SlideShare a Scribd company logo

Projekt kurikular lendor

An An
An An
1 of 41
Download to read offline
Projekt kurikular lendor




PUNUAN : ANISA RAMADANI &ORJEL KIKA
             KLASA : 12-2
 Lenda :
      Historia e shqiptareve 12.



 Tema : Figura e Gjergj Kastriot
               Skenderbeut.



 Qellimi :
   Te realizojme nje projekt teorik-praktik
   qe te informoje bashkemoshataret dhe
   publikun mbi rendesine e Skenderbeut.
Objektivat :                     Nentemat :



• -Te realizohet nje         Rinia e Skenderbeut.
  projekt individual ose     Shteti Shqiptar nen
  ne grup dhe te              udheheqjen e
  mblidhen informacione       Skenderbeut.
  per jeten e tij si         Funksioni qe
  ushtarak dhe                ushtronte
  udheheqes shteti.           Skenderbeu si
• -Te vleresoje figuren e     ushtarak.
  Skenderbeut ne             Rendesia dhe
  rrafshin shqiptar dhe       vleresimi I figures se
  ate nderkombetar.           Skenderbeut.
PJESË NGA FJALA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT MË
  28 NENTOR 1443, MBAJTUR PARA BANORËVE TË KRUJËS



           “...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu!
              Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo
              dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të
              gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë,
              sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret
              etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin
              zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua
              solla unë, por ju gjeta të armatosur!Lirinë e
              pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në
              shpatat e në ushtat”.


Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Rinia e Skenderbeut .
 Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405.
  Ishte fëmija i parafundit në familjen me
  shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës.
  Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e
  Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet
  shkatërrimtare të pushtimeve osmane.
  Dokumentet tregojnë se në vitin 1409
  Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u
  dorëzonte peng osmanëve një nga
  djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më
  pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u
  dorëzua si peng rreth moshës
  nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan
  Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte
  në kufi me zotërimet e Kastriotëve.


 Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!

                                             Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth
                                             moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga
                                             njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më
                                             të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e
                                             vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime
                                             më të rëndësishme për njohjen e historisë së
                                             Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin
                                             Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në
                                             jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të
                                             hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit,
                                             tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u
                                             edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë
                                             njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj,
                                             bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I.
                                             Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili,
                                             shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik
                                             pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.



Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Ad

Recommended

Planifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetencaPlanifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetencaValbona Imeraj
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatKurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatValbona Imeraj
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Valbona Imeraj
 
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madhMaqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madhgenitaboja
 

More Related Content

What's hot

Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritValbona Imeraj
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Luljeta
 
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene #MesueseAurela Elezaj
 
Vleresimi me baze kompetencat
Vleresimi me baze kompetencatVleresimi me baze kompetencat
Vleresimi me baze kompetencatValbona Imeraj
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...xhovanaluli
 

What's hot (20)

Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Volejbolli
VolejbolliVolejbolli
Volejbolli
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
 
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
 
Vleresimi me baze kompetencat
Vleresimi me baze kompetencatVleresimi me baze kompetencat
Vleresimi me baze kompetencat
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
 

Viewers also liked

Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaProjekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaEdlira Ira Krasniqi
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeukoralda
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuOrven Bregu
 
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVEEVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE#MesueseAurela Elezaj
 

Viewers also liked (7)

Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaProjekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
VLERËSIMI PËRMBLEDHËS !!!
 
Ushtrimet fizike mbi shendetin
Ushtrimet fizike mbi shendetinUshtrimet fizike mbi shendetin
Ushtrimet fizike mbi shendetin
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVEEVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 

Similar to Projekt kurikular lendor

Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroDetjon Korro
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuFizioterapeut
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutLibra Islame
 

Similar to Projekt kurikular lendor (20)

Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon Korro
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
SKENDERBEU
SKENDERBEUSKENDERBEU
SKENDERBEU
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skernderbeu
SkernderbeuSkernderbeu
Skernderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 

