SlideShare a Scribd company logo
1 of 57
Download to read offline
ZYMER
MEHANJA
JEHO,
KËNGË
SHQIPTARE!
PRISHTINË, 2014
2
Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare!
Autori: Zymer Mehanja
Boton: Autori
Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita
Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori
Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja
Lektor: Bedri Raçi
Dizajni: Rilind Mehanja
Shtypi: Flori, Prishtinë
Copyrihgt © Autori
3
PASQYRA E LËNDËS
-Jeho, këngë shqiptare...........5
-Flamuri kombëtar........7
-O populli im.......9
-Kosovë................10
-Zgjohunu.........11
-Në Kosovën time.........13
-Liria........14
-Kosova qëndron......15
-Një vashë........16
-Të presim......17
-E paarritshme....19
-Yje keni për të mbetur......20
-Letër Naimit.......21
-Dëshiroj......22
-Këngë për Ylfeten.....23
-Dua.....24
-Libri shqip....25
-Gjuha jonë.....27
-Nënës.........28
-Motra ime, Vlora......31
-Rilindi......32
-Ariana....33
-Lindita.....34
-Argjendi.....35
-Të dua....37
-Çdo gjë ndërrohet...40
-Lulja ime....41
-Një kujtim...42
4
-Shkolla ime e parë...43
-Nxënësi problematik....44
-O njeri...47
-Flutura...48
-E vërteta...49
-Linda...50
-Torollaku...51
-Të gjithë në punë...53
-Fëmijët...54
-Në botë....55
-Biografia e autorit.....56
5
JEHO,
KËNGË
SHQIPTARE!
Jeho, këngë shqiptare
Në fusha dhe male,
Në kalatë me gurë,
Në arat me grurë!
Jeho, mos u ndal,
Në gjuhën amtare
Për Shqipen me dy krena,
N' kalatë me bedena!
Jeho, mos pusho,
O këngë legjendare,
N' odat plot me burra,
Në lumenjtë me gurra!
6
Jeho, mos u lodh,
Për Shpatë, Përkrenare,
Të trim Skënderbeut,1
Heroit të Atdheut!
Jeho, mos u shuaj,
N'kullat kosovare,
Për trimëreshat çame,
Për motrat dibrane!
Jeho, këngë shqiptare,
Në Shqipërinë e Madhe,
Si n'Kohën e Motit
Të Gjergj Kastriotit!
1
Kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, që për 25 vjet rresht udhëhoqi shqiptarët
në luftërat kundër turqve.
7
FLAMURIT
KOMBËTAR
O Flamuri kuq e zi,
Lart valo, Flamur,
Skënderbeut para i prine,
N'gjoks t'mbajti ky burrë.
O Flamuri kuq e zi,
Sa më lart valo,
Je simbol i shqiptarisë,
Valo, mos pusho!
O Flamuri kuq e zi,
Shqipe me dy krerë,
Nëpër viset e Atdheut,
Valo, Ti përherë!
O Flamuri kuq e zi,
8
Përpij qiellin, retë,
Je simbol në zemrat tona,
I lirë valo përjetë!
9
O POPULLI
IM!
O Populli im,
Qëndro,
I pamposhtur qëndro!
Mos u tremb,
As nga furtunat,
As nga erërat,
As nga rrëbeshet,
As nga stuhitë!
Mos u nënshtro,
Mos u dorëzo,
Qëndro,
I patundur qëndro!
Shembe murin,
Që në mes të ndan!
Mundi furtunat,
Rrebeshet,
Erërat,
Stuhitë!
Qëndro
Dhe vetëm qëndro!
Lirinë e grabitur kërko!
Robërinë kurrë mos e duro!
10
KOSOVË
Kosovë, moj Tokë Dardane,
Me këto fusha, këto male,
Je më e mira ndër shoqe,
Shumë u prishe, shumë u dogje.
Kosovë- Kështjellë e Gurit,
Hije të ka gjaku në Flamur,
Se për Ty ranë shumë dëshmorë-
Për Bashkimin Popullor.
Kosovë, o Dheu i Arbërit,
Më e bukura ndër shoqe je ti.
Bijtë Tu, moj heroinë,
Ty gjithmonë do të përtërijnë.
Kosovë, gjithmonë ballëlartë qëndro,
Asnjëherë mos u dorëzo,
Se Ti je Kala prej Gurit
Dhe e fortë si Besa e Burrit.
11
ZGJOHUNU
Zgjohunu, o vëllezër,
Zgjohunu, o motra,
Shpejt, porsi rrufeja,
Që shpërthen nga reja!
T'i mbrojmë malet,
T'i mbrojmë brigjet,
T'i mbrojmë fushat,
T'i mbrojmë shtigjet.
T'i mbrojmë livadhet
E lumenjtë,
T'i mbrojmë lugjet
E përrejntë.
Të mbrojmë qytet,
Të mbrojmë fshat,
Të mbrojmë kodër,
Të mbrojmë shpat.
T'i mbrojmë klinikat
E spitalet
Dhe fabrikat,
Termocentralet.
12
T'i mbrojmë shkollat
E mësuesit,
Të sëmurët
Dhe shëruesit.
Të mbrojmë gjuhë
E flamur,
Të mbrojmë doke
E kulturë.
Zgjohuni, o burra,
Zgjohuni, o trima,
Me vrull si vullkani,
Shpejt si vetëtima.
Na thërret zëri i Kosovës,
Na thërret zëri i Atdheut,
T'i mbrojmë Çerdhet e Shqiponjës
Nën Flamur të Skënderbeut!
13
NË
KOSOVËN
TIME
Jam lindur
Në Kosovën time.
U rrita
Në Kosovën time.
Po punoj
Në Kosovën time.
Dua të jetoj
Në Kosovën time.
Dëshiroj të vdes
Në Kosovën time.
14
LIRIA
Kudo n'atdheun tonë,
Liri, Ti sundo,
Gjithkah, anembanë,
Liri, veç Ti mbretëro!
Gjithkund n'viset tona,
Në fshatra e qytete,
Liri, veç Ti sundo
Në shtete, kontinente!
Liri për gruan, burrin,
Për plakun e fëminë,
Liri, veç Ti do t'jesh
Burim për lumturinë.
15
KOSOVA
QËNDRON
Nuk plagoset Kosova,
As vritet.
Ajo nuk mposhtet,
Nuk digjet.
Nuk lëngon Kosova,
Ka zot.
I del zot shqiptari
Si dje, dhe sot.
S'e trembin rrebeshet,
Tërmetet.
Ajo është mbretëreshë,
Jeton si do vetë.
16
NJË
VASHË
Një vashë 2
Ngrihet,
Këndon.
Era
E ndjek,
S'e ledhaton.
Mbi tokë
E tendos.
Përdhe
E plandos.
Në këtë botë
Lakuriqe,
Kjo vashëz
Aguliçe, 3
Bie nga era,
E mekur.
Kurrë
Për të mos vdekur.
2
Ylfete Humolli, e vrarë në Lupç të Poshtëm, më 1 shkurt 1990, në moshën
17 vjeçare, nga policia jugosllave në demostratat për liri dhe barazi.
3
Lule pranvere.
17
TË
PRESIM,
FATMIR
UKA!...
Të presim, Fatmir Uka, 4
O shok e vëlla yni,
Hasmit aspak s'iu trembe,
Ti, or zemër-trimi!
Plumbat, porsi breshëri,
Trupit Ty të ranë,
Të hapën shumë plagë,
Or zemër-bujar!
-A po të therin plagët,
O shok e trim i ri ?
Me fat të shërohesh
Në të largtën Gjermani!
Vëllezër, motra, shokë, miq,
Këtu në Tërrnavë,
Të gjithë një dëshirë kemi,
I vogël e i madh.
4
Shokut tim të klasës, Fatmir Uka, që u plagos me plumbat dum-dum nga
policia jugosllave, në demostratat për liri dhe demokraci, më 31.01.1989.
18
Të na shërohet vëllai,
Shoku ynë më trimi,
Që armiqve të kombit
Tmerrin ua shtini.
