SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË 
- MË 28.XI.1912
Prezantimi: 
Adelina Dani 
IX-2 
Nuri Mazari 
Dollogozhdë 
Lënda: Histori 
Arsimtari: Lirim Dani 
2014 
• Lëvizja xhonturke dhe ideja për 
Autonominë e Shqipërisë 
• Synimet e “Aleancës ballkanike” 
për copëtimin e tokave shqiptare 
• Rrugëtimi diplomatik i Ismail 
Qemalit nga Stambolli deri te 
zbarkimi i tij në Durrës 
• Rrugëtimi i karvanit të Ismail 
Qemalit nga Durrësi për në Vlorë 
• Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 
në Kuvendin e Vlorës më 28.XI.1912 
• Kush e përfaqësoi Kosovën…në 
Kuvendin e Vlorës? 
• Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë 
së Shqipërisë në Vlorë?
Lëvizja xhonturke dhe ideja për 
Autonominë e Shqipërisë 
• Dihet mirëfilli se në fund të shekullit XIX, në Stamboll lindi lëvizja nacional-borgjeze 
e turqve të rinj që veten e quanin xhonturq. Kjo lëvizje vepronte 
përmes Komitetit të fshehtë “Bashkim e Përparim” (Ittihad ve Terakki) dhe 
drejtohej kundër pushtetit absolutist të sulltan Abdyl Hamitit II. 
Në këto zhvillime, lëvizja kombëtare shqiptare, për të krijuar kushte të 
favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar 
rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare, u bashkua me lëvizjen e turqve të 
rinj. Në pranverën e verën e vitit 1908 në shumë qytete të Shqipërisë, si në 
Ohër, Prespë, Strugë, Manastir, Shkup, Gjirokastër, Shkodër, Prizren, Ferizaj, 
Mitrovicë etj, krahas komiteteve kombëtare ”Për lirinë e Shqipërisë” u 
formuan edhe komitetet xhonturke ”Bashkim e Përparim”.1 
Zgjerimi i veprimtarisë së komiteteve xhonturke në Shqipëri e në Maqedoni 
u dha mundësi turqve të rinj të fillonin kryengritjen. Në rrethanat kur 
administrata Osmane në Rumeli (ku përfshiheshin edhe katër vilajetet 
shqiptare) ishte shthurur dhe zotër të situatës ishin bërë xhonturqit, si edhe 
përballë rrezikut të një sulmi të ushtrisë kryengritëse kundër Stambollit, 
Sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua të pranonte, natën e 23/24 korrikut, 
shpalljen e kushtetutës së vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.
• Shpallja e Kushtetutës së Hyrietit (lirisë) u prit me gëzim e entuziazëm edhe 
nga populli shqiptar, i cili vunate prej shekujsh nën sundimin e autokracisë së 
sulltanëve. Mirëpo ky entuziazëm nuk zgjati shumë. Qysh në zgjedhjet e para 
për parlamentin turk, që i shpallën xhonturqit me 15 shtator 1908, sipas ligjit 
elektoral nuk njiheshin popujt joturk dhe të gjithë banorët e Perandorisë u 
shpallën ”osmanlinj”. 
Meqenëse revolucioni xhonturk nuk solli lirinë e premtuar për shqiptarët 
dhe popujt tjerë të shtypur, përkundrazi forcoi Perandorinë Osmane, duke e 
centralizuar edhe më shumë pushtetin qëndror, lëvizja kombëtare në krye 
me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, 
Dervish Himën, Çerçiz Topullin etj, gjatë viteve 1909-1911 organizuan 
kryengritje të armatosur gjithandej viseve etnike shqiptare, të cilat u shtypën 
me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke. 
Për t´i joshur krerët shqiptar, sulltani ju ofronte edhe pozita të larta 
ministrore. Kështu, në vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herë rresht postin 
e Ministrit të Drejtësisë dhe me pas atë të Ministrit të Brendshëm të 
Perandorisë* dhe në një takim të drejtpërdrejt që pati ai me Sulltanin ia 
komunikoi qëllimin për: Shpalljen e Autonomisë së Shqipërisë nga 
Perandoria Osmane dhe emërimin e një shqiptari në krye të shtetit të ri që 
pritej të lindëte. Këtë ide dy vjet me vonë (1911), Ismail Qemali nuk hezitoi 
t'ia përsëriste edhe Vezirit Qamil Pasha, por Veziri ndonëse nuk ishte 
plotësisht në dijeni të zhvillimeve që priteshin të ndodhnin në viset 
shqiptare, këmbënguli që Shqipëria të mbetej pjesë e Perandorisë.
Fotografi:
Synimet e “Aleancës ballkanike” për 
copëtimin e tokave shqiptare 
• Kryengritja e përgjithshme shqiptare dhe lufta italo-turke (në Jemen...), i dhanë 
goditje të reja sundimit pesë shekullorë turk në Ballkan. Nga këto zhvillime, 
ndonëse gjatë verës së vitit 1912 perandoria turke, po i numëronte javët e fundit 
në Ballkan, në zgjidhjen e çështjes shqiptare do të inkuadrohen edhe fuqitë e 
mëdha. Austro-Hungaria..., duke e kuptuar funksionin historik të Shqipërisë si 
digë para zgjerimit sllavë, filloi t'i bëjë trysni Turqisë që të tregojë më tepër 
mirëkuptim për 14 kërkesat e parashtruara të shqiptarëve.6 
Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i jashtëm) u propozoi Fuqive të Mëdha 
