SlideShare a Scribd company logo
Projekt
Lenda: Biologji
Tema: kanceri .
Nentemat:
1. Njohurite e pergjithshme per kancerin.
2. Kanceri ne mushkeri.
3. Kanceri nesistemin nervor .
4. Kanceri ne zorren e trashe.
Shkolla: `Elmaz Ademi`
Klasa: 11 a
Punoi: Fidane Ademaj
Pranoi: Klodiana Grosha
Qellimi :
Bugjeti: 0 leke
Njohuri te pergjithshme per kancerin .
Kanceri eshte shkaku i dyte me i rendesishme per vdekjen ne mbare boten. Eshte gjithashtu
semundja me e studiuar per parandalimin dhe kurimin, dhe si rrjedhoje eshte rritur ndjeshem
jetegjatesia mesatare e pacienteve gjate ketyre viteve te fundit. Kanceri vjen si pasoje e
zhvillimit/shumimint anormal te qelizave ne nje pjese te trupit te njeriut. Vlen te permendet qe
jo cdo rritje dhe zhvillim anormal i qelizave eshte kancer. Mjeket bejne dallimin midis
tumorit/kancerit. Dallimi midis tyre ka te beje me morfologjine e gjendres dhe shume aspekte
te tjera te cilat vetem mjeku perkates mund ti analizoje dhe te jape diagnozen. Tumoret jane te
operueshme dhe mund te hiqen pa komplikacione.
Ketu vlen te permendet fakti qe kanceri/tumori zhvillohen pergjate shume viteve dhe si fillim
sherbejne qeliza normale te trupit te njeriut. Sot shkencetaret dine qe zhvillimi anormal i ketyre
qelizave lidhet me ndryshime gjenetike ne disa gjene te vecuara apo ne kombinim me njeri-
tjetrin (ngritja e sasise se nje gjeni dhe ulja e sasise se nje gjeni). Kur kemi te bejme me kancer,
qelizat kancerogjene mund te shkaterrojne organet afer tyre apo mund te perhapen ne organe
te tjera dhe te nderhyjne ne fuksionimin normal te ketyre organeve. Ndryshimet gjenetike qe
shkaktojne kancerin mund te vijne si resultat i kushteve te ambjetit ku jetojme dhe gjithashtu si
shkak i rregjimit ushqyes dhe stilit te jetes (jo-aktiv, pirja e cigares dhe alkolit). Prandaj njerezit
mund te ulin rrezikun per te zhvilluar kancer duke patur nje menyre jetese sa me te
shendetshme. Gjithashtu nje faktor tjeter shume i redesishem per parandalimin dhe uljen e
rrezikut eshte dhe kontrolli vetjak dhe ai i pergjithshem te mjeku onkolog. Keto kontrolle bejne
te mundur kapjen e kancerit ne fazat e para dhe kjo ben te mundur nje kurim sa me efikas per
patientin ose kapjen e disa simptomave qe lene te kuptojne per nje zhvillim te mundshem te
kancerit.
Cfare shkakton kancerin ?
Shumica e gjeneve te lidhura me zhvillimit e kancerit jane gjene qe kontrollojne rritjen,
zhvillimin dhe vdekjen e qelizave. Keto gjene nuk veprojne te vecuara nga njeri-tjetri por ne
bashkepunim dhe kontrollojne funksionimin e njeri-tjetrit. Mos funksionimi normal njerit mund
te sjelle prishjen e equilibrit the si rrjedhoje nje funksionim/zhvillim anormal te qelizave ku
ekulibri eshte prishur. Keto qeliza anormale shumohen dhe duke u shumuar krijojne dhe aftesi
per te parandaluar aktivitetin mbrojtes se organizmit duke krijuar keshtu tumore qe me kalimin
e kohes mund te kthehen ne kancer. Ketu vlen te nenvizohen fakti qe kanceri nuk eshte nje
semundje qe mund te kalohet nga nje person i semure me kancer tek nje person i
shendetshem.
Por po te vijme tek ndryshimet gjenetike qe cojne ne zhvillimin e kancerit pyetja qe mund te
behet eshte “Cilat jane shkaqet qe cojne ne keto ndryshime gjenetike?”. Shume nga keta faktor
jane akoma te panjohur nga shkenca por gjithashtu njihen shkencerisht disa faktore ndikues ne
keto ndryshime gjenetike.
- Pirja e duhanit.
- Expozimi per nje kohe te gjate ne reze ultra violet (UV), kryesisht nga dielli.
- Dieta ushqimore.
- Expozimi per nje kohe te gjate ne ambjete ku jane te pranishem substanca
kancerogjene(substanca te njohura nga komuniteti
shkencor qe shkaktojne kancerin).
- Trashegim familiar. Disa gjene jane te trasheguara nga prinderit (njeri prej tyre) por trashegimi
i ketyre gjeneve nuk do te thote
domosdomerisht qe edhe femija do te zhvilloje kancer. Ajo qe eshte e njohur shkencerisht
eshte shansi i femijeve me keto gjene te
trasheguara eshte i larte per te zhvilluar kancer. Per kete arsye nqs ne familje njihen raste
kanceri keshillohet te behet nje kontroll tek mjeku
onkolog.
- Infeksione virale. Disa infeksione virale (HepB, HepC, HIV, Human papillomavirus) rrisin
rrezikun per te zhvilluar kancer.
Si mund te parandalohet kanceri ?
Megjithese nuk ekziston nje menyre e garantuar nga ana mjekesore per te parandaluar
kancerin, ne kemi ne dore uljen e rrezikut per te zhvilluar kancer duke:
- mos konsumuar duhan
- bere nje jete sa me aktive duke zhvilluar rregullisht aktivitete sportive dhe duke mbajtur nje
peshe sa me normale.
- evituar expozimin per nje kohe te gjate ndaj rezeve UV te diellit dhe duke perdorur krem
mbrojtes.
- u konsultuar rregullisht dhe duke bere rregullisht check up te pergjitheshem per te kapur
kancerin ne fazat e para.
Si mund te kurohet kanceri ?
Zhvillimet e fundit ne fushen e kancerit kane bere te mundur ndryshimin e kurimit nga ajo e
bazuar ne nje popullate ne forma me te
