SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
1
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:
Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembujt në botë?
Tatimi mbi pronën përgjithësisht gjeneron të ardhura fiskale modeste, veçanërisht në vende
si Shqipëria dhe të ngjashme me nivelin e saj të zhvillimit. Por, aktualisht ka një interes ë
shtuar dhe të aktualizuar për tatimin mbi pronën në gjithë vendet. Ky interes pasqyron
qartësisht iniciativat e shumta të reformave që përshtatin vendet e ndryshme duke mos u
fokusuar vetëm në një kategori të ardhurash dhe sektori ekonomie.
Zgjerimi i konceptimit dhe reformës së tatimit mbi pronën
E varur gjerësisht në objektivat e politikës fiskale të gjithë vendet ndryshojnë dukshëm në
lidhje me përdorimin e burimeve të ndryshme të taksimit mbi pronën. Shumë vende e
vendosin theksin e taksimit mbi pronën te garantimi i një burimi të qëndrueshëm dhe me
peshë në rritje të të ardhurave. Ndërsa vende të tjera e vënë theksin te rritja e të ardhurave
në përgjithësi duke promovuar progresivitetin dhe ndershmërinë e sistemit tatimor.
Për të shembëllzuar efektet e zbatimit të politikave ndaj tatimit mbi pronën më poshtë është
një tabelë me disa vende që kanë specifika në zbatimin e tatimit mbi pronën (pesha e çdo
tatimi/totalit te tatimeve mbi pronën).
ne %
Vendi Tatimi
mbi
pronën
Tatimi mbi
pasurinë
neto
Tatimi mbi
pasurinë e
trashëguar
Tatimi mbi
transaksionet
financiare dhe
kapitale
Të tjera Pesha
në PBB
Greqia* 10 20 10 50 10 1
Gjermania 55.6 22.2 22.2 0.9
Luksemburgu 3.8 76.9 3.8 15.4 2.6
Polonia* 100 1.2
SHBA 96.8 3.2 3.1
Shqipëria 54 46 0.4
Zelanda e Re 95.5 2.2
Burimi: OECD, Statistikat e të ardhurave,
2
Faktorët kryesorë të nivelit aktual të taksimit mbi pronën
Studime dhe analiza të mëparshme sugjerojnë se niveli i zhvillimit ekonomik dhe i urbanizimit
luajnë një rol thelbësor në përcaktimin e nivelitaktual të taksimit të pronës. Por, niveliihapjes
së tregtisë ndaj botës (sipas volumit të tregtisë) luajnë një rol të fortë në përcaktimin e të
ardhurave të tatimit mbi pronën. Tendenca në vite ka treguar se sa më të fortë ekonomikisht
të bëhen vendet, në të njëjtin projeksion ecin edhe të ardhurat tatimore nga prona në raport
me PBB.
Konsideratat në favor të tatimit mbi pronën
Gjithë studimet dhe analizat që kanë objekt tatimin mbi pronën theksojnë faktin se ky tatim
duhet të shfrytëzojë me potencial të plotë mundësitë e taksimit. Në këtë drejtim përfshihen
pronat e paluajtshme si baza kryesore e tatimit. Tatimi mbi pronat e paluajtshme (toka dhe
ndërtesat) konsiderohet nga të gjitha vendet si më eficienti ndër të gjithë tipat e tatimeve në
kuptim të efektit të tij në ekonomi (pak ndikuese në vendimet për ofertën e punës dhe
inovacionit). Më e qëndrueshmja në pronat e paluajtshme është toka. Ndërsa, ndërtesat
përfshijnë brenda tyre edhe elementë si, investimet kapitale (të luajtshme në konceptimin e
palëvizshmërisë) dhe në këtë këndvështrim një taksim mbi pronën në nivele të larta mund të
ndikojë në devijimin e kapitalit në vende me nivele më të ulëta të taksimit.
Tatimi mbi tokën mund të nxitë përdorimin efektiv të saj, duke qenë se bëhet një kosto për
tu paguar nga pronari apo përdoruesi i saj. Shembull për këtë është Namibia, e cila ka treguar
se tatimi mbi tokën ka promovuar një nxitje të zhvillimit të tokës bujqësore. Në këtë aspekt
kjo taksë konsiderohet si progresive, për arsye se bazohet mbi pronarin e tokës
Sistemet e vlerësimit të pronës
Më poshtë përshkruhen katër sisteme vlerësimi.