që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik, 
ku do të përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovës, i 
Shkodrës, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
Pragrafi 2 
• Këtë propozim e kundërshtoi fuqishëm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, 
synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllave-ortodokse dhe për fat të keq në këtë 
drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë.7 Për këtë çështje, reagoi 
edhe Porta e Lartë, e cila deklaroi se çështja shqiptare është “çështje e 
brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë gjë ,përfaqësuesit turk, 
ndryshuan rrënjësisht konkluzat e marrëveshjes të arritur me krerët shqiptar, më 
18 gusht 1912 në Shkup. 
Dhe këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike 
(Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe coptimin e tokave 
shqiptare. Planet serbe për një “luftë kundër Turqisë”, kishin filluar me bisedat e 
fshehta me Bullgarinë. Diplomacia ruse në krye me carin Nikollajin e II, ishte 
shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes 
Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Për këtë qëllim, qarqet 
sunduese bullgare u ndaluan edhe krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së 
Maqedonisë që të bashkpunojnë dhe të përkrahin kryengritjen e Përgjithshme 
Shqiptare të vitit 1912.
Paragrafi 3 
• Pas një vargë takimesh (që kishin nisur qysh në tetor 
1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij 
bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 
1912, Serbia lidhi një aleanc “Traktat miqësie” me 
Bullgarinë, ku si synim parësor kishin kundërshtimin e 
formimit të çfarëdo shteti shqiptarë në Ballkan dhe 
coptimin e tokave shqiptare. Një aneks sekret i këtij 
traktati parashikonte veprime eventuale të 
përbashkëta kundër Perandorisë Osmane, ku 
parashihej që Serbisë t´i takonte mbarë territori në veri 
të maleve të Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare 
u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat 
përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një 
marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e 
Turqisë.10 
Kësaj aleance, pas bisedimeve të carit rus me Kral 
Nikollën iu bashkua edhe Mali i Zi. Këto shtete 
ortodokse të "aleancës..." përfundimisht ,në emër të 
luftës kundër "robërisë osmane" në tetor 1912 filuan 
luftën e parë ballkanike për pushtimin dhe coptimin e 
tërsisë së tokave shqiptare.
Rrugëtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga 
Stambolli deri te zbarkimi i tij në Durrës 
• Zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga 
shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" e që kishin për qëllim 
copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të 
Ismail Qemalit. 
Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj 
Gurakuqi...,arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht 
me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një 
situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. 
Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha 
organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për 
pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia). 
U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta 
kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e 
plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti 
shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të 
kryer tashmë. 
Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin 
kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë 
(korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.
Paragrafi 2 
• Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u mbajt 
mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me 
Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. 
Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: 
mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin 
dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha 
dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. 20 
Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, 
Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e 
Kryeministrit rumun Taqe Junesku. 
Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të 
kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacioni 
shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, 
konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë 
Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin 
Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf 
Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë evropiane. Në këto 
takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro- 
Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. 
Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë 
italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një 
shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.
Paragrafi 3 
• Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte 
shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që 
përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin 
hyrë thellë në tokën shqiptare. Meqë ngjarjet zhvilloheshin me shpejtësi në Shqipëri, 
delegacioni shqiptarë bëri përpjekje që sa më parë të nisen për në atdhe, që të mbahet 
kuvendi kombëtar për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Me kërkesën e Ismail Qemailit, 
diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar 
në Durrës. 
Delegacioni shqiptar me tu kthyer në Vjenë (nga Budapesti), pati takime me Ambasadorin 
italian (Avana) dhe me ambasadorin anglez. Më 18 nëntor 1912, delegacioni mbërriti në 
Triesht dhe po atë ditë Ismail Qemali i drejtohet me një telegram komitetit përgatitor për 
shpalljen e Pavarësisë, dhe kërkon që të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të 
popullit, për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që mendohej të mbahet në Durrës ose në 
Vlorë. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është 
shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani 
bashkimin. Çështja jonë politike është siguruar përfundimisht” 
Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane 
“Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i 
paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, 
unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje". 
Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Isamail 
Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve të Shqipërisë 
dhe zbarkoi në Durrës.
Rrugëtimi i karvanit të Ismail Qemalit nga Durrësi për në 
Vlorë 
• Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë 
të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar 
nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Ato ditë, deti ishte 
bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e 
pamundësuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e një kuvendi të parashikuar në Durrës. 
Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i 
lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të 
lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së 
Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 
nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, 
pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës .28 
Delegacioni në krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditësh të qëndrimit në Durrës, duke iu 
shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në 
Vlorë. Duke zbritur majës së Ardenicës, nga faqja perëndimore, delegatët nga Elbasani 
që udhëtonin në drejtim të Fierit, takojnë karvanin e kalorësve, që vinte nga Durrësi me 
delegatët e Bukureshtit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Kavajës etj me në krye Ismail 
Qemalin. Aty Mit`hat Frashëri takoi Ismail Qemalin, ”i cili kalëronte me një kalë 
myzeqeje të bardhë” dhe Luigj Gurakuqin. Kalojnë së bashku Semanin e fryrë nga ujërat 
e vjeshtës së tretë, me një lundër, apo govatë të flashkët që vente e vinte nga një breg 
në tjetrin për t´i bartur kalorësit e lirisë.
Paragrafi 2 
• Sipas kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail 
Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që 
kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës 
tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), 
dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye 
karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish 
bej Biçakut. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin 
e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”30 (hoqi dorë nga arrestimi-vërejtja 
ime). 
Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca 
31 dhe pas shumë peripetive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë. 
Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me 
këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të 
Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: 
”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe 
populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”.32 Delegatët e 
ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej 
Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit.33
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin 
e Vlorës më 28.XI.1912 
• Meqenëse anijet luftarake greke i 
qenë afruar portit të Vlorës dhe me 
të drejt i druhej ndonjë sulmi të 
forcave greke, por edhe për shkak 
të përparimit të pandaluar të 
ushtrisë serbe në verilindje të 
vendit, pa arritur ende 
përfaqësuesit e disa krahinave, në 
mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët 
që ndodheshin në Vlorë vendosën 
të nesërmen të mblidhnin 
Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur 
pavarësinë e Shqipërisë.
Kush e përfaqësoi Kosovën…në 
Kuvendin e Vlorës? 
• 
Kosova..., duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u 
përfaqësua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur 
nga Kuvendi i Shkupit, ndërsa një ditë më vonë (më 29 nëntor) në Vlorë mbërriti Isa 
Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen 
Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, 
Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq 
udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan 
Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhën, sepse në fillim të 
nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në 
kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në 
Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend. 
Kuvendi i hapi punimet, më 28 nëntor 1912 në orën 14 pasdite, po në shtëpinë e 
Xhemil bej Vlorës.36 Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndërsa sekretar Luigj 
Gurakuqi. Në fjalën e shkurtër që mbajti Ismail Qemali para 40 delegatëve, të 
përcjellur me duartrokitje të gjata e brohoritje entuziaste ”Rroftë Shqipnija e Lirë”, 
foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftrat e shqiptarëve 
për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta 
Ballkanike e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia
Paragrafi 2 
• Propozimi i kryetarit për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, u miratua 
njëzëri nga delegatët. Në Rezolutën e Pavarësisë me titull "Në Vlonë më 
15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912”, të cilën e lexoi sekretari i parë i 
kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet: “Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal 
Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të 
gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e 
lirë e e mosvarme". 38 
Ndërkaq, gjithë emocionet e këtij akti historik i pasqyron më së miri origjinali 
i Procesverbalit, i cili fatkeqësisht kishte humbur në vitin 1937. 39 
Dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e botoi gazeta ”Përlindja e Shqypnies” 
organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, si dhe Lef Nosi në përmbledhjen e 
dokumenteve historike.40 
Në një letër me titull “Si u bë Kongresi i Vlorës” Mit´hat Frashëri dërguar 
mikut të tij Kristo Luarasit, shkruan: ”Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe 
ishin 47 delegatë nga çdo an´e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. 
Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 
14.30, me zë të përgjithshëmu proklamua independenca e Shqipërisë dhe 
Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur (...) Salla e madhe në 
shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë 
vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”
Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë së Shqipërisë në 
Vlorë? 
• Ismail Kemal (Qemali); 
Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri); 
Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu 
i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i 
përgjithshëm për myslimanët e 
Shqipnisë së pamvarme); 
J.Karbunara; 
Elmas Boco; 
Vehbi Harçi; 
Qazim Kokoshi; 
J.Minga; 
Rexhep Mitrovica; 
A.Rruçi; 
Abdi (Toptani); 
Abas Dilaver (Qelkup-a); 
Mid´hat Frashëri; 
Shefqet Daju; 
Zihni Abas Kanina; 
Xhelal (Kopernacka); 
Hajredin Cakrani; 
Qemal Elbasani (Karaosmani); 
Iljas Vrioni; 
• Salih Gjuka; 
Dhimitër Berati; 
Dhimitër Emanuel (Mborja?); 
Dimitri Zografi; 
Murat Toptani; 
Pandeli Cale; 
Luz (Luigj) Gurakuqi; 
Bedri Pejani; 
Spiro (don) Ilo; 
Thanas Floqi; 
Lef Nosi; 
Dr.H.Myrteza; 
Nuri (Sojliu); 
Mustafa Asim Kruja; 
M.Ferid Vokopola; 
Ymer (Deliallisi); 
Xhemaledin (Xhemal Deliallisi); 
Nebi Sefa Lushnja; 
Zuhdi Ohria, ndërsa 2 emra janë të 
palexueshëm...”
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28