Të presim të vish, lehtë-lehtë
Si Zogu i Shqiponjës,
Nga Gjermania e qytetëruar,
Në viset e Kosovës!
TË PRESIM, FATMIR UKA, TË PRESIM!...
19
E PAARRITSHME
E paarritshme është
Lartësia ku u ngrite. 5
Vetëm Ti arrite
Të ngjitesh atje.
Është fare e kotë
Dhe krejt humbje kohe,
Se s'mund ta mbajmë hapin,
Me Ty, o Promethe. 6
Vetëm zëri i mekur
I popullit të robëruar,
Ty ta dha guximin
Dhe të trimëroi.
Vetëm dashuria
Që pate për Kosovën,
Të dha shumë fuqi
Dhe të pavdekësoi.
Monument i gjallë
Je në zemrat tona,
Krenari e kombit
Nip i Skënderbeut.
Për lirinë e popullit
Me paqë ndale luftën,
Diçka që s'ka ndodhur
Te popujt e tjerë.
5
Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
6
Figurë mitologjike që simbolizon sakrificën për të mirën e njerëzimit.
20
YJE
KENI
PËR
TË
MBETUR
Yje keni për të mbetur,
Kudo do të bëni dritë,
Vogëlushët në shkolla,
Për Ju po mësojnë çdo ditë7
.
Prore do t'jeni Yje,
Dritë do t'bëni kudo,
Jetën për ne e falët,
O trima, o heronj!
Yje për të mbetë keni,
Dritë do t'bëni përherë,
''Pa liri të popullit
Jeta nuk ka vlerë''.
7
Kjo poezi u kushtohet dëshmorëve të kombit.
21
LETËR
NAIMIT
''Bagëti e bujqësi''8
Kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë
Fluturim u rashë.
Më dehu të tërin
Aromë e ''Luleve të verës''9
Sa trim është shqiptari
Te''Skënderbeu''10
pashë.
''Fjalët e qiririt''11
Shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate
E shijova,
Porsi zemra jote
U shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër
Derisa e gjeta.
Ti je Nderi i Kombit,
I kombit me fat,
Me vëllezërit e tu,12
Gjurmë n'histori latë.
8
Poemë e N. Frashërit, e botuar në Bukuresht, më 1886.
9
Përmbledhje me poezi, Bukuresht, 1890.
10
Poemë epike, kushtuar Skënderbeut, Bukuresht, 1898.
11
Poezi nga ‘’Parajsa dhe fjala fluturake’’, Bukuresht, 1894.
12
Vëllezërit e Naimit ishin Abdyli, diplomat dhe Samiu, shkrimtar.
22
DËSHIROJ
Dëshiroj të jem si Naimi, 13
Maleve të Shqipërisë t'u këndoj!
Të jem si Kristoforidhi, 14
Për gjah të dal n'Malin Tomor!
Si Pashko Vasa15
dua të jem,
Se dhe unë fe kam shqiptarinë!
Me Çajupin16
dua të shëmbëllej,
T'këndoj mëmëdhenë dhe dashurinë!
Dua të jem edhe si Migjeni,17
Por lypësit në rrugë mos t'i shoh dot!
Mos t'shoh Lula t'vocër,18
As Zenela,19
As Lagje të Varfra,20
Askund në këtë botë!
13
Poeti i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri (1846-1900).
14
Shkrimtari rilindës, Konstandin Kristoforidhi (1830-1895).
15
Rilindësi Pashko Vasa, shkrimtar dhe diplomat (1825-1892).
16
Anton Zako Çajupi, poet rilindës (1866-1930).
17
Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, poet i mjerimit (1911-1938).
18
Personazh i Migjenit.
19
Personazh i Migjenit.
20
Poezi e Migjenit ‘’Lagja e varfun’’.
23
KËNGË PËR YLFETEN
A e dini çfarë ka ngjarë?
Një vashë t're e paskan vrarë!
E kanë vrarë armiqtë e zi,
Se kërkonte barazi.
Krisi pushka, ushtoi mali,
Zogu i Shqipes këngën e ndali!
Se Ylfeten21
plumbat kanë rrokë,
E kanë shtri trimen përtokë.
Moj Ylfete, Shqipe Mali,
Kishe pasur zemër djali,
Se kërkove porsi burri
Që i lirë t’valojë flamuri!
Moj Ylfete, ndrit si rrezja,
Në çdo zemër Ti ke hy,
Heroinë si Ganimetja22
Do të mbetesh n'histori.
Gra e burra, pleq e t'ri
E kujtojnë me krenari,
E kujtojnë Ylfete Humollin,
Që me gjak e skuqi trollin.
21
E vrarë në demostratat popullore për liri dhe barazi, me 31 janar 1989 në
Lupç të Poshtëm, nga policia jugosllave.
22
Heroina e popullit, Ganimete Terbeshi, lindi në Gjakovë më 1927. Është
motra e dëshmorit Abedin Terbeshit, të cilin fashistët pas torturash të
tmerrshme e vranë me bajonetë, në mars 1943. Ganimeti u var në litar së
bashku me 9 shokë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori shkodran Tefik Çanga,
në qytetin e Gjakovës, më 30 gusht 1944.
24
DUA
Dua paqen
Lirinë,
Të vërtetën,
Drejtësinë.
Dua Flamurin,
Atdheun,
Gjuhën shqipe,
Skënderbeun.
Dua Kosovën,
Shqipërinë,
Kombin tim krenar
Edhe ardhmërinë.
25
LIBRI SHQIP
1.
Në dritë dhe në terr,
Pret e nuk përton,
E pret dorën tonë,
E pret syrin tonë.
Shpeshherë e kanë vrarë,
Shpeshherë e kanë djegur.
Shatë milionë shqiptarë,
Shqip flasim me shekuj.
Libri e flet shqipen,
Di të qajë si ne,
Ka shpirt, i rrahë zemra,
Mik e kemi ne.
Gjithçka na mëson,
Na tregon çdo gjë,
Libri është e ardhmja,
Hiç nuk bën pa të.
26
2.
Dritë e dijes,
Qytetërimit,
Prej Teje ndriçon,
Në çdo anë të rruzullimit
Ndrit e s'perëndon.
Rrezet Tua
Gjithë ku bien,
Errësir's s'i lënë vend,
Se me Ty vjen përparimi,
Je ar dhe argjend.
27
GJUHA
JONË
Sa e bukur
Gjuha jonë!
Si zë zogu,
Kur cicëron.
Shumë martirë
Për të ranë,
Që të shkruhet
Anembanë.
Shkronjat e saj
Janë prej ari,
Lavdi atij,
Që i shkroi i pari!
28
NËNËS
1.
Nënë e dashur,
Nënë e mirë,
Ti ke zemër
Të dëlirë.
Fjalët tua
Më gëzojnë,
Jetën time
Ëmbëlsojnë.
2.
O Nënë, për çdo gjë,
Të detyrohem Ty.
Sa shumë orë kalove
Pa futë gjumë në sy!
Veç Ti e durove
Gjatë të qarët tim,
Ti je dritë e diellit,
Je vetë shpirti im.
3.
Nënë, veç Ti përherë
Me t'ëmblën dashuri
Më ke ledhatuar
Çdoherë me ngrohtësi.
Më ke mbajtë në gji,
Kurrë s'je lodhë me mua,
Çdo gjë që ka vlerë
Ti ma ke mësuar.
29
4.
Nënë, veç Ti m'tregove
Çdo sekret në jetë,
Mua ma mësove
Çdo gjë të vërtetë.
Që të jem i sjellshëm,
I disiplinuar,
I dashur, i urtë-
Ti më ke mësuar.
5.
Gjithmonë, deri sot
Ti më ke mbështetur
Edhe kur shumëkush
Kundër meje ish.
Nënë, Ti më ke falur
Çdo faj e gabim,
Prore për mua mbete
I vetmi ngushëllim.
6.
Ngrohtësi e zemrës Sate,
Moj e dashura Nënë!
Të tërin m' qetëson
Mua n' shpirtin tim.
