SlideShare a Scribd company logo
1 of 17
Download to read offline
Pellazgët, origjina jonë e mohuar
Dhimitri Pilika
Autori (*f.?)
Prof. Dr. Dhimtri Pilika, konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenje shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë.
Njohës i shkelqyeshëm i 12 gjiuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si edhe mjaft disiplinave shkencore.
Lindi në Korçë më 30 prill 1923.
Pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pranë Universitetin të Sinës ne Itali.
Merr pjesë në LNÇ në drejtin in e njësive guerile. Pas Çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i “Zeri i rinise” në
Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës.
Nderhoet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori e gjuhë shqipë pranë Fakultetit të Filozofisë së Pragës,
si dhe në romanistikë-helenistikë pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë.
Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të
Pragës, ku emërohet profesor në ligjerimin e displinave albanistike.
Gjatë qëndrimin afro 15-vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste
akademike, flalorë, tekste për gramatikën, historinë dhe letërisinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria
vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, etj.
Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai:
“albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e
monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe... Pas një ndërprerje të
gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe
jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar.
Vdes ne spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003.
Prof.Dh.Pilika, Pellazgët dhe Shqiptarët (*f.?)
Para se te lexoja veprën “Kush janë pasardhësit e pellazgëve” (botuar nën titullin “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”),
te prof.Dhimitër Pilikës, isha njohur me disa trajtesa që u kushtohesin lidhjeve pellazgo-iliro-shqiptare, po ashtu
lidhjeve pellazgo-greko-ilire. Nga pjesa më e madhe e këtyre trajtesave jam ndarë me përshtypjen e shkrimeve
vullnetmira, por që mbështeten kryesisht në rindërtime imagjinare të së shkuarës.
Nuk është e lehtë të marrësh seriozisht çdo tezë mbi të shkuarën tonë.
Në mënyrë të veçantë për një të shkuar absolute, para indo-indoeuropiane.
Për më tepër që dijes shqiptare ende i mungon përfytrimi për hallkën e drejtpërdrejtë lidhëse: ilirishten.
E vetmja e njohur në gjithë këtë vështirësi madhore, më vështirësinë që përfaqëson shpjegimi i një të panjohure
nëpërmjet një të panjohure tjetër.
E para gjë që mendon pasi ke përfunduar leximin e veprës së prof.Pilikës, është se tanimë çështja duhet marrë
seriozisht. Ka shumë studime që shkruhen nën pushtetin e “kultit të simpatisë” së një qytetërimi, epoke apo kulture.
Studime të tilla të sugjestionojnë, por, në çastin kur fillon mendimi kritik, kjo dhunti e epërme e qenies njerëzore, thua:
“e bukur vërtetë, sa mirë të ishte kështu, por…”
…Nuk mund të thuash keshtu për veprën e Dh.Pilikës.
Kjo nuk është një vepër pasioni, por një studim dijetari, i cili i njeh mirë vështirësitë e detyrës që i ka zgjedhur vetes dhe
që punon me instrumentet e duhura për të arritur qëllimin.
Në vend të paratheniës (f.9)
Shkenca historiografike botërore e pranon një njëzëri që trualli i atdheut tonë (Xara pranë Sarandës, Lanabregasi rrëzë
Dajtit, Bardhaj afër Shkodrës), ka qëne I banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi I paleolitit).
Së këtejmi rrjedh pa një, pa dy, se te ne kanë gjalluar njerëz shumë mije vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur fort vonë
në Siujdhesën e Haimit (Hemit), - autokton, parailir, parahelen – emri I kryhershem i Ballkanit të sotëm.
Populli ynë si një etnos i stërmoçëm në Evropë, te trashëgimia që na ka lënë, prejardhem e vet parailire është kujdesur
ta provojë, jo vetëm me pohimet e parandësve tanë rilindës, por ehde me dëshimitë më se të qarta, të njëzëshme, të
shtërgjyshërve tanë nga Moti I Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit, madje edhe më lashtësisht…
Të parët tanë I kanë caktuar si kërkesë të rrepte vetes që të na e ruajnë me këmbëngulje zanafillën e vet parailire, edhe
siç do të shihet, e kanë kryer me nder këtë detyrë të shenjtë përballç pasardhësve dhe historisë.
Njëri ndër njohësit më të thellë e më të mprehtë “insitu” (në vend) të së kaluarës të Gadishullit të Hemit, dhe
veçanërisht të karakteristikës së mësipërme arbënore, shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur:
“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetm ashtu me rend
kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar".
{ }(*f.?)
Pas zbulimit pranë Janinës më 1875 të Dodonës, kryeqëndrës politike dhe shpirtërore të pellazgëve, u disafishua vlera e
informacionit historik që buronte nga afro 200 autorë të kahershëm helenë, romakë e të tjerë, të cilët këmbëngulin
çiltazi për qëndrueshmërinë historike të ketij populli parailir e parahelen.
Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e pothuaj 500 dijetarëve të kohës së re, duke u rritur dhe
zgjeruar orë e çast në rrafsh universal, jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazge-iliro-shqiptare, por
mbi të gjitha, është në gjendje ta demonstrojë këtë me saktësi matematike, edhe nëpërmjet provash të pashfrytëzuara
dora-dorës (kalimithi, gjatë motit 1980, tërheqin vëmendjen, veçan, punimet e studiusve tanë Nermin Vlora Falaski,
Skënder Rizaj, Matje Ares...).
Mjerisht, arritjet novatore të shkencës ndërkombtarë nuk njihen si duhet.
Tek-tuk, ndonjë ithtar i së vjetrës, pa kurrfarë përgatitje historiografike kompetente, ndryhet symbyllazi ndër njohuri të
përcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht të papërligjshëm,
agnosticist; faqeza mijëra e mijëra dokumentash dhe dhjetra disiplinash shkencore, rreket ende më kot (veç me shkumë
fjalësh, nga forca e inercisë, pa as edhe një kunder-dokument të vetëm) që të hedhë akoma edhe sot, qëllimthi apo jo,
farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme parailire, pellazge.
Tiranë, 1990
{ }(*f.?)
Do të ishtë tepër e habitshme, për të mos thënë kundër gjykimit të shëndoshë, që një komb me tradita mijëvjeçare si i
yni, të priste, ndër shekuj, që origjinën t’ia rrëfente, t’ia mësonte, I pari, së largu, nga murete e kabinetit, një filozof e
matematikan i huaj, sado vigan, si, bie fjala, Gotfrid Vilhelm Laibnici (1646-1716) apo ndokush tjetër.
Mëmëdheut tonë, c’prej dhjetëra shekujsh, nuk i kanë munguar kurrë dijetarët rrenjës (vendas), të shqetësuar
drejtpërdrejt për një çështje me rëndësi të tillë jetësore.
Këta pikerisht e mbrojnë plot zjarr gurrën parailire të stërgjyshërve tanë, në kundërshtim të flaktë me Laibnicin,
kryeborizan i shpejtuar, që nga moti 1695, i kryefillit tonë eruditët tanë Pirro Molosin, Gjergj Kastriotin, Barlecin,
Beçikemin, Bardhin, Bogdanin, Nikoll Ketën, Zef Krispin, Dorsën, Kamardën, De Radën, Ismail Qemalin, Samiun,
Kondën, Kurrilën, Gjeçovin, pa numëruar te tjerë, mjeshtër të regjur në dihet mbi ilirët, por megjithatë tejendanë,
flamurtarë të paepur, - të rrjedhës më të lashtë, parailire të popullit tonë, - sepse trashëgimtarë dhe bartës të një pervojë
autoktone dhjetrashekullore.
Së vërtetës absolute, edhe në këtë mes, i afrohet veç kush e ka më të ngritur shkallën e njohjes.
Duke qenë një karakter kryekëput historik, mu për këtë arsye, problemi i etnogjezës sonë mbetet detyrimisht i
pakapshëm prej orvatjesh gjuhësore të cekëta, të shkëputura nga historia, si ato të Laibnicinit me pasues.
Hetimi i plotë, më 1989, i emrave të krejt dymbëdhjetë muajve të një kalendari parailir, - shpikje e qytetit pellazg të
Bunimës, - shënon një fitore me peshë të jashtëzakonshme, nën disa kënde vështrimi.
Këto emërtime, qind për qind parahelene, janë përdorur mot e jetë, ekskluzivisht rreth Dodonës pellazge, deri ndaj
agimit të erës sonë, sikundër faktohet, madje edhe në prehrin e Korkyrës, Buthrotit, Apolonisë, Dyrrahur, etj. Shkurt,
krahas një rivërtetimi llamburitës të konsistencës historike të pellazgëve, thërrmohet njëherazi edhe i ashtuquajturi
“helenizim tërësor” i këtyre qendrave qytetare parailire, paragreke, pellazge, të ndërthurura imtas me Dodonën.
Gjurmimet më të reja të shkencës ekyakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire,
parahelene, pellazge, të shqiptarëve të sotëm.
Hulumtimet antroponomike të kurorëzuara në Kosovë në vitet ’80 – rreth periudhës afro tetëshekullore të sundimit
romak, - ligjërojnë po ashtu për një themel të ngjeshur parailir, paragrek, autokton, në popullsinë e kësaj treve shqiptare.
Studime serioze historiografike, qindradaqëshe, të botuara gjatë viteve ’80 në Itali, theksojnë me plote gojën se qytetet
kryesore antike të Siudjesës Apenine ua detyrojnë themelimin dhe qytetërimin punjollëve parailirë, pellazgë, të
shpërngulur lik nga vatrat tona amtare, ose të gërmshetuar thukët me Dodonën plakë (M.Pincherle, D.Briquel). Edhe
vetë historiografia greke bashkëkohore e vulos, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm zotërimin e banorëve parailirë,
pellazgë, gjithandej në Ballkanin e dikurshëm, por posaçërisht, edhe autoktoninë e tyre parahelene (G.Kordhatos,
M.Saqellarios, A.Pulianos, e të tjerë).
Tejpërtej Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë, ndër shtresime parahelene, mënyra e jetesës, kultura materiale, shoqërore
dhe artistike, veprimtaria produhuese, si edhe onomastika e parardhësve tanë, shfaqen në fusha pa anë e fund, ku spikat
shkoqur lashtësia jonë parailire, pellazge…
Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh, po rropaten, me mashtrimet më të paturpshme, që ta mohojnë birërinë iliro-
shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, kryesisht midis shekujve II-XI të erës sonë, duke synuar, përveç
gllabërimit të Kosovës, edhe atë të Shqipërise mëmë.
Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore nuk i zenë në gojë ilirët veçse në shekullin V pasa erës sonë.
Këta përfillen si ardhës, jo-rrënjës, ndërkohe që, prej një vargani kumtimesh nga më të stërlashta, parailirët autoktonë,
pellazgët, cilësohen shpehimisht si bij të tokës, të mbrirë prej dheut, madje si “para-hënorë”, si të gdhirë në Evropë që
përpara shfaqes së Hënës në hapësirat qiellore.
Ndonëse astronomë të sotëm, falë superkalkulatorësh të përpiktë, betohen se Hëna është mbrujtur prej vorbullash
pluhuri të shpërndara qëkuri rreth lëmshit tokësor {…}.
{ }(*f.24-27)
Nga mesi i shekullit XX u nxorrën në shesh edhe gërmadhat e kryqytetit të Molosisë, Pasaronit, - 20 km në lindje të
Kosbovicës sonë dhe 11 km në veriperëndim të Janinës, - afër vendbanimeve neo-e-halkolitike të Kastricës, Kuculiosë,
Hanit Terovo (përkatësisht 15, 12, 12 km rrotull Dodonës) etj. si dhe qyteteve të lasht, Tekmonit e Ilionit atypari.
Paskëtaj s’kishte si të mohohej dot më, objektivisht, prania e prekshme e pellazgëve, shumë kohë para luftës së Trojës,
tejtej zonës thesproto-molose të përfshirë ndërmjet distriktit të Janines dhe kufijve të sotëm juglindorë të Shqipërisë.
Janë po aq domethënëse edhe gjetjet e panumërta arkeologjike gjithandej, qindra kilometra përreth së njëtës trevë, të
objekteve prej poçerie, të cilat provohen botërisht si të dala drejtpërdrejt nga duart e pellazgëve, bile ehde nga disa
studiues të ndershëm grekë.
Kjo qeramikë karakteristike, trashëguese, bartëse ose krijuese, gjithesi përfaqësuese e qartë kulturash pellazge si
Gumelnica, Baden-Peceli, Vinça, Larisa, etj., gjen përkime deri binjake në stacionet tona prehistorike: Barç, Bënçë,
Blaz, Bodrishtë, Bulçar, Burim, Burimas, Burel, Bushkash, Cakran, Cetush, Çepunë, Qinamak, Çlirim, Dedaj, Dërsnik,
Dishnicë, Divjakë, Dunavec, Dvoran, Fajzë, Golaj, Gajtan, Grabovë, Gradec (Peshkopi), Kambull, Helsham, Kakavijë,
Kamnik, Katundas, Kënetë, Këputje, Klos (Mat), Kolsh, Kom, Koplik, Kuç i Zi, Luadishtë, Luaras, Llosticë, Maliq,
Mjedë, Mollas, Nënshat, Nezir, Pazhok, Perat (Mesi i Urave), Piskal, Piskovë, Plan, Podgorije, Prespë, Rashtan,
Romajë, Rrajcë, Selcë, Selo, Spile, Surroj, Shtikë, Tren, Vajzë, Vashtëmi, Velçë, Vlush, Vlodhinë, etj. etj.
Në të mire të këtij degëzimi flasin muret pellazge ose aiakase, të pikasura anekënd, që nga jugu i Thesprotisë, tejpërtej
Molosisë e Kaonisë, gjer në veri të Labiatise.
Perveç kësaj, është hetuar se, qëkur s’mbahet mend, shtegtimi I bagëtive (çoja) të Dodonës dhe Helopisë – krahine tepër
e ftohtë, me ekonomi krejtësisht blegtorale -, fillonte gushtovjeshës radhazi drejt bregdetit jonian, që nga kullotat e
Ambrakisë (Artës), deri tutje kriporeve natyrore të Tragasëve (Tragjasit), pranë Orikut.
Krahas Panormit e Onhezmit, pas Buthrotit, Oriku ishte një nga portet më të mbrojtur, pra më të lakmuar, të cilët
lidhnin ekonominë dhe tregëtinë e Dodonës, si edhe Orakullin e saj zulmëmadh, me mbarë botën e rrahur të antikitetit,
që nga Danubi në Nil.
Për të tilla shkaqe me rëndësi jetësore, kjo vatër-nënë pellazge e ka patur përherë fytyrën të kthyer drejt Jonit, drejt
brigjeve të Kaonisë, motër gjaku, historise, gjuhe…
B. Pytjes se cilët janë pasardhësit e pellazgëve, studiuesit nuk i janë përgjigjur ende prerazi, sepse zinxhirit historik i
kanë munguar hërpërhë një mori unazash, që do të na çonin pa vështirësi tek pikënisja pellazge.
Zbrazëti të pazëvendësueshme në këtë aspekt kanë shkaktuar sidomos shkretimet e mynxyrat që pllakosën përqark
Dodonës, posaçërisht shkatërrimi që nga themelet (167 p.e.s.) i rreth 70 qendrave të banuara të këtij pellgu nga
kryegjenerali gjakatar romak Paul Emili; dyndjet e mëpasme barbare, sidomos ajo e gotëve të Totilës (554); kërditë e
pandërprera halldupe, etj.
Ky punim do të rreket të provojë, nën dritën e fakteve dhe argumentave shekncore, se cilit populli I takon nderii
prejardhjes nga polemi më i moçëm i Evropës.
Argumentet do të huazohen, ind e majë, vetëm nëpërmjet kriteresh rreptësisht shkencore nga historiografia, arkeologjia,
numizmatika, epigrafia, sfragjistika, gjuhësia, etimologjia, onomastika, etnografia, folkloristika, jurisprudenca,
antropologjia, hematologjia, ekonomia, statistika, demografia, gjeografia, gliptografia, qeramologjia, historia e artit,
zoologjia, botanika, etj.
Në ecurinë e vet, kjo përpjekje, ndryshe nga ndonjë që nisej duke u ngjitur nga e shkuara misterioze drejt një të sotme
spekulative, do të çapitet duke zbritur nga e tashmja e mirënjohur drejt së kaluarës së panjohur…
Traditat e mbara të një populli, sipas ligjeve të brendshme të zhvillimit, shfrytëzohen prej lëvizjeve përparimtare
kurdoherë që e lyp interesi i përgjithshëm.
Edhe ndër ne, pesha e së vërtetetës tek këto shprehi të ruajtura brez pas brezi, ka qenë aq shtrembëse sa ka detyruar deri
armiqtë, që jo vetëm t’i pranojnë, por madje edhe t’i respektojnë. Kujtesa historike e popullit shqiptar, në periudha-kyçe
i ka thirrur nevojës duke ringjallur gjithçka të vyer të lënë nga të parët:
- Kështu, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare bëri të vetën dhe e shtjelloi më tej trashëgiminë e shëndoshë të Rilindjes
dhe të Motit të Madh të Arbërit.
- Në këtë mënyrë, sipas së njëjtës ligjësi dialektike, nën drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, gjatë përleshjeve
kundër kularit turk u shpluhuruan e u mëkëmben fijet trimërore të së shkuarës sonë, që prej Pirros (319-272) dhe
Aleksandër Molosit (362-331).
- Po kështu, nën prijën e Pirro Molosit për çlirimin e Epirit nga shkelësit maqedonas, u grish në ndihmë lavdia e
dikurshme e Dodonës, kryeqëndrës së pellazgëve, dhe burreria e katragjyshërve tanë, që nga fatosat legjendarë të Luftës
së Trojës deri tek Aleksander Molosi …
Rindërtimi, - nëpërmjet një përpunimi shkencor sa më të ngjeshur, - i platformave historiko-etnogjenetike të shtetit të
Arbërit kundër pushtimit turk (shek.XV) dhe të mbretërisë së Epirit në betejat kundër sundimit maqedonas (qindvjetori i
tretë p.e.s.), do të na shpjerë përfundimisht, vetëm mbi mbështetje të sakta, pa hamendje në ajër, pa i marrë dëshirat për
realitet, te rrënjët e zanafillës së popullit tonë…
Platforma historiko-etnogjenetike e shtetit të Arbërit në luftën kundër zgjedhës
osmane (shek.XV)
(f.28-29)
Shteti i vogël i Arbërit, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, mundi të mposhte tendencën e copëzimit feudal, të
konsolidonte bashkimin e brendshëm dhe të kryente mobilizim e tërë forcave njerëzore (treqind vjet para Francës së
sankylotëve) duke korrur 29 fitore të njëpasnjëshme, për 25 vjet radhazi, kundër makinës luftarake më të tmerrshme që
pat përftuar rruzulli deri në atë kohë, së cilës nuk i kishin bërë dot ballë shtete e kombe shumë më të medhenj e më të
zhvilluar se Arbëria ...
Si u bë e mundur një “mrekulli e tillë”, pas c’levash të pathyeshme u kap asohere atdheu ynë për të shpartalluar dy nga
sulltanët më lemeritës të Turqisë? Më thjesht, cila ishte kre-doja historike, politike, filozofiko-juridike, propagandistike,
etnogjenetike e shqiptarëve të asaj kohe, ajo kredo që krijoi forcën e pamposhtur morale të Arbërit të vogël përkundrejt
gjigandit ushtarak të kohës?!
Në thelbin e saj vërejmë të jenë shkrirë kronikat e gojëdhënat stërgjyshore me arritjet më shprehëse të shkencës
historiografike bashkëkohëse, trashëgimia e lashtë gjenetike me virtytet më të mira të kohës ...
Shqiptarët luftuan për lirinë e vet dhe të Evropës me aq vendosmëri e vetëflijim sa, sikundër dokumentohet, derdhen
gjakun thajse të krejt popullsisë mashku-llore të aftë për luftë.
Kjo dëshmon se platforma e tyre historio-etnogjenetike qe më se e vërtetë dhe e drejtë.
“Je ne crois qu’aux histories dont les témoins se feraient égorger.”
(Unë u besoj vetëm atyre historive, dëshmitarët e të cilave janë flijuar për to) – këtë gur prove të pakundërshtueshëm e
ka formuluar mendimtari i shquar francez Blez Paskal (1623-1692), për të ndarë shapin nga sheqeri në fushën e
historisë.
Në kushtet e mesjetës dhe të lashtësisë, kur librat ishin të rralla dhe gjithë ata që dinin të shkruanin e të lexonin
numëroheshin me gishtat e dorës, shenjat simbolike qenë një rruge e sprovuar, e shkurtër dhe pjellore për të rrenjosur
vetëtimthi në shpirtin e popullit kërkesat e luftës për liri: një emblemë sintetizonte njerëz, ngjarje, beteja, lëvizje, bindje,
pikëpamje... dhe shndërrohej sakaq në ortek, të cilit i shërbente fillimisht si bërthama rrokullisëse.
Sikurse vetë gjuha, po ashtu edhe simboli mund të përdorej, afërmendsh, sa për mirë aq dhe për keq, mu si thika me dy
presa...
a. Sipas Skëndërbeut, populli ynë rrjedh drejtpërdrejt prej Epirotëve të Aleksandër dhe Pirro Molosit
(f.29-55; 62):
1. Gjergj Kastrioti – udhëheqes shteti famëmadh, Hero i Krishterimit, strateg, erudit, poliglot (zoteronte gjuhët dhe
letërsitë greke, italiane, sllave, arabe, turke), - në letrën që i dërgonte princit italian Xhovani Antonio Orsini më
31.10.1460, shkruan:
“... ne jemi epirotë, dhe, siç duhet ta dini, paraardhës tanët kanë kaluar në kohë të ndryshme nëpër vendin që mbani ju
sot dhe janë ndeshur me romakët ndër beteja të mëdha, dhe [aty, në kronikat] kemi gjetur se më të shumtën e herës janë
ndarë më nder se me turp.”
2. Marin Barleci (1460-1513) historian me përmasa europiane, thuajse bashkëkohës me heroin, shkruan:
“Arbërit janë fis bujar, dis mbretërish, gjak aiakidësh. Njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të vet, ky është
ligj, pra edhe arbërit kanë shpirtin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin. Pirroja... u quajt, dhe me të drejt, si një nga
udhëheqësit më të mëdhenj e më të fuqishëm në botë; ai e pasuroi artin ushtarak me disa krijime me të vërtetë të
shkëlqyera. Ai qe i pari, që atje në Itali u vuri përballë romakëve elefantët. Ky është, pra, Pirroja, udhëheqësi i
epirotëve, që i mesoi ushtarët se cili ishte vendi i përshtatshëm për të ngulur shatorret, se si mund të lehtësohen
nga barra e nozullimeve, se si duhej të ruheshin prej pusive, se si duhej radhitur ushtria dhe me c’mjete duhej të
forcoheshin shatorret.
Dhe çfarë burri ka qënë Pirroja në daç për luftë, në daç për paqë, e dëshmojnë sa e sa dokumenta të lashtësisë;
gjithmonë ai ka dalë i pari ndër ndeshje e beteja, saqë me arsye e quajtën “Rrufe e luftes”.
3.Po Ai (në gojën e Gjergj Kastriotit (tek “Historia e Skënderbeut”):
“Veç kësaj, unë s’e harroj atë gjestin bujar e të pashoq, që bëri kundrejt romakëve Pirroja im me nam, mbreti i
epirotëve...”
4.Po Ai:
“As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotëve dhe mjeshtri i luftërave, nuk u kthyen fitimtarë nga
Italia ashtu siç do të kthehesh ti në atdhe, i lumtur e fitimtar...” (nga përshëndetja e mirëseardhjes që Davidi i Raguzës i
drejton Skënderbeut – 1462).
