SlideShare a Scribd company logo
Projekt
Lenda:Gjeografi
Klasa:Xic
Tema:Rajoni Perendimor i Evropes
Evropa Perëndimre është regjioni më i zhvilluar i Evropës.
Përbëhet nga gjashtë shtete të Unionit Evropiann dhe Monakos.
Mbretëria e
Bashkuar, Irlanda, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Mona
ko dhe Korsika .
Pozita gjeografike
Evropa Perëndimore me tërë pjesën e saj del në Oqeanin Atlantik, andaj
shpesh në literaturën gjeografike quhet regjion i Atlantikut. Evropa
Perëndimore ka shtrirje meridionale prej Skocisë në veri, deri te Spanja, në jug.
Evropa Perëndimore për shkak të pozitës së saj quhet edhe ” dritarja e Evropës
në botë”.
Evropa Perëndimore ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Këtë pozitë e ka
shfrytëzuar që nga zbulimet e mëdha gjeografike, kur komunikacioni detar
kaloi prej Mesdheut në Atlantik. Jeta e popujve që dalin në Oqeanin Atlantik
është e lidhur me detin.
Evropa Perëndimore dhe veriore zë 9% të sipërfaqës dhe 20 % të popullsisë së
Evropës në tërësi. Në jug-perendim shtrhet deri te malet Pirineje, ne jug-lindje
deri te Alpet, më pas në lindje shtrihen deri te lugina e lumit Oder dhe Malet e
Çekisë. Në pjesën veriore zonat lagen nga ujërat e dy oqeaneve të mëdhenj
O.Antlantik dhe O.e Ngrire të Veriut si dhe nga detet qe janë formuar nga këto
oqeane : Deti Barenc,Deti Norvegjez, Deti i Veriut, Deti Baltik. Nga deti Baltik
formohet gjiri i madh i Botnisë.
Veçoritë fiziko-gjeografike
Bregdeti i ishujve britanik karakterizohet me coptim të theksuar, e cila është shkaktuar
me ngritjen dhe uljen e shpesht të bregdetit. Vetëm bregdeti i Norvegjisë është më i
përthyer se ai i ishujve britanik.Të gjitha këto foma të coptuara të bregdetit ka ndikuar
pozitivisht në lidhëmërinë e Britanisë së Madhe me pjesët e tjera të të botës. Përgjat
bregdetit janë formuar gjire në të cilët derdhen lumenjtë me gryka të estuareve. Format
të tilla të grykave më të njohura janë nëlumin Themzë, Humber Severn, Mersey dhe
Clude.
Një ndër karakteristikat positive të lumenjëve të Britanisë së Madhe është paraqitja e
baticës.
Hapsirën malore e bëjnë pjesa veriore dhe perëndimore e Britanisë së Madhe,në të cilën
mbizotrojnë malet e ulëta mesatare,të coptuara nga luginat e depresionet në një sisem
pllajash dhe masivesh në formë kubesh.Malet e ngritura rrallëherë kalojnë lartësinë mbi
1000 m.Pjesën më të lartë të rrafshnaltës së Skocisë veriore e bëjnë malet Grampian,në
të cilat është pika më e lartë e Britanisë së Madhe,Ben Nevis 1343 m.
Në pjesën qendrore të Britanisë së Madhe janë malet Penine dhe ato Cambrian si pjesë
më të ngritura të relievit,ndërsa nga ana perëndimore vazhdojnë malet Kembriane
që,duke shkuar nga jugperëndimi,arrijnë në gadiashullin Kurnel.Si pjesë më të ngritura
kanë renë nën ndikimi të drejtëpërdrjet të fuqive ekzogjene, që kësaj pjese ia kan dhënë
karakteristikën themelore me format e llojllojshme të krijuara.Në ndrrimin e relievit
inicial ka kontribuar posaqërisht akullzimi i kuaternarit.Në Skoci masat e akullit nën
influencën e pjerrtësisë kanë lëvizur në drejtim të perëndimit,duke formuar kështu fjorde
të thella.Përkundër kësaj,në pjesën tjetër të Anglisë janë depozituar shtresat e trasha
morenike.
Klima
Klima e Evropës Perëndimore është nën ndikimin e detit dhe rrymës së
Golfit.Evropa Perëndimore ka klimë oqeanike,e cila dallohet me vera të freskëta
,e dimra të butë,me mjaft të reshura gjatë tërë vitit.Rryma e Golfit gjatë tërë
bregdetit të Atlantikut sjell ujra të ngrohta,kurse erërat përëndimore e bartin
avullin e ujit kah toka,duke sjellë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të
reshura.Dallimet mes temperatuave verore e dimrore nuk janë të
mëdha.Mjegullat e shpeshta dimrit pengojnë komunikacinin si në tokë,ashtu
edhe në det.Edhe përgjat bregdetit të Norvegjisë klima është oqeanike,kurse në
brendi të Gadishullit merr edhe veçori kontinentale.Në malet e larta të
Skandinavisë dhe në skajin verior të Evropës,klima është polare.
Hidrografia
Evrpa Perëndimore ka nje rrjetë të dendur lumenjsh me ujë që rrjedhin ngadal.
-DANUBI I cili fillon ne Gjermani dhe kalon ne Austri. Ujërat jugorë i mbledh
Danubi, i cili Gjemaninë e lidhë me shum shtete të Evropës së Mesme
-ELBA kalon ne Gjermani
-LOIRE lumi me I gjete ne France