individiluazuara. Cdo kancer eshte unik si rrjedhim edhe terapia eshte e tille. Shkencetaret jane
duke punuar ne gjetjen e gjeneve/proteinave
qe lejojne vetem ose ne formen e nje paneli te merren vendime kurative per cdo patient ne
vecanti. Gjetja e ketyre proteinave eshte nje
fushe shume aktive kerkimi shkencor. Qendrat me te avancuara perdorin sot shume nga keto
panele te aprovuara nga komuniteti shkencor dhe
nga organet kontrolluese nderkombetare (FDA) per te marre vendime terapeutike. Me poshte
jane dhene lidhjet per disa nga organizatat
kombetare me ne ze ne luften kundra kancerit. Gjithesesi vendimi i perket vetem mjekut
specialist.
Kanceri ne mushkëri
Kanceri i mushkërisë është një nga problemet
kryesore të shëndetit në vendin tonë ashtu si
edhe në të gjithë botën...
Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe ) që
në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim që
nënkupton metastazimin - përhapjen gjegjësisht shumimin
e “mishit të egër”).
Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku
kryesor i vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë. Në
vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që
vdesin nga kanceri i mushkërisë është më i madh se
numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe
pankreasit.
Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet
shkaku.
Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më
shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet
kryesore për jetën që ndodhen pranë (si p.sh rruga kryesore e frymëmarrjes, zemra,
enët kryesore të gjakut, rruga e ushqimit, etj.) ose përhapet me anë të gjakut në
organe të tjera të trupit (si p.sh mëlçia, mushkëria tjetër, kockat, truri etj.).
• Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep
shenja për një kohë të gjatë. (P.sh në indin sfungjeror të mushkërisë nuk ka nerva për
dhimbjen prandaj shumë pacientë nuk kanë dhimbje.)
• Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllimat në frymëmarrje)
ndodhin edhe tek personat që pinë duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen
“normale”. Për këtë arsye pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon diagnozën e
hershme.
Duhani dhe kanceri i mushkërisë...
Duhani është shkaku kryesor dhe që njihet më mirë në etiologjinë e kancerit të
mushkërisë. Nëse pini duhan ja disa nga arsyet pse duhet ta lini duhanin;
• Është vërtetuar se në tymin e duhanit ndodhen afërsisht 4000 lëndë të rrezikshme, 50
nga të cilat janë “kancerogjene” (që shkaktojnë kancer).
• 20% e atyre që pinë duhan (një person në çdo pesë veta!) në një periudhë të jetës së
tyre diagnostikohen me kancer të mushkërisë. Ata që pinë një paketë në ditë kanë një
rrezik 13 herë më të madh për të pasur kancer të mushkërisë në krahasim me ata që
nuk pinë duhan.
• Kohëzgjatja e pirjes së duhanit, numri i cigareve që pihen në ditë, sasia e katranit që
ndodhet në tymin e duhanit dhe kur duhani thithet më thellë ndikojnë në zhvillimin e
kancerit të mushkërisë. Nëse lini duhanin edhe pse në konsumuesit e vjetër të duhanit
rreziku i kancerit nuk zhduket plotësisht, ky rrezik ulet për çdo vit që kalon pa pirë
duhan.
Kanceri i mushkërisë dhe shkaqe të tjera...
Ashtu si çdo njeri që pi duhan nuk preket nga kanceri, shumë rrallë ndodh që kanceri i
mushkërisë të zhvillohet edhe në persona që s’pinë duhan.
• “Gjyshi im pinte 3 paketa në ditë dhe vdiq në moshën 95 vjeç nga hemorragjia e
stomakut”. Një rast i rrallë si ky nuk duhet të reklamojë duhanin si një gjë të
parrezikshme.
• “Nuk pinte duhan, por përsëri u prek nga kanceri i mushkërisë”. Nuk duhet të
harrojmë që përveç duhanit dhe faktorëve të tjerë kancerogjen (si p.sh rrezatimi, disa
lëndë kimike dhe produktet e lëndëve djegëse etj.) edhe kodi gjenetik i personit ka një
ndikim të madh në zhvillimin e sëmundjes.
• Nëse në familje ka persona me kancer të mushkërisë, pavarësisht se nuk pinë duhan,
persona të tillë kanë një rrezik më të madh nga ana gjenetike.
Cilat janë shenjat e shfaqjes së kancerit të mushkërisë?
Shenjat e shfaqjes së kancerit të mushkërisë janë të ndryshme. Këto shenja shfaqen
edhe në sëmundje të tjera, përveç kancerit të mushkërisë dhe të rrugëve të sipërme të
frymëmarrjes. Ndonjëherë testet e diagnostikimit nxjerrin në dukje një kancer
mushkërie në fazë të hershme. Për këtë arsye nuk duhet të lihen pas dore.
Shenjat që shfaqen shpesh:
• Kollë e pashërueshme
• Ndryshim në mënyrën e të kolliturit
• Mungesë në frymëmarrje ose frymëmarrje me fishkëllima
• Gëlbazë me gjak (në shumicën e rasteve në formë vije të hollë)
• Shenjat e pneumonisë: Gëlbazë me erë të keqe ose me ngjyrë të errët, temperaturë,
lodhje, mungesë oreksi, rënie në peshë
• Dhimbje në kraharor, në kurriz ose në shpatull
Shenja që shfaqen rrallë:
• Ngjirje të zërit
• Vështirësi në gëlltitje, ndjesi sikur të ngel ushqimi në fyt
• Rënie e kapakut të syrit
• Lemzë që nuk kalon
Mos u besoni fjalëve si “Kanceri nuk preket me thikë”! E vërteta është se: “Thika nuk
është për çdo lloj kanceri”.