5.Po Ai:
“...Dhe s’është çudi, kur ti e ke zanafillën nga stërgjyshër e nga një vend i tillë, siç është sigurisht Epiri i pamposhtur
apo Arbëria, e quajtur dikur Maqedoni, ku kanë lindur e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të
pathyeshmit, sa e sa udhëheqës e kapedanë nga më kryetrimat e më energjikët...” (letër e Ferdinandit të Aragonës
drejtuar Skënderbeut, më 1462).
6.Po Ai:
“Me të vërtetë, ishte kthyer përsëri shkëlqimi i lashtë i Epirit dhe dukej se kishin ardhur prapë siç ishin dikur, kohët
tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros.”
7.Po Ai:
“Vonë, më këtë mënyrë, kemi për të vënë në vend nderin e dikurshëm të Arbërit, vonë kemi për ta fituar lirinë dhe
ringjallur shekujt aq të dëshiruar të të parëve tanë.”
8.Po Ai:
“Prandaj, sikur të ngjallej ai Aleksandri i ndjerë, që i pari bëri të mbahej në gojë emri i fisit... sikur të kthehej në jetë ai
mjeshtri i luftërave, Pirroja, me siguri që nuk do ta njihnin...nënën e kryetrimave,... vendin që patën lënë vatër të
lirisë...”
9.Po Ai:
“Mos vallë të vjetrit ia kanë quajtur për të metë Pirros dyluftimin me kapedanin Pantauk?” (Gjergj Kastrioti ushtarëve
para duelit me Ferut pashën, më 1449).
10.Po Ai:
“Kruja, me vdekjen e Muratit, u bë më e dëgjuar se Argosi dikur, me vdekjen e Pirros” (më 1451).
11.Gjin Muzhaqi, bashkëpunëtor ushtarak e politik i Gjergj Kastriotit, në kujtimet e tij (1510), duke e përshkruar
prejardhjen e familijes së vert nga molosët, ngulmon se stema e saj e qëmoçme riprodhonte burimin e mirënjohur epirot
(orakullin dodonas), duke sjellë kësisoj një ndihmesë sa të paparashikuar aq edhe të çmueshme.
Dëshiroj të theksoj se deri më sot nuk është zhvarrosur ende as edhe një grimëz autentike nga vëllimet mbi artin ushta-
rak apo nga “Kujtimet” e Pirro Molosit. Ky njihet në histori vetëm ashtu siç e kanë përshkruar armiqtë e tij romakë me
pasuesit e tyre helenë, pra kryekëput në mënyre të njëanëshme, e megjitatë është një nga figurat më të nderuara të
lashtësisë, në shkallë botërore.
Kurse Gjin Muzhaqi ka shpëtuar, mrekullisht, njëmbëdhjetë maksima të Molosit tonë, mjerisht të pashfrytëzuara (përse
vallë?!) gjer më sot prej asnjërit ndër dhjetëra biografë të Pirros.
Pra, për të parën herë trashëgimia e këtij mendimtari të mprehtë mund të gjykohet në menyrë të pandërmjetme, nga
brumi i vet, ndonëse i pakët...
Në kujtimet e veta, Gjin Muzhaqi dëshmon se “Pirroja, mbret i epirotëve, mbante të shkruara në një unazë këto fjalë”:
12.”Për të virtytshmin është shpërblim i pakët të jetë zot i botës; për veskeqin është dënim i pakët t’i merret jeta.”
13.”I nderuar ndër të nderuar është ai që fati e përmbys tek s’ka faj, dhe i poshtër ndër të poshtër është ai që fati e ngre
lart kur s’e meriton.”
14.”Gjithçka që mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.”
15.”Çka mund ta siguroni me paqe, mos e kërkoni me luftë.”
16.”Çka mund ta fitoni duke iu lutur tjetrit, mos ia zhvatni duke e kërcenuar.”
17.”Çka mund ta ndreqësh pa rënë në sy, mos e dëno faqeza të gjithëve!”
18.”Prindi që lë pas një bir të urtë por të varfër, mendon se i ka lënë shumë, ndërsa ai që e lë të pasur por të marrë,
mendon se nuk i ka lënë kurgjë”
19.Vlen më shumë një ndihmë e vogël në kohën e duhur, sesa një tepër e madhe por që arrin vonë.”
20.”Njeriu që është bërë tiran i madh për hir të fuqisë, meriton të kthehet në skllav për hit të së drejtës.”
21.”Nuk mjafton që të jesh i mirë, por duhet edhe të mos lësh shteg për t’u mbajtur si i keq.”
22.”Njeriu duhet të mendojë, ndërsa rron në këtë jetë, që lumtërinë ta kqyrë sikur e ka marrë hua, kurse mbrapshtinë si
pronë të vetën të natyrshme.”
23.Ne kujtimet e tij, Gjin Muzhaqi na ka përcjellur gjithashtu këtë barazim gjuhësor të pashoq:
”...Epiri, që në gjuhën arbërore quhet Pylloria...”
24.Cane Koronasi (shek.XVI), letrar arbëresh nga ishulli i Zakinthit, në një vepër të vet (tetor 1519), të shoqëruar me
plot riprodhime dëshmish të lashta mbi bëmat e kapedanit himarjot Mërkur Bua midis viteve 1495-1517, shpall se gjinia
e këtij dhërmiasi jo vetëm rridhte, bark pas barku, drejtpërdrejt “nga mbreti Pirro... dhe Antinou epirot”, por ai kishte
trashëguar një shqyt të vetë Pirro Molosit:
Katër gjiarpërinj të blertë, të shtrënguar prej një dore mbi një fushë të kuqe të errët – të paktën qysh para shekullit IV të
erës sonë.
Pikturën e përpiktë, me ngjyra, të kësak relike mijëvjeçare, ai e përcjell me shënimin italisht:
25.”Stemën e katër bullave me dorën e mbantë së lashti mbreti Pirro dhe të gjithë ata që ishin nga fisi i vërtetë i tij”.
Ky thesar origjinal, - që pasuron me një të dhëne të re biografin e Molosit tonë në veçanti dhe të aiakadëve (aiakasve),
në përgjithësi, krahas historisë së Epirit – ruhet për fat të mirë krejt i pacënuar, në qytetin e Torinos (ruajtur brez pas
brezi deri më 1519).
26.Dokumentohet se më 1569 lindi një pasardhës i Dragoit të Krujës, i biri i mbesës Erina të Gjon Kastriotit të dytë;ky
pinjoll zhvillon veprimtari në Itali dhe mban emrin kuptimplotë Pirroja i parë Kastrioti-Skënderbeu.
27.Frang Bardhi (1606-1643), filolog e historian i kalibrit botëror (ndonëse ende i pastudiuar e i paçmuar sa duhet): “...
ai tmerri i turqve, Gjergj Kastrioti, princ i popullit epirot (që rrjedh nga fisi i Mjeshtrit të luftërave, domethënë Pirros,
mbretit të epirotëve)...” (1636)
28.Po Ai (në polemikë me boshnjakun Jovan Tomko Margnaviç, që donte ta përvetësonte Skënderbeun si paraardhës të
vetin):
“Le të shohë tani Tomku në rrjedh prindi i Skënderbeut, Gjoni, nga familja e Margnaviçeve apo nga e Kastriotëve, nga
Vukashini apo nga kryetrimi ynë Pirro, mbret i epirotëve.” (1636)
Shënim: Gjergj Kastrioti, tek e nënshkuruan vetë zanafillën epirote, nuk përmend kurrë stërprindër Margnaviçë me
feudet e tyre.
29.Po Ai:
”Privilegjet e veçanta dhe titujt e të parëve të tij, kontetë, arkonditë, gradat senatoriale, zhupanatin e madh, starostastin e
Rashës, avantazhet e principatit të madh dhe, më së fundi, dinjiteti mbretëror, të gjitha këto (Skënderbeu) s’i ka zenë
kurrë me gojë, por u drejtua nga emri, shkëlqimi dhe fisi i Pirros sonë, mbretit të epirotëve.” (1636)
30.Po Ai, tek riprodhon versionin e lirë të letrë së Skënderbeut (pë princin Orsini), sipas botimit të Enea Silvio
Pikolominit:
“Por le të dëgjojmë, së treti, në ju pëlqen, dëshminë e shënuar të vetë Skënderbeut, i cili, në përgjigjen që i bën princit të
Tarantos Xhovani Antonio Orsinit, i shkruan kështu për origjinën e fisit të vet, sipas kujtimeve të Piut II:
“Të parët tanë kanë qenë epirotë, nga të cilët ka dalë ai Pirroja me nam, hovin e të cilit mezi mundën ta përballojnë
romakët dhe që pushtoi me armë Taranton e shumë vende të tjera të Italisë...
Në thëne së Arbëri është pjesë e Maqedonisë, atëherë të parët tanë i pranon edhe më fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin
u futën gjer në Indi...” (1636)
Rreth njëzet herë, Frang Bardhi, në vëllimet dhe relacionet e veta, i njëson arbërit me epirotët, sikurse dhe Arbërin me
Epirin, barazim që e pat vulosur më 1503 edhe umanisti tjetër shkodran i dëgjuar në botë, Marin Beçikemi (1468-1526),
në mënyrë të pavarur nga bashkëkohësi i tij Marin Barleci.
31.Pjetër Bogdani (1630-1680), dijetar poliedrik me vlera evropiane, duke pikasur asohere traditën tonë poullore, Epirin
e identifikon më Arbërin, të cilin e ndan në të poshtëm (dhe, natyrisht, të sipërm), teksa e përcakton qartazi Pirro
Molosin: “...mbret i Arbërit të Poshtëm...” (1685)
32.Gjatë shekujve XVI-XVIII, banorët e Bregut (jug) iu drejtuan me shkrim shteteve evropiane për ndihmë kundër
robërisë turke. Në një letër kolektive fort të mençur, më 4 tetor 1759, ata i theksojnë oborrit rus, ndërmjet të tjerash,
imtësi mahnitëse mijëravjeçare, të shtrydhura fill nga kujtesa e gjithë labëve tanë.
Duke e hedhur fjalën tek orakujt e tyre të qëmoçëm, - Dodona, Nymfeu e mbase Tomori, Oriku, Grama, etj. – ata
përshkruan ndeshje të lashta kaono-molose, tashmë shkencërisht të pro-vuara, dhe krenohen me prijësit e vet trima e të
urtë:
“Provinca që quhet sot Himarë, ose popuj himarjotë, janë Epiri i vjetër perëndimor, që njihej me emrin Kaoni e popuj të
Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre...
Janë popull luftëtar dhe, po të bashkoheshin të gjithë, do të mund të mblidheshin njëzet mijë burra të aftë për luftë. Nuk
po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi
famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimëri.”
33.Atyre moteve ka kumbuar edhe një këngë popullore nga fshati Vuno, e cila buiste deri para Çlirimit.
Ajo ligjëron, krahas Skënderbeut, edhe për Pirro Molosin e për kushëririn e tij të të dyte, Lekën e Madh, aiakid (aiakas)
nga e ëma Olimpia (motra e Aleksandër Molosit), e cila do të përshkruet më vonë edhe tek një baladë tjetër folklorike,
po nga fshatrat e Bregdetit:
“Kush ka qëne trim njëherë, Të lutemi dit’e natë,
Aleksandr’i Madh me vlerë, n’atë jetë ku ke vatë,
Pirrua me shokë të tjëre: dërgona shpres’e uratë,
Po nga gjithë më i zoti që të mos rrojmë si gratë.
Skënderbeu-Kastrioti. Të ngrihemi të lëftojmë,
O mbret i dashur, ku je? armiqtë këtej t’i xbojmë,
Ku je, o Skënderbe? të lirë, me nder, të rrojmë,
Si duron e rri nën dhe? mëmëdheun të shpëtojmë..."
Që ditënë që na le,
vendi ynë u bë raje. Pilur – Vuno (mbledhur më 1932)
(Ashtu si poezia popullore shqiptare, edhe poezia popullore greke, sikundër do të shihet më poshtë, jo vetëm që nuk e
mohon barazimin Pirro Molosi = stërgjysh i shqiptarëve, por, përkundrazi, e pohon atë me plot gojën).
34.Jahtëzakonisht domethënëse për traditën tonë gojore janë dy legjendat dhe dy këngët “e thinjura” çame mbi Pirron,
të cilat po radhiten më poshtë. Nga pozitat e banorëve autoktonë të Thesprotisë – Molosisë, ato nxjerrin në dritë, për
herë të parë në histori, qytezën e Ledhezës si vendlindjë te katragjysht tonë (toponimi takohet dy herë në qarkun e
Gumenicës dhe buzë Lumit të Zi, Akeronit të stërlashtë); shpjegojnë nyjat e shpeshta të prijësit me shqiponjën (ipen),
fëmijërin e tij tek ilirët, prestigjin e Dodonës e të Lekë Malasit (Aleksandër Molosit) midis njerëzve të thjeshtë,
ekspeditën kundër romakëve në ndihmë të japygëve ilirë, vëllezër gjaku, të shpërngulur qëmoti matanë detit Adriatik:
“Shumë burra e mbretër pa kishe, që për Pirron po këndonte këngën
po si Pirron, burrë e mbret s’kishe parë. “Pirro – Burri ishtë ipe e qjellit!”
Pirro – Burri në Ledhezë leu. Njerëzia e shkretë sa merr vesh
Pirro – Burri jetim na kish mbetur se rrezilët komandarë vendi
dhe i varfër në pikë të hallit: jetim – Pirron dojin që ta vrisnin,
s’ish lipsjar, po ku kish me të tepër, na e nisin si vllau ne vllau,
s’ja përtonte të mirr me përdhunë te mbreti i Shkodrës ata e shpunë,
njonjë kaciq, apo njonjë ziur, dhe i thonë: “o mbret i nderuar,
dhe me shokët aj e piq më hell. t’u rritët nami e rrofsh e klofsh sa malet,
Pirro – Burri një ditë ish i vetëm. Kaha Iperoja na të kemi ardhur
Pirro – Burri çish bë atë ditë? të t’besojmë kët zok të ipjes,
Ai në pill, në malin e Bozshurit, të na rritet ipje e vërtetë,
Një kaciq e kish vënë më hell, që rrezilët kumandarë vendi,
Dhe mëlshitë të gjalla ja haj. turp i madh i Dodonës së shënjtë,
Pirro – Burri kaciqnë e la më hell, ne t’i zhdukim ngaha kjo faqe e dheut
Ulkut kamën ja xorri rëpara, dhe me nder e të lirë të rrojmë!”
dora e kamë në golë ja hosi. Mbreti i Shkodrës si vëlla vëllaun
Ulku Pirros në grikë ju huadh. Pirro – trimin shumë mirë e rriti,
Po jetimit në pikë të hallit ja psoi ki çdo gjë që i duhej
shpejt di ipje në dihmë i venë. për t’ja zbardhë kudo faqen vendit,
Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar, klofshin kohët të mira e të liga.
- ja xuarr sitë e ja kllapurisnë Dhe një ditë Pirro – Burri kthehet
dhe e pllaksën si shirkun bë dhe; prap në Ledhëz, kutu ku na leu,
si shirku bë dhe ulku ra plasur. si një ipje hipur majë kalit.
Pirro – Burri ipjet si di motra, Kali i tij, mre të madhe e kish hjenë.
i përgushi me di lot në si. Dukej kali sa mali i Bozhurit;
Pranë tire kaciqin e poqi. qafa e kalit sa Qafa e Dimalit.
Ipjet hanë në mishin e ulkut, Bi “të Pirroja si Mal’e Flamurit,
Pirro – Burri në mish të kaciqit. kurmi i tij arrinte lart në qiell.
Dita – ditës Pirro – Burri rritet, Pirro – Burri, vetë ipja e qiellit,
Dita – ditës i rritet dhe nami. koka jonë, në_krahët e tij.
Nami rritet, po rritet dhe frika Dhe rrezilët kumandarë vendi,
në rrezilët komandarë vendi, turp i madh për Dodonën e shënjtë,
që rrëzuar ja kishin të jatin, ne i zhdukëm kaha dheu i Iperit.
edhe shinin si t’ua duaj qejfi, Dhe në dihmë i vajtëm kujt desh dihmë
pa përfillur njerëzinë e shkretë, për të mbrojtur nderin dhe lirinë.
Margëllëç
35. Pirro – Burri, trim e shkuar trimit, sapo detin aj e kapëtoi,
në Ledhezë, këtu na kish lerë. mbi të liqtë aj pallën e xuarr;
Që femilë na mbeti jetim, korri e griu në hasmët sa deshi.
edhe hasmët dojin që ta vrisnin, Si gjëmim gjëmonte zëri i tij
po e mori dhe si djalë e rriti sa pataksi gjithë Entalinë.
mbret’i Shkodrës, dhe shkollë i pat dhënë. Hidhej Pirrua në luftë si shigjeta,
Oficer i zoti Pirrua pati dalë. kali i tij në erë flëtëronte,
Ipe ish dhe shkuar ipes malit, di kut leritë i ngrij rëpjetë,
si na ish dhe aj Lekë Malasi, dhe zjarr kaha gola ai nxirrte,
iperot ka vendi inë, Thesprotia. luftë kur bënte Pirrua mbali kalit.
Kur tejdetit i ligu bë tertipnë I pat thënë Romës: - Mejtohu mirë,
të hidh detin dhe t’i zij vatanë, se Iperos s’ia shkel dot vatanë,
Pirrua blodhi trima siç qe vetë ndrishe do fundaresh ti në gjak!
dhe si ipe me krahë kah ipe, Pirro mbreti, trim e ipe malit,
me flamurin meipe në ballë, ish stërgjushi i inë, çameriot.
Mazrrek – Margëllëç
36.Pirro, shqipja arbërore, Në çdo luftë ti fitove,
Hape krehët, fluturore, luftë ditë e e luftë natë,
në mes të tufanit shkove, me zuar e me romakë.
dete e male kapëtove. Arpicë – Margëllëç
37.Pirrua, një trim i ndjerë, kushtu mirretë Ipiri!
Në Ledhezë ishte lerë. Kur doj shkelje këtë prak,
Gjak iliri, kombësia, t’u fundar Roma në gjak!
iperot ka Thesprotia, Dhe çdo hasm’e zuzar,
kaha vëndi inë, Çamëria. e dogj Pirrua me zjarr,
Roma kur ja bëri pllanë se ish sojit kordhëtar,
të vij e t’i zij vatanë, ish ngaha zëmra shqipëtar.
Pirrua blodhi ushtarë, Ka klënë trim edhe zor,
mori flamurë me shkabë, gjak iliri, kah Thesprotë,
kapëtoi detin matanë. stërgjush i inë, çamërjot.
Në Romë pallën e xuarr,
romakë griu e kuarr.
U pataksën Entelija,
si gjëmim kërcit buria.
O romak, romak llatini, Filat
38.Ndër viset tona, që prej 23 shekujsh, vazhdojnë të përdoren toponime bindëse, si:
Grykat (ngushticat) e Pirros, kanione të thella malore përgjatë shtratit të Vjosës, midis Lyngut (Paleovunit) gjer matanë
Aeropit (Tomorit) nga perëndimi...
39.Përroi i Pirros, në jug të mëngës së Koispolit, bashkë me Përruan e Kallogrëse, ka çarë luginën e Vardharit. Këtë
hidronim e gjejmë në krijimtarinë popullore:
”Tek Përroi, i Pirros, më përtej një gardhi,
ç’na mbetën dy trima, dy sokola mali,
ç’na mbetën dy shokë, djelma si stërralli,
njëzet vjeç pa mbushur, Samiu dhe Qemali...”
(kushtuar dëshmorëve Sami Bejdo e Qemal Kuçuku)
40.Shkalla e Pirros, kështu quhet një sipërfaqe rreth një hektar rrëzë një maje kodrinore, plot qeramikë “plakë”, pranë
fshatit Pandelejmon, 12 kilometra në verilindje të Butrintit, anës bregut të djathtë të
Pavllës (lumit të Shalësit).
41.Varri i Pirros, në trajtën e një përmendore me një sarkofag apokrif, po aty.
42.Lëmi i Pirros (Castra Pyrrhi), sipas Tit Livit, ishte një qytezë e ndërtuar prej Burrit në Trifili të Holosisë, diku buzë
brigjeve të Vjosës. Për ta lokalizuar këtë vendbanim janë munduar brëza të tëra kërkuesish, qysh nga L.Pukëvili,
U.Liku, P.Aravantinoi, E.Oberhumeri, N.Mystakidhi (prej Dhrovjanit tonë), deri te J.Kromajeri, F.Uollbenku,
Dh.Evangjelidhi, Xh.de Sanktisi, N.Hamondi e të tjerë, duke e ngulitur anepërqark, sidomos nga Petrani i Përmetit deri
afër Furkës, Peratit e Konicës. Mbase nuk është pa lidhje me toponimin që vijon:
43.Lugina e Molosit: zihet në gojë edhe sot e kësaj dite, gjithnjë për ndert të Pirros, pranë Leskovikut.
44.Katundi Pirro, në ishullin e Qipros, mbi rrugën ndërmjet Nikosisë dhe Larnakës, i banuar që herët nga
shqiptarë.
45.Mjaft e përhapur në trevat shqiptare ka tingëlluar ndër shekuj mallkimi popullor, që duhet ta ketë origjinën nga
vrasja e Pirros në qytetin Argos prej tjegullës së flakur prej një plake vendase (viti 272 para erës sonë): “E gjeç nga
qeramidhetë.” (botuar nga Thimi Mitkoja te “Bleta Shqiptare” – 1878)
46.Një përkthyes i konsullit francez dë la Sal regjistron këtë mburrje të Ali Tepelenës në Prevezë (maj 1792):
“Ju do ta shihni, - na tha ai duke na besuar, - se pasardhësi i Pirros, Ali Pasha, do të dijë t’ia kalojë atij në të gjitha
ndërmarrjet.”
47.Edhe dymbëdhjetë vjet më pas, sipas Gabriel Bemeranit, biografit të Ali Epirotit, ky i fundit:
“...përsëriste plot krenari se ishte Pirroja modern (“Burrhus-i” – siç thoshte vetë).”
Epitetin “Burrhus-i” (për Burri = Pyrrhus-i, Pirroja) të cilin e ndeshim rëndom në Çamëri, e përmendin njëzëri,
çuditërisht, edhe dy shkrimtarë romakë prej gjaku ilir, Eni (239-169 p.e.s.) dhe
Ciceroni (106-43 p.e.s.), gjithësaherë e kujtojnë këtë prijës molos.
Së këtejmi ky epitet do të shtegtojë tek rilindasit tanë...
48.Një gojëdhënë çame e mbështjell figurën e Ali Tepelenasit me atë të Pirros, nëpërmjet simbolit molos të shqiponjës
(ipes);
“Kur ish i vogël, Aliu shkoi në një manastir si luar lopësh. Po një ditë tek kulloste lopët lori i manastirit, në një faqe
mali, Aliun e zu gjumi. Mbi të fluturon një ipe (shqipe) dhe, si e sheh që është mbuluar në djersë, qëndron e i bën hje.
Kur u zgjua kaha gjumi, Aliu vëzhdriu ipen i habitur e pastaj i thotë: “Po ti, moj lanete, çish do ka unë që më vëzhdrin
ashtu? Mos e pandeve që jam njonjë pulë?”. Dhe mori shkopin t’e godit.
Po ajo u ngrit pak më lart e pastaj iku malit nëpër lisa. Por atë ipen bi krie të Aliut tek flij e kish parë edhe një shërbëtor
i manastirit dhe i thotë Aliut: “Ali, e di ti se do të bënesh njeri i math e do të kumandoç gjithë Iperon?”. Dhe i tregoi që i
kish bënë hije mbi krie, kur ki flij. “Të hëngërtë gola mjaltë, i thotë Aliu, po s’jam ka ata njerës u që të bënem i math sa
thua ti, se u, një palo lab si të tjerët jam.”
Shërbëtori qëndroi më të tij dhe prapë i tha: “Po, po, ti jo të bëneç i math, se u vajta 60 vjeç dhe s’kam dëgjuar për
njonjë ipe që t’i ketë qëndruar, as edhe një karakaçe t’i rrijë bi krie e jo një ipe”.
Dhe me të vërtetë, - mbaron legjenda, - Aliu u bë me i madhi e më trimi në Ipero, pas Pirros.”
