SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
Download to read offline
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
1
DYZET HADITHET
E IMAM NEVEVIUT
Përktheu: Hoxhë Agim Bekiri
albislam.com
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
2
HADITHI 1
Udhëheqësi i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur
prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të, duke thënë:
"në të vërtetë, veprat vlerësohen në bazë të qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që
ka pasur për qëllim. Kush ka bërë hixhret për tek Allahu dhe Pejgamberi i Tij,
hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe Pejgamberi. Ai që hixhretin e bën për të
arrit diçka prej dynjasë, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të
jetë për atë qëllim për të cilën e ka bërë."
______________________
Këtë hadith e transmetojnë dy kolosët e muhadithëve, Ebu Abdilah Muhmmed
ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugire ibën Berdizbeh el-Buharij dhe Ebul Husejn
Muslim ibën Haxhaxh ibën Muslim Kushejrij en-Nejsaburij, në dy sahihat e tyre,
që janë librat më të saktë në këtë fushë.
HADITHI 2
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu transmeton dhe thotë:
Një ditë, gjersa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe
me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga
ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi
kofshët e tij dhe tha:
“O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”.
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të
dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe
se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh
zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.”
(Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.”
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
3
Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohon-
te të vërtetën.
Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të be-
sosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të
besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .”
Ai tha: “të vërtetën pohove.” Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani
(mirësia e përsosur)?”
Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi
edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.”
Ai tha, “Më thuaj për Çastin se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi
i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.”
Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të
zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit,
barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.”
Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi,
lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe py-
etësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe
Xhibrili, dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.”
______________________
(Muslimi)
HADITHI 3
Transmetohet se Ebu Abdurrahman, Abdullah ibën Omer ibën Hatabi, Allahu
qoftë i kënaqur prej të dyve, se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë:
"Islami ngrihet mbi pesë: dëshmia se s’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet
përpos Allahut dhe se Muhamedi është pejgamber i Tij, falja e namazit, dhënia e
zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
4
HADITHI 4
Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut
na ka treguar, e ai është i sinqerti dhe i vërteti:
"çdo kujt, krijimi i tij i mblidhet në barkun e nënës dyzet ditë në një pikë. Pastaj
bëhet pikë gjaku e ngjizur, po aq. Pastaj bëhet copë mishi, po aq. Pastaj
dërgohet tek ai një melek që fryn (në fetus) shpirtin dhe urdhërohet me katër
gjëra: me shkrimin e riskut (furnizimit) të tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e
tij dhe a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Allahun, përpos të Cilit zot
tjetër nuk ka! Ndonjëri prej jush do të punojë punë të banorëve të Xhenetit
derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhenetit vetëm sa një kut. Pastaj e mund
ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë
në të. Një tjetër do të punojë punë të banorëve të zjarrit derisa të mos mbetet
ndërmjet tij dhe Xhehenemit sa një kut, pastaj e mund ajo që është shkruar,
fillon të punojë punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 5
Transmetohet nga nëna e besimtarëve, nëna e Abdullahut, Aishja, Allahu qoftë i
kënaqur prej saj, e cila thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të, ka thënë:
"kush shpik në fenë tonë diçka që s'është prej saj, refuzohet."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi) kurse në një transmetim të Muslimit qëndron: "kush bën
një vepër që nuk është sipas fesë tonë, ajo refuzohet."
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
5
HADITHI 6
Transmetohet nga Ebu Abdullah, Nu'man ibën Beshiri, Allahu qoft i kënaqur prej
tij, që thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të, duke thënë:
"me të vërtetë, hallalli është i qartë, dhe harami është i qartë, e mes tyre ka
gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta,
ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ai që bie në gjërat e dyshimta, ai ka rënë në
haram, sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e
që gati mund të hyjë në to. Dijeni se çdo mbret ka territorin që ruan; territori i
Allahut që ruhet janë haramet. Dijeni se në trup ka një copë mishi që nëse
përmirësohet, përmirësohet i tërë trupi e nëse prishet, prishet i tërë trupi. Ajo
është zemra."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 7
Nga Ebu Rukaje, Temim ibën Eus Darij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet se
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Feja është këshillim." Thamë: për çfarë, o i Dërguar i Allahut? Tha: "për Allahun,
Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, prijësit e myslimanëve dhe masën e gjerë."
______________________
(Muslimi)
HADITHI 8
Përcillet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të
denjë përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe
të japin zekatin. Kur të bëjnë këtë, i kanë të mbrojtura prej meje gjaqet e tyre
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
6
dhe pasuritë e tyre, vetëm me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e të tyre është
tek Allahu."
______________________
( Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 9
Nga Ebu Hurejre, Abdurahman ibën Sahër, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
transmetohet se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të, duke thënë:
"gjërat nga të cilat ju kam ndaluar, largohuni, e gjërat me të cilat ju kam
urdhëruar, zbatojini sa të keni mundësi. Vërtetë, pyetjet e shumta dhe
kundërshtimi i pejgamberëve shkatërruan popujt që ishin para jush."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 10
Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Vërtet Allahu i Madhëruar është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se të pastrën.
Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi pejgamberët, duke thënë: "O ju
të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe bëni vepra të mira" po ashtu tha: "O
ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë", pastaj përmendi njeriun që
ka udhëtuar gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke
thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është
haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!"
______________________
(Muslimi)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
7
HADITHI 11
Transmetohet nga Ebu Muhamed Hasen ibën Alij ibën ebi Talib, nipi i
Pejgamberit dhe lulja e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, i cili ka thënë:
kam mbajtur mend nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,
(fjalën): "lëre atë që të vendon në dyshim dhe merr atë që nuk të vendon në
dyshim."
______________________
(Tirmidhiu dhe Nesaiu, kurse Tirmidhiu thotë: hadithi është hasen sahih)
HADITHI 12
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Nga bukuritë e Islamit është braktisja e gjërave që s'kanë të bëjnë me ty."
______________________
Hadith hasen, me këto fjalë e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerë.
HADITHI 13
Transmeton Ebu Hamza, Enes ibën Maliku, shërbëtori i Pejgamberit, nga
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë:
"Asnjë prej jush nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij atë që
dëshiron për vete."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 14
Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
8
“nuk lejohet gjaku i myslimanit përveçse në tre raste: i martuari kur bën kurvëri
(zina), shpirt për shpirt dhe ai që lë fenë e tij dhe braktis xhematin."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 15
Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, trasmeton se i dërguari i Allahut,
lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Kush e beson Allahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose të heshtë, dhe
kush beson në Allahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush
beson në Allahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë mysafirin e tij."
______________________
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITHI 16
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri i tha Pejgam-
berit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të:
më porosit diçka! (Pejgamberi) tha: "mos u zemëro". Ai e përsëriti disa herë
kërkesën, dhe Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha: "mos
u zemëro".
______________________
(Buhariu)
HADITHI 17
Ebu J'ala Shedad ibën Eus, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgam-
beri, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu e obligoi
mirësinë në çdo gjë. Kur të vritni, vritni në mënyrë të mirë, kur të therni, therni
në mënyrë të mirë. Mprihe thikën dhe qetësoje therorin." (Muslimi)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
9
HADITHI 18
Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurahman
Muadh ibën Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"frikësohu prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, sepse e
shlyen atë dhe me njerëzit të jesh i moralshëm."
______________________
(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen. Në disa versione të librit të tij thuhet:
hasen sahih)
HADITHI 19
Ebul Abas Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: një
ditë isha mbrapa Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më
tha:
"o djalosh, po të mësoj disa fjalë: ruaje Allahun, Ai të ruan ty. Ruaje Allahun, e
gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute Allahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko
prej Allahut. Dije se sikur i tërë njerzimi të tubohet për të bërë një dobi, ata nuk
do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit
tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka
shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë."
(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih, ndërsa në versionin jashtë
Tirmidhiut thuhet:
"ruaje Allahun, e gjen para teje. Njihe Allahun në rehati, Ai të njeh në vështirësi
dhe dije se ajo që të ka huq nuk e ka pasur të të godas dhe ajo që të ka goditur
s'ka mundur të të huq. Dije se fitorja është me durim, shpëtimi me vështirësi dhe
lehtësimi me vështirësi."
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
10
HADITHI 20
Ebu Mes'ud Ukbe ibën Amër Ensarij Bedrij thotë: ka thënë Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të:
"prej asaj që njerëzit arritën nga profetësia e parë është: nëse s'ke turp, bëj ç'të
duash."
______________________
(Buhariu)
HADITHI 21
Transmeton Ebu Amër Sufjan ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili
thotë:
thashë, o i Dërguar i Allahut, më thuaj për Islamin një fjalë pas së cilës s'do kem
nevojë të pyes për të tjetërkënd? Tha: "thuaj: besova në Allahun, pastaj
përqendrohu (në këtë) ."
______________________
(Muslimi)
HADITHI 22
Transmeton Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur
prej tij, se një njeri pyeti Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të,:
çka mendon, nëse i fal farzet, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj
haramin dhe nuk shtoj asgjë përpos kësaj, a hyj në Xhenet? (Muhamedi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,) u përgjigj: "po".
______________________
(Muslimi) Kuptimi i fjalës "e ndaloj haramin" është: largohem prej tij, kurse
kuptimi i "e lejoj hallallin" e veproj atë duke besuar se është i lejuar.
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
11
HADITHI 23
Transmeton Ebu Malik Harith ibën Asim Esh'arij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i
cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi
dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës.
Namazi është dritë, lëmosha argument, durimi ndriçim, Kur'ani argument për ty
ose kundër teje. Të gjithë njerëzit gdhihen si shitës të shpirtrave të tyre, prej
tyre ka që e lirojnë apo që e shkatërrojnë."
______________________
(Transmeton Muslimi)
HADITHI 24
Ebu Dherr Gifarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton nga Pejgamberi,
lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili sipas asaj që e transmeton nga
Zoti i tij ka thënë:
"O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të
ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjetrit.
O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj,
andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj.
O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ushqej,
kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej.
O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh,
kërkoni prej Meje veshje, ju vesh.
O robërit e Mi, ju gaboni natën e ditën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj
kërkoni falje prej Meje, Unë ju fal.
O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini
dobinë që Mua të më bëni dobi.
O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si
njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte
mbretërinë Time aspak.
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
12
O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si
njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë
Time të mangët aspak.
O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët tubohen në
një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk
e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra
ujin e detit kur futet në të.
O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej. Ai që i
gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e
qortojë askënd veç vetes."
______________________
(Muslimi)
HADITHI 25
Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se disa
njerëz prej shokëve të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta, i
thanë atij:
o i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me shpërblime, falen ashtu siç
falemi, agjërojnë ashtu siç agjërojmë dhe japin lëmoshë nga pasuria që ju
tepron. Ai u tha: a nuk ju kadhënë Allahu edhe juve një gjë që do ta jepni
lëmoshë? Çdo tesbih është lëmoshë, çdo tekbir është lëmoshë, çdo tahmid është
lëmoshë dhe çdo tehlil është lëmoshë. Urdhërimi në të mira është lëmoshë,
ndalimi nga të këqijat është lëmoshë po edhe marrëdhëniet intime (në mënyrë të
ligjshme) ka lëmoshë. Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, kur ndonjëri prej nesh të
kënaq epshin e tij, edhe në këtë rast ka shpërblim? Ai tha: çka mendoni sikur të
kënaqte epshin e tij në haram, a do të kishte mëkat? Ashtu nëse e bën në hallall,
fiton shpërblim për një gjë të tillë."
______________________
(Muslimi)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
13
HADITHI 26
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi
i Allahut qofshin mbi të, tha:
"Në çdo ditë që lind Dielli njerëzit e kanë obligim të japin lëmoshë për çdo nyje
të trupit të tyre: të zgjidhësh problemin mes dy personave është lëmoshë. Të
ndihmosh ndonjërin për të hipur mbi kafshën e tij apo t’i ndihmosh ta ngarkojë
plaçkën e tij mbi kafshë është lëmoshë. Fjala e bukur është lëmoshë. Çdo hap
për në namaz është lëmoshë dhe të largosh një pengesë nga rruga është
lëmoshë."
______________________
(Buhariu dhe Muslimi )
HADITHI 27
Nevas ibën Sem'ani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi,
lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Mirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt dhe urren
që njerëzit ta shohin."
______________________
(Muslimi)
Vabisa ibën Ma'bed, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: shkova te
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: ke ardhur të
pyetsh për mirësinë dhe mëkatin? I thash: po. Ai më tha: pyete zemrën tënde,
mirësi është ajo me të cilën qetësohet shpirti dhe qetësohet zemra kurse mëkat
është ajo që të brenë në shpirt, të ngacmon në gjoks edhe nëse njerëzit apo unë
të japim fetva."
______________________
Neveviu, rahimehullah, thotë: hadithi është hasen, e kemi transmetuar në dy
musnedet, të Imam Ahmedit dhe Darimiut me sened sahih.
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
14
HADITHI 28
Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:
"Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na këshilloi me disa fjalë
nga të cilat na u rrëqethën zemrat dhe na rrodhën sytë lot. Thamë: o i Dërguar i
Allahut, sikur është një fjalim i lamtumirës andaj na porosit. Ai tha: ju porosis me
devotshmëri ndaj Allahut. Të dëgjoni dhe respektoni edhe nëse robi bëhet
udhëheqësi juaj, sepse ai që do të jetojë prej jush do të sheh mosmarrëveshje të
shumta; andaj ju porosis (të mbaheni) për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të
drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe ruhuni nga gjërat e
shpikura sepse çdo e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim."
______________________
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)
HADITHI 29
Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: thash o i Dërguar i
Allahut, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri! Ai tha:
ke pyetur për një punë të madhe, mirëpo ajo është e lehtë për atë që Allahu ia
ka lehtësuar: të adhurosh Allahun, të mos i bësh shirk Atij, të falësh namazin, të
japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin. Pastaj tha:
dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës: agjërimi është mburojë, lëmosha
shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e
natës, pastaj lexoi: "I heqin trupat e tyre prej shtretërve" deri sa arrite te fjala:
"për ata që kanë vepruar" pastaj tha: a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën
dhe kulmin? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. Tha: gjëja kryesore është Islami,
shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është xhihadi, pastaj tha: a të tregoj
për atë që i zotëron të gjitha këto? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. E kapi
gjuhën pastaj tha: sundo këtë. Thash o i Dërguar: do të japim llogari edhe për
atë që e flasim? Tha: mos të të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në
zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër
përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?."
______________________
(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
15
HADITHI 30
Ebu Thalebe Hushenij, Xhurthum ibën Nashir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Allahu urdhëroi disa obligime, andaj mos i humbni ato, caktoi disa kufij, andaj
mos i tejkaloni, ndaloi disa gjëra, andaj mos i veproni, heshti ndaj disa gjërave si
mëshirë për ju, jo për shkak të harresës, andaj mos i hulumtoni ato."
______________________
(Hadithi është hasen, e transmeton Darekutni dhe të tjerë)
