SlideShare a Scribd company logo
1 of 160
Download to read offline
Islami në Bibël
Thomas McElwain
18.07.2011
PËRMBAJTJA:
- Në lidhje me autorin
- Hyrje
1. Besimet dhe praktikat e përbashkëta
2. Zoti
3. Udhëzimi hyjnor
4. Pastërtia
5. Lutja dhe adhurimi
6. Agjërimi
7. Pelegrinazhi
8. Flijimi (kurbani)
9. Kamata
10. Martesa
11. Bibla si një libër islam
12. Letra e Jakobit
13. Një vështrim mbi porosinë
14. Konsiderata negative
15. Përfundime
Në lidhje me autorin
Thomas McElwain u lind në një familje të devotshme në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Që
nga vegjëlia u mor me temat fetare dhe kishte dëshirë të bëhej prift. Ndërmjet viteve 1968 dhe
1972, ai studioi teologji dhe histori në Seminaire du Saleve në Francë, pas të cilës i vazhdoi
studimet e tija në Universitetin Andrews në Michigan. Ndonse që në Francë konsiderohej një
rebel në çështjet teologjike, njohuritë e tija gjuhësore i sollën respekt në qarqe të ndryshme.
Në vitin 1974 hyri në Universitetin e Uppsala-s për të studiuar Gjuhë Biblike dhe Etnografi.
Doktoroi në vitin 1979 në Universitetin e Stockholmit me një punim në lidhje me traditat fetare
të indianëve amerikanë. Ka shkruar shumë libra dhe artikuj në lidhje me fenë e amerikanëve
indigjenë, Krishterimin, Judaizmin dhe Islamin.
Për shumë vite, Thomas McElwain ligjëroi në universitete të ndryshme dhe në veçanti në
Universitetin e Turku-s në Finlandë, ku ishte aktiv ndërmjet viteve 1979 dhe 1984. Në pesë
numra, ka qenë edhe redaktor i revistës “Temenos”, një revistë nordike në lëminë e religjionit
krahasimtar. Që nga viti 1982, ka qenë docent në Departamentin e Religjionit Krahasimtar në
Universitetin e Stockholmit.
Ndërmjet viteve 1985 dhe 1990, Thomas McElwain punoi si misionar baptist. Ai ishte njëri nga
delegatët votues në Aleancën Botërore të Baptistëve, në mbledhjen e saj të parë në vitin 1989 në
Zagreb, si përfaqësues i Konferencës së Përgjithshme të Baptistëve të Ditës së Shtatë në SHBA
dhe Kanada.
Duke e ndjekur principin baptist të studimit të Biblës, i cili e stimulon lirinë e mendimit dhe
hulumtimin objektiv të tekstit, ai ka arritur në disa përfundime, të cilat kanë për ta befasuar
lexuesin, pavarësisht prapavijës së tij fetare.
Hyrje
Jo vetëm Judaizmi në shumë llojet e tij, por edhe qindra sekte të krishtera thonë se besimet dhe
praktikat e tyre mbështeten tek Bibla. Nëse aq shumë fe mund të arsyetohen nëpërmjet Biblës,
pse jo edhe Islami?
Shumica e të krishterëve e pranon autoritetin e Biblës, në të cilën përmblidhen shkrimet hebraike
(Dhjata e Vjetër) dhe greke (Dhjata e re). Ka disa diskutime në lidhje me shkrimet që duhet të
përfshihen në Bibël dhe në lidhje me besueshmërinë e tyre, por në thelb, të krishterët e njohin
dhe e pranojnë Biblën. Të gjitha format e Judaizmit e pranojnë Torahun dhe shkrimet e tjera në
Tanach, të cilat e përbëjnë së bashku Dhjatën e Vjetër të Biblës së krishterë. Islami mbështetet
kryesisht tek Kur’ani por në princip e pranon edhe Biblën. Në praktikë, megjithatë, muslimanët
nuk e pranojnë Biblën duke u mbështetur në idenë se ajo ka pësuar ndryshime dhe është
ritrajtësuar për t’u përshtatur me mësimet e Krishterimit.
Ky problem na shfaqet kurdoherë që i krahasojmë besimet dhe praktikat e një feje të caktuar me
librin në të cilin mbështetet ajo. Në mënyrë të pashmangshme, ekziston një selektivizëm dhe
interpretim i caktuar por përtej kësaj, mbetemi ballë për ballë me faktin se libri hyjnor nuk është
kurrë burimi i vetëm i besimeve dhe i praktikave të një feje. Ku mund vallë të gjenden në Bibël
vitet kremtuese të krishtera, liturgjitë që mbahen dhe një sërë besimesh e praktikash të tjera?
Mjerisht, shumë prej tyre do të mbeteshin jashtë kornizave.
“Shkëputja” e librave hyjnorë nga besimet dhe praktikat më ka ardhur si ide para disa viteve kur
vërejta se si janë të ndërlidhur librat me ditën e adhurimit. Shkrimet hebraike në mënyrë të qartë
e përkrahin Sabbathin ose ditën e shtatë të javës dhe tradita judaike e vazhdon këtë praktikë me
vendosmëri. Respektimi i të dielës është një karakteristikë e Krishterimit. Megjithatë, për këtë gjë
ka shumë pak dëshmi në shkrimet greke, në të ashtuquajturën Dhjatë të Re. Përkundër kësaj,
Sabbathi përmendet shumë shpesh, madje shumë favorshëm. Më pas kërkova në Kur’an dhe
vërejta se edhe në të, ideja e Sabbathit përkrahej në pesë a gjashtë vende. Edhe lutja (namazi) e të
premtes është mjaft qartë e shprehur në Kur’an, përkundër të dielës në Dhjatën e Re, e cila mund
të dëshmohet vetëm duke i bërë ndryshime tekstit. Megjithatë, Kur’ani nuk jep ndonjë dëshmi
për ta konsideruar të premten si një ditë të veçantë duke filluar nga mbrëmja e enjte, siç bëjnë
shumë muslimanë. Me këtë, shohim se ideja Sabbathi-t (ditës së shtatë) është një tipar i
përbashkët i të tre librave. Përkundër kësaj, vërejmë se të tre librat kanë pozita të ndryshme ndaj
Sabbathit, me Judaizmin që e kremton atë të shtunën, me Krishterimin që e kremton të dielën
dhe me Islamin që e kremton të premten.
Nëpërmjet eksperimentit fillova të mendoja se si pozicionohen shkrimet e shenjta me besimet
dhe praktikat e traditave të ndryshme. Mund të ketë shumë më tepër gjëra që e përkrahin
Judaizmin në Kur’an sesa thjesht të pranuarit e idesë së Sabbathit. Dhe në anën tjetër, në Bibël
mund të ketë shumë më tepër elemente që e përkrahin Islamin. Ngase muslimanët nuk e njohin
Biblën aq mirë, ka shumë arsye për të menduar se ata mund edhe ta kenë gabim kur mendojnë se
Bibla e përkrah Krishterimin. Në përgjithësi, një pyetje mbetet pa përgjigje: si është marrëdhënia
ndërmjet besimeve dhe praktikave islame me shkrimet judaike dhe të krishtera, gjegjësisht me
Biblën?
Për herë të parë, krejt papritur erdha në përfundimin se Bibla mund të pasqyrojë tipare islame
teksa isha duke e lexuar “Fjalimin e Malit” tek Mateu 5-7. Një vështrim pak më i thellë në këtë
tekst zbulon se si Bibla mund të shprehë vlera islame edhe në nivelin strukturor. Në këtë tekst
përfshihen shumë fjali, të cilat një numër i madh të krishterësh i dinë përmendësh.
Disa sekte të krishtera, posaçërisht ato që burojnë nga Anabaptistët, duket madje se tërë
doktrinën e tyre e mbështesin në këtë tekst të vetëm. “Fjalimi Malit” është mjaft i dashur si për të
krishterët ashtu edhe për njerëzit që s’janë të krishterë dhe shumë shpesh, edhe njerëz jofetarë në
shoqëritë e krishtera i citojnë pjesët e këtij fjalimi. Thuhet madje se Gandhi, pikërisht në këtë
fjalim e mbështeste praktikën e tij të rezistencës paqësore.
Ngase është ndër tekstet më të rëndësishme të Krishterimit, nuk do të ishte pa vend që të shohim
se sa i përkrah ky tekst besimet themelore të kësaj feje. Tre besimet themelore të krishtera janë si
vijon:
Zoti është një Zot, i cili përjetësisht ekziston në tre persona: Ati Zot, Biri Zot dhe Shpirti i Shenjtë.
Jezusi, në një person të vetëm e të njejtë, është njëkohësisht e plotësisht Zoti i Gjithëfuqishëm,
një dhe i barabartë me Atin.
Shpëtimi dhe falja e mëkateve varen nga sakrifica e Jezusit gjatë vdekjes së tij në kryq.
Sa për krahasim, pesë shtyllat e praktikës islame janë: të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër veç
Zotit, namazi, zeqati, agjërimi dhe pelegrinazhi.
I gjithë Fjalimi i Malit lë të kuptohet me ngulm se ka vetëm një qenie të vetme që është Zoti, ajo
qenie që Jezusi e quan “Ati ynë”. Ngase jetojmë në një botë ku fëmija është pak shumë i lirë,
shpesh dështojmë në të kuptuarit e faktit se marrëdhënia për të cilën flitet në këtë krahasim është
një marrëdhënie dorëzimi dhe bindjeje. Zoti që përmendet në këtë fjalim është Ai, të cilit njerëzit
i detyrohen bindje dhe dorëzim. Në të nuk përmendet kurrfarë trinie. Në asnjë pjesë ndërmjet
librit të pestë dhe të shtatë tek Mateu, Jezusi as tërthorazi nuk nënkupton se ai vetë është Zoti i
Gjithëfuqishëm.
