SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Download to read offline
Shkodra; Mbretëresha e Autenticitetit dhe e Perkatesise
Kombëtare Shqiptare
(Synopsis për librin e jetës sime!)
Tri fara Lotusi 2000 vjeçare u gjenden ne gërmime afër Tokios ne vitin 1951.
Vitin pasardhës Dr. Ooga, një botanist, ia arriti qe një nga farat te mbijë e te
lulëzoje. Ooga Hasu, Lotusi i quajtur kështu për nder te Dr. Ooga, është mbjelle
ne shume vende me vone. Lulet e bukura te mrekullueshme te Ooga Hasu
(Ooga Lotus) kane vazhduar ti kënaqin njerëzit jo vetëm ne Japoni, por ne gjithë boten.
HAPËSIRE
Ishin fatlume ose shume te ditur te paret qe zgjodhën hapësirën rrethuese te Liqenit te
Shkodrës(Labeat)për te zhvilluar jetën e tyre.
Thonë se Parajsa nuk është ne Toke por grimca te saj mund te gjenden patjetër. Unë e shijoj si një
grimce te tille tere hapësirën Shkodrane nga Alpet ne Det, ne detin Jon (Adriatik).
Me një brez klimatik katerstinor dhe me larminë e bimësisë dhe kafshëve te pastra te para tremijë
vjetëve, e pse jo me shume, gjykuar nga gurët ciklopike ne themelet e kalasë Rozafa apo nga gjetjet
parahistorike ne shpellën e Gajtanit, ky do te ishte patjetër vend i një jete te vërtete ne liri te vërtete, aq
sa përtej legjendës qe transmeton APIANI për tre vëllezërit: Iliri,Kelti dhe Gali, bij te Ciklopit Polifem qe
ikën nga Sicilia dhe u bene mbretër mbi kombe qe morën emrin e tyre, te jep kenaqesine ta mendosh se
emri ynë i lashte vinte nga te jetuarit ne Liri.
Asnjëherë te paret tanë te lashte nuk skllavëruan njerëz te tjerë. Edhe pirate ishin disa prej Ilireve, por
skllavërues kurrë!
Cfare mjedisi për jetën, me peme nga Fiku e Ulliri i shenjte e deri tek Arra e Gështenja, me tere bimët e
mrekullueshme mjekësore dhe mjaft prej tyre endemike, me kafshe te egra e te buta, peshk te ujerave
te rrëmbyera dhe atyre te qeta, me xunkth e Lisin e Ujit qe jepte dërrasën për anijet e famshme Ilire qe
janë gjetur deri ne moçalishtet e vjetra ne lumin Neretva ne Bosnje.
Dhe aq shume lloje lisi e lisnajash deri te Lisi i famshëm qe prodhonte lenden qe është e ngrënshme për
njerëzit. Kush e ka pare ndonjëherë nuk ka sesi te mos ketë vene re ngjashmërinë ne forme te këtij fryti
me atë qe ne heraldike quhet ͞Fleur de Lis͟ e qe është stema e hershme e Shkodrës, dikur steme e
mbretërve te Francës, sot e Republikës se Bosnjës, e shpjeguar nganjëherë si Lule Lotusi.
Punues te gurit, drurit e baltës, xunkthit dhe shelgut.
Zotërues te metaleve, nga bakri e bronzi e deri te sëpatat e hekurta elegante kelte-ilire qe merrnin
pozitën e thesarit.
E, te veshur si Mikenasit e Lashte, bashkëkohësit, e mbase ne, bashkëkombësit e tyre me xhubletën e
mrekullueshme e me tirqit e bardhe me gajtanë.
Aq shume vreshta e vere, mjaltë dhe vere mjalti e famshme, qumësht, mish peshk! Thonë se Iliret ishin
hamës te mëdhenj e sqimatare te mëdhenj te ushqimit.
Unë njoh shume njerëz qe edhe sot bëjnë rruge deri ne breg te Shirokës për te ngrëne Tavën e Krapit me
vëren e shtëpisë nga Rrethinat e Shkodrës.
Kështu mendoj se janë ushqyer te lashtët paraardhësit tanë, Iliret. Kështu ushqehemi ne!
Vetëm me një ndryshim, Ne kemi ndotur me shume urat, token, ajrin dhe kemi prishur me shume pyjet!
Diku atje ku rrinë shpirtrat, disa nga ata te paret tanë na shikojnë me shume habi e qortim...mbase!
Dhe ne akoma me te çuditur me veten bëhemi ..fëmije tremijë vjeçare.
Pikërisht ne ketë areal me ujera te bollshëm u zhvillua një jete e bollshme, një jete qe prodhoi qytetërim
e KODE te vetat.
Ne brigjet e Liqenit ne pjesën lindore te tij fushat skeletike mbi karstin e hershem janë te mbjella me
tuma qe edhe ashtu te pa eksploruara dëshmojnë shume, po aq shume sa Muret Ciklopike e Muret
Rrethuese te Qytetit te Lashte te Shkodrës ne pjesën ku takohen Drini e Buna.
Aq i afërt duket përsëri ai viti 1989 kur u gjeten vendbanimet Ilire sendet Ilire, ndërtesat Ilire ne rrafshin
ne ane te kalasë.
Kush e ka pare portretin e Gentit dallon tipologjinë e një njeriu te ushqyer mire, te mbajtur mire dhe te
shëndetshëm.
Le te themi se ky background ka ndryshuar pak dhe raca po ashtu.
Ardianet vetulltrashe te bregut dhe brendësisë përtej alpeve dhe Autariateve e patën zgjedhur pjesën ku
del Buna për te rrjedhur si vendin ku do te ushtronin qeverisjen.
Ky vendbanim, si na e sjellin monedhat e vjetra, quhej atëherë SCODRINON e quhet edhe sot SHKODER.
Genoma njerëzore përtej bërjes se familjeve kishte prodhuar vllazerite e fiset, dhe fiset kishin prodhuar
komb, ai ishte dhe mbetet një komb genuin, i çiltër e i sinqerte, paksa i çuditshëm për mesjetën e
hershme e te vone por shume i kuptueshëm ne optiken tone post humane (për te huazuar paksa Frencis
Fukujamen) për shekullin 21, KOMBI YNE ILIR/SHQIPTAR.
Ata ishin ͞Illyrii proprie dicti͟, ne fakt paraardhësit tone qe lulëzuan si mbretëri nga fundi i shek V para
e.r. deri ne vitin 168para e.r.
Po! Ata u bene një mbretëri e madhe duke përdorur një mekanizëm qe është çelësi i te kuptuarit te
proceseve arkaike-moderne te shek XXI.
ÇELËSI
Kombi ka shume sinonime dhe përkufizime qe rrokin një game te gjere etapash historike dhe shpesh
lidhen me nocionin shtet-gjendje e qeverisjes.
PLINI plaku ne Historinë e tij te natyrës duke e përcjelle bërjen e kombit Ilir thotë se Shteti Ilir mblodhi
gjithë fiset qe flisnin gjuhe te njëjte ose te përafërt dhe qe zbatuan te njëjtat rregulla te jetesës.
Ne nuk dijme për luftëra te brendshme mes fiseve Ilire; për asnjë arsye; e nuk dijme për dhune te
brendshme mbi komunitete apo nenkomunitete. Ashtu nuk dijme për lufte te brendshme te dyerve te
mëdha apo nen komuniteteve ne qytetin e Shkodrës. KURRE!
Edhe kur ndodhen përplasje te mëdha mes Mbretërisë Ilire dhe Romes, shkaktaret e bëmave piraterike
qe vinin nga brigjet e Neretves nuk u sulmuan asnjëherë nga Mbretëria Ilire.