Tumoret e trurit dhe ndikimet në sistemin nervor
Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i
qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet një shumim të
pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por
nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por
shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë,
tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre, por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë
metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit të
likuorit.
Si ndodh zhvillimi i tumorit?
Strukturat e sistemit nervor dëmtohesh nga zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit. Tumoret malinj rriten
duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë
ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat
më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në
një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit
zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori
mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi
fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e
hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si
kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Cilat janë simptomat kryesore që shfaqen?
Simptomat që shfaqen për tumorin në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e
zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku është zhvilluar tumori i sëmuri do të ndjejë
mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme. Si pasojë e rritjes
së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. Por një pjesë e
simptomave janë të pa përcaktuara si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj.
Kur kemi paralizë cerebrale dhe çrregullimet nervore?
Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të
kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin
e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe
mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë
dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i
lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk
dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që
mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re.
Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve
tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të
pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk
zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite),
por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.
Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit
Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk
zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e
qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën,
është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor
beninj është meningeomi.
Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të
gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin
përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për
tumor malinj është glioblastomi.
Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.
Simptomat
Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund
të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:
shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të
pjesshme të shikimit),
epilepsi të ndryshme dhe
pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.
Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja,
humbja e peshës.
Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka
nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe
tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.
Ndarja sipas indit fillestar
Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre
paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi.
Terapia
Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga
gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe
hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.
KANCERI I ZORRËS SË TRASHË
Kanceri i kolonit është kanceri i cili formohet në indin e kolonit (pjesës më të gjatë të zorrës së trashë). Shumica e
kancereve të kolonit janë adenokarcinoma (kancere të cilat fillojnë në qelizat të cilat ndërtojnë mukozën dhe që
lëshojnë mukus ose lëngje të tjera). Kanceri i kolonit dhe ai rektal (së bashku) rreshtohen në vendin e tretë të
kancerëve më të përhapur në botë.
NJOHURI BAZIKE
Koloni dhe rektumi
Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Ata formojnë një kanal të gjatë muskulor të quajtur zorra e trashë.
Koloni paraqet 120 deri në 150 centimetrat e para të zorrës së madhe, dhe rektumi paraqet disa centimetrat e fundit
të saj.
Ushqimi pjesërisht i tretur në zorrën e hollë më pas futet në zorrën e trashë, saktësisht në kolon. Koloni thith ujin dhe
lëndët ushqyese nga kjo pjesë e mbetur dhe e shndërron pjesën tjetër të mbeturinë (feces). Kjo mbeturinë kalon nga
koloni në rektum dhe pastaj del prej organizmit përmes anusit.
Qelizat kanceroze - njohuri bazike >> > Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet.
Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.Qelizat normale të organizmit rriten dhe
ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken
ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre. Ndonjëherë ky proces nuk
zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara
nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor .
Tumoret mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze).
Tumoret beninje nuk janë kanceroze:
Rrallë janë kërcënuese për jetën
Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.
Tumoret malinje janë kanceroze dhe:
Mund të jenë kërcënuese për jetën
Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen
Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.
Kur kanceri kolorektal shpërndahet jashtë kolonit dhe rektumit, qelizat kanceroze shpesh gjendet në
nyjat limfatike në afërsi. Nëse qelizat kanceroze kanë arritur në këto nyja, ato mund të jenë
shpërndarë edhe në nyjat tjera ose organet limfatike. Kanceri kolo-rektal më së shpeshti
shpërndahet në mëlçi.
Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal në një pjesë tjetër të trupit, formohet tumor i ri me të
njëjtat qeliza anormale dhe me të njëjtin emër si tumori origjinal (primar). Për shembull, nëse kanceri
kolorektal shpërndahet në mëlçi, qelizat kanceroze në mëlçi në fakt janë qeliza kanceroze
kolorektale. Sëmundja quhet kancer kolorektal metastatik, jo kancer i mëlçisë. Për këtë arsye, ai
trajtohet si kancer kolorektal, dhe jo si kancer i mëlçisë. Tumori i ri quhet edhe tumor i largët ose
metastatik.
SHKAKTARËT
Faktorët e rrezikut
Shkaktarët e kancerit kolorektal kurrë nuk mund të gjenden me saktësi. Megjithatë ekzistojnë disa
faktorë rreziku të cilët e bëjnë një person më të prirë për të zhvilluar kancerin kolo-rektal, krahasuar
me të tjerët. Sëmundja nuk mund të shpërndahet nga njëri person te tjetri.
Studimet kanë treguar se faktorët e rrezikut të lidhur me kancerin kolorektal janë si më poshtë:
- Mosha mbi 50 vjeçe: Kanceri kolorektal është më shumë i pranishëm te njerëzit e moshuar. Më
shumë se 90 për qind të njerëzve me këtë sëmundje i takojnë moshës mbi 50 vjeçare. Mesatarja e
njerëzve të diagnostikuar është 72 vjeç.
- Polipet kolorektale: Polipet janë disa zhvillime në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Ato
janë të shpeshta te njerëzit mbi moshën 50 vjeçe. Shumica e polipeve janë beninje (jo kancer), por
disa polipe (adenoma) mund të bëhen kanceroze. Gjetja dhe largimi i polipeve mund ta reduktojë
rrezikun kancerit kolorektal.
- Histori familjare të kancerit kolo-rektal: Njerëzit e afërt (prindër, vëllezër, motra ose fëmijë) të
një personi me histori të kancerit kolorektal janë më shumë të prirë ta zhvillojnë sëmundjen,
veçanërisht nëse të afërmit e kanë pasur kancerin në moshë të re. Nëse shumë të afërt kanë
kancerin kolorektal, rreziku është edhe më i madh.
- Ndryshimet gjenetike. Ndryshimet në gjene të caktuara rritin rrezikun e kancerit kolorektal si:
Kanceri i jopolipoz i trashëguar i kolonit është rasti më i shpeshtë i llojit të kancerit
trashëgues (gjenetik).
Polipoza adenomatoze familjare – është një sëmundje e rrallë trashëguese gjatë të cilët
krijohen qindra polipe në kolon dhe rektum.
- Ushqimi: Studimet tregojnë se dieta e pasur me yndyra (veçanërisht yndyra shtazore) dhe e paktë
me kalcium, folate, dhe fibra, mund të rritë gjasat për zhvillimin e kancerit kolorektal. Po ashtu,
studimet kanë treguar se njerëzit të cilët hanë ushqim të paktë me fruta dhe perime, mund të kenë
rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit kolorektal. Megjithatë, rezultatet e studimeve të ushqimit jo
gjithmonë pajtohen, dhe ka nevojë për edhe më shumë studime për të kuptuar më mirë ndikimin e
ushqimit në rrezikun e kancerit kolorektal.
- Pirja e duhanit: Një person pi cigare, ai mund të jetë në rrezik të shtuar për të zhvilluar polipe dhe
kancer kolorektal.
Pasi njerëzit të cilët më herët kanë pasur kancer kolorektal mund ta zhvillojnë atë për të dytën herë,
është e rëndësishme ata të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Nëse keni kancer kolorektal, ju po
ashtu mund të jeni të shqetësuar që anëtarët tjerë të familjes të mund ta zhvillojnë sëmundjen.
Njerëzit të cilët mendojnë se mund të jenë në rrezik duhet të bisedojnë me mjekun e tyre. Mjeku
mund të jetë në gjendje t’u këshillojë mënyra të ndryshme për të reduktuar gjasat e zhvillimit të
kancerit dhe të planifikoni më herët orarin e kontrolleve.
Simptomat më të shpeshta të kancerit kolorektal janë ndryshimet në vetitë e zorrëve. Simptomat
përfshijnë:
Diarre ose konstipacion
Ndjenjë se zorrët tuaja nuk zbrazen krejtësisht
Gjak (ose të ndritshëm ose të errët) në fecesin tuaj
Fecesi që është më ngushtë se zakonisht
Dhimbjet dhe ngërçet e shpeshta, ose ndjenja e ngopjes ose fryrjes
Rënia në peshë pa ndonjë arsye
Ndjenjë e lodhjes gjithë kohën
Nauze ose vjellje.
Punoi: FIDANE ADEMAJ

