SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
Projekt Curricular
Lenda: Letersi.
Tema: Albume me krijime me rasti e 70-vjetorit te çlirimit.
Objektivat:
1. te listojme krijime te shkrimetareve te ndryshem
2.te analizojme keto krijime.
3.te nxjerrim mesazhin e cdo krijimi.
4.te krijojme nje album ku te permblidhen krijimet nga shkrimtare te
periudhave te ndryshme kohore per Shqiperine dhe shqipetaret.
PASHKO VASA "O MOJ SHQYPNI"
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
MESAZHI:
Kjo poezi ka të bëjë me dilemat shqiptare të identifikimit, që nga koha e
formimit të kombit e deri në ditët tona,pra mesazhi është se zgjimi nga
gjumi dhe lidhja në një besë vëllazërore, janë kërkesat paraprake, pa të
cilat nuk është i mundshëm asnjë veprim i mëtejshëm.
NAIM FRASHERI "BAGETI DHE BUJQESI"
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.
Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!
Mesazhi:
Naimi shprehu një nga idetë më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare.
Ai synonte të ngjallte tek bashkatdhetarët ndërgjegjjen kombëtare, t'i
bënte të vetëdijshëm se ishin bij të një vendi me vlera të gjithanshme, të
një atdheu që priste shumë prej tyre.
JERONIM DE RADA "LULEVE QE VALVIT ERA"
Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t’Vodhit!
Ushtarë, m’hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodrën dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
luleve që valvit era,
posi valë që s’kanë mbarim.
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i le si ëndërzë!
ANDON ZAKO CAJUPI "KU KEMI LERE"
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.
NDRE MJEDA "GJUHA SHQYPE"
Permbi zà qi leshon bylbyli
Gjuha shqype m’ shungullon
Permbi ere qi nep zymyli
Pa da zemren m’a ngushllon.
Nder komb’ tjere , nder dhena tjera
Ku e shkoj jeten tesh sa mot
Vec per ty m’rreh zèmra e mjera
E prej mallit derdhi lot.
Njikto gjuhe qi jam tui ndie
Jane te bukra me temel
Por prep kejo , si diell pa hije
per mue t’anave ju del.
Edhe zogu kerkon lisin
Mbi shpi t’arte ku rri me mbret
E shtegtari dishron fisin
Permbi vend qi s’asht i vet.
O Shqypni e mjera Shqypni
Plot me burra e trima plot
Ti’j dit’ishe , por lumnija
Qi ke pasun nuk à sot.
Nen njat toke qi t’a shkel kamba
Zan’ e t’mocmeve veshtro
Per bij t’tashem , porsi e ama
E t’korritunve, gjimo!
Nam e zà , qi kishe, t’treti
E vec turpi e marrja t’mbeloj
Per lumni vec kore t’mbeti
Qysh se fara e mire mbaroj.
Por gazmo nder gjith kto t’vshtira
Perse ende s’sharove kret
Dicka t’mbet nder ato t’mira
Mbas dymij e ma shume vjet.
T’ka mbet gjuha qi po ndihet
N’fush’ e n’mal qi ti zotnon
Gjith ‘ku hija e jote shtrihet
Ku shqyptari zàn’ e leshon.
Prei Tivarit e n’Preveze
Nji à gjuha e Kombi nji
Ku leshon dielli njato rreze
Qi vec tokae jote i di.
Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
Me zbardhe, Shqype zanin tàand
E ku i drinit à bunimi
Qi shperndahet kand e kand.
Geg e Toske, malci, jallia
Jan nji komb m’u da s’duron
Fund e maje nji à Shqypnia
E nji gjuhe t’gjith na bashkon.
Kjoft mallkue kush qet ngatrime
Nder kto vllazen shoq me shoq
Kush e dan me flek’ e shkrime
Ca natyra vet perpoq.
Kur nji burre u cue n Austri
E me sy gjithkund t’kerkoj
Gustav Meyer-i asht emni i tij
Emni i burrit qi t’madhnoj.
Porsi dielli tui flakue
Shperndan terin qi na mbelon
Njashtu Meyer-i tui kerkue
Kah ke dal po ta difton.
GJERGJ FISHTA "SHQYPNIA"
Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.
ASDRENI "I DASHUR ATDHE"
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
BILAL XHAFERRI "ATDHEU"
Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
nje prill i pikelluar ne shpirt.
atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
e mban - dhe te mban ty ne shpirt.
atdheu eshte toka e premtuar.
ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
atdheu eshte buka e uritur.
te iken nga duart e dot nuk te ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n'erresire vetveten kerkon.
atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
ne nje pike loti lirine e lind.
atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
DRITERO AGOLLI "ENDERR E PRERE"
1. mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
ka rene ne ullishte mize e ullirit.
hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
ne enderronim te benim nje anije,
kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
dhe vela ti vinim.
bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
dhe te lundronim ne ishujt e havajes;
ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere,
zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2. mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
s'e gjejme as nallbanin e marre.
ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3. mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
kur grisnin fustanet ne driza.
4. mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
ne enderronim nje vdekje me te mire:
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
BARDHYL LONDO "ATDHEU ESHTE DHIMBJE"
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!
PUNOI: #MesueseAurela

