SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
1
Më mirë pa taksa?!
Ofertat politike për ulje taksash, të shpallura në çdo kohë zgjedhjesh ngjasojnë me
ofertat e tregtarëve për ulje çmimesh. Produkti që shitet është morali politik për të
joshur votuesit që të kthejnë vëmendjen nga “malli”që shesin disa politikanë.
Në fakt, një mall i lirë është tërheqës për këdo nga ne. Por, malli i lirë në fakt nuk ka
vlerë afatgjatë.
Metafora e politikës është një situatë surreale dhe nuk ka lidhje me modelin kapitalist
dhe shtetin që bazon shërbimet dhe egzistencën e tij te sistemi fiskal dhe konsolidimi i
financave të vendit.
Nëse shteti do të bazohej mbi taksat e ulëta atëherë ambjenti ku mund të zbatohej ky
model do të duhej të ishte një ambjent i ngjashëm me ato të vendeve nordike, apo
vende të tjera që kanë arritur të fitojnë betejat me evazionin.
Por, ja që ambjenti ekonomik dhe social i Shqipërisë nuk ka asnjë ngjashmëri, sado të
vogël me këto zona të botës. Por, edhe pse nuk kemi ngjashmëri kushdo nga ju mund të
lexojë se në gjithë këto vende nuk bëhet një zhurmë të tillë si në Shqipëri për ulje
taksash. Nëse ndodh që taksat të ulen ato duhet të llogariten të mbajnë buxhetin në
këmbë. Përndryshe do të ketë më pak lekë dhe një shtet më të dobët dhe në dëm të
vlerave kombëtare.
Neve në Shqipëri nuk kemi situata buxhetore si të këtyre vendeve.
Neve në Shqipëri kemi lënë pa paguar më shumë se gjysmën e shpenzimeve buxhetore
për mallra e shërbime, apo për vendime që motivoheshin nga ambicie politike. Neve në
2
Shqipëri nuk kemi arritur ende në gjithë këto 25 vite të mbledhim më shumë se ½ e të
ardhurave që mblidheshin nga buxhetin i shtetit shqiptar të para viteve ’90.
Neve në Shqipëri, as nuk kemi arritur të shpenzojmë në investime më të mëdha se ato
që ndërtoheshin me lekët e buxhetit të shtetit të para viteve ’90. Neve, nuk arritëm dot
të zëvendësonim sistemin shëndetësor me një të duhur për kohën që jetojmë, apo
sistemin arsimor me një më të zhvilluar apo më modern.
Neve në Shqipëri nuk arritëm të rindërtonim dot as një polici që të shërbente dhe ta
mbronte qytetarin. Neve në Shqipëri nuk arritëm dot të tërheqim asnjë investitor që të
ishin pjesë e emrave të mëdhenj të shumëkombsheve ndërkombëtare.
Për të mos vijuar me secilin aspekt që preket direkt apo jo direkt nga politika buxhetore
dhe ajo fiskale nuk mund të shpallet ulja e taksave, kur është duke u luftuar me
informalët, krimin ekonomik dhe evazionistët e mëdhenj.
Por, edhe taksimi i sheshtë nuk rezultoi të ishte një taksë e lirë për shumicën e
popullsisë, ajo që merr të ardhura të nivelit të mesëm dhe të ulëta.
Mënyra e taksimit me një shkallë për të gjithë (e sheshtë) e vendoste peshën e saj
tatimore mbi individin te baza e piramidës së të ardhurave (pagat e ulëta dhe të mesme)
duke i marrë në vlerë më shumë. Individëve më pranë majës së piramidës në të
ardhurave (pagat e larta dhe individëve me para e kapital të madh) u merrte më pak.
Baza e tatimpaguesve me të ardhura të ulta deri në të mesme mbante një peshë më të
madhe mes njeri-tjetrit, se sa ata që ishin në majë të piramidës të ardhurave, që ndanin
një peshë më të ulët. Të parëve u mbetej më pak lekë pas tatimit, të dytëve u mbeteshin
shumë më shumë lekë pas tatimit.
3
Edhe pse tatimi i sheshtë ka popullaritet, pasi ai eliminon taksimin e dyfishtë, i vetmi
pozitivitet i tij është se u ka mundësuar individëve që:
- të zgjerojnë në një volum të konsiderueshëm kapitalet;
- të mbartin më shumë fitime në vite dhe;
- të kenë shtim të pasurive, që prodhojnë vlerë të shtuar për familjet e tyre.
Një individ nuk bëhet i suksesshëm i varur nga politika e taksave. Ai arrin suksesin se
është i bazuar mbi talentin dhe punën e tij. Çdo profesionist bëhet i tillë se ai e dëshiron
këtë status profesional dhe social. Një pjesë e madhe e të ardhurave pas taksave të
kursyera nga profesionistët shkojnë për investime dhe më pak për konsum. Ata
investojnë në shtëpi të dyta, pasuri të tjera, si: jahte, makina dhe mallra luksi, apo
shërbime të shtrenjta. Në këtë mënyrë, efekti i tyre ka shkuar në rritje të pasurisë.
Tatimi që kërkohet sot nga bizneset dhe individët është vetëm pak nga pjesa e
grumbulluar deri më sot dhe që preken nga sistemi progresiv pasi ai merr më shumë aty
ku ka pasuri më shumë.
Përvoja e mbi 1 viti argumentoi me fakte se administrimi i financave dhe zhvillimi i
ekonomisë nuk mund të mbështetej ende te polarizimi i shoqërisë, ku taksa e sheshtë
rezultoi me gunga për një shumicë të shoqërisë. Ata që fituan gjithë këto vite jo vetëm
dëmtuan pak nga pak konsumin, pasi ja hoqën lekët e konsumit nga duart shtresave
konsumatore, por nga ana tjetër duke qenë me probleme fiskale dhe investime
mbështetur nga politika dhe jo nga tregu, kanë çorientuar fluksin e qarkullimit monetar
në vend me nxjerrjen e sasive monetare jashtë vendit.
Nga ana tjetër, tatimi progresiv po ndihmon ashtu pa zhurmë barazinë sociale. Gjithë
problemi qëndron te fakti më i thjeshtë që bën të aftë ekonominë të funksionojë dhe të
ecë përpara: rishpërndarja e të ardhurave te shtresat e varfra dhe të mesme, si baza e
piramidës së konsumit. Për të mundësuar rishpërdarjen u modelua sistemi i taksimit
4
progresiv mbi të ardhurat. Barrën kryesore të tatimeve duhet ta mbajë individi më i
fortë ekonomikisht. Kjo është njëlloj si logjika e gravitetit, e cila nuk injorohet dot.
Kriza rajonale, që e ka rrethuar dhe ka depërtuar në biznesin shqiptar, të cilit nuk i ishte
garantuar deri më sot asnjë barrierë mbrojtëse ndaj rreziqeve të saj shtroi pa pyetur
shumë para qeverisë kërkesën që të fuqishmit dhe individët e pasur duhet të paguajnë
“pjesën e ndershme” të barrës. Edhe bizneset shqiptare kur janë pyetur dhe anketuar
janë shprehur të gatshëm për të mbajtur këtë barrë.
Ne nuk mund të konkurojmë në rajon me taksat, por me produkte shqiptare që rritin
ekonominë dhe lehtësohen sipas kontributit që japin në buxhetin shqiptar.
Detyra i takon qeverisjes së majtë që të zvogëlojë diferencimet në të ardhura që u
krijuan në këto vite të fundit.
Edi GJOKUTAJ, Maj 2015

More Related Content

Viewers also liked

12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ
12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ
12. Знешнепалітычная дзейнасць РБAnastasiyaF
 
Sal marinho x sal comum
Sal marinho x sal comumSal marinho x sal comum
Sal marinho x sal comumDinny Rubini
 
Driveadtize.power point proposal
Driveadtize.power point proposalDriveadtize.power point proposal
Driveadtize.power point proposalPeter Pascoe
 
la computación en la nube y ceo
la computación en la nube  y  ceola computación en la nube  y  ceo
la computación en la nube y ceoJose Cruz
 
Q1 2013 houston_industrial_market_report
Q1 2013 houston_industrial_market_reportQ1 2013 houston_industrial_market_report
Q1 2013 houston_industrial_market_reportLisa Bridges
 
User files3 recursos_público_final
User files3 recursos_público_finalUser files3 recursos_público_final
User files3 recursos_público_finalalexisssvillanueva
 
The good, bad and the ugly
The good, bad and the uglyThe good, bad and the ugly
The good, bad and the uglyKara Kharmah
 
2013 1 q_houston_retail__market_report
2013 1 q_houston_retail__market_report2013 1 q_houston_retail__market_report
2013 1 q_houston_retail__market_reportLisa Bridges
 
Virgen de la cabeza
Virgen de la cabezaVirgen de la cabeza
Virgen de la cabezamcalerogalan
 
DrChachi on financing agriculture-arabic
DrChachi on financing agriculture-arabicDrChachi on financing agriculture-arabic
DrChachi on financing agriculture-arabicAbdelkader Chachi
 
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectado
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectadoModulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectado
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectadoPaula Alonso
 
Sharing experience on_our_way_by_the_ria
Sharing experience on_our_way_by_the_riaSharing experience on_our_way_by_the_ria
Sharing experience on_our_way_by_the_riariaenglish
 
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and Delivery
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and DeliveryDESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and Delivery
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and DeliveryDavid Rosen
 
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇAS
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇASPIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇAS
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇASCleonice Vieira
 

Viewers also liked (20)

12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ
12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ
12. Знешнепалітычная дзейнасць РБ
 
Sal marinho x sal comum
Sal marinho x sal comumSal marinho x sal comum
Sal marinho x sal comum
 
Driveadtize.power point proposal
Driveadtize.power point proposalDriveadtize.power point proposal
Driveadtize.power point proposal
 
la computación en la nube y ceo
la computación en la nube  y  ceola computación en la nube  y  ceo
la computación en la nube y ceo
 
Impacto ambiental
Impacto ambientalImpacto ambiental
Impacto ambiental
 
Q1 2013 houston_industrial_market_report
Q1 2013 houston_industrial_market_reportQ1 2013 houston_industrial_market_report
Q1 2013 houston_industrial_market_report
 
User files3 recursos_público_final
User files3 recursos_público_finalUser files3 recursos_público_final
User files3 recursos_público_final
 
speech.student
speech.studentspeech.student
speech.student
 
The good, bad and the ugly
The good, bad and the uglyThe good, bad and the ugly
The good, bad and the ugly
 
2013 1 q_houston_retail__market_report
2013 1 q_houston_retail__market_report2013 1 q_houston_retail__market_report
2013 1 q_houston_retail__market_report
 
Virgen de la cabeza
Virgen de la cabezaVirgen de la cabeza
Virgen de la cabeza
 
DrChachi on financing agriculture-arabic
DrChachi on financing agriculture-arabicDrChachi on financing agriculture-arabic
DrChachi on financing agriculture-arabic
 
Spring grade 1
Spring grade 1Spring grade 1
Spring grade 1
 
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectado
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectadoModulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectado
Modulo 2: Tarea 7- Educacion en un mundo conectado
 
bubonic plague
bubonic plaguebubonic plague
bubonic plague
 
Tarea 3
Tarea 3Tarea 3
Tarea 3
 
Sharing experience on_our_way_by_the_ria
Sharing experience on_our_way_by_the_riaSharing experience on_our_way_by_the_ria
Sharing experience on_our_way_by_the_ria
 
Тим Орейли
Тим Орейли Тим Орейли
Тим Орейли
 
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and Delivery
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and DeliveryDESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and Delivery
DESIGN West 2013 Presentation: Accelerating Android Development and Delivery
 
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇAS
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇASPIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇAS
PIBID EM DIÁLOGO COM A LITERATURA: DESCOBRINDO HISTÓRIAS ENCANTANDO AS CRIANÇAS
 

Similar to Kotesia e debatit politik per taksat

5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëriALTAX Consulting
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
international finance
international financeinternational finance
international financeLabinot Aliu
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitALTAX Consulting
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojALTAX Consulting
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriALTAX Consulting
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateALTAX Consulting
 
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014HermesNews.al
 
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
Biznes  nderkombetar Ligjerata -4Biznes  nderkombetar Ligjerata -4
Biznes nderkombetar Ligjerata -4Zana Agushi
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
Biznes  nderkombetar Ligjerata-4Biznes  nderkombetar Ligjerata-4
Biznes nderkombetar Ligjerata-4Zana Agushi
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileALTAX Consulting
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeALTAX Consulting
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveFisnik Morina
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 

Similar to Kotesia e debatit politik per taksat (20)

5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
 
Integrimi ekonomik nderkombetare
Integrimi  ekonomik nderkombetareIntegrimi  ekonomik nderkombetare
Integrimi ekonomik nderkombetare
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014
Njoftim per mediat prezantimi i amendamenteve- 26 nentor 2014
 
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
Biznes  nderkombetar Ligjerata -4Biznes  nderkombetar Ligjerata -4
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
Biznes  nderkombetar Ligjerata-4Biznes  nderkombetar Ligjerata-4
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_sociale
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen now
 

Kotesia e debatit politik per taksat

  • 1. 1 Më mirë pa taksa?! Ofertat politike për ulje taksash, të shpallura në çdo kohë zgjedhjesh ngjasojnë me ofertat e tregtarëve për ulje çmimesh. Produkti që shitet është morali politik për të joshur votuesit që të kthejnë vëmendjen nga “malli”që shesin disa politikanë. Në fakt, një mall i lirë është tërheqës për këdo nga ne. Por, malli i lirë në fakt nuk ka vlerë afatgjatë. Metafora e politikës është një situatë surreale dhe nuk ka lidhje me modelin kapitalist dhe shtetin që bazon shërbimet dhe egzistencën e tij te sistemi fiskal dhe konsolidimi i financave të vendit. Nëse shteti do të bazohej mbi taksat e ulëta atëherë ambjenti ku mund të zbatohej ky model do të duhej të ishte një ambjent i ngjashëm me ato të vendeve nordike, apo vende të tjera që kanë arritur të fitojnë betejat me evazionin. Por, ja që ambjenti ekonomik dhe social i Shqipërisë nuk ka asnjë ngjashmëri, sado të vogël me këto zona të botës. Por, edhe pse nuk kemi ngjashmëri kushdo nga ju mund të lexojë se në gjithë këto vende nuk bëhet një zhurmë të tillë si në Shqipëri për ulje taksash. Nëse ndodh që taksat të ulen ato duhet të llogariten të mbajnë buxhetin në këmbë. Përndryshe do të ketë më pak lekë dhe një shtet më të dobët dhe në dëm të vlerave kombëtare. Neve në Shqipëri nuk kemi situata buxhetore si të këtyre vendeve. Neve në Shqipëri kemi lënë pa paguar më shumë se gjysmën e shpenzimeve buxhetore për mallra e shërbime, apo për vendime që motivoheshin nga ambicie politike. Neve në
  • 2. 2 Shqipëri nuk kemi arritur ende në gjithë këto 25 vite të mbledhim më shumë se ½ e të ardhurave që mblidheshin nga buxhetin i shtetit shqiptar të para viteve ’90. Neve në Shqipëri, as nuk kemi arritur të shpenzojmë në investime më të mëdha se ato që ndërtoheshin me lekët e buxhetit të shtetit të para viteve ’90. Neve, nuk arritëm dot të zëvendësonim sistemin shëndetësor me një të duhur për kohën që jetojmë, apo sistemin arsimor me një më të zhvilluar apo më modern. Neve në Shqipëri nuk arritëm të rindërtonim dot as një polici që të shërbente dhe ta mbronte qytetarin. Neve në Shqipëri nuk arritëm dot të tërheqim asnjë investitor që të ishin pjesë e emrave të mëdhenj të shumëkombsheve ndërkombëtare. Për të mos vijuar me secilin aspekt që preket direkt apo jo direkt nga politika buxhetore dhe ajo fiskale nuk mund të shpallet ulja e taksave, kur është duke u luftuar me informalët, krimin ekonomik dhe evazionistët e mëdhenj. Por, edhe taksimi i sheshtë nuk rezultoi të ishte një taksë e lirë për shumicën e popullsisë, ajo që merr të ardhura të nivelit të mesëm dhe të ulëta. Mënyra e taksimit me një shkallë për të gjithë (e sheshtë) e vendoste peshën e saj tatimore mbi individin te baza e piramidës së të ardhurave (pagat e ulëta dhe të mesme) duke i marrë në vlerë më shumë. Individëve më pranë majës së piramidës në të ardhurave (pagat e larta dhe individëve me para e kapital të madh) u merrte më pak. Baza e tatimpaguesve me të ardhura të ulta deri në të mesme mbante një peshë më të madhe mes njeri-tjetrit, se sa ata që ishin në majë të piramidës të ardhurave, që ndanin një peshë më të ulët. Të parëve u mbetej më pak lekë pas tatimit, të dytëve u mbeteshin shumë më shumë lekë pas tatimit.
  • 3. 3 Edhe pse tatimi i sheshtë ka popullaritet, pasi ai eliminon taksimin e dyfishtë, i vetmi pozitivitet i tij është se u ka mundësuar individëve që: - të zgjerojnë në një volum të konsiderueshëm kapitalet; - të mbartin më shumë fitime në vite dhe; - të kenë shtim të pasurive, që prodhojnë vlerë të shtuar për familjet e tyre. Një individ nuk bëhet i suksesshëm i varur nga politika e taksave. Ai arrin suksesin se është i bazuar mbi talentin dhe punën e tij. Çdo profesionist bëhet i tillë se ai e dëshiron këtë status profesional dhe social. Një pjesë e madhe e të ardhurave pas taksave të kursyera nga profesionistët shkojnë për investime dhe më pak për konsum. Ata investojnë në shtëpi të dyta, pasuri të tjera, si: jahte, makina dhe mallra luksi, apo shërbime të shtrenjta. Në këtë mënyrë, efekti i tyre ka shkuar në rritje të pasurisë. Tatimi që kërkohet sot nga bizneset dhe individët është vetëm pak nga pjesa e grumbulluar deri më sot dhe që preken nga sistemi progresiv pasi ai merr më shumë aty ku ka pasuri më shumë. Përvoja e mbi 1 viti argumentoi me fakte se administrimi i financave dhe zhvillimi i ekonomisë nuk mund të mbështetej ende te polarizimi i shoqërisë, ku taksa e sheshtë rezultoi me gunga për një shumicë të shoqërisë. Ata që fituan gjithë këto vite jo vetëm dëmtuan pak nga pak konsumin, pasi ja hoqën lekët e konsumit nga duart shtresave konsumatore, por nga ana tjetër duke qenë me probleme fiskale dhe investime mbështetur nga politika dhe jo nga tregu, kanë çorientuar fluksin e qarkullimit monetar në vend me nxjerrjen e sasive monetare jashtë vendit. Nga ana tjetër, tatimi progresiv po ndihmon ashtu pa zhurmë barazinë sociale. Gjithë problemi qëndron te fakti më i thjeshtë që bën të aftë ekonominë të funksionojë dhe të ecë përpara: rishpërndarja e të ardhurave te shtresat e varfra dhe të mesme, si baza e piramidës së konsumit. Për të mundësuar rishpërdarjen u modelua sistemi i taksimit
  • 4. 4 progresiv mbi të ardhurat. Barrën kryesore të tatimeve duhet ta mbajë individi më i fortë ekonomikisht. Kjo është njëlloj si logjika e gravitetit, e cila nuk injorohet dot. Kriza rajonale, që e ka rrethuar dhe ka depërtuar në biznesin shqiptar, të cilit nuk i ishte garantuar deri më sot asnjë barrierë mbrojtëse ndaj rreziqeve të saj shtroi pa pyetur shumë para qeverisë kërkesën që të fuqishmit dhe individët e pasur duhet të paguajnë “pjesën e ndershme” të barrës. Edhe bizneset shqiptare kur janë pyetur dhe anketuar janë shprehur të gatshëm për të mbajtur këtë barrë. Ne nuk mund të konkurojmë në rajon me taksat, por me produkte shqiptare që rritin ekonominë dhe lehtësohen sipas kontributit që japin në buxhetin shqiptar. Detyra i takon qeverisjes së majtë që të zvogëlojë diferencimet në të ardhura që u krijuan në këto vite të fundit. Edi GJOKUTAJ, Maj 2015