Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Prejardheja e shiptarve

355 views

Published on

mbledh nga hulumtimi shume vjecar e ceshtjes kombetare

Published in: Education
  • Be the first to comment

Prejardheja e shiptarve

  1. 1. PREJARDHJA E SHQIPTAREVE DHE TERRITORI ILIRIS Çështja e prejardhjes së shqiptarëve ka qenë një nga temat më të diskutueshme për ,historianët, gjuhëtarët ,gjeografët ,shkencëtarët e ndryshëm, njerëzit e urët,studiuesit etj , dhe mund të thuhet se që të gjithë kanë treguar në mënyrë tepër bindëse dhe jo hipotetike për një vazhdimësi të gjuhës shqipe që nga koha e pellasgo-ilire dhe përkatësisë së kombit shqiptar si i vetmi komb që identifikohet natyrshëm me pellasgët janë shqiptarët ,kjo për faktin se ata janë mbështetur edhe në karkaterin, gjenin ,imazhin ,racën ,gjuhën etj. Interesi i shtuar për ta njohur më thellë gjenzeën dhe rrënjët e kombit lashtë shqiptar ishte i madh sidomos tek historianët gjerman, italian, francezë suedez etj , të gjitha ata bënin studime të thella të etnografisë ,antropologjisë dhe atë të çështjes së gjuhësisë për të mbërri kështu tek konkluzioni i tyre studimore se pelasgo-ilirët janë shqiptarët e sotëm kjo vazhdimësi dhe ruajtje e kësaj race ka ardhur si rezultat se ky komb edhe përkundër asja që ishte i pushtuar nga pushtues barbar të ndryshëm ata në esencën e tyre e kanë ruajtur gjenin ,gjuhën dhe karkaterin prej shqiptari dhe si të lashtët e gadishullit Ilirik. Ndër këto, në gjykimin e të gjithë këtyre studiuesve ,historianëve , kritikëve të paanshëm etj etj, është ajo se ata kanë identifikuar qartë pellazgo-ilirët me emrin e shqiptarëve si komb, dhe kjo tregon se ata kanë arritë kështu ta nxjerrrin nga thellësia e kohëve famën e madhe të kombit të lashtë shqiptar si një komb që ka prejardhje të drejpërdrejt pellazgo biblike.Me studimet e tyre të thella dhe konkluzionet apo edhe tezat e shtruara të tyre rreth origjinës pellazgo-shqiptare ata kane arritë të gjejn vetëm vendin e thesarit të gadishullit Ilirik ndërsa studimet e mëtutjeshme në vijim dhe gërimem shulumtuese nënkuptojn më saktësisht rrugëtimin e studiueseve ,historianëve ,gjuhëtarëve etj edhe në kohët tona drejt gjetjes edhe të thesarit të plotë të këtij gadishulli dhe prejardhjes së thellë të origjinës së kombit shqiptar dhe gjuhës së lashtë të tij pellazgito-ilirike. Edhe pse më herët është thënë se origjina e pellazgëve është një mister në historinë e saj ,me nxjerrjen e këtyre argumenteve dhe studimeve serioze te autorëve perëndimor
  2. 2. dhe historianëve me namë ndërkombëtare ,por edhe duke parë se edhe pse jemi në shekullin XXI nuk është ngritur ndonjë tezë ee re apo nuk është gjetur ndonjë dokument apo gjetje tjerë që rrëzon apo redukton këto të dhëna dhe dokumneteve etnologjike,linguistike , arkeologjike etj ,se shqiptarët janë pasardhës të drejpërdrejt të pellazgo-ilirëve. Tani me studime e tilla të këtyre autorëve serioz rreth origjinës pellazgo-shqiptare më nuk ka mbet asnjë pasiguri për të trajtuar këtë çështje edhe në ditët tona me një seriozitet dhe energji edhe më të shtuar në gjetjen dhe prurjen e plotë të bërthamës vertikale dhe horizontale të pellazgo-shqiptarëve ,një studimi edhe më i thelluar dhe permanent i studiuesve të rinj sidomos tani në këtë shekull do të sillte një gjetje të plotë të tërë kësaj origjine që ka qëndruar së bashku me thellësit e kohvëe misterioze dhe me plotë dyshime e pasiguri,prandaj duke u bazuar në studimet e autorëve që kanë trajtuar këtë çështje dhe risit që do të mund të shfaqen pasiguria dhe