CAMERIA
Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve. Shtrihet
gjatë bregdetit Jon dhe në veri kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me
Maqedoninë. Në jug përfundon në qytetin e Prevezës, te gjiri i Artës.
Thesprotët e vjetër i përkasin popullit Pellazg. Ishin të një gjaku dhe kishin të njejtën
gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Përveç thesprotëve në Çamërinë antike
banonin edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosët, Dodonët, Kaonët, Kasopianët,
Efyrianët etj. Thesprotët (Çamët) për shumë kohë u qeverisën nga krerët e tyre dhe
pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosëve, Pirrua dhe më vonë iu aneksuan shtetit
pellazgo-maqedonas të Lekës së Madh.
Emri Çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalama) që e përshkon. Në kohën
antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Historia e saj bën pjesë në
historinë e Epirit antik. Më vonë kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë
Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e
dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës të prirë nga Gjin Bue
Shpata, Pjetër Loshi, Gjon Zenebishi etj.
Më 1449 Çamëria u pushtua ngaPerandoria Osmane. Në shekullin XV
u bëshesh i luftës kundër vërshimit osman, nënudhëheqjen e feudalëve të familjes Zen
ebishi.Nën sundimin osman, Çamëria bënte pjesë nëSanxhakun e Delvinës si dhe të Ja
ninës dheu bë shesh i kryengritjeve anti-osmane nëshekullin XVI
e fillim të shekullit XVII.
Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së
Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë.
Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të
cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa Çamëria ra nën
sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820 - 1850
Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet e
bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia.
Gjatë viteve l878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morën pjesë në luftën e
përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve
amtare. Çështja Çame u ngrit me forcë në periudhën pas Kongresit të Berlinit (1878) kur
u kërkua që Çamëria të coptohej dhe t'i kolonte Mbretërisë Greke. Forcat atdhetare pa dallime
shoqërore e fetare nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit, si një trup i vetëm, u bënë ballë
pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive të Mëdha.
Në luften për ruajtjen e tërësisë tokësore shqiptare u shqua biri i madh i Çamërisë Abedin
Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili në krye të lëvizjes bëri të
mundur që Çamëria për 35 vjet të mos bëhej pre e pretendimeve grabitqare.Gjatë kryengritjeve
shqiptare të të parë të shekullit XX, Çadhjetëvjeçarëve Camëria ka qenë fushë veprimi e çetave
patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri
vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e
Vlorës u dërguan forca ushtarake, por me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër,
më 1913, Çamëria iu aneksua shtetit grek.
Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me
forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin
se për shkak të fesë së tyre ishin "turq". Qeveritë e ndryshme greke prej atëherë deri
më sot, me metodat më mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan
shkollat në gjuhën shqipe dhe mohuan çdo të drejtë njerëzore, duke grabitur tokat me
lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellë terror psikologjik.
Në mars të vitit 1913 u masakruan 72 intelektualë dhe personalitete të Çamërisë. Në
vitet 20-të u shprnguleën me dhunë rreth 15.000 muslimanë çamë, duke i këmbyer me
grekë të Anadollit. Në vitin 1940 ndanë nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeç dhe i
internuan në ishujt e Egjeut pa asnje shkak ku vdiqën nga torturat mbi 500 vetë.
Në periudhën 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar
përfundimtar i mbi 50.000 shqiptarëve çamë të religjionit musliman nga trojet e tyre
me gjenocid të pashembullt, ku humbën jetën rreth 9.000 vetë dhe vdiqën rrugëve për
në Republikën e Shqipërisë, nga uria dhe sëmundjet, rreth 2400 të tjerë. Popullsia e
Çamërisë ishte rreth 93 % shqiptare, ndërsa pjesa tjetër përbehej nga grupe të tilla si
grekë, vllehë dhe romë etj.
Në periudhën mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarë çamë janë dëbuar me
dhunë në drejtim të Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit dhe Europës.
Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia,
Margëlliçi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.
Sot në Çamëri banojnë Arvanitët dhe Shqiptarët çamë
ortodoksë, por pa të drejtë arsimi në gjuhën amtare, pa të
drejta kombëtare dhe njerëzore dhe pa të drejtë të deklarimi
të identitetit të tyre kombëtar. Kurse popullsia çame e besimit
musliman u dëbua tërësisht në vitin 1945 nga ushtria
shovenisto-fashiste e Greqisë.
