SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
Download to read offline
TIMARLINJTË E KRISHTERË NË SHQIPËRI NË SHEKULLIN E XV-TË
(sipas një regjistri Osman të timarëve)
Nga Halil Inalçik*. , botuar revista perpjekja Fatos Lubonjes
Gjatë ekzistencës së saj për gjashtë shekuj,Perandoria Osmane ka
lene me miliona dokumenta zyrtare ; një pjesë e madhe e tyre
gjënden sot në Arkivat Kombëtare Turke
Në varësi të Kryeministrisë (Babbakanlik Arpiv Umum
Mùdùrlùdù).Aktualisht është duke u bërë klasifikimi I tyre.
Dokumentat që I përkasin para shekullit XVI janë në numër të
kufizuar, disa akte vakëfesh dhe “mùlkname” , si dhe dy ose tri
fragmentesh fletoresh; ka pak mundësi, që pasi klasifikimi të
përfundojë, numri I këtyre dokumentave të hershëm të shtohet në
mënyrë të konsiderueshme. Ndërmjet këtyre të fundit, një fletore
regjistri timaresh, që daton vitin 835 të Hixhrit (1431/1432) është
tani për tani më I rëndësishmi dhe më I pasuri në përmbajtje.
Rëndësia e kësaj fletore prej 15 fletësh, që ruhet në thesarin e
perandorisë, duket e qartë pot ë kemi parasysh se vetë kronikat e
kësaj periudhe janë hartuar me një vonesë të madhe përsa I perket
fakteve që ato përmendin2. Kjo fletore është një burim me rëndësi
të dorës së parë, jo vetëm përsa I përket çështjeve të administratës
dhe për regjistrimin e timarit para 1453, por edhe për faktin se na
ndihmon të mësojmë shumë çështje që kanë mbetur të panjohura në
lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Osmanët. Dispozitat që gjejmë
aty lidhur me timarlinjtë e krishterë vlen gjithashtu t’u kushtohet
vëmëndje. Në artikulin e tanishëm kemi për qëllim të sqarojmë këtë
çështje të fundit3.
Kjo fletore e hartuar, siç e theksuam, më 835 të Hixhrit me urdhër të
Sulltan Murati II, nga Umer Bej, bir I Suraxha Pashait4, tregon timaret
e Sanxhakut të Arvanid5, si dhe aktet e ndryshme zyrtare që kanë
nxjerrë për këto timare deri më 859 H (1454/1455). Sipas kësaj
fletoreje , Sanxhaku I Arvanidit përfshin në këtë datë të gjithë
Shqipërinë jugperëndimore, nga Kruja (Akçahisar) deri në Filat.
Qytetet e sotme të Tiranës,Elbasanit ,Beratit ,Gjirokastrës janë
brënda të kufijve të tij. 6 Bartësit të timareve të Arvanidit janë
shpërndarë në këtë zonë. Në kohën kur është hartuar fletorja
(1431/1432) 56 dhe 335 timaret që ndodheshin në Sanxhak u
përkisnin të krishterëve, pra në përpjestim me 16%. Veç asaj, për të
plotësuar nevojat e tyre një mitropolit dhe tre peshkopë kishin marrë
secili nga një timar. Në qoftë se këtij numri I shtojmë nga një timar
(skllevër të bejlerëve) si dhe muslimanët e zhvendosur nga Anadolli.
Timaret e krishtera ndaheshin si vijon: 17 në Belgrad (Berat), 11 në
distiktin (vilajetin) e Pavlo Kurtikun (në jug të Tiranës), 7 në distriktin
çartolos (krahinë midis Elbasanit, Beratit dhe Tomorricës), 7 në
Akçahisar (Kruja), 5 në Iskrapar, 4 në Gjirokastër (Argirokastri), 4 në
Kaninë, 3 në Këlcyrë, 3 në Tomorricë. Vetëm 24 timare nga ky numër
nuk arrinin në 2000 aspra (mesatarja e timareve të sanxhakut). Po të
shikojmë të gjitha timaret e tjera të përfshira në regjistër, mund të
arrijmë në përfundimin se shkalla e të ardhurave në timaret e të
krishtera është relativisht e lartë.
Një numër I rëndësishëm , nëntëmbëdhjetë, I këtyre timareve të
krishtera mban shënimin “ I vjetër” (“kadimi”), të shoqëruar nga disa
raste nga shënimi: “ai e zotëron atë prej kohësh” ose është në
zotërim të tij me berat të Sulltanit që nuk është në jetë. Në disa prej
tyre gjejmë të thuhet se I ati I zotëruesit, e kishte patur po ashtu
timarin në kohën e Sulltanit të vdekur. Duke qënë se fletorja është
hartuar në kohën e Muratit II, nuk ka dyshim se “Sulltani I vdekur”
nuk mund të jetë veçse Mehmeti I. Prej këtej rrjedh se origjina e një
pjese të timareve të krishtera I përket padyshim kohës së Mehmetit
I; por ka mundësi që ato timare që quhen “kadimi”7 të jenë edhe më
të vjetra dhe të shkojnë në kohën e Yildirim Bajazit. Sepse ne dimë
që në Shqipëri, bejlerë të Bajazitit si Jakup Pasha dhe Hoca Firuz
Pasha patën deklaruar, sipas burimit tonë, se të pafetë (të krishterët)
ishin përjashtuar nga pagimi I taksave dhe në vënd të kësaj ata I
kishin ngarkuar të ruanin kështjellat, prej nga mund të arrijmë në
përfundimin se, qysh prej kësaj kohe osmanët kishin filluar të
organizonin pushtimin tyre në Shipëri. Këto shënime janë në
përputhje me të dhënat e burimeve historike që u referohen
pushtimeve të para osmane në Shqipëri.
Është vështirë të pretendohet se pas betejës së Vjosës më 1385,
administrate Osmane u vendos në Shqipëri. Por pas kësaj ndeshjeje,
ku Balsha II gjeti vdekjen dhe ushtria e tij u shkatërrua, sundimtarët
kryesorë shqiptarë duket se e njohën suzerenitetin e Sulltanit.8
Osmanët, besnikë të metodës së tyre të pushtimit, të cilët ato e
zbatonin kudo gjetkë, u kënaqën edhe këtu me këtë sukses, si hap I
parë. Sundimtarët e parë ruajnë pozitat e tyre, me kusht që të
paguajnë haraçin,të dërgojnë fëmijër e tyre si peng në oborrin
Osman dhe të vinin në dispozicion trupa ndihmëse. Në këtë mënyrë
familjet më të njohura të vendit: Balshajt, Dukagjinët, Zakariajt,
Muzakët, Zenebishët, Aranitët, Kastriotët e njohën Sulltanin Osman
si suzerinin e tyre. Ne shikojmë se aty në vitin 1386, sundimtarët më
të fuqishëm të Shqipërisë, Balshajt, pas disfatës së Vjosës njohin
sovranitetin Osman dhe përpiqen ta përdorin këtë në grindjet e tyre
me Banët e Bosnjës, rivalët e tyre të kahershëm9. Një tjetër e dhënë
vlen të përmendet: sundimtari shqiptar Zaharia merr pjesë, si vassal
në sulmin kundër Timurit.10
Megjithatë , “Uc Bejleri” komandantët e veprimeve luftarake) në
Shkup dhe në Manastir kishin respect për këta sundimtar dhe
përpiqeshin ta përgatisnin vendin për një pushtim të vërtetë. Për
osmanët ky pushtim I vërtetë ishte baraz me vendosjen e regjimit të
timareve në vend. Kështu shteti I vinte tokat realisht nën sundimin e
tij dhe krijonte një klasë ushtarakësh pronarë tokash, të cilët ia
detyronin të gjithë ekzistencën e tyre këtij shteti dhe formonin një
rrjet qe shtriheshin deri në katundet më të largëta.
Pasi vihej në zbatim ky system, vendi bëhej thjeshtë një territor
Osman. Shihet si kjo fazë e pushtimit u realizua nën mbretërimin
Yildirim Bajaziti, në çdo rast në vitin 1391, fillimisht përgjatë luginave
të Shqipërisë Jugore, që mund të arriheshin më lehtë dhe ishin më të
përshtatshme për t’u vendosur. Po t’i besohet një pasazhi interesant
të Chalcocondylae 11, osmanët dëbuan në kohën e Bajazitit I nga
rrethinat e Gjirokastrës sundimtarët që ishin vendosur aty dhe
përvetësuan këto toka. Më tej kjo qytezë u bë qëndra e një fushate
të rëndësishme në të cilën mbështetej sundimi Osman në Shqipëri
dhe prej nga u nisën pushtimet e mëvonshme12. Megjithë
shpërbërjen e shtetit dhe grindjet e brëndshme që plasin pas disfatës
së Ankarasë (1402), bejlerët osmanë në krye të aksioneve vazhduan
me vendosmëri sulmet në Shqipëri. Pushtime tkëtu u përshpejtuan
nën sundimin e Mehmetit I .. Krahas këtyre fakteve hapësira e
timareve zgjerohej po ashtu. Një numër I madh timaresh të krishtera,
origjina e të cilave është e kohës së Mehmetit I, janë të kësaj
periudhe. Shikojmë po ashtu turq të ikur nga Anadolli të vendosen në
Shqipëri si timarlinj (përpjestimi I këtyre timarlinjve ishte 30%)
Deri tani ne kemi vënë në dukje vetëm kohën e hyrjen së regjimit të
timareve osmane në Shqipëri. Cila ishte origjina e këtyre timarlinjve
të krishterë? Nuk është e vështirë t’I përgjigjemi kësaj pytjeje pot ë
marrim parasysh metodat osmane të pushtimit, si dhe kushtet
historike dhe gjeografike të Shqipërisë. Përsa I përket çështjes së
hegjemonisë dhe sovraniteit, shteti Osman që prej lindjes së tij nuk e
ka lidhur veprimin e tij me parime fetare, racore dhe juridike. Në
fillim të veprimit të tij, atij I mjaton të realizojë kushtet thelbësore të
sundimit. Në Shqipëri shikojmë po ashtu të zbatohet gjërësisht kjo
politikë realiste, që ka ndihmuar aq shumë në themelimin e
Perandorisë.
Nga ana e tyre, kryezotërit feudalë, të hyrë në skenë përpara
mbërritjes së osmanëve, përcaktuan me regjimin e tyre, situatën
politike-shoqërore të Shqipërisë. Ata ishin në konflikt me njëri-tjetrin
dhe, rivalë siç ishin, u ekspozoheshin ndikimeve që vinin nga jasht,
sidomos pas shtypjes më 1385 të Balshajve, të cilët donin të
vendosnin hegjemoninë e tyre mbi të tjerët (ka qënë pikërisht njëri
prej këtyre që I ftoi më 1385 osmanët të hynin në vend). Kujdesi më I
madh I këtyre fisnikëve ishte, para së gjithash, të ruanin të drejtat e
tyre të vjetra feudale në këto toka, d.m.th. nuk donin të humbisnin të
ardhurat e tyre. Nën tysninë e vazhdueshme të trupave turke, ato e
kanë pasur me gjithë qejf mbrojtjen e tyre që u siguronte këto të
drejta. Disa prej këtyre feudalëve kanë braktisur krejt pronat e tyre
kundrejt një pagese të dhënë nga Republika venedikase, e cila
synonte të shtinte në dorë portet më të rëndësishme të zonës, ose
kundrejt tokave që mund të merrin nga Mbretëria e Napolit13.
Kështu që për t’I nënshtuar mjaftonte që osmanët të ofronin po ato
avantazhe. Madje disa rrethana të veçanta I detyronin osmanët të
vepronin në këtë mënyrë. Shqipëria kishte në gjirin e saj fise të
gatshme për kryengritje dhe grabitje, në këto vise malore me lugina
e gryka të ngushta. Për më tepër,vendi kishte det dhe brigjet e
Adriatikut u linin derën e hapur trazirave ose ndihmave që vinin nga
Papa dhe shtetet italiane. Kjo gjëndje I shtynte padyshim osmanët të
ndiqnin një politikë pajtimi. Madej zotërit feudalë shqiptar nuk kishin
luftuar kundër osmanëve me radhët e bashkuara, siç kishin bërë
bullgarët dhe serbët. Besohet se këto beteja u dhanë osmanëve
