SlideShare a Scribd company logo
Tema:Qyteti antik i Romes
Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të
themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur
përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashte
Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi
një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të
dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin
mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.
 Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm
migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke
përfshirë Italinë,Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në
shekullin e pestë pas Krishtit.
Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë
nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dheEgjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit
i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake
e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u
pushtuan ngaPerandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet
nga historianët me emrin Perandoria Bizantine.
 Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë
e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë
kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin
e ligjeve,luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj
vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i Romes
 Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes
së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi
trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin,
Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij
mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin
dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u
përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.
 Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia
merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.Një ujkonjë
(ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata
dhe kur arritën moshën e pjekurisë, i rikthyen fronin e Alba
Longës Numitorit.
 Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë
një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa
burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i
vendosej qytetit. Romuli ishte burimi i emrit të qytetit.Meqë
qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët
ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të
pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi,
Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë
mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në
magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të
ndryshëm u vendosën. Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe
balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm
ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën
“imperium”, ose me urdhër ushtarak. Konsujt duhet të punonin me
senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë
(fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me kalimin e kohës.
 Poste të tjera magjistratësh në Republikë ishin pretorët, edilët dhe
kuestorët.Në fillim, postet e magjistratëve i kishin vetëm patricët, por
më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë, ose
plebenjtë.Institucionet votuese të Republikës ishin comitia
centuriata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet e luftës
dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe comitia
tributa (asambleja tribunale), që zgjidhte postet më pak të
rëndësishme
Tema:Qyteti antik i Romes
 Me armiqtë e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin
absolut duke ruajtur vetëm një shtirje të formës republikane të
qeverisë. Pasardhësi i tij i përcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundërshtim,
duke vendosur dinastinë Julio-Klaudiane, që zgjati deri në vdekjen e Neronit në
vitin 68.Zgjerimi territorial i asaj që ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe
shteti mbeti i sigurt,pavarësisht një serie perandorësh gjerësisht të konsideruar
si të shtrembëruar dhe të korruptuar (për shembull, për Kaligulën thuhet se
ishte i çmendur dhe Neroni kishte një reputacion për mizorinë dhe që ishte më
shumë i interesuar për shqetësimet e tij private sesa për çështjet e shtetit).
Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane.Gjatë sundimit të Pesë Perandorëve
të Mirë (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe
kulturor.Shteti ishte i sigurt edhe nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme
dhe Perandoria qe e begatë gjatë Pax Romana (Paqja romake). Me pushtimin e
Dakisë gjatë sundimit të Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial;
dominioni I Romës në këtë kohë kishte një sipërfaqe prej 6.5 milion km².Murtaja
e Antoninit që u shpërnda në Perandori gjatë viteve 165-180 vrau afërsisht pesë
milionë njerëz.
 Periudha ndërmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa
disa sundues të pazotë, si Elagabalusi.
 Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia
graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Qyteti perandorak i Romës ishte qendra urbane më e madhe e
kohës, me një popullsi rreth 1 milion persona (sa madhësia e
Londrës në shekullin e 19-të, kur Londra ishte qyteti më i madh
në botë). Hapësirat publike në Romë zhurmonin kudo nga
tingëllima e rrotave të hekurta të karrocave. Madje Jul Çezari
dikur propozoi ndalimin e trafikut të karrocave gjatë ditës.
Përafrimet historike tregojnë se rreth 20 % e popullsisë që ishte
nën juridiksionin e Romës së lashtë (25-40%, në varësi të
standardeve të përdorura, në Italinë romake) jetonin në qendra
urbane të panumërta, me popullsi mbi 10,000 ose më shumë dhe
gjithashtu jetonin në vendbanime ushtarake. Kjo është një shifër
shumë e lartë urbanizimi për standarde para-industriale.
Shumica e këtyre qendrave kishin një forum dhe tempuj dhe
ndërtesa me stile të ngjashme me ato të Romës, por në shkallë
më të vogla.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Shoqëria romake shihet gjerësisht si hierarkike me skllevërit (servi) në fund, të
liruarit (liberti, ish skllevër që janë të lirë) sipër tyre dhe qytetarë të lindur të lirë
(cives) në krye. Qytetarët e lirë ndaheshin më tej në klasa. Ndarja më e madhe
dhe më e hershme ishte ndërmjet patricëve, që mund të gjurmonin origjinën e
tyre te një nga 100 patriarkët në themelimin e qytetit dhe plebenjtë, që nuk
kishin paraardhës njërin prej 100 patriarkëve. Kjo ndarje u bë më pak e
rëndësishme gjatë pjesës së fundit të Republikës, sepse disa familje plebeje ishin
shumë të pasura dhe kishin hyrë në politikë dhe disa familje patrice patën kohë
të vështira. Çdokush, patric apo plebe, që mund të numëronte njërin nga
paraardhësit e tij si konsull ishte një fisnik (nobilis); një burrë që ishte i pari në
familjen e tij që bëhej konsull, si Marius oseCiceroni, njiheshin me emrin novus
homo (njeri i ri) dhe i fisnikëronte pasardhësit e tij. Origjina patrice, prapë se
prapë të akordonin prestigj shumë të lartë dhe shumë poste fetare ishin vetëm
për patricët.
 Një ndarje klasash e bazuar në shërbimin ushtarak u bë më e rëndësishme.
Anëtarësia në këto klasa ishte e vendosur periodikisht nga çenzorët, sipas
pronave. Më të pasurit ishin senatorët, që dominonin politikën dhe kishin
komandën e ushtrisë. Pastaj vinin ekuestrianët ose ekuitët (disa herë e
përkthyer si kalorësit) që fillimisht ishin ata që mund të përballonin për të
paguar për një magazinë, por që më vonë formuan një lasë të fuqishme
tregtarësh..
Replika moderne e një parzmoreje të quajtur lorica
segmentata, e përdorur bashkërisht me thurakun që ishte
popullor pas shekullit të parë
 Njësitë bazë të shoqërisë romake ishin familjet dhe
fiset. Familjet përfshinin kreun e familjes (zakonisht
babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij,
fëmijët dhe të afërmit e tjerë. Në shtresat e larta,
skllevërit dhe shërbyesit gjithashtu ishin pjesë e
familjes. Kreu i familjes kishte fuqi të madhe (patria
potestas, fuqia e babait)mbi ata që jetonin me të: ai
mund të detyronte martesat (zakonisht për para) dhe
divorcin, t’i shiste fëmijët për skllevër, të deklaronte
pronat e vasalëve si të tijat dhe mund edhe të dënonte
ose të vriste pjesëtarë të familjes (megjithëse kjo e
fundit pushoi së ushtruari pas shekullit të 1-rë p.e.s.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Jeta në Romën e lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i gjendur në
shtatë kodra. Qyteti kishte shumë struktura monumentale si Koloseu,
Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatërvanë me ujë të
pijshëm të freskët të furnizuar nga akueduktë qindra kilometra të gjatë,
kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe
dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Përmes territorit që ishte
nën kontrollin e Romës së lashtë, arkitektura rezidenciale varionte nga
shtëpitë modeste deri te vilat në fshat. Në kryeqytetin e Romës, kishte
rezidenca perandorake në që gjendeshin në kodrën elegante Palatin, që
vinte nga fjala pallat. Klasat e ulëta plebeje dhe të mesme ekuite jetonin
në qendër të qytetit, që ishte plot apartamente, ose insula që ishin si
getot moderne. Këto shpesh ndërtoheshin pronarë të shtresës së lartë
për të mbledhur të ardhurat e qirave. Këta njerëz, të pajisur me një
furnizim falas të grurit dhe të argëtuar nga lojërat e gladiatorëve
regjistroheshin si klientë të patronëve të shtresës së lartë, prej të cilëve
mund të përfitonin.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Gjuha mëmë e romakëve ishte
latinishtja, një gjuhë italike
gramatika e së cilës mbështetet
pak në rregullin e fjalëve, duke
përcjellë kuptimin nëpërmjet një
sistemi ndajshtesash të lidhura
me rrënjët e fjalëve.Alfabeti latin
bazohet në alfabetin etrusk, dhe
ky i fundit në atë grek.Megjithëse
letërsia latine që akoma ka
ngelur përbëhet pothuajse e
gjitha nga latinishtja klasike, një
gjuhë letrare artificiale dhe
shumë e stilizuar që daton nga
shekulli i 1 p.e.s, gjuha që flitej
në Perandorinë Romake ishte
latinishtja vulgare, që
ndryshonte konsiderueshëm nga
latinishtja klasike në gramatikë
dhe fjalor, madje dhe në
shqiptim
 Feja në Romën arkaike, të paktën sa i
përket perëndive, nuk përbëhej nga
tregime të shkruara por nga raporte
komplekse midis njerëzve dhe
perëndive.Ndryshe nga mitologjia greke,
perënditë nuk personifikoheshin, por
përkufizoheshin jo qartësisht si shpirtra
të shenjtë të quajtur numina. Romakët
gjithashtu besonin se çdo njeri, vend ose
send kishte geniusin e tij, ose shpirtin
hyjnor. Gjatë Republikës romake, feja
romake organizohej në një sistem të
rreptë për postet e priftërinjve, që
zotëroheshin nga meshkuj të gradës
senatoriale. Kolegji i Pontifikëve ishte
organi më i lartë në këtë hierarki dhe
kryetari i priftërinjve Pontifex Maximus,
ishte kreu i fesë në shtet. Priftërinjtë
romakë (flamen) kujdeseshin për kultet e
shumë perëndive, kurse falltarët (augur)
u besohej dhënia e profecive. Në
Perandorinë Romake, perandorët
mbaheshin për perëndi dhe kulti
perandorak sa erdhi e u bë më i
rëndësishëm.
Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janë
kryesisht afreske të përdorura për të zbukuruar muret dhe tavanet e
vilave në fshat, megjithëse letërsia romake përmend piktura në dru,
fildish dhe materiale të tjera.Disa ekzemplarë të pikturës romake janë
gjetur në Pompeii dhe nga këto historianët e artit e ndajnë historinë e
pikturës romake në katër periudha. Stili i parë i pikturës romake
praktikohej nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s deri në fillimin ose mesin
e shekullit të parë p.e.s. Kryesisht përbëhej nga imitime në mermer dhe
piktura murore, megjithëse ndonjëherë përfshinte vizatime të
personazheve mitologjike. Stili i dytë filloi në fillim të shekullit të parë
p.e.s dhe kishte si qëllim vizatimin e peizazheve ose tiparet
arkitekturore në mënyrë sa më realiste në tre dimensione. Stili i tretë u
shfaq gjatë sundimit të Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e
stilit të dytë në favor të zbukurimeve, stolisjeve të thjeshta.
përshkruante skena nga mitologjia, ndonëse ruajti detajet
arkitekturore
Letërsia latine ishte që nga fillimi i saj tepër e influencuar nga
shkrimtarët grekë. Disa nga punët më të vjetra ekzistuese janë epika
historike që tregojnë historinë e hershme ushtarake romake. Kur
Republika u zgjerua, shkrimtarët filluan të shkruajnë poei, komedi,
histori dhe tragjedi.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Muzika romake ishte e bazuar tërësisht në muzikën greke
dhe luajti një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të jetës
romake.Në ushtrinë romake, instrumentet muzikorë
si tuba (një trombë e gjatë) osecornu (e ngjashme me një
bri) përdoreshin për të dhënë komanda të ndryshme