Parë nga këndvështrimi i krishter, sakrifica e Jezusit në kryq për faljen e mëkateve është zemra e
Ungjijve. Në këtë fjalim, ai vërtet përmend një kusht për faljen e mëkateve por ky kusht nuk është
vdekja e tij në kryq. Ai thotë se do të falemi ashtu siç falim (Mateu 6:15) dhe se do të gjykohemi
siç i gjykojmë të tjerët (Mateu 7:2).
Me shumë të drejtë, të krishterët e kanë ndarë në tri pjesë Fjalimin e Malit, sepse në thelb, në të
përpunohen tri tema. Besimi në ligjin dhe në profetësinë është tema e përpunuar në kapitullin e
pestë. Fakti se Dita e Gjykimit do të vijë domosdo është përpunuar në kapitullin e gjashtë. Dhe së
fundmi, në kapitullin e shtatë, paraqitet në praktikë besimi i Jezusit.
Ta shohim njëherë kapitullin e pestë. Tema e këtij kapitulli është që të ruhet autoriteti i ligjit dhe
i profetëve. Kur Jezusi i fliste turmës, ai ishte ballë për ballë me njerëz që ishin në dyshim për një
gjë të vetme: në respektonte ai ligjin ose jo. Njerëzit kishin parë mrekulli edhe më parë. Andaj
ishin të gatshëm t’i besonin Jezusit vetëm sikur ai të ishte i aftë t’u dëshmonte se i bindej ligjit
dhe se e respektonte Torahun, librin e Moisiut. Ky ishte një element jetik dhe pa të, ai nuk mund
të pranohej nga njerëzit.
Jezusi iu vu punës. Në fillim, ai e fitoi besimin e njerëzve nëpërmjet disa bekimeve. Tek Luka
6:24-26, këtyre bekimeve u shtohen edhe disa mallkime. Bekimet dhe mallkimet e mirënjohura
nga Ligji i Përtërirë (ang.Deuteromony) iu kujtuan përnjëherë turmës, e cila filloi të ndihej më e
qetë me t’u ndjerë në tokë të njohur.
Më pas, Jezusi erdhi në pikën që donte:
“Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i
shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka të kalojnë,
asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojë, para se të plotësohet gjithçka. Ai, pra, që do të
shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet
më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të
tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.” (Mateu 5:17-19)
Ja ku është! Jezusi e thotë fjalën e tij dhe nuk ka ndonjë gjuhë më të rreptë për ta shprehur këtë.
Në vijim të këtij kapitulli, ai jep shpjegime fillimisht nga Dhjetë Urdhëresat dhe më pas edhe nga
pjesë të tjera të librave të Moisiut, duke shpjeguar qartë se e përkrah ligjin.
Interpretuesit modernë mund të thonë se Jezusi megjithatë solli një ligj të ri, sepse ai e
kundërshton të mësipërmen me fjalët që i thotë paraprakisht: “Sepse në të vërtetë unë ju them...”
Por kur Jezusi thotë se zemërimi është vrasje, sigurisht se asnjë njeri me arsye të shëndoshë nuk
kupton se mund të vrasësh njerëz sa të duash, përderisa nuk je i zemëruar me ta. Dhe kur thotë
se të vështruarit me epsh është njësoj si imoraliteti, vetëm një i çmendur do të kuptonte se mund
të shkosh në shtrat me një grua dosido, përderisa nuk e vështron atë me epsh. Jezusi nuk e
zhvleftëson ligjin kur e thekson përshpirtshmërinë e tij. Kur ai e godet hipokrizinë, kjo s’do të
thotë se jep leje për të treguar mosbindje ndaj Ligjit.
Po kështu, Jezusi e përkrah edhe ligjin e shkurorëzimit dhe betimit. Mjerime të pashpjegueshme
kanë ardhur nga të krishterët që mendojnë se Jezusi e ka zhvleftësuar ligjin e shkurorëzimit kur
thotë: “Kushdo që e lë gruan e tij, e çon atë drejt imoralitetit.” Në të gjitha komentet e tija, Jezusi
e sulmon hipokrizinë, që s’është tjetër veçse ta respektosh ligjin vetëm në letër, duke patur
qëllime krejt të tjera. Në këtë rast, Jezusi e sulmon praktikën hipokrite të Lindjes së Afërt ku
njeriu martohej me një grua vetëm për t’i dhënë një formë legale prostitucionit. Në një shoqëri ku
prostitucionit nuk i jepet as kjo bazë legale, është tejet mundshme që porosia e vërtetë në këtë
rast të na shpëtojë nga vëmendja. Jezusi e konfirmon ligjin e Moisiut. Ai s’mund të vepronte
ndryshe, pa rrezikuar që ta diskreditonte veten e tij. Por ai e pranon ligjin e shkurorëzimit kur ai
të praktikohet siç është planifikuar fillimisht.
Kur vjen fjala tek betimet, interpretuesit e krishterë kanë vepruar pak më mirë. Jezusi sërish e
sulmon hipokrizinë. Tek Mateu 23:16-23, Jezusi tregon qartë se për ç’betim bën fjalë. Ai e sulmon
praktikën e mbathjes së një gënjeshtre me një betim që është formalisht i gabuar. Një shitës në
treg mund të betohet mbi tempullin. Kur një blerës i mashtruar të kthehet për t’u ankuar, shitësi
mund të thotë: “Unë u betova mbi tempullin, andaj ky betim s’është detyrues.” Jezusi e sulmon
këtë hipokrizi dhe duke e bërë këtë, e përkrah ligjin dhe e fiton besimin e dëgjuesve të tij.
T’i hedhim një vështrim të beftë kapitullit të shtatë tek Mateu. Kapitulli e “klith” temën e tij që
nga fillimi: “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin
ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët.” (Mateu 7:1-2)
Jezusi jep shumë këshilla të vlefshme se si duhet përgatitur për gjykimin që do të vijë. Ai
këshillon që njeriu të përqëndrohet tek vetja e tij dhe jo tek të tjerët. Shumë nga ne e kalojmë një
pjesë të madhe të jetëve tona duke folur e duke menduar për gabimet e të tjerëve dhe duke bërë
shumë pak për ta korigjuar vetveten. Jezusi është praktik dhe e di se si jemi ne njerëzit. Ai thotë
se duhet t’i kërkohet ndihmë Zotit. Askush nuk mund ta kalojë gjykimin pa bekimin e Zotit. Ai
thotë se kemi për t’u gjykuar sipas ligjit dhe profetëve dhe më pas, e përmbledh këtë temë në
mënyrë shumë elegante: “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju
atyre...” (Mateu 7:12)
Ai na paralajmëron që të mos e ndjekim turmën dhe të mos i bindemi në mënyrë të verbër
(Mateu 7:13-14: Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të
çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera
dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!) Ai paralajmëron që të
mos mashtrohemi nga profetët e rremë dhe jep këshilla si duhet të njihen. Ai shton më pas, se
shtirrja si një njeri fetar nuk ka për të na çuar askundi dhe se gjatë Gjykimit, do të shpëtojnë
vetëm ata që veprojnë sipas vullnetit të Zotit. (Mateu 7:21-23). Në përgjithësi, ky kapitull është në
lidhje me Ditën e Gjykimit dhe me mënyrën si duhet njeriu të përgatitet për të.
Pasi e tregon autoritetin e tij në lidhje me ligjin dhe profetët dhe para se t’i paralajmërojë në
lidhje me Ditën e Gjykimit, Jezusi bën një përmbledhje të bukur të mësimeve të tija. Kapitulli i
gjashtë tek Mateu është para se të gjithash, një përmbledhje e mësimeve të Jezu Krishtit, siç
shfaqen në Shkrimet e krishtera. Secili që dëshiron ta ndjekë fenë e Krishtit, mund t’i gjejë
shtyllat e besimit praktik pikërisht në këtë kapitull. Këto principe janë pak dhe janë të thjeshta.
Të gjitha doktrinat e krishtera mund të thjeshtësohen në disa principe të thjeshta, të cilat janë:
besimi në Trininë, besimi në sakrificën e Krishtit për faljen e mëkateve, Kisha si ndërmjetës i
bekimit dhe shpërblimi i përjetshëm. Judaizmi, në anën tjetër, mund të përmblidhet si besim në
një Zot, besim në Torahun dhe besim në besëlidhjen që Zoti bëri me popullin e Israelit. Dhe së
fundmi, Islami mund të përmblidhet në të dëshmuarit se ka një Zot, në faljen e namazeve ditore,
në dhënien e lëmoshës (zeqatit), agjërimin dhe pelegrinazhin. Atëherë, sipas burimeve të
krishtera, si e përmbledh Jezusi besimin e tij?
Kur kthehemi tek kapitulli i gjashtë i Mateut, tema e parë përpunohet nga vargu i parë deri në
vargun e katërt. Mund të habitemi se principi i parë i përmendur është dhënia e lëmoshës. Në
mënyrë shumë të goditur, Jezusi i paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg hipokrizisë gjatë
dhënies së lëmoshës.
Kur vijojmë me leximin, shohim se principi tjetër praktik shfaqet në vargjet 5-15 dhe është lutja.