rastin dhe mundësinë për të asgjësuar aristokracinë bullgare dhe
serbe dhe për të përvetsuar pasuritë e tyre14, ndërsa në Shqipëri
shteti Osman përballej me feudalë të një rëndësie minimale, të
pavarur nga njëri-tjetri dhe të gatshëm për t’u marrë me të veç e veç.
Në këto rrethana zgjidhja më praktike ishte që këtyre zotërve feudalë
t’u jepej ajo që dëshironin, të lidheshin si timarlinj osmanë në krye të
tokave që ata zotëronin prej kohësh15. Kur njihej sovraniteti I tij,
shteti Osman nuk shikonte kurrfarë pengese që të pranonte këtë
kompromis. Fakti që një numër I këtyre feudalëve ishin në pozitën e
vasalit e lehtësonte asimilimin e tyre si spahinj timarlinj.
Ka qënë, pra, e mjaftueshme që ata të cilësoheshin si “timar-eri”
(timarlinj) në regjimin e bërë për timaret. Në këtë mënyrë, zotërit
feudalë shqiptarë të krishterë bëheshin spahinj me timare osmane,
duke ruajtur pasuritë dhe fenë e tyre.
Në fletoren e regjistrimit që përmëndëm gjejmë të dhëna
interesante që tregojnë se si zotër feudalë të krishterë në Shqipëri u
futën në kuadrin e timareve osmane. Familja Pavlo Kurti tërheq një
vëmëndje të veçantë. Së pari, shumë vite përpara 1431-it, një feudal
I krishterë me emrin Pavlo Kurti zotëron një tokë të madhe në
Sanxhakun e Arvanidit. Krahina ku ai gjëndej quhej district (vilajet) I
Pavlo Kurtit, gjë që tregon se ky fisnik ka qënë në origjinë feudali
vendas I krahinës. Sepse dimë që, në përgjithësi, osmanët u japing
krahinave që njohin autoritetin e tyre emrin e feudalit vendas që I
zotëronte ato në kohën e pushtimit dhe ai bëhej vasal I tyre. Pavlo
Kurti, si komandant I spahijve të kësaj krahine, ka qënë dashur të
quhet “subash” (nënprefekt) I “vilajetit” që mbante emrin e tij. Aty
nga viti 1431, djali I tij Isa Bej I zuri vendin si subashi I distriktit të
Pavlo Kurtit. Isa Bej kishte si timar 107 fshatra me 81.306 aspra
(akçe). Ky timar i cili pas Isa beut iu dha një të quajturi Sinan bej, në
Ramadan 841 (shkurt 1438), iu kthye në Shaban 848 (nëntor 1444)
familjes Kurti, djalit të Isait, Hyseinit. Një djalë tjetër i Pavlo Kurtit,
me emrin Mustafa, mori në Belgrad (Berat) një timar prej 9142 aspra.
Ky është shëmbulli I një familjeje feudalësh të mëdhenj që hynë në
kuadër të timareve osmane dhe që përqafuan islamizmin në brezin e
dytë. Situate e familjes Karli (Ali, Andre, Muzhak), që zotëronte
shumë timare në krahinën e Akçahisar është një shëmbull tjetër.
Zotërit feudalë shqiptarë më të rëndësishëm patën marrë në fillim,
sipas shëmbullit të distriktit të Pavlo Kurtit, krahinat që iu lanë në
zotërim, si timar dhe në formën e një distrikti që mbante emrin e
tyre. Kështu në fletoren për të cilën bëhej fjalë lexojmë emrat e
vilajeteve të “Juvan”, “Zenebish”, “Balsha”, “Aranitid”, “Kondo
Miho”, “Dhimitri Gionoma”, “Achtin”, si dhe atë të komunës (nahije)
së “Bogdan Ripe”. Distrikti I Arianitid përbënte padyshin krahinën e
familjes së famshme Arianitëve, ai I Juvanit ishte krahina e Yuvan
(Gjon) Kastrioti, I famëmadhit Skëndërbej. Fletoria e Arvanidit tregon
se këto krahina kishin po ashtu fletoren e tyre të regjistrimit të
timareve hartuar nga skribët osmane. Pas vitit 1431, datë në të cilën
u hartua fletoria e Avanidit, ndoshta si pasojë e vdekjes së Juvanit
(1443), distrikti I Juvanit iu dha si timar djalit të tij të famshëm
Iskënderbej. Gergi (Gergj) Araniti që trashëgoi vendin e babait të tij
Aranit Komnen, shkoi në Oborrin e Sulltanit dhe ndoshta
mosplotësimi I dëshirave të tij ka qënë shkaku që, kur ai u kthye në
Shqipëri, ngriti flamurin e revoltës (1432). Ne dimë se më vonë,Ali
bej, nipi I Aranitit, kishte më 912 H (1506/1507) një tokë të madhe
prej 34.457 aspra me fshatra që vareshin nga Kanina, Delvina,
Gjirokastra dhe Belgradi (Berati). Në distriktin e Ashtinit, Jakupi, I biri
I Ashtinit kishte po ashtu një timar të madh. Së fundi, fakti që disa
timarlinj të krishterë morën timare të rëndësishme shpjegohet se ata
ishin që më parë zotër feudalë, pronarë të njohur të mëdhenj tokash.
Për t’I future sidomos feudalët e mëdhenj në strukturën e vet, shteti
Osman nuk e përdorte vetëm sistemin e timareve. Sistemi i “gulàmit”
ka luajtur një rol të rëndësishëm .
Dimë se në fillim të shekullit XV, feudalët shqiptarë më të
rëndësishëm i dërgonin fëmijët ë tyre si peng në Oborrin e Sulltanit,
ku ata rriteshin si osmanë të vërtetë. Atyre u jepeshin menjëhërë
funksione të rëndësishme në ushtri dhe në administratën osmane.
Jakup Bej, i biri i Teodor Muzakut, guvernator i Shqipërisë aty nga viti
1442 dhe një ndër komandantët më të shquar të mbretërimit të
Muratit II, ishte njëri ndër ta. Djali i Gjin Zenebishit, të cilin ky e
dërgoi në Oborrin Osman, u bë një bej osman me emrin Hamza. Një
ndër bejlerët e forcave ushtarake të Muratit II, Izhak bej, guvernator
në Shqipëri rridhte nga një familje shqiptare. Famëmadhi Skënderbej
(Gjergj Kastrioti) ishte dërguar si peng në Oborr aty nga viti 1410. Ai i
rritur në pallat, bashkë me nipin e tij Hamza bej, kryen funksione të
larta në ushtrinë osmane. Këta bejlerë Jakup, Hamza, Izhak shërbyen
po ashtu si guvernatorë osman në Shqipëri dhe kontribuan për
përforcimin e sundimit osman në atdheun e tyre. Vlen të theksohet
këtu fakti që të afërmit e krishterë të shqiptarëve në “saraj” morën
timare. Për shembull, kur iu dha një timar Oliverit, nipit të Hamzait,
“çakirçi ba°i” në Pallat, kjo lidhje familjare u vu në dukje veçanërisht.
Maria, e ëma e “çanìgìr” Mustafa, mori një timar me berat të Muratit
II. Jo vetëm të afërmit e krishterë të njerzve të Pallatit por edhe ata
të bejlerëve, madje edhe të afërm të shqiptarëve që shërbenin si
skribë kanë marrë timare, në sajë të këtyre lidhjeve familjare. Këta
shqipëtarë që shërbenin në Oborr dhe në departamentet e shetit, pa
dyshim nuk ishin të gjithë të lidhur me familjet e mëdha feudale.
Fillimisht njerëz të bejlerëve, këta timarlinj përbënin një kategori të
veçantë, që gëzonte tipare të tjera të sistemit të timareve.
Në të vërtetë, sistemi i “gulàmeve” e osmanizonte aristokracinë
shqiptare. Sa për sistemin e timareve, ai nuk e ndryshoi vetëm emrin
të parëve të hershëm të vendit. Në fakt, në krahinat e pushtuara,
timari sillte një revolucion të vërtetë politik e social. Siç është thënë
më lartë, në lidhje me Gjirokastrën, në disa krahina feudalët u
dëbuan nga tokat e tyre. Perandoria Osmane nuk pranonte në gjirin
e saj veçse ata që dëshironin të ishin të lidhur me të. Ishte po ashtu e
natyrshme që feudalët të cilët i nënshtroheshin shtetit osman dhe që
merrnin prej tij një timar, të respektonin rregullat që diktonte timari
dhe ndodhte që ata shpesh të mos ruanin veçse një pjesë të pronës
së tyre të paluajtshme. Lidhur me regjimin e tokave para timarit
osman, fletorja nuk jep asnjë informacion me rëndësi. Megjihtatë,
mund të hamendësojmë me mjaft siguri se feudalët ishin pronarë
tokash të trashëguara dhe se fshatarët u paguanin shuma të caktuara
për të drejtën e shfrytëzimit të tokave. Nuk ishte e vështirë që kjo
situatë të adoptohej me sistemin e timareve. Kur kalohej në situatën
e re, ndryshonte vetëm kjo: shteti përvetësonte të drejtën themelore
të pronësisë mbi tokat. Në këtë mënyrë këta feudalë, që i
nënshtroheshin më parë suzerenitetit- me lidhje mjaft të brishta- të
mbretërve të Napolit, nën shtetin osman binin në pozitën e
ushtarëve dhe ishin të detyruar t’u bindeshin rregullave të sistemit të
timareve në tokat që tani i kalonin në pronësi shtetit osman. Fisnikët
e vegjël, interesat materiale të të cilëve ishin kështu të siguruara, nuk
dilnin me humbje. Kurse feudalët e mëdhenj, padyshim, humbisnin
shumë. Sulltani ishte në gjëndje ta ndryshonte situatën e tyre, të
bënte timarlinj të tjerë në toka që nuk i kishin të tyret me trashëgimi.
Feudalët e mëdhenj nuk mund të pajtoheshin gjithnjë me humbjen e
të drejtave të tyre dhe për këtë arsye ngrinin krye kundër
Perandorisë. Kryengritjet e pareshtura këtyre feudalëve të medhenj,
që e gjakosën Shqipërinë gjatë shekullit XV,mund të shpjegohen,në
fund të fundit, me faktin se qeveria e centralizuar e vendosur në
vend nuk pajtohej me sistemin e mëparshëm feudal. Kryengritjet e
Arianitëve dhe ajo e Skënderbeut kanë qënë pasojë e këtij tensioni.
Osmanët, që pas shumë përgjakjesh i shtypën këto kryengritje, kanë
qënë të detyruar të vepronin kështu për të eleminuar feudalët e
mëdhenj që nuk donin t’i përshtateshin regjimit të ri, dhe të
pranonin me të mirë sistemin e timareve. Në kryengritjen e Aranitit
dhe të Skëndërbeut shohim që kanë marrë pjesë feudalët e mëdhenj,
kurse familjet e spahinjve të krishterë, që kishin timare të vogla,
duket se nuk kanë marrë pjesë sepse gati të gjithë kanë mbrojtur
tokën e vet. Madje shohim se i famshmi “Uc Bej” (beu i fshatrave)
Turahan Bej, i cili shtypi kryengritjen e madhe të nxitur nga Araniti
(1432), i ka dhuruar një të quajuri Andronikos një fshat, për
besnikërinë që tregoi gjatë kryengritjes. Pretendohej se disa timarlinj
të krishterë kishin marrë pjesë në veprimet kundër shtetit, por kur u
provua se kjo nuk ishte e vërtetë, atyre iu rikthyen timaret. Ndër
këto, gjysma e timarit të Pavlit i qe dhënë më parë një muslimani nga
Turhan Bej. Më vonë në maj 1449, beu i sanxhakut ia mori gjysmën
tjetër duke thënë se ai ishte bashkuar me kryengritjen. Por dy vjet
më vonë, timari iu kthye përsëri Pavlit. Kur u bë e ditur se katër
timarlinj të krishterë kishin ikur në Aranitid, timari ityre iu dha një
muslimani. Por kur doli se kjo nuk sihte e vërtetë timari iu rikthye
atyre që e kishin (1454). Veç asaj, ka një numër timaresh të krishtera
për të cilat nuk ka të dhëna të mëvonshme. Situata e këtyre timareve
“meukuf” (të bllokuara) është e dyshimtë. A ishin këto të fundit më