HADITHI 31
Transmetohet nga Ebu Abas Sehël ibën Sa'd Saidij, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, i cili ka thënë:
erdh një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i
tha: o i Dërguar i Allahut: më trego një punë të cilën nëse e bëj do të më dojë
Allahu dhe do të më duan njerëzit? Ai tha: "bëhu asket ndaj dynjasë të do Allahu
dhe bëhu asket ndaj asaj që njerëzit posedojnë të duan njerëzit."
______________________
Hadithi është hasen, e transmeton Ibën Maxhe dhe të tjerë me zinxhirë të mira.
HADITH 32
Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, transmetohet
se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i shkaktohet dëm,
as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë").
______________________
(Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera;
këtë hadith e transmeton edhe Maliku në El-Muëata si hadith mursel nga Amr ibn
Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga Pejgamberi lavdia dhe bekimi i
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
16
Allahut qofshin mbi të, duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur zinxhir të
transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të tjerët).
HADITHI 33
Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi,
lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“sikur pretendimi i çdonjërit të pranohej, shumë njerëz do të pretendonin
pasuritë dhe gjaqet e huaja, mirëpo pretenduesi duhet të sjellë argument kurse
mohuesi duhet të betohet.”
______________________
Hadith hasen e transmeton Bejhekiu dhe të tjerë në këtë mënyrë kurse një pjesë
e hadithit është në dy Sahihët.
HADITHI 34
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:
kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke
thënë:
“kush prej jush sheh një të keqe le ta ndërrojë atë me dorën e tij, nëse nuk
mundet, atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij e
ky është besimi më i dobët.”
______________________
(Muslimi)
HADITHI 35
Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“mos e kini zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni
njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në
shitblerje por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar. Muslimani është vëlla i
muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon.
Devotshmëria është këtu bën me shenjë në gjoksin e tij tre herë - mjafton e
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
17
keqja të nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun,
pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.”
______________________
(Muslimi)
HADITHI 36
Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një
brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson (borxhin) atij që
është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në Dynja dhe Ahiret. Kush ia mbulon
të metat muslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret. Allahu
i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet. Kush ndjek një rrugë
për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për ne Xhenet. Çdoherë që
tubohen njerëzit në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, lexojnë Kur’anin, e
mësojnë atë mes tyre, mbi ta zbret qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melekët
e Allahu i përmend tek ata që janë tek Ai. Kë e lë mbrapa puna e tij nuk e
avancon prejardhja e tij.”
______________________
(Muslimi me këtë tekst)
HADITHI 37
Nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej dyve, ky nga Pejgamberi, lavdia dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili transmeton nga Zoti i tij i Madhëruar të ketë
thënë:
“vërtet Allahu i caktoi të mirat dhe të këqijat pastaj i sqaroi ato. Kush synon një
të mirë dhe nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe
e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime deri në shtatëqind fish, deri në
shumëfishime të shumta. Nëse synon një të keqe dhe nuk e bën, Allahu e
shkruan tek Ai një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan
një të keqe.”
______________________
( Buhariu dhe Muslimi në dy sahihët e tyre me këto fjalë)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
18
HADITHI 38
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Allahu i Madhëruar thotë: I kam shpallur luftë atij që armiqëson një mik Timin.
Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë se sa obligimet (farzet).
Robi im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua, e kur
ta dua, atëherë do të jem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi më të cilin
shikon, dora me të cilën prek, këmba me të cilën ecë. Nëse më kërkon diçka,
gjithsesi do t’ia jap, nëse kërkon mbrojtje, gjithsesi do ta mbroj.”
______________________
(Buhariu)
HADITHI 39
Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se
Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Allahu për shkak meje, umetit tim ia fali punët që bëhen gabimisht, në harresë
dhe nën presion.”
______________________
(Hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Bjehekiu dhe të tjerë)
HADITHI 40
Transmetohet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, të ketë
thënë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, vendoi dorën mbi
supin dhe më tha:
“jeto në këtë botë sikur të ishe i huaj ose kalimtar rruge.” Ibën Omeri, Allahu
qoftë i kënaqur prej tij, gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos e prit agimin e kur
të gdhihesh mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën
para vdekjes.
______________________
(Buhariu)
DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
19
HADITHI 41
Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve,
thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “nuk ka
besuar asnjëri prej jush përderisa pasionet e tij të pasojnë atë me të cilën kam
ardhur.”
______________________
(Hadith hasen sahih e kemi transmetuar në libirn “El Huxhe” me sened sahih)
HADITHI 42
Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar
Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë:
ka thënë Allahu i Madhëruar: o biri i Ademit, përderisa ti më lutesh dhe shpreson
tek Unë, t’i fali ato që ti i bën dhe aspak s’më bëhet vonë. O biri i Ademit sikur
mëkatet tua të arrijnë lartësinë e qiellit pastaj më kërkon falje, Unë ta fali. O biri i
Ademit nëse më vjen me mëkate gati sa toka, dhe më takon mirëpo s’më ke
bërë shirk aspak, do të takoj me aq falje nga ana Ime.”
______________________
(Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih)