49.Më 1803, në Napoli gjendet një stërnip tjetër i Gjergj Kastriotit, përherë prej vije femërore, Pirroja II Kastrioti –
Skënderbeu, sikurse na garantojnë disa studiues.
50.Dokumentohet se në shkurt 1806, banorët e fshatit Palavli, 8 kilometra në veriperëndim të Delvinës, ruanin në
kujtesën e ngjizur djep pas djepi, që katundi i tyre pat qenë dikur qytet i themeluar prej Pirros.
Lashtësia e stërthellë e Palavlisë provohet edhe nga dy gojëdhëna të tjera burimore,
të botuara më 1875 dhe 1895.
51.Gjatë shekullit XIX e deri në fitoren e pavarësisë, rilindësit shqiptarë, sikurse pararendësit dhe paranikët e tyre,
tejndanë të frymëzuar nga trashëgimia jonë gojore mijëravjeçare si edhe nga studimet më të reja të shkencës
bashkëkohëse, do t’i ndriçojnë dhe shtëllitin më tej indet gjenetike midis popullit tonë dhe tregjyshërve të tij Lekë
Malasit edhe Pirros së Ledhezës me bashkëatdhetarë. Shkrimet e pishtarëve tanë të kësaj periudhe, - duke përfshirë edhe
arbëreshët, – mbi këtë birëri gjaku, gjuhe dhe historie, do të thithen nga shtresat tona të gjera; një ditë, sikur të
botoheshin tok, këto do të mbushnin vëllime të tëra.
Më poshtë do të çiken vetëm disa nga dëshmitë më të hershme dhe më domethënëse.
Kostantin Duka (1750-1820), iluminist përmetar, që iu kushtua me afërsi të rralla lëvizjes revolucionare të çlirimit të
popujve ballkanas nga kthetrat e sulltanëve, Ali Tepelenën e cilësontë “pas Pirros, si njërin nga heronjtë më të shquar”
të dheut tonë. – (1806).
52.Engjëll Mashi (1758-1821), dijetar arbëresh i dëgjuar në Evropë, vë në pah:
“Pas vdekjes së Skëndërbeut, - mbështetje e vetme e të kristherëve kundër fuqisë së papërballueshme, - edhe heroit të
vërtetë ndër trashgimtarët e Pirros edhe të emrit të Aleksandrit (që të përdor shprehjen e Volateranit), shqiptarët, pasi e
humbën kapedanin e tyre të pathyeshëm, u bënë pikë e vrer.” (1807).
53.Po Ai: “Sot pranohet se Aleksandrët, Pirrot, Skënderbejtë fituan nam veç nga bëmat heroike të kombit
trim shqiptar.” (1807)
54.Një ninullë shekullore, nga Margëllëçi (Çamëri), na e risjell ndër mend Molosin tonë përbri stërnipit të tij të denjë,
Boçarit legjendar (1790-1823): “...M’u bëfsh si Pirro-Burri dhe si Markua nga Suli.”
55.Jani Veliraj (1771-1823), poet, mjek i rritur pranë Ali Tepelenasit, prej fisi mbase arbëror, i ka endur udhëheqësit një
epigram të bukur, plot ndjenja të dlira, i cili qe murosur në portën kryesore të Himarës: aty, pas Faethonit – mbretit të
thesprotëve dhe molosëve parahelenë – dhe pas Pirros, renditet edhe Epirot nga Tepelena...
56.Petro Veshi (Boçi), ndryshe Polikarp Dardhari (1778-1821), enciklopedist e vjershëtar nga Dardha e Korçës i thur
një poemëz Ali Tepelenës, ku e radhit pas Burrit, Lekës së Madh dhe Admetit, sovranit molos të shekullit V p.e.s.
57.Vincenc Dorsa (1823-1888), rilindas arbëresh, helenist i shënuar, shkruan (1847):
“Aiakidit i lindën nga Fthia dy vajza, Deidamia e Troa dhe një djalë i quajtur Pirro; ai Heroi tjetër i popullit të lashtë
shqiptar, që sikundër... Aleksandri la pas vetes një nam aq të ndritur në analet e historisë e që tri herë radhazi u bë
ankthi i romakëve; ai fitimtar ngjethës, që korri dafina të lavdishme mbi kartagjenasit e maqedonasit; ai shqiponjë e
Epirit, i përkujtuar për pamjen e tmerrshme dhe luftarake, për kalitjen në artin ushtarak dhe për burrërinë. Pirroja vdiq
në vitin 272 p.e.s. E pasoi në fron i biri Aleksandri II dhe këtë të bijtë Pirroja e Ptolemeu, të fundit prej atij fisi
zulmëmadh.”
58.Po Ai: “Të famshmit Ali Tepelena, Mehmet Aliu, Ibrahim Pasha, i biri, të gjithë nga truall dhe gjak shqiptar, që të
tre heronj klasikë të luftërave të pasme të Turqisë, mund të meritojnë denjësisht një vend pranë të lashtëve...
Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut dhe të përfitojnë me ta një plejadë të mrekullueshme të gjinisë luftarake të kombit.”
(1847)
59.Thimi Mitkoja (1820-1890), ati i folkloristikës sonë, në luftë të hapur kundër shovinistëve grekë, e ngriti zërin qysh
më 1859, deri brenda organit shkencor të Universitetit të Athinës, me polemikë parimore, për të mbrojtur të drejtat e
popullit shqiptar, të stërgjyshërisë së tij me molosët e Molosinë, Kaoninë, Thesprotinë, Geryonin (prijësin e stërmoçem
thesprot), Pirron dhe pasardhësit e tyre:
“...Lopësi (Helopia në Molosi), sot një fshat i vogël në Thesproti afër Konispolit. Në kohën e lashtë ato vise ishin të
famshme si rritëse gjedhi, sepse dhe Herakliu rrëmbeu qetë me nam të Geryonit, mbretit të Ambrakisë, pasi e mundi atë
më 1350 (p.e.s.)...shqip lopë edhe lopës, ai që ruan lopët”. (tetor 1859)
60.Po Ai: “...Nëqoftëse fjala “shqyp” është e afërme me fjalën greke “gyps” = “shqyponje”, sikurse edhe Pirroja i Madh
quhej “shqipe”...” (9 janar 1868)
61.Po Ai: “...Arbëria që në Vjosë e gjer Delvinë e Gjirokastër (Kaonët). Çamëria, nga Delvina gjer në Nartë
(Thesprotia, dhe në krahinën e Sulit është Molosia) e përpjetë gjer në Janinë.” (17 maj 1877)
62.Po Ai: “...Emri i Pirros së Madh është Burri, emër shqip, sinonim i latinisthes vit dhe i greqishtes aner.”(1879)
63. Po Ai:
“Ju djemt’ e Burros Madhit,
që qe i madh si ia thonë,
i kalli frikën romanit,
kur u vërvit mu ndë Romë.” (shkurt 1880)
64.Po Ai (shënim anash një vjershe mbi personalitete shqiptare):
“...Lleshi e Leka i Madh, Burroja, Diokleciani, Gjin Shpata, Bua, Depa, Arianiti, Qypërliasi, Gjika i Rumanisë,
Mahmud Pasha, e të tjerët, i Shkodrës, Mehmet Aliu i Egjiptit...” (1898)
65.Në veprën “Korpus mbishkrimesh latine” (1864), të botuar nën drejtimin e historianit gjerman Teodor Momzen
(1817-1903) përfshihet një poezi e poetit ilir Medaur Basani, e vitit 167 p.e.s., sipas Karl Patshit (1865-1945). Vargjet i
kushtohen hyjit ilir Medaur dhe aty përmenden muret aiakase të vendlindjes së poetit, Kotorrit (Rizonit të moçëm) deri
ku qe shtrirë ndikimi, për të mos thënë pushteti, i aiakasit (aiakidit)
Pirro Molosi:
“...Ti, që banon në ledhet aiakase të Rizonit,
në kështjellën e Dalmacisë,
o Medaur, o Lar i thjeshtë i popullit tim,
i shejntë në atdhe...”
66.Jeronim de Rada (1814-1903), njëri nga viganët e Rilindjes sonë, arbëresh, nënvizon:
“Populli epirot i Aleksandrit edhe i Pirros”...
“Më duket, pastaj, se emri mbretëror Pirro i përgjigjet edhe atij tonit “burrë”, (njeri trim, “vir”): e, pra, Ali Tepelena,
duke ia zënë në gojë Pukëvilit, e shqiptonte “Burrus”.” (1864)
67.Elena Gjika – Dora d’Istria (1829-1888), dijetare e njohur europiane gjatë shekullit XIX, me prejardhje shqiptare nga
Parga, i ka për krenari gjyshstërgjyshërit tanë:
“Populli shqiptar ka nxjerrë ushtarë e luftëtarë, që kanë çuditur rruzulin me trimëritë e tyre, si Pirroja, Aleksandri i
Madh, Diokleciani, Skënderbeu e të tjerë...” (1866)
68.Pjetër Kiara (1849-1915), studiues arbëresh, i kushton një kapitull shtatëfaqësh Burrit të Ledhezës, ku aty ndalet të:
“...zulma e lashtë e bijve të Pirros edhe të Gjergj Kastriotit...” duke shtuar këtë vrojtim të çmuar:
“Ciceroni ka folur me lavde për disa vepra mbi luftën, të shkruara prej Pirros...” (1869)
69.Zef Jubiani (1818-1880), luftëtar rilindas i gjithëanshëm, duke përdorur shumësin Pirrot (për Pirron I e II) shpall:
“Aleksandri i Madh, Pirrot, Topiajt, Kastriotët, Mahmudët, Mustafatë, Mehmet Alitë me shumë kreshnikë të tjerë trima
të shekullit; Aristoteli, Ariani, Diokleciani, Kalkokondili, Bogdanët, Sagredët, Nezim Beratët, Mullah Hysenët e të tjerë
e të tjerë, a nuk janë vallë njerëz të përmendur, që lanë farën e gjinisë së tyre në këtë tokë klasike për të rimbangulluar
ndër pasardhesit në një epokë të re të kombit shqiptar?” (1871)
70.Po Ai:
“Gjuha dhe dija jonë qenë vdjerrë e lështue doret qysh se mbas krajlave tonë, Pirrot e moçëm, si Roma e vjetër, ashtu
edhe luftarë tjerë trazuen popujt tonë e, tue i marrë me të keq, i bane me hikë e me u shpërnda.” (para viti 1880)
71.Vasil Zoto – Molosi (1837-1912), iluminist nga Dhrovjani (Delvinë), - ku ishin shpërngulur të parët e tij pas prishjes
së Vithkuqit më 1781, - bozon më 1875, përveç gravurës së Skënderbeut, edhe atë të Pirros, të cilën e shoqëron me
shumë gojëdhëna të stërmoçme për Burrin dhe katragjyshërit e këtij, të skalitura në kujtesën e fshatarëve tanë. Gjatë
kësaj veprimtarie jashtëzakonisht pjellore, plot merita, por edhe me kufizime, duhet të ketë pasur ndihmën edhe të dy
vëllezërve të tij, njërit me banim në Prizren dhe tjetrit në Tetovë, Kësodore, ai pohon me plot gojën se Palavlia
(Kamenica) e Sarandës pat ekzistuar qysh para Luftës së Trojës dhe përpara ardhjes aty të fatosit të saj legjendar Pirro
Neoptolemit.
Vasil Zoto ka nxjerrë në dritë materiale mbi të kaluarën e molosëve, thesprotëve dhe kaonëve, si edhe të trevave të tjera
shqiptare qysh prej lashtësisë më të mjegullt deri në shekullin III p.e.s., duke perfshirë një jetëshkrim të ngjeshur të
Aleksandër Molosit (Lekë Malasit, Lleshit...), një fashikull të tërë biografik, kryesisht sipas Plutarkut, mbi Pirron tonë
(1882). Ai ka lënë, ndërmjet shumë të tjerash, edhe një dorëshkrim (të pabotuar) që i shtrin këto hulumtime deri pas
agimit të shekullit XX.
72.Deri më sot është dhënë më se një ubikacion i pasaktë për qytetin Berenikë, të ndërtuar prej Pirros së Ledhëzës.
Vasil Zoto e vendos atë në në Ksamil (1875).
73.Pashko Vasa (1825-1895),rilindës i ndritur, e mban në qender të vëmendjes figurën e Burrit të paharruar:
“...në shekullin e tretë ne shohim të japë çikë një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili, para se të hidhej në Itali,
luftoi me maqedonasit po ashtu si me grekët, që fqinjëronin në kufijtë e shteteve të tij; me këtë rast ushtarët e tij, të
habitur nga shpejtësia e lëvizjeve ushtarake, i thanë se qe matur me shqiponjën...Plutarku, i cili e rrëfen këtë rrethanë
karakteristike, nuk e ka ditur dhe s’ka dyshuar aspak se pikërisht kësaj, epirotët dhe të gjithë ata që quhen sot shqiptarë
ia detyrojnë emërtimin e tyre të përgjithshëm: shqiptare...” (1879)
74.Muza popullore e Prevezës (Çamëri) krahason për trimëri me Pirron, dëshmorin e nderuar të Rilindjes, barbaçin
Anastas Kullurjoti (1827-1887), që guxoi të botojë brenda në Athinë organin e Lidhjes së Prizrenit, “Zeri i Shqipërisë”
(i foni tis Alvanias), në vitët 1879-1880:
Në arbrëshë kush kle m’i zoti,
zemërzjarri e patrioti?
- Kle Anastas Kullurjoti,
as për trim s’i gjëndej shoqi.
Anastasi ka Kulluri
me guxim të madh si Burri
mu në mesin e Greqisë
ngriti “Zën e Shqipërisë”.
75.Jani Vretoja (1822-1900), veprimtar i Rilindjes, autori i “Mirëvetijës”, tek prijës të dalluar të “nënëzës” Shqipëri,
përmend:
“Bij edhe mbretër të saj qenë Admeti epiras, që i dha mbështetje, Themistokliut athinas, kur u ndoq e iku nga Athina,
edhe Pirroja, i kushëriri i Aleksandrit të Madh, trim i palodhur.” (1884)
76.Naim Frashëri (1846-1900), poeti ynë i shquar, do t’i kendojë si vijon stërgjyshit tonë:
“Edhe Pirroja ish burrë,
që s’ka pasur shok kurrë,
ay romasit i mundi,
Italinë tër’e tundi...” (1894)
77.Po Ai:
“Vërtet prindit tanë kanë pasur emrë të math në gjithë botën, si Aleksandr’ i Math, Pirrua i Math, Teuta, Gjençua,
Kostandin’ i Math, Skënderbeu, Qyprilitë, Mehmet Aliu...” (1894)
78.Po Ai:
“I bir’i Eaqidhit është Pirrua i Math, q’e la dy vjeç i ati. Maqedhonasitë, pas vdekjesë s’Aleksandrit hynë në Malësit.
Pirron e muarrë miqt’e t’et dh’e shpëtuanë nga Maqedhonasitë edhe e shpunë n’Iliri...” (1899)
79.Po Ai:
“Pirrua ishte një nga njerëzit’ e rrallë, andaj i thonë Pirrua i Math, se vërtet ka qenë burr’i ndjer e i lëvduarë shumë...Në
kohë të Pirrosë Toskërija ishte me emëre në gjithë boten e me nderr të math.” (1899)
80.Po Ai:
“Pirrua ish nga Shqipëria,
trim q’e lëvdon historia...” (1902)
81.Po Ai:
“o far’e trimerisë, ti femij’ e Aleksandrit,
e trimit të shqiptarëve, e Pirros, të parit...”
82.Preng Doçi (1846-1917), vjershëtar rilindas, buçet:
“... sot gjimojnë
or’lisat e Dodonës, ku t’u shuen
luftar’ të mdhej, ku Pirri “trimushtria”
prej Shqipes veç do t’thojet, tha Shypnia.” (1898)
83.Loni Llogori (1871-1929), poet i ndjeshëm i Rilindjes, rievokon të kaluarën heroike:
“Si s’dëgjohet Shqipëria,
humbi vallë trimëria?...
Humbi Pirrua, Aleksandri...” (1898)
84.Sami Frashëri (1850-1904), ideologu më në zë i Rilindjes sonë, e kujton stërprindin e shqiptarëve:
”...Nga këto dy mbretëri, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë mjaft qytetëri, duallë mbretër të fortë e të ndriturë si
Pyrrua a Burri, mbreti i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Teuta, mbretëresh’ e Ilyrisë e Gjençoja, buri i
saj, që qëndruanë kaq kohë burrërisht kuntrë Romanët.” (1899)
85.Luigj Gurakuqi (1879-1925), vjershën “Shqipja e Burrit” (Aquila Pyrrhi) - 1903, e nis kështu:
“Muer ajrin shqipja e Burrit prej Toskënisë
n’gjith qytetet prej s’lartit tua shique;
e gjegji n’Korçë msojtarët n’gjuhë shqip tue mësue...”
86.Më 1903-1908 pëlcet konflikti për Maqedoninë midis Greqisë e Bullgarisë (kufijtë midis ngastrave të Epirit dhe
Maqedonisë që lëvizur shpesh qëmoti sipas fitoreve apo humbjeve të ndëruara luftarake).
Në gjendjen ë krijuar, kur qe rrezik të na zhvatei toka nga shovinistët fqinjë, lindi kjo këngë popullore e Bregdetit, ku
ruhej gjallërisht kujtimi i Olimpisë aiakase, motrës së Aleksandër Molosit, nënës së Lekës të Madh, “hallës” së Pirros:
“Ci më ci zunë e cingrinë që më nuk e pjell dheja,
Junani me Bullgarinë, Olimbiadhës nga Janina,
sebep për Maqedoninë, që ka pjellë ata trima,
se ka qenë vendi inë, të fortësi vetëtima.”
se ka qenë mëmëdheja
e Skënderit si rrufeja, Pilur, Vuno, Himarë (1932)
87.Gaspër Jakova – Mërturi (1870-1941), mësues e vjershëtar, u thur vargje të parëve tanë:
“...Bardhyli e Teuta e Burrua e Skanderbegu,
ah, vorresh t’dalin, t’ngrehen...” (1904)
88.Mihal Gramenoja (1871-1931) botoi në Sofje dramën “Vdehka e Pirros” (1906), e cila u luajt sakaq nga grupe
amatoresh, duke ndezur zemrat e të rinjve për liri e pavarësi.
89.Midis krijimesh të tjera, piktori atdhetar Ndoc Martini – Camaj (1880-1917) punoi në Paris një “gdhendje të Pirros”,
skulpturë, fotoja e së ciles u botua më 1907 nga shqiptarët e SHBA-së, krahas fotos së pikturës “Shqiptarët hedhin
vallen pirrike” (që lidhet me emrin e katragjyshit legjendar të Burrit, Pirro Neoptolemit, të birit të Akilit homerik)...
90.Më 1912, poeti Risto Siliqi (1882-1936) shkruan me mall për “Kohën e Lekës e kohën e Burrit”...
91.I njëjti kushtrim oshëtin asohere, qindra të shtënash hute larg nga Shkodra, në një kengë popullore të Filatit
(Çamëri):
“...Po ne vatanin s’ia japmë,
se ne jemi shqipëtarë,
jemi bilt’e’Smail beut,
të Pirros e Skënderbeut.”
Nuk do të përmendim këtu jehonat e panumërta të birërisë së shqiptarëve me epirotët e Aleksandër e Pirro Molosit gjatë
periudhës 1912-1944. Sintezën e tyre në prehërin e vegjëlisë sonë e trupëzojnë disa tregues ndër më tipikët:
92.Te një “fletë flutur” (trakt), e shpërndarë nga qyteti i Manastirit, pishtarët e Kryengritjes sonë të përgjithshmë e
thërresin popullin e jugut ndër beteja kundër skllavërisë pesëqindvjeçare gjithashtu në emër të Burrit:
“Duke parë rrezikun e madh t’Atdheut që e kanë rrethuar më të katër anët, u apim zë gjithë atfhetarëvet që të bashkohen
një orë e më parë me kryengritësit ndër malet tanë se sot erdhi koha e fundit, erdhi ora e shpëtimit t’atdheut, që të
lirohet nga thojntë e barbarit, të halldupëvet të pabesë, të cilët na shitën e na turpëruanë. Ngrihi, pra, o vëllëzer, se koha
erdhi edhe më nukë pret, po të gjithë si mizeria me armët në dorë, burra dhe gra të vrapojmë ndër male që të shpëtojme
atdhenë nga ky rrezik që e ka mbuluar.
Vëllezërit t’anë, gegët, po na ftojnë ne, të bijtë e Piros, që t’u vijmë ndihmës e prandaj çdo shqipëtar e ka detyrë të
marrë hutën në krahë dhe të bashkohet me kryengritësit e mos të lëmë të na turpërohet
“Baba Tomori” i shenjtëruar që po buçet.
Duamë, pra, vetëqeverimin e Shqiperisë, duamë të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjer sa të shuhemi të gjithë.” (Gusht,
1912)
93.Te regjistrimet e popullsisë së Shqipërisë (1950 dhe 1970) emri Pirro ze një nga vendet kryesore (ndërkohë që një
dukuri e tillë nuk ndodh tek asnjë shtet tjetër ballkanas).
94.I njëti fenomen vëzhgohet edhe në “Numëratorin telefonik” të Tiranës (1981), ku shumica e pajtimtarëve kanë lindur
para 1944-ës; ndërkohë që tek homologu i Athinës zor se haset, qoftë edhe për be, ndonjë Pirro prej gjaku grek...
95.Pas Çlirimit janë vrojtuar ndër tekste epigrafike, midis të tjerash:
Një skllav i liruar me antroponimin Pirro në Butrint (shek.II p.e.s.).
96.Një remtar i quajtur Pirro, në qytetin e Antigonesë (Jermë), rreth 5 km në lindje të Gjirokastrës (shek.II p.e.s.).
97.Një banor i thirrur Pirro, në Orosh të Mirditës (shek.XV).
98.Prej një ngulimi ilirësh mesapë në Italinë jugore (Metapontum), ribotohet tani së fundi një mbishkrim arkaik (rreth
vitit 500 p.e.s.), ku spikat një Byrros (Burros – Burri) qindra vjet para shënimeve të Enit dhe Ciceronit. Ky dëshmon
tërthorazi se gjenealogjia e pararendësve të Pirros, sikundër do të shqyrtohet më tej, ka qenë parashtruar prej dinastëve
molosë mbi themele fare reale, objektive, dhe jo mbi hamendje, siç pat dyshuar ndonjë studiues i huaj, i pastërvitur sa
duhet me zakonet dhe toket e të parëve tanë.
99.Në mesin e shekullit V p.e.s., fitoi nam mu brenda Athinës skulptori Pirro (me prejardhje të deklaruar johelene), falë
shtatores prej bronzi të hyjneshës Athena Hygieia, që u vendos në Akropol, prapa hyrjes së Propileve, me porosinë e
vetë statistik grek Perikliut, sikurse del edhe nga mbishkrimi autentik përkatës.
100.Një Pirro tjetër, arkitekt, në bashkëpunim me djemtë e vet Lakratin dhe Hermonin, sipas gjase prej cungu ilir nga
Dyrrahu, rezulton të ketë krijuar thesaurosin e epidamnasve, ku spikatin ndër të tjerë, aspak rastësisht, aiakasit Akil dhe
Aiaks, bri Odiseut, Helenit, etj.
101. Në një mbishkrim të moçëm të gjetur në Pezaro (Itali), përmendet qeramisti epirot i talentuar me emrin Pirro.
102. Historia ka pikasur, ndër Pirro të tjerë, gjithmonë me prejardhje jogreke, monarkun aiakas, të birin e Aleksandrit II,
Pirron II (rreth 271-237), nipin e Burrit...