-Dashuria e Nënës
Është e ëmbël,-thonë,
Është si rreze dielli,
Plot dritë e shkëlqim.
30
7.
Pa kufi Të dua,
Ty, o Nëna ime,
Se në botë më solle
Ti dhe vetëm Ti.
O Nënëz e shtrenjtë,
Ti je jeta ime,
Pa mbarim Të dua,
Ty dhe vetëm Ty.
8.
Kur i pushi zemra,
Ngadalë në dhe e lëshuam,
Lulet seç u thanë,
Fluturat fluturuan...
Trupi i saj i lehtë
Mezi e prekte tokën,
Ç'dhembje n'zemrën time!
Ç'lotë nga sytë më rrodhën!...
9.
Balli Yt-
Një Abetare.
Syri Yt-
Një Dritare.
Zemra jote-
Një Fole.
Yti emër-
Vulë në zemër.
31
MOTRA
IME,
VLORA
Motra ime, Vlora
Ka zemrën pranverë,
Është e shpejtë si era,
Që fushat i merr.
E dashur, e urtë,
E bukur si lulet,
E ngrohtë porsi dielli,
Që mbi male ulet.
Buzëqeshjet e saj
Jetën ëmbëlsojnë
Dhe këngët më të bukura
Në zemër të saj jetojnë.
Kujtime të shumta
Më lidhin me të,
Vlorën, motrën time
E dua sa s'ka më!
32
RILINDI
Emrin kur ta thërrasim,
Më vijnë shumë kujtime,
Je imi thesar,
Yll i jetës sime!
O bir, Ti je vetë
Gjak i gjakut tim,
Kur erdhe në jetë,
M'solle shumë gëzim!
Si lule po rritesh,
Shpirt i shpirtit tim,
Paç veç fat në jetë,
Shëndet, përparim!
Porsi rreze Dielli,
N'zemër më ngroh mua,
T' fluturoj, më bëjnë
Sukseset e tua!
Bota është e jotja,
Duaje punën, m'simin,
Faltore t' kesh shkollën,
Që sjell qytetërimin!
33
ARIANA
Një çupë n' shkollën time
Quhet Ariana,
E dua me zemër
Si t'ma kish lind nëna!
Sytë i ka të zinj,
Fytyrën- si hëna,
Dhëmbët- si inxhi,
Faqet me nishana!
Punëtore n'shtëpi,
E zellshme n'mësime,
E dua me zemër
Si t'ish bija ime!
Është si trëndafile,
E bukur- si ylli,
Punëtore- si bleta,
Si sorkadhe pylli!
Jetë të gjatë, Ariana,
Plot hare, gëzim!
Ti je motra ime,
Të do shpirti im!
34
LINDITA
Është një çupë
Në lagjen time,
E quajnë Lindita,
N'rrugë e gjetkë
Kur më takon
Mua m'thotë mirëdita.
Dhe n'shtëpi të saj
Kur shkoj,
Loz me të përherë,
Zemra e vogël
Ç'i gëzohet,
Mbushet shend e verë.
Çupë e vogël
Është Lindita,
N’klasë të pestë ka dalë,
Është e zellshme në mësime,
Pa nevojë s’bën fjalë.
Moj Linditë,
O shoqja ime,
As më ke shok mua?!
je bujare,
Zemërdlirë,
Të dua, të dua.
35
ARGJENDI
1.
Babë e ka Agronin,
Mëmë e ka Iliren,
Është vëlla i Mrikës
Dhe i Xhevahires.
Gencin e ka shok,
Shoqe e ka Besën,
Tri motra i ka:
Mrikën, Xhilin, Shpresën.
Shpejt i kryen detyrat,
Merret me mësimet,
Është i edukuar,
S'i ndërron qëndrimet.
E do shumë mësuesin,
Çdokush atë e don,
Merret veç me librat,
Kohën kot s'e çon!
36
2.
Shpirt e zemër i ka dritë,
Si pasqyrë e si mermer.
Gëzimin vetes po ia rrit.
Është i bukur si ylber.
Babain, mamin, i dëgjon,
Përgatitet për mësime,
Bashkë me shokët, kur lodron,
Zemra i mbushet me gëzime.
37
TË
DUA
1.
Vetëm Ty të dua,
Se je JETA ime;
Vetëm Ty të dua,
Se je DRITA ime;
Vetëm Ty të dua,
Se je SHPRESA ime.
2.
Ty të dua,
Për mua je KRENARIA;
Ty të dua,
Për mua je DHEMBSHURIA;
Ty të dua,
Për mua je DASHURIA.
3.
Pa ty
Jeta ime është VARR;
Pa ty,
Zemra ime E NDARË;
Me ty,
Jeta ime është AR.
38
4.
Të dua
Më shumë se JETËN,
Sa DRITËN dhe TË VËRTETËN.
Të dua
Sa DIELLIN, HËNËN,
Sa VËLLANË, MOTRËN, NËNËN.
Të dua
Sa SHQIPEN NË FLAMUR,
Sa KOSOVËN TRIME,
KALA GUR MBI GUR.
Të dua
Sa MALET MADHËSHTORE,
Të dua sa SHQIPËRINË,
TOKËN STËRGJYSHORE.
5.
Njëmijë vjet
Dita më bëhet pa Ty.
Një ditë u bëftë njëmijë vjet,
Kur të jem me Ty!
6.
Kur jam me Ty,
Jam si mal me borë.
Kur jam pa Ty,
Jam i mjerë, i gjorë.
39
7.
Ti, vetë jeta je për mua,
Je vetë zemra ime,
Të dua! Të dua!
40
ÇDO GJË NDËRROHET
Çdo gjë i nënshtrohet ndërrimit,
Përtërihet dhe ndryshohet,
Vetëm dashuria mbetet,
Ajo s'blihet, por dhurohet.
Ndërrohen fjalët që thotë bota,
Sikur dje, s'mund të jetë sot.
Mbetet vetëm dashuria,
Është dhuratë që s'blihet dot!
Ndërrohet froni i t'madhit mbret,
Fuqi e popullit e ndërron n'botë,
Çdo gjë ndërrimit i nënshtrohet,
Dashuria nuk ndërron dot!
41
LULJA
IME
Mora rrugën për Fushëbardhë,
Me gëzim e dashuri,
Ta shoh Lulen si e kam,
Ç'po më rrah zemra në gji!
Mori Lulja nga Fushëbardha,
E di Ti çfarë m'pate thënë?!
Bashkë kur rrishim orë të tëra,
Shok të mirë më pate zënë.
Nëpër rrugët e Fushëbardhës,
Kanë kaluar disa kohë,
Me një Lule jam takue,
Me një Lule u pata njohë!
42
NJË
KUJTIM
Një fletore duke shfletue,
N'dhomën time isha vetë,
Zemra ime ç'm'u pikëllue,
Për një lule që e gjet!
Ish ajo një lule fushe,
E palosur me kujdes,
Duart e njoma të Mirushes,
Fshehë e kishin n'ato fletë.
Kush e di se ç'ditë ka qenë,
Në livadhet me blerim?!
Ka këputë atë lule t'bukur,
Për t'ma lënë mes fletsh kujtim!
Dora ime seç m'u drodh!
Ç'm'u përlotën sytë e mi!
N'popull thuhet se s'harrohet
Kurrë e para dashuri.
43
SHKOLLA
IME
E
PARË
Shenjtëreshë e qytetërimit,
Kështjellë vigane e diturisë,
Obeliks23
i përparimit,
Llambadar24
i mençurisë,
Altar25
dijesh i njerëzimit.
Istikam26
je i urtisë,
Mburojë, roje e së drejtës,
Emblemë,27
vulë e ardhmërisë
Edhe dritë e së vërtetës.
Përparimi vjen me ty,
Ardhmëria je ti vetë,
Rrezatimi yt i dlirë
Është ilaçi më i mirë.
23
Përmendore në trajtën e një shtylle të gjatë, me tri a katër faqe, që vjen
duke u ngushtuar drejt majës.