parë në zotërim të spahinjve të krishterë që kishin ngritur krye? Ne
fletoren nuk ka asgjë që ta sqarojë këtë çështje. Feudalët e mëdhenj
të hedhur në kryengritje mbështeteshin nga banorët e fiseve malore.
Në fletore shikojmë të përmënden disa fshatra të maleve që ngritën
krye dhe vranë ose i dëbuan spahinjtë e tyre. Gjithsesi është e sigurtë
se shumica e timarlinjve i kanë ruajtur timaret e tyre.
Në Shqipëri, turqit nuk kanë ndjekur kurrë një politikë islamizimi dhe
nuk janë bazuar kurrë në dallime fetare gjatë zbatimit të rregullave
të timarit. Kjo shihej si në timaret e mëdha gjatë sundimit të
Mehmetit I, ashtu edhe në ato të kohës së Muratit II dhe Mehmetit
II, i mbiquajtur “Pushtuesi”. Edhe nën Mehmetin II, ka timare që i
janë dhënë të krishterëve. Timari I një të krishteri mund t’I jepej një
muslimani dhe anasjelltas, timari I një muslimani mund t’I jepej një
të krishteri. Shëmbulli që vijon është veçanërisht interesant. Në
dilstriktin e Belgradit (sot Berat) një timar I dhënë nën Mehmetin I
një mitropoliti, iu dha nën Muratin II, imamit të kështjellës, më vonë
iu mor përsëri këtij të fundit dhe iudha me berat (vendim) Sulltani
një tjetri me emrin Angelos. Shikojmë, pra, që një timar, që I jepej një
fetari musliman, I jepet një të krishteri. Shikojmë po ashti timare që
zotëroheshin bashkarisht nga një musliman dhe një I krishterë.
Madje të krishterët, në shumë raste, kishin lidhje familjare me
muslimanët. Ka shumë timarlinj që një djalë e kanë të krishterë e
tjetrin musliman. Natyrisht, ata jerojnë të gjithë në paqe dhe
mirëkuptim. Lidhur me këtë nuk mund të mos përmëndet regjimi që
do të zbatohet, një gjysëm shekulli më vonë, për feudalët e Bosnjës.
C.Truhelka, që eka sqaruar këtë çështje, duke u bazuar në
dokumentat e Raguzës, thotë: “Ajo që thuhet se gjoja bogomilët e
përqafuan në masë islamizmin nuk është veçse një legjendë. Nuk ka
asnjë rast konkret në histori që të konvertimin e detyruar në fenë
islame. Turqit kanë konfirmuar pa asnjë hezitim të drejtat e
fisnikërisë që gjetën aty, dhe I lanë këta fisnikë si trashëgimtarë të
pasurive të tyre; për këtë ata nuk shikonin nëse këta fisnikë kishin
përqafuar fenë islame apo I kishin qëndruar besnikë fesë së tyre. Kjo
politikë pajtuese, që është e kohës kur shteti Osman ishte shumë më
I fortë, ka qënë zbatuar tërësisht në Shqipëri nën sundimin e
Mehmetit I. Truhelka ka plotësisht të drejtë kur nënvizon
ngjashmërinë e situatave në Bosnje dje në Shqipëri. Në këto dy
vende islamizimi është bërë në të njëjtën mënyrë, në përputhje me
politikën e përgjithshme të Shtetit Osman. Në të dy rastet, hyrja e
aristokracisë locale në kuadrin e timarit Osman ka qënë shkaku
kryesor në përqafimin e islamizmit, dhe konvertimi në fenë islame
nuk ka qënë një kusht paraprak për të marrë një timar. Islamizimi ka
qënë zhvilluar vetvetiu dhe pa ndonjë shtrëngim, është zhvilluar si
një dukuri sociale. Sipas të dhënave të fletores, ka timarlinj që ruajnë
fenë e prindërve të tyre gjatë dy brezave, ashtu siç ka patur raste të
konvertimit në fenë islame në brezin e dytë. Të dhënat e nxjerra nga
fletorja tregojnë se familjet e krishtera me timare përqafuan fenë e
re, pa kurrëfarë shtrëngimi. Si u integruan në kuadër të shtetit
pushtues, ato u konvertuan në fenë islame si pasojë e një asimilimi të
ngadaltë kulturor dhe social. Aristokracia e vjetër indigjene u nda
kështu nga masa e atyre që I nënshroheshin taksës së Haraçit – për
të cilët haraçi ishte indifferent, me përjashtim të anës financiare –
për t’u bërë një ndër elementët përbërës në strukturën e shtetit. Ne
shikojmë tani këto familje të mëdha të konvertohen në fenë islame e
të vazhdojnë ekzistencën e tyre si familje spahinjsh osmanë. Pasi
hodhi rrënjë në Shqipëri në klasën e timarlinjve vëndas, islamizimi u
përhap patjetër gradualisht në popull.
Folëm për marrdhëniet e origjinës që ekzistonin midis timarlinje të
krishterë shqiptarë dhe feudalëve të hershëm vendas. A mund ta
përgjithësojmë këtë përfundim dhe të themi se ishte e njëjta gjë për
të gjitha për këto timare që iu dhanë më vonë të krishterëve pa
marrë parasysh origjinën e tyre?
Në përgjithësi, shteti Osman, duke u nisur sidomos nga interest e tij
financiare, është përpjekur ta ruajë klasën prodhuese si pagues
taksash (“haracgùzàr àyà”) dhe nuk lejoi kalimin e “re’àyà” në
klasëne ushtarakëve. Në të gjitha “Kanùnnàme”-të (kodet) gjejmë
dispozita strikte për të siguruar respektimin e këtij parimi themelor.
Vetëm se e dimë që në këtë klasë ushtarakësh nuk janë pranuar të
futen veçse ata që I përkisnin administratës së vjetër dhe ushtrisë së
vjetër, dhe kjo, me kusht që ata të mbeteshin besnikë të shtetit të ri.
A mund të themi se hyrja e “re’àyà”-ve në klasën e ushtarakëve ka që
e ndaluar krejt?
Ajo që thamë më sipër nuk duhet të na bëj të biem në gabim që të
besojmë që timaret ishin vetëm një e drejtë që u jepej familjeve të
spahinjve dhe se ,për pasojë, këto ishin një klasë e mbyllur. Në
përgjithësi, shteti u jepte, sipas disa rregullave, timare atyre që kishin
marrë pjesë në veprimet luftarake, në zona kufitare si “gònùllù”
(vulletare) dhe si “garip yidit” , në këtë mënyrë njerëz të origjinave të
ndryshme kishin mundësi të hynin në klasën e timarlinjve. Por ka
qënë sidomos sistemi I “gùlàm-ëve” ai që përbëntë burimin kryesor.
Në kohë kur është hartuar fletorja, një përqindje e madhe e
timarlinjve (20%) ishin të lidhur me faktin se ata ishin “gùlàm-i mir”,
d.m.th. skllevër ose krijesa të bejlerëve. Pjesa më e madhe e
kontigjentëve të këtyre skllevërve ishin padyshim shqiptarë, të zënë
rob, në qoftë se , marrim parasysh se një ndër fushat kryesore të
veprimit ishte atëherë Shqipëria.
Po kjo nuk do të thotë se u jepeshin timare “re’àyà”-ve të krishterë.
Fakti është se parimi në veprim këtu, parim sipas të cilit kërkohej që
të bëje pjesë në klasën e spahinjve, dhe jo më shumë, është zbatuar
njëlloj në të gjitha rastet. Këtu nuk e vëmë në dyshim marrjen e një
timari mbi bazën e lidhjeve familjare. Në të vërtetë, dhëndrit ose
bashkëshortit të ri të një gruaje të vet ë një spahiu, ose djalit të tij të
adoptuar u jepej mundësia të merrnin një timar. Madje duket po
ashtu se mjaftonte që të ishte I lidhur me një bej ose të ishte një
krijesë e tij. Vërejmë në këtë mënyrë se katër të krishterë të lidhur
me “silahdarba°i” Aleksi zotëronin një timar në destriktin e Beligradir
(Beratit). Kështu lidhjet e këtij lloji kanë qënë në bazë të akordimit të
timareve elementëve të krishterë. Ka mundësi që këto timare të ishin
pak të rëndësishme. Së fundi, shikojmë që mund të bëheshin
timarlinj të krishterë, që nuk kishin lidhje me këto familje të vjetra
feudale, por që kishin kryer funksione publike. Kështu Dimo, një
nënpunës që punonte si skrib, skribi Jorgji dhe të afërmit e tij kanë
marrë timare në këtë mënyrë. Këta përbëjnë padyshim një grup të
veçantë në klasën e timarlinjve. Veç asaj, shikojmë që një I krishterë
me emrin Janko, që kishte shërbyer si artilier në kështjellën e
Kaninës, të zotërojë një timar; me siguri ai e ka marrë këtë si
shpërblim për punën e tij në një shërbim special.
Për pasojë,mund të themi se timare nuk u jepeshin drejtpërdrejtë
“re’àyà” të krishterë shqiptarë. Megjithatë, ka pasur raste kur
“re’àyà” të krishterë janë ngarkuar drejtpërdrejtë me shërbime të
ushtrisë. Këta nuk janë timarlinj, por “mu’àf ve mùsellem” , d.m.th.
të krishterë që kanë qënë të përjashtuar nga disa taksa me diplomë
special të Sulltanit. Që në kohën e sundimit të Bajazitit I, ne gjejmë
në Shqipëri nga këta të krishterë të perjashtuar nga taksat. Sipas
fletores, në sanxhakun e Arvanidit kishte: 8 familje në Gjirokastër, 12
persona me familje të krishtere në distriktin (vilajetin) e Belgradit
(Beratit), 40 persona në Skrapar, 125 familje në Akçahisan që hynin
në këtë kategori. Këta janë të krishterë që I nënshtrohen haraçit: 1-
që kanë treguar në një mënyrë të veçantë besnikërinë e tyre ndaj
shtetit dhe që kanë qënë të ngarkuar me një shërbim të veçantë, 2-
që janë përjashtuar gjithsej ose pjesërisht nga taksat. Për këtë
sovrani ose bejlerbeu ose edhe beu I sanxhakut I ka dhënë një
“berat” ose “biti”. Disa prej tyre janë caktuar të vihen në shërbim të
rojeve të kështjellës. Regjistrat tregojnë qartë se këta “mu’àf ve
mùsellem” kanë qënë fillimisht “re’àyà” që I nënshtroheshin haraçit.
Ndërsa në fshatin Kokinolisar që varej nga Gjirokastra, 8 shtëpi, sipas
fletores, kanë qënë të spahinjve të hershëm të krishterë, të cilëve u
ishin konfiskuar timaret. Më vonë kur banorët e këtij distrikti ngritën
krye, këto familje I qëndruan besnike osmanëve, dhe kjo bëri që beu
I sanxhakut t’I përjshtonte ato nga “haraçi”. Këtu shikojmë që ata
përjashtohen nga taksat, pasi kishin humbur timaret e tyre dhe u
bënë “re’àyà”të thjeshtë. Ashtu si këta të fundit, të deklaruar “mu’àf
ve mùsellem”, dyzet të krishterë të Skraparit u përjashtuan nga
taksat për të njëjtën arsye. Në urdhëresat “bùkùm” për të krishterët
“mu’àf ve mùsellem”, dhe urdhërin e bejlerbeut ose beut të
sanxhakut (d.m.th. “biti”) shënohet se nga cilat taksa dhe në çfarë
kushtesh përjashtohen këta të fundit. P.sh. 12 “të pafe” u deklaruan
të çliruar nga taksat dhe kontributet e jashtzakonshme. Sipas
fermanit, kur njëri prej këtyre vdiste, përjashtimi nga taksat nuk
shtrihej në trashëgimtarët e tij, por çështja I përcillej Sulltanit. Përsa
u përkiste familjeve të çliruara nga taksat të Akçahisarit (Krujës), ato
nuk do të jenë të detyruar të paguajnë të dhjetën e prodhimit të
arave të tyre, të drejtat e fituara nga vreshtat dhe prodhimi I
zarzavateve; ato do t’I nënshtrohen vetëm haraçit.
Si detyrim për përjashtimin e tyre nga taksat, këta të krishterë duhet
