SlideShare a Scribd company logo
1 of 298
Download to read offline
Edited by Foxit Reader
Copyright(C) by Foxit Corporation,2005-2009
For Evaluation Only.




                 Hamdi Islami
          GURËT E KALASË
Botues:
          ÇABEJ – Tetovë

             Redaktor:
           Rami Kamberi

             Recensent:
             Aqif Isaku

               Lektor:
            Puntorie Ziba

        Ballina dhe ilustrimet:
   Veli Gërvalla – piktor akademik

       Rradhitja kompjuterike
            Sami Beqiri




Ndalohet çdo ribotim, dramatizim apo
    ekranizim pa lejen e botuesit




         Tirazhi: 1000 copë

             Shtypi
          ÇABEJ - Tetovë
Hamdi Islami




GURËT E KALASË
(Pjesë skenike, poema, përralla
     dhe poezi për fëmijë)




             Çabej
Botimin e librit e ndihmoi financiarisht
Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë




           CIP - Katalogizimi në publikim
       Biblioteka Nacionale dhe Universitare
          "Sv. Kliment Ohridski" – Shkup
                   821.18(497.7)-1
                  ISLAMI, Hamdi
   Gurët e kalasë / Hamdi Islami, - Tetovë: Çabej,
           2006. - 295 fq. : ilustr. 20 cm
                ISBN 9989-150-43-5
             COBISS.MK-ID 65139978
RRËFIMI I LISIT SHTATGJATË

                    (Poemë)


1.
Një dhiare nëpër mal
Më çon shpesh atje të dal.
Dhe një erë aty që fryn
Më takon me fëmijërinë.

Me një dhi e me dy edha
Lumturinë andej e derdha.
Në i thënçin lumturi
Asaj jete me një dhi.

Fëmijëria ime e plasur!
Pse më je tash kaq e dashur?
Pse më vjen kështu të qaj!
Kur ti më ishe gjithë vaj?

2.
Dhe ja, sot sërish erdha
Këtu, ku atë e derdha.
Siç këput gjethet nje edh
Nëpër ferra ta mbledh, ta mbledh.


                                    5
6
Për një bletë e për një flutur
Që fluturonin me krahët e bukur
Dhe atëherë unë pata shkruar
Pas tyre duke vrapuar.

Dhe për kusinë në blozar
Që e kishim argjend e ar
Unë shkruaja nganjëherë
Që të jetë plot përherë.

3.
Sot më erdhi fëmijëria
Ashtu ngadalë siç fryn puhia.
Për një çast e për një orë
M’i hodhi krahët në kraharor.

S’jam tani me dhi e edh
Po mendja larg tutje më bredh
Asaj dhiareje nëpër mal
Aq kujtime që më ngjall.

Dhe ndalem e s’eci dot
Pranë një lisi me degë plot.
Kokën gjer në qiell e ka
Me të tjerë krah për krah.

Kushedi sa i kanë rënë
Kaq vragë që i kanë lënë
Po ai si lapidar
Me kokën lart qëndron krenar.



                                  7
4.
    Ndalu pak, më thotë, o djalë,
    Eja ta heqim këtu një mallë!
    Dhe më merr në krahët e tij
    Siç më merrte në fëmijëri.

    - Tungjatjeta, o lis shtatgjatë,
    Që më rri drejt si shpatë!
    A s’më thua, o i uruar,
    Ç’ke parë e ç’ke dëgjuar!

    Ai ngadalë e ul dorën
    E ma prek mbi kokë borën.
    Buzën pakëz e vë në gaz
    Dhe barkun nisë e zbraz…

    ...Ishte kohë e nxirrë atë mot
    Kur unë erdha në këtë botë.
    Babain tim ma patën prerë
    Copë-copë, kushedi sa herë.

    U linda unë te rrënjë e tij
    Të vazhdoj ku mbet ai.
    Kur më nisi për në jetë
    Më la një amanet:

    Merre udhën, tha, o bir!
    Do ta keshë pak vështirë.
    Po, ama, do qëndrosh
    Që gjakun më tej ta çosh!



8
5.
Si llastar i njomë kur isha
Shpesh këndej kalonin bisha
Sa herë brinjët m’i lakuan
Dhe lëkurën ma qëruan.

Sa më dogjën e sa më shanë
Dhanë e morën anembanë:
E shfarosëm, e shfarosëm!
E palosëm, e varrosëm!

Po s’më shkulën dot ata
Se gjyshi rrënjët thellë i ka.
Kur më prenë e kur më vranë
Nxirja krye në tjetrën anë.


6.
Binte borë e binte shi…
Kudo tym e kudo zi.
Mali ishte gjithë rrënkim
Si në kohë të gjyshit tim.

Dhe një ditë, eh, ç’kam parë!
Kur më erdhën dy fshatarë.
Bukë e qepë aty shtruan
Dhe nisën e kuvenduan:
- Do t’i dalim zot vatanit!
Do t’i biem të gjithë dushmanit!
Zgjedhën ne s'e durojmë dot!
Ta heqim qafe për jetë e mot!
                                   9
E u kapën sup më sup.
     Kokë më kokë e trup më trup!
     Si e dhanë aty betimin
     Në mua e ngulën të dy shikimin:

     - Le të jetë   ky dëshmitar,
     Sot këtu që    na ka parë!
     Sa të jetë e   sa të rrojë,
     Breznive le    t’u tregojë!

     Si u lidhëm me besa - besë
     Që malit t’i japim shpresë!

     E i vunë dyfekët në krahë
     E fuguan nëpër rrah
     Një kësulë e një kasketë.
     Mbi ta qeshën, qeshën retë...


     7.
     Dhe u mbushën malet
     Kudo me petritë
     Në supe mbanin hallet,
     Në sy kishin dritë.

     Ja, këndej kaluan
     Porsi suferinë!
     Dhe shkuan tutje, shkuan,
     Ta heqin robërinë!




10
Se kuçedra plakë
Ishte me shtatë kokë.
Nga goja nxirrte flakë.
Rëndonte shumë këtë tokë!

Sa skifterë që ranë
Me dyfekë në dorë
Malit iu bënë
Stoli në kraharor.

8.
Unë pastaj pashë
Ujqër e zagarë
Si na nxirrnin fashë
Si na vinin zjarr!

Si shushunjat erdhën
Me hunj e me lak
Si mbi mal u derdhën
Për të pirë gjak!
Dhe rënkonim ne,
O, sa shumë rënkonim!
Qiellin plot me re
Çdo herë e shikonim.

Si u mbush një ditë,
Pamë, me kryqa t’thyer!
Po shkuan t’u vënë pritë
Dhe armët për t’rrëmbyer,



                            11
Trimat si luanë
     Të fortë, tramundanë.

     Yje t’kuq shkëlqenin
     N’kësulë e kasketë.
     Lart, lart mbi qiellin
     Qeshnin, qeshnin retë.

     Mitraloza, topa,
     Gjëmonin pa pushim.
     Tundej, shkundej bota
     Në luftën për çlirim.


     9.

     Dhe pashë, o, sa pashë,
     Trima që u vranë!
     Një djalë e një vashë
     Ja, mu këtu ranë.

     Sipër rrënjës sime
     Kokën vunë të dy
     Si kurorë dafine
     Ndriçonin aty.

     Pashë se si u ngjitën
     Të tjerë nëpër male
     Si n’kraharor t’heroit
     Kur vihet një medalje.



12
Kuçedra fashiste
Që na vente zjarr
I merrte nga s’i priste
Plumbat mu në ballë.

Dhe e futi kokën
E bishtin ndër shalë
Se deshi të hajë botën
Si ujku në përrallë...

      *   *   *

10.
...Dhe erdhën gjallë ata të dy.
Kësula me kasketën.
Diell e dritë kishin në sy
Se luftuan për të vërtetën.

Por, ama, nuk zgjati shumë
Kjo ecje krah për krah,
S’mund të ecnin në një gjurmë
Një fisnik dhe një maskara.

Se kasketa në rrugë dredhoi
Siç dredhon një skile plakë
Po dhe kësula shumë i besoi
Kur u nisë me të në flakë…

Ia lëshoi dhe zagarët
Ta kafshojnë, ta hanë me dhëmbë.
Por kësula, si të parët,
Qëndroi drejt si lis në këmbë.
                                   13
Ah, i tha, kasketë dhelpër,
     Përsëri me thikë nën dorë!
     Jo, jo, ti nuk bëhesh tjetër!
     Ke qenë dhe do mbetesh horr!

     Ti, moj, bishtpërdredhur,
     Dredhërinë e ke për soj!
     Sa e sa herë ma ke hedhur
     Prandaj kurrë më s’të besoj!


     11.

     Përsëri kaluan vite.
     Qielli i vranët si më parë.
     Kësula s’pa një rreze drite.
     Mes për mes trupin çarë.

     I futi këmbët thellë n’ugar
     Dhe i eci parmendës pas.
     Djersët i shkonin palë palë
     E i vinte për të plas.

     Herë herë ngrinte hostenë
     E të mbrohej nga kafshimi
     Se i suleshin anësh qentë
     Faqe dheut fare ta zhbinin!

     Po s’e zhbinë që nuk e zhbinë
     U skalit si përmendore
     Me të tëra thikat në shpinë
     Faqebardhë doli në fitore.

14
Shtronte sofrën gjerë e gjatë
Me bukë e kripë e zemër të bardhë
Dhe kokën e mbante lart
Me djersën që i rridhte n’ballë.

Shponte tokën si turrjelë
E të gjente pak metal
Pastaj të hapte një minierë
Fshehur thellë diku në mal.

E të bënte të bënte predha
Nga e vogla te më të mëdha,
Se, ajo, bishtpërdredhura,
Ia kish marrë njërin krah.

Te degë e prerë nxirrnin kokë
Një pas një lastarë të rinj,
Çdo ditë më shumë bëheshin tok
Ta kthenin krahun në vendin e tij.


12.

Dhe një ditë u ngrit kësula
Duke vënë emblemën n’ballë
Mori përpara siç mer furtuna
Të tregojë se është gjallë.

Ngjeshi armë, karikatorë
Njëherë e mirë e lirë të jetë.
I tha, nga mali me dëborë:
Dil këtu, tani, kasketë!

                                     15
Dil, po t' pres në istikam
     Mbi supe të malit, në kala!
     Për një kokë dy duar i kam!
     Dil këtu, në ta mba!

     Dhe i dha një rafal
     Tokë e qiell u bënë një.
     Shkoi jehona mal më mal
     E kaluara mos kthehet më!


     13.

     Ecnin kuajt nëpër natë.
     Mbanin armë e municion.
     Tutje ndihet një kollë e thatë,
     Rrokulliset një gur në hon.

     Shkumë e bardhë në fund t’samarit
     Sikur bora përmbi breg,
     Edhe hëna te vetulla e malit
     Me buzëqeshjen që i prek.

     Djersën ujë në mes të dimrit
     Mbi kafshë e njerëz që kullon
     E merr vala e Shkumbinit
     Drejt detit sikur e çon.

     Nëpër fshat kalon një qen
     Me hundën e veshët bigë
     Te një pleh një koc e gjen
     Dhe ikën tutje tërë frikë.

16
Asgjë s’dëgjohet. Qetësi..
Dridhma trupin ia përshkon.
Te një strehë, nën çati,
Është një sy që e shikon.

Ikën laroja nga luanët,
Ikën, futet në vrimë të minit.
Ushtojnë krismat nga të gjitha anët
Bashkë me valët e Shkumbinit:

- He, he, heej, dëgjoni burra!
Erdhi dhe kjo ditë e jonë!
Më në fund, u ngrit kësula,
Zgjedhën ta shkund përgjithmonë!

14.
Dha e dha kasketa plakë,
Me inat e me tërbim!
Tërë kalaja tym e flakë!
Një togë trimash në luftim!

Dha e mori kasketa dhelpër
Me autoblindat që nga larg
Nën brinj, si një lepur,
I fshihej tuta hyrë në bark!

Se nuk mund t’afrohej pranë
E të kapej grykë për grykë
Nga ata pak luanë
Kishte tmerr e kishte frikë.



                                      17
15.
     Dhe një natë lëshuan gjarprin
     Që të ngjitej në kala.
     Fshehtas fshehtas, mos e pikasnin.
     Te një gur helmin la.

     N’ istikame ra rrufeja:
     - Menjëherë pikat leni!
     Maje malit qau reja.
     Këtë kishte bërë helmi…

     16.
     Në mesnatë iku gjumi.
     Në lëvizje njerëz, gjë.
     Një fjalë godet si plumbi:
     Më ngadalë, ej, mos bën zë!

     Nga grazhdet gjedhet zgjidhni!
     Hauret i lini hapur!
     Ç’të mundeni në bohçe lidhni
     Dhe nisuni pa e zgjatur.

     Andej nga vjen Shkumbini
     Rrugës për në Prizeren.
     Mbi Veshallë t’na zë agimi.
     Gojë më gojë ky refren.

     Një kokë varet në sup të nënës.
     Në dorë merret një bastun.
     Nga lart lotojnë dhe sytë e hënës
     Lotë që mbushin tërë një lumë.
18
Mallkim! Mallkim! Prej çdo goje.
Ecje me kokën kthyer pas.
Mbeten pas fshatrat zgjoje.
Ah, kjo zemër si nuk plas!

Rrugët, lëmët, muret shkretë.
Një mace që mjaullin.
Tej më tej një plumb që vret.
Një mëz, më poshtë, hingëllin.


17.

Hoxhë dragoi në Brezare
Me armën rrinte gati.
Pas një mezhde të një are
Mbi dylbitë dorën zgjati.

Pa tutje, matanë Shkumbinit,
Si ngjiteshin hienat blu.
Një buzëgaz i erdhi trimit.
Armën vuri përmbi gju.

- Bëhi gati, tha, o trima!
Drejt vdekjes ata po ecin.
T’u biem si vetëtima!
Te ky breg duhet të vdesin!

Autoblinda kokën qiti.
I la të ecin edhe pak.
- Dorëzohuni! Në kulm bërtiti,
Sikur stralli kur merr flakë.

                                   19
Po helmetat ashtu s' deshën.
     Hapën dyer për të dalë.
     Buzët e trimit me dhembje u veshën
     Dhe britën në qiell: zjaaarr!

     Një gjëmim e drodhi tokën
     Grykës mori valë-valë,
     Ta njoftojë Evropa Botën
     Këtu ka luftëtarë!

     Luftëtarë të lirisë,
     Luftëtarë me bajrak,
     Për pragun e shtëpisë
     Japin jetën, derdhin gjak.

            *    *    *
     U ngrit në ajër blindë e parë
     Me hienat shkrumb e hi.
     Dhe e fundit u ndez zjarr.
     Vazhdon lufta për liri.

     Mos e vrisni, tha dragoi,
     Kur pa një hienë të ikë.
     Domosdo që do tregojë
     Këtu si i kemi prit’.

     18.
     Dhe i zunë pikat në male
     Gur më gur e shkrep më shkrep,
     Prapa ledheve, në istikame,
     Si shqiponjat përmbi kep.
20
Topat, tanket villnin zjarr
Pa ndërprerje, natë e ditë.
Dhe luanët në vijë të parë
Ua kthenin pritë më pritë.

- Këtu ejani, hordhi mizore,
Këtu, në fushë t’mejdanit!
Këtu ju presim, në llogore!
I kemi dalë zot vatanit!

Por s’afrohen, s’afrohen dot.
Mijëra gjyle u shkojnë kot.
S’mund të vrisnin tërë një mal
Që në shekuj kish mbetur gjallë.

Dhe i ranë kudo në trup.
Në kraharor, në qafë, në sup.
Që nga koka gjer te këmbët.
I skërmitnin, si ujqër, dhëmbët.

Hapnin plagë, varrë e vrragë.
Kudo malit i rridhte gjak.
Po dhe merrnin plumba në ballë
Dhe iknin me bisht ndër shalë.


19.

S’e patën të gjatë helmetat blu.
Erdhën dhe ranë në gju.
Gjak n’fytyrë s’u kish mbetur.
Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur.

                                      21
Foli kësula qetë qetë:
     Ja, kështu, moj kasketë!
     Mund t’rrojmë bashkë, po barabar!
     Jo ti n’shalë e unë n’samar!

     Jo ti sipër, përposh unë.
     Mbaroi më kjo punë!
     Je kënaqur qe 100 vjet!
     Është a s’është kështu kasketë?

     Po nuk deshe kështu ti,
     Ndahemi që tani!
     Nga të dyjat zgjidh e merr,
     Hesapi si të të del.

     Pa pikë gjaku në fytyrë,
     Herë e zverdhur, herë e nxirrë,
     Kasketa fjalën mori,
     Më në fund, mezi foli:

     - Dakord, dakord, si të thuash!
     Unë pajtohem ti si të duash!
     Po, më mirë të jemi bashkë
     Në këtë tokën tonë të lashtë.

     Paske qenë burrë, kësulë,
     Për këtë s’mendova kurrë.
     Ndaj, t’më falësh për të gjitha
     Tani më erdhi në sy drita.




22
Dhe kësula më nuk foli
Drejt në sy sytë ia mbolli.
Por tjetra shikimin uli
Gjer te këmbët e përkuli.


***
Ja kështu, o trimi im,
Këtu mbaron dhe ky rrëfim.
Ishte paksa dhe i gjatë
Do t’më falësh, paç uratë.

Për të tjera, tjetër herë.
Do të vish në një pranverë.
Se kam shumë për të treguar
Për ç’kam parë e ç’kam dëgjuar…

                      1985 -2005




                                   23
24
GURËT E KALASË

     Marrin pjesë: Gurët I, II, III, IV, V dhe VI që simbo-
lizojnë Ilirët, shqiptarët, romakët, bizantët, serbët dhe turqit
(nga tre nxënës, vajza e djem). Gurët e I dhe II janë të ven-
dosur në skenë. Të I-ët janë anash ndërsa të II-t qëndrojnë
kokëlartë në mes. Në kraharor kanë të lidhur nga një karton
ku shkruan GURI I, përkatësisht GURI II. Të tjerët gjenden
jashtë dhe, derisa lexohet a thuhet përmendësh PROLOGU
nga një nxënës që nuk merr pjesë, ata hyjnë sipas radhës, me
numrat në kraharor.
     Gurët e I dhe II preferohet, sipas mundësive, të kenë
kësula të bardha por mundet edhe pa to. Në sfond mund të
jetë një vizatim i një kalaje.
     (Strofat që vijojnë i thonë nga një prej secilit grup.Njëri
prej gurëve të II nisë prej fillimit, ndërsa njeri prej Gurëve të
VI prej fundit. Kur guri tjetër II e nisë strofën e dytë, i treti
nisë të parën kurse i V-ti strofën e gjashtë e kështu me radhë.
Në të vërtetë të gjithë thonë diçka, por asnjeri nuk përputhet
me tjetrin.Kështu bëhet një pështjellim i madh aq më tepër kur
bërtitjet shoqërohen edhe me gjeste)




                                                              25
PROLOGU:

     Në një shesh të gjerë,
     Te muret e Kalasë,
     Një ditë gjithë poterë
     Gurët janë përplasë.

     Dhe sa keq u zunë
     Njeri kundrejt tjetrit,
     Me urrejtje shumë
     I riu ndaj të vjetrit.

     Ata qenë të rënë
     Nga muret si lerë,
     Që koha i kish ngrënë
     Me dhëmbë, dimër verë.

     Po nuk rrinin qetë
     Siç duhej të rrinë
     Aty ku ishin tret’
     Me gjithë lashtësinë.

     Një herë me ngadalë
     Pastaj me zë plot
     Zunë t’i ngrejnë fjalët
     Që aman o zot!
               (Fund i PROLOGUT)



26
Që kur lindi Dielli
Që kur lindi Hëna
Që kur u hap qielli
Këtu m’ka bërë nëna!

Prej se u bë bota
Prej se u bë mali
Prej se u bë toka
Jetën këtu ma fali!

Që kur buron lumi
Që kur është deti
Mua s’më zë gjumi
Se këtu më gjeti.

Prej   se bie borë
Prej   se bie shi
Mbi    malin shkëmbor
Mbi    shpellë, mbi çati!

Që   kur   digjet zjarri
Që   kur   qet rrufeja
Që   kur   bleron bari
Që   kur   mbulon reja

Unë këtu jam!
Denbabaden
Vend tjetër s’kam
Dhe këtu do të jem!

(Gurët e I-rë kthehen befas, duke përplasur këmbët
dhe me zë të lartë:)

                                                     27
Ndaluni, ndaluni, mjaftë!
     Ç’është gjithë kjo zhurmë!
     Goja ju thaftë!
     Ç’bërtitni kaq shumë?!

     (njeri prej tyre):
     Aaa! Ju jeni ata!
     Ata gurë të shkulur!
     Që kushedi prej nga
     Këtu jeni ngulur!

     (tjetri):
     Kush mos ju dëgjojë
     Të flisni më kështu!
     Se ju që të gjithë
     Të ardhur jeni këtu!

     (tjetri):
     Shih si jeni bërë!
     Mbi muranë, si lerë!
     Më ashtu të tërë
     S’keni asnjë vlerë!

     (tjetri):
     E, ore, pse habiteni!
     Dhe sytë i keni nxjerrë!
     Ne këtu jemi
     Dhe kemi qenë përherë!



28
(tjetri):
Askush s’na ka vënë!
Neve s’na ka prurë!
Këtë vend kemi zënë
Nuk dihet prej kur!

(njeri prej gurëve të III-të):
Si? Si? Si the ti?
Na qenkeni të parë?
Po ne, o derëzi,
S’kemi baballarë?

(njëri nga gurët e IV-të,
njërit nga gurët e III-të):
Se mos do të thuash
Se ju na jeni të parë!
Fol ti sa të duash
Po askush s’ta var!

(si kapen këta, gurët e I-rë hiqen mënjanë dhe
qëndrojnë me kokën lart, me shpinë të kthyer nga ata)

(një nga gurët e III-të, njërit nga të IV-ve):

E themi, po si s’e themi,
Madje me zë të lartë!
Që këtu do jemi
Çdo kush ta ketë të qartë!




                                                   29
(Guri i II-të, të IV-it):
     Dale, dale ti!
     Aq shumë mos u tund!
     Kur unë në mur kam hyrë
     Ti s’ke qenë askund!

     (një nga të IV-it, njërit nga të II-t):
     Si ore s’kam qenë?
     Ku m’ke parë ti?
     Ja ku po ta them
     Ti asgjë nuk di!

     ( i VI-ti, të IV-t):
     Dëgjo ti katrosh!
     I dyti ka të drejtë!
     Sado të kundërshtosh,
     E ke të humbur krejt!

     (një nga të V-ët, të VI-it):
     Ty s’të pyeti kush!
     Pse përzihesh kot!
     As mendjen s’na e mbush,
     As s’ta varim sot!

     (një nga të II-t, të V-t):
     Ore, ti, shiko!
     Mos e hap aq shumë!
     Si njëherë, një kohë,
     Kur ishim ne në gjumë!


30
(tjetri gur i II-të):
S’na e hedhësh më
Si ke bërë përherë
Tani jemi në të
Dhe ne si të tjerë.

(një nga të IV-t, të V-it):

E di kur ke ardhë
Malit, prej matanë?
Udhëve u hape varrë,
Drurët dridhur janë!

(një nga të V-ët,të II-it):

Jo,s’jam i ardhur unë!
Ty kush të ka thënë!
Jam i vjetër shumë,
Me diell jam,me hënë!

(I III-ti, të V-it):
Si the ti, si the?
Na qenke më i vjetër?
Ti ke ardhur dje,
E, mor, turinjdhelpër!

(një nga të IV-t, njërit nga të V-t):
Ç’thua, o i gjorë!
Mos e thënç kurrë!
Ti je një qorr!
Ti nuk je në mur!

                                        31
(I VI-ti, te V-it):
     Shih si të kanë rënë,
     Të kanë rrokullis’,
     Ke mbet’me një dhëmb,
     Ke mbet’ pa kurriz!

     (një nga të V-t,të VI-it):
     Pse më thua mua
     Që kam hapur varrë?
     Për vete pse s’thua?
     S’ke qenë më i larë!

     (një nga të II-t, të V-it):
     Tamam, tamam e ke,
     S’ka qenë më i larë!
     Erdhi me rrufe,
     Na dogji me zjarr!

     (një nga të VI-t, të II-it):
     Shpëtuar ju kam unë!
     Si flitni ashtu1
     Po të mos isha unë,
     S’do ishit ju këtu!

     (një nga të V-t, të VI-it):
     S’kishe ardhur ti,
     T’isha unë i fortë!
     S’kam ç’të bëj tashti,
     Na kanë vënë nën rrotë!


32
(Një nga të III-t, të V-it):
As ti mos u mburr
Që ke shkelur shumë!
Nga të gjithë këta gurë
I pari jam unë!

(një nga të IV-t, të III-it):
Po, por unë të shpora!
Të hudha në det!
Këtë vend kur e mora
E mbajta 700 vjet!

(një ngatë V-t, të IV-it):
E mbajte, vërtet,
Por nuk bëre gjë.
Unë për tridhjetë
Shumë gjurmë kam lënë!

(I III-ti, të IV-it):
Cilët janë më shumë,
7oo, a njëmijë!
Kaq kam shkelur unë,
Këtë çdo kush e di!

(I VI-ti, të V-it):
Mos do të lavdërohesh
Që ke shkelur gjatë?
Unë këtu kur erdha,
E bëra tërë natë!

                                33
(Një nga të II-t, të VI-it):
     Po, ama, ç’të gjeti!
     Mirë ti mend e mba,
     Njëzet e pesë vjet,
     Këtu në kala!

     (Një nga të VI-t, të gjithëve):
     Pastaj, 500 vjet,
     Kush ndenji këtu?!
     Isha unë vetë,
     Fort mirë e dini ju!

     (Një nga të V-t, të VI-it):
     Ishe vërtet, gjatë!
     S’ka asnjë dyshim!
     Por unë tërë atë natë
     Mendoja për kthim.

     (Një nga të II-t, të V-it):
     Dhe u ktheve ti,
     Ah, ti gur mizor,
     Erdhe përsëri
     Me thikën nën dorë…

     (Një tjetër gur i dytë):
     Na e ngule në shpinë,
     Na e ngule në ijë,
     Se besë ne të zumë,
     Ah, ti fqinj i zi!

34
(Një tjetër i dytë):

Po s’hipe dot në kullë!
Ashtu si njëherë,
Dhëmbin e ke ngulë
Ja, aty, në ferrë.

 (Një nga të V-t, të II-it):
        (me lutje)
Na lerë të hypim pak!
Në kullë të kalasë!
Ah, ta shohim detin,
Valët si përplasë!

(Një tjetër nga të V-t):
Vetëm pak ta prekim!
Pakëz t’i lajmë sytë!
Këtë etje ta hjekim
Ju keni mrekullitë!

(Një nga të III-t, të II-it):
Mos e lerë, mos,
S’meriton ai.
Deti të bëhet kos,
S’ngopet bark i tij!




                                35
(Një nga të IV-t, të II-it):
     Mos gabohesh prapë
     Që të të mashtrojë!
     Ajo dhelpër plakë
     Të futë krejt në gojë.

     (Një nga të V-t, të gjithëve):
     Ç’ përziheni ju!
     Është punë e ime!
     Shporruni prej ketu!
     Se ju bëj thërrime!

     (Gurët e III-të):
     Pa hë, pa hë nis!

     (Gurët e IV-t):
     Hë, n’guxofsh, s’ta mba!

     (Gurët e VI-të):
     More turinj pis!

     (Të gjithë):
     More tra la la!

     (Gurët e III-të):
     Ne të bëjmë pluhur!



36
(Gurët e IV-t):
Ne të bëjmë hi!

(Gurët e VI-të):
Këta duhet lidhur!

(Të gjithë):
T’i fusim n’kuvli!

(Gurët e I-rë, të gjithëve):
Mjaftni! Mjaftni më!
Na shurdhuat veshët!
Ç’është gjithë ky zë!
Shikoni qafëleshët!

(Një nga gurët e I-rë):
Ç’është këtu, pazar?
E dini ju ku jeni!,
E, more zuzarë!
Llafet shpejt t’i leni!

(Të gjithë gurët e I-rë):
Është kala e jonë
Kjo, ç’dërdëllisni!
Ne kemi qenë gjithmonë
Dhe jemi të një fisi!




                               37
(Kapen krah për krah me të II-t)

     (Një nga gurët e I-rë):
     Ju të gjithë, zotërinj,
     T’ardhur jeni këtu!
     Prandaj tërë faji,
     Qëndron përmbi ju!