Pa përmendur studimet e njohura mbi Pirro Molosin para vitit 1945, do të prekim këtu se, që atëherë e deri sot, në rrafsh
ndërkombëtar, kanë qarkulluar shumë trajtesa monografike (ndonjëra madje me 750 faqe) mbi Burrin e Ledhezës, prej
dijetarëve P.Garufalias (1946-1972), U.von Hassel (1947), G.Nenci (1953),
P.Leveque (1957), J.Carcopino (1961), D.Kienast (1963), F.Sandberger (1971), H.Bengston (1975,1982) e të tjerë.
Autorët, që zbërthejnë anë të veçanta të jetës së Pirro Molosit, Epirit dhe Dodonës, janë të panumërt.
Ja disa prej tyre:
G.J.D.Aalders, J.Amoros, J.Babelon, H.Bërve, E.F.Bickermann, T.V.Blavatskaja, A.Bon, L.Brunetti, P.Cabanes,
E.Condurachi, P.Cloche, F.Chamoux, R.Crahay, G.N.Cross, E.J.Bell, E.Frezouls, S.I.Dakaris, A.V.Daskalakis,
D.Evangelides, M.Feyel, J.V.A.Fine, R.Flaceliere, P.R.Franke, J.Gage, A.Giuliano, W.E.Gwatkin, N.G.L.Hammond,
H.P.Isler, V.Kahrstedt, E.Kirsten, G.Klaffenbach, S.I.Kovalov, V.La Bua, J.A.O.Larsen, E.Lepore, R.Mack, E.Manni,
P.Melcni, B.D.Mëritt, D.M.Nicol, I.Nikolopulu-Sike, S.I.Oost, W.Pajalkowski, F.Papazoglu, H.W.Parke, A.Philippson,
M.T.Piraino, W.Potsher, J.Pouilloux, G.Rachet, J.Robert, F.Schachermeyr, K.Schefold, F.von Scheiger, H.H.Scullard,
H.E.Stier, J.J.Trehbux, J.A.Vartsos, I.I.Weickiwsckij, E.Will, F.V.Walbank, K.W.Welwes, A.Wilhelm e të tjerë...
Sikundër kuptohet edhe nga kjo rradhitje e përmbledhur, historiografia botërore mbi Pirro Molosin, Epirin Dododën,
c’është e vërteta, nuk paraqitet aspak kursyer. Por fatkeqësisht, këta studiues, - të cilët kanë zhbiruar deri grimcëza
helenocentriste nga më anësoret, më mikroskopiket, - gjer më sot e kësaj dite nuk kanë marrë parasysh kurrkund, në
kompleksin e tyre, burimet e pashtershme mijëvjeçare të popullit tonë, bile as edhe ato “heretike” të ndonjë studjuesi
evropian. Kjo mangësi thelbësore, krejtësisht e papërligjur shkenërisht, nuk mund të mos ketë çuar, për pasojë, në
përfundime të gabuara. Njëri nga biografët më të dëgjuar të Pirro Epirotit, profesori Xhuzepe Nençi, drejtor i Shkollës
së lartë normale të Pizës (Itali), deklaronte më 1953, duke bërë një gabim të rëndë:
”Pirroja i përket tanimë numrit të atyre figurave, mbi llo-garinë e të cilave është opinion i përhapur se s’ka më gjë për të
thënë, që të mos ketë qenë përseritur qëkuri disa herë, derisa, tek janë përdorur gjerësisht gurrat e pakta, kuadri historik
që nxirret prej tyre nuk duket më në gjendje të zgjerohet më tej.”
Per fat të keq, përgjërimin masiv ndaj figurës së Pirro Molosit në viset shqiptare nuk e ka hulumtuar fare as njohësi i tij,
hëpërhe, më kembëngulës, historiani francez Pier Levek, i cili, megjithatë, detyrohet të pohojë, mjerisht, pa u thelluar
më tej (1957):
“Në Greqi nuk gjejmë gjurmë të një kulti të Pirros, ndoshta për arsyen se mbretërimi i tij zgjati pak...”.
Ndërkohë, në viset shqiptare gjurmë të tilla ishin të panumërta dhe kjo dukuri ka vetëm një shpjegim:
grekët e vjetër nuk e njhinin Pirron për të tyrin, se ia dinin mirë origjinën, kurse shqiptarët kishin të drejtë të mburreshin
me të...
Parashtrimi panoramik i mësipërm i burimeve autoritare vendase, stërgjyshore, mbi lidhjet e gjakut midis nesh dhe
Pirros në bashkështetasit e tij, plotësohet, qysh prej lashtësie, edhe nga burime të huaja, ndonjëhere çuditërosht
përparimtare (ndërkohë që mungonin krejt, si edhe sot, të “harruara” ndoshta diku, dokumentat e lashta, kujtimet e vetë
Pirro Molosit, historinati bashkëatdhetar Proksenit, filozofit dhe teoricienit ushtarak Kineas, themelas prej trungu epirot,
etj...):
Dukë lënë mënjanë, hë për hë, barazimet e Apian Aleksandrinasit (shek.II), Stefan Bizantinit (shek.VI):
epirot = ilir jugor, si dhe të Pjetër Bogdanit (shek.XVII), Epir = Arbër i Poshtëm (pra, epirot = arbër i jugut),
vërejmë se:
103.Të mbështetur të historiani epirot Prokseni (shek.III p.e.s.), P.Trogu (shek.II p.e.s.) – nëpërmjet Justinit (shek.II) -,
dhe Plutarku (shek I p.e.s.) dëshmojnë se një dhjetëvjeçar të plotë, 2-12 vjeç, Pirro Molosi e kaloi në tokën e ilirëve
taulantë (në Myzeqenë tonë) mbase gjatë moteve 317-307 p.e.s.
Aty, në një mjedis të mirëfilltë ilir, u hodhën rrënjet e edukatës dhe të formimit të udhëheqësit të ardhshëm; atje ai
zotëroi ilirishten (qenien e së cilës na e vërteton, shprehimisht, Polibi), së bashku me përvetësimin e zakoneve vendëse,
disa prej të cilave gjallojnë edhe sot.
Shkencat pedagogjike dhe psikologjike theksojnë rëndësinë vendimtare që ka pikërisht ky hark kohor në brumosjen e
çdo njeriu.
Trogu-Justini dhe Plutarku, sërish, na ndriçojnë se Pirroja u rrit si bir në shpirt, tok me femijët e mbretit të taulantëve
dhe së shoqes, aiakases (aiakides) Berojë, të afërmes së Pirros.
Theksojmë se po aty, njëzet vjet më parë, pat shijuar vatër mikpritëse edhe Leka i Madh (18-19 vjeçar), fill pas grindjes
me të atin, kur ky la pas dore Olimbinë dhe mori si shemër Kleopat-rën.
Vetëm nën sqetullën e Glaukias ilir (i cili, për hir të besa-besës nuk dëgjoi ta dorëzonte kërthinjakun molos as nën
kërcëni-met e tmerrshme të monarkut maqedonas Kasandër, as nga oferta e këtij për një sasi kolosale argjendi (ose
ari?), prej mbi 3000 kilogramësh), Pirros do t’i sigurohet jo vetëm jeta, por edhe froni epirot, më vonë. Aiakasi ynë do
të vihet madje në krye edhe të mbretërisë së ilirëve taulantë...
Kjo periudhë përcaktuese e rinisë së Pirro Molosit do të njihej më mirë sikur të gjendeshin gjëkundi, - bri kujtimeve të
vetë Burrit, veprat e epirotit Proksen, thesalo – epirotit Kinea, Timeut të Tauromenit, Filarkut, Zenonit, Kritolaut,
Filokorit të Athinës, Filostefanit të Kirenës, të gjithë bashkëkohës të Pirros nga Ledhëza...
f.62
“Mendimi i përgjithshëm i popullit tonë, sikurse i çdo populli tjetër, vetëm ai është i pagabueshëm”, pohonte dikur
Frang Bardhi, duke transmetuar një të vërtetë universale pa kufinj kohorë...
Po prej këtij historiani mjeshtëror huazohet më poshtë edhe ky gjykim i mprehtë (lexuesi është i lutur që, kudo, emrin e
Skënderbeut ta zëvendësoje me atë të stërgjyshit të tij të adhuruar, Pirros):
“Gjithashtu nuk mund të mos merret në këtë rast si një dokument shumë i rëndësishëm dashuria e pabesueshme e
epirotëve ndaj Skënderbeut, sepse, me siguri, ata nuk do ta kishin dashur aq tej masës, sikur Skënderbeu të mos kishte
qenë epirot. Kjo është e qartë, sepse epirotët nuk luftojnë me qejf nën një prijës prej kombësie të huaj. Dhe që e kanë
dashur sa s’ka ku të vejë më, duket sheshit nga puna se ushtarët e tij (siç lexojmë nëpër historitë) shumë shpesh
hidheshin në rreziqet më të mëdha për të mbrojtur vetë Skënderbeun.” (1636)
Masa e gjerë e banorëve shqiptarë të Labërisë, Çamërisë, Lunxherisë, Dangëllisë, Skraparit, Mallakastrës, Myzeqesë,
Mirditës, etj., autoktonë prej mijëravjeçarësh, Gjergj Kastriotët, Barlecët, Mitkot, de Radat, Jubanët, Vasat, Naimët,
Gurakuqët, Gramenot me shokë, njëzëri, nuk krenohen as me Solonin, as me Leonidhën, as me Perikliun, por pikërisht
me katragjyshin e tyre Pirro Molosin, - të lindur e të rritur në vatrat e tyre, qindra kilometra larg kufjve etnike grekë, -
me të cilin nuk ka guxuar të mburre, ndershmërisht, gjatë 23 shekujsh deri sot, as edhe një athinas, spartan apo
korinthas.
Çdo populli e njeh për bukuri zanafillën e vet...
b.Shqiponja, simbol i flamurit shtetëror, vulës zyrtare dhe stemës së kastriotëve, trashëgim i shkabës,
emblemës së Aleksandër dhe Pirro Molosit (f.63-67; 76-79)
Flamuri i shtetit të pavarur të Arbërit në shekullin XV, vula dhe stema zyrtare e udhëheqësit të këtij shteti, që të tre,
mishërojnë simbolin e përbashkët karakteristik të shqiponjës.
Kjo emblemë e gjithëmbarshme arbërore, - aspak rastësisht, - ka rrënjët vendase, madje të ndërthurura pikërisht me
Pirro Molosin, me pararendësit dhe pasardhësit e tij, sikundër na e vërtetojnë:
1.Plutarku (shek.I):
”Pas kësaj beteje, (viti 289 p.e.s.) Pirroja u khtye në atdhe plot lavdi dhe plane, i kënaqur në vetvete.
Epirotët e pritën duke e përshëndetur me epitetin “shqiponjë”. Është merita juaj, ua ktheu ai, që unë jam shqiponjë, dhe
si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart si me krahë të shpejtë.”
2.Eliani (shek.III):
“Pirro Epiroti gëzohej kur dëgjonte që i thoshin shqiponjë...”
3.Eliani (shek.III):
“Ka edhe një lloj shqiponjash që i duan ata që i ushqejnë, siç ishte shqiponja e Pirros.”
4.Plutarku (shek.I), tregon se, para vdekjes së Pirros më 272 p.e.s.:
“...në Argos, falltarja e Apolonit Lykias, e quajtur Apolonidë, duke rendur nëpër rrugët e qytetit, bërtiste dhe thoshte se
po e shihte qytetin plot me kufoma e me gjak dhe se një shqiponjë, që kishte marrë pjesë në këtë përpjekje ishte zhdukur
papandehur.”
5.Plutarku (te “Regum et imperatorum apophtegmata, Moralia 184...”) thekson, duke e përforcuar pikëpamjen e
përhapur kudo asokohe, se Pirroja konsiderohej rëndom si shqiponjë.
6.Eliani, te “De natura aimalium (II, 140)”, tregon se Pirroja rriste në banesën e vet, si simbol stërgjyshor, një
shqiponjë, të cilën e mbajti pranë vetes edhe pas vdekjes së të shpendit.
7.Historiani ndoshta me prejardhje arbërore Tzetzes,(shek.XII), tek vepra “Hiliades IV hist.134, vv.288-312”,
ringjall edhe një herë përfytyrimet e autorëve të lashtë, që e lidhnin ngushtë Pirron me emblemën e shqiponjës.
Dëshmitë e mësipërme të historianëve greko-romako-bizantinë mbi nyjet e shumta që e gërshetojnë shëmbëlltyrën e
Pirros me shqiponjën, na i fakton kryekreje edhe tradita gojore e popullit tonë, nëpërmjet legjendash, këngësh,
toponimesh, etj., të cilat na blatojnë hollësi të dëlira mbi femijërinë e Burrit, kur bonjakut i shpëtojnë jetën dy shqipe
(ipe), para se të shkonte te prinderit e tij të dytë, midis ilirëve taulantë;
marrim vesh për kthimin e tij, sërishmi si shkabë (ipe), në Ledhez të Epirit, ku qe lindur; mësojmë se me shqipen e
Dodonës përqasej gjithashtu paraardhësi i tij Aleksandër Molosi (Lekë Malasi):
8. ...Po jetimit në pikë të hallit Kaha Iperoja na të kemi ardhur
shpejt di ipje në dihmë i venë. të t’besojmë kët zok të ipjes,
Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar, të na rritet ipje e vërtetë...
- ja xuarr sitë e ja kllapurisnë Dhe një ditë Pirro-Burri kthehet
dhe e pllaksën si shirkun bë dhe; prap në Ledhez, kutu ku na leu,
si shirku bë dhe ulku ra plasur. si një ipje hipur, majë kalit...
Pirro-Burri ipjet si di motra Pirro-Burri, vetë ipja e qiellit,
i përgushi me di lot në si. koka jonë, në krahët e tij...
Pranë tire kaciqin e poqi.
Ipjet hanë në mishin e ulkut,
Pirro-Burri në mish të kaciqit... Margëllëç
9. ...Oficer i zoti Pirrua pati dalë dhe si ipe me krahë kah ipe
Ipe ish dhe shkuar ipes malit, me flamurin me ipe në ballë...
si na ish dhe aj Lekë Malasi, Pirro mbreti, trim e ipe malit
iperot ka vendi inë, Thesprotia... ish stërgjushi inë, çamëriot...
Pirrua blodhi trima siç qe vetë Mazrrek-Margëllëç
10.Pirro, shqipja arbërore,
Hape krehët, fluturove,
në mes të tufanit shkove... Arpicë-Margëlleç
11.Pirrua blodhi ushtarë,
mori flamurë me shkabë
kapëtoi detin matanë... Filat
12.Shkenca numizmatike ka llogaritur se në Epir, para dhe pas Aleksandër e Pirro Molosit, gjatë shekujs, janë prerë mbi
72 seri të ndryshme parash metalike, miliona monedha, me simbolin karakteristik të shqiponjës. Po t’u shtohen këtyre
edhe emisionet e qyteteve të tjera ilire, - mbi 47 prerje, qindra mijë ekzemplarë të tjerë, gjithmonë me shenjën e
shkabës, ky primat botëror ligjëron qartazi se arbërit, si ndër miq ashtu edhe ndër armiq, e kanë merituar, jo pa të drejtë,
cilësorin e rrallë “bij të shqipes”, të cilin s’ka guxuar kurrkush as t’ua prekë me pupël, pale t’ua mohojë.
Prandaj, për thjeshtësim, këtu nuk shihet e udhës të shkoqen një nga një dëshmitë e cilitdo emisioni më vete, por vetëm
disa nga këto emertime (grupimet më themelore):
13.Që përpara Aleksandër Molosit (shek.IV p.e.s.) shqiponja ndeshet rëndom, krahas emblemash të tjera stërgjyshore, si
Zeusi dodonas, rrufeja, demi, mburoja, qeni (molos)...
14.Nën mbretërim e Aleksandër Molosit (342-331), shqiponja takohet, përbri Zeusit të Dodonës, rrufëse, dushkut,
demit, mburojës, diellit, pëllumbit, majës së heshtës, trekëmbëshit, bririt të mbushur, biskut të palmës, etj., si edhe pranë
përfaqësuesve më në zë të panteonit: Dionës, Artemis, Athenasë, Poseidonit...
Këto simbole, trashëfim i të parëve, fitojnë, siç do të shohim më pas, një rëndësi të veçantë në ndriçimin e problemit të
etnogjenezës sonë.
15.Gjatë mbretërimit të Pirros (297-272) shqiponja shoqërohet edhe nga emblema të tjeta, të rrënjosura brez pas brezi,
si ylli, hënëza, kalliri i grurit, aiakasit Akili dhe Fthia dhe hyjni parahelene të qerthullit dodonas, Dhemetra, Persefona,
Theti...
16.Pasardhësit e Pirros në shtetin e Epirit, Aleksandri II, Pirroja II, Ptolemeu, Deidamia, me stërnipër republikanë, do t’i
bashkangjisin shqiponjës, sipas kërkesës së politikës së tyre monetare, emblemat kryesore dodonase...
17.Përballë këtyre miliona dëshmish konkrete nga jeta e përditshme, siç janë monedhat, flamurët, stemat, stolitë e
ndryshme, etj., tingëllon vetvetiu pyetja {...}
(f.78-79)
62.E njëta mospërfillje patriotike ndaj diktatit kishtar, e paparë në Ballkan kaq masivisht, kundrohet edhe ndër faltoret
arbërore të Ohrit (shek.XI),
63.Shirgjit (shek.XI)
64.Mespotamit (shek.XIII)
si dhe, më pas, gjatë qindvjetorësh, në kishat ë:
65.Pojanit – manastir i shën Mërisë (Fier)
66.Himarës (kala)
67.Bënjës (Përmet)
68.Kolkondasit (Fier)
69.Gjirokastrës (shën Mëhilli)
70.Sopikut (Sarandë)
etj. etj.
71.Me krijimin e Shtetit të Arbërit, shqiponja zë vendin e vet në stemën tonë të Veriut, e cila u identifikua më 1966
(Ndërfandën (Gziq) shek.XIII).
72.Shkabën, si simbol të Mbretërisë së Arbërit, qenë të detyruar ta përdornin, demagogjikisht, edhe anzhuitë, mbi një
stemë që, - sikundër edhe binjakja e saj mesopotamase -, shikohet e murosur në kishën e manastirit të Apolonisë
(shek.XIII).
73.Një gojëdhënë – margaritar nga Tëbaçi (Labëri), e ruajtur në familjen e Gjikajve, ku mbahet mend pema
gjenealogjike, atë pas ati, të paktën qysh nga shekulli XII, e shpjegonte kështu, më 1928, gjenezën e shqiponjës sonë
dykrenore:
130-vjeçari Qerim Gjika pat përvetësuar hollësisht prej gjyshit të vet, që vdiq 140 vjeçar, gjithë historinë e atdheut, qysh
nga lashtësia më e vagëlluar. Në shtëpinë e tyre, netëve të dimrit kryesisht, nuk flitej kurrë për ungjill a kuran, por
vetëm për luftëra mbrojtëse kundër shkelësish maqedonas, romakë, bizantinë, sllavë, osmanë, italianë... Qerim Gjika
ishte në gjendje të rikujtonte me vërtetsi mahnitëse, beteja, besëlidhje, intriga, tradhëti të ndodhura në qytete, fshatra,
kështjella.
Shkurt, ai përjetësonte kujtesën autentike vendase, arbërore, për ngjarjet historike të përshkruara prej Polibit, Tit Livit,
Strabonit, dhe autorëve të tjerë greko-romakë, të cilët kishin parë gjithshka nën optikën e kundërshtarit dhe të
fitimtarit... “Historiani” ynë popullor, lindjen e shqiponjës dykrerëshe e lidhte me Plloçën (Amantinë), të cilën, sipas
gojëdhënave, e përkufizonte “Kryeqyteti i Jugut”. Ja çfarë tregonte ai:
Dikur në Plloçë kishte rënë një sëmundje ngjitëse (epidemi), që pat rrëmbyer edhe prijësin tonë të Jugut asimoti.
Këshilli i pleqve, duke mos i gjetur dot në Arbërin e Poshtëm një zëvendës të denjë drejtuesit të vajtuar, ia kishte vënë
syrin udhëheqësit shembullor të atëhershëm në Veri; mirëpo, sipas ligjeve shekullore, trashëgimtari duhet të ishte bit
Jugu. Nevoja diktoi këtë zgjidhje origjinale: u thirr në mbledhje mbarë populli dhe, para tij, u soll plaka më e moshuar e
Plloçës, e veshur me linjë (këmishë) të gjërë lehonërie.
Kryetrimi i Veriut iu kalua kësaj nëne nga “gryka e linjës”, edhe, tek përshkoi hapësirën midis rrobës dhe “shtatzënës” u
gjend me këmbë mbi tokë, “i rënë nga barku i lokes”.
Qysh prej atij çasti, Jugu dhe Veriu, - që deri në atë kohë, gjithmonë në paqe mes tyre, ruanin secili veçmas si emblemë
shkabën me një kokë, - u gdhinë nën simbolin e shqiponjës dykrenore...
Kësaj shqiponje, Bregu i Detit dhe Mesapliku, mot e jetë kaonë të papërkulur, i këndojnë edhe sot plot lektisje:
74.”Shgab’e madhe kasaba, mbret i zogjëve në tokë,
Me dy krahë të mëdha, shgabë e madhe në male,
shgab’e madhe me dy kokë, nuk u dhe e nuk u fale...”
Himarë (Dhërmi, Qeparo, Vuno, Pilur, Kudhës, Palasë)
75.”Qasuni me ne, o shokë, nuk u preve, nuk u ngave,
t’ja thoni këngës tok te armiku nuk u qave,
për zhgabën me dy kokë. nga neve kurrë s’u ndave...
O zhgab’e jona në male,
nuk u dhe e nuk u fale, Himarë
Përputhje Gjuhësore Pellazge, Ilire, Mesape, Shqipe
a.Onomastikë (f.374-379)
Sipas të dhënave shkencore të deritanishme, aty nga shekulli XIII-XII p.e.s., në Ballkan ndodhën lëvizje të mëdha
popujsh; si rrjedhim, të detyruar nga dyndjet, fise të tëra pellazge do të mërgohen herë pas here matanë Adriatikut, në
brigjet italike, ku do të krijojnë ngulime të qëndrueshme ndër mijravjeçarë.
Prej tokës-nënë ata morrën me vete gjuhën, kulturën, besimet, traditata, pikërisht gjurmë e të cilave (qeramika,
mbishkrimet, etj.) faktojnë se ata ishin pellazgo-ilirë. Këta u quajtën atje, sipas popullsive përkatëse nga rridhnin:
japygë (daunët, peuketët, mesapët: prej veriut në jug, gjatë bregdetit japygas ose salentin), apo oinotrë ose enotrë (nga i
pari i tyre Oinotri – Enotri, pasardhës i Pellazgut dhe për pasojë edhe mbarë Italia është quajtur Enotri, por më fort jugu
i saj), apo kaonë ose konë, pikërisht në atë kohë kur gjithë Epiri udhëhiqej politikisht dhe ekonomikisht nga kaonët dhe
thirrek, pra, Kaoni.
Gjithmonë pa i ndërprerë kursesi lidhjet me bashkëvëllezërit e dheut amtar, të shpërngulurit themeluan, sipas zakoneve
të trashëguara, vendbanime kryesisht me emra nga trualli-mëmë.
Dokumentohen asohere në gadishullin italik qytete, toponime të tjera, antroponime, etnonime kuptimplota, si Dodona,
Akeroni, Pandosia, Buthroti, Amantia, Auloni, Joni, Batoja, Bardhyli, si dhe traga gjuhësore që vërtetojnë se ardhësit
flisnin e shkruanin pellazgjisht-ilirisht dhe aspak helenisht.
Është krejtësisht logjike se, po të kishte qenë Dodona dhe Epiri me përkatësi etnike helene, atëherë edhe pinjollët e tyre
në Itali do të kishin mbjellë aty kudo vazhda helene.
Por ja që faktet, nëpërmjet gjetjeve arkeologjike apo dokumentave autentike, dëshmojnë të kundërtën.
Kultura dhe gjuha mesape (bie fjala) janë një provë e pakundërshtueshme e etnicitet pellazg të atyre japygëve,
oinotrëve, etj. – të cilët jetonin në vendbanime italike quajtur pikë për pikë si vendbanimet pellazge nga kishin ardhur.