24
Pajisje prej metali shpesh e zbukuruar me abazhurë etj., që shërben për të
mbajtur llambat e dritës.
25
Simbol i sakrificës dhe i flijimit.
26
Llogore.
27
Stemë.
44
NXËNËSI
PROBLEMATIK
A-së i thotë ZH,
B-së i thotë XH,
Veshit i thotë hundë,
Gojës i thotë sy!
Gomës i thotë laps,
Lapsit i thotë gomë,
Dhomës i thotë shtallë,
Shtallës i thotë dhomë!
Motrës i thotë tete,
Vëllait i thotë shok,
Ai mendon me këmbë
Dhe ecën me kokë!
Çantës i thotë xhep,
Xhepit i thotë çantë,
Nuk është si të tjerët,
Është nxën's i veçantë!
45
I çuditshëm është,
Tepër i lazdruar,
S'i lë bashkë dy gurë,
I paedukuar.
Shokët i trazon
S'e dëgjon mësuesin,
Me gurë e me rrasa
Gjuan autobusin!
-Mirëdita,- s'thotë kurrë,
Gënjeshtrën ka mik,
N'mësim s'është i rregullt
E prej orëve ik!
Të shkruajë hiç s'di,
S'di as të lexojë,
Si çakallë mulliri
Kurrë s'pushon me gojë!
46
Prindërit s'i dëgjon,
As mësuesin e vet,
Është shkatërraq, i gjori,
Dallohet n'qytet!
Kurrë s'rri në një vend,
E takon çdokund,
Bredh e sorollatet,
Hundën fut gjithkund!
Faje ai bën shumë,
Si di e si mund,
Gju'n gurin, fsheh dorën
N'qytet e n'katund!
Pa ndalë bën probleme,
Sherre kur pa nda,
Me keqardhje them:
Mjerë shpia që e ka!
47
O NJERI
O Njeri me tru,
Thuaje veç t'vërtetën,
Ndërto, mos shkatërro,
Adhuroje jetën!
O Njeri, përherë
Mos u ndal, vepro,
Bëj ura miqësie,
Puno, përparo!
O Njeri, gjithmonë
Veç me djersë jeto,
Jeto ndershmërisht,
Mos u faqezo!
O Njeri, si burrë
Fjalën fjalë mbaje
Mos i du’j gënjeshtrat,
I drejtë rrugën çaje!
48
FLUTURA
-Flutur, flutur,
Shumë e bukur!
Nga ke ardhë,
Me krahë t'bardhë?
-Vij nga pylli
Me drunj t'gjatë,
Nga ato male,
Në këtë fshat.
-Flutur, flutur,
T'na tregosh,
Kur t'vijë dimri,
Nga do t'shkosh?
-N'zgavra t'pemëve
Do të futem,
Sa t'dalë dimri,
Prapë do t'dukem.
Te ju, fëmijë,
Do t'vij përhera,
T'ju lajmëroj
Se erdh pranvera.
49
E VËRTETA
E hodhën
Me kokë teposhtë,
Por s'u mbyt!
Edhe në zjarr
E hodhën
Por s'u dogj!
E gjuajtën
Me plumba, e goditën,
Por dot s'e vranë!
E nëpërkëmbën
Dhe e fajësuan
Shpesh edhe e shanë!
Shpifën,
Trilluan,
Për të gjithçka thanë.
Ishin të ligj
E t' drejtë nuk patën,
Të humbur janë.
50
LINDA
Afër lumit
Dredharak,
U ndal Linda
T'pushojë pak.
Mes barishteve
Në lëndinë,
Gjet një lule,
Trëndelinë.
-Mos u tremb!-
E këshilloi
Dhe me duar
E pushtoi
-Jemi shoqe,
Bashkë të rrimë,-
I tha lules
Trëndelinë.
Lumi shkonte
Valë, valë,
Lindën gjumi
E kish marrë.
Mes barishteve
Në lëndinë,
Ëndërronte
Nusërinë.
51
TOROLLAKU28
Bukës i thotë ujë,
Ujit i thotë bukë,
Ujkut i thotë dele,
Deles i thotë ujk!
Natës i thotë ditë,
Ditës i thotë natë,
Patës i thotë pulë,
Pulës i thotë patë!
Nënës i thotë babë,
Babait i thotë nënë,
Hënës i thotë Diell,
Diellit i thotë Hënë!
Qiellit i thotë det,
Detit i thotë qiell,
E diel i thotë t'hënës,
Të hënës - e diel!
Pjepër i thotë kungullit,
Kungull i thotë pjeprit,
Thekër i thotë grurit
E grurë i thotë thekrit!
28
I trashi nga mendja; budallai.
52
Tërshërë i thotë misrit
E misrit- tërshërë,
Gërshërëve u thotë lugë
E lugëve- gërshërë!
Tepsi u thotë pjatave
E pjatave- tepsi,
Shtëpi u thotë koteceve,
Koteceve-shtëpi!
Dardhës i thotë mollë,
Mollës i thotë dardhë,
Të bardhës- e zezë,
Të zezës- e bardhë!
Ai rrush u thotë kumbullave,
Kumbullave u thotë rrush,
Thotë e çfarë nuk thotë?!
S'i bjen n'fije kush!
Si ai, torollak,
Mos u bëftë askush,
I shet dushk për gogla
Kushdo e gjithkush!
53
TË
GJITHË
NË PUNË!
Fshatari,
Qytetari,
Furrëtari,
Kopshtari,
Të punojnë pa pra,
Se puna është ari!
Ëmbëltori,
Muratori,
Shërbëtori,
Minatori,
Të punojnë natë e ditë,
Se puna i çet n' dritë!
Burrë,
grua,
Vashë,
I ri,
Të punojnë pa u ndalë,
Se puna është flori!
54
FËMIJËT
1.
Ata janë lule,
Ata janë pëllumba,
Ata janë zogj,
T'ëmbël si tullumba.29
Na sjellin gëzime,
Na sjellin hare,
Janë vetë gjaku ynë,
Ardhmëri për ne.
2.
Kapuni dorë për dore,
Ju vogëlushë pa halle,
Rreth e rrotull botës,
Hidhuni në valle!
Kapuni dorë për dore
Në vallen gazmore,
Zoti ju ka falë,
Si deti me valë.
29
Lloj ëmbëlsire me miell gruri e me vezë, e prerë në copa si kungulleshka të
vogla, që, pasi tiganisen, përvëlohen me sherbet.
55
NË BOTË
Qentë lehin,
Macet mjaullijnë,
Bretkosat kuasin,
Ujqit ulërijnë.
Lopët pëllesin,
Bufat ciatin,
Gjinkallat-xër, xër
E korbat krrokatin.
Pulat kakarisin
E gomarët pallin,
Bilbilat cicërojnë
E derrat gërrhasin.
Njerëzit bisedojnë
Për punën dhe jetën,
Mësojnë që ta duan
Drejtësinë, të vërtetën.
56
BIOGRAFIA E AUTORIT
Zymer Mehanja u lind në fshatin Tërrnavë të Podujevës,
më, 27. III. 1967.
Shkollën fillore e kreu në Tërrnavë e të mesmen në
Podujevë. Në Prishtinë studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në
Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ka kryer edhe Fakultetin e
Edukimit. Tani është Bachelor i Programit Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe. Në procesin edukativ
- arsimor u kyç më 1. II. 1992
në Shkollën fillore të
Tërrnavës. Prej vitit 1992 me
sukses udhëheq grupin e
recitatorëve dhe grupin
muzikor. Në kuadër të
shkollës më 1992 formoi
Korin e fëmijëve, me të cilin
punoi dhe arriti suksese të
dëshirueshme. Për punë të
suksesshme, disa herë u
nderua dhe u dekorua me
mirënjohje nga kolektivi i
shkollës dhe DKA në
Podujevë. Pas luftës
(2002/03) ishte edhe kryetar
i fshatit Tërrnavë. Gjatë mandatit të kryetarit të fshatit dha
kontribut për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta.