Fillimisht në Çamëri duhet të kthehen, të riatdhesohen
Çamët e dëbuar me dhunë ushtarake, dhe t'u kthehen pronat
e tyre të gjithë refugjatëve çamë dhe pastaj Çamërisë t'i njihet
e drejta e Krahinës Autonome Politiko-Territoriale brenda
Greqisë, me perspektivë për Referendum e Vetëvendosje
demokratike dhe bashkim me Shqipërinë.
Disa të dhëna mbi masakrat në Çamëri 1944-1945
Më 27 qershor 1944 masakrimi i qytetit të Paramithisë. Mëngjesin e së
martës, 500 zervistë hynë në qytet duke premtuar qetësi, paqe dhe
dashuri, por pas dreke filloi masakra. Popullsia që shpëtoi largohet për
në Filat dhe Konispol. (të masakruar në Paramithi, Margëllëç e katunde
800 burra, 230 gra e fëmijë, Pargë 130 burra)
Në gusht 1944, masakra në qytetin e Filatit dhe katundet. Popullsia
largohet përfundimisht në shtator 1944, pas ngjarjeve të tmerrshme. (të
masakruar në Filat e katunde 198 burra, 61 gra e fëmijë)
Shkurt 1945, një pjesë e popullsisë çame kthehet pas marrjes së zonës
nën kontroll nga ELAS-i.
Më 13 shkurt 1945 bëhet marrëveshja e Varkizës midis EAM-it dhe
qeverisë së Plastiras. ELAS-i në bazë të marrëveshjes dorëzon armët.
Në mars 1945- krahina e Filatit bie në duar të organeve të gjeneral
Plastiras (Ushtria Kombëtare Greke). Këto organe bëjnë masakrimin e
tretë. (të masakruar në Filat e katunde 142 burra, 59 gra e fëmijë)
Të humbur burra, gra e fëmijë 230.
POZICIONI GJEOGRAFIK I CAMERISE
Pozita gjeografike
Çameria shtrihet ne pjesen Veriperendimore te Greqise, me nje sip. prej
10000 km2. Kjo krahine eshte jo vetem nje nga pjeset me pjellore te
Greqise, por me pozicionin e sajstrategjik, eshte dhe rruga me e shkurter
e Greqise per ne Europe. Me portet e saj, Çameria ka qene ne kohera
nje nga pjeset vitale te ekonomise greke per shkembimin e mallrave dhe
produkteve me perendimin. Fale ketij pozicioni gjeografik,
infrastruktures se saj, ajo i ka bere me kohe karshillek Egnatias romake,
perfshi ketu perfshi ketu edhe resurset e tjera ekonomike ne bujqesi,
apo blegtori qe e kane bere token e Çamerise gjithmone edhe me te
lakmueshme nga greket.
Kjo krahine e Shqiperise vetem ne vitin 1912 i eshte aneksuar Greqise, si
rezultat i vendimit te Fuqive te Medha, ne te njejten menyre, sesi ato i
dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe
Malit te Zi.
Popullsia
Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Çamerise jane perzene me force nga forcat
greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne
Shqiperi.
Shume çamer, afer 85 mije, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes
viteve 1913-44.
Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur
mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i ketij spastrimi etnik gati 9000 shqiptare jane
vrare barbarisht.
Popullsia e Çamerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga
grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome.
Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare I perkiste
besiimit musliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te.
Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise çame I perkisnin besimit
kristian (ortodokse).
Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se Pare Boterore e gjeti komunitetin shqiptar te
Çamerise, te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks.
Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke
duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne
ortodokse per te mbijetuar.
Relievi :
Çamëria apo Epiri i Jugut përbën një regjion me tipare origjinale të peisazhit gjeografik.