Në këto vendbanime italike – binjake të qendrave urbane epirote, janë gjetur, midis të tjerash, edhe vazot e
mrekullueshme karakteristike pellazgo-ilire.
Pasqyra gjuhësore e mëposhtme mbështetet mbi burime autentike nga areali pellazgo-ilir dhe japyg (daun, peuket,
mesap, - e nëpërmjet këtij, arealit greko-latin, etj.):
Shenim: midis etruskishtes (degë e pellazgjishtes) dhe shqipes diktohen barazime të pamohueshme, aq shumë dhe aq të
qarta sa kanë çuar në shpjegimin e etruskishtes nëpërmjet shqipes jo nga një, por disa albanologë të huaj.
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika

More Related Content

What's hot (8)

Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Perrallat
PerrallatPerrallat
Perrallat
 
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.Shkrimi antik nga  osinchani, shkup.
Shkrimi antik nga osinchani, shkup.
 
Flamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptarFlamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptar
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 

Similar to 64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika

rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
klerina
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
Fatos Tarifa
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Ardit Bido
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri
 

Similar to 64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika (20)

110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusi
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
 
Flamuri shqiptar
Flamuri shqiptarFlamuri shqiptar
Flamuri shqiptar
 
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 

64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika

  • 1. Pellazgët, origjina jonë e mohuar Dhimitri Pilika Autori (*f.?) Prof. Dr. Dhimtri Pilika, konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenje shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë. Njohës i shkelqyeshëm i 12 gjiuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si edhe mjaft disiplinave shkencore. Lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pranë Universitetin të Sinës ne Itali. Merr pjesë në LNÇ në drejtin in e njësive guerile. Pas Çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i “Zeri i rinise” në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderhoet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori e gjuhë shqipë pranë Fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-helenistikë pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë. Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjerimin e displinave albanistike. Gjatë qëndrimin afro 15-vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, flalorë, tekste për gramatikën, historinë dhe letërisinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, etj. Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe... Pas një ndërprerje të gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar. Vdes ne spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003. Prof.Dh.Pilika, Pellazgët dhe Shqiptarët (*f.?) Para se te lexoja veprën “Kush janë pasardhësit e pellazgëve” (botuar nën titullin “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”), te prof.Dhimitër Pilikës, isha njohur me disa trajtesa që u kushtohesin lidhjeve pellazgo-iliro-shqiptare, po ashtu lidhjeve pellazgo-greko-ilire. Nga pjesa më e madhe e këtyre trajtesave jam ndarë me përshtypjen e shkrimeve vullnetmira, por që mbështeten kryesisht në rindërtime imagjinare të së shkuarës. Nuk është e lehtë të marrësh seriozisht çdo tezë mbi të shkuarën tonë. Në mënyrë të veçantë për një të shkuar absolute, para indo-indoeuropiane. Për më tepër që dijes shqiptare ende i mungon përfytrimi për hallkën e drejtpërdrejtë lidhëse: ilirishten. E vetmja e njohur në gjithë këtë vështirësi madhore, më vështirësinë që përfaqëson shpjegimi i një të panjohure nëpërmjet një të panjohure tjetër. E para gjë që mendon pasi ke përfunduar leximin e veprës së prof.Pilikës, është se tanimë çështja duhet marrë seriozisht. Ka shumë studime që shkruhen nën pushtetin e “kultit të simpatisë” së një qytetërimi, epoke apo kulture. Studime të tilla të sugjestionojnë, por, në çastin kur fillon mendimi kritik, kjo dhunti e epërme e qenies njerëzore, thua: “e bukur vërtetë, sa mirë të ishte kështu, por…” …Nuk mund të thuash keshtu për veprën e Dh.Pilikës. Kjo nuk është një vepër pasioni, por një studim dijetari, i cili i njeh mirë vështirësitë e detyrës që i ka zgjedhur vetes dhe që punon me instrumentet e duhura për të arritur qëllimin. Në vend të paratheniës (f.9) Shkenca historiografike botërore e pranon një njëzëri që trualli i atdheut tonë (Xara pranë Sarandës, Lanabregasi rrëzë Dajtit, Bardhaj afër Shkodrës), ka qëne I banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi I paleolitit). Së këtejmi rrjedh pa një, pa dy, se te ne kanë gjalluar njerëz shumë mije vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur fort vonë në Siujdhesën e Haimit (Hemit), - autokton, parailir, parahelen – emri I kryhershem i Ballkanit të sotëm. Populli ynë si një etnos i stërmoçëm në Evropë, te trashëgimia që na ka lënë, prejardhem e vet parailire është kujdesur ta provojë, jo vetëm me pohimet e parandësve tanë rilindës, por ehde me dëshimitë më se të qarta, të njëzëshme, të shtërgjyshërve tanë nga Moti I Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit, madje edhe më lashtësisht… Të parët tanë I kanë caktuar si kërkesë të rrepte vetes që të na e ruajnë me këmbëngulje zanafillën e vet parailire, edhe siç do të shihet, e kanë kryer me nder këtë detyrë të shenjtë përballç pasardhësve dhe historisë. Njëri ndër njohësit më të thellë e më të mprehtë “insitu” (në vend) të së kaluarës të Gadishullit të Hemit, dhe veçanërisht të karakteristikës së mësipërme arbënore, shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar". { }(*f.?) Pas zbulimit pranë Janinës më 1875 të Dodonës, kryeqëndrës politike dhe shpirtërore të pellazgëve, u disafishua vlera e informacionit historik që buronte nga afro 200 autorë të kahershëm helenë, romakë e të tjerë, të cilët këmbëngulin çiltazi për qëndrueshmërinë historike të ketij populli parailir e parahelen. Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e pothuaj 500 dijetarëve të kohës së re, duke u rritur dhe zgjeruar orë e çast në rrafsh universal, jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazge-iliro-shqiptare, por mbi të gjitha, është në gjendje ta demonstrojë këtë me saktësi matematike, edhe nëpërmjet provash të pashfrytëzuara
  • 2. dora-dorës (kalimithi, gjatë motit 1980, tërheqin vëmendjen, veçan, punimet e studiusve tanë Nermin Vlora Falaski, Skënder Rizaj, Matje Ares...). Mjerisht, arritjet novatore të shkencës ndërkombtarë nuk njihen si duhet. Tek-tuk, ndonjë ithtar i së vjetrës, pa kurrfarë përgatitje historiografike kompetente, ndryhet symbyllazi ndër njohuri të përcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht të papërligjshëm, agnosticist; faqeza mijëra e mijëra dokumentash dhe dhjetra disiplinash shkencore, rreket ende më kot (veç me shkumë fjalësh, nga forca e inercisë, pa as edhe një kunder-dokument të vetëm) që të hedhë akoma edhe sot, qëllimthi apo jo, farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme parailire, pellazge. Tiranë, 1990 { }(*f.?) Do të ishtë tepër e habitshme, për të mos thënë kundër gjykimit të shëndoshë, që një komb me tradita mijëvjeçare si i yni, të priste, ndër shekuj, që origjinën t’ia rrëfente, t’ia mësonte, I pari, së largu, nga murete e kabinetit, një filozof e matematikan i huaj, sado vigan, si, bie fjala, Gotfrid Vilhelm Laibnici (1646-1716) apo ndokush tjetër. Mëmëdheut tonë, c’prej dhjetëra shekujsh, nuk i kanë munguar kurrë dijetarët rrenjës (vendas), të shqetësuar drejtpërdrejt për një çështje me rëndësi të tillë jetësore. Këta pikerisht e mbrojnë plot zjarr gurrën parailire të stërgjyshërve tanë, në kundërshtim të flaktë me Laibnicin, kryeborizan i shpejtuar, që nga moti 1695, i kryefillit tonë eruditët tanë Pirro Molosin, Gjergj Kastriotin, Barlecin, Beçikemin, Bardhin, Bogdanin, Nikoll Ketën, Zef Krispin, Dorsën, Kamardën, De Radën, Ismail Qemalin, Samiun, Kondën, Kurrilën, Gjeçovin, pa numëruar te tjerë, mjeshtër të regjur në dihet mbi ilirët, por megjithatë tejendanë, flamurtarë të paepur, - të rrjedhës më të lashtë, parailire të popullit tonë, - sepse trashëgimtarë dhe bartës të një pervojë autoktone dhjetrashekullore. Së vërtetës absolute, edhe në këtë mes, i afrohet veç kush e ka më të ngritur shkallën e njohjes. Duke qenë një karakter kryekëput historik, mu për këtë arsye, problemi i etnogjezës sonë mbetet detyrimisht i pakapshëm prej orvatjesh gjuhësore të cekëta, të shkëputura nga historia, si ato të Laibnicinit me pasues. Hetimi i plotë, më 1989, i emrave të krejt dymbëdhjetë muajve të një kalendari parailir, - shpikje e qytetit pellazg të Bunimës, - shënon një fitore me peshë të jashtëzakonshme, nën disa kënde vështrimi. Këto emërtime, qind për qind parahelene, janë përdorur mot e jetë, ekskluzivisht rreth Dodonës pellazge, deri ndaj agimit të erës sonë, sikundër faktohet, madje edhe në prehrin e Korkyrës, Buthrotit, Apolonisë, Dyrrahur, etj. Shkurt, krahas një rivërtetimi llamburitës të konsistencës historike të pellazgëve, thërrmohet njëherazi edhe i ashtuquajturi “helenizim tërësor” i këtyre qendrave qytetare parailire, paragreke, pellazge, të ndërthurura imtas me Dodonën. Gjurmimet më të reja të shkencës ekyakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire, parahelene, pellazge, të shqiptarëve të sotëm. Hulumtimet antroponomike të kurorëzuara në Kosovë në vitet ’80 – rreth periudhës afro tetëshekullore të sundimit romak, - ligjërojnë po ashtu për një themel të ngjeshur parailir, paragrek, autokton, në popullsinë e kësaj treve shqiptare. Studime serioze historiografike, qindradaqëshe, të botuara gjatë viteve ’80 në Itali, theksojnë me plote gojën se qytetet kryesore antike të Siudjesës Apenine ua detyrojnë themelimin dhe qytetërimin punjollëve parailirë, pellazgë, të shpërngulur lik nga vatrat tona amtare, ose të gërmshetuar thukët me Dodonën plakë (M.Pincherle, D.Briquel). Edhe vetë historiografia greke bashkëkohore e vulos, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm zotërimin e banorëve parailirë, pellazgë, gjithandej në Ballkanin e dikurshëm, por posaçërisht, edhe autoktoninë e tyre parahelene (G.Kordhatos, M.Saqellarios, A.Pulianos, e të tjerë). Tejpërtej Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë, ndër shtresime parahelene, mënyra e jetesës, kultura materiale, shoqërore dhe artistike, veprimtaria produhuese, si edhe onomastika e parardhësve tanë, shfaqen në fusha pa anë e fund, ku spikat shkoqur lashtësia jonë parailire, pellazge… Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh, po rropaten, me mashtrimet më të paturpshme, që ta mohojnë birërinë iliro- shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, kryesisht midis shekujve II-XI të erës sonë, duke synuar, përveç gllabërimit të Kosovës, edhe atë të Shqipërise mëmë. Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore nuk i zenë në gojë ilirët veçse në shekullin V pasa erës sonë. Këta përfillen si ardhës, jo-rrënjës, ndërkohe që, prej një vargani kumtimesh nga më të stërlashta, parailirët autoktonë, pellazgët, cilësohen shpehimisht si bij të tokës, të mbrirë prej dheut, madje si “para-hënorë”, si të gdhirë në Evropë që përpara shfaqes së Hënës në hapësirat qiellore. Ndonëse astronomë të sotëm, falë superkalkulatorësh të përpiktë, betohen se Hëna është mbrujtur prej vorbullash pluhuri të shpërndara qëkuri rreth lëmshit tokësor {…}. { }(*f.24-27) Nga mesi i shekullit XX u nxorrën në shesh edhe gërmadhat e kryqytetit të Molosisë, Pasaronit, - 20 km në lindje të Kosbovicës sonë dhe 11 km në veriperëndim të Janinës, - afër vendbanimeve neo-e-halkolitike të Kastricës, Kuculiosë, Hanit Terovo (përkatësisht 15, 12, 12 km rrotull Dodonës) etj. si dhe qyteteve të lasht, Tekmonit e Ilionit atypari. Paskëtaj s’kishte si të mohohej dot më, objektivisht, prania e prekshme e pellazgëve, shumë kohë para luftës së Trojës, tejtej zonës thesproto-molose të përfshirë ndërmjet distriktit të Janines dhe kufijve të sotëm juglindorë të Shqipërisë. Janë po aq domethënëse edhe gjetjet e panumërta arkeologjike gjithandej, qindra kilometra përreth së njëtës trevë, të objekteve prej poçerie, të cilat provohen botërisht si të dala drejtpërdrejt nga duart e pellazgëve, bile ehde nga disa studiues të ndershëm grekë. Kjo qeramikë karakteristike, trashëguese, bartëse ose krijuese, gjithesi përfaqësuese e qartë kulturash pellazge si Gumelnica, Baden-Peceli, Vinça, Larisa, etj., gjen përkime deri binjake në stacionet tona prehistorike: Barç, Bënçë, Blaz, Bodrishtë, Bulçar, Burim, Burimas, Burel, Bushkash, Cakran, Cetush, Çepunë, Qinamak, Çlirim, Dedaj, Dërsnik, Dishnicë, Divjakë, Dunavec, Dvoran, Fajzë, Golaj, Gajtan, Grabovë, Gradec (Peshkopi), Kambull, Helsham, Kakavijë, Kamnik, Katundas, Kënetë, Këputje, Klos (Mat), Kolsh, Kom, Koplik, Kuç i Zi, Luadishtë, Luaras, Llosticë, Maliq,
  • 3. Mjedë, Mollas, Nënshat, Nezir, Pazhok, Perat (Mesi i Urave), Piskal, Piskovë, Plan, Podgorije, Prespë, Rashtan, Romajë, Rrajcë, Selcë, Selo, Spile, Surroj, Shtikë, Tren, Vajzë, Vashtëmi, Velçë, Vlush, Vlodhinë, etj. etj. Në të mire të këtij degëzimi flasin muret pellazge ose aiakase, të pikasura anekënd, që nga jugu i Thesprotisë, tejpërtej Molosisë e Kaonisë, gjer në veri të Labiatise. Perveç kësaj, është hetuar se, qëkur s’mbahet mend, shtegtimi I bagëtive (çoja) të Dodonës dhe Helopisë – krahine tepër e ftohtë, me ekonomi krejtësisht blegtorale -, fillonte gushtovjeshës radhazi drejt bregdetit jonian, që nga kullotat e Ambrakisë (Artës), deri tutje kriporeve natyrore të Tragasëve (Tragjasit), pranë Orikut. Krahas Panormit e Onhezmit, pas Buthrotit, Oriku ishte një nga portet më të mbrojtur, pra më të lakmuar, të cilët lidhnin ekonominë dhe tregëtinë e Dodonës, si edhe Orakullin e saj zulmëmadh, me mbarë botën e rrahur të antikitetit, që nga Danubi në Nil. Për të tilla shkaqe me rëndësi jetësore, kjo vatër-nënë pellazge e ka patur përherë fytyrën të kthyer drejt Jonit, drejt brigjeve të Kaonisë, motër gjaku, historise, gjuhe… B. Pytjes se cilët janë pasardhësit e pellazgëve, studiuesit nuk i janë përgjigjur ende prerazi, sepse zinxhirit historik i kanë munguar hërpërhë një mori unazash, që do të na çonin pa vështirësi tek pikënisja pellazge. Zbrazëti të pazëvendësueshme në këtë aspekt kanë shkaktuar sidomos shkretimet e mynxyrat që pllakosën përqark Dodonës, posaçërisht shkatërrimi që nga themelet (167 p.e.s.) i rreth 70 qendrave të banuara të këtij pellgu nga kryegjenerali gjakatar romak Paul Emili; dyndjet e mëpasme barbare, sidomos ajo e gotëve të Totilës (554); kërditë e pandërprera halldupe, etj. Ky punim do të rreket të provojë, nën dritën e fakteve dhe argumentave shekncore, se cilit populli I takon nderii prejardhjes nga polemi më i moçëm i Evropës. Argumentet do të huazohen, ind e majë, vetëm nëpërmjet kriteresh rreptësisht shkencore nga historiografia, arkeologjia, numizmatika, epigrafia, sfragjistika, gjuhësia, etimologjia, onomastika, etnografia, folkloristika, jurisprudenca, antropologjia, hematologjia, ekonomia, statistika, demografia, gjeografia, gliptografia, qeramologjia, historia e artit, zoologjia, botanika, etj. Në ecurinë e vet, kjo përpjekje, ndryshe nga ndonjë që nisej duke u ngjitur nga e shkuara misterioze drejt një të sotme spekulative, do të çapitet duke zbritur nga e tashmja e mirënjohur drejt së kaluarës së panjohur… Traditat e mbara të një populli, sipas ligjeve të brendshme të zhvillimit, shfrytëzohen prej lëvizjeve përparimtare kurdoherë që e lyp interesi i përgjithshëm. Edhe ndër ne, pesha e së vërtetetës tek këto shprehi të ruajtura brez pas brezi, ka qenë aq shtrembëse sa ka detyruar deri armiqtë, që jo vetëm t’i pranojnë, por madje edhe t’i respektojnë. Kujtesa historike e popullit shqiptar, në periudha-kyçe i ka thirrur nevojës duke ringjallur gjithçka të vyer të lënë nga të parët: - Kështu, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare bëri të vetën dhe e shtjelloi më tej trashëgiminë e shëndoshë të Rilindjes dhe të Motit të Madh të Arbërit. - Në këtë mënyrë, sipas së njëjtës ligjësi dialektike, nën drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, gjatë përleshjeve kundër kularit turk u shpluhuruan e u mëkëmben fijet trimërore të së shkuarës sonë, që prej Pirros (319-272) dhe Aleksandër Molosit (362-331). - Po kështu, nën prijën e Pirro Molosit për çlirimin e Epirit nga shkelësit maqedonas, u grish në ndihmë lavdia e dikurshme e Dodonës, kryeqëndrës së pellazgëve, dhe burreria e katragjyshërve tanë, që nga fatosat legjendarë të Luftës së Trojës deri tek Aleksander Molosi … Rindërtimi, - nëpërmjet një përpunimi shkencor sa më të ngjeshur, - i platformave historiko-etnogjenetike të shtetit të Arbërit kundër pushtimit turk (shek.XV) dhe të mbretërisë së Epirit në betejat kundër sundimit maqedonas (qindvjetori i tretë p.e.s.), do të na shpjerë përfundimisht, vetëm mbi mbështetje të sakta, pa hamendje në ajër, pa i marrë dëshirat për realitet, te rrënjët e zanafillës së popullit tonë… Platforma historiko-etnogjenetike e shtetit të Arbërit në luftën kundër zgjedhës osmane (shek.XV) (f.28-29) Shteti i vogël i Arbërit, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, mundi të mposhte tendencën e copëzimit feudal, të konsolidonte bashkimin e brendshëm dhe të kryente mobilizim e tërë forcave njerëzore (treqind vjet para Francës së sankylotëve) duke korrur 29 fitore të njëpasnjëshme, për 25 vjet radhazi, kundër makinës luftarake më të tmerrshme që pat përftuar rruzulli deri në atë kohë, së cilës nuk i kishin bërë dot ballë shtete e kombe shumë më të medhenj e më të zhvilluar se Arbëria ... Si u bë e mundur një “mrekulli e tillë”, pas c’levash të pathyeshme u kap asohere atdheu ynë për të shpartalluar dy nga sulltanët më lemeritës të Turqisë? Më thjesht, cila ishte kre-doja historike, politike, filozofiko-juridike, propagandistike, etnogjenetike e shqiptarëve të asaj kohe, ajo kredo që krijoi forcën e pamposhtur morale të Arbërit të vogël përkundrejt gjigandit ushtarak të kohës?! Në thelbin e saj vërejmë të jenë shkrirë kronikat e gojëdhënat stërgjyshore me arritjet më shprehëse të shkencës historiografike bashkëkohëse, trashëgimia e lashtë gjenetike me virtytet më të mira të kohës ... Shqiptarët luftuan për lirinë e vet dhe të Evropës me aq vendosmëri e vetëflijim sa, sikundër dokumentohet, derdhen gjakun thajse të krejt popullsisë mashku-llore të aftë për luftë. Kjo dëshmon se platforma e tyre historio-etnogjenetike qe më se e vërtetë dhe e drejtë. “Je ne crois qu’aux histories dont les témoins se feraient égorger.”
  • 4. (Unë u besoj vetëm atyre historive, dëshmitarët e të cilave janë flijuar për to) – këtë gur prove të pakundërshtueshëm e ka formuluar mendimtari i shquar francez Blez Paskal (1623-1692), për të ndarë shapin nga sheqeri në fushën e historisë. Në kushtet e mesjetës dhe të lashtësisë, kur librat ishin të rralla dhe gjithë ata që dinin të shkruanin e të lexonin numëroheshin me gishtat e dorës, shenjat simbolike qenë një rruge e sprovuar, e shkurtër dhe pjellore për të rrenjosur vetëtimthi në shpirtin e popullit kërkesat e luftës për liri: një emblemë sintetizonte njerëz, ngjarje, beteja, lëvizje, bindje, pikëpamje... dhe shndërrohej sakaq në ortek, të cilit i shërbente fillimisht si bërthama rrokullisëse. Sikurse vetë gjuha, po ashtu edhe simboli mund të përdorej, afërmendsh, sa për mirë aq dhe për keq, mu si thika me dy presa... a. Sipas Skëndërbeut, populli ynë rrjedh drejtpërdrejt prej Epirotëve të Aleksandër dhe Pirro Molosit (f.29-55; 62): 1. Gjergj Kastrioti – udhëheqes shteti famëmadh, Hero i Krishterimit, strateg, erudit, poliglot (zoteronte gjuhët dhe letërsitë greke, italiane, sllave, arabe, turke), - në letrën që i dërgonte princit italian Xhovani Antonio Orsini më 31.10.1460, shkruan: “... ne jemi epirotë, dhe, siç duhet ta dini, paraardhës tanët kanë kaluar në kohë të ndryshme nëpër vendin që mbani ju sot dhe janë ndeshur me romakët ndër beteja të mëdha, dhe [aty, në kronikat] kemi gjetur se më të shumtën e herës janë ndarë më nder se me turp.” 2. Marin Barleci (1460-1513) historian me përmasa europiane, thuajse bashkëkohës me heroin, shkruan: “Arbërit janë fis bujar, dis mbretërish, gjak aiakidësh. Njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të vet, ky është ligj, pra edhe arbërit kanë shpirtin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin. Pirroja... u quajt, dhe me të drejt, si një nga udhëheqësit më të mëdhenj e më të fuqishëm në botë; ai e pasuroi artin ushtarak me disa krijime me të vërtetë të shkëlqyera. Ai qe i pari, që atje në Itali u vuri përballë romakëve elefantët. Ky është, pra, Pirroja, udhëheqësi i epirotëve, që i mesoi ushtarët se cili ishte vendi i përshtatshëm për të ngulur shatorret, se si mund të lehtësohen nga barra e nozullimeve, se si duhej të ruheshin prej pusive, se si duhej radhitur ushtria dhe me c’mjete duhej të forcoheshin shatorret. Dhe çfarë burri ka qënë Pirroja në daç për luftë, në daç për paqë, e dëshmojnë sa e sa dokumenta të lashtësisë; gjithmonë ai ka dalë i pari ndër ndeshje e beteja, saqë me arsye e quajtën “Rrufe e luftes”. 3.Po Ai (në gojën e Gjergj Kastriotit (tek “Historia e Skënderbeut”): “Veç kësaj, unë s’e harroj atë gjestin bujar e të pashoq, që bëri kundrejt romakëve Pirroja im me nam, mbreti i epirotëve...” 4.Po Ai: “As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotëve dhe mjeshtri i luftërave, nuk u kthyen fitimtarë nga Italia ashtu siç do të kthehesh ti në atdhe, i lumtur e fitimtar...” (nga përshëndetja e mirëseardhjes që Davidi i Raguzës i drejton Skënderbeut – 1462). 5.Po Ai: “...Dhe s’është çudi, kur ti e ke zanafillën nga stërgjyshër e nga një vend i tillë, siç është sigurisht Epiri i pamposhtur apo Arbëria, e quajtur dikur Maqedoni, ku kanë lindur e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit, sa e sa udhëheqës e kapedanë nga më kryetrimat e më energjikët...” (letër e Ferdinandit të Aragonës drejtuar Skënderbeut, më 1462). 6.Po Ai: “Me të vërtetë, ishte kthyer përsëri shkëlqimi i lashtë i Epirit dhe dukej se kishin ardhur prapë siç ishin dikur, kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros.” 7.Po Ai: “Vonë, më këtë mënyrë, kemi për të vënë në vend nderin e dikurshëm të Arbërit, vonë kemi për ta fituar lirinë dhe ringjallur shekujt aq të dëshiruar të të parëve tanë.” 8.Po Ai: “Prandaj, sikur të ngjallej ai Aleksandri i ndjerë, që i pari bëri të mbahej në gojë emri i fisit... sikur të kthehej në jetë ai mjeshtri i luftërave, Pirroja, me siguri që nuk do ta njihnin...nënën e kryetrimave,... vendin që patën lënë vatër të lirisë...” 9.Po Ai: “Mos vallë të vjetrit ia kanë quajtur për të metë Pirros dyluftimin me kapedanin Pantauk?” (Gjergj Kastrioti ushtarëve para duelit me Ferut pashën, më 1449). 10.Po Ai: “Kruja, me vdekjen e Muratit, u bë më e dëgjuar se Argosi dikur, me vdekjen e Pirros” (më 1451).
