SlideShare a Scribd company logo
1 of 60
• Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të
organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar.
Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa
kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të
quajtura tumor.
• Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit,
ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë
ndodh të jenë kërcënuese për jetën.
• Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai
quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të
jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të
shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të
gjakut dhe kanaleve limfatike
Njihen 4 tipa te Kancerave :
KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA ,LYMFOMA.
1)Karcinomat janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale
dhe përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te
kancerave.
2)Sarkomat janë tumore te indit lidhor.
3)Leucemia është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje
shume te shpejt te numrit te leukociteve.
• Ekspozimi i rritur në rrezet ultraviolet të diellit është faktori kryesor që
shkakton kancerin e lëkurës, përfshirë dhe Melanomën.
• Në faktorët e rrezikut përfshihet edhe faktori gjenetik dhe deficitet në
sistemin imun.
Çdokush nga ne mund të mësojë alfabetin e nishaneve ose rregullin ABCDE,
në mënyrë që të parandalojë në kohë zhvillimin e melanomës. Diagnostikimi i
hershëm i Melanomës shpëton jetën.
•A – asimetria, pra njëra gjysmë nuk përputhet me gjysmën tjetër.
• B –vija kufitare, jo e rregullt.
• C –ngjyra nuk është uniformë ose ekzistojnë disa ngjyra brenda nishanit
•D – diametri ,melanomat janë zakonisht më të mëdha se 6 mm.
• E – evolimi ,ndryshime që vërehen me kohë në madhesi ,forme,ngjyre.
•Melanoma e diagnostifikuar në stadet e para është e kurueshme. Diagnoza e
hershme shpëton jetën. Dermatologët rekomandojnë që çdokush duhet të
kontrollojë vetë nishanet e trupit të tij dhe 1 herë në vit përpara ekspozimit në
diell ose pas tij të kontrollohen nga mjeku. Pacienti nëse vëren ndryshim qoftë
dhe të njërit prej nishaneve, atëherë duhet të kërkojë menjëherë ndihmën e
mjekut dermatolog.
Melanoma mund të shfaqet tek të gjithë ne, megjithatë ka disa individë që janë më
të riskuar:
Nëse ju keni më shumë se 50 nishane në trup (përfshirë nishane atipik)
Të rrezikuar janë gjithashtu edhe ata që punojnë në ambiente të hapura, apo
qëndrojnë për orë të tëra në diell.
Nëse persona në familjen tuaj kanë pasur melanomë
Nëse jeni biond ose me flokë të kuq, me ngjyrë të syve bojëqielli ose jeshil
Nëse gjatë periudhës së fëmijërisë jeni djegur disa herë në diell
Nëse keni kryer seanca solari
Nëse ju keni pasur më parë melanomë ose ndonjë kancer tjetër lëkure
Nëse ju keni pasur me parë kancer gjiri ose të gjendrave tiroide.
Ne mund të ekspozohemi në diell, mund të argëtohemi në plazh, por duhet të
tregohemi të kujdesshëm me mënyrën dhe kohën e ekspozimit.
-Apliko krem me mbrojtje Spf minimalisht 15 (UVB & UVA) në tërë trupin. Riapliko
lyerjen me krem çdo 2 orë edhe nëse është ditë me re. Riapliko lyerjen me krem pas
çdo larje ose pas djersitjes.
-Vish veshje të lehta por të gjata, si këmisha e pantallona. Vendos çdo ditë kapelën
dhe syzet e diellit.
-Mundohu të rrish në hije. Edhe në hije rrezet e diellit mund të përthithen, pasi
reflektohen. Mbaj mend gjithnjë që nuk duhet të ekspozohesh në diell ndërmjet orës
11:30 – 16:00, rrezatimi në këto orare është më i fortë.
-Mbro veçanërisht fëmijët nga rrezatimi duke aplikuar shpesh kremrat mbrojtës me
faktor të lartë, duke veshur veshje të përshtatshme dhe duke i mbajtur në hije.
-Përdor patjetër mbrojtje ekstra kur je pranë ujit, dëborës ose rërës, pasi këto
reflektojnë rrezatimin e rrezeve të dëmshme dhe rrisin kështu mundësinë e djegies.
-Merr vitaminë D në mënyrë jo të rrezikshme nëpërmjet dietës së shëndetshme. Mos
kërko diellin për vete ose fëmijën tënd.
-Evito solaret. Rrezatimi ultraviolet i solareve mund të shkaktojë kancer lëkure dhe
plakje e rrudhosje të parakohshme të lëkurës.
-Kontrollo lëkurën tënde dhe nishanet në mënyrë frekuente. Nëse vëren ndonjë
ndryshim të nishanit, rritje të tij ose rrjedhje, kërko takim menjëherë tek dermatologu.
Kanceri i lëkurës kurohet nëse diagnostikohet herët.
Jo të gjithë melanomat e shfaqura kanë lidhje me ekspozimin në diell.
Kanceri i mushkërisë është një nga problemet kryesore të
shëndetit në vendin tonë ashtu si edhe në të gjithë botën...
Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku kryesor i
vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë. Në vendet e zhvilluara çdo
vit numri i personave që vdesin nga kanceri i mushkërisë është më
i madh se numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit,
prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit.
Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet
shkaku.
Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më
shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet
kryesore për jetën që ndodhen prane ose përhapet me anë të gjakut në organe të
tjera të trupit.
• Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të
fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë
• Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe
fishkëllimat në frymëmarrje) ndodhin edhe tek personat që pinë
duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen “normale”.
Për këtë arsye pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon
diagnozën e hershme.
• Me një grafi të thjeshtë të mushkërisë dhe ekzaminimin e
gëlbazës është e vështirë të diagnostikosh kancerin e mushkërisë
në fazat e hershme.
• Për arsye ekonomike edhe në vendet e zhvilluara metodat
laboratorike dhe radiologjike që janë të vlefshme për
diagnostikim të hershëm nuk aplikohen edhe në popullsinë me
rrezik të lartë për kancer të mushkërisë.
Duhani
Rreth një në 10 duhanpirës zhvillon kancerin e mushkërisë.
Thithja e tymit të cigares së dikujt mund të shkaktojë kancerin e
mushkërisë gjithashtu.
Ekspozimi ndaj asbestit
Edhe pse përdorimi i asbestit është ndaluar që nga viti 2003, ai
ende mund të jetë në disa ndërtesa të vjetra. Njerëzit të cilët janë të
ekspozuar ndaj asbestit kanë një rrezik më të madh ndaj kancerit.
Disa njerëz janë të ekspozuar ndaj asbestit në punë ose gjatë
rinovimeve të shtëpive.
Ekspozimi ndaj elementëve të tjerë
Kontakti me përpunimin e çelikut, nikelit, kromit dhe qymyrgurit
mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku. Ekspozimi ndaj rrezatimit
dhe ndotjeve të tjera të ajrit, të tilla si tymi, nafta, gjithashtu rrisin
rrezikun e kancerit të mushkërive.
Cilat janë mënyrat e trajtimit të kancerit të mushkërisë?
Llojet e operacioneve më të shpeshta që bëhen për këtë qëllim:
• Lobektomi: Nxjerrja e një pjese të mushkërisë.
• Pneumonektomi: Nxjerrja e njërës prej mushkërive.
Këto operacione gjithmonë e më tepër bëhen me video-torakoskopi.
• Heqja e lëngut që mblidhet në hapësirën e kraharorit (toraksit) dhe parandalimi i
formimit përsëri të këtij lëngu;
o Heqje të lëngut me kateter ose me tub toraksi
o Përdorimi i një “by-pass”i midis toraksit dhe barkut .
