SlideShare a Scribd company logo
1 of 171
Download to read offline
Muci Fezga
V I L A
e
MISTEREVE
( G r u a j a e b u k u r )
Roman
2 Muci Fezga
Titulli i romanit: Vila e mistereve
Titulli ndihmës: Gruaja e bukur
Autor: Muci-Mustafa Fezga
Kopertina nga: M.Fezga
Redaktorë: Y.Hoxha, D.Keci
ISBN: 9798647115140
Botues: KDP_Amazon
3
Vila e mistereve
Për autorin
Muci Fezga është me profesion matematikan;
Ka lindur në fshatin Xhanaj të Dëshnicës, Përmet;
Ka studiuar për matematikë në Universitetin ‘Lomonosov’ të
Moskës;
Ka dhënë leksione në Universitetin e Tiranës;
Ka drejtuar Drejtorinë e dokumentacionit shkollor në Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës;
Ka drejtuar Shtëpinë botuese të librit universitar (Shblu);
Ka botuar mbi dhjetë tekste matematike për nxënës e studentë.
Muci Fezga është autor edhe në krijimet e mëposhtme letrare:
Abasi, dëshnicari pa varr, novelë
Financieri rrebel, roman...
Aksioma e pestë (Shkërmoqja e një instituti), novelë – shqip- anglisht
Vila e mistereve (Gruaja e bukur) roman - shqip - anglisht - rusisht
Mësuesi i Gorumit (Një qytezë në pyll), novelë
Një kirurg i çmendur, novelë
I dënuar pa e ditur, novelë
Tom Deliu (Nëse nuk të kujtohet ...), novelë
Vdekja e kadetit, novelë
Mos ma quani tradhti..., novelë
Tre Tregime,
Xhesika Trajlara, (Fati i një zonje të madhe), roman në tri pjesë
4 Muci Fezga
Në vend të hyrjes
Novela, që po filloni të lexoni synon t’ju ndriçojë sado
pak enigmat e balcamosura në një vilë, në periferi të
një qyteti të madh, vilë që ruhet në mënyrë tepër të
fshehtë, që misteret të mos dalin asnjëherë jashtë
saj. Unë dëshiroj t’ju tregoj jo vetëm bukurinë e rrallë
të formave dhe tipareve të gruas që është zonja e
vetme e vilës, por edhe bukurinë e mahnitshme, gati
të pabesueshme, që rrezaton shpirti i saj i përvuajtur
për vite e vite me radhë. Historia e burrit të vetëm në
vilë, e burrit të saj, e bën enigmën edhe më të errët
nga sa mund të jetë në të vërtetë.
Ju uroj lexim të këndshëm.
5
Vila e mistereve
1. Sabri Ebriku
Në qytet njihej si “Shefi i Madh” jo vetëm pse
drejtonte një nga rrethet me popullsi më të madhe, por
edhe për sjelljet e tij të mira, të matura e të urta me të
gjithë qytetarët, pa bërë asnjë dallim mes familjeve dhe
prejardhjeve të tyre. Megjithatë, filluan të qarkullonin
edhe fjalë për të, biseda të fshehta e vesh më vesh.
Qarkullonin pa asnjë zhurmë lloj-lloj thashethemesh si
për atë personalisht, Sabri e kishte emrin, po akoma më
shumë për vilën ku ai filloi të banonte qysh ditën e parë të
ardhjes së tij në këtë qytet.
Martesa e tij me Dianën ishte ndoshta shkëndia e
parë që filloi të ndizej e të përhapte tymra gri në të errët
që shndrroheshin në variante gjithnjë e më misterioze.
Kjo martesë nuk mund të harrohej ndonjëherë nga
banorët e qytetit. U pëshpërit gjatë për të, ndryshe nga
çuditë e tjera për të cilat, siç thuhet, zgjasin jo më shumë
se tri ditë.
Enigmat shtoheshin më shumë nga hamendësimet,
sepse martesa e tyre u bë tepër e fshehtë. Askush nuk
mund ta thoshte saktë se kur, ku dhe si u bë ajo martesë.
Nëpër dreka e darka familjare flitej me zë të ulët dhe pa
6 Muci Fezga
praninë e fëmijëve. Muret kanë veshë, ishte fjalia që
përsëritej ditë pas dite dhe thuajse pa zë.
Nëse dikush i ardhur në këtë qytet do të pyeste
ndonjë nga banorët vendas për Shefin e Madh, ai nuk do të
qëndronte të jepte përgjigje ose, po të qëndronte do të
thoshte nuk dinte asgjë. Disa supozonin se mund të kishte
ardhur nga fundi i zonës më jugore të Shqipërisë. Të tjerë
shprehnin habinë se si u gjet ky person që nuk e njeh
askush dhe u bë si me magji numri një, jo vetëm për
qytetin, por dhe për fshatrat rreth e rreth. Si është e
mundur, shpreheshin ca të moshuar, që ky qytet të mos
ketë asnjë burrë më të zot se ky i ardhur kushedi se nga
ku?
Ata që e kishin parë Shefin e Madh e vlerësonin rreth
të 45-ave. E filloi jetesën krejtësisht i vetëm në vilën e
sekuestruar nga pronari i saj, tregtari i mirënjohur i
duhanit, i cili, në kohën e vet, e ndryshoi mbiemrin në
“duhanxhiu”.
Vila ndodhej në periferi të qytetit, krejtësisht e
vetmuar, larg shtëpive të tjera. Kur e shihje nga larg, dukej
krejt misterioze dhe të shtinte frikë, veçanërisht kur binte
muzgu. Qytetarët nuk bënin kurrë shëtitje në atë zonë. Në
afërsi të vilës nuk shihje asnjë rrugë këmbësorësh. Edhe
ndonjë rrugicë që kalonte para ardhjes së Shfit të Madh,
tani e kishin mbyllur. Thuhej se ruhej me roje ditën dhe
natën, por roje nuk kishte parë askush. Një makinë e vogël
7
Vila e mistereve
ushtarake rrinte gjithnjë në oborrin para vilës. Askush
nuk e kishte parë atë të lëvizte nëpër qytet.
Sabriu ishte i rreptë në zbatimin e detyrave të tij e
nuk dinte të falte asnjë keqbërës, qoftë dhe në rastet kur
ishte i bindur se personi e kishte bërë veprimin e gabuar
krejtësisht pa dashje ose nga padija ‘Se kur bëhet krimi,
shprehej ai, askush nuk të pyet nëse e bëre me dashje apo
jo. Se po ta bësh atë pyetje, përgjigjen ti e di më mirë se ai.’
Por, siç e thamë një herë, Sabriu ishte i ndershëm
dhe i dashur me të gjithë qytetarët, pavarësisht nga vendi
që ata zinin në shoqëri. Ai ndalonte me respekt dhe i
dëgjonte me shumë vëmendje të gjithë ata që e ndalonin
në rrugë, duke përshirë edhe romët, ciganët apo evgjitët,
të cilët konsideroheshin nga banorët autoktonë si shtresa
e fundit e qytetit.
Flitej si thashethem se Sabriu nuk e kishte arsimin e
mesmë. Por Sabriu kishte sqaruar se ai do ta bënte sërish
atë shkollë, pasi dokumenti i kishte humbur gjatë kohës së
luftës partizane. “Kam qenë kurdoherë ushtar i bindur i
shtetit,” kishte thënë ai, - “më thonë bëje dhe do ta bëj.”
Diana ishte një vajzë e re dhe shumë e bukur, e
ardhur shumë më vonë se Shefi i Madh në këtë qytet. Nga
çasti që shkeli këtu, ajo u njoh nga rinia vendase, si vajza
më e bukur e qytetit, si një dhuratë e sjellë nga Zoti, si një
nimfë e dalë nga liqeni.
8 Muci Fezga
Ato ditë që qarkullonte lajmi i martesës së Dianës me
Sabriun, ajo sapo kishte mbaruar provimet e maturës dhe
kishte marrë dëftesën e pjekurisë. “Nuse me maturë”,
thoshin gratë, “goxha dhuratë për Shefin e madh,” “nuse e
pjekur”, “topmodele” thoshin me shaka e nën zë
moshataret e saj. “E pjekur, e pjekur, por jo sa dhëndri, që
të nxjerr mallin e stafidheve të rreshkura në diell.”
9
Vila e mistereve
2. Diana e bukur
Në gjimnazin e qytetit u shpallën përfundimet e
provimit me shkrim të matematikës, si provim mature,
për nxënësit e shkollës së natës. Pak ishin maturantë që
prisnin rezultatet, rreth dhjetë veta gjithsej, të gjithë
punonjës të administratës shtetërore, zyrtarë të njohur e
me zë në qytet.
Në sallën e madhe të Gjimnazit hyri drejtori i
shkollës. Grupi i nëpunësve u ngrit në këmbë.
“Po më turpëroni, tha drejtori, unë jam një punonjës i
shtetit, njëlloj si ju. Nuk ka nevojë të më bëni këtë nder
kaq të madh. Aq më tepër që mes jush është edhe shoku
Sabri, Shefi ynë i Madh.”
Nëpunësit u ulën nëpër karrige dhe drejtori i
shkollës lexoi procesverbalin e komisionit të provimit.
Sabri Ebriku, ishte emri i parë në listën e komisionit.
Ai mori vlerësimin maksimal, të shoqërur me një lumë
falënderimesh në emër të stafit pedagogjik.
Më pas Sabriu mori lëvdata të shumta edhe nga
bashkënxënësit, vartësit e tij në zyra të ndryshme të
administratës. Ai doli në oborr, u uroi suksese shokëve të
10 Muci Fezga
klasës në provimet e tjera dhe u nis në këmbë i vetëm
drejt vilës së tij në brendësi të pyllit.
Nuk ishte e vështirë të dalloje nga larg gëzimin që
ndjente ai në vetvete. Më mirë që e përsërita, mendonte ai,
se ndoshta do të kishte thashetheme në popull, si shef i
pashkolluar.
Ecte me hap të rregullt, siç ecin zakonisht oficerët,
me trup të tendosur, me barkun e tërhequr pak brenda
për t’i krijuar mundësi gjoksit të dilte në dukje. Një
djalosh me kasketë gri e ndiqte nga pas e dukej nga larg
sikur nuk po e arrinte dot. Një grup i vogël kalimtarësh,
sapo e panë, kapërcyen rrugën dhe dolën në trotuarin
përballë. Një i moshuar shpejtoi t’i afrohej sa më pranë
për ta përshëndetur me grusht, siç nderonin dikur
partizanët.
Pasi kaloi rrugicën e shtruar me pllaka përmes
oborrit të gjelbëruar të vilës, Sabriu ngjiti shkallët e
mermerta, me shpejtësinë e një adoleshenti, hodhi një
shikim kontrollues anash e rrotull, pastaj me zërin, si të
dalë prej megafoni, i nisi gruas lajmin e gëzuar se po vinte
ai, ‘gjeniu i saj’.
Diana doli në verandë e qeshur, iu afrua pranë dhe u
zgjat drejt tij për ta puthur. Ai vetëm e përqafoi, duke e
mbajtur paksa të shtrënguar pas trupit të vet. U futën
pastaj të dy në sallon dhe u ulën në kolltukët prej lëkure të
11
Vila e mistereve
zezë përballë njëri-tjetrit. Në mes tyre, mbi tavolinën e
ulët, ishte një pjatancë me fruta të llojllojshme të stinës.
Me një buzëqeshje të gjerë, të pa shfaqur ndonjëherë,
ai i tha Dianës se e ndiente veten shumë më të ri tani që u
ishte futur provimeve, paçka se dikush mund ta merrte
për të çmendur, me që po e bëja gjimnazin në këtë moshë
madhore, kur mund ta bëja në moshën që më takonte. Por,
gjimnazi i tanishëm është ku e ku më i mirë, me dije më
cilësore dhe me kërkesa më të rrepta, nëse e krahason me
gjymnazin e atëhershëm, të paraluftës.
Ai i përsëriti me shumë kënaqësi fjalët që drejtori i
shkollës i kishte thënë në sy të të gjithëve dhe lavdërimet
që i bëri në emër të stafit të tij për notën maksimale që
kishte marrë.
“Si përfundim, e dashur grua, e fitova pothuajse të
gjithë betejën për dëftesën e maturës” dhe kur e tha këtë,
qeshi me zë të lartë. Nga toni i zërit dhe i të qeshurit,
buronte vetëm krenari.
“Por në të vërtetë, nuk ishte merita ime, Diana.
Ndihma më erdhi në vendin e duhur dhe çastin e duhur
nga një djalosh konviktor, të cilin Xhemro e quante një
gjeni të vërtetë në matematikë. Ky gjeni, gjatë gjithë kohës
si konviktor, dimër e verë, ka mbajtur të njëjtat tuta prej
kadifeje ngjyrë kafe, të zbardhura krejtësisht nga larjet e
vazhdueshme, të lidhura me fije llastiku jo vetëm në bel,
por edhe tek kyçet e duarve e të këmbëve.”
12 Muci Fezga
“Sa njerës të varfër ka, Sabri! të vjen për të qarë, kur
mendon se një maturant, i cili po e lë pas adoleshencën e
vet, të vishet tërë vitin me tuta. Aq më keq akoma për një
gjeni si ky që tregon Xhemro. Tutat kadife tani i veshin
vetëm fëmijët e fshatit. Si mund ta ketë kaluar këtë dimër
ai me ato tuta e pa tabàre? Tmerr! Duhet ndihmuar ai, i
dashur Sabri.”
“Ke shumë të drejtë Diana. Mesa duket, zgjuarsia
është në raport të zhdrejtë me pasurinë. Por, si i thonë
fjalës, faji është jetim.”
Sabriu psherëtiu thellë dhe heshti një çast.
“Ndiej një siklet të fortë” tha ai, “nuk di si t’ia
shpërblej atij shkencëtarit që ma zgjidhi aq shpejt e aq
mirë hallin e madh që kisha me matematikën. Sa
ndryshime të mëdha ka pasur në këto dy matura. Dhe
është e natyrshme, deri sa ndryshojnë qeverrisjet”
Nxori shishen e rakisë nga nënsyprina e tavolinës
dhe mbushi gotën. Piu një gllënjkë prej saj dhe kafshoi një
mollë të madhe, të kuqe, me lëkurë që shkëlqente. Tingulli
i kafshimit të saj e tronditi Dianën. Aq më tepër që molla
ishte një personifikim i parajsës për të dy.
“Të shqetësova pak! Më fal Diana, zakon i keq i
mbetur nga rinia. Më sugjero, të lutem, se çfarë mund të
bëjmë për gjeniun tonë të ri? Unë i kam thënë Xhemros ta
sjellë sot për një vizitë tek ne, të hajë një drekë e një darkë
13
Vila e mistereve
e të bisedojmë të qetë, duke pirë edhe ndonjë gjë nga ato
që ke përgatitur ti për miqtë e shtëpisë. Në konvikt vetëm
supa dhe çaji e presin. Le të flejë tek ne, nëse dëshiron.
Pastaj, jepi atij çdo veshje që t’i pëlqejë. Mos hezito e mos
u kurse, Diana. Mos kujto se mund të ofendohet, sepse
edhe në konvikt vetëm nga një palë pantallona të
përdoruara u japin dhe vetëm kaq. Veshjet e mia janë
shumica të reja. Ne të dy duhet të bëjmë për të aq sa kemi
mundësi. Ashtu siç bëri edhe ai për mua.”
“Shumë mirë ke bërë që e ke ftuar gjeniun. Për
veshjen po kujdesem unë personalisht. Po e lejoj atë të
zgjedhë çfarë t'i pëlqejë nga raftet e sirtaret e tu. Do zoti të
ketë trupin tënd.”
Sabriu u ndie shumë i kënaqur dhe e falënderoi
Dianën, duke i marrë dorën dhe duke ia puthur.
“Po nga ty, a ka ndonjë të re, Diana?”
“Asgjë të re, i dashuri im.”
“Asnjë mendim të ri?”
“Asnjë.”
Për një çast, që asaj iu duk tepër i gjatë, ai e pa
Dianën në sy, sikur të donte të depërtonte në brendësi të
trurit të saj. Ishte aq depërtues ai shikim, sa i shkaktoi asaj
një lloj dhimbjeje fizike. Ai e pyeste atë pa shqiptuar as
edhe një fjalë, vetëm me shikimin që i drejtonte. E kishte
vënë re aq e aq herë, sa ajo tashmë ia dinte edhe kuptimin
14 Muci Fezga
atij lloj shikimi. Kjo e bënte atë ta ndiente veten gjithnjë të
trishtuar.
Edhe Sabriu e kuptonte mirë dhe e gjente të drejtë
gjendjen reale në të cilën ajo ndodhej. Në thellësi të
shpirtit ai i jepte të drejtë asaj, por e shihte veten të paaftë
të gjente qoftë dhe një zgjidhje të panueshme për të dy.
Kjo gjendje e nderë e mundonte tmerrësisht edhe në
punët e tij të përditshme si drejtues i Komitetit ekzekutiv.
Shpesh nuk ishte në gjendje t'u përgjigjej i qetë e me
mençuri qytetarëve që vinin për hallet e tyre, shpesh nuk
përqëndohej e nuk futej dot në brendësi të problemeve,
herë-herë ngrinte zerin edhe kur nuk kishte asnjë shkak.
Ndërsa natën e kalonte thuajse pa gjumë.
Sabriu nuk po gjente dot rrugëzgjidhje reale për
shqetësimet e secilit prej tyre, gjë që Diana e kishte
kuptuar me kohë dhe nuk kishte nevojë që ai të
justifikohej gjithnjë para saj.
Edhe pyetjet që ai i drejtoi gruas së vet ishin njëlloj
sikur ai të pyeste vetveten për problemet që kishte ajo. Ja
dhe shembulli më i freskët, mendoi Diana. Si mund të
shpërblehej një djalë gjimnazist kaq i rritur e i zgjuar, me
ca plaçkurina, aq më tepër prej një Shefi të Madh, prej asit
të këtij qyteti dhe për këtë shpërblim ai të mos ofendohej.
Ajo nuk e kishte menduar se mund të vinte një rast i tillë.
Por nëse duhej të shpërblehej, ajo do të mendohej shumë.
15
Vila e mistereve
Megjithëatë, ajo do ta mendonte dhe do ta zgjidhte shumë
shpejt.
Por zilja e fortë e telefonit e trembi dhe e shpërndau
në çast shtëllungën pa formë të mendimeve të saj. Sa mirë
që ra, mendoi, u lehtësva më në fund.
Sabriu u ngrit e shkoi ngadalë në studion e tij. Mbylli
derën e veshur nga brenda me shtresa lëkure e me
pambuk dhe ngriti dorezën e telefonit.
“Jam Seiti. Flas nga Dega e brendshme. Mendoj se na
duhet të jemi në një aksident që ka ndodhur në rrugën për
tek Leqet, ku ka mbetur i plagosur rëndë edhe një shef
seksioni nga vartësit e tu. Shkojmë?
“Patjetër, Seit. Ma nis makinën, unë po dal.”
Kaloi një çerek ore a më shumë. Diana filloi të
mendojë përsëri rrëmujshëm. Ndoshta mund të kishte
rritje tej normave të presionit të gjakut.
Sabriu doli nga studioja me fytyrë pak të skuqur. U ul
në vendin ku ishte pak më parë dhe si u qetësua pak, tha
shkurt se sapo kishte ndodhur një ngjarje e
jashtëzakonshme. Atij do t’i duhej të nisej menjëherë. Ajo
nuk kishte nevojë të dinte më shumë. Makina me
truprojen personale kishte mbërritur dhe priste para
derës së oborrit.
16 Muci Fezga
“Atëherë” tha Diana pa u mbushur mirë me frymë,
“të lutem, anuloje ftesën për matematikanin e gjimnazit
dhe lëre për një ditë tjetër!”
“Vizitë është, Diana, vizitë kortezie” tha ai krejt i
qetë. “Prandaj, vazhdo programin e trajtoje mirë. Do të
kthehem shpejt, ndoshta pa u errur, dhe do të takohem
me të. Nuk e njoh fare për fytyrë. Dëshiroj shumë të
njihem e të bisedoj lirshëm, në të gjitha fushat e
mundshme. Le të më presë, Diana. Është djalë i urtë e i
bindur, sipas Xhemros. Pastaj konvikti nuk ka për t'i
lëvizur nga vendi.”
Diana nuk e priste kurrë këtë përgjigje dhe u çudit
me lehtësinë me të cilën ai e tha. Diçka e pakëndshme
filloi të lëvrijë në trurin e saj.
Sabriu u vesh shpejt, mori diçka nga kasaforta dhe
doli nga dhoma. Në mes të shkallëve ai ndaloi dhe u kthye
në verandë. “Roja, si gjithnjë, do të kujdeset e do të
përgjigjet për gjithçka që do të duhet, Diana. Më fal që po e
përsëris këtë frazë si një i sëmurë mendor, ndaj mos ma
merr për keq.”
Ai e puthi dhe ajo i uroi, duke buzëqeshur, “rrugë dhe
punë të mbarë, si dhe kthim të shpejtë në shtëpi. Ciao!”
17
Vila e mistereve
3. Mekori
Xhemro pa orën e dorës dhe më pas dalloi së largu
Mekorin e vetmuar në lulishten e gjimnazit. Shpejtoi
hapin, e i tha të çohej shpejt se ishin me vonesë për të
arritur në orën e duhur në takim.
“Po u vonuam, do të na shajë Shefi i Madh.”
Ata ecën gjatë, dolën jashtë qytetit, kaluan nëpër një
rrugë që jeshilonte nga bari i njomë dhe më në fund u
gjendën para një vile dykatëshe, në mes të një gjelbërimi
të madh, mes pemëve të larta. Vila ishte e lyer me ngjyrën
e qiellit të hapur dhe e mbuluar me tjegulla paksa të
kuqërremta.
“Kjo që sheh quhet vila e Duhanxhiut”, tha Xhemro.
Kjo këtu është porta kryesore e oborrit dhe ky është
butoni, të cilin duhet ta shtypim, që zilja të dëgjohet
brenda shtëpisë. Shtype, të lutem!”
Në verandë doli një vajzë, e cila u shfaq në sytë e
Mekorit si një gjimnaziste, shumë elegante dhe tepër e
bukur. Me daljen e saj, ajo sikur i dha nuanca të tjera
gjithë pamjes së vilës dhe të pemëve të dëndura përreth
saj.
18 Muci Fezga
Ata te dy, njëri profesor e tjetri nxënës, kaluan
pragun e derës së sapohapur, pastaj nëpër rrugicën me
pllaka e bar jeshil përzier u ngjitën në verandë.
“Mirë se erdhët djalosh!” tha ajo dhe bëri dy hapa
përpara për t'i dhënë dorën. E parë nga afër ajo i ngjante
një nimfe a një ëngjëlli të sapo zbritur në tokë. Mekori e
takoi dorën e tij me dorën e saj, u skuq pak në fytyrë dhe
tha pak si me drojë “Mirëse ju gjeta!”
Diana e vuri re shqetësimin e tij dhe iu bë qejfi për ca
pikë të fituara, ende pa filluar vizita. Pastaj ajo ktheu
kokën nga profesori.
“Përshëndetje, Xhemro! Të faleminderit që e
‘kërreve’ saktë e shpejt porosinë e Shefit të madh! Ti e di
se deri ku e ke kufirin. Tani je i lirë, Xhemro. Mund të
shkosh ku ta dojë shpirti e zemra. Nuk të mbetet hatri,
besoj. Marrëveshjen me ty e kemi bërë me kohë.”
Profesori i gjuhës ruse qëndroi ca sekonda i
ngurosur e në mëdyshje, aq sa u duk se po bëhej gati t’i
shpërthente një inat i mbledhur grusht brenda tij. Por
befas ai krijoi një buzëqeshje, e cila dallohej mirë sa e
stisur ishte. Uli kokën e shqiptoi “mirë u pafshim”, me një
zë që nuk u dëgjua. U kthye ngadalë e filloi të zbriste
shkallët si me përtesë.
Diana e shoqëroi me sy profesorin deri sa ai doli dhe
e tërhoqi portën e oborrit pas vetes. Pastaj, duke qenë në
19
Vila e mistereve
kulmin e kënaqësisë, ajo i futi krahun Mekorit dhe, si të
ishin një trup, u futën brenda.
Diana i buzëqeshi ëmbël Mekorit dhe i tregoi me
shenjë të ulej në kolltukun përballë saj. Mekori, tashmë
me më pak emocione, tha me gjysmë zëri “faleminderit
zonjushe”, u ul në kolltuk dhe hodhi shikimin mbi
tavolinën e vogël të zbukuruar me qëndisma të
mëndafshta. Pa dy gota të mëdha për verë dhe dy të vogla
për raki; pjatancën e kristaltë të mbushur së tepërmi me
fruta të shumëllojshme të stinës.
Diana u ul, duke e hedhur paksa fshehur shikimin tek
tutat që kishte veshur Mekori. Mjaftuan vetëm pak çaste
që ajo të bindej se djaloshi konviktor nuk po ndihej mirë
në praninë e saj. Fytyra e lëmuar e tij dukej e ngrysur dhe
e mbushur me mërzi. Ajo vuri re se shikimi i tij i
shpërndarë u ndal e u mbërthye diku mbi dysheme.
Mekori vërtet nuk ndihej i qetë. Ndjente një lloj
tendosje në çdo qelize të trupit të vet. Nuk ishin vetëm
sendet e shumta e të papara ndonjëherë, të cilat ai i
krahasonte me varfërinë e skajshme të familjes së tij. Ishte
edhe ajo, gruaja e Sabriut, që e shqetësonte me atë bukuri
të rrallë, të cilën as nëpër revista të ilustruara të modës
nuk e kishte parë, madje as në ndonjë ëndërr. Ajo nuk po
ia ndante sytë e saj aq të qeshur e të zjarrtë. Ndërsa ai e
ndjente veten të tepërt në shoqërinë e saj. “Ku unë e ku
ajo” mendonte ai. “Nuk mund të jemi ne për njëri-tjetrin
as miq e as shokë.”
20 Muci Fezga
Ajo grua ishte për të krejtësisht e paarritshme,
megjithatë, atij i pëlqente jashtë çdo përfytyrimi njerëzor.
Mekori ishte i apasionuar pas filmave, por nuk kishte
parë në asnjërin prej tyre ndonjë grua aq të bukur sa ajo.
Ai tani e kishte fare afër, të vetme pranë tij, aq të ëmbël,
aq të sjellshme, aq të dashur. Ai këtë skenë nuk kishte
mundur ta përfytyronte dot. Si mund të ishte ai i qetë në
prani të saj? Ai e ndjente veten si të ishte ulur jo në
kolltuk, por mbi një top me gjëmba.
Megjithatë, ajo është shumë herë më e ëmbël kur
buzëqesh, mendonte Mekori me sytë përdhe. E akoma më
e ëmbël kur të sheh në sy. A e di ajo vallë, vazhdonte të
mendonte ai, se sa të bukur e ka buzëqeshjen? Nuk duhet
ta dijë, se askush nuk ia ka thënë. Sabriu jo dhe jo. A e di
ajo se si i lëvizin sytë e bajamtë, buzët dhe faqet e saj? I
lëvizin në një harmoni të përsosur, që sinkronizohen e
vallëzojnë valsin e lumturisë. Sa më shumë që Mekori e
shihte atë femër aq më shumë modele bukurie krijonte
fantazia e tij. Fytyra e saj e bukur ngjante me një lule
orkide, faqet me sepalët e lules dhe buzët me petalet e saj.
Ata qëndruan të heshtur, brenda mendimeve të tyre,
një copë jo të vogël kohe, por Diana, si të zgjohej nga
ndonjë ëndërr e keqe, u ngrit në këmbë.
“Mekor, nuk e di nëse ua shqiptoj mirë emrin, më
korrigjoni nëse e them gabim, por po krijoj përshtypjen se
21
Vila e mistereve
nuk po ndiheni mirë në shtëpinë time, nuk po rehatoheni
dot. Ndaj, ndiheni veten tërësish si në shtëpinë tuaj. Ju
lutem.”
“Ju keni shumë të drejtë zonjushe, por në fillim
mbeta i shokuar, si trung, pa frymë, më kuptoni, sapo
pashë vilën për ku ishim drejtuar e më pas, kur pashë
mobiljet e sendet e kësaj shtëpie. Ky ishte fillimi. Por, me
pamjen e bukurisë trupore, veshjes, hijeshisë, oh, mirësisë
që rrezatoni nga çdo pikë e qenies suaj, m’u fshinë të
gjitha të tjerat. Unë tashmë nuk di as se ku jam. A nuk më
thoni, në cilën pjesë të parajsës më solli fati për të parë
këtë mrekulli?”
Diana lëshoi një të qeshur me tone tepër të larta, aq
sa Mekori u shqetësua:
“Më falni, nëse kam lëshuar ndonjë fjalë pa vend që
shkaktoi këtë reagim të fortë tek ju, të këtij engjëlli të
dërguar nga vetë zoti në këtë vilë.”
Diana nuk pushonte së qeshuri dhe pse po fshinte me
shami lotët që i dilnin. Pastaj priti pak deri sa u qetësua.
“Mekor” tha ajo, “së pari le t’i flasim njëri-tjetrit me
‘ti’. Pra, le të bëhemi miq, se dhe në moshë nuk jemi
shumë larg njëri-tjetrit. Së dyti, le të prezantohemi si
qytetarë. Mua më quajnë Diana. Jam gruaja e Sabriut,
kryetarit të Komitetit ekzekutiv të këtij rrethi, i cili të ka
ftuar të jesh sot mysafiri ynë i veçantë. E kishte me shumë
merak se nuk dinte si ta shpërblente dhuratën e bukur,
22 Muci Fezga
por dhe tepër të rrezikshme, që i bëre. Djalë të zgjuar,
besnik dhe tepër kurajoz të ka cilësuar ai.”
“Unë nuk jam shumë i sigurt nëse mund të të
drejtohem me ti, por ...”
“Nuk ke arsye të jesh i pasigurt.”