dyshimet do të bienin përball diellit që do të lindte dhe do ta ndriçonte në tërësi tërë historinë e origjinës pellazgo shqiptare. Ndërkaq nisur nga kjo mund të nënvizoj se historia është një beslidhje në mes të burimit të argumenteve(dokumenteve) të kohërave dhe historianit,ndërsa shpirti i kombeve është garanca e kësaj beslidhje.Prandaj askush nuk mund të ndryshoj apo të ndërhyj në këtë beslidhje të fuqishme të kombeve me vetëvten dhe historinë e tyre burimore. Një nga studiues serioz rreth lashtësisë së shqiptarëve si komb dhe gjuhës së tyre si një nga më të lashtat dhe që rrjedh nga pellazgo-ilirishtja është ipeshkvi Giuseppe Crispi ,profesor dhe drejtues në Universitetin e Palermos,ai sjell dëshmi dhe sjell gjurmët e reja si gjetje të tij gjatë hulumtimeve të tij dhe studimeve mbi origjinën pellazge dhe lidhshmërit natyrore të saj me gjuhën shqipe, ai madje në “memorien e thelle të tij mbi gjuhën shqipe “trajton perveq asaj që gjuha shqipe eshte gjuhë pellazgo-ilire ,ai e sheh këtë gjuhë si “dominues “në gadishullin Ilirik ,dhe e cilëson si “gjuhë të Perëndisë me një marrëdhëni të thellë historike “ apo si “nëna e gjuhëve”(Opuscoli di letteratura e di archeologia di monsig. Giuseppe Crispi ,1836) në këtë gadishull të lashtë. Duhet nënvizuar se gjetjet e reja të autorëve te shumtë gjatë hulumtimeve të tyre dhe studimeve serioze të dokumenteve ,gjurmëve dhe gjenealogjisë së shqiptarëve kanë sqaruar se qytetërimi i vjetër ne gadishullin ilirik nuk ishte askush tjetër por pellazgoilirët të cilët përbëjn zanafillën dhe simbolikën e gjuhës së tërë kohës dhe të kuptuarit e tërsishëm të vetë fenomeneve ,dhe misterit që ka qëndruar gjerë në ditëtë tonë rreth origjinës së pellazgo-ilirëve se ata janë rrënjë e qytetërimit të përbashkët europian dhe shqiptarët janë pasardhës të natyrshëm të tyre. Nuk kanë lënë pa vënë në dritë edhe autorët antik çështjen e origjinës së pellazgoshqiptarëve, si Herodoti, ashtu edhe Tukididi ,Plutarku ,Dionysus i Halicarnasses , Straboni si dhe shumë autor të tjerë antik, se pikërisht ata duke shpejguar në detaje vlerën e vërtetë të pellazgo-ilirëve në gadishullin Ilirik e që sipas tyre ,”iliromaqedonasit, epirorët apo shqiptarët janë racë e natyrshme pellazgite ,dhe se pellazgët janë paraardhësit e tyre të lashtë helenik”, madje këta autor nënvizojn edhe një gjë tepër të rëndësishëm se siç pohojn ata “ është e mundshme se në mesin e tyre të ketë pasur përzierje e cila mund të ketë ndodh vetëm në rastet e dyndjeve të popujve “në këtë rajon, sepse “për nga natyra e racës ata ishin
  3. 3. të pastër dhe pa përzierje nga racët tjera.”(Herodot ,I ,56-59, Tukidid ,I,1-4 Dionysus von Halicarnass Antiq.Rom, Lib I,Strabon I,V-VII) Megjithë këto studime dhe teza nga autorë të shumtë mbi racën shqiptare dhe origjinën e tyre pellazgo-ilire ende mbetet një boshllëk ,kjo për faktin se në këtë shekull nuk kemi akoma historian,intelektual e studiues që tregojn një vazhdimësi të studimeve të mbetura të autorëve si perëndimore të shekullit XIX ashtu edhe ata antic për të ndirçuar kështu në tërësi atë se origjina pellazgite është më e lashta dhe nga kjo origjina vjen edhe kombi shqiptar si një ndër kombet më të lashta në gadishullin ilirik si dhe një nga kombet si djep i civilizimit te lashtë europian. Sidoqoftë një nga autorët dhe studiuesit gjerman më të zellshëm është edhe konsulligjeneral i austrisë në Prizren-Janinë Johann Georg Hahn i cili për katër vitet e tij(1849-1853) në këto vende ofroj një rezultat të madh dhe të dokumentuar të studimeve të tij mbi shqiptarët