o Ngjitja e cipës së mushkërisë me lëndë kimike
o Heqja e cipës së mushkërisë
• Për hapjen e rrugëve të frymëmarrjes kur janë të bllokuara nga tumori mund të
përdoren një ose disa nga këto mënyra;
o Elektrokoter
o LAZER
o Radiofrekuencë (RF)
o Krioterapi
o “Stent” trakeo-bronkiale
KANCERI I EZOFAGUT
Çfarë është ezofagu?
Ezofagu ndodhet ne kraharor. Është i gjate rreth 25.cm. Ai është pjese traktit tretës, ku
ushqimi lëviz prej gojës ne ezofag ne drejtim te stomakut. Ezofagu është një tub muskulor.
Muret e ezofagut kane disa shtresa.
• Shtresa e brendshme: e cila është e lagësht duke bere te mundur qe ushqimet te rrëshqasin
për në stomak.
• Submukoza: Qendrat në këtë shtrese prodhojnë mukus i cili e bën ezofagun të jetë i lagësht.
• Shtresa muskulare: Muskujt shtyjnë ushqimin poshtë për në stomak.
• Shtresa e jashtme: e cila mbështjell ezofagun.
Fakte për kancerin e ezofagut
• Ndonëse shkaqet e kancerit te ezofagut jane te panjohura faktoret e riskut jane te mire
identifikuar.
• Risku i kancerit te ezofagut rritet me kohëzgjatjen e irritimit te tij si psh prej duhanit,
alkoolit dhe ezofagut Barret.
• Diagnoza e kancerit te ezofagut mund te vendoset me skopi ezofagu me contrast
barium por mund te konfirmohet me endoskopi+biopsi e marre ne indet e kancerit.
• Kanceri i ezofagut mund te shkaktoje dhimbje dhe veshtiresi ne gelltitjen e ushqimeve
te forta, jo te lengjshme.
• Trajtimi i kancerit te ezofagut varet nga permasa, lokalizimi dhe shtrirja e tij gjithashtu
dhe nga mosha e pacientit.
o Rralle jane kercenuese per jeten o Mund te hiqen dhe probabilisht nuk rriten prape
o Nuk prek indet perreth
o Nuk perhapet ne pjeset e tjera te trupit.
o Mund te jene kercenuese per jeten
o Mund te hiqen dhe te rriten perseri
o Mund te prekin dhe demtojne indet dhe organet perreth
o Mund te perhapen ne pjeset e tjera te trupit.
Kemi dy tipe kanceri te ezofagut te cilet jane te diagnostikueshem,te trajtueshem dhe qe menaxhohen ne
te njejten menyre.
Dy tipet me te shpeshta te kancerit te ezofagut e marrin emrin nga lloji i qelizave qe shihen me mikroskop.
Qe te dy tipet fillojne ne qelizat e shtreses se brendshme te ezofagut:
• Adenokarcinoma e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e poshtme te ezofagut ne afersi te
stomakut.
• Carcinoma me qeliza skuamoze e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te ezofagut.
• Mosha 65 vjeç e lartë: Mosha është faktor risku kryesor. Shancet per te patur kancer te
ezofagut rriten me rritjen e moshes.
• Gjinia: Meshkujt kane me shume gjasa per kancer te ezofagut ne krahasim me femrat.
• Pirja e duhanit: Duhanpiresit jane me te riskuar per te bere kancer te ezofagut.
• Perdorimi i tepert i alkoolit: Njerezit qe konsumojne me shume se tre gota alkool ne dite
jane me te riskuar se njerezit qe nuk pijne.
• Dieta: studimet sugjerojne qe dieta e varfer ne fruta dhe perime mund te rrise riskun e
kancerit te ezofagut.
• Obeziteti: Te qenit obez rrit riskun per adenokarcinome te ezofagut.
• Refluksi gastro-ezofageal: Refluksi eshte fenomen jo normal, i shpeshte, ku lengjet acide te
stomakut kthehen ne ezofag. Lengjet acide te stomakut mund te demtojne indet e ezofagut.
• Ezofagu Barret: Demtimet qe ndodhin prej refluksit te zgjatur quhet ezofagu Barret. Ne
kete situate qelizat ne pjesen e poshtme te ezofagut jane anormale.
Ne fazat e hershme kanceri i ezofagut mund mos te kete shenja. Me avancimin e
situates shenjat me te shpeshta jane:
• Kthim i ushqimeve qe vjen si rezultat i ngecies se tyre ne ezofag
• Dhimbje gjate gelltitjes.
• Dhimbje ne kraharor ose ne mes te shpines
• Humbje ne peshe
• djegie kraharori
• Ngjirje zeri qe nuk largohet per dy jave.
Keto shenja mund te jene prej kancerit te ezofagut ose prej problemeve te tjera
shendetesore.
Diagnoza
Ne qofte se ju keni simptoma qe sugjerojnë për kancer te ezofagut atëherë
doktori do t’ju rekomandoje te kryeni analiza gjaku dhe ekzaminimet si me
poshtë:
Skopi ezofagu me barium kontrast: Pasi te keni pire kontrastin me barium
merren imazhe nen rrezet X.
Endoskopia: është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të
traktit të sipërm tretës. Me ane të kësaj procedure ekzaminohet: ezofagu,
stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedure kryhet me anë të një
aparati që quhet gastroskop.
Biopsia : Zakonisht ,kanceri fillon ne shtresen e brendeshme te ezofagut.
Doktori kryen endoskopine per te marre pjeseza te vogla mostre prej ezofagut
te cilat pasi ngjyrosen me ngjyrues te vecante shihen ne mikroskop prej
anatomopatologut. Biopsi eshte e vetmja menyre e sigurte per te na treguar
pranine ose jo te kancerit.
Stadifikimi
Ne qofte se biopsia tregon qe ju keni kancer,doktorit i duhet te mesoje
perhapjen e tij(stadin) qe ne ndihmon ne zgjedhjen e trajtimit me te mire.
Stadifikimi vlereson:
• Se sa ne thellesi te mureve te ezofagut ka prekur kanceri.
• Nese kanceri ka prekur indet perreth.
• Nese kanceri eshte perhapur ne organe te tjera dhe cilin ka prekur
saktesisht
KANCERI I PANKREASIT
Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5
përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e
diagnostikimit me këtë kancer.
Disa faktorë risku janë:
Mosha: - Mundësia e zhvillimit te kancerit pankreatik rritet me moshën. Shumica e
tyre ndodhin mbi moshën 60-vjeç.
Duhani - duhanpirësit janë 2-3 here më të predispozuar se jo duhanpirësit për të
zhvilluar kancer te pankreasit.
Diabetiket – Kanceri pankreatik ndodh me shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti se
sa tek ata që nuk vuajnë.
Gjinia mashkull – me kancer pankreatik janë diagnostikuar më shumë meshkuj se
femra.
Historia familjare – risku për të zhvilluar kancer pankreasi 3-fishohet kur mamaja,
babai, motra, vëllai i personit kanë pasur këtë sëmundje.
Pankreatiti kronik - Pankreatikti kronik është situate e dhimbshme e pankreasit. Disa
studime kanë treguar që pankreatiti kronik rrit riskun për kancer të tij.
Studime të tjera kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës
ose dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të pasur kancer të pankreasit.
Simptomat(shenjat):
Kanceri pankreatik shpesh herë quhet "sëmundje e heshtur" sepse shpesh kanceri
pankreatik në stadet fillestare nuk tregon asnjë shenjë.
Por kur kanceri rritet dhe zhvillohet simptomat mund të përfshijnë:
•Lodhje
•Dhimbje barku
•Diare (Barkqitje)
•Depresion
•Humbje të oreksit
•Dispepsi
•Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose mbrapa
•Nauze ose të vjella
•Verdhez
•Dhimbje mesi
•Zverdhje te lëkurës, syve dhe urinim me ngjyre te erret
•Humbje ne peshe
•Feçe të ç’ngjyrosura
•Tromboflebite ose trombe të pashpjegueshme
KANCERI I GJAKUT (LEUCEMIA)
Leucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun.
Ekzistojnë dy lloje të leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen
kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia
kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute,
zakonisht përkeqësohet shpejt.
Leucemia kronike
Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund të bëjnë
një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë
simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi
kronike gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë.
Gradualisht, leucemia kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato
fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht.
Leucemia akute
Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej
punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike rritet
me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.
•Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje
•Ethe ose djersitje gjatë natës
•Infeksione të shpeshta
• Ndjenjë dobësie ose lodhje
• Gjakosje ose nxirje të shpejtë
•Rënie në peshë pa ndonjë arsye
•Dhimbje në eshtra ose nyjë.
Shumicën e rasteve këto simptoma nuk janë si pasojë e kancerit.
Çfarë duhet bërë për tu mbrojtur nga kanceri i gjakut?
Sa ndikon faktori gjenetik te kjo sëmundje ?
•Shumimi i qelizave që përbëjnë gjakun çon në prishjen e geneve dhe formimin e
kancerit në gjak.
•Vetëm se kanceri i gjakut nuk ështe i trashëguar.
Nuk kalon nga prindëri te fëmija.
•Këto gene prishen nga ndikimi i substancave kimike, radioaktivitetit dhe disa viruseve.
•Nëse të gjithë pjestarët e familjes ekspozohen ndaj këtyre faktorëve, në më shumë se
një pjestar mund të zhvillohet kanceri i gjakut.
•Për mbrojte ndaj kancerit të gjakut, duhet të rrijmë sa më larg ekspozimit ndaj
substancave radioactive, produkteve të petrolit, ilaçeve kundër insekteve etj.
•Konsumimi i cigares rrit rrezikun per leuçemi akute.
Duke e krahasuar me llojet e tjera te kancerit, si është procesi i kurimit i
një të sëmuari me kancer në palcen kurrizore ?
Ështe më e vështirë dhe faza e pare e kurimit eshte një proçes më i fortë. Në kurimin
e kancerit te gjakut në të rriturit, nje rol te rëndësishëm për te parandaluar
përsëritjen e sëmundjes, është e nevojshme transplanti i palcës kurrizore. Janë
trajtimet që bëhen nën mbikqyrjen e specjalistëve të hematologjisë ose onkologjisë,
në ambjente të pastra, të izoluara dhe ku është e lehtë të gjenden produktet e gjakut.
Nëse sigurohet ambjenti i përshtatshëm i kurimit, mund të themi se shkalla e suksesit
është e lartë (60-80%).I sëmuri ka plotësisht shanse per të shpëtuar. Në të njëjtën
kohë, nëse duhet bërë transplant i palcës kurrizore, është e nevojshme te merret
rekomandim nga qendrat e transplantit të palcës kurrizore.
Nga kush mund te merret palca kurrizore ?
Është e lehtë të merren nga gjaku qelizat themelore.Për individë të cilët janë nën 18
vjeç mund të merret me lejen e prindërve.Ne kemi mundur të mbledhim qelizat
themelore nga një numër i madh dhuruesish midis moshave 18-87.Jeta e qelizave
është më e gjatë se jeta e njeriut.Nga testet e ekzaminimit ka rezultuar se njeriu është
në gjëndje të japi qeliza themelore në mbi 90% te rasteve.
KANCERI I STOMAKUT
Kanceri i stomakut është një ndër tumoret malinje më të shpeshta, përgjegjës për
një numër të madh vdekjesh në vit në Shqipëri.
Cilat llojet më të përhapura të kancerit
Janë më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë llojet
kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen.
•Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit imunitar që ndonjëherë gjendet në
“muret” e stomakut.
•Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”.
•Tumoret kancerogjene janë tumoret e qelizave të stomakut.
Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Infeksioni përcaktohet si një nga shkaqet kryesorë. Kanceri shfaqet atëherë kur një
pjesë shumë e vogël e mekanizmit të qelizës nuk funksionon në mënyrën e duhur.
Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës
60-vjeçare.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
5-Predispozicion gjenetik
6-Të ushqyerit e dobët
7-Inflamacion kronik i stomakut
8- Degjenerim i një ulçëre në stomak
1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një
person ka mungesë të vitaminës B12.
-Humbje të pashpjegueshme në peshe dhe humbje të oreksit
-Dhimbje e papërcaktuar të barkut zakonisht sipër kërthizës
-Ndjesia e fryrjes se tepërmi pasi një vakti të lehte
-Djegie kraharori ,urth ose shenjat e një ulcere nausea të vjella me ose pa
gjak
-Ënjtje e barkut për shkak të grumbullimit të lëngjeve në kavitetin
abdomina
- Dhimbje e barkut, me ose pa enjtje
- Probleme me tretjen
Kanceri i stomakut është i trajtueshëm në qoftë se ai kapet herët.
Fatkeqësisht rrallë simptomat fillojnë të jenë të dukshme që në stadet e para
të shfaqjes.
Kur shfaqen simptomat, shpesh janë jo specifike, ku lehtësisht mund të
gabohet për një problem më pak serioz si një virus ose një refluks acid.
Ju duhet të këshilloheni me mjekun specialist veçanërisht në rastet kur ju
shoqërojnë ndjesi të tilla të parehatisë në regjionin e sipërm ose të mesëm të
barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të
përgjithshme.
Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve të stomakut
është hemorragjia e brendshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi
i feçeve.
Në qoftë se hemorragjia vazhdon me humbje të qelizave të kuqe të gjakut,
kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.
TRAJTIMI I KANCERIT TE STOMAKUT
Kirurgjia eshte shpeshere trajtimi kryesor i kancerit te stomakut. Perdoren disa lloje
operacioni, bazuar ne vendndodhjen e kancerit ne stomak. Rreziqet dhe dobite e
ketyre nderhyrjeve ndryshojne ne baze te gjendjes mjekesore specifike.
Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve kunder kancerit) dhe radioterapia (perdorimi i
rrezeve me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene) mund te perdoren
bashke me nderhyrjen kirurgjikale per te ndihmuar ne trajtimin e kancerit te
stomakut.
Duke qene se çdo pacient eshte i ndryshem, trajtimi eshte i individualizuar bazuar
edhe ne gjendjen klinike te pacientit. Si kemioterapia edhe radioterapia mund te
perdoret per te permiresuar cilesine e jetes dhe te ule simptomat e kancerit te
stomakut, edhe kur kirurgjia kuruese nuk eshte e mundur.
Shkencetaret po mundohen te mesojne me teper mbi shkaqet e ketij kanceri dhe se si
mund te zbulohet me heret. Te zbulosh kancerin e stomakut ne fazat e hershme,
permireson shancet per te jetuar me gjate nese merret nje terapi e duhur.
1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të
freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një
ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të
dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më
së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është
vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe
mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse
është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia
apo të vjellat.
KANCERI I MELCISE
• Vetëm në SHBA, numërohen rreth 30 mijë raste të reja në vit dhe
rreth 20 mijë vdekje nga kanceri i mëlçisë dhe i qeset së tëmthit.
Qelizat kanceroze
Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më
pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.Qelizat normale
të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në
varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose
dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të
tyre.Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja
krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara
nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një
masë të indit të quajtur tumor.
SHKAKTARËT
Përdorimi i tepruar i alkoolit: Nëse pini më shumë se dy pije alkoolike në ditë
për shumë vite, kjo rrit rrezikun për kancer të mëlçisë dhe kancere të tjera.
Rreziku rritet paralel me sasinë e alkoolit që ai person pi.
Sëmundja e akumulimit të hekurit: Kanceri i mëlçisë mund të zhvillohet në
mesin e njerëzve me një sëmundje të veçantë e cila bën që organizmi të
mbledhë shumë hekur në mëlçi dhe organet tjera.
Cirroza: Cirroza është një sëmundje serioze e cila zhvillohet kur qelizat e
mëlçisë dëmtohen dhe zëvendësohen me ind të dhëmbëzuar. Shumë
shkaktarë mund të çojnë te cirroza, përfshirë infeksionet me HBV ose HCV,
përdorimi i tepruar i alkoolit, deponimi i tepruar i hekurit në mëlçi, barna të
caktuara dhe parazitë të caktuar. Në SHBA, për shembull, po thuajse të gjitha
rastet e kancerit të mëlçive fillimisht zhvillojnë cirrozë, që zakonisht vjen nga
infeksioni me virus të hepatitit B ose hepatitit C, ose nga pirja e tepruar e
alkoolit.
Obeziteti dhe diabeti: Studimet kenë treguar se obeziteti dhe diabeti mund
të jenë faktorë të rëndësishëm të rrezikut për kancerin e mëlçisë
SIMPTOMAT
Kanceri i hershëm i mëlçisë zakonisht nuk shkakton simptoma. Kur
kanceri bëhet më i madh, njerëzit fillojnë të vërejnë një ose më
shumë prej këtyre simptomave:
1.dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit
2.një xhungë ose ndjenjë të rëndesës në pjesën e sipërme të
abdomenit
3.humbje apetiti dhe ndjenjë ngopje
4.rënie në peshë
5.dobësi ose ndjenjë lodhjeje
6.mundim dhe vjellje
7.lëkurë dhe sy të verdhë, feces të zbehtë, dhe urinë të errët nga
verdhëza
8.temperaturë
TRAJTIMI
-Operacioni kirurgjik
-Largimi i pjesshëm i mëlçisë
-Transplantimi i mëlçisë
-Ablacioni(shkaterrim I kancerit)
-Terapia me rrezatim
-Kimioterapia
KANCERI I TIROIDES
Kanceri i tiroides perfaqeson kancerin endokrin me te shpeshte, megjithate, ai eshte i
rralle ne krahasim me llojet e tjera te kancerit. Pavaresisht se momenti i
diagnostikimit te kancerit te tiroides zakonisht eshte i frikshem per pacientin,
prognoza zakonisht eshte e mire.
•Se pari, sepse pjesa me e madhe e kancereve te tiroides kurohen lehte me ane te
kirurgjise.
•Se dyti, kanceri i tiroides rralle shkakton dhimbje apo paaftesi.
•Se treti, ekziston nje trajtim efektiv dhe i thjeshte per t’u toleruar per format me te
shpeshta te kancerit te tiroides.
Cilat jane simptomat e kancerit te tiroides?
Shenja kryesore e kancerit te tiroides eshte nje gunge (nodul) ne tiroide, megjithate
pjesa me e madhe e tyre nuk shkaktojne asnje simptome.
Mjeku juaj mund ta zbuloje kete nodul gjate nje ekzaminimi rutine ose ju mund te
vini re nje gunge kur shiheni ne pasqyre.
 Disa paciente me kancer te tiroides ankohen per dhimbje ne qafe, ne nofull ose ne
vesh.
Ne rast se kanceri eshte mjaftueshëm i madh, mund te shkaktoje veshtiresi
gjate gelltitjes, ne frymemarrje ose nje “gudulisje” te grykes.
 Rralle, mund te çoje ne ngjirje zeri ne rast se kanceri irriton nervin e laringut.
Cili eshte shkaku i kancerit te tiroides? Kanceri i tiroides takohet me shpesh te
individet që janë ekspozuar ndaj rrezatimit (sidomos gjate femijerise), te ata qe kane
familjare qe kane vuajtur nga ky lloj kanceri dhe te personat mbi 40 vjeç. Megjithate,
ne pjesen me te madhe te pacientëve, nuk arrihet te identifikohet nje shkak specifik
per zhvillimin e kancerit te tiroides.
Si diagnostikohet kanceri i tiroides?
Diagnoza e kancerit te tiroides behet me ane te biopsise nepermjet shpimit me age
ne nje nodul te tiroides ose pas heqjes se nodulit me kirurgji. Pavaresisht se nodujt e
tiroides jane shume te shpeshta, 1 ne 10 perfaqeson kancer.
KANCERI I VESHKAVE
Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin
e veshkave.
Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kancereve:
1)karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet
në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të
veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë
produktet e panevojshme)
2)karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në
qendër të veshkave ku mblidhet urina).
Prija e duhanit: Pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për
kancerin e veshkave. Personat që pinë duhan janë më të rrezikuar për këtë lloj
sëmundje se të tjerët që nuk pinë duhan.
Obeziteti: Të qenit obez shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i veshkave.
Tensioni i lartë i gjakut: Nëse keni tension të lartë të gjakut, ju mund të jeni në
rrezik të rritur për të zhvilluar kancer të veshkave.
Historia familjare e kancerit të veshkave: Disa njerëz me anëtarë familje që
kanë pasur kancer të veshkave kanë një rrezik lehtësisht më të rritur të kësaj
sëmundje.
Sindroma VHL: Kjo është një sëmundje e rrallë e cila përcillet nëpër disa
familje. Shkaktohet nga ndryshime gjenetike dhe shton gjasat për kancer të
veshkave .
Simptomat më të shpeshta të kancerit të veshkave janë
-Gjak në urinë
-Dhimbje në secilën anë të belit që nuk largohet.
-Ndonjë xhungë ose fryrje në ndonjërën anë të abdomenit.
-Rënie peshe pa arsye të njohur.
-Temperaturë.
-Ndjenjë shumë e shprehur e lodhjes.
Këto simptoma jo patjetër janë si pasojë e kancerit. Shpesh probleme
të tjera shëndetësore, si ndonjë infeksion ose cistë e veshkave, japin
të njëjtat simptoma. Por, kushdo me këta simptoma duhet të
drejtohet te mjeku, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe
të trajtohet sa më herët që është e mundshme.
-Ndërhyrja kirurgjike
-Terapia e shënjestuar
-Terapia biologjike
-Madhësia e tumorit;
-Nëse tumori ka pushtuar indet rreth veshkës;
-Nëse tumori është shpërndarë në pjesë tjera të
trupit;
-Mosha dhe shëndeti i përgjithshëm i pacientit.
KANCE
RI I
GJIRIT
KANCERI I GJIRIT
Kanceri i gjirit është forma më e shpeshtë e
kancerit që prek femrat, por jo më edhe
shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri.
Rreth një në tetë femra diagnostikohen me
kancer të gjirit çdo vit.
Shkaktarët e saktë të kancerit të gjirit kurrë nuk
mund të konfirmohen. Mjekët rrallë mund ta
kuptojnë se pse një femër ka zhvilluar kancer
dhe një tjetër jo. Megjithatë goditja, lëndimi ose
prekja e gjinjve nuk shkakton kancer. Dhe,
kanceri i gjirit nuk është i ngjitshëm
Studimet kanë gjetur këto faktorë të rrezikut për kancerin
e gjirit:
- Mosha
- Histori personale shëndetësore
- Histori familjare shëndetësore
- Ndryshime të caktuara gjenetike
- Terapia e rrezatimit në gjoks
- Raca
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Pirja e alkoolit
-Ndonjë xhungë ose trashje brenda ose në afërsi të
gjirit ose në zonën nën sqetull;
-Ndryshim në madhësinë ose formën e gjirit;
-Vrimëzim ose rrudhosje në lëkurën e gjirit;
-Thimtha e kthyer përbrenda në gji;
-Rrjedhje nga thimtha, në veçanti nëse është me gjak;
-Lëkurë, thimtha ose areola (zonat rrethore të errët
rreth thimthave në majë të gjirit) në formë luspash (e
ashpër), e skuqur ose e ënjtur. Lëkura mund të ketë
hulli ose çarje dhe të duket si lëkura e portokallit.
-KIRURGJI
-RREZATIM
-TERAPI HORMONALE
-KIMIOTERAPI
PUNUAN:A.K
A.H
B.N
D.SH
E.SH
Grupi 1.
Klasa X-15
Gjimnazi “Ismail Qemali”