Libri me poezi ‘’Jeho, këngë shqiptare’’ është i treti me
radhë nga ky autor. Librat tjerë të tij janë: ‘’Shkollat dhe arsimi
në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë (1900-2010)’’ dhe
‘’Dromca gjuhësore dhe letrare’’ (studime).
Jeton në Tërrnavë.
57
Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare!
Autori: Zymer Mehanja
Boton: Autori
Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita
Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori
Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja
Lektor: Bedri Raçi
Dizajni: Rilind Mehanja
Shtypi: Flori, Prishtinë
Copyrihgt © Autori

More Related Content

Similar to Jeho, këngë shqiptare libri

POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUARGJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUARzymer mehani mehani
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljestancela
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaLili Liljana
 

Similar to Jeho, këngë shqiptare libri (20)

POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUARGJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR
GJUHA E TRUALLIT TONË-LEKTURUAR
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, Shqiperia
 

Jeho, këngë shqiptare libri

  • 2. 2 Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare! Autori: Zymer Mehanja Boton: Autori Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja Lektor: Bedri Raçi Dizajni: Rilind Mehanja Shtypi: Flori, Prishtinë Copyrihgt © Autori
  • 3. 3 PASQYRA E LËNDËS -Jeho, këngë shqiptare...........5 -Flamuri kombëtar........7 -O populli im.......9 -Kosovë................10 -Zgjohunu.........11 -Në Kosovën time.........13 -Liria........14 -Kosova qëndron......15 -Një vashë........16 -Të presim......17 -E paarritshme....19 -Yje keni për të mbetur......20 -Letër Naimit.......21 -Dëshiroj......22 -Këngë për Ylfeten.....23 -Dua.....24 -Libri shqip....25 -Gjuha jonë.....27 -Nënës.........28 -Motra ime, Vlora......31 -Rilindi......32 -Ariana....33 -Lindita.....34 -Argjendi.....35 -Të dua....37 -Çdo gjë ndërrohet...40 -Lulja ime....41 -Një kujtim...42
  • 4. 4 -Shkolla ime e parë...43 -Nxënësi problematik....44 -O njeri...47 -Flutura...48 -E vërteta...49 -Linda...50 -Torollaku...51 -Të gjithë në punë...53 -Fëmijët...54 -Në botë....55 -Biografia e autorit.....56
  • 5. 5 JEHO, KËNGË SHQIPTARE! Jeho, këngë shqiptare Në fusha dhe male, Në kalatë me gurë, Në arat me grurë! Jeho, mos u ndal, Në gjuhën amtare Për Shqipen me dy krena, N' kalatë me bedena! Jeho, mos pusho, O këngë legjendare, N' odat plot me burra, Në lumenjtë me gurra!
  • 6. 6 Jeho, mos u lodh, Për Shpatë, Përkrenare, Të trim Skënderbeut,1 Heroit të Atdheut! Jeho, mos u shuaj, N'kullat kosovare, Për trimëreshat çame, Për motrat dibrane! Jeho, këngë shqiptare, Në Shqipërinë e Madhe, Si n'Kohën e Motit Të Gjergj Kastriotit! 1 Kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, që për 25 vjet rresht udhëhoqi shqiptarët në luftërat kundër turqve.
  • 7. 7 FLAMURIT KOMBËTAR O Flamuri kuq e zi, Lart valo, Flamur, Skënderbeut para i prine, N'gjoks t'mbajti ky burrë. O Flamuri kuq e zi, Sa më lart valo, Je simbol i shqiptarisë, Valo, mos pusho! O Flamuri kuq e zi, Shqipe me dy krerë, Nëpër viset e Atdheut, Valo, Ti përherë! O Flamuri kuq e zi,
  • 8. 8 Përpij qiellin, retë, Je simbol në zemrat tona, I lirë valo përjetë!
  • 9. 9 O POPULLI IM! O Populli im, Qëndro, I pamposhtur qëndro! Mos u tremb, As nga furtunat, As nga erërat, As nga rrëbeshet, As nga stuhitë! Mos u nënshtro, Mos u dorëzo, Qëndro, I patundur qëndro! Shembe murin, Që në mes të ndan! Mundi furtunat, Rrebeshet, Erërat, Stuhitë! Qëndro Dhe vetëm qëndro! Lirinë e grabitur kërko! Robërinë kurrë mos e duro!
  • 10. 10 KOSOVË Kosovë, moj Tokë Dardane, Me këto fusha, këto male, Je më e mira ndër shoqe, Shumë u prishe, shumë u dogje. Kosovë- Kështjellë e Gurit, Hije të ka gjaku në Flamur, Se për Ty ranë shumë dëshmorë- Për Bashkimin Popullor. Kosovë, o Dheu i Arbërit, Më e bukura ndër shoqe je ti. Bijtë Tu, moj heroinë, Ty gjithmonë do të përtërijnë. Kosovë, gjithmonë ballëlartë qëndro, Asnjëherë mos u dorëzo, Se Ti je Kala prej Gurit Dhe e fortë si Besa e Burrit.
  • 11. 11 ZGJOHUNU Zgjohunu, o vëllezër, Zgjohunu, o motra, Shpejt, porsi rrufeja, Që shpërthen nga reja! T'i mbrojmë malet, T'i mbrojmë brigjet, T'i mbrojmë fushat, T'i mbrojmë shtigjet. T'i mbrojmë livadhet E lumenjtë, T'i mbrojmë lugjet E përrejntë. Të mbrojmë qytet, Të mbrojmë fshat, Të mbrojmë kodër, Të mbrojmë shpat. T'i mbrojmë klinikat E spitalet Dhe fabrikat, Termocentralet.
  • 12. 12 T'i mbrojmë shkollat E mësuesit, Të sëmurët Dhe shëruesit. Të mbrojmë gjuhë E flamur, Të mbrojmë doke E kulturë. Zgjohuni, o burra, Zgjohuni, o trima, Me vrull si vullkani, Shpejt si vetëtima. Na thërret zëri i Kosovës, Na thërret zëri i Atdheut, T'i mbrojmë Çerdhet e Shqiponjës Nën Flamur të Skënderbeut!
  • 13. 13 NË KOSOVËN TIME Jam lindur Në Kosovën time. U rrita Në Kosovën time. Po punoj Në Kosovën time. Dua të jetoj Në Kosovën time. Dëshiroj të vdes Në Kosovën time.
  • 14. 14 LIRIA Kudo n'atdheun tonë, Liri, Ti sundo, Gjithkah, anembanë, Liri, veç Ti mbretëro! Gjithkund n'viset tona, Në fshatra e qytete, Liri, veç Ti sundo Në shtete, kontinente! Liri për gruan, burrin, Për plakun e fëminë, Liri, veç Ti do t'jesh Burim për lumturinë.
  • 15. 15 KOSOVA QËNDRON Nuk plagoset Kosova, As vritet. Ajo nuk mposhtet, Nuk digjet. Nuk lëngon Kosova, Ka zot. I del zot shqiptari Si dje, dhe sot. S'e trembin rrebeshet, Tërmetet. Ajo është mbretëreshë, Jeton si do vetë.
  • 16. 16 NJË VASHË Një vashë 2 Ngrihet, Këndon. Era E ndjek, S'e ledhaton. Mbi tokë E tendos. Përdhe E plandos. Në këtë botë Lakuriqe, Kjo vashëz Aguliçe, 3 Bie nga era, E mekur. Kurrë Për të mos vdekur. 2 Ylfete Humolli, e vrarë në Lupç të Poshtëm, më 1 shkurt 1990, në moshën 17 vjeçare, nga policia jugosllave në demostratat për liri dhe barazi. 3 Lule pranvere.
  • 17. 17 TË PRESIM, FATMIR UKA!... Të presim, Fatmir Uka, 4 O shok e vëlla yni, Hasmit aspak s'iu trembe, Ti, or zemër-trimi! Plumbat, porsi breshëri, Trupit Ty të ranë, Të hapën shumë plagë, Or zemër-bujar! -A po të therin plagët, O shok e trim i ri ? Me fat të shërohesh Në të largtën Gjermani! Vëllezër, motra, shokë, miq, Këtu në Tërrnavë, Të gjithë një dëshirë kemi, I vogël e i madh. 4 Shokut tim të klasës, Fatmir Uka, që u plagos me plumbat dum-dum nga policia jugosllave, në demostratat për liri dhe demokraci, më 31.01.1989.