More Related Content

What's hot

Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitRregullatIslame
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitFatos
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”RregullatIslame
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaRregullatIslame
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitRregullatIslame
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMondi Marku
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutSq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutFatos
 
Sq Rregullat fikhore
Sq Rregullat fikhoreSq Rregullat fikhore
Sq Rregullat fikhoreFatos
 
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitShefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 

What's hot (20)

Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
04 - Revista Medina
04 - Revista Medina04 - Revista Medina
04 - Revista Medina
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutSq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
 
Sq Rregullat fikhore
Sq Rregullat fikhoreSq Rregullat fikhore
Sq Rregullat fikhore
 
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitShefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 

Similar to 40 hadithet e_imam Neveviut

Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveLexo dhe Mëso
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiLexo dhe Mëso
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihinLibra Islame
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveLoveofpeople
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveLexo dhe Mëso
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika IslameFatos
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesLexo dhe Mëso
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslamhouse.com
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.sDenis Berberi
 

Similar to 40 hadithet e_imam Neveviut (20)

Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s
 
70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut
 

More from amarstafa

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimitamarstafa
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)amarstafa
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveamarstafa
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)amarstafa
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnoramarstafa
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islamamarstafa
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahutamarstafa
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.samarstafa
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islamamarstafa
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeamarstafa
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)amarstafa
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinamarstafa
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelamarstafa
 

More from amarstafa (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnor
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islam
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
 