dhe origjinën e tyre.Studiuesi Hahn jep një pasqyrë të detajuar etnografike,gjeografike ,gjenaologjike(të fiseve shqiptare) ,linguistike të Shqipërisë.Por ai ka trajtuar në veçanti edhe origjinën e pellazgëve apo të shqiptarëve si pasardhës të pellazgoilirëve,ai me këtë studim ka hyrë në fushën e filologjisë, gjenalogjisë dhe mitologjisë sepse ka prekur rrënjën e çështjes dhe të vërtetës së historisë së kombeve në gadishullin Ilirik. Ai shkruan se “shqiptarët janë pellazgo-ilir dhe i përkasin thellësisht kësaj origjine të lashtësisë së tyre”,ai më tej argumenton se ekzistojn edhe “paralelet në mes të shqiptarit të sotëm dhe atij të vjetër “dhe ai nuk gjenë dallime të mëdha, por mrekullohet me ruajtjen e gjenit dhe rrënjës së lashtë të tyre ,poashtu ai lidhet edhe për emrin gjeografik si identifikim i vetë atyre dhe lashtësisë ,pastaj gjuhës ,vendbanimeve ,arkeologjisë,etnografisë së vendeve,gjeografisë shqiptare,dialekteve, perëndive dhe emrave të tyre që kanë ruajtur gjallërinë dhe marrëdhënien gjuhësore etj etj. Kështu që sipas tij “shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgite dhe me të drejtë mund të quhen edhe si pellazgët e rinj”.(Albanes.Stud.von dr.jur. Johann Georg Hahn,1853,faqe 223-233) Ndërkaq për fatin tonë të mirë është gjuha dhe arkeologjia e plotë në trojet e lashta dhe gjeografin e cila poashtu është kokëfortë sepse nxjerr vetëm një racë të lashtë në këtë gadishulli si racë themeltare të civilizimit europiane e ajo është raca pellazgoilire apo thënë më mirë tani në këtë shekull raca e lashtë shqiptare. Jo rastëisisht është shkruar nga shumë autorë dhe studiues e gjuhëtar të cilët gjatë studimeve të tyre dhe gjetjeve sidomos të një mori gjurmësh dhe dokumentesh që vërtetojn se gjuha shqipe është më e lashta dhe se shqiptarët si komb janë pasardhësit e pellazgo-ilirëve.Të gjitha hulumtimet si të studiuesve ashtu edhe të udhëtarëve që kanë kaluara përgjatë gadishullit ilirk janë kthyer me një mister në vendin e tyre ,por edhe me një mori dorshkrimesh të marra gjatë gjetjeve si dhe dokumeneteve arkeologjike ,etnografike,gjeografike etj etj. Kështu interesimi i këtyre autorëve dhe studiuesve ishte tepër i madh pasiqë ata po merreshin me një nga çështje më komplekse të gadishullit ilirik atë të origjinës dhe autoktonisë së parë të popujve e në këtë rast të popullit shqiptar si një nga kombet më të lashta të këtij gadishulli dhe njëkohësisht gjuhës së tij të lashtë pellazgo-ilire. Jo rastësisht shkruante në studimin e tij të vlefshmë studiuesi Hahn duke i bërë pyetjen
  4. 4. vetes ;“A janë vërtetë shqiptarët autokton?” dhe menjëherë përgjigjet duke argumentuar sipas gjetjeve të tij dhe thellësisë së studimit se ata jo vetëm që janë autokton, por edhe nga më të lashtët dhe janë pasardhës të çiltër të pellazgëve.Pesha e gjithë studimeve të studiuesve të ndryshëm si ato antik dhe europian është e madhe sepse ata kanë gjurmuar dhe kanë bërë gjetje interesante të cilat nga ato material dhe hulumtime të vlefshme janë arritur rezultat të mëdha të përafërimit të konkluzioneve dhe rilindjes së atyre kohëve për të cilët ata kanë qenë të interesuara ,kjo rilindje sigurisht se ka nisur me këta autor dhe një ditë do të mund ta shohim si të plotë studimin mbi origjinën e pellazgëve dhe shqiptarëve si pasardhës të tyre të drejtpërdrejtë dhe si komb djep i gadishullit ilirk. Nga kjo mund të nënvizojm këtë se “ shqiptarët janë pasardhës të popullit të lashtë të kulturës evropiane dhe pellazgë (të vërtetë-shënimi im)”“Poeti më i madh i të gjitha kohërave Homeri ishte një Pellazgë, ose më mirë, një shqiptar.”