More Related Content

What's hot

Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
Xhoana Pepa
 
Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
Ardian Z. Kryeziu
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
M.Selimi90
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
Muhamed01
 
Esi kancer
Esi kancerEsi kancer
Esi kancer
shkolla-arianiti
 
Kanceri
KanceriKanceri
Kanceri
DonikaLici
 
Projekt biologji xc
Projekt biologji xcProjekt biologji xc
Projekt biologji xc
Google
 
Karcinomat e pankreasit
Karcinomat e pankreasitKarcinomat e pankreasit
Karcinomat e pankreasit
Donjet Bislimi
 
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrësKanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës
Ada Mehmeti
 
Bimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerBimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancer
AnitaKrasniqi4
 
Projekti Biologji
Projekti BiologjiProjekti Biologji
Projekti Biologji
ErjonaHaka
 
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
AndiRabiaj21
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1
Danjela Lushaj
 
Biologji
Biologji Biologji
Biologji
Ulpian Allaraj
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
An An
 
New microsoft office power point presentation
New microsoft office power point presentationNew microsoft office power point presentation
New microsoft office power point presentation
Eros Hoxha
 

What's hot (20)

Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Esi kancer
Esi kancerEsi kancer
Esi kancer
 
Kanceri
KanceriKanceri
Kanceri
 
Projekt biologji xc
Projekt biologji xcProjekt biologji xc
Projekt biologji xc
 
Karcinomat e pankreasit
Karcinomat e pankreasitKarcinomat e pankreasit
Karcinomat e pankreasit
 
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrësKanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës
 
Bimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerBimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancer
 
Projekti Biologji
Projekti BiologjiProjekti Biologji
Projekti Biologji
 
Pankreatiti Akut
Pankreatiti AkutPankreatiti Akut
Pankreatiti Akut
 
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
Kanceri i gjirit- Njohurit, sjelljet dhe qendrimet e grave dhe vajzave Shqipt...
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1
 
Bio
BioBio
Bio
 
Biologji
Biologji Biologji
Biologji
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
New microsoft office power point presentation
New microsoft office power point presentationNew microsoft office power point presentation
New microsoft office power point presentation
 

Similar to Projekt.docx 2..

biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
Arens Rapushi
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
EsliSula1
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
Aba Abush
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Emáá SiiŊăŋîî
 
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
#MesueseAurela Elezaj
 
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptxKANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
AlbianaSyla1
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
Marjan Dodaj
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
Saimir Dine
 
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tea Sulo
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
Ganiel Licka
 
gjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetikegjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetike
Dajana Gjini
 

Similar to Projekt.docx 2.. (13)

biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
 
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptxKANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
KANCERI I QAFES SE MITRES.pptx
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
 
KANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONITKANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONIT
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
 
gjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetikegjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetike
 

Projekt.docx 2..