1. Sistemi vlerësimit sipas transaksionit
Është përdorur në mjaft vende (përgjithësisht janë vendet ish-koloniale të Britanisë së
Madhe). Baza tatimore përcaktohet si vlerë që mund të pritet të jetë në një transaksion të
ndershëm tregu. Vendet që e kanë përdorur janë shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri (Indi,
Nigeri, Malajzi, Trinidadi). Nëse mund të duket e thjeshtë në perceptim, në praktikë ka
3
probleme serioze (mungesë apo të dhëna të pasakta, jo gjithë pronat tregtohen në treg.
Vlerësimi i pronave mbështetet mbi sondazhe dhe anketime në zona të ndryshme, duke e
trajtuar rastin më të vështirë me ekspertë, me vlerën e pritshme të pronës (të dhëna nga
shitjet e fundit) dhe duke e kryqëzuar edhe me vlerësimet e pritshme të fitimit nga shitja e
pronës. Ky sistem përmbledh përdorimin aktual të pronës dhe mund të mos përfaqësojë
mënyrën më të mirë për tatim të pronës në kushtet e Shqipërisë.
2. Sistemi i vlerësimit sipas tregut të hapur
Ky sistem bazohet te vlera e tregut të pronave në kushtet e një tregu të hapur. Ky sistem
përdoret në shumë vende të OECD dhe Amerikës Latine dhe duket si një metodë që po gjen
përhapje edhe më shumë se kaq. Shumë vende përdorin një vlerësim të ndarë për tokën
veçmas nga ndërtesat. Ky sistem shmang disa nga problemet e sistemit më lart, dhe
konsiderohet si një metodë e paanshme. Problematikat gjithsesi mbeten të njëjta në drejtim
të të dhënave të pasakta dhe çmime poshtë vlerës reale të tregut. Edhe ky sistem nuk duket
më optimali për Shqipërinë.
3. Sistemi i vlerësimit të tokës (truallit)
Sistemi taton vlerën e tokës sipas tregut. Përdoret në disa vende (Australi, Zelandë e Re,
Danimarkë, estoni, Kenia, Xhamajkë). Përveçse rrit të ardhurat fiskale, ky sistem vlerësimi
promovohet si nxitje e fortë për një përdorim efektiv të tokës. Ky tatim vendos kosto
administrative më të ulët mbi tatimpaguesit në krahasim me tatimin mbi kapitalin.
Problematikat për vlerësimin janë të njëjta me ato më lart. Ky sistempo ashtu nuk favorizon
zbatimin në Shqipëri.
4. Sistemi i vlerësimit bazuar mbi sipërfaqen
Është metoda më e thjeshtë sepse taton çdo sipërfaqe toke në një shkallë taksimi specifike
për njësi toke dhe për m² të ndërtesës. Përdoret në shumë vende të Evropës Qendrore dhe
Lindore, por edhe në vende në zhvillim (në forma të modifikuara përdoret në Vietnam dhe
Nigeri). Ky sistem përdoret edhe në Shqipëri. Është i thjeshtë, transparent dhe i lehtë në
administrim, që mundëson taksimin edhe në zona dhe qytetet ku nuk ka treg të pronës.
Sistemi zbatohet duke filluar nga një formë e pastër e taksimit bazuar vetëm mbi sipërfaqen
fizike duke vijuar me forma hibride që synojnë taksimin më të mirë dhe të plotë të kapitalit
4
duke futur kategorizimin zonal, treguesit e cilësisë (përdoret në varietete formash Shqipëri,
Serbi, Poloni, Kili dhe Indonezi). Problematika e këtij sistemi është se përgjithësisht nuk
konsiderohet sinjë taksimi ndershëm, duke e argumentuar logjikën te ndryshimet në shkallët
tatimore, por ky sistem nuk ndjek ndryshimet në çmimet e tregut.
Më poshtë janë paraqitur përvoja të planeve dhe reformave të vendeve nga bota të lidhura
me tatimin mbi pronën
Kroacia
Është në procesin e prezantimit të tatimit mbi pronën ad valorem me një shkallë tatimore
prej 1.5%, duke zëvendësuar “tarifën” dhe tatimin mbi shtëpitë e dyta.
Greqia
Ka përshtatur në fund të 2011 një tatim mbi m² në nivele të ndryshme, që mblidhet me
faturën e energjisë elektrike. Reforma u krye në kuadër të paketës antikrizë.
Serbia
Po planifikon një modernizim të thellë të sistemit të tatimit mbi pronën për të zëvendësuar
sistemit e taksimit të bazuar mbi të drejtën mbi pronën të lidhur me reformën e privatizimit
të tokës.