  • 5. 11.Gjin Muzhaqi, bashkëpunëtor ushtarak e politik i Gjergj Kastriotit, në kujtimet e tij (1510), duke e përshkruar prejardhjen e familijes së vert nga molosët, ngulmon se stema e saj e qëmoçme riprodhonte burimin e mirënjohur epirot (orakullin dodonas), duke sjellë kësisoj një ndihmesë sa të paparashikuar aq edhe të çmueshme. Dëshiroj të theksoj se deri më sot nuk është zhvarrosur ende as edhe një grimëz autentike nga vëllimet mbi artin ushta- rak apo nga “Kujtimet” e Pirro Molosit. Ky njihet në histori vetëm ashtu siç e kanë përshkruar armiqtë e tij romakë me pasuesit e tyre helenë, pra kryekëput në mënyre të njëanëshme, e megjitatë është një nga figurat më të nderuara të lashtësisë, në shkallë botërore. Kurse Gjin Muzhaqi ka shpëtuar, mrekullisht, njëmbëdhjetë maksima të Molosit tonë, mjerisht të pashfrytëzuara (përse vallë?!) gjer më sot prej asnjërit ndër dhjetëra biografë të Pirros. Pra, për të parën herë trashëgimia e këtij mendimtari të mprehtë mund të gjykohet në menyrë të pandërmjetme, nga brumi i vet, ndonëse i pakët... Në kujtimet e veta, Gjin Muzhaqi dëshmon se “Pirroja, mbret i epirotëve, mbante të shkruara në një unazë këto fjalë”: 12.”Për të virtytshmin është shpërblim i pakët të jetë zot i botës; për veskeqin është dënim i pakët t’i merret jeta.” 13.”I nderuar ndër të nderuar është ai që fati e përmbys tek s’ka faj, dhe i poshtër ndër të poshtër është ai që fati e ngre lart kur s’e meriton.” 14.”Gjithçka që mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.” 15.”Çka mund ta siguroni me paqe, mos e kërkoni me luftë.” 16.”Çka mund ta fitoni duke iu lutur tjetrit, mos ia zhvatni duke e kërcenuar.” 17.”Çka mund ta ndreqësh pa rënë në sy, mos e dëno faqeza të gjithëve!” 18.”Prindi që lë pas një bir të urtë por të varfër, mendon se i ka lënë shumë, ndërsa ai që e lë të pasur por të marrë, mendon se nuk i ka lënë kurgjë” 19.Vlen më shumë një ndihmë e vogël në kohën e duhur, sesa një tepër e madhe por që arrin vonë.” 20.”Njeriu që është bërë tiran i madh për hir të fuqisë, meriton të kthehet në skllav për hit të së drejtës.” 21.”Nuk mjafton që të jesh i mirë, por duhet edhe të mos lësh shteg për t’u mbajtur si i keq.” 22.”Njeriu duhet të mendojë, ndërsa rron në këtë jetë, që lumtërinë ta kqyrë sikur e ka marrë hua, kurse mbrapshtinë si pronë të vetën të natyrshme.” 23.Ne kujtimet e tij, Gjin Muzhaqi na ka përcjellur gjithashtu këtë barazim gjuhësor të pashoq: ”...Epiri, që në gjuhën arbërore quhet Pylloria...” 24.Cane Koronasi (shek.XVI), letrar arbëresh nga ishulli i Zakinthit, në një vepër të vet (tetor 1519), të shoqëruar me plot riprodhime dëshmish të lashta mbi bëmat e kapedanit himarjot Mërkur Bua midis viteve 1495-1517, shpall se gjinia e këtij dhërmiasi jo vetëm rridhte, bark pas barku, drejtpërdrejt “nga mbreti Pirro... dhe Antinou epirot”, por ai kishte trashëguar një shqyt të vetë Pirro Molosit: Katër gjiarpërinj të blertë, të shtrënguar prej një dore mbi një fushë të kuqe të errët – të paktën qysh para shekullit IV të erës sonë. Pikturën e përpiktë, me ngjyra, të kësak relike mijëvjeçare, ai e përcjell me shënimin italisht: 25.”Stemën e katër bullave me dorën e mbantë së lashti mbreti Pirro dhe të gjithë ata që ishin nga fisi i vërtetë i tij”. Ky thesar origjinal, - që pasuron me një të dhëne të re biografin e Molosit tonë në veçanti dhe të aiakadëve (aiakasve), në përgjithësi, krahas historisë së Epirit – ruhet për fat të mirë krejt i pacënuar, në qytetin e Torinos (ruajtur brez pas brezi deri më 1519). 26.Dokumentohet se më 1569 lindi një pasardhës i Dragoit të Krujës, i biri i mbesës Erina të Gjon Kastriotit të dytë;ky pinjoll zhvillon veprimtari në Itali dhe mban emrin kuptimplotë Pirroja i parë Kastrioti-Skënderbeu. 27.Frang Bardhi (1606-1643), filolog e historian i kalibrit botëror (ndonëse ende i pastudiuar e i paçmuar sa duhet): “... ai tmerri i turqve, Gjergj Kastrioti, princ i popullit epirot (që rrjedh nga fisi i Mjeshtrit të luftërave, domethënë Pirros, mbretit të epirotëve)...” (1636) 28.Po Ai (në polemikë me boshnjakun Jovan Tomko Margnaviç, që donte ta përvetësonte Skënderbeun si paraardhës të vetin): “Le të shohë tani Tomku në rrjedh prindi i Skënderbeut, Gjoni, nga familja e Margnaviçeve apo nga e Kastriotëve, nga Vukashini apo nga kryetrimi ynë Pirro, mbret i epirotëve.” (1636) Shënim: Gjergj Kastrioti, tek e nënshkuruan vetë zanafillën epirote, nuk përmend kurrë stërprindër Margnaviçë me feudet e tyre. 29.Po Ai: ”Privilegjet e veçanta dhe titujt e të parëve të tij, kontetë, arkonditë, gradat senatoriale, zhupanatin e madh, starostastin e Rashës, avantazhet e principatit të madh dhe, më së fundi, dinjiteti mbretëror, të gjitha këto (Skënderbeu) s’i ka zenë kurrë me gojë, por u drejtua nga emri, shkëlqimi dhe fisi i Pirros sonë, mbretit të epirotëve.” (1636) 30.Po Ai, tek riprodhon versionin e lirë të letrë së Skënderbeut (pë princin Orsini), sipas botimit të Enea Silvio Pikolominit: “Por le të dëgjojmë, së treti, në ju pëlqen, dëshminë e shënuar të vetë Skënderbeut, i cili, në përgjigjen që i bën princit të Tarantos Xhovani Antonio Orsinit, i shkruan kështu për origjinën e fisit të vet, sipas kujtimeve të Piut II:
  • 6. “Të parët tanë kanë qenë epirotë, nga të cilët ka dalë ai Pirroja me nam, hovin e të cilit mezi mundën ta përballojnë romakët dhe që pushtoi me armë Taranton e shumë vende të tjera të Italisë... Në thëne së Arbëri është pjesë e Maqedonisë, atëherë të parët tanë i pranon edhe më fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin u futën gjer në Indi...” (1636) Rreth njëzet herë, Frang Bardhi, në vëllimet dhe relacionet e veta, i njëson arbërit me epirotët, sikurse dhe Arbërin me Epirin, barazim që e pat vulosur më 1503 edhe umanisti tjetër shkodran i dëgjuar në botë, Marin Beçikemi (1468-1526), në mënyrë të pavarur nga bashkëkohësi i tij Marin Barleci. 31.Pjetër Bogdani (1630-1680), dijetar poliedrik me vlera evropiane, duke pikasur asohere traditën tonë poullore, Epirin e identifikon më Arbërin, të cilin e ndan në të poshtëm (dhe, natyrisht, të sipërm), teksa e përcakton qartazi Pirro Molosin: “...mbret i Arbërit të Poshtëm...” (1685) 32.Gjatë shekujve XVI-XVIII, banorët e Bregut (jug) iu drejtuan me shkrim shteteve evropiane për ndihmë kundër robërisë turke. Në një letër kolektive fort të mençur, më 4 tetor 1759, ata i theksojnë oborrit rus, ndërmjet të tjerash, imtësi mahnitëse mijëravjeçare, të shtrydhura fill nga kujtesa e gjithë labëve tanë. Duke e hedhur fjalën tek orakujt e tyre të qëmoçëm, - Dodona, Nymfeu e mbase Tomori, Oriku, Grama, etj. – ata përshkruan ndeshje të lashta kaono-molose, tashmë shkencërisht të pro-vuara, dhe krenohen me prijësit e vet trima e të urtë: “Provinca që quhet sot Himarë, ose popuj himarjotë, janë Epiri i vjetër perëndimor, që njihej me emrin Kaoni e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre... Janë popull luftëtar dhe, po të bashkoheshin të gjithë, do të mund të mblidheshin njëzet mijë burra të aftë për luftë. Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimëri.” 33.Atyre moteve ka kumbuar edhe një këngë popullore nga fshati Vuno, e cila buiste deri para Çlirimit. Ajo ligjëron, krahas Skënderbeut, edhe për Pirro Molosin e për kushëririn e tij të të dyte, Lekën e Madh, aiakid (aiakas) nga e ëma Olimpia (motra e Aleksandër Molosit), e cila do të përshkruet më vonë edhe tek një baladë tjetër folklorike, po nga fshatrat e Bregdetit: “Kush ka qëne trim njëherë, Të lutemi dit’e natë, Aleksandr’i Madh me vlerë, n’atë jetë ku ke vatë, Pirrua me shokë të tjëre: dërgona shpres’e uratë, Po nga gjithë më i zoti që të mos rrojmë si gratë. Skënderbeu-Kastrioti. Të ngrihemi të lëftojmë, O mbret i dashur, ku je? armiqtë këtej t’i xbojmë, Ku je, o Skënderbe? të lirë, me nder, të rrojmë, Si duron e rri nën dhe? mëmëdheun të shpëtojmë..." Që ditënë që na le, vendi ynë u bë raje. Pilur – Vuno (mbledhur më 1932) (Ashtu si poezia popullore shqiptare, edhe poezia popullore greke, sikundër do të shihet më poshtë, jo vetëm që nuk e mohon barazimin Pirro Molosi = stërgjysh i shqiptarëve, por, përkundrazi, e pohon atë me plot gojën). 34.Jahtëzakonisht domethënëse për traditën tonë gojore janë dy legjendat dhe dy këngët “e thinjura” çame mbi Pirron, të cilat po radhiten më poshtë. Nga pozitat e banorëve autoktonë të Thesprotisë – Molosisë, ato nxjerrin në dritë, për herë të parë në histori, qytezën e Ledhezës si vendlindjë te katragjysht tonë (toponimi takohet dy herë në qarkun e Gumenicës dhe buzë Lumit të Zi, Akeronit të stërlashtë); shpjegojnë nyjat e shpeshta të prijësit me shqiponjën (ipen), fëmijërin e tij tek ilirët, prestigjin e Dodonës e të Lekë Malasit (Aleksandër Molosit) midis njerëzve të thjeshtë, ekspeditën kundër romakëve në ndihmë të japygëve ilirë, vëllezër gjaku, të shpërngulur qëmoti matanë detit Adriatik: “Shumë burra e mbretër pa kishe, që për Pirron po këndonte këngën po si Pirron, burrë e mbret s’kishe parë. “Pirro – Burri ishtë ipe e qjellit!” Pirro – Burri në Ledhezë leu. Njerëzia e shkretë sa merr vesh Pirro – Burri jetim na kish mbetur se rrezilët komandarë vendi dhe i varfër në pikë të hallit: jetim – Pirron dojin që ta vrisnin, s’ish lipsjar, po ku kish me të tepër, na e nisin si vllau ne vllau, s’ja përtonte të mirr me përdhunë te mbreti i Shkodrës ata e shpunë, njonjë kaciq, apo njonjë ziur, dhe i thonë: “o mbret i nderuar, dhe me shokët aj e piq më hell. t’u rritët nami e rrofsh e klofsh sa malet, Pirro – Burri një ditë ish i vetëm. Kaha Iperoja na të kemi ardhur Pirro – Burri çish bë atë ditë? të t’besojmë kët zok të ipjes, Ai në pill, në malin e Bozshurit, të na rritet ipje e vërtetë, Një kaciq e kish vënë më hell, që rrezilët kumandarë vendi, Dhe mëlshitë të gjalla ja haj. turp i madh i Dodonës së shënjtë, Pirro – Burri kaciqnë e la më hell, ne t’i zhdukim ngaha kjo faqe e dheut Ulkut kamën ja xorri rëpara, dhe me nder e të lirë të rrojmë!” dora e kamë në golë ja hosi. Mbreti i Shkodrës si vëlla vëllaun
  • 7. Ulku Pirros në grikë ju huadh. Pirro – trimin shumë mirë e rriti, Po jetimit në pikë të hallit ja psoi ki çdo gjë që i duhej shpejt di ipje në dihmë i venë. për t’ja zbardhë kudo faqen vendit, Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar, klofshin kohët të mira e të liga. - ja xuarr sitë e ja kllapurisnë Dhe një ditë Pirro – Burri kthehet dhe e pllaksën si shirkun bë dhe; prap në Ledhëz, kutu ku na leu, si shirku bë dhe ulku ra plasur. si një ipje hipur majë kalit. Pirro – Burri ipjet si di motra, Kali i tij, mre të madhe e kish hjenë. i përgushi me di lot në si. Dukej kali sa mali i Bozhurit; Pranë tire kaciqin e poqi. qafa e kalit sa Qafa e Dimalit. Ipjet hanë në mishin e ulkut, Bi “të Pirroja si Mal’e Flamurit, Pirro – Burri në mish të kaciqit. kurmi i tij arrinte lart në qiell. Dita – ditës Pirro – Burri rritet, Pirro – Burri, vetë ipja e qiellit, Dita – ditës i rritet dhe nami. koka jonë, në_krahët e tij. Nami rritet, po rritet dhe frika Dhe rrezilët kumandarë vendi, në rrezilët komandarë vendi, turp i madh për Dodonën e shënjtë, që rrëzuar ja kishin të jatin, ne i zhdukëm kaha dheu i Iperit. edhe shinin si t’ua duaj qejfi, Dhe në dihmë i vajtëm kujt desh dihmë pa përfillur njerëzinë e shkretë, për të mbrojtur nderin dhe lirinë. Margëllëç 35. Pirro – Burri, trim e shkuar trimit, sapo detin aj e kapëtoi, në Ledhezë, këtu na kish lerë. mbi të liqtë aj pallën e xuarr; Që femilë na mbeti jetim, korri e griu në hasmët sa deshi. edhe hasmët dojin që ta vrisnin, Si gjëmim gjëmonte zëri i tij po e mori dhe si djalë e rriti sa pataksi gjithë Entalinë. mbret’i Shkodrës, dhe shkollë i pat dhënë. Hidhej Pirrua në luftë si shigjeta, Oficer i zoti Pirrua pati dalë. kali i tij në erë flëtëronte, Ipe ish dhe shkuar ipes malit, di kut leritë i ngrij rëpjetë, si na ish dhe aj Lekë Malasi, dhe zjarr kaha gola ai nxirrte, iperot ka vendi inë, Thesprotia. luftë kur bënte Pirrua mbali kalit. Kur tejdetit i ligu bë tertipnë I pat thënë Romës: - Mejtohu mirë, të hidh detin dhe t’i zij vatanë, se Iperos s’ia shkel dot vatanë, Pirrua blodhi trima siç qe vetë ndrishe do fundaresh ti në gjak! dhe si ipe me krahë kah ipe, Pirro mbreti, trim e ipe malit, me flamurin meipe në ballë, ish stërgjushi i inë, çameriot. Mazrrek – Margëllëç 36.Pirro, shqipja arbërore, Në çdo luftë ti fitove, Hape krehët, fluturore, luftë ditë e e luftë natë, në mes të tufanit shkove, me zuar e me romakë. dete e male kapëtove. Arpicë – Margëllëç 37.Pirrua, një trim i ndjerë, kushtu mirretë Ipiri! Në Ledhezë ishte lerë. Kur doj shkelje këtë prak, Gjak iliri, kombësia, t’u fundar Roma në gjak! iperot ka Thesprotia, Dhe çdo hasm’e zuzar, kaha vëndi inë, Çamëria. e dogj Pirrua me zjarr, Roma kur ja bëri pllanë se ish sojit kordhëtar, të vij e t’i zij vatanë, ish ngaha zëmra shqipëtar. Pirrua blodhi ushtarë, Ka klënë trim edhe zor, mori flamurë me shkabë, gjak iliri, kah Thesprotë, kapëtoi detin matanë. stërgjush i inë, çamërjot. Në Romë pallën e xuarr, romakë griu e kuarr. U pataksën Entelija, si gjëmim kërcit buria. O romak, romak llatini, Filat 38.Ndër viset tona, që prej 23 shekujsh, vazhdojnë të përdoren toponime bindëse, si: Grykat (ngushticat) e Pirros, kanione të thella malore përgjatë shtratit të Vjosës, midis Lyngut (Paleovunit) gjer matanë Aeropit (Tomorit) nga perëndimi...