  • 18. 18 Të na shërohet vëllai, Shoku ynë më trimi, Që armiqve të kombit Tmerrin ua shtini. Të presim të vish, lehtë-lehtë Si Zogu i Shqiponjës, Nga Gjermania e qytetëruar, Në viset e Kosovës! TË PRESIM, FATMIR UKA, TË PRESIM!...
  • 19. 19 E PAARRITSHME E paarritshme është Lartësia ku u ngrite. 5 Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje. Është fare e kotë Dhe krejt humbje kohe, Se s'mund ta mbajmë hapin, Me Ty, o Promethe. 6 Vetëm zëri i mekur I popullit të robëruar, Ty ta dha guximin Dhe të trimëroi. Vetëm dashuria Që pate për Kosovën, Të dha shumë fuqi Dhe të pavdekësoi. Monument i gjallë Je në zemrat tona, Krenari e kombit Nip i Skënderbeut. Për lirinë e popullit Me paqë ndale luftën, Diçka që s'ka ndodhur Te popujt e tjerë. 5 Presidentit historik, Ibrahim Rugova. 6 Figurë mitologjike që simbolizon sakrificën për të mirën e njerëzimit.
  • 20. 20 YJE KENI PËR TË MBETUR Yje keni për të mbetur, Kudo do të bëni dritë, Vogëlushët në shkolla, Për Ju po mësojnë çdo ditë7 . Prore do t'jeni Yje, Dritë do t'bëni kudo, Jetën për ne e falët, O trima, o heronj! Yje për të mbetë keni, Dritë do t'bëni përherë, ''Pa liri të popullit Jeta nuk ka vlerë''. 7 Kjo poezi u kushtohet dëshmorëve të kombit.
  • 21. 21 LETËR NAIMIT ''Bagëti e bujqësi''8 Kur i lexova, Maleve të Shqipërisë Fluturim u rashë. Më dehu të tërin Aromë e ''Luleve të verës''9 Sa trim është shqiptari Te''Skënderbeu''10 pashë. ''Fjalët e qiririt''11 Shumë herë i lexova, Ëmbëlsinë e gjuhës sate E shijova, Porsi zemra jote U shkriva, u treta, Dashurinë e çiltër Derisa e gjeta. Ti je Nderi i Kombit, I kombit me fat, Me vëllezërit e tu,12 Gjurmë n'histori latë. 8 Poemë e N. Frashërit, e botuar në Bukuresht, më 1886. 9 Përmbledhje me poezi, Bukuresht, 1890. 10 Poemë epike, kushtuar Skënderbeut, Bukuresht, 1898. 11 Poezi nga ‘’Parajsa dhe fjala fluturake’’, Bukuresht, 1894. 12 Vëllezërit e Naimit ishin Abdyli, diplomat dhe Samiu, shkrimtar.
  • 22. 22 DËSHIROJ Dëshiroj të jem si Naimi, 13 Maleve të Shqipërisë t'u këndoj! Të jem si Kristoforidhi, 14 Për gjah të dal n'Malin Tomor! Si Pashko Vasa15 dua të jem, Se dhe unë fe kam shqiptarinë! Me Çajupin16 dua të shëmbëllej, T'këndoj mëmëdhenë dhe dashurinë! Dua të jem edhe si Migjeni,17 Por lypësit në rrugë mos t'i shoh dot! Mos t'shoh Lula t'vocër,18 As Zenela,19 As Lagje të Varfra,20 Askund në këtë botë! 13 Poeti i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri (1846-1900). 14 Shkrimtari rilindës, Konstandin Kristoforidhi (1830-1895). 15 Rilindësi Pashko Vasa, shkrimtar dhe diplomat (1825-1892). 16 Anton Zako Çajupi, poet rilindës (1866-1930). 17 Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, poet i mjerimit (1911-1938). 18 Personazh i Migjenit. 19 Personazh i Migjenit. 20 Poezi e Migjenit ‘’Lagja e varfun’’.
  • 23. 23 KËNGË PËR YLFETEN A e dini çfarë ka ngjarë? Një vashë t're e paskan vrarë! E kanë vrarë armiqtë e zi, Se kërkonte barazi. Krisi pushka, ushtoi mali, Zogu i Shqipes këngën e ndali! Se Ylfeten21 plumbat kanë rrokë, E kanë shtri trimen përtokë. Moj Ylfete, Shqipe Mali, Kishe pasur zemër djali, Se kërkove porsi burri Që i lirë t’valojë flamuri! Moj Ylfete, ndrit si rrezja, Në çdo zemër Ti ke hy, Heroinë si Ganimetja22 Do të mbetesh n'histori. Gra e burra, pleq e t'ri E kujtojnë me krenari, E kujtojnë Ylfete Humollin, Që me gjak e skuqi trollin. 21 E vrarë në demostratat popullore për liri dhe barazi, me 31 janar 1989 në Lupç të Poshtëm, nga policia jugosllave. 22 Heroina e popullit, Ganimete Terbeshi, lindi në Gjakovë më 1927. Është motra e dëshmorit Abedin Terbeshit, të cilin fashistët pas torturash të tmerrshme e vranë me bajonetë, në mars 1943. Ganimeti u var në litar së bashku me 9 shokë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori shkodran Tefik Çanga, në qytetin e Gjakovës, më 30 gusht 1944.
  • 24. 24 DUA Dua paqen Lirinë, Të vërtetën, Drejtësinë. Dua Flamurin, Atdheun, Gjuhën shqipe, Skënderbeun. Dua Kosovën, Shqipërinë, Kombin tim krenar Edhe ardhmërinë.
  • 25. 25 LIBRI SHQIP 1. Në dritë dhe në terr, Pret e nuk përton, E pret dorën tonë, E pret syrin tonë. Shpeshherë e kanë vrarë, Shpeshherë e kanë djegur. Shatë milionë shqiptarë, Shqip flasim me shekuj. Libri e flet shqipen, Di të qajë si ne, Ka shpirt, i rrahë zemra, Mik e kemi ne. Gjithçka na mëson, Na tregon çdo gjë, Libri është e ardhmja, Hiç nuk bën pa të.
  • 26. 26 2. Dritë e dijes, Qytetërimit, Prej Teje ndriçon, Në çdo anë të rruzullimit Ndrit e s'perëndon. Rrezet Tua Gjithë ku bien, Errësir's s'i lënë vend, Se me Ty vjen përparimi, Je ar dhe argjend.
  • 27. 27 GJUHA JONË Sa e bukur Gjuha jonë! Si zë zogu, Kur cicëron. Shumë martirë Për të ranë, Që të shkruhet Anembanë. Shkronjat e saj Janë prej ari, Lavdi atij, Që i shkroi i pari!
  • 28. 28 NËNËS 1. Nënë e dashur, Nënë e mirë, Ti ke zemër Të dëlirë. Fjalët tua Më gëzojnë, Jetën time Ëmbëlsojnë. 2. O Nënë, për çdo gjë, Të detyrohem Ty. Sa shumë orë kalove Pa futë gjumë në sy! Veç Ti e durove Gjatë të qarët tim, Ti je dritë e diellit, Je vetë shpirti im. 3. Nënë, veç Ti përherë Me t'ëmblën dashuri Më ke ledhatuar Çdoherë me ngrohtësi. Më ke mbajtë në gji, Kurrë s'je lodhë me mua, Çdo gjë që ka vlerë Ti ma ke mësuar.