“Dhuratën, që ai të paska thënë, unë nuk e bëra
enkas për shokun Sabri.”
“.. për Sabriun, thuaj, hiqe fjalën ‘shoku’, këtu nuk
jemi në zyrën e tij, jemi në shtëpinë e Dianës, edhe të
Sabriut, natyrisht.”
“Kur mora porosinë nga ai rus-profesori, që ne e
kemi shigjetuar me nofkën“Dardanelet”, isha plotësisht i
prerë të mos e bëja. Por pastaj, as vetë nuk e di pse,
vendosa të ndihmoja njëherazi gjashtë persona, duke
futur brenda tyre edhe një shokun tim. Nuk dija asnjë
emër. Po të mos ma kishe thënë ti tani, nuk do ta dija se
njëri prej tyre paskësh qenë Sabriu, që mbaka postin më
të lartë në këtë qytet.”
Diana qeshi përsëri me zë. Ajo tashmë e kishte
kuptuar që e qeshura e saj godiste mirë në shenjë. E kishte
kuptuar nga sytë e tij. Madje iu bë se kuptoi edhe
mendimet që ai po bluante në ato çaste për të.
“Po pastaj?”
23
Vila e mistereve
“E mbarova provimin brenda 25 minutave dhe u
ngrita të dal, aq sa profesorët e mi u shqetësuan.”
“Ku shkon ti, mo,” më tha një person, i ardhur si
përfaqësues i Ministrisë në provim, “ulu e i shiko zgjidhjet
edhe një herë me kujdes. Këtu nuk është garë vrapimi, ku
fiton ai që pret i pari kordonin e finishit.”
Unë i thashë se i kam parë dhe riparë zgjidhjet e nuk
kam dëshirë t'i shoh më.
Kur dola, Xhemro më kishte përgatitur gjashtë letra
të bardha me nga një letër karboni pas secilës. Pra, për të
bërë plot gjashtë kopje me një herë. I bëra dhe ia dhashë.
Në fund, u dogj vetëm shoku im, i cili pretendonte të
merrte notën maksimale, por mori një notë më pak.
Xhemro nuk ia kishte dhënë atij, por një tjetri.
“E njoh atë gjimnaz prej vitesh, Mekor, por ky
skandal, zor se mund të jetë përsëritur ndonjëherë. Nuk
gjen kollaj nxënës që provimin me shkrim ta bëjnë për 25
minuta! As në provimet e klasës, pa le për ato të maturës.”
“Mirë e the. Rastisi që unë e mbarova shpejt. Plus që
pranova të bëj edhe një lloj nderi, të ndihmoj të tjerët. Siç
duket, duhet ta kem ndonjë dell prej budallai.”
“E the kot këtë! Po ajo nofka e Dardaneleve, si
është?”
“Është paksa banale, nuk ta them dot. Mbase ndonjë
herë .... po ma kujtove.”
24 Muci Fezga
“Jo, më mirë që nuk po ma thua, se Xhemron nuk e
shoh dot me sy dhe nuk kam për ta parë më, ndoshta
asnjëherë tjetër.”
25
Vila e mistereve
4. D dhe M
“Unë nuk shpejtova të prezantohem” tha Diana pa e
hequr buzëqeshjen. “Mendova se do të më njihje. Më
mbajnë mend të gjithë shokët e tu të maturës, sepse më
quanin atëherë me nofkën ‘sikur’, që ndoshta shprehte
për ta ‘një dëshirë që nuk e realizonin dot’. Madje një djalë
kishte shkruar në gazetën e murit të shkollës një vjershë
me dy strofa me nga pesë vargje secila, të cilët fillonin me
radhë sipas shkronjave të fjalës ‘sikur-Diana’. E ai djalë më
dilte përpara me rast e pa rast. Por as atij dhe as mua nuk
na eci fati.”
Mekori i tha asaj se në këtë qytet ai nuk kishte
mbushur akoma as nëntë muaj. Kështu që nuk kishte nga
ta njihte. Ai shtoi, si për humor, se për të ai nuk duhet të
kishte lindur akoma.
Asaj i pëlqeu humori i Mekorit dhe përsëriti enkas
goditjen e saj të radhës, me të qeshurën e ëmbël.
“Sa më gëzove Mekor me këtë që më the!”
“Ç’ka këtu për t’u gëzuar?”
“Po të ishte, siç e mendova në fillim, dhe ti nuk do të
më mbaje mend, do të ndihesha keq, sepse u gjet një djalë
26 Muci Fezga
simpatik që nuk ia paskam mbushur syrin as atëherë dhe
as tani.”
Të qeshurën me zë e me lot të Mekorit e pasoi dhe
Diana. Pastaj biseda vazhdoi më e qetë.
Diana tregoi se para përfundimit të maturës, ajo
kishte kërkuar të vazhdonte Institutin e Arteve, jo vetëm
se ishte e bukur e mund të çante në teatër apo kinostudio,
por kishte edhe zërin shumë të mirë, se recitonte e
imitonte, kërcente e këndonte me grupin e teatrit të
qytetit. Por Sabriu, të cilin ajo e kishte gjetur në qytet,
diku e kishte parë, e kishte pëlqyer dhe kishte vendosur ta
merrte për grua.
“Diana, nuk të kuptova” ngriti pak zërin ai, “Sabriu
vendosi të të merrte për grua, kështu? Dhe ti mezi prisje
të merrje Sabriun për burrë?”
“Pas një jave unë do të filloj sezonin përfundimtar të
provimeve në institut, pas të cilit do të diplomohem”,
vazhdoi ajo pa i kthyer përgjigje. “Do të jem biologe,
mësuese e kimisë dhe biologjisë ndoshta. Sabriu më thotë
të mos shqetësohem, sepse ai u ka dhënë urdhrat e veta
pesonave të duhur. Unë vazhdoj ta kundërshtoj, se mua
nuk më duhet ndihma e tij, por ai këmbëngul, njëlloj si dhe
për vete. Nuk janë veprime të rregullta këto. Apo e kam
gabim?”
27
Vila e mistereve
“Edhe pse ti këmbëngul, mesa duket, është ai që
vendos përfundimisht.”
“Po, po”, tha ajo, “ia mbush mendjen Xhemro Labi,
këshilltari i tij, të cilin, më duket se e urrej, nuk e afroj dot
as te pragu i derës, siç e pe pak më parë.”
“Pse kështu? A e ke pasur profesor atë?”
“Më fal, por nuk kam dëshirë të flas për të, të paktën
tani për tani.”
Mekori vuri re një lot që i rrëshqiti Dianës nëpër
mollëzën e faqes. Ajo ishte zbehur dhe buzëqeshja i ishte
larguar. U ngrit dhe i la atij të kuptojë se po shkonte në
banjë.
Kur u kthye, ajo ishte e qetë. Kishte marrë një pamje
më të bukur nga mënyra e krehjes së flokëve.
Ende pa u ulur, ajo iu lut atij të kërkonte ndonjë gjë
që i pëlqente për të pirë apo për të ngrënë, se ajo
dëshironte ta qeraste për mirëseardhjen.
Mekori nuk kërkoi asgjë dhe bëri betimin se i kishte
thënë asaj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Diana vuri
lehtë buzën në gaz, duke i thënë se po e habiste me
ndjenjën e tij të humorit, por nuk qeshi siç bënte
zakonisht.
Ajo mbushi një gotë me raki rrushi dhe nxori një
pjatë me gliko arrash, e cila, siç tha ajo, ishte ëmbëlsirë
karakteristike përmetare. Për vete mbushi një gotë vere të
28 Muci Fezga
bardhë dhe i uroi mirëseardhjen. Ajo tha në vazhdim se
falënderimin do t’ia bënte Sabriu, sapo të kthehej.
Mekorit tani po i vinte keq që nuk kishte pasur fatin
ta njihte ca muaj më parë këtë vajzë kaq të mirë, të bukur,
të thjeshtë dhe të zgjuar. Këtë që sapo e kaloi nëmend ia
tha edhe asaj. Madje, i tha edhe më shumë. I tha se kur ai
filloi gjimnazin, ajo sapo kishte hyrë në kuvlinë ku mbajnë
thëllëzat. Diana qeshi dhe tha se ai kishte sajuar një fjali të
bukur dhe shprehëse. Pastaj i iku buzëqeshja e vendin ia
zuri dëshpërimi. Sytë e saj u mjegulluan nga lotët që
mbetën pa rrëshqitur e u thanë brenda kapakëve.
Diana e pa të udhës të ndërronte temën e bisedës
dhe iu lut atij të tregonte diçka për veten. Nuk mund të
fliste vetëm ajo e ai të dëgjonte. Veç kësaj ajo e ndjente se
ai nuk ishte çliruar plotësisht nga tensioni i fillimit të
bisedës mes tyre.
“Unë nuk e di, Diana, se çfarë vë re ti, por unë jam
fare i qetë, u mësova me ty dhe të falënderoj për
kënaqësitë që më krijon. Unë nuk i meritoj këto trajtime
kaq miqësore, sepse unë defakto jam thyerës i rregullave
të shkollës, pjesëmarrës direkt në krimin që u bë gjatë
provimit. Tani, duke u treguar kaq e mirë me mua, bëhesh
edhe ti bashkëfajtore, nëse do të vazhdosh akoma të mos
më kallëzosh atje ku duhet.”
29
Vila e mistereve
“Ku ta bëj kallëzimin, te burri? Ai është i pari për t’u
dënuar! Madje ai nuk e kupton që ka bërë gabim. E quan si
lojë, që nuk i bën keq popullit, thotë. Por, le ta lëmë këtë e
më trego për veten, para se të filloj të të pyes.”
Mekori nuk i kishte shkuar ndonjëherë në mend se
ç’mund t’i interesonte dikujt të dinte për jetën e tij. Ai i ra
shkurt. Tha se ishte një fshatar nga jugu i vendit. Për
kushtet e vështira të jetesës në familje, kishte gjetur si
zgjidhje të mbyllej në një shkollë ushtarake qysh nga
mosha dhjetë vjeç e deri sa mori rrugën për të ardhur
këtu, para tetë muajsh. Buzëqeshi pak dhe tha se
jetëshkrimi i tij ishte kaq i thjeshtë sa mund të shkruhej
vetëm me një fjali.
Ajo qeshi me fjalinë e fundit të tij, ndërsa ai e ftoi të
fillonte nga pyetjet.
Diana e pa në sy dhe i buzëqeshi. E pëlqente shumë
këtë djalosh që i dukej krejt si një Adam i rënë prej qiellit,
megjithëse nuk gjente dot asgjë si argument për
mendimin e vet. Ndaj ajo mendoi ta ngacmojë pak për ato
që kishte në mend, që nga çasti kur e pa duke ngjitur
shkallët për në verandë.
“A të vjen keq nëse të pyes për shoqërinë që ke
pasur, ose që ke akoma dhe cili është mendimi tënd në
zgjedhjen dhe mbajtjen e kësaj shoqërie. Ke gjetur këtu
shoqëri të re?”
30 Muci Fezga
Mekori nuk e kish menduar se një vajzë, si Diana, do
ta pyeste kaq hapur dhe pa nënkuptime për atë që ai e
kishte pikën më të dobët në jetën e tij.
Ai uli kokën dhe filloi të tregojë me një zë tepër të
ulët. Tha se po të fuste tek përgjigja edhe këto pak muajt e
jetesës në këtë qytet, ai nuk kishte dëgjuar nga afër, si
tani, asnjë zë vajze, asnjë fjalë prej tyre e asnjë bisedë që
mund t’i sillte atij kënaqësinë më të vogël. Ai nuk kishte
arritur të nuhaste aromën qoftë dhe të një vajze të vetme,
siç po e shijonte tani. Ai kurrë nuk e kishte parë një vajzë
si një ditë të re në agim, si një rreze të diellit, si një lule që
është nektar i natyrës. Nuk ishte mësuar dot ta shihte
vajzën si nektar të jetës.
Për arsye të vendit ku jetoi dhe kreu studimet, ai u
formua dhe mbeti, një tip krejtësisht i mbyllur, i mbyllur
hermetikisht. E gjithë shoqëria e tij numëronte vetëm dy
apo tre shokë, konviktorë dhe ata, të ardhur nga e njëjta
shkollë e me të njëjtën edukatë si ai. Pra, me dy fjalë, ai
ishte një fshatar i vërtetë dhe shfaqte një edukatë të
pastër ushtarake.
“Po dëgjoj një gjë të pabesueshme, Mekor, e më vjen
të qaj. Pse nuk thua më mirë që ke qenë në një burg të
vërtetë? Kjo është një vuajtje e tmerrshme shpirtërore.
Madje të burgosurve u bëjnë plot lëshime, u vijnë për
vizita jo vetëm gratë, por dhe të dashurat, edhe shoqet e të
tjerë miq e shokë. Si është e mundur që një djalë si ti, i
31
Vila e mistereve
zgjuar e simpatik, të mos ketë njohur shoqërinë e ndonjë
vajze? Në moshën më të mirë! O zot, çfarë fati të keq paske
pasur!”
“Fati është i lidhur me mjedisin, Diana, dhe varet
shumë nga mentaliteti që mbart shoqëria," tha ai, "por
edhe me ndryshimin e mjedisit. Në muajt e fundit në këtë
qytet, kërkohet koha e nevojshme për të t’u përshtatur me
shokët, shoqet dhe miqtë. Ne jetojmë akoma në një
shoqëri konservatore dhe kemi frikë, frikë në palcë, për të
shprehim mendimet tona. Aq sa shprehja banale se ‘muret
kanë veshë’ qarkullon gojë më gojë. Dhe askush nuk i
beson askujt.”
“Përfundimi që ke nxjerrë ti është i saktë për
mendimin tim, por çfarë përpjekjesh ke bërë ti për të
gjetur fatin tënd, atë që ëndërron në të vërtetë?”
“Pothuajse të gjitha vajzat e moshësh sime, madje
edhe më të vogla se unë, kanë gjetur burrat e tyre qysh në
vitet e para të gjimnazit. Ja, ju, për shembull,” tha ai dhe e
pa drejt në sy.
Ajo buzëqeshi hidhur, aq sa Mekori u shqetësua për
ndërhyrjen që bëri.
“Ndërsa me vajzat më të reja se unë,” vazhdoi ai,
“asgjë nuk më lidh. Njohja me to nuk do të kishte kuptim,
përveç ndonjë kënaqësie të rastit. Por unë dhe miqtë jemi
kundër veprimeve të tilla. Ne i ndëshkojmë nëse i hasim”.
32 Muci Fezga
Mekori psherëtiu. Ai tha se e dinte mirë që vajzat nuk
u i pëlqejnë djemtë e edukuar në gazerna. Madje thuhet se
me oficerët nuk dëshirojnë as të martohen. Dhe e
argumentojnë me shërbimet e shpeshta që ata kanë, kohë
e pa kohë, ditën e natën. Ato nuk e dinë që ingranazhi i
çuditshëm i marrjes dhe zbatimit të urdhrave është pjesë
e një mekanizmi më të madh, dhe se mekanizmat as
gjykojnë dhe as gjykohen. Ai i solli asaj Sabriun si
shembull, duke shtuar se një mënyrë e tillë pune është
thuajse në të gjitha profesionet, në shkallë të ndryshme,
natyrisht. Vajzat këtë nuk e kuptojnë, gratë disi më
ndryshe.
33
Vila e mistereve
5. Konvikti
Diana u prek nga tregimi i Mekorit dhe pa e fshehur
shqetësimin, ajo e pyeti:
“A bëhen mbrëmje vallëzimi në gjimnazin tënd dhe
në konvikt?”
Bëhen, u përgjigj ai, por siç të thashë, vajzat vijnë të
shoqëruara. Ne na duhet të jemi spektatorë, ndaj unë
qëndroj fare pak e pastaj largohem.
Të dy qeshën me shpirt kur ai tregoi se në konvikt
vajzat, që përbënin një grusht, uleshin në njërën anë të
sallës, ku do të bëhej vallëzimi, ndërsa djemtë, 30 herë më
shumë se ato, qëndronin në gatishmëri në tre anët e tjera.
Një konviktor me gjyzlykë që luante në fizarmonikë
krijonte plot situata komike. Luante një akord dhe djemtë,
me tingullin e parë, fillonin vrapin drejt vajzave. Ishte një
garë vrapimi e vërtetë, pa rregulla. Një garë me të shtyra,
strekëmbësha, rrëzime në dysheme e të qeshura pa
pushim.
Por, nuk vazhdoi gjatë dhe drejtoria vendosi që
mbrëmjet të bëheshin jo më shumë se dy herë në muaj
dhe fuqinë do ta kishin përherë damat. Kjo do të thoshte
që vajzat do të ngriheshin e të ftonin djemtë për vallzim.
34 Muci Fezga
“Po ti ke vrapuar?”
“Jo, unë nuk e pranoj një idiotizëm të tillë. Rri atje, jo
më shumë se një gjysmë ore, dëgjoj këngët dhe muzikën e
dobët që luan ‘gjyslykja’ dhe sapo ai fillon përsëritjen e
muzikës, dal, bëj një xhiro deri te kinemaja e qytetit,
pastaj deri tek teatri, shoh reklamat dhe kthehem e
mbyllem në dhomë.”
“Të pëlqen kinemaja? Ç’lloj filmash?”
“Është e vetmja kënaqësi. Ti mund të qeshësh, por
një film që titullohet “Fluturojnë krillat”, i cili ka fituar
palmën e artë në festivalin e Kanës e kam parë me shokët
e mi mbi dhjetë herë radhazi. Aq sa nuk besoj t’i harroj
kurrë emrat e artistëve. Tatjana Samoillova dhe Aleksej
Batalow, si dhe regjisorin e famshëm Mikail Kallatasov. Në
përgjigjësi, melodramat më pëlqejnë më shumë.”
“Dhjetë herë një film? Po paratë kush ua paguan?
“Biletat i bëj unë, duke i kopjuar mbi një pllakë
xhami. Kopje perfekte dalin, por filmin, kur salla është e
mbushur, qëllon ta shohim në këmbë. Portierët nuk na
ngacmojnë, ndoshta u vjen keq. Një shokun tonë, që
dridhej nga frika, e ndaloi portieri kur po i këpuste pjesën
e kontrollit të biletës dhe e pyeti se pse dridhej. Ai i tha se
në grupin e teatrit të konviktit ai luante rolin e koprracit
në komedinë e Molierit. “Mirë, bukur, jepi artist”, i tha ai.
35
Vila e mistereve
Diana filloi të qeshte me lot, duke përsëritur,
“fantastike”. Pastaj, pas një çasti pushimi, humori i ra fare.
Ai nuk po e kuptonte se ç’po ndodhte me të, por nuk e
pyeti.
Ajo po shihte në mendjen e vet figurat e shumta të
stampuara nga tregimi i Mekorit. U ndal me mend tek fati,
i cili, sipas saj, nuk vjen nëse nuk e kërkon, madje me
ngulm.
Pastaj ajo e kundërshtoi këtë mendim ne mendjen e
vet. E kisha rastin përpara, mendoi ajo. Është vërtet për të
ardhur keq. Pastaj ajo u ligështua akoma më shumë, duke
parë fatin e vet si në ekran.
“Eh, Mekor, mesa kuptoj, ti deri tani nuk i je afruar
asnjëherë asnjë vajze?!”
“Pyetjen tënde, Diana, e kuptova shumë mirë, edhe
pse nuk e bëre të plotë, ashtu si e mendove. Ndoshta nuk
duhet as t’i përgjigjem, asaj pyetjeje, por,” dhe ai ndali pak
si për ta peshuar më parë përgjigjen, “diçka te ngjashme ta
thashë një herë. Natyrisht, edhe unë, si gjithë moshatarët
e mi, kam ëndërruar të kisha pranë një vajzë.”
Diana u afrua më pranë tij.
“Kam parë plot skena dashurie nëpër filma dhe kam
lexuar shumë nëpër libra e revista, tha Mekori. Por deri
tani, deri në këtë moment që po bisedojmë, s’kam prekur
asnjëherë një dorë vajze, një prekje që të jep kënaqësi, pa
36 Muci Fezga
folur për të tjerat që mund të vinin pas një njohjeje më të
afërt.”
Dhe Mekori heshti gjatë. Sa keq i vinte tani, në këtë
moshë të rritur, të dalë nga adoleshenca, të qëndronte e të
rrëfehej para Dianës.
“Nuk ka nevojë të më pyesësh më gjatë, Diana. Të
tjerat ti i kupton vetë, jam i sigurt. Të ndjek me vëmendje
dhe e shoh që të vjen keq për mua. Unë nuk kam ndonjë
ndjenjë turpi të tregoj për këtë, sepse e ndiej veten krejt
pa faj. Ndiej vetëm keqardhje për veten time. Por le ta
lëmë këtu këtë besedë. Më mirë të mos e kishe bërë atë
pyetje! Dhe çdo pyetjeje, ndoshta edhe intime që mund të
kesh ndërmend për ta bërë, vëri nga pas një përgjigje me
‘jo’ dhe kaq.”
“Dakord, Mekor, të kuptova dhe nuk do të pyes më.”
“Tani më thuaj, të lutem, kur do të vijë Sabriu? Përse
më ka thirrur? Falënderimin që donte të më bënte ai e
mora prej teje. Ja pra që takimi ynë mund të quhet i
përfunduar, madje dhe i suksesshëm tashmë.”
Diana nuk e fshihte dot shqetësimin që e kishte
mbërthyer dhe dëshirën për ta tërhequr atë sa më pranë
saj. Nuk e kuptonte se si duhej të çlirohej, se çfarë duhet të
bënte dhe nga t’ia niste. I dukej se deri në atë moment nuk
kishte bërë asgjë, ishte si në një vorbull pa rrugë daljeje.
Ai vazhdonte t’i ngjante me një Adam të kohëve moderne
37
Vila e mistereve
që nuk kishte gjetur akoma atë që kërkonte trupi i ndezur
i tij. Ai sapo e kishte kaluar adoleshencën dhe kish dalë
prej saj krejt i virgjër, pa shijuar asnjë nga ndjenjat dhe
kënaqësitë e shumta që lind bashkimi me një femër. Ajo u
ngrit, mori një pupë dhe u ul afër, në krah të Mekorit. Sytë
e saj ishin të ndezur dhe pak të përlotur. Ajo i hodhi atij
ngadalë dorën në qafë dhe i mbështeti kokën te supi.
Mekori nuk luajti nga vendi, por u skuq. Ajo e vuri re
dhe i pëshpëriti në vesh.
“Unë e kam kuptuar që ne na pëlqen të dyve të
bisedojmë bashkë dhe se ne të dy e pëlqejmë dhe e duam
njëri-tjetrin. Ti nuk ke pse të shqetësohesh për këtë.
Përkundrazi, unë do të dëshiroja që marrëdhëniet tona të
jenë sa më të pastra, sikur dhe intime të jenë ato. Ti
ndoshta nuk e kupton sa kënaqësi ndiej unë duke qenë
pranë teje, ja kështu siç jemi tani.”
Mekori u skuq edhe më, e shtyu atë pak, fare lehtë,
dhe u ngrit nga vendi.
“Më fal,” tha ai, “unë do të dal, sepse kaloi më shumë
se një gjysmë ore, ndërsa Sabriu mesa duket do të vijë në
darkë.”
“Më fal Mekor nëse fjalët e mia dhe afrimi im u
keqkuptua prej teje. Nuk desha aspak të të fyej, apo të luaj
me ndjenjat e tua. Ishte thjesht një keqardhje, si ajo që the
ti pak më parë për veten tënde, por më ndje, nga gjithçka
që tregove, mua m’u shtua pa masë respekti për ty, aq sa
38 Muci Fezga
nuk jam në gjendje të mendoj se çfarë mund të bëj që ti të
ndihesh sa më mirë tek unë. Të lutem më ndihmo për
këtë.”
Ai i tha se kurrë nuk e kish pranuar ndjenjën e
keqardhjes së të tjerëve ndaj tij. Ai ishte krenar për veten,
pavarësisht se fati nuk ia ka sjellë atë që shpirti ia kërkon.
Por kjo do të ishte thjesht kalimtare. Ai ia kish thënë, nuk
ishte nga ata që i shfrytëzojnë për keq rastet, e aq më keq
akoma që krijojnë raste duke abuzuar me shoqërinë apo
me miqësinë. Ai kishte ardhur i ftuar si mik dhe ish i
detyruar të respektonte me ndërgjegje të pastër rregullat
që kërkonte kjo miqësi.
Diana i kuptoi mirë fjalët e tij. Ai ishte tejet i edukuar
e i sjellshëm. Skuqja e tij nuk ishte ndjenjë turpi prej
adoleshenti, ishte më shumë shfaqje inati për pasigurinë
që po tregonte ai me veprimet e veta. Ndaj ajo i tha se
porosia e Sabriut ishte e qartë dhe ajo ishte e detyruar ta
zbatonte.
Ai mund të ulej e të lexonte diçka nga librat dhe
revistat në komo deri sa ajo të përgatiste për të ngrënë.
Pasi të hanin ata mund të dilnin së bashku dhe të
shëtisnin në kopsht, megjithëse nuk kishte ndonjë gjë të
veçantë për të parë. Veçse ai duhej doemos të qetësohej e
të dy bashkë të prisnin sa të vinte Sabriu, kurdo që të
vinte. Ajo nuk lidhej dot me të në telefon.
39
Vila e mistereve
“Jo,” tha ai prerë, “unë po iki tani, menjëherë, ditën e
mirë.”
40 Muci Fezga
6. Largimi ...
Mekori doli nga dhoma e pritjes pa i dhënë as dorën,
zbriti shkallët, eci rrëmbyer, hapi me vërtik portën e
oborrit sikur të kishte frikë se mos i ndërrohej mendja në
çast dhe mori kthesën për të dalë në rrugën që e çonte në
konvikt.
Diana u përplas tërësisht nervoze mbi kolltukun e
gjatë në dhomën e pritjes. Nuk arrinte të kuptonte se ku
kishte gabuar, ku e kishte tepruar, ofenduar apo lënduar.
Ndoshta kishte lejuar ndonjë mendjelehtësi, nuk kishte
menduar asnjë nga detajet e këtij takimi. Ai djalë me
siguri duhet të ishte zhgënjyer me të, ndoshta afër fundit
të bisedës. Ajo sillte ngjarje nëpër mend dhe lotonte. I
dilte parasysh Sabriu e i vinte keq edhe për të. Duke
kaluar me mend nga skena në skenë, ajo shpërtheu në të
qara me dënesë.
Pasi kaloi një kohë të shkurtër e u zbraz nga trishtimi
i thellë që e kishte pushtuar, Diana u ngrit, shpëlau fytyrën
me ujë të ftohtë dhe erdhi e u ul në një nga shezlongët e
verandës. Dielli tani ngrohte me fuqi, por Diana ende nuk
po e ndiente ngrohtësinë e tij.
41
Vila e mistereve
Mekori kishte të drejtë, mendoi ajo. Ai nuk e kishte
kuptuar atë e nuk mund të merrte asgjë me mend. Duhej
t’i jetë dukur sikur ajo po luante me të rrolin e një hetuesi.
Sepse ajo nuk iu përgjigj as pyetjeve të pakta që i bëri ai
rreth vendimit të Sabriut për martesën, për rrolin e
dyshimtë të Xhemros në familjen e tyre, për fëmijërinë e
saj.
Ajo mbeti për të një lloj enigme e ai, me prirje për të
qenë i saktë, mund të sajonte lloj-lloj hipotezash për të.
Dhe logjika ia donte që përfundimet e tij të ishin me prirje
nga e keqja. E quajti veten krejt idiote.
T’i qëndronte zogu kaq gjatë në pëllëmbë dhe ajo të
mos e mbyllte dorën për ta mbajtur. Sa budallaqe je, i tha
tha ajo vetes dhe u ngrit rrëmbimthi. Duhet të bëj diçka që
ta kthej nga rruga. Tani, nuk mund të qëndronte dot pa të.
Gabimi që bëri ishte i madh. Aq më tepër që nga çasti në
çast mund të vinte Sabriu e mund të mos e gjente aty. Si t’i
përgjigjej atij?
Ajo doli te dera e verandës dhe i ra ziles së shtëpisë,
si të ishte një vizitore. Nga pas gardhit doli dhe iu afrua në
çast roja, një djalosh me trup shtangisti. Diana, me zë krejt
të ulur, ku ndihej një e dridhur e lehtë, i tha atij me hollësi
se çfarë duhej të bënte dhe më pas e urdhëroi të nisej
menjëherë. Roja u largua. Ajo e ndjeu veten të çliruar nga
ankthi dhe trupin më të lehtë. U lëshua në shezlong e
pushtuar tërësisht nga një kënaqësi e brendshme.
42 Muci Fezga
Në mes të ëmbëlsisë që ndjeu në shpirt ajo mbylli
sytë dhe imagjinoi të ngrihet ngadalë në ajër dhe përkrah
saj ishte Mekori, me sytë drejtuar tek ajo, duke
buzëqeshur. Zërat e tyre përziheshin dhe Diana po i
tregonte historinë e jetës së saj. Në fillim dukej sikur ajo
po ëndërronte dhe dëgjonte zëra që vinin nga drejtime të
ndryshme dhe bënin jehonë në ajër dhe më pas këto zëra
u shndërruan në re. Ajo pa renë e saj të mendimeve, një re
të madhe, duke puthur me butësi vogëlushet e Mekorit.
Retë e mendimeve po bënin dashuri. Ajo e kuptoi që
tashmë kishte rënë në dashuri me të.
* * *
Një lloj si ti, edhe unë jam e re në këtë qytet. Kam
ardhur afërsisht katër ose pesë vjet para teje. Erdha nga
një qytet ngjitur me Moskën.
Mos bëj të habiturin, por më dëgjo. Më shoqëronte
Irina, mësuesja tënde dhe e imja e gjimnazit. Ajo ishte
motra e një mikut të ngushtë të babait, me emrin Borisov,
familja e të cilit jetonte shumë afër me familjen tonë në
Romë. Borisovi dhe babai im ishin punonjës të
ambasadave të vendeve të tyre. Ata të dy u miqësuan edhe
familjarisht, sepse përfaqësonin dy vende me miqësi të
përjetshme.