More Related Content

What's hot

PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiBlerinaMuobega
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessRexhino Kovaci
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 

What's hot (20)

PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Amerika veriut
Amerika veriutAmerika veriut
Amerika veriut
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimi
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Ulliam shekspir
Ulliam shekspirUlliam shekspir
Ulliam shekspir
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 

Similar to Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28

100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptxBesimFetahu
 
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiGëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiElldini-Upfiek
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i PavarsisDaniel Duro
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeMerkur Sinani
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimizjadin olluri
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarBesjona Jusufi
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikSuzana Muja
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIMarjan DODAJ
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaGenta Jusufi
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 

Similar to Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28 (20)

100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx
 
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që JemiGëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis
 
Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemali
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI" PROJEKT"HISTORI"
PROJEKT"HISTORI"
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit Shqipëtar
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 

Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28

  • 1. SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË - MË 28.XI.1912
  • 2. Prezantimi: Adelina Dani IX-2 Nuri Mazari Dollogozhdë Lënda: Histori Arsimtari: Lirim Dani 2014 • Lëvizja xhonturke dhe ideja për Autonominë e Shqipërisë • Synimet e “Aleancës ballkanike” për copëtimin e tokave shqiptare • Rrugëtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli deri te zbarkimi i tij në Durrës • Rrugëtimi i karvanit të Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë • Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës më 28.XI.1912 • Kush e përfaqësoi Kosovën…në Kuvendin e Vlorës? • Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë?
  • 3. Lëvizja xhonturke dhe ideja për Autonominë e Shqipërisë • Dihet mirëfilli se në fund të shekullit XIX, në Stamboll lindi lëvizja nacional-borgjeze e turqve të rinj që veten e quanin xhonturq. Kjo lëvizje vepronte përmes Komitetit të fshehtë “Bashkim e Përparim” (Ittihad ve Terakki) dhe drejtohej kundër pushtetit absolutist të sulltan Abdyl Hamitit II. Në këto zhvillime, lëvizja kombëtare shqiptare, për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare, u bashkua me lëvizjen e turqve të rinj. Në pranverën e verën e vitit 1908 në shumë qytete të Shqipërisë, si në Ohër, Prespë, Strugë, Manastir, Shkup, Gjirokastër, Shkodër, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë etj, krahas komiteteve kombëtare ”Për lirinë e Shqipërisë” u formuan edhe komitetet xhonturke ”Bashkim e Përparim”.1 Zgjerimi i veprimtarisë së komiteteve xhonturke në Shqipëri e në Maqedoni u dha mundësi turqve të rinj të fillonin kryengritjen. Në rrethanat kur administrata Osmane në Rumeli (ku përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare) ishte shthurur dhe zotër të situatës ishin bërë xhonturqit, si edhe përballë rrezikut të një sulmi të ushtrisë kryengritëse kundër Stambollit, Sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua të pranonte, natën e 23/24 korrikut, shpalljen e kushtetutës së vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.
  • 4. • Shpallja e Kushtetutës së Hyrietit (lirisë) u prit me gëzim e entuziazëm edhe nga populli shqiptar, i cili vunate prej shekujsh nën sundimin e autokracisë së sulltanëve. Mirëpo ky entuziazëm nuk zgjati shumë. Qysh në zgjedhjet e para për parlamentin turk, që i shpallën xhonturqit me 15 shtator 1908, sipas ligjit elektoral nuk njiheshin popujt joturk dhe të gjithë banorët e Perandorisë u shpallën ”osmanlinj”. Meqenëse revolucioni xhonturk nuk solli lirinë e premtuar për shqiptarët dhe popujt tjerë të shtypur, përkundrazi forcoi Perandorinë Osmane, duke e centralizuar edhe më shumë pushtetin qëndror, lëvizja kombëtare në krye me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Dervish Himën, Çerçiz Topullin etj, gjatë viteve 1909-1911 