Struktura e Mbretërisë Ilire ishte strukture Federale dhe ajo nuk i njihte Mbretit/Mbretëreshës pushtet
absolut. Vetëm kështu mund te kuptojmë përgjigjen e Teutës ndaj ambasadoreve Romake, moskuptimin
dhe fyerjen qe ata prodhuan dhe ndëshkimin me vrasje.
Ne strukturën e territoreve Ilire nuk kishte kufij ndarës, fiset lëviznin ne atë qe ishte hapësire Ilire dhe
kështu homogjenizoheshin ne Komb. Jo pak burime flasin për lëvizjen e Taulanteve dhe Enkelejve nga
veriu ne jug.
Kombi natyror formohej ne hapësire natyrore. Liria e lëvizjes dhe e jetës garantohej nga rregulli i
pranuar qe formonte Kodin.
Kjo duket si një gjendje e natyrshme e asaj qe do ndodhte e ndodh edhe ne kohet moderne për te sjelle
ne përkufizimin e Kombit si një trup njerëzor me një ose me shume kombësi me territorin dhe
qeverisjen e vet (the American people became one nation when they adopted the Constitution in 1789).
Udhëkryqi i koordinimit te lëvizjeve te lira dhe përditësimit te Kodit te pranuar ishte Kryeqyteti, dmth
Shkodra. (Ne tere historinë e vet te shkruar gati tremijevjecare Shkodra nuk njeh identitet tjetër
kombëtar, përveçse Ilir/Shqiptar edhe përkundër influencave Romake, Bizantine, Veneciane, Sllave dhe
Turke ).
Areali qe rrethon Liqenin e Shkodrës vazhdon te banohet ne mënyre te pandërprere nga te njëjtët
banore e fise Ilire, nga te cilët një pjese e vogël kane humbur gjuhen po jo Kodin e Pranuar.
Kryeqyteti i Ilirisë nuk ishte qyteti me i pasur, mbase edhe me i madhi nuk ishte.
Kryeqyteti i Ilirisë ishte ÇELËSI I MARREDHENIEVE NJERËZORE DHE GRUPEVE NJERËZORE, vendi ku ruhej
e respektohej Kodi i Lirisë.
Kur Iliret e humben Lirinë, Kombi dhe Mbretëria përthyheshin te Fisi dhe Visi; edhe për dymijë e treqind
vjet te tjera ky KOD do ruhej i gjalle dhe i përdorshëm mbase për te dhëne edhe njëherë shërbesën e vet
ne hapjen e epokës globale te shtetit ndryshe e te botes pa kufij. Mbase ky ishte misioni me i
rendesishem i një kombi te ruajtur ne male qe zbriste bashke me rrjedhën e ujerave për te bere qytete,
krahina e mbarështuar perandori.
KODI
Po çfarë ishte ky KOD qe lindi e u pranua natyrshëm deri ne formësimin e gjendjes-shtet/Mbretëri, ashtu
si rendi natyror e do?!
Cfare fuqie kishte ky KOD qe nuk shkruhej, nuk proklamohej, por gjallonte bashke me Kombin?
Cfare Arketipi solli ne skenën e bëmave njerëzore qe te mos mund te errësohej e te humbte pushtetin
për shkak te ligjeve qe vinin bashke me mesazhin hyjnor ose me dhunën apo paranë?
Kodi ynë, me vone, i njohur me se pari si KANUNI I LEKËVE DHE DUKAGJINIT, e pastaj si një federate
KANUNESH TE KRAHINAVE, nxori ne esencën e tij njeriun e sublimuar (te përndritur), atë te abstraguarin
qe gjallon ne mendje dhe ne shpirt me vlerat morale te lirise, barazisë, nderit, besës, mikpritjes e gjakut.
Ne ketë KOD njeriu ishte me te vërtete i krijuar ne shembelltyren e perëndisë sipas vlerave qe duhej te
manifestonte.
Një mekanizëm i tille i shtynte njerëzit ne përsosjen e këtyre vlerave, ndërsa perëndite e rreme te kohës
krijoheshin e harroheshin ne vorbullën e abstragimit me afatgjate.
Vlerat ishin dhe mbetën kategori pushteti qe duhej te respektoheshin edhe nga pushteti vete, ne te
kundërt hynte ne funksion mekanizmi i dyzimit me ͞te huajin͟. Ndarja ishte e pakthyeshme.
Ne fillim ͞i huaji ishte mik derisa te matej me vlerat morale-etike te kanunit͟, nëse ai rrezohej përballe
këtyre vlerave dhe vazhdonte te qëndronte me dhune apo pushtete te tjera te cfaredolloji, ai hynte ne
kategorinë ͞i huaji͟.
Ne trojet tona ͞i huaji͟ ka qëndruar e qëndron për shume kohe me mendimin se ka ne dore shumëçka,
ndërsa kur humbet forcën materiale qe e mbante këtu, ai hap duart dhe gjen asgjë!
Edith Durham e mrekulluar shkruante: ͞Malet e Shqipërisë administrohen nga një Këshill te Urtesh. Çdo
fis vetëqeveriset. Ligji ndryshon sipas krahinave. Për Leken vete dihet shume pak. Nami i tij nder fiset qe
prapë e mbajnë emrin e tij e tejkalon shume atë te Skënderbeut dhe mjegulla e mitologjisë është e
dendur rreth tij. Ai nuk ka lëne gjurme ne Historinë Evropiane është një i famshëm vendas, por duhet te
ketë qene me një individualitet kaq te dallueshëm qe ti bindte njerëzit aqsa ͞Leka ka thane͟ prodhon
shume me tepër bindje se Dhjete Urdhëresat. Mësimet e Islamit dhe Krishterimit, Sheriati dhe Ligji i
kishës, te gjithë duhet te dorëzohen para Kanunit te Lekeve.͟
Këshilli i te urtëve ose Pleqësia ishte vendi ku manifestohej dija e durimi, pjekuria e trimëria dhe
mateshin virtytet e ballafaqoheshin emrat. Vendimet me KANUN merreshin vetëm nga ky këshill.
Gjaku ruante rendin!
Humbja e lidhjes me KANUNIN, domethënë me Pleqësinë si vendimmarrës me KANUN çonte deri ne
dëbim, ekskomunikim nga bashkësia. Kjo quhej leçitje.
Bashkësia ishte jetike.
Identiteti ishte jetik, ai mbante vulën e KODIT pra te LIRISE.
͞Ka nji për shpi!͟ ishte urdhërese e shpallur qysh para Biblës.
Unë nuk di ndonjë variant tjetër me te shkëlqyer te modelit ͞Common Law͟ qe për rreth dymijë vjet te
ketë funksionuar si model paralel qeverisje përkundër tere kataklizmave historike.
Mbase Enkeleasit e te tjerë Ilire qe emigruan masivisht janë ata qe na e morën me vete çelësin dhe e
çuan ne Gjermani, Angli, Skoci, Irlande e ne Amerike për te formësuar me vone një rend botëror
ndryshe, mbase pak me dashamires për ne Iliret e Vërtete.
Për shume kohe ne mesjetën e hershme dhe te vone Shkodra do endej nen ushtri e sundimtare te vegjël
e te mëdhenj, po çdo here qe historia risillte ciklin e ndryshimit, aq here aty gjallonte e behej vendimtar
KODI. Aq here behej testi i MIKUT!
Ne Shkodër, edhe ne Kohen e Tanzimatit (reformimit perandorak Turk), ne Xhibal (Kuvendi i Maleve/një
forme autonomie shume e kufizuar) konsiderohej fis i pare Qyteti i Shkodrës/Tophana. E mandej vinin
Hoti, Gruda e me radhe.
Malësia e Madhe me trevat e tjera, ruante rend ne vetvete, rendi ruhej ne përputhje me manifestimin e