  • 29. 29 4. Nënë, veç Ti m'tregove Çdo sekret në jetë, Mua ma mësove Çdo gjë të vërtetë. Që të jem i sjellshëm, I disiplinuar, I dashur, i urtë- Ti më ke mësuar. 5. Gjithmonë, deri sot Ti më ke mbështetur Edhe kur shumëkush Kundër meje ish. Nënë, Ti më ke falur Çdo faj e gabim, Prore për mua mbete I vetmi ngushëllim. 6. Ngrohtësi e zemrës Sate, Moj e dashura Nënë! Të tërin m' qetëson Mua n' shpirtin tim. -Dashuria e Nënës Është e ëmbël,-thonë, Është si rreze dielli, Plot dritë e shkëlqim.
  • 30. 30 7. Pa kufi Të dua, Ty, o Nëna ime, Se në botë më solle Ti dhe vetëm Ti. O Nënëz e shtrenjtë, Ti je jeta ime, Pa mbarim Të dua, Ty dhe vetëm Ty. 8. Kur i pushi zemra, Ngadalë në dhe e lëshuam, Lulet seç u thanë, Fluturat fluturuan... Trupi i saj i lehtë Mezi e prekte tokën, Ç'dhembje n'zemrën time! Ç'lotë nga sytë më rrodhën!... 9. Balli Yt- Një Abetare. Syri Yt- Një Dritare. Zemra jote- Një Fole. Yti emër- Vulë në zemër.
  • 31. 31 MOTRA IME, VLORA Motra ime, Vlora Ka zemrën pranverë, Është e shpejtë si era, Që fushat i merr. E dashur, e urtë, E bukur si lulet, E ngrohtë porsi dielli, Që mbi male ulet. Buzëqeshjet e saj Jetën ëmbëlsojnë Dhe këngët më të bukura Në zemër të saj jetojnë. Kujtime të shumta Më lidhin me të, Vlorën, motrën time E dua sa s'ka më!
  • 32. 32 RILINDI Emrin kur ta thërrasim, Më vijnë shumë kujtime, Je imi thesar, Yll i jetës sime! O bir, Ti je vetë Gjak i gjakut tim, Kur erdhe në jetë, M'solle shumë gëzim! Si lule po rritesh, Shpirt i shpirtit tim, Paç veç fat në jetë, Shëndet, përparim! Porsi rreze Dielli, N'zemër më ngroh mua, T' fluturoj, më bëjnë Sukseset e tua! Bota është e jotja, Duaje punën, m'simin, Faltore t' kesh shkollën, Që sjell qytetërimin!
  • 33. 33 ARIANA Një çupë n' shkollën time Quhet Ariana, E dua me zemër Si t'ma kish lind nëna! Sytë i ka të zinj, Fytyrën- si hëna, Dhëmbët- si inxhi, Faqet me nishana! Punëtore n'shtëpi, E zellshme n'mësime, E dua me zemër Si t'ish bija ime! Është si trëndafile, E bukur- si ylli, Punëtore- si bleta, Si sorkadhe pylli! Jetë të gjatë, Ariana, Plot hare, gëzim! Ti je motra ime, Të do shpirti im!
  • 34. 34 LINDITA Është një çupë Në lagjen time, E quajnë Lindita, N'rrugë e gjetkë Kur më takon Mua m'thotë mirëdita. Dhe n'shtëpi të saj Kur shkoj, Loz me të përherë, Zemra e vogël Ç'i gëzohet, Mbushet shend e verë. Çupë e vogël Është Lindita, N’klasë të pestë ka dalë, Është e zellshme në mësime, Pa nevojë s’bën fjalë. Moj Linditë, O shoqja ime, As më ke shok mua?! je bujare, Zemërdlirë, Të dua, të dua.
  • 35. 35 ARGJENDI 1. Babë e ka Agronin, Mëmë e ka Iliren, Është vëlla i Mrikës Dhe i Xhevahires. Gencin e ka shok, Shoqe e ka Besën, Tri motra i ka: Mrikën, Xhilin, Shpresën. Shpejt i kryen detyrat, Merret me mësimet, Është i edukuar, S'i ndërron qëndrimet. E do shumë mësuesin, Çdokush atë e don, Merret veç me librat, Kohën kot s'e çon!
  • 36. 36 2. Shpirt e zemër i ka dritë, Si pasqyrë e si mermer. Gëzimin vetes po ia rrit. Është i bukur si ylber. Babain, mamin, i dëgjon, Përgatitet për mësime, Bashkë me shokët, kur lodron, Zemra i mbushet me gëzime.
  • 37. 37 TË DUA 1. Vetëm Ty të dua, Se je JETA ime; Vetëm Ty të dua, Se je DRITA ime; Vetëm Ty të dua, Se je SHPRESA ime. 2. Ty të dua, Për mua je KRENARIA; Ty të dua, Për mua je DHEMBSHURIA; Ty të dua, Për mua je DASHURIA. 3. Pa ty Jeta ime është VARR; Pa ty, Zemra ime E NDARË; Me ty, Jeta ime është AR.
  • 38. 38 4. Të dua Më shumë se JETËN, Sa DRITËN dhe TË VËRTETËN. Të dua Sa DIELLIN, HËNËN, Sa VËLLANË, MOTRËN, NËNËN. Të dua Sa SHQIPEN NË FLAMUR, Sa KOSOVËN TRIME, KALA GUR MBI GUR. Të dua Sa MALET MADHËSHTORE, Të dua sa SHQIPËRINË, TOKËN STËRGJYSHORE. 5. Njëmijë vjet Dita më bëhet pa Ty. Një ditë u bëftë njëmijë vjet, Kur të jem me Ty! 6. Kur jam me Ty, Jam si mal me borë. Kur jam pa Ty, Jam i mjerë, i gjorë.
  • 39. 39 7. Ti, vetë jeta je për mua, Je vetë zemra ime, Të dua! Të dua!
  • 40. 40 ÇDO GJË NDËRROHET Çdo gjë i nënshtrohet ndërrimit, Përtërihet dhe ndryshohet, Vetëm dashuria mbetet, Ajo s'blihet, por dhurohet. Ndërrohen fjalët që thotë bota, Sikur dje, s'mund të jetë sot. Mbetet vetëm dashuria, Është dhuratë që s'blihet dot! Ndërrohet froni i t'madhit mbret, Fuqi e popullit e ndërron n'botë, Çdo gjë ndërrimit i nënshtrohet, Dashuria nuk ndërron dot!
  • 41. 41 LULJA IME Mora rrugën për Fushëbardhë, Me gëzim e dashuri, Ta shoh Lulen si e kam, Ç'po më rrah zemra në gji! Mori Lulja nga Fushëbardha, E di Ti çfarë m'pate thënë?! Bashkë kur rrishim orë të tëra, Shok të mirë më pate zënë. Nëpër rrugët e Fushëbardhës, Kanë kaluar disa kohë, Me një Lule jam takue, Me një Lule u pata njohë!
  • 42. 42 NJË KUJTIM Një fletore duke shfletue, N'dhomën time isha vetë, Zemra ime ç'm'u pikëllue, Për një lule që e gjet! Ish ajo një lule fushe, E palosur me kujdes, Duart e njoma të Mirushes, Fshehë e kishin n'ato fletë. Kush e di se ç'ditë ka qenë, Në livadhet me blerim?! Ka këputë atë lule t'bukur, Për t'ma lënë mes fletsh kujtim! Dora ime seç m'u drodh! Ç'm'u përlotën sytë e mi! N'popull thuhet se s'harrohet Kurrë e para dashuri.
  • 43. 43 SHKOLLA IME E PARË Shenjtëreshë e qytetërimit, Kështjellë vigane e diturisë, Obeliks23 i përparimit, Llambadar24 i mençurisë, Altar25 dijesh i njerëzimit. Istikam26 je i urtisë, Mburojë, roje e së drejtës, Emblemë,27 vulë e ardhmërisë Edhe dritë e së vërtetës. Përparimi vjen me ty, Ardhmëria je ti vetë, Rrezatimi yt i dlirë Është ilaçi më i mirë. 23 Përmendore në trajtën e një shtylle të gjatë, me tri a katër faqe, që vjen duke u ngushtuar drejt majës. 24 Pajisje prej metali shpesh e zbukuruar me abazhurë etj., që shërben për të mbajtur llambat e dritës. 25 Simbol i sakrificës dhe i flijimit. 26 Llogore. 27 Stemë.