      (Tjetri gur i II-të):

     E, si keni ardhur,
     E dini këtë vetë.
     Me hekur e me zjarr!
     Kudo e bëtë shkretë!

     (Tjetri):
     Dhe ne ju duruam
     ‘dhe pse ishit shumë!
     Sado u munduat,
     Dot s’na vutë në gjumë!

     (Tjetri):
     Shkelët ju dhe tjerë.
     Shkelët pa mëshirë.
     Po të gjithë janë terë.
     Që të gjithë janë shkrirë.

     (Tjetri):
     Veç ne kemi mbetur
     Siç ishim gjithmonë,
     Dhe nuk jemi hequr

38
Nga kala e jonë.
(Tjetri):
Ju na përvëluat,
Na pretë, ju, na vratë!
Fëmijët në djep na i shpuat!
Pleqtë, vajzat, gratë!

(Tjetri):
Po s’na zhdukët dot,
Siç zhdukët të tjerë.
Këtu jemi sot
Dhe do të jemi përherë!

(Pas pak, tjetri):
Ne s’ju themi prapë
Nga erdhët, të veni!
Jemi demokratë,
Zemrën det e kemi!

 (Tjetri):
Po deshët me ne
N’barazi të rroni,
Një diell të na nxeh,
Ja pra, urdhëroni!

(Tjetri):
Ju me punën tuaj,
Ne me djersën tonë.
Mos na vjen i huaji
Ashtu si gjithmonë!



                               39
(tjetri):
     Po, ama, secili,
     Zot në shtëpi të vet!
     Të mos e zë trishtimi
     Po i lirë te jetë!

     (Një nga gurët e III-të):
     Ne kështu pajtohemi!
     Kështu do të jetë mirë!
     Për të këqijat, pendohemi,
     Pranojmë me dëshirë!

     (Gurët e IV-të):
     Dhe ne kërkojmë falje
     Me tërë qenien tonë!
     Ne nuk duam ndarje,
     Fati na bashkon.

     (Një nga gurët e VI-të):
     Kemi bërë gabim!
     Sa gabim të madh!
     Prandaj, kërkojmë falje
     Nga të gjithë me radhë!

     Veç, nga ju, vendas,
     Që ju bëmë zullum.
     Jemi për të plas’,
     Kërkojmë falje shumë.




40
(Tjetri):
Nëse na pranoni
Bashkë me ju të rrojmë,
Ashtu, si të thoni,
Ne nuk kundërshtojmë.

(Një nga gurët e V-të):
Po ne? Ç’presim ne?
Pse nuk kërkojmë ndjesë?

(Që të tre):
Po, po, që të tre,
Na falni o njerëz!

(Njëri nga gurët e V-të):
Ah, se ç’kemi bërë!
Kalasë kur i erdhëm
Mali të tërë
Si bishat iu derdhëm!

(Tjetri):
Kemi qenë mizorë!
Ah, kjo kokë, kjo kokë!
Jemi bërë horr
Kur shkelëm këtë tokë.

(Tjetri):
Nëse më lejoni
Tok me ju të rrojmë,
Dhe ne, si të thoni,
Nuk do t’kundërshtojmë.


                            41
(Gurët e I-rë dhe të II-të):
     Jo, ne nuk duam!
     Të rrojmë tok me ju!
     Që tani do ndahemi,
     Sot e këtu!

     Nuk ju zëmë besë!
     Se dhelpra e ujqër jeni!
     Prandaj, mos kini shpresë,
     Dhe në dreq të veni!

     (kapen krah për krahu dhe dalin)

                   (Perdja)

                    1992


     Kjo pjesë skenike mori çmimin e tretë në konkursin
     e revistës „Gëzimi“ – Shkup.




42
43
OPINGAT DHE ÇIZMET


     VETAT:
     Ciceroni
     Opinga ilire I, II, III.
     Opinga arbëreshe I, II, III.
     Opinga shqiptare I, II, III.
     Çizmja romake
     Çizmja osmane
     Çizmja serbe

     CICERONI:
     Te Pallati i Madh
     Me kënde e kthina shumë,
     Shkojnë njerëz me radhë
     E futen si lumë.
     Do të hyjmë sot
     Dhe ne në këtë muze
     Tok me tërë atë botë
     Të shikojmë atje.
     Ka aty në kthina
     Të ndryshme trofe,
     Në luftë me armiqtë
     Janë zënë pre.


44
Ka dhe eksponate
Nga të parët tanë
Armë e veshmbathje
Që, kur u vranë, i lanë.

Po ne që të gjitha
Nuk i shohim sot.
Duhen orë me qindra
Për t’i parë plot.

Do ndalemi te Opingat,
Te çizmet qafëgjata
Që rrijnë në vitrinat
Pranë mureve të lashta.

Pa të vëmë vesh,
T’i dëgjojmë se ç’kanë!
Ato zihen shpesh
Vetëm kur janë.

Ja, dëgjohen zërat
Gjer këtu, n’platé.
Zërat vijnë prej brenda.
Vijnë prej atje!

Tani le ta hapim
Derën me ngadalë.
Si duket, mund t’i kapim
Tek janë zënë me fjalë.




                           45
(Hapet perdja)

     OPINGA ILIRE:
     Si the ti, si the?
     Na ke qenë romake?
     Tani me thuaj ç’je!
     Tani, moj torrollake!

     ÇIZMJA ROMAKE:
     Eh, si isha atëherë!
     Në botë më e para!
     S’kish si unë të tjerë,
     Askush s’më dilte para!

     OPINGA ILIRE I:
     Ah, s’na shkelje ti,
     Mos ishte tradhëtia!
     Kur Dhimitrin e zi
     E hëngri lakmia!

     OPINGA ILIRE II:
     Na shkele, vërtet,
     Siç shkel gjarpri barin.
     Kushedi sa vjet
     Me thundër shtype malin.

     OPINGA ILIRE III:
     Por ne nuk u zhdukëm,
     Siç zhduke të tjerë.
     Shumë beteja humbëm
     Po luftën asnjëherë.


46
OPINGA ILIRE I:
Dhe pas njëmijë vjetësh
U dukëm përmbi tokë,
Atje maje bjeshkësh
Me shallet në kokë.

OPINGA ILIRE II:
Ndaj dhe na kanë prurë,
Na kanë vënë këtu.
Qëndruam si gurë.
Fituam mbi ju.

OPINGA ILIRE III:
Shih ti si je bërë!
Me qafën lakuar!
Perandori e tërë,
Ku ke përfunduar!

OPINGA ILIRE I:
Të kanë vënë të të shohin
Njerëzit me mëri.
Por, s’do mund të të njohin
Në këtë katandi!

ÇIZMJA ROMAKE:
Vërtet, si jam bërë!
O, mo zot më keq!
N’muze më kanë vënë
Të dukem për dreq!




                              47
S’ dua të rri këtu!
     T’më shohin përditë!
     S’kam unë punë me ju!
     S’dua t’ju shoh sytë!

     OPINGA ILIRE I:
     Jo, këtu do rrish,
     Aty ku të kanë vënë!
     Si dijte atëherë të vish,
     Të na shkelje me këmbë!?

     OPINGA ILIRE II:
     E mba mend si ishe?
     Tërë e krekosur!
     Dhëmbë e thonj kishe
     Botën për ta sosur!

     OPINGA ILIRE III:
     Tani rri këtu,
     Ku do rrish përherë!
     Se mendja për këtë
     S’të shkoi asnjëherë!

     CICERONI:
     Po ju? Nga ju kemi?
     Do të na thoni vetë?
     Këtu prej kur jeni?
     Keni më shumë vjet?
                      (Heshtje)




48
OPINGA ARBËRESHE I:
Kanë, si nuk kanë!
Këtë e dijmë ne!
Ka shumë kohë që janë
Këtu në muze.

OPINGA ARBËRESHE II:
Por, nuk flasin dot.
Sepse kanë turp.
E kishin një të zot.
Pashain e madh turk.

OPINGA ARBËRESHE III:
Dhe erdhën atëherë.
O, se si na erdhën!
Me këmbë për të na shkel’
Si bisha na u derdhën!

OPINGA ARBËRESHE I:
Deshën të na hanë!
Krejt të na gëlltitin!
Po ne asht iu bëmë,
E u mbetëm në fyt!

OPINGA ARBËRESHE II:
Kishim Skënderbeun
Ne që na printe.
Nën këmbë u dridhej dheu
Përreth kur u vinte.




                            49
ÇIZMJA OSMANE:
     Mos na e përmendni!
     Amani, rixha!
     Se një javë të tërë
     Syri gjumë nuk ka!

     OPINGA ARBËRESHE I:
     Si një mur i madh
     Ju doli në Ballkan.
     Ne na bëri gardh,
     Për të shtrenjtin vatan.

     OPINGA ARBËRESHE II:
     Nëpër gryka malesh
     Tek ngriheshin kalatë,
     Kudo midis zjarresh
     Ju patkonjtë i latë.

     OPINGA ARBËRESHE III:
     Të kujtohet ty
     I yti pasha?
     Atje, te një vijë,
     Kur iku e të la?

     ÇIZMJA OSMANE:
     Po unë s’pata faj!
     Pse më prunë këtu?
     O, më vjen të qaj!
     Si do rri kështu?




50
OPINGA ARBËRESHE I:
Po hë, se nuk je vetëm!
Ke dhe shoqe plot!
Këtu tërë jetën
Do të rrini tok!

Mund të bisedoni,
Mund t’i qani hallet.
Mund dhe t’i qortoni
Mbretërit, pashallarët.

ÇIZMJA OSMANE:
Jo, më mirë të vdesim!
Siç vdiqën ata.
E më të mos presim
Të tilla hata!

OPINGA ARBËRESHE I:
S’keni pse të vdisni,
Të mbusheni dëshprim.
Ju te njera tjetra
Do gjeni ngushëllim.

Ja ku janë gjermanet
Me kryqin e thyer,
Andej italianet
Gryka e qafë zbërthyer!

Këtu janë romaket,
Bizantinet dy,
Serbet, austriaket,
Ish perandoritë!

                          51
OPINGA ARBËRESHE II:
              (publikut)
     Ish perandoritë,
     Me emër, me nam!
     Ja ku janë tani,
     Vendin ku e kanë!

     Këtu në muze
     Ato do të rrinë,
     T’i shikojmë ne
     Në kohërat që vijnë.

     OPINGA ARBËRESHE III:
     Në kohërat që vijnë
     Do hyjnë gjeneratat,
     Të mësojnë për historinë,
     Për kordhat, për shpatat.
     Si ranë përmbi ta
     Me vrull e me zjarr,
     Si ikën ata
     Me bishtin ndër shalë!

     OPINGAT ARBËRESHE I, II, III:
     Si ngadhnjyem ne
     Opinga të çjerra
     Si erdhëm në muze
     Nga kohë të tjera.
     Kur ishim të bashkuar,
     Kur ishim si një tra
     Në një kohë të shkuar,
     N’epokat e mëdha!

52
CICERONI:
Pa t’i shohim pak
Këto që janë këtu!
Me qafën lak,
Pse na rrinë kështu?

E, moj, do na thoni,
Pse rrini kokëvarë?
Ngrenie dhe shikoni!
Ou, jeni duke qarë!

Apo ju rëndon
Mendimi mbi kokë,
Pse përgjithmonë
S’e shkelët këtë tokë!

Dhe, vërtet, ç’ju desh
Të shkelnit tokë të huaj?
Apo s’ju mjaftonte
Gjithë ai vend i juaj?!

Kthehuni këndej!
Kthehuni t’ju shohin!
Ja, ata andej,
Duan që t’ju njohin!

Hë, nuk flisni, jo?
Nuk i ngreni sytë?
Pa shih, pa shih këto,
Janë lidhur në fyt!



                            53
OPINGA SHQIPTARE:
     Janë nga Karpatet!
     Ato i njohim ne!
     Madje shumë më parë
     Se që janë në muze.

     OPINGA SHQIPTARE II:
     Vinin me lëkura
     Të parët e tyre,
     Sepse egërsira
     Ishin prej natyre.

     OPINGA SHQIPTARE III:
     Kur ne mprehnim qetë,
     Kur lëronim tokën,
     Ata s’dinin as vetë
     Ku ta fusnin kokën.

     OPINGA SHQIPTARE I:
     Por dhelprat ngadalë
     Na hynë në mes.
     Ne ishim të përçarë
     Me kokën në thes.

     OPINGA SHQIPTARE II:
     Sava e Danubi
     Ku rrjedhën e kanë
     Atje ishin tokat
     E të parëve tanë.




54
OPINGA SHQIPTARE III:
Këta na i morën
Pak e nga pak.
Përherë na e hodhën
Dhe na vunë në lak.

OPINGA SHQIPTARE I:
Kur çizmja osmane
Ishte e sëmurë,
Këta prej çdo ane
Mbi ne janë vërsul’.

OPINGA SHQIPTARE II:
Për këtë tokë të pakë
Që na kishte mbetur
Sytë u nxirrnin gjak
Me kralë e me mbretër!

OPINGA SHQIPTARE III:
Dhe u ngritëm ne,
Siç ngriheshim gjithmonë
Të vdesim atje
Ku ishte nderi jonë.

OPINGA SHQIPTARE I:
Fqinje me tradhëti,
Fqinje e pa besë!
Ç’na ke bërë ti
Për faqe të zezë!




                           55
ÇIZMJA SERBE:
     Ç’ju kam bërë unë!
     Aman, pse më ngarkoni!
     Pastaj, këtë punë
     Është mirë ta harroni!

     OPINGA SHQIPTARE I:
     Nuk harrohet dot!
     Jo, jo, nuk harrohet!
     Që atëherë e sot
     Urrejtja po shtohet.

     OPINGA SHQIPTARE II:
     Si mund të harrohen
     Fshatra të tërë,
     Kur digjen, shkrumohen,
     Hi e pluhur bërë?

     OPINGA SHQIPTARE III:
     Si mund të harrohen
     Pleqtë, plakat, gratë,
     Kur s’mundeshin të mbrohen
     E ju na i vratë!

     OPINGA SHQIPTARE I:
     Si mund të harrohen
     Zërat e fëmijëve,
     Kur të gjallë përshkohen
     Nga flakët e shtëpive?




56
OPINGAT SHQIPTARE I, II, III:
   (publikut)

Jo, jo, nuk harrohen1
Nuk harrohen dot!
Kështu po lavdrohen
Të na bëjnë dhe sot!

Nuk do të lejojmë
T’na bëjnë si më parë!
Dhe ne do t’i m’shojmë
Zjarrit me zjarr!

Zjarrit me zjarr!
Hurit me hu!
Liria sa më parë
Të vijë dhe këtu!

   (perdja)
     1996.




                                57
58
KASOLLJA E MADHE


Pamje pylli. Në sfond (ose në një dru)
të duket shkrimi:

                THIRRJE

MUND TË VIJË KUSH TË DOJË
KËTË THIRRJE TA LEXOJË.
TË GJITHA SHTAZËT MBI KËTË TOKË
PREJ SOT DO JENË MIQ DHE SHOKË.
QË TA LIDHIM KËTË MIQËSI
BASHKË DO NGREJMË NJË SHTËPI.
SIKUR NJERËZIT NË QYTET
GJITHËSECILI NË DHOMË TË VET.
PAS NJË JAVE NË KËTË VEND
DO TË VIJMË TË MBAJMË KUVEND



DHELPRA (vetëm), pasi endet disa herë, publikut:
Oh, më falni, ju lutem,
Që po bredh kështu!
Desha t’ju pyes:
Kaloi dikush këtu?



                                                   59
(…)
     Kam një sihariq!
     Një lajm shumë të madh!
     Dua t’i lajmëroj
     Që të gjithë me radhë!
     Ç’lajm i gëzuar,
     Është, të dini ju!
     I madh e i vogël
     Do vinin këtu!
     Por, ja, ç’ e do!
     S’po kalon askush!
     Pa dale, dale të shoh!
     Po vjen dikush!
        (shikon me dorën vënë si strehë)

     LEPURUSHI (duke hyrë):
     -Mirëdita, zonja dhelpër!


     DHELPRA (krahapur):
     -Mirëdita, lepurush!
     Ku më je, o mik i vjetër!
     S’po të shoh më në fushë?

     Ee, dhe ti, tërë jetën
     E çove në ferrë!
     Po dil, më, të shkretën,
     Dil i lirë njëherë!




60
LEPURUSHI:
– Si të dal, moj dhelpër!
E di dhe ti vetë!
Që të gjithë më presin
Me dhëmbët e mprehtë!

Fshehtas ndonjë lakër,
E ha, herë pas herë.
Me sytë e veshët katër
Prapë futem në ferrë.

DHELPRA:
-E pra, prej tani,
mos u frikëso fare!
Se ka dalë i ri
Një lajm në këto male!

LEPURUSHI(I habitur):
-Po hë, çka ngjarë?!
Pa m’thuaj, aman!
U tha se diç kanë parë,
Po s’e di tamam.

DHELPRA:
-Ja, lexo atje!
Në di të lexosh!
E ka shkruar dje
Qukapiku larosh!




                            61
LEPURUSHI (pasi e lexon):
     -Obobooo, se ç’sihariq!
     Kjo s’është parë as s’është dëgjuar!
     Të gjitha shtazët të jenë miq,
     Vërtet qenka për t’u gëzuar!
     DHELPRA:
     Dhe shiko, ti, lepurush!
     Sa më shpejtë të vraposh!
     Dhe në mal, dhe në fushë,
     Këtë lajm kudo ta çosh!
     Pa prit, pa prit pak!
     Andej po vjen dikush!
     Ja, nuk janë dhe aq larg,
     Një dren e një drenushë!

     DRENUSHA:
     -Mirëdita, lepurush!

     DHELPRA:
     -Mirëdita, oj drenushë!
     Nga vini e nga shkoni?
     Ndaluni këtu, shikoni!
      (bën me dorë kah shkrimi)
     (Ndërsa lexojnë, këta të dy flasin me gjeste)
     DRENI:
     -Ç’është kjo, mor të uruar!
     As s’është parë, as s’është dëgjuar!
     Po këto?Ç’janë këtu?
     E dini ju?
     (tregon me dorë gjurmët në fund të shkrimit)
62
-Është firma, sigurisht!
E vënë me dorë e me gisht!
Shputa e ariut mbret!
Dhe e ujkut vetë!
(kafshojnë duart)

-Dhe shiko, ngado të shkoni,
Që të gjithë t’i lajmëroni!


PAMJA E DYTË
LEPURUSHI (pasi hyn) Publikut:
-Jo, jo, o të dashur,
Unë nuk vete dot!
Sepse kurrë s’ka pasur
Drejtësi në këtë botë!

Mirë jam unë në ferrë!
O, sa mirë që jam!
Të gjitha rrugët çelë,
Për të ikur i kam!
              (fshehet)
(hyjnë duke biseduar Dreni, Drenusha,
Ketrushi, dy dhi të egra, Suta etj)

DHIA E PARË:
-S’na duhet neve dhomë!
S’na duhet as shtëpi!
Kur kemi shkrepat tonë
Lart, në malësi.

                                        63
DRENUSHA:
     Mund të bëhet mik
     Ujku qimezi?
     Pa le kur të hyjmë
     Bashkë në një shtëpi!

     Na grin, na bën copë!
     Me dhëmbët si thikë!
     Ai s’bëhet shok.
     Është aq i lig!

     DHIA E DYTË:
     -Jetohet me ariun,
     Me gjithë atë gojë që ka?
     Po me gjarprin, me thiun?
     Jo, nuk vete pra!

     KETRUSHI:
     -As mua s’më duhet
     Të jetoj me ta!
     Janë të pagdhendur!
     Të egër sa s’ka!
     Mirë e kam çerdhen
     Atje, në një dru.
     Si ta lë degën
     E të vij këtu?
     DRENI (Sutës):
     Po ti, motër Sutë?
     S’na thua një fjalë?
     Me atë zë të butë
     S’po bëhesh e gjallë!

64
SUTA:
-Unë them, o të dashur,
Që kjo është një çark!*
T’i bëjmë sytë katër,
E t’rrijmë sa më larg!

DRERI:
Ashtu dhe unë them,
Këtu mos vijmë fare!
Më mirë të rrijmë atje
Të lirë nëpër male.
                          (dalin)



PAMJA E TRETË


DHELPRA (duke kaluar):
    (publikut)

-Unë do të vete!
E pse të mos vete!
Ujkun e Ariun
Do t’i bëj për vete!

Pastaj ndonjë zogëz
Do m’vijë në katua!
Aty nëpër dhomëz,
Lum e lum për mua!
                 (del)


                                    65
GJARPRI:
     Unë do t’shkoj patjetër
     E të zë një dhomë.
     Me ata miq të vjetër
     Bashkë të jem gjithmonë.

     Jo si këtu iriqi
     Që s’më le rehat!
     Me ato ferra frikën
     Ma ka shti në bark!
                      (del)

     IRIQI:
     -Jam në dy mendje,
     Unë, iriq ferrëgjati.
     Po sikur të vete
     Të shoh si shkon sahati?

     Këtij gjarpërziut
     Që po shkon me gaz,
     Dhe në vrimë të miut
     Do t’i vete pas!
                       (del)

     UJKU (duke hyrë):
     -Oh, ç’më bën zemra!
     Të lumtë, o ari!
     Ku të vajti mendja
     Te kjo mrekulli!



66
Të vrapoj pas drerit
Më s’do kem nevojë!
Aty në shtëpi
E kam drejt në gojë!
                   (del)

ARIU (duke hyrë):
Auuuu, auuu, auuuu,
Unë jam ariuuuuu!
Mezi që e pres,
Atë ditë, për besë!

Të shoh si do vijnë
Dreri edhe Suta!
Drenusha me dhinë,
Me ato kofshë të buta!

E do vë kokën
Mu te qafë e tyre!
Aq i mirë jam
Unë prej natyre!

Ah, mos m’dëgjojnë!
Se muri ka veshë!
S’duhet të hapur gojë
Para se t’i keshë.




                           67
PAMJA E KATËRT
     (Para kasolles, të ulur e të shtrirë, janë ariu,
     ujku, dhelpra, iriqi, gjarpri, derri).

     ARIU (I shqetësuar, dhelprës):

     - Ku janë të tjerët!
     Përse nuk vijnë?
     O mos është herët,
     O vendin s’e dinë!

     DHELPRA:
     -Do të vijnë, o ari,
     Do të vijnë patjetër!
     Si një e një që bëjnë dy!
     Ata s’kanë rrugë tjetër!

     UJKU (dhelprës)
     -Ti i ke njoftuar,
     Me thirrjen e shkruar?

     DHELPRA:
     -Një javë të tërë
     Këtë punë kam bërë!

     GJARPRI:
     -Mos u shqetësoni, zotërinj,
     Domosdo do vijnë!

68
ARIU:
-Ti hesht aty
Dhe mos u përzi!
Shiko, u bë dreka,
E unë pa ngrënë mbeta!

UJKU:
-Edhe unë pa gjë në bark,
qe një javë, jam bërë lak!

DHELPRA (duke shikuar me dorë vënë si strehë:
-Ja, po shoh diçka atje!
Ah, jo, jo, iku tutje!   (pas pak):
Ejani, po duket prapë!
Ah, i poshtri, ja dha me vrap!

ARIU:
-Dëgjo ti, kunadhja plakë!
Do të të shti të gjallë në bark!
             (e kapë për fyti)

UJKU:
-Dëgjo, ortak, kjo s’ka faj!
Do ta shohim këtë pastaj!

IRIQI:
-Ngadalë, zotërinj, më ngadalë!
Kjo punë duhet parë!
Si mendoni or tralalala,
Ata janë aq budalla?


                                                69
T’u vijnë juve drejt në gojë?
     Unë këtë s’mund ta kuptoj!
     (I vërsulen po s’mund t’i afrohen
     prej ferrave)

     GJARPRI:
     -Dëgjo ti, iriq ferrëgjati!
     Mos të vjen inati?
     Shkurto gjuhë e mbylli dhëmbët
     Se të bëj lëmsh me këmbët!

     IRIQI:
     -E mor gjarpër, kokëzi,
     Po ku i ke këmbët ti?

     ARIU:
     -Hajde heshtni, ju të dy,
     Mos ju bëj të dyve hi!
     Pa më thoni, do të vijnë,
     Dreri, Suta me gjithë dhinë?

     DHELPRA:
     -Do të vijnë, si s’do vijnë!
     Se n’shtëpi të re do hyjnë!
     Po pritni, duroni pak,
     Dhe pse jeni bërë lak!
     As dhe mua nuk më erdhi
     Asnjë shpezë,
     Asnjë thëllëzë, asnjë këndez!




70
KETRUSHI (Nga magnetofoni):
-Pritni, pritni o të marrë!
do t’i del gomarit bar!
Ju vërtet po besoni
Se do mund t’i mashtroni.
Kot e keni, or satrapë!
Po, nga erdhët, kthehuni prapë!

UJKU: (I zemruar)
-Po ç’na bëre moj kunadhe,
me gjithë këtë rrenë të madhe!
Tani shtriu të të ha!
Se barku gjer në fund më ra!
Ah, moj, ç’na bëre ti!
Qe një javë pa ngrënë të rri!



(Ariu me forcë e prish kasollen dhe i vërsulet dhelprës.
Poashtu edhe ujku.
Pas disa kacafytjeve kjo u shpëton dhe u ikë. Ikin edhe të
tjerët duke i lënë ata në luftim e sipër.). (mbyllet perdja).

                                           1996




                                                          71
72
GRETHI                DHE       BLETËT

Marrin pjesë: GRETHI dhe BLETËT
I, II, III, IV, V, etj. Një nxënës e thotë
PROLOGUN ndërsa pak më tej ndo-
dhet GRETHI. Pjesa mund të shfaqet
edhe në klasë, para prindërve.


PROLOGU:
Një mëngjez kur dielli
Ndriste mbi kodrinë
Ishte hapur qielli
Më tërë kaltërsinë.

Dhe binin rreze ari
Të bardha e të ngrohta,
Kokën ngrinte bari,
Zgjohej e tërë bota.

Bletët një nga një
Me vesë lanin faqet,
Ashtu, pa bërë zë,
Shpirti të të kënaqet.

Se do shkonin larg,
Larg në fushë e mal,

                                             73
Tutje rreth e qark
     Për të mbledh’ nektar.

     Por, seç u ndodhi
     Atë ditë në të dalë
     Sa shumë që i lodhi
     Një greth hundëmadh.

     Rrugën kishte zënë
     Krahë e këmbë hapur
     Mendjen e kish vënë
     Ndonjë për ta kapur!

     -Po ky, ç'do jetë,
     Që ka ardhë këtu?
     Pse rri kështu vetë?
     Mos e dini ju?

     Ika, s’e shoh dot!
     Kushedi se ç’pret!
     S’ka ardhur këtu kot!
     Duket si kokëshkretë!

     Që është faqezi,
     Shihet që nga larg,
     Në brirë, në turinj,
     Si një derr në çark!

     Por, le ta lëmë
     Të na tregojë vetë.
     Ka për të na e thënë
     Fare pa e pyet’.(del)

74
(hyn BLETA e I, me vrap)

GRETHI: (I del përpara):
-Oj, kush je ti!
Ndalu, pse vrapon!
Qëndro, qëndro aty!
Më thuaj ku po shkon!

BLETA I (ndalet e habitur):
-Unë?Unë jam bleta!
 Me këmbë e krahë të lehta!(i luan krahët)
Po ti s’më ke parë,
Ndonjëherë më parë?

Po shkoj të punoj
Në fusha, në male!
Atje do fluturoj
Mbi lule, livadhe!
             (niset)
GRETHI:
-Ndalu, pak, mos ikë!
Nja dy fjalë i kam!
S’ duhet të keshë frikë.
Unë grethi jam!

BLETA:
-Grethi?! Ç’kërkon këtu ti?
Nuk qenke në gjumë?
Hajde, o derëzi,
Shko njëherë në punë!



                                             75
GRETHI:
     -Po ndalu, moj bletë!
     Ndalu, ku do shkosh!
     Unë them dhe ti vetë
     Më të mos punosh!

     Je lodhur aq shumë
     Për t’i mbush’ kosheret
     Dhe mjaltin si lumë
     Ta hanë të tjerët!

     BLETA:
     -E hanë? Le ta hanë!
     Dhe u bëftë mirë!
     Unë për këtë jam!
     Pse, ty s’të vjen mirë?
                      (del)

     GRETHI (publikut):
     -Sa e marrë që është!
     Punon për të tjerë!
     Kokën e ka me kashtë.
     I ka marrë erë!

     (hyn bleta e dytë)

     -E moj, ku po ngutesh!
     Ndalu këtu pak!
     Ku mendon të futesh
     Me gjithë këtë vrap!