Jezusi nuk na tregon si ta adhurojmë Zotin sepse të gjithë dëgjuesit e tij, falë ligjit dhe profetëve,
e dinin si bëhej kjo. Ata e dinin se Danieli gjunjëzohej në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje, i
kthyer drejt shtëpisë së Zotit (Danieli 6:10) Ata e dinin nga Psalmet e Davidit, të njohura si
“Lutjet” në gjuhën hebraike, se lutja duhej bërë në kohë të caktuara brenda ditës dhe se pastrimi
ritual duhej t’u paraprinte atyre. Nga të njejtat Psalme e dinin se lutja duhej kryer duke qëndruar
në këmbë, duke u përkulur dhe duke u gjunjëzuar. Ata e dinin se sipas Psalmeve, në lutje
përfshihej edhe ngritja e duarve dhe thirrja herë pas here “Jigdal Adonai” (I madhëruar qoftë
Zoti) ose në arabisht, “Allahu Ekber”
Ajo që Jezusi u tregoi njerëzve ishte që të qëndronin larg hipokrizisë në lutjet e tyre, të faleshin
shkurt dhe thjeshtë. Më pas, ai u dha një listë me tema të përshtatshme për lutje. E ashtuquajtura
“Lutje e Zotit” është pikërisht kjo listë. Kjo nuk është një lutje model që të përsëritet fjalë për fjale
sepse atëherë, versioni i dhënë tek Luka do të duhej të ishte i njejti. Sido që të jetë, principi i dytë
i praktikës, i përmendur tek Mateu, është lutja e shkurtër, e thjeshtë dhe pa hipokrizi.
Shtylla e tretë e besimit të Jezusit mund të gjendet tek Mateu 6:16-18. Në këtë pjesë, ai e
përmend agjërimin, sërish me paralajmërimin se duhet të qëndrohet larg hipokrizisë. Ai sërish
nuk na tregon se si duhet agjëruar. Por ne e dimë si duhet agjëruar, njësoj siç e dinin dëgjuesit e
tij. A është ky agjërimi i të krishterëve, në të cilin thjesht qëndrohet larg disa ushqimeve të
caktuara? Jo! Ky agjërim do të thotë abstenim total nga ushqimi dhe nga pijet, njësoj siç bëri
njëherë Moisiu kur ishte në mal (Eksodi 34:28). Kjo traditë vazhdoi pa ndërprerje deri tek Jezusi,
i cili edhe vetë e praktikoi sipas asaj që përcillet tek Mateu 4:1-2.
Deri në këtë pjesë, Jezusi e sulmonte hipokrizinë në fe. Por tani, ai ndalet tek një problem krejt
tjetër. Tek Mateu 6:26-34, nuk përballemi me hipokrizinë që është shkatërruesja e lëmoshës, e
lutjes dhe agjërimit. Në këtë pjesë përballemi me frikën dhe me arsyetimet. Këto të dyja janë
shkatërrueset e pelegrinazhit.
Jezusi hyn drejpëdrejt në temën e bindjes së njerëzve për të shkuar në pelegrinazh në shtëpinë e
Zotit, siç edhe duhet të bëhet sipas Shkrimeve të krishtera dhe siç urdhërohet në ligjin e Moisiut.
Arsyetimi i parë me të cilin përballet Jezusi është: Dikush mund të hyjë në shtëpinë tonë dhe të
na e vjedhë argjendin dhe arin derisa ne nuk jemi të pranishëm.” (Mateu 6:19-21). Arsyetimi
tjetër është: Ç’ka për të ngrënë e për të pirë gjatë rrugës? Dhe si kam për ta kompenzuar kohën e
humbur në punë? Unë e mbaj familjen. Duhet të blej tesha të reja për fëmijët para se të fillojë
shkolla dhe të shohim pastaj si do t’i kemi punët. Nuk mund të shkojmë në pelegrinazh sivjet.
(Mateu 6:22-34)
Në përgjithësi, kapitulli i gjashtë tek Mateu i shfaq në mënyrë të renditur katër nga principet
tradicionale të praktikës islame në bërthamën e mësimeve të Krishtit. Të mbjellë siç janë në vetë
strukturën e këtij teksti, këto fjalë na lënë të kuptojmë se mbase pjesët e tjera të Biblës mund të
kenë tipare të fshehura, të cilat mund të qartësohen vetëm nëse i shohim nga një perspektivë
islame.
Besimet dhe praktikat islame nuk mbështeten në Biblën. Ato mbështeten në Kur’anin dhe në
Traditën e Profetit. Konfrontimi ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve është zakonisht dhe
kryesisht një konfrontim ndërmjet librash. Për këtë arsye, muslimanët mendojnë se mësimet e
Biblës janë besimet dhe praktikat që i hasin tek të krishterët. Ata shumë shpesh e përdorin Biblën
për të treguar se ajo nuk e përcjell mësimin e Islamit, duke dëshmuar kështu se ajo nuk është e
vlefshme. Në është ndryshuar ose jo Bibla, siç pretendojnë komentuesit muslimanë dhe dijetarët
e krishterë, është një temë përtej spektrit të këtij libri. Por nuk ka arsye përse Biblës të mos i
qasemi nga një kënd tjetër. Konflikti i librave është kryesisht një qorrsokak. Një këndvështrim i ri
mund të zgjonte çështje të reja në mesin e traditave dhe të na ndihmonte që t’i shihnim me një sy
tjetër. A i përkrah Bibla, siç e njohim sot dhe siç është njohur në traditën e krishterë nëpër
shekuj, besimet dhe praktikat islame?
Disa muslimanë u janë drejtuar shkrimeve të krishtera në lidhje me fenë e tyre dhe shumica e
përpjekjeve të tilla kanë qenë në lidhje me Profetin e fundit. Ngase është shkruar shumë në lidhje
me këtë, unë nuk kam ndarë ndonjë kapitull të veçantë për të. Tani vetëm do të jap një
përmbledhje të disave nga argumentet që i kanë sjellë muslimanët tradicionalisht.
Problemi i shprehur këtu është pyetja në është Bibla e plotë dhe besimi i sjellë prej saj i përsosur
ose vallë, a lë ajo ndonjë derë hapur për një profet të ardhshëm. Në shumë raste, Bibla thotë se
njerëzit që i mohuan profetët dhe prijësit hyjnorë të kohës së tyre duke pretenduar se
mbështeteshin tek profetët më të hershëm, pavarësisht sa të drejtë ishin, kanë qenë humbës.A ka
ndonjë arsyetim biblik për ta mohuar idenë se kanonit mund t’i shtohet ndonjë gjë? Vargu tek
Zbulesa 22:18 është një pengesë serioze në këtë drejtim: “Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e
profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të
plagët e përshkruara në këtë libër.” (Zbulesa 22:18) Përgjigja në këtë rast është tejet e qartë. Këto
fjalë nënkuptojnë të tërë librin që ishte shkruar, gjegjësisht librin Zbulesa por nuk nënkuptojnë
se asgjë nuk mund t’i shtohet kanonit biblik në tërësi. Vetë fjalët e librit Zbulesa u pranuan si
kanonike shekuj pasi ishin shkruar. Përveç kësaj, asnjë dëshmi tjetër biblike nuk ekziston kundër
idesë së ardhjes së profetëve të tjerë.
Përkundër kësaj, ka shumë paralajmërime në lidhje me profetë të rremë dhe me mënyrat e
njohjes së tyre. “Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja
të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të
zgjedhurit.”(Mateu 24:24) Sikur vërtet të merrte fund profetësia, atëherë do të mjaftonte të
thuhej thjesht se gjithkush që pretendon se është profet pas kësaj, është gënjeshtar. Kuptimi i
kësaj është se mbetet së paku edhe një profet për të ardhur.
Ata që erdhën për ta pyetur Gjon Pagëzorin1 tregojnë se njerëzit e kohës e dinin se do të vinte një
profet tjetër dhe e prisnin atë.
Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta
pyetur: ′′Kush je ti?′′. Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ′′Unë nuk jam
Krishti′′. Atëherë ata e pyetën: ′′Kush je, pra? A je Elia?′′. Ai tha: ′′Nuk jam!′′. ′′Je ti profeti?′′.
Dhe ai përgjigjej: ′′Jo!′′. Atëherë ata i thanë: ′′Kush je ti, që t′u japim përgjigje atyre që na
dërguan? Ç′thua për veten tënde?′′. Ai u përgjigj: ′′Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:
drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia′′. Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga
farisenjtë; ata e pyetën dhe i thanë: ′′Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as
profeti?′′. (Gjoni 1:19-25)
Nga kjo mund të kuptohet qartë se tre figura priteshin: Mesia i pritur ose Krishti, Elija ose Eliasi
dhe “profeti”. Ndonse Gjon Pagëzori me modestinë e tij nuk e pranoi, Jezusi më pas do të
tregonte se në të vërtetë, Gjoni ishte Elija i pritur (Mateu 11:14). Vetë Jezusi ishte Mesia i pritur
ose Krishti. Atëherë kush ishte profeti që do të vinte? Është fakt se ai nuk na shfaqet në Bibël. Kjo
do të thotë se atë duhet kërkuar pas epokës së Jezusit.
E dimë se sipas Biblës, profetët flasin nëpërmjet frymëzimit të Shpirtit të Zotit. Atëherë mund të
gjejmë mbase informata në premtimet që kanë të bëjnë me veprimet e ardhshme të Shpirtit të
Zotit. Premtimet më gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë, gjenden tek Gjoni 14-16. Kur t’i shohim
këta kapituj do t’i vërejmë vargjet në vijim:
...por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë
dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. (Gjoni 14:26)
Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai
do të dëshmojë për mua... (Gjoni 15:26)
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk
do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta
bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; për
drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më; për gjykim, sepse princi i kësaj
bote është gjykuar. Kam edhe shumë gjëra të tjera për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i
mbani. Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të
flasë nga vetja, por do të thotë gjithë ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do
vijnë. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë. (Gjoni 16:7-14)?