Megjithëse relieve në përgjithësi ka karakter kodrinor-malor të pakta janë zonat ku lartesitë
kalojnë 1000 meter mbi nivelin e detit. Në pjesen lindore në formën e një harku me drejtim veri-
perëndim, jug-lindje, shtrihet sistemi malor i Pindeve. Në drejtim të perëndimit relievi fillon të
ulet gradualisht në një zonë kodrinore me lartësi mesatare e cila në afërsi të bregdetit, në
perëndim dhe në jug, ja lë vendin ultësirave të Llurit, Frarit, Rajit, Kuçit, Lopsit etj. Nga kreshtat e
larta të vargmaleve të Pindit zbresin përrenj e lumej të rrëmbyer të cilet vijnë duke u bashkuar
mes tyre duke krijuar sistemet kryesore të lumejve të Çamërisë të cilët janë ata Kalama, Akeron,
Lluri dhe Arta. Këta lumenj shfrytezohen gjerësisht për ujitje, duke i dhënë jetë krahinës.
Çamëria ka një klimë të këndshme subtropikale-mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht
dhe vere të nxehtë dhe të thatë. Tiparet e relievit krijojnë një variacion mikroklimatik nga lindja
në perëndim. Ndërsa në lindje në kreshtat e maleve mbi qafa e gryka të tyre shkëlqejnë sheshet
e dëborës së përhershme, në brigjet e ulta të detit Jon ka mbi 280 ditë me diell, me temperature
optimale për një aktivitet turistik balneta, nga muaji prill deri në fund të muajit tetor.
Vegjetacioni tipik mesdhetar vesh me gjelbërim të përhershëm malet kodrat dhe ultësirat e
Çamërisë. Ndërsa në shpatet e vargjeve malore në lindje pishat alpine mesdhetare shkundin
dëboren, në bregdet shkundin petalet plot erë, agrumet dhe drurët frutorë. Brezaret e ullinjëve,
vreshtave dhe agrume shtrihen gjatë gjithë bregdetit dhe nëpër luginat e lumenjve ato arrijnë
deri në brendësi të regjonit. Çamëria përbën një krahinë me peisazhe antropike unikale në
Ballkan. Po të lëvizim me një anije nga limani i Igumenicës drejt hapësirës blusaks të detit Jon
dhe prej andej të hedhim njeë veshtrim mbi këtë krahinë, horizonti të ofron një amfiteater
kolosal e të mahnitshëm të natyrës veshur me një kolorit të larmishëm ngjyrash ku dominojnë
peisaazhet antropike me blerim të përhershem.
KLIMA :
Çamëria ka një klimë të këndshme subtropikale-mesdhetare,
me dimër të butë dhe të lagësht dhe vere të nxehtë dhe të
thatë. Tiparet e relievit krijojnë një variacion mikroklimatik
nga lindja në perëndim. Ndërsa në lindje në kreshtat e maleve
mbi qafa e gryka të tyre shkëlqejnë sheshet e dëborës së
përhershme, në brigjet e ulta të detit Jon ka mbi 280 ditë me
diell, me temperature optimale për një aktivitet turistik
balneta, nga muaji prill deri në fund të muajit tetor.
Gumenicë,
është një qytezë bregdetar
në Greqi veriperëndimore, kryeqyteti
i Qarkut të Çamërisë dhe portin e dytë
më e madhe në perëndim të Greqisë.
Qyteza Gumenica nga veriu kufizohet me
fshatin Shulashin, nga verilindja me
Reçatin, nga lindja me Dhërmicen, nga
jugu me Gravën, nga perendimi me Detin
Jon .Gumenica është 480 km nga Athina
dhe 460 km larg nga Selaniku. Qyteti ka
një port te anijeve. Këtu fillon Egnatia
Odos (A2) e re, e cila lidhe Gumenicën
edhe me Turqinë.
Gumenica është një qytezë relativisht i ri
që është rindërtuar pas Luftës së Dytë
Botërore, edhe pse ka pasur ditët e vjetër
si një fshat peshkimi. Nën sundimi
Osmane, Gumenica ishte një komunitet
të vogël. Në vitin 1913, Gumenica u
pushtua nga Greqia, der në ditet e sotme.
Në 1938, kur u themelua qarkut
Thesprotia, Gumenicë u bë kryeqyteti i
saj.
PREVEZA
Qyteti i Prevezës u themelua në 290
para erës sonë nga mbreti Pirro i Epirit.