Sllovenia
Po zëvendëson tre detyrime ekzistuese mbi pronën me një sistem të vetëm uniform dhe
modern të tatimit mbi pronën reale të bazuar në vlerësimin sipas vlerës sëtregut dhe regjistrit
të ri të pasurive të paluajtshme.
Irlanda
E shfuqizoi tatimin mbi pronën rezidenciale të 1997. Një tatim të bazuar mbi vlerën e tregut
të pronave ka hyrë në fuqi në mes të 2013, duke zëvendësuar detyrimin vjetor prej 100 Euro
për shtëpi, si pjesë e paketës fiskale më gjithëpërfshirëse
Letonia
Ka zbatuar prej vitit 2010, si pjesë e reformës një tatim mbi pronën rezidenciale për të
plotësuar tatimin ekzistues mbi tokën duke planifikuar edhe masa të tjera shtesë.
5
Namibia
Kohët e fundit prezantoi një tatim mbi tokën (ne nivel qendror) duke e bazuar mbi vlerën e
tokës bujqësore (shkalla bazë është 0,75%) për të zëvendësuar tatimin lokal mbi pronën
urbane, me synimin kryesor për nxitjen e përdorimit me efektivitet të tokës bujqësore
Kamboxhia
Prezantoi një tatim të ri mbi pronën në 2011. Në bazë të këtij tatimi është referenca te vlera
e tregut të tokës dhe objekteve. Tatimi po pilotohet në një numër të kufizuar të zonave
urbane.
Kina
Vendosi të paraqesë tatimin mbi pronën rezidenciale duke filluar nga viti 2011, duke synuar
pjesërisht ti kundërvihet spekulimit të sektorit të pronave dhe nxitjes së vlerësimit të
çmimeve mbi baza realetë tregut, dhe nga anatjetër synon të adresojë problematikat e rritjes
së boshllëkut midis shtresave të shoqërisë duke u dhënë mundësi qeverisjes lokale të ketë
edhe burime të ardhurash. Projekte pilot janë duke u zhvilluar në Shangai dhe Chongqing me
planin për tu përhapur në qytete të tjera.
Vendet e Karaibeve
Po zëvendësojnë sistemet e taksimit aktuale me tatime më të konsoliduara mbi pronën, duke
synuar sit ë përballen me hapjen e ekonomisë dhe për të përballur konkurrencën rajonale.

More Related Content

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 

Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembujt në botë?

  • 1. 1 Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembujt në botë? Tatimi mbi pronën përgjithësisht gjeneron të ardhura fiskale modeste, veçanërisht në vende si Shqipëria dhe të ngjashme me nivelin e saj të zhvillimit. Por, aktualisht ka një interes ë shtuar dhe të aktualizuar për tatimin mbi pronën në gjithë vendet. Ky interes pasqyron qartësisht iniciativat e shumta të reformave që përshtatin vendet e ndryshme duke mos u fokusuar vetëm në një kategori të ardhurash dhe sektori ekonomie. Zgjerimi i konceptimit dhe reformës së tatimit mbi pronën E varur gjerësisht në objektivat e politikës fiskale të gjithë vendet ndryshojnë dukshëm në lidhje me përdorimin e burimeve të ndryshme të taksimit mbi pronën. Shumë vende e vendosin theksin e taksimit mbi pronën te garantimi i një burimi të qëndrueshëm dhe me peshë në rritje të të ardhurave. Ndërsa vende të tjera e vënë theksin te rritja e të ardhurave në përgjithësi duke promovuar progresivitetin dhe ndershmërinë e sistemit tatimor. Për të shembëllzuar efektet e zbatimit të politikave ndaj tatimit mbi pronën më poshtë është një tabelë me disa vende që kanë specifika në zbatimin e tatimit mbi pronën (pesha e çdo tatimi/totalit te tatimeve mbi pronën). ne % Vendi Tatimi mbi pronën Tatimi mbi pasurinë neto Tatimi mbi pasurinë e trashëguar Tatimi mbi transaksionet financiare dhe kapitale Të tjera Pesha në PBB Greqia* 10 20 10 50 10 1 Gjermania 55.6 22.2 22.2 0.9 Luksemburgu 3.8 76.9 3.8 15.4 2.6 Polonia* 100 1.2 SHBA 96.8 3.2 3.1 Shqipëria 54 46 0.4 Zelanda e Re 95.5 2.2 Burimi: OECD, Statistikat e të ardhurave,