Iu bë sikur ai e pyeti tërë habi, por ajo vazhdoi.
Borisovi kishte një vajzë simpatike dhe shumë të zgjuar,
43
Vila e mistereve
Lena e quanin, moshatare me mua dhe ne të dyja ndiqnim
të njëjtën shkollë fillore, që për fatin tonë e ndodhej në
mesin e rrugës që lidhte shtëpitë tona. Unë dhe Lena u
bëmë shoqe të ngushta, aq sa ne ishim si dy motra, si dy
vajza të secilës prej familjeve tona.
Si duket, e deshi zoti që Borisovët dhe prindërit e mi
do të ktheheshin në të njëjtën kohë në vendet e tyre. Lena
dhe unë u mërzitëm shumë aq sa Borisovi iu lut babait të
më merrte me vete, bashkë me Lenën edhe mua, të jetoja
me ta në Tula, qyteti ku ata kishin shtëpinë, shumë afër
me shtëpinë Tolstoit të madh. Babai e bisedoi me nënën
time dhe ranë dakord. Unë dhe Lena u gëzuam më shumë
nga të gjithë. Do të vazhdonim shkollën përsëri bashkë, aq
më tepër që shkolla në Tula ishte speciale dhe të gjitha
mësimet zhvilloheshin në anglisht. Borisovi u kujdes për
mua njëlloj si për Lenën e cila renditej e para në shkollë
për nga notat. Por edhe unë munda të hyj në grupin e
nxënësve cilësorë. Fotot tona qëndronin gjatë gjithë kohës
në tabelën e nderit, në hyrje të shkollës.
Pas katër vitesh unë dhe Lena e mbaruam shkollën
angleze dhe po bëheshim gati të fillonim gjimnazin. Por,
atë vit, motra e Borisovit, Irina, do të vinte si nuse e
martuar në Shqipëri me një personalitet të njohur në
fushën e arsimit. Irina më mori me vete. Në avion më tha
se do të më kishte nxënësen e saj, se atë e kishin emëruar
mësuese në gjimnazin e qytetit ku ishin prindërit e mi.
Unë u gëzova shumë dhe, sikur të kisha Lenën përpara, iu
44 Muci Fezga
hodha në qafë dhe të dyja filluam të ledhatonin njëra-
tjetrën.
Ishte Irina ajo që më bëri të njohur sapo futa këmbët
në gjimnaz, përpos asaj që rrezatoja bukuri të rrallë mes
shoqeve të mia.
45
Vila e mistereve
7. Gjimnazi ...
Ajo hapi sytë e trembur nga një zhurmë e lehtë. Iu bë
sikur dëgjoi një zë diku afër dhe hodhi shikimin për rreth.
Heshtje gjithandej. Mbylli sytë dhe hyri përsëri në botën e
kujtimeve.
Babai dhe nëna u gëzuan shumë kur e panë Dianën
që hapi derën dhe la të hynte e para gruan që e
shoqëronte, një grua tepër e bukur e tërë buzëqeshje. Ata
mbetën si të paralizuar. Kishin tani para syve vajzën e tyre
aq të rritur, aq të bukur dhe aq elegante në veshje e sjellje.
U ngritën si të dehur e me sy të përlotur, iu afruan si të
donin të vraponin. Filluan përqafimet e puthjet e gjata. Në
buzët e faqet e tyre përziheshin lotët e të treve.
Irina rrinte si e shtangur nga emocionet që i krijoi
skena që po shihte. Një lloj si tek ne, mendoi ajo.
Prindërit u shkëputën nga Diana dhe duke fshirë
lotët me dorë iu drejtuan Irinës. Ata e falënderuan atë dhe
të vëllanë e saj me një shqipe që askush nuk e përkthente.
Pastaj ata iu lutën që t’ia transmetonte falënderimet e tyre
edhe Borisovit, të cilin ajo e kuptoi me intuitë dhe u
buzëqeshi. Pastaj Irina u largua. Burri e priste jashtë në
rrugë.
46 Muci Fezga
Dianën e priti ngrohtë i gjithë stafi pedagogjik i
gjimnazit, jo vetëm për notat e mira që kishte në dëftesat e
saj, por më shumë nga që zotëronte tri gjuhë të huaja. I
pari që iu afrua e nuk iu nda asnjë çast të vetëm ishte
Xhemro. Ai donte ta kishte Dianën si një asistente të tij
personale për rusishten, të cilën ai, siç e ndiente edhe
vetë, nuk e zotëronte mirë.
Diana kujtoi në çast pyetjen që i bëri Mekori për
Xhemron, të cilën atëherë bëri sikur nuk e dëgjoi. Tani po i
sillte ndërmend ngjarjet dhe filloi te rrëfehej.
Ajo kishte filluar semestrin e dytë të vitit të fundit të
gjimnazit. Ai e thirri në zyrën e komitetit të rinisë së
shkollës dhe e ftoi të ulej në karrige.
“Nga dita e sotme, ti Diana, do të jesh antëtare e
komitetit të rinisë së shkollës. Kjo zyrë do të jetë edhe
zyra jote. Mund të vish kur të duash, madje edhe kur të
mos ketë frymë njeriu. Ja dhe çelësin ku e ke. Ti je vajzë e
besuar sepse babai tënd ka punuar në ambasadën tonë në
Romë, e tani është nëpunës i nderuar.”
Diana tha faleminderit dhe u ngit të dilte.
“Jo, prit pak se kam akoma. Kjo që do të them është
tepër sekrete. Në qytetin tonë kemi një personalitet
shumë të rëndësishëm. Është beqar. Ka ardhur në gjimnaz
dhe mes shumë gjërash ka parë edhe foton tënde në
tabelën e nxënësve me të mirë. I ka mbetur mendja, i ka
47
Vila e mistereve
ndalur dhe fryma. Kërkon të të marrë për grua. Do të të
ketë në shtëpi ditën që do të mbarosh provimin e fundit.
Atë e njohin të gjithë nga që është personi numër një në
rrethin tonë, kudo, në qytet e në fshat. Kam porosi të të
shoqëroj deri në shtëpinë e tij. Ai do t’i thotë vetë kërkesat
dhe pret përgjigje pozitive prej teje. Quhet Sabri Ebriku.”
Diana bëri edhe dy hapa të tjera mbrapsh në drejtim
të derës.
“Prit, se nuk kam mbaruar. Porosia e tij është kjo:
këto që biseduam këtu do t’i mbash sekret edhe nga
prindërit. Se kur do t’ua thuash atyre, këtë do ta thotë ai.
Kaq kisha. Mund të ikësh, por dy gjëra dua t’i di, e shumta
nesër: E para, nëse do të vesh tek ai? Dhe e dyta në cilën
nga ditët e javës?”
Ajo u zverdh në fytyrë dhe e revoltuar, tha me zë të
lartë një “jo, nuk shkoj”. U largua me shpejtësi nga zyra,
përplasi derën dhe zbriti shkallët rrëmbimthi. Sabriu
është i vjetër, mendoi ajo duke vrapuar, njëlloj me babain.
Por dhe mënyra që po përdor, me këtë mësues-mbles
mediokër është anadollake.’ Ndërsa unë jam e re, kam të
drejtën të pretendoj më shumë, jam vajza më e bukur e
qytetit, djemtë më vardisen thuajse të gjithë.
U zgjua si nga një ëndërr me makthe. Sa kujtesë e
hidhur, si e betonuar në tru, mendoi.
Të gjitha këto duhej t’ia kisha treguar Mekorit. Çfarë
naiviteti i lejova vetes. Duhet ta riparoj menjëherë,
48 Muci Fezga
mendoi. Duhet t'i prezantohem ajo që jam në të vërtetë. Jo
si një e njohur e rastit. Ai është djalë i zgjuar, tërheqës, me
shpirt të madh, me fjalë të ngrohta, i respektueshëm.
Fundja, edhe mund ta ulem pak, por pa kërkuar kurrë të
më mëshirojë.
Duhet ta realizoj medoemos atë që kam konturuar në
mendje, të zbuloj një pjesë të vogël të enigmës, pa nxjerrë
në dritë tërësinë e saj. Ajo duhet të mbetet e varrosur
këtu, të jetë pronë e kësaj vile dhe vetëm e kësaj, pjesë e
mureve, e çatisë dhe e tuallit së saj. Ndyshe, ata që më
ruajnë do të jenë xhelatët e mi. O zot, më ruaj nga e keqja!
49
Vila e mistereve
8. Presion ...
Diana vazhdoi të sillte ndër mend e të analizonte veç
e veç, pastaj të grupuara, gjerat me të rëndësishme, që
mund t’i tregonte Mekorit e që ai t’i pranonte t'i dëgjonte.
Do të bënte dallim, nëse ato do t’u premtonin parajsën te
dyve, apo rrethin e fundit të ferrit. Në tregimin e saj ata do
të pranonin të dyja, edhe jetën, edhe vdekjen. Nuk kishte
rrugë te mesme.
E lodhën shumë këto mendime dhe në një çast nuk e
përballoi dot. E zuri gjumi duke e parë veten sikur po
kolovitej në dyshekun e sfungjertë që mbahej me dy litarë
të trashë të kapura në dy nga pemët e mëdha të kopështit
pas shtëpisë. Vazhdonte po ajo ëndërr me Xhemron.
* * *
Xhemro gjeti rastin e volitshëm dhe futi Dianën
përsëri në zyrën e tyre të organizatës së rinisë së
gjimnazit.
“Ti je vajzë e zgjuar, Diana,” i tha ai, pa arritur të ulen
në karrige. “Cilësitë e tua nuk i ka kush, por mendohu,
mos i bjer të mirës me shkelm, mos e humb këtë rasti që,
me siguri, nuk mund të vijë më kurrë. Sabriu nuk është aq
i moshuar sa mendon ti, nuk është as sa tregon ai me
50 Muci Fezga
pamjen e lodhur nga puna që ka bërë. Nuk i ka mbushur,
ose tani po mbush të dyzetat. Pastaj ai e ka marrë
vendimin, i ka shkrepur në kokë, kupton?”
Diana nuk foli, por u ul në karrige me duart e
kryqëzuara mbi tavolinë.
“Po ngule këmbë për “jo” do të gjesh belanë. Jo vetëm
ti, por edhe prindërit e tu. Nuk besoj se u ke thënë gjë
atyre! Se të porosita. Edhe unë në fillim nuk doja të isha
korrier personal i tij, por ja që tani kryej çdo detyrë që më
ngarkon. Ka metodat e veta ai, ka punuar pranë Qendrës
Kryesore të drejtimit të luftës me italo-gjermanët. E
kupton ti se çfarë do të thotë kjo?”
“Pranë Komitetit të Përgjithshëm?” tha ajo me sy si të
dalë jashtë vendit. “Me Komandantin ka punuar ai?”
“Po, ka qenë korrieri personal dhe i vetëm i tij. Ka
qenë njeriu i shtëpisë. E kupton tani se çfarë është i zoti të
bëjë ai? Jo ai vetë, natyrisht, por njerëzit që e rrethojnë
dhe e ruajnë atë.”
“Ti po me fut frikën, profesor! Unë do të shkoj të
ankohem ndaj teje ku të jetë e mundur.”
“Tani mendohu përsëri, Diana! Bisedoje edhe me
prindërit, se e mora lejen prej Vilës. Biseda që do të bësh
me ta do të jetë sekret i madh edhe për dy prindërit e tu.
Nëse del qoftë dhe një gjysmë fjale jashtë, në rrugë
domethënë, kjo do të thotë se këtë sekret e ka nxjerrë ose
51
Vila e mistereve
ti ose një nga prindërit e tu. Mendohu mirë! Ai që i nxjerr
fjalët në rrugë, nuk e sheh më diellin që lind të nesërmen
në mëngjes, siç e thotë shpesh Shef Sabriu.”
Ajo u frikësua aq shumë sa ndjeu sikur duart e
këmbët iu paralizuan në çast.
* * *
Pastaj ëndrra e çoi tek Sabriu. Ishte takimi i parë me
të, në zyrën e tij.
Diana hyri dhe ai u ngrit në këmbë, iu afrua, e kapi
për dore dhe e uli ngadalë në karrigen përballë tavolinës
ku ulej ai.
Sabriu e priti tërë buzëqeshje dhe pyeti për
shëndetin e vet, për prindërit, për shkollën, notat,
profesorët.
Ajo iu përgjigj çdo pyetjeje dhe ai e falënderoi
sinqerisht, duke i përsëritur edhe lëvdatat që i kishin
transmetuar kudo ku ishte përmendur emri i saj.
“Diana” i tha ai, pasi kaloi një çast qetësie, “unë nuk e
di a e kupton dot se sa të lumtur do të më bësh, nëse ti e
pranon propozimin tim, për të cilin, përveç teje e di edhe
profesori, pra gjithsej tre veta. Bëhu, të lutem, gruaja ime.
Jam gati të të marr qysh këtë moment, nëse ti je dakord.
Vetmia po më shkatërron. Të lutem, bisedoje me babanë, i
cili do të jetë i katërti që do të ketë dijeni për sekretin tim.
Nuk dua ta marrë vesh askush, para se ne të dy të biem
52 Muci Fezga
dakord e të bashkohemi në shtëpinë tonë të përbashkët.
Ti mund të kesh shumë pyetje, ndërsa unë kam shumë më
tepër për të treguar, por të gjitha ato janë sekretet e mia
dhe nuk mund t’i them pa më dhënë dakordësinë më parë.
Unë të premtoj se ne do të merremi vesh më së miri për
çdo gjë që do të ketë njëri apo tjetri nga ne. Do të jemi miq
shumë të mirë, jashtëzakonisht të mirë. Kjo është e para
që dua të të premtoj.”
Iu rishfaq në ëndërr edhe biseda që ata të dy bënë
para dy a tre ditësh, pasi ai kishte dorëzuar fletët e
provimit me shkrim për maturën shtetërore, në lëndën e
matematikës.
“Dëgjomë pak, e dashur Diana, Xhemrua më foli fjalë
shumë të mira për Mekorin, për djaloshin që më nxorri
nga situata e pashpresë e provimit të matematikës. Ma
tregoi si njeri tepër i zgjuar, po aq sa dhe të ndershëm.
Por, ai, veç të tjerave, është konviktor dhe do të jetë edhe
shumë pak ditë në këtë qytet. Universitetin do ta
vazhdojë, me siguri diku në Lindje, në Çeki, Gjermani a
Rusi, si gjithë nxënësit e shkëlqyer të gjimnazeve të
Shqipërisë. E shohim sot, ndoshta edhe ca ditë të tjera sa
të mbarojnë provimet dhe pas kësaj nuk kemi për ta parë
më në jetën tonë. Ndaj e shoh si rast ideal për ta
falenderuar pa humbur kohë e për ta ndihmuar me çfarë
të mundim. Unë kam edhe tre provime të tjera, ndoshta
biem dakord që ai të më ketë si nën kujdestari, të më
53
Vila e mistereve
shpjegojë ca gjëra kyçe, siç ta mendojë ai vetë. Ndoshta e
mbajmë këtu deri sa të mbarojë sezoni i provimeve tona.
Ke ndonjë kundërshtim ti?”
“Ti di shumë më shumë se unë, i dashur, se si duhet
t'i kemi marrëdhëniet me njerëzit jashtë Vilës. Ne nuk
mund të futim dot njerëz të huaj në shtëpi, se janë ‘ata’ që
vendosin, ti vetë ma ke thënë. Ndaj vendos, më cakto
detyrat që duhet të bëj dhe unë do t'i zbatoj si porosi të
burrit tim të dashur!”
54 Muci Fezga
9. Rastësisht ...
Diana u zgjua si e lehtësuar nga ëndrra e sapo parë,
por nuk qëndronte dot më shumë në atë lloj lavjersi.
Nga memoria e saj e pasur po dilnin si nga errësira,
gjera të padëshiruara. Ndjenja e fajit e kishte pushtuar aq
sa nuk gjente dot qetësi. Zbriti në oborr, kaloi nëpër
bahçen e madhe dhe u shtri në njërin nga stolat e gjatë,
nën hijen e një rrapi.
Sa pa fat e ndjente veten me këtë martesë! Por fati i
Sabriut ishte edhe më i keq, mendoi Diana. Ajo solli ndër
mend bisedën e parë intime që ata të dy kishin bërë së
bashku.
Sabriu ishte ndarë nga gruaja e tij e parë. Shërbeu si
shkak paaftësia e saj për të lindur fëmijë. Ai e vuante
shpirtërisht mungesën e fëmijëve. Atje ku shërbente si
korier, ai ishte mësuar të shëtiste e të luante me fëmijë të
vegjël. Kishte rritur fëmijë për të tjerë, ndërsa tani nuk do
arrinte kurrë të kishte fëmijët të tij.
Ai kishte bërë analiza speciale, në shumë spitale e
mjekë, nën kujdesin e një eskorte të padukshme, e cila e
55
Vila e mistereve
shoqëronte pa e ditur as ai vetë. Përfundimi: fajtor ishte ai
vetë.
Ai i tregoi Dianës se dy mjekë ekspertë i kishin lënë
të kuptonte se atë e kishin dëmtuar me një qëllim të
paramenduar. Ndoshta me synimin që përkohësisht, për
punët që kryente, të mos i kishte aftësitë e duhura të një
burri. Do të ishte një lloj eunuku i përkohshëm, i kishin
thënë. Kjo terapi e përdorur atëherë duket si normale,
mendonin mjekët, por moskthimi i aftësisë, ishte
krejtësisht i paqartë.
Njëra nga hipotezat ishte se ndërhyrjet e para
kirurgjikale mund të mos ishin bërë të sakta, ndoshta nga
paaftësia e atyre që e kanë kryer.
Një tjetër hipotezë ishte se me kalimin e kohës mund
të ishin krijuar lidhje të reja nervore kundërvepruese.
Së treti, ndoshta dhe ndërhyrja e dytë mund të mos
jetë bërë plotësisht e saktë. Por tani nuk kishte më rëndësi
se cila prej tri hipotezave do të ishte e vërtetë. Problemi
mbetet i pa korrigjueshëm me medikamente e ndërhyrje
mjekësore. Ndaj ata e kishin këshilluar të tentonte të
hynte në marrëdhënie seksuale me një vajzë sa më të
bukur, me një vajzë që ai mund ta dashuronte me tërë
fuqinë e trupit dhe të trurit të tij e ajo ta donte po aq sa
dhe ai.
Shumë persona me anomali të tilla, janë kuruar
pikërisht nga vajza të tilla. Ato, në sajë të një trajnimi të
56 Muci Fezga
shpejtë, kanë arritur të realizojnë me pacientë të tillë
marrëdhënie të suksesshme, pas të cilave kanë lindur
fëmijë të saktë.
Nëse edhe ky rekomandim nuk do të bënte efekt, i
kishin thënë, atëherë do të ishte i detyruar të mbetej jo
vetëm pa fëmijë, por ndoshta dhe pa grua. Sepse çdo grua
e ka nevojë biologjike një marrëdhënie pak a shumë të
rregullt seksuale me një partner mashkull. Mungesa e
marrëdhënieve të rregullta seksuale është shkak i
mjaftueshëm dhe i pranueshëm me ligj për një vendim
divorci nga çdo lloj gjykate.
Sabriu ishte mërzitur shumë nga i gjithë ky diskutim
pa krye.
Më në fund doli një grua, mjeke e spitalit, që i kërkoi
takim, nga që ajo ishte në dijeni të këtij rasti të çuditshëm.
Ajo i propozoi të bënte me të një bisedë vetëm për vetëm,
nga që mund të kuptoheshin edhe në gjuhën shqipe. Sipas
saj, po të ishte ajo në kushtet e tij, ajo vete do ta lejonte
burrin e saj për të pasur një fëmijë me një femër tjetër,
nëse do ta gjente një të tillë, ndoshta edhe kundrejt
pagesës. Kjo do të kërkonte që burri dhe guraja të binin
plotësisht dakord me njëri-tjetrin. Në mbyllje të bisedës
ajo kishte kërkuar të dinte prej tij nëse ai e kishte kuptuar
drejt rekomandimin e saj.
57
Vila e mistereve
Pasi ai i tha se e kishte kuptuar, ajo i ishte lutur që
emri i saj, thjesht për çështje etike, të mos përmendej
askund.
Diana e kishte dëgjuar me shumë vëmendje këtë
tregim të gjatë të Sabriut dhe gati ishte përlotur, por kur
dëgjoi frazën e fundit, u ngrit në këmbë duke bërtitur:
“Mjekë idiotë. Edhe femër, pale! I shohin gratë si
kurvat e rrugëve. Si kafshët. Duan të aplikojnë ndërzime
artificiale edhe tek njerëzit. Një turp i madh, një gjë e
shëmtuar.”
Por Sabriu e kishte qetësuar, duke i hedhur duar në
qafë e duke i thënë se mjekët e lanë këtë si një variant të
fundit. “Unë madje jam ende në pritje të një ndihme të
premtuar” tha ai. Tani që ti dëgjove dhe mësove çdo gjë,
mendoje vetë dhe më thuaj”. Ajo heshti.
Diana kishte kohë që mendonte për një ndarje, por
edhe frikë kishte.
Iu kujtua një e njohura që i ishte ankuar për burrin e
saj, me të cilin ajo vetëm sa vegjetonte pranë tij. Ajo lodhej
çdo ditë dhe ndihej si të ishte në një qeli burgu. Ishte
bllokuar në një martesë të padëshiruar dhe të dështuar.
Por nuk mund të bënte dot ndryshe. Diana e kuptonte
shumë mirë, por nuk i jepte dot asnjë këshillë.
Diana ishte interesuar për gruan e parë të Sabriut,
por askush nuk dinte gjë për fatin e mëtejshëm të saj, as
vetë Sabriu. Eskorta e fshehtë që përmendte shpesh ai,
58 Muci Fezga
ndoshta e ka zhdukur, pa lënë asnjë gjurmë. Ndoshta ai fat
e priste edhe atë, ndaj ajo nuk e hapi fare mundësinë e
ndarjes.
Asaj i erdhi keq kur pa gjendjen e rëndë shpirtërore
të Sabriut. Po aq keq ndihej edhe vetë. Ajo realisht nuk
jetonte. Jetesa ishte kthyer si me magji në vuajtje.
Ne mund të jemi tani çifti i vetëm, i martuar për të
vuajtur të dy njëkohësisht! mendoi Diana. Një gjë e pa
përfytyrueshme!
Duhet të bisedoj të gjitha detajet me Sabriun, pa e
zgjatur pafundësisht.Në fund të fundit ne nuk mund të
pranojmë apriori një vuajtje, që nuk është gjë tjetër veçse
një dënim i panjohur, i pa shkruar askund. Ne na duhet
dënimi i fajtorëve, i atyre që kanë urdhruar dhe i atyre që
kanë realizuar këtë masakër të madhe të njerëzve të
ndershëm
59
Vila e mistereve
10. Komiteti ...
Në mes të ditës, Sabriu njoftoi Dianën se ai me
shoqëruesit e kishin mbaruar hetimin e ngjarjes dhe ishin
duke u kthyer për në shtëpi.
“Jam fare afër, Diana, për një çerek ore do të jem
pranë teje. Te puth fort. Sapo të mbërrij, më duhet të bëj
një dush të nxehtë. Jam gjithë djersë dhe pluhur dhe
tmerrësisht i lodhur.”
Pas dushit Sabriu u ul në tavolinën e mesit, në
dhomën e ngrënies. Diana shtroi ushqimin e drekës së
vonë dhe ata filluan të hanin e të bisedonin.
“Nuk të pyeta për gjeniun, ku është?” pyeti Sabriu.
“Mekori u largua. Mendoi se ti nuk do të vije. Ai është
një djalë i zgjuar, por dhe tepër fanatik lidhur me zbatimin
e ligjeve morale të shoqërisë në të cilën jetojmë. Në këto
kushte, ai shfaqi mendimin se duhej të ikte, për të ardhur
një herë tjetër, kur Shefi i Madh të ishte i pa zënë me punë.
Unë ngula këmbë të qëndronte, duke e parandjerë se ti do
të ktheheshe shpejt. Pasi ai iku, unë dërgova rojen që të
shkonte e ta merrte në konvikt. Sipas rojës, i vetmi vend
ku ai mund të shkonte ishte kinemaja e qytetit. Dhe ai
kishte lënë porosi të prerë tek drejtori i konviktit.
60 Muci Fezga
Megjithatë, problemin e tij do ta zgjidh unë. Mos u bëj
merak, i dashur. Po me ngjarjen e jashtëzakonshme si
dole?”
“Mirë, pa probleme serioze. Janë bërë gabime nga ato
që ne i quajmë njerëzore. Policia vuri ca gjoba të rënda
dhe kaq. Mua më thirrën se ishte plagosur shefi im i
seksionit për bujqësinë, i cili është jashtë rrezikut për
jetën. Ti u mërzite nga ikja pa lejë e atij konviktorit?”
Diana i tha se nuk kishte arsye të mërzitej. Ai do ta
zbatojë me kënaqësi propozimin që i bëre. Por i duhet pak
kohë sa ta thyejë ndjenjën e inferioritetit që kanë shumë
njerëz të mirë e të zot si ai. Sot në darkë, ose nesër në
mëngjes do ta kemi këtu me siguri, aq më tepër që është
ditë e diel. Dita është plotësisht e lirë edhe për ty. Por,
edhe sikur punë po të kesh, do ta marr unë persipër
plotësimin e nevojave të tij.
Paraditja e sotme ishte thjesht një njohje, nga e cila ai
pati mjaft shqetësime. Ai nuk tha asgjë, por unë e vura re.
Ai bënte shpesh krahasime të shtëpisë së prindërve të vet
me shtëpinë tonë. Sa herë vinte fjala në këtë pikë, ai
prishej në fytyrë dhe ishte gati të lëshonte lotë. Ndryshimi
mes nesh është vërtet i madh, por ne, unë dhe ti, nuk i
ndreqim dot anomalitë që ekzistojnë kudo në Shqipërinë
tonë.
61
Vila e mistereve
Sabriu tundi kokën dhe u prish në fytyrë, ai e shfaqi
hapur mërzinë.
“Ke plotësisht të drejtë Diana. Luftuam sa mundëm, e
çliruam Shqipërinë nga okupatorët, e spastruam nga ata
që nuk e donin Atdheun dhe çfarë fituam? Ja, këtë varfëri
që të zë syri anë e mbanë qyteteve, për të mos thënë edhe
të fshatrave në tërësi.”
“Burri im i dashur. Sapo the një fjali shumë të bukur,
Luftuam sa mundëm. Tani më lejo të pyes, si arrite ti të
qëndroje pranë Komitetit së përgjithshme të drejtimit të
luftës dhe çfarë veprimtrie konktete ke bërë ti atje? Më ke
premtuar se do të më tregosh gjithçka, deri në hollësitë që
mund të përbëjnë edhe sekrete shtetërore. Unë do të doja
t’i dija këto enigma që më mbajë si të gozhduar në këtë
vilë. Nuk e di nëse je i bindur se edhe unë jam e aftë,
njëlloj si ti, t'i ruaj sekretet e çdo lloji, përfshirë edhe ato
shetërore e të përgjigjem me kokë për to.”
“Ta kam premtuar, vërtet dhe jam shumë i bindur
për aftësitë dhe zotësitë e t'ua të mrekullueshme. Mendoj
se ka ardhur koha, se vitet po ikin e ne, si fanatikë të
sëmurë, po i ndjekim nga pas, si të ishim të vdekur që
ecim.”
Sabriu mbushi një gotë rakie dhe e vuri në buzë. Po
të hedh gjysmën e kësaj gote të vogël, tha ai, mund t’i
kujtoj më mirë ngjarjet e asaj kohe.
* * *
62 Muci Fezga
Ishte viti dyzet e tre kur unë, 18 vjeçar, mbarova
provimet e maturës në gjimnazin më të mirë të Tiranës,
në rrugën e Durrësit. Notat në dëftesë ishin shumë të
mira. U gëzova shumë dhe qysh nga ajo ditë fillova të
mbaja ditar të rregullt, të cilin e kam vazhduar gjatë gjithë
kohës, madje edhe në ditët e sotme.
“Ti ke mbaruar gjimnazin, Sabri? Nuk jam unë në
rregull, apo ti po më merr për budallaqe?! Ti sapo dhe
provimin e parë të maturës, matematikën, të cilën nga
vështirësitë që kishe, ke kërkuar ndihmën e shpejtë nga
ky rus-profesori dhe tani po shpërblen Mekorin që të
ndihmoi me kopjen e shumëfishuar me letra karboni.”
Diana, mos u shqetëso, të lutem, duro e më dëgjo deri
në fund!
“Më fal, Sabri!”
Pra, mbarova gjimnazin e Tiranës, që sot mban
emrin e Qemal Stafës. Dëshiroja të vazhdoja studimet, por
asnjë shkollë e lartë nuk egzistonte në atë kohë. Vetëm
jashtë shtetit mund të shkoje, por për këtë duhej para e
madhe, të cilën unë nuk mund ta gjeja dot. Nuk di nëse ta
kam thënë, që unë nuk i kam prindërit, ata më kanë
braktisur e unë jam fëmijë i adoptuar nga një çift si puna e
jonë.
Por kushtet e mia ndryshuan të gjitha menjëherë,
brenda një çasti të vetëm, krejt të rastësishëm.
63
Vila e mistereve
Një ditë pas provimeve, me dëftesën e maturës në
xhep, po kaloja në rrugën nga pas godinës së Komitetit
ekzkutiv të Tiranës. Shëtisja dhe mendoja se çfarë do të
bëja, ku do të gjeja punë për të jetuar vetë e për të
ndihmuar çiftin që më rriti e më edukoi me sa mundi. Ecja
si i përgjumur dhe nuk vija re asgjë se çfarë bëhej rreth e
rrotull meje.