76
BLETA e II-të:
-E pe nga fluturoi
një motër imja bletë?
Ku vajti, nga shkoi?
Athua ku do jetë!

GRETHI:
-Jo, s’ka kaluar!
Këndej s’e kam parë!
Po ti ç’je hutuar?
Ndalu, më ngadalë!

BLETA:
-Ua! Ti grethi je!
Çfarë po bën këtu?
Ah thumbin që ke,
Tamam si një hu.

GRETHI:
-Po dale, moj bletë,
Dale, më, ç’më thua!
Mos u bëj e sertë.
Unë ty të dua!

BLETA:
-Ua, ç’më thua!
O greth kokëshkretë!
Por ty, pa punuar,
Askush s’të merr në jetë!
(E sheh të parën dhe i bën me dorë)
                               (del)
(hyn bleta e III, me vrap)

                                       77
GRETHI:
     -Mirëmëngjesi, bletë!
     Ku ngutesh aq shumë?
     Ndalu, se jam vetë.
     Do shkojmë bashkë në punë?

     BLETA:
     -Si?! Ti në punë?!
     Ç’të është kujtuar sot?
     Po hajde, mor tutkun,
     Hajde, mos rri kot!

     GRETHI (duke e kapur për krahu):
     -E di çka, bletë?
     Do shkojmë në këtë anë!
     Janë lulet si det,
     Sa të bukura janë!

     BLETA:
     -Jo, jo, s’vij andej!
     Shoqet i kam atje!
     Në daç eja këndej,
     Mos daç, rri ku je!

     GRETHI:
     -E di çka, bletë,
     ato ty s’të duan!
     I dëgjova vetë
     Mbrëmë kur biseduan!




78
BLETA (kthehet me dyshim):
-Urrejtjen s’e besoj!
S’ka në mesin tonë!
Po më lerë të shkoj
Se kam mbetur vonë!

GRETHI:
-Le po ti s’e di!
Se ç’thonin ato!
Të kishin zili
Në punë e kudo!

BLETA (duke u prapësuar):
-Ua, kush qenke ti!
Tani unë të shoh!
E, more gojëzi,
Të njoh, unë, të njoh!
                      (largohet)
GRETHI (me lutje):
-Po dale, mos ikë!
Unë s’të thashë gjë!
Pse je kaq e ligë,
S’e pata për gjë!

(publikut):
-Eh, këto bletët ç’janë!
Fare s’ta vënë veshin!
Çfarë zemër që kanë,
As s’të përshëndesin!




                                   79
(Hyn bleta e IV) Grethi i del për-
     para dhe me të keq:
     -E moj, ti, ku vete!
     Ndal aty ku je!
     Deri tash ku mbete!
     Shoqet ku i ke!

     Kthehu nga ke ardhë!
     Prap, nga rruga e ime!
     Të gjithave me radhë
     Do t’u bëj thërrime!
     (bleta dredhon rrugën dhe vrapon
     për ku është nisur)

     -Ah, n’të zënça unë!
     N’të zënça, moj e mjerë!
     Për të parë punë
     S’ke më, asnjëherë!

     (hyn BLETA e V) asaj:
     -Po ti, ku je nis’!
     Ndalo po të them!
     Do të të thej n’kurriz!
     Se më bëtë helm!

     BLETA e V (frikësohet, po e merr veten):
     -Oo, zoti greth!
     Ju qenkeni, ju!
     Po pse jeni zverdh?
     Ç’bëni këtu?



80
GRETHI (me të butë):
-Ty po të pres,
ty, moj e dashur!
Se, që në mëngjez,
Zemra më ka plasur!

BLETA:
-Po pse?Ç’të duhem unë?
Mos ka ndodhur gjë?
Jam e zënë me punë
Dhe s’mund të rri më.

GRETHI:
-Mirë më, mos e thuaj
dhe ti atë fjalë!
Me atë punën tuaj
Këtu më keni dalë!
      (tregon me gisht majen e kokës)

BLETA:
-Po hë, pra, ç’kemi?
Do të vish me mua?
Fushave të vemi
Dhe prapë kthejmë në zgjua.
                  (e kap për krahu)

GRETHI:
-Po, por jo andej!
Do shkojmë në këtë anë!
Se lulet këndej
Më shumë erë kanë!
                   (bën me gisht prapa)
                                          81
Pastaj, ç’të duhet nektari
     Ta mbledhësh për të tjerë!
     Aty, midis bari,
     Dua të rrimë njëherë!

     BLETA:
     -Ç’thua, o greth,
     Kush mos na dëgjojë!
     Shiko pak përreth
     Dhe mbaje pak atë gojë!
     GRETHI:
     -Dëgjo, ti bleta ime,
     Shoqet nuk të donin!
     Ishin gjithë hidhërime
     Rrugës kur kalonin.
     BLETA:
     -Si the, ti, si the?
     Shoqet me kanë sharë?!
     Po ti, ku i pe?
          (publikut):
     -Po, po ka të ngjarë!
     Jam vonuar sot.
     Jam vonuar shumë.
     Është fare e kotë
     Të bësh tepër gjumë.
     GRETHI;
     -Jo, moj, për atë!
     Po për diçka tjetër.
     Pse je më e aftë!
     Pse punon më tepër!

82
Dhe e di se ç’thonin?
Të të lënë vetëm!
N’mëngjez mos të të zgjonin
Madje tërë jetën.

(Bleta ecën së prapthi dhe ia mbathë)
(Hyjnë bletë të tjera, mundohet t’i kapë, pori i ikin. Një të
fundit e zë dhe e tërhjekë nga fundi i skenës. Ajo bërtet:
Ndihmë! Ndihmë!Hyjnë bletët I, II, III,…të gjitha. Vënë vesh)

BLETA e I:-Dëgjuat një zë?
BLETA II:-Po, moj, si s’dëgjuam!
BLETA III:-Jo, jo, nuk ka gjë!
BLETA IV:-Po, po, shumë mirë dëgjuam!
(Të gjitha bëjnë andej nga dëgjohet
larg “Ndihmë, ndihmë!”

BLETA I:
-Ndaluni, ndaluni!
Ejani këndej, kapuni!
Do ta zëmë me dorë!
Do ta zëmë atë horr!

Vërsulen të gjitha me zuuuuuuuu,
Zuuuuuuuu, dhe e sjellin në skenë.
Ai ecën së prapthi. E futin në mes.

BLETA I:
-E more zuzar!
S’ke se ku të shkosh!
Sot ke për të parë
Ku do përfundosh!
                                                          83
BLETA II: -Ti je parazit!
     BLETA III: -Ti s’bën asnjë punë!
     BLETA IV: -Ne s’e kemi dijt’,
                 Na qenke dhe spiun!

     BLETA I: -Deshe t’na përçash!
     BLETA II: -Të na fusësh pykën!
     BLETA III: -E, more kokëtrashë,
                 S’ta kemi më frikën!
     BLETA IV: -O do kthesh së mbari,
                 Të punosh si ne,
                 O nën plis bari
                 Ti vendin e ke!

     BLETA I:
     -Dëgjon se ç’të thonë?
     Hapi veshët mirë!     (e kapë për veshi)
     Në tërë lagjen tonë
     Faqen na e ke nxirrë!

     BLETA II:
     -Punën që bën ti
     E bën veç i ligu!
     Me këtë, o thumbzi,
     Kënaqet armiku!     (ai kundërshton)

     BLETA III:
     -Qenke dhe kokëfortë!
     Qenke një kokëderr!
     Kot, e ke, kot!
     Do të shkosh në terr!


84
Të gjitha BLETËT (publikut):

-Për kokat si ky
nuk ka vend tjetër!
Atje, në kuvli,
Do futen patjetër!
(Largohen tutje) Mbyllet perdja.

             1996

Kjo pjesë skenike fitoi çmimin e parë
në konkursin letrar në gazetën “FLAKA” të Shkupit.,
1998.




                                                85
PENDËZESTË
                       DHE
                  P ËL L U M B A T

     Marrin pjesë: KORBI, GALA,
     SORRA, STËRQOKU (Të veshur me të zeza)
     dhe PËLLUMBAT I, II, III, etj.
     (të veshur me të bardha).

     KORBI (duke hyrë):
     - Krra! Krra! Krra! Krra!
     Sikur unë askund nuk ka! (rreh gjoks)
     Jam i vetëm në këtë botë,
     Askush para s’më del dot!

     GALA: (duke hyrë):
     -Ku të kam o Korb, o vëlla!
     Më merr dhe mua, pra!
     Dua të jem me ty tok,
     Edhe në qiell, edhe në tokë!
                    (Kapen dhe bëjnë të dalin)
     STËRQOKU (duke hyrë):
     -Ndaluni, o ju të dy!
     Se dhe unë dua të vij!
     Dua të vij bashkë me ju,
     Vetëm s’mund të rri këtu!
        (u bashkangjitet dhe bëjnë të dalin)

86
SORRA (duke hyrë):
-Stërqok, më prit, më prit, të lutem!
Të rri vetëm, këtu, tutem!
Ka kohë që ju kërkoj,
Por s’ju shoh, as s’ju takoj!

KORBI: -Eja sorrë, eja pra!
GALA: -Tok të vemi krah për krah!
STËRQOKU: -Dhe në tokë, dhe në hava!
TË GJITHË: -Krra, krra, krra, krra!
                              (dalin)
PËLLUMBI I (duke hyrë, publikut):
-More, ç’qe një zë?!
Një si krrakëllimë?
Dëgjoni ju gjë?
Ja, andej po vijnë

Po, po, janë ata!
Pendëzestë e zinj!
Që enden va pa va,
Mbi strehë e mbi çati!
S’kanë lënë gjë pa ngrënë,
S’kanë lënë gjë pa prish’,
Në qafë na kanë rënë
Siç të bjen një bishë!

(thërret me fishkëllimë dhe hyjnë
pëllumba (fëmijë) të tjerë)

PËLLUMBI II:
-Hë, vëlla, ç’kemi?
Ç’pate që na thirre?

                                        87
Mos deshe përpara
     T’u dalim atyre?

     PËLLUMBI I:
     -Po, po, do t’u dalim!
     Madje , sa më parë!
     Dhe hovin t’ua ndalim
     Se boll na kanë vrarë!

     Le të bëhemi gati
     Nga të gjitha anët!
     Nga qyteti e fshati!
     E t’i zëmë katranët!
                  (derdhen nëpër skenë)

      PËLLUMBI I:
     -Ndaluni! Mos u ndani!
     Gjithë të jemi bashkë!
     Ejani këndej, ngani!
     T’ i shohim atje jashtë!
                     (dalin)

     (Hyjnë të frksuar: Korbi, Stërqoku, Sorra, Gala)

     KORBI: -Shiko, shiko sa janë!
     GALA: -Dhe ende po mblidhen!
     SORRA: -Si duket, vendosur kanë,
                  Në grykë të na hidhen!

     GALA: -Nga të shkojmë, o korb!
     SORRA: -Tani ku të futemi!
     STËRQOKU: -Gjallë nuk biem rob!

88
GALA: -Më mirë është t’u lutemi!

KORBI:
-Qëndroni këtu,
E mos kini frikë!
Jam unë përmbi ju!
Mos bëni panik!

(Pëllumbat hyjnë nga të gjitha anët
dhe qëndrojnë më larg)

KORBI:
-Nga vini ju, ç’doni!
Kurrë s’ju kemi parë!
Përse na rrethoni,
Mos doni me na vrarë!

PËLLUMBI II:
-Ne ju kemi parë!
O korb, o katran!
Sa herë na keni vrarë
Pa nam e pa nishan!

(U bën me shenjë të tjerëve. I rrethojnë dhe fillon për-
eshja. Ata kundërshtojnë. Ua lidhin duart prapa).

PËLLUMBI III:
-Hë, tani, ç’do bëni!
Ku do shkoni tash!
Ndryshe mend nuk veni
Ju, të liga kafshë!


                                                     89
GALA(duke qarë):
     -S’kemi bërë gjë,
     Ne, pse na lidhni?!
     Ëëëë,ëëë,ëëë!
     Ku do të na hidhni!

     PËLLUMBI II:
     -Si? Si? S’keni bërë!
     Dhe e thua këtë fjalë?
     Një jetë të tërë
     Shpirtin na e keni marrë!

     PËLLUMBI I:
     -As zogj e as ve
     nuk na latë n’fole!
     Ju, o zemërzinj,
     Keni bërë kërdi!

     SORRA(duke qarë):
     -Po ne s’kemi faj!
     Ç’na bëni kështu!?
     Oo, më vjen të qaj!
     Si u bë kështu?

     PËLLUMBI II:
     -Ja, kështu do bëhet!
     Ta keni të qartë!
     Ju do zbritni poshtë
     E ne do hypim lart!




90
-Nisu, ec përpara!
Mbërtheu tutje!
E, moj turinjthara,
S’pranojmë asnjë lutje!


PËLLUMBI III:
-Vendin ju e keni
atje, në kuvli!
Se keni qenë e jeni
Shpirt e pendëlzi!


TË GJITHË (publikut):
-Kështu do mbarojnë
Që të gjithë me radhë,
Ata që s’pranojnë
Të rrojnë me zemër të bardhë!

        1996

Kjo pjesë skenike është blerë në
Konkursin letrar, në gazetën “FLAKA”
1998.




                                       91
NUMRAT LAVDËRAÇË

     (Marrin pjesë 10 fëmijë të cilët në kraharor kanë të varur
     numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0, në karton ose në
     steropol. Një fëmijë e thotë prologun dhe mbylljen.


     PROLOGU
     Të dashur spektatorë,
     Nëna, baballarë,
     Mësues, edukatorë,
     Prindër e arsimtarë.

     Dhe ju o fëmijë
     Që u rrini në mes,
     Të gjithëve me radhë
     Unë ju përshëndes!

     Domosdo më njihni
     Ju, më keni parë.
     Jam në këtë shkollë
     Që nga klasë e parë!

     Dhe e dini pse
     Kam dalë unë këtu?
     T’ju tregoj një ngjarje,
     Ta merrni vesh dhe ju.

92
Njëherë, në një klasë,
Numrat kur i mësuan,
Aty, në dërrasë,
Pa fshirë i harruan.
Dhe dolën një pas një
Nxënësit dorë për dore.
Ashtu, pa bërë zë,
Në fund të asaj ore.
Pastaj, o t’uruar,
Pastaj se ç’kishte ngjarë!
Numrat qenë ngatërruar
Dhe ishin zënë me fjalë!
Duke bërë me gjeste,
Me duar e me këmbë,
Prej dërrase poshtë
Të gjithë kishin rënë!
Po një sy i fshehur
Te vrima i kish parë
Si një sy kamere
Ashtu siç ka ngjarë.
Dhe ky grup fëmijësh
Në skenë e ka vënë
Që t'i shohim ne
Ja, ashtu të tërë.
Le t’i shohim pra
Këta artist të vegjël
Ç’kanë bërë që kjo ngjarje
Mos mbetej veç në letër.
         (Fund i prologut)
                             93
1-shi:
     -Unë jam i pari!
     Çdo kush le ta dijë!
     Më quajnë flamurtari
     Dhe s’më del njeri!

     2-shi:
     -Ashtu është, o fqinj!
     Ti tamam e ke!
     Veç se, pa njeri,
     Shumë i vocërr je!

     1-shi:
     Le të jem i vocërr,
     Po, ama, i parë!
     Jam si një kokërr
     Dhe nuk kam të ndarë.

     2-shi
     -Po si merr guxim
     Të dalësh para meje!
     Kur unë jam më trim
     Dhe më i madh prej teje!

     Jam sa dy herë ti
     Me çdo gjë në botë!
     Prandaj rri aty,
     E mos llafos kot!




94
3-shi:
-Ç’ke që i lavdërohesh,
O dysh hundëkërrutë!
Rri e të turpërohesh
Se unë në xhep ju fut!

4-ra:
Si? Si? Si the ti?
Në xhep i ke të dy?
Ti atyre u thua
Po s’matesh dot me mua!

5-a:
-Më ngadalë, moj zonja katër,
sa shumë gojën që e ke hapur!
A s’më sheh se jam këtu,
Më e madhja nga gjithë ju?

6-ta:
-Më e madhja qenke ti?
Pa rri, moj pesë, rri aty!
Rri aty, mos u krekos!
Se jam 6-ta e të sos!

7-ta:
-E sos, ti, e sos moj gjashtë,
Të mos isha unë shtatë!
E të marr të fus në bark,
Me atë qafën si një hark!




                                 95
8-ta:
     -Dhe ti shtatëshe mos u mburr!
     Shih si je, e thatë, pa tul!
     Unë jam tetëshe, simetrike,
     Të gjithë më rrijnë në këmbë prëj frike!

     9-ta:
     -Mos do dhe mua t’më frikësosh?
     Ti me kokë e barkun bosh!
     Përmbi mua nuk ka tjetër!
     Jam më e madhe dhe më e vjetër!

     0-ja:
     -Ohoho, moj zonja 9-të,
     unë jam shumë më e rëndë!
     Dhe pse ju gjë s’më zini,
     Gjer këtu nuk më vini!
                                 (prek barkun)

     1-shi:
     -Si? Si?Ti zero e vogël?
     Pa rri se s’je as sa një gogël!
     S’ke as hundë, as qafë, as dhëmbë!
     Rrumbullake kokë e këmbë!

     2-shi:
     E ç’peshë na paske moj e mjerë,
     Kur je bosh, pa asnjë vlerë!
     Një si vijë rreth e qark,
     Me atë formën porsi bark!



96
3-shi:
-Hesht ti zero se s’je gjë!
Mos dëgjojmë të flasësh më!
Je një hiç, e zbrazur fare,
E nuk bën as dhe një pare!

4-ra:
-Me çka mburresh kokërrote ti?
Kur s’të do asnjë fëmijë!
Veç pas nesh do të rrish,
Të na bëhesh si një bisht!

0-ja:
-Pikërisht këtu kam vlerë!
Se ju rriti kushedi sa herë!
Prandaj rrini e mos folni,
Kaq shumë të më nënçmoni!

Me të vërtet unë dukem bosh.
Për ju nuk vlej asnjë grosh!
Po kur vihem prapa jush
Gjer më gju s’më vjen askush!

Si do të ishit ju pa mua,
Ndonjëherë keni menduar?
Vetëm shifra shkruar në letër,
Dhe, asgjë tjetër!

Pa veni në kokë gishtin pak,
Do të shihni se kam hak!
Ju kur jeni një nga një
Dhe vetë e dini, s’vleni gjë!

                                 97
1-shi:
     -Uaa, po unë bëhem dhjetë!
     Më i madhi nga ju krejt!
     Eja motër, më rri pranë,
     Pa të shohin se ku janë!

     2-shi:
     -Ti dhjetë po, por unë njëzetë!
     More njësh, more i shkretë!
     Aty ku je, aty të rrish!
     Se unë prapë bëhem dyfish!

     3-shi:
     -Për kë bëhesh ti dyfish!
     Rri ore lavdëraçi dysh!
     Unë për ju jam tresh!
     Kur kam zeron ju mbaj në vesh!

     0-ja:
     -Mjaftni, mjaftni me këto dhe ju!
     S’bën të ziheni më kështu!
     Se ata që ju dëgjojnë
     S’munden më t’ju durojnë!
     E dini ju se bashkë kur jemi,
     Gjithë forcën aty e kemi?
     Dhe në mes kur futem unë,
     Bëhemi gjithnjë më shumë!
     Le të kapemi krah për krah,
     Siç kapen motër e vëlla!
     Kështu e bëjmë matematikën
     Dhe të gjithë t’na e kenë frikën!

98
(kapen dorë për dore)
S’ka njeri që na del para,
As në punë e as në gara!
As s’e lëmë krimbin në mes
E të grindemi brenda nesh.

Le t’ia themi këngës së zjarrtë
Këngës sonë që na bashkon
Le të ngrihet zëri lart
Sa më lart në qiellin tonë!

(të gjithë e këndojnë Himnin)

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim
Të gjith’ atje duk’ u betuar
Të japim besën për shpëtim


Prej lufte veç ai largohet
 Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë e nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor.


(MBYLLJA)

Ja kështu, të dashur,
Mbaroi e gjithë zënka
Nga zemra e plasur
Triumfoi kënga!

                                   99
Dhe të gjithë e pamë
      Se s’ka rrugë tjetër
      Të jemi më pranë
      Në jetë e në vepër.

      Dhe juve spektatorë,
      Nëna e baballarë,
      Bashkë me këta aktorë
      Ju përshëndesim më zjarr.

      Mirupafshim tjetër herë,
      Më të mirë, më me vlerë!

                   (Perdja)
                     1998.




100
101
ZËNKA NË DOLLAP

      Marrin pjesë: 8 nxënës që në kraharor kanë të shkruar
      ose me steropoll emrat e librave. Njeri e thotë proologun.


      (prologu)

      Te një dhomë e vogël,
      Aty, në dollap,
      Librat e një nxënësi
      Të vënë mbarë e prap,

      Ishin zënë një ditë,
      Sa keq ishin zënë,
      Dhe ashtu, paprit’,
      Poshtë kishin rënë.

      Po pse, do thoni ju,
      Përse të jenë kapur
      Pse kjo zënkë e tyre
      Si shumë ishte zgjatur.

      - Ç’më keni hipur sipër!
      Bërtiste Kimia,
      Edhe unë jam libër
      Sikur ju të tria!
      Kështu kishte nisur

102
Një përleshje e gjatë
Sa nuk ishin grisur
Në tërë atë shamatë.

Ashtu siç ka ndodhur,
Ashtu siç ka qenë,
Këta artistë të vegjël
E kanë vënë në skenë.

Le t’i shikojmë pra
Si do t’na e thonë
Se mund të kishte ngja’
Dhe në dhomën tonë.

                   (mbarim i prologut)




                                         103
KIMIA:

      Ç’më keni hipur sipër
      Mua, që të tria!
      Edhe unë jam libër
      Me mësimet e mia!

      Hiqmuni prej qafe,
      Se nuk mund ta mbaj
      Gjithë atë trup gjirafe
      Dhe këmbët e saj!

      BIOLOGJIA:

      Rri aty ku je
      Moj kimi e mjerë,
      Vendin poshtë e ke
      Se unë jam me vlerë!

      GJEOGRAFIA:

      Po, mos isha unë,
      Këtu, sipër jush!
      Sa për këtë punë
      Nuk më vjen askush!

      HISTORIA:

      Si s’të vjen askush!
      Unë për çfarë jam!
      Shiko sa jam mbush’
      Trupin sa e kam!

104
MATEMATIKA:

Po, po, nuk ka fjalë,
I madh je, vërtetë,
Por vetëm llafe
Ke në ato fletë!

HISTORIA:

Po jo si ti, me numra,
X-sa , Y-na!
Po të dalin nga brenda
Do mbushej tërë dhoma!

MATEMATIKA:

Po t’mos ishin numrat
S’do ishe as ti
Me gjithë ato data
Që i ke aty.

GJEOGRAFIA:

Si moj, nuk do ishte?
Nga e di këtë?
Pa rri se e prishe!
Rri se s’di asgjë!




                         105
FIZIKA:

      Ajo s’ditka gjë?
      Ti nuk di çka flet!
      Të gjithë të mblidhemi një
      S’bëjmë sa ajo vetë.

      HISTORIA:

      Mos e rrit aq shumë,
      Se s’është krejt ashtu,
      Për mua është një shkumë
      Që e futë këtu! (në gojë)

      FIZIKA:

      E fut, po s’e ha dot!
      Është e rëndë ajo.
      Gjithë nxënësit në botë
      Njësoj e mësojnë kudo.

      E kam motër unë,
      Pa të s’bëj një hap!
      Prandaj më këtë punë
      Të lutem mos e zgjat!

      HISTORIA:

      Si moj, mos e zgjas!
      Çfarë më thua kështu!
      Unë t’mos isha pas
      S’do dihej asgjë për ju!

106
GJEOGRAFIA:

Tamam e ke dhe ti,
Tamam, e ke qëlluar!
S’do dihej, vërtet, pa ty,
Asgjë e kaluar.

BIOLOGJIA:

Ç’ma lëvdon aq tepër,
Moj gjeografi?
Që është shumë e vjetër
Këtë dhe unë e di.

Po ti ç’na ke bërë
Për vete, na e thuaj!
Sa popujt i ke vënë
Nën këmbë të huaj!

GJEOGRAFIA:

Unë nën këmbë të huaj,
Popujt paskam vënë?!
Jo, moj e uruar,
Kjo mos qoftë e thënë!

Asnjëherë s’kam dashur
Dhe as që tani dua.
Zemra më ka plasur,
Po s’më pyesnin mua.



                             107
BIOLOGJIA:

      Sa lumenj ke ndarë,
      Sa fusha, sa male,
      Sa njerëz kanë qarë
      Në gjithë këto ndarje.

      HISTORIA:

      Pse e akuzon?
      Nuk ka faj ajo!
      Kufinjtë kur janë vënë
      Ishte tjetër kohë.

      Të tjerë kanë vendosur
      Për sinorin tonë
      Kanë nisur e kanë sosur
      T’na ndajnë përgjithmonë.

      Këtë unë e di
      Më shumë se çdo kush tjetër
      Tërë kjo histori
      Është një plagë e vjetër.

      Plagë që kullon gjak
      Më shumë se një shekull
      E hidhur si farmak
      Dhe ashtu ka mbetur.




108
BIOLOGJIA:

Kanë ngapak faj
Dhe të parët tanë.
Shumë toka, prandaj,
Nën këmbë të huaj ranë.

Kur vendosej fati
Kur kishte pakëz shpresë
Qyteti e fshati
Ishin me kokë në thes.

S’ishin të bashkuar,
Siç duhej të ishin
Se fatin në duar
Patjetër do ta kishin.

LETËRSIA:

Ashtu është, moj motër,
Ashtu ka qenë, vërtet.
Kjo frymë në çdo votër
S’kishte marrë jetë.

Kishte dhe shkrimtarë
Që stolisnin vargje
Që të gjithë shqiptarët
Të kishin shumë bajraqe.




                           109
MUZIKA:

      Kishte dhe këngëtarë
      Që ditë e natë këndonin
      Njerëzit e përçarë
      Në luftë t’i bashkonin.

      LETËRSIA:

      E vërtetë, motër.
      Lahuta me një tel
      Ja thonte kodër më kodër
      Të dilnin nga ky terr.

      Por, ç’e do. Më kot.
      Na ndanë që na ndanë.
      Që atëherë e sot,
      Ja, kështu na lanë…

      FIZIKA:

      Hë ju, tash, do qani?
      Që k’shtu kemi mbetur?
      Asgjë nuk do bëni.
      Sa u bë një shekull.

      Atë që të parët
      Nuk e bënë dot,
      Le t’mblidhen shqiptarët
      Dhe ta bëjnë sot.



110
Se vetëm bashkimi
E ka bërë fuqinë
Dhe gjer te çlirimi
Pastaj mund të vijmë.

MUZIKA:

Hej, më ngadalë!
Kujdes me zërin tuaj!
Pas shpine janë ndalë
Librat e gjuhës së huaj!

FIZIKA:

Ou, po si s’i pamë!
Si nuk i vumë re?
Sa të poshtër janë
Dhe prapë i mban ky dhe.

BIOLOGJIA:

S’ka gjë, mos u tutë,
S’e dinë gjuhën tonë,
Përveç nga ata të tutë
Nëse nuk ua thonë.

FIZIKA:

Si? Si? Nga të mijtë?
Mund t’ua thotë dikush?
S’janë dhe aq çilimi
S’besoj ta bëjë kush.

                           111
BIOLOGJIA:

      Po, po! Pse habitesh!
      Dëgjo çka të them:
      Ngado që të vërtitesh
      Gjarpinjtë i ke me helm.

      Fër, fër, fër, me gjuhë,
      Me sy e me veshë,
      Sa atje, këtu,
      Futen në mes nesh.

      LETËRSIA:

      Ee, ju ku dolët
      Me këtë bisedë
      Dhe gjithëçka e morët
      Si t’jetë e vërtetë.

      Ka, nuk them që s’ka,
      Po nuk janë pengesë,
      Po të jemi si një tra
      E të kemi pak kujdes.

      FIZIKA:

      Uh, sa i urrej!
      Sa i kam meri!
      Dot nuk i shikoj
      Ata fytyrëzi…



112
MUZIKA:

Nuk bën me urrejtje,
As t’i keshë mëri,
Po t’u bëjmë vërejtje
T’mos jenë shpirtzinj.

LETËRSIA:

Ee, s’e kanë dert ata!
Nuk e kanë për gjë!
Gjersa përmbi ta
Nuk ngrihemi me zë!