dhe lituus (një instrument i zgjatur në formë J-je), përdorej
në ceremonitë e ndryshme.Muzika përdorej në amfiteatro
midis akteve dhe në odeone (salla për performimin e
muzikës), dhe në këto ambiente njihet që janë
përdorur cornu dhe hydraulis (një tip organoje që punon
me ujë).Shumica e ritualeve përfshinin muzikën, me
instrumente si tibiae (fyell) në flijime, çambaret dhe
tamburinat në kulte të shfrenuara (orgjiastike).Disa
historianë të muzikës besojnë se muzika përdorej në
pothuajse të gjitha ceremonitë publike.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri
Flavian (latinisht:Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro
Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit
të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000
ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të
publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe
[72]] nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë
historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e
perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit
të Domitianit.Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të
evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në
vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë
janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter
gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit,
njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara
nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur
simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me
sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga
simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka
lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
Tema:Qyteti antik i Romes
 Trevi Fountain (Italian: Fontana di Trevi) është një
burim në rrethin Trevi në Romë, Itali, projektuar nga
arkitekti italian Nicola Salvi dhe kompletuar nga
Pietro Bracci. Qëndrimi 26.3 metra (86 ft) lartë dhe
49,15 metra (161,3 ft) e gjerë, është burimi më i madh
barok në qytet dhe një nga burimet më të famshme në
botë. Burimi eshte shfaqur në disa filma të
rëndësishem, duke përfshirë edhe Federico Fellini La
Dolce Vita, dhe është një tërheqje popullor turistik.
Tema:Qyteti antik i Romes
PiazzaVenezia
Piazza Venezia është një cirk i
madh dhe qendër në qendër
të Romës, Itali, në të cilën
shumë rrugët ndërpritet, si
Via dei Fori Imperiali dhe Via
del Corso. Ajo merr emrin e
vet nga Venecia ("Venezia" në
italisht) pasithe venecian
Kardinali Pietro Barbo (më
vonë Papa Pali II), i cili kishte
ndërtuar Palazzo Venezia, një
pallat në shtator pranë kishës
e afërt të Shën Markut, shenjt
mbrojtës i Venecias . Palazzo
Venezia ishtethe ish-
Ambasada e qytetit të
Republikës së Venedikut në
Romë.
PiazzadiSpagna
Piazza di Spagna është një
nga vendet më të njohura në
Romë, por dhe një nga
sheshet më të këndshme për
t’u parë. Shpesh herë të
famshmit e modës e kthejnë
atë në pasarela. Kombinimi i
një shkallë monumentale,
shkallët spanjolle, një obelisk
dhe një kishë të bukur tërheq
vëmendjen e turistëve.
Milena, shoqëruesja jonë, na
shpjegon se emri që lidhet
me Spanjën nuk ka të bëjë
aspak me këtë shesh, por ka
marrë këtë emër për shkak të
vendndodhjes së Ambasadës
Spanjolle.
KolonaeKonceptimittë
Papërlyer
Kolona e
Konceptimit të
Papërlyer, në
majë të së cilës
qëndron një
statuja e
Virgjëreshës
Mari. Në kohën e
festimeve fetare,
kjo kolonë
zbukurohet me
lule
Pantheoni
Pantheoni është kubeja
më e madhe në botë deri
në shek. XV dhe është
ende më e madhja kube
konkrete e papërforcuar
ndonjëherë. Drita hyn
nëpërmjet oculus, një
hapje në kupolë që ka
shërbyer gjithashtu si një
lidhje simbolike ndërmjet
tempullit dhe Perëndive,
PiazzaNavona
Piazza Navona një nga
sheshet më të bukur, më të
mëdhenj dhe më të gjallë në
Romë. Sheshi përmban tre
shatërvanë të
mrekullueshëm, ndërsa nuk
mund të ikësh prej tij pa
vizituar Kishën e
Sant’Agnese.
Objektet më tërheqëse në
shesh janë shatërvanet që
formojnë një trio
harmonike. Më i madhi prej
tyre, ai i katër lumenjve,
përfaqëson me skulpturat e
veta një lum nga kontinente
të ndryshme; Nili, Gange,
Danubi dhe Rio de la Plata.
Punoi
• Jetmira Sula
• Kleudora Huna
• Monika Meziu
• Oltjan Vogli
• Rafaelo Cila
Tema:Qyteti antik i Romes

