1. Flamuri Shqiptar
Shumë historianë flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare I japin disa kuptime.
Shpjegim më të mire ka dhënë studiusi Jaho Braho në librin e tij “Flamuri I kombit Shqiptar”.
Enigma e zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë është trashëguar nga
kohët e hershme me besimet e kultin për këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që
shfaqet në kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër
mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materijale në
hajmali, ornamente, në qendisje tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin të
pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë në anë të shumë
diciplinave shkencore, si arkiologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të
vjetrë te Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e mëparshme. Gjithashtu
ai i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit
1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e derisotme për vazhdimësinë
e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që aji ishte harruar
në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Si rezulutat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të
dukumentave të shkruar për popullin tonë dhe për të tjeret është bërë e mundur veçimi dhe
pasqyrimi, se qfarë mori nga kultura jonë Perondoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe
hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizantia nga
kultura e kulti ilir për shqiponjën dhe më vonë e morën edhe shumë popuj tjerë, por ky simbol, që
megjithëse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve, e perandorive. Kjo në një
kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjerë. Shumëherë dëgjohet nga
historianë të ndryshëm se shqiponja dykrenare është marrë nga bizantët që bie ndesh me
konstatimin e studiusit Braho.
Ka edhe pohime që shqiponja me dy krena është emblema që Konstandimi i Madh zgjodhi për të
përfaqësuar Bizantinë, në kohën e ndarjes së perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim. Kjo
është arsyeja që shqiponjën me dy krena e gjen në flajujt e gjithë vendeve të Lindjes, kryesisht
atyre të besimit ortodoks. Konstandini i Madh qe një perandor romak me origjinë ilire sipas të cilit
mori emrin edhe qyteti i Stambollit të sotëm që u quajt në atë kohë Konstandinopojë (qyteti i
Konstandinit). Shqiponja fluturon më lart se çdo shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë
e tjerë, pra për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime ë shpeshta se shqiponja
dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, toskët dhe gegët. Zanafillën e flamurit gjer
tani më së miri e shpjegon z. Jaho Braho, që me këtë studim ai konstaton zanafillën e traditës
mijëravjeçare të shqiponjës dykrenaretek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.
Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli ynë dhe vërtetohet, se është populli
shqiptar që e trashëgoj shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se
ne shqiptarët e morëm nga bizantinët. Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar
shqiptar në vazhdimësi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte
harruar. Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një kronologji e luftës dhe
përpjekjeve të pandërprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga gjithë
popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së Skënderbeut e deri në shpalljen e
pavarësis së Shqipëris në vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për shqiptarët.
Edhe për ringjalljen e flamurit jepen shumë variante. Një ndër to është fjalimi i Nolit për Konicën
që ai e konsideron si zbuluesi i flamurit. Në fjalimin mortor të Konicës, Noli tha: ” Nofta e dini që
asnjë nga flamurët e fqinjve tanë ballkanikë nuk është më i vjetër se një qind e pesdhjetë vjet.
Disa prej atyre nuk e kanë mbushur as qindin akoma. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i
vjetër, dhe nofta disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i Skënderbeut, kryetrimit
kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne
Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të Turqisë. Pas vdekjes së Skënderbeut,
Shqipëria, e nneveritur prej fuqive evropjane, ra nV duart e Turqve. Për katër qint vjet me radhë
atdheu ynë ka rënkuar nënë zgjedhën e Sulltanëve. Në këtë periudhë Flamuri i Skënderbeut u
harrua, dhe askush nuk e dinte që egzistonte gjer sa u zbulua prej një studenti të ri në historinë
2. latinishte të kënderbeut prej Barletit. Ay student ishte Faik Konitza dhe atë flamur që ka qeverin
flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, na e ka zbuluar ay vetë pas një harrimi prej katër
qind vjetësh”.
Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të
flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që ka përdorur Skënderbeu, me disa
ndryshime të vogla.
Worked by Vilson shehu