40 hadithet e_imam Neveviut

  • 1. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 1 DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT Përktheu: Hoxhë Agim Bekiri albislam.com
  • 2. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 2 HADITHI 1 Udhëheqësi i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "në të vërtetë, veprat vlerësohen në bazë të qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kush ka bërë hixhret për tek Allahu dhe Pejgamberi i Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe Pejgamberi. Ai që hixhretin e bën për të arrit diçka prej dynjasë, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim për të cilën e ka bërë." ______________________ Këtë hadith e transmetojnë dy kolosët e muhadithëve, Ebu Abdilah Muhmmed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugire ibën Berdizbeh el-Buharij dhe Ebul Husejn Muslim ibën Haxhaxh ibën Muslim Kushejrij en-Nejsaburij, në dy sahihat e tyre, që janë librat më të saktë në këtë fushë. HADITHI 2 Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu transmeton dhe thotë: Një ditë, gjersa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.” (Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.”
  • 3. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 3 Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohon- te të vërtetën. Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të be- sosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .” Ai tha: “të vërtetën pohove.” Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani (mirësia e përsosur)?” Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.” Ai tha, “Më thuaj për Çastin se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.” Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit, barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.” Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe py- etësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili, dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.” ______________________ (Muslimi) HADITHI 3 Transmetohet se Ebu Abdurrahman, Abdullah ibën Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "Islami ngrihet mbi pesë: dëshmia se s’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përpos Allahut dhe se Muhamedi është pejgamber i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi)
  • 4. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 4 HADITHI 4 Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut na ka treguar, e ai është i sinqerti dhe i vërteti: "çdo kujt, krijimi i tij i mblidhet në barkun e nënës dyzet ditë në një pikë. Pastaj bëhet pikë gjaku e ngjizur, po aq. Pastaj bëhet copë mishi, po aq. Pastaj dërgohet tek ai një melek që fryn (në fetus) shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: me shkrimin e riskut (furnizimit) të tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij dhe a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Allahun, përpos të Cilit zot tjetër nuk ka! Ndonjëri prej jush do të punojë punë të banorëve të Xhenetit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhenetit vetëm sa një kut. Pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë në të. Një tjetër do të punojë punë të banorëve të zjarrit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhehenemit sa një kut, pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 5 Transmetohet nga nëna e besimtarëve, nëna e Abdullahut, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "kush shpik në fenë tonë diçka që s'është prej saj, refuzohet." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) kurse në një transmetim të Muslimit qëndron: "kush bën një vepër që nuk është sipas fesë tonë, ajo refuzohet."
  • 5. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 5 HADITHI 6 Transmetohet nga Ebu Abdullah, Nu'man ibën Beshiri, Allahu qoft i kënaqur prej tij, që thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "me të vërtetë, hallalli është i qartë, dhe harami është i qartë, e mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ai që bie në gjërat e dyshimta, ai ka rënë në haram, sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e që gati mund të hyjë në to. Dijeni se çdo mbret ka territorin që ruan; territori i Allahut që ruhet janë haramet. Dijeni se në trup ka një copë mishi që nëse përmirësohet, përmirësohet i tërë trupi e nëse prishet, prishet i tërë trupi. Ajo është zemra." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 7 Nga Ebu Rukaje, Temim ibën Eus Darij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Feja është këshillim." Thamë: për çfarë, o i Dërguar i Allahut? Tha: "për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, prijësit e myslimanëve dhe masën e gjerë." ______________________ (Muslimi) HADITHI 8 Përcillet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe të japin zekatin. Kur të bëjnë këtë, i kanë të mbrojtura prej meje gjaqet e tyre
  • 6. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 6 dhe pasuritë e tyre, vetëm me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e të tyre është tek Allahu." ______________________ ( Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 9 Nga Ebu Hurejre, Abdurahman ibën Sahër, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "gjërat nga të cilat ju kam ndaluar, largohuni, e gjërat me të cilat ju kam urdhëruar, zbatojini sa të keni mundësi. Vërtetë, pyetjet e shumta dhe kundërshtimi i pejgamberëve shkatërruan popujt që ishin para jush." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 10 Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Vërtet Allahu i Madhëruar është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se të pastrën. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi pejgamberët, duke thënë: "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe bëni vepra të mira" po ashtu tha: "O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë", pastaj përmendi njeriun që ka udhëtuar gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!" ______________________ (Muslimi)
  • 7. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 7 HADITHI 11 Transmetohet nga Ebu Muhamed Hasen ibën Alij ibën ebi Talib, nipi i Pejgamberit dhe lulja e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, i cili ka thënë: kam mbajtur mend nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, (fjalën): "lëre atë që të vendon në dyshim dhe merr atë që nuk të vendon në dyshim." ______________________ (Tirmidhiu dhe Nesaiu, kurse Tirmidhiu thotë: hadithi është hasen sahih) HADITHI 12 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nga bukuritë e Islamit është braktisja e gjërave që s'kanë të bëjnë me ty." ______________________ Hadith hasen, me këto fjalë e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerë. HADITHI 13 Transmeton Ebu Hamza, Enes ibën Maliku, shërbëtori i Pejgamberit, nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: "Asnjë prej jush nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 14 Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