të kryenin disa shërbime të karakterit ushtarak. 40 të krishterët e
Skraparit, të përjashtuar nga taksat janë ngarkuar të ruajnë
kështjellën, 125 familje të Akçahisarit të mbikqyrin kështjellën.
Vetëm për 12 të krishterët e distriktit të Belgradit (Beratit) nuk ka të
dhëna që të tregojnë se ato janë të detyruar të kryejnë ndonjë
shërbim.
Në saj të këtij sistemi, shteti siguronte një varg përfitimesh; para së
gjithash ai siguronte trupa që I nevojiteshin për ruajtjen e kështjellës
në këtë zonë me shumë rreziqe,, ç’ka I jepte mundësi të mos vinte në
veprim forcat e tij ushtarake. Ky system kishte njëkohësisht të mirën
që I lidhte këta të krishterë ngushtë me shtetin dhe të nxiste tek të
tjerët dëshirën për të fituar po atao liri. Ka shumë mundësi që këta të
krishterë të përjashtuar nga disa taksa kanë qënë shkak për
organizimin e martallozëve dhe të armatolëve. Dimë se martallozët
dhe armatolët janë ushtarë, shumica e të cilëve shërbenin si roje në
kështjella; këta janë të krishterë të përjashtuar krejt ose pjesërisht
nga taksat. Pozita e tyre ngjan krejt me atë të ushtarëve të krishterë,
të përjashtuar nga taksat e përmendura më lart “m’àf ve mùsellem”.
Sipas L.Barbar, trupat e martallozëve duhet të jenë krijuar më 1421
nga Murati II. Por nga sa u shpjegua më sipër del se parimi themelor I
kësaj organizate ka qënë në fuqi qysh në kohën e Bajazitit I (1389-
1402). Madje në përgjithësi shikojmë që në vitet e par ate osmanët
praktikën e përjashtimit të popullsive në n sundim kundrejt
shërbimeve publike çfarëdo. Ushtarët e perjashtuar nga taksat që
shohim në Shqipëri nuk janë gje tjetër veçse rrjedhojë e një parimi që
ka qënë në fuqi që në kohën e themelit të shtetit Osman, dhe që ka
qënë zbatuar në zona të reja, në përputhje me kushtet e reja. Trupat
e krishtera të quajtura martolloz, të cilat I shohim 1571 në kështjellat
gjatë bregdetit në Shqipëri, janë padyshim pasardhëse të atyre që u
përmëndën më lart, cilado qoftë origjina e këtij emir. Në shekullin e
XVI trupa të krishtera shqipëtare njihen me emrin armatol, të
ngarkuara të ruajnë në grupe kompakte shtigjet e rëndësishme
malore në Greqi. Evlija çelebi thotë se më 1670 kishte rojtarë të
krishterë të fortesave të çliruara nga taksat në fortesën e Elbasanit, si
dhe njëzet “protozeroi” mbi popullsinë e krishterë. Mund të themi
pra se pas periudhës që po studiojmë numri I ushtarëve të krishterë
të përjashtuar nga taksat u rrit në Shqipëri, në këtë vënd të varfër,
gati për të ngritur krye, për të krijuar një ndër elementët kryesorë të
organizimit të martollozëve dhe armatolëve. Fletorja tregon se në
këtë kohë (1431), në Shqipëri, kishte gjithashtu trupa të krishtera me
emrin “voynuk”. Sipas fletores ishin katër vëllezër “voynuk” dhe pesë
“yamak” (ndihmës) të familjarëve të tyre, në fshatin Kracicë të varur
nga Belgradi; një voynuk dhe pesë yamak, bijtë dhe familjarët e tyre,
në fshatin Visani, dhe një voynuk dhe tre yamak në distriktin Visaçko.
Tek osmanët, voynuk-ët u organizuan për herë të parë nën sundimin
e Muratit I nga bejlerbeu Timurtash. Organizimi I tyre, ashtu siç është
paraqitur në fletoren e regjistrimit dhe “Kanunnàmet” I ngjan shumë
atij të ushtarëve të përjashtuar nga taksat të rekrutuar midis
popullsisë turko-muslimane (“Yaya ve mùsellem”), struktura dhe
terminologjia e tyre janë të njëjta me këto të fundit. Nga kjo
pikpamje vlen të theksohet fakti që termi “yamak” I përdorur në
fletore , d.m.th. që prej 1431, u përdor po ashtu edhe në organizimin
e “yaya-ve” dhe “mùsellemë-ve”. Nga ana tjetër, ne dimë se
“voynuk” është emër I fisnikërisë së vogël serbë përpara ardhjes së
osmanëve në atë vend. Në të njëjtën kohë me këtë emër, emir
“bashtina” që u jepet pasurive të këtyre fisnikëve , vazhdon të
ekzistojë nën osmanët dhe tregon tokat e zotëruara nga “voynukët”.
Në çdo rast, osmanët, besnikë të mënyrës së tyre për t’u future
kudo, lanë në Shqipëri në vëndet e tyre voynukët e mbijetuar të
epokës serbe, por duke I përshtatur ata për organizimin e tyre
ushtarak. Këta janë ushtarakë të krishterë krahas timarlinjve të
krishterë në Shqipërinë osmane të shekullit të XV.
Në përfundim të këtij studimi mund të konstatojmë pikat e
mëposhtme:
1. Para së gjithash, duhet pranuar se shteti osman nuk përfaqësonte
një sovranitet fetar ose racial. Ishte një shtet dinastik që
përfaqësonte një autoritet qëndror.
2. Sundimi Osman në Shqipëri nuk u vendos si një invasion që hidhte
tej atë që ekzistonte më parë, por si një okupim që u pajtua me
klasat dhe institucionet që ekzistonin më parë
3. Sovraniteti dhe administrate osmane në Shqipëri, në realitet, u
vendosën atje nëpërmjet sistemit të timareve, që zuri vëndin e
regjimit të zotërve feudalë që I nënshtroheshin “haraçit”.
4. Timarlinjtë e krishterë janë product I këtyre rrethanave. Në këtë
mënyrë, aristokracia e vjetër vendase u përfshi në kuadrin e timarit,
për pasojë ajo u bë një shtresë e spahinjve timarlinj, por duke ruajtur
fenë e vet.
5. Megjithatë, regjimi Osman I timareve me kalimin e kohës solli në
Shqipëri një ndryshim të thellë e thelbësor të karakterit politik, social
e kulturor. Toka u bë pronë e paluajtshme e shtetit pushtues. Aty u
vendos një autoritet qëndror, feudalët e mëdhenj refraktarë u
eleminuan pas një lufte të gjatë; islamizimi u përhap aty ngadalë.
6. Nuk është e vërtetë që feudalët u lanë në tikat e tyre me kusht që
të mohonin fenë e tyre . përkundrazi, vetëm më bindje ata u
integruan në kuadrin e timarit, dhe kjo ka qënë arsyeja që islamizmi
mund të mbahej në këto anë.
7. Nga ana tjetër, sistemi I “gulàmëve” ka kontribuar shumë në
përfshirjen e vëndit në atdheun Osman.
8. Osmanët kanë përdorur edhe shtresën popullore të krishterë në
shërbim ushtarak. Vëtem se, në përshtatje me rregullat e
përgjithshme të sistemit të timareve, osmanët nuk pranuan ti fusnin
në klasën e spahinjve timarlinj, por u kufizuan t’i kënaqnin duke I
përjashtuar nga disa taksa dhe t’I bënin “mu’àf ve mùsellem”.
9. Voynukët, të mbijetuarit e kohës së vjetër, u integruan gjithashtu
në kuadrin ushtarak Osman.
Referenca
*Emeritus Prof. Halil Inalçik, lindur në Stamboll më 1916 është një
nga historianët më të mëdhenj turq. Aktualisht jep mësim në
Universitetin e Bilkent në Ankara, ku është htemeluar edhe një
institute në emrin e tij (HALIL INALCIK CENTER FOR OTTOMAN
STUDIES). Ka dhënë mësim në disa universitete të Turqisë dhe të
SHBA. Është autor i 7 librave dhe mbi 300 artikujve.1. Artikull I
botuar në revistën austriake “òsterreichischen staatsarchivs”, vol.4,
viti 1952, fq. 118-138.
2. Midis këtyre kronikave të hershme kohën e Muratit II, ajo që jep
një informacion kronologjik të saktë është padyshim, ajo e Oruçit
(Edition F.Babinger, Hannover 1925); në bibliotekën “Muradie” të
Manisë. Ekziston një ekzemplar i bukur i këtij dorëshkrimi. Ne kemi
ndërmend të botojmë së shpejti një “Manàkibnàme” që ka mbetur e
pa njohur deri më sot, i titulluar “Gazavàt-i Sultan bin Mehmed Han”.
(Shih Dil ve Tarih-Codrafya Fakùltesi Dergizi, VII (1949), nr.2)
3. Kjo fletore do të botohet së shpejti si botim i Shoqatës Turke të
Historisë. Lidhur me fletoret shih në përgjithësi òmer Lùtfi
Barkan,Tùrkiyede Imparatorluk devirlerinin nùfus ve arazi Tahrirleri
ve hakana mahsus defterler, Istambul Universitesi Iktisat Fakultesi
Mecmuasi C.II, sayi 1-2 (1941). Barkan ka hartuar në punimin e
rëndësishëm vijues, Kanunnamet që janë në krye të fletoreve të
regjistrimit, Kanunnamenë e çdo sanxhaku: XV ve XVI inei asirlarda
Osmanli Imparatorludunda Zirai Ekonominin hukuki ve mali esaslari,
Kanunlar, Insambul 1945. Po ashtu,Fekete Lajos, Az Esztergon
Sandszak 1570 Budapest 1943 – Shoqata Turke e Historisë ka marrë
përsipër të botojë një seri fletoresh nga më tipiket ndërmjet
fletoreve të regjistrimit.
4.Shih foton 1.
5.Në fletore osmanët e përdorin me të njëjtin kuptim “Arnavut-ili”
dhe “Arbanid sancadi”
6.disa të dhëna të fletores tregojnë se fletore të ngjashme janë bërë
për territoret e Yuvan-ili (Fletore e Arvanidit, fq.151b). Në këtë kohë
Yuvan-ili ishte territory i Ivan Kastriotit. Nuk ka dyshim se edhe në
këto treva kishte timarlinj të krishterë. Por e nuk I kemi fletoret
lidhur me këta të fundit.
7. “Kadim kirk elli yila denilmez, kadim oldur ki evveli kimesne
bilmiye” (Kanunnàme e Sùlejman, MilliTetebular Mecmuasi,
nr.1,fq.98)
8.Jorga. Gor, i, fq.261.
9.në marshimin në Bosnjë, feudali që zotëronte fortesën e Iskanderit
ishte vassal dhe taksapagues I Sulltanit (Nesri Cihannùmà,
dorëshkrim; Saddedin, Taç-ùt-tevarih,fq.109). Në këtë kohë Gjergj
Stazimiri, nip I Balshës II, sundonte në Shkodër (Gegaj, Abanie et
I’invasion torqueau XVe siècle, Paris 1937, fq.19). Diheshin rivalitetet
dhe zënkat e hershme të Balshajve me Banët e Bosnjës. Gjergj
Strazimiri kerkoi ndihmën e sulltanit për një sulm në Bosnjë; kjo
kërkesë u pranua dhe në vitin 788 të Hixhrit (1386) atij iu bashkua
Lala Shahin. (Ne°I, Saddedin, I njëjti paragraf).
10.Gegaj, fq.23. Nuk kemi gjetur të dhëna për këtë në burimet
osmane.
11. L.Chalconcondylae. Historiarum demonstrations, ed. E.Darko,
Budapest, 1923, T.II, fq.29.
12. Chalconcondylae, fq.27.
13.Gegaj, fq.11, 12, 14, 15, 20,etj.
14. Gjithsesi, nuk duhet dhënë një mendim kategorik për këtë. Ka
shumë mundësi që në vëndet e tjera ballkanike disa prej bojarëve
vëndas u otomanizuan dhe u asimiluan, duke hyrë në regjimin e
timarit.. Në fletoren e Serbisë, Bosnjës dhe Thrakës, gjejmë ushtarë
të krishterë që kanë timare.
15. “vile her ëaren sie geneigt, sich mit den Tùrken, die fast ùberall
ihre Verstecke Hatter, zu verstàndigen und so ëenigstens einen
Bruchteil ihres Besitzstandes und ihrer Geltung zu retten”.(Jorga,
GOR, fq.270).