MUZIKA:

Me zë të bashkuar,
Në kor, me orkestër.
Të gjithë të akorduar.
Ne s’kemi rrugë tjetër!

LETËRSIA:

Ah, sa mirë që flet
Ti muzikë e jonë!
Kështu po të jetë
Liria s’do jetë vonë.




                          113
MUZIKA:

      Dhe do të jetë një ditë
      Do të vijë patjetër!
      Ja, për këta dy sytë,
      Do ta bëjmë me vepër!

      TË GJITHË:

      Do ta bëjmë me vepër
      Që të gjithë sa jemi,
      Nga brezat e vjetër
      Amanet e kemi.

      Amanet e kemi
      Vendit t’i dalim zot
      Dhe botës do t’i themi
      Kështu s’jetohet dot!

      S’jetohet, jo, kështu!
      Nën zgjedhë të huaj,
      Prandaj edhe ju
      Bëni detyrën tuaj!

      Ju detyrën tuaj
      Ta bëni sa më parë,
      Sa s’ka nisur të vuajë
      Çdo gjë, të merr zjarr…

              Dhjetor, 1997.



114
TREGIMI PËR BUBURRECËT
          DHE KARKALECËT


1.
Te rrëza e maleve,
Buzë detit të kaltër
Ka qenë një lëndinë
E bukur dhe e pastër.

Bardhari, Morava,
Rrjedhën ku e kanë,
Danubi e Sava,
Si lumenj ku janë,

Kufinjtë atje i kishte
Kjo lëndinë më parë.
Ndër të parat ishte
E veshur dhe me bar.

Dhe te kjo lëndinë
Që vinte si kurorë
Ishte shumë i madh
Numri me banorë.




                               115
Në fillim të jetës,
      Kur ka mbirë bari
      Ishin buburrecët
      Që dritën panë së pari.

      Vraponin e vraponin
      Pas jetës, pas diellit.
      Natë e ditë punonin
      Nën atë kupë të qiellit.

      Ishin aq punëtorë,
      Ishin aq të mbarë.
      Me këmbë e me dorë
      Mbushnin plot hambarë.

      Ndaj dhe qenë të lumtur,
      Nga jugu n’veri,
      Në atë lëndinë të bukur
      Që quhej Iliri.

      2.

      Po një ditë se ç’ngjau,
      Një ditë në të gdhirë:
      Përmes lëndinës çau
      Një si egërsirë.

      Pas i vinin varg
      Një hordhi e tërë
      Kudo rreth e qark
      Ia behën me sërë.


116
Dhanë e dhanë të mbrohen
Buburrecat mbarë
Të mos u nënshtrohen
Po t’u bënin ballë.

Por më kot. Pykat
U kishin hyrë në mes
Të futur si thikat.
Çdo gjë ishte ters.

Thoshin buburrecët
Pësh, pësh, gojë më gojë:
Ore, këta që erdhën
Janë një tjetër lloj.

Do jenë lloj i lig
As vendi i vet s’i mba
S’mund të bëhemi mik
Kurrsesi me ta.

Pa shiko si janë,
As qeni nuk i merr
Turinjtë si i kanë
Të ngjallin krrupë e mner.

Thoshin dhe të tjerë
Tek hynin në tokë:
Si do çohet jeta
Me këta mbi kokë?




                             117
Karkalecë me brirë,
      Karkaleca djall,
      Shih si na kanë hyrë!
      Si do bëjmë,vallë?

      Si do rrijmë me ta,
      Si do rrojmë, më thuaj!
      Jo, më, jetë s’ka!
      Janë një gjak i huaj.

      Rri më, dhe ti, rri!
      Mos u bëj merak.
      Janë vërtetë të zinj
      Po s’u trembemi aspak!

      Jemi n’vendin tonë,
      Ne, ç’ke pandehur!
      Dhe do t’ jemi gjithmonë
      Të gjallë e të vdekur.

      Duhet ne patjetër
      Këtu të qëndrojmë!
      Nga vendi ynë i vjetër
      S’kemi ku të shkojmë.

      Hajdeni në punë
      Të shkojmë pa përtesë
      Se ka dhe spiunë
      Këtu midis nesh.




118
3.

Kështu kaluan vite,
Dekada, shekuj, muaj,
Pa një rreze drite
Nën këmbë të huaj.

Rridhte poshtë lumi
Si një lot i gjatë
E rëndë si plumbi
Erdhi dhe kjo natë.

Natë e gjatë pafund
Natë e zezë sterë
Napa shtrirë gjithkund,
Tutje, dimër verë.

Thoshin buburrecat
Pësh, pësh, pësh, ndër dhëmbë:
Sa të mëdha kthetrat
Thundrra sa e rëndë.

Si do bëhet moj
Me këta fqinj të zinj.
Të fëlliqur soj.
Askush nuk e di.

4.
Dhe mblidhen buburrecat
Nga të katër anët
T’i shporrin karkalecat
Siç bënin me të parët.

                                 119
Por, qe shumë vështirë.
      Vështirë me këtë soj.
      Përplot fëlliqësirë
      Në trup e në gojë.

      Në sy kishin tym,
      Nga goja nxirrnin flakë.
      Kudo në udhëtim
      Pinin djersë e gjak.

      Gjak të kuq, të pastër
      Gjak të ri si lumë.
      Siç kafshon një gjarpër
      Dhe nuk të lë gjurmë.

      Po shpesh e linin kokën
      Në vija, në mezhde.
      Me dhëmbë hanin tokën
      Siç hanin ndërgjegjen.

      Thoshin milingonat
      Kur fshiheshin në dhe:
      Tokat janë tonat!
      Do t’i mbrojmë ne!

      Ata janë të egër
      Siç kanë qenë gjithmonë
      T’i shporrim patjetër
      Nga shtëpia jonë!




120
5.
Dhe nisën buburrecat
Të sulen krahëpërkrahë
Para karkalecat
Iknin va pa va.

Prapë ndalonin këmbët
Kthetrat duke hapur.
Atje t’i ngulnin dhëmbët
Te deti i kaltër.

Dhe thoshin ata
Tek rrinin të shtrirë:
Do të gjejmë për këta
Ne një bar të mirë.

Një ilaç do gjejmë,
Ilaç opium
Që i bën të flejnë,
Që i vë në gjumë.

Në duam t’arrijmë gjallë.
Në duam të rrijmë qetë.
Siç bëri në përrallë
Ujku me tre qetë.

6.

I tha ujku të parit ka:
Mos rri me ta, or budalla!
Tërë livadhi do t’jetë i yti,
Më lejo t’i kapë për fyti!

                                121
Të dytit ia bëri me sy:
      Gjithë livadhi të takon ty!
      Ma le vetëm që ta ha,
      Do të jeshë më i pasuri ka!

      Tani ujku e kish shumë lehtë,
      Kur i tha kaut të tretë:
      S’të duhet, jo, livadhi ty!
      Ne s’mund të rrojmë të dy aty!

      Dhe i hëngri pa bërë zë
      Të tre qetë një nga një.
      Një nga një e tek e tek
      Tamam si ujk i vërtetë.


      7.

      Qanin buburrecat
      Oi, oi, oi.
      Na hynë karkalecat
      Shtëpi më shtëpi.

      Ecnin në lëndinë
      Ecnin varg e varg
      Bukën përmbi shpinë
      Mendjen tutje larg.

      Ecnin kokulur
      Mbuluar me djersë
      Gjer në tokë përkulur
      Dhe pa asnjë shpresë.

122
Iknin prapa diellit
Me plaçka, katandi.
Binte shi nga qielli
Oi, oi, oi.

Milingonat plaka
Këmbët hiqnin zvarrë.
Sytë u mbetnin prapa
Me lotë rrugët larë.

Hapej tragë në dhe
Hapej varrë n’kraharor
Ndihej gjer në re
Gjëma nëpër borë.

E shtynin buburrecat
Jetën me ngadalë
Tek mbanin karkalecat
Sipër si barrë.

Shtynin me ngadalë
Shekuj, vite, muaj,
Hapte e hapte varrë
Në trup këmbë e huaj.

Si shushunjë turirin
Futur thellë në gjak
Ngadalë ngadalë e pinin
Jetën si farmak.




                          123
Buçisnin minaretë
      Dhe kambanat binin
      Kokën në kënetë
      Gjakun ua pinin.

      Pinin me ngadalë
      Pinin me pambuk
      Si Qime e Gjallë
      Futur thellë në trup.

      8.
      Por një ditë se ç’panë në qiell!
      Gretha me kryqa t’thyer.
      Nëpër tokë, me uturimë,
      Vraponin, vroponin kudo të hyjnë.

      Thonjtë e tyre tërë të nxirrë.
      Më shumë se egërsirë.
      Rrugëve u lenin tragë.
      Tokës i hapnin plagë.

      Karkalecat nga shpina zbritën
      Grethave t’u zënë pritën.
      E u thanë gjitonëve të vet
      Si dhelpra kur prenë e pret:

      Ejani, vëllezër, t’luftojmë bashkë!
      Grethat t’i shporrim jashtë.
      Të lirë pastaj, të gjithë do jemi,
      Ejani, me ne, mos u trembni!



124
Ç’na shikoni me përtim,
Jemi miq, s’ka dyshim!
Në fushat tona, te kjo lëndinë,
Grethat mos i lëmë të hyjnë!

Gjithësecili në shtëpi të vet,
Dhe çdo njeri liri do të ketë.
Sa t’i shporrim ata ne
Do fillojmë një jetë të re.

9.
Buburrecat u shikuan
Gjatë gjatë e menduan
Kjo thirrje që u erdhi
Pikë e pesë të gjithë i derdhi.

- Të mos ngutemi, i pari foli
Një buburrec dhe fjalën mori,
Me këtë soj e sorollop
Mendjen duhet ta kemi top!

- Mirë thua,   tha i dyti
Dhe sytë në    ballë ia ngjiti.
Duhet pasur    kujdes me këta
Sepse më të    poshtër s’ka!

- Ashtu është! briti i treti
Dora e ngritur lart i mbeti.
Fjalëve të tyre nuk u besoj.
Nuk më ngrohë mua ky soj.



                                  125
126
Por një tjetër nuk duroi.
Ngriti gishtin dhe kundërshtoi:
S’është ashtu, janë të mirë!
Pa ata e kemi vështirë!

U hodh i pesti e luajti vendit
Për t’i dhënë drejtim kuvendit:
- Këtë mendim dhe unë e kam
- Për të shkuar, me ta, jam!

Si e thoni këtë fjalë
Pa menduar e pa e parë!
Po a shkon me ta njeri
Kur janë katran, katran të zinj.

- Vini re, u çua një tjetër.
Prej të gjithëve qe më i vjetër.
Kujdes, pas këtyre fjalëve
Fshihen dhëmbët e kusarëve!

S’e dini ju, shumë kohë më parë,
Kur kanë ardhur për herë të parë,
Prej votrave na kanë përzënë
Që vetë ata, pastaj, t’i zënë.

Prapa shpine këta na ranë
Dhe fëmijët në djep na i vranë.
S’ka, prandaj, pajtim me ta
Më të ndyrë soj nuk ka!




                                    127
Që të gjithë, mu në sy,
      E shikonin me kërshëri
      Këtë plak, plak me mjekër.
      Sigurisht kish parë më tepër.

      - Janë t’pabesë!- shtoi plaku
      Dhe në kokë i hipi gjaku
      Disa herë i kemi provuar
      Por gjithmonë na kanë tradhëtuar.

      Prandaj mirë ta vëmë n’peshojë
      Ftesën e tyre, se s’është lojë!
      Të shikojmë më pas, më vonë,
      Ç’do të bëhet me luftën tonë.

      10.
      Po nuk kishte kohë
      Shumë për të menduar
      Grethat përmbi kokë
      Rrinin hakërruar!

      Dhe nisen buburrecat
      Mëritë duke lënë
      Bashkë me karkalecat
      Grethat t’i përzënë

      Nisën dhe njëherë
      Se s’kishin rrugë tjetër
      Duke lënë mënjanë
      Hasmërinë e vjetër.



128
Nisën dhe njëherë
Të ngrihen në këmbë
Me gjak dhe me nder
Ta mbrojnë tokën mëmë.

Nisën dhe njëherë
Me të vetmen shpresë
Se një frymë e re
Do lidhej me besë.


11.
Lufta ishte e madhe
Lufta ishte e egër
Gjaku nëpër male
Derdhej si me vedër.

Binin karkalecat
Binin një pas një
Binin dhe buburrecat
Sepse ishin një.

Por, ama, s’e shihnin
Që në sy të tyre
Ishte ngulur thika
Përsëri pas shpine.

Nga ky soj me lara
Nga ky gjak i prishur
Që në ditët e para
Lufta kur kish nisur.


                         129
Dhe ecnin krahëpërkrahë
      Në luftra, beteja,
      Se vinin nga gjithkah
      Me ide te reja.

      Ide pa dallim
      Feje, gjuhe, ngjyre,
      Ide për shpëtim
      Nga kjo hallkë mynxyre.

      Iknin grethat tutje
      Shkelnin si mbi zjarr
      Në ballë të kësaj lufte
      Buburrecat të parë.

      Të parë dhe me nam,
      Faqeëbardhë, fitues.
      Mijëra të vrarë ranë
      Mbi grethat pushtues.

      Gjak i njomë, i pastër,
      U derdh si rrëke
      Nën qiellin e kaltër
      Të lindin ditë pa re.

      12.
      Por, një gjëmë e re
      Do niste përsëri
      Nën qiellin plot me re
      Nën qiellin e zi.



130
Nën mëngë karkalecat
Mbanin nga një thikë.
Përmbi buburrecat
Prapë të mbjellnin frikë.

Dhe thonin hakërruar
Tek rrinin në pritë:
- Me ju, të mallkuar,
Nuk rrijmë asnjë ditë!

Të veni nga të doni,
Të ikni sa më parë!
Këtë po s’e bëni
Do t’u shkojmë në zjarr!

Është vendi ynë
Ky, si më parë!
Atje ku do hyjmë
Nuk do mbijë bar!


13.
U mbodhën buburrecat
Rishtas radhë radhë
Sepse karkalecat
Prapë u ranë në qafë.

- Si do bëhet tash,
Flitni, si do bëhet!
Që atëherë u thashë
Me këta nuk luftohet!


                            131
Foli ai plaku
      Që kish folur njëherë
      Kur nisën të derdhin gjakun
      Njëherë për përherë.

      Të gjithë ulën kokën.
      Asgjë s’pipëtinte.
      Sytë shponin tokën.
      Dikush psherëtinte.

      - Ju thashë, mos luftoni
      Me këta t’pabesë,
      Keq do përfundoni
      Si me kokë në thes.

      Ju thashë, mos largoni
      Përtej tokave tona,
      Pas grethave të shkoni
      Atje ku s’është e jona.

      U ngrit një i ri
      Buburrec me nam
      Fytyra e njomë e tij
      Ishte bërë katran:

      - Ndryshe i patëm fjalët
      Atëherë kur u nisëm
      Ne ato i mbajtëm
      Po ata i prishën.




132
Nuk ka më të poshtër
Nuk gjen më të ndyrë
Askund faqe botës,
Askund në hapësirë.

Ja si na e ngulën
Thikën përsëri
Na e prenë udhën
prapë me pabesi.

Gjysmën e lëndinës
Ata na e zhvatën
Me thikën pas shpinës
Prapë na prunë natën.


14.
Jeta do vazhduar
Jeta është e gjatë,
Ndaj dhe do jetuar
Qoftë dhe nëpër natë.

Dhe nisën buburrecat
Në gjysmën e robëruar
T’i mbajnë karkalecat
Përmbi shpinë rënduar.

Ecnin këmbëlidhur,
Ecnin barkthatë.
Ah, kjo botë e prishur,
Ah, kjo natë e gjatë.


                          133
Ah, edhe njëherë,
      Ah, në na ardhtë!
      Por kjo ah e tyre
      Kushedi sa do zgjatë.


      15.
      Shihnin buburrecat
      Për midis lëndinës
      Se si karkalecat
      Ia ngulnin shpinës,

      Hunjtë majemprehtë
      Hunjtë e tradhëtisë.
      Lart qanin retë
      Në kulmin e mërisë.

      Andej mbetej nëna
      Me lot e me vaj
      Dhe tretej e tëra
      Pas bijës së saj.

      Këtej tretej bija
      Me duart nga nëna.
      Lart, mbi të dyja,
      Qanin yjet, hëna.

      Dhe toka në thellësi
      Kishte një trishtim
      Kishte një prapësi,
      Kishte një mallkim.


134
16.
Dhe e nisën jetën prapë
Buburrecët nën kasapë.
Ulën kokën, qafën ulën
Për të pritur prapë furtunën.

Sërish u derdhën nëpër ara
Për të mbledhur kokrra, farëra.
E t’i futin në hambarë
Se do vinte prapë acar.

Aty brenda, thellë në tokë,
Bisedonin kokë më kokë.
Bisedonin, i qanin hallet
Që t'i kishin për acar.

Si të ndalet kjo mynxyrë
Me këtë soj të ndyrë.
E të marrin frymë njëherë
Dhe vera te bëhet verë.

17.
Po nuk ishte lehtë të hiqet.
Gruri korret kur të piqet.
E ky grurë kështu, papjekur,
Gjithmonë s’kishte për të mbetur.

Dhe ecnin prapë me kokrrat n’shpinë
Për t’i futur thellë në vrimë.
Kështu me ditë, me muaj, me vite,
Pritnin dimrat me ortiqe.

                                      135
18.
      Dhe kur dilnin në pranverë
      Kokën ngrinin herë pas herë
      Tinëz, të shikojnë matanë
      Buburrecat e lirë si janë.

      Ata korrnin, shinin lëmët,
      Gjer këtu buçisnin këngët.
      Mblidhnin drithin në hambar
      Që një ditë t’u bëhej ar.

      Dhe me kazma e lopata
      Hiqnin ndryshkun lënë nga nata
      Ag e terr syhapur rrinin
      Karkalecat të mos u hynin.

      Për barot nga goja e ndanin
      Nën tokë të thatë e mbanin.
      Përkrah kazmës dhe maliheri
      Të ruhej erzi, të ruhej nderi.

      19.
      Buburrecat tanë
      Në këtë gjysmën tjetër
      Në ç’vuajtje që ranë
      S’thuhet dot në letër

      Po unë do përpiqem
      Ta them si ka qenë:
      Plotësisht përputhen
      E vjetra me të renë.

136
Madje më e egër
Është kjo tani.
Karkalecët e vjetër
Pollën më të zinj.

20.
E, që thoni ju,
Lufta kish mbaruar.
Gjaku gjer në gju
Rrëke kishte shkuar.

Buburrecët tanë
Festonin plot hare
Më në fund, thanë,
Erdhi ditë e re.

Hidhnin këngë e valle
Për një botë të drejtë
Për një botë pa halle
Që do vinte shpejt.

Por, nuk qe ashtu.
Të drejtë askund nuk ka.
Se nisin mu këtu
Padrejtësitë e mëdha.

Karkalecë me maska
Karkalecët e rinj.
Shkelin përmbi kafka
Më me egërsi.



                           137
Ata ndoqën gjurmën
      E të parëve të tyre
      Që kishin humbur rrugën
      Drejt kësaj mynxyre.

      Kishin bërë plane,
      Kishin proektuar
      Bub’rrecët e kësaj ane
      Nga vendi për t’i zbuar.

      21.
      Dhe prapë buburrecët
      Në tokë hynin thellë
      Mallkonin karkalecët
      Të bërë helm e vrer:

      Pse kemi luftuar?
      Përse derdhëm gjak?
      Bashkë me këta t’mallkuar!
      Me këta tinëzakë!

      Kur dinim ç’kanë bërë
      Mbi tanët më parë!
      Një shekull të tërë
      Kanë djegur e vrarë.

      Vajza, plaka, pleq,
      Dhe nëna me barrë
      Dhe fëmijët në djep
      I kanë hedhur në zjarr!



138
Kur dinim që pas shpine
Do t’na futnin thikën
Me lajka e premtime
Do t’na zenin pritën.

Kur dinim që kjo botë
Do mbetej siç ka qenë
Me arinj në tokë
Në detra peshkaqenë.

Përse, o, përse,
U besuam shumë?
Ky besim pa fre
Na vuri dhe në gjumë!


22.
Ishte se ç’na ishte
Gjithë kjo histori
Tregimin desh ta mbyllte
Një bub’rrec i ri:

- Ky besim i lehtë,
Ky besim pa vend
Të na bëjë të mprehtë
Të na vë në mend.

Që ne buburrecët
Shumë kujdes të kemi
Me k’ta karkalecët
Kudo që të jemi.


                           139
Më nuk do t’i mbajmë
      Në shpinë si më parë,
      Por çdo gjë ta ndajmë
      Me këta barbarë.

      Jashtë nga vatrat tona
      Njëherë e përjetë!
      Kjo tokë ka qenë e jona
      Dhe jona do të jetë.

      S’deshën karkalecët
      Barabar të rrojnë
      Me ne buburrecët,
      Prandaj, le të shkojnë

      Në dreq të mallkuar
      Andej nga kanë ardhë.
      Barbarë të tërbuar
      Pa asgjë të bardhë!

      Le t’i vëmë në thumb
      Sot e tutje
      E t’u japim plumb
      Në krye të një lufte.

      Le t’u bëhet zjarr
      Kjo tokë e jonë e lashtë
      Atë që s’u dhamë më parë
      T’ua japim tash!




140
Se mjaftë na kanë vrarë!
Mjaftë na kanë djegur
Të ngrihemi sa më parë
Të gjallë e të vdekur!

Të hidhemi mbi ta
Me tërë mllefin tonë!
Jetë t’pëbashkët s’ka!
Sot, sa s’është vonë!

                         Janar, 1998.




                                        141
PËRRALLA PËR UJQIT E ZES

      (Adaptim nga një tregim popullor)

      1.
      Në një fshat, më parë,
      Mu në fund të pllajës,
      Mund të kishte ngjarë
      Ndodhi e përrallës.

      Se përrallat ngjajnë
      Në jetën mbi tokë,
      Sado s’i kemi parë,
      Ato s’bëhen kot.

      Na ishte pra, njëherë,
      Një fshat. S’dihet cili.
      Merrte frymë thellë
      Në fund të një pylli.

      Punonin e punonin
      Njerëzit pa përtuar
      Mbjellnin edhe korrnin
      Me thonj e me duar.

      Vera ishte e shkurtër.
      Pothuaj s’kishte fare.
      Gjithmonë bora mbushur
      Rrinte përmbi male.
142
Në   dimrat e gjatë,
Në   dimrat me thëllim,
Ka   më shumë shtërngatë,
Ka   më shumë shtërngim.

Se vijnë rreth e qark
Ujqit ulurijnë
Me dhëmbët tërë gjak
Në torrishte hyjnë.

Kështu kishte ndodhur
Një dimër, në mes,
Rreth fshatit qenë mbledhur
Shumë ujqër të zes.

Rreth e rreth në ara,
Rreth e rreth në brigje
Kishin zënë pllaja,
Kishin zënë shtigje.

Prisnin si të çartur
Prisnin pa durim,
Çdo gjë për të kapur
E me dhëmbë ta shky’jnë.

S’lenin as të dalë
As të hyjë njeri.
Asnjë gjë e gjallë,
As mace as minj.




                              143
2.
      Fshati kishte brenda
      Dele, desh, çobanë,
      Kishte edhe qentë
      Që dilnin në stan.

      Një ditë morën vesh
      Se ishin t’rrethuar
      Nga ujqit e zes
      T’uritur e t’tërbuar.

      Dhe thanë ata të stanit:
      Të ngrihemi o burra!
      Të gjithë qentë e fshatit
      Të mblidhen te ura!

      3.
      Zunë pastaj të vijnë
      Nga të gjithë mëhallët.
      Sa më parë t’arrijnë
      E t’i qajnë hallet.

      Ecnin rëndë rëndë
      Bardhoshat me nam.
      Aty, në një kënd,
      Mbledhur të gjithë janë.

      Dhe shikojnë përtej
      Si afrohen të tjerë,
      Ca këndej ca andej,
      Të veshur e të çjerrë.


144
Një   me   bisht ndër shalë,
Një   me   veshë të prerë,
Një   me   këmbët zvarrë,
Një   me   leshin stelë…

Një me ngjyrë të bardhë,
Një me ngjyrë të zezë,
Njëri turinjlarmë
Një me shpinë të verdhë.

Një   me mend n’shtëpi,
Një   s’dihet se ku,
Një   me plot mërzi
Pse   ka ardhë këtu.

Një me lepur n’bark
Një me dridhmë në zemër,
Një i zënë në çark
Për lëvdatë e emër.

Po, ama, të gjithë,
Erdhën. Pa dallim.
Se një gjë i lidhte:
Të gjenin shpëtim.


4.
-O burra!-tha më plaku,
T’u biem patjetër!
Na kanë ardhë te pragu.
S’kemi rrugë tjetër!


                               145
146
Radhituni në vijë,
Fshatit rreth e qark,
T’u dalim karshi,
T’i shporrim sa më larg!


5.
Dhe nisën përpara,
Bam baraba bam bum!
Qentë lara lara,
me ham e me hum!.

Një   me   zë të   lartë,
Një   me   zë të   thellë,
Një   me   lehje   të zjarrtë,
Një   me   zë të   çjerrë.

Drejt e në shtigje
Te ujqit e zinj,
Mbi mure, mbi pirgje
Ku kishin pusitë.

Po ujqit, si ujqit.
Nuk loznin nga vendi.
Gjithë kjo e bërtitur
Fare nuk i trembi.

Porsa vinin pranë
U zbulonin dhëmbët.
Qenve më azganë
Zunë t’u dridhen këmbët.


                                 147
Dhanë e dhanë e dhanë,
      Sa patën fuqi
      Dhe ikën e i lanë
      Ujqit po aty.

      Erdhën te lëndina
      Mu në mes të fshatit
      S’dinin këta “trima”
      Se ç’t’i bënin “fatit”.

      Kishin varur kokët
      Gjer poshtë, te këmbët
      Me turp shihnin tokën
      Dhe shtërngonin dhëmbët.


      6.
      Ra heshtje e gjatë
      Aty në lëndinë.
      Asnjë kollë e thatë.
      Asnjë hungërimë.

      Mendjen gjithë e vrisnin:
      Si u bë kjo punë!
      Zunë pastaj t’bërtisnin
      Me bam e me bum!:

      -T’u biem përsëri!
      T’u biem sa më parë!
      Tutje një i ri
      Thosh si me të qarë.


148
-Prit, mos u ngut!
Briti një qafëlesh,
Hundët pse i futë
Ku nuk marrësh vesh!

S’ka çka presim, jo!
Mirë e thotë ai!
-Pa shiko, shiko!
Kush na qenka ky!

-T’u biem! T’u biem!
Thosh andej dhe njëri.
Po, fare pak u ndie
Se i humbte zëri.

-Nuk ka çka të presim!
As dhe një minut!
Sikur të gjithë të vdesim!
Kemi shpallur luftë!

-T’u biem dhe një herë!
Po ama, të gjithë!
Thosh njeri tërë vrer
Dhe duke u dridh’.

-Mirë thua ti,
Të nisim gjithë fshati!
Po jo përsëri
Si cjapi te kasapi!




                             149
Dhanë e dhanë me duar,
      Dhanë e dhanë me këmbë,
      Fare pa menduar
      Pse kështu u bënë!

      -Pritni, mos shpejtoni!
      Tha andej një tjetër,
      Dhe mos harroni
      Se ka këtu më t’vjetër!


      7.
      Atje në një kënd
      Rrinte një.Më plaku.
      Priste në kuvend
      Të fashitej gjaku.

      Sytë e të gjithëve
      Kthehen tek ai.
      Tërë ajo bërtitje
      Ra përsëri.

      Dhe, si bie heshtja,
      U ngrit ai tha:
      - Pasi thehet qerrja
      Shumë rrugë ka!

      Le t’i qetësojmë gjakrat
      Unë bashkë me ju,
      E t’i shohim shkaqet:
      Pse u bë kështu!?


150
Besoj se të gjithë
Parë e kemi mirë!
Se ujqit ishin lidh’
Dhe kishin NJË NGJYRË!

Kur t’bëhemi dhe ne
Veç një ngjyrë të kemi,
Një zemër, një mendje,
Atëherë mund të themi

Se mund të luftojmë
Dhe mund t’u bëjmë ballë!
Mund dhe t’i dëbojmë,
Të mos ndihen gjallë!

Kështu, po deshët
Të fitojmë mbi ta,
Hapni sytë e veshët!
Tjetër rrugë s’ka!