  • 8. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 8 “nuk lejohet gjaku i myslimanit përveçse në tre raste: i martuari kur bën kurvëri (zina), shpirt për shpirt dhe ai që lë fenë e tij dhe braktis xhematin." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi) HADITHI 15 Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, trasmeton se i dërguari i Allahut, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush e beson Allahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose të heshtë, dhe kush beson në Allahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në Allahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë mysafirin e tij." ______________________ ( Buhariu dhe Muslimi ) HADITHI 16 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri i tha Pejgam- berit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: më porosit diçka! (Pejgamberi) tha: "mos u zemëro". Ai e përsëriti disa herë kërkesën, dhe Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha: "mos u zemëro". ______________________ (Buhariu) HADITHI 17 Ebu J'ala Shedad ibën Eus, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgam- beri, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu e obligoi mirësinë në çdo gjë. Kur të vritni, vritni në mënyrë të mirë, kur të therni, therni në mënyrë të mirë. Mprihe thikën dhe qetësoje therorin." (Muslimi)
  • 9. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 9 HADITHI 18 Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurahman Muadh ibën Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "frikësohu prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, sepse e shlyen atë dhe me njerëzit të jesh i moralshëm." ______________________ (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen. Në disa versione të librit të tij thuhet: hasen sahih) HADITHI 19 Ebul Abas Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: një ditë isha mbrapa Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: "o djalosh, po të mësoj disa fjalë: ruaje Allahun, Ai të ruan ty. Ruaje Allahun, e gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute Allahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dije se sikur i tërë njerzimi të tubohet për të bërë një dobi, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë." (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih, ndërsa në versionin jashtë Tirmidhiut thuhet: "ruaje Allahun, e gjen para teje. Njihe Allahun në rehati, Ai të njeh në vështirësi dhe dije se ajo që të ka huq nuk e ka pasur të të godas dhe ajo që të ka goditur s'ka mundur të të huq. Dije se fitorja është me durim, shpëtimi me vështirësi dhe lehtësimi me vështirësi."
  • 10. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 10 HADITHI 20 Ebu Mes'ud Ukbe ibën Amër Ensarij Bedrij thotë: ka thënë Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: "prej asaj që njerëzit arritën nga profetësia e parë është: nëse s'ke turp, bëj ç'të duash." ______________________ (Buhariu) HADITHI 21 Transmeton Ebu Amër Sufjan ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: thashë, o i Dërguar i Allahut, më thuaj për Islamin një fjalë pas së cilës s'do kem nevojë të pyes për të tjetërkënd? Tha: "thuaj: besova në Allahun, pastaj përqendrohu (në këtë) ." ______________________ (Muslimi) HADITHI 22 Transmeton Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një njeri pyeti Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,: çka mendon, nëse i fal farzet, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj haramin dhe nuk shtoj asgjë përpos kësaj, a hyj në Xhenet? (Muhamedi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,) u përgjigj: "po". ______________________ (Muslimi) Kuptimi i fjalës "e ndaloj haramin" është: largohem prej tij, kurse kuptimi i "e lejoj hallallin" e veproj atë duke besuar se është i lejuar.
  • 11. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 11 HADITHI 23 Transmeton Ebu Malik Harith ibën Asim Esh'arij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë, lëmosha argument, durimi ndriçim, Kur'ani argument për ty ose kundër teje. Të gjithë njerëzit gdhihen si shitës të shpirtrave të tyre, prej tyre ka që e lirojnë apo që e shkatërrojnë." ______________________ (Transmeton Muslimi) HADITHI 24 Ebu Dherr Gifarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili sipas asaj që e transmeton nga Zoti i tij ka thënë: "O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjetrit. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj, andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ushqej, kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh, kërkoni prej Meje veshje, ju vesh. O robërit e Mi, ju gaboni natën e ditën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje prej Meje, Unë ju fal. O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte mbretërinë Time aspak.
  • 12. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 12 O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë Time të mangët aspak. O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët tubohen në një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra ujin e detit kur futet në të. O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes." ______________________ (Muslimi) HADITHI 25 Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se disa njerëz prej shokëve të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta, i thanë atij: o i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me shpërblime, falen ashtu siç falemi, agjërojnë ashtu siç agjërojmë dhe japin lëmoshë nga pasuria që ju tepron. Ai u tha: a nuk ju kadhënë Allahu edhe juve një gjë që do ta jepni lëmoshë? Çdo tesbih është lëmoshë, çdo tekbir është lëmoshë, çdo tahmid është lëmoshë dhe çdo tehlil është lëmoshë. Urdhërimi në të mira është lëmoshë, ndalimi nga të këqijat është lëmoshë po edhe marrëdhëniet intime (në mënyrë të ligjshme) ka lëmoshë. Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, kur ndonjëri prej nesh të kënaq epshin e tij, edhe në këtë rast ka shpërblim? Ai tha: çka mendoni sikur të kënaqte epshin e tij në haram, a do të kishte mëkat? Ashtu nëse e bën në hallall, fiton shpërblim për një gjë të tillë." ______________________ (Muslimi)
  • 13. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 13 HADITHI 26 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: "Në çdo ditë që lind Dielli njerëzit e kanë obligim të japin lëmoshë për çdo nyje të trupit të tyre: të zgjidhësh problemin mes dy personave është lëmoshë. Të ndihmosh ndonjërin për të hipur mbi kafshën e tij apo t’i ndihmosh ta ngarkojë plaçkën e tij mbi kafshë është lëmoshë. Fjala e bukur është lëmoshë. Çdo hap për në namaz është lëmoshë dhe të largosh një pengesë nga rruga është lëmoshë." ______________________ (Buhariu dhe Muslimi ) HADITHI 27 Nevas ibën Sem'ani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Mirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt dhe urren që njerëzit ta shohin." ______________________ (Muslimi) Vabisa ibën Ma'bed, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: shkova te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: ke ardhur të pyetsh për mirësinë dhe mëkatin? I thash: po. Ai më tha: pyete zemrën tënde, mirësi është ajo me të cilën qetësohet shpirti dhe qetësohet zemra kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt, të ngacmon në gjoks edhe nëse njerëzit apo unë të japim fetva." ______________________ Neveviu, rahimehullah, thotë: hadithi është hasen, e kemi transmetuar në dy musnedet, të Imam Ahmedit dhe Darimiut me sened sahih.