vlerave te përcaktuara ne KOD.
ETIKA
Ne mijëvjeçare, KODI e zgjeroi gamen e nocioneve deri ne Etike, ne një Etike qe do ndikonte edhe
Estetiken ne formën e Artit dhe te Banimit qe u përzien natyrshëm duke pasuruar njeratjetren.
Rendi i familjes u plotësua me zhvillimin e vlerës se Bukës ne Etiken e Mikpritjes me një sere rregullash
dhe ritualesh (sivëllai Ilir/Malazez Mark Milani do ta kritikonte ketë rendje deri ne vetëmohim pas
mikpritjes, por tek ne Miku-hyjni nuk ishte zëvendësuar nga ikona te tjera.)
Ne familje DASHURIA rridhte e transmetohej tek MIKU.
Nena u be Nene Zoje, garanci e jetës dhe mekonjese e saj.
Sakrifica e saj do te murosej ne Kala e ne muralen e Kishës se Zojes nga ku do shkonte ne Genazano.
Kam guxuar tua kërkoj kur isha atje!Është e jona!
Nena tek Iliret/Shkodranet e vërtete ishte e shenjte, ishte zemër/loçke/loce dhe dhembte po ashtu.
Ambasadoret Romake nuk e dinin ketë, për fat te keq, kur e fyen Teutën!
Liria u shoqërua e u mbështet tek prona, ajo nuk ishte vetjake. Si rregull ishte e vellazerise dhe fisit. Nuk
tjetërsohej!!
LIRIA dhe PRONA përkufizoheshin ne terma te monitorueshme.
Për shekuj prona nuk u be kurrë burim konflikti veçse me ͞te huajin͟. Vllazerite zhvilloheshin ne grup
familje te mëdha deri ne 60 e me shume bashkëjetues nen te njëjtin kulm deri ne vitet 40͛-50͛ te shek
XX.
Barazia mes individëve meshkuj ishte e siguruar ne strukturën familje-klan qe aftësonte secilin te merrte
pjese ne procesin jetik te përfaqësimit ne vlera.
VLERAT E SUBLIMUARA ne ARKETIPIN e INDIVIDIT te blatuar me manifestimet e LIRISË, BARAZISË,
NDERIT, BESËS, MIKPRITJES e GJAKUT nuk ishin vetëm te INDIVIDIT, ato ishin edhe te VELLAZERISE, FISIT
e deri te BASHKËSISË apo KRAHINËS...kështu deri me sot.
LIRIA ishte e vërtete, ajo përfshinte lirinë e jetës, lëvizjes, fjalës, punës dhe pasurisë, ajo vlente me
shume se individi dhe gjallimi i tij i përkohshëm, ishte trashëgimia themelore qe duhej mbrojtur.
FAMILJA dhe FISI kishin përparësi ndaj individit, ato i siguronin atij pjesëmarrje ne jetën shpirtërore e
shoqërore, i garantonin sigurinë e jetës dhe përjetimin pas vdekjes ne kujtesën kolektive. Mbase jo
rastësisht dy fjale te gjuhës sonë te hershme ishin aq afër ne tingëllime, FISI dhe VISI. Njeri dhe tjetri
mbartnin dhe plotësonin ADN, kodin kozmik te krijimit.
BARAZIA ishte ne fakt një gare sociale për tu krahasuar me VLERAT E SUBLIMUARA, ose ndryshe me
perjetesine . Ne ketë gare te gjithë ishin te barabarte. Ato qe ngjiteshin me lart thirreshin: TE URTET ose
PLEQTE.
NDERI përmblidhte bujarinë, mençurinë dhe aftësinë për te qeverisur e mbrojtur njerëz, pasuri e
maredhenie, po mbi te gjitha aftësinë për te qeverisur e mbrojtur marrëdhënie te sublimuara.
BESA, aq e pashpjegueshme me nocionet moderne te kontratës materiale, ishte kontrate shpirtërore
mes njeriut te lartësuar dhe njeriut te përditshëm qe nuk donte te binte poshtë
GJAKU, ky roje i rendit me koston me te ulet për bashkësinë qe solli mijëvjeçare para te tjerëve anulimin
individual te dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar me burgim te përjetshëm, aty ne kullën e ngujimit.
Pak here është përmendur kjo vlere e larte humane e KULLËS se NGUJIMIT, qe ishte edhe e pendesës
dhe e edukimit publik. Aty niste etika njerëzore e pendesës, dëmshpërblimit dhe ringritjes nëpërmjet
faljes.
Një estetike e banesës, e shoqëruar me artin me kristalor u iniciua mijëvjeçare me pare. Edhe ne qytet
banesa e ruajti tipin e kështjellës. Kreshniket nuk do te bëheshin pernjehere zejtare! Ata do mbeteshin
ndërtues te mrekullueshëm si ne Urbino.
Tinguj e harmoni te hershme shtegtuan ne Irlande e Angli e per rastesi, mbase, akoma kumbojnë njëlloj
si ne Shkodër, a ne himnin e Malit te Zi; me ndonjë Jare te njohur, apo me Grupin ͞Flogging Molly͟, The
Pogues & The Dubliners, aq popullore te Irlandezet e vendit e te Amerikës.
Bashke me to udhëtuan edhe karakteret e shkrimit te hershem qe do thirreshin RUNES (RUHEN,
mbase..) e qe lexohen ne formën e thënieve magjike.
Shekujt qe erdhën sollën NDERMJETESIMIN si dukuri për krijimin e HARMONISE mes DISONANTEVE.
KULLA e BARIUT TE LIRE u be SHTEPI QYTETESE ME CARDAK; KENGA PERMAJE KRAHU u zbukurua me
drithërimat orientale dhe solli Jaren e Këngën Popullore Shkodrane qe garonte me simotrat e krijuara ne
Janine e Sarajeve, e qe për mua (me pak anembajtje) fitonte ne origjinalitet. Ishte bula e Ilireve te
vërtete!
GRUAJA MBRETERESHE u be ZOJE E SHTEPISE. Ndryshimet u bene me shume ne forme se ne thelbin e
tyre abstrakt.
KODI kujdesej për RUAJTJEN e SUBLIMIMIT.
Megjithe rivalitetin e egër te sprovave moderne fashiste dhe komuniste për te shkatërruar forcërisht
rendin natyror te bashkësisë dhe zëvendësuar atë me bashkësinë e dhunshme uniforme, edhe sot ne
mjegullën e dijeve te ruajtura, ne fjalorin e përditshëm te njerëzve te zakonshëm, ne sjelljen e grave dhe
burrave, fëmijëve dhe te moshuarve kane mbetur grimca te pastra te KODIT SUBLIM FILLESTAR, qe kur
humbi PLEQESINE si INSTITUCION, humbi edhe pastërtinë e funksionin e vërtete për te mbetur relikte e
çmuar e identitetit dhe BËRTHAME FILLESTARE e ARKETIPIT SOCIAL KOMBËTAR.
METODOLOGJIA
Treva qe mbante e mban emrin e MALËSISË se MADHE bashke me KRAHINEN (Kraja)jepte e merrte me
qytetin e Shkodrës e me Ultësirën e saj, me qytetet satelite, ne mënyrën me harmonike te mundshme.
Popullata lëvizte ne ngjitje sa here Ultësira mbytej nga ujerat apo ͞te huajt͟ dhe rridhte poshtë sa here
ato tërhiqeshin.
KODI kishte krijuar edhe mundësitë e INFLUENCIMIT ME DHUNËN ME TE VOGËL TE MUNDSHME.
Proceset e zhvillimit njerëzor e shpirtëror ishin ENDOGJENE.
Edhe pse shtegtimet e emigrimet ekonomike e prishnin raportin e breznive, KODI shtegtonte e kthehej
sa here bashke me shtegtaret. Shtegtaret vinin me MIQ dhe TE HUAJ. Sillnin gjera te ndryshme qe edhe