  • 8. 39.Përroi i Pirros, në jug të mëngës së Koispolit, bashkë me Përruan e Kallogrëse, ka çarë luginën e Vardharit. Këtë hidronim e gjejmë në krijimtarinë popullore: ”Tek Përroi, i Pirros, më përtej një gardhi, ç’na mbetën dy trima, dy sokola mali, ç’na mbetën dy shokë, djelma si stërralli, njëzet vjeç pa mbushur, Samiu dhe Qemali...” (kushtuar dëshmorëve Sami Bejdo e Qemal Kuçuku) 40.Shkalla e Pirros, kështu quhet një sipërfaqe rreth një hektar rrëzë një maje kodrinore, plot qeramikë “plakë”, pranë fshatit Pandelejmon, 12 kilometra në verilindje të Butrintit, anës bregut të djathtë të Pavllës (lumit të Shalësit). 41.Varri i Pirros, në trajtën e një përmendore me një sarkofag apokrif, po aty. 42.Lëmi i Pirros (Castra Pyrrhi), sipas Tit Livit, ishte një qytezë e ndërtuar prej Burrit në Trifili të Holosisë, diku buzë brigjeve të Vjosës. Për ta lokalizuar këtë vendbanim janë munduar brëza të tëra kërkuesish, qysh nga L.Pukëvili, U.Liku, P.Aravantinoi, E.Oberhumeri, N.Mystakidhi (prej Dhrovjanit tonë), deri te J.Kromajeri, F.Uollbenku, Dh.Evangjelidhi, Xh.de Sanktisi, N.Hamondi e të tjerë, duke e ngulitur anepërqark, sidomos nga Petrani i Përmetit deri afër Furkës, Peratit e Konicës. Mbase nuk është pa lidhje me toponimin që vijon: 43.Lugina e Molosit: zihet në gojë edhe sot e kësaj dite, gjithnjë për ndert të Pirros, pranë Leskovikut. 44.Katundi Pirro, në ishullin e Qipros, mbi rrugën ndërmjet Nikosisë dhe Larnakës, i banuar që herët nga shqiptarë. 45.Mjaft e përhapur në trevat shqiptare ka tingëlluar ndër shekuj mallkimi popullor, që duhet ta ketë origjinën nga vrasja e Pirros në qytetin Argos prej tjegullës së flakur prej një plake vendase (viti 272 para erës sonë): “E gjeç nga qeramidhetë.” (botuar nga Thimi Mitkoja te “Bleta Shqiptare” – 1878) 46.Një përkthyes i konsullit francez dë la Sal regjistron këtë mburrje të Ali Tepelenës në Prevezë (maj 1792): “Ju do ta shihni, - na tha ai duke na besuar, - se pasardhësi i Pirros, Ali Pasha, do të dijë t’ia kalojë atij në të gjitha ndërmarrjet.” 47.Edhe dymbëdhjetë vjet më pas, sipas Gabriel Bemeranit, biografit të Ali Epirotit, ky i fundit: “...përsëriste plot krenari se ishte Pirroja modern (“Burrhus-i” – siç thoshte vetë).” Epitetin “Burrhus-i” (për Burri = Pyrrhus-i, Pirroja) të cilin e ndeshim rëndom në Çamëri, e përmendin njëzëri, çuditërisht, edhe dy shkrimtarë romakë prej gjaku ilir, Eni (239-169 p.e.s.) dhe Ciceroni (106-43 p.e.s.), gjithësaherë e kujtojnë këtë prijës molos. Së këtejmi ky epitet do të shtegtojë tek rilindasit tanë... 48.Një gojëdhënë çame e mbështjell figurën e Ali Tepelenasit me atë të Pirros, nëpërmjet simbolit molos të shqiponjës (ipes); “Kur ish i vogël, Aliu shkoi në një manastir si luar lopësh. Po një ditë tek kulloste lopët lori i manastirit, në një faqe mali, Aliun e zu gjumi. Mbi të fluturon një ipe (shqipe) dhe, si e sheh që është mbuluar në djersë, qëndron e i bën hje. Kur u zgjua kaha gjumi, Aliu vëzhdriu ipen i habitur e pastaj i thotë: “Po ti, moj lanete, çish do ka unë që më vëzhdrin ashtu? Mos e pandeve që jam njonjë pulë?”. Dhe mori shkopin t’e godit. Po ajo u ngrit pak më lart e pastaj iku malit nëpër lisa. Por atë ipen bi krie të Aliut tek flij e kish parë edhe një shërbëtor i manastirit dhe i thotë Aliut: “Ali, e di ti se do të bënesh njeri i math e do të kumandoç gjithë Iperon?”. Dhe i tregoi që i kish bënë hije mbi krie, kur ki flij. “Të hëngërtë gola mjaltë, i thotë Aliu, po s’jam ka ata njerës u që të bënem i math sa thua ti, se u, një palo lab si të tjerët jam.” Shërbëtori qëndroi më të tij dhe prapë i tha: “Po, po, ti jo të bëneç i math, se u vajta 60 vjeç dhe s’kam dëgjuar për njonjë ipe që t’i ketë qëndruar, as edhe një karakaçe t’i rrijë bi krie e jo një ipe”. Dhe me të vërtetë, - mbaron legjenda, - Aliu u bë me i madhi e më trimi në Ipero, pas Pirros.” 49.Më 1803, në Napoli gjendet një stërnip tjetër i Gjergj Kastriotit, përherë prej vije femërore, Pirroja II Kastrioti – Skënderbeu, sikurse na garantojnë disa studiues. 50.Dokumentohet se në shkurt 1806, banorët e fshatit Palavli, 8 kilometra në veriperëndim të Delvinës, ruanin në kujtesën e ngjizur djep pas djepi, që katundi i tyre pat qenë dikur qytet i themeluar prej Pirros. Lashtësia e stërthellë e Palavlisë provohet edhe nga dy gojëdhëna të tjera burimore, të botuara më 1875 dhe 1895. 51.Gjatë shekullit XIX e deri në fitoren e pavarësisë, rilindësit shqiptarë, sikurse pararendësit dhe paranikët e tyre, tejndanë të frymëzuar nga trashëgimia jonë gojore mijëravjeçare si edhe nga studimet më të reja të shkencës bashkëkohëse, do t’i ndriçojnë dhe shtëllitin më tej indet gjenetike midis popullit tonë dhe tregjyshërve të tij Lekë Malasit edhe Pirros së Ledhezës me bashkëatdhetarë. Shkrimet e pishtarëve tanë të kësaj periudhe, - duke përfshirë edhe
  • 9. arbëreshët, – mbi këtë birëri gjaku, gjuhe dhe historie, do të thithen nga shtresat tona të gjera; një ditë, sikur të botoheshin tok, këto do të mbushnin vëllime të tëra. Më poshtë do të çiken vetëm disa nga dëshmitë më të hershme dhe më domethënëse. Kostantin Duka (1750-1820), iluminist përmetar, që iu kushtua me afërsi të rralla lëvizjes revolucionare të çlirimit të popujve ballkanas nga kthetrat e sulltanëve, Ali Tepelenën e cilësontë “pas Pirros, si njërin nga heronjtë më të shquar” të dheut tonë. – (1806). 52.Engjëll Mashi (1758-1821), dijetar arbëresh i dëgjuar në Evropë, vë në pah: “Pas vdekjes së Skëndërbeut, - mbështetje e vetme e të kristherëve kundër fuqisë së papërballueshme, - edhe heroit të vërtetë ndër trashgimtarët e Pirros edhe të emrit të Aleksandrit (që të përdor shprehjen e Volateranit), shqiptarët, pasi e humbën kapedanin e tyre të pathyeshëm, u bënë pikë e vrer.” (1807). 53.Po Ai: “Sot pranohet se Aleksandrët, Pirrot, Skënderbejtë fituan nam veç nga bëmat heroike të kombit trim shqiptar.” (1807) 54.Një ninullë shekullore, nga Margëllëçi (Çamëri), na e risjell ndër mend Molosin tonë përbri stërnipit të tij të denjë, Boçarit legjendar (1790-1823): “...M’u bëfsh si Pirro-Burri dhe si Markua nga Suli.” 55.Jani Veliraj (1771-1823), poet, mjek i rritur pranë Ali Tepelenasit, prej fisi mbase arbëror, i ka endur udhëheqësit një epigram të bukur, plot ndjenja të dlira, i cili qe murosur në portën kryesore të Himarës: aty, pas Faethonit – mbretit të thesprotëve dhe molosëve parahelenë – dhe pas Pirros, renditet edhe Epirot nga Tepelena... 56.Petro Veshi (Boçi), ndryshe Polikarp Dardhari (1778-1821), enciklopedist e vjershëtar nga Dardha e Korçës i thur një poemëz Ali Tepelenës, ku e radhit pas Burrit, Lekës së Madh dhe Admetit, sovranit molos të shekullit V p.e.s. 57.Vincenc Dorsa (1823-1888), rilindas arbëresh, helenist i shënuar, shkruan (1847): “Aiakidit i lindën nga Fthia dy vajza, Deidamia e Troa dhe një djalë i quajtur Pirro; ai Heroi tjetër i popullit të lashtë shqiptar, që sikundër... Aleksandri la pas vetes një nam aq të ndritur në analet e historisë e që tri herë radhazi u bë ankthi i romakëve; ai fitimtar ngjethës, që korri dafina të lavdishme mbi kartagjenasit e maqedonasit; ai shqiponjë e Epirit, i përkujtuar për pamjen e tmerrshme dhe luftarake, për kalitjen në artin ushtarak dhe për burrërinë. Pirroja vdiq në vitin 272 p.e.s. E pasoi në fron i biri Aleksandri II dhe këtë të bijtë Pirroja e Ptolemeu, të fundit prej atij fisi zulmëmadh.” 58.Po Ai: “Të famshmit Ali Tepelena, Mehmet Aliu, Ibrahim Pasha, i biri, të gjithë nga truall dhe gjak shqiptar, që të tre heronj klasikë të luftërave të pasme të Turqisë, mund të meritojnë denjësisht një vend pranë të lashtëve... Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut dhe të përfitojnë me ta një plejadë të mrekullueshme të gjinisë luftarake të kombit.” (1847) 59.Thimi Mitkoja (1820-1890), ati i folkloristikës sonë, në luftë të hapur kundër shovinistëve grekë, e ngriti zërin qysh më 1859, deri brenda organit shkencor të Universitetit të Athinës, me polemikë parimore, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar, të stërgjyshërisë së tij me molosët e Molosinë, Kaoninë, Thesprotinë, Geryonin (prijësin e stërmoçem thesprot), Pirron dhe pasardhësit e tyre: “...Lopësi (Helopia në Molosi), sot një fshat i vogël në Thesproti afër Konispolit. Në kohën e lashtë ato vise ishin të famshme si rritëse gjedhi, sepse dhe Herakliu rrëmbeu qetë me nam të Geryonit, mbretit të Ambrakisë, pasi e mundi atë më 1350 (p.e.s.)...shqip lopë edhe lopës, ai që ruan lopët”. (tetor 1859) 60.Po Ai: “...Nëqoftëse fjala “shqyp” është e afërme me fjalën greke “gyps” = “shqyponje”, sikurse edhe Pirroja i Madh quhej “shqipe”...” (9 janar 1868) 61.Po Ai: “...Arbëria që në Vjosë e gjer Delvinë e Gjirokastër (Kaonët). Çamëria, nga Delvina gjer në Nartë (Thesprotia, dhe në krahinën e Sulit është Molosia) e përpjetë gjer në Janinë.” (17 maj 1877) 62.Po Ai: “...Emri i Pirros së Madh është Burri, emër shqip, sinonim i latinisthes vit dhe i greqishtes aner.”(1879) 63. Po Ai: “Ju djemt’ e Burros Madhit, që qe i madh si ia thonë, i kalli frikën romanit, kur u vërvit mu ndë Romë.” (shkurt 1880) 64.Po Ai (shënim anash një vjershe mbi personalitete shqiptare): “...Lleshi e Leka i Madh, Burroja, Diokleciani, Gjin Shpata, Bua, Depa, Arianiti, Qypërliasi, Gjika i Rumanisë, Mahmud Pasha, e të tjerët, i Shkodrës, Mehmet Aliu i Egjiptit...” (1898)
  • 10. 65.Në veprën “Korpus mbishkrimesh latine” (1864), të botuar nën drejtimin e historianit gjerman Teodor Momzen (1817-1903) përfshihet një poezi e poetit ilir Medaur Basani, e vitit 167 p.e.s., sipas Karl Patshit (1865-1945). Vargjet i kushtohen hyjit ilir Medaur dhe aty përmenden muret aiakase të vendlindjes së poetit, Kotorrit (Rizonit të moçëm) deri ku qe shtrirë ndikimi, për të mos thënë pushteti, i aiakasit (aiakidit) Pirro Molosi: “...Ti, që banon në ledhet aiakase të Rizonit, në kështjellën e Dalmacisë, o Medaur, o Lar i thjeshtë i popullit tim, i shejntë në atdhe...” 66.Jeronim de Rada (1814-1903), njëri nga viganët e Rilindjes sonë, arbëresh, nënvizon: “Populli epirot i Aleksandrit edhe i Pirros”... “Më duket, pastaj, se emri mbretëror Pirro i përgjigjet edhe atij tonit “burrë”, (njeri trim, “vir”): e, pra, Ali Tepelena, duke ia zënë në gojë Pukëvilit, e shqiptonte “Burrus”.” (1864) 67.Elena Gjika – Dora d’Istria (1829-1888), dijetare e njohur europiane gjatë shekullit XIX, me prejardhje shqiptare nga Parga, i ka për krenari gjyshstërgjyshërit tanë: “Populli shqiptar ka nxjerrë ushtarë e luftëtarë, që kanë çuditur rruzulin me trimëritë e tyre, si Pirroja, Aleksandri i Madh, Diokleciani, Skënderbeu e të tjerë...” (1866) 68.Pjetër Kiara (1849-1915), studiues arbëresh, i kushton një kapitull shtatëfaqësh Burrit të Ledhezës, ku aty ndalet të: “...zulma e lashtë e bijve të Pirros edhe të Gjergj Kastriotit...” duke shtuar këtë vrojtim të çmuar: “Ciceroni ka folur me lavde për disa vepra mbi luftën, të shkruara prej Pirros...” (1869) 69.Zef Jubiani (1818-1880), luftëtar rilindas i gjithëanshëm, duke përdorur shumësin Pirrot (për Pirron I e II) shpall: “Aleksandri i Madh, Pirrot, Topiajt, Kastriotët, Mahmudët, Mustafatë, Mehmet Alitë me shumë kreshnikë të tjerë trima të shekullit; Aristoteli, Ariani, Diokleciani, Kalkokondili, Bogdanët, Sagredët, Nezim Beratët, Mullah Hysenët e të tjerë e të tjerë, a nuk janë vallë njerëz të përmendur, që lanë farën e gjinisë së tyre në këtë tokë klasike për të rimbangulluar ndër pasardhesit në një epokë të re të kombit shqiptar?” (1871) 70.Po Ai: “Gjuha dhe dija jonë qenë vdjerrë e lështue doret qysh se mbas krajlave tonë, Pirrot e moçëm, si Roma e vjetër, ashtu edhe luftarë tjerë trazuen popujt tonë e, tue i marrë me të keq, i bane me hikë e me u shpërnda.” (para viti 1880) 71.Vasil Zoto – Molosi (1837-1912), iluminist nga Dhrovjani (Delvinë), - ku ishin shpërngulur të parët e tij pas prishjes së Vithkuqit më 1781, - bozon më 1875, përveç gravurës së Skënderbeut, edhe atë të Pirros, të cilën e shoqëron me shumë gojëdhëna të stërmoçme për Burrin dhe katragjyshërit e këtij, të skalitura në kujtesën e fshatarëve tanë. Gjatë kësaj veprimtarie jashtëzakonisht pjellore, plot merita, por edhe me kufizime, duhet të ketë pasur ndihmën edhe të dy vëllezërve të tij, njërit me banim në Prizren dhe tjetrit në Tetovë, Kësodore, ai pohon me plot gojën se Palavlia (Kamenica) e Sarandës pat ekzistuar qysh para Luftës së Trojës dhe përpara ardhjes aty të fatosit të saj legjendar Pirro Neoptolemit. Vasil Zoto ka nxjerrë në dritë materiale mbi të kaluarën e molosëve, thesprotëve dhe kaonëve, si edhe të trevave të tjera shqiptare qysh prej lashtësisë më të mjegullt deri në shekullin III p.e.s., duke perfshirë një jetëshkrim të ngjeshur të Aleksandër Molosit (Lekë Malasit, Lleshit...), një fashikull të tërë biografik, kryesisht sipas Plutarkut, mbi Pirron tonë (1882). Ai ka lënë, ndërmjet shumë të tjerash, edhe një dorëshkrim (të pabotuar) që i shtrin këto hulumtime deri pas agimit të shekullit XX. 72.Deri më sot është dhënë më se një ubikacion i pasaktë për qytetin Berenikë, të ndërtuar prej Pirros së Ledhëzës. Vasil Zoto e vendos atë në në Ksamil (1875). 73.Pashko Vasa (1825-1895),rilindës i ndritur, e mban në qender të vëmendjes figurën e Burrit të paharruar: “...në shekullin e tretë ne shohim të japë çikë një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili, para se të hidhej në Itali, luftoi me maqedonasit po ashtu si me grekët, që fqinjëronin në kufijtë e shteteve të tij; me këtë rast ushtarët e tij, të habitur nga shpejtësia e lëvizjeve ushtarake, i thanë se qe matur me shqiponjën...Plutarku, i cili e rrëfen këtë rrethanë karakteristike, nuk e ka ditur dhe s’ka dyshuar aspak se pikërisht kësaj, epirotët dhe të gjithë ata që quhen sot shqiptarë ia detyrojnë emërtimin e tyre të përgjithshëm: shqiptare...” (1879) 74.Muza popullore e Prevezës (Çamëri) krahason për trimëri me Pirron, dëshmorin e nderuar të Rilindjes, barbaçin Anastas Kullurjoti (1827-1887), që guxoi të botojë brenda në Athinë organin e Lidhjes së Prizrenit, “Zeri i Shqipërisë” (i foni tis Alvanias), në vitët 1879-1880: Në arbrëshë kush kle m’i zoti, zemërzjarri e patrioti? - Kle Anastas Kullurjoti, as për trim s’i gjëndej shoqi.
  • 11. Anastasi ka Kulluri me guxim të madh si Burri mu në mesin e Greqisë ngriti “Zën e Shqipërisë”. 75.Jani Vretoja (1822-1900), veprimtar i Rilindjes, autori i “Mirëvetijës”, tek prijës të dalluar të “nënëzës” Shqipëri, përmend: “Bij edhe mbretër të saj qenë Admeti epiras, që i dha mbështetje, Themistokliut athinas, kur u ndoq e iku nga Athina, edhe Pirroja, i kushëriri i Aleksandrit të Madh, trim i palodhur.” (1884) 76.Naim Frashëri (1846-1900), poeti ynë i shquar, do t’i kendojë si vijon stërgjyshit tonë: “Edhe Pirroja ish burrë, që s’ka pasur shok kurrë, ay romasit i mundi, Italinë tër’e tundi...” (1894) 77.Po Ai: “Vërtet prindit tanë kanë pasur emrë të math në gjithë botën, si Aleksandr’ i Math, Pirrua i Math, Teuta, Gjençua, Kostandin’ i Math, Skënderbeu, Qyprilitë, Mehmet Aliu...” (1894) 78.Po Ai: “I bir’i Eaqidhit është Pirrua i Math, q’e la dy vjeç i ati. Maqedhonasitë, pas vdekjesë s’Aleksandrit hynë në Malësit. Pirron e muarrë miqt’e t’et dh’e shpëtuanë nga Maqedhonasitë edhe e shpunë n’Iliri...” (1899) 79.Po Ai: “Pirrua ishte një nga njerëzit’ e rrallë, andaj i thonë Pirrua i Math, se vërtet ka qenë burr’i ndjer e i lëvduarë shumë...Në kohë të Pirrosë Toskërija ishte me emëre në gjithë boten e me nderr të math.” (1899) 80.Po Ai: “Pirrua ish nga Shqipëria, trim q’e lëvdon historia...” (1902) 81.Po Ai: “o far’e trimerisë, ti femij’ e Aleksandrit, e trimit të shqiptarëve, e Pirros, të parit...” 82.Preng Doçi (1846-1917), vjershëtar rilindas, buçet: “... sot gjimojnë or’lisat e Dodonës, ku t’u shuen luftar’ të mdhej, ku Pirri “trimushtria” prej Shqipes veç do t’thojet, tha Shypnia.” (1898) 83.Loni Llogori (1871-1929), poet i ndjeshëm i Rilindjes, rievokon të kaluarën heroike: “Si s’dëgjohet Shqipëria, humbi vallë trimëria?... Humbi Pirrua, Aleksandri...” (1898) 84.Sami Frashëri (1850-1904), ideologu më në zë i Rilindjes sonë, e kujton stërprindin e shqiptarëve: ”...Nga këto dy mbretëri, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë mjaft qytetëri, duallë mbretër të fortë e të ndriturë si Pyrrua a Burri, mbreti i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Teuta, mbretëresh’ e Ilyrisë e Gjençoja, buri i saj, që qëndruanë kaq kohë burrërisht kuntrë Romanët.” (1899) 85.Luigj Gurakuqi (1879-1925), vjershën “Shqipja e Burrit” (Aquila Pyrrhi) - 1903, e nis kështu: “Muer ajrin shqipja e Burrit prej Toskënisë n’gjith qytetet prej s’lartit tua shique; e gjegji n’Korçë msojtarët n’gjuhë shqip tue mësue...” 86.Më 1903-1908 pëlcet konflikti për Maqedoninë midis Greqisë e Bullgarisë (kufijtë midis ngastrave të Epirit dhe Maqedonisë që lëvizur shpesh qëmoti sipas fitoreve apo humbjeve të ndëruara luftarake). Në gjendjen ë krijuar, kur qe rrezik të na zhvatei toka nga shovinistët fqinjë, lindi kjo këngë popullore e Bregdetit, ku ruhej gjallërisht kujtimi i Olimpisë aiakase, motrës së Aleksandër Molosit, nënës së Lekës të Madh, “hallës” së Pirros: “Ci më ci zunë e cingrinë që më nuk e pjell dheja, Junani me Bullgarinë, Olimbiadhës nga Janina, sebep për Maqedoninë, që ka pjellë ata trima,
  • 12. se ka qenë vendi inë, të fortësi vetëtima.” se ka qenë mëmëdheja e Skënderit si rrufeja, Pilur, Vuno, Himarë (1932) 87.Gaspër Jakova – Mërturi (1870-1941), mësues e vjershëtar, u thur vargje të parëve tanë: “...Bardhyli e Teuta e Burrua e Skanderbegu, ah, vorresh t’dalin, t’ngrehen...” (1904) 88.Mihal Gramenoja (1871-1931) botoi në Sofje dramën “Vdehka e Pirros” (1906), e cila u luajt sakaq nga grupe amatoresh, duke ndezur zemrat e të rinjve për liri e pavarësi. 89.Midis krijimesh të tjera, piktori atdhetar Ndoc Martini – Camaj (1880-1917) punoi në Paris një “gdhendje të Pirros”, skulpturë, fotoja e së ciles u botua më 1907 nga shqiptarët e SHBA-së, krahas fotos së pikturës “Shqiptarët hedhin vallen pirrike” (që lidhet me emrin e katragjyshit legjendar të Burrit, Pirro Neoptolemit, të birit të Akilit homerik)... 90.Më 1912, poeti Risto Siliqi (1882-1936) shkruan me mall për “Kohën e Lekës e kohën e Burrit”... 91.I njëjti kushtrim oshëtin asohere, qindra të shtënash hute larg nga Shkodra, në një kengë popullore të Filatit (Çamëri): “...Po ne vatanin s’ia japmë, se ne jemi shqipëtarë, jemi bilt’e’Smail beut, të Pirros e Skënderbeut.” Nuk do të përmendim këtu jehonat e panumërta të birërisë së shqiptarëve me epirotët e Aleksandër e Pirro Molosit gjatë periudhës 1912-1944. Sintezën e tyre në prehërin e vegjëlisë sonë e trupëzojnë disa tregues ndër më tipikët: 92.Te një “fletë flutur” (trakt), e shpërndarë nga qyteti i Manastirit, pishtarët e Kryengritjes sonë të përgjithshmë e thërresin popullin e jugut ndër beteja kundër skllavërisë pesëqindvjeçare gjithashtu në emër të Burrit: “Duke parë rrezikun e madh t’Atdheut që e kanë rrethuar më të katër anët, u apim zë gjithë atfhetarëvet që të bashkohen një orë e më parë me kryengritësit ndër malet tanë se sot erdhi koha e fundit, erdhi ora e shpëtimit t’atdheut, që të lirohet nga thojntë e barbarit, të halldupëvet të pabesë, të cilët na shitën e na turpëruanë. Ngrihi, pra, o vëllëzer, se koha erdhi edhe më nukë pret, po të gjithë si mizeria me armët në dorë, burra dhe gra të vrapojmë ndër male që të shpëtojme atdhenë nga ky rrezik që e ka mbuluar. Vëllezërit t’anë, gegët, po na ftojnë ne, të bijtë e Piros, që t’u vijmë ndihmës e prandaj çdo shqipëtar e ka detyrë të marrë hutën në krahë dhe të bashkohet me kryengritësit e mos të lëmë të na turpërohet “Baba Tomori” i shenjtëruar që po buçet. Duamë, pra, vetëqeverimin e Shqiperisë, duamë të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjer sa të shuhemi të gjithë.” (Gusht, 1912) 93.Te regjistrimet e popullsisë së Shqipërisë (1950 dhe 1970) emri Pirro ze një nga vendet kryesore (ndërkohë që një dukuri e tillë nuk ndodh tek asnjë shtet tjetër ballkanas). 94.I njëti fenomen vëzhgohet edhe në “Numëratorin telefonik” të Tiranës (1981), ku shumica e pajtimtarëve kanë lindur para 1944-ës; ndërkohë që tek homologu i Athinës zor se haset, qoftë edhe për be, ndonjë Pirro prej gjaku grek... 95.Pas Çlirimit janë vrojtuar ndër tekste epigrafike, midis të tjerash: Një skllav i liruar me antroponimin Pirro në Butrint (shek.II p.e.s.). 96.Një remtar i quajtur Pirro, në qytetin e Antigonesë (Jermë), rreth 5 km në lindje të Gjirokastrës (shek.II p.e.s.). 97.Një banor i thirrur Pirro, në Orosh të Mirditës (shek.XV). 98.Prej një ngulimi ilirësh mesapë në Italinë jugore (Metapontum), ribotohet tani së fundi një mbishkrim arkaik (rreth vitit 500 p.e.s.), ku spikat një Byrros (Burros – Burri) qindra vjet para shënimeve të Enit dhe Ciceronit. Ky dëshmon tërthorazi se gjenealogjia e pararendësve të Pirros, sikundër do të shqyrtohet më tej, ka qenë parashtruar prej dinastëve molosë mbi themele fare reale, objektive, dhe jo mbi hamendje, siç pat dyshuar ndonjë studiues i huaj, i pastërvitur sa duhet me zakonet dhe toket e të parëve tanë. 99.Në mesin e shekullit V p.e.s., fitoi nam mu brenda Athinës skulptori Pirro (me prejardhje të deklaruar johelene), falë shtatores prej bronzi të hyjneshës Athena Hygieia, që u vendos në Akropol, prapa hyrjes së Propileve, me porosinë e vetë statistik grek Perikliut, sikurse del edhe nga mbishkrimi autentik përkatës. 100.Një Pirro tjetër, arkitekt, në bashkëpunim me djemtë e vet Lakratin dhe Hermonin, sipas gjase prej cungu ilir nga Dyrrahu, rezulton të ketë krijuar thesaurosin e epidamnasve, ku spikatin ndër të tjerë, aspak rastësisht, aiakasit Akil dhe Aiaks, bri Odiseut, Helenit, etj.