-RHINE lumi me I gjate ne zvicer dhe qe kalon ne kufijte e Gjermanise
-Lumi GENEVA ne Zvicer dhe France
Tokat dhe pasurite bimore dhe shtazore
Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën
zonën e tajgave.. Në këtë zonë
perfshihen drunjët gjethëmbajtës
dhe gjethërënës, si pisha e breut,
Ahu , bungu frashëri , bliri ëtj. në këtë
zonë pyjet janë prerë shumë dhe
zëne tani sipërfaqe të vogël mes 5 dhe
10%.Tipat e tokave qe ndeshen jane tokat
e murme me 5-6% humus. Nga kafshët
rriten ariu i murmë, kaprolli evropian,
ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë.
ka hardhuca, gjarpërinj, bredhka, skifterë, etj.
Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft
ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të
gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së
Mesme dhe Perëndimore.
Demografia
Veçori e përgjithshme e vendeve të Evropës Perëndimore është dendësia e madhe e popullsisë, që
shpeshherë i kalon 200 b/km2. Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore ka dallime të mëdha në dendësinë
e popullsisë.psh:më e dendur është Holanda e Belgjika se Franca. Pjesët më të banuara janë ato ku janë
përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe vendet me tokë pjellore.
Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatë ka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjen e
qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat -qytet, ndaj në vendet e Evropës
Perëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete. Veçori tjetër e popullsisë së Evropës Perëndimore
është emigrimi në SHBA dhe në kontinentet tjera në 200 – 300 vjetët e fundit . Shtimi natyror i popullsisë së
vendeve të Evropës Perëndimore është i vogël, por nivei arsimorë e kulturor ipopullsisë i lartë. Këto vende
kanë pasur shtim të lartë të popullsisë në fazën e zhvillimit të industrisë kur ishin kërkesa të mëdha për
fuqinë puntore.
Ekonomia
–Kriteri baze per identifikimin e ketij rajoni eshte zhvillimi I larte industrial.Evropa perendimore eshte e
ndryshme nga pjeset e tjera te Evropes.Dy shtetet qe zene peshen me te madhe jane Gjermania dhe Franca.
është ekonomia më e madhe në Evropë qe nga koha e Industrializimit, vendi është bërë "motor", novator
dhe përfitues i një ekonomie edhe më të globalizuar. Gjermania është prodhuesja më e madhe e turbinave
të erës dhe teknologjisë për energji solare në Botë. Panairet më të mëdha ,ndërkombëtare tregtare dhe
kongrese mbahen çdo vit në disa qytete Gjermane si Hanover, Frankfurt dhe Berlin.I gjithe ky zhvillim I
favorizohet Industrse shume degeshe kryesisht me ate te ndertimit te makinave ,me rrjetin e gjere te
hekurudhave ,aeroporteve rrjetit te bredshem lundrues dhe gjithashtu me pasurite e medha te qymyrit te
cilesise se larte . Ekonomia është kryesisht një ekonomi shërbimesh. Sektori i tretë permban 72% nga
popullata aktive, kurse sektori i parë (bujqësi, peshkim) përfaqëson më shumë se 4% dhe sektori i dytë
(industri) 24%.Energjia,vecanërisht ajo nukleare luan nje rol parësor ne ekonominë e Francës. Përvec një
eksportuese e madhe e produkteve bujqësore Franca njihet dhe si nje konkurente e forte dhe per sa i perket
eksporteve te prodhimeve industrial. Franca eshte ekonomia e dyte ne Europe pas GJermanise dhe e pesta
ne bote pas SHBA, Japonise, Kinës dhe Gjermanise. Gjithashtu turizmi ze nje vend te rendesishem ne
ekonomine e frances duke marre parasysh se ka nje vije te gjate bregdetare,dhe qytete turistike per te
vizituar si Parisi.
Mbreteria e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore shpesh e njohur si Mbretëria e
Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të
Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës
Veriore, Skocisë dhe Uellist dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe
shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi
tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani
Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci
Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha
Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man,
formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim
kurorash me të. Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme, çka mbetet