kundërshtonin ashpër njëra tjetrën.
Veshje, tinguj, ngjyra, mjeshtëri e deri religjione apo sekte religjionesh për tre mije vjet kane rrjedhur
mbi ketë truall e mbi ketë KOMB.
ENDOGJENEZA testonte çdo vlere ne raportin e vet me SUBLIMIMIN E PARE te KODUAR. Kur shtegtaret
i nënshtroheshin KODIT ata bëheshin vendas (kujtoni MARUBIN!)....e sa te tjerë...qe erdhën si shtegtare
a çobej e u bene vendas te përkryer! Edhe sundimtare e prijes!
KODI ruante Kombin nga mërite e importuara. I mjaftonin KOMBIT mërite Homerike qe i ruante me
fanatizëm. Kur gjerat ishin te turbullta KOMBI bënte testin e MIKUT.
ENDOGJENEZA e prodhoi dhe e mbrojti pluralizmin kulturor me kushtin qe te gjithë ti nënshtroheshin
SUBLIMIMIT TE PARE. Mbijetuan e janë prezentë te gjithë ata qe e kaluan sprovën e ballafaqimit.
Aq e vërtete është kjo sa NE I KEMI SJELLE NJERËZIMIT DËSHMINË E BASHKËPUNIMIT DHE
BASHKËJETESËS RELIGJIOZE (bashkëpunim e bashkëjetese produktive e jo sterile, me veshtiresite dhe
kenaqesite e veta). VETËM KAQ DO TE MJAFTONTE PËR IDENTIFIKIMIN E AUTENTICITETIT.
Here zbrisnin Orët e Shtojzovallet për ti dhëne Fuqi Mujit e here Ajkuna e Omeri bëheshin sherr për
shtëpinë, nëse ishte këtu apo atje pranë Neretves, Here një Lahutar i këndonte Pashait Shqiptar qe ia
mbante me te larte Mbretit a Krajlit e here një Françeskan behej Lahutar i Kohëve te Reja për te sjelle
dashurinë e perkatesine e tij te vërtete, Genuine, qe nuk kish asgjë kundër rrobës dhe frymëzimit hyjnor
por e ushqente atë me te njëjtin frymëzim hyjnor, me te hershem ne zanafille.
A nuk mund te thuash se ne Shkodër ka një dëshmi kulturore, bashkudhëtare e Mesazhit Hyjnor?
Here Zonja e Liqenit behej Floçke e here Gargolat (Gargoils) shtegtonin sa ne përrallat tona aq ne muret
e kishave dhe ndërtesave te hershme ne vendet ku kishin shtegtuar Iliret e ikur.
Sa here e kam kujtuar STERGJYSHEN time qe me pat prezantuar me GARGOLIN tek kam mbetur i
mahnitur përballe Gargoil te gurte ne muret Evropiane. Stërgjyshja ime kish lindur nen hijen e Deçiqit
dhe nuk kish shëtitur si unë. Ajo ruante produktet e KODIT.
Ishte mekanizmi tjetër qe shfrytëzonte KODI, skalitja gojore e trashëgimisë. Te tjerë ne kohe moderne
do bëheshin tregimtare te përkryer si Koliqi a Drini.
U deshën dymijë vjet deri ne krijimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe KODI te gjente te
ngjashmin bashkërrënjës. Për here te fundit ne historinë e vuajtjeve si të Sizifit.
Nga ndalimi i gjuhës deri te Universiteti i Shkodrës u deshën diçka me pak se 70 vjet. Kombi i ngjante
vullkanit qe ziente ne kohe dhe do te dilte përsipër.
Edhe pse tani për tani nuk shkëlqen si para 3000 viteve, atje nen koren e sapoftohur zien dhe rënkon
nga pamundësia për te dale i ndritur përsëri.
DO TA BEJE!
PER KOMBIN
Sa e rende ishte periudha e Kombit pa SHTET, aq me e rende do behej kur Kombi u nda ne pese shtete.
Ne pjesën e mbetur ne Sovranitet(sovranitet i cunguar) do te trashëgohej vetëm një QYTET-qendër
krahine, edhe ai pa trevën e plote te tij.
Për gati një shekull ky Qytet, qendër Krahine, do te mbante tere peshën inicuese te civilizimit. Nuk ishte
një rrugëtim i lehte. Pjesa e pare u shoqërua me krenarinë e te qenit ne krye e pjesa e dyte me
persekucionin e te qenit ne krye para te tjerëve.
Nga Iliret, Treva dhe Qyteti do te sillnin KODIN, ashtu te mbështjelle e te mëkuar me shume dashuri.
KODI urdhëronte qe Qyteti dhe treva te jepnin pa pushim, edhe atëherë kur do tu thyhej zemra e do ti
shpërdorohej besimi e ndera. AUTENTICITETI duhej te markonte produktin e se ardhmes!
Kërkoni ne çdo Institucion te Shtetit, kërkoni ne themelet e Ministrive, ne Themelet e Artit dhe Kulturës,
ne Skena e Regjistrime, ne Politike e Fisnikëri, kërkoni ne Gjuhësi qe nga Manastiri, kërkoni ne Letërsi, ne
Teatër, ne Kanto e ne Kompozim, ne Pikture a ne Urbanistike, kërkoni ne Fotografi e ne Dokumente
Arshivash e do te gjeni urdhëresën e larte qe KODI i jepte Qytetit e Trevës-Kryeqendër te Kombit te
Lashte.
Fara e traditës duhej rimbjellë ne durim, ani se dikush mund te anashkalonte me harrese edhe
KUVENDIN e GREÇES .
ENDOGJENEZA prodhonte përthithje te vlerave te trevës dhe risjelljen e tyre ne orientimin origjinar.
Duhej rindërtuar CIVILIZIMI i ngrire për gati 2 mije vjet.
Shume mendojnë se vetëm Komunizmi ishte fatkeqësia jone moderne.
Ne te vërtete fatkeqësia jone moderne ishte IMPONIMI i sistemit me kod te ndryshëm nga ai i pranuari.
KODI i IMPONUAR nuk e kalonte testin e MIKUT dhe behej I HUAJ. Ndreqja e Tij mund te kursente
shume dhembje e vuajtje, shume revolucione te panevojshme.
Ne tik-takun e fundem te Kombit te Ndare, Iliret janë zgjuar; janë zgjuar edhe përtej trevave ku është
ruajtur gjuha, janë zgjuar atje ku trazirat e kohës globale e kane rizbuluar KODIN E SUBLIMIMIT
NJEREZOR si një përgjigje natyrore.
Natyra është manifestimi me i larte me te cilin ne arrijmë te perceptojmë Krijuesin ne veprën e tij.
Kështu, dua te deduktoj se KODI ynë është nga Krijuesi, ai është me i hershmi ne KODET e njohura ne
bote; ashtu si dua te besoj P.Zhejin e tere ata Rilindes, tere ata te përndritur, te shpërndare me herët ne
tere boten, qe fshehtazi kane ruajtur copëza te gjuhës sonë ne terminologji te shenjtëruara apo te
sekretuara, se Gjuha jone është nga Krijuesi.
Akti i SUBLIMIMIT te SHQIPTAREVE, akti i pranimit te gjithë Shqiptareve ne bashkësinë e Kombeve te
Lira, do te inicioje edhe aktin e SUBLIMIMIT te ILIREVE e te BALLKANIT e pse jo një model te ri kulturor
paqeberes e zhvillues nen Lirinë e KODUAR me minimumin e dhunës se domosdoshme. Liria është
çudibërëse! Edhe një çift vitesh keshtu, mbase.
SHKODRA, aty mbi kodër do te vazhdoje te jete Zoje e Shtëpisë, Mbretëreshe Natyrore!
Ne Internet, Tirana dhe Shkodra listohen dallueshëm për te treguar motin e monitoruar ne nivel
planetar.....
Ali Laçej
për Shkodër, Dhjetor 2008