More Related Content

What's hot

Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
Arlinda
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
ronela hasanaj
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Elton Gjoka
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
xhulia osmanllari
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
AleksandrosHodo
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
#MesueseAurela Elezaj
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
Daniela Ela
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
romina balla
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Fleurati
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
Durim Krasniqi
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Exhitah Vasija
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
FlavioHabilaj
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
Shkollë
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Mirsad
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
Klarisa Klara
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
EraldVula
 

What's hot (20)

Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Projekt av
Projekt avProjekt av
Projekt av
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 

Similar to Tema:Qyteti antik i Romes

Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
EGLI TAFA
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.
Er Is
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romake
EGLI TAFA
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
Xhejni Melonashi
 
Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5
Ferdi Nuredini
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj GrekeHistori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
Elidon Neziri
 
Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1
Ferdi Nuredini
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Arlinda
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
Durim Krasniqi
 
Rënia e shtetit romak
Rënia e shtetit romakRënia e shtetit romak
Rënia e shtetit romak
Ysni Ismaili
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
Ferdi Nuredini
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Oksana Kamberi
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
amarstafa
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake
Ervina Krasniqi
 
Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1
Lo Ri
 
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
ErollMustafi
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Florian Murseli
 

Similar to Tema:Qyteti antik i Romes (20)

Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romake
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
 
Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Civilizimi grek
Civilizimi grekCivilizimi grek
Civilizimi grek
 
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj GrekeHistori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
Histori Projekt : Te perbashketat e Perandorise Romake Dhe Asaj Greke
 
Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Rënia e shtetit romak
Rënia e shtetit romakRënia e shtetit romak
Rënia e shtetit romak
 
Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake
 
Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
 

More from Jetmira Sula

Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Jetmira Sula
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Jetmira Sula
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Jetmira Sula
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Jetmira Sula
 
Tema:Reklama
Tema:ReklamaTema:Reklama
Tema:Reklama
Jetmira Sula
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
Jetmira Sula
 

More from Jetmira Sula (6)

Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
 
Tema:Reklama
Tema:ReklamaTema:Reklama
Tema:Reklama
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 