nga Perandorisë Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën
perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të
vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e
Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në
botë. Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonueltht.
Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në
botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve
XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në
gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e
Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore,
vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme
e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, Bashkimit Europian dhe Komonuelthit të
Kombeve.
Irlanda
Territori i republikes se Irlandes,
shtrihet tersisht ne ishullin e
irlandes me perjashtim te rajonit
verilndor. Ne pjesen qendrore te
ishullit mbizoteron relievi fushor
qe nderthurret me grumbuj
kodrinor te vecuar dhe shume
liqene te vegjel. Disa vargje
malore me lartesi te ulet,
shrihen perreth brigjeve detare.
Malet me te larta ndodhen ne
pjesen jugperendimore te vendit.
Lumenjte e shumte jane te shkurter dhe
me uje te bollshem gjate gjithe vitit.
Holanda
Holanda (ose Hollanda/Hollandia, emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e
Hollandës/Mbretëria e Hollandisë, më saktë Vendet e Ulëta, emri i plotë Mbretëria e Vendeve të
Ulëta; holandisht Nederland, emri i plotë Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën
mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe.
Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug
dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.
Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % e
popullsisë së saj ndodhet nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi
nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e
madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të
cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit
është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve
kodrash në pjesën qendrore.
Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare
themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin
ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë
gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë,
Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali
special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete,
sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas
rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë
emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.
Belgjika
Belgjika (zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës; holandisht Koninkrijk België, frëngjisht Royaume
de Belgique, gjermanisht Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore
të Evropës dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika
ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë mijë kilometra
katror. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë
kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame
(neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës.
Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e
njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të
vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe
në jetën belge.
Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga
provinca romake, Galia belge. në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të
ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e
mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij
regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e
saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane.
Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në
tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si
p.sh. NATO.
Luksenburgu
Luksenburgu zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det
në Europën perëndimore. Ai kufizohet në veri-perindim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në
jugperëndim kufizohet nga Franca.Luksenburgu ka një popullsi prej 524.853 (që nga tetori 2012) dhe
një sipërfaqe prej 2586 kilometra katrorë.
Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga një Dukë i Madh dhe është