Shpirti i Zotit në rrëfimet biblike vepron nëpërmjet krijesave njerëzore. Ky premtim i referohet
një profeti, i cili ka veshë e gjuhë (Gjoni 16:13). Ç’mësojmë nga ky parashikim i Jezusit në lidhje
me profetin që do të vijë pas tij? Dijetarët muslimanë kanë theksuar se fjala greke “Ngushëlluesi”
është e ngjashme me fjalën greke për “Më të lëvduarin” ose Ahmed në arabisht, që nuk është
tjetër veçse një formë e emrit Muhammed. Kjo alternativë gjendet në Ungjillin e Barnabasit dhe
në disa burime siriake.
Fillimisht, kemi para vetes një porosi me tri pjesë. Ai (Ngushëlluesi) do ta qortojë boton që nuk
do ta besojë Jezu Krishtin dhe do të sjellë një porosi të drejtë, gjegjësisht një theks të ri për t’iu
bindur urdhrave të ligjit. Ai gjithashtu do ta theksojë Ditën e Gjykimit.
Së dyti, Jezusi thekson se ka shumë gjëra për të thënë por se nuk mund t’ua tregojë ato dëgjuesve
të tij ngase ata nuk janë akoma të gatshëm për diçka të tillë. Kjo lë të kuptohet se profeti që ka për
të ardhur do t’u mësojë njerëzve disa pika të reja doktrinale dhe praktike, të cilat njerëzit e kohës
së Jezusit nuk ishin akoma të gatshëm për t’i pranuar. Me shumë gjasa, ajo që nënkuptohet me
këto është ndërrimi i drejtimit të lutjeve, transferimi i vendit të pelegrinazhit nga Jerusalemi
drejt një vendi tjetër dhe disa detaje të tjera, të cilat nuk mund të pranoheshin derisa ekzistonte
tempulli.
Së treti, profeti që do të vijë do të jetë udhëzues drejt “çdo të vërtete”. Kjo do të thotë se kur
porosia e tij të jetë përcjellur, nuk do të mbetet më nevojë për ndonjë porosi tjetër sepse shpallja
e tërë të vërtetës që dëshiron ta shpallë Zoti do të ketë përfunduar.
Së katërti, ai nuk do të flasë me fjalët e tija. Ai do të jetë i frymëzuar në fjalë. Ai do ta dëgjojë
porosinë e Zotit në formë fjalësh të përshpëritura nga një ëngjëll dhe thjesht do ta recitojë atë që
do ta dëgjojë. Ai, pra, do të jetë i ndryshëm nga disa profetë që pranonin frymëzim dhe më pas e
shkruanin atë me fjalët e tyre.
Së pesti, ai do t’i zbulojë ngjarjet e të ardhmes.
Dhe së gjashti, ai do t’i shpallë gjërat që Jezusi ua ka mësuar njerëzve.
Me kaq do të dukej se kemi mjaft informata për profetin që do të vijë, aq sa të mund ta
identifikojmë me siguri. Megjithatë, në një rast tjetër, Jezusi jep akoma më shumë informata. Tek
Mateu 7:15-20, Jezusi thotë: “Ju, pra, do t’i njihni profetët nga frytet e tyre...” Kjo përgjithësisht
pranohet si një referim ndaj veprave, duke i simbolizuar veprat e mira me fjalët “fryte të mira”
dhe të ligat me fjalët “fryte të liga”. Tek Psalmet 1:3, përshkruhet ky profet, ”i cili jep frytin e tij në
stinën e tij”. Libri Zbulesa thotë se kjo pemë ka dymbëdhjetë fryte (Zbulesa 22:2). Ka shumë gjasa
që Jezusi të nënkuptojë se ky profet i ardhshëm do të kishte dymbëdhjetë pasardhës të pastër ose
me autoritet, të cilët do të veprojnë si udhëzues hyjnorë në epokat e tyre. Për këtë mund të
sigurohemi vetëm nëse gjejmë një kanditat të njohur për profet, i cili vërtet kishte dymbëdhjetë
pasardhës ose mëkëmbës të tillë.
Përsiatja në lidhje me shtatë kriteret, menjëherë na lë të kuptojmë se shumica prej tyre janë
subjekt i interpretimeve të ndryshme. Do të ishte shumë lehtë, për shembull, që porosia
tredimensionale të përshtatej me çdo pretendent për profet. Por një kriter që është i vështirë për
shumë pretendentë për profet, është parashikimi në lidhje me metodën e shpalljes. Duhet të
gjejmë, pra, një profet, i cili dëgjoi një zë dhe e diktoi porosinë fjalë për fjale.
Joseph Smith2, për shembull, pretendonte se i pranonte porositë në tabela të arta, të cilat pastaj i
kthente në shkrim. Ndonse mund të përshtatet me kriteret e tjera, ai dështon në kriterin më
objektiv.
Ellen White3, si një shembull tjetër aktual, pretendonte se e dëgjonte zërin por kurrë nuk
pretendoi se kishte një frymëzim verbal. Ajo kurrë nuk e diktoi porosinë e ëngjëllit në ndonjë
libër. Ajo i shkroi librat e saj me fjalë që i zgjidhte vetë. Përveç kësaj, për dallim nga Joseph
Smith, ajo nuk pati dymbëdhjetë pasardhës. Dhe në të vërtetë, ajo vetë kurrë nuk pretendoi se
ishte profete e premtuar.
Të gjithë këto kritere mund të përshtaten lehtësisht edhe me rastin e Muhammedit. Por kriteri i
vetëm objektiv, ai i metodës së shpalljes, është aq qartësisht i përshtatshëm me të, sa është e
pamundur të anashkalohet. Tregimi thotë se Muhammedi ishte duke u lutur ose medituar në një
shpellë kur iu shfaq ëngjëlli Gabriel dhe ai i dëgjoi fjalët: “Me emrin e Zotit, Bamirës dhe
Mëshirues! Recito me emrin e Zotit tënd që krijoi! Që e krijoi njeriun nga një gjak i mpiksur.
Recito! Sepse Zoti yt është më bujari...(Kur’an 96:1-3)
Tema e profecive biblike dhe ndërlidhja e tyre me Muhammedin është përpunuar gjerësisht nga
Ahmed Deedat, Abdul-Ehad Davud dhe shumë të tjerë. Unë këtu kam përmendur vetëm pak
gjëra prej tyre dhe pjesën më të madhe nuk e kam përfshirë në libër. Vetëm do t’i shtoja një gjë
elaborimit të mrekullueshëm që Ahmed Deedat i bënë vargut 18:18 tek Ligji i Përtërirë, i cili
thotë: “unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij
fjalët e mia, dhe ai do t′u thotë atyre të gjitha ato që unë do t′i urdhëroj...” Të krishterët shumë
shpesh thonë se kjo i referohet Jezusit. Por ideja e ngjashmërisë ndërmjet Moisiut dhe Jezusit
nuk është e fortë, për vetë faktin se të krishterët thonë se Jezusi ishte Zot, ndërkohë që nuk i
mveshin një status të tillë Moisiut. Nëse Jezusi është vërtet Zot, ai pa dyshim nuk është si Moisiu
dhe rrjedhimisht, vargjet nuk mund të vlejnë për të. E nëse ai nuk është Zot, atëherë e gjithë
doktrina e krishterë bie në ujë.
Historia e Muhammedit është tragjike. Pas vdekjes së tij, shumë muslimanë ndoqën Kalifë të
padrejtë dhe jofetarë. Kalifët e mëvonshëm e ndryshuan fenë që të përshtatej me shijen e tyre dhe
ky fenomen njihet si nga orientalistët ashtu edhe nga muslimanët. Familja e të bijës së Profetit u
përndoq, u helmua dhe u vra nga ana e të ashtuquajturit Shtet Musliman. Është vërtet mrekulli
se si dituria e njëmbëdhjetë pasardhësve të të bijës së Muhammedit kanë arritur deri tek ne. Këta
njerëz të pastër, modestë dhe të përndjekur mund fare lehtë të krahasohen me dymbëdhjetë
frytet e pemës së mirë që Jezusi e përmend tek kapitulli i shtatë tek Mateu.
Ngase jemi duke e hulumtuar Biblën si shkrimin tradicional dhe historik të Krishterimit, unë e
kam zgjedhur Versionin e Mbretit James (King James Version) në anglisht, tekstin masoretik
hebraik dhe tekstet nga Dhjata e Re Greke, prej të cilëve është përkthyer ai. Botimet e këtij të
fundit, që i kam përdorur unë, janë Dhjata e Re, teksti grek që gjendet nën tekstin anglisht të
versionit të autorizuar të vitit 1611, nga Shoqëria Trinitariane Biblike në Londër dhe Biblia
Hebraica, Johanne Leusden, Everardo Van Der Hooght, Judah D’Allemand, Londër 1822.
Gjithashtu i jam referuar edhe tesktit greko-bizantin në edicionin e Moskës, 1841.
Metoda e përdorur në këtë libër do të jetë hulumtimi i gjithë Biblës në kërkim të besimeve dhe
praktikave të ndryshme islame. Metoda kritika do të jetë relevante aq sa të jetë e nevojshme për
t’i identifikuar besimet dhe praktikat biblike në një kontekst që shfaq ngjashmëri ose ekuivalencë
me kontekstet islame. Metoda është rigoroze dhe shkencore dhe çështjet të cilave u qaset janë
shumë ndryshe nga ato që rëndom përpunohen nga dijetarët. Këtu nuk është qëllimi që të
gjendet teksti origjinal ose burimor. Kjo do të dilte jashtë qëllimit. Interesi ynë është që të gjejmë
se në ç’nivel Bibla, e cila ka ardhur deri në ditën tona nëpërmjet traditës së krishterë, reflekton
aspekte jo të krishtera por islamike. Një studim i tillë lehtësohet edhe më nga rastësia fatlume se
tekstet e Krishterimit dhe të Islamit e ndajnë një trashëgimi të përbashkët gjeografike dhe deri
diku, edhe kulturore.