More Related Content

Viewers also liked

Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Integrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeIntegrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeFerit Sadullahi
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaErdi Dibra
 
Projekt matematike
Projekt matematikeProjekt matematike
Projekt matematikeSejda Meça
 
TEDx Manchester: AI & The Future of Work
TEDx Manchester: AI & The Future of WorkTEDx Manchester: AI & The Future of Work
TEDx Manchester: AI & The Future of WorkVolker Hirsch
 

Viewers also liked (9)

Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Integrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeIntegrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike Evropiane
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - Evropa
 
Projekt matematike
Projekt matematikeProjekt matematike
Projekt matematike
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
TEDx Manchester: AI & The Future of Work
TEDx Manchester: AI & The Future of WorkTEDx Manchester: AI & The Future of Work
TEDx Manchester: AI & The Future of Work
 

Similar to Projekt Curricular ... !!!!

POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIMarjan Dodaj
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseAgjencia eMagic
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  KalaseHamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalasebotimetshqiptare
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit sara7991
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Ibrahim Hajdari
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnoretancela
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaMarjan DODAJ
 

Similar to Projekt Curricular ... !!!! (20)

Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
O moj shqypni
O moj shqypniO moj shqypni
O moj shqypni
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  KalaseHamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
Poezi
PoeziPoezi
Poezi
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 
Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
 

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

Projekt Curricular ... !!!!