More Related Content

What's hot

Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
Trashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberoreTrashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberorejoni pashaj
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEAltin Emiri
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarveJURIST
 
Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta lira kuca
 
Histori
HistoriHistori
HistoriEdo Na
 
Kultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiKultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiDonart Geci
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.Er Is
 
Sparta - Andi Metaliaj
Sparta - Andi Metaliaj  Sparta - Andi Metaliaj
Sparta - Andi Metaliaj Andi Metaliaj
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitArlinda
 

What's hot (19)

Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
Trashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberoreTrashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberore
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarve
 
PELLAZGET
PELLAZGET PELLAZGET
PELLAZGET
 
Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta
 
Greqia e lashte
Greqia e lashteGreqia e lashte
Greqia e lashte
 
Histori 6
Histori 6Histori 6
Histori 6
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Kultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimiKultura dhe civilizimi
Kultura dhe civilizimi
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.
 
Sparta - Andi Metaliaj
Sparta - Andi Metaliaj  Sparta - Andi Metaliaj
Sparta - Andi Metaliaj
 
Projekt Histori boterore
Projekt Histori boteroreProjekt Histori boterore
Projekt Histori boterore
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ Keopsit
 

Viewers also liked

Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitali lacej
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalali lacej
 
Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans ali lacej
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - konceptali lacej
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretali lacej
 
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMA concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMali lacej
 
Conflict in middle east
Conflict in middle eastConflict in middle east
Conflict in middle eastali lacej
 
Qeverisja e mire
Qeverisja e mireQeverisja e mire
Qeverisja e mireali lacej
 
Krijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitKrijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitali lacej
 
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipCross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipali lacej
 

Viewers also liked (10)

Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-global
 
Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans Address to european leadership conference – focuses on balkans
Address to european leadership conference – focuses on balkans
 
Shpirti - koncept
Shpirti - konceptShpirti - koncept
Shpirti - koncept
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
 
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROMA concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
A concern of the albanian peace council related to recent protests in FYROM
 
Conflict in middle east
Conflict in middle eastConflict in middle east
Conflict in middle east
 
Qeverisja e mire
Qeverisja e mireQeverisja e mire
Qeverisja e mire
 
Krijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimitKrijimi i spirales se zhvillimit
Krijimi i spirales se zhvillimit
 
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurshipCross border potentials to develop women entrepreneurship
Cross border potentials to develop women entrepreneurship
 

Similar to Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare

Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiXhesika Merko
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiArdit Bido
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Fatos Tarifa
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaMarjan DODAJ
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreFlorian Murseli
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
 

Similar to Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare (20)

Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Dy Drinat #16
Dy Drinat #16Dy Drinat #16
Dy Drinat #16
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
 
Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 

Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare

  • 1. Shkodra; Mbretëresha e Autenticitetit dhe e Perkatesise Kombëtare Shqiptare (Synopsis për librin e jetës sime!) Tri fara Lotusi 2000 vjeçare u gjenden ne gërmime afër Tokios ne vitin 1951. Vitin pasardhës Dr. Ooga, një botanist, ia arriti qe një nga farat te mbijë e te lulëzoje. Ooga Hasu, Lotusi i quajtur kështu për nder te Dr. Ooga, është mbjelle ne shume vende me vone. Lulet e bukura te mrekullueshme te Ooga Hasu (Ooga Lotus) kane vazhduar ti kënaqin njerëzit jo vetëm ne Japoni, por ne gjithë boten. HAPËSIRE Ishin fatlume ose shume te ditur te paret qe zgjodhën hapësirën rrethuese te Liqenit te Shkodrës(Labeat)për te zhvilluar jetën e tyre. Thonë se Parajsa nuk është ne Toke por grimca te saj mund te gjenden patjetër. Unë e shijoj si një grimce te tille tere hapësirën Shkodrane nga Alpet ne Det, ne detin Jon (Adriatik). Me një brez klimatik katerstinor dhe me larminë e bimësisë dhe kafshëve te pastra te para tremijë vjetëve, e pse jo me shume, gjykuar nga gurët ciklopike ne themelet e kalasë Rozafa apo nga gjetjet parahistorike ne shpellën e Gajtanit, ky do te ishte patjetër vend i një jete te vërtete ne liri te vërtete, aq sa përtej legjendës qe transmeton APIANI për tre vëllezërit: Iliri,Kelti dhe Gali, bij te Ciklopit Polifem qe ikën nga Sicilia dhe u bene mbretër mbi kombe qe morën emrin e tyre, te jep kenaqesine ta mendosh se emri ynë i lashte vinte nga te jetuarit ne Liri. Asnjëherë te paret tanë te lashte nuk skllavëruan njerëz te tjerë. Edhe pirate ishin disa prej Ilireve, por skllavërues kurrë! Cfare mjedisi për jetën, me peme nga Fiku e Ulliri i shenjte e deri tek Arra e Gështenja, me tere bimët e mrekullueshme mjekësore dhe mjaft prej tyre endemike, me kafshe te egra e te buta, peshk te ujerave te rrëmbyera dhe atyre te qeta, me xunkth e Lisin e Ujit qe jepte dërrasën për anijet e famshme Ilire qe janë gjetur deri ne moçalishtet e vjetra ne lumin Neretva ne Bosnje. Dhe aq shume lloje lisi e lisnajash deri te Lisi i famshëm qe prodhonte lenden qe është e ngrënshme për njerëzit. Kush e ka pare ndonjëherë nuk ka sesi te mos ketë vene re ngjashmërinë ne forme te këtij fryti me atë qe ne heraldike quhet ͞Fleur de Lis͟ e qe është stema e hershme e Shkodrës, dikur steme e mbretërve te Francës, sot e Republikës se Bosnjës, e shpjeguar nganjëherë si Lule Lotusi. Punues te gurit, drurit e baltës, xunkthit dhe shelgut. Zotërues te metaleve, nga bakri e bronzi e deri te sëpatat e hekurta elegante kelte-ilire qe merrnin pozitën e thesarit. E, te veshur si Mikenasit e Lashte, bashkëkohësit, e mbase ne, bashkëkombësit e tyre me xhubletën e mrekullueshme e me tirqit e bardhe me gajtanë.
  • 2. Aq shume vreshta e vere, mjaltë dhe vere mjalti e famshme, qumësht, mish peshk! Thonë se Iliret ishin hamës te mëdhenj e sqimatare te mëdhenj te ushqimit. Unë njoh shume njerëz qe edhe sot bëjnë rruge deri ne breg te Shirokës për te ngrëne Tavën e Krapit me vëren e shtëpisë nga Rrethinat e Shkodrës. Kështu mendoj se janë ushqyer te lashtët paraardhësit tanë, Iliret. Kështu ushqehemi ne! Vetëm me një ndryshim, Ne kemi ndotur me shume urat, token, ajrin dhe kemi prishur me shume pyjet! Diku atje ku rrinë shpirtrat, disa nga ata te paret tanë na shikojnë me shume habi e qortim...mbase! Dhe ne akoma me te çuditur me veten bëhemi ..fëmije tremijë vjeçare. Pikërisht ne ketë areal me ujera te bollshëm u zhvillua një jete e bollshme, një jete qe prodhoi qytetërim e KODE te vetat. Ne brigjet e Liqenit ne pjesën lindore te tij fushat skeletike mbi karstin e hershem janë te mbjella me tuma qe edhe ashtu te pa eksploruara dëshmojnë shume, po aq shume sa Muret Ciklopike e Muret Rrethuese te Qytetit te Lashte te Shkodrës ne pjesën ku takohen Drini e Buna. Aq i afërt duket përsëri ai viti 1989 kur u gjeten vendbanimet Ilire sendet Ilire, ndërtesat Ilire ne rrafshin ne ane te kalasë. Kush e ka pare portretin e Gentit dallon tipologjinë e një njeriu te ushqyer mire, te mbajtur mire dhe te shëndetshëm. Le te themi se ky background ka ndryshuar pak dhe raca po ashtu. Ardianet vetulltrashe te bregut dhe brendësisë përtej alpeve dhe Autariateve e patën zgjedhur pjesën ku del Buna për te rrjedhur si vendin ku do te ushtronin qeverisjen. Ky vendbanim, si na e sjellin monedhat e vjetra, quhej atëherë SCODRINON e quhet edhe sot SHKODER. Genoma njerëzore përtej bërjes se familjeve kishte prodhuar vllazerite e fiset, dhe fiset kishin prodhuar komb, ai ishte dhe mbetet një komb genuin, i çiltër e i sinqerte, paksa i çuditshëm për mesjetën e hershme e te vone por shume i kuptueshëm ne optiken tone post humane (për te huazuar paksa Frencis Fukujamen) për shekullin 21, KOMBI YNE ILIR/SHQIPTAR. Ata ishin ͞Illyrii proprie dicti͟, ne fakt paraardhësit tone qe lulëzuan si mbretëri nga fundi i shek V para e.r. deri ne vitin 168para e.r. Po! Ata u bene një mbretëri e madhe duke përdorur një mekanizëm qe është çelësi i te kuptuarit te proceseve arkaike-moderne te shek XXI.
  • 3. ÇELËSI Kombi ka shume sinonime dhe përkufizime qe rrokin një game te gjere etapash historike dhe shpesh lidhen me nocionin shtet-gjendje e qeverisjes. PLINI plaku ne Historinë e tij te natyrës duke e përcjelle bërjen e kombit Ilir thotë se Shteti Ilir mblodhi gjithë fiset qe flisnin gjuhe te njëjte ose te përafërt dhe qe zbatuan te njëjtat rregulla te jetesës. Ne nuk dijme për luftëra te brendshme mes fiseve Ilire; për asnjë arsye; e nuk dijme për dhune te brendshme mbi komunitete apo nenkomunitete. Ashtu nuk dijme për lufte te brendshme te dyerve te mëdha apo nen komuniteteve ne qytetin e Shkodrës. KURRE! Edhe kur ndodhen përplasje te mëdha mes Mbretërisë Ilire dhe Romes, shkaktaret e bëmave piraterike qe vinin nga brigjet e Neretves nuk u sulmuan asnjëherë nga Mbretëria Ilire. Struktura e Mbretërisë Ilire ishte strukture Federale dhe ajo nuk i njihte Mbretit/Mbretëreshës pushtet absolut. Vetëm kështu mund te kuptojmë përgjigjen e Teutës ndaj ambasadoreve Romake, moskuptimin dhe fyerjen qe ata prodhuan dhe ndëshkimin me vrasje. Ne strukturën e territoreve Ilire nuk kishte kufij ndarës, fiset lëviznin ne atë qe ishte hapësire Ilire dhe kështu homogjenizoheshin ne Komb. Jo pak burime flasin për lëvizjen e Taulanteve dhe Enkelejve nga veriu ne jug. Kombi natyror formohej ne hapësire natyrore. Liria e lëvizjes dhe e jetës garantohej nga rregulli i pranuar qe formonte Kodin. Kjo duket si një gjendje e natyrshme e asaj qe do ndodhte e ndodh edhe ne kohet moderne për te sjelle ne përkufizimin e Kombit si një trup njerëzor me një ose me shume kombësi me territorin dhe qeverisjen e vet (the American people became one nation when they adopted the Constitution in 1789). Udhëkryqi i koordinimit te lëvizjeve te lira dhe përditësimit te Kodit te pranuar ishte Kryeqyteti, dmth Shkodra. (Ne tere historinë e vet te shkruar gati tremijevjecare Shkodra nuk njeh identitet tjetër kombëtar, përveçse Ilir/Shqiptar edhe përkundër influencave Romake, Bizantine, Veneciane, Sllave dhe Turke ). Areali qe rrethon Liqenin e Shkodrës vazhdon te banohet ne mënyre te pandërprere nga te njëjtët banore e fise Ilire, nga te cilët një pjese e vogël kane humbur gjuhen po jo Kodin e Pranuar. Kryeqyteti i Ilirisë nuk ishte qyteti me i pasur, mbase edhe me i madhi nuk ishte. Kryeqyteti i Ilirisë ishte ÇELËSI I MARREDHENIEVE NJERËZORE DHE GRUPEVE NJERËZORE, vendi ku ruhej e respektohej Kodi i Lirisë. Kur Iliret e humben Lirinë, Kombi dhe Mbretëria përthyheshin te Fisi dhe Visi; edhe për dymijë e treqind vjet te tjera ky KOD do ruhej i gjalle dhe i përdorshëm mbase për te dhëne edhe njëherë shërbesën e vet ne hapjen e epokës globale te shtetit ndryshe e te botes pa kufij. Mbase ky ishte misioni me i rendesishem i një kombi te ruajtur ne male qe zbriste bashke me rrjedhën e ujerave për te bere qytete, krahina e mbarështuar perandori.