More from An An

Piazze e fontane
Piazze e fontanePiazze e fontane
Piazze e fontaneAn An
 
Piazze e fontane
Piazze e fontanePiazze e fontane
Piazze e fontaneAn An
 
Benvenuti a roma
Benvenuti a romaBenvenuti a roma
Benvenuti a romaAn An
 
Enzimat
EnzimatEnzimat
EnzimatAn An
 
Storia d'amore
Storia d'amoreStoria d'amore
Storia d'amoreAn An
 
Proteggere l'ambiente
Proteggere l'ambienteProteggere l'ambiente
Proteggere l'ambienteAn An
 
Associazione nazionale per la tutela dell'ambiente
Associazione nazionale per la tutela dell'ambienteAssociazione nazionale per la tutela dell'ambiente
Associazione nazionale per la tutela dell'ambienteAn An
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeDemokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeAn An
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne An An
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaAn An
 
Anglisht
AnglishtAnglisht
AnglishtAn An
 
My dream <3
My dream <3My dream <3
My dream <3An An
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europë
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europëLëvizjet studentore të vitit 1968 në europë
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europëAn An
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’An An
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitAn An
 
Ishujt britanike
Ishujt britanikeIshujt britanike
Ishujt britanikeAn An
 

More from An An (20)

Piazze e fontane
Piazze e fontanePiazze e fontane
Piazze e fontane
 
Piazze e fontane
Piazze e fontanePiazze e fontane
Piazze e fontane
 
Benvenuti a roma
Benvenuti a romaBenvenuti a roma
Benvenuti a roma
 
Enzimat
EnzimatEnzimat
Enzimat
 
Storia d'amore
Storia d'amoreStoria d'amore
Storia d'amore
 
Proteggere l'ambiente
Proteggere l'ambienteProteggere l'ambiente
Proteggere l'ambiente
 
Associazione nazionale per la tutela dell'ambiente
Associazione nazionale per la tutela dell'ambienteAssociazione nazionale per la tutela dell'ambiente
Associazione nazionale per la tutela dell'ambiente
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeDemokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisa
 
Anglisht
AnglishtAnglisht
Anglisht
 
My dream <3
My dream <3My dream <3
My dream <3
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europë
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europëLëvizjet studentore të vitit 1968 në europë
Lëvizjet studentore të vitit 1968 në europë
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
Ishujt britanike
Ishujt britanikeIshujt britanike
Ishujt britanike
 