Hulumtimi i tekstit biblik do të përbëhet fillmisht nga gjetja e ekuivalenteve lingusitike për
tiparet islamike. Së dyti dhe si një metodë përkrahëse dytësore, do të gjenden ekuivalenca
konceptuale. S’do mend se metodës së dytë i mungon objektiviteti i të parës por nuk kam dyshim
se do të jetë një metodë frytdhënëse, sepse na mundëson që për secilën temë të mund të gjejmë
tekste që mund të jenë relevante por që, parë nga këndvështrimi pastër linguistik, mund të
anashkalohen. Megjithatë, qasja linguistike është përdor si metodë primare, në mënyrë që të
mund të ruhet objektivitetit i tekstit.
Ngase qasja islame kundrejt teksteve të shkruara bën një dallim të qartë ndërmjet shkrimeve që
përcillen drejpërdrejt nga Zoti (dmth. Kur’ani) dhe shkrimeve të përcjellura nga qeniet njerëzore,
këto dallime i kam shprehur edhe gjatë përdorimit të teksteve biblike. Tekstet që konsiderohet
citime të fjalës së drejpërdrejtë të Zotit do të shënohen me një yll (*). Çuditërisht, ky dallim
thelbësor shumë shpesh është shpërfillur nga lexuesit hebrenj dhe të krishterë.
Judaizmi dhe Krishterimi kanë të përbashkëta shumë besime dhe praktika, disa prej të cilave
konsiderohen fundamentale në Islam. Në mesin e këtyre besimeve të përbashkëta është besimi
në profetët që sjellin Shkrime të Shenjta dhe besimi në ëngjëjt e në Shkrimet e Shenjta në
përgjithësi. Këto elemente fundamentale janë përmendur shumë herë në Bibël dhe për to do të
japim një shpjegim të shpejtë në kapitullin e parë. Ka edhe disa aspekte të tjera që janë të
përbashkëta për të trija fetë por që kanë karakteristika dalluese në secilën prej tyre. Do të jetë në
interes të studimit tonë që të përqëndrohemi në këto tipare dalluese, që të mund të kuptojmë se
çfarë saktësisht përshkruhet në tekstet biblike.
Një studim i këtij lloji, për shkak se është i pari i llojit të tij dhe për shkak të kufizimeve kohore
dhe hapësinore, mund të jetë vetëm i pjesshëm. Nuk mund t’i përpunojmë në hollësi të gjithë
tekstet që kanë të bëjnë me një temë të caktuar dhe as që mund t’i përmendim të gjithë. Shumë
pyetje do të mbeten të hapura për hulumtime të mëtejme sepse unë do të përpiqem t’i prek vetë
temat më të rëndësishme. Shpresoj se lexuesi do të konsiderojë me zgjuarësi në i përkrah vërtet
Bibla mësimet islame ose jo.
Mënyra më e mirë për t’i përcaktuar besimet dhe praktikat islame do të ishte që t’u referohemi
teksteve autoritative në lidhje me Islamin. Si një burim themelor e kam marrë fillimisht veprën
“Përshkrim i shkurtër i mësimeve islame” (Islamic Teachings in Brief) nga Ajetollah Sejjid
Muhammed Husejn Tabatabai, botuar nga Botimet Ensarijan në Kum të Republikës Islamike të
Iranit dhe përkthyer nga Muzhgan Xhalali. Si burim të dytë, e kam marrë shënimin hyrës të
tefsirit “Kur’ani i Shenjtë” nga përkthyesi Sejjid Mir Ahmed Ali, botuar nga “Tahrike Tarsile
Kur’an” në New York, 1988.
Çështjet specifike që i kam identifikuar si përfaqësuese të Islamit dhe të tipareve dalluese
islamike kundrejt traditave të tjera, janë konceptet mbi Zotin, udhëzimin hyjnor, pastërtinë,
lutjen, agjërimin, pelegrinazhin, sakrificën, poligaminë dhe konkubinazhin. Të gjitha këto tema
janë përmendur në hyrjen e veprës “Kur’ani i Shenjtë” nga Sejjid Mir Ahmed Ali, përveç
poligamisë dhe konkubinazhit (Ali, fq.69 dhe 104). Këto dy tema ai i përpunon me shënime të
shkurta (Ali, fq. 139 dhe 140). Në anën tjetër, të gjitha këto tema përpunohen me hollësi tek
vepra e Tabatabaiut.
1: (shënim i përkthyesit) Profeti Jahja sipas traditës islame
2: (shënim i përkthyesit) Joseph Smith (1805-1844) ishte një udhëheqës fetar amerikan, themelues i lëvizjes Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme
(Latter Day Saints), i cili konsiderohet profet nga ndjekësit e tij.
3: (shënim i përkthyesit) Ellen White (1827-1915) është themeluese e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë (Seventh Day Adventist Church), e cila
përcillte se kishte patur vizione, të cilat u pranuan si dhunti biblike të profetësisë nga pjesëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje.
1. Besimet dhe praktikat e përbashkëta
Doktrinat kryesore të Islamit dihen mirë: besimi në Zotin, në ëngjëjt, në librat e Zotit, në profetët
dhe në Ditën e Gjykimit. Këto janë ndër kriteret e para, nëpërmjet të cilave dijetarët muslimanë e
vlerësojnë se sa besimdrejtë është një lëvizje e caktuar. Koncepti i Zotit është një temë e
koklavitur, të cilën do ta shpjegojmë me pak më tepër hollësi në kapitullin e dytë. Në lidhje me
ëngjëjt mund të ketë disa dallime teologjike në hollësi dhe në gjërat që përcillen por besimi është
i përbashkët për Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Ndonse muslimanët pranojnë disa profetë
të panjohur për Judaizmin dhe për Krishterimin, duke përfshirë edhe vetë Muhammedin, besimi
themelor në profetët është një tipar i përbashkët i të trija feve. Ndonse ka disa mosmarrëveshje se
cilat libra janë shpallja e vërtetë e Zotit, jo vetëm që besimi në kanonin e shkruar është një tipar i
përbashkët i të trija feve por që të trija besojnë së paku në Torahun ose Librin e Moisiut. Ka
gjithashtu detaje që dallojnë në lidhje me Ditën e Gjykimit por edhe ky besim është një tipar i
përbashkët i Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Tani, pra, do t’i përmendim shkurt katër
shtyllat e besimit në ëngjëjt, në profetët, në librat dhe në gjykimin. Këto tipare, jo vetëm që janë
të përbashkëta për të trija fetë, por konsiderohen fundamentale në Islam. Këto janë tiparet e feve,
të cilat nuk janë vetëm pjesë e besimeve dhe e praktikave por edhe principe të përmendura në
vetë kanonet. Në vijim do të përmend disa tekste biblike, për të treguar se këto katër besime janë
shprehur në Bibël:
Zanafilla 28:12: “Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte
qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të.” Njohuria në lidhje me ekzistencën e
ëngjëjve kthehet deri tek fillimi. Ëngjëjt përmenden madje edhe në tregimin e Adamit dhe Evës
(Zanafilla 3:24). Ky varg e përmend rolin e ëngëjve në komunikacionin ndërmjet Zotit dhe
njerëzimit.
Psalmet 68:17: “Qerret e Perëndisë janë njëzet mijë, madje mijëra e mijëra ëngjëj, Zoti është
midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.” Roli i ëngjëjve si bartës të universit është
shprehur në këtë Psalm. Kjo ide mund të gjendet edhe tek profetët dhe është bërë një tipar i
përbashkët i përvojës vizionare biblike.
Psalmet 91:11: “Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.” Roli i
ëngëjve kundrejt njeriut është një rol i mbrojtjes hyjnore. Prania e padukshme e ëngjëjve nuk e ka
aq shumë si funksion mbrojtjen e njeriut nga rreziqet (siç kërkon kundërshtuesi i Jezusit tek
Mateu 4:6) por mbrojtje nga rënia në mëkat. Rruga në të cilën mbahemi është një rrugë e
ngushtë dhe e drejtë.
Psalmet 103:20: “Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai,
duke iu bindur zërit të fjalës së tij.” Roli i ëngjëjve nuk është vetëm përcjellja e urdhrave të Zotit
por gjithashtu edhe lëvdimi dhe adhurimi i Tij. Gjunjëzimi i përhershëm i disa ëngjëjve është
përshkruar grafikisht tek Zbulesa 5:11.
Psalmet 104:20: “I bën ëngjëjt shpirtra dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.” Kureshtja njerëzore
në lidhje me burimin e krijimit të ëngjëjve shuhet në këtë mënyrë nga Bibla. Njësoj siç janë
krijuar njerëzit nga shpirti dhe dheu (Zanafilla 2:7), ëngjëjt janë krijuar nga shpirti dhe zjarri.
Mateu 13:49: “Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t`i ndajnë të
mbrapshtit nga të drejtët” Roli i ëngjëjve në Ditën e Gjykimit është një rol aktiv në ndarjen e të
drejtëve nga të padrejtët.
Mateu 18:10: “Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e
tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.” Ky paralajmërim u drejtohet
atyre që i shkelin të dobëtit, duke i konsideruar të brishtë ngase nuk kanë fuqi. Në të vërtetë,
klithma e të shtypurit thuhet se i përcillet sakaq Zotit nga ëngjëjt. Qëllimi i Biblës është që këtë ta
konsiderojmë në marrëdhëniet tona me të tjerët.