Dhe ja, si të zgjohesha nga gjumi, pashë para meje një
zënkë të madhe mes tre djemve, dy prej tyre e kishin
shtrirë të tretin dhe po e godisnin rëndë në kokë, herë me
grushte e herë me shqelma. Unë sapo e vura re u hodha
mbi ta, tërhoqe njërin prej sulmuesve dhe shtyva me trup
të dytin. Por djali, i shtrirë në rrugë, nuk lëvizi fare.
Ndoshta ka vdekur, mendova dhe thirra në çast për
ndihmë.
Policia mbërriti shpejt. Unë dhashë shpjegimet e
nevojshme që më kërkuan, iu tregova pasaportën dhe
dëftesën e notave në provimet e maturës, kurse djali i
shtrirë dha shenja jete. Vagabondët i shpëtuan policisë
ndërsa ne të dy mbetëm krejt të vetmuar në rrugë.
Pagova një pajton, e hipa djalin e plagosur rëndë dhe
e shoqërova deri sa mjekët e spitalit e shtruan shpejt e
shpejt në sallën e kirurgjisë. Ata më thanë se shokut tim i
kishin thyer dy brinjë; veç kësaj mund të kishte edhe
ndonjë krisje të shtyllës kurizore. Sipas mendimit të tyre,
ai do të qëndronte të paktën një javë për operacionin dhe
analizat e plota.
64 Muci Fezga
Unë qëndrova pranë tij deri në darkë vonë. Ai kishte
dhimbje të forta edhe pse e bombarduan me doza të forta
morfine. Por ai duronte shumë. Herë ngërdheshej nga
dhimbja e herë buzëqeshte duke më dhënë shenjë ta falja.
Djaloshi më tregoi se e quanin Platon, se ishte nga
fshati Helmòs i Skraparit dhe se ndodhej në Tiranë me
shërbim. Ishte korier pranë Komitetit të përgjithshëm.
Kishte me vete një material të rëndësishëm e urgjent, të
cilin e priste Komandanti. E qetsova djaloshin dhe i thashë
se kisha mundësi ta zëvendosja.
“Nuk është kaq e thjeshtë,” më tha ai, “më duhet një
argument bindës për të besuar tek ty.”
“Mua më quajnë Sabri Ebriku,” i thashë, “kam me
vete pasaportën dhe dëftesën e maturës që sapo e mora
në gjimnaz. Mund të t’i lë ty si garanci. Dakord?”
“Çfarë motivi të shtyn ta bësh këtë sakrificë?”
“Pyetje e mençur, mendova. E bëj për gëzimin që po
përjetoj nga marrja e dëftesës së pjekurisë por edhe si
ndihmë për ty që të sakatuan ata huliganë.”
“Dakord,” tha Platoni, “kjo është paketa që duhet të
dorëzosh.”
“Kjo paketë me cigare partizani?!”pyeta unë i çuditur
duke e sorollatur paketën në dorë.
65
Vila e mistereve
“Po, ajo është, por brenda nuk ka cigare. Ka
dokumente tepër sekrete. Mbaje në një vend të sigurt. Kur
të mbërrish në fshat, kërko personin me emërin e shkruar
në paketë. Do t'ia japësh atij personi dhe vetëm atij. Më
kuptove?”
“Të kuptova shumë mirë”, i thashë. “Po nisem
menjëherë. Por edhe ti m’i ruaj të lutem ato që të dhashë.
Se për to nuk bëhen dot kopje.”
Dhe kështu bëmë. Unë udhëtova tërë natën, herë më
këmbë e herë me makina të rastit, por në orët e para të
mëngjezit mbërrita në fshat.
Burri i parë, të cilit i kërkova të më tregojë se si
mund ta takoj personin me emrin që kisha shkruar në
letër, më shikoi me dyshim.
“A e di ti se cilin person po kërkon?”
“Idenë nuk e kam. Unë jam në rolin e postierit.
Korrieri qe e kishte këtë pako u aksidentua rëndë dhe unë
mora përgjegjësinë ta çoj deri në fund amanetin e tij. Ja
kaq.”
“Mirë, djalosh, më ndiq nga pas. Unë do të tregoj
shtëpinë dhe ti do të hysh brenda saj, duke pyetur njëlloj
siç më pyete mua.”
Ne ecëm jo më shumë se pesë minuta.
66 Muci Fezga
“Kjo është shtëpia. Hyrjen e ke përballë. Trokit dhe
do të dalin të tjerë që do të të marrin. Të ectë mbarë
djalosh. Vdekje fashizmit.”
Liri e popullit iu përgjigja unë dhe u nisa drejt
shtëpisë.
“Domethënë, do të takosh Çelikun ti,” tha roja e derës
kryesore të shtëpisë dykatëshe. “Ngjit shkallë lart dhe hyr
në derën përballë shkallëve.”
E falënderova, u ngjita dhe e shtyva pak derën që më
tregoi roja, e cila ishte thuajse gjysmë e hapur.
67
Vila e mistereve
11. Çeliku
Sabriu vazhdon t'i tregojë Dianës ngjarjet që nuk i
dinte askush tjetër veç tij.
Hapa derën e dhomës dhe mbeta si i ngrirë në mes të
saj. Ishin pesë vajza të reja e shumë të bukura që po më
shikonin tërë buzëqeshje. Secia ishte e veshur ndryshe
nga të tjerat dhe të pesta së bashku formonin një lule të
stërmadhe shumëngjyrëshe.
Shtanga para tyre. Eh, Sabri, i thashë vetes, ke gabuar
adresën, ose udhërrëfyesi ka bërë shaka me ty, ndoshta e
ka bërë Platoni. Ç’punë kanë pesë vajza të mitura në
Komitet, të veshura me fustanka me lule?
“Sapo vij nga Tirana,” thashë, që ta dëgjonin të gjitha,
“a mund të më thoni se kujt duhet t'ia dorëzoj këtë pako të
vogël. Është tepër urgjente më kanë thënë.”
Njëra prej tyre, në dukje më serioze, m'u afrua dhe
ma mori pakon. Është për Çelikun, më ndiq të lutem nga
pas. Ajo trokiti, u dëgjua një ‘hyr’ dhe ajo e hapi derën. Ne
hymë të dy. Ai i bëri shenjë e ajo doli.
Burri që kisha përpara ishte veshur me rroba
ushtarake. Kishte fytyrë dhe flokë shumë të bukur, buzë të
trasha dhe ballë të gjerë. Ai e hapi paketën, nxori prej saj
68 Muci Fezga
ca letra të bëra shuk, i hapi dhe i shtriu në tavolinën e tij.
Ndërsa unë qëndroja në këmbë.
“Si e ke emrin djalosh?”
“Sabri Ebriku”
“Mua më njeh se kush jam?”
“Jo, nuk ju kam parë ndonjëherë.”
“Ke mbaruar ndonjë klasë a shkollë?
“Dje kam marrë dëftesën e maturës në gjimnazin e
rrugës së Durrësit.”
“Ti qenke i arsimuar, djalosh, bravo. Ne jetojmë në
kohën kur na duhet shumë një rini e ditur dhe e shkolluar
mirë. Dhe ti je një i ri i denjë për rininë tonë. Ke deshirë të
punosh?”
“Dje mbarova shkollën dhe nuk pata kohë të kërkoja
punë. Pastaj më doli kjo rruga për këtej. Ai djali që do
vinte u aksidentua rëndë.”
“Po ty kush të urdhëroi të vish tek ne?”
“Askush. Por kur e ndihmova atë shokun për ta çuar
në spital, ai ishte shumë i shqetësuar për pakon që
mbante në gji dhe unë i ofrova ndihmën time. Ai më
mbajti peng pasaportën dhe dëftesën e maturës.”
“Djali që nuk të ka besuar dhe të ka mbajtur peng
dokumentet e t'ua personale, ka gabuar. Ai nuk ka të
69
Vila e mistereve
drejtë të bëjë veprime të tilla. A ke dëgjuar për luftën
partizane?”
“Jo vetëm kam dëgjuar e lexuar plot trakte, por edhe
e simpatizoj shumë dhe do të kisha qejf të isha aktiv në
këtë luftë të madhe për çlirimin e Atdheut tonë.”
“Domethënë ke dëshirë të bashkohesh me ne e të
punosh për ne? Apo e kam gabim?”
Sabriu qeshi lehtë.
“Do ta ndjeja vetën të lumtur nëse do të pranohesha
të punoja për kauzën e drejtë të luftës pa kompromis ndaj
fashistëve dhe nazistëve.”
“A do të jenë dakord prindërit e tu?”
“Unë nuk kam prindër, ata më kanë braktisur kur
isha i vogël. Më kanë gjetur në rrugë dhe më kanë
adoptuar dy njerëz të mirë, të cilët, së fundi, më kanë
thënë se detyra e tyre ishte deri në momentin që unë do të
mund të fluturoja vetë. Ata kishin parasysh mbarimin e
arsimit të mesëm. Unë i falënderova ata dhe nuk do t'i
harroj tërë jetën për të mirat që më kanë bërë.”
“Të kuptova shumë mirë, Sabri. Nga tani e tutje ti do
të qëndrosh me mua, si korieri im personal. Biem dakord
kështu?”
“Si urdhëron!”
“Mua më quajnë Çelik.”
70 Muci Fezga
“Si urdhëron, shoku Çelik!”
“Bravo Sabri. Tani të pyes në mënyrë konfidenciale.
A ke provuar të mbash ditar, e kupton se çfarë do të thotë
ditar?”
“Po, kam filluar të mbaj ditar që nga dita që filluan
provimet e maturës. Dhe do të vazhdoj të mbaj edhe këtu.”
“Jo, Sabri, ne kemi vendosur që në radhët e
partizanëve dhe të partizaneve nuk do të mbahet asnjë
ditar dhe asnjë shënim. Është çështje sekreti, Sabri. Bëhet
dëm i madh nëse një ditar bie në dorë të armikut. E kemi
bërë ligj që kujt t’i gjendet ditar do të dënohet me
pushkatim. Mbaje parasysh këtë si një këshillë nga ana
ime.”
Ai shkruajti shpejt e shpejt një letër, të cilën ma dha
mua. Në vendin e adresës ishte shkruar: ‘Për kapiten
Sulon’. Sipas vajzave, kapiten Sulo ishte zëvendësi i
komandantit t+ kompanisë për të gjitha shërbimet e
mbrojtjes së Komitetit.
“Shoku Çelik, a mund të bëj unë një rrugë për në
Tiranë, të marr dokumentat që më ka mbajtur peng ish
korieri juaj?”
“Nuk ka nevojë, Sabri, ne do të bëjmë pasaporta të
reja sapo të marrim pushtetin dhe do japim urdhër që
gjimnazi të na japër dëftesë të re mature.”
71
Vila e mistereve
“Më lejoni të largohem, shoku Çelik?”
“Po dhe punë të mbarë, Sabri.”
* * *
Pasi dola nga zyra e shokut Çelik, njëra nga vajzat
m'u afrua dhe më pëshpëriti në vesh, duke pyetur se si
doli takimi me Komandantin. Unë mbeta si pa frymë.
“Pse, ai ishte komandanti?”
“Pse, nuk e ke parë asnjëherë në fotografi?”
“Nuk më ka rastisur...”
“Helena më quajnë mua, jam partizane dhe punoj për
Çelikun si tip infermiere. Në fakt kam bërë një kurs për
masazhiste dhe atij i ka pëlqyer se si ia bëj unë masazhin e
përgjithëm të trupit. Po ti ku do të shkosh tani?”
“Mua më quajnë Sabri. Çeliku më tha të shkoj të
regjistrohem dhe do të filloj qysh sot punën si korier
personal i tij. Po unë nuk di këtu asnjë derë, përvec derës
suaj dhe të atij.”
“Atëherë po të shoqëroj unë, Sabri.”
“Faleminderit Helena, nuk do ta harroj kurrë
kujdesin tënd ndaj meje.”
Unë dhe Helena dolëm, dhe hymë në një zyrë, në të
cilën ishte vetëm një vajzë e bukur dhe tepër e re në
moshë.
72 Muci Fezga
Kjo është sekretarja e kapiten Sulos, më tha në vesh
Helena. Bën ato punë që bëjmë edhe ne. Drejtohu asaj!
“Më falni, ju lutem, desha kapiten Sulon, se duhet t'i
dorëzoj këtë letër nga shoku Celik. Unë jam korieri
personal i tij.”
“Ma lër mua letrën, të lutem, se e mbaroj unë këtë
punë. Tani shkoni të dy në bujtinë, zgjidh vendin e fjetjes
dhe sistemo pajisjet që do të marrësh nga vajza në
dhomën ngjitur me mua. Shëtitësen e paske me vete. Atje
do të të gjej, besoj, dhe do të kthej përgjigje për sa na
porosit komandanti. Për çdo nevojë tjetër që të kesh
mund të ta plotësoj edhe unë, se edhe unë shëtitëse jam.
Mirë u pafshim, korier”, tha ajo duke qeshur tërë naze.
Tek dhoma ngjitur, ku ishte një tjetër shëtitëse, mora
kostumin, armatimin, municionin si dhe paisjet e tjera
kimike e xhenjere. Më caktuan bujtinën e fjetjes dhe më
dhanë teshat për shtrimin e krevatit. Ishte një bujtinë e
ndërtuar me dërrsa, ku kishte gjithsej 10 krevatë dyshe,
njëri mbi tjetrin, si në tragete.
Prit Sabri, më tha Helena. Tani jam me sherbim tek
ty. Do të shtroj dyshekun, çarçafët dhe bataniet, që të flesh
i qetë sot në darkë. Nata e parë duhet të jetë shumë e
këndshme. Tani më trego se cili krevat prej këtyre
dhjetëve të pëlqen dhe pastaj më thuaj, do të flesh lart,
apo poshtë”.
73
Vila e mistereve
Unë hezitova dhe Helena zgjodhi për mua njërin nga
krevatet poshtë, në qoshen më të largët nga dera e hyrjes
së bujtinës, duke më shpjeguar se nuk kisha pse harxhoja
fuqi për t’u ngjitur dhe zbritur dhe të mos më prishej
gjumi nga njërëzit që mund të hynin e të delnin nga
bujtina. Pastaj më tha se shtrati mbahet mend mirë, hyrje,
djathtas, i fundit, poshtë. Kështu e mbaj mend edhe unë,
tha ajo. Ndoshta ndonjë herë do të më lindë dëshira të bëj
ndonjë vizitë. Sa e pa turp ishte Helena. Kishte qejf të fliste
duke i hequr të dyja dorezat.
“Shakatë i ke të bukura, Helen. Por më duket se të
mërizta, me gjithë këto peripeci që paska shërbimi si
korier në këtë qendër.”
Shpejt do të mësohesh, siç jemi mësuar edhe ne
partizanet e këtij komiteti. Unë mendoj se ne duhet ta
ruajmë miqësinë dhe ta forcojmë më shumë akoma edhe
pse do të jemi: ti shef dhe unë shoqja jote e zellshme dhe e
palodhur për të shërbyer në çdo punë e në çdo kohë të lirë
nga ata demat e zyrave. Je dakord me mua?
“Natyrisht”, i thashë. “Mua më pëlqen shumë të rri
afër teje. Ti je shumë simpatike dhe aq e dashur sa mua
më vjen zor të të prek qoftë dhe dorën.”
Nuk ka pse të vijë zor, këtu të gjithë jemi si motra e
vëllezër. Kushdo mund të puthi këdo, asgjë nuk është e
ndaluar, vetëm dëshirë të kesh ti si burrë, ne shëtitëse
jemi, sa tek njëri, tek tjetri.”
74 Muci Fezga
“Unë e di që marrëdhëniet e këtij lloji janë të
ndaluara me ligj dhe se kur shkelet ligji, fajtorët dënohen
me pushkatim para kompanisë ose grupit ku bëjnë pjesë.
Ka pasur edhe raste konkrete, të cilat janë bërë publike. Ti
besoj i di, ashtu siç i di edhe unë.”
Ka qënë vetëm për partizanët e thjeshtë, por për
kuadrot drejtuese ky ligj nuk funksionon më. Kur erdhi
major Ivanòvi këtu, ai e tha troç se ligjet e luftës nuk janë
më njëlloj me ato të paqes. Lufta ka vështirësi të mëdha,
por ajo kërkon që vështirësitë të shpërblehen me
lehtësira sa më të mëdha. Këto lehtësi duhet të krijohen.
Dhe si një nga këto lehtësi ai përmendi shtimin e numrit
të vajzave dhe grave të reja në repartet ushtarake e
sidomos pranë drejtuesve të tyre. Dhe ti bën pjesë tek
drejtuesit, ndërsa unë të lehtësoj ty,duke të qëndruar
pranë. Direktiva e tij u përqafua mejëherë, sidomos nga
vajzat e reja.
Tani çdo batalion ka një numër të konsideruar
vajzash. Kërkesa të tilla ka pasur shumë veçanërisht pas
Kongresit të Rinisë në Helmòs. Edhe unë erdha këtu, drejt
e nga kongresi, u bëra partizane, së bashku me ato katër
vajzat e tjera që i pe kur ngjite shkallët për të hyrë te
Çeliku.
“Helena, ti e tepëron. Ka norma morale të cilat
shoqëria i ka vlerësuar e vazhdon t'i vlerësojë e t'i zbatojë
rigorozisht, madje dhe me fanatizëm. Ti e di mirë këtë dhe
75
Vila e mistereve
nuk duhet të flasësh kështu. Unë natyrisht, nuk ta marr
për keq”.
Edhe unë kështu e dija, por këtu tani ka norma të
tjera. Dikush nga këta të Komitetit, një figurë kryesore, e
dytë a e tretë pas Celikut, pasi kish dëgjuar majorin
Ivanòv, tha një ditë se lufta është luftë dhe nga lufta nuk
dalin të gjithë të gjallë. Atëherë pse duhet të rezervohemi
për t'i plotësuar dëshirat njëri-tjetrit para se të shkojmë
në atë botë. Dhe mendoj se ai kishte plotësisht të drejtë.
Jemi në kohë lufte, Sabri, apo ti vazhdon të mendosh
ndryshe?
Unë i thashë Helenës, vazhdoi tregimin Sabriu, se ajo
tashmë e dinte mendimin e tij. Se po ta vazhdoja më tej
mendimin, do të shtoja se kisha ardhur në këtë vijë fronti
për të luftuar, për të përzënë zaptuesit dhe jo për të
kënaqur dëshirat e mia, për të cilat do të kem kohë me
bollëk pas fitores së luftës.
Sepse, vazhdova unë, qejfet që pretendohet të
realizohen, i zbehin idealet, e ulin urrejtjen ndaj armikut,
pra e dëmtojnë frontin e luftës, e ulin mobilizimin e
përgjithshëm dhe nuk i shërbejnë synimit të madh që i
kemi caktuar vetes.
Pasi mbaruam punë me sistemimin e shtratit dhe të
paisjeve, unë dhe Helena u kthyem tek godina kryesore e
Komitetit. Hymë brenda dhe shoqet iu afruan Helenës
sikur ajo t’i tërhiqte me magnet. Më kapi vesh që njëra
prej tyre e pyeti Helenën nëse doli gjë prej tij. Akoma jo,
76 Muci Fezga
ishte përgjigja e saj, por do të dalë. Nuk jam më Helena e
dis javëve më parë.
E pyeta Helenën nëse e dinte ajo se nga kush do t’i
merrte ai udhëzimet për punën?
“Prit,” i tha Helena, “se të çoj unë tek ai. E
përshëndetëm duke ardhur për këtu, por ti nuk më
kujtove.”
Ne zbritën sërish dhe e takuam shefin tim. Ai më tha
se do të rrija në shoqërinë e pesë vajzave në godinën
kryesore dhe se porositë për punë do t'ia dërgonte ai.
Morëm rrugën e kthimit.
Tani të lutem, Sabri, më dëgjo me kujdes, tha tërë
seriozitet Helena. Shefi tënd, me të cilin sapo u ndamë,
është një koqe kandari. E kupton ti se çdo të thotë koqe
kandari? Do të të japë detyra survejimi për secilën prej
nesh dhe për të tjerët si puna jote. Këto detyra ai ua jep të
gjithve. Edhe mua m’i ka dhënë e më ka porositur të mos
ia them njeriu. Kërkon të na bëjë spiunë të njëri-tjetrit.
Mos e ha këtë kokërr ulliri, të lutem. Çfarë sheh, bëj sikur
nuk e sheh. Do të jesh krejt i qetë dhe i dashur prej të
gjithave. Edhe ne jemi gati të të japin çfarëdo që të na
kërkosh, madje dhe në çdo kohë, një lloj si bëjmë edhe për
këta të tjerët.”
I thashë se isha dakord me propozimin e saj.
77
Vila e mistereve
Pasaj ajo më sqaroi për punën e ditarit, të cilin edhe
ajo e mbante rregullisht.
I thashë se ishte porosia e parë që e mora direkt nga i
madhi fare.
Unë do ta mbaj, tha Helena, po ti do ta mbash?”
“Nuk e kam vendosur akoma”, i thashë, “por do ta
bisedojmë më vonë. Se ne bashkë do të jemi gjithnjë, siç e
vendosi ai i kandarit.”
Helena qeshi me zë të lartë.
Po, po, tha ajo, pesë me një, do të jemi. Si veshka në
mes të dhjamit do të jesh.”
78 Muci Fezga
12. Helena
Helena më pëlqente dhe e dëgjoja me shumë
vëmendje. Por gradualisht, krahas simpatisë në rritje për
të, po ndjeja edhe doza të vogla antipatie. Nuk e mbaj
mend se kur dhe si filloi.
Pyesja veten se çfarë e shtynte atë vajzë të bukur të
më shoqëronte me dëshirë dhe mënyrë të pazakontë, ose
krejt të shtirur, të më jepte pak e nga pak informacione, të
cilat jo vetëm nuk i besoja, por as nuk i përtypja dot për
nga fjalori që përdorte dhe mënyra si i tregonte. Ndihej
tek ajo një dozë jo e vogël hakmarrjeje, që nuk kuptohej
nga i vinte dhe kujt i adresohej. Ajo ishte e ëmbël me të
gjithë. Megjithatë, siç e thashë, ajo ishte tepër e këndshme
si femër dhe ajo nuk kërkonte asgjë më tepër se kaq.
Kaluan dy a tre ditë dhe një pasdite më thirri në
zyrën e tij komandanti i kompanisë së mbrojtjes së
Komitetit të përgjithshem, ose të Qendrës, siç e quanin
fshatarët.
U paraqita dhe po prisja të më thoshte të ulesha.
“Helena të pret jashtë?” më tha ai me një dozë ironie.
79
Vila e mistereve
“Më falni shef, nuk e kuptova pyetjen. Kur u futa
brenda nuk kishte njeri tjetër përjashta.”
Ai nxori një formular të madh, ku dukeshin të
shpërndara vija e tabela.
Kjo do të jetë kartela jote e regjistirimit, të cilën do ta
plotësojmë së bashku. Unë do të pyes e ti do të
përgjigjesh.
Filloi me emrin e mbiemrin dhe vazhdoi me hollësi
për gjithçka që i duhej të dinte.
“Di të shkruash dhe të lexosh, Sabri?” më pyeti.
“Si gjithë të tjerët, shef. Sapo kam mbaruar gjimnazin
në Tiranë.”
“Gjimnazin, the?! Ku e ke diplomën?”
“Quhet dëftesë pjekurie, shef, por tani nuk e kam.”
Dhe i shpjegova se si i lashë peng të dyja, dëftesn dhe
pasaportën.
Nuk mund ta shkruaj, më tha, pa e pasur në dosje
dokumentin përkatës. Më ka qëlluar të regjistroj djem e
vajza, të cilët më kanë deklaruar, njëlloj si ti, mbarimin e
shkollës së mesme dhe gjatë verifikimit, kanë dalë pa
shkollë, analfabetë, me një fjalë. Për ty po e shkruaj ‘arsim
fillor’. Se me arsim të mesëm ka shumë pak dhe ata pak
janë të gjithë me me grada të larta.
Dhe mos më quaj më Shef. Unë kam emër, Sulo më
quajnë, Sulo Binàja.
80 Muci Fezga
“Si urdhëron, shoku Sulo!” i thashë unë.
“Për punën e ditarit, di gjë?”
“Si urdhëron, ma ka thënë shoku Çelik.”
“Ti ke biseduar me shokun Çelik?!”
“Po, ditën e parë, sapo që mbërrita këtu. Ai ishte i
pari që takova.”
* * *
Pas kësaj, Diana ime e dashur, Sulo e ndërroi tonin e
vrazhdët me mua dhe filloi të më buzëqeshë. U ngrit dhe u
ul pranë meje.
“Nga sot e tutje, ti do të kesh në varësi gjithë
personelin femëror të Komitetit të përgjithshëm. Ti do të
jesh jo vetëm korier i parë i Qendrës, korier personal i
shokut Çelik, por edhe përgjegjës për sjelljen e vajzave me
njëra-tjetrën dhe sidomos me shokët drejtues, për të cilët
ato punojnë si infermiere, sanitare, masazhiste, pastuese,
kuzhiniere, agëtuese artistike e zanate të tjera. Në punët e
tyre ne nuk ndërhyjmë asnjëherë dhe as kontroll nuk u
bëjmë. Nëse dikujt nga shokët drejtuese nuk i pëlqen
ndonjëra, ne bëjmë lëvizje ose largime nga puna. Ato
marrin një lloj page si shpërblim, ashtu siç do të marrësh
edhe ti. Më kuptove deri këtu?”
“Po, shoku Sulo,” ju kuptova.
81
Vila e mistereve
“Më tej, ty nuk të lejohet të krijosh marrëdhënie me
asnjë nga femrat që ke nën komandë, e kam fjalën për
marrëdhënie qejfi. Është e ndaluar reptësisht nga
Komiteti. Kjo kërkesë mbetet në fuqi edhe në rastet kur
ndonjëra mund të lutet, qoftë dhe për një qejf të vogël. Kjo
është e qartë për ty? E qartë domethënë. Nëse do ta bësh
një veprim të tillë, dënimi është kapital. E kupton se çfarë
do të thotë dënim kapital?”
“E kuptoj shoku Sulo,” i thashë.
“Vuan nga ndonjë semundje kronike?”
“Nuk kam vuajtur dhe nuk vuaj nga asnjë sëmundje
kronike.”
“Së shpejti do të kemi këtu një ekip mjekësh që do të
vizitojë drejtuesit kryesore të qendrës. Ata kanë
kotrolluar të gjitha vajzat dhe mua; ata do të kontrollojne
edhe ty, veçanërisht për sëmundje ngjitëse, veneriane dhe
epidemike. Do të njoftoj unë, sapo të vijnë ata.”
Pastaj ai më dha të lexoja deklaratën personale. E
lexova me vëmendje dhe i firmosa të dy kopjet.
“A e kuptove betimin për ruajtjen e sekretit dhe a e
mban mend emrin tënd të fshehtë? A je dakord?”
“Deri sa firmosa, do të thotë se jam plotësisht
dakord.”
“Mirë atëherë, shko dhe mirë u pafshim Lako.”
* * *
82 Muci Fezga
Lako do të ishte pseudonimi im.
“Më falni, i thashë Sulos, pasi isha ngritur. Do t'ju
lutem të më ndihmoni. Unë u ndodha rastësisht kur dy
huliganë e rrahën për vdekje korrierin tuaj. Pasi e shtrova
në spital, ai më mbajti për garanci pasaportën dhe
dëftesën e maturës. Më ndihmoni t'i marr ato mbrapsh.”
“Qaji ato,” - më tha ai, - “çdo gjë e tij është djegur, për
punë sekreti. Të rrosh vetë, Lako.”
Unë ula kokën, e falënderova dhe nëpër muzgun që
sapo kishte rënë u nisa drejt vendit të punës. Dhoma e
vajzave ishte bosh dhe unë, i mërzitur, pa pasur ndonjë
shkak, u nisa me hap shëtitës. Pas shëtitjes mora kthesën
dhe hyra në bujtinën e stërgjatë të fjetjes.
Brenda saj nuk vura re njeri. M'u duk krejtësisht
bosh. Pastaj u tremba kur pashë dikë të shtrirë në
krevatin tim. U afrova me ngadalë e pa zhurmë. Ishte
Helena.
“Po ti ç’punë ke këtu, Helena?”
“Po të pres ty,” - më tha. “Jam kurioze, të di
përfundimin e takimit me kapiten Sulon.”
“Do t’ua thotë kapiteni nesër në mëngjes. Ai më tha
dhe unë e besoj atë.”
83
Vila e mistereve
“Pse, ti nuk e di? Mos folë kështu me mua, se nuk jam
budallaqe. Po tjetër, përveç detyrës së korrierit të parë,
me se të ngarkoi?”.
I tregova Helenës shqetësimin për dokumentat që
kisha lënë peng, e për përgjigjen që më dha kapiteni.
“Të thashë një herë, se cili është ai e ti nuk më
besove. Ajo që ka ndodhur me ish korierin e parë është
një vrasje e pastër, e inskenuar nga kapiten Sulo: Dy
‘huliganë’ do ta rrahin rëndë dhe doktori në spital do të
thotë se ‘bëri gjithçka, por nuk arriti ta shpëtojë’. Pas kësaj
infermieret fshijnë çdo gjurmë.”
“Kaq e sigurt je ti për këtë? Nuk ke frikë se unë mund
t’ia them Sulos?”
“E kam të sigurt si bukën që ha,” tha Helena. “Edhe
për ty jam e sigurt se nuk e bën. Prandaj ti, i dashur Sabri,
më fal që nuk ta di pseudonimin, duhet të bësh kujdes
shumë të madh për ta ruajtur veten. Sipas konceptit të
këtueshëm, njeriu është send, përdoret e pastaj flaket
prapë si send, por pa vlerë, një lloj siç hidhet në plehra një
limon, të cilin e kanë shtrydhur më parë.”
I tregova pseudonimin dhe e pyeta Helenën se nga e
kishte nxjerrë këtë përfundim.
“Një shembull sapo e diskutuam, por ka edhe
shembuj të tjerë, nga jeta jonë këtu.”