  • 4. KODI Po çfarë ishte ky KOD qe lindi e u pranua natyrshëm deri ne formësimin e gjendjes-shtet/Mbretëri, ashtu si rendi natyror e do?! Cfare fuqie kishte ky KOD qe nuk shkruhej, nuk proklamohej, por gjallonte bashke me Kombin? Cfare Arketipi solli ne skenën e bëmave njerëzore qe te mos mund te errësohej e te humbte pushtetin për shkak te ligjeve qe vinin bashke me mesazhin hyjnor ose me dhunën apo paranë? Kodi ynë, me vone, i njohur me se pari si KANUNI I LEKËVE DHE DUKAGJINIT, e pastaj si një federate KANUNESH TE KRAHINAVE, nxori ne esencën e tij njeriun e sublimuar (te përndritur), atë te abstraguarin qe gjallon ne mendje dhe ne shpirt me vlerat morale te lirise, barazisë, nderit, besës, mikpritjes e gjakut. Ne ketë KOD njeriu ishte me te vërtete i krijuar ne shembelltyren e perëndisë sipas vlerave qe duhej te manifestonte. Një mekanizëm i tille i shtynte njerëzit ne përsosjen e këtyre vlerave, ndërsa perëndite e rreme te kohës krijoheshin e harroheshin ne vorbullën e abstragimit me afatgjate. Vlerat ishin dhe mbetën kategori pushteti qe duhej te respektoheshin edhe nga pushteti vete, ne te kundërt hynte ne funksion mekanizmi i dyzimit me ͞te huajin͟. Ndarja ishte e pakthyeshme. Ne fillim ͞i huaji ishte mik derisa te matej me vlerat morale-etike te kanunit͟, nëse ai rrezohej përballe këtyre vlerave dhe vazhdonte te qëndronte me dhune apo pushtete te tjera te cfaredolloji, ai hynte ne kategorinë ͞i huaji͟. Ne trojet tona ͞i huaji͟ ka qëndruar e qëndron për shume kohe me mendimin se ka ne dore shumëçka, ndërsa kur humbet forcën materiale qe e mbante këtu, ai hap duart dhe gjen asgjë! Edith Durham e mrekulluar shkruante: ͞Malet e Shqipërisë administrohen nga një Këshill te Urtesh. Çdo fis vetëqeveriset. Ligji ndryshon sipas krahinave. Për Leken vete dihet shume pak. Nami i tij nder fiset qe prapë e mbajnë emrin e tij e tejkalon shume atë te Skënderbeut dhe mjegulla e mitologjisë është e dendur rreth tij. Ai nuk ka lëne gjurme ne Historinë Evropiane është një i famshëm vendas, por duhet te ketë qene me një individualitet kaq te dallueshëm qe ti bindte njerëzit aqsa ͞Leka ka thane͟ prodhon shume me tepër bindje se Dhjete Urdhëresat. Mësimet e Islamit dhe Krishterimit, Sheriati dhe Ligji i kishës, te gjithë duhet te dorëzohen para Kanunit te Lekeve.͟ Këshilli i te urtëve ose Pleqësia ishte vendi ku manifestohej dija e durimi, pjekuria e trimëria dhe mateshin virtytet e ballafaqoheshin emrat. Vendimet me KANUN merreshin vetëm nga ky këshill. Gjaku ruante rendin! Humbja e lidhjes me KANUNIN, domethënë me Pleqësinë si vendimmarrës me KANUN çonte deri ne dëbim, ekskomunikim nga bashkësia. Kjo quhej leçitje. Bashkësia ishte jetike. Identiteti ishte jetik, ai mbante vulën e KODIT pra te LIRISE. ͞Ka nji për shpi!͟ ishte urdhërese e shpallur qysh para Biblës.
  • 5. Unë nuk di ndonjë variant tjetër me te shkëlqyer te modelit ͞Common Law͟ qe për rreth dymijë vjet te ketë funksionuar si model paralel qeverisje përkundër tere kataklizmave historike. Mbase Enkeleasit e te tjerë Ilire qe emigruan masivisht janë ata qe na e morën me vete çelësin dhe e çuan ne Gjermani, Angli, Skoci, Irlande e ne Amerike për te formësuar me vone një rend botëror ndryshe, mbase pak me dashamires për ne Iliret e Vërtete. Për shume kohe ne mesjetën e hershme dhe te vone Shkodra do endej nen ushtri e sundimtare te vegjël e te mëdhenj, po çdo here qe historia risillte ciklin e ndryshimit, aq here aty gjallonte e behej vendimtar KODI. Aq here behej testi i MIKUT! Ne Shkodër, edhe ne Kohen e Tanzimatit (reformimit perandorak Turk), ne Xhibal (Kuvendi i Maleve/një forme autonomie shume e kufizuar) konsiderohej fis i pare Qyteti i Shkodrës/Tophana. E mandej vinin Hoti, Gruda e me radhe. Malësia e Madhe me trevat e tjera, ruante rend ne vetvete, rendi ruhej ne përputhje me manifestimin e vlerave te përcaktuara ne KOD. ETIKA Ne mijëvjeçare, KODI e zgjeroi gamen e nocioneve deri ne Etike, ne një Etike qe do ndikonte edhe Estetiken ne formën e Artit dhe te Banimit qe u përzien natyrshëm duke pasuruar njeratjetren. Rendi i familjes u plotësua me zhvillimin e vlerës se Bukës ne Etiken e Mikpritjes me një sere rregullash dhe ritualesh (sivëllai Ilir/Malazez Mark Milani do ta kritikonte ketë rendje deri ne vetëmohim pas mikpritjes, por tek ne Miku-hyjni nuk ishte zëvendësuar nga ikona te tjera.) Ne familje DASHURIA rridhte e transmetohej tek MIKU. Nena u be Nene Zoje, garanci e jetës dhe mekonjese e saj. Sakrifica e saj do te murosej ne Kala e ne muralen e Kishës se Zojes nga ku do shkonte ne Genazano. Kam guxuar tua kërkoj kur isha atje!Është e jona! Nena tek Iliret/Shkodranet e vërtete ishte e shenjte, ishte zemër/loçke/loce dhe dhembte po ashtu. Ambasadoret Romake nuk e dinin ketë, për fat te keq, kur e fyen Teutën! Liria u shoqërua e u mbështet tek prona, ajo nuk ishte vetjake. Si rregull ishte e vellazerise dhe fisit. Nuk tjetërsohej!! LIRIA dhe PRONA përkufizoheshin ne terma te monitorueshme. Për shekuj prona nuk u be kurrë burim konflikti veçse me ͞te huajin͟. Vllazerite zhvilloheshin ne grup familje te mëdha deri ne 60 e me shume bashkëjetues nen te njëjtin kulm deri ne vitet 40͛-50͛ te shek XX. Barazia mes individëve meshkuj ishte e siguruar ne strukturën familje-klan qe aftësonte secilin te merrte pjese ne procesin jetik te përfaqësimit ne vlera.
  • 6. VLERAT E SUBLIMUARA ne ARKETIPIN e INDIVIDIT te blatuar me manifestimet e LIRISË, BARAZISË, NDERIT, BESËS, MIKPRITJES e GJAKUT nuk ishin vetëm te INDIVIDIT, ato ishin edhe te VELLAZERISE, FISIT e deri te BASHKËSISË apo KRAHINËS...kështu deri me sot. LIRIA ishte e vërtete, ajo përfshinte lirinë e jetës, lëvizjes, fjalës, punës dhe pasurisë, ajo vlente me shume se individi dhe gjallimi i tij i përkohshëm, ishte trashëgimia themelore qe duhej mbrojtur. FAMILJA dhe FISI kishin përparësi ndaj individit, ato i siguronin atij pjesëmarrje ne jetën shpirtërore e shoqërore, i garantonin sigurinë e jetës dhe përjetimin pas vdekjes ne kujtesën kolektive. Mbase jo rastësisht dy fjale te gjuhës sonë te hershme ishin aq afër ne tingëllime, FISI dhe VISI. Njeri dhe tjetri mbartnin dhe plotësonin ADN, kodin kozmik te krijimit. BARAZIA ishte ne fakt një gare sociale për tu krahasuar me VLERAT E SUBLIMUARA, ose ndryshe me perjetesine . Ne ketë gare te gjithë ishin te barabarte. Ato qe ngjiteshin me lart thirreshin: TE URTET ose PLEQTE. NDERI përmblidhte bujarinë, mençurinë dhe aftësinë për te qeverisur e mbrojtur njerëz, pasuri e maredhenie, po mbi te gjitha aftësinë për te qeverisur e mbrojtur marrëdhënie te sublimuara. BESA, aq e pashpjegueshme me nocionet moderne te kontratës materiale, ishte kontrate shpirtërore mes njeriut te lartësuar dhe njeriut te përditshëm qe nuk donte te binte poshtë GJAKU, ky roje i rendit me koston me te ulet për bashkësinë qe solli mijëvjeçare para te tjerëve anulimin individual te dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar me burgim te përjetshëm, aty ne kullën e ngujimit. Pak here është përmendur kjo vlere e larte humane e KULLËS se NGUJIMIT, qe ishte edhe e pendesës dhe e edukimit publik. Aty niste etika njerëzore e pendesës, dëmshpërblimit dhe ringritjes nëpërmjet faljes. Një estetike e banesës, e shoqëruar me artin me kristalor u iniciua mijëvjeçare me pare. Edhe ne qytet banesa e ruajti tipin e kështjellës. Kreshniket nuk do te bëheshin pernjehere zejtare! Ata do mbeteshin ndërtues te mrekullueshëm si ne Urbino. Tinguj e harmoni te hershme shtegtuan ne Irlande e Angli e per rastesi, mbase, akoma kumbojnë njëlloj si ne Shkodër, a ne himnin e Malit te Zi; me ndonjë Jare te njohur, apo me Grupin ͞Flogging Molly͟, The Pogues & The Dubliners, aq popullore te Irlandezet e vendit e te Amerikës. Bashke me to udhëtuan edhe karakteret e shkrimit te hershem qe do thirreshin RUNES (RUHEN, mbase..) e qe lexohen ne formën e thënieve magjike. Shekujt qe erdhën sollën NDERMJETESIMIN si dukuri për krijimin e HARMONISE mes DISONANTEVE. KULLA e BARIUT TE LIRE u be SHTEPI QYTETESE ME CARDAK; KENGA PERMAJE KRAHU u zbukurua me drithërimat orientale dhe solli Jaren e Këngën Popullore Shkodrane qe garonte me simotrat e krijuara ne Janine e Sarajeve, e qe për mua (me pak anembajtje) fitonte ne origjinalitet. Ishte bula e Ilireve te vërtete! GRUAJA MBRETERESHE u be ZOJE E SHTEPISE. Ndryshimet u bene me shume ne forme se ne thelbin e tyre abstrakt.