Mateu 26:53: “A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t`i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë
se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?” Profetët kanë një qasje të menjëhershme drejt dymbëdhjet
legjioneve me ëngjëj. Është për t’u habitur se si profetët kanë treguar aq shumë mëshirë gjatë
trajtimit të atyre që jo vetëm se e mohonin porosinë e tyre por edhe i shkelnin ato.
1 e Korinitasve 11:10: “Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi
kryet.” Njerëzit turpërohen nga veprimet e tyre të kryera para njerëzve të tjerë që mund t’i shohin
në çast. Por Bibla na mëson se duhet të turpërohemi akoma më shumë kur të jemi vetëm sepse në
këto rrethana, ne jemi akoma të dukshëm për ëngjëjt.
Hebrenjve 1:14: “A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të
mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?” Ëngjëjt janë shpirtra të dërguar për ta kryer
vullnetin e Zotit.
Zbulesa 1:1: “Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t`u treguar shërbëtorëve të tij gjërat
që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij,
shërbëtorit të vet Gjon.” Porositë u sillen profetëve nëpërmjet ëngjëjve.
Roli qendror i ëngjëjve në besimet islame ka të bëjë pikërisht me shpalljen e Shkrimit të Shenjtë
profetëve. Por edhe Bibla pasqyron besimin islam se ëngëjt janë esencialisht të ndryshëm nga
njeriut dhe kanë një krijim tjetër. Ideja islame e të qenit i turpshëm në prani të ëngjëjve dhe të
qëndruarit larg të ligës në këtë mënyrë, është njëherit edhe një ide biblike. Akti i gjunjëzimit (ose
i sexhdes) së ëngjëjve është gjithashtu një koncept edhe biblik edhe islamik. Ideja biblike se
ëngjëjt janë mbajtës së qerres së Zotit është shumë e ngjashme me idenë islame se ëngjëjt janë
mbajtës të fronit ose “arshit” të Zotit. Në përgjithësi, pra, vargjet biblike që flasin për ëngjëjt janë
mjaft brenda kornizave islame të besimit.
Ëngjëjt ua sjellin shpalljen hyjnore disa njerëzve të caktuar, të cilët quhen profetë. Besimi në
profetësinë është një besim themelor në Judaizëm, në Krishterim dhe në Islam. Ky princip është
përmendur shumë herë në Bibël:
“Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë
tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji" (Ligji i Përtërirë
29:29)
A mund ta kryejmë atë që na urdhëron Zoti është një pyetje e gabuar. Praktikisht, çdo tregim
brenda Biblës është një shpjegim i faktit se Zoti u thotë njerëzve të bëjnë disa gjëra dhe i mban
ata përgjegjës sikur të mos i bëjnë ato. Kjo nuk është për ta mohuar gërshetimin e mitit dhe
historisë, simbolit dhe poezisë brenda Biblës por për të shprehur një fakt shumë të thjeshtë. Zoti i
mbajti përgjegjës Ademin dhe Evën ngase hëngrën nga pema e diturisë në lidhje me të mirën dhe
të keqen. Çfarëdo që të jetë thellësia metaforike ose mësimi shpirtëror i këtij tregimi, ajo që
nënkupton ai shumë qartë është se ata të dy u mbajtën përgjegjës për veprimet e tyre.
Sërish, kur Zoti i kërkoi Noas të ndërtonte një anije, gjë që është përtej aftësive të shumë prej
nesh, Ai priste që Noa ta ndërtonte atë dhe e mbante atë përgjegjës për këtë gjë. Kur Zoti i
urdhëroi Abrahamit të shkonte, Ai priste që Abrahami ta kryente këtë urdhër. Ky është njëri nga
nga faktet më të qarta dhe të pakundërshtueshme të Biblës: urdhri i Zotit. Qenia njerëzore ose i
bindet urdhrit ose tregon mosbindje dhe më pas, ai ose i gëzon ose i vuan pasojat e kësaj.
Pyetja e vërtetë nuk është në mundemi t’i kryejmë urdhrat e Zotit por si mundemi t’i kryejmë ato.
Vargu i sipërpërmendur nga Ligji i Përtërirë na e jep hapin e parë se si mund “t’i zbatojmë në
praktikë të tërë fjalët e këtij ligji.” Përveç rastit specifik të dhjetë urdhëresave, e gjithë shpallja ka
ardhur nëpërmjet një profeti. Gjithçka tjetër është shpallur që ne të dimë se ç’duhet bërë. Nuk
mund t’i bindemi Zotit përderisa nuk e dimë ç’na kërkon Ai. Ky është qëllimi i shpallje së
profetëve.
Edhe për këtë princip ka shumë dëshmi biblike. Në vijim do t’i japim disa nga referencat më të
rëndësishme në Bibël, për të treguar se Zoti i përdor profetët e tij për t’ia dërguar njerëzimit
shpalljen e tij verbale.
2 i Mbretërve 17:13: “Megjithatë Zoti e kishte paralajmëruar Izraelin dhe Judën me anë të të
gjithë profetëve dhe të shikuesve, duke thënë: "Kthehuni prapa nga rrugët tuaja të këqija dhe
respektoni urdhërimet dhe statutet e mia, sipas tërë ligjit që u caktova etërve tuaj dhe që ju
dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve".
2 i Kronikave 20:20: “Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas;
ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: "Dëgjomëni, o Judë, dhe ju
banorë të Jeruzalemit! Besoni në Perëndin Zotin tuaj që të rregulloheni dhe besojini profetët e tij
që të përparoni!”
2 i Kronikave 24:19: “Zoti u dërgoi atyre profetë për t`i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan
kundër tyre, por ata nuk deshën t`i dëgjojnë.”
Nehemia 9:26: “Megjithatë ata u treguan të pabindur, u rebeluan kundër teje, e hodhën ligjin
tënd prapa krahëve, vranë profetët e tu që u bënin thirrje të riktheheshin te ti dhe kryen gjëra
blasfeme.”
Jeremia 7:25: “Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam
dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.”
Jeremia 29:19*: “sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia", thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me
anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar",
thotë Zoti.”
Jeremia 35:15* : “Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi,
profetët, duke ju thënë: "Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet
tuaja dhe mos u shkoni pas perëndive të tjera që t`u shërbeni; atëherë do të banoni në vendin që
ju dhashë juve dhe etërve tuaj". Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.”
Danieli 9:10: “dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij,
që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.”
Osea 12:10*: “U fola profetëve, kam shtuar vegimet dhe me anë të profetëve kam përdorur
krahasime.”
Amosi 3:7: “Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij,
profetëve.”
Zakaria 1:4-5* : “Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke
thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja
të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje", thotë Zoti. Etërit tuaj ku janë?
Po profetët a rrojnë vallë përjetë?”
Zakaria 7:12: “E bënë zemrën e tyre si diamanti, për të mos dëgjuar ligjin dhe fjalët që Zoti i
ushtrive u dërgonte atyre me anë të Frymës së tij, me anë të profetëve të së kaluarës. Kështu u
krijua një indinjatë e madhe te Zoti i ushtrive.”
Mateu 5:17: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për
t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.”
Veprat e Apostujve 3:21-23: “...të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të
gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë,
që nga fillimi i botës. Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju
një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t`ju thotë! Dhe do
të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit"
Jakobi 5:10: “O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër
të Zotit”
1 e Pjetrit 1:10: “Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan hirin për ju.”
Është e qartë se feja e Biblës është një fe që mbështetet në shpalljen e bërë profetëve. Bibla
gjithashtu thotë qartë se cilët profetë janë të vërtetë dhe cilët të gënjeshtërt. Porosia e profetëve
është që vëmendja të përqëndrohet tek urdhrat e Zotit dhe qëllimi i tyre është që të na tregojnë se
ç’duhet bërë për t’iu bindur Zotit. Profet i vërtetë është ai që:
vepron sipas urdhrave të Zotit
është në pajtim me profetët e mëhershëm
i fton njerëzit që t’i rikthehen bindjes ndaj Zotit.
Shembulli dhe porosia e profetëve mund t’i arrinte gjeneratat vijuese vetëm nëse ato e shkruanin
ose e diktonin shpalljen në një formë të shkruar. Besimi në librat e shenjtë, pra, është një zgjatje e
drejtpërdrejtë dhe logjike e besimit në shpalljen hyjnore nëpërmjet profetëve.
Në zinxhirin e shpalljes nga Zoti tek ëngjëjt dhe pastaj tek profeti, ka edhe një vazhdimësi nga
profeti tek Shkrimi i Shenjtë, që nuk është tjetër veçse shkrimi i profetëve, i cili i përmban fjalët e
shpalljes që u jepen atyre. Shkrimeve të tilla u referohet shumë shpesh Bibla. Disa shembuj të
kësaj po i japim në vijim:
Mateu 22:40: “Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët” Dy urdhërimet për të cilët
flitet këtu janë shpallja e njeshmërisë së Zotit tek Ligji i Përtërirë 6:4-5 dhe urdhri që gjendet tek
Levitiku 19:18 për t’i trajtuar të drejtat e të tjerëve njësoj siç do t’i trajtonim të drejtat tona.
Shpallja e Zotit, pra, merret me përgjegjësitë e njeriut kundrejt Zotit, kundrejt të tjerëve dhe
kundrejt vetvetes. Ligji dhe profetët, në tërësinë e tyre, merren me këto tri çështje.
Luka 24:44: “Pastaj u tha atyre: ``Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të
përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në
psalmet” Në kohën e Jezusit, tre kategori të shkrimeve të shenjta profetike njiheshin: ligji i
Moisiut (Torahu), shkrimet e profetëve të tjerë dhe Psalmet.