84 Muci Fezga
Me që fole për jetën këtu, i thashë Helenës, a më
tregon dot se çfarë pune bëni ju, gjithë këto vajza
partizane, tërë ditën e ditës?
“Ti, vërtet nuk e merr dot me mend se çfarë punësh
bëjmë ne?”
Unë nuk mund të flas për diçka që nuk e njoh, i
thashë unë. Pas kësaj Helena filloi të tregojë.
* * *
Në katin sipër, ku na gjete ti, Lako, janë katër zyra
dhe zyra e pestë është në katin përdhe, ngjitur me
mencën, kuzhinën, banjat dhe ve-ce-të. Ka dhe një dhomë
bilardoje.
Zyrave dhe shefave që punojnë në to, ne u kemi vënë
nga një numër, nga një deri në pesë.
Të gjithë shefat punojnë nga mëngjesi deri në darkë,
me ndërpreje të vogla për të ngrënë dhe për t’u shlodhur.
Korrierët hyjnë e dalin nëpër zyra, por vetëm kur shefat i
kërkojnë për punë urgjente.
Më shumë hyrje-dalje ka dhoma 1, ajo ku të
shoqërova unë. Ti e pe vetë sa e kompletuar ishte, me
tavolinë pune, rafte, bibliotekë, krevat dopio, ndarje për
dush, ndarje për vecè dhe një ballkon. Fshati nuk ka dritë
elektrike, por vila jonë është gjithnjë e ndriçuar dhe dritat
nuk fiken kurrë, as në korridor dhe as brenda zyrave, as
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mf

More Related Content

What's hot

Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJMarjan DODAJ
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiSuad Bajrami
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Adriatik Rexha
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Don kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointDon kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointjurgenveizi1
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt Arber Here
 

What's hot (9)

Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
 
Don kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointDon kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power point
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 

Vila e mistereve mf

  • 1.
  • 2. Muci Fezga V I L A e MISTEREVE ( G r u a j a e b u k u r ) Roman
  • 3. 2 Muci Fezga Titulli i romanit: Vila e mistereve Titulli ndihmës: Gruaja e bukur Autor: Muci-Mustafa Fezga Kopertina nga: M.Fezga Redaktorë: Y.Hoxha, D.Keci ISBN: 9798647115140 Botues: KDP_Amazon
  • 4. 3 Vila e mistereve Për autorin Muci Fezga është me profesion matematikan; Ka lindur në fshatin Xhanaj të Dëshnicës, Përmet; Ka studiuar për matematikë në Universitetin ‘Lomonosov’ të Moskës; Ka dhënë leksione në Universitetin e Tiranës; Ka drejtuar Drejtorinë e dokumentacionit shkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës; Ka drejtuar Shtëpinë botuese të librit universitar (Shblu); Ka botuar mbi dhjetë tekste matematike për nxënës e studentë. Muci Fezga është autor edhe në krijimet e mëposhtme letrare: Abasi, dëshnicari pa varr, novelë Financieri rrebel, roman... Aksioma e pestë (Shkërmoqja e një instituti), novelë – shqip- anglisht Vila e mistereve (Gruaja e bukur) roman - shqip - anglisht - rusisht Mësuesi i Gorumit (Një qytezë në pyll), novelë Një kirurg i çmendur, novelë I dënuar pa e ditur, novelë Tom Deliu (Nëse nuk të kujtohet ...), novelë Vdekja e kadetit, novelë Mos ma quani tradhti..., novelë Tre Tregime, Xhesika Trajlara, (Fati i një zonje të madhe), roman në tri pjesë
  • 5. 4 Muci Fezga Në vend të hyrjes Novela, që po filloni të lexoni synon t’ju ndriçojë sado pak enigmat e balcamosura në një vilë, në periferi të një qyteti të madh, vilë që ruhet në mënyrë tepër të fshehtë, që misteret të mos dalin asnjëherë jashtë saj. Unë dëshiroj t’ju tregoj jo vetëm bukurinë e rrallë të formave dhe tipareve të gruas që është zonja e vetme e vilës, por edhe bukurinë e mahnitshme, gati të pabesueshme, që rrezaton shpirti i saj i përvuajtur për vite e vite me radhë. Historia e burrit të vetëm në vilë, e burrit të saj, e bën enigmën edhe më të errët nga sa mund të jetë në të vërtetë. Ju uroj lexim të këndshëm.
  • 6. 5 Vila e mistereve 1. Sabri Ebriku Në qytet njihej si “Shefi i Madh” jo vetëm pse drejtonte një nga rrethet me popullsi më të madhe, por edhe për sjelljet e tij të mira, të matura e të urta me të gjithë qytetarët, pa bërë asnjë dallim mes familjeve dhe prejardhjeve të tyre. Megjithatë, filluan të qarkullonin edhe fjalë për të, biseda të fshehta e vesh më vesh. Qarkullonin pa asnjë zhurmë lloj-lloj thashethemesh si për atë personalisht, Sabri e kishte emrin, po akoma më shumë për vilën ku ai filloi të banonte qysh ditën e parë të ardhjes së tij në këtë qytet. Martesa e tij me Dianën ishte ndoshta shkëndia e parë që filloi të ndizej e të përhapte tymra gri në të errët që shndrroheshin në variante gjithnjë e më misterioze. Kjo martesë nuk mund të harrohej ndonjëherë nga banorët e qytetit. U pëshpërit gjatë për të, ndryshe nga çuditë e tjera për të cilat, siç thuhet, zgjasin jo më shumë se tri ditë. Enigmat shtoheshin më shumë nga hamendësimet, sepse martesa e tyre u bë tepër e fshehtë. Askush nuk mund ta thoshte saktë se kur, ku dhe si u bë ajo martesë. Nëpër dreka e darka familjare flitej me zë të ulët dhe pa
  • 7. 6 Muci Fezga praninë e fëmijëve. Muret kanë veshë, ishte fjalia që përsëritej ditë pas dite dhe thuajse pa zë. Nëse dikush i ardhur në këtë qytet do të pyeste ndonjë nga banorët vendas për Shefin e Madh, ai nuk do të qëndronte të jepte përgjigje ose, po të qëndronte do të thoshte nuk dinte asgjë. Disa supozonin se mund të kishte ardhur nga fundi i zonës më jugore të Shqipërisë. Të tjerë shprehnin habinë se si u gjet ky person që nuk e njeh askush dhe u bë si me magji numri një, jo vetëm për qytetin, por dhe për fshatrat rreth e rreth. Si është e mundur, shpreheshin ca të moshuar, që ky qytet të mos ketë asnjë burrë më të zot se ky i ardhur kushedi se nga ku? Ata që e kishin parë Shefin e Madh e vlerësonin rreth të 45-ave. E filloi jetesën krejtësisht i vetëm në vilën e sekuestruar nga pronari i saj, tregtari i mirënjohur i duhanit, i cili, në kohën e vet, e ndryshoi mbiemrin në “duhanxhiu”. Vila ndodhej në periferi të qytetit, krejtësisht e vetmuar, larg shtëpive të tjera. Kur e shihje nga larg, dukej krejt misterioze dhe të shtinte frikë, veçanërisht kur binte muzgu. Qytetarët nuk bënin kurrë shëtitje në atë zonë. Në afërsi të vilës nuk shihje asnjë rrugë këmbësorësh. Edhe ndonjë rrugicë që kalonte para ardhjes së Shfit të Madh, tani e kishin mbyllur. Thuhej se ruhej me roje ditën dhe natën, por roje nuk kishte parë askush. Një makinë e vogël
  • 8. 7 Vila e mistereve ushtarake rrinte gjithnjë në oborrin para vilës. Askush nuk e kishte parë atë të lëvizte nëpër qytet. Sabriu ishte i rreptë në zbatimin e detyrave të tij e nuk dinte të falte asnjë keqbërës, qoftë dhe në rastet kur ishte i bindur se personi e kishte bërë veprimin e gabuar krejtësisht pa dashje ose nga padija ‘Se kur bëhet krimi, shprehej ai, askush nuk të pyet nëse e bëre me dashje apo jo. Se po ta bësh atë pyetje, përgjigjen ti e di më mirë se ai.’ Por, siç e thamë një herë, Sabriu ishte i ndershëm dhe i dashur me të gjithë qytetarët, pavarësisht nga vendi që ata zinin në shoqëri. Ai ndalonte me respekt dhe i dëgjonte me shumë vëmendje të gjithë ata që e ndalonin në rrugë, duke përshirë edhe romët, ciganët apo evgjitët, të cilët konsideroheshin nga banorët autoktonë si shtresa e fundit e qytetit. Flitej si thashethem se Sabriu nuk e kishte arsimin e mesmë. Por Sabriu kishte sqaruar se ai do ta bënte sërish atë shkollë, pasi dokumenti i kishte humbur gjatë kohës së luftës partizane. “Kam qenë kurdoherë ushtar i bindur i shtetit,” kishte thënë ai, - “më thonë bëje dhe do ta bëj.” Diana ishte një vajzë e re dhe shumë e bukur, e ardhur shumë më vonë se Shefi i Madh në këtë qytet. Nga çasti që shkeli këtu, ajo u njoh nga rinia vendase, si vajza më e bukur e qytetit, si një dhuratë e sjellë nga Zoti, si një nimfë e dalë nga liqeni.
  • 9. 8 Muci Fezga Ato ditë që qarkullonte lajmi i martesës së Dianës me Sabriun, ajo sapo kishte mbaruar provimet e maturës dhe kishte marrë dëftesën e pjekurisë. “Nuse me maturë”, thoshin gratë, “goxha dhuratë për Shefin e madh,” “nuse e pjekur”, “topmodele” thoshin me shaka e nën zë moshataret e saj. “E pjekur, e pjekur, por jo sa dhëndri, që të nxjerr mallin e stafidheve të rreshkura në diell.”
  • 10. 9 Vila e mistereve 2. Diana e bukur Në gjimnazin e qytetit u shpallën përfundimet e provimit me shkrim të matematikës, si provim mature, për nxënësit e shkollës së natës. Pak ishin maturantë që prisnin rezultatet, rreth dhjetë veta gjithsej, të gjithë punonjës të administratës shtetërore, zyrtarë të njohur e me zë në qytet. Në sallën e madhe të Gjimnazit hyri drejtori i shkollës. Grupi i nëpunësve u ngrit në këmbë. “Po më turpëroni, tha drejtori, unë jam një punonjës i shtetit, njëlloj si ju. Nuk ka nevojë të më bëni këtë nder kaq të madh. Aq më tepër që mes jush është edhe shoku Sabri, Shefi ynë i Madh.” Nëpunësit u ulën nëpër karrige dhe drejtori i shkollës lexoi procesverbalin e komisionit të provimit. Sabri Ebriku, ishte emri i parë në listën e komisionit. Ai mori vlerësimin maksimal, të shoqërur me një lumë falënderimesh në emër të stafit pedagogjik. Më pas Sabriu mori lëvdata të shumta edhe nga bashkënxënësit, vartësit e tij në zyra të ndryshme të administratës. Ai doli në oborr, u uroi suksese shokëve të
  • 11. 10 Muci Fezga klasës në provimet e tjera dhe u nis në këmbë i vetëm drejt vilës së tij në brendësi të pyllit. Nuk ishte e vështirë të dalloje nga larg gëzimin që ndjente ai në vetvete. Më mirë që e përsërita, mendonte ai, se ndoshta do të kishte thashetheme në popull, si shef i pashkolluar. Ecte me hap të rregullt, siç ecin zakonisht oficerët, me trup të tendosur, me barkun e tërhequr pak brenda për t’i krijuar mundësi gjoksit të dilte në dukje. Një djalosh me kasketë gri e ndiqte nga pas e dukej nga larg sikur nuk po e arrinte dot. Një grup i vogël kalimtarësh, sapo e panë, kapërcyen rrugën dhe dolën në trotuarin përballë. Një i moshuar shpejtoi t’i afrohej sa më pranë për ta përshëndetur me grusht, siç nderonin dikur partizanët. Pasi kaloi rrugicën e shtruar me pllaka përmes oborrit të gjelbëruar të vilës, Sabriu ngjiti shkallët e mermerta, me shpejtësinë e një adoleshenti, hodhi një shikim kontrollues anash e rrotull, pastaj me zërin, si të dalë prej megafoni, i nisi gruas lajmin e gëzuar se po vinte ai, ‘gjeniu i saj’. Diana doli në verandë e qeshur, iu afrua pranë dhe u zgjat drejt tij për ta puthur. Ai vetëm e përqafoi, duke e mbajtur paksa të shtrënguar pas trupit të vet. U futën pastaj të dy në sallon dhe u ulën në kolltukët prej lëkure të
  • 12. 11 Vila e mistereve zezë përballë njëri-tjetrit. Në mes tyre, mbi tavolinën e ulët, ishte një pjatancë me fruta të llojllojshme të stinës. Me një buzëqeshje të gjerë, të pa shfaqur ndonjëherë, ai i tha Dianës se e ndiente veten shumë më të ri tani që u ishte futur provimeve, paçka se dikush mund ta merrte për të çmendur, me që po e bëja gjimnazin në këtë moshë madhore, kur mund ta bëja në moshën që më takonte. Por, gjimnazi i tanishëm është ku e ku më i mirë, me dije më cilësore dhe me kërkesa më të rrepta, nëse e krahason me gjymnazin e atëhershëm, të paraluftës. Ai i përsëriti me shumë kënaqësi fjalët që drejtori i shkollës i kishte thënë në sy të të gjithëve dhe lavdërimet që i bëri në emër të stafit të tij për notën maksimale që kishte marrë. “Si përfundim, e dashur grua, e fitova pothuajse të gjithë betejën për dëftesën e maturës” dhe kur e tha këtë, qeshi me zë të lartë. Nga toni i zërit dhe i të qeshurit, buronte vetëm krenari. “Por në të vërtetë, nuk ishte merita ime, Diana. Ndihma më erdhi në vendin e duhur dhe çastin e duhur nga një djalosh konviktor, të cilin Xhemro e quante një gjeni të vërtetë në matematikë. Ky gjeni, gjatë gjithë kohës si konviktor, dimër e verë, ka mbajtur të njëjtat tuta prej kadifeje ngjyrë kafe, të zbardhura krejtësisht nga larjet e vazhdueshme, të lidhura me fije llastiku jo vetëm në bel, por edhe tek kyçet e duarve e të këmbëve.”
  • 13. 12 Muci Fezga “Sa njerës të varfër ka, Sabri! të vjen për të qarë, kur mendon se një maturant, i cili po e lë pas adoleshencën e vet, të vishet tërë vitin me tuta. Aq më keq akoma për një gjeni si ky që tregon Xhemro. Tutat kadife tani i veshin vetëm fëmijët e fshatit. Si mund ta ketë kaluar këtë dimër ai me ato tuta e pa tabàre? Tmerr! Duhet ndihmuar ai, i dashur Sabri.” “Ke shumë të drejtë Diana. Mesa duket, zgjuarsia është në raport të zhdrejtë me pasurinë. Por, si i thonë fjalës, faji është jetim.” Sabriu psherëtiu thellë dhe heshti një çast. “Ndiej një siklet të fortë” tha ai, “nuk di si t’ia shpërblej atij shkencëtarit që ma zgjidhi aq shpejt e aq mirë hallin e madh që kisha me matematikën. Sa ndryshime të mëdha ka pasur në këto dy matura. Dhe është e natyrshme, deri sa ndryshojnë qeverrisjet” Nxori shishen e rakisë nga nënsyprina e tavolinës dhe mbushi gotën. Piu një gllënjkë prej saj dhe kafshoi një mollë të madhe, të kuqe, me lëkurë që shkëlqente. Tingulli i kafshimit të saj e tronditi Dianën. Aq më tepër që molla ishte një personifikim i parajsës për të dy. “Të shqetësova pak! Më fal Diana, zakon i keq i mbetur nga rinia. Më sugjero, të lutem, se çfarë mund të bëjmë për gjeniun tonë të ri? Unë i kam thënë Xhemros ta sjellë sot për një vizitë tek ne, të hajë një drekë e një darkë
  • 14. 13 Vila e mistereve e të bisedojmë të qetë, duke pirë edhe ndonjë gjë nga ato që ke përgatitur ti për miqtë e shtëpisë. Në konvikt vetëm supa dhe çaji e presin. Le të flejë tek ne, nëse dëshiron. Pastaj, jepi atij çdo veshje që t’i pëlqejë. Mos hezito e mos u kurse, Diana. Mos kujto se mund të ofendohet, sepse edhe në konvikt vetëm nga një palë pantallona të përdoruara u japin dhe vetëm kaq. Veshjet e mia janë shumica të reja. Ne të dy duhet të bëjmë për të aq sa kemi mundësi. Ashtu siç bëri edhe ai për mua.” “Shumë mirë ke bërë që e ke ftuar gjeniun. Për veshjen po kujdesem unë personalisht. Po e lejoj atë të zgjedhë çfarë t'i pëlqejë nga raftet e sirtaret e tu. Do zoti të ketë trupin tënd.” Sabriu u ndie shumë i kënaqur dhe e falënderoi Dianën, duke i marrë dorën dhe duke ia puthur. “Po nga ty, a ka ndonjë të re, Diana?” “Asgjë të re, i dashuri im.” “Asnjë mendim të ri?” “Asnjë.” Për një çast, që asaj iu duk tepër i gjatë, ai e pa Dianën në sy, sikur të donte të depërtonte në brendësi të trurit të saj. Ishte aq depërtues ai shikim, sa i shkaktoi asaj një lloj dhimbjeje fizike. Ai e pyeste atë pa shqiptuar as edhe një fjalë, vetëm me shikimin që i drejtonte. E kishte vënë re aq e aq herë, sa ajo tashmë ia dinte edhe kuptimin
  • 15. 14 Muci Fezga atij lloj shikimi. Kjo e bënte atë ta ndiente veten gjithnjë të trishtuar. Edhe Sabriu e kuptonte mirë dhe e gjente të drejtë gjendjen reale në të cilën ajo ndodhej. Në thellësi të shpirtit ai i jepte të drejtë asaj, por e shihte veten të paaftë të gjente qoftë dhe një zgjidhje të panueshme për të dy. Kjo gjendje e nderë e mundonte tmerrësisht edhe në punët e tij të përditshme si drejtues i Komitetit ekzekutiv. Shpesh nuk ishte në gjendje t'u përgjigjej i qetë e me mençuri qytetarëve që vinin për hallet e tyre, shpesh nuk përqëndohej e nuk futej dot në brendësi të problemeve, herë-herë ngrinte zerin edhe kur nuk kishte asnjë shkak. Ndërsa natën e kalonte thuajse pa gjumë. Sabriu nuk po gjente dot rrugëzgjidhje reale për shqetësimet e secilit prej tyre, gjë që Diana e kishte kuptuar me kohë dhe nuk kishte nevojë që ai të justifikohej gjithnjë para saj. Edhe pyetjet që ai i drejtoi gruas së vet ishin njëlloj sikur ai të pyeste vetveten për problemet që kishte ajo. Ja dhe shembulli më i freskët, mendoi Diana. Si mund të shpërblehej një djalë gjimnazist kaq i rritur e i zgjuar, me ca plaçkurina, aq më tepër prej një Shefi të Madh, prej asit të këtij qyteti dhe për këtë shpërblim ai të mos ofendohej. Ajo nuk e kishte menduar se mund të vinte një rast i tillë. Por nëse duhej të shpërblehej, ajo do të mendohej shumë.
  • 16. 15 Vila e mistereve Megjithëatë, ajo do ta mendonte dhe do ta zgjidhte shumë shpejt. Por zilja e fortë e telefonit e trembi dhe e shpërndau në çast shtëllungën pa formë të mendimeve të saj. Sa mirë që ra, mendoi, u lehtësva më në fund. Sabriu u ngrit e shkoi ngadalë në studion e tij. Mbylli derën e veshur nga brenda me shtresa lëkure e me pambuk dhe ngriti dorezën e telefonit. “Jam Seiti. Flas nga Dega e brendshme. Mendoj se na duhet të jemi në një aksident që ka ndodhur në rrugën për tek Leqet, ku ka mbetur i plagosur rëndë edhe një shef seksioni nga vartësit e tu. Shkojmë? “Patjetër, Seit. Ma nis makinën, unë po dal.” Kaloi një çerek ore a më shumë. Diana filloi të mendojë përsëri rrëmujshëm. Ndoshta mund të kishte rritje tej normave të presionit të gjakut. Sabriu doli nga studioja me fytyrë pak të skuqur. U ul në vendin ku ishte pak më parë dhe si u qetësua pak, tha shkurt se sapo kishte ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme. Atij do t’i duhej të nisej menjëherë. Ajo nuk kishte nevojë të dinte më shumë. Makina me truprojen personale kishte mbërritur dhe priste para derës së oborrit.
  • 17. 16 Muci Fezga “Atëherë” tha Diana pa u mbushur mirë me frymë, “të lutem, anuloje ftesën për matematikanin e gjimnazit dhe lëre për një ditë tjetër!” “Vizitë është, Diana, vizitë kortezie” tha ai krejt i qetë. “Prandaj, vazhdo programin e trajtoje mirë. Do të kthehem shpejt, ndoshta pa u errur, dhe do të takohem me të. Nuk e njoh fare për fytyrë. Dëshiroj shumë të njihem e të bisedoj lirshëm, në të gjitha fushat e mundshme. Le të më presë, Diana. Është djalë i urtë e i bindur, sipas Xhemros. Pastaj konvikti nuk ka për t'i lëvizur nga vendi.” Diana nuk e priste kurrë këtë përgjigje dhe u çudit me lehtësinë me të cilën ai e tha. Diçka e pakëndshme filloi të lëvrijë në trurin e saj. Sabriu u vesh shpejt, mori diçka nga kasaforta dhe doli nga dhoma. Në mes të shkallëve ai ndaloi dhe u kthye në verandë. “Roja, si gjithnjë, do të kujdeset e do të përgjigjet për gjithçka që do të duhet, Diana. Më fal që po e përsëris këtë frazë si një i sëmurë mendor, ndaj mos ma merr për keq.” Ai e puthi dhe ajo i uroi, duke buzëqeshur, “rrugë dhe punë të mbarë, si dhe kthim të shpejtë në shtëpi. Ciao!”
  • 18. 17 Vila e mistereve 3. Mekori Xhemro pa orën e dorës dhe më pas dalloi së largu Mekorin e vetmuar në lulishten e gjimnazit. Shpejtoi hapin, e i tha të çohej shpejt se ishin me vonesë për të arritur në orën e duhur në takim. “Po u vonuam, do të na shajë Shefi i Madh.” Ata ecën gjatë, dolën jashtë qytetit, kaluan nëpër një rrugë që jeshilonte nga bari i njomë dhe më në fund u gjendën para një vile dykatëshe, në mes të një gjelbërimi të madh, mes pemëve të larta. Vila ishte e lyer me ngjyrën e qiellit të hapur dhe e mbuluar me tjegulla paksa të kuqërremta. “Kjo që sheh quhet vila e Duhanxhiut”, tha Xhemro. Kjo këtu është porta kryesore e oborrit dhe ky është butoni, të cilin duhet ta shtypim, që zilja të dëgjohet brenda shtëpisë. Shtype, të lutem!” Në verandë doli një vajzë, e cila u shfaq në sytë e Mekorit si një gjimnaziste, shumë elegante dhe tepër e bukur. Me daljen e saj, ajo sikur i dha nuanca të tjera gjithë pamjes së vilës dhe të pemëve të dëndura përreth saj.
  • 19. 18 Muci Fezga Ata te dy, njëri profesor e tjetri nxënës, kaluan pragun e derës së sapohapur, pastaj nëpër rrugicën me pllaka e bar jeshil përzier u ngjitën në verandë. “Mirë se erdhët djalosh!” tha ajo dhe bëri dy hapa përpara për t'i dhënë dorën. E parë nga afër ajo i ngjante një nimfe a një ëngjëlli të sapo zbritur në tokë. Mekori e takoi dorën e tij me dorën e saj, u skuq pak në fytyrë dhe tha pak si me drojë “Mirëse ju gjeta!” Diana e vuri re shqetësimin e tij dhe iu bë qejfi për ca pikë të fituara, ende pa filluar vizita. Pastaj ajo ktheu kokën nga profesori. “Përshëndetje, Xhemro! Të faleminderit që e ‘kërreve’ saktë e shpejt porosinë e Shefit të madh! Ti e di se deri ku e ke kufirin. Tani je i lirë, Xhemro. Mund të shkosh ku ta dojë shpirti e zemra. Nuk të mbetet hatri, besoj. Marrëveshjen me ty e kemi bërë me kohë.” Profesori i gjuhës ruse qëndroi ca sekonda i ngurosur e në mëdyshje, aq sa u duk se po bëhej gati t’i shpërthente një inat i mbledhur grusht brenda tij. Por befas ai krijoi një buzëqeshje, e cila dallohej mirë sa e stisur ishte. Uli kokën e shqiptoi “mirë u pafshim”, me një zë që nuk u dëgjua. U kthye ngadalë e filloi të zbriste shkallët si me përtesë. Diana e shoqëroi me sy profesorin deri sa ai doli dhe e tërhoqi portën e oborrit pas vetes. Pastaj, duke qenë në
  • 20. 19 Vila e mistereve kulmin e kënaqësisë, ajo i futi krahun Mekorit dhe, si të ishin një trup, u futën brenda. Diana i buzëqeshi ëmbël Mekorit dhe i tregoi me shenjë të ulej në kolltukun përballë saj. Mekori, tashmë me më pak emocione, tha me gjysmë zëri “faleminderit zonjushe”, u ul në kolltuk dhe hodhi shikimin mbi tavolinën e vogël të zbukuruar me qëndisma të mëndafshta. Pa dy gota të mëdha për verë dhe dy të vogla për raki; pjatancën e kristaltë të mbushur së tepërmi me fruta të shumëllojshme të stinës. Diana u ul, duke e hedhur paksa fshehur shikimin tek tutat që kishte veshur Mekori. Mjaftuan vetëm pak çaste që ajo të bindej se djaloshi konviktor nuk po ndihej mirë në praninë e saj. Fytyra e lëmuar e tij dukej e ngrysur dhe e mbushur me mërzi. Ajo vuri re se shikimi i tij i shpërndarë u ndal e u mbërthye diku mbi dysheme. Mekori vërtet nuk ndihej i qetë. Ndjente një lloj tendosje në çdo qelize të trupit të vet. Nuk ishin vetëm sendet e shumta e të papara ndonjëherë, të cilat ai i krahasonte me varfërinë e skajshme të familjes së tij. Ishte edhe ajo, gruaja e Sabriut, që e shqetësonte me atë bukuri të rrallë, të cilën as nëpër revista të ilustruara të modës nuk e kishte parë, madje as në ndonjë ëndërr. Ajo nuk po ia ndante sytë e saj aq të qeshur e të zjarrtë. Ndërsa ai e ndjente veten të tepërt në shoqërinë e saj. “Ku unë e ku ajo” mendonte ai. “Nuk mund të jemi ne për njëri-tjetrin as miq e as shokë.”
  • 21. 20 Muci Fezga Ajo grua ishte për të krejtësisht e paarritshme, megjithatë, atij i pëlqente jashtë çdo përfytyrimi njerëzor. Mekori ishte i apasionuar pas filmave, por nuk kishte parë në asnjërin prej tyre ndonjë grua aq të bukur sa ajo. Ai tani e kishte fare afër, të vetme pranë tij, aq të ëmbël, aq të sjellshme, aq të dashur. Ai këtë skenë nuk kishte mundur ta përfytyronte dot. Si mund të ishte ai i qetë në prani të saj? Ai e ndjente veten si të ishte ulur jo në kolltuk, por mbi një top me gjëmba. Megjithatë, ajo është shumë herë më e ëmbël kur buzëqesh, mendonte Mekori me sytë përdhe. E akoma më e ëmbël kur të sheh në sy. A e di ajo vallë, vazhdonte të mendonte ai, se sa të bukur e ka buzëqeshjen? Nuk duhet ta dijë, se askush nuk ia ka thënë. Sabriu jo dhe jo. A e di ajo se si i lëvizin sytë e bajamtë, buzët dhe faqet e saj? I lëvizin në një harmoni të përsosur, që sinkronizohen e vallëzojnë valsin e lumturisë. Sa më shumë që Mekori e shihte atë femër aq më shumë modele bukurie krijonte fantazia e tij. Fytyra e saj e bukur ngjante me një lule orkide, faqet me sepalët e lules dhe buzët me petalet e saj. Ata qëndruan të heshtur, brenda mendimeve të tyre, një copë jo të vogël kohe, por Diana, si të zgjohej nga ndonjë ëndërr e keqe, u ngrit në këmbë. “Mekor, nuk e di nëse ua shqiptoj mirë emrin, më korrigjoni nëse e them gabim, por po krijoj përshtypjen se
  • 22. 21 Vila e mistereve nuk po ndiheni mirë në shtëpinë time, nuk po rehatoheni dot. Ndaj, ndiheni veten tërësish si në shtëpinë tuaj. Ju lutem.” “Ju keni shumë të drejtë zonjushe, por në fillim mbeta i shokuar, si trung, pa frymë, më kuptoni, sapo pashë vilën për ku ishim drejtuar e më pas, kur pashë mobiljet e sendet e kësaj shtëpie. Ky ishte fillimi. Por, me pamjen e bukurisë trupore, veshjes, hijeshisë, oh, mirësisë që rrezatoni nga çdo pikë e qenies suaj, m’u fshinë të gjitha të tjerat. Unë tashmë nuk di as se ku jam. A nuk më thoni, në cilën pjesë të parajsës më solli fati për të parë këtë mrekulli?” Diana lëshoi një të qeshur me tone tepër të larta, aq sa Mekori u shqetësua: “Më falni, nëse kam lëshuar ndonjë fjalë pa vend që shkaktoi këtë reagim të fortë tek ju, të këtij engjëlli të dërguar nga vetë zoti në këtë vilë.” Diana nuk pushonte së qeshuri dhe pse po fshinte me shami lotët që i dilnin. Pastaj priti pak deri sa u qetësua. “Mekor” tha ajo, “së pari le t’i flasim njëri-tjetrit me ‘ti’. Pra, le të bëhemi miq, se dhe në moshë nuk jemi shumë larg njëri-tjetrit. Së dyti, le të prezantohemi si qytetarë. Mua më quajnë Diana. Jam gruaja e Sabriut, kryetarit të Komitetit ekzekutiv të këtij rrethi, i cili të ka ftuar të jesh sot mysafiri ynë i veçantë. E kishte me shumë merak se nuk dinte si ta shpërblente dhuratën e bukur,
  • 23. 22 Muci Fezga por dhe tepër të rrezikshme, që i bëre. Djalë të zgjuar, besnik dhe tepër kurajoz të ka cilësuar ai.” “Unë nuk jam shumë i sigurt nëse mund të të drejtohem me ti, por ...” “Nuk ke arsye të jesh i pasigurt.” “Dhuratën, që ai të paska thënë, unë nuk e bëra enkas për shokun Sabri.” “.. për Sabriun, thuaj, hiqe fjalën ‘shoku’, këtu nuk jemi në zyrën e tij, jemi në shtëpinë e Dianës, edhe të Sabriut, natyrisht.” “Kur mora porosinë nga ai rus-profesori, që ne e kemi shigjetuar me nofkën“Dardanelet”, isha plotësisht i prerë të mos e bëja. Por pastaj, as vetë nuk e di pse, vendosa të ndihmoja njëherazi gjashtë persona, duke futur brenda tyre edhe një shokun tim. Nuk dija asnjë emër. Po të mos ma kishe thënë ti tani, nuk do ta dija se njëri prej tyre paskësh qenë Sabriu, që mbaka postin më të lartë në këtë qytet.” Diana qeshi përsëri me zë. Ajo tashmë e kishte kuptuar që e qeshura e saj godiste mirë në shenjë. E kishte kuptuar nga sytë e tij. Madje iu bë se kuptoi edhe mendimet që ai po bluante në ato çaste për të. “Po pastaj?”