More Related Content

What's hot

ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne viteelvakastrati
 
Historia e se Drejtes 6-1
Historia e se Drejtes 6-1Historia e se Drejtes 6-1
Historia e se Drejtes 6-1Ferdi Nuredini
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerMarjan DODAJ
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveShkollë
 
Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Ferdi Nuredini
 
Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Ferdi Nuredini
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romakeEGLI TAFA
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesJetmira Sula
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorAn An
 
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Marjan DODAJ
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Ferdi Nuredini
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Marjan DODAJ
 

What's hot (20)

Histori 6
Histori 6Histori 6
Histori 6
 
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
 
Historia e se Drejtes 6-1
Historia e se Drejtes 6-1Historia e se Drejtes 6-1
Historia e se Drejtes 6-1
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e Popujve
 
Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
 
Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romake
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i Romes
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
Roma e vjeter
Roma e vjeterRoma e vjeter
Roma e vjeter
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
 

Similar to Si u islamizuan shqiptaret?

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikSuzana Muja
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfMarjan DODAJ
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutLibra Islame
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 

Similar to Si u islamizuan shqiptaret? (20)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 

More from amarstafa

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimitamarstafa
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)amarstafa
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveamarstafa
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)amarstafa
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnoramarstafa
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islamamarstafa
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahutamarstafa
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.samarstafa
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islamamarstafa
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeamarstafa
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)amarstafa
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinamarstafa
 

More from amarstafa (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnor
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islam
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
 

Si u islamizuan shqiptaret?