Projekt kurikular lendor

  • 1. Projekt kurikular lendor PUNUAN : ANISA RAMADANI &ORJEL KIKA KLASA : 12-2
  • 2.  Lenda : Historia e shqiptareve 12.  Tema : Figura e Gjergj Kastriot Skenderbeut.  Qellimi : Te realizojme nje projekt teorik-praktik qe te informoje bashkemoshataret dhe publikun mbi rendesine e Skenderbeut.
  • 3. Objektivat : Nentemat : • -Te realizohet nje  Rinia e Skenderbeut. projekt individual ose  Shteti Shqiptar nen ne grup dhe te udheheqjen e mblidhen informacione Skenderbeut. per jeten e tij si  Funksioni qe ushtarak dhe ushtronte udheheqes shteti. Skenderbeu si • -Te vleresoje figuren e ushtarak. Skenderbeut ne  Rendesia dhe rrafshin shqiptar dhe vleresimi I figures se ate nderkombetar. Skenderbeut.
  • 4. PJESË NGA FJALA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT MË 28 NENTOR 1443, MBAJTUR PARA BANORËVE TË KRUJËS  “...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 5. Rinia e Skenderbeut .  Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 6. Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 7.  Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Gjergj Kastrioti nga natyra ishte i pajisur me dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Sipas dokumenteve të kohës dhe njoftimeve të Marin Barletit, Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtësi të veçantë dhe arriti të zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai ishte shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm. Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri mysliman Skënder, dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake. Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderbeu hyri në kuadrot ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 8. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 9. Shteti Shqiptar nen udheheqjen e Skenderbeut.  Kryengritja fitimtare e nëntorit të vitit 1443 dhe Kuvendi i fisnikëve shqiptare i mbajtur në mars të vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhes realizoi të parin bashkim të gjerë politik e ushtarak të vendit në formën e një aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të përhershme të Besëlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria dhe arka e përbashkët, në krye të të cilave u caktua një njeri i vetëm, Skenderbeu.  Vendimet e Kuvendit i dhanë mbështetje ligjore e morale pozitës së veçantë të Skënderbeut, si kryetar i Besëlidhjes, në marrëdhëniet me fisnikët e tjerë shqiptarë. Këtë pozitë ai e shfrytëzoi për të bashkuar sa më organikisht viset e lira shqiptare, nëpërmjet forcimit të pareshtur të autoritetit të pushtetit të tij. Si kryetar i Besëlidhjes ai ushtronte të drejtën për t'i thirrur ose jo në Kuvend anëtarët e saj. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 10.  Për nevojat e mbrojtjes e të vijimit të luftës, anëtarët e Besëlidhjes pranuan krijimin e organeve qendrore, të përqendruara në një dorë të vetme, në atë të Skënderbeut. Vendimet e Kuvendit i ngarkonin ata me detyrime politike, ushtarake e ekonomike. Kështu, në luftë kundër Venedikut gjatë viteve 1447-1448 morën pjesë edhe personalitete drejtuese, të cilëve nuk u ishin cenuar drejtpërdrejt interesat nga pushtimi venecian, si Gjergj Arianiti. Në këtë luftë dhe në bisedimet për nënshkrimin e traktatit të paqes, Skënderbeu ishte figura qendrore e palës shqiptare, edhe pse nën pushtetin e Venedikut nuk ishin përfshirë zotërime të Kastriotëve, siç kishte ndodhur me ato të disa fisnikëve të tjerë. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 11.  Në kuadrin e Besëlidhjes, fisnikët i ruanin të gjitha të drejtat e mëparshme mbi zotërimet e veta. Kjo bënte që në qëndrimin e tyre të shfaqeshin edhe dukuri të tilla, si mospërmbushja e detyrimeve të caktuara në Kuvend, mospjesëmarrje në luftë, lëkundje ndaj vështirësive e presioneve të pushtuesve osmanë, mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, mbajtja e ushtrive jashtë kuadrit të Besëlidhjes etj.  Me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më e domosdoshme të kapërceheshin sa më parë dobësitë e brendshme, të cilat pengonin zhvillimin me sukses të luftës. Detyra e mbrojtjes së viseve të lira shqiptare kërkonte që mobilizimi i banorëve në to dhe ruajtja e kështjellave të mos mbeteshin në duart e zotërve të veçantë. Përshpejtimin e procesit të bashkimit politik të shqiptarëve e favorizonte shumë autoriteti i madh gjithnjë në rritje që Skënderbeu kishte te bashkëkombësit e vet, tek i cili këta shihnin drejtuesin e aftë dhe komandantin e talentuar, që vazhdimisht po u sillte fitore. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 12.  Lufta e suksesshme nën udhëheqjen e Skënderbeut ndikoi pozitivisht për integrimin në një shtet të përbashkët të fisnikëve shqiptarë, të cilët i kishin fituar dhe i mbanin zotërimet e tyre në sajë të fitoreve që po korrte ushtria e Besëlidhjes. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale, zotërimet e tyre e humbën gradualisht autonominë politike dhe u njësuan me ato të Kastriotëve. Duke kujtuar këto ndryshime, Gjon Muzaka shkruante se shkrirja dhe aneksimi i zotërimeve të fisnikëve shqiptarë nga Skënderbeu ndodhte ngaqë ky "kishte në dorë ushtrinë, dhe ata kishin gjithnjë turkun mbi krye". Ata ishin të varur nga Skënderbeu, sepse nuk ishin të fuqishëm dhe pa përkrahjen e tij nuk mund të përballonin dot furinë osmane. Integrimi në një shtet të përbashkët nuk i dëmtonte rëndë interesat e tyre ekonomike. Duke përmbushur detyrimet ndaj pushtetit qendror të Skënderbeut, fisnikët ruanin të drejtën e administrimit të pronave të veta po nëpërmjet aparatit të tyre të mëparshëm administrativ dhe ekonomik, i cili tani konsideroj si pjesë e aparatit shtetëror të përbashkët, të drejtuar nga Skënderbeu. Fisnikët shqiptarë kaluan kështu në vartësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 13.  Heroi shqiptar përdori mjete të ndryshme për afrimin e bashkimin sa më të ngushtë e të qëndrueshëm të zotërve të fuqishëm shqiptarë e rrjedhimisht, të të gjithë vendit. Ndër to më të rëndësishmet ishin lidhjet martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri të zakonshme këto në shoqërinë feudale. Martesa të tilla ishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, që ishte martuar me Vojsavën, familja e së cilës, sipas M. Barlecit, jetonte në Pollog (me këtë ai emërtonte rajonin që shtrihej nga qyteti i Shkupit në lindje deri në krahinën e Dervenit në perëndim, ndoshta edhe rajonin në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë). Që në kohën e Gjon Kastriotit motrat e Skënderbeut ishin martuar me anëtarë të familjeve më të fuqishme të kohës: Mara me Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin), Jella me Stres Balshën, Angjelina me Vladan Arianitin, vëlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakën. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 14.  Veç këtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh në vitin 1443 e kishte cilësuar veten si trashëgimtar të Balshajve, bëri lidhje martesore të tjera. Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë. Zotërimet e Arianitëve e të Topiajve kishin një rëndësi të veçantë strategjike për mbrojtjen e vendit, sepse nëpër to kalonte Rruga Mbretërore (Egnacia) dhe degëzimet e saj në drejtim të viseve të Shqipërisë së Epërme e asaj të Poshtme, nëpërmjet të cilave trupat osmane mund të futeshin në thellësi të tokave të lira shqiptare për të sulmuar kryeqendrën e tyre, Krujën. Lidhjet martesore të shumta lehtësuan veprimtarinë politike të Skënderbeut për integrimin sa më të plotë të viseve shqiptare nën pushtetin qendror të tij. Edhe në radhët e këtyre familjeve kishte individë të pakënaqur nga forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut. Kështu, p.sh., në vitin 1455 Muzak Topia ankohej për mosmarrëveshjet që kishte me kunatin e vet, Skënderbeun. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 15.  Shprehje e qëndrimeve divergjente ndaj procesit të forcimit të pushtetit qendror të Skënderbeut ishin edhe përpjekjet e ndonjë përfaqësuesi të familjeve aristokrate shqiptare për të pasur lidhje vetjake me vende të tjera, si me Napolin, Venedikun etj. Këto qëndrime shfaqeshin sidomos kur tek ata dobësohej besimi se shqiptarët mund të përballonin vetëm luftën me ushtrinë osmane. Kështu, p.sh., pas rënies së Sopotnicës (1448) dhe Rrethimit të Parë të Krujës (1450), disa nga anëtarët e Besëlidhjes së Lezhës kërkuan individualisht mbështetjen e përkrahjen e vendeve të tjera, duke nënshkruar me ta një numër traktatesh. Krahas traktatit të 26 marsit 1451, që dy ambasadorë të Skënderbeu e nënshkruan në emër të tij dhe të "familjarëve të tij e të baronëve të Shqipërisë" me mbretin Alfonsi V të Napolit, traktate të ngjashme lidhën pas disa muajsh me mbretin e Napolit ambasadori i Gjergj Arianitit (7 qershor 1451), përfaqësuesit e Muzak Topisë, Gjon Muzakës etj. Për të neutralizuar prirjet decentralizuese që po rishfaqeshin në radhët e fisnikëve shqiptarë pas fushatave ushtarake osmane të viteve 1448 dhe 1450 dhe për të ruajtur bashkimin politik të vendit, Skënderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik më të rëndësishëm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 16. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 17.  Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe tendencave separatiste, që arritën deri në bashkëpunim të hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i kryer.  Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në këtë proces ndikonin lidhjet martesore të familjes së Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që zotërimet e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën kërcënimin e pushtimit osman. Pushteti qendror shtetëror u forcua aq shumë mbi Arianitët saqë, pas vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit, Thomai, në emër të tij dhe të dy vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit 1461, u pranua në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t`u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 18. Më e vështirë qe rruga e përfshirjes së zotërimeve të Dukagjinëve në shtetin e Skënderbeut. Deri më 1455, kur sulltan Mehmeti II filloi veprimet intensive për pushtimin e Fushë-Dardanisë e të Rrafshit të Dukagjinit, zotërimet e Dukagjinëve nuk i kishin ndier dhe aq pasojat shkatërrimtare të sulmeve osmane, sepse ende kufizoheshin me vise të papushtuara dhe lidheshin me to me rrugë tregtare që sillnin të ardhura të rëndësishme doganore. Prandaj Dukagjinët, veçanërisht gjatë viteve 1450-1455, ndoqën një politikë deri diku të veçuar nga ajo e Besëlidhjes, duke u afruar edhe me osmanët për shkak të interesave ekonomike e tregtare. Skënderbeu përdori mjete të ndryshme që t'i largonte ata nga osmanët, duke kërkuar edhe ndërmjetësinë e shteteve të huaja, si të Papatit etj. Në vitin 1452 ai nënshkroi një akt bashkëpunimi me Pal e Nikollë Dukagjinin.  Me pushtimin prej turqve të Fushë-Dardanisë dhe të një pjese të Rrafshit të Dukagjinit gjatë viteve 1455-1462 edhe zotërimet e Dukagjinëve u dëmtuan rëndë dhe iu ekspozuan tërësisht të njëjtit rrezik. Në këto kushte Dukagjinët i ndërprenë lidhjet me osmanët dhe në fund të viteve 50 ata dalin të lidhur plotësisht me pushtetin qendror të Skënderbeut. I pakënaqur nga kjo vartësi, Lekë Dukagjini do të ankohej më 1463 se "nuk donte të ishte nën Skënderbeun". Por një proces i tillë ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm në kushtet e luftës kundër rrezikut të përbashkët, pushtimit osman. Në dokumentet e viteve 60 gjithnjë e më shumë flitet për “shtetin e Skënderbeut”.  U arrit kështu të përfshiheshin në një shtet të vetëm të gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin në jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe përfshinin në veri kështjellat e Jeliçës (Pazarit të Ri) e të Zveçanit (Mitrovicës) bashkë me rajonet e tyre. Në perëndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe përfshinin në verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicën dhe në lindje rajonin e Dervenit në perëndim të Shkupit dhe atë të Mokrës në jugperëndim po të këtij qyteti. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 19.  Integrimi politik dhe organizativ i viseve të lira shqiptare në një shtet të përbashkët u pasqyrua edhe në raportet publike midis fisnikëve shqiptarë, si dhe me vendet e tjera. Ndërprerja e veprimtarisë së pavarur politike të fisnikëve shqiptarë ka gjetur shprehjen e vet edhe në dokumentet e kohës, ku emrat e tyre, me kalimin e viteve, dalin gjithnjë e më rrallë dhe, që nga fillimi i viteve 60, thuajse nuk do të përmenden më. Në dokumentet e kohës Skënderbeu del si e vetmja figurë drejtuese e jetës politike të vendit. Nga "zot" i Krujës, që përmendet në vitet 40, ai do të cilësohet më pas "zot i Arbërisë" dhe më 1464, me rastin e ardhjes së papa Piut II në Ballkan, ai do ta kurorëzonte mbret Skënderbeun. Përfshirja e të gjitha viseve të lira shqiptare në një shtet të vetëm u pasqyrua edhe në marrëdhëniet e tij me oborrin osman. Prandaj në vitin 1463 sulltan Mehmeti II nënshkroi traktat paqeje vetëm me Skënderbeun dhe ai ishte i detyrueshëm edhe për fisnikët e tjerë shqiptarë, siç dëshmojnë p.sh. mirë dokumentet e kohës që kanë shënuar pakënaqësinë e trashëgimtarëve të Gj. Arianitit për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej tij.  Rreziku i përhershëm osman mbi jetën e shqiptarëve ndikoi që, në procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira, të vepronin kryesisht faktorët e mirëkuptimit.  