  • 1. Projekt Lenda: Biologji Tema: kanceri . Nentemat: 1. Njohurite e pergjithshme per kancerin. 2. Kanceri ne mushkeri. 3. Kanceri nesistemin nervor . 4. Kanceri ne zorren e trashe. Shkolla: `Elmaz Ademi` Klasa: 11 a Punoi: Fidane Ademaj Pranoi: Klodiana Grosha
  • 3. Njohuri te pergjithshme per kancerin . Kanceri eshte shkaku i dyte me i rendesishme per vdekjen ne mbare boten. Eshte gjithashtu semundja me e studiuar per parandalimin dhe kurimin, dhe si rrjedhoje eshte rritur ndjeshem jetegjatesia mesatare e pacienteve gjate ketyre viteve te fundit. Kanceri vjen si pasoje e zhvillimit/shumimint anormal te qelizave ne nje pjese te trupit te njeriut. Vlen te permendet qe jo cdo rritje dhe zhvillim anormal i qelizave eshte kancer. Mjeket bejne dallimin midis tumorit/kancerit. Dallimi midis tyre ka te beje me morfologjine e gjendres dhe shume aspekte te tjera te cilat vetem mjeku perkates mund ti analizoje dhe te jape diagnozen. Tumoret jane te operueshme dhe mund te hiqen pa komplikacione. Ketu vlen te permendet fakti qe kanceri/tumori zhvillohen pergjate shume viteve dhe si fillim sherbejne qeliza normale te trupit te njeriut. Sot shkencetaret dine qe zhvillimi anormal i ketyre qelizave lidhet me ndryshime gjenetike ne disa gjene te vecuara apo ne kombinim me njeri- tjetrin (ngritja e sasise se nje gjeni dhe ulja e sasise se nje gjeni). Kur kemi te bejme me kancer, qelizat kancerogjene mund te shkaterrojne organet afer tyre apo mund te perhapen ne organe te tjera dhe te nderhyjne ne fuksionimin normal te ketyre organeve. Ndryshimet gjenetike qe shkaktojne kancerin mund te vijne si resultat i kushteve te ambjetit ku jetojme dhe gjithashtu si shkak i rregjimit ushqyes dhe stilit te jetes (jo-aktiv, pirja e cigares dhe alkolit). Prandaj njerezit mund te ulin rrezikun per te zhvilluar kancer duke patur nje menyre jetese sa me te shendetshme. Gjithashtu nje faktor tjeter shume i redesishem per parandalimin dhe uljen e rrezikut eshte dhe kontrolli vetjak dhe ai i pergjithshem te mjeku onkolog. Keto kontrolle bejne te mundur kapjen e kancerit ne fazat e para dhe kjo ben te mundur nje kurim sa me efikas per patientin ose kapjen e disa simptomave qe lene te kuptojne per nje zhvillim te mundshem te kancerit. Cfare shkakton kancerin ? Shumica e gjeneve te lidhura me zhvillimit e kancerit jane gjene qe kontrollojne rritjen, zhvillimin dhe vdekjen e qelizave. Keto gjene nuk veprojne te vecuara nga njeri-tjetri por ne bashkepunim dhe kontrollojne funksionimin e njeri-tjetrit. Mos funksionimi normal njerit mund te sjelle prishjen e equilibrit the si rrjedhoje nje funksionim/zhvillim anormal te qelizave ku ekulibri eshte prishur. Keto qeliza anormale shumohen dhe duke u shumuar krijojne dhe aftesi per te parandaluar aktivitetin mbrojtes se organizmit duke krijuar keshtu tumore qe me kalimin e kohes mund te kthehen ne kancer. Ketu vlen te nenvizohen fakti qe kanceri nuk eshte nje semundje qe mund te kalohet nga nje person i semure me kancer tek nje person i shendetshem.
  • 4. Por po te vijme tek ndryshimet gjenetike qe cojne ne zhvillimin e kancerit pyetja qe mund te behet eshte “Cilat jane shkaqet qe cojne ne keto ndryshime gjenetike?”. Shume nga keta faktor jane akoma te panjohur nga shkenca por gjithashtu njihen shkencerisht disa faktore ndikues ne keto ndryshime gjenetike. - Pirja e duhanit. - Expozimi per nje kohe te gjate ne reze ultra violet (UV), kryesisht nga dielli. - Dieta ushqimore. - Expozimi per nje kohe te gjate ne ambjete ku jane te pranishem substanca kancerogjene(substanca te njohura nga komuniteti shkencor qe shkaktojne kancerin). - Trashegim familiar. Disa gjene jane te trasheguara nga prinderit (njeri prej tyre) por trashegimi i ketyre gjeneve nuk do te thote domosdomerisht qe edhe femija do te zhvilloje kancer. Ajo qe eshte e njohur shkencerisht eshte shansi i femijeve me keto gjene te trasheguara eshte i larte per te zhvilluar kancer. Per kete arsye nqs ne familje njihen raste kanceri keshillohet te behet nje kontroll tek mjeku onkolog. - Infeksione virale. Disa infeksione virale (HepB, HepC, HIV, Human papillomavirus) rrisin rrezikun per te zhvilluar kancer. Si mund te parandalohet kanceri ? Megjithese nuk ekziston nje menyre e garantuar nga ana mjekesore per te parandaluar kancerin, ne kemi ne dore uljen e rrezikut per te zhvilluar kancer duke: - mos konsumuar duhan - bere nje jete sa me aktive duke zhvilluar rregullisht aktivitete sportive dhe duke mbajtur nje peshe sa me normale. - evituar expozimin per nje kohe te gjate ndaj rezeve UV te diellit dhe duke perdorur krem mbrojtes. - u konsultuar rregullisht dhe duke bere rregullisht check up te pergjitheshem per te kapur kancerin ne fazat e para. Si mund te kurohet kanceri ? Zhvillimet e fundit ne fushen e kancerit kane bere te mundur ndryshimin e kurimit nga ajo e bazuar ne nje popullate ne forma me te individiluazuara. Cdo kancer eshte unik si rrjedhim edhe terapia eshte e tille. Shkencetaret jane duke punuar ne gjetjen e gjeneve/proteinave
  • 5. qe lejojne vetem ose ne formen e nje paneli te merren vendime kurative per cdo patient ne vecanti. Gjetja e ketyre proteinave eshte nje fushe shume aktive kerkimi shkencor. Qendrat me te avancuara perdorin sot shume nga keto panele te aprovuara nga komuniteti shkencor dhe nga organet kontrolluese nderkombetare (FDA) per te marre vendime terapeutike. Me poshte jane dhene lidhjet per disa nga organizatat kombetare me ne ze ne luften kundra kancerit. Gjithesesi vendimi i perket vetem mjekut specialist.