  • 14. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 14 HADITHI 28 Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na këshilloi me disa fjalë nga të cilat na u rrëqethën zemrat dhe na rrodhën sytë lot. Thamë: o i Dërguar i Allahut, sikur është një fjalim i lamtumirës andaj na porosit. Ai tha: ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut. Të dëgjoni dhe respektoni edhe nëse robi bëhet udhëheqësi juaj, sepse ai që do të jetojë prej jush do të sheh mosmarrëveshje të shumta; andaj ju porosis (të mbaheni) për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe ruhuni nga gjërat e shpikura sepse çdo e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim." ______________________ (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih) HADITHI 29 Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: thash o i Dërguar i Allahut, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri! Ai tha: ke pyetur për një punë të madhe, mirëpo ajo është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar: të adhurosh Allahun, të mos i bësh shirk Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin. Pastaj tha: dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës: agjërimi është mburojë, lëmosha shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës, pastaj lexoi: "I heqin trupat e tyre prej shtretërve" deri sa arrite te fjala: "për ata që kanë vepruar" pastaj tha: a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën dhe kulmin? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. Tha: gjëja kryesore është Islami, shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është xhihadi, pastaj tha: a të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. E kapi gjuhën pastaj tha: sundo këtë. Thash o i Dërguar: do të japim llogari edhe për atë që e flasim? Tha: mos të të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?." ______________________ (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)
  • 15. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 15 HADITHI 30 Ebu Thalebe Hushenij, Xhurthum ibën Nashir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu urdhëroi disa obligime, andaj mos i humbni ato, caktoi disa kufij, andaj mos i tejkaloni, ndaloi disa gjëra, andaj mos i veproni, heshti ndaj disa gjërave si mëshirë për ju, jo për shkak të harresës, andaj mos i hulumtoni ato." ______________________ (Hadithi është hasen, e transmeton Darekutni dhe të tjerë) HADITHI 31 Transmetohet nga Ebu Abas Sehël ibën Sa'd Saidij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: erdh një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: o i Dërguar i Allahut: më trego një punë të cilën nëse e bëj do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit? Ai tha: "bëhu asket ndaj dynjasë të do Allahu dhe bëhu asket ndaj asaj që njerëzit posedojnë të duan njerëzit." ______________________ Hadithi është hasen, e transmeton Ibën Maxhe dhe të tjerë me zinxhirë të mira. HADITH 32 Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i shkaktohet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë"). ______________________ (Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera; këtë hadith e transmeton edhe Maliku në El-Muëata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga Pejgamberi lavdia dhe bekimi i
  • 16. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 16 Allahut qofshin mbi të, duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur zinxhir të transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të tjerët). HADITHI 33 Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “sikur pretendimi i çdonjërit të pranohej, shumë njerëz do të pretendonin pasuritë dhe gjaqet e huaja, mirëpo pretenduesi duhet të sjellë argument kurse mohuesi duhet të betohet.” ______________________ Hadith hasen e transmeton Bejhekiu dhe të tjerë në këtë mënyrë kurse një pjesë e hadithit është në dy Sahihët. HADITHI 34 Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “kush prej jush sheh një të keqe le ta ndërrojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij e ky është besimi më i dobët.” ______________________ (Muslimi) HADITHI 35 Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “mos e kini zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu bën me shenjë në gjoksin e tij tre herë - mjafton e
  • 17. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 17 keqja të nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.” ______________________ (Muslimi) HADITHI 36 Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson (borxhin) atij që është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në Dynja dhe Ahiret. Kush ia mbulon të metat muslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret. Allahu i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet. Kush ndjek një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për ne Xhenet. Çdoherë që tubohen njerëzit në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, lexojnë Kur’anin, e mësojnë atë mes tyre, mbi ta zbret qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melekët e Allahu i përmend tek ata që janë tek Ai. Kë e lë mbrapa puna e tij nuk e avancon prejardhja e tij.” ______________________ (Muslimi me këtë tekst) HADITHI 37 Nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej dyve, ky nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili transmeton nga Zoti i tij i Madhëruar të ketë thënë: “vërtet Allahu i caktoi të mirat dhe të këqijat pastaj i sqaroi ato. Kush synon një të mirë dhe nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishime të shumta. Nëse synon një të keqe dhe nuk e bën, Allahu e shkruan tek Ai një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan një të keqe.” ______________________ ( Buhariu dhe Muslimi në dy sahihët e tyre me këto fjalë)
  • 18. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 18 HADITHI 38 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: I kam shpallur luftë atij që armiqëson një mik Timin. Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë se sa obligimet (farzet). Robi im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua, e kur ta dua, atëherë do të jem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi më të cilin shikon, dora me të cilën prek, këmba me të cilën ecë. Nëse më kërkon diçka, gjithsesi do t’ia jap, nëse kërkon mbrojtje, gjithsesi do ta mbroj.” ______________________ (Buhariu) HADITHI 39 Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu për shkak meje, umetit tim ia fali punët që bëhen gabimisht, në harresë dhe nën presion.” ______________________ (Hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Bjehekiu dhe të tjerë) HADITHI 40 Transmetohet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, të ketë thënë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, vendoi dorën mbi supin dhe më tha: “jeto në këtë botë sikur të ishe i huaj ose kalimtar rruge.” Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos e prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes. ______________________ (Buhariu)
  • 19. DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT 19 HADITHI 41 Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “nuk ka besuar asnjëri prej jush përderisa pasionet e tij të pasojnë atë me të cilën kam ardhur.” ______________________ (Hadith hasen sahih e kemi transmetuar në libirn “El Huxhe” me sened sahih) HADITHI 42 Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: ka thënë Allahu i Madhëruar: o biri i Ademit, përderisa ti më lutesh dhe shpreson tek Unë, t’i fali ato që ti i bën dhe aspak s’më bëhet vonë. O biri i Ademit sikur mëkatet tua të arrijnë lartësinë e qiellit pastaj më kërkon falje, Unë ta fali. O biri i Ademit nëse më vjen me mëkate gati sa toka, dhe më takon mirëpo s’më ke bërë shirk aspak, do të takoj me aq falje nga ana Ime.” ______________________ (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih)