SlideShare a Scribd company logo
Interpretime mbi buxhetin e Shqiperise
1. Të ardhurat totale
Grafiku nr.1 Totali i të ardhurave ndër vite
Në grafikun e mësipërm jepet ecuria e të ardhurave totale të shtetit shqiptar për periudhën
2000-2010. Sic mund të shikohet, ka një rritje të vazhdueshme të tyre. Rritja më e lartë vihet re
në periudhat 2000-2001 me 11.5%, 2005-2006 me 12.4% dhe 2007-2008 me 15.8%. Ky trend
pasqyrohet me qartë në tabelën në vijim
Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10
Rritja në
përqindje e të
ardhurave
11.5% 6.1% 8.2% 10.2% 10.7% 12.4% 9.6% 15.8% 12.3% 2.0% 8.6%
Deri në vitin 2009 buxheti ka përjetuar një rritje të ndjeshme, cfarë flet për një performancë të
mirë në sigurimin e të ardhurave dhe për një ekonomi në rritje, ndërkohë që pas këtij viti, kriza
financiare në botë filloi të shfaqë shenjat e saj edhe në Shqipëri. Kjo coi në një rritje vetëm me
2% të të ardhurave totale në vitin 2010 kundrejt vitit 2009. Vëmendjen e tërheq periudha 2010-
2011. Duhet theksuar se të dhënat e vitit 2011 i referohen parashikimeve të Ministrisë së
Financave, të cilat shpesh herë tëntojnë të jenë shumë optimiste në fillim të vitit, por që në
mënyrë të vazhdueshme, pas realizimit faktit të 9-mujorit, shoqërohen me një Akt Normativ. Ky
Akt Normativ shpie në rivlerësim të treguesve fiskal, duke e afruar buxhetin më pranë realititet.
Në këtë mënyrë, është ende për t’u testuar mbajtja e ritmit rritës prej 8% të të ardhurave totale.
2. Shpenzimet totale
Grafiku nr.2 Totali i shpenzimeve ndër vite
Sic mund të shikohet nga grafiku, vihet re një rritje e vazhdueshme e shpenzimeve totale të
Buxhetit të Shtetit. Këto ritme janë më të larta kryesisht në periudhat 2007-2008 me 23% dhe
2008-2009 me 14.3%. Ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë rritje të shpenzimeve për
vitin 2008 janë investimet, të cilat janë rreth 37 miliard lekë më të larta se në vitin 2007. Ndërsa
në vitin 2009 shkaku kryesor kanë qenë kryesisht shpenzimet korrente, të cilat janë rritur
përafërsisht me 35 miliard lekë nga viti 2008.
Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10
Rritja në
përqindje e
shpenzimeve
9.0% 3.5% 4.5% 10.6% 4.5% 11.4% 10.4% 23.0% 14.3% -7.5% 10.0%
Interesante është tkurrja që kanë pësuar shpenzimet në vitin 2010, duke u ulur me 7.5% ku
vendin kryesor e zënë investimet me një rënie prej 30 milard lekësh apo 30% kundrejt vitit 2009.
2.1 Struktura e shpenzimeve të buxhetit
Në grafikun e mësipërm jepet struktura e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit. Vihet re se deri në
vitin 2005, zërin kryesor të shpenzimeve e zinin ato korrente, ndërkohë që pas këtij viti, trendi
fillon të ndryshojë, duke i dhënë gjithmonë e më shumë përparësi shpenzimeve kapitale, si
domosdoshmëri për të mbështetur rritjen ekonomike.
2.1.1 Shpenzimet kapitale
Grafiku i mësipërm jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër vite. Rritja
e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej vitit 2005 është mundësuar falë një
performance të lartë të të ardhurave nga sektori fiskal, të ardhurave nga privatizimi i disa
objekteve të rëndësishme si dhe mbështetjes nga financimi i huaj. Vitet 2008 dhe 2009
shënojnë shifrat më të larta, të cilat në fakt, përkojnë edhe me pagesat e kryera për punimet në
rrugën “Rrëshen-Kalimash”.
3. Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit
Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në
sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të
ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12%
ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28 miliardë lekë apo 3.4% e GDP-sw. Prej
vitit 2006, ka një rritje të vazhdueshme të deficitit, i cili arrin në masën maksimale në vitet 2008,
5.5% tw GDP-sw dhe nw vitin 2009, 6.5% tw GDP-sw. Kjo është ndwr normat më tw larta tw
deficitit tw përjetuara ndonjëherë nga financat shqiptare, e shkaktuar kryesisht nga financimi i
rrugës Rrëshen-Kalimash. Mbarimi i financimit të kësaj rruge shoqërohet edhe me një rënie të
deficitit në vitin 2010 me 49%.
Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10
Rritja në përqindje
e deficitit 1% -6% -11% 12% -26% 4% 16% 77% 24% -49% 23%
Borxhi publik, më i lartë i 10 viteve të fundit
Qeveria tejkaloi çdo parashikim me thellimin e gropës në buxhetin e shtetit, duke shpalosur hapur edhe
vështirësitë e panumërta që hasi në likuidimin e pagesave mujore të buxhetorëve, por edhe aftësisë së
kufizuar.
Borxhi publik i arritur vetëm gjatë muajve të fundit të 2013 rezulton të jetë ndër më të lartit në 10 vitet e
fundit.
Niveli i borxhit publik të marrë në tregun e brendshëm, në fund të vitit 2013, kap në këtë mënyrë, shifrën
më të lartë të 10 viteve të fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, niveli i huamarrjes së brendshme arriti në vlerën 46.2
miliardë lekë, nga 52.8 miliardë që ishte planifikuar për gjithë vitin.
Ndërsa po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton një rritje e huasë
thuajse e dyfishuar, pasi gjatë vitit 2012 niveli i huamarrjes së brendshme ishte në vlerën e 24.7 miliardë
lekë.
Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga ekspertë të
ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare si FMN apo
BB.
Qeveria ka tejkaluar parashikimet e nëntorit për borxhin e 2013, nga ku e çoi nivelin e përgjithshëm në
70.5 për qind, nga 68 për qind që ishin pritjet.
Në këtë drejtim, rritja me 6 për qind e borxhit për tre muaj nuk parashikonte shlyerjen e detyrimeve të
prapambetura. Deri në vitin 2017, niveli i borxhit pritet të arrijë në 65.6 për qind të Prodhimit të
Brendshëm Bruto, nga 72.1 për qind këtë vit.
Por nga ana tjetër, për shkak edhe të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, defiçiti buxhetor
në vitin 2013 shënoi rritje me 54 për qind, në krahasim me atë të vitit 2012.
Deficiti buxhetor arriti në 65 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë që ishin planifikuar para ndryshimit të
buxhetit 2013. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, deficiti shënoi -4.8 për qind, duke shënuar
vlerën më të lartë që nga viti 2009, ku deficiti vjetor u thellua për të financuar Rrugën e Kombit.
Të ardhurat buxhetore në vitin 2013, në finale kanë rezultuar 17 milionë dollarë më të ulëta se në vitin
2012.
Sipas tabelave fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në fund të vitit 2013 arritën në 328, 6
miliardë lekë nga 330.3 miliardë lekë që ishin në fund të vitit 2012.
Defiçiti tregtar 13.5% më i lartë
Vendi ynë shënoi bilanc negativ në shifrat tregtare edhe për gjatë janarit.
Në raportimin periodik mujor, Instituti i Statistikave bëri me dije se, deficiti tregtar ka shënuar shifra
negative edhe për këtë muaj. Sipas të dhënave mësohet se, eksportet shqiptare edhe pse me një rritje
modeste, sërish ato nuk kanë mundur që të ndikojnë në zvogëlimin e defiçitetit tregtar.
Raporti mes importeve dhe eksporteve në vendin tonë, mbetet gjithnjë në favor të mallrave që vijnë nga
jashtë.
Eksporti i grupit ''Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi'' u ul me 11,3%. Por edhe importi u rrit për këtë
periudhë.
Raporti mes eksporteve dhe importeve mbetet në favor të mallrave që vijnë nga jashtë. Kjo ka bërë që
defiçiti tregtar i këtij muaji të rritet, duke shënuar një rritje me 13,5% krahasuar me janarin 2012.
Shqipëria një vend me kapital në rrisk
Edhe pse në përfundim të dy muajve të parë të 2014, është vënë re se sjellja e konsumatorëve ka ardhur,
duke u rënduar që me zbatimin e dyfishimit të të gjitha llojeve të taksave për këtë vit. Po kështu edhe
buxheti i bizneseve është ngushtuar, pasi ndryshe nga sa është premtuar në llogaritë e tyre nuk janë pak,
por plot 1,8 miliardë lekë që nuk shkojnë për këta të fundit, por në mënyrë abuzive shkojnë në duart e
qeveritarëve, që çdo ditë e më shumë po shtojnë luksin dhe rehatinë e tyre të ëndërruar për tetë vjet me
radhë.
Rruga që po ndjek qeveria në menaxhimin e të ardhurave nuk është në shërbim të premtimit të dhënë
para qytetarëve shqiptarë se çdo gjë do t’i atribuohet punësimit të forcave të reja të punës.
E gjithë kjo rritje e nivelit të borxhit publik do të sjellë një ulje të rritjes ekonomike në afatin e gjatë.
Duhet të theksohet se, analiza e efekteve të një rritje (ulje) në PBB mbi borxhin publik, do të kishte të
njëjtat argumenta si më sipër, që do të thotë se, një rritje e PBB-së do të ndikonte në uljen e borxhit
publik.
Gjithashtu faktorë të tjerë, si institucione të dobëta të mbuluara nga kaosi i mashtrimit dhe abuzimit,
kursimet private të ulëta, konkurrueshmëria e ulët, një papunësi e lartë dhe një sistem bankar i dobët, do
të jenë faktorët kyç që do të ndikojnë mbi normat e interesit.
Të gjithë këta faktorë do të përkthehen në një kategorizim të vendit si “vend me risk”, dhe atij do t’i
ofroheshin norma shumë të larta interesi për të marrë hua kapital të huaj.
Të ardhurat në buxhet, më të ulëta se ato të një viti më parë
Atëherë kur mendohej se me dyfishimin e taksave, qeveria do të rriste të ardhurat për buxhetin e shtetit,
në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ai zë të ardhurash që duhej vërtetë të ndikonte në këtë sektor, rezulton
të jetë ndër më problematikët në këtë periudhë. Duke ju referuar të dhënave që publikohen prej vetë
qeverisë mësohet, se të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2013, rezultojnë të jenë më të ulëta se
ato të një viti më parë.
Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat në buxhetin
e shtetit për vitin 2013 janë në vlerën e 328.6 miliardë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2012, të ardhurat
ishin 330.3 miliardë lekë, ose 1.7 miliardë lekë më pak.
Ndërkohë, shpenzimet arritën në vlerën 394.3 miliardë lekë, gjë që solli një deficit buxhetor në mbi 65.4
miliardë lekë.
Rritja e deficitit buxhetor nuk lidhet vetëm me faktin se, performanca e administratës fiskale gjatë gjithë
vitit të kaluar ishte jo e mirë, por edhe me rënien e aktivitetit të biznesit, si pasojë e ndikimit të efekteve e
krizës globale, por edhe të politikave fiskale, të cilat nuk ishin aspak në favor të bizneseve.
Gjithashtu, një efekt negativ në zhvillimet ekonomike u pasqyruan si efekt i zgjedhjeve të përgjithshme
dhe ndryshimit të qeverisjes, çka u reflektua edhe në ndryshimin e treguesve fiskalë të buxhetit me anë të
një akti normativ të miratuar nga ekzekutivi në muajin nëntor, i cili edhe nuk u konsultua fare me grupet e
biznesit.
Ndryshimi konsistoi në uljen e të ardhurave, çka ndikoi dhe në rritjen e nivelit të borxhit publik.
Buxheti i vitit që shkoi ka shënuar një pikë kthese mjaft negative në zhvillimet e të ardhurave, të cilat
shënuan rënie me -0.5 për qind në krahasim me vitin 2012.
Kriza ekonomike globale e kombinuar me tregues të përkeqësimit të eficencës së qeverisjes frenuan
ritmet e grumbullimit nga 15.5 për qind në 2008, në 2.7% në 2009. Pati një përmirësim në vitin 2010 me
një rritje 8.8%, ndërsa në vitin 2011 rritja ishte 1.8%.
Borxhi i lartë ndikim negativ dhe në bilancin e bankave
Borxhi qeveritar i lartë ka dhënë një ndikim direkt në bilancin e bankave, duke u fokusuar në disa prej
këtyre kanaleve. Ekspertët janë të mendimit se, ai po rrit koston e financimit të institucioneve financiare
pas rritjes së riskut të aseteve. Institucionet financiare, të cilat mbajnë një pjesë të madhe të borxhit
shtetëror të vendeve me një “stres ekonomik”, që perceptohen si të riskuara, mund t’u duhet të paguajnë
norma më të larta interesi dhe të kenë vështirësi në rritjen e fondeve në gjithë tregun. Ato gjithashtu mund
të gjenden nën presion potencial për të rritur kapitalin dhe likuiditetin.
Të gjithë këta faktorë bëjnë që të rritet kosto e shërbimit të borxhit, gjë që do të ndikonte negativisht mbi
rritjen ekonomike.
Një nivel i lartë borxhi shtetëror ndikon në uljen e besimit ndërkombëtar të vendit, do të dëmtonte klimën
e biznesit, do të ndikonte në uljen e investimeve dhe të rritjes ekonomike.
Tronditja e financave
Qeveria ka muaj tashmë që po keqpërdor në mënyrë klienteliste financat publike. Dhe në këtë drejtim,
financat publike në Shqipëri janë tashmë të rrezikuara dhe të tronditura thellë falë nismave të ndërmarra
së fundi.
Kjo jo vetëm për shkak të situatës së vështirë ekonomike e financiare, që vendet globale po kalojnë, të
gjeneruara edhe nga kriza në Eurozonë, por edhe për përgjigjen shumë miope e të pabusull të qeverisë
së re.
Dërgesat e emigrantëve do të vazhdojnë të bien, papunësia dhe varfëria po rritet, klima e biznesit do të
përkeqësohet, edhe pse qeveritarët tanë betohen për të kundërtën.
Nga ana tjetër, ritmet e kreditimit të ekonomisë nga sistemi bankar do të bien ndjeshëm, ndërsa kreditë e
këqia do ta asfiksojnë likuiditetin në vijimësi.
Borxhi i qeverisë shqiptare drejt kufirit
kritik
Tiranë-Borxhi publik mbërriti në tremujorin e tretë sipas të dhënave të vetë Qeverisë në pikën kritike 59.
8 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, vetëm 0.2 pikë përqindje larg kufirit maksimal ligjor.
Sipas Ministrisë së Financave, në fund të shtatorit, detyrimet e Qeverisë Shqiptare arritën në 813.8
miliardë lekë ose rreth 8.1 miliardë dollarë. Të dhënat tregojnë se shifra vazhdon të rritet, pavarësisht
politikës së shtrënguar buxhetore të Qeverisë, përmes tkurrjes së investimeve apo disa zërave të tjere në
shpenzime. Ngadalësimi i fortë i rritjes ekonomike duket se e ka prangosur ekonominë shqiptare në
kurthin e borxhit të lartë dhe vështirëson uljen e tij. Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti, borxhi u rrit
me 0.45 pikë përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar, ndërsa krahasuar me vitin 2010 rritja është rreth 1.3
pikë përqindje. Këto janë shifrat zyrtare të vetë Qeverisë, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare
paralajmërojnë se shifra reale është më e madhe. Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore tha se
detyrimet e fshehura të buxhetit ndaj privatëve mund të jenë nga 1.5 deri në 2 për qind e prodhimit bruto,
çka do të thotë se edhe pse jo zyrtarisht, 'de facto' borxhi i Qeverisë shqiptare e ka kapërcyer kufirin ligjor
prej 60 për qind. Vitet e fundit Qeveria shqiptare është përpjekur që për të zbutur kostot e borxhit të
ndryshojë strukturën e tij duke zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me kredi me afat më të
gjatë maturimi nga jashtë. Si pasojë e kësaj strategjie borxhi i jashtëm është rritur nga 1.45 miliardë
dollarë në fund të vitit 2006 në 3.57 miliardë në fund të 9 mujorit të këtij viti. Ndërsa në raport me
prodhimin kombëtar rritja është mbi 10 pikë përqindje dhe për herë të parë në fund të shtatorit, pjesa më
e madhe e tij ishte borxh tregtar.
Lenda : Ekonomi
Tema : Defiçiti buxhetor dhe borxhi kombëtar I
qeverisë shqipetare dhjetë vitet e fundit
Lider : Anisa Sela
Pergatiti:
Elvisi Muhametaj
Enxhi Fetallari
Fabjana Pjetri
Florida Zyberaj
Florin Pepa
Klasa : 12/ 6

More Related Content

What's hot

Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Meri Kolla
 
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosovesZhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosovesMenaxherat
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVP
Suad Bajrami
 
Biznes Viti Pare
Biznes Viti PareBiznes Viti Pare
Biznes Viti Pare
Ulpian Allaraj
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
betrex
 
kriza financiare, financial cisis 2007-2009
kriza financiare, financial cisis 2007-2009kriza financiare, financial cisis 2007-2009
kriza financiare, financial cisis 2007-2009
Egzon Deda
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
ALTAX Consulting
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
Klervi Haxhimali
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
ALTAX Consulting
 

What's hot (10)

Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)
 
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosovesZhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVP
 
Biznes Viti Pare
Biznes Viti PareBiznes Viti Pare
Biznes Viti Pare
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
kriza financiare, financial cisis 2007-2009
kriza financiare, financial cisis 2007-2009kriza financiare, financial cisis 2007-2009
kriza financiare, financial cisis 2007-2009
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
 

Similar to Anisa ekonomi

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
ALTAX Consulting
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
ALTAX Consulting
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
ALTAX Consulting
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
ALTAX Consulting
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot Gashi
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
UBT University
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
ALTAX Consulting
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
ALTAX Consulting
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
ALTAX Consulting
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
Labinot Aliu
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...Violeta Visha
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
ALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
ALTAX Consulting
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
LulzimeCenmurati
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
LulzimeCenmurati
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Thee Endd
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
ALTAX Consulting
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseornela rama
 

Similar to Anisa ekonomi (20)

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperise
 

More from Algita Mesiti

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
Algita Mesiti
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
Algita Mesiti
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
Algita Mesiti
 
TEST
TESTTEST
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
Algita Mesiti
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Algita Mesiti
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
Algita Mesiti
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
Algita Mesiti
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
Algita Mesiti
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
Algita Mesiti
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
Algita Mesiti
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
Algita Mesiti
 
english
englishenglish
english
Algita Mesiti
 
Algita
AlgitaAlgita
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
Algita Mesiti
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
Algita Mesiti
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
Algita Mesiti
 

More from Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 

Anisa ekonomi

  • 1. Interpretime mbi buxhetin e Shqiperise 1. Të ardhurat totale Grafiku nr.1 Totali i të ardhurave ndër vite Në grafikun e mësipërm jepet ecuria e të ardhurave totale të shtetit shqiptar për periudhën 2000-2010. Sic mund të shikohet, ka një rritje të vazhdueshme të tyre. Rritja më e lartë vihet re
  • 2. në periudhat 2000-2001 me 11.5%, 2005-2006 me 12.4% dhe 2007-2008 me 15.8%. Ky trend pasqyrohet me qartë në tabelën në vijim Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10 Rritja në përqindje e të ardhurave 11.5% 6.1% 8.2% 10.2% 10.7% 12.4% 9.6% 15.8% 12.3% 2.0% 8.6% Deri në vitin 2009 buxheti ka përjetuar një rritje të ndjeshme, cfarë flet për një performancë të mirë në sigurimin e të ardhurave dhe për një ekonomi në rritje, ndërkohë që pas këtij viti, kriza financiare në botë filloi të shfaqë shenjat e saj edhe në Shqipëri. Kjo coi në një rritje vetëm me 2% të të ardhurave totale në vitin 2010 kundrejt vitit 2009. Vëmendjen e tërheq periudha 2010- 2011. Duhet theksuar se të dhënat e vitit 2011 i referohen parashikimeve të Ministrisë së Financave, të cilat shpesh herë tëntojnë të jenë shumë optimiste në fillim të vitit, por që në mënyrë të vazhdueshme, pas realizimit faktit të 9-mujorit, shoqërohen me një Akt Normativ. Ky Akt Normativ shpie në rivlerësim të treguesve fiskal, duke e afruar buxhetin më pranë realititet. Në këtë mënyrë, është ende për t’u testuar mbajtja e ritmit rritës prej 8% të të ardhurave totale. 2. Shpenzimet totale Grafiku nr.2 Totali i shpenzimeve ndër vite
  • 3. Sic mund të shikohet nga grafiku, vihet re një rritje e vazhdueshme e shpenzimeve totale të Buxhetit të Shtetit. Këto ritme janë më të larta kryesisht në periudhat 2007-2008 me 23% dhe 2008-2009 me 14.3%. Ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë rritje të shpenzimeve për vitin 2008 janë investimet, të cilat janë rreth 37 miliard lekë më të larta se në vitin 2007. Ndërsa në vitin 2009 shkaku kryesor kanë qenë kryesisht shpenzimet korrente, të cilat janë rritur përafërsisht me 35 miliard lekë nga viti 2008. Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10 Rritja në përqindje e shpenzimeve 9.0% 3.5% 4.5% 10.6% 4.5% 11.4% 10.4% 23.0% 14.3% -7.5% 10.0% Interesante është tkurrja që kanë pësuar shpenzimet në vitin 2010, duke u ulur me 7.5% ku vendin kryesor e zënë investimet me një rënie prej 30 milard lekësh apo 30% kundrejt vitit 2009. 2.1 Struktura e shpenzimeve të buxhetit Në grafikun e mësipërm jepet struktura e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit. Vihet re se deri në vitin 2005, zërin kryesor të shpenzimeve e zinin ato korrente, ndërkohë që pas këtij viti, trendi fillon të ndryshojë, duke i dhënë gjithmonë e më shumë përparësi shpenzimeve kapitale, si domosdoshmëri për të mbështetur rritjen ekonomike.
  • 4. 2.1.1 Shpenzimet kapitale Grafiku i mësipërm jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër vite. Rritja e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej vitit 2005 është mundësuar falë një performance të lartë të të ardhurave nga sektori fiskal, të ardhurave nga privatizimi i disa objekteve të rëndësishme si dhe mbështetjes nga financimi i huaj. Vitet 2008 dhe 2009 shënojnë shifrat më të larta, të cilat në fakt, përkojnë edhe me pagesat e kryera për punimet në rrugën “Rrëshen-Kalimash”.
  • 5. 3. Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28 miliardë lekë apo 3.4% e GDP-sw. Prej vitit 2006, ka një rritje të vazhdueshme të deficitit, i cili arrin në masën maksimale në vitet 2008, 5.5% tw GDP-sw dhe nw vitin 2009, 6.5% tw GDP-sw. Kjo është ndwr normat më tw larta tw deficitit tw përjetuara ndonjëherë nga financat shqiptare, e shkaktuar kryesisht nga financimi i rrugës Rrëshen-Kalimash. Mbarimi i financimit të kësaj rruge shoqërohet edhe me një rënie të deficitit në vitin 2010 me 49%. Periudha 01-00 02-01 03-02 04-03 05-04 06-05 07-06 08-07 09-08 10-09 11-10 Rritja në përqindje e deficitit 1% -6% -11% 12% -26% 4% 16% 77% 24% -49% 23%
  • 6. Borxhi publik, më i lartë i 10 viteve të fundit Qeveria tejkaloi çdo parashikim me thellimin e gropës në buxhetin e shtetit, duke shpalosur hapur edhe vështirësitë e panumërta që hasi në likuidimin e pagesave mujore të buxhetorëve, por edhe aftësisë së kufizuar. Borxhi publik i arritur vetëm gjatë muajve të fundit të 2013 rezulton të jetë ndër më të lartit në 10 vitet e fundit. Niveli i borxhit publik të marrë në tregun e brendshëm, në fund të vitit 2013, kap në këtë mënyrë, shifrën më të lartë të 10 viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, niveli i huamarrjes së brendshme arriti në vlerën 46.2 miliardë lekë, nga 52.8 miliardë që ishte planifikuar për gjithë vitin. Ndërsa po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton një rritje e huasë thuajse e dyfishuar, pasi gjatë vitit 2012 niveli i huamarrjes së brendshme ishte në vlerën e 24.7 miliardë lekë. Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga ekspertë të ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare si FMN apo BB. Qeveria ka tejkaluar parashikimet e nëntorit për borxhin e 2013, nga ku e çoi nivelin e përgjithshëm në 70.5 për qind, nga 68 për qind që ishin pritjet.
  • 7. Në këtë drejtim, rritja me 6 për qind e borxhit për tre muaj nuk parashikonte shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Deri në vitin 2017, niveli i borxhit pritet të arrijë në 65.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 72.1 për qind këtë vit. Por nga ana tjetër, për shkak edhe të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, defiçiti buxhetor në vitin 2013 shënoi rritje me 54 për qind, në krahasim me atë të vitit 2012. Deficiti buxhetor arriti në 65 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë që ishin planifikuar para ndryshimit të buxhetit 2013. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, deficiti shënoi -4.8 për qind, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2009, ku deficiti vjetor u thellua për të financuar Rrugën e Kombit. Të ardhurat buxhetore në vitin 2013, në finale kanë rezultuar 17 milionë dollarë më të ulëta se në vitin 2012. Sipas tabelave fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në fund të vitit 2013 arritën në 328, 6 miliardë lekë nga 330.3 miliardë lekë që ishin në fund të vitit 2012. Defiçiti tregtar 13.5% më i lartë Vendi ynë shënoi bilanc negativ në shifrat tregtare edhe për gjatë janarit. Në raportimin periodik mujor, Instituti i Statistikave bëri me dije se, deficiti tregtar ka shënuar shifra negative edhe për këtë muaj. Sipas të dhënave mësohet se, eksportet shqiptare edhe pse me një rritje modeste, sërish ato nuk kanë mundur që të ndikojnë në zvogëlimin e defiçitetit tregtar. Raporti mes importeve dhe eksporteve në vendin tonë, mbetet gjithnjë në favor të mallrave që vijnë nga jashtë. Eksporti i grupit ''Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi'' u ul me 11,3%. Por edhe importi u rrit për këtë periudhë. Raporti mes eksporteve dhe importeve mbetet në favor të mallrave që vijnë nga jashtë. Kjo ka bërë që defiçiti tregtar i këtij muaji të rritet, duke shënuar një rritje me 13,5% krahasuar me janarin 2012. Shqipëria një vend me kapital në rrisk Edhe pse në përfundim të dy muajve të parë të 2014, është vënë re se sjellja e konsumatorëve ka ardhur, duke u rënduar që me zbatimin e dyfishimit të të gjitha llojeve të taksave për këtë vit. Po kështu edhe buxheti i bizneseve është ngushtuar, pasi ndryshe nga sa është premtuar në llogaritë e tyre nuk janë pak, por plot 1,8 miliardë lekë që nuk shkojnë për këta të fundit, por në mënyrë abuzive shkojnë në duart e qeveritarëve, që çdo ditë e më shumë po shtojnë luksin dhe rehatinë e tyre të ëndërruar për tetë vjet me radhë. Rruga që po ndjek qeveria në menaxhimin e të ardhurave nuk është në shërbim të premtimit të dhënë para qytetarëve shqiptarë se çdo gjë do t’i atribuohet punësimit të forcave të reja të punës. E gjithë kjo rritje e nivelit të borxhit publik do të sjellë një ulje të rritjes ekonomike në afatin e gjatë.
  • 8. Duhet të theksohet se, analiza e efekteve të një rritje (ulje) në PBB mbi borxhin publik, do të kishte të njëjtat argumenta si më sipër, që do të thotë se, një rritje e PBB-së do të ndikonte në uljen e borxhit publik. Gjithashtu faktorë të tjerë, si institucione të dobëta të mbuluara nga kaosi i mashtrimit dhe abuzimit, kursimet private të ulëta, konkurrueshmëria e ulët, një papunësi e lartë dhe një sistem bankar i dobët, do të jenë faktorët kyç që do të ndikojnë mbi normat e interesit. Të gjithë këta faktorë do të përkthehen në një kategorizim të vendit si “vend me risk”, dhe atij do t’i ofroheshin norma shumë të larta interesi për të marrë hua kapital të huaj. Të ardhurat në buxhet, më të ulëta se ato të një viti më parë Atëherë kur mendohej se me dyfishimin e taksave, qeveria do të rriste të ardhurat për buxhetin e shtetit, në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ai zë të ardhurash që duhej vërtetë të ndikonte në këtë sektor, rezulton të jetë ndër më problematikët në këtë periudhë. Duke ju referuar të dhënave që publikohen prej vetë qeverisë mësohet, se të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2013, rezultojnë të jenë më të ulëta se ato të një viti më parë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2013 janë në vlerën e 328.6 miliardë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2012, të ardhurat ishin 330.3 miliardë lekë, ose 1.7 miliardë lekë më pak. Ndërkohë, shpenzimet arritën në vlerën 394.3 miliardë lekë, gjë që solli një deficit buxhetor në mbi 65.4 miliardë lekë. Rritja e deficitit buxhetor nuk lidhet vetëm me faktin se, performanca e administratës fiskale gjatë gjithë vitit të kaluar ishte jo e mirë, por edhe me rënien e aktivitetit të biznesit, si pasojë