Tema:Qyteti antik i Romes

  • 2. Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashte Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.  Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë,Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit. Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dheEgjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u pushtuan ngaPerandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine.  Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ligjeve,luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.
  • 5.  Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.  Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur arritën moshën e pjekurisë, i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.  Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romuli ishte burimi i emrit të qytetit.Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.
  • 7.  Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të ndryshëm u vendosën. Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak. Konsujt duhet të punonin me senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë (fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me kalimin e kohës.  Poste të tjera magjistratësh në Republikë ishin pretorët, edilët dhe kuestorët.Në fillim, postet e magjistratëve i kishin vetëm patricët, por më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë, ose plebenjtë.Institucionet votuese të Republikës ishin comitia centuriata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet e luftës dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe comitia tributa (asambleja tribunale), që zgjidhte postet më pak të rëndësishme
  • 9.  Me armiqtë e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin absolut duke ruajtur vetëm një shtirje të formës republikane të qeverisë. Pasardhësi i tij i përcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundërshtim, duke vendosur dinastinë Julio-Klaudiane, që zgjati deri në vdekjen e Neronit në vitin 68.Zgjerimi territorial i asaj që ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe shteti mbeti i sigurt,pavarësisht një serie perandorësh gjerësisht të konsideruar si të shtrembëruar dhe të korruptuar (për shembull, për Kaligulën thuhet se ishte i çmendur dhe Neroni kishte një reputacion për mizorinë dhe që ishte më shumë i interesuar për shqetësimet e tij private sesa për çështjet e shtetit). Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane.Gjatë sundimit të Pesë Perandorëve të Mirë (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe kulturor.Shteti ishte i sigurt edhe nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme dhe Perandoria qe e begatë gjatë Pax Romana (Paqja romake). Me pushtimin e Dakisë gjatë sundimit të Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial; dominioni I Romës në këtë kohë kishte një sipërfaqe prej 6.5 milion km².Murtaja e Antoninit që u shpërnda në Perandori gjatë viteve 165-180 vrau afërsisht pesë milionë njerëz.  Periudha ndërmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa disa sundues të pazotë, si Elagabalusi.  Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.
  • 11.  Qyteti perandorak i Romës ishte qendra urbane më e madhe e kohës, me një popullsi rreth 1 milion persona (sa madhësia e Londrës në shekullin e 19-të, kur Londra ishte qyteti më i madh në botë). Hapësirat publike në Romë zhurmonin kudo nga tingëllima e rrotave të hekurta të karrocave. Madje Jul Çezari dikur propozoi ndalimin e trafikut të karrocave gjatë ditës. Përafrimet historike tregojnë se rreth 20 % e popullsisë që ishte nën juridiksionin e Romës së lashtë (25-40%, në varësi të standardeve të përdorura, në Italinë romake) jetonin në qendra urbane të panumërta, me popullsi mbi 10,000 ose më shumë dhe gjithashtu jetonin në vendbanime ushtarake. Kjo është një shifër shumë e lartë urbanizimi për standarde para-industriale. Shumica e këtyre qendrave kishin një forum dhe tempuj dhe ndërtesa me stile të ngjashme me ato të Romës, por në shkallë më të vogla.