Bashkimi dhe përfaqësimi i familjeve të mëdha aristokrate shqiptare në një shtet të përbashkët u shpreh edhe në lidhjet martesore ndërmjet tyre, veçanërisht me Kastriotët, në simbolet shtetërore që lidheshin me të, si dhe në individualitetin kombëtar të tij dhe në traditën historike vendase. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 20. Organizimi shtetëror * Shteti i Skendërbeut ishte organizuar në formën e monarkisë feudale të përqendruar dhe sistemi i organeve të larta të pushtetit përbëhej nga: - Kryetari i shtetit (monarku), - Kuvendi i princave shqiptar, dhe - Këshilli i lartë. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 21.  Kryetari i shtetit (monarku): - pozita e Skëndërbeut në aparatin shtetëror ishte ajo e një monarku feudal, megjithëse ai nuk e ka përdorur asnjëherë këtë titull. Vetë Skëndërbeu, pas krijimit të shtetit shqiptar, ka përdorur titullin zyrtar “ZOT I SHQIPËRISË” (Dominus Albaniae) si në korrespodencën e tij të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu edhe në vulën e tij zyrtare, plus emrin Skendërbe, që tregonte gradën e gjeneralit në ushtrinë turke.  Kuvendi i princave shqiptarë: -nën kryesinë e Skendërbeut, vepronte Kuvendi i princave shqiptarë, si organ që realizonte bashkimin e klasës feudale shqiptare në tërësi dhe ishte ai organ pushteti që mblidhej herë pas here për të përcaktuar masat më kryesore me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik për mbrojtjen e vendit nga pushtimi turk.  Këshilli i lartë: - biografët e Skëndërbeut, M. Barleti dhe Dh. Frengu, përmendin disa herë ekzistencën e një këshilli, duke dhënë edhe mënyrën e funksionimit të tij. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 22. Organet e administratës shtetërore - Nga pikëpamja e kompetencave, organet e administratës shtetërore dalloheshin në organe qendrore dhe lokale, të lidhura me parimin e centralizimit ndaj pushtetit qendror dhe në përputhje me funksionet dhe detyrat e shtetit të Skendërbeut, vendin kryesor në sistemin e organeve të administratës e zinin: - Komanda e ushtrisë, - Organet e financave, dhe - Organet e politikës së jashtme. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 23. . Komanda e ushtrisë: - komanda supreme e ushtrisë shqiptare ishte përqendruar në duart e Skëndërbeut, por në kryerjen e kësaj detyre ai ndihmohej nga një organ kolegjial e këshillimor që quhej Këshilli i luftës, dhe në këtë organ bënin pjesë disa nga kuadrot më besnikë dhe më të aftë nga rradhët e aristokracisë feudale. * Këshilli i luftës: - ishte organ i operacioneve ushtarake, i strategjisë dhe i taktikës së luftës, ku merrnin pjesë, përveq oficerëve madhor të Skëndërbeut, edhe komandantë të reparteve të dërguar nga bujarët aleat.  Organet e financave: - luftrat e vazhdueshme për mbrojtjen e vendit kërkonin shpenzime të shumta për armatime, municione, ndërtime kështjellash, furnizime me ushqim, fortifikime etj, dhe për administrimin e të ardhurave dhe shpenzimet e shtetit shqiptar funksiononte një aparat ekonomiko-financiar, i cili zinte vend me rëndësi në sistemin e organeve të administratës shtetërore dhe në krye të këtij aparati qëndronte protovestiari, ku në varësi të tij ishte mbajtësi i thesarit (tesoriere del prencipe). Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 24.  Organet e punëve të jashtme: - për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombtare funksiononte një aparat i posaçëm i përbërë nga njerëz të kulturuar që dinin gjuhë të huaja dhe kishin përgaditje juridike. Për realizimin e lidhjeve ndërkombëtare, Skendërbeu me cilsinë e kryetarit të shtetit, dërgonte në vende të tjera ambasadorë, të cilët mund të ishin laikë ose klerikë, ato paiseshin me letra kredenciale dhe konsideroheshin përfaqësues personal të shtetit.  Kancelaria: - pranë Skëndërbeut ekzistonte, gjithashtu, një zyrë kancelarie ku shërbenin njerëz të përgaditur, të cilët siguronin korrespodencën e gjerë të tij, si brenda ashtu dhe jashtë shtetit, përpilonin dokumentet diplomatike në gjuhë të huaja, dhe shërbenin edhe si përfaqësues të Skëndërbeut si brenda dhe jashtë vendit këto quheshin edhe logofetë. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 25. E drejta dhe simbolet shtetërore Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 26.  