  • 6. Kanceri ne mushkëri Kanceri i mushkërisë është një nga problemet kryesore të shëndetit në vendin tonë ashtu si edhe në të gjithë botën... Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe ) që në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim që nënkupton metastazimin - përhapjen gjegjësisht shumimin e “mishit të egër”). Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë. Në vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që vdesin nga kanceri i mushkërisë është më i madh se numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit. Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet shkaku. Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen pranë (si p.sh rruga kryesore e frymëmarrjes, zemra, enët kryesore të gjakut, rruga e ushqimit, etj.) ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit (si p.sh mëlçia, mushkëria tjetër, kockat, truri etj.). • Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë. (P.sh në indin sfungjeror të mushkërisë nuk ka nerva për dhimbjen prandaj shumë pacientë nuk kanë dhimbje.) • Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllimat në frymëmarrje) ndodhin edhe tek personat që pinë duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen “normale”. Për këtë arsye pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon diagnozën e hershme. Duhani dhe kanceri i mushkërisë... Duhani është shkaku kryesor dhe që njihet më mirë në etiologjinë e kancerit të mushkërisë. Nëse pini duhan ja disa nga arsyet pse duhet ta lini duhanin; • Është vërtetuar se në tymin e duhanit ndodhen afërsisht 4000 lëndë të rrezikshme, 50 nga të cilat janë “kancerogjene” (që shkaktojnë kancer). • 20% e atyre që pinë duhan (një person në çdo pesë veta!) në një periudhë të jetës së tyre diagnostikohen me kancer të mushkërisë. Ata që pinë një paketë në ditë kanë një rrezik 13 herë më të madh për të pasur kancer të mushkërisë në krahasim me ata që nuk pinë duhan. • Kohëzgjatja e pirjes së duhanit, numri i cigareve që pihen në ditë, sasia e katranit që
  • 7. ndodhet në tymin e duhanit dhe kur duhani thithet më thellë ndikojnë në zhvillimin e kancerit të mushkërisë. Nëse lini duhanin edhe pse në konsumuesit e vjetër të duhanit rreziku i kancerit nuk zhduket plotësisht, ky rrezik ulet për çdo vit që kalon pa pirë duhan. Kanceri i mushkërisë dhe shkaqe të tjera... Ashtu si çdo njeri që pi duhan nuk preket nga kanceri, shumë rrallë ndodh që kanceri i mushkërisë të zhvillohet edhe në persona që s’pinë duhan. • “Gjyshi im pinte 3 paketa në ditë dhe vdiq në moshën 95 vjeç nga hemorragjia e stomakut”. Një rast i rrallë si ky nuk duhet të reklamojë duhanin si një gjë të parrezikshme. • “Nuk pinte duhan, por përsëri u prek nga kanceri i mushkërisë”. Nuk duhet të harrojmë që përveç duhanit dhe faktorëve të tjerë kancerogjen (si p.sh rrezatimi, disa lëndë kimike dhe produktet e lëndëve djegëse etj.) edhe kodi gjenetik i personit ka një ndikim të madh në zhvillimin e sëmundjes. • Nëse në familje ka persona me kancer të mushkërisë, pavarësisht se nuk pinë duhan, persona të tillë kanë një rrezik më të madh nga ana gjenetike. Cilat janë shenjat e shfaqjes së kancerit të mushkërisë? Shenjat e shfaqjes së kancerit të mushkërisë janë të ndryshme. Këto shenja shfaqen edhe në sëmundje të tjera, përveç kancerit të mushkërisë dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ndonjëherë testet e diagnostikimit nxjerrin në dukje një kancer mushkërie në fazë të hershme. Për këtë arsye nuk duhet të lihen pas dore. Shenjat që shfaqen shpesh: • Kollë e pashërueshme • Ndryshim në mënyrën e të kolliturit • Mungesë në frymëmarrje ose frymëmarrje me fishkëllima • Gëlbazë me gjak (në shumicën e rasteve në formë vije të hollë) • Shenjat e pneumonisë: Gëlbazë me erë të keqe ose me ngjyrë të errët, temperaturë, lodhje, mungesë oreksi, rënie në peshë • Dhimbje në kraharor, në kurriz ose në shpatull Shenja që shfaqen rrallë: • Ngjirje të zërit • Vështirësi në gëlltitje, ndjesi sikur të ngel ushqimi në fyt • Rënie e kapakut të syrit • Lemzë që nuk kalon Mos u besoni fjalëve si “Kanceri nuk preket me thikë”! E vërteta është se: “Thika nuk është për çdo lloj kanceri”.
  • 8. Tumoret e trurit dhe ndikimet në sistemin nervor Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë, tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre, por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Si ndodh zhvillimi i tumorit? Strukturat e sistemit nervor dëmtohesh nga zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit. Tumoret malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Cilat janë simptomat kryesore që shfaqen? Simptomat që shfaqen për tumorin në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku është zhvilluar tumori i sëmuri do të ndjejë mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme. Si pasojë e rritjes së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. Por një pjesë e simptomave janë të pa përcaktuara si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj. Kur kemi paralizë cerebrale dhe çrregullimet nervore? Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re.
  • 9. Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi. Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza. Simptomat Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe: shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit), epilepsi të ndryshme dhe pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj. Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës. Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Ndarja sipas indit fillestar Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi. Terapia Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.