  • 24. 23 Vila e mistereve “E mbarova provimin brenda 25 minutave dhe u ngrita të dal, aq sa profesorët e mi u shqetësuan.” “Ku shkon ti, mo,” më tha një person, i ardhur si përfaqësues i Ministrisë në provim, “ulu e i shiko zgjidhjet edhe një herë me kujdes. Këtu nuk është garë vrapimi, ku fiton ai që pret i pari kordonin e finishit.” Unë i thashë se i kam parë dhe riparë zgjidhjet e nuk kam dëshirë t'i shoh më. Kur dola, Xhemro më kishte përgatitur gjashtë letra të bardha me nga një letër karboni pas secilës. Pra, për të bërë plot gjashtë kopje me një herë. I bëra dhe ia dhashë. Në fund, u dogj vetëm shoku im, i cili pretendonte të merrte notën maksimale, por mori një notë më pak. Xhemro nuk ia kishte dhënë atij, por një tjetri. “E njoh atë gjimnaz prej vitesh, Mekor, por ky skandal, zor se mund të jetë përsëritur ndonjëherë. Nuk gjen kollaj nxënës që provimin me shkrim ta bëjnë për 25 minuta! As në provimet e klasës, pa le për ato të maturës.” “Mirë e the. Rastisi që unë e mbarova shpejt. Plus që pranova të bëj edhe një lloj nderi, të ndihmoj të tjerët. Siç duket, duhet ta kem ndonjë dell prej budallai.” “E the kot këtë! Po ajo nofka e Dardaneleve, si është?” “Është paksa banale, nuk ta them dot. Mbase ndonjë herë .... po ma kujtove.”
  • 25. 24 Muci Fezga “Jo, më mirë që nuk po ma thua, se Xhemron nuk e shoh dot me sy dhe nuk kam për ta parë më, ndoshta asnjëherë tjetër.”
  • 26. 25 Vila e mistereve 4. D dhe M “Unë nuk shpejtova të prezantohem” tha Diana pa e hequr buzëqeshjen. “Mendova se do të më njihje. Më mbajnë mend të gjithë shokët e tu të maturës, sepse më quanin atëherë me nofkën ‘sikur’, që ndoshta shprehte për ta ‘një dëshirë që nuk e realizonin dot’. Madje një djalë kishte shkruar në gazetën e murit të shkollës një vjershë me dy strofa me nga pesë vargje secila, të cilët fillonin me radhë sipas shkronjave të fjalës ‘sikur-Diana’. E ai djalë më dilte përpara me rast e pa rast. Por as atij dhe as mua nuk na eci fati.” Mekori i tha asaj se në këtë qytet ai nuk kishte mbushur akoma as nëntë muaj. Kështu që nuk kishte nga ta njihte. Ai shtoi, si për humor, se për të ai nuk duhet të kishte lindur akoma. Asaj i pëlqeu humori i Mekorit dhe përsëriti enkas goditjen e saj të radhës, me të qeshurën e ëmbël. “Sa më gëzove Mekor me këtë që më the!” “Ç’ka këtu për t’u gëzuar?” “Po të ishte, siç e mendova në fillim, dhe ti nuk do të më mbaje mend, do të ndihesha keq, sepse u gjet një djalë
  • 27. 26 Muci Fezga simpatik që nuk ia paskam mbushur syrin as atëherë dhe as tani.” Të qeshurën me zë e me lot të Mekorit e pasoi dhe Diana. Pastaj biseda vazhdoi më e qetë. Diana tregoi se para përfundimit të maturës, ajo kishte kërkuar të vazhdonte Institutin e Arteve, jo vetëm se ishte e bukur e mund të çante në teatër apo kinostudio, por kishte edhe zërin shumë të mirë, se recitonte e imitonte, kërcente e këndonte me grupin e teatrit të qytetit. Por Sabriu, të cilin ajo e kishte gjetur në qytet, diku e kishte parë, e kishte pëlqyer dhe kishte vendosur ta merrte për grua. “Diana, nuk të kuptova” ngriti pak zërin ai, “Sabriu vendosi të të merrte për grua, kështu? Dhe ti mezi prisje të merrje Sabriun për burrë?” “Pas një jave unë do të filloj sezonin përfundimtar të provimeve në institut, pas të cilit do të diplomohem”, vazhdoi ajo pa i kthyer përgjigje. “Do të jem biologe, mësuese e kimisë dhe biologjisë ndoshta. Sabriu më thotë të mos shqetësohem, sepse ai u ka dhënë urdhrat e veta pesonave të duhur. Unë vazhdoj ta kundërshtoj, se mua nuk më duhet ndihma e tij, por ai këmbëngul, njëlloj si dhe për vete. Nuk janë veprime të rregullta këto. Apo e kam gabim?”
  • 28. 27 Vila e mistereve “Edhe pse ti këmbëngul, mesa duket, është ai që vendos përfundimisht.” “Po, po”, tha ajo, “ia mbush mendjen Xhemro Labi, këshilltari i tij, të cilin, më duket se e urrej, nuk e afroj dot as te pragu i derës, siç e pe pak më parë.” “Pse kështu? A e ke pasur profesor atë?” “Më fal, por nuk kam dëshirë të flas për të, të paktën tani për tani.” Mekori vuri re një lot që i rrëshqiti Dianës nëpër mollëzën e faqes. Ajo ishte zbehur dhe buzëqeshja i ishte larguar. U ngrit dhe i la atij të kuptojë se po shkonte në banjë. Kur u kthye, ajo ishte e qetë. Kishte marrë një pamje më të bukur nga mënyra e krehjes së flokëve. Ende pa u ulur, ajo iu lut atij të kërkonte ndonjë gjë që i pëlqente për të pirë apo për të ngrënë, se ajo dëshironte ta qeraste për mirëseardhjen. Mekori nuk kërkoi asgjë dhe bëri betimin se i kishte thënë asaj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Diana vuri lehtë buzën në gaz, duke i thënë se po e habiste me ndjenjën e tij të humorit, por nuk qeshi siç bënte zakonisht. Ajo mbushi një gotë me raki rrushi dhe nxori një pjatë me gliko arrash, e cila, siç tha ajo, ishte ëmbëlsirë karakteristike përmetare. Për vete mbushi një gotë vere të
  • 29. 28 Muci Fezga bardhë dhe i uroi mirëseardhjen. Ajo tha në vazhdim se falënderimin do t’ia bënte Sabriu, sapo të kthehej. Mekorit tani po i vinte keq që nuk kishte pasur fatin ta njihte ca muaj më parë këtë vajzë kaq të mirë, të bukur, të thjeshtë dhe të zgjuar. Këtë që sapo e kaloi nëmend ia tha edhe asaj. Madje, i tha edhe më shumë. I tha se kur ai filloi gjimnazin, ajo sapo kishte hyrë në kuvlinë ku mbajnë thëllëzat. Diana qeshi dhe tha se ai kishte sajuar një fjali të bukur dhe shprehëse. Pastaj i iku buzëqeshja e vendin ia zuri dëshpërimi. Sytë e saj u mjegulluan nga lotët që mbetën pa rrëshqitur e u thanë brenda kapakëve. Diana e pa të udhës të ndërronte temën e bisedës dhe iu lut atij të tregonte diçka për veten. Nuk mund të fliste vetëm ajo e ai të dëgjonte. Veç kësaj ajo e ndjente se ai nuk ishte çliruar plotësisht nga tensioni i fillimit të bisedës mes tyre. “Unë nuk e di, Diana, se çfarë vë re ti, por unë jam fare i qetë, u mësova me ty dhe të falënderoj për kënaqësitë që më krijon. Unë nuk i meritoj këto trajtime kaq miqësore, sepse unë defakto jam thyerës i rregullave të shkollës, pjesëmarrës direkt në krimin që u bë gjatë provimit. Tani, duke u treguar kaq e mirë me mua, bëhesh edhe ti bashkëfajtore, nëse do të vazhdosh akoma të mos më kallëzosh atje ku duhet.”
  • 30. 29 Vila e mistereve “Ku ta bëj kallëzimin, te burri? Ai është i pari për t’u dënuar! Madje ai nuk e kupton që ka bërë gabim. E quan si lojë, që nuk i bën keq popullit, thotë. Por, le ta lëmë këtë e më trego për veten, para se të filloj të të pyes.” Mekori nuk i kishte shkuar ndonjëherë në mend se ç’mund t’i interesonte dikujt të dinte për jetën e tij. Ai i ra shkurt. Tha se ishte një fshatar nga jugu i vendit. Për kushtet e vështira të jetesës në familje, kishte gjetur si zgjidhje të mbyllej në një shkollë ushtarake qysh nga mosha dhjetë vjeç e deri sa mori rrugën për të ardhur këtu, para tetë muajsh. Buzëqeshi pak dhe tha se jetëshkrimi i tij ishte kaq i thjeshtë sa mund të shkruhej vetëm me një fjali. Ajo qeshi me fjalinë e fundit të tij, ndërsa ai e ftoi të fillonte nga pyetjet. Diana e pa në sy dhe i buzëqeshi. E pëlqente shumë këtë djalosh që i dukej krejt si një Adam i rënë prej qiellit, megjithëse nuk gjente dot asgjë si argument për mendimin e vet. Ndaj ajo mendoi ta ngacmojë pak për ato që kishte në mend, që nga çasti kur e pa duke ngjitur shkallët për në verandë. “A të vjen keq nëse të pyes për shoqërinë që ke pasur, ose që ke akoma dhe cili është mendimi tënd në zgjedhjen dhe mbajtjen e kësaj shoqërie. Ke gjetur këtu shoqëri të re?”
  • 31. 30 Muci Fezga Mekori nuk e kish menduar se një vajzë, si Diana, do ta pyeste kaq hapur dhe pa nënkuptime për atë që ai e kishte pikën më të dobët në jetën e tij. Ai uli kokën dhe filloi të tregojë me një zë tepër të ulët. Tha se po të fuste tek përgjigja edhe këto pak muajt e jetesës në këtë qytet, ai nuk kishte dëgjuar nga afër, si tani, asnjë zë vajze, asnjë fjalë prej tyre e asnjë bisedë që mund t’i sillte atij kënaqësinë më të vogël. Ai nuk kishte arritur të nuhaste aromën qoftë dhe të një vajze të vetme, siç po e shijonte tani. Ai kurrë nuk e kishte parë një vajzë si një ditë të re në agim, si një rreze të diellit, si një lule që është nektar i natyrës. Nuk ishte mësuar dot ta shihte vajzën si nektar të jetës. Për arsye të vendit ku jetoi dhe kreu studimet, ai u formua dhe mbeti, një tip krejtësisht i mbyllur, i mbyllur hermetikisht. E gjithë shoqëria e tij numëronte vetëm dy apo tre shokë, konviktorë dhe ata, të ardhur nga e njëjta shkollë e me të njëjtën edukatë si ai. Pra, me dy fjalë, ai ishte një fshatar i vërtetë dhe shfaqte një edukatë të pastër ushtarake. “Po dëgjoj një gjë të pabesueshme, Mekor, e më vjen të qaj. Pse nuk thua më mirë që ke qenë në një burg të vërtetë? Kjo është një vuajtje e tmerrshme shpirtërore. Madje të burgosurve u bëjnë plot lëshime, u vijnë për vizita jo vetëm gratë, por dhe të dashurat, edhe shoqet e të tjerë miq e shokë. Si është e mundur që një djalë si ti, i
  • 32. 31 Vila e mistereve zgjuar e simpatik, të mos ketë njohur shoqërinë e ndonjë vajze? Në moshën më të mirë! O zot, çfarë fati të keq paske pasur!” “Fati është i lidhur me mjedisin, Diana, dhe varet shumë nga mentaliteti që mbart shoqëria," tha ai, "por edhe me ndryshimin e mjedisit. Në muajt e fundit në këtë qytet, kërkohet koha e nevojshme për të t’u përshtatur me shokët, shoqet dhe miqtë. Ne jetojmë akoma në një shoqëri konservatore dhe kemi frikë, frikë në palcë, për të shprehim mendimet tona. Aq sa shprehja banale se ‘muret kanë veshë’ qarkullon gojë më gojë. Dhe askush nuk i beson askujt.” “Përfundimi që ke nxjerrë ti është i saktë për mendimin tim, por çfarë përpjekjesh ke bërë ti për të gjetur fatin tënd, atë që ëndërron në të vërtetë?” “Pothuajse të gjitha vajzat e moshësh sime, madje edhe më të vogla se unë, kanë gjetur burrat e tyre qysh në vitet e para të gjimnazit. Ja, ju, për shembull,” tha ai dhe e pa drejt në sy. Ajo buzëqeshi hidhur, aq sa Mekori u shqetësua për ndërhyrjen që bëri. “Ndërsa me vajzat më të reja se unë,” vazhdoi ai, “asgjë nuk më lidh. Njohja me to nuk do të kishte kuptim, përveç ndonjë kënaqësie të rastit. Por unë dhe miqtë jemi kundër veprimeve të tilla. Ne i ndëshkojmë nëse i hasim”.
  • 33. 32 Muci Fezga Mekori psherëtiu. Ai tha se e dinte mirë që vajzat nuk u i pëlqejnë djemtë e edukuar në gazerna. Madje thuhet se me oficerët nuk dëshirojnë as të martohen. Dhe e argumentojnë me shërbimet e shpeshta që ata kanë, kohë e pa kohë, ditën e natën. Ato nuk e dinë që ingranazhi i çuditshëm i marrjes dhe zbatimit të urdhrave është pjesë e një mekanizmi më të madh, dhe se mekanizmat as gjykojnë dhe as gjykohen. Ai i solli asaj Sabriun si shembull, duke shtuar se një mënyrë e tillë pune është thuajse në të gjitha profesionet, në shkallë të ndryshme, natyrisht. Vajzat këtë nuk e kuptojnë, gratë disi më ndryshe.
  • 34. 33 Vila e mistereve 5. Konvikti Diana u prek nga tregimi i Mekorit dhe pa e fshehur shqetësimin, ajo e pyeti: “A bëhen mbrëmje vallëzimi në gjimnazin tënd dhe në konvikt?” Bëhen, u përgjigj ai, por siç të thashë, vajzat vijnë të shoqëruara. Ne na duhet të jemi spektatorë, ndaj unë qëndroj fare pak e pastaj largohem. Të dy qeshën me shpirt kur ai tregoi se në konvikt vajzat, që përbënin një grusht, uleshin në njërën anë të sallës, ku do të bëhej vallëzimi, ndërsa djemtë, 30 herë më shumë se ato, qëndronin në gatishmëri në tre anët e tjera. Një konviktor me gjyzlykë që luante në fizarmonikë krijonte plot situata komike. Luante një akord dhe djemtë, me tingullin e parë, fillonin vrapin drejt vajzave. Ishte një garë vrapimi e vërtetë, pa rregulla. Një garë me të shtyra, strekëmbësha, rrëzime në dysheme e të qeshura pa pushim. Por, nuk vazhdoi gjatë dhe drejtoria vendosi që mbrëmjet të bëheshin jo më shumë se dy herë në muaj dhe fuqinë do ta kishin përherë damat. Kjo do të thoshte që vajzat do të ngriheshin e të ftonin djemtë për vallzim.
  • 35. 34 Muci Fezga “Po ti ke vrapuar?” “Jo, unë nuk e pranoj një idiotizëm të tillë. Rri atje, jo më shumë se një gjysmë ore, dëgjoj këngët dhe muzikën e dobët që luan ‘gjyslykja’ dhe sapo ai fillon përsëritjen e muzikës, dal, bëj një xhiro deri te kinemaja e qytetit, pastaj deri tek teatri, shoh reklamat dhe kthehem e mbyllem në dhomë.” “Të pëlqen kinemaja? Ç’lloj filmash?” “Është e vetmja kënaqësi. Ti mund të qeshësh, por një film që titullohet “Fluturojnë krillat”, i cili ka fituar palmën e artë në festivalin e Kanës e kam parë me shokët e mi mbi dhjetë herë radhazi. Aq sa nuk besoj t’i harroj kurrë emrat e artistëve. Tatjana Samoillova dhe Aleksej Batalow, si dhe regjisorin e famshëm Mikail Kallatasov. Në përgjigjësi, melodramat më pëlqejnë më shumë.” “Dhjetë herë një film? Po paratë kush ua paguan? “Biletat i bëj unë, duke i kopjuar mbi një pllakë xhami. Kopje perfekte dalin, por filmin, kur salla është e mbushur, qëllon ta shohim në këmbë. Portierët nuk na ngacmojnë, ndoshta u vjen keq. Një shokun tonë, që dridhej nga frika, e ndaloi portieri kur po i këpuste pjesën e kontrollit të biletës dhe e pyeti se pse dridhej. Ai i tha se në grupin e teatrit të konviktit ai luante rolin e koprracit në komedinë e Molierit. “Mirë, bukur, jepi artist”, i tha ai.
  • 36. 35 Vila e mistereve Diana filloi të qeshte me lot, duke përsëritur, “fantastike”. Pastaj, pas një çasti pushimi, humori i ra fare. Ai nuk po e kuptonte se ç’po ndodhte me të, por nuk e pyeti. Ajo po shihte në mendjen e vet figurat e shumta të stampuara nga tregimi i Mekorit. U ndal me mend tek fati, i cili, sipas saj, nuk vjen nëse nuk e kërkon, madje me ngulm. Pastaj ajo e kundërshtoi këtë mendim ne mendjen e vet. E kisha rastin përpara, mendoi ajo. Është vërtet për të ardhur keq. Pastaj ajo u ligështua akoma më shumë, duke parë fatin e vet si në ekran. “Eh, Mekor, mesa kuptoj, ti deri tani nuk i je afruar asnjëherë asnjë vajze?!” “Pyetjen tënde, Diana, e kuptova shumë mirë, edhe pse nuk e bëre të plotë, ashtu si e mendove. Ndoshta nuk duhet as t’i përgjigjem, asaj pyetjeje, por,” dhe ai ndali pak si për ta peshuar më parë përgjigjen, “diçka te ngjashme ta thashë një herë. Natyrisht, edhe unë, si gjithë moshatarët e mi, kam ëndërruar të kisha pranë një vajzë.” Diana u afrua më pranë tij. “Kam parë plot skena dashurie nëpër filma dhe kam lexuar shumë nëpër libra e revista, tha Mekori. Por deri tani, deri në këtë moment që po bisedojmë, s’kam prekur asnjëherë një dorë vajze, një prekje që të jep kënaqësi, pa
  • 37. 36 Muci Fezga folur për të tjerat që mund të vinin pas një njohjeje më të afërt.” Dhe Mekori heshti gjatë. Sa keq i vinte tani, në këtë moshë të rritur, të dalë nga adoleshenca, të qëndronte e të rrëfehej para Dianës. “Nuk ka nevojë të më pyesësh më gjatë, Diana. Të tjerat ti i kupton vetë, jam i sigurt. Të ndjek me vëmendje dhe e shoh që të vjen keq për mua. Unë nuk kam ndonjë ndjenjë turpi të tregoj për këtë, sepse e ndiej veten krejt pa faj. Ndiej vetëm keqardhje për veten time. Por le ta lëmë këtu këtë besedë. Më mirë të mos e kishe bërë atë pyetje! Dhe çdo pyetjeje, ndoshta edhe intime që mund të kesh ndërmend për ta bërë, vëri nga pas një përgjigje me ‘jo’ dhe kaq.” “Dakord, Mekor, të kuptova dhe nuk do të pyes më.” “Tani më thuaj, të lutem, kur do të vijë Sabriu? Përse më ka thirrur? Falënderimin që donte të më bënte ai e mora prej teje. Ja pra që takimi ynë mund të quhet i përfunduar, madje dhe i suksesshëm tashmë.” Diana nuk e fshihte dot shqetësimin që e kishte mbërthyer dhe dëshirën për ta tërhequr atë sa më pranë saj. Nuk e kuptonte se si duhej të çlirohej, se çfarë duhet të bënte dhe nga t’ia niste. I dukej se deri në atë moment nuk kishte bërë asgjë, ishte si në një vorbull pa rrugë daljeje. Ai vazhdonte t’i ngjante me një Adam të kohëve moderne
  • 38. 37 Vila e mistereve që nuk kishte gjetur akoma atë që kërkonte trupi i ndezur i tij. Ai sapo e kishte kaluar adoleshencën dhe kish dalë prej saj krejt i virgjër, pa shijuar asnjë nga ndjenjat dhe kënaqësitë e shumta që lind bashkimi me një femër. Ajo u ngrit, mori një pupë dhe u ul afër, në krah të Mekorit. Sytë e saj ishin të ndezur dhe pak të përlotur. Ajo i hodhi atij ngadalë dorën në qafë dhe i mbështeti kokën te supi. Mekori nuk luajti nga vendi, por u skuq. Ajo e vuri re dhe i pëshpëriti në vesh. “Unë e kam kuptuar që ne na pëlqen të dyve të bisedojmë bashkë dhe se ne të dy e pëlqejmë dhe e duam njëri-tjetrin. Ti nuk ke pse të shqetësohesh për këtë. Përkundrazi, unë do të dëshiroja që marrëdhëniet tona të jenë sa më të pastra, sikur dhe intime të jenë ato. Ti ndoshta nuk e kupton sa kënaqësi ndiej unë duke qenë pranë teje, ja kështu siç jemi tani.” Mekori u skuq edhe më, e shtyu atë pak, fare lehtë, dhe u ngrit nga vendi. “Më fal,” tha ai, “unë do të dal, sepse kaloi më shumë se një gjysmë ore, ndërsa Sabriu mesa duket do të vijë në darkë.” “Më fal Mekor nëse fjalët e mia dhe afrimi im u keqkuptua prej teje. Nuk desha aspak të të fyej, apo të luaj me ndjenjat e tua. Ishte thjesht një keqardhje, si ajo që the ti pak më parë për veten tënde, por më ndje, nga gjithçka që tregove, mua m’u shtua pa masë respekti për ty, aq sa
  • 39. 38 Muci Fezga nuk jam në gjendje të mendoj se çfarë mund të bëj që ti të ndihesh sa më mirë tek unë. Të lutem më ndihmo për këtë.” Ai i tha se kurrë nuk e kish pranuar ndjenjën e keqardhjes së të tjerëve ndaj tij. Ai ishte krenar për veten, pavarësisht se fati nuk ia ka sjellë atë që shpirti ia kërkon. Por kjo do të ishte thjesht kalimtare. Ai ia kish thënë, nuk ishte nga ata që i shfrytëzojnë për keq rastet, e aq më keq akoma që krijojnë raste duke abuzuar me shoqërinë apo me miqësinë. Ai kishte ardhur i ftuar si mik dhe ish i detyruar të respektonte me ndërgjegje të pastër rregullat që kërkonte kjo miqësi. Diana i kuptoi mirë fjalët e tij. Ai ishte tejet i edukuar e i sjellshëm. Skuqja e tij nuk ishte ndjenjë turpi prej adoleshenti, ishte më shumë shfaqje inati për pasigurinë që po tregonte ai me veprimet e veta. Ndaj ajo i tha se porosia e Sabriut ishte e qartë dhe ajo ishte e detyruar ta zbatonte. Ai mund të ulej e të lexonte diçka nga librat dhe revistat në komo deri sa ajo të përgatiste për të ngrënë. Pasi të hanin ata mund të dilnin së bashku dhe të shëtisnin në kopsht, megjithëse nuk kishte ndonjë gjë të veçantë për të parë. Veçse ai duhej doemos të qetësohej e të dy bashkë të prisnin sa të vinte Sabriu, kurdo që të vinte. Ajo nuk lidhej dot me të në telefon.
  • 40. 39 Vila e mistereve “Jo,” tha ai prerë, “unë po iki tani, menjëherë, ditën e mirë.”
  • 41. 40 Muci Fezga 6. Largimi ... Mekori doli nga dhoma e pritjes pa i dhënë as dorën, zbriti shkallët, eci rrëmbyer, hapi me vërtik portën e oborrit sikur të kishte frikë se mos i ndërrohej mendja në çast dhe mori kthesën për të dalë në rrugën që e çonte në konvikt. Diana u përplas tërësisht nervoze mbi kolltukun e gjatë në dhomën e pritjes. Nuk arrinte të kuptonte se ku kishte gabuar, ku e kishte tepruar, ofenduar apo lënduar. Ndoshta kishte lejuar ndonjë mendjelehtësi, nuk kishte menduar asnjë nga detajet e këtij takimi. Ai djalë me siguri duhet të ishte zhgënjyer me të, ndoshta afër fundit të bisedës. Ajo sillte ngjarje nëpër mend dhe lotonte. I dilte parasysh Sabriu e i vinte keq edhe për të. Duke kaluar me mend nga skena në skenë, ajo shpërtheu në të qara me dënesë. Pasi kaloi një kohë të shkurtër e u zbraz nga trishtimi i thellë që e kishte pushtuar, Diana u ngrit, shpëlau fytyrën me ujë të ftohtë dhe erdhi e u ul në një nga shezlongët e verandës. Dielli tani ngrohte me fuqi, por Diana ende nuk po e ndiente ngrohtësinë e tij.
  • 42. 41 Vila e mistereve Mekori kishte të drejtë, mendoi ajo. Ai nuk e kishte kuptuar atë e nuk mund të merrte asgjë me mend. Duhej t’i jetë dukur sikur ajo po luante me të rrolin e një hetuesi. Sepse ajo nuk iu përgjigj as pyetjeve të pakta që i bëri ai rreth vendimit të Sabriut për martesën, për rrolin e dyshimtë të Xhemros në familjen e tyre, për fëmijërinë e saj. Ajo mbeti për të një lloj enigme e ai, me prirje për të qenë i saktë, mund të sajonte lloj-lloj hipotezash për të. Dhe logjika ia donte që përfundimet e tij të ishin me prirje nga e keqja. E quajti veten krejt idiote. T’i qëndronte zogu kaq gjatë në pëllëmbë dhe ajo të mos e mbyllte dorën për ta mbajtur. Sa budallaqe je, i tha tha ajo vetes dhe u ngrit rrëmbimthi. Duhet të bëj diçka që ta kthej nga rruga. Tani, nuk mund të qëndronte dot pa të. Gabimi që bëri ishte i madh. Aq më tepër që nga çasti në çast mund të vinte Sabriu e mund të mos e gjente aty. Si t’i përgjigjej atij? Ajo doli te dera e verandës dhe i ra ziles së shtëpisë, si të ishte një vizitore. Nga pas gardhit doli dhe iu afrua në çast roja, një djalosh me trup shtangisti. Diana, me zë krejt të ulur, ku ndihej një e dridhur e lehtë, i tha atij me hollësi se çfarë duhej të bënte dhe më pas e urdhëroi të nisej menjëherë. Roja u largua. Ajo e ndjeu veten të çliruar nga ankthi dhe trupin më të lehtë. U lëshua në shezlong e pushtuar tërësisht nga një kënaqësi e brendshme.