organizuan kryengritje të armatosur gjithandej viseve etnike shqiptare, të cilat u shtypën me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke. Për t´i joshur krerët shqiptar, sulltani ju ofronte edhe pozita të larta ministrore. Kështu, në vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herë rresht postin e Ministrit të Drejtësisë dhe me pas atë të Ministrit të Brendshëm të Perandorisë* dhe në një takim të drejtpërdrejt që pati ai me Sulltanin ia komunikoi qëllimin për: Shpalljen e Autonomisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe emërimin e një shqiptari në krye të shtetit të ri që pritej të lindëte. Këtë ide dy vjet me vonë (1911), Ismail Qemali nuk hezitoi t'ia përsëriste edhe Vezirit Qamil Pasha, por Veziri ndonëse nuk ishte plotësisht në dijeni të zhvillimeve që priteshin të ndodhnin në viset shqiptare, këmbënguli që Shqipëria të mbetej pjesë e Perandorisë.
  • 6. Synimet e “Aleancës ballkanike” për copëtimin e tokave shqiptare • Kryengritja e përgjithshme shqiptare dhe lufta italo-turke (në Jemen...), i dhanë goditje të reja sundimit pesë shekullorë turk në Ballkan. Nga këto zhvillime, ndonëse gjatë verës së vitit 1912 perandoria turke, po i numëronte javët e fundit në Ballkan, në zgjidhjen e çështjes shqiptare do të inkuadrohen edhe fuqitë e mëdha. Austro-Hungaria..., duke e kuptuar funksionin historik të Shqipërisë si digë para zgjerimit sllavë, filloi t'i bëjë trysni Turqisë që të tregojë më tepër mirëkuptim për 14 kërkesat e parashtruara të shqiptarëve.6 Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i jashtëm) u propozoi Fuqive të Mëdha që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik, ku do të përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
  • 7. Pragrafi 2 • Këtë propozim e kundërshtoi fuqishëm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllave-ortodokse dhe për fat të keq në këtë drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë.7 Për këtë çështje, reagoi edhe Porta e Lartë, e cila deklaroi se çështja shqiptare është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë gjë ,përfaqësuesit turk, ndryshuan rrënjësisht konkluzat e marrëveshjes të arritur me krerët shqiptar, më 18 gusht 1912 në Shkup. Dhe këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet serbe për një “luftë kundër Turqisë”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinë. Diplomacia ruse në krye me carin Nikollajin e II, ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Për këtë qëllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së Maqedonisë që të bashkpunojnë dhe të përkrahin kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912.
  • 8. Paragrafi 3 • Pas një vargë takimesh (që kishin nisur qysh në tetor 1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 1912, Serbia lidhi një aleanc “Traktat miqësie” me Bullgarinë, ku si synim parësor kishin kundërshtimin e formimit të çfarëdo shteti shqiptarë në Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Një aneks sekret i këtij traktati parashikonte veprime eventuale të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane, ku parashihej që Serbisë t´i takonte mbarë territori në veri të maleve të Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë.10 Kësaj aleance, pas bisedimeve të carit rus me Kral Nikollën iu bashkua edhe Mali i Zi. Këto shtete ortodokse të "aleancës..." përfundimisht ,në emër të luftës kundër "robërisë osmane" në tetor 1912 filuan luftën e parë ballkanike për pushtimin dhe coptimin e tërsisë së tokave shqiptare.
  • 9. Rrugëtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli deri te zbarkimi i tij në Durrës • Zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" e që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi...,arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia). U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.
  • 10. Paragrafi 2 • Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. 20 Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacioni shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë evropiane. Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro- Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.
  • 11. Paragrafi 3 • Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare. Meqë ngjarjet zhvilloheshin me shpejtësi në Shqipëri, delegacioni shqiptarë bëri përpjekje që sa më parë të nisen për në atdhe, që të mbahet kuvendi kombëtar për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës. Delegacioni shqiptar me tu kthyer në Vjenë (nga Budapesti), pati takime me Ambasadorin italian (Avana) dhe me ambasadorin anglez. Më 18 nëntor 1912, delegacioni mbërriti në Triesht dhe po atë ditë Ismail Qemali i drejtohet me një telegram komitetit përgatitor për shpalljen e Pavarësisë, dhe kërkon që të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të popullit, për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që mendohej të mbahet në Durrës ose në Vlorë. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike është siguruar përfundimisht” Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje". Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës.
  • 12. Rrugëtimi i karvanit të Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë • Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Ato ditë, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundësuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e një kuvendi të parashikuar në Durrës. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës .28 Delegacioni në krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditësh të qëndrimit në Durrës, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Duke zbritur majës së Ardenicës, nga faqja perëndimore, delegatët nga Elbasani që udhëtonin në drejtim të Fierit, takojnë karvanin e kalorësve, që vinte nga Durrësi me delegatët e Bukureshtit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Kavajës etj me në krye Ismail Qemalin. Aty Mit`hat Frashëri takoi Ismail Qemalin, ”i cili kalëronte me një kalë myzeqeje të bardhë” dhe Luigj Gurakuqin. Kalojnë së bashku Semanin e fryrë nga ujërat e vjeshtës së tretë, me një lundër, apo govatë të flashkët që vente e vinte nga një breg në tjetrin për t´i bartur kalorësit e lirisë.
  • 13. Paragrafi 2 • Sipas kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”30 (hoqi dorë nga arrestimi-vërejtja ime). Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca 31 dhe pas shumë peripetive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë. Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”.32 Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit.33
  • 14. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës më 28.XI.1912 • Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
  • 15. Kush e përfaqësoi Kosovën…në Kuvendin e Vlorës? • Kosova..., duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u përfaqësua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit, ndërsa një ditë më vonë (më 29 nëntor) në Vlorë mbërriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhën, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend. Kuvendi i hapi punimet, më 28 nëntor 1912 në orën 14 pasdite, po në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës.36 Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndërsa sekretar Luigj Gurakuqi. Në fjalën e shkurtër që mbajti Ismail Qemali para 40 delegatëve, të përcjellur me duartrokitje të gjata e brohoritje entuziaste ”Rroftë Shqipnija e Lirë”, foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftrat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia
  • 16. Paragrafi 2 • Propozimi i kryetarit për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, u miratua njëzëri nga delegatët. Në Rezolutën e Pavarësisë me titull "Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912”, të cilën e lexoi sekretari i parë i kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet: “Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme". 38 Ndërkaq, gjithë emocionet e këtij akti historik i pasqyron më së miri origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqësisht kishte humbur në vitin 1937. 39 Dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e botoi gazeta ”Përlindja e Shqypnies” organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, si dhe Lef Nosi në përmbledhjen e dokumenteve historike.40 Në një letër me titull “Si u bë Kongresi i Vlorës” Mit´hat Frashëri dërguar mikut të tij Kristo Luarasit, shkruan: ”Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo an´e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëmu proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur (...) Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”
  • 17. Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë? • Ismail Kemal (Qemali); Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri); Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme); J.Karbunara; Elmas Boco; Vehbi Harçi; Qazim Kokoshi; J.Minga; Rexhep Mitrovica; A.Rruçi; Abdi (Toptani); Abas Dilaver (Qelkup-a); Mid´hat Frashëri; Shefqet Daju; Zihni Abas Kanina; Xhelal (Kopernacka); Hajredin Cakrani; Qemal Elbasani (Karaosmani); Iljas Vrioni; • Salih Gjuka; Dhimitër Berati; Dhimitër Emanuel (Mborja?); Dimitri Zografi; Murat Toptani; Pandeli Cale; Luz (Luigj) Gurakuqi; Bedri Pejani; Spiro (don) Ilo; Thanas Floqi; Lef Nosi; Dr.H.Myrteza; Nuri (Sojliu); Mustafa Asim Kruja; M.Ferid Vokopola; Ymer (Deliallisi); Xhemaledin (Xhemal Deliallisi); Nebi Sefa Lushnja; Zuhdi Ohria, ndërsa 2 emra janë të palexueshëm...”