  • 13. 101. Në një mbishkrim të moçëm të gjetur në Pezaro (Itali), përmendet qeramisti epirot i talentuar me emrin Pirro. 102. Historia ka pikasur, ndër Pirro të tjerë, gjithmonë me prejardhje jogreke, monarkun aiakas, të birin e Aleksandrit II, Pirron II (rreth 271-237), nipin e Burrit... Pa përmendur studimet e njohura mbi Pirro Molosin para vitit 1945, do të prekim këtu se, që atëherë e deri sot, në rrafsh ndërkombëtar, kanë qarkulluar shumë trajtesa monografike (ndonjëra madje me 750 faqe) mbi Burrin e Ledhezës, prej dijetarëve P.Garufalias (1946-1972), U.von Hassel (1947), G.Nenci (1953), P.Leveque (1957), J.Carcopino (1961), D.Kienast (1963), F.Sandberger (1971), H.Bengston (1975,1982) e të tjerë. Autorët, që zbërthejnë anë të veçanta të jetës së Pirro Molosit, Epirit dhe Dodonës, janë të panumërt. Ja disa prej tyre: G.J.D.Aalders, J.Amoros, J.Babelon, H.Bërve, E.F.Bickermann, T.V.Blavatskaja, A.Bon, L.Brunetti, P.Cabanes, E.Condurachi, P.Cloche, F.Chamoux, R.Crahay, G.N.Cross, E.J.Bell, E.Frezouls, S.I.Dakaris, A.V.Daskalakis, D.Evangelides, M.Feyel, J.V.A.Fine, R.Flaceliere, P.R.Franke, J.Gage, A.Giuliano, W.E.Gwatkin, N.G.L.Hammond, H.P.Isler, V.Kahrstedt, E.Kirsten, G.Klaffenbach, S.I.Kovalov, V.La Bua, J.A.O.Larsen, E.Lepore, R.Mack, E.Manni, P.Melcni, B.D.Mëritt, D.M.Nicol, I.Nikolopulu-Sike, S.I.Oost, W.Pajalkowski, F.Papazoglu, H.W.Parke, A.Philippson, M.T.Piraino, W.Potsher, J.Pouilloux, G.Rachet, J.Robert, F.Schachermeyr, K.Schefold, F.von Scheiger, H.H.Scullard, H.E.Stier, J.J.Trehbux, J.A.Vartsos, I.I.Weickiwsckij, E.Will, F.V.Walbank, K.W.Welwes, A.Wilhelm e të tjerë... Sikundër kuptohet edhe nga kjo rradhitje e përmbledhur, historiografia botërore mbi Pirro Molosin, Epirin Dododën, c’është e vërteta, nuk paraqitet aspak kursyer. Por fatkeqësisht, këta studiues, - të cilët kanë zhbiruar deri grimcëza helenocentriste nga më anësoret, më mikroskopiket, - gjer më sot e kësaj dite nuk kanë marrë parasysh kurrkund, në kompleksin e tyre, burimet e pashtershme mijëvjeçare të popullit tonë, bile as edhe ato “heretike” të ndonjë studjuesi evropian. Kjo mangësi thelbësore, krejtësisht e papërligjur shkenërisht, nuk mund të mos ketë çuar, për pasojë, në përfundime të gabuara. Njëri nga biografët më të dëgjuar të Pirro Epirotit, profesori Xhuzepe Nençi, drejtor i Shkollës së lartë normale të Pizës (Itali), deklaronte më 1953, duke bërë një gabim të rëndë: ”Pirroja i përket tanimë numrit të atyre figurave, mbi llo-garinë e të cilave është opinion i përhapur se s’ka më gjë për të thënë, që të mos ketë qenë përseritur qëkuri disa herë, derisa, tek janë përdorur gjerësisht gurrat e pakta, kuadri historik që nxirret prej tyre nuk duket më në gjendje të zgjerohet më tej.” Per fat të keq, përgjërimin masiv ndaj figurës së Pirro Molosit në viset shqiptare nuk e ka hulumtuar fare as njohësi i tij, hëpërhe, më kembëngulës, historiani francez Pier Levek, i cili, megjithatë, detyrohet të pohojë, mjerisht, pa u thelluar më tej (1957): “Në Greqi nuk gjejmë gjurmë të një kulti të Pirros, ndoshta për arsyen se mbretërimi i tij zgjati pak...”. Ndërkohë, në viset shqiptare gjurmë të tilla ishin të panumërta dhe kjo dukuri ka vetëm një shpjegim: grekët e vjetër nuk e njhinin Pirron për të tyrin, se ia dinin mirë origjinën, kurse shqiptarët kishin të drejtë të mburreshin me të... Parashtrimi panoramik i mësipërm i burimeve autoritare vendase, stërgjyshore, mbi lidhjet e gjakut midis nesh dhe Pirros në bashkështetasit e tij, plotësohet, qysh prej lashtësie, edhe nga burime të huaja, ndonjëhere çuditërosht përparimtare (ndërkohë që mungonin krejt, si edhe sot, të “harruara” ndoshta diku, dokumentat e lashta, kujtimet e vetë Pirro Molosit, historinati bashkëatdhetar Proksenit, filozofit dhe teoricienit ushtarak Kineas, themelas prej trungu epirot, etj...): Dukë lënë mënjanë, hë për hë, barazimet e Apian Aleksandrinasit (shek.II), Stefan Bizantinit (shek.VI): epirot = ilir jugor, si dhe të Pjetër Bogdanit (shek.XVII), Epir = Arbër i Poshtëm (pra, epirot = arbër i jugut), vërejmë se: 103.Të mbështetur të historiani epirot Prokseni (shek.III p.e.s.), P.Trogu (shek.II p.e.s.) – nëpërmjet Justinit (shek.II) -, dhe Plutarku (shek I p.e.s.) dëshmojnë se një dhjetëvjeçar të plotë, 2-12 vjeç, Pirro Molosi e kaloi në tokën e ilirëve taulantë (në Myzeqenë tonë) mbase gjatë moteve 317-307 p.e.s. Aty, në një mjedis të mirëfilltë ilir, u hodhën rrënjet e edukatës dhe të formimit të udhëheqësit të ardhshëm; atje ai zotëroi ilirishten (qenien e së cilës na e vërteton, shprehimisht, Polibi), së bashku me përvetësimin e zakoneve vendëse, disa prej të cilave gjallojnë edhe sot. Shkencat pedagogjike dhe psikologjike theksojnë rëndësinë vendimtare që ka pikërisht ky hark kohor në brumosjen e çdo njeriu. Trogu-Justini dhe Plutarku, sërish, na ndriçojnë se Pirroja u rrit si bir në shpirt, tok me femijët e mbretit të taulantëve dhe së shoqes, aiakases (aiakides) Berojë, të afërmes së Pirros. Theksojmë se po aty, njëzet vjet më parë, pat shijuar vatër mikpritëse edhe Leka i Madh (18-19 vjeçar), fill pas grindjes me të atin, kur ky la pas dore Olimbinë dhe mori si shemër Kleopat-rën. Vetëm nën sqetullën e Glaukias ilir (i cili, për hir të besa-besës nuk dëgjoi ta dorëzonte kërthinjakun molos as nën kërcëni-met e tmerrshme të monarkut maqedonas Kasandër, as nga oferta e këtij për një sasi kolosale argjendi (ose ari?), prej mbi 3000 kilogramësh), Pirros do t’i sigurohet jo vetëm jeta, por edhe froni epirot, më vonë. Aiakasi ynë do të vihet madje në krye edhe të mbretërisë së ilirëve taulantë... Kjo periudhë përcaktuese e rinisë së Pirro Molosit do të njihej më mirë sikur të gjendeshin gjëkundi, - bri kujtimeve të vetë Burrit, veprat e epirotit Proksen, thesalo – epirotit Kinea, Timeut të Tauromenit, Filarkut, Zenonit, Kritolaut, Filokorit të Athinës, Filostefanit të Kirenës, të gjithë bashkëkohës të Pirros nga Ledhëza...
  • 14. f.62 “Mendimi i përgjithshëm i popullit tonë, sikurse i çdo populli tjetër, vetëm ai është i pagabueshëm”, pohonte dikur Frang Bardhi, duke transmetuar një të vërtetë universale pa kufinj kohorë... Po prej këtij historiani mjeshtëror huazohet më poshtë edhe ky gjykim i mprehtë (lexuesi është i lutur që, kudo, emrin e Skënderbeut ta zëvendësoje me atë të stërgjyshit të tij të adhuruar, Pirros): “Gjithashtu nuk mund të mos merret në këtë rast si një dokument shumë i rëndësishëm dashuria e pabesueshme e epirotëve ndaj Skënderbeut, sepse, me siguri, ata nuk do ta kishin dashur aq tej masës, sikur Skënderbeu të mos kishte qenë epirot. Kjo është e qartë, sepse epirotët nuk luftojnë me qejf nën një prijës prej kombësie të huaj. Dhe që e kanë dashur sa s’ka ku të vejë më, duket sheshit nga puna se ushtarët e tij (siç lexojmë nëpër historitë) shumë shpesh hidheshin në rreziqet më të mëdha për të mbrojtur vetë Skënderbeun.” (1636) Masa e gjerë e banorëve shqiptarë të Labërisë, Çamërisë, Lunxherisë, Dangëllisë, Skraparit, Mallakastrës, Myzeqesë, Mirditës, etj., autoktonë prej mijëravjeçarësh, Gjergj Kastriotët, Barlecët, Mitkot, de Radat, Jubanët, Vasat, Naimët, Gurakuqët, Gramenot me shokë, njëzëri, nuk krenohen as me Solonin, as me Leonidhën, as me Perikliun, por pikërisht me katragjyshin e tyre Pirro Molosin, - të lindur e të rritur në vatrat e tyre, qindra kilometra larg kufjve etnike grekë, - me të cilin nuk ka guxuar të mburre, ndershmërisht, gjatë 23 shekujsh deri sot, as edhe një athinas, spartan apo korinthas. Çdo populli e njeh për bukuri zanafillën e vet... b.Shqiponja, simbol i flamurit shtetëror, vulës zyrtare dhe stemës së kastriotëve, trashëgim i shkabës, emblemës së Aleksandër dhe Pirro Molosit (f.63-67; 76-79) Flamuri i shtetit të pavarur të Arbërit në shekullin XV, vula dhe stema zyrtare e udhëheqësit të këtij shteti, që të tre, mishërojnë simbolin e përbashkët karakteristik të shqiponjës. Kjo emblemë e gjithëmbarshme arbërore, - aspak rastësisht, - ka rrënjët vendase, madje të ndërthurura pikërisht me Pirro Molosin, me pararendësit dhe pasardhësit e tij, sikundër na e vërtetojnë: 1.Plutarku (shek.I): ”Pas kësaj beteje, (viti 289 p.e.s.) Pirroja u khtye në atdhe plot lavdi dhe plane, i kënaqur në vetvete. Epirotët e pritën duke e përshëndetur me epitetin “shqiponjë”. Është merita juaj, ua ktheu ai, që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart si me krahë të shpejtë.” 2.Eliani (shek.III): “Pirro Epiroti gëzohej kur dëgjonte që i thoshin shqiponjë...” 3.Eliani (shek.III): “Ka edhe një lloj shqiponjash që i duan ata që i ushqejnë, siç ishte shqiponja e Pirros.” 4.Plutarku (shek.I), tregon se, para vdekjes së Pirros më 272 p.e.s.: “...në Argos, falltarja e Apolonit Lykias, e quajtur Apolonidë, duke rendur nëpër rrugët e qytetit, bërtiste dhe thoshte se po e shihte qytetin plot me kufoma e me gjak dhe se një shqiponjë, që kishte marrë pjesë në këtë përpjekje ishte zhdukur papandehur.” 5.Plutarku (te “Regum et imperatorum apophtegmata, Moralia 184...”) thekson, duke e përforcuar pikëpamjen e përhapur kudo asokohe, se Pirroja konsiderohej rëndom si shqiponjë. 6.Eliani, te “De natura aimalium (II, 140)”, tregon se Pirroja rriste në banesën e vet, si simbol stërgjyshor, një shqiponjë, të cilën e mbajti pranë vetes edhe pas vdekjes së të shpendit. 7.Historiani ndoshta me prejardhje arbërore Tzetzes,(shek.XII), tek vepra “Hiliades IV hist.134, vv.288-312”, ringjall edhe një herë përfytyrimet e autorëve të lashtë, që e lidhnin ngushtë Pirron me emblemën e shqiponjës. Dëshmitë e mësipërme të historianëve greko-romako-bizantinë mbi nyjet e shumta që e gërshetojnë shëmbëlltyrën e Pirros me shqiponjën, na i fakton kryekreje edhe tradita gojore e popullit tonë, nëpërmjet legjendash, këngësh, toponimesh, etj., të cilat na blatojnë hollësi të dëlira mbi femijërinë e Burrit, kur bonjakut i shpëtojnë jetën dy shqipe (ipe), para se të shkonte te prinderit e tij të dytë, midis ilirëve taulantë; marrim vesh për kthimin e tij, sërishmi si shkabë (ipe), në Ledhez të Epirit, ku qe lindur; mësojmë se me shqipen e Dodonës përqasej gjithashtu paraardhësi i tij Aleksandër Molosi (Lekë Malasi): 8. ...Po jetimit në pikë të hallit Kaha Iperoja na të kemi ardhur shpejt di ipje në dihmë i venë. të t’besojmë kët zok të ipjes, Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar, të na rritet ipje e vërtetë... - ja xuarr sitë e ja kllapurisnë Dhe një ditë Pirro-Burri kthehet dhe e pllaksën si shirkun bë dhe; prap në Ledhez, kutu ku na leu, si shirku bë dhe ulku ra plasur. si një ipje hipur, majë kalit... Pirro-Burri ipjet si di motra Pirro-Burri, vetë ipja e qiellit,
  • 15. i përgushi me di lot në si. koka jonë, në krahët e tij... Pranë tire kaciqin e poqi. Ipjet hanë në mishin e ulkut, Pirro-Burri në mish të kaciqit... Margëllëç 9. ...Oficer i zoti Pirrua pati dalë dhe si ipe me krahë kah ipe Ipe ish dhe shkuar ipes malit, me flamurin me ipe në ballë... si na ish dhe aj Lekë Malasi, Pirro mbreti, trim e ipe malit iperot ka vendi inë, Thesprotia... ish stërgjushi inë, çamëriot... Pirrua blodhi trima siç qe vetë Mazrrek-Margëllëç 10.Pirro, shqipja arbërore, Hape krehët, fluturove, në mes të tufanit shkove... Arpicë-Margëlleç 11.Pirrua blodhi ushtarë, mori flamurë me shkabë kapëtoi detin matanë... Filat 12.Shkenca numizmatike ka llogaritur se në Epir, para dhe pas Aleksandër e Pirro Molosit, gjatë shekujs, janë prerë mbi 72 seri të ndryshme parash metalike, miliona monedha, me simbolin karakteristik të shqiponjës. Po t’u shtohen këtyre edhe emisionet e qyteteve të tjera ilire, - mbi 47 prerje, qindra mijë ekzemplarë të tjerë, gjithmonë me shenjën e shkabës, ky primat botëror ligjëron qartazi se arbërit, si ndër miq ashtu edhe ndër armiq, e kanë merituar, jo pa të drejtë, cilësorin e rrallë “bij të shqipes”, të cilin s’ka guxuar kurrkush as t’ua prekë me pupël, pale t’ua mohojë. Prandaj, për thjeshtësim, këtu nuk shihet e udhës të shkoqen një nga një dëshmitë e cilitdo emisioni më vete, por vetëm disa nga këto emertime (grupimet më themelore): 13.Që përpara Aleksandër Molosit (shek.IV p.e.s.) shqiponja ndeshet rëndom, krahas emblemash të tjera stërgjyshore, si Zeusi dodonas, rrufeja, demi, mburoja, qeni (molos)... 14.Nën mbretërim e Aleksandër Molosit (342-331), shqiponja takohet, përbri Zeusit të Dodonës, rrufëse, dushkut, demit, mburojës, diellit, pëllumbit, majës së heshtës, trekëmbëshit, bririt të mbushur, biskut të palmës, etj., si edhe pranë përfaqësuesve më në zë të panteonit: Dionës, Artemis, Athenasë, Poseidonit... Këto simbole, trashëfim i të parëve, fitojnë, siç do të shohim më pas, një rëndësi të veçantë në ndriçimin e problemit të etnogjenezës sonë. 15.Gjatë mbretërimit të Pirros (297-272) shqiponja shoqërohet edhe nga emblema të tjeta, të rrënjosura brez pas brezi, si ylli, hënëza, kalliri i grurit, aiakasit Akili dhe Fthia dhe hyjni parahelene të qerthullit dodonas, Dhemetra, Persefona, Theti... 16.Pasardhësit e Pirros në shtetin e Epirit, Aleksandri II, Pirroja II, Ptolemeu, Deidamia, me stërnipër republikanë, do t’i bashkangjisin shqiponjës, sipas kërkesës së politikës së tyre monetare, emblemat kryesore dodonase... 17.Përballë këtyre miliona dëshmish konkrete nga jeta e përditshme, siç janë monedhat, flamurët, stemat, stolitë e ndryshme, etj., tingëllon vetvetiu pyetja {...} (f.78-79) 62.E njëta mospërfillje patriotike ndaj diktatit kishtar, e paparë në Ballkan kaq masivisht, kundrohet edhe ndër faltoret arbërore të Ohrit (shek.XI), 63.Shirgjit (shek.XI) 64.Mespotamit (shek.XIII) si dhe, më pas, gjatë qindvjetorësh, në kishat ë: 65.Pojanit – manastir i shën Mërisë (Fier) 66.Himarës (kala) 67.Bënjës (Përmet) 68.Kolkondasit (Fier) 69.Gjirokastrës (shën Mëhilli) 70.Sopikut (Sarandë) etj. etj. 71.Me krijimin e Shtetit të Arbërit, shqiponja zë vendin e vet në stemën tonë të Veriut, e cila u identifikua më 1966 (Ndërfandën (Gziq) shek.XIII).
  • 16. 72.Shkabën, si simbol të Mbretërisë së Arbërit, qenë të detyruar ta përdornin, demagogjikisht, edhe anzhuitë, mbi një stemë që, - sikundër edhe binjakja e saj mesopotamase -, shikohet e murosur në kishën e manastirit të Apolonisë (shek.XIII). 73.Një gojëdhënë – margaritar nga Tëbaçi (Labëri), e ruajtur në familjen e Gjikajve, ku mbahet mend pema gjenealogjike, atë pas ati, të paktën qysh nga shekulli XII, e shpjegonte kështu, më 1928, gjenezën e shqiponjës sonë dykrenore: 130-vjeçari Qerim Gjika pat përvetësuar hollësisht prej gjyshit të vet, që vdiq 140 vjeçar, gjithë historinë e atdheut, qysh nga lashtësia më e vagëlluar. Në shtëpinë e tyre, netëve të dimrit kryesisht, nuk flitej kurrë për ungjill a kuran, por vetëm për luftëra mbrojtëse kundër shkelësish maqedonas, romakë, bizantinë, sllavë, osmanë, italianë... Qerim Gjika ishte në gjendje të rikujtonte me vërtetsi mahnitëse, beteja, besëlidhje, intriga, tradhëti të ndodhura në qytete, fshatra, kështjella. Shkurt, ai përjetësonte kujtesën autentike vendase, arbërore, për ngjarjet historike të përshkruara prej Polibit, Tit Livit, Strabonit, dhe autorëve të tjerë greko-romakë, të cilët kishin parë gjithshka nën optikën e kundërshtarit dhe të fitimtarit... “Historiani” ynë popullor, lindjen e shqiponjës dykrerëshe e lidhte me Plloçën (Amantinë), të cilën, sipas gojëdhënave, e përkufizonte “Kryeqyteti i Jugut”. Ja çfarë tregonte ai: Dikur në Plloçë kishte rënë një sëmundje ngjitëse (epidemi), që pat rrëmbyer edhe prijësin tonë të Jugut asimoti. Këshilli i pleqve, duke mos i gjetur dot në Arbërin e Poshtëm një zëvendës të denjë drejtuesit të vajtuar, ia kishte vënë syrin udhëheqësit shembullor të atëhershëm në Veri; mirëpo, sipas ligjeve shekullore, trashëgimtari duhet të ishte bit Jugu. Nevoja diktoi këtë zgjidhje origjinale: u thirr në mbledhje mbarë populli dhe, para tij, u soll plaka më e moshuar e Plloçës, e veshur me linjë (këmishë) të gjërë lehonërie. Kryetrimi i Veriut iu kalua kësaj nëne nga “gryka e linjës”, edhe, tek përshkoi hapësirën midis rrobës dhe “shtatzënës” u gjend me këmbë mbi tokë, “i rënë nga barku i lokes”. Qysh prej atij çasti, Jugu dhe Veriu, - që deri në atë kohë, gjithmonë në paqe mes tyre, ruanin secili veçmas si emblemë shkabën me një kokë, - u gdhinë nën simbolin e shqiponjës dykrenore... Kësaj shqiponje, Bregu i Detit dhe Mesapliku, mot e jetë kaonë të papërkulur, i këndojnë edhe sot plot lektisje: 74.”Shgab’e madhe kasaba, mbret i zogjëve në tokë, Me dy krahë të mëdha, shgabë e madhe në male, shgab’e madhe me dy kokë, nuk u dhe e nuk u fale...” Himarë (Dhërmi, Qeparo, Vuno, Pilur, Kudhës, Palasë) 75.”Qasuni me ne, o shokë, nuk u preve, nuk u ngave, t’ja thoni këngës tok te armiku nuk u qave, për zhgabën me dy kokë. nga neve kurrë s’u ndave... O zhgab’e jona në male, nuk u dhe e nuk u fale, Himarë Përputhje Gjuhësore Pellazge, Ilire, Mesape, Shqipe a.Onomastikë (f.374-379) Sipas të dhënave shkencore të deritanishme, aty nga shekulli XIII-XII p.e.s., në Ballkan ndodhën lëvizje të mëdha popujsh; si rrjedhim, të detyruar nga dyndjet, fise të tëra pellazge do të mërgohen herë pas here matanë Adriatikut, në brigjet italike, ku do të krijojnë ngulime të qëndrueshme ndër mijravjeçarë. Prej tokës-nënë ata morrën me vete gjuhën, kulturën, besimet, traditata, pikërisht gjurmë e të cilave (qeramika, mbishkrimet, etj.) faktojnë se ata ishin pellazgo-ilirë. Këta u quajtën atje, sipas popullsive përkatëse nga rridhnin: japygë (daunët, peuketët, mesapët: prej veriut në jug, gjatë bregdetit japygas ose salentin), apo oinotrë ose enotrë (nga i pari i tyre Oinotri – Enotri, pasardhës i Pellazgut dhe për pasojë edhe mbarë Italia është quajtur Enotri, por më fort jugu i saj), apo kaonë ose konë, pikërisht në atë kohë kur gjithë Epiri udhëhiqej politikisht dhe ekonomikisht nga kaonët dhe thirrek, pra, Kaoni. Gjithmonë pa i ndërprerë kursesi lidhjet me bashkëvëllezërit e dheut amtar, të shpërngulurit themeluan, sipas zakoneve të trashëguara, vendbanime kryesisht me emra nga trualli-mëmë. Dokumentohen asohere në gadishullin italik qytete, toponime të tjera, antroponime, etnonime kuptimplota, si Dodona, Akeroni, Pandosia, Buthroti, Amantia, Auloni, Joni, Batoja, Bardhyli, si dhe traga gjuhësore që vërtetojnë se ardhësit flisnin e shkruanin pellazgjisht-ilirisht dhe aspak helenisht. Është krejtësisht logjike se, po të kishte qenë Dodona dhe Epiri me përkatësi etnike helene, atëherë edhe pinjollët e tyre në Itali do të kishin mbjellë aty kudo vazhda helene. Por ja që faktet, nëpërmjet gjetjeve arkeologjike apo dokumentave autentike, dëshmojnë të kundërtën. Kultura dhe gjuha mesape (bie fjala) janë një provë e pakundërshtueshme e etnicitet pellazg të atyre japygëve, oinotrëve, etj. – të cilët jetonin në vendbanime italike quajtur pikë për pikë si vendbanimet pellazge nga kishin ardhur. Në këto vendbanime italike – binjake të qendrave urbane epirote, janë gjetur, midis të tjerash, edhe vazot e mrekullueshme karakteristike pellazgo-ilire. Pasqyra gjuhësore e mëposhtme mbështetet mbi burime autentike nga areali pellazgo-ilir dhe japyg (daun, peuket, mesap, - e nëpërmjet këtij, arealit greko-latin, etj.): Shenim: midis etruskishtes (degë e pellazgjishtes) dhe shqipes diktohen barazime të pamohueshme, aq shumë dhe aq të qarta sa kanë çuar në shpjegimin e etruskishtes nëpërmjet shqipes jo nga një, por disa albanologë të huaj.