(Macedonien...,Cleanthes Nicolaïdes 1899 ,faqe 180 ) Të gjithë heronjët në Iliada dhe të tjerë të luftës së Trojës ishin shqiptarë si p.sh.Aleksandri i Madh,Konstantini ,Justiniani , Pirro ,Gjergj Kastrioti ,pastaj edhe mendimtari më i madh i të gjitha kohërave Aristoteli dhe shumë e shumë të tjerë. Prandja mund të nënvizoj se shqiptarët janë pasardhës të Pelasgoilirëve dhe janë një nga kombet më të lashta që kanë ruajtur gjerë në ditët tona identitetin e tyre kombëtare dhe gjenin si dhe në mënyrë stoike dhe me sakrifica të djersës së përgjakur kanë mbrojtur qenjen e tyre dhe identitetin kombëtar europian. Me fjalë të tjera çdo prurje e re dhe të dhënit dritë mbi kontekstin në fjalë e në veçanti atë të origjinës pellazgo-ilire dhe shqiptarëve si pasardhës të tyre si dhe të gjuhës së ashtë të shqiptarëve ,gjuhë kjo po ashtu që rrjedh nga burimi i saj natyror pellazgoilir do të jetë një prekje e madhe e substancës e rrënjëve dhe e përqafimit një ditë edhe të vërtetësisë së këtyre hulumtimeve,tezave dhe studimeve mbi shqiptarët si pasardhës të pellazgo-ilirëve.Spese vetë gjaku i tyre(pellazgëve) “ruhet i pastër apo gjendet tek shqiptarët “si pasardhës tyre të gjakut dhe gjenit e origjinës. Madje edhe vetë “emrat e dialekteve si Gegë(Shqipëria e Veriut) ashtu edhe toskë(Shqipëria e Jugut)janë që nga kohërat e lashta si zona pellazgite,ndoshta atë që ju nuk e keni pritur këtë gjë (por kjo është një e vërtetë-shënimi im).”(Natur und Leben ,Hermann Joseph Klein 1880 ,faqe 554 ) Ndërkaq ngritja e këtyre çështjeve në këtë kohë dhe studimi mbi to do t'i zbuloj gjeneratave tona fytyrën e tashme dhe të ardhme të kombit tonë,do të zhdukte heshtjen ndaj kësaj të vërtetë të madhe se shqiptarët janë pasardhës të pellazgo-ilirëve dhe njëkohsisht do të zbulonte sekretin e mbajtur gjatë në krahëror nga të gjithë rreth kësaj të vërtetë historike dhe gjenealogjike të trungut të familjess si të gjuhës ashtu edhe të autoktonisë së kombeve të lashta europiane. Me pak fjalë tani studiuesit e sotëm duhet që ashtu si me autorët antik edhe ata të më vonshëm duhet të ecin dorë më dorë ,hap pas hapi për të parë ashtu siç e panë ata tokën shqiptare,zbulimet që bënë dhe hulumtime e gjetjet e tyre domethënëse ,pra për të hyrë kështu në një studim të periudhave përgjatë rrugës së tyre të kërkimit dhe për të mbërri kështu tek gjetja e vulës së plotë të origjinës së pellazgëve apo shqiptarëve si pasardhës të tyre .Shqiptarët janë pellazgo-ilirë dhe vështirë se mund të mohoj kush këtë,sepse ka gjetje ,në shumë kronika ,në hulumtime arkeologjike të studiuesve serioz
  5. 5. dhe të zellshëm dhe parasëgjithash ka gjurmë që flasin për lashtësin dhe autoktonin edhe përkundër hedhjes në errësirë të prejardhjes së vërtetë nga dogmatët dhe studiuesit joserioz dhe me syze ideologjike. Pasiguria në rrugëtimin e këtij studimi dhe hulumtimi rreth origjinës pellazgite dhe asaj të pasardhjes e që janë shqiptarët është hequr tani të gjithë studiuesit dhe historianët mund të ecin të sigurt drejt këtij rrugëtimi sfidues dhe plotësimi të asja që duhet plotësuar. Sido që të jetë pellazgët janë mesazhi i antikitetit që sot mund të dëgjohet vetëm nëpërmjet gojës së pasardhësve të tyre siç janë shqiptarët dhe se ky mesazh është substanca e origjinës së vetë gadishullit dhe qytetërimit të lashtë europian. Dhe nga kjo kuptohet se gjeni I bartur nga iliret te cilet kishin qen pirate deshmon prejardhjen e shiptareve ku shihet qe vazhdon pirateria edhe ksaj dite me metoda bashkohore Tenderomania.

×