  • 43. 42 Muci Fezga Në mes të ëmbëlsisë që ndjeu në shpirt ajo mbylli sytë dhe imagjinoi të ngrihet ngadalë në ajër dhe përkrah saj ishte Mekori, me sytë drejtuar tek ajo, duke buzëqeshur. Zërat e tyre përziheshin dhe Diana po i tregonte historinë e jetës së saj. Në fillim dukej sikur ajo po ëndërronte dhe dëgjonte zëra që vinin nga drejtime të ndryshme dhe bënin jehonë në ajër dhe më pas këto zëra u shndërruan në re. Ajo pa renë e saj të mendimeve, një re të madhe, duke puthur me butësi vogëlushet e Mekorit. Retë e mendimeve po bënin dashuri. Ajo e kuptoi që tashmë kishte rënë në dashuri me të. * * * Një lloj si ti, edhe unë jam e re në këtë qytet. Kam ardhur afërsisht katër ose pesë vjet para teje. Erdha nga një qytet ngjitur me Moskën. Mos bëj të habiturin, por më dëgjo. Më shoqëronte Irina, mësuesja tënde dhe e imja e gjimnazit. Ajo ishte motra e një mikut të ngushtë të babait, me emrin Borisov, familja e të cilit jetonte shumë afër me familjen tonë në Romë. Borisovi dhe babai im ishin punonjës të ambasadave të vendeve të tyre. Ata të dy u miqësuan edhe familjarisht, sepse përfaqësonin dy vende me miqësi të përjetshme. Iu bë sikur ai e pyeti tërë habi, por ajo vazhdoi. Borisovi kishte një vajzë simpatike dhe shumë të zgjuar,
  • 44. 43 Vila e mistereve Lena e quanin, moshatare me mua dhe ne të dyja ndiqnim të njëjtën shkollë fillore, që për fatin tonë e ndodhej në mesin e rrugës që lidhte shtëpitë tona. Unë dhe Lena u bëmë shoqe të ngushta, aq sa ne ishim si dy motra, si dy vajza të secilës prej familjeve tona. Si duket, e deshi zoti që Borisovët dhe prindërit e mi do të ktheheshin në të njëjtën kohë në vendet e tyre. Lena dhe unë u mërzitëm shumë aq sa Borisovi iu lut babait të më merrte me vete, bashkë me Lenën edhe mua, të jetoja me ta në Tula, qyteti ku ata kishin shtëpinë, shumë afër me shtëpinë Tolstoit të madh. Babai e bisedoi me nënën time dhe ranë dakord. Unë dhe Lena u gëzuam më shumë nga të gjithë. Do të vazhdonim shkollën përsëri bashkë, aq më tepër që shkolla në Tula ishte speciale dhe të gjitha mësimet zhvilloheshin në anglisht. Borisovi u kujdes për mua njëlloj si për Lenën e cila renditej e para në shkollë për nga notat. Por edhe unë munda të hyj në grupin e nxënësve cilësorë. Fotot tona qëndronin gjatë gjithë kohës në tabelën e nderit, në hyrje të shkollës. Pas katër vitesh unë dhe Lena e mbaruam shkollën angleze dhe po bëheshim gati të fillonim gjimnazin. Por, atë vit, motra e Borisovit, Irina, do të vinte si nuse e martuar në Shqipëri me një personalitet të njohur në fushën e arsimit. Irina më mori me vete. Në avion më tha se do të më kishte nxënësen e saj, se atë e kishin emëruar mësuese në gjimnazin e qytetit ku ishin prindërit e mi. Unë u gëzova shumë dhe, sikur të kisha Lenën përpara, iu
  • 45. 44 Muci Fezga hodha në qafë dhe të dyja filluam të ledhatonin njëra- tjetrën. Ishte Irina ajo që më bëri të njohur sapo futa këmbët në gjimnaz, përpos asaj që rrezatoja bukuri të rrallë mes shoqeve të mia.
  • 46. 45 Vila e mistereve 7. Gjimnazi ... Ajo hapi sytë e trembur nga një zhurmë e lehtë. Iu bë sikur dëgjoi një zë diku afër dhe hodhi shikimin për rreth. Heshtje gjithandej. Mbylli sytë dhe hyri përsëri në botën e kujtimeve. Babai dhe nëna u gëzuan shumë kur e panë Dianën që hapi derën dhe la të hynte e para gruan që e shoqëronte, një grua tepër e bukur e tërë buzëqeshje. Ata mbetën si të paralizuar. Kishin tani para syve vajzën e tyre aq të rritur, aq të bukur dhe aq elegante në veshje e sjellje. U ngritën si të dehur e me sy të përlotur, iu afruan si të donin të vraponin. Filluan përqafimet e puthjet e gjata. Në buzët e faqet e tyre përziheshin lotët e të treve. Irina rrinte si e shtangur nga emocionet që i krijoi skena që po shihte. Një lloj si tek ne, mendoi ajo. Prindërit u shkëputën nga Diana dhe duke fshirë lotët me dorë iu drejtuan Irinës. Ata e falënderuan atë dhe të vëllanë e saj me një shqipe që askush nuk e përkthente. Pastaj ata iu lutën që t’ia transmetonte falënderimet e tyre edhe Borisovit, të cilin ajo e kuptoi me intuitë dhe u buzëqeshi. Pastaj Irina u largua. Burri e priste jashtë në rrugë.
  • 47. 46 Muci Fezga Dianën e priti ngrohtë i gjithë stafi pedagogjik i gjimnazit, jo vetëm për notat e mira që kishte në dëftesat e saj, por më shumë nga që zotëronte tri gjuhë të huaja. I pari që iu afrua e nuk iu nda asnjë çast të vetëm ishte Xhemro. Ai donte ta kishte Dianën si një asistente të tij personale për rusishten, të cilën ai, siç e ndiente edhe vetë, nuk e zotëronte mirë. Diana kujtoi në çast pyetjen që i bëri Mekori për Xhemron, të cilën atëherë bëri sikur nuk e dëgjoi. Tani po i sillte ndërmend ngjarjet dhe filloi te rrëfehej. Ajo kishte filluar semestrin e dytë të vitit të fundit të gjimnazit. Ai e thirri në zyrën e komitetit të rinisë së shkollës dhe e ftoi të ulej në karrige. “Nga dita e sotme, ti Diana, do të jesh antëtare e komitetit të rinisë së shkollës. Kjo zyrë do të jetë edhe zyra jote. Mund të vish kur të duash, madje edhe kur të mos ketë frymë njeriu. Ja dhe çelësin ku e ke. Ti je vajzë e besuar sepse babai tënd ka punuar në ambasadën tonë në Romë, e tani është nëpunës i nderuar.” Diana tha faleminderit dhe u ngit të dilte. “Jo, prit pak se kam akoma. Kjo që do të them është tepër sekrete. Në qytetin tonë kemi një personalitet shumë të rëndësishëm. Është beqar. Ka ardhur në gjimnaz dhe mes shumë gjërash ka parë edhe foton tënde në tabelën e nxënësve me të mirë. I ka mbetur mendja, i ka
  • 48. 47 Vila e mistereve ndalur dhe fryma. Kërkon të të marrë për grua. Do të të ketë në shtëpi ditën që do të mbarosh provimin e fundit. Atë e njohin të gjithë nga që është personi numër një në rrethin tonë, kudo, në qytet e në fshat. Kam porosi të të shoqëroj deri në shtëpinë e tij. Ai do t’i thotë vetë kërkesat dhe pret përgjigje pozitive prej teje. Quhet Sabri Ebriku.” Diana bëri edhe dy hapa të tjera mbrapsh në drejtim të derës. “Prit, se nuk kam mbaruar. Porosia e tij është kjo: këto që biseduam këtu do t’i mbash sekret edhe nga prindërit. Se kur do t’ua thuash atyre, këtë do ta thotë ai. Kaq kisha. Mund të ikësh, por dy gjëra dua t’i di, e shumta nesër: E para, nëse do të vesh tek ai? Dhe e dyta në cilën nga ditët e javës?” Ajo u zverdh në fytyrë dhe e revoltuar, tha me zë të lartë një “jo, nuk shkoj”. U largua me shpejtësi nga zyra, përplasi derën dhe zbriti shkallët rrëmbimthi. Sabriu është i vjetër, mendoi ajo duke vrapuar, njëlloj me babain. Por dhe mënyra që po përdor, me këtë mësues-mbles mediokër është anadollake.’ Ndërsa unë jam e re, kam të drejtën të pretendoj më shumë, jam vajza më e bukur e qytetit, djemtë më vardisen thuajse të gjithë. U zgjua si nga një ëndërr me makthe. Sa kujtesë e hidhur, si e betonuar në tru, mendoi. Të gjitha këto duhej t’ia kisha treguar Mekorit. Çfarë naiviteti i lejova vetes. Duhet ta riparoj menjëherë,
  • 49. 48 Muci Fezga mendoi. Duhet t'i prezantohem ajo që jam në të vërtetë. Jo si një e njohur e rastit. Ai është djalë i zgjuar, tërheqës, me shpirt të madh, me fjalë të ngrohta, i respektueshëm. Fundja, edhe mund ta ulem pak, por pa kërkuar kurrë të më mëshirojë. Duhet ta realizoj medoemos atë që kam konturuar në mendje, të zbuloj një pjesë të vogël të enigmës, pa nxjerrë në dritë tërësinë e saj. Ajo duhet të mbetet e varrosur këtu, të jetë pronë e kësaj vile dhe vetëm e kësaj, pjesë e mureve, e çatisë dhe e tuallit së saj. Ndyshe, ata që më ruajnë do të jenë xhelatët e mi. O zot, më ruaj nga e keqja!
  • 50. 49 Vila e mistereve 8. Presion ... Diana vazhdoi të sillte ndër mend e të analizonte veç e veç, pastaj të grupuara, gjerat me të rëndësishme, që mund t’i tregonte Mekorit e që ai t’i pranonte t'i dëgjonte. Do të bënte dallim, nëse ato do t’u premtonin parajsën te dyve, apo rrethin e fundit të ferrit. Në tregimin e saj ata do të pranonin të dyja, edhe jetën, edhe vdekjen. Nuk kishte rrugë te mesme. E lodhën shumë këto mendime dhe në një çast nuk e përballoi dot. E zuri gjumi duke e parë veten sikur po kolovitej në dyshekun e sfungjertë që mbahej me dy litarë të trashë të kapura në dy nga pemët e mëdha të kopështit pas shtëpisë. Vazhdonte po ajo ëndërr me Xhemron. * * * Xhemro gjeti rastin e volitshëm dhe futi Dianën përsëri në zyrën e tyre të organizatës së rinisë së gjimnazit. “Ti je vajzë e zgjuar, Diana,” i tha ai, pa arritur të ulen në karrige. “Cilësitë e tua nuk i ka kush, por mendohu, mos i bjer të mirës me shkelm, mos e humb këtë rasti që, me siguri, nuk mund të vijë më kurrë. Sabriu nuk është aq i moshuar sa mendon ti, nuk është as sa tregon ai me
  • 51. 50 Muci Fezga pamjen e lodhur nga puna që ka bërë. Nuk i ka mbushur, ose tani po mbush të dyzetat. Pastaj ai e ka marrë vendimin, i ka shkrepur në kokë, kupton?” Diana nuk foli, por u ul në karrige me duart e kryqëzuara mbi tavolinë. “Po ngule këmbë për “jo” do të gjesh belanë. Jo vetëm ti, por edhe prindërit e tu. Nuk besoj se u ke thënë gjë atyre! Se të porosita. Edhe unë në fillim nuk doja të isha korrier personal i tij, por ja që tani kryej çdo detyrë që më ngarkon. Ka metodat e veta ai, ka punuar pranë Qendrës Kryesore të drejtimit të luftës me italo-gjermanët. E kupton ti se çfarë do të thotë kjo?” “Pranë Komitetit të Përgjithshëm?” tha ajo me sy si të dalë jashtë vendit. “Me Komandantin ka punuar ai?” “Po, ka qenë korrieri personal dhe i vetëm i tij. Ka qenë njeriu i shtëpisë. E kupton tani se çfarë është i zoti të bëjë ai? Jo ai vetë, natyrisht, por njerëzit që e rrethojnë dhe e ruajnë atë.” “Ti po me fut frikën, profesor! Unë do të shkoj të ankohem ndaj teje ku të jetë e mundur.” “Tani mendohu përsëri, Diana! Bisedoje edhe me prindërit, se e mora lejen prej Vilës. Biseda që do të bësh me ta do të jetë sekret i madh edhe për dy prindërit e tu. Nëse del qoftë dhe një gjysmë fjale jashtë, në rrugë domethënë, kjo do të thotë se këtë sekret e ka nxjerrë ose
  • 52. 51 Vila e mistereve ti ose një nga prindërit e tu. Mendohu mirë! Ai që i nxjerr fjalët në rrugë, nuk e sheh më diellin që lind të nesërmen në mëngjes, siç e thotë shpesh Shef Sabriu.” Ajo u frikësua aq shumë sa ndjeu sikur duart e këmbët iu paralizuan në çast. * * * Pastaj ëndrra e çoi tek Sabriu. Ishte takimi i parë me të, në zyrën e tij. Diana hyri dhe ai u ngrit në këmbë, iu afrua, e kapi për dore dhe e uli ngadalë në karrigen përballë tavolinës ku ulej ai. Sabriu e priti tërë buzëqeshje dhe pyeti për shëndetin e vet, për prindërit, për shkollën, notat, profesorët. Ajo iu përgjigj çdo pyetjeje dhe ai e falënderoi sinqerisht, duke i përsëritur edhe lëvdatat që i kishin transmetuar kudo ku ishte përmendur emri i saj. “Diana” i tha ai, pasi kaloi një çast qetësie, “unë nuk e di a e kupton dot se sa të lumtur do të më bësh, nëse ti e pranon propozimin tim, për të cilin, përveç teje e di edhe profesori, pra gjithsej tre veta. Bëhu, të lutem, gruaja ime. Jam gati të të marr qysh këtë moment, nëse ti je dakord. Vetmia po më shkatërron. Të lutem, bisedoje me babanë, i cili do të jetë i katërti që do të ketë dijeni për sekretin tim. Nuk dua ta marrë vesh askush, para se ne të dy të biem
  • 53. 52 Muci Fezga dakord e të bashkohemi në shtëpinë tonë të përbashkët. Ti mund të kesh shumë pyetje, ndërsa unë kam shumë më tepër për të treguar, por të gjitha ato janë sekretet e mia dhe nuk mund t’i them pa më dhënë dakordësinë më parë. Unë të premtoj se ne do të merremi vesh më së miri për çdo gjë që do të ketë njëri apo tjetri nga ne. Do të jemi miq shumë të mirë, jashtëzakonisht të mirë. Kjo është e para që dua të të premtoj.” Iu rishfaq në ëndërr edhe biseda që ata të dy bënë para dy a tre ditësh, pasi ai kishte dorëzuar fletët e provimit me shkrim për maturën shtetërore, në lëndën e matematikës. “Dëgjomë pak, e dashur Diana, Xhemrua më foli fjalë shumë të mira për Mekorin, për djaloshin që më nxorri nga situata e pashpresë e provimit të matematikës. Ma tregoi si njeri tepër i zgjuar, po aq sa dhe të ndershëm. Por, ai, veç të tjerave, është konviktor dhe do të jetë edhe shumë pak ditë në këtë qytet. Universitetin do ta vazhdojë, me siguri diku në Lindje, në Çeki, Gjermani a Rusi, si gjithë nxënësit e shkëlqyer të gjimnazeve të Shqipërisë. E shohim sot, ndoshta edhe ca ditë të tjera sa të mbarojnë provimet dhe pas kësaj nuk kemi për ta parë më në jetën tonë. Ndaj e shoh si rast ideal për ta falenderuar pa humbur kohë e për ta ndihmuar me çfarë të mundim. Unë kam edhe tre provime të tjera, ndoshta biem dakord që ai të më ketë si nën kujdestari, të më
  • 54. 53 Vila e mistereve shpjegojë ca gjëra kyçe, siç ta mendojë ai vetë. Ndoshta e mbajmë këtu deri sa të mbarojë sezoni i provimeve tona. Ke ndonjë kundërshtim ti?” “Ti di shumë më shumë se unë, i dashur, se si duhet t'i kemi marrëdhëniet me njerëzit jashtë Vilës. Ne nuk mund të futim dot njerëz të huaj në shtëpi, se janë ‘ata’ që vendosin, ti vetë ma ke thënë. Ndaj vendos, më cakto detyrat që duhet të bëj dhe unë do t'i zbatoj si porosi të burrit tim të dashur!”
  • 55. 54 Muci Fezga 9. Rastësisht ... Diana u zgjua si e lehtësuar nga ëndrra e sapo parë, por nuk qëndronte dot më shumë në atë lloj lavjersi. Nga memoria e saj e pasur po dilnin si nga errësira, gjera të padëshiruara. Ndjenja e fajit e kishte pushtuar aq sa nuk gjente dot qetësi. Zbriti në oborr, kaloi nëpër bahçen e madhe dhe u shtri në njërin nga stolat e gjatë, nën hijen e një rrapi. Sa pa fat e ndjente veten me këtë martesë! Por fati i Sabriut ishte edhe më i keq, mendoi Diana. Ajo solli ndër mend bisedën e parë intime që ata të dy kishin bërë së bashku. Sabriu ishte ndarë nga gruaja e tij e parë. Shërbeu si shkak paaftësia e saj për të lindur fëmijë. Ai e vuante shpirtërisht mungesën e fëmijëve. Atje ku shërbente si korier, ai ishte mësuar të shëtiste e të luante me fëmijë të vegjël. Kishte rritur fëmijë për të tjerë, ndërsa tani nuk do arrinte kurrë të kishte fëmijët të tij. Ai kishte bërë analiza speciale, në shumë spitale e mjekë, nën kujdesin e një eskorte të padukshme, e cila e
  • 56. 55 Vila e mistereve shoqëronte pa e ditur as ai vetë. Përfundimi: fajtor ishte ai vetë. Ai i tregoi Dianës se dy mjekë ekspertë i kishin lënë të kuptonte se atë e kishin dëmtuar me një qëllim të paramenduar. Ndoshta me synimin që përkohësisht, për punët që kryente, të mos i kishte aftësitë e duhura të një burri. Do të ishte një lloj eunuku i përkohshëm, i kishin thënë. Kjo terapi e përdorur atëherë duket si normale, mendonin mjekët, por moskthimi i aftësisë, ishte krejtësisht i paqartë. Njëra nga hipotezat ishte se ndërhyrjet e para kirurgjikale mund të mos ishin bërë të sakta, ndoshta nga paaftësia e atyre që e kanë kryer. Një tjetër hipotezë ishte se me kalimin e kohës mund të ishin krijuar lidhje të reja nervore kundërvepruese. Së treti, ndoshta dhe ndërhyrja e dytë mund të mos jetë bërë plotësisht e saktë. Por tani nuk kishte më rëndësi se cila prej tri hipotezave do të ishte e vërtetë. Problemi mbetet i pa korrigjueshëm me medikamente e ndërhyrje mjekësore. Ndaj ata e kishin këshilluar të tentonte të hynte në marrëdhënie seksuale me një vajzë sa më të bukur, me një vajzë që ai mund ta dashuronte me tërë fuqinë e trupit dhe të trurit të tij e ajo ta donte po aq sa dhe ai. Shumë persona me anomali të tilla, janë kuruar pikërisht nga vajza të tilla. Ato, në sajë të një trajnimi të
  • 57. 56 Muci Fezga shpejtë, kanë arritur të realizojnë me pacientë të tillë marrëdhënie të suksesshme, pas të cilave kanë lindur fëmijë të saktë. Nëse edhe ky rekomandim nuk do të bënte efekt, i kishin thënë, atëherë do të ishte i detyruar të mbetej jo vetëm pa fëmijë, por ndoshta dhe pa grua. Sepse çdo grua e ka nevojë biologjike një marrëdhënie pak a shumë të rregullt seksuale me një partner mashkull. Mungesa e marrëdhënieve të rregullta seksuale është shkak i mjaftueshëm dhe i pranueshëm me ligj për një vendim divorci nga çdo lloj gjykate. Sabriu ishte mërzitur shumë nga i gjithë ky diskutim pa krye. Më në fund doli një grua, mjeke e spitalit, që i kërkoi takim, nga që ajo ishte në dijeni të këtij rasti të çuditshëm. Ajo i propozoi të bënte me të një bisedë vetëm për vetëm, nga që mund të kuptoheshin edhe në gjuhën shqipe. Sipas saj, po të ishte ajo në kushtet e tij, ajo vete do ta lejonte burrin e saj për të pasur një fëmijë me një femër tjetër, nëse do ta gjente një të tillë, ndoshta edhe kundrejt pagesës. Kjo do të kërkonte që burri dhe guraja të binin plotësisht dakord me njëri-tjetrin. Në mbyllje të bisedës ajo kishte kërkuar të dinte prej tij nëse ai e kishte kuptuar drejt rekomandimin e saj.
  • 58. 57 Vila e mistereve Pasi ai i tha se e kishte kuptuar, ajo i ishte lutur që emri i saj, thjesht për çështje etike, të mos përmendej askund. Diana e kishte dëgjuar me shumë vëmendje këtë tregim të gjatë të Sabriut dhe gati ishte përlotur, por kur dëgjoi frazën e fundit, u ngrit në këmbë duke bërtitur: “Mjekë idiotë. Edhe femër, pale! I shohin gratë si kurvat e rrugëve. Si kafshët. Duan të aplikojnë ndërzime artificiale edhe tek njerëzit. Një turp i madh, një gjë e shëmtuar.” Por Sabriu e kishte qetësuar, duke i hedhur duar në qafë e duke i thënë se mjekët e lanë këtë si një variant të fundit. “Unë madje jam ende në pritje të një ndihme të premtuar” tha ai. Tani që ti dëgjove dhe mësove çdo gjë, mendoje vetë dhe më thuaj”. Ajo heshti. Diana kishte kohë që mendonte për një ndarje, por edhe frikë kishte. Iu kujtua një e njohura që i ishte ankuar për burrin e saj, me të cilin ajo vetëm sa vegjetonte pranë tij. Ajo lodhej çdo ditë dhe ndihej si të ishte në një qeli burgu. Ishte bllokuar në një martesë të padëshiruar dhe të dështuar. Por nuk mund të bënte dot ndryshe. Diana e kuptonte shumë mirë, por nuk i jepte dot asnjë këshillë. Diana ishte interesuar për gruan e parë të Sabriut, por askush nuk dinte gjë për fatin e mëtejshëm të saj, as vetë Sabriu. Eskorta e fshehtë që përmendte shpesh ai,
  • 59. 58 Muci Fezga ndoshta e ka zhdukur, pa lënë asnjë gjurmë. Ndoshta ai fat e priste edhe atë, ndaj ajo nuk e hapi fare mundësinë e ndarjes. Asaj i erdhi keq kur pa gjendjen e rëndë shpirtërore të Sabriut. Po aq keq ndihej edhe vetë. Ajo realisht nuk jetonte. Jetesa ishte kthyer si me magji në vuajtje. Ne mund të jemi tani çifti i vetëm, i martuar për të vuajtur të dy njëkohësisht! mendoi Diana. Një gjë e pa përfytyrueshme! Duhet të bisedoj të gjitha detajet me Sabriun, pa e zgjatur pafundësisht.Në fund të fundit ne nuk mund të pranojmë apriori një vuajtje, që nuk është gjë tjetër veçse një dënim i panjohur, i pa shkruar askund. Ne na duhet dënimi i fajtorëve, i atyre që kanë urdhruar dhe i atyre që kanë realizuar këtë masakër të madhe të njerëzve të ndershëm
  • 60. 59 Vila e mistereve 10. Komiteti ... Në mes të ditës, Sabriu njoftoi Dianën se ai me shoqëruesit e kishin mbaruar hetimin e ngjarjes dhe ishin duke u kthyer për në shtëpi. “Jam fare afër, Diana, për një çerek ore do të jem pranë teje. Te puth fort. Sapo të mbërrij, më duhet të bëj një dush të nxehtë. Jam gjithë djersë dhe pluhur dhe tmerrësisht i lodhur.” Pas dushit Sabriu u ul në tavolinën e mesit, në dhomën e ngrënies. Diana shtroi ushqimin e drekës së vonë dhe ata filluan të hanin e të bisedonin. “Nuk të pyeta për gjeniun, ku është?” pyeti Sabriu. “Mekori u largua. Mendoi se ti nuk do të vije. Ai është një djalë i zgjuar, por dhe tepër fanatik lidhur me zbatimin e ligjeve morale të shoqërisë në të cilën jetojmë. Në këto kushte, ai shfaqi mendimin se duhej të ikte, për të ardhur një herë tjetër, kur Shefi i Madh të ishte i pa zënë me punë. Unë ngula këmbë të qëndronte, duke e parandjerë se ti do të ktheheshe shpejt. Pasi ai iku, unë dërgova rojen që të shkonte e ta merrte në konvikt. Sipas rojës, i vetmi vend ku ai mund të shkonte ishte kinemaja e qytetit. Dhe ai kishte lënë porosi të prerë tek drejtori i konviktit.
  • 61. 60 Muci Fezga Megjithatë, problemin e tij do ta zgjidh unë. Mos u bëj merak, i dashur. Po me ngjarjen e jashtëzakonshme si dole?” “Mirë, pa probleme serioze. Janë bërë gabime nga ato që ne i quajmë njerëzore. Policia vuri ca gjoba të rënda dhe kaq. Mua më thirrën se ishte plagosur shefi im i seksionit për bujqësinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ti u mërzite nga ikja pa lejë e atij konviktorit?” Diana i tha se nuk kishte arsye të mërzitej. Ai do ta zbatojë me kënaqësi propozimin që i bëre. Por i duhet pak kohë sa ta thyejë ndjenjën e inferioritetit që kanë shumë njerëz të mirë e të zot si ai. Sot në darkë, ose nesër në mëngjes do ta kemi këtu me siguri, aq më tepër që është ditë e diel. Dita është plotësisht e lirë edhe për ty. Por, edhe sikur punë po të kesh, do ta marr unë persipër plotësimin e nevojave të tij. Paraditja e sotme ishte thjesht një njohje, nga e cila ai pati mjaft shqetësime. Ai nuk tha asgjë, por unë e vura re. Ai bënte shpesh krahasime të shtëpisë së prindërve të vet me shtëpinë tonë. Sa herë vinte fjala në këtë pikë, ai prishej në fytyrë dhe ishte gati të lëshonte lotë. Ndryshimi mes nesh është vërtet i madh, por ne, unë dhe ti, nuk i ndreqim dot anomalitë që ekzistojnë kudo në Shqipërinë tonë.
  • 62. 61 Vila e mistereve Sabriu tundi kokën dhe u prish në fytyrë, ai e shfaqi hapur mërzinë. “Ke plotësisht të drejtë Diana. Luftuam sa mundëm, e çliruam Shqipërinë nga okupatorët, e spastruam nga ata që nuk e donin Atdheun dhe çfarë fituam? Ja, këtë varfëri që të zë syri anë e mbanë qyteteve, për të mos thënë edhe të fshatrave në tërësi.” “Burri im i dashur. Sapo the një fjali shumë të bukur, Luftuam sa mundëm. Tani më lejo të pyes, si arrite ti të qëndroje pranë Komitetit së përgjithshme të drejtimit të luftës dhe çfarë veprimtrie konktete ke bërë ti atje? Më ke premtuar se do të më tregosh gjithçka, deri në hollësitë që mund të përbëjnë edhe sekrete shtetërore. Unë do të doja t’i dija këto enigma që më mbajë si të gozhduar në këtë vilë. Nuk e di nëse je i bindur se edhe unë jam e aftë, njëlloj si ti, t'i ruaj sekretet e çdo lloji, përfshirë edhe ato shetërore e të përgjigjem me kokë për to.” “Ta kam premtuar, vërtet dhe jam shumë i bindur për aftësitë dhe zotësitë e t'ua të mrekullueshme. Mendoj se ka ardhur koha, se vitet po ikin e ne, si fanatikë të sëmurë, po i ndjekim nga pas, si të ishim të vdekur që ecim.” Sabriu mbushi një gotë rakie dhe e vuri në buzë. Po të hedh gjysmën e kësaj gote të vogël, tha ai, mund t’i kujtoj më mirë ngjarjet e asaj kohe. * * *
  • 63. 62 Muci Fezga Ishte viti dyzet e tre kur unë, 18 vjeçar, mbarova provimet e maturës në gjimnazin më të mirë të Tiranës, në rrugën e Durrësit. Notat në dëftesë ishin shumë të mira. U gëzova shumë dhe qysh nga ajo ditë fillova të mbaja ditar të rregullt, të cilin e kam vazhduar gjatë gjithë kohës, madje edhe në ditët e sotme. “Ti ke mbaruar gjimnazin, Sabri? Nuk jam unë në rregull, apo ti po më merr për budallaqe?! Ti sapo dhe provimin e parë të maturës, matematikën, të cilën nga vështirësitë që kishe, ke kërkuar ndihmën e shpejtë nga ky rus-profesori dhe tani po shpërblen Mekorin që të ndihmoi me kopjen e shumëfishuar me letra karboni.” Diana, mos u shqetëso, të lutem, duro e më dëgjo deri në fund! “Më fal, Sabri!” Pra, mbarova gjimnazin e Tiranës, që sot mban emrin e Qemal Stafës. Dëshiroja të vazhdoja studimet, por asnjë shkollë e lartë nuk egzistonte në atë kohë. Vetëm jashtë shtetit mund të shkoje, por për këtë duhej para e madhe, të cilën unë nuk mund ta gjeja dot. Nuk di nëse ta kam thënë, që unë nuk i kam prindërit, ata më kanë braktisur e unë jam fëmijë i adoptuar nga një çift si puna e jonë. Por kushtet e mia ndryshuan të gjitha menjëherë, brenda një çasti të vetëm, krejt të rastësishëm.
  • 64. 63 Vila e mistereve Një ditë pas provimeve, me dëftesën e maturës në xhep, po kaloja në rrugën nga pas godinës së Komitetit ekzkutiv të Tiranës. Shëtisja dhe mendoja se çfarë do të bëja, ku do të gjeja punë për të jetuar vetë e për të ndihmuar çiftin që më rriti e më edukoi me sa mundi. Ecja si i përgjumur dhe nuk vija re asgjë se çfarë bëhej rreth e rrotull meje. Dhe ja, si të zgjohesha nga gjumi, pashë para meje një zënkë të madhe mes tre djemve, dy prej tyre e kishin shtrirë të tretin dhe po e godisnin rëndë në kokë, herë me grushte e herë me shqelma. Unë sapo e vura re u hodha mbi ta, tërhoqe njërin prej sulmuesve dhe shtyva me trup të dytin. Por djali, i shtrirë në rrugë, nuk lëvizi fare. Ndoshta ka vdekur, mendova dhe thirra në çast për ndihmë. Policia mbërriti shpejt. Unë dhashë shpjegimet e nevojshme që më kërkuan, iu tregova pasaportën dhe dëftesën e notave në provimet e maturës, kurse djali i shtrirë dha shenja jete. Vagabondët i shpëtuan policisë ndërsa ne të dy mbetëm krejt të vetmuar në rrugë. Pagova një pajton, e hipa djalin e plagosur rëndë dhe e shoqërova deri sa mjekët e spitalit e shtruan shpejt e shpejt në sallën e kirurgjisë. Ata më thanë se shokut tim i kishin thyer dy brinjë; veç kësaj mund të kishte edhe ndonjë krisje të shtyllës kurizore. Sipas mendimit të tyre, ai do të qëndronte të paktën një javë për operacionin dhe analizat e plota.