e ndikimit të efekteve e krizës globale, por edhe të politikave fiskale, të cilat nuk ishin aspak në favor të bizneseve. Gjithashtu, një efekt negativ në zhvillimet ekonomike u pasqyruan si efekt i zgjedhjeve të përgjithshme dhe ndryshimit të qeverisjes, çka u reflektua edhe në ndryshimin e treguesve fiskalë të buxhetit me anë të një akti normativ të miratuar nga ekzekutivi në muajin nëntor, i cili edhe nuk u konsultua fare me grupet e biznesit. Ndryshimi konsistoi në uljen e të ardhurave, çka ndikoi dhe në rritjen e nivelit të borxhit publik. Buxheti i vitit që shkoi ka shënuar një pikë kthese mjaft negative në zhvillimet e të ardhurave, të cilat shënuan rënie me -0.5 për qind në krahasim me vitin 2012. Kriza ekonomike globale e kombinuar me tregues të përkeqësimit të eficencës së qeverisjes frenuan ritmet e grumbullimit nga 15.5 për qind në 2008, në 2.7% në 2009. Pati një përmirësim në vitin 2010 me një rritje 8.8%, ndërsa në vitin 2011 rritja ishte 1.8%. Borxhi i lartë ndikim negativ dhe në bilancin e bankave
  • 9. Borxhi qeveritar i lartë ka dhënë një ndikim direkt në bilancin e bankave, duke u fokusuar në disa prej këtyre kanaleve. Ekspertët janë të mendimit se, ai po rrit koston e financimit të institucioneve financiare pas rritjes së riskut të aseteve. Institucionet financiare, të cilat mbajnë një pjesë të madhe të borxhit shtetëror të vendeve me një “stres ekonomik”, që perceptohen si të riskuara, mund t’u duhet të paguajnë norma më të larta interesi dhe të kenë vështirësi në rritjen e fondeve në gjithë tregun. Ato gjithashtu mund të gjenden nën presion potencial për të rritur kapitalin dhe likuiditetin. Të gjithë këta faktorë bëjnë që të rritet kosto e shërbimit të borxhit, gjë që do të ndikonte negativisht mbi rritjen ekonomike. Një nivel i lartë borxhi shtetëror ndikon në uljen e besimit ndërkombëtar të vendit, do të dëmtonte klimën e biznesit, do të ndikonte në uljen e investimeve dhe të rritjes ekonomike. Tronditja e financave Qeveria ka muaj tashmë që po keqpërdor në mënyrë klienteliste financat publike. Dhe në këtë drejtim, financat publike në Shqipëri janë tashmë të rrezikuara dhe të tronditura thellë falë nismave të ndërmarra së fundi. Kjo jo vetëm për shkak të situatës së vështirë ekonomike e financiare, që vendet globale po kalojnë, të gjeneruara edhe nga kriza në Eurozonë, por edhe për përgjigjen shumë miope e të pabusull të qeverisë së re. Dërgesat e emigrantëve do të vazhdojnë të bien, papunësia dhe varfëria po rritet, klima e biznesit do të përkeqësohet, edhe pse qeveritarët tanë betohen për të kundërtën. Nga ana tjetër, ritmet e kreditimit të ekonomisë nga sistemi bankar do të bien ndjeshëm, ndërsa kreditë e këqia do ta asfiksojnë likuiditetin në vijimësi.
  • 10. Borxhi i qeverisë shqiptare drejt kufirit kritik Tiranë-Borxhi publik mbërriti në tremujorin e tretë sipas të dhënave të vetë Qeverisë në pikën kritike 59. 8 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, vetëm 0.2 pikë përqindje larg kufirit maksimal ligjor. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të shtatorit, detyrimet e Qeverisë Shqiptare arritën në 813.8 miliardë lekë ose rreth 8.1 miliardë dollarë. Të dhënat tregojnë se shifra vazhdon të rritet, pavarësisht politikës së shtrënguar buxhetore të Qeverisë, përmes tkurrjes së investimeve apo disa zërave të tjere në shpenzime. Ngadalësimi i fortë i rritjes ekonomike duket se e ka prangosur ekonominë shqiptare në kurthin e borxhit të lartë dhe vështirëson uljen e tij. Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti, borxhi u rrit me 0.45 pikë përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar, ndërsa krahasuar me vitin 2010 rritja është rreth 1.3 pikë përqindje. Këto janë shifrat zyrtare të vetë Qeverisë, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë se shifra reale është më e madhe. Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore tha se detyrimet e fshehura të buxhetit ndaj privatëve mund të jenë nga 1.5 deri në 2 për qind e prodhimit bruto, çka do të thotë se edhe pse jo zyrtarisht, 'de facto' borxhi i Qeverisë shqiptare e ka kapërcyer kufirin ligjor prej 60 për qind. Vitet e fundit Qeveria shqiptare është përpjekur që për të zbutur kostot e borxhit të ndryshojë strukturën e tij duke zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me kredi me afat më të gjatë maturimi nga jashtë. Si pasojë e kësaj strategjie borxhi i jashtëm është rritur nga 1.45 miliardë dollarë në fund të vitit 2006 në 3.57 miliardë në fund të 9 mujorit të këtij viti. Ndërsa në raport me prodhimin kombëtar rritja është mbi 10 pikë përqindje dhe për herë të parë në fund të shtatorit, pjesa më e madhe e tij ishte borxh tregtar.
  • 11. Lenda : Ekonomi Tema : Defiçiti buxhetor dhe borxhi kombëtar I qeverisë shqipetare dhjetë vitet e fundit Lider : Anisa Sela Pergatiti: Elvisi Muhametaj Enxhi Fetallari Fabjana Pjetri Florida Zyberaj Florin Pepa Klasa : 12/ 6