  • 2. 2 Faktorët kryesorë të nivelit aktual të taksimit mbi pronën Studime dhe analiza të mëparshme sugjerojnë se niveli i zhvillimit ekonomik dhe i urbanizimit luajnë një rol thelbësor në përcaktimin e nivelitaktual të taksimit të pronës. Por, niveliihapjes së tregtisë ndaj botës (sipas volumit të tregtisë) luajnë një rol të fortë në përcaktimin e të ardhurave të tatimit mbi pronën. Tendenca në vite ka treguar se sa më të fortë ekonomikisht të bëhen vendet, në të njëjtin projeksion ecin edhe të ardhurat tatimore nga prona në raport me PBB. Konsideratat në favor të tatimit mbi pronën Gjithë studimet dhe analizat që kanë objekt tatimin mbi pronën theksojnë faktin se ky tatim duhet të shfrytëzojë me potencial të plotë mundësitë e taksimit. Në këtë drejtim përfshihen pronat e paluajtshme si baza kryesore e tatimit. Tatimi mbi pronat e paluajtshme (toka dhe ndërtesat) konsiderohet nga të gjitha vendet si më eficienti ndër të gjithë tipat e tatimeve në kuptim të efektit të tij në ekonomi (pak ndikuese në vendimet për ofertën e punës dhe inovacionit). Më e qëndrueshmja në pronat e paluajtshme është toka. Ndërsa, ndërtesat përfshijnë brenda tyre edhe elementë si, investimet kapitale (të luajtshme në konceptimin e palëvizshmërisë) dhe në këtë këndvështrim një taksim mbi pronën në nivele të larta mund të ndikojë në devijimin e kapitalit në vende me nivele më të ulëta të taksimit. Tatimi mbi tokën mund të nxitë përdorimin efektiv të saj, duke qenë se bëhet një kosto për tu paguar nga pronari apo përdoruesi i saj. Shembull për këtë është Namibia, e cila ka treguar se tatimi mbi tokën ka promovuar një nxitje të zhvillimit të tokës bujqësore. Në këtë aspekt kjo taksë konsiderohet si progresive, për arsye se bazohet mbi pronarin e tokës Sistemet e vlerësimit të pronës Më poshtë përshkruhen katër sisteme vlerësimi. 1. Sistemi vlerësimit sipas transaksionit Është përdorur në mjaft vende (përgjithësisht janë vendet ish-koloniale të Britanisë së Madhe). Baza tatimore përcaktohet si vlerë që mund të pritet të jetë në një transaksion të ndershëm tregu. Vendet që e kanë përdorur janë shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri (Indi, Nigeri, Malajzi, Trinidadi). Nëse mund të duket e thjeshtë në perceptim, në praktikë ka
  • 3. 3 probleme serioze (mungesë apo të dhëna të pasakta, jo gjithë pronat tregtohen në treg. Vlerësimi i pronave mbështetet mbi sondazhe dhe anketime në zona të ndryshme, duke e trajtuar rastin më të vështirë me ekspertë, me vlerën e pritshme të pronës (të dhëna nga shitjet e fundit) dhe duke e kryqëzuar edhe me vlerësimet e pritshme të fitimit nga shitja e pronës. Ky sistem përmbledh përdorimin aktual të pronës dhe mund të mos përfaqësojë mënyrën më të mirë për tatim të pronës në kushtet e Shqipërisë. 2. Sistemi i vlerësimit sipas tregut të hapur Ky sistem bazohet te vlera e tregut të pronave në kushtet e një tregu të hapur. Ky sistem përdoret në shumë vende të OECD dhe Amerikës Latine dhe duket si një metodë që po gjen përhapje edhe më shumë se kaq. Shumë vende përdorin një vlerësim të ndarë për tokën veçmas nga ndërtesat. Ky sistem shmang disa nga problemet e sistemit më lart, dhe konsiderohet si një metodë e paanshme. Problematikat gjithsesi mbeten të njëjta në drejtim të të dhënave të pasakta dhe çmime poshtë vlerës reale të tregut. Edhe ky sistem nuk duket më optimali për Shqipërinë. 3. Sistemi i vlerësimit të tokës (truallit) Sistemi taton vlerën e tokës sipas tregut. Përdoret në disa vende (Australi, Zelandë e Re, Danimarkë, estoni, Kenia, Xhamajkë). Përveçse rrit të ardhurat fiskale, ky sistem vlerësimi promovohet si nxitje e fortë për një përdorim efektiv të tokës. Ky tatim vendos kosto administrative më të ulët mbi tatimpaguesit në krahasim me tatimin mbi kapitalin. Problematikat për vlerësimin janë të njëjta me ato më lart. Ky sistempo ashtu nuk favorizon zbatimin në Shqipëri. 