Në periudhën e vonë mesjetare një
qytet i ri u themelua me emrin aktual
të Prevezës i cili kaloi në 1499 në duart
e Venedikut. Dëshmi e kësaj kohe është
kalaja,dëshmija e vetme thelbësore e
mbetur nga ish-fortifikimi i qytetit me
një pamje të mahnitshme mbi gji. Sot
Preveza është një nga vëndbanimet
turistike më gjallërore dhe e organizuar
në bregdetit e Jonit duke ofruar në
zonën përreth një numër të gjerë të
plazheve interesante dhe gjireve me
ujëra të kristalta. Vënde interesante për
të vizituar: qyteti i lashtë i Nikopolis
ndërtuar nga perandori Oktavian.Vëndi
arkeologjik i Kassope.Oracle i të
vdekurve i Ephyra dhe rruga për në
Parga.Gjiri Amvrakikos është një zonë e
mbrojtur me bukuri natyrore.
Parga
Qyteza e Pargës gjendet në një gjirin
eDetit Jon, buzë maleve të Epirit. Nga
veriperëndimi Parga kufizohet me fshatin
Rrapezën, nga juglindja me Shëndjellën,
nga lindja me Livadharin dhe nga
perëndimi me detin Jon. Në çdo ciceron
turistik përshkruhet si njëri ndër vendet
më të bukura të Greqisë. Sidomos në
muajin gusht në Pargë pushojnë mijëra
turistë nga Italia, Gjermania, Britania e
Madhe, por edhe nga vendet e
Ballkanit.Qyteti i Pargës ka tri plazhe të
mrekullueshme. Lihno, Vallto dhe plazhin
pranë portit.Të gjitha kodrinat janë të
mbuluara nga druri i ullirit. Mesatarisht
prej çdo rrënje parganjotët vjelin deri në
300 kilogramë ullinj. Nëpër oborret e
shtëpive dhe në kodrinat përreth banorët
vjelin edhe limona e portokaj. Falë
zhvillimit të turizmit shumë banorë të
Pargës janë kthyer nga mërgimi, kryesisht
nga Gjermania, ku kishin shkuar si punëtor
krahu në vitet 50-të dhe 60-të, kur Greqia
ishte një vend i varfër. Ata në vendlindjen
e tyre kanë hapur taverna dhe kanë
ndërtuar shtëpi, të cilat i japin me qira
gjatë sezonës turistike.
Paramithia:
Nga veriu qyteza Paramithi kufizohet me fshatin Selanin, nga jugu me Karjotin, nga
lindja me Popovën dhe nga perëndimi me Grykën. Në jug të lumit Kalama ndodhet
Paramithia në një lartësi mesatare prej 243 m. Paramithia është qendra i Metropolit
ortodokse në qarkun Çamërisë. Paramithia është i njohur për kishën e ruajtur mirë e
saj bizantine e Shën Mërisë. Qyteti është i vendosur 750 metra në mes të lumenjve
Kalama dhe Gliqi
Paramithia ofron disa atraksione. Këto përfshijnë banjat bizantin, Kalaja e Eleasë, Kulla
e Bollatatëve(sot:'Koulia'), një kullë i vjetër. Përjashtimisht, shtëpitë e ndërtuara
tradicionalisht dhe tregut me kalldrëm në qendër të qytetit. Përveç lumit Gliqisë, e cila
është një destinacion i popullarizuar turistik për shkak të ujit të qarta nëpërmjet
burimeve të shumta në rrjedhën e lumit. Afër Paramithisë janë malet të Kurrillës. Pas
shpërgulja e çamëve myslimaneve, të gjitha xhamitë u rrënuan pas Luftës së Dytë
Botërore.
Paramithia ka qenë gjithmonë i njohur për argjendarët saj. Njëri prej tyre ishte Sotir
Bullgari, i cili emigroi në vitin 1877 në Korfuz dhe prej andej në Napoli dhe pastaj Romë
në vitin 1881. Atje ai u hap në Via Sintina shtëpia e bizhuterit i tij: Bulgari. Ajo ishte
shumë e suksesshme dhe në vitin 1905 ai mund të hapë një re të madhe. Deri më sot,
mallra luksi është prodhuesi familjes drejtuar nga brezi i tretë. Ndërtimi i vjetër të
biznesit në Paramithi është në ekzistencë sot.
Magellici
Nga veriu fshati Margëlliç kufizohet me Vrastovën, nga jugu me Skëndalin, nga lindja me Spatharatin, nga
perëndimi me Smokovinën dhe nga jugperëndimi me Luaratin. Margëlliçi është një fshat plot gjelbërim në
një zonë kodrinore, afërsisht 30 kilometër në jug të Gumenicës. Fshati ndodhet në të djathtë të rrugës
Pargë–Gumenicë në një lartësi 240 meter mbi nivelin e detit.