8.
Varën kokën qentë
Hundë e buzë rënduar
Një diçka përbrenda
Seç i ka lënduar.

Ç’qe kjo fjalë e plakut
Që e tha n’kuvend?
Për t’i rënë tragut
Nuk do dhe shumë mend.


                            151
Po të gjithë sa qenë
      S’mbetën pa kuptuar:
      Armikut deng i vjen
      Vetëm i bashkuar!

      Ç’ka ndodhur pastaj
      Askush s’e ka parë.
      Përralla prandaj
      Ka dhe pak të ngjarë.

      Por ajo flet shumë
      Dhe shumë don të thotë:
      Mos biem në gjumë
      As sot e as n’mot…
                     Mars ’95.




152
DELET, DESHËT, DEMAT
              DHE DERRAT

                       (Përrallë)

1.
Te një pllajë mali,
Njëherë e një mot,
Dele, desh e dema
Dilnin në kullotë.

I ngrohtë ishte dielli,
I ëmbël edhe bari
I kthjellët ishte qielli
Në atë pllajë mali.

Demat ishin vënë
Të ruanin kufi
E për të mos lënë
Askush brenda të hyjë.

Dhe deshët ngrinin kokën
Andej herë pas herë
E sodisnin tokën
Dhe ishin syçelë.




                                    153
Ishin aq të lumtur
      Dele, desh e shqerra,
      Sa kjo jetë e bukur
      Ngjante si pranvera.

      2.
      Por një ditë, papritmas,
      Mu te qafë e malit
      U duk një si hije
      Mes e përmes barit.

      Qengjat ngritën veshët.
      Dhe delet i ngritën.
      Sytë i hapën deshët
      Dhe sa nuk bërtitën!

      Dhe kaloi hija
      Tutje larg e larg
      Te bregu, te vija,
      U bë pak e qartë.

      I tha delja dashit:
      Çdo të jetë kjo?
      Të jetë për të mirë?
      S’më besohet,jo.

      3.
      Dhe ra mbrëmja. Terri
      Shtriu nga çdo anë.
      Zemra pak u therri
      Por, të flenë ranë.
154
Nesër në mëngjez
Frikë s’u kishte mbetur.
Ishin tërë shpresë
Se hija do ish tretur.

Dhe nisën përsëri
Të kullosnin bar.
Ishte një mrekulli
Nën qiellin e larë.

Nën qiellin e larë
Ajri i dëlirë
Dielli rrezear
Shkëlqente si pasqyrë.


4.
Por, ç’e do, hija
Rishtas nxori kokë.
Atje, te vërria,
Doli , fap, mbi tokë!

Erdhi fare pranë
Mu përreth vije
Dhe të gjithë e panë
Se nuk ishte hije!

Ishin ca të zinj,
Bark e qafë bashkë.
Dy dhëmbë në turinj
Që u dilnin jashtë.


                           155
Dashit i tha delja:
      Kush do jenë vallë?
      Kësi bishtturrjela,
      Ne kurrë s’kemi parë!

      Shih si bëjnë me hundë
      Hërr e hërr si derr!
      Vithet duke tund
      Dhe kanë të keqe erë!

      5.
      Pritën një ditë, dy,
      Se do ikin,pritën.
      Por, për çudi,
      Ata jo që s’ikën,

      Por u kapardisën
      Hundë e bisht përpjetë
      Dhe për pak sa s’nisën
      Pllajën ta bëjnë shkretë.

      I tha delja dashit:
      More, ç’bëjnë këta?
      Po ku jane Balashët
      Me brirët sa një tra?

      6.
      Prit e prit se demat
      Do t’u tregojnë brirët
      Dhe nga të gjitha anët
      Do t’u zinin shtigjet.

156
Por, më kot, ata
S’dukeshin gjëkund.
Një trishtim i ra
Pllajës majë e fund.

Si duket, anembanë,
Gurëve qenë shpërndarë,
Për t’mos qenë pranë,
Për të mos u parë.

Domosdo që derrat
Kishin bërë veprim
Një nga një mbi demat
Të vrarë e bërë tym.

Tamam si n’përrallë
Kur i ndau vetë
Dhe i hëngri të gjallë
Ujku të tre qetë.

Dhe u futën derrat
Si llava kur derdhet
U trishtuan shqerrat
U trishtuan delet.

Deshët dhanë e morën
Por kot, e kishin, kot.
Përmbi ta u hodhën
Po s’i ndalën dot.




                          157
7.
      Ikën delet, deshët,
      Ikën tutje larg,
      Nga thundrrat, rrebeshet,
      Nga duhmat në thark.

      I tha dashit delja:
      Pa shiko, shiko!
      Mua s’ma merr mendja.
      Kjo gjë nuk më ngroh!

      Shih si na e morën
      Pllajën me ngadalë,
      Shumë këlyshër pollën
      Tutje nëpër mal.

      8.
      Ecnin pastaj lirshëm
      Derrat nëpër bar
      Feçka e turinj ngritur
      Me bishtin kular!

      Dhe sikur u mësuan
      Pas ca kohë me ta
      Ngadalë e pranuan
      Të zezën që u ra.

      Por s’kishin të ngopur
      Derrat barkmëdhenj
      Donin për ta rrjepur
      Pllajën tej për tej.

158
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

More Related Content

Similar to Hamdi Islami Guret E Kalase

Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitAgjencia eMagic
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiSuad Bajrami
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljestancela
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIMarjan Dodaj
 
Kalate dhe historiku i tye
Kalate dhe historiku i tyeKalate dhe historiku i tye
Kalate dhe historiku i tyexhulia doko
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Ibrahim Hajdari
 

Similar to Hamdi Islami Guret E Kalase (16)

Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
 
2.docx
2.docx2.docx
2.docx
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
 
Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
Jeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libriJeho, këngë shqiptare libri
Jeho, këngë shqiptare libri
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
Kalate dhe historiku i tye
Kalate dhe historiku i tyeKalate dhe historiku i tye
Kalate dhe historiku i tye
 
Përmbledhje tregimesh
Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh
Përmbledhje tregimesh
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 