  • 7. KODI kujdesej për RUAJTJEN e SUBLIMIMIT. Megjithe rivalitetin e egër te sprovave moderne fashiste dhe komuniste për te shkatërruar forcërisht rendin natyror te bashkësisë dhe zëvendësuar atë me bashkësinë e dhunshme uniforme, edhe sot ne mjegullën e dijeve te ruajtura, ne fjalorin e përditshëm te njerëzve te zakonshëm, ne sjelljen e grave dhe burrave, fëmijëve dhe te moshuarve kane mbetur grimca te pastra te KODIT SUBLIM FILLESTAR, qe kur humbi PLEQESINE si INSTITUCION, humbi edhe pastërtinë e funksionin e vërtete për te mbetur relikte e çmuar e identitetit dhe BËRTHAME FILLESTARE e ARKETIPIT SOCIAL KOMBËTAR. METODOLOGJIA Treva qe mbante e mban emrin e MALËSISË se MADHE bashke me KRAHINEN (Kraja)jepte e merrte me qytetin e Shkodrës e me Ultësirën e saj, me qytetet satelite, ne mënyrën me harmonike te mundshme. Popullata lëvizte ne ngjitje sa here Ultësira mbytej nga ujerat apo ͞te huajt͟ dhe rridhte poshtë sa here ato tërhiqeshin. KODI kishte krijuar edhe mundësitë e INFLUENCIMIT ME DHUNËN ME TE VOGËL TE MUNDSHME. Proceset e zhvillimit njerëzor e shpirtëror ishin ENDOGJENE. Edhe pse shtegtimet e emigrimet ekonomike e prishnin raportin e breznive, KODI shtegtonte e kthehej sa here bashke me shtegtaret. Shtegtaret vinin me MIQ dhe TE HUAJ. Sillnin gjera te ndryshme qe edhe kundërshtonin ashpër njëra tjetrën. Veshje, tinguj, ngjyra, mjeshtëri e deri religjione apo sekte religjionesh për tre mije vjet kane rrjedhur mbi ketë truall e mbi ketë KOMB. ENDOGJENEZA testonte çdo vlere ne raportin e vet me SUBLIMIMIN E PARE te KODUAR. Kur shtegtaret i nënshtroheshin KODIT ata bëheshin vendas (kujtoni MARUBIN!)....e sa te tjerë...qe erdhën si shtegtare a çobej e u bene vendas te përkryer! Edhe sundimtare e prijes! KODI ruante Kombin nga mërite e importuara. I mjaftonin KOMBIT mërite Homerike qe i ruante me fanatizëm. Kur gjerat ishin te turbullta KOMBI bënte testin e MIKUT. ENDOGJENEZA e prodhoi dhe e mbrojti pluralizmin kulturor me kushtin qe te gjithë ti nënshtroheshin SUBLIMIMIT TE PARE. Mbijetuan e janë prezentë te gjithë ata qe e kaluan sprovën e ballafaqimit. Aq e vërtete është kjo sa NE I KEMI SJELLE NJERËZIMIT DËSHMINË E BASHKËPUNIMIT DHE BASHKËJETESËS RELIGJIOZE (bashkëpunim e bashkëjetese produktive e jo sterile, me veshtiresite dhe kenaqesite e veta). VETËM KAQ DO TE MJAFTONTE PËR IDENTIFIKIMIN E AUTENTICITETIT. Here zbrisnin Orët e Shtojzovallet për ti dhëne Fuqi Mujit e here Ajkuna e Omeri bëheshin sherr për shtëpinë, nëse ishte këtu apo atje pranë Neretves, Here një Lahutar i këndonte Pashait Shqiptar qe ia mbante me te larte Mbretit a Krajlit e here një Françeskan behej Lahutar i Kohëve te Reja për te sjelle dashurinë e perkatesine e tij te vërtete, Genuine, qe nuk kish asgjë kundër rrobës dhe frymëzimit hyjnor por e ushqente atë me te njëjtin frymëzim hyjnor, me te hershem ne zanafille. A nuk mund te thuash se ne Shkodër ka një dëshmi kulturore, bashkudhëtare e Mesazhit Hyjnor?
  • 8. Here Zonja e Liqenit behej Floçke e here Gargolat (Gargoils) shtegtonin sa ne përrallat tona aq ne muret e kishave dhe ndërtesave te hershme ne vendet ku kishin shtegtuar Iliret e ikur. Sa here e kam kujtuar STERGJYSHEN time qe me pat prezantuar me GARGOLIN tek kam mbetur i mahnitur përballe Gargoil te gurte ne muret Evropiane. Stërgjyshja ime kish lindur nen hijen e Deçiqit dhe nuk kish shëtitur si unë. Ajo ruante produktet e KODIT. Ishte mekanizmi tjetër qe shfrytëzonte KODI, skalitja gojore e trashëgimisë. Te tjerë ne kohe moderne do bëheshin tregimtare te përkryer si Koliqi a Drini. U deshën dymijë vjet deri ne krijimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe KODI te gjente te ngjashmin bashkërrënjës. Për here te fundit ne historinë e vuajtjeve si të Sizifit. Nga ndalimi i gjuhës deri te Universiteti i Shkodrës u deshën diçka me pak se 70 vjet. Kombi i ngjante vullkanit qe ziente ne kohe dhe do te dilte përsipër. Edhe pse tani për tani nuk shkëlqen si para 3000 viteve, atje nen koren e sapoftohur zien dhe rënkon nga pamundësia për te dale i ndritur përsëri. DO TA BEJE! PER KOMBIN Sa e rende ishte periudha e Kombit pa SHTET, aq me e rende do behej kur Kombi u nda ne pese shtete. Ne pjesën e mbetur ne Sovranitet(sovranitet i cunguar) do te trashëgohej vetëm një QYTET-qendër krahine, edhe ai pa trevën e plote te tij. Për gati një shekull ky Qytet, qendër Krahine, do te mbante tere peshën inicuese te civilizimit. Nuk ishte një rrugëtim i lehte. Pjesa e pare u shoqërua me krenarinë e te qenit ne krye e pjesa e dyte me persekucionin e te qenit ne krye para te tjerëve. Nga Iliret, Treva dhe Qyteti do te sillnin KODIN, ashtu te mbështjelle e te mëkuar me shume dashuri. KODI urdhëronte qe Qyteti dhe treva te jepnin pa pushim, edhe atëherë kur do tu thyhej zemra e do ti shpërdorohej besimi e ndera. AUTENTICITETI duhej te markonte produktin e se ardhmes! Kërkoni ne çdo Institucion te Shtetit, kërkoni ne themelet e Ministrive, ne Themelet e Artit dhe Kulturës, ne Skena e Regjistrime, ne Politike e Fisnikëri, kërkoni ne Gjuhësi qe nga Manastiri, kërkoni ne Letërsi, ne Teatër, ne Kanto e ne Kompozim, ne Pikture a ne Urbanistike, kërkoni ne Fotografi e ne Dokumente Arshivash e do te gjeni urdhëresën e larte qe KODI i jepte Qytetit e Trevës-Kryeqendër te Kombit te Lashte. Fara e traditës duhej rimbjellë ne durim, ani se dikush mund te anashkalonte me harrese edhe KUVENDIN e GREÇES . ENDOGJENEZA prodhonte përthithje te vlerave te trevës dhe risjelljen e tyre ne orientimin origjinar. Duhej rindërtuar CIVILIZIMI i ngrire për gati 2 mije vjet.
  • 9. Shume mendojnë se vetëm Komunizmi ishte fatkeqësia jone moderne. Ne te vërtete fatkeqësia jone moderne ishte IMPONIMI i sistemit me kod te ndryshëm nga ai i pranuari. KODI i IMPONUAR nuk e kalonte testin e MIKUT dhe behej I HUAJ. Ndreqja e Tij mund te kursente shume dhembje e vuajtje, shume revolucione te panevojshme. Ne tik-takun e fundem te Kombit te Ndare, Iliret janë zgjuar; janë zgjuar edhe përtej trevave ku është ruajtur gjuha, janë zgjuar atje ku trazirat e kohës globale e kane rizbuluar KODIN E SUBLIMIMIT NJEREZOR si një përgjigje natyrore. Natyra është manifestimi me i larte me te cilin ne arrijmë te perceptojmë Krijuesin ne veprën e tij. Kështu, dua te deduktoj se KODI ynë është nga Krijuesi, ai është me i hershmi ne KODET e njohura ne bote; ashtu si dua te besoj P.Zhejin e tere ata Rilindes, tere ata te përndritur, te shpërndare me herët ne tere boten, qe fshehtazi kane ruajtur copëza te gjuhës sonë ne terminologji te shenjtëruara apo te sekretuara, se Gjuha jone është nga Krijuesi. Akti i SUBLIMIMIT te SHQIPTAREVE, akti i pranimit te gjithë Shqiptareve ne bashkësinë e Kombeve te Lira, do te inicioje edhe aktin e SUBLIMIMIT te ILIREVE e te BALLKANIT e pse jo një model te ri kulturor paqeberes e zhvillues nen Lirinë e KODUAR me minimumin e dhunës se domosdoshme. Liria është çudibërëse! Edhe një çift vitesh keshtu, mbase. SHKODRA, aty mbi kodër do te vazhdoje te jete Zoje e Shtëpisë, Mbretëreshe Natyrore! Ne Internet, Tirana dhe Shkodra listohen dallueshëm për te treguar motin e monitoruar ne nivel planetar..... Ali Laçej për Shkodër, Dhjetor 2008