2 e Timoteut 3:16: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim,
bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi...” Tre kategoritë e shkrimeve që janë përmendur më
sipër tek Luka 24:44 janë përshkruar këtu në mënyrën si duhet të përdoren. Fillimisht ato mund
të përdoren për të kuptuar se çfarë përcjellin si mësim ose doktrinë të vërtetë. Ky është përdorimi
që ne ua kemi bërë në këtë vepër. Fillimisht jemi përpjekur t’i gjejmë mësimet e tyre në lidhje me
Zotin për shembull. Por shkrimet mund të përdoren edhe për qortim të veprave të gabuara, për
korigjim të mendimeve tona dhe për udhëzim për virtytshmëri, gjegjësish për të mësuar çfarë
duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë atë. Një shembull i udhëzimit në lidhje me virtytshmërinë
është që të hulumtohet teksti i Biblës për të gjetur se ç’thotë Bibla për mënyrën, në të cilën njeriu
duhet të lutet.
2 e Pjetrit 1:20-21: “duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i
interpretimeve të veçanta. Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e
shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë”
Zbulesa 1:3: “Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që
janë shkruar në të, sepse koha është afër.” Këtu ka një bekim të trefishtë për marrëdhënien e
njerëzve me shkrimet e profetëve. Ka një bekim për ata që i lexojnë ose i recitojnë fjalët e
shkrimeve të tyre, një bekim për ata që e dëgjojnë recitimin e librit të shenjtë dhe më në fund, një
bekim për ata që e bëjnë atë që libri i shenjtë u kërkon ta bëjnë.
Shpallja e vullnetit të Zotit nëpërmjet një ëngjëlli që i flet profetit, i cili më në fund e shkruan ose
e dikton porosinë e tij do të kishte shumë pak dobi sikur qenia njerëzore të mos mbahej
përgjegjëse për marrëdhënien kundrejt shpalljes së Zotit. Kjo është pika përfundimtare e të
përbashkëtave ndërmjet Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Nuk ka asgjë më të qartë në Bibël se
fakti që Zoti do t’u kërkoj llogari të gjitha krijesave. Ai u kërkoi llogari Adamit dhe Evës, Ai i
kërkoi llogari Kainit për vrasjen e të vëllait, Ai u kërkoi llogari njerëzve të epokës së Noas dhe
atyre të Sodomit dhe Gomorrës. Ai u kërkoi llogari israelitëve për adhurimin e perëndive të tjera,
për mohimin e profetëve dhe për shpërfilljen e shembullit të atyre që ishin dërguar për t’i
udhëzuar ata. Njëshmëria e Zotit, profetët dhe udhëzuesit hyjnorë janë tre kritere të mëdha të
gjykimit.
Bibla është e mbushur me referenca shumë të qarta të Ditës së Gjykimit:
Hebrenjve 9:27: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më
pas vjen gjyqi...”
Ligji i përtërirë 32:41*: “kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të
hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.”
Psalmet 9:7-8: “Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. Ai do ta gjykojë
botën me drejtësi, do t`i gjykojë popujt me paanësi”
Predikuesi 11:9: “Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate;
ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra
Perëndia do të të thërrasë në gjyq.”
Predikuesi 12:13-14: “Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe
respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut“ Ky tekst flet për dy pika në përgatitjen
për Ditën e Gjykimit: 1) të njihet Zoti i vetëm dhe 2) të ndiqen urdhrat e Tij.
Mateu 12:36: “Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë
që kanë thënë.” Asnjë profet i Biblës nuk flet aq shumë për Ditën e Gjykimit sa Jezu Krishti. Ky
tekst është vetëm njëri nga shumë shembuj.
Hebrenjve 6:2: “nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe
të gjyqit të përjetshëm.” Autori i kësaj letre bën të qartë se Ditës së Gjykimit i paraprijnë tre hapa
parapërgatitorë: 1) mënyrat e pastrimit ritual, 2) shtrëngim i duarve ose betimi bër besnikëri të
zgjedhurve hyjnorë dhe 3) ringjallja nga të vdekurit. Që të tre këto veprime janë fryte të bekimit
hyjnor, e para nëpërmjet profetëve, e dyta nëpërmjet udhëheqësve hyjnorë dhe e treta nëpërmjet
ëngjëjve.
2 e Pjetrit 2:9: “Zoti di t`i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t`i ruajë të padrejtët që të
ndëshkohen ditën e gjyqit.” Ky rresht lë të kuptohet se Dita e Gjykimit është një ndodhi
kataklizmike. Ajo nuk është vetëm një metaforë për përgjegjësinë njerëzore dhe nënkupton një
fund të vërtetë për botën siç e dimë ne dhe fillim të një bote tjetër. Dhe ajo përfshin një zjarr të
vërtetë.
Zbulesa 14:7: “dhe thoshte me zë të madh: ``Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e
gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave.”
Në këtë varg e kemi përmbledhjen e asaj që quhet “ungjilli i përjetshëm” në vargun paraprak tek
Zbulesa 14:6. Me një fjali, ky varg e tregon gjithë atë që e kemi zbuluar deri në këtë pikë. Ky varg
e përfshin në vete njohjen e një Zoti të vërtetë, i cili i krijoi të gjitha gjërat dhe i cili është sundues
i të gjithave. Në këtë varg përfshihen edhe tri gjëra që duhen bërë në marrëdhënien tonë me këtë
Zot:
t’i druhemi Atij, gjegjësisht t’i druhemi të vepruarit kundër urdhrave të Tij
ta lëvdojmë Atë, gjegjësisht të jetojmë në një mënyrë që si krijesa që jemi, ta madhërojmë
Krijuesin tonë
ta adhurojmë atë në mënyrën e përpiktë siç jemi urdhëruar në Bibël për këtë gjë.
Dhe së fundmi, ky tekst vë theks mbi aspektin përfundimtar të ungjillit, gjegjësisht mbi faktin se
duhet të jetojmë duke e patur parasysh Ditën e Gjykimit, e cila është gjithnjë pranë neve.
Ndonse ky tekst përfundimtar është tek Dhjata e Re dhe rrjedhimisht, nuk është pjesë e kanonit
judaik, principet që i përmend janë të përbashkëta për të trija fetë me libra hyjnorë. Përgjegjësia
e njeriut, e cila e arrin kulmin në Ditën e Gjykimit kur të gjithë të sillen për të dhënë llogari, është
një princip themelor në tërësinë e porosisë biblike.
Besimi në ëngjëjt, profetët, librat e shenjtë dhe në Ditën e Gjykimit janë themelet e Islamit. Këto
janë besimet, të cilat muslimanët në princip, në mos në detaje, i ndajnë me çifutët dhe të
krishterët. Për më tepër, nga pikëpamja e këtij studimi, kemi parë se këto katër besim janë
përshkruar shumë herë në Bibël, nga një këndvështrim, i cili është jashtëzakonisht i
përshtatshëm me besimin islam.
Në kapitullin vijues do t’i hedhim një vështrim pak më të kujdesshëm principit të parë të
doktrinës islame: besimit në Zotin.
2. Zoti
Mir Ahmet Ali (fq.76 dhe 79) prezanton një koncept islamik të Zotit, të cilin e shpreh me tetë
cilësi pohuese metafizike dhe tetë cilësi mohuese. Cilësitë pohuese janë Kadir (i Gjithëfuqishmi),
Aalim (i Gjithëdijshmi), Mudrik (i Gjithëkuptueshmi), Hai (i Gjalli), Murid (i Pavaruri në
veprime dhe në vullnet), Mutekellim (Krijuesi i të folurit) dhe Sadik (i Sinqerti). Në anën tjetër,
cilësitë mohuese janë: Murekkeb (përbërje), Mekan (pozita), Hulul (inkarnacion, mishërim),
Marji (dukshmëri), Ehtijaxh (nevojë), Shirket (barazia me diçka), Mahaile hauadis ose Tagha’ijjar
(ndryshim) dhe Sifat-i Zaid (shtim i cilësive).
Cilësitë mohuese janë ato që nuk mund t’i mveshen Zotit. Cilësia e fundit mohuese, shtimi i
cilësive, e ndalon perceptimin e atributeve pohuese si të ishin të ndara nga esenca e Zotit. Dhe së
fundmi, sipas Mir Ahmet Aliut, Zoti është një qenie konsistente dhe jo arbitrare, cilësia kryesore
e të cilës është drejtësia. Ajo që duhet të kuptohet nga pikëpamja e krishterë është se Zoti në
Islam nuk kuptohet nëpërmjet personave ose numrave por si një qenie që nuk mund të definohet.
Ja përse doktrina e Trinisë dhe e hyjnisë së Jezusit mohohen rreptësisht nga muslimanët.
Fjalët e para të Biblës janë: “Në fillim Zoti...” Tema e parë dhe qendrore e Biblës është Zoti.
Besimet dhe praktikat e përfshira në këtë temë, pra, janë fundamentale. Pa u qartësuar kjo
çështje, është e kotë të flitet për besimet dhe praktikat e tjera. Fatmirësisht, Bibla është e qartë
dhe e vendosur në këtë temë. Gjëja më e rëndësishmja është ajo që është shprehur më qartë.
Është gjithashtu e vërtetë se ekzistojnë besime dhe praktika të lidhura me Zotin, të cilat nuk
ekzistonin në kohën kur autorët e Biblës e shkruanin atë. Atëherë nuk duhet të na befasojë se
këto çështje nuk janë përpunuar fare në Bibël. Gjatë pjesës më të madhe të Biblës, pyetja është në
duhet të adhurohet vetëm Zoti i Biblës ose a lejohet vallë të adhurohen kohë pas kohe edhe
perëndi të tjera.