Hamdi Islami Guret E Kalase

  • 1. Edited by Foxit Reader Copyright(C) by Foxit Corporation,2005-2009 For Evaluation Only. Hamdi Islami GURËT E KALASË
  • 2. Botues: ÇABEJ – Tetovë Redaktor: Rami Kamberi Recensent: Aqif Isaku Lektor: Puntorie Ziba Ballina dhe ilustrimet: Veli Gërvalla – piktor akademik Rradhitja kompjuterike Sami Beqiri Ndalohet çdo ribotim, dramatizim apo ekranizim pa lejen e botuesit Tirazhi: 1000 copë Shtypi ÇABEJ - Tetovë
  • 3. Hamdi Islami GURËT E KALASË (Pjesë skenike, poema, përralla dhe poezi për fëmijë) Çabej
  • 4. Botimin e librit e ndihmoi financiarisht Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Nacionale dhe Universitare "Sv. Kliment Ohridski" – Shkup 821.18(497.7)-1 ISLAMI, Hamdi Gurët e kalasë / Hamdi Islami, - Tetovë: Çabej, 2006. - 295 fq. : ilustr. 20 cm ISBN 9989-150-43-5 COBISS.MK-ID 65139978
  • 5. RRËFIMI I LISIT SHTATGJATË (Poemë) 1. Një dhiare nëpër mal Më çon shpesh atje të dal. Dhe një erë aty që fryn Më takon me fëmijërinë. Me një dhi e me dy edha Lumturinë andej e derdha. Në i thënçin lumturi Asaj jete me një dhi. Fëmijëria ime e plasur! Pse më je tash kaq e dashur? Pse më vjen kështu të qaj! Kur ti më ishe gjithë vaj? 2. Dhe ja, sot sërish erdha Këtu, ku atë e derdha. Siç këput gjethet nje edh Nëpër ferra ta mbledh, ta mbledh. 5
  • 6. 6
  • 7. Për një bletë e për një flutur Që fluturonin me krahët e bukur Dhe atëherë unë pata shkruar Pas tyre duke vrapuar. Dhe për kusinë në blozar Që e kishim argjend e ar Unë shkruaja nganjëherë Që të jetë plot përherë. 3. Sot më erdhi fëmijëria Ashtu ngadalë siç fryn puhia. Për një çast e për një orë M’i hodhi krahët në kraharor. S’jam tani me dhi e edh Po mendja larg tutje më bredh Asaj dhiareje nëpër mal Aq kujtime që më ngjall. Dhe ndalem e s’eci dot Pranë një lisi me degë plot. Kokën gjer në qiell e ka Me të tjerë krah për krah. Kushedi sa i kanë rënë Kaq vragë që i kanë lënë Po ai si lapidar Me kokën lart qëndron krenar. 7
  • 8. 4. Ndalu pak, më thotë, o djalë, Eja ta heqim këtu një mallë! Dhe më merr në krahët e tij Siç më merrte në fëmijëri. - Tungjatjeta, o lis shtatgjatë, Që më rri drejt si shpatë! A s’më thua, o i uruar, Ç’ke parë e ç’ke dëgjuar! Ai ngadalë e ul dorën E ma prek mbi kokë borën. Buzën pakëz e vë në gaz Dhe barkun nisë e zbraz… ...Ishte kohë e nxirrë atë mot Kur unë erdha në këtë botë. Babain tim ma patën prerë Copë-copë, kushedi sa herë. U linda unë te rrënjë e tij Të vazhdoj ku mbet ai. Kur më nisi për në jetë Më la një amanet: Merre udhën, tha, o bir! Do ta keshë pak vështirë. Po, ama, do qëndrosh Që gjakun më tej ta çosh! 8
  • 9. 5. Si llastar i njomë kur isha Shpesh këndej kalonin bisha Sa herë brinjët m’i lakuan Dhe lëkurën ma qëruan. Sa më dogjën e sa më shanë Dhanë e morën anembanë: E shfarosëm, e shfarosëm! E palosëm, e varrosëm! Po s’më shkulën dot ata Se gjyshi rrënjët thellë i ka. Kur më prenë e kur më vranë Nxirja krye në tjetrën anë. 6. Binte borë e binte shi… Kudo tym e kudo zi. Mali ishte gjithë rrënkim Si në kohë të gjyshit tim. Dhe një ditë, eh, ç’kam parë! Kur më erdhën dy fshatarë. Bukë e qepë aty shtruan Dhe nisën e kuvenduan: - Do t’i dalim zot vatanit! Do t’i biem të gjithë dushmanit! Zgjedhën ne s'e durojmë dot! Ta heqim qafe për jetë e mot! 9
  • 10. E u kapën sup më sup. Kokë më kokë e trup më trup! Si e dhanë aty betimin Në mua e ngulën të dy shikimin: - Le të jetë ky dëshmitar, Sot këtu që na ka parë! Sa të jetë e sa të rrojë, Breznive le t’u tregojë! Si u lidhëm me besa - besë Që malit t’i japim shpresë! E i vunë dyfekët në krahë E fuguan nëpër rrah Një kësulë e një kasketë. Mbi ta qeshën, qeshën retë... 7. Dhe u mbushën malet Kudo me petritë Në supe mbanin hallet, Në sy kishin dritë. Ja, këndej kaluan Porsi suferinë! Dhe shkuan tutje, shkuan, Ta heqin robërinë! 10
  • 11. Se kuçedra plakë Ishte me shtatë kokë. Nga goja nxirrte flakë. Rëndonte shumë këtë tokë! Sa skifterë që ranë Me dyfekë në dorë Malit iu bënë Stoli në kraharor. 8. Unë pastaj pashë Ujqër e zagarë Si na nxirrnin fashë Si na vinin zjarr! Si shushunjat erdhën Me hunj e me lak Si mbi mal u derdhën Për të pirë gjak! Dhe rënkonim ne, O, sa shumë rënkonim! Qiellin plot me re Çdo herë e shikonim. Si u mbush një ditë, Pamë, me kryqa t’thyer! Po shkuan t’u vënë pritë Dhe armët për t’rrëmbyer, 11
  • 12. Trimat si luanë Të fortë, tramundanë. Yje t’kuq shkëlqenin N’kësulë e kasketë. Lart, lart mbi qiellin Qeshnin, qeshnin retë. Mitraloza, topa, Gjëmonin pa pushim. Tundej, shkundej bota Në luftën për çlirim. 9. Dhe pashë, o, sa pashë, Trima që u vranë! Një djalë e një vashë Ja, mu këtu ranë. Sipër rrënjës sime Kokën vunë të dy Si kurorë dafine Ndriçonin aty. Pashë se si u ngjitën Të tjerë nëpër male Si n’kraharor t’heroit Kur vihet një medalje. 12
  • 13. Kuçedra fashiste Që na vente zjarr I merrte nga s’i priste Plumbat mu në ballë. Dhe e futi kokën E bishtin ndër shalë Se deshi të hajë botën Si ujku në përrallë... * * * 10. ...Dhe erdhën gjallë ata të dy. Kësula me kasketën. Diell e dritë kishin në sy Se luftuan për të vërtetën. Por, ama, nuk zgjati shumë Kjo ecje krah për krah, S’mund të ecnin në një gjurmë Një fisnik dhe një maskara. Se kasketa në rrugë dredhoi Siç dredhon një skile plakë Po dhe kësula shumë i besoi Kur u nisë me të në flakë… Ia lëshoi dhe zagarët Ta kafshojnë, ta hanë me dhëmbë. Por kësula, si të parët, Qëndroi drejt si lis në këmbë. 13
  • 14. Ah, i tha, kasketë dhelpër, Përsëri me thikë nën dorë! Jo, jo, ti nuk bëhesh tjetër! Ke qenë dhe do mbetesh horr! Ti, moj, bishtpërdredhur, Dredhërinë e ke për soj! Sa e sa herë ma ke hedhur Prandaj kurrë më s’të besoj! 11. Përsëri kaluan vite. Qielli i vranët si më parë. Kësula s’pa një rreze drite. Mes për mes trupin çarë. I futi këmbët thellë n’ugar Dhe i eci parmendës pas. Djersët i shkonin palë palë E i vinte për të plas. Herë herë ngrinte hostenë E të mbrohej nga kafshimi Se i suleshin anësh qentë Faqe dheut fare ta zhbinin! Po s’e zhbinë që nuk e zhbinë U skalit si përmendore Me të tëra thikat në shpinë Faqebardhë doli në fitore. 14
  • 15. Shtronte sofrën gjerë e gjatë Me bukë e kripë e zemër të bardhë Dhe kokën e mbante lart Me djersën që i rridhte n’ballë. Shponte tokën si turrjelë E të gjente pak metal Pastaj të hapte një minierë Fshehur thellë diku në mal. E të bënte të bënte predha Nga e vogla te më të mëdha, Se, ajo, bishtpërdredhura, Ia kish marrë njërin krah. Te degë e prerë nxirrnin kokë Një pas një lastarë të rinj, Çdo ditë më shumë bëheshin tok Ta kthenin krahun në vendin e tij. 12. Dhe një ditë u ngrit kësula Duke vënë emblemën n’ballë Mori përpara siç mer furtuna Të tregojë se është gjallë. Ngjeshi armë, karikatorë Njëherë e mirë e lirë të jetë. I tha, nga mali me dëborë: Dil këtu, tani, kasketë! 15
  • 16. Dil, po t' pres në istikam Mbi supe të malit, në kala! Për një kokë dy duar i kam! Dil këtu, në ta mba! Dhe i dha një rafal Tokë e qiell u bënë një. Shkoi jehona mal më mal E kaluara mos kthehet më! 13. Ecnin kuajt nëpër natë. Mbanin armë e municion. Tutje ndihet një kollë e thatë, Rrokulliset një gur në hon. Shkumë e bardhë në fund t’samarit Sikur bora përmbi breg, Edhe hëna te vetulla e malit Me buzëqeshjen që i prek. Djersën ujë në mes të dimrit Mbi kafshë e njerëz që kullon E merr vala e Shkumbinit Drejt detit sikur e çon. Nëpër fshat kalon një qen Me hundën e veshët bigë Te një pleh një koc e gjen Dhe ikën tutje tërë frikë. 16
  • 17. Asgjë s’dëgjohet. Qetësi.. Dridhma trupin ia përshkon. Te një strehë, nën çati, Është një sy që e shikon. Ikën laroja nga luanët, Ikën, futet në vrimë të minit. Ushtojnë krismat nga të gjitha anët Bashkë me valët e Shkumbinit: - He, he, heej, dëgjoni burra! Erdhi dhe kjo ditë e jonë! Më në fund, u ngrit kësula, Zgjedhën ta shkund përgjithmonë! 14. Dha e dha kasketa plakë, Me inat e me tërbim! Tërë kalaja tym e flakë! Një togë trimash në luftim! Dha e mori kasketa dhelpër Me autoblindat që nga larg Nën brinj, si një lepur, I fshihej tuta hyrë në bark! Se nuk mund t’afrohej pranë E të kapej grykë për grykë Nga ata pak luanë Kishte tmerr e kishte frikë. 17
  • 18. 15. Dhe një natë lëshuan gjarprin Që të ngjitej në kala. Fshehtas fshehtas, mos e pikasnin. Te një gur helmin la. N’ istikame ra rrufeja: - Menjëherë pikat leni! Maje malit qau reja. Këtë kishte bërë helmi… 16. Në mesnatë iku gjumi. Në lëvizje njerëz, gjë. Një fjalë godet si plumbi: Më ngadalë, ej, mos bën zë! Nga grazhdet gjedhet zgjidhni! Hauret i lini hapur! Ç’të mundeni në bohçe lidhni Dhe nisuni pa e zgjatur. Andej nga vjen Shkumbini Rrugës për në Prizeren. Mbi Veshallë t’na zë agimi. Gojë më gojë ky refren. Një kokë varet në sup të nënës. Në dorë merret një bastun. Nga lart lotojnë dhe sytë e hënës Lotë që mbushin tërë një lumë. 18
  • 19. Mallkim! Mallkim! Prej çdo goje. Ecje me kokën kthyer pas. Mbeten pas fshatrat zgjoje. Ah, kjo zemër si nuk plas! Rrugët, lëmët, muret shkretë. Një mace që mjaullin. Tej më tej një plumb që vret. Një mëz, më poshtë, hingëllin. 17. Hoxhë dragoi në Brezare Me armën rrinte gati. Pas një mezhde të një are Mbi dylbitë dorën zgjati. Pa tutje, matanë Shkumbinit, Si ngjiteshin hienat blu. Një buzëgaz i erdhi trimit. Armën vuri përmbi gju. - Bëhi gati, tha, o trima! Drejt vdekjes ata po ecin. T’u biem si vetëtima! Te ky breg duhet të vdesin! Autoblinda kokën qiti. I la të ecin edhe pak. - Dorëzohuni! Në kulm bërtiti, Sikur stralli kur merr flakë. 19
  • 20. Po helmetat ashtu s' deshën. Hapën dyer për të dalë. Buzët e trimit me dhembje u veshën Dhe britën në qiell: zjaaarr! Një gjëmim e drodhi tokën Grykës mori valë-valë, Ta njoftojë Evropa Botën Këtu ka luftëtarë! Luftëtarë të lirisë, Luftëtarë me bajrak, Për pragun e shtëpisë Japin jetën, derdhin gjak. * * * U ngrit në ajër blindë e parë Me hienat shkrumb e hi. Dhe e fundit u ndez zjarr. Vazhdon lufta për liri. Mos e vrisni, tha dragoi, Kur pa një hienë të ikë. Domosdo që do tregojë Këtu si i kemi prit’. 18. Dhe i zunë pikat në male Gur më gur e shkrep më shkrep, Prapa ledheve, në istikame, Si shqiponjat përmbi kep. 20
  • 21. Topat, tanket villnin zjarr Pa ndërprerje, natë e ditë. Dhe luanët në vijë të parë Ua kthenin pritë më pritë. - Këtu ejani, hordhi mizore, Këtu, në fushë t’mejdanit! Këtu ju presim, në llogore! I kemi dalë zot vatanit! Por s’afrohen, s’afrohen dot. Mijëra gjyle u shkojnë kot. S’mund të vrisnin tërë një mal Që në shekuj kish mbetur gjallë. Dhe i ranë kudo në trup. Në kraharor, në qafë, në sup. Që nga koka gjer te këmbët. I skërmitnin, si ujqër, dhëmbët. Hapnin plagë, varrë e vrragë. Kudo malit i rridhte gjak. Po dhe merrnin plumba në ballë Dhe iknin me bisht ndër shalë. 19. S’e patën të gjatë helmetat blu. Erdhën dhe ranë në gju. Gjak n’fytyrë s’u kish mbetur. Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur. 21
  • 22. Foli kësula qetë qetë: Ja, kështu, moj kasketë! Mund t’rrojmë bashkë, po barabar! Jo ti n’shalë e unë n’samar! Jo ti sipër, përposh unë. Mbaroi më kjo punë! Je kënaqur qe 100 vjet! Është a s’është kështu kasketë? Po nuk deshe kështu ti, Ndahemi që tani! Nga të dyjat zgjidh e merr, Hesapi si të të del. Pa pikë gjaku në fytyrë, Herë e zverdhur, herë e nxirrë, Kasketa fjalën mori, Më në fund, mezi foli: - Dakord, dakord, si të thuash! Unë pajtohem ti si të duash! Po, më mirë të jemi bashkë Në këtë tokën tonë të lashtë. Paske qenë burrë, kësulë, Për këtë s’mendova kurrë. Ndaj, t’më falësh për të gjitha Tani më erdhi në sy drita. 22
  • 23. Dhe kësula më nuk foli Drejt në sy sytë ia mbolli. Por tjetra shikimin uli Gjer te këmbët e përkuli. *** Ja kështu, o trimi im, Këtu mbaron dhe ky rrëfim. Ishte paksa dhe i gjatë Do t’më falësh, paç uratë. Për të tjera, tjetër herë. Do të vish në një pranverë. Se kam shumë për të treguar Për ç’kam parë e ç’kam dëgjuar… 1985 -2005 23
  • 24. 24
  • 25. GURËT E KALASË Marrin pjesë: Gurët I, II, III, IV, V dhe VI që simbo- lizojnë Ilirët, shqiptarët, romakët, bizantët, serbët dhe turqit (nga tre nxënës, vajza e djem). Gurët e I dhe II janë të ven- dosur në skenë. Të I-ët janë anash ndërsa të II-t qëndrojnë kokëlartë në mes. Në kraharor kanë të lidhur nga një karton ku shkruan GURI I, përkatësisht GURI II. Të tjerët gjenden jashtë dhe, derisa lexohet a thuhet përmendësh PROLOGU nga një nxënës që nuk merr pjesë, ata hyjnë sipas radhës, me numrat në kraharor. Gurët e I dhe II preferohet, sipas mundësive, të kenë kësula të bardha por mundet edhe pa to. Në sfond mund të jetë një vizatim i një kalaje. (Strofat që vijojnë i thonë nga një prej secilit grup.Njëri prej gurëve të II nisë prej fillimit, ndërsa njeri prej Gurëve të VI prej fundit. Kur guri tjetër II e nisë strofën e dytë, i treti nisë të parën kurse i V-ti strofën e gjashtë e kështu me radhë. Në të vërtetë të gjithë thonë diçka, por asnjeri nuk përputhet me tjetrin.Kështu bëhet një pështjellim i madh aq më tepër kur bërtitjet shoqërohen edhe me gjeste) 25
  • 26. PROLOGU: Në një shesh të gjerë, Te muret e Kalasë, Një ditë gjithë poterë Gurët janë përplasë. Dhe sa keq u zunë Njeri kundrejt tjetrit, Me urrejtje shumë I riu ndaj të vjetrit. Ata qenë të rënë Nga muret si lerë, Që koha i kish ngrënë Me dhëmbë, dimër verë. Po nuk rrinin qetë Siç duhej të rrinë Aty ku ishin tret’ Me gjithë lashtësinë. Një herë me ngadalë Pastaj me zë plot Zunë t’i ngrejnë fjalët Që aman o zot! (Fund i PROLOGUT) 26
  • 27. Që kur lindi Dielli Që kur lindi Hëna Që kur u hap qielli Këtu m’ka bërë nëna! Prej se u bë bota Prej se u bë mali Prej se u bë toka Jetën këtu ma fali! Që kur buron lumi Që kur është deti Mua s’më zë gjumi Se këtu më gjeti. Prej se bie borë Prej se bie shi Mbi malin shkëmbor Mbi shpellë, mbi çati! Që kur digjet zjarri Që kur qet rrufeja Që kur bleron bari Që kur mbulon reja Unë këtu jam! Denbabaden Vend tjetër s’kam Dhe këtu do të jem! (Gurët e I-rë kthehen befas, duke përplasur këmbët dhe me zë të lartë:) 27
  • 28. Ndaluni, ndaluni, mjaftë! Ç’është gjithë kjo zhurmë! Goja ju thaftë! Ç’bërtitni kaq shumë?! (njeri prej tyre): Aaa! Ju jeni ata! Ata gurë të shkulur! Që kushedi prej nga Këtu jeni ngulur! (tjetri): Kush mos ju dëgjojë Të flisni më kështu! Se ju që të gjithë Të ardhur jeni këtu! (tjetri): Shih si jeni bërë! Mbi muranë, si lerë! Më ashtu të tërë S’keni asnjë vlerë! (tjetri): E, ore, pse habiteni! Dhe sytë i keni nxjerrë! Ne këtu jemi Dhe kemi qenë përherë! 28
  • 29. (tjetri): Askush s’na ka vënë! Neve s’na ka prurë! Këtë vend kemi zënë Nuk dihet prej kur! (njeri prej gurëve të III-të): Si? Si? Si the ti? Na qenkeni të parë? Po ne, o derëzi, S’kemi baballarë? (njëri nga gurët e IV-të, njërit nga gurët e III-të): Se mos do të thuash Se ju na jeni të parë! Fol ti sa të duash Po askush s’ta var! (si kapen këta, gurët e I-rë hiqen mënjanë dhe qëndrojnë me kokën lart, me shpinë të kthyer nga ata) (një nga gurët e III-të, njërit nga të IV-ve): E themi, po si s’e themi, Madje me zë të lartë! Që këtu do jemi Çdo kush ta ketë të qartë! 29
  • 30. (Guri i II-të, të IV-it): Dale, dale ti! Aq shumë mos u tund! Kur unë në mur kam hyrë Ti s’ke qenë askund! (një nga të IV-it, njërit nga të II-t): Si ore s’kam qenë? Ku m’ke parë ti? Ja ku po ta them Ti asgjë nuk di! ( i VI-ti, të IV-t): Dëgjo ti katrosh! I dyti ka të drejtë! Sado të kundërshtosh, E ke të humbur krejt! (një nga të V-ët, të VI-it): Ty s’të pyeti kush! Pse përzihesh kot! As mendjen s’na e mbush, As s’ta varim sot! (një nga të II-t, të V-t): Ore, ti, shiko! Mos e hap aq shumë! Si njëherë, një kohë, Kur ishim ne në gjumë! 30
  • 31. (tjetri gur i II-të): S’na e hedhësh më Si ke bërë përherë Tani jemi në të Dhe ne si të tjerë. (një nga të IV-t, të V-it): E di kur ke ardhë Malit, prej matanë? Udhëve u hape varrë, Drurët dridhur janë! (një nga të V-ët,të II-it): Jo,s’jam i ardhur unë! Ty kush të ka thënë! Jam i vjetër shumë, Me diell jam,me hënë! (I III-ti, të V-it): Si the ti, si the? Na qenke më i vjetër? Ti ke ardhur dje, E, mor, turinjdhelpër! (një nga të IV-t, njërit nga të V-t): Ç’thua, o i gjorë! Mos e thënç kurrë! Ti je një qorr! Ti nuk je në mur! 31
  • 32. (I VI-ti, te V-it): Shih si të kanë rënë, Të kanë rrokullis’, Ke mbet’me një dhëmb, Ke mbet’ pa kurriz! (një nga të V-t,të VI-it): Pse më thua mua Që kam hapur varrë? Për vete pse s’thua? S’ke qenë më i larë! (një nga të II-t, të V-it): Tamam, tamam e ke, S’ka qenë më i larë! Erdhi me rrufe, Na dogji me zjarr! (një nga të VI-t, të II-it): Shpëtuar ju kam unë! Si flitni ashtu1 Po të mos isha unë, S’do ishit ju këtu! (një nga të V-t, të VI-it): S’kishe ardhur ti, T’isha unë i fortë! S’kam ç’të bëj tashti, Na kanë vënë nën rrotë! 32
  • 33. (Një nga të III-t, të V-it): As ti mos u mburr Që ke shkelur shumë! Nga të gjithë këta gurë I pari jam unë! (një nga të IV-t, të III-it): Po, por unë të shpora! Të hudha në det! Këtë vend kur e mora E mbajta 700 vjet! (një ngatë V-t, të IV-it): E mbajte, vërtet, Por nuk bëre gjë. Unë për tridhjetë Shumë gjurmë kam lënë! (I III-ti, të IV-it): Cilët janë më shumë, 7oo, a njëmijë! Kaq kam shkelur unë, Këtë çdo kush e di! (I VI-ti, të V-it): Mos do të lavdërohesh Që ke shkelur gjatë? Unë këtu kur erdha, E bëra tërë natë! 33
  • 34. (Një nga të II-t, të VI-it): Po, ama, ç’të gjeti! Mirë ti mend e mba, Njëzet e pesë vjet, Këtu në kala! (Një nga të VI-t, të gjithëve): Pastaj, 500 vjet, Kush ndenji këtu?! Isha unë vetë, Fort mirë e dini ju! (Një nga të V-t, të VI-it): Ishe vërtet, gjatë! S’ka asnjë dyshim! Por unë tërë atë natë Mendoja për kthim. (Një nga të II-t, të V-it): Dhe u ktheve ti, Ah, ti gur mizor, Erdhe përsëri Me thikën nën dorë… (Një tjetër gur i dytë): Na e ngule në shpinë, Na e ngule në ijë, Se besë ne të zumë, Ah, ti fqinj i zi! 34
  • 35. (Një tjetër i dytë): Po s’hipe dot në kullë! Ashtu si njëherë, Dhëmbin e ke ngulë Ja, aty, në ferrë. (Një nga të V-t, të II-it): (me lutje) Na lerë të hypim pak! Në kullë të kalasë! Ah, ta shohim detin, Valët si përplasë! (Një tjetër nga të V-t): Vetëm pak ta prekim! Pakëz t’i lajmë sytë! Këtë etje ta hjekim Ju keni mrekullitë! (Një nga të III-t, të II-it): Mos e lerë, mos, S’meriton ai. Deti të bëhet kos, S’ngopet bark i tij! 35
  • 36. (Një nga të IV-t, të II-it): Mos gabohesh prapë Që të të mashtrojë! Ajo dhelpër plakë Të futë krejt në gojë. (Një nga të V-t, të gjithëve): Ç’ përziheni ju! Është punë e ime! Shporruni prej ketu! Se ju bëj thërrime! (Gurët e III-të): Pa hë, pa hë nis! (Gurët e IV-t): Hë, n’guxofsh, s’ta mba! (Gurët e VI-të): More turinj pis! (Të gjithë): More tra la la! (Gurët e III-të): Ne të bëjmë pluhur! 36
  • 37. (Gurët e IV-t): Ne të bëjmë hi! (Gurët e VI-të): Këta duhet lidhur! (Të gjithë): T’i fusim n’kuvli! (Gurët e I-rë, të gjithëve): Mjaftni! Mjaftni më! Na shurdhuat veshët! Ç’është gjithë ky zë! Shikoni qafëleshët! (Një nga gurët e I-rë): Ç’është këtu, pazar? E dini ju ku jeni!, E, more zuzarë! Llafet shpejt t’i leni! (Të gjithë gurët e I-rë): Është kala e jonë Kjo, ç’dërdëllisni! Ne kemi qenë gjithmonë Dhe jemi të një fisi! 37
  • 38. (Kapen krah për krah me të II-t) (Një nga gurët e I-rë): Ju të gjithë, zotërinj, T’ardhur jeni këtu! Prandaj tërë faji, Qëndron përmbi ju! (Tjetri gur i II-të): E, si keni ardhur, E dini këtë vetë. Me hekur e me zjarr! Kudo e bëtë shkretë! (Tjetri): Dhe ne ju duruam ‘dhe pse ishit shumë! Sado u munduat, Dot s’na vutë në gjumë! (Tjetri): Shkelët ju dhe tjerë. Shkelët pa mëshirë. Po të gjithë janë terë. Që të gjithë janë shkrirë. (Tjetri): Veç ne kemi mbetur Siç ishim gjithmonë, Dhe nuk jemi hequr 38
  • 39. Nga kala e jonë. (Tjetri): Ju na përvëluat, Na pretë, ju, na vratë! Fëmijët në djep na i shpuat! Pleqtë, vajzat, gratë! (Tjetri): Po s’na zhdukët dot, Siç zhdukët të tjerë. Këtu jemi sot Dhe do të jemi përherë! (Pas pak, tjetri): Ne s’ju themi prapë Nga erdhët, të veni! Jemi demokratë, Zemrën det e kemi! (Tjetri): Po deshët me ne N’barazi të rroni, Një diell të na nxeh, Ja pra, urdhëroni! (Tjetri): Ju me punën tuaj, Ne me djersën tonë. Mos na vjen i huaji Ashtu si gjithmonë! 39
  • 40. (tjetri): Po, ama, secili, Zot në shtëpi të vet! Të mos e zë trishtimi Po i lirë te jetë! (Një nga gurët e III-të): Ne kështu pajtohemi! Kështu do të jetë mirë! Për të këqijat, pendohemi, Pranojmë me dëshirë! (Gurët e IV-të): Dhe ne kërkojmë falje Me tërë qenien tonë! Ne nuk duam ndarje, Fati na bashkon. (Një nga gurët e VI-të): Kemi bërë gabim! Sa gabim të madh! Prandaj, kërkojmë falje Nga të gjithë me radhë! Veç, nga ju, vendas, Që ju bëmë zullum. Jemi për të plas’, Kërkojmë falje shumë. 40
  • 41. (Tjetri): Nëse na pranoni Bashkë me ju të rrojmë, Ashtu, si të thoni, Ne nuk kundërshtojmë. (Një nga gurët e V-të): Po ne? Ç’presim ne? Pse nuk kërkojmë ndjesë? (Që të tre): Po, po, që të tre, Na falni o njerëz! (Njëri nga gurët e V-të): Ah, se ç’kemi bërë! Kalasë kur i erdhëm Mali të tërë Si bishat iu derdhëm! (Tjetri): Kemi qenë mizorë! Ah, kjo kokë, kjo kokë! Jemi bërë horr Kur shkelëm këtë tokë. (Tjetri): Nëse më lejoni Tok me ju të rrojmë, Dhe ne, si të thoni, Nuk do t’kundërshtojmë. 41
  • 42. (Gurët e I-rë dhe të II-të): Jo, ne nuk duam! Të rrojmë tok me ju! Që tani do ndahemi, Sot e këtu! Nuk ju zëmë besë! Se dhelpra e ujqër jeni! Prandaj, mos kini shpresë, Dhe në dreq të veni! (kapen krah për krahu dhe dalin) (Perdja) 1992 Kjo pjesë skenike mori çmimin e tretë në konkursin e revistës „Gëzimi“ – Shkup. 42
  • 43. 43
  • 44. OPINGAT DHE ÇIZMET VETAT: Ciceroni Opinga ilire I, II, III. Opinga arbëreshe I, II, III. Opinga shqiptare I, II, III. Çizmja romake Çizmja osmane Çizmja serbe CICERONI: Te Pallati i Madh Me kënde e kthina shumë, Shkojnë njerëz me radhë E futen si lumë. Do të hyjmë sot Dhe ne në këtë muze Tok me tërë atë botë Të shikojmë atje. Ka aty në kthina Të ndryshme trofe, Në luftë me armiqtë Janë zënë pre. 44
  • 45. Ka dhe eksponate Nga të parët tanë Armë e veshmbathje Që, kur u vranë, i lanë. Po ne që të gjitha Nuk i shohim sot. Duhen orë me qindra Për t’i parë plot. Do ndalemi te Opingat, Te çizmet qafëgjata Që rrijnë në vitrinat Pranë mureve të lashta. Pa të vëmë vesh, T’i dëgjojmë se ç’kanë! Ato zihen shpesh Vetëm kur janë. Ja, dëgjohen zërat Gjer këtu, n’platé. Zërat vijnë prej brenda. Vijnë prej atje! Tani le ta hapim Derën me ngadalë. Si duket, mund t’i kapim Tek janë zënë me fjalë. 45
  • 46. (Hapet perdja) OPINGA ILIRE: Si the ti, si the? Na ke qenë romake? Tani me thuaj ç’je! Tani, moj torrollake! ÇIZMJA ROMAKE: Eh, si isha atëherë! Në botë më e para! S’kish si unë të tjerë, Askush s’më dilte para! OPINGA ILIRE I: Ah, s’na shkelje ti, Mos ishte tradhëtia! Kur Dhimitrin e zi E hëngri lakmia! OPINGA ILIRE II: Na shkele, vërtet, Siç shkel gjarpri barin. Kushedi sa vjet Me thundër shtype malin. OPINGA ILIRE III: Por ne nuk u zhdukëm, Siç zhduke të tjerë. Shumë beteja humbëm Po luftën asnjëherë. 46
  • 47. OPINGA ILIRE I: Dhe pas njëmijë vjetësh U dukëm përmbi tokë, Atje maje bjeshkësh Me shallet në kokë. OPINGA ILIRE II: Ndaj dhe na kanë prurë, Na kanë vënë këtu. Qëndruam si gurë. Fituam mbi ju. OPINGA ILIRE III: Shih ti si je bërë! Me qafën lakuar! Perandori e tërë, Ku ke përfunduar! OPINGA ILIRE I: Të kanë vënë të të shohin Njerëzit me mëri. Por, s’do mund të të njohin Në këtë katandi! ÇIZMJA ROMAKE: Vërtet, si jam bërë! O, mo zot më keq! N’muze më kanë vënë Të dukem për dreq! 47
  • 48. S’ dua të rri këtu! T’më shohin përditë! S’kam unë punë me ju! S’dua t’ju shoh sytë! OPINGA ILIRE I: Jo, këtu do rrish, Aty ku të kanë vënë! Si dijte atëherë të vish, Të na shkelje me këmbë!? OPINGA ILIRE II: E mba mend si ishe? Tërë e krekosur! Dhëmbë e thonj kishe Botën për ta sosur! OPINGA ILIRE III: Tani rri këtu, Ku do rrish përherë! Se mendja për këtë S’të shkoi asnjëherë! CICERONI: Po ju? Nga ju kemi? Do të na thoni vetë? Këtu prej kur jeni? Keni më shumë vjet? (Heshtje) 48
  • 49. OPINGA ARBËRESHE I: Kanë, si nuk kanë! Këtë e dijmë ne! Ka shumë kohë që janë Këtu në muze. OPINGA ARBËRESHE II: Por, nuk flasin dot. Sepse kanë turp. E kishin një të zot. Pashain e madh turk. OPINGA ARBËRESHE III: Dhe erdhën atëherë. O, se si na erdhën! Me këmbë për të na shkel’ Si bisha na u derdhën! OPINGA ARBËRESHE I: Deshën të na hanë! Krejt të na gëlltitin! Po ne asht iu bëmë, E u mbetëm në fyt! OPINGA ARBËRESHE II: Kishim Skënderbeun Ne që na printe. Nën këmbë u dridhej dheu Përreth kur u vinte. 49
  • 50. ÇIZMJA OSMANE: Mos na e përmendni! Amani, rixha! Se një javë të tërë Syri gjumë nuk ka! OPINGA ARBËRESHE I: Si një mur i madh Ju doli në Ballkan. Ne na bëri gardh, Për të shtrenjtin vatan. OPINGA ARBËRESHE II: Nëpër gryka malesh Tek ngriheshin kalatë, Kudo midis zjarresh Ju patkonjtë i latë. OPINGA ARBËRESHE III: Të kujtohet ty I yti pasha? Atje, te një vijë, Kur iku e të la? ÇIZMJA OSMANE: Po unë s’pata faj! Pse më prunë këtu? O, më vjen të qaj! Si do rri kështu? 50
  • 51. OPINGA ARBËRESHE I: Po hë, se nuk je vetëm! Ke dhe shoqe plot! Këtu tërë jetën Do të rrini tok! Mund të bisedoni, Mund t’i qani hallet. Mund dhe t’i qortoni Mbretërit, pashallarët. ÇIZMJA OSMANE: Jo, më mirë të vdesim! Siç vdiqën ata. E më të mos presim Të tilla hata! OPINGA ARBËRESHE I: S’keni pse të vdisni, Të mbusheni dëshprim. Ju te njera tjetra Do gjeni ngushëllim. Ja ku janë gjermanet Me kryqin e thyer, Andej italianet Gryka e qafë zbërthyer! Këtu janë romaket, Bizantinet dy, Serbet, austriaket, Ish perandoritë! 51
  • 52. OPINGA ARBËRESHE II: (publikut) Ish perandoritë, Me emër, me nam! Ja ku janë tani, Vendin ku e kanë! Këtu në muze Ato do të rrinë, T’i shikojmë ne Në kohërat që vijnë. OPINGA ARBËRESHE III: Në kohërat që vijnë Do hyjnë gjeneratat, Të mësojnë për historinë, Për kordhat, për shpatat. Si ranë përmbi ta Me vrull e me zjarr, Si ikën ata Me bishtin ndër shalë! OPINGAT ARBËRESHE I, II, III: Si ngadhnjyem ne Opinga të çjerra Si erdhëm në muze Nga kohë të tjera. Kur ishim të bashkuar, Kur ishim si një tra Në një kohë të shkuar, N’epokat e mëdha! 52