More Related Content

What's hot

ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv
Megi Xhafaj
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e mia
Markelian Laho
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
arbanhlalni
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
An An
 

What's hot (20)

Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv ligji i zberthimit radioaktiv
ligji i zberthimit radioaktiv
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet Berthamore
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e mia
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
 
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]
 
Kimikatet dhe shtresa e ozonit
Kimikatet   dhe  shtresa e ozonitKimikatet   dhe  shtresa e ozonit
Kimikatet dhe shtresa e ozonit
 
Presentation1
Presentation1 Presentation1
Presentation1
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
 
Energjia Diellore
Energjia DielloreEnergjia Diellore
Energjia Diellore
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Fiskultur
FiskulturFiskultur
Fiskultur
 

Viewers also liked

Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
M.Selimi90
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
Muhamed01
 
Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..
Peci Ademaj
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
Jeton Bytyqi
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)lKanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
Izabela Bajrami
 

Viewers also liked (20)

Semundjet kanceri
Semundjet kanceriSemundjet kanceri
Semundjet kanceri
 
Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Biologji kanceri forme e rebelimit qelizorBiologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Kanceri
Kanceri Kanceri
Kanceri
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
 
Frakturat
FrakturatFrakturat
Frakturat
 
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragamiTeme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)lKanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (biologji)l
 
Pyetje Nga Kombliku
Pyetje Nga KomblikuPyetje Nga Kombliku
Pyetje Nga Kombliku
 
Búsqueda de información en la Base de Datos: PubMed
Búsqueda de información en la Base de Datos: PubMedBúsqueda de información en la Base de Datos: PubMed
Búsqueda de información en la Base de Datos: PubMed
 
Tarea seminario ii
Tarea seminario iiTarea seminario ii
Tarea seminario ii
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
KB 3 Mengidentifikasi Komplikasi Nifas
KB 3 Mengidentifikasi Komplikasi NifasKB 3 Mengidentifikasi Komplikasi Nifas
KB 3 Mengidentifikasi Komplikasi Nifas
 
Pyetje Nga Dora
Pyetje Nga DoraPyetje Nga Dora
Pyetje Nga Dora
 
Pyetje Nga Abdomeni
Pyetje Nga AbdomeniPyetje Nga Abdomeni
Pyetje Nga Abdomeni
 
Global Warming
Global WarmingGlobal Warming
Global Warming
 

Similar to Kanceri nje forme e rebelimit qelizor

Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
nida63
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimit
Matilda Gremi
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
Ueda Rrukaj
 

Similar to Kanceri nje forme e rebelimit qelizor (20)

Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Kanceri
KanceriKanceri
Kanceri
 
Bio
BioBio
Bio
 
Projekti Biologji
Projekti BiologjiProjekti Biologji
Projekti Biologji
 
KANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONITKANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONIT
 
Kanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetikaKanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetika
 
Kanceri i mushkrive
Kanceri i mushkrive Kanceri i mushkrive
Kanceri i mushkrive
 
Esi kancer
Esi kancerEsi kancer
Esi kancer
 
Projekt biologji xc
Projekt biologji xcProjekt biologji xc
Projekt biologji xc
 
Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
 
Rrezatimi berthamor.fizik
Rrezatimi berthamor.fizikRrezatimi berthamor.fizik
Rrezatimi berthamor.fizik
 
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekancerozeParimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
 
Bimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerBimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancer
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimit
 
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptxKANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
 
Obsetrik aborti dhe llojet e tij
Obsetrik aborti dhe llojet e tijObsetrik aborti dhe llojet e tij
Obsetrik aborti dhe llojet e tij
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
TK
TKTK
TK
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 