  • 10. KANCERI I ZORRËS SË TRASHË Kanceri i kolonit është kanceri i cili formohet në indin e kolonit (pjesës më të gjatë të zorrës së trashë). Shumica e kancereve të kolonit janë adenokarcinoma (kancere të cilat fillojnë në qelizat të cilat ndërtojnë mukozën dhe që lëshojnë mukus ose lëngje të tjera). Kanceri i kolonit dhe ai rektal (së bashku) rreshtohen në vendin e tretë të kancerëve më të përhapur në botë. NJOHURI BAZIKE Koloni dhe rektumi Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Ata formojnë një kanal të gjatë muskulor të quajtur zorra e trashë. Koloni paraqet 120 deri në 150 centimetrat e para të zorrës së madhe, dhe rektumi paraqet disa centimetrat e fundit të saj. Ushqimi pjesërisht i tretur në zorrën e hollë më pas futet në zorrën e trashë, saktësisht në kolon. Koloni thith ujin dhe lëndët ushqyese nga kjo pjesë e mbetur dhe e shndërron pjesën tjetër të mbeturinë (feces). Kjo mbeturinë kalon nga koloni në rektum dhe pastaj del prej organizmit përmes anusit. Qelizat kanceroze - njohuri bazike >> > Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre. Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor .
  • 11. Tumoret mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Tumoret beninje nuk janë kanceroze: Rrallë janë kërcënuese për jetën Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit. Tumoret malinje janë kanceroze dhe: Mund të jenë kërcënuese për jetën Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit. Kur kanceri kolorektal shpërndahet jashtë kolonit dhe rektumit, qelizat kanceroze shpesh gjendet në nyjat limfatike në afërsi. Nëse qelizat kanceroze kanë arritur në këto nyja, ato mund të jenë shpërndarë edhe në nyjat tjera ose organet limfatike. Kanceri kolo-rektal më së shpeshti shpërndahet në mëlçi. Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal në një pjesë tjetër të trupit, formohet tumor i ri me të njëjtat qeliza anormale dhe me të njëjtin emër si tumori origjinal (primar). Për shembull, nëse kanceri kolorektal shpërndahet në mëlçi, qelizat kanceroze në mëlçi në fakt janë qeliza kanceroze kolorektale. Sëmundja quhet kancer kolorektal metastatik, jo kancer i mëlçisë. Për këtë arsye, ai trajtohet si kancer kolorektal, dhe jo si kancer i mëlçisë. Tumori i ri quhet edhe tumor i largët ose metastatik. SHKAKTARËT Faktorët e rrezikut Shkaktarët e kancerit kolorektal kurrë nuk mund të gjenden me saktësi. Megjithatë ekzistojnë disa faktorë rreziku të cilët e bëjnë një person më të prirë për të zhvilluar kancerin kolo-rektal, krahasuar me të tjerët. Sëmundja nuk mund të shpërndahet nga njëri person te tjetri. Studimet kanë treguar se faktorët e rrezikut të lidhur me kancerin kolorektal janë si më poshtë: - Mosha mbi 50 vjeçe: Kanceri kolorektal është më shumë i pranishëm te njerëzit e moshuar. Më shumë se 90 për qind të njerëzve me këtë sëmundje i takojnë moshës mbi 50 vjeçare. Mesatarja e njerëzve të diagnostikuar është 72 vjeç. - Polipet kolorektale: Polipet janë disa zhvillime në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Ato janë të shpeshta te njerëzit mbi moshën 50 vjeçe. Shumica e polipeve janë beninje (jo kancer), por disa polipe (adenoma) mund të bëhen kanceroze. Gjetja dhe largimi i polipeve mund ta reduktojë rrezikun kancerit kolorektal.
  • 12. - Histori familjare të kancerit kolo-rektal: Njerëzit e afërt (prindër, vëllezër, motra ose fëmijë) të një personi me histori të kancerit kolorektal janë më shumë të prirë ta zhvillojnë sëmundjen, veçanërisht nëse të afërmit e kanë pasur kancerin në moshë të re. Nëse shumë të afërt kanë kancerin kolorektal, rreziku është edhe më i madh. - Ndryshimet gjenetike. Ndryshimet në gjene të caktuara rritin rrezikun e kancerit kolorektal si: Kanceri i jopolipoz i trashëguar i kolonit është rasti më i shpeshtë i llojit të kancerit trashëgues (gjenetik). Polipoza adenomatoze familjare – është një sëmundje e rrallë trashëguese gjatë të cilët krijohen qindra polipe në kolon dhe rektum. - Ushqimi: Studimet tregojnë se dieta e pasur me yndyra (veçanërisht yndyra shtazore) dhe e paktë me kalcium, folate, dhe fibra, mund të rritë gjasat për zhvillimin e kancerit kolorektal. Po ashtu, studimet kanë treguar se njerëzit të cilët hanë ushqim të paktë me fruta dhe perime, mund të kenë rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit kolorektal. Megjithatë, rezultatet e studimeve të ushqimit jo gjithmonë pajtohen, dhe ka nevojë për edhe më shumë studime për të kuptuar më mirë ndikimin e ushqimit në rrezikun e kancerit kolorektal. - Pirja e duhanit: Një person pi cigare, ai mund të jetë në rrezik të shtuar për të zhvilluar polipe dhe kancer kolorektal. Pasi njerëzit të cilët më herët kanë pasur kancer kolorektal mund ta zhvillojnë atë për të dytën herë, është e rëndësishme ata të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Nëse keni kancer kolorektal, ju po ashtu mund të jeni të shqetësuar që anëtarët tjerë të familjes të mund ta zhvillojnë sëmundjen. Njerëzit të cilët mendojnë se mund të jenë në rrezik duhet të bisedojnë me mjekun e tyre. Mjeku mund të jetë në gjendje t’u këshillojë mënyra të ndryshme për të reduktuar gjasat e zhvillimit të kancerit dhe të planifikoni më herët orarin e kontrolleve. Simptomat më të shpeshta të kancerit kolorektal janë ndryshimet në vetitë e zorrëve. Simptomat përfshijnë: Diarre ose konstipacion Ndjenjë se zorrët tuaja nuk zbrazen krejtësisht Gjak (ose të ndritshëm ose të errët) në fecesin tuaj Fecesi që është më ngushtë se zakonisht Dhimbjet dhe ngërçet e shpeshta, ose ndjenja e ngopjes ose fryrjes Rënia në peshë pa ndonjë arsye Ndjenjë e lodhjes gjithë kohën Nauze ose vjellje. Punoi: FIDANE ADEMAJ