  • 53. CICERONI: Pa t’i shohim pak Këto që janë këtu! Me qafën lak, Pse na rrinë kështu? E, moj, do na thoni, Pse rrini kokëvarë? Ngrenie dhe shikoni! Ou, jeni duke qarë! Apo ju rëndon Mendimi mbi kokë, Pse përgjithmonë S’e shkelët këtë tokë! Dhe, vërtet, ç’ju desh Të shkelnit tokë të huaj? Apo s’ju mjaftonte Gjithë ai vend i juaj?! Kthehuni këndej! Kthehuni t’ju shohin! Ja, ata andej, Duan që t’ju njohin! Hë, nuk flisni, jo? Nuk i ngreni sytë? Pa shih, pa shih këto, Janë lidhur në fyt! 53
  • 54. OPINGA SHQIPTARE: Janë nga Karpatet! Ato i njohim ne! Madje shumë më parë Se që janë në muze. OPINGA SHQIPTARE II: Vinin me lëkura Të parët e tyre, Sepse egërsira Ishin prej natyre. OPINGA SHQIPTARE III: Kur ne mprehnim qetë, Kur lëronim tokën, Ata s’dinin as vetë Ku ta fusnin kokën. OPINGA SHQIPTARE I: Por dhelprat ngadalë Na hynë në mes. Ne ishim të përçarë Me kokën në thes. OPINGA SHQIPTARE II: Sava e Danubi Ku rrjedhën e kanë Atje ishin tokat E të parëve tanë. 54
  • 55. OPINGA SHQIPTARE III: Këta na i morën Pak e nga pak. Përherë na e hodhën Dhe na vunë në lak. OPINGA SHQIPTARE I: Kur çizmja osmane Ishte e sëmurë, Këta prej çdo ane Mbi ne janë vërsul’. OPINGA SHQIPTARE II: Për këtë tokë të pakë Që na kishte mbetur Sytë u nxirrnin gjak Me kralë e me mbretër! OPINGA SHQIPTARE III: Dhe u ngritëm ne, Siç ngriheshim gjithmonë Të vdesim atje Ku ishte nderi jonë. OPINGA SHQIPTARE I: Fqinje me tradhëti, Fqinje e pa besë! Ç’na ke bërë ti Për faqe të zezë! 55
  • 56. ÇIZMJA SERBE: Ç’ju kam bërë unë! Aman, pse më ngarkoni! Pastaj, këtë punë Është mirë ta harroni! OPINGA SHQIPTARE I: Nuk harrohet dot! Jo, jo, nuk harrohet! Që atëherë e sot Urrejtja po shtohet. OPINGA SHQIPTARE II: Si mund të harrohen Fshatra të tërë, Kur digjen, shkrumohen, Hi e pluhur bërë? OPINGA SHQIPTARE III: Si mund të harrohen Pleqtë, plakat, gratë, Kur s’mundeshin të mbrohen E ju na i vratë! OPINGA SHQIPTARE I: Si mund të harrohen Zërat e fëmijëve, Kur të gjallë përshkohen Nga flakët e shtëpive? 56
  • 57. OPINGAT SHQIPTARE I, II, III: (publikut) Jo, jo, nuk harrohen1 Nuk harrohen dot! Kështu po lavdrohen Të na bëjnë dhe sot! Nuk do të lejojmë T’na bëjnë si më parë! Dhe ne do t’i m’shojmë Zjarrit me zjarr! Zjarrit me zjarr! Hurit me hu! Liria sa më parë Të vijë dhe këtu! (perdja) 1996. 57
  • 58. 58
  • 59. KASOLLJA E MADHE Pamje pylli. Në sfond (ose në një dru) të duket shkrimi: THIRRJE MUND TË VIJË KUSH TË DOJË KËTË THIRRJE TA LEXOJË. TË GJITHA SHTAZËT MBI KËTË TOKË PREJ SOT DO JENË MIQ DHE SHOKË. QË TA LIDHIM KËTË MIQËSI BASHKË DO NGREJMË NJË SHTËPI. SIKUR NJERËZIT NË QYTET GJITHËSECILI NË DHOMË TË VET. PAS NJË JAVE NË KËTË VEND DO TË VIJMË TË MBAJMË KUVEND DHELPRA (vetëm), pasi endet disa herë, publikut: Oh, më falni, ju lutem, Që po bredh kështu! Desha t’ju pyes: Kaloi dikush këtu? 59
  • 60. (…) Kam një sihariq! Një lajm shumë të madh! Dua t’i lajmëroj Që të gjithë me radhë! Ç’lajm i gëzuar, Është, të dini ju! I madh e i vogël Do vinin këtu! Por, ja, ç’ e do! S’po kalon askush! Pa dale, dale të shoh! Po vjen dikush! (shikon me dorën vënë si strehë) LEPURUSHI (duke hyrë): -Mirëdita, zonja dhelpër! DHELPRA (krahapur): -Mirëdita, lepurush! Ku më je, o mik i vjetër! S’po të shoh më në fushë? Ee, dhe ti, tërë jetën E çove në ferrë! Po dil, më, të shkretën, Dil i lirë njëherë! 60
  • 61. LEPURUSHI: – Si të dal, moj dhelpër! E di dhe ti vetë! Që të gjithë më presin Me dhëmbët e mprehtë! Fshehtas ndonjë lakër, E ha, herë pas herë. Me sytë e veshët katër Prapë futem në ferrë. DHELPRA: -E pra, prej tani, mos u frikëso fare! Se ka dalë i ri Një lajm në këto male! LEPURUSHI(I habitur): -Po hë, çka ngjarë?! Pa m’thuaj, aman! U tha se diç kanë parë, Po s’e di tamam. DHELPRA: -Ja, lexo atje! Në di të lexosh! E ka shkruar dje Qukapiku larosh! 61
  • 62. LEPURUSHI (pasi e lexon): -Obobooo, se ç’sihariq! Kjo s’është parë as s’është dëgjuar! Të gjitha shtazët të jenë miq, Vërtet qenka për t’u gëzuar! DHELPRA: Dhe shiko, ti, lepurush! Sa më shpejtë të vraposh! Dhe në mal, dhe në fushë, Këtë lajm kudo ta çosh! Pa prit, pa prit pak! Andej po vjen dikush! Ja, nuk janë dhe aq larg, Një dren e një drenushë! DRENUSHA: -Mirëdita, lepurush! DHELPRA: -Mirëdita, oj drenushë! Nga vini e nga shkoni? Ndaluni këtu, shikoni! (bën me dorë kah shkrimi) (Ndërsa lexojnë, këta të dy flasin me gjeste) DRENI: -Ç’është kjo, mor të uruar! As s’është parë, as s’është dëgjuar! Po këto?Ç’janë këtu? E dini ju? (tregon me dorë gjurmët në fund të shkrimit) 62
  • 63. -Është firma, sigurisht! E vënë me dorë e me gisht! Shputa e ariut mbret! Dhe e ujkut vetë! (kafshojnë duart) -Dhe shiko, ngado të shkoni, Që të gjithë t’i lajmëroni! PAMJA E DYTË LEPURUSHI (pasi hyn) Publikut: -Jo, jo, o të dashur, Unë nuk vete dot! Sepse kurrë s’ka pasur Drejtësi në këtë botë! Mirë jam unë në ferrë! O, sa mirë që jam! Të gjitha rrugët çelë, Për të ikur i kam! (fshehet) (hyjnë duke biseduar Dreni, Drenusha, Ketrushi, dy dhi të egra, Suta etj) DHIA E PARË: -S’na duhet neve dhomë! S’na duhet as shtëpi! Kur kemi shkrepat tonë Lart, në malësi. 63
  • 64. DRENUSHA: Mund të bëhet mik Ujku qimezi? Pa le kur të hyjmë Bashkë në një shtëpi! Na grin, na bën copë! Me dhëmbët si thikë! Ai s’bëhet shok. Është aq i lig! DHIA E DYTË: -Jetohet me ariun, Me gjithë atë gojë që ka? Po me gjarprin, me thiun? Jo, nuk vete pra! KETRUSHI: -As mua s’më duhet Të jetoj me ta! Janë të pagdhendur! Të egër sa s’ka! Mirë e kam çerdhen Atje, në një dru. Si ta lë degën E të vij këtu? DRENI (Sutës): Po ti, motër Sutë? S’na thua një fjalë? Me atë zë të butë S’po bëhesh e gjallë! 64
  • 65. SUTA: -Unë them, o të dashur, Që kjo është një çark!* T’i bëjmë sytë katër, E t’rrijmë sa më larg! DRERI: Ashtu dhe unë them, Këtu mos vijmë fare! Më mirë të rrijmë atje Të lirë nëpër male. (dalin) PAMJA E TRETË DHELPRA (duke kaluar): (publikut) -Unë do të vete! E pse të mos vete! Ujkun e Ariun Do t’i bëj për vete! Pastaj ndonjë zogëz Do m’vijë në katua! Aty nëpër dhomëz, Lum e lum për mua! (del) 65
  • 66. GJARPRI: Unë do t’shkoj patjetër E të zë një dhomë. Me ata miq të vjetër Bashkë të jem gjithmonë. Jo si këtu iriqi Që s’më le rehat! Me ato ferra frikën Ma ka shti në bark! (del) IRIQI: -Jam në dy mendje, Unë, iriq ferrëgjati. Po sikur të vete Të shoh si shkon sahati? Këtij gjarpërziut Që po shkon me gaz, Dhe në vrimë të miut Do t’i vete pas! (del) UJKU (duke hyrë): -Oh, ç’më bën zemra! Të lumtë, o ari! Ku të vajti mendja Te kjo mrekulli! 66
  • 67. Të vrapoj pas drerit Më s’do kem nevojë! Aty në shtëpi E kam drejt në gojë! (del) ARIU (duke hyrë): Auuuu, auuu, auuuu, Unë jam ariuuuuu! Mezi që e pres, Atë ditë, për besë! Të shoh si do vijnë Dreri edhe Suta! Drenusha me dhinë, Me ato kofshë të buta! E do vë kokën Mu te qafë e tyre! Aq i mirë jam Unë prej natyre! Ah, mos m’dëgjojnë! Se muri ka veshë! S’duhet të hapur gojë Para se t’i keshë. 67
  • 68. PAMJA E KATËRT (Para kasolles, të ulur e të shtrirë, janë ariu, ujku, dhelpra, iriqi, gjarpri, derri). ARIU (I shqetësuar, dhelprës): - Ku janë të tjerët! Përse nuk vijnë? O mos është herët, O vendin s’e dinë! DHELPRA: -Do të vijnë, o ari, Do të vijnë patjetër! Si një e një që bëjnë dy! Ata s’kanë rrugë tjetër! UJKU (dhelprës) -Ti i ke njoftuar, Me thirrjen e shkruar? DHELPRA: -Një javë të tërë Këtë punë kam bërë! GJARPRI: -Mos u shqetësoni, zotërinj, Domosdo do vijnë! 68
  • 69. ARIU: -Ti hesht aty Dhe mos u përzi! Shiko, u bë dreka, E unë pa ngrënë mbeta! UJKU: -Edhe unë pa gjë në bark, qe një javë, jam bërë lak! DHELPRA (duke shikuar me dorë vënë si strehë: -Ja, po shoh diçka atje! Ah, jo, jo, iku tutje! (pas pak): Ejani, po duket prapë! Ah, i poshtri, ja dha me vrap! ARIU: -Dëgjo ti, kunadhja plakë! Do të të shti të gjallë në bark! (e kapë për fyti) UJKU: -Dëgjo, ortak, kjo s’ka faj! Do ta shohim këtë pastaj! IRIQI: -Ngadalë, zotërinj, më ngadalë! Kjo punë duhet parë! Si mendoni or tralalala, Ata janë aq budalla? 69
  • 70. T’u vijnë juve drejt në gojë? Unë këtë s’mund ta kuptoj! (I vërsulen po s’mund t’i afrohen prej ferrave) GJARPRI: -Dëgjo ti, iriq ferrëgjati! Mos të vjen inati? Shkurto gjuhë e mbylli dhëmbët Se të bëj lëmsh me këmbët! IRIQI: -E mor gjarpër, kokëzi, Po ku i ke këmbët ti? ARIU: -Hajde heshtni, ju të dy, Mos ju bëj të dyve hi! Pa më thoni, do të vijnë, Dreri, Suta me gjithë dhinë? DHELPRA: -Do të vijnë, si s’do vijnë! Se n’shtëpi të re do hyjnë! Po pritni, duroni pak, Dhe pse jeni bërë lak! As dhe mua nuk më erdhi Asnjë shpezë, Asnjë thëllëzë, asnjë këndez! 70
  • 71. KETRUSHI (Nga magnetofoni): -Pritni, pritni o të marrë! do t’i del gomarit bar! Ju vërtet po besoni Se do mund t’i mashtroni. Kot e keni, or satrapë! Po, nga erdhët, kthehuni prapë! UJKU: (I zemruar) -Po ç’na bëre moj kunadhe, me gjithë këtë rrenë të madhe! Tani shtriu të të ha! Se barku gjer në fund më ra! Ah, moj, ç’na bëre ti! Qe një javë pa ngrënë të rri! (Ariu me forcë e prish kasollen dhe i vërsulet dhelprës. Poashtu edhe ujku. Pas disa kacafytjeve kjo u shpëton dhe u ikë. Ikin edhe të tjerët duke i lënë ata në luftim e sipër.). (mbyllet perdja). 1996 71
  • 72. 72
  • 73. GRETHI DHE BLETËT Marrin pjesë: GRETHI dhe BLETËT I, II, III, IV, V, etj. Një nxënës e thotë PROLOGUN ndërsa pak më tej ndo- dhet GRETHI. Pjesa mund të shfaqet edhe në klasë, para prindërve. PROLOGU: Një mëngjez kur dielli Ndriste mbi kodrinë Ishte hapur qielli Më tërë kaltërsinë. Dhe binin rreze ari Të bardha e të ngrohta, Kokën ngrinte bari, Zgjohej e tërë bota. Bletët një nga një Me vesë lanin faqet, Ashtu, pa bërë zë, Shpirti të të kënaqet. Se do shkonin larg, Larg në fushë e mal, 73
  • 74. Tutje rreth e qark Për të mbledh’ nektar. Por, seç u ndodhi Atë ditë në të dalë Sa shumë që i lodhi Një greth hundëmadh. Rrugën kishte zënë Krahë e këmbë hapur Mendjen e kish vënë Ndonjë për ta kapur! -Po ky, ç'do jetë, Që ka ardhë këtu? Pse rri kështu vetë? Mos e dini ju? Ika, s’e shoh dot! Kushedi se ç’pret! S’ka ardhur këtu kot! Duket si kokëshkretë! Që është faqezi, Shihet që nga larg, Në brirë, në turinj, Si një derr në çark! Por, le ta lëmë Të na tregojë vetë. Ka për të na e thënë Fare pa e pyet’.(del) 74
  • 75. (hyn BLETA e I, me vrap) GRETHI: (I del përpara): -Oj, kush je ti! Ndalu, pse vrapon! Qëndro, qëndro aty! Më thuaj ku po shkon! BLETA I (ndalet e habitur): -Unë?Unë jam bleta! Me këmbë e krahë të lehta!(i luan krahët) Po ti s’më ke parë, Ndonjëherë më parë? Po shkoj të punoj Në fusha, në male! Atje do fluturoj Mbi lule, livadhe! (niset) GRETHI: -Ndalu, pak, mos ikë! Nja dy fjalë i kam! S’ duhet të keshë frikë. Unë grethi jam! BLETA: -Grethi?! Ç’kërkon këtu ti? Nuk qenke në gjumë? Hajde, o derëzi, Shko njëherë në punë! 75
  • 76. GRETHI: -Po ndalu, moj bletë! Ndalu, ku do shkosh! Unë them dhe ti vetë Më të mos punosh! Je lodhur aq shumë Për t’i mbush’ kosheret Dhe mjaltin si lumë Ta hanë të tjerët! BLETA: -E hanë? Le ta hanë! Dhe u bëftë mirë! Unë për këtë jam! Pse, ty s’të vjen mirë? (del) GRETHI (publikut): -Sa e marrë që është! Punon për të tjerë! Kokën e ka me kashtë. I ka marrë erë! (hyn bleta e dytë) -E moj, ku po ngutesh! Ndalu këtu pak! Ku mendon të futesh Me gjithë këtë vrap! 76
  • 77. BLETA e II-të: -E pe nga fluturoi një motër imja bletë? Ku vajti, nga shkoi? Athua ku do jetë! GRETHI: -Jo, s’ka kaluar! Këndej s’e kam parë! Po ti ç’je hutuar? Ndalu, më ngadalë! BLETA: -Ua! Ti grethi je! Çfarë po bën këtu? Ah thumbin që ke, Tamam si një hu. GRETHI: -Po dale, moj bletë, Dale, më, ç’më thua! Mos u bëj e sertë. Unë ty të dua! BLETA: -Ua, ç’më thua! O greth kokëshkretë! Por ty, pa punuar, Askush s’të merr në jetë! (E sheh të parën dhe i bën me dorë) (del) (hyn bleta e III, me vrap) 77
  • 78. GRETHI: -Mirëmëngjesi, bletë! Ku ngutesh aq shumë? Ndalu, se jam vetë. Do shkojmë bashkë në punë? BLETA: -Si?! Ti në punë?! Ç’të është kujtuar sot? Po hajde, mor tutkun, Hajde, mos rri kot! GRETHI (duke e kapur për krahu): -E di çka, bletë? Do shkojmë në këtë anë! Janë lulet si det, Sa të bukura janë! BLETA: -Jo, jo, s’vij andej! Shoqet i kam atje! Në daç eja këndej, Mos daç, rri ku je! GRETHI: -E di çka, bletë, ato ty s’të duan! I dëgjova vetë Mbrëmë kur biseduan! 78
  • 79. BLETA (kthehet me dyshim): -Urrejtjen s’e besoj! S’ka në mesin tonë! Po më lerë të shkoj Se kam mbetur vonë! GRETHI: -Le po ti s’e di! Se ç’thonin ato! Të kishin zili Në punë e kudo! BLETA (duke u prapësuar): -Ua, kush qenke ti! Tani unë të shoh! E, more gojëzi, Të njoh, unë, të njoh! (largohet) GRETHI (me lutje): -Po dale, mos ikë! Unë s’të thashë gjë! Pse je kaq e ligë, S’e pata për gjë! (publikut): -Eh, këto bletët ç’janë! Fare s’ta vënë veshin! Çfarë zemër që kanë, As s’të përshëndesin! 79
  • 80. (Hyn bleta e IV) Grethi i del për- para dhe me të keq: -E moj, ti, ku vete! Ndal aty ku je! Deri tash ku mbete! Shoqet ku i ke! Kthehu nga ke ardhë! Prap, nga rruga e ime! Të gjithave me radhë Do t’u bëj thërrime! (bleta dredhon rrugën dhe vrapon për ku është nisur) -Ah, n’të zënça unë! N’të zënça, moj e mjerë! Për të parë punë S’ke më, asnjëherë! (hyn BLETA e V) asaj: -Po ti, ku je nis’! Ndalo po të them! Do të të thej n’kurriz! Se më bëtë helm! BLETA e V (frikësohet, po e merr veten): -Oo, zoti greth! Ju qenkeni, ju! Po pse jeni zverdh? Ç’bëni këtu? 80
  • 81. GRETHI (me të butë): -Ty po të pres, ty, moj e dashur! Se, që në mëngjez, Zemra më ka plasur! BLETA: -Po pse?Ç’të duhem unë? Mos ka ndodhur gjë? Jam e zënë me punë Dhe s’mund të rri më. GRETHI: -Mirë më, mos e thuaj dhe ti atë fjalë! Me atë punën tuaj Këtu më keni dalë! (tregon me gisht majen e kokës) BLETA: -Po hë, pra, ç’kemi? Do të vish me mua? Fushave të vemi Dhe prapë kthejmë në zgjua. (e kap për krahu) GRETHI: -Po, por jo andej! Do shkojmë në këtë anë! Se lulet këndej Më shumë erë kanë! (bën me gisht prapa) 81
  • 82. Pastaj, ç’të duhet nektari Ta mbledhësh për të tjerë! Aty, midis bari, Dua të rrimë njëherë! BLETA: -Ç’thua, o greth, Kush mos na dëgjojë! Shiko pak përreth Dhe mbaje pak atë gojë! GRETHI: -Dëgjo, ti bleta ime, Shoqet nuk të donin! Ishin gjithë hidhërime Rrugës kur kalonin. BLETA: -Si the, ti, si the? Shoqet me kanë sharë?! Po ti, ku i pe? (publikut): -Po, po ka të ngjarë! Jam vonuar sot. Jam vonuar shumë. Është fare e kotë Të bësh tepër gjumë. GRETHI; -Jo, moj, për atë! Po për diçka tjetër. Pse je më e aftë! Pse punon më tepër! 82
  • 83. Dhe e di se ç’thonin? Të të lënë vetëm! N’mëngjez mos të të zgjonin Madje tërë jetën. (Bleta ecën së prapthi dhe ia mbathë) (Hyjnë bletë të tjera, mundohet t’i kapë, pori i ikin. Një të fundit e zë dhe e tërhjekë nga fundi i skenës. Ajo bërtet: Ndihmë! Ndihmë!Hyjnë bletët I, II, III,…të gjitha. Vënë vesh) BLETA e I:-Dëgjuat një zë? BLETA II:-Po, moj, si s’dëgjuam! BLETA III:-Jo, jo, nuk ka gjë! BLETA IV:-Po, po, shumë mirë dëgjuam! (Të gjitha bëjnë andej nga dëgjohet larg “Ndihmë, ndihmë!” BLETA I: -Ndaluni, ndaluni! Ejani këndej, kapuni! Do ta zëmë me dorë! Do ta zëmë atë horr! Vërsulen të gjitha me zuuuuuuuu, Zuuuuuuuu, dhe e sjellin në skenë. Ai ecën së prapthi. E futin në mes. BLETA I: -E more zuzar! S’ke se ku të shkosh! Sot ke për të parë Ku do përfundosh! 83
  • 84. BLETA II: -Ti je parazit! BLETA III: -Ti s’bën asnjë punë! BLETA IV: -Ne s’e kemi dijt’, Na qenke dhe spiun! BLETA I: -Deshe t’na përçash! BLETA II: -Të na fusësh pykën! BLETA III: -E, more kokëtrashë, S’ta kemi më frikën! BLETA IV: -O do kthesh së mbari, Të punosh si ne, O nën plis bari Ti vendin e ke! BLETA I: -Dëgjon se ç’të thonë? Hapi veshët mirë! (e kapë për veshi) Në tërë lagjen tonë Faqen na e ke nxirrë! BLETA II: -Punën që bën ti E bën veç i ligu! Me këtë, o thumbzi, Kënaqet armiku! (ai kundërshton) BLETA III: -Qenke dhe kokëfortë! Qenke një kokëderr! Kot, e ke, kot! Do të shkosh në terr! 84
  • 85. Të gjitha BLETËT (publikut): -Për kokat si ky nuk ka vend tjetër! Atje, në kuvli, Do futen patjetër! (Largohen tutje) Mbyllet perdja. 1996 Kjo pjesë skenike fitoi çmimin e parë në konkursin letrar në gazetën “FLAKA” të Shkupit., 1998. 85
  • 86. PENDËZESTË DHE P ËL L U M B A T Marrin pjesë: KORBI, GALA, SORRA, STËRQOKU (Të veshur me të zeza) dhe PËLLUMBAT I, II, III, etj. (të veshur me të bardha). KORBI (duke hyrë): - Krra! Krra! Krra! Krra! Sikur unë askund nuk ka! (rreh gjoks) Jam i vetëm në këtë botë, Askush para s’më del dot! GALA: (duke hyrë): -Ku të kam o Korb, o vëlla! Më merr dhe mua, pra! Dua të jem me ty tok, Edhe në qiell, edhe në tokë! (Kapen dhe bëjnë të dalin) STËRQOKU (duke hyrë): -Ndaluni, o ju të dy! Se dhe unë dua të vij! Dua të vij bashkë me ju, Vetëm s’mund të rri këtu! (u bashkangjitet dhe bëjnë të dalin) 86
  • 87. SORRA (duke hyrë): -Stërqok, më prit, më prit, të lutem! Të rri vetëm, këtu, tutem! Ka kohë që ju kërkoj, Por s’ju shoh, as s’ju takoj! KORBI: -Eja sorrë, eja pra! GALA: -Tok të vemi krah për krah! STËRQOKU: -Dhe në tokë, dhe në hava! TË GJITHË: -Krra, krra, krra, krra! (dalin) PËLLUMBI I (duke hyrë, publikut): -More, ç’qe një zë?! Një si krrakëllimë? Dëgjoni ju gjë? Ja, andej po vijnë Po, po, janë ata! Pendëzestë e zinj! Që enden va pa va, Mbi strehë e mbi çati! S’kanë lënë gjë pa ngrënë, S’kanë lënë gjë pa prish’, Në qafë na kanë rënë Siç të bjen një bishë! (thërret me fishkëllimë dhe hyjnë pëllumba (fëmijë) të tjerë) PËLLUMBI II: -Hë, vëlla, ç’kemi? Ç’pate që na thirre? 87
  • 88. Mos deshe përpara T’u dalim atyre? PËLLUMBI I: -Po, po, do t’u dalim! Madje , sa më parë! Dhe hovin t’ua ndalim Se boll na kanë vrarë! Le të bëhemi gati Nga të gjitha anët! Nga qyteti e fshati! E t’i zëmë katranët! (derdhen nëpër skenë) PËLLUMBI I: -Ndaluni! Mos u ndani! Gjithë të jemi bashkë! Ejani këndej, ngani! T’ i shohim atje jashtë! (dalin) (Hyjnë të frksuar: Korbi, Stërqoku, Sorra, Gala) KORBI: -Shiko, shiko sa janë! GALA: -Dhe ende po mblidhen! SORRA: -Si duket, vendosur kanë, Në grykë të na hidhen! GALA: -Nga të shkojmë, o korb! SORRA: -Tani ku të futemi! STËRQOKU: -Gjallë nuk biem rob! 88
  • 89. GALA: -Më mirë është t’u lutemi! KORBI: -Qëndroni këtu, E mos kini frikë! Jam unë përmbi ju! Mos bëni panik! (Pëllumbat hyjnë nga të gjitha anët dhe qëndrojnë më larg) KORBI: -Nga vini ju, ç’doni! Kurrë s’ju kemi parë! Përse na rrethoni, Mos doni me na vrarë! PËLLUMBI II: -Ne ju kemi parë! O korb, o katran! Sa herë na keni vrarë Pa nam e pa nishan! (U bën me shenjë të tjerëve. I rrethojnë dhe fillon për- eshja. Ata kundërshtojnë. Ua lidhin duart prapa). PËLLUMBI III: -Hë, tani, ç’do bëni! Ku do shkoni tash! Ndryshe mend nuk veni Ju, të liga kafshë! 89
  • 90. GALA(duke qarë): -S’kemi bërë gjë, Ne, pse na lidhni?! Ëëëë,ëëë,ëëë! Ku do të na hidhni! PËLLUMBI II: -Si? Si? S’keni bërë! Dhe e thua këtë fjalë? Një jetë të tërë Shpirtin na e keni marrë! PËLLUMBI I: -As zogj e as ve nuk na latë n’fole! Ju, o zemërzinj, Keni bërë kërdi! SORRA(duke qarë): -Po ne s’kemi faj! Ç’na bëni kështu!? Oo, më vjen të qaj! Si u bë kështu? PËLLUMBI II: -Ja, kështu do bëhet! Ta keni të qartë! Ju do zbritni poshtë E ne do hypim lart! 90
  • 91. -Nisu, ec përpara! Mbërtheu tutje! E, moj turinjthara, S’pranojmë asnjë lutje! PËLLUMBI III: -Vendin ju e keni atje, në kuvli! Se keni qenë e jeni Shpirt e pendëlzi! TË GJITHË (publikut): -Kështu do mbarojnë Që të gjithë me radhë, Ata që s’pranojnë Të rrojnë me zemër të bardhë! 1996 Kjo pjesë skenike është blerë në Konkursin letrar, në gazetën “FLAKA” 1998. 91
  • 92. NUMRAT LAVDËRAÇË (Marrin pjesë 10 fëmijë të cilët në kraharor kanë të varur numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0, në karton ose në steropol. Një fëmijë e thotë prologun dhe mbylljen. PROLOGU Të dashur spektatorë, Nëna, baballarë, Mësues, edukatorë, Prindër e arsimtarë. Dhe ju o fëmijë Që u rrini në mes, Të gjithëve me radhë Unë ju përshëndes! Domosdo më njihni Ju, më keni parë. Jam në këtë shkollë Që nga klasë e parë! Dhe e dini pse Kam dalë unë këtu? T’ju tregoj një ngjarje, Ta merrni vesh dhe ju. 92
  • 93. Njëherë, në një klasë, Numrat kur i mësuan, Aty, në dërrasë, Pa fshirë i harruan. Dhe dolën një pas një Nxënësit dorë për dore. Ashtu, pa bërë zë, Në fund të asaj ore. Pastaj, o t’uruar, Pastaj se ç’kishte ngjarë! Numrat qenë ngatërruar Dhe ishin zënë me fjalë! Duke bërë me gjeste, Me duar e me këmbë, Prej dërrase poshtë Të gjithë kishin rënë! Po një sy i fshehur Te vrima i kish parë Si një sy kamere Ashtu siç ka ngjarë. Dhe ky grup fëmijësh Në skenë e ka vënë Që t'i shohim ne Ja, ashtu të tërë. Le t’i shohim pra Këta artist të vegjël Ç’kanë bërë që kjo ngjarje Mos mbetej veç në letër. (Fund i prologut) 93
  • 94. 1-shi: -Unë jam i pari! Çdo kush le ta dijë! Më quajnë flamurtari Dhe s’më del njeri! 2-shi: -Ashtu është, o fqinj! Ti tamam e ke! Veç se, pa njeri, Shumë i vocërr je! 1-shi: Le të jem i vocërr, Po, ama, i parë! Jam si një kokërr Dhe nuk kam të ndarë. 2-shi -Po si merr guxim Të dalësh para meje! Kur unë jam më trim Dhe më i madh prej teje! Jam sa dy herë ti Me çdo gjë në botë! Prandaj rri aty, E mos llafos kot! 94
  • 95. 3-shi: -Ç’ke që i lavdërohesh, O dysh hundëkërrutë! Rri e të turpërohesh Se unë në xhep ju fut! 4-ra: Si? Si? Si the ti? Në xhep i ke të dy? Ti atyre u thua Po s’matesh dot me mua! 5-a: -Më ngadalë, moj zonja katër, sa shumë gojën që e ke hapur! A s’më sheh se jam këtu, Më e madhja nga gjithë ju? 6-ta: -Më e madhja qenke ti? Pa rri, moj pesë, rri aty! Rri aty, mos u krekos! Se jam 6-ta e të sos! 7-ta: -E sos, ti, e sos moj gjashtë, Të mos isha unë shtatë! E të marr të fus në bark, Me atë qafën si një hark! 95
  • 96. 8-ta: -Dhe ti shtatëshe mos u mburr! Shih si je, e thatë, pa tul! Unë jam tetëshe, simetrike, Të gjithë më rrijnë në këmbë prëj frike! 9-ta: -Mos do dhe mua t’më frikësosh? Ti me kokë e barkun bosh! Përmbi mua nuk ka tjetër! Jam më e madhe dhe më e vjetër! 0-ja: -Ohoho, moj zonja 9-të, unë jam shumë më e rëndë! Dhe pse ju gjë s’më zini, Gjer këtu nuk më vini! (prek barkun) 1-shi: -Si? Si?Ti zero e vogël? Pa rri se s’je as sa një gogël! S’ke as hundë, as qafë, as dhëmbë! Rrumbullake kokë e këmbë! 2-shi: E ç’peshë na paske moj e mjerë, Kur je bosh, pa asnjë vlerë! Një si vijë rreth e qark, Me atë formën porsi bark! 96
  • 97. 3-shi: -Hesht ti zero se s’je gjë! Mos dëgjojmë të flasësh më! Je një hiç, e zbrazur fare, E nuk bën as dhe një pare! 4-ra: -Me çka mburresh kokërrote ti? Kur s’të do asnjë fëmijë! Veç pas nesh do të rrish, Të na bëhesh si një bisht! 0-ja: -Pikërisht këtu kam vlerë! Se ju rriti kushedi sa herë! Prandaj rrini e mos folni, Kaq shumë të më nënçmoni! Me të vërtet unë dukem bosh. Për ju nuk vlej asnjë grosh! Po kur vihem prapa jush Gjer më gju s’më vjen askush! Si do të ishit ju pa mua, Ndonjëherë keni menduar? Vetëm shifra shkruar në letër, Dhe, asgjë tjetër! Pa veni në kokë gishtin pak, Do të shihni se kam hak! Ju kur jeni një nga një Dhe vetë e dini, s’vleni gjë! 97
  • 98. 1-shi: -Uaa, po unë bëhem dhjetë! Më i madhi nga ju krejt! Eja motër, më rri pranë, Pa të shohin se ku janë! 2-shi: -Ti dhjetë po, por unë njëzetë! More njësh, more i shkretë! Aty ku je, aty të rrish! Se unë prapë bëhem dyfish! 3-shi: -Për kë bëhesh ti dyfish! Rri ore lavdëraçi dysh! Unë për ju jam tresh! Kur kam zeron ju mbaj në vesh! 0-ja: -Mjaftni, mjaftni me këto dhe ju! S’bën të ziheni më kështu! Se ata që ju dëgjojnë S’munden më t’ju durojnë! E dini ju se bashkë kur jemi, Gjithë forcën aty e kemi? Dhe në mes kur futem unë, Bëhemi gjithnjë më shumë! Le të kapemi krah për krah, Siç kapen motër e vëlla! Kështu e bëjmë matematikën Dhe të gjithë t’na e kenë frikën! 98
  • 99. (kapen dorë për dore) S’ka njeri që na del para, As në punë e as në gara! As s’e lëmë krimbin në mes E të grindemi brenda nesh. Le t’ia themi këngës së zjarrtë Këngës sonë që na bashkon Le të ngrihet zëri lart Sa më lart në qiellin tonë! (të gjithë e këndojnë Himnin) Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshirë e një qëllim Të gjith’ atje duk’ u betuar Të japim besën për shpëtim Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor Kush është burrë e nuk frikohet Po vdes, po vdes si një dëshmor. (MBYLLJA) Ja kështu, të dashur, Mbaroi e gjithë zënka Nga zemra e plasur Triumfoi kënga! 99
  • 100. Dhe të gjithë e pamë Se s’ka rrugë tjetër Të jemi më pranë Në jetë e në vepër. Dhe juve spektatorë, Nëna e baballarë, Bashkë me këta aktorë Ju përshëndesim më zjarr. Mirupafshim tjetër herë, Më të mirë, më me vlerë! (Perdja) 1998. 100
  • 101. 101
  • 102. ZËNKA NË DOLLAP Marrin pjesë: 8 nxënës që në kraharor kanë të shkruar ose me steropoll emrat e librave. Njeri e thotë proologun. (prologu) Te një dhomë e vogël, Aty, në dollap, Librat e një nxënësi Të vënë mbarë e prap, Ishin zënë një ditë, Sa keq ishin zënë, Dhe ashtu, paprit’, Poshtë kishin rënë. Po pse, do thoni ju, Përse të jenë kapur Pse kjo zënkë e tyre Si shumë ishte zgjatur. - Ç’më keni hipur sipër! Bërtiste Kimia, Edhe unë jam libër Sikur ju të tria! Kështu kishte nisur 102
  • 103. Një përleshje e gjatë Sa nuk ishin grisur Në tërë atë shamatë. Ashtu siç ka ndodhur, Ashtu siç ka qenë, Këta artistë të vegjël E kanë vënë në skenë. Le t’i shikojmë pra Si do t’na e thonë Se mund të kishte ngja’ Dhe në dhomën tonë. (mbarim i prologut) 103
  • 104. KIMIA: Ç’më keni hipur sipër Mua, që të tria! Edhe unë jam libër Me mësimet e mia! Hiqmuni prej qafe, Se nuk mund ta mbaj Gjithë atë trup gjirafe Dhe këmbët e saj! BIOLOGJIA: Rri aty ku je Moj kimi e mjerë, Vendin poshtë e ke Se unë jam me vlerë! GJEOGRAFIA: Po, mos isha unë, Këtu, sipër jush! Sa për këtë punë Nuk më vjen askush! HISTORIA: Si s’të vjen askush! Unë për çfarë jam! Shiko sa jam mbush’ Trupin sa e kam! 104