Dukata e Madhe e vetme e mbetur në botë. Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të
përparuar dhe [Prodhimi i Brendshëm Bruto|PBB]] më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës
Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës
romake dhe kështjellë e frankëve në mesjetën e herëshme. Ai ishte një bastion i rëndësishëm përgjatë
Rrugës spanjoll kur Spanja ishte fuqia kryesore evropiane që kishte influencë në gjithë hemisferën
perëndimore dhe më gjerë në shekujt e 16-17-të.
Luksemburgu është një anëtar i Bashkimit Evropian, NATO-s, OECD, Kombeve e Bashkuara,
dhe Beneluksit, duke reflektuar konsensusin politik në favor të integrimit ekonomik, politik dhe
ushtarak. Qyteti i Luksemburgut, që është kryeqyteti dhe qyteti më i madh, është selia e disa
institucioneve dhe agjencive të BE-së. Më 18 tetor 2012, Luksemburgu u zgjodh si anëtar i përkohshëm
në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e tij. Ai do të shërbejnë
në Këshillin e Sigurimit nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2014 dhe do të jetë, të paktën deri në fund
të vitit 2013, i vetmi anëtar i BE-së jo i përhershëm.
Duke pasqyruar pozicionin e tij gjeografik, kultura e Luksemburgut është një shkrirje e Europës
romanike dhe gjermanike, duke huazuar tradita të dallueshme nga secila prej tyre. Luksemburgu është
një shtet trigjuhësh: luksembourgisht, frëngjisht dhe gjermanisht janë gjuhë zyrtare. Edhe pse një shtet
laik, Luksemburgu është kryesisht katolik.
Franca
Franca (frëngjisht France), zyrtarisht Republika Franceze (frëngjisht République
Française), shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca
metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Départements
d'Outremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës. Franca është
njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE).
Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje,
me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën
dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga
oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga
frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge
ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais),
që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.
Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe
hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit
të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e
"Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve" të nxjerrë në vitin 1789.
Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është
edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.
Monako
Principata e Monakos është një shtet në pjesë jugperëndim të Evropës, ndodhet
buzë Detit Mesdhe e rrethuar nga Franca. Shteti me dendësinë më të madhe në botë jo
vetëm që është i njohur si tërheqës për pasanikët e rruzullit, por është edhe vendi sovran
më i vogël në planet pas Vatikanit. Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2,
shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43° 44' V, 7° 24' L.
Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4,1 km.
Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë
të nxehtë.
Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është malor. Pika më e ultë e relievit gjendet
përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej
140 metrave në vendin e quajtur maja e Exhel
Monakoja ka një rrjet shumë të vogël të rrugëve dhe atë 50 km rrugë të shtruar që
kryesisht janë nëpër repartet apo lagjet moderne të Monakos dhe rrugët që e lidhin atë
me Francën, në total mbrenda kufijve të shtetit ka 50 km rrugë të asfaltuar. Ajo ka të
zhvilluar shumë komunikacionin detar, ku vlen të përmenden portet ai i Monte Karlos, i
Fontville të cilët janë të rregulluar me standardet më të larta ku përveç anijeve tregtare ne
këto porte zbarkojnë edhe anijet e turistëve.
Flota tregtare dhe detare është e regjistruar më se më shumë se 54 vendeve. Monako
është shtet i cili nuk ka airoport, shërbimet fluturuese bëhen nga aeroporti i Nicës, ndërsa
në shumicën e rasteve përdoren helikopter për transportin e udhëtarëve. Transferimet
bëhen ndërmjet airoportit ndërkombëtar të Nicës si dhe fushave të helikopterëve në
Monte Karlo dhe Fontville.
Rajoni i Evropes Perendimore

More Related Content

What's hot

Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
Darla Evangjeli
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
mikaela basha
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa veriore
pse123
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
KleaHaka
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
Klevi Hoxha
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
Ana Ana
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperiseinescela
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
Kristjana Llolli
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
melissa cani
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Klevi Hoxha
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
manomano46
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
ronela hasanaj
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shkollë
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
S Gashi
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
AdoraHallunej
 

What's hot (20)

Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa veriore
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperise
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 

Similar to Rajoni i Evropes Perendimore

New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
ukixh
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - Evropa
Erdi Dibra
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa verioreAn An
 
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIOREGUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
LedjoVladi
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIE
S Gashi
 
Ishujt britanike
Ishujt britanikeIshujt britanike
Ishujt britanikeAn An
 
Projekt Gjeografi
Projekt GjeografiProjekt Gjeografi
Projekt Gjeografi
Egla Mërzheku
 
Austria dhe zvicrra 1
Austria dhe zvicrra 1Austria dhe zvicrra 1
Austria dhe zvicrra 1
HiraShaqiri
 
UNE DHE EUROPA
UNE DHE EUROPA UNE DHE EUROPA
UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela Elezaj
 
Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone
#MesueseAurela Elezaj
 
Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone
#MesueseAurela Elezaj
 
britania e madhe
britania e madhebritania e madhe
britania e madhe
ukixh
 
New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
ukixh
 
New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
ukixh
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
Kleo Jaupaj
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
Arseld Dapellarii
 
Gjermania
GjermaniaGjermania

Similar to Rajoni i Evropes Perendimore (20)

New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - Evropa
 
Evropa veriore
Evropa verioreEvropa veriore
Evropa veriore
 
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIOREGUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
GUIDE TURISTIKE NE RAJONIN E EUROPES VERIORE
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIE
 
Ishujt britanike
Ishujt britanikeIshujt britanike
Ishujt britanike
 
SHBA
SHBASHBA
SHBA
 
UK
UKUK
UK
 
Projekt Gjeografi
Projekt GjeografiProjekt Gjeografi
Projekt Gjeografi
 
Austria dhe zvicrra 1
Austria dhe zvicrra 1Austria dhe zvicrra 1
Austria dhe zvicrra 1
 
UNE DHE EUROPA
UNE DHE EUROPA UNE DHE EUROPA
UNE DHE EUROPA
 
Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone
 
Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone Kontinentet e planetit tone
Kontinentet e planetit tone
 
britania e madhe
britania e madhebritania e madhe
britania e madhe
 
New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
 
New microsoft power point presentation
New microsoft power point presentationNew microsoft power point presentation
New microsoft power point presentation
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
 
Gjermania
GjermaniaGjermania
Gjermania
 

More from Klevi Hoxha

Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakutRoli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Klevi Hoxha
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
Klevi Hoxha
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Klevi Hoxha
 
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteFigura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Klevi Hoxha
 
England
 England England
England
Klevi Hoxha
 
Alkooli
Alkooli Alkooli
Alkooli
Klevi Hoxha
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
Klevi Hoxha
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Klevi Hoxha
 

More from Klevi Hoxha (8)

Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakutRoli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteFigura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
 
England
 England England
England
 
Alkooli
Alkooli Alkooli
Alkooli
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
 

Rajoni i Evropes Perendimore

  • 2. Evropa Perëndimre është regjioni më i zhvilluar i Evropës. Përbëhet nga gjashtë shtete të Unionit Evropiann dhe Monakos. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Mona ko dhe Korsika . Pozita gjeografike Evropa Perëndimore me tërë pjesën e saj del në Oqeanin Atlantik, andaj shpesh në literaturën gjeografike quhet regjion i Atlantikut. Evropa Perëndimore ka shtrirje meridionale prej Skocisë në veri, deri te Spanja, në jug. Evropa Perëndimore për shkak të pozitës së saj quhet edhe ” dritarja e Evropës në botë”. Evropa Perëndimore ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Këtë pozitë e ka shfrytëzuar që nga zbulimet e mëdha gjeografike, kur komunikacioni detar kaloi prej Mesdheut në Atlantik. Jeta e popujve që dalin në Oqeanin Atlantik është e lidhur me detin. Evropa Perëndimore dhe veriore zë 9% të sipërfaqës dhe 20 % të popullsisë së Evropës në tërësi. Në jug-perendim shtrhet deri te malet Pirineje, ne jug-lindje deri te Alpet, më pas në lindje shtrihen deri te lugina e lumit Oder dhe Malet e Çekisë. Në pjesën veriore zonat lagen nga ujërat e dy oqeaneve të mëdhenj O.Antlantik dhe O.e Ngrire të Veriut si dhe nga detet qe janë formuar nga këto oqeane : Deti Barenc,Deti Norvegjez, Deti i Veriut, Deti Baltik. Nga deti Baltik formohet gjiri i madh i Botnisë.
  • 3. Veçoritë fiziko-gjeografike Bregdeti i ishujve britanik karakterizohet me coptim të theksuar, e cila është shkaktuar me ngritjen dhe uljen e shpesht të bregdetit. Vetëm bregdeti i Norvegjisë është më i përthyer se ai i ishujve britanik.Të gjitha këto foma të coptuara të bregdetit ka ndikuar pozitivisht në lidhëmërinë e Britanisë së Madhe me pjesët e tjera të të botës. Përgjat bregdetit janë formuar gjire në të cilët derdhen lumenjtë me gryka të estuareve. Format të tilla të grykave më të njohura janë nëlumin Themzë, Humber Severn, Mersey dhe Clude. Një ndër karakteristikat positive të lumenjëve të Britanisë së Madhe është paraqitja e baticës. Hapsirën malore e bëjnë pjesa veriore dhe perëndimore e Britanisë së Madhe,në të cilën mbizotrojnë malet e ulëta mesatare,të coptuara nga luginat e depresionet në një sisem pllajash dhe masivesh në formë kubesh.Malet e ngritura rrallëherë kalojnë lartësinë mbi 1000 m.Pjesën më të lartë të rrafshnaltës së Skocisë veriore e bëjnë malet Grampian,në të cilat është pika më e lartë e Britanisë së Madhe,Ben Nevis 1343 m. Në pjesën qendrore të Britanisë së Madhe janë malet Penine dhe ato Cambrian si pjesë më të ngritura të relievit,ndërsa nga ana perëndimore vazhdojnë malet Kembriane që,duke shkuar nga jugperëndimi,arrijnë në gadiashullin Kurnel.Si pjesë më të ngritura kanë renë nën ndikimi të drejtëpërdrjet të fuqive ekzogjene, që kësaj pjese ia kan dhënë karakteristikën themelore me format e llojllojshme të krijuara.Në ndrrimin e relievit inicial ka kontribuar posaqërisht akullzimi i kuaternarit.Në Skoci masat e akullit nën influencën e pjerrtësisë kanë lëvizur në drejtim të perëndimit,duke formuar kështu fjorde të thella.Përkundër kësaj,në pjesën tjetër të Anglisë janë depozituar shtresat e trasha morenike.
  • 4.
  • 5. Klima Klima e Evropës Perëndimore është nën ndikimin e detit dhe rrymës së Golfit.Evropa Perëndimore ka klimë oqeanike,e cila dallohet me vera të freskëta ,e dimra të butë,me mjaft të reshura gjatë tërë vitit.Rryma e Golfit gjatë tërë bregdetit të Atlantikut sjell ujra të ngrohta,kurse erërat përëndimore e bartin avullin e ujit kah toka,duke sjellë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të reshura.Dallimet mes temperatuave verore e dimrore nuk janë të mëdha.Mjegullat e shpeshta dimrit pengojnë komunikacinin si në tokë,ashtu edhe në det.Edhe përgjat bregdetit të Norvegjisë klima është oqeanike,kurse në brendi të Gadishullit merr edhe veçori kontinentale.Në malet e larta të Skandinavisë dhe në skajin verior të Evropës,klima është polare. Hidrografia Evrpa Perëndimore ka nje rrjetë të dendur lumenjsh me ujë që rrjedhin ngadal. -DANUBI I cili fillon ne Gjermani dhe kalon ne Austri. Ujërat jugorë i mbledh Danubi, i cili Gjemaninë e lidhë me shum shtete të Evropës së Mesme -ELBA kalon ne Gjermani -LOIRE lumi me I gjete ne France -RHINE lumi me I gjate ne zvicer dhe qe kalon ne kufijte e Gjermanise -Lumi GENEVA ne Zvicer dhe France
  • 6. Tokat dhe pasurite bimore dhe shtazore Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë perfshihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjethërënës, si pisha e breut, Ahu , bungu frashëri , bliri ëtj. në këtë zonë pyjet janë prerë shumë dhe zëne tani sipërfaqe të vogël mes 5 dhe 10%.Tipat e tokave qe ndeshen jane tokat e murme me 5-6% humus. Nga kafshët rriten ariu i murmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë. ka hardhuca, gjarpërinj, bredhka, skifterë, etj. Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së Mesme dhe Perëndimore.
  • 7. Demografia Veçori e përgjithshme e vendeve të Evropës Perëndimore është dendësia e madhe e popullsisë, që shpeshherë i kalon 200 b/km2. Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore ka dallime të mëdha në dendësinë e popullsisë.psh:më e dendur është Holanda e Belgjika se Franca. Pjesët më të banuara janë ato ku janë përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe vendet me tokë pjellore. Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatë ka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjen e qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat -qytet, ndaj në vendet e Evropës Perëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete. Veçori tjetër e popullsisë së Evropës Perëndimore është emigrimi në SHBA dhe në kontinentet tjera në 200 – 300 vjetët e fundit . Shtimi natyror i popullsisë së vendeve të Evropës Perëndimore është i vogël, por nivei arsimorë e kulturor ipopullsisë i lartë. Këto vende kanë pasur shtim të lartë të popullsisë në fazën e zhvillimit të industrisë kur ishin kërkesa të mëdha për fuqinë puntore. Ekonomia –Kriteri baze per identifikimin e ketij rajoni eshte zhvillimi I larte industrial.Evropa perendimore eshte e ndryshme nga pjeset e tjera te Evropes.Dy shtetet qe zene peshen me te madhe jane Gjermania dhe Franca. është ekonomia më e madhe në Evropë qe nga koha e Industrializimit, vendi është bërë "motor", novator dhe përfitues i një ekonomie edhe më të globalizuar. Gjermania është prodhuesja më e madhe e turbinave të erës dhe teknologjisë për energji solare në Botë. Panairet më të mëdha ,ndërkombëtare tregtare dhe kongrese mbahen çdo vit në disa qytete Gjermane si Hanover, Frankfurt dhe Berlin.I gjithe ky zhvillim I favorizohet Industrse shume degeshe kryesisht me ate te ndertimit te makinave ,me rrjetin e gjere te hekurudhave ,aeroporteve rrjetit te bredshem lundrues dhe gjithashtu me pasurite e medha te qymyrit te cilesise se larte . Ekonomia është kryesisht një ekonomi shërbimesh. Sektori i tretë permban 72% nga popullata aktive, kurse sektori i parë (bujqësi, peshkim) përfaqëson më shumë se 4% dhe sektori i dytë (industri) 24%.Energjia,vecanërisht ajo nukleare luan nje rol parësor ne ekonominë e Francës. Përvec një eksportuese e madhe e produkteve bujqësore Franca njihet dhe si nje konkurente e forte dhe per sa i perket eksporteve te prodhimeve industrial. Franca eshte ekonomia e dyte ne Europe pas GJermanise dhe e pesta ne bote pas SHBA, Japonise, Kinës dhe Gjermanise. Gjithashtu turizmi ze nje vend te rendesishem ne ekonomine e frances duke marre parasysh se ka nje vije te gjate bregdetare,dhe qytete turistike per te vizituar si Parisi.
  • 8. Mbreteria e Bashkuar Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellist dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të. Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme, çka mbetet nga Perandorisë Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonueltht. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, Bashkimit Europian dhe Komonuelthit të Kombeve.
  • 9.
  • 10. Irlanda Territori i republikes se Irlandes, shtrihet tersisht ne ishullin e irlandes me perjashtim te rajonit verilndor. Ne pjesen qendrore te ishullit mbizoteron relievi fushor qe nderthurret me grumbuj kodrinor te vecuar dhe shume liqene te vegjel. Disa vargje malore me lartesi te ulet, shrihen perreth brigjeve detare. Malet me te larta ndodhen ne pjesen jugperendimore te vendit. Lumenjte e shumte jane te shkurter dhe me uje te bollshem gjate gjithe vitit.
  • 11. Holanda Holanda (ose Hollanda/Hollandia, emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e Hollandës/Mbretëria e Hollandisë, më saktë Vendet e Ulëta, emri i plotë Mbretëria e Vendeve të Ulëta; holandisht Nederland, emri i plotë Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë. Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % e popullsisë së saj ndodhet nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore. Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.
  • 12.