  • 1. Projekt Curricular Lenda: Letersi. Tema: Albume me krijime me rasti e 70-vjetorit te çlirimit. Objektivat: 1. te listojme krijime te shkrimetareve te ndryshem 2.te analizojme keto krijime. 3.te nxjerrim mesazhin e cdo krijimi. 4.te krijojme nje album ku te permblidhen krijimet nga shkrimtare te periudhave te ndryshme kohore per Shqiperine dhe shqipetaret.
  • 2. PASHKO VASA "O MOJ SHQYPNI" O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
  • 3. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë. Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:"jam turk", tjetri:"latin" Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë, Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t'fitoni, Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
  • 4. Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
  • 5. Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro! Para se t'hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë, Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t'tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit. MESAZHI: Kjo poezi ka të bëjë me dilemat shqiptare të identifikimit, që nga koha e formimit të kombit e deri në ditët tona,pra mesazhi është se zgjimi nga gjumi dhe lidhja në një besë vëllazërore, janë kërkesat paraprake, pa të cilat nuk është i mundshëm asnjë veprim i mëtejshëm. NAIM FRASHERI "BAGETI DHE BUJQESI" O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
  • 6. Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
  • 7. Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë. Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti, Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti. Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë, E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë, Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem, Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them; Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë, Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë. Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur, Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë, Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë. Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
  • 8. Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë? - Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë! Mesazhi: Naimi shprehu një nga idetë më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare. Ai synonte të ngjallte tek bashkatdhetarët ndërgjegjjen kombëtare, t'i bënte të vetëdijshëm se ishin bij të një vendi me vlera të gjithanshme, të një atdheu që priste shumë prej tyre. JERONIM DE RADA "LULEVE QE VALVIT ERA" Fryu era e maleve dhe rrëzoi hijen e lisit: gjaku im mbetet lumit t’Vodhit! Ushtarë, m’hapni shtatoren që të shoh edhe një herë Shkodrën dhe time motër te dritarja përkundruall. Më atje nuk do të zgjohem luleve që valvit era, posi valë që s’kanë mbarim. Do të mblidhen shokët mbrëmjes brenda vatrash në atdhe:
  • 9. Unë i le si ëndërzë! ANDON ZAKO CAJUPI "KU KEMI LERE" Ku na bejne ndere? --Ne Shqiperi. Po njeriu vete, cile do ne jete? --Do vend' e tij. Ku i duket balta m'e e embel se mjalta? --Ne vend te tij. Ku munt te gezoje dhe me nder te rroje? --Ne Shqiperi. Perse te punoje dhe te lakemoje? --Per vend' e tij. NDRE MJEDA "GJUHA SHQYPE" Permbi zà qi leshon bylbyli Gjuha shqype m’ shungullon
  • 10. Permbi ere qi nep zymyli Pa da zemren m’a ngushllon. Nder komb’ tjere , nder dhena tjera Ku e shkoj jeten tesh sa mot Vec per ty m’rreh zèmra e mjera E prej mallit derdhi lot. Njikto gjuhe qi jam tui ndie Jane te bukra me temel Por prep kejo , si diell pa hije per mue t’anave ju del. Edhe zogu kerkon lisin Mbi shpi t’arte ku rri me mbret E shtegtari dishron fisin Permbi vend qi s’asht i vet. O Shqypni e mjera Shqypni Plot me burra e trima plot Ti’j dit’ishe , por lumnija Qi ke pasun nuk à sot. Nen njat toke qi t’a shkel kamba Zan’ e t’mocmeve veshtro Per bij t’tashem , porsi e ama
  • 11. E t’korritunve, gjimo! Nam e zà , qi kishe, t’treti E vec turpi e marrja t’mbeloj Per lumni vec kore t’mbeti Qysh se fara e mire mbaroj. Por gazmo nder gjith kto t’vshtira Perse ende s’sharove kret Dicka t’mbet nder ato t’mira Mbas dymij e ma shume vjet. T’ka mbet gjuha qi po ndihet N’fush’ e n’mal qi ti zotnon Gjith ‘ku hija e jote shtrihet Ku shqyptari zàn’ e leshon. Prei Tivarit e n’Preveze Nji à gjuha e Kombi nji Ku leshon dielli njato rreze Qi vec tokae jote i di. Ku n’breg t’Cemit rritet trimi Me zbardhe, Shqype zanin tàand E ku i drinit à bunimi Qi shperndahet kand e kand.
  • 12. Geg e Toske, malci, jallia Jan nji komb m’u da s’duron Fund e maje nji à Shqypnia E nji gjuhe t’gjith na bashkon. Kjoft mallkue kush qet ngatrime Nder kto vllazen shoq me shoq Kush e dan me flek’ e shkrime Ca natyra vet perpoq. Kur nji burre u cue n Austri E me sy gjithkund t’kerkoj Gustav Meyer-i asht emni i tij Emni i burrit qi t’madhnoj. Porsi dielli tui flakue Shperndan terin qi na mbelon Njashtu Meyer-i tui kerkue Kah ke dal po ta difton. GJERGJ FISHTA "SHQYPNIA" Edhè hâna do t' a dijë, Edhè dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije,
  • 13. Si Shqypnija ‘i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nën nji qiellë përherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë përshkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye npër mriza hale, Gurgullojn npër râjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, përherë besnike, Janë përmendë ndër fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
  • 14. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si tërmeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhën dete e male; Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndalë. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
  • 15. Qi zanát ka besë e fé, Për Lirí, për fron të Mbretit Me dhânë jetën ka bâ bé. Sy për sy, po, kqyr anmikun; Përse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perëndija t' fali i Amshueshëm, Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm. Po, edhè hâna do t' a dijë, Edhè dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija ‘i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. ASDRENI "I DASHUR ATDHE" Me vite jam larguar,
  • 16. i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, BILAL XHAFERRI "ATDHEU" Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje. nje prill i pikelluar ne shpirt. atdheu eshte kryqi , eshte kryqi e mban - dhe te mban ty ne shpirt. atdheu eshte toka e premtuar. ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe. atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar. vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
  • 17. atdheu eshte buka e uritur. te iken nga duart e dot nuk te ngop enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur me syte n'erresire vetveten kerkon. atdheu eshte varr i hapur, eshte varr. nje jete drejt tij shkon me bese qe lind. ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare. ne nje pike loti lirine e lind. atdheu yt i vogli , i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti. DRITERO AGOLLI "ENDERR E PRERE" 1. mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari, ka rene ne ullishte mize e ullirit. hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit ne enderronim te benim nje anije, kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim, kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
  • 18. dhe vela ti vinim. bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere dhe te lundronim ne ishujt e havajes; ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere, zezaku te bente fresk me fleten e palmes. 2. mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare; kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua, s'e gjejme as nallbanin e marre. ne enderronim te shkonim ne hipodrome, ne vende te lumtura ku munden me kuaj, tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome; me sy si gota na sheh si te huaj... 3. mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe dhe presim te vijne vajzat te gjitha, te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve", kur grisnin fustanet ne driza. 4. mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh! ne enderronim nje vdekje me te mire: duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
  • 19. BARDHYL LONDO "ATDHEU ESHTE DHIMBJE" Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje? Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje! PUNOI: #MesueseAurela