  • 1. TIMARLINJTË E KRISHTERË NË SHQIPËRI NË SHEKULLIN E XV-TË (sipas një regjistri Osman të timarëve) Nga Halil Inalçik*. , botuar revista perpjekja Fatos Lubonjes Gjatë ekzistencës së saj për gjashtë shekuj,Perandoria Osmane ka lene me miliona dokumenta zyrtare ; një pjesë e madhe e tyre gjënden sot në Arkivat Kombëtare Turke Në varësi të Kryeministrisë (Babbakanlik Arpiv Umum Mùdùrlùdù).Aktualisht është duke u bërë klasifikimi I tyre. Dokumentat që I përkasin para shekullit XVI janë në numër të kufizuar, disa akte vakëfesh dhe “mùlkname” , si dhe dy ose tri fragmentesh fletoresh; ka pak mundësi, që pasi klasifikimi të përfundojë, numri I këtyre dokumentave të hershëm të shtohet në mënyrë të konsiderueshme. Ndërmjet këtyre të fundit, një fletore regjistri timaresh, që daton vitin 835 të Hixhrit (1431/1432) është tani për tani më I rëndësishmi dhe më I pasuri në përmbajtje. Rëndësia e kësaj fletore prej 15 fletësh, që ruhet në thesarin e perandorisë, duket e qartë pot ë kemi parasysh se vetë kronikat e kësaj periudhe janë hartuar me një vonesë të madhe përsa I perket fakteve që ato përmendin2. Kjo fletore është një burim me rëndësi të dorës së parë, jo vetëm përsa I përket çështjeve të administratës dhe për regjistrimin e timarit para 1453, por edhe për faktin se na
  • 2. ndihmon të mësojmë shumë çështje që kanë mbetur të panjohura në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Osmanët. Dispozitat që gjejmë aty lidhur me timarlinjtë e krishterë vlen gjithashtu t’u kushtohet vëmëndje. Në artikulin e tanishëm kemi për qëllim të sqarojmë këtë çështje të fundit3. Kjo fletore e hartuar, siç e theksuam, më 835 të Hixhrit me urdhër të Sulltan Murati II, nga Umer Bej, bir I Suraxha Pashait4, tregon timaret e Sanxhakut të Arvanid5, si dhe aktet e ndryshme zyrtare që kanë nxjerrë për këto timare deri më 859 H (1454/1455). Sipas kësaj fletoreje , Sanxhaku I Arvanidit përfshin në këtë datë të gjithë Shqipërinë jugperëndimore, nga Kruja (Akçahisar) deri në Filat. Qytetet e sotme të Tiranës,Elbasanit ,Beratit ,Gjirokastrës janë brënda të kufijve të tij. 6 Bartësit të timareve të Arvanidit janë shpërndarë në këtë zonë. Në kohën kur është hartuar fletorja (1431/1432) 56 dhe 335 timaret që ndodheshin në Sanxhak u përkisnin të krishterëve, pra në përpjestim me 16%. Veç asaj, për të plotësuar nevojat e tyre një mitropolit dhe tre peshkopë kishin marrë secili nga një timar. Në qoftë se këtij numri I shtojmë nga një timar (skllevër të bejlerëve) si dhe muslimanët e zhvendosur nga Anadolli. Timaret e krishtera ndaheshin si vijon: 17 në Belgrad (Berat), 11 në distiktin (vilajetin) e Pavlo Kurtikun (në jug të Tiranës), 7 në distriktin çartolos (krahinë midis Elbasanit, Beratit dhe Tomorricës), 7 në Akçahisar (Kruja), 5 në Iskrapar, 4 në Gjirokastër (Argirokastri), 4 në Kaninë, 3 në Këlcyrë, 3 në Tomorricë. Vetëm 24 timare nga ky numër nuk arrinin në 2000 aspra (mesatarja e timareve të sanxhakut). Po të shikojmë të gjitha timaret e tjera të përfshira në regjistër, mund të arrijmë në përfundimin se shkalla e të ardhurave në timaret e të krishtera është relativisht e lartë.
  • 3. Një numër I rëndësishëm , nëntëmbëdhjetë, I këtyre timareve të krishtera mban shënimin “ I vjetër” (“kadimi”), të shoqëruar nga disa raste nga shënimi: “ai e zotëron atë prej kohësh” ose është në zotërim të tij me berat të Sulltanit që nuk është në jetë. Në disa prej tyre gjejmë të thuhet se I ati I zotëruesit, e kishte patur po ashtu timarin në kohën e Sulltanit të vdekur. Duke qënë se fletorja është hartuar në kohën e Muratit II, nuk ka dyshim se “Sulltani I vdekur” nuk mund të jetë veçse Mehmeti I. Prej këtej rrjedh se origjina e një pjese të timareve të krishtera I përket padyshim kohës së Mehmetit I; por ka mundësi që ato timare që quhen “kadimi”7 të jenë edhe më të vjetra dhe të shkojnë në kohën e Yildirim Bajazit. Sepse ne dimë që në Shqipëri, bejlerë të Bajazitit si Jakup Pasha dhe Hoca Firuz Pasha patën deklaruar, sipas burimit tonë, se të pafetë (të krishterët) ishin përjashtuar nga pagimi I taksave dhe në vënd të kësaj ata I kishin ngarkuar të ruanin kështjellat, prej nga mund të arrijmë në përfundimin se, qysh prej kësaj kohe osmanët kishin filluar të organizonin pushtimin tyre në Shipëri. Këto shënime janë në përputhje me të dhënat e burimeve historike që u referohen pushtimeve të para osmane në Shqipëri. Është vështirë të pretendohet se pas betejës së Vjosës më 1385, administrate Osmane u vendos në Shqipëri. Por pas kësaj ndeshjeje, ku Balsha II gjeti vdekjen dhe ushtria e tij u shkatërrua, sundimtarët kryesorë shqiptarë duket se e njohën suzerenitetin e Sulltanit.8 Osmanët, besnikë të metodës së tyre të pushtimit, të cilët ato e zbatonin kudo gjetkë, u kënaqën edhe këtu me këtë sukses, si hap I parë. Sundimtarët e parë ruajnë pozitat e tyre, me kusht që të paguajnë haraçin,të dërgojnë fëmijër e tyre si peng në oborrin Osman dhe të vinin në dispozicion trupa ndihmëse. Në këtë mënyrë
  • 4. familjet më të njohura të vendit: Balshajt, Dukagjinët, Zakariajt, Muzakët, Zenebishët, Aranitët, Kastriotët e njohën Sulltanin Osman si suzerinin e tyre. Ne shikojmë se aty në vitin 1386, sundimtarët më të fuqishëm të Shqipërisë, Balshajt, pas disfatës së Vjosës njohin sovranitetin Osman dhe përpiqen ta përdorin këtë në grindjet e tyre me Banët e Bosnjës, rivalët e tyre të kahershëm9. Një tjetër e dhënë vlen të përmendet: sundimtari shqiptar Zaharia merr pjesë, si vassal në sulmin kundër Timurit.10 Megjithatë , “Uc Bejleri” komandantët e veprimeve luftarake) në Shkup dhe në Manastir kishin respect për këta sundimtar dhe përpiqeshin ta përgatisnin vendin për një pushtim të vërtetë. Për osmanët ky pushtim I vërtetë ishte baraz me vendosjen e regjimit të timareve në vend. Kështu shteti I vinte tokat realisht nën sundimin e tij dhe krijonte një klasë ushtarakësh pronarë tokash, të cilët ia detyronin të gjithë ekzistencën e tyre këtij shteti dhe formonin një rrjet qe shtriheshin deri në katundet më të largëta. Pasi vihej në zbatim ky system, vendi bëhej thjeshtë një territor Osman. Shihet si kjo fazë e pushtimit u realizua nën mbretërimin Yildirim Bajaziti, në çdo rast në vitin 1391, fillimisht përgjatë luginave të Shqipërisë Jugore, që mund të arriheshin më lehtë dhe ishin më të përshtatshme për t’u vendosur. Po t’i besohet një pasazhi interesant të Chalcocondylae 11, osmanët dëbuan në kohën e Bajazitit I nga rrethinat e Gjirokastrës sundimtarët që ishin vendosur aty dhe përvetësuan këto toka. Më tej kjo qytezë u bë qëndra e një fushate të rëndësishme në të cilën mbështetej sundimi Osman në Shqipëri dhe prej nga u nisën pushtimet e mëvonshme12. Megjithë shpërbërjen e shtetit dhe grindjet e brëndshme që plasin pas disfatës së Ankarasë (1402), bejlerët osmanë në krye të aksioneve vazhduan me vendosmëri sulmet në Shqipëri. Pushtime tkëtu u përshpejtuan nën sundimin e Mehmetit I .. Krahas këtyre fakteve hapësira e timareve zgjerohej po ashtu. Një numër I madh timaresh të krishtera,
  • 5. origjina e të cilave është e kohës së Mehmetit I, janë të kësaj periudhe. Shikojmë po ashtu turq të ikur nga Anadolli të vendosen në Shqipëri si timarlinj (përpjestimi I këtyre timarlinjve ishte 30%) Deri tani ne kemi vënë në dukje vetëm kohën e hyrjen së regjimit të timareve osmane në Shqipëri. Cila ishte origjina e këtyre timarlinjve të krishterë? Nuk është e vështirë t’I përgjigjemi kësaj pytjeje pot ë marrim parasysh metodat osmane të pushtimit, si dhe kushtet historike dhe gjeografike të Shqipërisë. Përsa I përket çështjes së hegjemonisë dhe sovraniteit, shteti Osman që prej lindjes së tij nuk e ka lidhur veprimin e tij me parime fetare, racore dhe juridike. Në fillim të veprimit të tij, atij I mjaton të realizojë kushtet thelbësore të sundimit. Në Shqipëri shikojmë po ashtu të zbatohet gjërësisht kjo politikë realiste, që ka ndihmuar aq shumë në themelimin e Perandorisë. Nga ana e tyre, kryezotërit feudalë, të hyrë në skenë përpara mbërritjes së osmanëve, përcaktuan me regjimin e tyre, situatën politike-shoqërore të Shqipërisë. Ata ishin në konflikt me njëri-tjetrin dhe, rivalë siç ishin, u ekspozoheshin ndikimeve që vinin nga jasht, sidomos pas shtypjes më 1385 të Balshajve, të cilët donin të vendosnin hegjemoninë e tyre mbi të tjerët (ka qënë pikërisht njëri prej këtyre që I ftoi më 1385 osmanët të hynin në vend). Kujdesi më I madh I këtyre fisnikëve ishte, para së gjithash, të ruanin të drejtat e tyre të vjetra feudale në këto toka, d.m.th. nuk donin të humbisnin të ardhurat e tyre. Nën tysninë e vazhdueshme të trupave turke, ato e kanë pasur me gjithë qejf mbrojtjen e tyre që u siguronte këto të drejta. Disa prej këtyre feudalëve kanë braktisur krejt pronat e tyre kundrejt një pagese të dhënë nga Republika venedikase, e cila
  • 6. synonte të shtinte në dorë portet më të rëndësishme të zonës, ose kundrejt tokave që mund të merrin nga Mbretëria e Napolit13. Kështu që për t’I nënshtuar mjaftonte që osmanët të ofronin po ato avantazhe. Madje disa rrethana të veçanta I detyronin osmanët të vepronin në këtë mënyrë. Shqipëria kishte në gjirin e saj fise të gatshme për kryengritje dhe grabitje, në këto vise malore me lugina e gryka të ngushta. Për më tepër,vendi kishte det dhe brigjet e Adriatikut u linin derën e hapur trazirave ose ndihmave që vinin nga Papa dhe shtetet italiane. Kjo gjëndje I shtynte padyshim osmanët të ndiqnin një politikë pajtimi. Madej zotërit feudalë shqiptar nuk kishin luftuar kundër osmanëve me radhët e bashkuara, siç kishin bërë bullgarët dhe serbët. Besohet se këto beteja u dhanë osmanëve rastin dhe mundësinë për të asgjësuar aristokracinë bullgare dhe serbe dhe për të përvetsuar pasuritë e tyre14, ndërsa në Shqipëri shteti Osman përballej me feudalë të një rëndësie minimale, të pavarur nga njëri-tjetri dhe të gatshëm për t’u marrë me të veç e veç. Në këto rrethana zgjidhja më praktike ishte që këtyre zotërve feudalë t’u jepej ajo që dëshironin, të lidheshin si timarlinj osmanë në krye të tokave që ata zotëronin prej kohësh15. Kur njihej sovraniteti I tij, shteti Osman nuk shikonte kurrfarë pengese që të pranonte këtë kompromis. Fakti që një numër I këtyre feudalëve ishin në pozitën e vasalit e lehtësonte asimilimin e tyre si spahinj timarlinj. Ka qënë, pra, e mjaftueshme që ata të cilësoheshin si “timar-eri” (timarlinj) në regjimin e bërë për timaret. Në këtë mënyrë, zotërit feudalë shqiptarë të krishterë bëheshin spahinj me timare osmane, duke ruajtur pasuritë dhe fenë e tyre. Në fletoren e regjistrimit që përmëndëm gjejmë të dhëna
  • 7. interesante që tregojnë se si zotër feudalë të krishterë në Shqipëri u futën në kuadrin e timareve osmane. Familja Pavlo Kurti tërheq një vëmëndje të veçantë. Së pari, shumë vite përpara 1431-it, një feudal I krishterë me emrin Pavlo Kurti zotëron një tokë të madhe në Sanxhakun e Arvanidit. Krahina ku ai gjëndej quhej district (vilajet) I Pavlo Kurtit, gjë që tregon se ky fisnik ka qënë në origjinë feudali vendas I krahinës. Sepse dimë që, në përgjithësi, osmanët u japing krahinave që njohin autoritetin e tyre emrin e feudalit vendas që I zotëronte ato në kohën e pushtimit dhe ai bëhej vasal I tyre. Pavlo Kurti, si komandant I spahijve të kësaj krahine, ka qënë dashur të quhet “subash” (nënprefekt) I “vilajetit” që mbante emrin e tij. Aty nga viti 1431, djali I tij Isa Bej I zuri vendin si subashi I distriktit të Pavlo Kurtit. Isa Bej kishte si timar 107 fshatra me 81.306 aspra (akçe). Ky timar i cili pas Isa beut iu dha një të quajturi Sinan bej, në Ramadan 841 (shkurt 1438), iu kthye në Shaban 848 (nëntor 1444) familjes Kurti, djalit të Isait, Hyseinit. Një djalë tjetër i Pavlo Kurtit, me emrin Mustafa, mori në Belgrad (Berat) një timar prej 9142 aspra. Ky është shëmbulli I një familjeje feudalësh të mëdhenj që hynë në kuadër të timareve osmane dhe që përqafuan islamizmin në brezin e dytë. Situate e familjes Karli (Ali, Andre, Muzhak), që zotëronte shumë timare në krahinën e Akçahisar është një shëmbull tjetër. Zotërit feudalë shqiptarë më të rëndësishëm patën marrë në fillim, sipas shëmbullit të distriktit të Pavlo Kurtit, krahinat që iu lanë në zotërim, si timar dhe në formën e një distrikti që mbante emrin e tyre. Kështu në fletoren për të cilën bëhej fjalë lexojmë emrat e vilajeteve të “Juvan”, “Zenebish”, “Balsha”, “Aranitid”, “Kondo Miho”, “Dhimitri Gionoma”, “Achtin”, si dhe atë të komunës (nahije) së “Bogdan Ripe”. Distrikti I Arianitid përbënte padyshin krahinën e familjes së famshme Arianitëve, ai I Juvanit ishte krahina e Yuvan (Gjon) Kastrioti, I famëmadhit Skëndërbej. Fletoria e Arvanidit tregon se këto krahina kishin po ashtu fletoren e tyre të regjistrimit të timareve hartuar nga skribët osmane. Pas vitit 1431, datë në të cilën