  • 13. Belgjika Belgjika (zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës; holandisht Koninkrijk België, frëngjisht Royaume de Belgique, gjermanisht Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë mijë kilometra katror. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge. Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga provinca romake, Galia belge. në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane. Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si p.sh. NATO.
  • 14.
  • 15. Luksenburgu Luksenburgu zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det në Europën perëndimore. Ai kufizohet në veri-perindim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në jugperëndim kufizohet nga Franca.Luksenburgu ka një popullsi prej 524.853 (që nga tetori 2012) dhe një sipërfaqe prej 2586 kilometra katrorë. Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga një Dukë i Madh dhe është Dukata e Madhe e vetme e mbetur në botë. Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe [Prodhimi i Brendshëm Bruto|PBB]] më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës romake dhe kështjellë e frankëve në mesjetën e herëshme. Ai ishte një bastion i rëndësishëm përgjatë Rrugës spanjoll kur Spanja ishte fuqia kryesore evropiane që kishte influencë në gjithë hemisferën perëndimore dhe më gjerë në shekujt e 16-17-të. Luksemburgu është një anëtar i Bashkimit Evropian, NATO-s, OECD, Kombeve e Bashkuara, dhe Beneluksit, duke reflektuar konsensusin politik në favor të integrimit ekonomik, politik dhe ushtarak. Qyteti i Luksemburgut, që është kryeqyteti dhe qyteti më i madh, është selia e disa institucioneve dhe agjencive të BE-së. Më 18 tetor 2012, Luksemburgu u zgjodh si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e tij. Ai do të shërbejnë në Këshillin e Sigurimit nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2014 dhe do të jetë, të paktën deri në fund të vitit 2013, i vetmi anëtar i BE-së jo i përhershëm. Duke pasqyruar pozicionin e tij gjeografik, kultura e Luksemburgut është një shkrirje e Europës romanike dhe gjermanike, duke huazuar tradita të dallueshme nga secila prej tyre. Luksemburgu është një shtet trigjuhësh: luksembourgisht, frëngjisht dhe gjermanisht janë gjuhë zyrtare. Edhe pse një shtet laik, Luksemburgu është kryesisht katolik.
  • 16.
  • 17. Franca Franca (frëngjisht France), zyrtarisht Republika Franceze (frëngjisht République Française), shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Départements d'Outremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës. Franca është njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE). Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje, me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut. Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e "Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve" të nxjerrë në vitin 1789. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.
  • 18.
  • 19. Monako Principata e Monakos është një shtet në pjesë jugperëndim të Evropës, ndodhet buzë Detit Mesdhe e rrethuar nga Franca. Shteti me dendësinë më të madhe në botë jo vetëm që është i njohur si tërheqës për pasanikët e rruzullit, por është edhe vendi sovran më i vogël në planet pas Vatikanit. Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43° 44' V, 7° 24' L. Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4,1 km. Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë. Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është malor. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 140 metrave në vendin e quajtur maja e Exhel Monakoja ka një rrjet shumë të vogël të rrugëve dhe atë 50 km rrugë të shtruar që kryesisht janë nëpër repartet apo lagjet moderne të Monakos dhe rrugët që e lidhin atë me Francën, në total mbrenda kufijve të shtetit ka 50 km rrugë të asfaltuar. Ajo ka të zhvilluar shumë komunikacionin detar, ku vlen të përmenden portet ai i Monte Karlos, i Fontville të cilët janë të rregulluar me standardet më të larta ku përveç anijeve tregtare ne këto porte zbarkojnë edhe anijet e turistëve. Flota tregtare dhe detare është e regjistruar më se më shumë se 54 vendeve. Monako është shtet i cili nuk ka airoport, shërbimet fluturuese bëhen nga aeroporti i Nicës, ndërsa në shumicën e rasteve përdoren helikopter për transportin e udhëtarëve. Transferimet bëhen ndërmjet airoportit ndërkombëtar të Nicës si dhe fushave të helikopterëve në Monte Karlo dhe Fontville.