  • 105. MATEMATIKA: Po, po, nuk ka fjalë, I madh je, vërtetë, Por vetëm llafe Ke në ato fletë! HISTORIA: Po jo si ti, me numra, X-sa , Y-na! Po të dalin nga brenda Do mbushej tërë dhoma! MATEMATIKA: Po t’mos ishin numrat S’do ishe as ti Me gjithë ato data Që i ke aty. GJEOGRAFIA: Si moj, nuk do ishte? Nga e di këtë? Pa rri se e prishe! Rri se s’di asgjë! 105
  • 106. FIZIKA: Ajo s’ditka gjë? Ti nuk di çka flet! Të gjithë të mblidhemi një S’bëjmë sa ajo vetë. HISTORIA: Mos e rrit aq shumë, Se s’është krejt ashtu, Për mua është një shkumë Që e futë këtu! (në gojë) FIZIKA: E fut, po s’e ha dot! Është e rëndë ajo. Gjithë nxënësit në botë Njësoj e mësojnë kudo. E kam motër unë, Pa të s’bëj një hap! Prandaj më këtë punë Të lutem mos e zgjat! HISTORIA: Si moj, mos e zgjas! Çfarë më thua kështu! Unë t’mos isha pas S’do dihej asgjë për ju! 106
  • 107. GJEOGRAFIA: Tamam e ke dhe ti, Tamam, e ke qëlluar! S’do dihej, vërtet, pa ty, Asgjë e kaluar. BIOLOGJIA: Ç’ma lëvdon aq tepër, Moj gjeografi? Që është shumë e vjetër Këtë dhe unë e di. Po ti ç’na ke bërë Për vete, na e thuaj! Sa popujt i ke vënë Nën këmbë të huaj! GJEOGRAFIA: Unë nën këmbë të huaj, Popujt paskam vënë?! Jo, moj e uruar, Kjo mos qoftë e thënë! Asnjëherë s’kam dashur Dhe as që tani dua. Zemra më ka plasur, Po s’më pyesnin mua. 107
  • 108. BIOLOGJIA: Sa lumenj ke ndarë, Sa fusha, sa male, Sa njerëz kanë qarë Në gjithë këto ndarje. HISTORIA: Pse e akuzon? Nuk ka faj ajo! Kufinjtë kur janë vënë Ishte tjetër kohë. Të tjerë kanë vendosur Për sinorin tonë Kanë nisur e kanë sosur T’na ndajnë përgjithmonë. Këtë unë e di Më shumë se çdo kush tjetër Tërë kjo histori Është një plagë e vjetër. Plagë që kullon gjak Më shumë se një shekull E hidhur si farmak Dhe ashtu ka mbetur. 108
  • 109. BIOLOGJIA: Kanë ngapak faj Dhe të parët tanë. Shumë toka, prandaj, Nën këmbë të huaj ranë. Kur vendosej fati Kur kishte pakëz shpresë Qyteti e fshati Ishin me kokë në thes. S’ishin të bashkuar, Siç duhej të ishin Se fatin në duar Patjetër do ta kishin. LETËRSIA: Ashtu është, moj motër, Ashtu ka qenë, vërtet. Kjo frymë në çdo votër S’kishte marrë jetë. Kishte dhe shkrimtarë Që stolisnin vargje Që të gjithë shqiptarët Të kishin shumë bajraqe. 109
  • 110. MUZIKA: Kishte dhe këngëtarë Që ditë e natë këndonin Njerëzit e përçarë Në luftë t’i bashkonin. LETËRSIA: E vërtetë, motër. Lahuta me një tel Ja thonte kodër më kodër Të dilnin nga ky terr. Por, ç’e do. Më kot. Na ndanë që na ndanë. Që atëherë e sot, Ja, kështu na lanë… FIZIKA: Hë ju, tash, do qani? Që k’shtu kemi mbetur? Asgjë nuk do bëni. Sa u bë një shekull. Atë që të parët Nuk e bënë dot, Le t’mblidhen shqiptarët Dhe ta bëjnë sot. 110
  • 111. Se vetëm bashkimi E ka bërë fuqinë Dhe gjer te çlirimi Pastaj mund të vijmë. MUZIKA: Hej, më ngadalë! Kujdes me zërin tuaj! Pas shpine janë ndalë Librat e gjuhës së huaj! FIZIKA: Ou, po si s’i pamë! Si nuk i vumë re? Sa të poshtër janë Dhe prapë i mban ky dhe. BIOLOGJIA: S’ka gjë, mos u tutë, S’e dinë gjuhën tonë, Përveç nga ata të tutë Nëse nuk ua thonë. FIZIKA: Si? Si? Nga të mijtë? Mund t’ua thotë dikush? S’janë dhe aq çilimi S’besoj ta bëjë kush. 111
  • 112. BIOLOGJIA: Po, po! Pse habitesh! Dëgjo çka të them: Ngado që të vërtitesh Gjarpinjtë i ke me helm. Fër, fër, fër, me gjuhë, Me sy e me veshë, Sa atje, këtu, Futen në mes nesh. LETËRSIA: Ee, ju ku dolët Me këtë bisedë Dhe gjithëçka e morët Si t’jetë e vërtetë. Ka, nuk them që s’ka, Po nuk janë pengesë, Po të jemi si një tra E të kemi pak kujdes. FIZIKA: Uh, sa i urrej! Sa i kam meri! Dot nuk i shikoj Ata fytyrëzi… 112
  • 113. MUZIKA: Nuk bën me urrejtje, As t’i keshë mëri, Po t’u bëjmë vërejtje T’mos jenë shpirtzinj. LETËRSIA: Ee, s’e kanë dert ata! Nuk e kanë për gjë! Gjersa përmbi ta Nuk ngrihemi me zë! MUZIKA: Me zë të bashkuar, Në kor, me orkestër. Të gjithë të akorduar. Ne s’kemi rrugë tjetër! LETËRSIA: Ah, sa mirë që flet Ti muzikë e jonë! Kështu po të jetë Liria s’do jetë vonë. 113
  • 114. MUZIKA: Dhe do të jetë një ditë Do të vijë patjetër! Ja, për këta dy sytë, Do ta bëjmë me vepër! TË GJITHË: Do ta bëjmë me vepër Që të gjithë sa jemi, Nga brezat e vjetër Amanet e kemi. Amanet e kemi Vendit t’i dalim zot Dhe botës do t’i themi Kështu s’jetohet dot! S’jetohet, jo, kështu! Nën zgjedhë të huaj, Prandaj edhe ju Bëni detyrën tuaj! Ju detyrën tuaj Ta bëni sa më parë, Sa s’ka nisur të vuajë Çdo gjë, të merr zjarr… Dhjetor, 1997. 114
  • 115. TREGIMI PËR BUBURRECËT DHE KARKALECËT 1. Te rrëza e maleve, Buzë detit të kaltër Ka qenë një lëndinë E bukur dhe e pastër. Bardhari, Morava, Rrjedhën ku e kanë, Danubi e Sava, Si lumenj ku janë, Kufinjtë atje i kishte Kjo lëndinë më parë. Ndër të parat ishte E veshur dhe me bar. Dhe te kjo lëndinë Që vinte si kurorë Ishte shumë i madh Numri me banorë. 115
  • 116. Në fillim të jetës, Kur ka mbirë bari Ishin buburrecët Që dritën panë së pari. Vraponin e vraponin Pas jetës, pas diellit. Natë e ditë punonin Nën atë kupë të qiellit. Ishin aq punëtorë, Ishin aq të mbarë. Me këmbë e me dorë Mbushnin plot hambarë. Ndaj dhe qenë të lumtur, Nga jugu n’veri, Në atë lëndinë të bukur Që quhej Iliri. 2. Po një ditë se ç’ngjau, Një ditë në të gdhirë: Përmes lëndinës çau Një si egërsirë. Pas i vinin varg Një hordhi e tërë Kudo rreth e qark Ia behën me sërë. 116
  • 117. Dhanë e dhanë të mbrohen Buburrecat mbarë Të mos u nënshtrohen Po t’u bënin ballë. Por më kot. Pykat U kishin hyrë në mes Të futur si thikat. Çdo gjë ishte ters. Thoshin buburrecët Pësh, pësh, gojë më gojë: Ore, këta që erdhën Janë një tjetër lloj. Do jenë lloj i lig As vendi i vet s’i mba S’mund të bëhemi mik Kurrsesi me ta. Pa shiko si janë, As qeni nuk i merr Turinjtë si i kanë Të ngjallin krrupë e mner. Thoshin dhe të tjerë Tek hynin në tokë: Si do çohet jeta Me këta mbi kokë? 117
  • 118. Karkalecë me brirë, Karkaleca djall, Shih si na kanë hyrë! Si do bëjmë,vallë? Si do rrijmë me ta, Si do rrojmë, më thuaj! Jo, më, jetë s’ka! Janë një gjak i huaj. Rri më, dhe ti, rri! Mos u bëj merak. Janë vërtetë të zinj Po s’u trembemi aspak! Jemi n’vendin tonë, Ne, ç’ke pandehur! Dhe do t’ jemi gjithmonë Të gjallë e të vdekur. Duhet ne patjetër Këtu të qëndrojmë! Nga vendi ynë i vjetër S’kemi ku të shkojmë. Hajdeni në punë Të shkojmë pa përtesë Se ka dhe spiunë Këtu midis nesh. 118
  • 119. 3. Kështu kaluan vite, Dekada, shekuj, muaj, Pa një rreze drite Nën këmbë të huaj. Rridhte poshtë lumi Si një lot i gjatë E rëndë si plumbi Erdhi dhe kjo natë. Natë e gjatë pafund Natë e zezë sterë Napa shtrirë gjithkund, Tutje, dimër verë. Thoshin buburrecat Pësh, pësh, pësh, ndër dhëmbë: Sa të mëdha kthetrat Thundrra sa e rëndë. Si do bëhet moj Me këta fqinj të zinj. Të fëlliqur soj. Askush nuk e di. 4. Dhe mblidhen buburrecat Nga të katër anët T’i shporrin karkalecat Siç bënin me të parët. 119
  • 120. Por, qe shumë vështirë. Vështirë me këtë soj. Përplot fëlliqësirë Në trup e në gojë. Në sy kishin tym, Nga goja nxirrnin flakë. Kudo në udhëtim Pinin djersë e gjak. Gjak të kuq, të pastër Gjak të ri si lumë. Siç kafshon një gjarpër Dhe nuk të lë gjurmë. Po shpesh e linin kokën Në vija, në mezhde. Me dhëmbë hanin tokën Siç hanin ndërgjegjen. Thoshin milingonat Kur fshiheshin në dhe: Tokat janë tonat! Do t’i mbrojmë ne! Ata janë të egër Siç kanë qenë gjithmonë T’i shporrim patjetër Nga shtëpia jonë! 120
  • 121. 5. Dhe nisën buburrecat Të sulen krahëpërkrahë Para karkalecat Iknin va pa va. Prapë ndalonin këmbët Kthetrat duke hapur. Atje t’i ngulnin dhëmbët Te deti i kaltër. Dhe thoshin ata Tek rrinin të shtrirë: Do të gjejmë për këta Ne një bar të mirë. Një ilaç do gjejmë, Ilaç opium Që i bën të flejnë, Që i vë në gjumë. Në duam t’arrijmë gjallë. Në duam të rrijmë qetë. Siç bëri në përrallë Ujku me tre qetë. 6. I tha ujku të parit ka: Mos rri me ta, or budalla! Tërë livadhi do t’jetë i yti, Më lejo t’i kapë për fyti! 121
  • 122. Të dytit ia bëri me sy: Gjithë livadhi të takon ty! Ma le vetëm që ta ha, Do të jeshë më i pasuri ka! Tani ujku e kish shumë lehtë, Kur i tha kaut të tretë: S’të duhet, jo, livadhi ty! Ne s’mund të rrojmë të dy aty! Dhe i hëngri pa bërë zë Të tre qetë një nga një. Një nga një e tek e tek Tamam si ujk i vërtetë. 7. Qanin buburrecat Oi, oi, oi. Na hynë karkalecat Shtëpi më shtëpi. Ecnin në lëndinë Ecnin varg e varg Bukën përmbi shpinë Mendjen tutje larg. Ecnin kokulur Mbuluar me djersë Gjer në tokë përkulur Dhe pa asnjë shpresë. 122
  • 123. Iknin prapa diellit Me plaçka, katandi. Binte shi nga qielli Oi, oi, oi. Milingonat plaka Këmbët hiqnin zvarrë. Sytë u mbetnin prapa Me lotë rrugët larë. Hapej tragë në dhe Hapej varrë n’kraharor Ndihej gjer në re Gjëma nëpër borë. E shtynin buburrecat Jetën me ngadalë Tek mbanin karkalecat Sipër si barrë. Shtynin me ngadalë Shekuj, vite, muaj, Hapte e hapte varrë Në trup këmbë e huaj. Si shushunjë turirin Futur thellë në gjak Ngadalë ngadalë e pinin Jetën si farmak. 123
  • 124. Buçisnin minaretë Dhe kambanat binin Kokën në kënetë Gjakun ua pinin. Pinin me ngadalë Pinin me pambuk Si Qime e Gjallë Futur thellë në trup. 8. Por një ditë se ç’panë në qiell! Gretha me kryqa t’thyer. Nëpër tokë, me uturimë, Vraponin, vroponin kudo të hyjnë. Thonjtë e tyre tërë të nxirrë. Më shumë se egërsirë. Rrugëve u lenin tragë. Tokës i hapnin plagë. Karkalecat nga shpina zbritën Grethave t’u zënë pritën. E u thanë gjitonëve të vet Si dhelpra kur prenë e pret: Ejani, vëllezër, t’luftojmë bashkë! Grethat t’i shporrim jashtë. Të lirë pastaj, të gjithë do jemi, Ejani, me ne, mos u trembni! 124
  • 125. Ç’na shikoni me përtim, Jemi miq, s’ka dyshim! Në fushat tona, te kjo lëndinë, Grethat mos i lëmë të hyjnë! Gjithësecili në shtëpi të vet, Dhe çdo njeri liri do të ketë. Sa t’i shporrim ata ne Do fillojmë një jetë të re. 9. Buburrecat u shikuan Gjatë gjatë e menduan Kjo thirrje që u erdhi Pikë e pesë të gjithë i derdhi. - Të mos ngutemi, i pari foli Një buburrec dhe fjalën mori, Me këtë soj e sorollop Mendjen duhet ta kemi top! - Mirë thua, tha i dyti Dhe sytë në ballë ia ngjiti. Duhet pasur kujdes me këta Sepse më të poshtër s’ka! - Ashtu është! briti i treti Dora e ngritur lart i mbeti. Fjalëve të tyre nuk u besoj. Nuk më ngrohë mua ky soj. 125
  • 126. 126
  • 127. Por një tjetër nuk duroi. Ngriti gishtin dhe kundërshtoi: S’është ashtu, janë të mirë! Pa ata e kemi vështirë! U hodh i pesti e luajti vendit Për t’i dhënë drejtim kuvendit: - Këtë mendim dhe unë e kam - Për të shkuar, me ta, jam! Si e thoni këtë fjalë Pa menduar e pa e parë! Po a shkon me ta njeri Kur janë katran, katran të zinj. - Vini re, u çua një tjetër. Prej të gjithëve qe më i vjetër. Kujdes, pas këtyre fjalëve Fshihen dhëmbët e kusarëve! S’e dini ju, shumë kohë më parë, Kur kanë ardhur për herë të parë, Prej votrave na kanë përzënë Që vetë ata, pastaj, t’i zënë. Prapa shpine këta na ranë Dhe fëmijët në djep na i vranë. S’ka, prandaj, pajtim me ta Më të ndyrë soj nuk ka! 127
  • 128. Që të gjithë, mu në sy, E shikonin me kërshëri Këtë plak, plak me mjekër. Sigurisht kish parë më tepër. - Janë t’pabesë!- shtoi plaku Dhe në kokë i hipi gjaku Disa herë i kemi provuar Por gjithmonë na kanë tradhëtuar. Prandaj mirë ta vëmë n’peshojë Ftesën e tyre, se s’është lojë! Të shikojmë më pas, më vonë, Ç’do të bëhet me luftën tonë. 10. Po nuk kishte kohë Shumë për të menduar Grethat përmbi kokë Rrinin hakërruar! Dhe nisen buburrecat Mëritë duke lënë Bashkë me karkalecat Grethat t’i përzënë Nisën dhe njëherë Se s’kishin rrugë tjetër Duke lënë mënjanë Hasmërinë e vjetër. 128
  • 129. Nisën dhe njëherë Të ngrihen në këmbë Me gjak dhe me nder Ta mbrojnë tokën mëmë. Nisën dhe njëherë Me të vetmen shpresë Se një frymë e re Do lidhej me besë. 11. Lufta ishte e madhe Lufta ishte e egër Gjaku nëpër male Derdhej si me vedër. Binin karkalecat Binin një pas një Binin dhe buburrecat Sepse ishin një. Por, ama, s’e shihnin Që në sy të tyre Ishte ngulur thika Përsëri pas shpine. Nga ky soj me lara Nga ky gjak i prishur Që në ditët e para Lufta kur kish nisur. 129
  • 130. Dhe ecnin krahëpërkrahë Në luftra, beteja, Se vinin nga gjithkah Me ide te reja. Ide pa dallim Feje, gjuhe, ngjyre, Ide për shpëtim Nga kjo hallkë mynxyre. Iknin grethat tutje Shkelnin si mbi zjarr Në ballë të kësaj lufte Buburrecat të parë. Të parë dhe me nam, Faqeëbardhë, fitues. Mijëra të vrarë ranë Mbi grethat pushtues. Gjak i njomë, i pastër, U derdh si rrëke Nën qiellin e kaltër Të lindin ditë pa re. 12. Por, një gjëmë e re Do niste përsëri Nën qiellin plot me re Nën qiellin e zi. 130
  • 131. Nën mëngë karkalecat Mbanin nga një thikë. Përmbi buburrecat Prapë të mbjellnin frikë. Dhe thonin hakërruar Tek rrinin në pritë: - Me ju, të mallkuar, Nuk rrijmë asnjë ditë! Të veni nga të doni, Të ikni sa më parë! Këtë po s’e bëni Do t’u shkojmë në zjarr! Është vendi ynë Ky, si më parë! Atje ku do hyjmë Nuk do mbijë bar! 13. U mbodhën buburrecat Rishtas radhë radhë Sepse karkalecat Prapë u ranë në qafë. - Si do bëhet tash, Flitni, si do bëhet! Që atëherë u thashë Me këta nuk luftohet! 131
  • 132. Foli ai plaku Që kish folur njëherë Kur nisën të derdhin gjakun Njëherë për përherë. Të gjithë ulën kokën. Asgjë s’pipëtinte. Sytë shponin tokën. Dikush psherëtinte. - Ju thashë, mos luftoni Me këta t’pabesë, Keq do përfundoni Si me kokë në thes. Ju thashë, mos largoni Përtej tokave tona, Pas grethave të shkoni Atje ku s’është e jona. U ngrit një i ri Buburrec me nam Fytyra e njomë e tij Ishte bërë katran: - Ndryshe i patëm fjalët Atëherë kur u nisëm Ne ato i mbajtëm Po ata i prishën. 132
  • 133. Nuk ka më të poshtër Nuk gjen më të ndyrë Askund faqe botës, Askund në hapësirë. Ja si na e ngulën Thikën përsëri Na e prenë udhën prapë me pabesi. Gjysmën e lëndinës Ata na e zhvatën Me thikën pas shpinës Prapë na prunë natën. 14. Jeta do vazhduar Jeta është e gjatë, Ndaj dhe do jetuar Qoftë dhe nëpër natë. Dhe nisën buburrecat Në gjysmën e robëruar T’i mbajnë karkalecat Përmbi shpinë rënduar. Ecnin këmbëlidhur, Ecnin barkthatë. Ah, kjo botë e prishur, Ah, kjo natë e gjatë. 133
  • 134. Ah, edhe njëherë, Ah, në na ardhtë! Por kjo ah e tyre Kushedi sa do zgjatë. 15. Shihnin buburrecat Për midis lëndinës Se si karkalecat Ia ngulnin shpinës, Hunjtë majemprehtë Hunjtë e tradhëtisë. Lart qanin retë Në kulmin e mërisë. Andej mbetej nëna Me lot e me vaj Dhe tretej e tëra Pas bijës së saj. Këtej tretej bija Me duart nga nëna. Lart, mbi të dyja, Qanin yjet, hëna. Dhe toka në thellësi Kishte një trishtim Kishte një prapësi, Kishte një mallkim. 134
  • 135. 16. Dhe e nisën jetën prapë Buburrecët nën kasapë. Ulën kokën, qafën ulën Për të pritur prapë furtunën. Sërish u derdhën nëpër ara Për të mbledhur kokrra, farëra. E t’i futin në hambarë Se do vinte prapë acar. Aty brenda, thellë në tokë, Bisedonin kokë më kokë. Bisedonin, i qanin hallet Që t'i kishin për acar. Si të ndalet kjo mynxyrë Me këtë soj të ndyrë. E të marrin frymë njëherë Dhe vera te bëhet verë. 17. Po nuk ishte lehtë të hiqet. Gruri korret kur të piqet. E ky grurë kështu, papjekur, Gjithmonë s’kishte për të mbetur. Dhe ecnin prapë me kokrrat n’shpinë Për t’i futur thellë në vrimë. Kështu me ditë, me muaj, me vite, Pritnin dimrat me ortiqe. 135
  • 136. 18. Dhe kur dilnin në pranverë Kokën ngrinin herë pas herë Tinëz, të shikojnë matanë Buburrecat e lirë si janë. Ata korrnin, shinin lëmët, Gjer këtu buçisnin këngët. Mblidhnin drithin në hambar Që një ditë t’u bëhej ar. Dhe me kazma e lopata Hiqnin ndryshkun lënë nga nata Ag e terr syhapur rrinin Karkalecat të mos u hynin. Për barot nga goja e ndanin Nën tokë të thatë e mbanin. Përkrah kazmës dhe maliheri Të ruhej erzi, të ruhej nderi. 19. Buburrecat tanë Në këtë gjysmën tjetër Në ç’vuajtje që ranë S’thuhet dot në letër Po unë do përpiqem Ta them si ka qenë: Plotësisht përputhen E vjetra me të renë. 136
  • 137. Madje më e egër Është kjo tani. Karkalecët e vjetër Pollën më të zinj. 20. E, që thoni ju, Lufta kish mbaruar. Gjaku gjer në gju Rrëke kishte shkuar. Buburrecët tanë Festonin plot hare Më në fund, thanë, Erdhi ditë e re. Hidhnin këngë e valle Për një botë të drejtë Për një botë pa halle Që do vinte shpejt. Por, nuk qe ashtu. Të drejtë askund nuk ka. Se nisin mu këtu Padrejtësitë e mëdha. Karkalecë me maska Karkalecët e rinj. Shkelin përmbi kafka Më me egërsi. 137
  • 138. Ata ndoqën gjurmën E të parëve të tyre Që kishin humbur rrugën Drejt kësaj mynxyre. Kishin bërë plane, Kishin proektuar Bub’rrecët e kësaj ane Nga vendi për t’i zbuar. 21. Dhe prapë buburrecët Në tokë hynin thellë Mallkonin karkalecët Të bërë helm e vrer: Pse kemi luftuar? Përse derdhëm gjak? Bashkë me këta t’mallkuar! Me këta tinëzakë! Kur dinim ç’kanë bërë Mbi tanët më parë! Një shekull të tërë Kanë djegur e vrarë. Vajza, plaka, pleq, Dhe nëna me barrë Dhe fëmijët në djep I kanë hedhur në zjarr! 138
  • 139. Kur dinim që pas shpine Do t’na futnin thikën Me lajka e premtime Do t’na zenin pritën. Kur dinim që kjo botë Do mbetej siç ka qenë Me arinj në tokë Në detra peshkaqenë. Përse, o, përse, U besuam shumë? Ky besim pa fre Na vuri dhe në gjumë! 22. Ishte se ç’na ishte Gjithë kjo histori Tregimin desh ta mbyllte Një bub’rrec i ri: - Ky besim i lehtë, Ky besim pa vend Të na bëjë të mprehtë Të na vë në mend. Që ne buburrecët Shumë kujdes të kemi Me k’ta karkalecët Kudo që të jemi. 139
  • 140. Më nuk do t’i mbajmë Në shpinë si më parë, Por çdo gjë ta ndajmë Me këta barbarë. Jashtë nga vatrat tona Njëherë e përjetë! Kjo tokë ka qenë e jona Dhe jona do të jetë. S’deshën karkalecët Barabar të rrojnë Me ne buburrecët, Prandaj, le të shkojnë Në dreq të mallkuar Andej nga kanë ardhë. Barbarë të tërbuar Pa asgjë të bardhë! Le t’i vëmë në thumb Sot e tutje E t’u japim plumb Në krye të një lufte. Le t’u bëhet zjarr Kjo tokë e jonë e lashtë Atë që s’u dhamë më parë T’ua japim tash! 140
  • 141. Se mjaftë na kanë vrarë! Mjaftë na kanë djegur Të ngrihemi sa më parë Të gjallë e të vdekur! Të hidhemi mbi ta Me tërë mllefin tonë! Jetë t’pëbashkët s’ka! Sot, sa s’është vonë! Janar, 1998. 141
  • 142. PËRRALLA PËR UJQIT E ZES (Adaptim nga një tregim popullor) 1. Në një fshat, më parë, Mu në fund të pllajës, Mund të kishte ngjarë Ndodhi e përrallës. Se përrallat ngjajnë Në jetën mbi tokë, Sado s’i kemi parë, Ato s’bëhen kot. Na ishte pra, njëherë, Një fshat. S’dihet cili. Merrte frymë thellë Në fund të një pylli. Punonin e punonin Njerëzit pa përtuar Mbjellnin edhe korrnin Me thonj e me duar. Vera ishte e shkurtër. Pothuaj s’kishte fare. Gjithmonë bora mbushur Rrinte përmbi male. 142
  • 143. dimrat e gjatë, Në dimrat me thëllim, Ka më shumë shtërngatë, Ka më shumë shtërngim. Se vijnë rreth e qark Ujqit ulurijnë Me dhëmbët tërë gjak Në torrishte hyjnë. Kështu kishte ndodhur Një dimër, në mes, Rreth fshatit qenë mbledhur Shumë ujqër të zes. Rreth e rreth në ara, Rreth e rreth në brigje Kishin zënë pllaja, Kishin zënë shtigje. Prisnin si të çartur Prisnin pa durim, Çdo gjë për të kapur E me dhëmbë ta shky’jnë. S’lenin as të dalë As të hyjë njeri. Asnjë gjë e gjallë, As mace as minj. 143
  • 144. 2. Fshati kishte brenda Dele, desh, çobanë, Kishte edhe qentë Që dilnin në stan. Një ditë morën vesh Se ishin t’rrethuar Nga ujqit e zes T’uritur e t’tërbuar. Dhe thanë ata të stanit: Të ngrihemi o burra! Të gjithë qentë e fshatit Të mblidhen te ura! 3. Zunë pastaj të vijnë Nga të gjithë mëhallët. Sa më parë t’arrijnë E t’i qajnë hallet. Ecnin rëndë rëndë Bardhoshat me nam. Aty, në një kënd, Mbledhur të gjithë janë. Dhe shikojnë përtej Si afrohen të tjerë, Ca këndej ca andej, Të veshur e të çjerrë. 144
  • 145. Një me bisht ndër shalë, Një me veshë të prerë, Një me këmbët zvarrë, Një me leshin stelë… Një me ngjyrë të bardhë, Një me ngjyrë të zezë, Njëri turinjlarmë Një me shpinë të verdhë. Një me mend n’shtëpi, Një s’dihet se ku, Një me plot mërzi Pse ka ardhë këtu. Një me lepur n’bark Një me dridhmë në zemër, Një i zënë në çark Për lëvdatë e emër. Po, ama, të gjithë, Erdhën. Pa dallim. Se një gjë i lidhte: Të gjenin shpëtim. 4. -O burra!-tha më plaku, T’u biem patjetër! Na kanë ardhë te pragu. S’kemi rrugë tjetër! 145
  • 146. 146
  • 147. Radhituni në vijë, Fshatit rreth e qark, T’u dalim karshi, T’i shporrim sa më larg! 5. Dhe nisën përpara, Bam baraba bam bum! Qentë lara lara, me ham e me hum!. Një me zë të lartë, Një me zë të thellë, Një me lehje të zjarrtë, Një me zë të çjerrë. Drejt e në shtigje Te ujqit e zinj, Mbi mure, mbi pirgje Ku kishin pusitë. Po ujqit, si ujqit. Nuk loznin nga vendi. Gjithë kjo e bërtitur Fare nuk i trembi. Porsa vinin pranë U zbulonin dhëmbët. Qenve më azganë Zunë t’u dridhen këmbët. 147
  • 148. Dhanë e dhanë e dhanë, Sa patën fuqi Dhe ikën e i lanë Ujqit po aty. Erdhën te lëndina Mu në mes të fshatit S’dinin këta “trima” Se ç’t’i bënin “fatit”. Kishin varur kokët Gjer poshtë, te këmbët Me turp shihnin tokën Dhe shtërngonin dhëmbët. 6. Ra heshtje e gjatë Aty në lëndinë. Asnjë kollë e thatë. Asnjë hungërimë. Mendjen gjithë e vrisnin: Si u bë kjo punë! Zunë pastaj t’bërtisnin Me bam e me bum!: -T’u biem përsëri! T’u biem sa më parë! Tutje një i ri Thosh si me të qarë. 148
  • 149. -Prit, mos u ngut! Briti një qafëlesh, Hundët pse i futë Ku nuk marrësh vesh! S’ka çka presim, jo! Mirë e thotë ai! -Pa shiko, shiko! Kush na qenka ky! -T’u biem! T’u biem! Thosh andej dhe njëri. Po, fare pak u ndie Se i humbte zëri. -Nuk ka çka të presim! As dhe një minut! Sikur të gjithë të vdesim! Kemi shpallur luftë! -T’u biem dhe një herë! Po ama, të gjithë! Thosh njeri tërë vrer Dhe duke u dridh’. -Mirë thua ti, Të nisim gjithë fshati! Po jo përsëri Si cjapi te kasapi! 149
  • 150. Dhanë e dhanë me duar, Dhanë e dhanë me këmbë, Fare pa menduar Pse kështu u bënë! -Pritni, mos shpejtoni! Tha andej një tjetër, Dhe mos harroni Se ka këtu më t’vjetër! 7. Atje në një kënd Rrinte një.Më plaku. Priste në kuvend Të fashitej gjaku. Sytë e të gjithëve Kthehen tek ai. Tërë ajo bërtitje Ra përsëri. Dhe, si bie heshtja, U ngrit ai tha: - Pasi thehet qerrja Shumë rrugë ka! Le t’i qetësojmë gjakrat Unë bashkë me ju, E t’i shohim shkaqet: Pse u bë kështu!? 150
  • 151. Besoj se të gjithë Parë e kemi mirë! Se ujqit ishin lidh’ Dhe kishin NJË NGJYRË! Kur t’bëhemi dhe ne Veç një ngjyrë të kemi, Një zemër, një mendje, Atëherë mund të themi Se mund të luftojmë Dhe mund t’u bëjmë ballë! Mund dhe t’i dëbojmë, Të mos ndihen gjallë! Kështu, po deshët Të fitojmë mbi ta, Hapni sytë e veshët! Tjetër rrugë s’ka! 8. Varën kokën qentë Hundë e buzë rënduar Një diçka përbrenda Seç i ka lënduar. Ç’qe kjo fjalë e plakut Që e tha n’kuvend? Për t’i rënë tragut Nuk do dhe shumë mend. 151
  • 152. Po të gjithë sa qenë S’mbetën pa kuptuar: Armikut deng i vjen Vetëm i bashkuar! Ç’ka ndodhur pastaj Askush s’e ka parë. Përralla prandaj Ka dhe pak të ngjarë. Por ajo flet shumë Dhe shumë don të thotë: Mos biem në gjumë As sot e as n’mot… Mars ’95. 152
  • 153. DELET, DESHËT, DEMAT DHE DERRAT (Përrallë) 1. Te një pllajë mali, Njëherë e një mot, Dele, desh e dema Dilnin në kullotë. I ngrohtë ishte dielli, I ëmbël edhe bari I kthjellët ishte qielli Në atë pllajë mali. Demat ishin vënë Të ruanin kufi E për të mos lënë Askush brenda të hyjë. Dhe deshët ngrinin kokën Andej herë pas herë E sodisnin tokën Dhe ishin syçelë. 153
  • 154. Ishin aq të lumtur Dele, desh e shqerra, Sa kjo jetë e bukur Ngjante si pranvera. 2. Por një ditë, papritmas, Mu te qafë e malit U duk një si hije Mes e përmes barit. Qengjat ngritën veshët. Dhe delet i ngritën. Sytë i hapën deshët Dhe sa nuk bërtitën! Dhe kaloi hija Tutje larg e larg Te bregu, te vija, U bë pak e qartë. I tha delja dashit: Çdo të jetë kjo? Të jetë për të mirë? S’më besohet,jo. 3. Dhe ra mbrëmja. Terri Shtriu nga çdo anë. Zemra pak u therri Por, të flenë ranë. 154
  • 155. Nesër në mëngjez Frikë s’u kishte mbetur. Ishin tërë shpresë Se hija do ish tretur. Dhe nisën përsëri Të kullosnin bar. Ishte një mrekulli Nën qiellin e larë. Nën qiellin e larë Ajri i dëlirë Dielli rrezear Shkëlqente si pasqyrë. 4. Por, ç’e do, hija Rishtas nxori kokë. Atje, te vërria, Doli , fap, mbi tokë! Erdhi fare pranë Mu përreth vije Dhe të gjithë e panë Se nuk ishte hije! Ishin ca të zinj, Bark e qafë bashkë. Dy dhëmbë në turinj Që u dilnin jashtë. 155
  • 156. Dashit i tha delja: Kush do jenë vallë? Kësi bishtturrjela, Ne kurrë s’kemi parë! Shih si bëjnë me hundë Hërr e hërr si derr! Vithet duke tund Dhe kanë të keqe erë! 5. Pritën një ditë, dy, Se do ikin,pritën. Por, për çudi, Ata jo që s’ikën, Por u kapardisën Hundë e bisht përpjetë Dhe për pak sa s’nisën Pllajën ta bëjnë shkretë. I tha delja dashit: More, ç’bëjnë këta? Po ku jane Balashët Me brirët sa një tra? 6. Prit e prit se demat Do t’u tregojnë brirët Dhe nga të gjitha anët Do t’u zinin shtigjet. 156
  • 157. Por, më kot, ata S’dukeshin gjëkund. Një trishtim i ra Pllajës majë e fund. Si duket, anembanë, Gurëve qenë shpërndarë, Për t’mos qenë pranë, Për të mos u parë. Domosdo që derrat Kishin bërë veprim Një nga një mbi demat Të vrarë e bërë tym. Tamam si n’përrallë Kur i ndau vetë Dhe i hëngri të gjallë Ujku të tre qetë. Dhe u futën derrat Si llava kur derdhet U trishtuan shqerrat U trishtuan delet. Deshët dhanë e morën Por kot, e kishin, kot. Përmbi ta u hodhën Po s’i ndalën dot. 157
  • 158. 7. Ikën delet, deshët, Ikën tutje larg, Nga thundrrat, rrebeshet, Nga duhmat në thark. I tha dashit delja: Pa shiko, shiko! Mua s’ma merr mendja. Kjo gjë nuk më ngroh! Shih si na e morën Pllajën me ngadalë, Shumë këlyshër pollën Tutje nëpër mal. 8. Ecnin pastaj lirshëm Derrat nëpër bar Feçka e turinj ngritur Me bishtin kular! Dhe sikur u mësuan Pas ca kohë me ta Ngadalë e pranuan Të zezën që u ra. Por s’kishin të ngopur Derrat barkmëdhenj Donin për ta rrjepur Pllajën tej për tej. 158