  • 44. 44 NXËNËSI PROBLEMATIK A-së i thotë ZH, B-së i thotë XH, Veshit i thotë hundë, Gojës i thotë sy! Gomës i thotë laps, Lapsit i thotë gomë, Dhomës i thotë shtallë, Shtallës i thotë dhomë! Motrës i thotë tete, Vëllait i thotë shok, Ai mendon me këmbë Dhe ecën me kokë! Çantës i thotë xhep, Xhepit i thotë çantë, Nuk është si të tjerët, Është nxën's i veçantë!
  • 45. 45 I çuditshëm është, Tepër i lazdruar, S'i lë bashkë dy gurë, I paedukuar. Shokët i trazon S'e dëgjon mësuesin, Me gurë e me rrasa Gjuan autobusin! -Mirëdita,- s'thotë kurrë, Gënjeshtrën ka mik, N'mësim s'është i rregullt E prej orëve ik! Të shkruajë hiç s'di, S'di as të lexojë, Si çakallë mulliri Kurrë s'pushon me gojë!
  • 46. 46 Prindërit s'i dëgjon, As mësuesin e vet, Është shkatërraq, i gjori, Dallohet n'qytet! Kurrë s'rri në një vend, E takon çdokund, Bredh e sorollatet, Hundën fut gjithkund! Faje ai bën shumë, Si di e si mund, Gju'n gurin, fsheh dorën N'qytet e n'katund! Pa ndalë bën probleme, Sherre kur pa nda, Me keqardhje them: Mjerë shpia që e ka!
  • 47. 47 O NJERI O Njeri me tru, Thuaje veç t'vërtetën, Ndërto, mos shkatërro, Adhuroje jetën! O Njeri, përherë Mos u ndal, vepro, Bëj ura miqësie, Puno, përparo! O Njeri, gjithmonë Veç me djersë jeto, Jeto ndershmërisht, Mos u faqezo! O Njeri, si burrë Fjalën fjalë mbaje Mos i du’j gënjeshtrat, I drejtë rrugën çaje!
  • 48. 48 FLUTURA -Flutur, flutur, Shumë e bukur! Nga ke ardhë, Me krahë t'bardhë? -Vij nga pylli Me drunj t'gjatë, Nga ato male, Në këtë fshat. -Flutur, flutur, T'na tregosh, Kur t'vijë dimri, Nga do t'shkosh? -N'zgavra t'pemëve Do të futem, Sa t'dalë dimri, Prapë do t'dukem. Te ju, fëmijë, Do t'vij përhera, T'ju lajmëroj Se erdh pranvera.
  • 49. 49 E VËRTETA E hodhën Me kokë teposhtë, Por s'u mbyt! Edhe në zjarr E hodhën Por s'u dogj! E gjuajtën Me plumba, e goditën, Por dot s'e vranë! E nëpërkëmbën Dhe e fajësuan Shpesh edhe e shanë! Shpifën, Trilluan, Për të gjithçka thanë. Ishin të ligj E t' drejtë nuk patën, Të humbur janë.
  • 50. 50 LINDA Afër lumit Dredharak, U ndal Linda T'pushojë pak. Mes barishteve Në lëndinë, Gjet një lule, Trëndelinë. -Mos u tremb!- E këshilloi Dhe me duar E pushtoi -Jemi shoqe, Bashkë të rrimë,- I tha lules Trëndelinë. Lumi shkonte Valë, valë, Lindën gjumi E kish marrë. Mes barishteve Në lëndinë, Ëndërronte Nusërinë.
  • 51. 51 TOROLLAKU28 Bukës i thotë ujë, Ujit i thotë bukë, Ujkut i thotë dele, Deles i thotë ujk! Natës i thotë ditë, Ditës i thotë natë, Patës i thotë pulë, Pulës i thotë patë! Nënës i thotë babë, Babait i thotë nënë, Hënës i thotë Diell, Diellit i thotë Hënë! Qiellit i thotë det, Detit i thotë qiell, E diel i thotë t'hënës, Të hënës - e diel! Pjepër i thotë kungullit, Kungull i thotë pjeprit, Thekër i thotë grurit E grurë i thotë thekrit! 28 I trashi nga mendja; budallai.
  • 52. 52 Tërshërë i thotë misrit E misrit- tërshërë, Gërshërëve u thotë lugë E lugëve- gërshërë! Tepsi u thotë pjatave E pjatave- tepsi, Shtëpi u thotë koteceve, Koteceve-shtëpi! Dardhës i thotë mollë, Mollës i thotë dardhë, Të bardhës- e zezë, Të zezës- e bardhë! Ai rrush u thotë kumbullave, Kumbullave u thotë rrush, Thotë e çfarë nuk thotë?! S'i bjen n'fije kush! Si ai, torollak, Mos u bëftë askush, I shet dushk për gogla Kushdo e gjithkush!
  • 53. 53 TË GJITHË NË PUNË! Fshatari, Qytetari, Furrëtari, Kopshtari, Të punojnë pa pra, Se puna është ari! Ëmbëltori, Muratori, Shërbëtori, Minatori, Të punojnë natë e ditë, Se puna i çet n' dritë! Burrë, grua, Vashë, I ri, Të punojnë pa u ndalë, Se puna është flori!
  • 54. 54 FËMIJËT 1. Ata janë lule, Ata janë pëllumba, Ata janë zogj, T'ëmbël si tullumba.29 Na sjellin gëzime, Na sjellin hare, Janë vetë gjaku ynë, Ardhmëri për ne. 2. Kapuni dorë për dore, Ju vogëlushë pa halle, Rreth e rrotull botës, Hidhuni në valle! Kapuni dorë për dore Në vallen gazmore, Zoti ju ka falë, Si deti me valë. 29 Lloj ëmbëlsire me miell gruri e me vezë, e prerë në copa si kungulleshka të vogla, që, pasi tiganisen, përvëlohen me sherbet.
  • 55. 55 NË BOTË Qentë lehin, Macet mjaullijnë, Bretkosat kuasin, Ujqit ulërijnë. Lopët pëllesin, Bufat ciatin, Gjinkallat-xër, xër E korbat krrokatin. Pulat kakarisin E gomarët pallin, Bilbilat cicërojnë E derrat gërrhasin. Njerëzit bisedojnë Për punën dhe jetën, Mësojnë që ta duan Drejtësinë, të vërtetën.
  • 56. 56 BIOGRAFIA E AUTORIT Zymer Mehanja u lind në fshatin Tërrnavë të Podujevës, më, 27. III. 1967. Shkollën fillore e kreu në Tërrnavë e të mesmen në Podujevë. Në Prishtinë studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ka kryer edhe Fakultetin e Edukimit. Tani është Bachelor i Programit Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në procesin edukativ - arsimor u kyç më 1. II. 1992 në Shkollën fillore të Tërrnavës. Prej vitit 1992 me sukses udhëheq grupin e recitatorëve dhe grupin muzikor. Në kuadër të shkollës më 1992 formoi Korin e fëmijëve, me të cilin punoi dhe arriti suksese të dëshirueshme. Për punë të suksesshme, disa herë u nderua dhe u dekorua me mirënjohje nga kolektivi i shkollës dhe DKA në Podujevë. Pas luftës (2002/03) ishte edhe kryetar i fshatit Tërrnavë. Gjatë mandatit të kryetarit të fshatit dha kontribut për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta. Libri me poezi ‘’Jeho, këngë shqiptare’’ është i treti me radhë nga ky autor. Librat tjerë të tij janë: ‘’Shkollat dhe arsimi në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë (1900-2010)’’ dhe ‘’Dromca gjuhësore dhe letrare’’ (studime). Jeton në Tërrnavë.
  • 57. 57 Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare! Autori: Zymer Mehanja Boton: Autori Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja Lektor: Bedri Raçi Dizajni: Rilind Mehanja Shtypi: Flori, Prishtinë Copyrihgt © Autori