  • 13.  Shoqëria romake shihet gjerësisht si hierarkike me skllevërit (servi) në fund, të liruarit (liberti, ish skllevër që janë të lirë) sipër tyre dhe qytetarë të lindur të lirë (cives) në krye. Qytetarët e lirë ndaheshin më tej në klasa. Ndarja më e madhe dhe më e hershme ishte ndërmjet patricëve, që mund të gjurmonin origjinën e tyre te një nga 100 patriarkët në themelimin e qytetit dhe plebenjtë, që nuk kishin paraardhës njërin prej 100 patriarkëve. Kjo ndarje u bë më pak e rëndësishme gjatë pjesës së fundit të Republikës, sepse disa familje plebeje ishin shumë të pasura dhe kishin hyrë në politikë dhe disa familje patrice patën kohë të vështira. Çdokush, patric apo plebe, që mund të numëronte njërin nga paraardhësit e tij si konsull ishte një fisnik (nobilis); një burrë që ishte i pari në familjen e tij që bëhej konsull, si Marius oseCiceroni, njiheshin me emrin novus homo (njeri i ri) dhe i fisnikëronte pasardhësit e tij. Origjina patrice, prapë se prapë të akordonin prestigj shumë të lartë dhe shumë poste fetare ishin vetëm për patricët.  Një ndarje klasash e bazuar në shërbimin ushtarak u bë më e rëndësishme. Anëtarësia në këto klasa ishte e vendosur periodikisht nga çenzorët, sipas pronave. Më të pasurit ishin senatorët, që dominonin politikën dhe kishin komandën e ushtrisë. Pastaj vinin ekuestrianët ose ekuitët (disa herë e përkthyer si kalorësit) që fillimisht ishin ata që mund të përballonin për të paguar për një magazinë, por që më vonë formuan një lasë të fuqishme tregtarësh..
  • 14. Replika moderne e një parzmoreje të quajtur lorica segmentata, e përdorur bashkërisht me thurakun që ishte popullor pas shekullit të parë
  • 15.  Njësitë bazë të shoqërisë romake ishin familjet dhe fiset. Familjet përfshinin kreun e familjes (zakonisht babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij, fëmijët dhe të afërmit e tjerë. Në shtresat e larta, skllevërit dhe shërbyesit gjithashtu ishin pjesë e familjes. Kreu i familjes kishte fuqi të madhe (patria potestas, fuqia e babait)mbi ata që jetonin me të: ai mund të detyronte martesat (zakonisht për para) dhe divorcin, t’i shiste fëmijët për skllevër, të deklaronte pronat e vasalëve si të tijat dhe mund edhe të dënonte ose të vriste pjesëtarë të familjes (megjithëse kjo e fundit pushoi së ushtruari pas shekullit të 1-rë p.e.s.
  • 17.  Jeta në Romën e lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i gjendur në shtatë kodra. Qyteti kishte shumë struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatërvanë me ujë të pijshëm të freskët të furnizuar nga akueduktë qindra kilometra të gjatë, kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Përmes territorit që ishte nën kontrollin e Romës së lashtë, arkitektura rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste deri te vilat në fshat. Në kryeqytetin e Romës, kishte rezidenca perandorake në që gjendeshin në kodrën elegante Palatin, që vinte nga fjala pallat. Klasat e ulëta plebeje dhe të mesme ekuite jetonin në qendër të qytetit, që ishte plot apartamente, ose insula që ishin si getot moderne. Këto shpesh ndërtoheshin pronarë të shtresës së lartë për të mbledhur të ardhurat e qirave. Këta njerëz, të pajisur me një furnizim falas të grurit dhe të argëtuar nga lojërat e gladiatorëve regjistroheshin si klientë të patronëve të shtresës së lartë, prej të cilëve mund të përfitonin.
  • 19.  Gjuha mëmë e romakëve ishte latinishtja, një gjuhë italike gramatika e së cilës mbështetet pak në rregullin e fjalëve, duke përcjellë kuptimin nëpërmjet një sistemi ndajshtesash të lidhura me rrënjët e fjalëve.Alfabeti latin bazohet në alfabetin etrusk, dhe ky i fundit në atë grek.Megjithëse letërsia latine që akoma ka ngelur përbëhet pothuajse e gjitha nga latinishtja klasike, një gjuhë letrare artificiale dhe shumë e stilizuar që daton nga shekulli i 1 p.e.s, gjuha që flitej në Perandorinë Romake ishte latinishtja vulgare, që ndryshonte konsiderueshëm nga latinishtja klasike në gramatikë dhe fjalor, madje dhe në shqiptim  Feja në Romën arkaike, të paktën sa i përket perëndive, nuk përbëhej nga tregime të shkruara por nga raporte komplekse midis njerëzve dhe perëndive.Ndryshe nga mitologjia greke, perënditë nuk personifikoheshin, por përkufizoheshin jo qartësisht si shpirtra të shenjtë të quajtur numina. Romakët gjithashtu besonin se çdo njeri, vend ose send kishte geniusin e tij, ose shpirtin hyjnor. Gjatë Republikës romake, feja romake organizohej në një sistem të rreptë për postet e priftërinjve, që zotëroheshin nga meshkuj të gradës senatoriale. Kolegji i Pontifikëve ishte organi më i lartë në këtë hierarki dhe kryetari i priftërinjve Pontifex Maximus, ishte kreu i fesë në shtet. Priftërinjtë romakë (flamen) kujdeseshin për kultet e shumë perëndive, kurse falltarët (augur) u besohej dhënia e profecive. Në Perandorinë Romake, perandorët mbaheshin për perëndi dhe kulti perandorak sa erdhi e u bë më i rëndësishëm.