Kanceri nje forme e rebelimit qelizor

  • 1.
  • 2. • Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor. • Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën. • Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike
  • 3. Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA ,LYMFOMA. 1)Karcinomat janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te kancerave. 2)Sarkomat janë tumore te indit lidhor. 3)Leucemia është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve.
  • 4.
  • 5. • Ekspozimi i rritur në rrezet ultraviolet të diellit është faktori kryesor që shkakton kancerin e lëkurës, përfshirë dhe Melanomën. • Në faktorët e rrezikut përfshihet edhe faktori gjenetik dhe deficitet në sistemin imun. Çdokush nga ne mund të mësojë alfabetin e nishaneve ose rregullin ABCDE, në mënyrë që të parandalojë në kohë zhvillimin e melanomës. Diagnostikimi i hershëm i Melanomës shpëton jetën. •A – asimetria, pra njëra gjysmë nuk përputhet me gjysmën tjetër. • B –vija kufitare, jo e rregullt. • C –ngjyra nuk është uniformë ose ekzistojnë disa ngjyra brenda nishanit •D – diametri ,melanomat janë zakonisht më të mëdha se 6 mm. • E – evolimi ,ndryshime që vërehen me kohë në madhesi ,forme,ngjyre.
  • 6.
  • 7. •Melanoma e diagnostifikuar në stadet e para është e kurueshme. Diagnoza e hershme shpëton jetën. Dermatologët rekomandojnë që çdokush duhet të kontrollojë vetë nishanet e trupit të tij dhe 1 herë në vit përpara ekspozimit në diell ose pas tij të kontrollohen nga mjeku. Pacienti nëse vëren ndryshim qoftë dhe të njërit prej nishaneve, atëherë duhet të kërkojë menjëherë ndihmën e mjekut dermatolog. Melanoma mund të shfaqet tek të gjithë ne, megjithatë ka disa individë që janë më të riskuar: Nëse ju keni më shumë se 50 nishane në trup (përfshirë nishane atipik) Të rrezikuar janë gjithashtu edhe ata që punojnë në ambiente të hapura, apo qëndrojnë për orë të tëra në diell. Nëse persona në familjen tuaj kanë pasur melanomë Nëse jeni biond ose me flokë të kuq, me ngjyrë të syve bojëqielli ose jeshil Nëse gjatë periudhës së fëmijërisë jeni djegur disa herë në diell Nëse keni kryer seanca solari Nëse ju keni pasur më parë melanomë ose ndonjë kancer tjetër lëkure Nëse ju keni pasur me parë kancer gjiri ose të gjendrave tiroide.
  • 8. Ne mund të ekspozohemi në diell, mund të argëtohemi në plazh, por duhet të tregohemi të kujdesshëm me mënyrën dhe kohën e ekspozimit. -Apliko krem me mbrojtje Spf minimalisht 15 (UVB & UVA) në tërë trupin. Riapliko lyerjen me krem çdo 2 orë edhe nëse është ditë me re. Riapliko lyerjen me krem pas çdo larje ose pas djersitjes. -Vish veshje të lehta por të gjata, si këmisha e pantallona. Vendos çdo ditë kapelën dhe syzet e diellit. -Mundohu të rrish në hije. Edhe në hije rrezet e diellit mund të përthithen, pasi reflektohen. Mbaj mend gjithnjë që nuk duhet të ekspozohesh në diell ndërmjet orës 11:30 – 16:00, rrezatimi në këto orare është më i fortë. -Mbro veçanërisht fëmijët nga rrezatimi duke aplikuar shpesh kremrat mbrojtës me faktor të lartë, duke veshur veshje të përshtatshme dhe duke i mbajtur në hije.
  • 9. -Përdor patjetër mbrojtje ekstra kur je pranë ujit, dëborës ose rërës, pasi këto reflektojnë rrezatimin e rrezeve të dëmshme dhe rrisin kështu mundësinë e djegies. -Merr vitaminë D në mënyrë jo të rrezikshme nëpërmjet dietës së shëndetshme. Mos kërko diellin për vete ose fëmijën tënd. -Evito solaret. Rrezatimi ultraviolet i solareve mund të shkaktojë kancer lëkure dhe plakje e rrudhosje të parakohshme të lëkurës. -Kontrollo lëkurën tënde dhe nishanet në mënyrë frekuente. Nëse vëren ndonjë ndryshim të nishanit, rritje të tij ose rrjedhje, kërko takim menjëherë tek dermatologu. Kanceri i lëkurës kurohet nëse diagnostikohet herët. Jo të gjithë melanomat e shfaqura kanë lidhje me ekspozimin në diell.
  • 10.
  • 11. Kanceri i mushkërisë është një nga problemet kryesore të shëndetit në vendin tonë ashtu si edhe në të gjithë botën... Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë. Në vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që vdesin nga kanceri i mushkërisë është më i madh se numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit. Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet shkaku. Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen prane ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit.
  • 12. • Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë • Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllimat në frymëmarrje) ndodhin edhe tek personat që pinë duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen “normale”. Për këtë arsye pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon diagnozën e hershme. • Me një grafi të thjeshtë të mushkërisë dhe ekzaminimin e gëlbazës është e vështirë të diagnostikosh kancerin e mushkërisë në fazat e hershme. • Për arsye ekonomike edhe në vendet e zhvilluara metodat laboratorike dhe radiologjike që janë të vlefshme për diagnostikim të hershëm nuk aplikohen edhe në popullsinë me rrezik të lartë për kancer të mushkërisë.
  • 13. Duhani Rreth një në 10 duhanpirës zhvillon kancerin e mushkërisë. Thithja e tymit të cigares së dikujt mund të shkaktojë kancerin e mushkërisë gjithashtu. Ekspozimi ndaj asbestit Edhe pse përdorimi i asbestit është ndaluar që nga viti 2003, ai ende mund të jetë në disa ndërtesa të vjetra. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj asbestit kanë një rrezik më të madh ndaj kancerit. Disa njerëz janë të ekspozuar ndaj asbestit në punë ose gjatë rinovimeve të shtëpive. Ekspozimi ndaj elementëve të tjerë Kontakti me përpunimin e çelikut, nikelit, kromit dhe qymyrgurit mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku. Ekspozimi ndaj rrezatimit dhe ndotjeve të tjera të ajrit, të tilla si tymi, nafta, gjithashtu rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.
  • 14.
  • 15. Cilat janë mënyrat e trajtimit të kancerit të mushkërisë? Llojet e operacioneve më të shpeshta që bëhen për këtë qëllim: • Lobektomi: Nxjerrja e një pjese të mushkërisë. • Pneumonektomi: Nxjerrja e njërës prej mushkërive. Këto operacione gjithmonë e më tepër bëhen me video-torakoskopi. • Heqja e lëngut që mblidhet në hapësirën e kraharorit (toraksit) dhe parandalimi i formimit përsëri të këtij lëngu; o Heqje të lëngut me kateter ose me tub toraksi o Përdorimi i një “by-pass”i midis toraksit dhe barkut . o Ngjitja e cipës së mushkërisë me lëndë kimike o Heqja e cipës së mushkërisë • Për hapjen e rrugëve të frymëmarrjes kur janë të bllokuara nga tumori mund të përdoren një ose disa nga këto mënyra; o Elektrokoter o LAZER o Radiofrekuencë (RF) o Krioterapi o “Stent” trakeo-bronkiale
  • 16.
  • 18. Çfarë është ezofagu? Ezofagu ndodhet ne kraharor. Është i gjate rreth 25.cm. Ai është pjese traktit tretës, ku ushqimi lëviz prej gojës ne ezofag ne drejtim te stomakut. Ezofagu është një tub muskulor. Muret e ezofagut kane disa shtresa. • Shtresa e brendshme: e cila është e lagësht duke bere te mundur qe ushqimet te rrëshqasin për në stomak. • Submukoza: Qendrat në këtë shtrese prodhojnë mukus i cili e bën ezofagun të jetë i lagësht. • Shtresa muskulare: Muskujt shtyjnë ushqimin poshtë për në stomak. • Shtresa e jashtme: e cila mbështjell ezofagun.
  • 19. Fakte për kancerin e ezofagut • Ndonëse shkaqet e kancerit te ezofagut jane te panjohura faktoret e riskut jane te mire identifikuar. • Risku i kancerit te ezofagut rritet me kohëzgjatjen e irritimit te tij si psh prej duhanit, alkoolit dhe ezofagut Barret. • Diagnoza e kancerit te ezofagut mund te vendoset me skopi ezofagu me contrast barium por mund te konfirmohet me endoskopi+biopsi e marre ne indet e kancerit. • Kanceri i ezofagut mund te shkaktoje dhimbje dhe veshtiresi ne gelltitjen e ushqimeve te forta, jo te lengjshme. • Trajtimi i kancerit te ezofagut varet nga permasa, lokalizimi dhe shtrirja e tij gjithashtu dhe nga mosha e pacientit.
  • 20. o Rralle jane kercenuese per jeten o Mund te hiqen dhe probabilisht nuk rriten prape o Nuk prek indet perreth o Nuk perhapet ne pjeset e tjera te trupit. o Mund te jene kercenuese per jeten o Mund te hiqen dhe te rriten perseri o Mund te prekin dhe demtojne indet dhe organet perreth o Mund te perhapen ne pjeset e tjera te trupit. Kemi dy tipe kanceri te ezofagut te cilet jane te diagnostikueshem,te trajtueshem dhe qe menaxhohen ne te njejten menyre. Dy tipet me te shpeshta te kancerit te ezofagut e marrin emrin nga lloji i qelizave qe shihen me mikroskop. Qe te dy tipet fillojne ne qelizat e shtreses se brendshme te ezofagut: • Adenokarcinoma e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e poshtme te ezofagut ne afersi te stomakut. • Carcinoma me qeliza skuamoze e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te ezofagut.