Turizmi
Kështjella e Margëlliçit (Kastro) ndodhet në jug të fshatit në një kodër Mendohet te jete e shekullit të 14. kur
shqiptarët ishin zotër të atyre trojeve. Më pas u morr nga osmanët.Pas betejës detare të Lepantos
(Nafpaktos) 1571 Venecianët (Venedikasit) u përpoqën ta merrnin dy herë.
Deri më 1911 kështjella shërbente si qëndër për administrimin e ushtrisë dhe si burg.
Suli:
Është një qyteze e vogël ne krahinen
e Camerise ne Shqipëri, ne një vend malor
dhe te fortifikuar prej natyre. Edhe ne vitin
1792 suliotet qendruan burrerisht, por ne
vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te
tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia
e Sulit nuk mundi t’u bejeballë dhe u
shperngul ne Parge, e cila ne atë kohe
gjendej ne dorë te Anglise. Qe ne atë
koheSuli u shkretua. Edhe sot nuk ka tjetër
veçse një kala te ndertuar prej Ali pashë
Tepelenes, e cila është e shkaterruar.
Kur Ali pasha bleu Pargen, suliotet iken se
andejmi ne Korfuz dhe me vonë u
shperndane andej këtej. Ne revolucionin e
fundit grek, kryetaret me trima janë suliotet.
Njëherë kur Ali pasha rrethoiSulin, ne te
gjendeshin vetëm gratë, te cilat për një kohe
bënin qendrese, por duke kuptuar se do
të detyroheshin te dorezoheshin, te
kercenuara nga Tepelenasi, me guxim të
madh pranuan te veteflijoheshin. Duke
vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një
shkemb te lartë, te kapura dorë me dorë, u
hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.
Janina:
Është një qytet, qendër e vilajetit me te
njëjtin emër. Ndodhet ne jug te vilajetit te
Shkodrës 700 km ne jugperendim te
Stambollit e 210 km ne jugperendim te
Selanikut, ne bregun perendimor te liqenit
me te njëjtin emër. Ka 35. 000 banorë, 30
xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa
medrese, një biblioteke, një gjimnaz, një
shkolle fillore e disa shkolla fillore
kuranike(mektep), një gjimnaz me emrin
Zosimea, disa shkolla fillore dhe një shkolle
për vajza vetëm për greket, një
shkolle plotore
për vllehet, një azil grek për jetim e te varfer
si dhe një spital, një spital tjetër te ndertuar
kohët e fundit nga bashkia, treg te bukur,
hane e hamame te shumta, një keshtjelle te
mbetur nga Ali pashë Tepe-lena,që ndodhet
mbi gadishullin që futet brenda ne liqen, te
rrethuar me hendek;përreth ka disa pende
dheu. Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka
pjellore, punishte lekuresh;prodhohen sende
prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet
një tregti mjaft e rëndësishme. Janina është
ndertuar nga i quajturi Jani, një nga princat e
vendit ne kohën e rënies se perandorise
bizantine.
Besimi fetar :
Përhapja e fesë islame në krahinën e
Çamërisë dhe të Janinës, ashtu si në
gjithë trojet shqiptare dhe më gjerë,
përkon me pushtimin turk të këtyre
trojeve. Por duhet thënë se përqafimi i
fesë islame nga popullsia shqiptare në
këto krahina ndodhi pak më vonë se në
Shqipërinë e Mesme dhe në atë
Verilindore. Megjithëse kjo hapësirë
kohore s’është shumë e madhe, na
shtyn të arrijmë në përfundimin se
mosha e disa objekteve të kultit islam
(xhamive) në këto krahina është më e re
se ajo e objekteve të njëjta në rajonet e
mesme dhe verilindore të Shqipërisë.
Kjo ka spjegimet e veta. Shumë rajone e
vendbanime të bregdetit të Çamërisë
ishin nën pushtimin dhe ndikimin
venecian deri nga shekulli XVIII. Qyteti
çam i Margëllëçit, është marrë nga
turqit më 1733, ndërsa qyteti i Pargës
pak më vonë.