  • 20. Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janë kryesisht afreske të përdorura për të zbukuruar muret dhe tavanet e vilave në fshat, megjithëse letërsia romake përmend piktura në dru, fildish dhe materiale të tjera.Disa ekzemplarë të pikturës romake janë gjetur në Pompeii dhe nga këto historianët e artit e ndajnë historinë e pikturës romake në katër periudha. Stili i parë i pikturës romake praktikohej nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s deri në fillimin ose mesin e shekullit të parë p.e.s. Kryesisht përbëhej nga imitime në mermer dhe piktura murore, megjithëse ndonjëherë përfshinte vizatime të personazheve mitologjike. Stili i dytë filloi në fillim të shekullit të parë p.e.s dhe kishte si qëllim vizatimin e peizazheve ose tiparet arkitekturore në mënyrë sa më realiste në tre dimensione. Stili i tretë u shfaq gjatë sundimit të Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit të dytë në favor të zbukurimeve, stolisjeve të thjeshta. përshkruante skena nga mitologjia, ndonëse ruajti detajet arkitekturore Letërsia latine ishte që nga fillimi i saj tepër e influencuar nga shkrimtarët grekë. Disa nga punët më të vjetra ekzistuese janë epika historike që tregojnë historinë e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarët filluan të shkruajnë poei, komedi, histori dhe tragjedi.
  • 22.  Muzika romake ishte e bazuar tërësisht në muzikën greke dhe luajti një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të jetës romake.Në ushtrinë romake, instrumentet muzikorë si tuba (një trombë e gjatë) osecornu (e ngjashme me një bri) përdoreshin për të dhënë komanda të ndryshme dhe lituus (një instrument i zgjatur në formë J-je), përdorej në ceremonitë e ndryshme.Muzika përdorej në amfiteatro midis akteve dhe në odeone (salla për performimin e muzikës), dhe në këto ambiente njihet që janë përdorur cornu dhe hydraulis (një tip organoje që punon me ujë).Shumica e ritualeve përfshinin muzikën, me instrumente si tibiae (fyell) në flijime, çambaret dhe tamburinat në kulte të shfrenuara (orgjiastike).Disa historianë të muzikës besojnë se muzika përdorej në pothuajse të gjitha ceremonitë publike.
  • 24.  Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht:Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe [72]] nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
  • 26.  Trevi Fountain (Italian: Fontana di Trevi) është një burim në rrethin Trevi në Romë, Itali, projektuar nga arkitekti italian Nicola Salvi dhe kompletuar nga Pietro Bracci. Qëndrimi 26.3 metra (86 ft) lartë dhe 49,15 metra (161,3 ft) e gjerë, është burimi më i madh barok në qytet dhe një nga burimet më të famshme në botë. Burimi eshte shfaqur në disa filma të rëndësishem, duke përfshirë edhe Federico Fellini La Dolce Vita, dhe është një tërheqje popullor turistik.
  • 28. PiazzaVenezia Piazza Venezia është një cirk i madh dhe qendër në qendër të Romës, Itali, në të cilën shumë rrugët ndërpritet, si Via dei Fori Imperiali dhe Via del Corso. Ajo merr emrin e vet nga Venecia ("Venezia" në italisht) pasithe venecian Kardinali Pietro Barbo (më vonë Papa Pali II), i cili kishte ndërtuar Palazzo Venezia, një pallat në shtator pranë kishës e afërt të Shën Markut, shenjt mbrojtës i Venecias . Palazzo Venezia ishtethe ish- Ambasada e qytetit të Republikës së Venedikut në Romë.
  • 29. PiazzadiSpagna Piazza di Spagna është një nga vendet më të njohura në Romë, por dhe një nga sheshet më të këndshme për t’u parë. Shpesh herë të famshmit e modës e kthejnë atë në pasarela. Kombinimi i një shkallë monumentale, shkallët spanjolle, një obelisk dhe një kishë të bukur tërheq vëmendjen e turistëve. Milena, shoqëruesja jonë, na shpjegon se emri që lidhet me Spanjën nuk ka të bëjë aspak me këtë shesh, por ka marrë këtë emër për shkak të vendndodhjes së Ambasadës Spanjolle.
  • 30. KolonaeKonceptimittë Papërlyer Kolona e Konceptimit të Papërlyer, në majë të së cilës qëndron një statuja e Virgjëreshës Mari. Në kohën e festimeve fetare, kjo kolonë zbukurohet me lule
  • 31. Pantheoni Pantheoni është kubeja më e madhe në botë deri në shek. XV dhe është ende më e madhja kube konkrete e papërforcuar ndonjëherë. Drita hyn nëpërmjet oculus, një hapje në kupolë që ka shërbyer gjithashtu si një lidhje simbolike ndërmjet tempullit dhe Perëndive,
  • 32. PiazzaNavona Piazza Navona një nga sheshet më të bukur, më të mëdhenj dhe më të gjallë në Romë. Sheshi përmban tre shatërvanë të mrekullueshëm, ndërsa nuk mund të ikësh prej tij pa vizituar Kishën e Sant’Agnese. Objektet më tërheqëse në shesh janë shatërvanet që formojnë një trio harmonike. Më i madhi prej tyre, ai i katër lumenjve, përfaqëson me skulpturat e veta një lum nga kontinente të ndryshme; Nili, Gange, Danubi dhe Rio de la Plata.
  • 33. Punoi • Jetmira Sula • Kleudora Huna • Monika Meziu • Oltjan Vogli • Rafaelo Cila