4. Sistemi i vlerësimit bazuar mbi sipërfaqen Është metoda më e thjeshtë sepse taton çdo sipërfaqe toke në një shkallë taksimi specifike për njësi toke dhe për m² të ndërtesës. Përdoret në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, por edhe në vende në zhvillim (në forma të modifikuara përdoret në Vietnam dhe Nigeri). Ky sistem përdoret edhe në Shqipëri. Është i thjeshtë, transparent dhe i lehtë në administrim, që mundëson taksimin edhe në zona dhe qytetet ku nuk ka treg të pronës. Sistemi zbatohet duke filluar nga një formë e pastër e taksimit bazuar vetëm mbi sipërfaqen fizike duke vijuar me forma hibride që synojnë taksimin më të mirë dhe të plotë të kapitalit
  • 4. 4 duke futur kategorizimin zonal, treguesit e cilësisë (përdoret në varietete formash Shqipëri, Serbi, Poloni, Kili dhe Indonezi). Problematika e këtij sistemi është se përgjithësisht nuk konsiderohet sinjë taksimi ndershëm, duke e argumentuar logjikën te ndryshimet në shkallët tatimore, por ky sistem nuk ndjek ndryshimet në çmimet e tregut. Më poshtë janë paraqitur përvoja të planeve dhe reformave të vendeve nga bota të lidhura me tatimin mbi pronën Kroacia Është në procesin e prezantimit të tatimit mbi pronën ad valorem me një shkallë tatimore prej 1.5%, duke zëvendësuar “tarifën” dhe tatimin mbi shtëpitë e dyta. Greqia Ka përshtatur në fund të 2011 një tatim mbi m² në nivele të ndryshme, që mblidhet me faturën e energjisë elektrike. Reforma u krye në kuadër të paketës antikrizë. Serbia Po planifikon një modernizim të thellë të sistemit të tatimit mbi pronën për të zëvendësuar sistemit e taksimit të bazuar mbi të drejtën mbi pronën të lidhur me reformën e privatizimit të tokës. Sllovenia Po zëvendëson tre detyrime ekzistuese mbi pronën me një sistem të vetëm uniform dhe modern të tatimit mbi pronën reale të bazuar në vlerësimin sipas vlerës sëtregut dhe regjistrit të ri të pasurive të paluajtshme. Irlanda E shfuqizoi tatimin mbi pronën rezidenciale të 1997. Një tatim të bazuar mbi vlerën e tregut të pronave ka hyrë në fuqi në mes të 2013, duke zëvendësuar detyrimin vjetor prej 100 Euro për shtëpi, si pjesë e paketës fiskale më gjithëpërfshirëse Letonia Ka zbatuar prej vitit 2010, si pjesë e reformës një tatim mbi pronën rezidenciale për të plotësuar tatimin ekzistues mbi tokën duke planifikuar edhe masa të tjera shtesë.
  • 5. 5 Namibia Kohët e fundit prezantoi një tatim mbi tokën (ne nivel qendror) duke e bazuar mbi vlerën e tokës bujqësore (shkalla bazë është 0,75%) për të zëvendësuar tatimin lokal mbi pronën urbane, me synimin kryesor për nxitjen e përdorimit me efektivitet të tokës bujqësore Kamboxhia Prezantoi një tatim të ri mbi pronën në 2011. Në bazë të këtij tatimi është referenca te vlera e tregut të tokës dhe objekteve. Tatimi po pilotohet në një numër të kufizuar të zonave urbane. Kina Vendosi të paraqesë tatimin mbi pronën rezidenciale duke filluar nga viti 2011, duke synuar pjesërisht ti kundërvihet spekulimit të sektorit të pronave dhe nxitjes së vlerësimit të çmimeve mbi baza realetë tregut, dhe nga anatjetër synon të adresojë problematikat e rritjes së boshllëkut midis shtresave të shoqërisë duke u dhënë mundësi qeverisjes lokale të ketë edhe burime të ardhurash. Projekte pilot janë duke u zhvilluar në Shangai dhe Chongqing me planin për tu përhapur në qytete të tjera. Vendet e Karaibeve Po zëvendësojnë sistemet e taksimit aktuale me tatime më të konsoliduara mbi pronën, duke synuar sit ë përballen me hapjen e ekonomisë dhe për të përballur konkurrencën rajonale.