  • 65. 64 Muci Fezga Unë qëndrova pranë tij deri në darkë vonë. Ai kishte dhimbje të forta edhe pse e bombarduan me doza të forta morfine. Por ai duronte shumë. Herë ngërdheshej nga dhimbja e herë buzëqeshte duke më dhënë shenjë ta falja. Djaloshi më tregoi se e quanin Platon, se ishte nga fshati Helmòs i Skraparit dhe se ndodhej në Tiranë me shërbim. Ishte korier pranë Komitetit të përgjithshëm. Kishte me vete një material të rëndësishëm e urgjent, të cilin e priste Komandanti. E qetsova djaloshin dhe i thashë se kisha mundësi ta zëvendosja. “Nuk është kaq e thjeshtë,” më tha ai, “më duhet një argument bindës për të besuar tek ty.” “Mua më quajnë Sabri Ebriku,” i thashë, “kam me vete pasaportën dhe dëftesën e maturës që sapo e mora në gjimnaz. Mund të t’i lë ty si garanci. Dakord?” “Çfarë motivi të shtyn ta bësh këtë sakrificë?” “Pyetje e mençur, mendova. E bëj për gëzimin që po përjetoj nga marrja e dëftesës së pjekurisë por edhe si ndihmë për ty që të sakatuan ata huliganë.” “Dakord,” tha Platoni, “kjo është paketa që duhet të dorëzosh.” “Kjo paketë me cigare partizani?!”pyeta unë i çuditur duke e sorollatur paketën në dorë.
  • 66. 65 Vila e mistereve “Po, ajo është, por brenda nuk ka cigare. Ka dokumente tepër sekrete. Mbaje në një vend të sigurt. Kur të mbërrish në fshat, kërko personin me emërin e shkruar në paketë. Do t'ia japësh atij personi dhe vetëm atij. Më kuptove?” “Të kuptova shumë mirë”, i thashë. “Po nisem menjëherë. Por edhe ti m’i ruaj të lutem ato që të dhashë. Se për to nuk bëhen dot kopje.” Dhe kështu bëmë. Unë udhëtova tërë natën, herë më këmbë e herë me makina të rastit, por në orët e para të mëngjezit mbërrita në fshat. Burri i parë, të cilit i kërkova të më tregojë se si mund ta takoj personin me emrin që kisha shkruar në letër, më shikoi me dyshim. “A e di ti se cilin person po kërkon?” “Idenë nuk e kam. Unë jam në rolin e postierit. Korrieri qe e kishte këtë pako u aksidentua rëndë dhe unë mora përgjegjësinë ta çoj deri në fund amanetin e tij. Ja kaq.” “Mirë, djalosh, më ndiq nga pas. Unë do të tregoj shtëpinë dhe ti do të hysh brenda saj, duke pyetur njëlloj siç më pyete mua.” Ne ecëm jo më shumë se pesë minuta.
  • 67. 66 Muci Fezga “Kjo është shtëpia. Hyrjen e ke përballë. Trokit dhe do të dalin të tjerë që do të të marrin. Të ectë mbarë djalosh. Vdekje fashizmit.” Liri e popullit iu përgjigja unë dhe u nisa drejt shtëpisë. “Domethënë, do të takosh Çelikun ti,” tha roja e derës kryesore të shtëpisë dykatëshe. “Ngjit shkallë lart dhe hyr në derën përballë shkallëve.” E falënderova, u ngjita dhe e shtyva pak derën që më tregoi roja, e cila ishte thuajse gjysmë e hapur.
  • 68. 67 Vila e mistereve 11. Çeliku Sabriu vazhdon t'i tregojë Dianës ngjarjet që nuk i dinte askush tjetër veç tij. Hapa derën e dhomës dhe mbeta si i ngrirë në mes të saj. Ishin pesë vajza të reja e shumë të bukura që po më shikonin tërë buzëqeshje. Secia ishte e veshur ndryshe nga të tjerat dhe të pesta së bashku formonin një lule të stërmadhe shumëngjyrëshe. Shtanga para tyre. Eh, Sabri, i thashë vetes, ke gabuar adresën, ose udhërrëfyesi ka bërë shaka me ty, ndoshta e ka bërë Platoni. Ç’punë kanë pesë vajza të mitura në Komitet, të veshura me fustanka me lule? “Sapo vij nga Tirana,” thashë, që ta dëgjonin të gjitha, “a mund të më thoni se kujt duhet t'ia dorëzoj këtë pako të vogël. Është tepër urgjente më kanë thënë.” Njëra prej tyre, në dukje më serioze, m'u afrua dhe ma mori pakon. Është për Çelikun, më ndiq të lutem nga pas. Ajo trokiti, u dëgjua një ‘hyr’ dhe ajo e hapi derën. Ne hymë të dy. Ai i bëri shenjë e ajo doli. Burri që kisha përpara ishte veshur me rroba ushtarake. Kishte fytyrë dhe flokë shumë të bukur, buzë të trasha dhe ballë të gjerë. Ai e hapi paketën, nxori prej saj
  • 69. 68 Muci Fezga ca letra të bëra shuk, i hapi dhe i shtriu në tavolinën e tij. Ndërsa unë qëndroja në këmbë. “Si e ke emrin djalosh?” “Sabri Ebriku” “Mua më njeh se kush jam?” “Jo, nuk ju kam parë ndonjëherë.” “Ke mbaruar ndonjë klasë a shkollë? “Dje kam marrë dëftesën e maturës në gjimnazin e rrugës së Durrësit.” “Ti qenke i arsimuar, djalosh, bravo. Ne jetojmë në kohën kur na duhet shumë një rini e ditur dhe e shkolluar mirë. Dhe ti je një i ri i denjë për rininë tonë. Ke deshirë të punosh?” “Dje mbarova shkollën dhe nuk pata kohë të kërkoja punë. Pastaj më doli kjo rruga për këtej. Ai djali që do vinte u aksidentua rëndë.” “Po ty kush të urdhëroi të vish tek ne?” “Askush. Por kur e ndihmova atë shokun për ta çuar në spital, ai ishte shumë i shqetësuar për pakon që mbante në gji dhe unë i ofrova ndihmën time. Ai më mbajti peng pasaportën dhe dëftesën e maturës.” “Djali që nuk të ka besuar dhe të ka mbajtur peng dokumentet e t'ua personale, ka gabuar. Ai nuk ka të
  • 70. 69 Vila e mistereve drejtë të bëjë veprime të tilla. A ke dëgjuar për luftën partizane?” “Jo vetëm kam dëgjuar e lexuar plot trakte, por edhe e simpatizoj shumë dhe do të kisha qejf të isha aktiv në këtë luftë të madhe për çlirimin e Atdheut tonë.” “Domethënë ke dëshirë të bashkohesh me ne e të punosh për ne? Apo e kam gabim?” Sabriu qeshi lehtë. “Do ta ndjeja vetën të lumtur nëse do të pranohesha të punoja për kauzën e drejtë të luftës pa kompromis ndaj fashistëve dhe nazistëve.” “A do të jenë dakord prindërit e tu?” “Unë nuk kam prindër, ata më kanë braktisur kur isha i vogël. Më kanë gjetur në rrugë dhe më kanë adoptuar dy njerëz të mirë, të cilët, së fundi, më kanë thënë se detyra e tyre ishte deri në momentin që unë do të mund të fluturoja vetë. Ata kishin parasysh mbarimin e arsimit të mesëm. Unë i falënderova ata dhe nuk do t'i harroj tërë jetën për të mirat që më kanë bërë.” “Të kuptova shumë mirë, Sabri. Nga tani e tutje ti do të qëndrosh me mua, si korieri im personal. Biem dakord kështu?” “Si urdhëron!” “Mua më quajnë Çelik.”
  • 71. 70 Muci Fezga “Si urdhëron, shoku Çelik!” “Bravo Sabri. Tani të pyes në mënyrë konfidenciale. A ke provuar të mbash ditar, e kupton se çfarë do të thotë ditar?” “Po, kam filluar të mbaj ditar që nga dita që filluan provimet e maturës. Dhe do të vazhdoj të mbaj edhe këtu.” “Jo, Sabri, ne kemi vendosur që në radhët e partizanëve dhe të partizaneve nuk do të mbahet asnjë ditar dhe asnjë shënim. Është çështje sekreti, Sabri. Bëhet dëm i madh nëse një ditar bie në dorë të armikut. E kemi bërë ligj që kujt t’i gjendet ditar do të dënohet me pushkatim. Mbaje parasysh këtë si një këshillë nga ana ime.” Ai shkruajti shpejt e shpejt një letër, të cilën ma dha mua. Në vendin e adresës ishte shkruar: ‘Për kapiten Sulon’. Sipas vajzave, kapiten Sulo ishte zëvendësi i komandantit t+ kompanisë për të gjitha shërbimet e mbrojtjes së Komitetit. “Shoku Çelik, a mund të bëj unë një rrugë për në Tiranë, të marr dokumentat që më ka mbajtur peng ish korieri juaj?” “Nuk ka nevojë, Sabri, ne do të bëjmë pasaporta të reja sapo të marrim pushtetin dhe do japim urdhër që gjimnazi të na japër dëftesë të re mature.”
  • 72. 71 Vila e mistereve “Më lejoni të largohem, shoku Çelik?” “Po dhe punë të mbarë, Sabri.” * * * Pasi dola nga zyra e shokut Çelik, njëra nga vajzat m'u afrua dhe më pëshpëriti në vesh, duke pyetur se si doli takimi me Komandantin. Unë mbeta si pa frymë. “Pse, ai ishte komandanti?” “Pse, nuk e ke parë asnjëherë në fotografi?” “Nuk më ka rastisur...” “Helena më quajnë mua, jam partizane dhe punoj për Çelikun si tip infermiere. Në fakt kam bërë një kurs për masazhiste dhe atij i ka pëlqyer se si ia bëj unë masazhin e përgjithëm të trupit. Po ti ku do të shkosh tani?” “Mua më quajnë Sabri. Çeliku më tha të shkoj të regjistrohem dhe do të filloj qysh sot punën si korier personal i tij. Po unë nuk di këtu asnjë derë, përvec derës suaj dhe të atij.” “Atëherë po të shoqëroj unë, Sabri.” “Faleminderit Helena, nuk do ta harroj kurrë kujdesin tënd ndaj meje.” Unë dhe Helena dolëm, dhe hymë në një zyrë, në të cilën ishte vetëm një vajzë e bukur dhe tepër e re në moshë.
  • 73. 72 Muci Fezga Kjo është sekretarja e kapiten Sulos, më tha në vesh Helena. Bën ato punë që bëjmë edhe ne. Drejtohu asaj! “Më falni, ju lutem, desha kapiten Sulon, se duhet t'i dorëzoj këtë letër nga shoku Celik. Unë jam korieri personal i tij.” “Ma lër mua letrën, të lutem, se e mbaroj unë këtë punë. Tani shkoni të dy në bujtinë, zgjidh vendin e fjetjes dhe sistemo pajisjet që do të marrësh nga vajza në dhomën ngjitur me mua. Shëtitësen e paske me vete. Atje do të të gjej, besoj, dhe do të kthej përgjigje për sa na porosit komandanti. Për çdo nevojë tjetër që të kesh mund të ta plotësoj edhe unë, se edhe unë shëtitëse jam. Mirë u pafshim, korier”, tha ajo duke qeshur tërë naze. Tek dhoma ngjitur, ku ishte një tjetër shëtitëse, mora kostumin, armatimin, municionin si dhe paisjet e tjera kimike e xhenjere. Më caktuan bujtinën e fjetjes dhe më dhanë teshat për shtrimin e krevatit. Ishte një bujtinë e ndërtuar me dërrsa, ku kishte gjithsej 10 krevatë dyshe, njëri mbi tjetrin, si në tragete. Prit Sabri, më tha Helena. Tani jam me sherbim tek ty. Do të shtroj dyshekun, çarçafët dhe bataniet, që të flesh i qetë sot në darkë. Nata e parë duhet të jetë shumë e këndshme. Tani më trego se cili krevat prej këtyre dhjetëve të pëlqen dhe pastaj më thuaj, do të flesh lart, apo poshtë”.
  • 74. 73 Vila e mistereve Unë hezitova dhe Helena zgjodhi për mua njërin nga krevatet poshtë, në qoshen më të largët nga dera e hyrjes së bujtinës, duke më shpjeguar se nuk kisha pse harxhoja fuqi për t’u ngjitur dhe zbritur dhe të mos më prishej gjumi nga njërëzit që mund të hynin e të delnin nga bujtina. Pastaj më tha se shtrati mbahet mend mirë, hyrje, djathtas, i fundit, poshtë. Kështu e mbaj mend edhe unë, tha ajo. Ndoshta ndonjë herë do të më lindë dëshira të bëj ndonjë vizitë. Sa e pa turp ishte Helena. Kishte qejf të fliste duke i hequr të dyja dorezat. “Shakatë i ke të bukura, Helen. Por më duket se të mërizta, me gjithë këto peripeci që paska shërbimi si korier në këtë qendër.” Shpejt do të mësohesh, siç jemi mësuar edhe ne partizanet e këtij komiteti. Unë mendoj se ne duhet ta ruajmë miqësinë dhe ta forcojmë më shumë akoma edhe pse do të jemi: ti shef dhe unë shoqja jote e zellshme dhe e palodhur për të shërbyer në çdo punë e në çdo kohë të lirë nga ata demat e zyrave. Je dakord me mua? “Natyrisht”, i thashë. “Mua më pëlqen shumë të rri afër teje. Ti je shumë simpatike dhe aq e dashur sa mua më vjen zor të të prek qoftë dhe dorën.” Nuk ka pse të vijë zor, këtu të gjithë jemi si motra e vëllezër. Kushdo mund të puthi këdo, asgjë nuk është e ndaluar, vetëm dëshirë të kesh ti si burrë, ne shëtitëse jemi, sa tek njëri, tek tjetri.”
  • 75. 74 Muci Fezga “Unë e di që marrëdhëniet e këtij lloji janë të ndaluara me ligj dhe se kur shkelet ligji, fajtorët dënohen me pushkatim para kompanisë ose grupit ku bëjnë pjesë. Ka pasur edhe raste konkrete, të cilat janë bërë publike. Ti besoj i di, ashtu siç i di edhe unë.” Ka qënë vetëm për partizanët e thjeshtë, por për kuadrot drejtuese ky ligj nuk funksionon më. Kur erdhi major Ivanòvi këtu, ai e tha troç se ligjet e luftës nuk janë më njëlloj me ato të paqes. Lufta ka vështirësi të mëdha, por ajo kërkon që vështirësitë të shpërblehen me lehtësira sa më të mëdha. Këto lehtësi duhet të krijohen. Dhe si një nga këto lehtësi ai përmendi shtimin e numrit të vajzave dhe grave të reja në repartet ushtarake e sidomos pranë drejtuesve të tyre. Dhe ti bën pjesë tek drejtuesit, ndërsa unë të lehtësoj ty,duke të qëndruar pranë. Direktiva e tij u përqafua mejëherë, sidomos nga vajzat e reja. Tani çdo batalion ka një numër të konsideruar vajzash. Kërkesa të tilla ka pasur shumë veçanërisht pas Kongresit të Rinisë në Helmòs. Edhe unë erdha këtu, drejt e nga kongresi, u bëra partizane, së bashku me ato katër vajzat e tjera që i pe kur ngjite shkallët për të hyrë te Çeliku. “Helena, ti e tepëron. Ka norma morale të cilat shoqëria i ka vlerësuar e vazhdon t'i vlerësojë e t'i zbatojë rigorozisht, madje dhe me fanatizëm. Ti e di mirë këtë dhe
  • 76. 75 Vila e mistereve nuk duhet të flasësh kështu. Unë natyrisht, nuk ta marr për keq”. Edhe unë kështu e dija, por këtu tani ka norma të tjera. Dikush nga këta të Komitetit, një figurë kryesore, e dytë a e tretë pas Celikut, pasi kish dëgjuar majorin Ivanòv, tha një ditë se lufta është luftë dhe nga lufta nuk dalin të gjithë të gjallë. Atëherë pse duhet të rezervohemi për t'i plotësuar dëshirat njëri-tjetrit para se të shkojmë në atë botë. Dhe mendoj se ai kishte plotësisht të drejtë. Jemi në kohë lufte, Sabri, apo ti vazhdon të mendosh ndryshe? Unë i thashë Helenës, vazhdoi tregimin Sabriu, se ajo tashmë e dinte mendimin e tij. Se po ta vazhdoja më tej mendimin, do të shtoja se kisha ardhur në këtë vijë fronti për të luftuar, për të përzënë zaptuesit dhe jo për të kënaqur dëshirat e mia, për të cilat do të kem kohë me bollëk pas fitores së luftës. Sepse, vazhdova unë, qejfet që pretendohet të realizohen, i zbehin idealet, e ulin urrejtjen ndaj armikut, pra e dëmtojnë frontin e luftës, e ulin mobilizimin e përgjithshëm dhe nuk i shërbejnë synimit të madh që i kemi caktuar vetes. Pasi mbaruam punë me sistemimin e shtratit dhe të paisjeve, unë dhe Helena u kthyem tek godina kryesore e Komitetit. Hymë brenda dhe shoqet iu afruan Helenës sikur ajo t’i tërhiqte me magnet. Më kapi vesh që njëra prej tyre e pyeti Helenën nëse doli gjë prej tij. Akoma jo,
  • 77. 76 Muci Fezga ishte përgjigja e saj, por do të dalë. Nuk jam më Helena e dis javëve më parë. E pyeta Helenën nëse e dinte ajo se nga kush do t’i merrte ai udhëzimet për punën? “Prit,” i tha Helena, “se të çoj unë tek ai. E përshëndetëm duke ardhur për këtu, por ti nuk më kujtove.” Ne zbritën sërish dhe e takuam shefin tim. Ai më tha se do të rrija në shoqërinë e pesë vajzave në godinën kryesore dhe se porositë për punë do t'ia dërgonte ai. Morëm rrugën e kthimit. Tani të lutem, Sabri, më dëgjo me kujdes, tha tërë seriozitet Helena. Shefi tënd, me të cilin sapo u ndamë, është një koqe kandari. E kupton ti se çdo të thotë koqe kandari? Do të të japë detyra survejimi për secilën prej nesh dhe për të tjerët si puna jote. Këto detyra ai ua jep të gjithve. Edhe mua m’i ka dhënë e më ka porositur të mos ia them njeriu. Kërkon të na bëjë spiunë të njëri-tjetrit. Mos e ha këtë kokërr ulliri, të lutem. Çfarë sheh, bëj sikur nuk e sheh. Do të jesh krejt i qetë dhe i dashur prej të gjithave. Edhe ne jemi gati të të japin çfarëdo që të na kërkosh, madje dhe në çdo kohë, një lloj si bëjmë edhe për këta të tjerët.” I thashë se isha dakord me propozimin e saj.
  • 78. 77 Vila e mistereve Pasaj ajo më sqaroi për punën e ditarit, të cilin edhe ajo e mbante rregullisht. I thashë se ishte porosia e parë që e mora direkt nga i madhi fare. Unë do ta mbaj, tha Helena, po ti do ta mbash?” “Nuk e kam vendosur akoma”, i thashë, “por do ta bisedojmë më vonë. Se ne bashkë do të jemi gjithnjë, siç e vendosi ai i kandarit.” Helena qeshi me zë të lartë. Po, po, tha ajo, pesë me një, do të jemi. Si veshka në mes të dhjamit do të jesh.”
  • 79. 78 Muci Fezga 12. Helena Helena më pëlqente dhe e dëgjoja me shumë vëmendje. Por gradualisht, krahas simpatisë në rritje për të, po ndjeja edhe doza të vogla antipatie. Nuk e mbaj mend se kur dhe si filloi. Pyesja veten se çfarë e shtynte atë vajzë të bukur të më shoqëronte me dëshirë dhe mënyrë të pazakontë, ose krejt të shtirur, të më jepte pak e nga pak informacione, të cilat jo vetëm nuk i besoja, por as nuk i përtypja dot për nga fjalori që përdorte dhe mënyra si i tregonte. Ndihej tek ajo një dozë jo e vogël hakmarrjeje, që nuk kuptohej nga i vinte dhe kujt i adresohej. Ajo ishte e ëmbël me të gjithë. Megjithatë, siç e thashë, ajo ishte tepër e këndshme si femër dhe ajo nuk kërkonte asgjë më tepër se kaq. Kaluan dy a tre ditë dhe një pasdite më thirri në zyrën e tij komandanti i kompanisë së mbrojtjes së Komitetit të përgjithshem, ose të Qendrës, siç e quanin fshatarët. U paraqita dhe po prisja të më thoshte të ulesha. “Helena të pret jashtë?” më tha ai me një dozë ironie.
  • 80. 79 Vila e mistereve “Më falni shef, nuk e kuptova pyetjen. Kur u futa brenda nuk kishte njeri tjetër përjashta.” Ai nxori një formular të madh, ku dukeshin të shpërndara vija e tabela. Kjo do të jetë kartela jote e regjistirimit, të cilën do ta plotësojmë së bashku. Unë do të pyes e ti do të përgjigjesh. Filloi me emrin e mbiemrin dhe vazhdoi me hollësi për gjithçka që i duhej të dinte. “Di të shkruash dhe të lexosh, Sabri?” më pyeti. “Si gjithë të tjerët, shef. Sapo kam mbaruar gjimnazin në Tiranë.” “Gjimnazin, the?! Ku e ke diplomën?” “Quhet dëftesë pjekurie, shef, por tani nuk e kam.” Dhe i shpjegova se si i lashë peng të dyja, dëftesn dhe pasaportën. Nuk mund ta shkruaj, më tha, pa e pasur në dosje dokumentin përkatës. Më ka qëlluar të regjistroj djem e vajza, të cilët më kanë deklaruar, njëlloj si ti, mbarimin e shkollës së mesme dhe gjatë verifikimit, kanë dalë pa shkollë, analfabetë, me një fjalë. Për ty po e shkruaj ‘arsim fillor’. Se me arsim të mesëm ka shumë pak dhe ata pak janë të gjithë me me grada të larta. Dhe mos më quaj më Shef. Unë kam emër, Sulo më quajnë, Sulo Binàja.
  • 81. 80 Muci Fezga “Si urdhëron, shoku Sulo!” i thashë unë. “Për punën e ditarit, di gjë?” “Si urdhëron, ma ka thënë shoku Çelik.” “Ti ke biseduar me shokun Çelik?!” “Po, ditën e parë, sapo që mbërrita këtu. Ai ishte i pari që takova.” * * * Pas kësaj, Diana ime e dashur, Sulo e ndërroi tonin e vrazhdët me mua dhe filloi të më buzëqeshë. U ngrit dhe u ul pranë meje. “Nga sot e tutje, ti do të kesh në varësi gjithë personelin femëror të Komitetit të përgjithshëm. Ti do të jesh jo vetëm korier i parë i Qendrës, korier personal i shokut Çelik, por edhe përgjegjës për sjelljen e vajzave me njëra-tjetrën dhe sidomos me shokët drejtues, për të cilët ato punojnë si infermiere, sanitare, masazhiste, pastuese, kuzhiniere, agëtuese artistike e zanate të tjera. Në punët e tyre ne nuk ndërhyjmë asnjëherë dhe as kontroll nuk u bëjmë. Nëse dikujt nga shokët drejtuese nuk i pëlqen ndonjëra, ne bëjmë lëvizje ose largime nga puna. Ato marrin një lloj page si shpërblim, ashtu siç do të marrësh edhe ti. Më kuptove deri këtu?” “Po, shoku Sulo,” ju kuptova.
  • 82. 81 Vila e mistereve “Më tej, ty nuk të lejohet të krijosh marrëdhënie me asnjë nga femrat që ke nën komandë, e kam fjalën për marrëdhënie qejfi. Është e ndaluar reptësisht nga Komiteti. Kjo kërkesë mbetet në fuqi edhe në rastet kur ndonjëra mund të lutet, qoftë dhe për një qejf të vogël. Kjo është e qartë për ty? E qartë domethënë. Nëse do ta bësh një veprim të tillë, dënimi është kapital. E kupton se çfarë do të thotë dënim kapital?” “E kuptoj shoku Sulo,” i thashë. “Vuan nga ndonjë semundje kronike?” “Nuk kam vuajtur dhe nuk vuaj nga asnjë sëmundje kronike.” “Së shpejti do të kemi këtu një ekip mjekësh që do të vizitojë drejtuesit kryesore të qendrës. Ata kanë kotrolluar të gjitha vajzat dhe mua; ata do të kontrollojne edhe ty, veçanërisht për sëmundje ngjitëse, veneriane dhe epidemike. Do të njoftoj unë, sapo të vijnë ata.” Pastaj ai më dha të lexoja deklaratën personale. E lexova me vëmendje dhe i firmosa të dy kopjet. “A e kuptove betimin për ruajtjen e sekretit dhe a e mban mend emrin tënd të fshehtë? A je dakord?” “Deri sa firmosa, do të thotë se jam plotësisht dakord.” “Mirë atëherë, shko dhe mirë u pafshim Lako.” * * *
  • 83. 82 Muci Fezga Lako do të ishte pseudonimi im. “Më falni, i thashë Sulos, pasi isha ngritur. Do t'ju lutem të më ndihmoni. Unë u ndodha rastësisht kur dy huliganë e rrahën për vdekje korrierin tuaj. Pasi e shtrova në spital, ai më mbajti për garanci pasaportën dhe dëftesën e maturës. Më ndihmoni t'i marr ato mbrapsh.” “Qaji ato,” - më tha ai, - “çdo gjë e tij është djegur, për punë sekreti. Të rrosh vetë, Lako.” Unë ula kokën, e falënderova dhe nëpër muzgun që sapo kishte rënë u nisa drejt vendit të punës. Dhoma e vajzave ishte bosh dhe unë, i mërzitur, pa pasur ndonjë shkak, u nisa me hap shëtitës. Pas shëtitjes mora kthesën dhe hyra në bujtinën e stërgjatë të fjetjes. Brenda saj nuk vura re njeri. M'u duk krejtësisht bosh. Pastaj u tremba kur pashë dikë të shtrirë në krevatin tim. U afrova me ngadalë e pa zhurmë. Ishte Helena. “Po ti ç’punë ke këtu, Helena?” “Po të pres ty,” - më tha. “Jam kurioze, të di përfundimin e takimit me kapiten Sulon.” “Do t’ua thotë kapiteni nesër në mëngjes. Ai më tha dhe unë e besoj atë.”
  • 84. 83 Vila e mistereve “Pse, ti nuk e di? Mos folë kështu me mua, se nuk jam budallaqe. Po tjetër, përveç detyrës së korrierit të parë, me se të ngarkoi?”. I tregova Helenës shqetësimin për dokumentat që kisha lënë peng, e për përgjigjen që më dha kapiteni. “Të thashë një herë, se cili është ai e ti nuk më besove. Ajo që ka ndodhur me ish korierin e parë është një vrasje e pastër, e inskenuar nga kapiten Sulo: Dy ‘huliganë’ do ta rrahin rëndë dhe doktori në spital do të thotë se ‘bëri gjithçka, por nuk arriti ta shpëtojë’. Pas kësaj infermieret fshijnë çdo gjurmë.” “Kaq e sigurt je ti për këtë? Nuk ke frikë se unë mund t’ia them Sulos?” “E kam të sigurt si bukën që ha,” tha Helena. “Edhe për ty jam e sigurt se nuk e bën. Prandaj ti, i dashur Sabri, më fal që nuk ta di pseudonimin, duhet të bësh kujdes shumë të madh për ta ruajtur veten. Sipas konceptit të këtueshëm, njeriu është send, përdoret e pastaj flaket prapë si send, por pa vlerë, një lloj siç hidhet në plehra një limon, të cilin e kanë shtrydhur më parë.” I tregova pseudonimin dhe e pyeta Helenën se nga e kishte nxjerrë këtë përfundim. “Një shembull sapo e diskutuam, por ka edhe shembuj të tjerë, nga jeta jonë këtu.”
  • 85. 84 Muci Fezga Me që fole për jetën këtu, i thashë Helenës, a më tregon dot se çfarë pune bëni ju, gjithë këto vajza partizane, tërë ditën e ditës? “Ti, vërtet nuk e merr dot me mend se çfarë punësh bëjmë ne?” Unë nuk mund të flas për diçka që nuk e njoh, i thashë unë. Pas kësaj Helena filloi të tregojë. * * * Në katin sipër, ku na gjete ti, Lako, janë katër zyra dhe zyra e pestë është në katin përdhe, ngjitur me mencën, kuzhinën, banjat dhe ve-ce-të. Ka dhe një dhomë bilardoje. Zyrave dhe shefave që punojnë në to, ne u kemi vënë nga një numër, nga një deri në pesë. Të gjithë shefat punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me ndërpreje të vogla për të ngrënë dhe për t’u shlodhur. Korrierët hyjnë e dalin nëpër zyra, por vetëm kur shefat i kërkojnë për punë urgjente. Më shumë hyrje-dalje ka dhoma 1, ajo ku të shoqërova unë. Ti e pe vetë sa e kompletuar ishte, me tavolinë pune, rafte, bibliotekë, krevat dopio, ndarje për dush, ndarje për vecè dhe një ballkon. Fshati nuk ka dritë elektrike, por vila jonë është gjithnjë e ndriçuar dhe dritat nuk fiken kurrë, as në korridor dhe as brenda zyrave, as