  • 8. u hartua fletoria e Avanidit, ndoshta si pasojë e vdekjes së Juvanit (1443), distrikti I Juvanit iu dha si timar djalit të tij të famshëm Iskënderbej. Gergi (Gergj) Araniti që trashëgoi vendin e babait të tij Aranit Komnen, shkoi në Oborrin e Sulltanit dhe ndoshta mosplotësimi I dëshirave të tij ka qënë shkaku që, kur ai u kthye në Shqipëri, ngriti flamurin e revoltës (1432). Ne dimë se më vonë,Ali bej, nipi I Aranitit, kishte më 912 H (1506/1507) një tokë të madhe prej 34.457 aspra me fshatra që vareshin nga Kanina, Delvina, Gjirokastra dhe Belgradi (Berati). Në distriktin e Ashtinit, Jakupi, I biri I Ashtinit kishte po ashtu një timar të madh. Së fundi, fakti që disa timarlinj të krishterë morën timare të rëndësishme shpjegohet se ata ishin që më parë zotër feudalë, pronarë të njohur të mëdhenj tokash. Për t’I future sidomos feudalët e mëdhenj në strukturën e vet, shteti Osman nuk e përdorte vetëm sistemin e timareve. Sistemi i “gulàmit” ka luajtur një rol të rëndësishëm . Dimë se në fillim të shekullit XV, feudalët shqiptarë më të rëndësishëm i dërgonin fëmijët ë tyre si peng në Oborrin e Sulltanit, ku ata rriteshin si osmanë të vërtetë. Atyre u jepeshin menjëhërë funksione të rëndësishme në ushtri dhe në administratën osmane. Jakup Bej, i biri i Teodor Muzakut, guvernator i Shqipërisë aty nga viti 1442 dhe një ndër komandantët më të shquar të mbretërimit të Muratit II, ishte njëri ndër ta. Djali i Gjin Zenebishit, të cilin ky e dërgoi në Oborrin Osman, u bë një bej osman me emrin Hamza. Një ndër bejlerët e forcave ushtarake të Muratit II, Izhak bej, guvernator në Shqipëri rridhte nga një familje shqiptare. Famëmadhi Skënderbej (Gjergj Kastrioti) ishte dërguar si peng në Oborr aty nga viti 1410. Ai i rritur në pallat, bashkë me nipin e tij Hamza bej, kryen funksione të larta në ushtrinë osmane. Këta bejlerë Jakup, Hamza, Izhak shërbyen po ashtu si guvernatorë osman në Shqipëri dhe kontribuan për përforcimin e sundimit osman në atdheun e tyre. Vlen të theksohet këtu fakti që të afërmit e krishterë të shqiptarëve në “saraj” morën
  • 9. timare. Për shembull, kur iu dha një timar Oliverit, nipit të Hamzait, “çakirçi ba°i” në Pallat, kjo lidhje familjare u vu në dukje veçanërisht. Maria, e ëma e “çanìgìr” Mustafa, mori një timar me berat të Muratit II. Jo vetëm të afërmit e krishterë të njerzve të Pallatit por edhe ata të bejlerëve, madje edhe të afërm të shqiptarëve që shërbenin si skribë kanë marrë timare, në sajë të këtyre lidhjeve familjare. Këta shqipëtarë që shërbenin në Oborr dhe në departamentet e shetit, pa dyshim nuk ishin të gjithë të lidhur me familjet e mëdha feudale. Fillimisht njerëz të bejlerëve, këta timarlinj përbënin një kategori të veçantë, që gëzonte tipare të tjera të sistemit të timareve. Në të vërtetë, sistemi i “gulàmeve” e osmanizonte aristokracinë shqiptare. Sa për sistemin e timareve, ai nuk e ndryshoi vetëm emrin të parëve të hershëm të vendit. Në fakt, në krahinat e pushtuara, timari sillte një revolucion të vërtetë politik e social. Siç është thënë më lartë, në lidhje me Gjirokastrën, në disa krahina feudalët u dëbuan nga tokat e tyre. Perandoria Osmane nuk pranonte në gjirin e saj veçse ata që dëshironin të ishin të lidhur me të. Ishte po ashtu e natyrshme që feudalët të cilët i nënshtroheshin shtetit osman dhe që merrnin prej tij një timar, të respektonin rregullat që diktonte timari dhe ndodhte që ata shpesh të mos ruanin veçse një pjesë të pronës së tyre të paluajtshme. Lidhur me regjimin e tokave para timarit osman, fletorja nuk jep asnjë informacion me rëndësi. Megjihtatë, mund të hamendësojmë me mjaft siguri se feudalët ishin pronarë tokash të trashëguara dhe se fshatarët u paguanin shuma të caktuara për të drejtën e shfrytëzimit të tokave. Nuk ishte e vështirë që kjo situatë të adoptohej me sistemin e timareve. Kur kalohej në situatën e re, ndryshonte vetëm kjo: shteti përvetësonte të drejtën themelore të pronësisë mbi tokat. Në këtë mënyrë këta feudalë, që i nënshtroheshin më parë suzerenitetit- me lidhje mjaft të brishta- të mbretërve të Napolit, nën shtetin osman binin në pozitën e ushtarëve dhe ishin të detyruar t’u bindeshin rregullave të sistemit të timareve në tokat që tani i kalonin në pronësi shtetit osman. Fisnikët
  • 10. e vegjël, interesat materiale të të cilëve ishin kështu të siguruara, nuk dilnin me humbje. Kurse feudalët e mëdhenj, padyshim, humbisnin shumë. Sulltani ishte në gjëndje ta ndryshonte situatën e tyre, të bënte timarlinj të tjerë në toka që nuk i kishin të tyret me trashëgimi. Feudalët e mëdhenj nuk mund të pajtoheshin gjithnjë me humbjen e të drejtave të tyre dhe për këtë arsye ngrinin krye kundër Perandorisë. Kryengritjet e pareshtura këtyre feudalëve të medhenj, që e gjakosën Shqipërinë gjatë shekullit XV,mund të shpjegohen,në fund të fundit, me faktin se qeveria e centralizuar e vendosur në vend nuk pajtohej me sistemin e mëparshëm feudal. Kryengritjet e Arianitëve dhe ajo e Skënderbeut kanë qënë pasojë e këtij tensioni. Osmanët, që pas shumë përgjakjesh i shtypën këto kryengritje, kanë qënë të detyruar të vepronin kështu për të eleminuar feudalët e mëdhenj që nuk donin t’i përshtateshin regjimit të ri, dhe të pranonin me të mirë sistemin e timareve. Në kryengritjen e Aranitit dhe të Skëndërbeut shohim që kanë marrë pjesë feudalët e mëdhenj, kurse familjet e spahinjve të krishterë, që kishin timare të vogla, duket se nuk kanë marrë pjesë sepse gati të gjithë kanë mbrojtur tokën e vet. Madje shohim se i famshmi “Uc Bej” (beu i fshatrave) Turahan Bej, i cili shtypi kryengritjen e madhe të nxitur nga Araniti (1432), i ka dhuruar një të quajuri Andronikos një fshat, për besnikërinë që tregoi gjatë kryengritjes. Pretendohej se disa timarlinj të krishterë kishin marrë pjesë në veprimet kundër shtetit, por kur u provua se kjo nuk ishte e vërtetë, atyre iu rikthyen timaret. Ndër këto, gjysma e timarit të Pavlit i qe dhënë më parë një muslimani nga Turhan Bej. Më vonë në maj 1449, beu i sanxhakut ia mori gjysmën tjetër duke thënë se ai ishte bashkuar me kryengritjen. Por dy vjet më vonë, timari iu kthye përsëri Pavlit. Kur u bë e ditur se katër timarlinj të krishterë kishin ikur në Aranitid, timari ityre iu dha një muslimani. Por kur doli se kjo nuk sihte e vërtetë timari iu rikthye atyre që e kishin (1454). Veç asaj, ka një numër timaresh të krishtera për të cilat nuk ka të dhëna të mëvonshme. Situata e këtyre timareve
  • 11. “meukuf” (të bllokuara) është e dyshimtë. A ishin këto të fundit më parë në zotërim të spahinjve të krishterë që kishin ngritur krye? Ne fletoren nuk ka asgjë që ta sqarojë këtë çështje. Feudalët e mëdhenj të hedhur në kryengritje mbështeteshin nga banorët e fiseve malore. Në fletore shikojmë të përmënden disa fshatra të maleve që ngritën krye dhe vranë ose i dëbuan spahinjtë e tyre. Gjithsesi është e sigurtë se shumica e timarlinjve i kanë ruajtur timaret e tyre. Në Shqipëri, turqit nuk kanë ndjekur kurrë një politikë islamizimi dhe nuk janë bazuar kurrë në dallime fetare gjatë zbatimit të rregullave të timarit. Kjo shihej si në timaret e mëdha gjatë sundimit të Mehmetit I, ashtu edhe në ato të kohës së Muratit II dhe Mehmetit II, i mbiquajtur “Pushtuesi”. Edhe nën Mehmetin II, ka timare që i janë dhënë të krishterëve. Timari I një të krishteri mund t’I jepej një muslimani dhe anasjelltas, timari I një muslimani mund t’I jepej një të krishteri. Shëmbulli që vijon është veçanërisht interesant. Në dilstriktin e Belgradit (sot Berat) një timar I dhënë nën Mehmetin I një mitropoliti, iu dha nën Muratin II, imamit të kështjellës, më vonë iu mor përsëri këtij të fundit dhe iudha me berat (vendim) Sulltani një tjetri me emrin Angelos. Shikojmë, pra, që një timar, që I jepej një fetari musliman, I jepet një të krishteri. Shikojmë po ashti timare që zotëroheshin bashkarisht nga një musliman dhe një I krishterë. Madje të krishterët, në shumë raste, kishin lidhje familjare me muslimanët. Ka shumë timarlinj që një djalë e kanë të krishterë e tjetrin musliman. Natyrisht, ata jerojnë të gjithë në paqe dhe mirëkuptim. Lidhur me këtë nuk mund të mos përmëndet regjimi që do të zbatohet, një gjysëm shekulli më vonë, për feudalët e Bosnjës. C.Truhelka, që eka sqaruar këtë çështje, duke u bazuar në dokumentat e Raguzës, thotë: “Ajo që thuhet se gjoja bogomilët e përqafuan në masë islamizmin nuk është veçse një legjendë. Nuk ka asnjë rast konkret në histori që të konvertimin e detyruar në fenë islame. Turqit kanë konfirmuar pa asnjë hezitim të drejtat e fisnikërisë që gjetën aty, dhe I lanë këta fisnikë si trashëgimtarë të
  • 12. pasurive të tyre; për këtë ata nuk shikonin nëse këta fisnikë kishin përqafuar fenë islame apo I kishin qëndruar besnikë fesë së tyre. Kjo politikë pajtuese, që është e kohës kur shteti Osman ishte shumë më I fortë, ka qënë zbatuar tërësisht në Shqipëri nën sundimin e Mehmetit I. Truhelka ka plotësisht të drejtë kur nënvizon ngjashmërinë e situatave në Bosnje dje në Shqipëri. Në këto dy vende islamizimi është bërë në të njëjtën mënyrë, në përputhje me politikën e përgjithshme të Shtetit Osman. Në të dy rastet, hyrja e aristokracisë locale në kuadrin e timarit Osman ka qënë shkaku kryesor në përqafimin e islamizmit, dhe konvertimi në fenë islame nuk ka qënë një kusht paraprak për të marrë një timar. Islamizimi ka qënë zhvilluar vetvetiu dhe pa ndonjë shtrëngim, është zhvilluar si një dukuri sociale. Sipas të dhënave të fletores, ka timarlinj që ruajnë fenë e prindërve të tyre gjatë dy brezave, ashtu siç ka patur raste të konvertimit në fenë islame në brezin e dytë. Të dhënat e nxjerra nga fletorja tregojnë se familjet e krishtera me timare përqafuan fenë e re, pa kurrëfarë shtrëngimi. Si u integruan në kuadër të shtetit pushtues, ato u konvertuan në fenë islame si pasojë e një asimilimi të ngadaltë kulturor dhe social. Aristokracia e vjetër indigjene u nda kështu nga masa e atyre që I nënshroheshin taksës së Haraçit – për të cilët haraçi ishte indifferent, me përjashtim të anës financiare – për t’u bërë një ndër elementët përbërës në strukturën e shtetit. Ne shikojmë tani këto familje të mëdha të konvertohen në fenë islame e të vazhdojnë ekzistencën e tyre si familje spahinjsh osmanë. Pasi hodhi rrënjë në Shqipëri në klasën e timarlinjve vëndas, islamizimi u përhap patjetër gradualisht në popull.
  • 13. Folëm për marrdhëniet e origjinës që ekzistonin midis timarlinje të krishterë shqiptarë dhe feudalëve të hershëm vendas. A mund ta përgjithësojmë këtë përfundim dhe të themi se ishte e njëjta gjë për të gjitha për këto timare që iu dhanë më vonë të krishterëve pa marrë parasysh origjinën e tyre? Në përgjithësi, shteti Osman, duke u nisur sidomos nga interest e tij financiare, është përpjekur ta ruajë klasën prodhuese si pagues taksash (“haracgùzàr àyà”) dhe nuk lejoi kalimin e “re’àyà” në klasëne ushtarakëve. Në të gjitha “Kanùnnàme”-të (kodet) gjejmë dispozita strikte për të siguruar respektimin e këtij parimi themelor. Vetëm se e dimë që në këtë klasë ushtarakësh nuk janë pranuar të futen veçse ata që I përkisnin administratës së vjetër dhe ushtrisë së vjetër, dhe kjo, me kusht që ata të mbeteshin besnikë të shtetit të ri. A mund të themi se hyrja e “re’àyà”-ve në klasën e ushtarakëve ka që e ndaluar krejt? Ajo që thamë më sipër nuk duhet të na bëj të biem në gabim që të besojmë që timaret ishin vetëm një e drejtë që u jepej familjeve të spahinjve dhe se ,për pasojë, këto ishin një klasë e mbyllur. Në përgjithësi, shteti u jepte, sipas disa rregullave, timare atyre që kishin marrë pjesë në veprimet luftarake, në zona kufitare si “gònùllù” (vulletare) dhe si “garip yidit” , në këtë mënyrë njerëz të origjinave të ndryshme kishin mundësi të hynin në klasën e timarlinjve. Por ka qënë sidomos sistemi I “gùlàm-ëve” ai që përbëntë burimin kryesor. Në kohë kur është hartuar fletorja, një përqindje e madhe e timarlinjve (20%) ishin të lidhur me faktin se ata ishin “gùlàm-i mir”, d.m.th. skllevër ose krijesa të bejlerëve. Pjesa më e madhe e kontigjentëve të këtyre skllevërve ishin padyshim shqiptarë, të zënë rob, në qoftë se , marrim parasysh se një ndër fushat kryesore të veprimit ishte atëherë Shqipëria. Po kjo nuk do të thotë se u jepeshin timare “re’àyà”-ve të krishterë.