Lufta e madhe e popullit shqiptar kundër pushtimit turk u zhvillua nën flamurin e udhëheqësit të tij të shquar Gjergj Kastriotit- Skëndërbeut. Flamuri i Skendërbeut ishte ai i familjes se Kastriotëve, me fushë të kuqe e me shqiponjën e zezë me dy krerë në mes, i cili gjatë shekujve u bë simbol i luftës për liri e pavarësi dhe fitoi rëndësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 27.  Familjet e mëdha në mesjetën feudale përdornin stemat si shenjë dalluese të fuqisë dhe madhështisë së tyre, dhe stema e Kastriotëve paraqiste shqiponjën me dy krerë dhe mbi të një yll me gjashtë cepa. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 28.  Skendërbeu kishte vulë të vogël dhe të madhe. Vula e vogël ishte në formë unaze dhe shërbente për dokumente personale, kurse vula e madhe kishte formë të rrumbullakët dhe në pjesën qendrore të saj paraqiste shqiponjën me dy krerë të Kastriotëve dhe mbi të një yll me gjasht cepa. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 29. Karakteristikë e përgjithshme e së drejtës në shtetin e Skendërbeut. * E drejta që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut ishte e tipit feudal, ajo i përgjigjej shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese dhe tipit përkatës të marrëdhënieve në prodhim, si e tillë e drejta që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut paraqitej si një e drejtë privilegji, dhe ajo sanksiononte pabarazinë ekonomike, politike dhe juridike midis klasave dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, madje ndërmjet individëve të veçantë nga radhët e klasës sunduese. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 30.  Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar u bë Kruja. Ndonëse në hapësirat e këtij shteti kishte qytete të tjera më të mëdha e më të rëndësishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, për shkak të pozicionit të vet gjeografik shumë të favorshëm Kruja u bë kryeqendra administrative e viseve të lira shqiptare. Nëpërmjet rrugëve të shumta tokësore e detare që kryqëzoheshin pranë saj, Kruja, si qendër administrative, kishte komunikimin më optimal me të gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 31. Funksioni qe ushtronte Skenderbeu si ushtarak.  Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake.  Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj, Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm. Ai ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 32.  Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtrinë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, të mësymjes së ushtrisë së rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore me sulmet e befasishme, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë. Në çdo luftim Skënderbeu përpiqej ta parashikonte ecurinë e tij, sulmonte e hapte beteja në kushte që i dukeshin më të përshtatshme. Ai gërshetoi dhe përdori gjerësisht manovrën e shpejtë të forcave të veta me sulmet e befasishme mbi ushtritë armike në çdo kohë, ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto në mënyrë të përsosur me prita e kurthe të ndryshme.  Skënderbeu kishte aftësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ai ishte në të njëjtën kohë strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte në përshtatje me situatat planin e luftës, udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 33. Funksione te tjera qe ushtronte Skenderbeu gjate udheheqjes se tij ishin :  nxirrte dekrete per mobilizimin e pergjithshem te popullsise,per caktimin e taksave,doganave, etj.  Shperndante zoterime tokesore bujareve e fshatareve te dalluar per besnikeri dhe trimeri.  Kishte ne varesi te drejtperdrejte aparatin administrativ,vecanerisht ate te financave dhe te marrdhenieve nderkombetare.  Skenderbeu ka ushtruar edhe funksione gjygjesore.I takonte atij e drejta e denimit per krime te renda ndaj shtetit si spiunazh dhe tradheti ku gjithashtu kishte edhe te drejten e faljes. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 34. Rendesia dhe vleresimi I figures se Skenderbeut.  Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 35. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 36.  Vula e Skenderbeut Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 37.  Kapela e Skenderbeut. Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 38.  Shpata e Skenderbeut Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 39.  Portret I Skenderbeut Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 40.  Skënderbeu në një betejë Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
  • 41.  Skënderbeu në mbledhje me princër Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!