Gatimet tradicionale Came
Çorba është një version i lehtë i supës me mish. Gatuhet me pak oriz, piper të zi, limon dhe mish të
grirë me dorë. Pjata e parë ishte gjithnjë e lehtë pasi dreka shërbente jo vetëm si proçes i të ngrënit
por edhe si koha e kuvendimit të punëve dhe aktivitetit të ditës. Çorba pasohej nga një pjatë e madhe
e cila përgjithësisht vendosej në mes të tryezës e quajtur ‘Mish Çomblek’.Mishi supozohej të jepte
mjaftueshëm “fuqi” për të punuar gjatë ditës. Çombleku gatuhej kryesisht me mish qengji. Në fillim
skuqen qepë të prera shumë, dhe hudhra të cilat gjatë skuqjes përzihen me mishin. Menjëherë pas
skuqjes të gjitha futen të ziehen. Pasi zonjat arrinin ta njihnin fundin e këtij proçesi nëpërmjet aromës,
e ndanin ushqimin në disa tava balte të cilat ruanin nxehtësinë dhe aromën e fortë të mishit. Në pjata
anësore servirej bashkë me çomblekun edhe “Qahia”. Qahia gatuhej me petë të mbytura në gjalpë
mbi të cilat shtrihej vezë e rrahur dhe thërrime djathi të kripur. Këto peta piqeshin në furrën me dru e
apo oxhakun që nuk i mungonin shtëpive të gjera, me pak dhoma (2 ose 3) por me shumë
hapësirë. Patjetër se pas këtyre pjatave të “nxehta” mesdhetare, do të duhej pak qetësim me ndonjë
ëmbëlsirë. Për këtë shërbente “Përvëlaku”. Përvëlaku ishte ëmbëlsira më e gatuar në çdo qytet të
krahinës së çamërisë. Edhe pse ndoshta e ngopur, tryeza ende e priste përvëlakun. Kjo ëmbëlsirë
përgatitej me miell të përzier me vezë e gjalp të rrahur. Pasi masa merrte formë vinte moment i
prekjes finale. Drutë e djegura në oxhak, tashmë të bëra hi, grumbulloheshin dhe futeshin në ndonjë
enë metalike (bakri). Uji që hiri lëshonte quhej “Alsivë”. Alsiva ishte një veçori tipike e përvëlakut. Uji i
hirit i hidhej sipër masës së miellit, vezëve fhe gjalpit. Përvëlaku servirej edhe në moment pause të
ndryshme apo për festa popullore.
Patjetër që një vend aq pjellor sa ç’është Çamëria ka pafund fruta. Frutat përdoreshin gjithnjë për të
mbyllur ushqimin e çdo vakti. Pemët frutore në këtë krahinë janë jo vetëm të shumëllojshme por edhe
tejet pjellore. Kjo sepse bashkohen disa elementë si toka e punueshme dhe pjellore; klima që i
përmbante të katër stinët dhe mbi të gjitha, Mesdheu. Deti i cili e përcakton tokën që lag si pjesën më
të lakmuar të planetit. E pra Çamëria është vend tipik mesdhetar, në shumë karakteristika por
veçorisht në gatimet tryezës.
Veshjet tradicionale
Burrat
Burrat came visheshin me rrobat e tyre
elegante e luksoze, këmisha të bardha
të gjata, të qëndisura anash me ar dhe
fermeletë, xhamadanët të shkurtër bojë
vishnje me shirita të qëndisura me ar e
të përpunuar me shije të hollë, me
pistoleta të lara me argjend dhe thika të
ngjeshura në brez e me guna të gjata
Gra
Kësisoj veshja më e përhapur ishte ajo
me tumane. Pjesë të tjera të kësaj
veshje ishin këmisha e mëndafshtë e
endur në avlemend shtëpiak dhe jelekët
e mëngoret e qëndisura më fije ari ose
argjendi. Ndonjëherë mbi jelek vishnin
edhe një sako prej kadifeje me mëngë
të gjata, gjithashtu të qëndisura me fije
ari. Në kokë vinin shami mëndafshi të
zbukuruara me oje të punuara nga vetë
gratë çame. Akoma më shumë ia
shtonin bukurinë kësaj veshje brezi prej
argjendi, shamija e mëndafshit me oje
dhe një numër i shumtë stolish prej ari
si vëthët, varëset, unazat, byzylykët, etj.