SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Muzika jone
popullore
Punoi:Flamur Guasi
Muzika shqiptare
Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në
përshkrimet e studjuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është
arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori
muzikor.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij
janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike –
skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që
përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në
ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në
muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve
popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara
në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me
format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur.
Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet
kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit,
shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri
të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar
kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore
specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug
të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-
polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe
të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës
fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të
nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të
Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet,
Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente
të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore
karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës,
Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me
shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina,
por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Vallet shqiptare
Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë,
më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule
manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri –
Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ;
vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet
pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e
tropojes
Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak,
madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku.
Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi
etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).
Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e
Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i
Rrafshit-Kosove etj)
Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e
Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal
polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete
koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit
(Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e
zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-
instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e
Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e
Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara
me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke
përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave
që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me
një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin
vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike
sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të
Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të
kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë
elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë
njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë
gjatë shekujve. Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare
u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
në fillim të shekullit të njëzetë. Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa
tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe
shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. ipet kryesore
të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë,
kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai
me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë
mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë
pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat.
Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv.
Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi,
sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha,
armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Veshjet popullore
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë
këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të
vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me
mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).Në veshje,
ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të
rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga
popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën
e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë
me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës
ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për
dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje,
përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo
vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej
Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas
martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.Në veshjet
popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin se
prapthi ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparsen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk
kanë të gjitha të njejtën moshë.
Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime
bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës
antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me
kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë
e verejtura midis linjës popullore dhe “simbolikes” ilire,
sikurse ndermjet kapuçeve, strukave (shalleve), opingave,
etj.,dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë
këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e
arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet
popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale,
që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet
shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Qaj Maro , Qaj moj bije
Ike dhe më le shtëpinë
qaj Maro, qaj moj bijë
oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
More rrugat për Misirë
qaj Maro, qaj moj bijë
oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
Më le vetëm me fëmijtë
qaj Maro, qaj moj bijë
oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
Puna jote rrukullimë
qaj Maro, qaj moj bijë
oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
Ta kam gjetur silloinë
qaj Maro, qaj moj bijë
oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
Motive dasme mirditore
Eh ku të zuni hana mramë
O moj nuse!
E tuj kuvend me babë e nanë
O moj lule!
E ku të zuni ylli i dritës
O moj nuse!
E ndër kunorët e Mirditës
O moj lule!
E pse i len flokët si valë lumi
O moj nuse!
E do t’i lidh me kallza gruni
O moj lule!
Hypa në një mollë
Pashë o nji belhollë.
Dritë po i l’shonte balli
Çfarë po i thoshte djali.
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Hypa në një dardhë
Cuca s’don me ardhë
Dritë po i l’shonte balli
Çfarë po i thoshte djali
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Larg e pashë o me dorë i’a bana
Hajde oj bijë ke nana!
Moj e mirë vetull kunorë
vetull kunorë!
Moj e mirë vetull kunorë
vetull kunorë!
Shkon e vjen nëpër dasmorë,
nëpër dasmorë!
Shkon e vjen nëpër dasmorë,
nëpër dasmorë!
Moj e mirë me syn e zi,
me syn e zi!
Moj e mirë me syn e zi,
me syn e zi!
More ti nji djalë të ri,
nji djalë të ri!
S’ta dha kush po e zgjodhe vetë
e zgjodhe vetë!
Ku po shkon ti sot nji vjetë
o sot nji vjetë!
Ese
Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër
mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të
veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë. Elementet më të hershëm të
veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet,
lëkurët e kafshëve të egra etj.
Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë
shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi
në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht
morën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra
jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të
principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç
dihet këto principata ishin të ndara , çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe
në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e
pasurisë së kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX.
Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit
turk. Një kategori popullsie e cila përqafoi fenë muslimane ra më shumë nën
ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të
ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë
duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për
shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo
dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë
të përbashkët me ato të huajat.
Në përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë mjaft elemente që vijnë
nga periudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që percakton përkatësinë etnike
të tyre.Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur
këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme
etno-kulturore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

More Related Content

What's hot

Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9arbanhlalni
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseDiana Lamaj
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje populloreselda20
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja Atmosferike
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja AtmosferikeProjekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja Atmosferike
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja AtmosferikePatrik Liçi
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 

What's hot (20)

Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
Energjia dhe burimet e riperteritshme dhe burimet e pariperteritshme FIZIKA 9
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Panelet diellore
Panelet diellorePanelet diellore
Panelet diellore
 
Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te Shqiperise
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje popullore
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Projekt av
Projekt avProjekt av
Projekt av
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja Atmosferike
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja AtmosferikeProjekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja Atmosferike
Projekt Fizik Parashikimi Motit dhe Shtypja Atmosferike
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Berati
BeratiBerati
Berati
 

Similar to Muzika

Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullorKlarisa Klara
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutInternet VloraAlb
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)Dajana Gjini
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Marjan DODAJ
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika PopullireJamesen
 
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreKultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreMario Peleshka
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiXhesika Merko
 
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxTrashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxAleksandrosHodo
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulakugentritmulaku
 

Similar to Muzika (20)

Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullor
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Kenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugutKenge tradicionale polifonike te jugut
Kenge tradicionale polifonike te jugut
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
 
Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika Popullire
 
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreKultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptxTrashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
Trashegimia Natyrore dhe Kulturore e Shqiperise.pptx
 
Arte pawer-point
Arte pawer-pointArte pawer-point
Arte pawer-point
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Rexho mulliqi
Rexho mulliqiRexho mulliqi
Rexho mulliqi
 
Piktore te shquar shqiptare
Piktore te shquar  shqiptare Piktore te shquar  shqiptare
Piktore te shquar shqiptare
 
Flamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptarFlamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptar
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
 
Diploma master1
Diploma master1Diploma master1
Diploma master1
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 

Muzika

  • 2. Muzika shqiptare Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor. Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj. Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
  • 3. Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso- polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
  • 4. Vallet shqiptare Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e tropojes Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj). Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)
  • 5. Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo- instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.
  • 6. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë. Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. ipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. Veshjet popullore
  • 7. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin se prapthi ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparsen. Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë.
  • 8. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “simbolikes” ilire, sikurse ndermjet kapuçeve, strukave (shalleve), opingave, etj.,dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
  • 9. Qaj Maro , Qaj moj bije Ike dhe më le shtëpinë qaj Maro, qaj moj bijë oh po, qaj Maro, qaj moj bijë! More rrugat për Misirë qaj Maro, qaj moj bijë oh po, qaj Maro, qaj moj bijë! Më le vetëm me fëmijtë qaj Maro, qaj moj bijë oh po, qaj Maro, qaj moj bijë! Puna jote rrukullimë qaj Maro, qaj moj bijë oh po, qaj Maro, qaj moj bijë! Ta kam gjetur silloinë qaj Maro, qaj moj bijë oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!
  • 10. Motive dasme mirditore Eh ku të zuni hana mramë O moj nuse! E tuj kuvend me babë e nanë O moj lule! E ku të zuni ylli i dritës O moj nuse! E ndër kunorët e Mirditës O moj lule! E pse i len flokët si valë lumi O moj nuse! E do t’i lidh me kallza gruni O moj lule! Hypa në një mollë Pashë o nji belhollë. Dritë po i l’shonte balli Çfarë po i thoshte djali.
  • 11. Larg e pashë o me dorë i’a bana Hajde oj bijë ke nana! Larg e pashë o me dorë i’a bana Hajde oj bijë ke nana! Hypa në një dardhë Cuca s’don me ardhë Dritë po i l’shonte balli Çfarë po i thoshte djali Larg e pashë o me dorë i’a bana Hajde oj bijë ke nana! Larg e pashë o me dorë i’a bana Hajde oj bijë ke nana! Moj e mirë vetull kunorë vetull kunorë! Moj e mirë vetull kunorë vetull kunorë! Shkon e vjen nëpër dasmorë, nëpër dasmorë! Shkon e vjen nëpër dasmorë, nëpër dasmorë!
  • 12. Moj e mirë me syn e zi, me syn e zi! Moj e mirë me syn e zi, me syn e zi! More ti nji djalë të ri, nji djalë të ri! S’ta dha kush po e zgjodhe vetë e zgjodhe vetë! Ku po shkon ti sot nji vjetë o sot nji vjetë!
  • 13. Ese Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë. Elementet më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, lëkurët e kafshëve të egra etj. Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht morën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara , çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisë së kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoi fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.
  • 14. Në përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë mjaft elemente që vijnë nga periudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që percakton përkatësinë etnike të tyre.Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.