  • 14. Fakti është se parimi në veprim këtu, parim sipas të cilit kërkohej që të bëje pjesë në klasën e spahinjve, dhe jo më shumë, është zbatuar njëlloj në të gjitha rastet. Këtu nuk e vëmë në dyshim marrjen e një timari mbi bazën e lidhjeve familjare. Në të vërtetë, dhëndrit ose bashkëshortit të ri të një gruaje të vet ë një spahiu, ose djalit të tij të adoptuar u jepej mundësia të merrnin një timar. Madje duket po ashtu se mjaftonte që të ishte I lidhur me një bej ose të ishte një krijesë e tij. Vërejmë në këtë mënyrë se katër të krishterë të lidhur me “silahdarba°i” Aleksi zotëronin një timar në destriktin e Beligradir (Beratit). Kështu lidhjet e këtij lloji kanë qënë në bazë të akordimit të timareve elementëve të krishterë. Ka mundësi që këto timare të ishin pak të rëndësishme. Së fundi, shikojmë që mund të bëheshin timarlinj të krishterë, që nuk kishin lidhje me këto familje të vjetra feudale, por që kishin kryer funksione publike. Kështu Dimo, një nënpunës që punonte si skrib, skribi Jorgji dhe të afërmit e tij kanë marrë timare në këtë mënyrë. Këta përbëjnë padyshim një grup të veçantë në klasën e timarlinjve. Veç asaj, shikojmë që një I krishterë me emrin Janko, që kishte shërbyer si artilier në kështjellën e Kaninës, të zotërojë një timar; me siguri ai e ka marrë këtë si shpërblim për punën e tij në një shërbim special. Për pasojë,mund të themi se timare nuk u jepeshin drejtpërdrejtë “re’àyà” të krishterë shqiptarë. Megjithatë, ka pasur raste kur “re’àyà” të krishterë janë ngarkuar drejtpërdrejtë me shërbime të ushtrisë. Këta nuk janë timarlinj, por “mu’àf ve mùsellem” , d.m.th. të krishterë që kanë qënë të përjashtuar nga disa taksa me diplomë special të Sulltanit. Që në kohën e sundimit të Bajazitit I, ne gjejmë në Shqipëri nga këta të krishterë të perjashtuar nga taksat. Sipas fletores, në sanxhakun e Arvanidit kishte: 8 familje në Gjirokastër, 12 persona me familje të krishtere në distriktin (vilajetin) e Belgradit (Beratit), 40 persona në Skrapar, 125 familje në Akçahisan që hynin në këtë kategori. Këta janë të krishterë që I nënshtrohen haraçit: 1- që kanë treguar në një mënyrë të veçantë besnikërinë e tyre ndaj
  • 15. shtetit dhe që kanë qënë të ngarkuar me një shërbim të veçantë, 2- që janë përjashtuar gjithsej ose pjesërisht nga taksat. Për këtë sovrani ose bejlerbeu ose edhe beu I sanxhakut I ka dhënë një “berat” ose “biti”. Disa prej tyre janë caktuar të vihen në shërbim të rojeve të kështjellës. Regjistrat tregojnë qartë se këta “mu’àf ve mùsellem” kanë qënë fillimisht “re’àyà” që I nënshtroheshin haraçit. Ndërsa në fshatin Kokinolisar që varej nga Gjirokastra, 8 shtëpi, sipas fletores, kanë qënë të spahinjve të hershëm të krishterë, të cilëve u ishin konfiskuar timaret. Më vonë kur banorët e këtij distrikti ngritën krye, këto familje I qëndruan besnike osmanëve, dhe kjo bëri që beu I sanxhakut t’I përjshtonte ato nga “haraçi”. Këtu shikojmë që ata përjashtohen nga taksat, pasi kishin humbur timaret e tyre dhe u bënë “re’àyà”të thjeshtë. Ashtu si këta të fundit, të deklaruar “mu’àf ve mùsellem”, dyzet të krishterë të Skraparit u përjashtuan nga taksat për të njëjtën arsye. Në urdhëresat “bùkùm” për të krishterët “mu’àf ve mùsellem”, dhe urdhërin e bejlerbeut ose beut të sanxhakut (d.m.th. “biti”) shënohet se nga cilat taksa dhe në çfarë kushtesh përjashtohen këta të fundit. P.sh. 12 “të pafe” u deklaruan të çliruar nga taksat dhe kontributet e jashtzakonshme. Sipas fermanit, kur njëri prej këtyre vdiste, përjashtimi nga taksat nuk shtrihej në trashëgimtarët e tij, por çështja I përcillej Sulltanit. Përsa u përkiste familjeve të çliruara nga taksat të Akçahisarit (Krujës), ato nuk do të jenë të detyruar të paguajnë të dhjetën e prodhimit të arave të tyre, të drejtat e fituara nga vreshtat dhe prodhimi I zarzavateve; ato do t’I nënshtrohen vetëm haraçit. Si detyrim për përjashtimin e tyre nga taksat, këta të krishterë duhet të kryenin disa shërbime të karakterit ushtarak. 40 të krishterët e Skraparit, të përjashtuar nga taksat janë ngarkuar të ruajnë kështjellën, 125 familje të Akçahisarit të mbikqyrin kështjellën. Vetëm për 12 të krishterët e distriktit të Belgradit (Beratit) nuk ka të dhëna që të tregojnë se ato janë të detyruar të kryejnë ndonjë shërbim.
  • 16. Në saj të këtij sistemi, shteti siguronte një varg përfitimesh; para së gjithash ai siguronte trupa që I nevojiteshin për ruajtjen e kështjellës në këtë zonë me shumë rreziqe,, ç’ka I jepte mundësi të mos vinte në veprim forcat e tij ushtarake. Ky system kishte njëkohësisht të mirën që I lidhte këta të krishterë ngushtë me shtetin dhe të nxiste tek të tjerët dëshirën për të fituar po atao liri. Ka shumë mundësi që këta të krishterë të përjashtuar nga disa taksa kanë qënë shkak për organizimin e martallozëve dhe të armatolëve. Dimë se martallozët dhe armatolët janë ushtarë, shumica e të cilëve shërbenin si roje në kështjella; këta janë të krishterë të përjashtuar krejt ose pjesërisht nga taksat. Pozita e tyre ngjan krejt me atë të ushtarëve të krishterë, të përjashtuar nga taksat e përmendura më lart “m’àf ve mùsellem”. Sipas L.Barbar, trupat e martallozëve duhet të jenë krijuar më 1421 nga Murati II. Por nga sa u shpjegua më sipër del se parimi themelor I kësaj organizate ka qënë në fuqi qysh në kohën e Bajazitit I (1389- 1402). Madje në përgjithësi shikojmë që në vitet e par ate osmanët praktikën e përjashtimit të popullsive në n sundim kundrejt shërbimeve publike çfarëdo. Ushtarët e perjashtuar nga taksat që shohim në Shqipëri nuk janë gje tjetër veçse rrjedhojë e një parimi që ka qënë në fuqi që në kohën e themelit të shtetit Osman, dhe që ka qënë zbatuar në zona të reja, në përputhje me kushtet e reja. Trupat e krishtera të quajtura martolloz, të cilat I shohim 1571 në kështjellat gjatë bregdetit në Shqipëri, janë padyshim pasardhëse të atyre që u përmëndën më lart, cilado qoftë origjina e këtij emir. Në shekullin e XVI trupa të krishtera shqipëtare njihen me emrin armatol, të ngarkuara të ruajnë në grupe kompakte shtigjet e rëndësishme malore në Greqi. Evlija çelebi thotë se më 1670 kishte rojtarë të krishterë të fortesave të çliruara nga taksat në fortesën e Elbasanit, si dhe njëzet “protozeroi” mbi popullsinë e krishterë. Mund të themi pra se pas periudhës që po studiojmë numri I ushtarëve të krishterë të përjashtuar nga taksat u rrit në Shqipëri, në këtë vënd të varfër,
  • 17. gati për të ngritur krye, për të krijuar një ndër elementët kryesorë të organizimit të martollozëve dhe armatolëve. Fletorja tregon se në këtë kohë (1431), në Shqipëri, kishte gjithashtu trupa të krishtera me emrin “voynuk”. Sipas fletores ishin katër vëllezër “voynuk” dhe pesë “yamak” (ndihmës) të familjarëve të tyre, në fshatin Kracicë të varur nga Belgradi; një voynuk dhe pesë yamak, bijtë dhe familjarët e tyre, në fshatin Visani, dhe një voynuk dhe tre yamak në distriktin Visaçko. Tek osmanët, voynuk-ët u organizuan për herë të parë nën sundimin e Muratit I nga bejlerbeu Timurtash. Organizimi I tyre, ashtu siç është paraqitur në fletoren e regjistrimit dhe “Kanunnàmet” I ngjan shumë atij të ushtarëve të përjashtuar nga taksat të rekrutuar midis popullsisë turko-muslimane (“Yaya ve mùsellem”), struktura dhe terminologjia e tyre janë të njëjta me këto të fundit. Nga kjo pikpamje vlen të theksohet fakti që termi “yamak” I përdorur në fletore , d.m.th. që prej 1431, u përdor po ashtu edhe në organizimin e “yaya-ve” dhe “mùsellemë-ve”. Nga ana tjetër, ne dimë se “voynuk” është emër I fisnikërisë së vogël serbë përpara ardhjes së osmanëve në atë vend. Në të njëjtën kohë me këtë emër, emir “bashtina” që u jepet pasurive të këtyre fisnikëve , vazhdon të ekzistojë nën osmanët dhe tregon tokat e zotëruara nga “voynukët”. Në çdo rast, osmanët, besnikë të mënyrës së tyre për t’u future kudo, lanë në Shqipëri në vëndet e tyre voynukët e mbijetuar të epokës serbe, por duke I përshtatur ata për organizimin e tyre ushtarak. Këta janë ushtarakë të krishterë krahas timarlinjve të krishterë në Shqipërinë osmane të shekullit të XV. Në përfundim të këtij studimi mund të konstatojmë pikat e mëposhtme: 1. Para së gjithash, duhet pranuar se shteti osman nuk përfaqësonte një sovranitet fetar ose racial. Ishte një shtet dinastik që përfaqësonte një autoritet qëndror.
  • 18. 2. Sundimi Osman në Shqipëri nuk u vendos si një invasion që hidhte tej atë që ekzistonte më parë, por si një okupim që u pajtua me klasat dhe institucionet që ekzistonin më parë 3. Sovraniteti dhe administrate osmane në Shqipëri, në realitet, u vendosën atje nëpërmjet sistemit të timareve, që zuri vëndin e regjimit të zotërve feudalë që I nënshtroheshin “haraçit”. 4. Timarlinjtë e krishterë janë product I këtyre rrethanave. Në këtë mënyrë, aristokracia e vjetër vendase u përfshi në kuadrin e timarit, për pasojë ajo u bë një shtresë e spahinjve timarlinj, por duke ruajtur fenë e vet. 5. Megjithatë, regjimi Osman I timareve me kalimin e kohës solli në Shqipëri një ndryshim të thellë e thelbësor të karakterit politik, social e kulturor. Toka u bë pronë e paluajtshme e shtetit pushtues. Aty u vendos një autoritet qëndror, feudalët e mëdhenj refraktarë u eleminuan pas një lufte të gjatë; islamizimi u përhap aty ngadalë. 6. Nuk është e vërtetë që feudalët u lanë në tikat e tyre me kusht që të mohonin fenë e tyre . përkundrazi, vetëm më bindje ata u integruan në kuadrin e timarit, dhe kjo ka qënë arsyeja që islamizmi mund të mbahej në këto anë. 7. Nga ana tjetër, sistemi I “gulàmëve” ka kontribuar shumë në përfshirjen e vëndit në atdheun Osman. 8. Osmanët kanë përdorur edhe shtresën popullore të krishterë në shërbim ushtarak. Vëtem se, në përshtatje me rregullat e përgjithshme të sistemit të timareve, osmanët nuk pranuan ti fusnin në klasën e spahinjve timarlinj, por u kufizuan t’i kënaqnin duke I përjashtuar nga disa taksa dhe t’I bënin “mu’àf ve mùsellem”.
  • 19. 9. Voynukët, të mbijetuarit e kohës së vjetër, u integruan gjithashtu në kuadrin ushtarak Osman. Referenca *Emeritus Prof. Halil Inalçik, lindur në Stamboll më 1916 është një nga historianët më të mëdhenj turq. Aktualisht jep mësim në Universitetin e Bilkent në Ankara, ku është htemeluar edhe një institute në emrin e tij (HALIL INALCIK CENTER FOR OTTOMAN STUDIES). Ka dhënë mësim në disa universitete të Turqisë dhe të SHBA. Është autor i 7 librave dhe mbi 300 artikujve.1. Artikull I botuar në revistën austriake “òsterreichischen staatsarchivs”, vol.4, viti 1952, fq. 118-138. 2. Midis këtyre kronikave të hershme kohën e Muratit II, ajo që jep një informacion kronologjik të saktë është padyshim, ajo e Oruçit (Edition F.Babinger, Hannover 1925); në bibliotekën “Muradie” të Manisë. Ekziston një ekzemplar i bukur i këtij dorëshkrimi. Ne kemi ndërmend të botojmë së shpejti një “Manàkibnàme” që ka mbetur e pa njohur deri më sot, i titulluar “Gazavàt-i Sultan bin Mehmed Han”. (Shih Dil ve Tarih-Codrafya Fakùltesi Dergizi, VII (1949), nr.2) 3. Kjo fletore do të botohet së shpejti si botim i Shoqatës Turke të Historisë. Lidhur me fletoret shih në përgjithësi òmer Lùtfi Barkan,Tùrkiyede Imparatorluk devirlerinin nùfus ve arazi Tahrirleri ve hakana mahsus defterler, Istambul Universitesi Iktisat Fakultesi
  • 20. Mecmuasi C.II, sayi 1-2 (1941). Barkan ka hartuar në punimin e rëndësishëm vijues, Kanunnamet që janë në krye të fletoreve të regjistrimit, Kanunnamenë e çdo sanxhaku: XV ve XVI inei asirlarda Osmanli Imparatorludunda Zirai Ekonominin hukuki ve mali esaslari, Kanunlar, Insambul 1945. Po ashtu,Fekete Lajos, Az Esztergon Sandszak 1570 Budapest 1943 – Shoqata Turke e Historisë ka marrë përsipër të botojë një seri fletoresh nga më tipiket ndërmjet fletoreve të regjistrimit. 4.Shih foton 1. 5.Në fletore osmanët e përdorin me të njëjtin kuptim “Arnavut-ili” dhe “Arbanid sancadi” 6.disa të dhëna të fletores tregojnë se fletore të ngjashme janë bërë për territoret e Yuvan-ili (Fletore e Arvanidit, fq.151b). Në këtë kohë Yuvan-ili ishte territory i Ivan Kastriotit. Nuk ka dyshim se edhe në këto treva kishte timarlinj të krishterë. Por e nuk I kemi fletoret lidhur me këta të fundit. 7. “Kadim kirk elli yila denilmez, kadim oldur ki evveli kimesne bilmiye” (Kanunnàme e Sùlejman, MilliTetebular Mecmuasi, nr.1,fq.98) 8.Jorga. Gor, i, fq.261. 9.në marshimin në Bosnjë, feudali që zotëronte fortesën e Iskanderit ishte vassal dhe taksapagues I Sulltanit (Nesri Cihannùmà, dorëshkrim; Saddedin, Taç-ùt-tevarih,fq.109). Në këtë kohë Gjergj
  • 21. Stazimiri, nip I Balshës II, sundonte në Shkodër (Gegaj, Abanie et I’invasion torqueau XVe siècle, Paris 1937, fq.19). Diheshin rivalitetet dhe zënkat e hershme të Balshajve me Banët e Bosnjës. Gjergj Strazimiri kerkoi ndihmën e sulltanit për një sulm në Bosnjë; kjo kërkesë u pranua dhe në vitin 788 të Hixhrit (1386) atij iu bashkua Lala Shahin. (Ne°I, Saddedin, I njëjti paragraf). 10.Gegaj, fq.23. Nuk kemi gjetur të dhëna për këtë në burimet osmane. 11. L.Chalconcondylae. Historiarum demonstrations, ed. E.Darko, Budapest, 1923, T.II, fq.29. 12. Chalconcondylae, fq.27. 13.Gegaj, fq.11, 12, 14, 15, 20,etj. 14. Gjithsesi, nuk duhet dhënë një mendim kategorik për këtë. Ka shumë mundësi që në vëndet e tjera ballkanike disa prej bojarëve vëndas u otomanizuan dhe u asimiluan, duke hyrë në regjimin e timarit.. Në fletoren e Serbisë, Bosnjës dhe Thrakës, gjejmë ushtarë të krishterë që kanë timare. 15. “vile her ëaren sie geneigt, sich mit den Tùrken, die fast ùberall ihre Verstecke Hatter, zu verstàndigen und so ëenigstens einen Bruchteil ihres Besitzstandes und ihrer Geltung zu retten”.(Jorga, GOR, fq.270).