  • 21. • Mosha 65 vjeç e lartë: Mosha është faktor risku kryesor. Shancet per te patur kancer te ezofagut rriten me rritjen e moshes. • Gjinia: Meshkujt kane me shume gjasa per kancer te ezofagut ne krahasim me femrat. • Pirja e duhanit: Duhanpiresit jane me te riskuar per te bere kancer te ezofagut. • Perdorimi i tepert i alkoolit: Njerezit qe konsumojne me shume se tre gota alkool ne dite jane me te riskuar se njerezit qe nuk pijne. • Dieta: studimet sugjerojne qe dieta e varfer ne fruta dhe perime mund te rrise riskun e kancerit te ezofagut. • Obeziteti: Te qenit obez rrit riskun per adenokarcinome te ezofagut. • Refluksi gastro-ezofageal: Refluksi eshte fenomen jo normal, i shpeshte, ku lengjet acide te stomakut kthehen ne ezofag. Lengjet acide te stomakut mund te demtojne indet e ezofagut. • Ezofagu Barret: Demtimet qe ndodhin prej refluksit te zgjatur quhet ezofagu Barret. Ne kete situate qelizat ne pjesen e poshtme te ezofagut jane anormale.
  • 22. Ne fazat e hershme kanceri i ezofagut mund mos te kete shenja. Me avancimin e situates shenjat me te shpeshta jane: • Kthim i ushqimeve qe vjen si rezultat i ngecies se tyre ne ezofag • Dhimbje gjate gelltitjes. • Dhimbje ne kraharor ose ne mes te shpines • Humbje ne peshe • djegie kraharori • Ngjirje zeri qe nuk largohet per dy jave. Keto shenja mund te jene prej kancerit te ezofagut ose prej problemeve te tjera shendetesore.
  • 23. Diagnoza Ne qofte se ju keni simptoma qe sugjerojnë për kancer te ezofagut atëherë doktori do t’ju rekomandoje te kryeni analiza gjaku dhe ekzaminimet si me poshtë: Skopi ezofagu me barium kontrast: Pasi te keni pire kontrastin me barium merren imazhe nen rrezet X. Endoskopia: është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me ane të kësaj procedure ekzaminohet: ezofagu, stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedure kryhet me anë të një aparati që quhet gastroskop. Biopsia : Zakonisht ,kanceri fillon ne shtresen e brendeshme te ezofagut. Doktori kryen endoskopine per te marre pjeseza te vogla mostre prej ezofagut te cilat pasi ngjyrosen me ngjyrues te vecante shihen ne mikroskop prej anatomopatologut. Biopsi eshte e vetmja menyre e sigurte per te na treguar pranine ose jo te kancerit.
  • 24. Stadifikimi Ne qofte se biopsia tregon qe ju keni kancer,doktorit i duhet te mesoje perhapjen e tij(stadin) qe ne ndihmon ne zgjedhjen e trajtimit me te mire. Stadifikimi vlereson: • Se sa ne thellesi te mureve te ezofagut ka prekur kanceri. • Nese kanceri ka prekur indet perreth. • Nese kanceri eshte perhapur ne organe te tjera dhe cilin ka prekur saktesisht
  • 25. KANCERI I PANKREASIT Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer.
  • 26. Disa faktorë risku janë: Mosha: - Mundësia e zhvillimit te kancerit pankreatik rritet me moshën. Shumica e tyre ndodhin mbi moshën 60-vjeç. Duhani - duhanpirësit janë 2-3 here më të predispozuar se jo duhanpirësit për të zhvilluar kancer te pankreasit. Diabetiket – Kanceri pankreatik ndodh me shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti se sa tek ata që nuk vuajnë. Gjinia mashkull – me kancer pankreatik janë diagnostikuar më shumë meshkuj se femra. Historia familjare – risku për të zhvilluar kancer pankreasi 3-fishohet kur mamaja, babai, motra, vëllai i personit kanë pasur këtë sëmundje. Pankreatiti kronik - Pankreatikti kronik është situate e dhimbshme e pankreasit. Disa studime kanë treguar që pankreatiti kronik rrit riskun për kancer të tij. Studime të tjera kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës ose dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të pasur kancer të pankreasit.
  • 27. Simptomat(shenjat): Kanceri pankreatik shpesh herë quhet "sëmundje e heshtur" sepse shpesh kanceri pankreatik në stadet fillestare nuk tregon asnjë shenjë. Por kur kanceri rritet dhe zhvillohet simptomat mund të përfshijnë: •Lodhje •Dhimbje barku •Diare (Barkqitje) •Depresion •Humbje të oreksit •Dispepsi •Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose mbrapa •Nauze ose të vjella •Verdhez •Dhimbje mesi •Zverdhje te lëkurës, syve dhe urinim me ngjyre te erret •Humbje ne peshe •Feçe të ç’ngjyrosura •Tromboflebite ose trombe të pashpjegueshme
  • 28. KANCERI I GJAKUT (LEUCEMIA)
  • 29. Leucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt. Leucemia kronike Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi kronike gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leucemia kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht. Leucemia akute Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike rritet me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.
  • 30. •Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje •Ethe ose djersitje gjatë natës •Infeksione të shpeshta • Ndjenjë dobësie ose lodhje • Gjakosje ose nxirje të shpejtë •Rënie në peshë pa ndonjë arsye •Dhimbje në eshtra ose nyjë. Shumicën e rasteve këto simptoma nuk janë si pasojë e kancerit.
  • 31. Çfarë duhet bërë për tu mbrojtur nga kanceri i gjakut? Sa ndikon faktori gjenetik te kjo sëmundje ? •Shumimi i qelizave që përbëjnë gjakun çon në prishjen e geneve dhe formimin e kancerit në gjak. •Vetëm se kanceri i gjakut nuk ështe i trashëguar. Nuk kalon nga prindëri te fëmija. •Këto gene prishen nga ndikimi i substancave kimike, radioaktivitetit dhe disa viruseve. •Nëse të gjithë pjestarët e familjes ekspozohen ndaj këtyre faktorëve, në më shumë se një pjestar mund të zhvillohet kanceri i gjakut. •Për mbrojte ndaj kancerit të gjakut, duhet të rrijmë sa më larg ekspozimit ndaj substancave radioactive, produkteve të petrolit, ilaçeve kundër insekteve etj. •Konsumimi i cigares rrit rrezikun per leuçemi akute.
  • 32. Duke e krahasuar me llojet e tjera te kancerit, si është procesi i kurimit i një të sëmuari me kancer në palcen kurrizore ? Ështe më e vështirë dhe faza e pare e kurimit eshte një proçes më i fortë. Në kurimin e kancerit te gjakut në të rriturit, nje rol te rëndësishëm për te parandaluar përsëritjen e sëmundjes, është e nevojshme transplanti i palcës kurrizore. Janë trajtimet që bëhen nën mbikqyrjen e specjalistëve të hematologjisë ose onkologjisë, në ambjente të pastra, të izoluara dhe ku është e lehtë të gjenden produktet e gjakut. Nëse sigurohet ambjenti i përshtatshëm i kurimit, mund të themi se shkalla e suksesit është e lartë (60-80%).I sëmuri ka plotësisht shanse per të shpëtuar. Në të njëjtën kohë, nëse duhet bërë transplant i palcës kurrizore, është e nevojshme te merret rekomandim nga qendrat e transplantit të palcës kurrizore. Nga kush mund te merret palca kurrizore ? Është e lehtë të merren nga gjaku qelizat themelore.Për individë të cilët janë nën 18 vjeç mund të merret me lejen e prindërve.Ne kemi mundur të mbledhim qelizat themelore nga një numër i madh dhuruesish midis moshave 18-87.Jeta e qelizave është më e gjatë se jeta e njeriut.Nga testet e ekzaminimit ka rezultuar se njeriu është në gjëndje të japi qeliza themelore në mbi 90% te rasteve.
  • 34. Kanceri i stomakut është një ndër tumoret malinje më të shpeshta, përgjegjës për një numër të madh vdekjesh në vit në Shqipëri. Cilat llojet më të përhapura të kancerit Janë më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë llojet kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen. •Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit imunitar që ndonjëherë gjendet në “muret” e stomakut. •Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”. •Tumoret kancerogjene janë tumoret e qelizave të stomakut. Cilat janë shkaqet e sëmundjes Infeksioni përcaktohet si një nga shkaqet kryesorë. Kanceri shfaqet atëherë kur një pjesë shumë e vogël e mekanizmit të qelizës nuk funksionon në mënyrën e duhur. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës 60-vjeçare.
  • 35. 2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar 3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun 5-Predispozicion gjenetik 6-Të ushqyerit e dobët 7-Inflamacion kronik i stomakut 8- Degjenerim i një ulçëre në stomak 1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
  • 36. -Humbje të pashpjegueshme në peshe dhe humbje të oreksit -Dhimbje e papërcaktuar të barkut zakonisht sipër kërthizës -Ndjesia e fryrjes se tepërmi pasi një vakti të lehte -Djegie kraharori ,urth ose shenjat e një ulcere nausea të vjella me ose pa gjak -Ënjtje e barkut për shkak të grumbullimit të lëngjeve në kavitetin abdomina - Dhimbje e barkut, me ose pa enjtje - Probleme me tretjen
