Ftuar vetëm nje mik ose dy dhe vezhgojë nga afër sjelljen e tyre5. Mos toleruar sjellje agresive si shtytje, rrahje ose bërtitje6. Lënë vënd edhe për lojra për fëmijën dhe shpërblyer shpesh sjelljet e mira në lojë
  20. 20. KESHILLA PER MESUESIN Mësuesi është ai I cili bënë përpjekjen maksimale që fëmijët me ADD/ADHD të integrohen sa më mirë në klas. Për të realizuar këtë ai duhet të: 1. Komunikojë me prindërit Këtë mësuesi mundë ta realizojë duke: •Planifikuar takimin disa ditë më përpara •Mos e eliminuar takimin në mënyrë apsolute •Krijuar qëllime të përbashkëta mësues-prindër •Duke ndarë informacionin me prindërin •Duke I bërë pyetje të ndryshme prindërit
  21. 21. 2. Të hartojë dhe të përdori një planë sjelljeFëmijët me ADD/ADHD janë të aftë që të kenë sjellje të përshtatshme në klasë por ata kanë nevoj për mbështetje dhe kujdesje që simptomat e tyre të mbahen nën kontroll. Këta fëmijë shfaqin:a- ShpërqëndrimMund të hutohen lehtë nga zhurma të ndryshme,kalimtar ,kanë vështirësi për të qëndruar të fokusuar në detyra të cilat kërkojnë përpjekje të vashdueshme mendore etj.Ky shpërqëndrim mund të eliminohet duke:
  22. 22.  E ulur nxënësin larg dyerëve dhe dritareve Duke lejuar fëmijët me ADD/ADHD të realizojnë aktivitete së bashku me fëmijët e tjerë Duke shkruar informacione të ndryshme,të nevojshme për nxënësit në një vënd ku mund të lexohet lehtë nga fëmijët Duke bërë ndarjen e detyrave të mëdha e të gjata ,në detyra të vogla e të shkurtra Duke treguar kujdes në ndërprerjen e fjalës kur fëmija me ADD/DHD është duke u shprehur
  23. 23. b-InpulsivitetKjo gjë mund të eliminohet duke:o I bërë të qarta pasojat e sjelljeve negative të fëmijëveo Lavdëruar sjelljet pozitive ,e shprehur kjo me zë të lartë në mënyrë që fëmija të dijë se ka vepruar drejto Duke e shkruajtur orarin cdo ditë në dërrasën e zezë ose në copa letre ,në mënyrë që nxënësit të jenë në dijenio Duke I dhënë fëmijëve përgjegjësi. Psh.të realizojnë një porosi,të bëjnë një detyr për ju (mësuesin)
  24. 24.  I inkurajuar fëmijët që të merren me aktivitete sportive Duke siguruar per femijët lodra të ndryshme ose topa stresi3. Të realizojë mësimin në mënyrë sa më argëtueseNjë mënyrë pozitive për të patur vëmëndjen e fëmijëve me ADD/ADHD është ta realizosh mësimin në mënyrë argëtuese.a-Si të ndihëmojmë fëmijët me ADD/ADHD të pëlqejnë orën e matematikës?
  25. 25.  Duke luajtur lojraKëtu mund të përdoren zara,domino,ose thjesht duke përdorur gishtat Duke vizatuar fotoKjo realizohet sidomos kur ka për të zgjidhur problema me fjalë,ilustrimet mund të ndihëmojnë fëmijët të kuptojnë më mirë konceptet matematikore.b- Si të ndihëmojm fëmijët të pëlqejnë orën e leximit? Duke lexuar për fëmijën dhe bashkë me fëmijën
  26. 26.  Duke bërë parashikime apo “baste” Duke I vendosur fëmijët që të aktrojnë personazhe të ndryshme të leximit Duke I lënë fëmijët të punojnë me të tjerët dhe duke I dhënë atyre rolin e treguesit të ngjarjes
  27. 27. DALLIMET MIDIS ADD/ADHDPavarësisht se këto dy crregullime konsiderohen si një crregullim I vetëm, për shkak se në shumicën e rastëve shfaqen njëkohësisht, ato duhen analizuar edhe në mënyrë të vecuar sepse jo gjithmonë shfaqen së bashku. ADD ka të bëjë me crregullimin e vëmëndjes ndersa ADHD ka të bëjë me crregullimin e vëmëndjes + hiperaktivitet Jo të gjithë fëmijët me crregullimin e vëmëndjes, janë hiperaktive
  28. 28.  Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqëndrimi bëjnë disa punë në të njëjtën kohë pa i dhënë rëndësi kualitetit të punës së kryer. E kundërta ndodh me fëmijët e ngathët dhe me mungesë përqendrimi. Mundohen shumë të përqendrohen, bëjnë sikur, por nuk ia arrijnë dot. Me ngadalësinë e tyre hiqen dhe mendojnë se janë seriozë dhe të përqendruar në punën e nisur, por përqendrimi i tyre është në stad minimal. Fëmijët hiperaktivë dhe me mungesë përqendrimi janë të njëjtë në të gjitha fushat e jetës, superaktivë dhe të shpërqendruar, ndërsa fëmijët e ngathët dhe me mungesë përqendrimi mund të jenë të ngathët dhe pa përqendrim vetëm në një fushë.
  29. 29. EFEKTET POZITIVE Të ADD/ADHD TEK FëMIJTPavarësisht vështirësive dhe sfidave që ky crregullim shfaq, ai paraqet edhe disa tipare pozitive që reflektohen tek fëmijët me këtë crregullim. Ndër këto tipare janë: Krijmtaria- këta fëmijë mund të jënë jashtëzakonisht kreativ dhe me imagjinatë të zhvilluar. Ky tipar e ndihmon fëmijën në zgjidhjen e problemeve, gjetjen e ideve dhe në rritjen e iniciativave artistike. Fleksibiliteti- duke qënë se këta fëmijë marrin në konsideratë shumë alternativa njëkohësisht, ata nuk bëhen të varur nga alternativat e dhëna më parë dhe janë më të hapur ndaj ideve të ndryshme.
  30. 30.  Entuziazmi dhe spontaniteti- rralle ndodh që këta fëmijë të jenë të mërzitshëm. Ata janë të interesuar në shumë gjëra të ndryshme dhe kanë një personalitet jetesor dhe është shumë argëtuese të jesh në shoqerinë e tyre. Energjia- kur këta fëmijë janë të motivuar ata punojnë fuqishëm për të arritur sukses.Kujdes: crregullimi I ADD/ADHD nuk ka të bëjë me mungesën e inteligjencës dhe talentit. Këta fëmijë mund të kenë dhunti intelektuale dhe artistike.
  31. 31. FALEMINDERIT

×