  • 37. Kanceri i stomakut është i trajtueshëm në qoftë se ai kapet herët. Fatkeqësisht rrallë simptomat fillojnë të jenë të dukshme që në stadet e para të shfaqjes. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë jo specifike, ku lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus ose një refluks acid. Ju duhet të këshilloheni me mjekun specialist veçanërisht në rastet kur ju shoqërojnë ndjesi të tilla të parehatisë në regjionin e sipërm ose të mesëm të barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të përgjithshme. Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve të stomakut është hemorragjia e brendshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve. Në qoftë se hemorragjia vazhdon me humbje të qelizave të kuqe të gjakut, kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.
  • 38. TRAJTIMI I KANCERIT TE STOMAKUT Kirurgjia eshte shpeshere trajtimi kryesor i kancerit te stomakut. Perdoren disa lloje operacioni, bazuar ne vendndodhjen e kancerit ne stomak. Rreziqet dhe dobite e ketyre nderhyrjeve ndryshojne ne baze te gjendjes mjekesore specifike. Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve kunder kancerit) dhe radioterapia (perdorimi i rrezeve me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene) mund te perdoren bashke me nderhyrjen kirurgjikale per te ndihmuar ne trajtimin e kancerit te stomakut. Duke qene se çdo pacient eshte i ndryshem, trajtimi eshte i individualizuar bazuar edhe ne gjendjen klinike te pacientit. Si kemioterapia edhe radioterapia mund te perdoret per te permiresuar cilesine e jetes dhe te ule simptomat e kancerit te stomakut, edhe kur kirurgjia kuruese nuk eshte e mundur. Shkencetaret po mundohen te mesojne me teper mbi shkaqet e ketij kanceri dhe se si mund te zbulohet me heret. Te zbulosh kancerin e stomakut ne fazat e hershme, permireson shancet per te jetuar me gjate nese merret nje terapi e duhur.
  • 39. 1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak. 2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe. 3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje. 4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. 5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut. 6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.
  • 40.
  • 42. • Vetëm në SHBA, numërohen rreth 30 mijë raste të reja në vit dhe rreth 20 mijë vdekje nga kanceri i mëlçisë dhe i qeset së tëmthit. Qelizat kanceroze Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.
  • 43. SHKAKTARËT Përdorimi i tepruar i alkoolit: Nëse pini më shumë se dy pije alkoolike në ditë për shumë vite, kjo rrit rrezikun për kancer të mëlçisë dhe kancere të tjera. Rreziku rritet paralel me sasinë e alkoolit që ai person pi. Sëmundja e akumulimit të hekurit: Kanceri i mëlçisë mund të zhvillohet në mesin e njerëzve me një sëmundje të veçantë e cila bën që organizmi të mbledhë shumë hekur në mëlçi dhe organet tjera. Cirroza: Cirroza është një sëmundje serioze e cila zhvillohet kur qelizat e mëlçisë dëmtohen dhe zëvendësohen me ind të dhëmbëzuar. Shumë shkaktarë mund të çojnë te cirroza, përfshirë infeksionet me HBV ose HCV, përdorimi i tepruar i alkoolit, deponimi i tepruar i hekurit në mëlçi, barna të caktuara dhe parazitë të caktuar. Në SHBA, për shembull, po thuajse të gjitha rastet e kancerit të mëlçive fillimisht zhvillojnë cirrozë, që zakonisht vjen nga infeksioni me virus të hepatitit B ose hepatitit C, ose nga pirja e tepruar e alkoolit. Obeziteti dhe diabeti: Studimet kenë treguar se obeziteti dhe diabeti mund të jenë faktorë të rëndësishëm të rrezikut për kancerin e mëlçisë
  • 44. SIMPTOMAT Kanceri i hershëm i mëlçisë zakonisht nuk shkakton simptoma. Kur kanceri bëhet më i madh, njerëzit fillojnë të vërejnë një ose më shumë prej këtyre simptomave: 1.dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit 2.një xhungë ose ndjenjë të rëndesës në pjesën e sipërme të abdomenit 3.humbje apetiti dhe ndjenjë ngopje 4.rënie në peshë 5.dobësi ose ndjenjë lodhjeje 6.mundim dhe vjellje 7.lëkurë dhe sy të verdhë, feces të zbehtë, dhe urinë të errët nga verdhëza 8.temperaturë
  • 45. TRAJTIMI -Operacioni kirurgjik -Largimi i pjesshëm i mëlçisë -Transplantimi i mëlçisë -Ablacioni(shkaterrim I kancerit) -Terapia me rrezatim -Kimioterapia
  • 47. Kanceri i tiroides perfaqeson kancerin endokrin me te shpeshte, megjithate, ai eshte i rralle ne krahasim me llojet e tjera te kancerit. Pavaresisht se momenti i diagnostikimit te kancerit te tiroides zakonisht eshte i frikshem per pacientin, prognoza zakonisht eshte e mire. •Se pari, sepse pjesa me e madhe e kancereve te tiroides kurohen lehte me ane te kirurgjise. •Se dyti, kanceri i tiroides rralle shkakton dhimbje apo paaftesi. •Se treti, ekziston nje trajtim efektiv dhe i thjeshte per t’u toleruar per format me te shpeshta te kancerit te tiroides.
  • 48. Cilat jane simptomat e kancerit te tiroides? Shenja kryesore e kancerit te tiroides eshte nje gunge (nodul) ne tiroide, megjithate pjesa me e madhe e tyre nuk shkaktojne asnje simptome. Mjeku juaj mund ta zbuloje kete nodul gjate nje ekzaminimi rutine ose ju mund te vini re nje gunge kur shiheni ne pasqyre.  Disa paciente me kancer te tiroides ankohen per dhimbje ne qafe, ne nofull ose ne vesh. Ne rast se kanceri eshte mjaftueshëm i madh, mund te shkaktoje veshtiresi gjate gelltitjes, ne frymemarrje ose nje “gudulisje” te grykes.  Rralle, mund te çoje ne ngjirje zeri ne rast se kanceri irriton nervin e laringut. Cili eshte shkaku i kancerit te tiroides? Kanceri i tiroides takohet me shpesh te individet që janë ekspozuar ndaj rrezatimit (sidomos gjate femijerise), te ata qe kane familjare qe kane vuajtur nga ky lloj kanceri dhe te personat mbi 40 vjeç. Megjithate, ne pjesen me te madhe te pacientëve, nuk arrihet te identifikohet nje shkak specifik per zhvillimin e kancerit te tiroides. Si diagnostikohet kanceri i tiroides? Diagnoza e kancerit te tiroides behet me ane te biopsise nepermjet shpimit me age ne nje nodul te tiroides ose pas heqjes se nodulit me kirurgji. Pavaresisht se nodujt e tiroides jane shume te shpeshta, 1 ne 10 perfaqeson kancer.
  • 50. Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kancereve: 1)karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e panevojshme) 2)karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku mblidhet urina).
  • 51. Prija e duhanit: Pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për kancerin e veshkave. Personat që pinë duhan janë më të rrezikuar për këtë lloj sëmundje se të tjerët që nuk pinë duhan. Obeziteti: Të qenit obez shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i veshkave. Tensioni i lartë i gjakut: Nëse keni tension të lartë të gjakut, ju mund të jeni në rrezik të rritur për të zhvilluar kancer të veshkave. Historia familjare e kancerit të veshkave: Disa njerëz me anëtarë familje që kanë pasur kancer të veshkave kanë një rrezik lehtësisht më të rritur të kësaj sëmundje. Sindroma VHL: Kjo është një sëmundje e rrallë e cila përcillet nëpër disa familje. Shkaktohet nga ndryshime gjenetike dhe shton gjasat për kancer të veshkave .
  • 52. Simptomat më të shpeshta të kancerit të veshkave janë -Gjak në urinë -Dhimbje në secilën anë të belit që nuk largohet. -Ndonjë xhungë ose fryrje në ndonjërën anë të abdomenit. -Rënie peshe pa arsye të njohur. -Temperaturë. -Ndjenjë shumë e shprehur e lodhjes. Këto simptoma jo patjetër janë si pasojë e kancerit. Shpesh probleme të tjera shëndetësore, si ndonjë infeksion ose cistë e veshkave, japin të njëjtat simptoma. Por, kushdo me këta simptoma duhet të drejtohet te mjeku, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.
  • 53. -Ndërhyrja kirurgjike -Terapia e shënjestuar -Terapia biologjike -Madhësia e tumorit; -Nëse tumori ka pushtuar indet rreth veshkës; -Nëse tumori është shpërndarë në pjesë tjera të trupit; -Mosha dhe shëndeti i përgjithshëm i pacientit.
  • 55. Kanceri i gjirit është forma më e shpeshtë e kancerit që prek femrat, por jo më edhe shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri. Rreth një në tetë femra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo vit. Shkaktarët e saktë të kancerit të gjirit kurrë nuk mund të konfirmohen. Mjekët rrallë mund ta kuptojnë se pse një femër ka zhvilluar kancer dhe një tjetër jo. Megjithatë goditja, lëndimi ose prekja e gjinjve nuk shkakton kancer. Dhe, kanceri i gjirit nuk është i ngjitshëm
  • 56. Studimet kanë gjetur këto faktorë të rrezikut për kancerin e gjirit: - Mosha - Histori personale shëndetësore - Histori familjare shëndetësore - Ndryshime të caktuara gjenetike - Terapia e rrezatimit në gjoks - Raca - Mungesa e aktivitetit fizik - Pirja e alkoolit
  • 57. -Ndonjë xhungë ose trashje brenda ose në afërsi të gjirit ose në zonën nën sqetull; -Ndryshim në madhësinë ose formën e gjirit; -Vrimëzim ose rrudhosje në lëkurën e gjirit; -Thimtha e kthyer përbrenda në gji; -Rrjedhje nga thimtha, në veçanti nëse është me gjak; -Lëkurë, thimtha ose areola (zonat rrethore të errët rreth thimthave në majë të gjirit) në formë luspash (e ashpër), e skuqur ose e ënjtur. Lëkura mund të ketë hulli ose çarje dhe të duket si lëkura e portokallit.
  • 59.