Bibla thotë shumë qartë se vetëm Zoti i Biblës duhet të adhurohet dhe asnjë perëndi tjetër. Njëra
nga mënyrat si mund të arrihet tek ky rezultat i dëshiruar është nëpërmjet afirmimit se Zoti është
një ose duke besuar se ka vetëm një Zot: Zoti i Biblës.
Teksti me pretendimin më të madh për autoritet hyjnor në Bibël janë Dhjetë Urdhëresat. Përcillet
se ato janë fjalët që vetë Zoti ia tha një numri të madh njerëzish, kryesisht pasardhës të Jakobit,
ndonse kishte edhe njerëz të popujve të tjerë. Urdhëresa e parë, siç jepet tek Ligji i Përtërirë 20:1-
3, thotë:
Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga
vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.”
Kuptimi i fjalëve është tejet radikal. Fjalia nuk flet për ndonë hierarki të Zotit të Biblës, si kryezoti
i një panteoni me shumë perëndi të tjera nën Të. Në këto fjali përballemi me një folës të vetëm.
Porosia e Tij është se nuk ka për të pranuar kurrfarë marrëdhënieje ndërmjet njeriut dhe ndonjë
perëndie tjetër.
Urdhri i dytë, i dhënë në vargjet 4-6 tek Eksodi, tregon saktësisht se ç’është e papranueshme dhe
ç’është e nevojshme. Nuk pranohet të bëhet imazhi i ndonjë gjëje, të cilës njeriu do t’i gjunjëzohet
ose do t’i shërbejë sepse Zoti është xheloz, gjegjësisht, ai nuk pranon perëndi të tjera përveç Tij.
Ajo që është e nevojshme është që të duhet Zoti dhe të ndiqen urdhrat e Tij.
Deri tani kemi shpjeguar nëpërmjet teksteve më autoritative të Biblës se sipas saj, njerëzit duhet
ta njohin Zotin e Biblës si Zotin e vetëm, duke qëndruar larg krijimit të imazheve, mendore ose
ndryshe, të ndonjë perëndie, para të cilës njeriu gjunjëzohet ose të cilës i shërben. Njeriu duhet ta
dojë Zotin dhe ta bëjë atë që Zoti i urdhëron. Ka shumë tekste që e përkrahin këtë princip të parë
themelor dhe disa po i përcjellim në vijim. Ato që përcillen si fjalë të drejtpërdrejta të Zotit janë
shënuar me një yll (*).
Ligji i Përtërirë 4:35: “Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi
dhe që nuk ka asnjë tjetër veç Tij.” Këto fjalë që përcillet se janë të Moisiut, thonë qartë katër
gjëra: 1) Diçka është shpallur, 2) Kjo shpallje nuk është një çështje mendimi ose besimi por një
çështje diturie dhe ta mohosh atë do të thotë të jesh i paditur 3) Pika e parë e kësaj shpalljeje
është se ajo qenie që njihet si JHVH (Jahveh) është Zoti. 4) Pika e dytë e shpalljes është se vetëm
Ai është Zot.
Ligji i Përtërirë 6:4-5: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra,
Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.” Ndoshta një
përkthim më i saktë do të ishte “Zoti është Gjykuesi ynë, Zoti është një i vetëm.” Disa komentues
dëshpërimthi janë përpjekur të tregojnë se fjala “një (i vetëm)” në të vërtetë nënkupton një grup
që përbëhet prej më shumë se një tërësie. Fjala “ahad” në origjinalin hebraik të tekstit nënkupton
vërtet një tërësi. Njësoj si fjala angleze “one” (një), ajo shumë rrallë përdoret për t’iu referuar një
uniteti të disa pjesëve përbërëse por edhe kur të ndodhë kjo, mund të kuptohet lehtësisht nga
konteksti. Por në këtë rast, fjalia vijuese tregon qartë se nuk mund të ketë vend për ndarje të
dashurisë sonë për Zotin. Ajo duhet t’i drejtohet tërësisht Zotit të vetëm të vërtetë.
Ligji i Përtërirë 32:39*: “Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje.”
Kjo fjali është një pjesë e rendësishmë e Torahut ose Librit të Moisiut, sepse përcillet si fjala e
drejpërdrejtë e vetë Zotit. Ai këtu thotë qartë se përnga natyra e realitetit dhe përnga definicioni,
e jo thjesht për shkak të një xhelozie hyjnore, nuk ka dhe nuk mund të ketë të barabartë me Zotin.
Vetëm Ai është Zoti i Gjithëfuqishëm.
Nehemia 9:6: “Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejtë, qiejtë e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun
dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra
dhe ushtria e qiejve të adhuron.“ Fjala arkaike angleze “thou” (shqip: ti) në përkthimin anglisht
(tek King James Bible) është në njëjës. Përkundër fjalës “you” (që përdoret në anglishten e sotme
dhe që mund të përkthehet edhe si “ti” edhe si “ju”), ajo mund t’i referohet vetëm një personi dhe
kurrë nuk u referohet tre personave përnjëherë. Andaj kjo fjalë është një pasqyrim i saktë i tekstit
origjinal në hebraisht. Fjala “vetëm” tregon se vetëm një qenie e Zotit është e përfshirë. Fjalia e
fundit në këtë varg tregon qartë se koncepti biblik është koncepti i një Zoti universal dhe jo
thjesht i një perëndie fisnore të hebrenjve, i cili garon me perënditë e fiseve të tjera.
Psalmet 86:10: “Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia“ Madhështia e Zotit
dhe karakteri i mrekullueshëm i veprimeve të Tija janë dhënë këtu si argumente se vetëm Ai
është Zot. Kjo është një përpjekje për të treguar se njëshmëria e Zotit është e qartë në realitetin
që e perceptojmë dhe është përfundimi i vetëm logjik që mund të arrihet. Ky varg merr një pozitë
të ndryshme nga vargu që përmendëm më sipër. Tashmë nuk jemi të kufizuar që njëshmërinë e
Zotit ta konsiderojmë si dituri të shpallur. Përkundrazi, këtu tregohet se ajo është një produkt i
arsyes dhe i një deduktimi logjik nga hulumtimi sistematik i fenomeneve të vëzhgueshme.
Isaia 43:10*: “Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me
qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje
asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër” Ky tekst pretendon një
autoritet edhe më të lartë se ai që përmendëm më sipër, sepse përcillet si fjala e vetë Zotit. Në
këtë tekst mohohet ideja se forma mund të jetë e vlefshme për Zotin. Njëshmëria e Zotit
nënkupton mohimin e “tjetërshmërisë” (ku “tjetër” nënkupton një minimum prej dy gjërash).
Mohimi i “tjetërshmërisë” nënkupton se nuk ka standard krahasimi. Forma kërkon hapësirë për
të krahasuar dhe kërkon një kënd të perceptueshëm. E gjithë kjo nuk vlen për Zotin sepse Zoti
nuk mund të kufizohet brenda një forme.
Njëshmëria e Zotit në këtë tekst thuhet se ka tre themele njohëse: diturinë, besimin dhe të
kuptuarit. Dituria mund t’i referohet diturisë së shpallur, siç kemi përmendur edhe më sipër
tashmë. Të kuptuarit mund të aplikohet në rastin e procesit logjik që përmendëm tek Psalmet
86:10. Dhe së fundmi, një themel i tretë njohës përmendet: besimi. Këto tre themele ndoshta i
referohen përparimit të njëpasnjëshëm të individit nga shpallja drejt besimit. Në anën tjetër, ka
gjasa që t’u referohet edhe aspekteve të ndryshme të njohjes tek një individ i caktuar, në mënyrë
që të trija të gjenden në të njejtën kohë. Së fundmi, është e mundur që këto tre themele të
kuptohen si lloje të ndryshme të njohjes tek individë të ndryshëm.
Isaia 44:6-8*: Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari
dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta
deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t`u njoftojnë
gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam
shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një
Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.”
Edhe ky është një tekst që ka një pretendim të fortë për autoritet hyjnor. Shprehja hyrëse është
përdorur si apozicion, pra të gjithë cilësimet flasin për të njejtin personazh, i cili është
 Zoti (JHVH)
 Mbreti i Izraelit
 Çliruesi i Izraelit
 Zoti i ushtrive
Këto nuk janë referenca për më shumë se një individ. Kjo jo vetëm që kuptohet nga vetë shprehje
por edhe nga ajo që vjen më pas, ku veta e parë njëjës “unë” është përdorur. Kjo përmbledhje
fjalish në lidhje me njëshmërinë e Zotit përkrahet edhe nga një humor hyjnor. Mund të ngjajë që
qeniet njerëzore të jenë aq të zgjuara sa të keni dijeni për disa zotëra. Por Zoti i vërtetë i qiejve
dhe i tokës nuk di tjetër si vetja.
Isaia 45:5, 21-22*: “Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam
rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje…Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen
edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të
gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një
Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje. Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës.
Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër”
Edhe ky tekst i fundit tek Isaia përcillet si fjala e vetë Zotit. Këtu, afirmimi i njëshmërisë së Zotit
është dëshmi e përjetësisë, gjithëdijësisë, drejtësisë dhe veprimtarisë shpëtimtare të Tij.
Mund të mos jetë edhe aq e qartë se si këto cilësi mund të deduktohen nga njëshmëria e Zotit.
Por fillimisht, njëshmëria e Zotit nënkupton përjetësi. Nëse ekziston një kohë që s’e kontrollon
Zoti, ajo kohë është një “Tjetër” që nuk është Zoti. Por kjo është logjikisht dhe tekstualisht e
papranueshme. Andaj, njëshmëria e Zotit nënkupton domosdo edhe përjetësinë e Tij.
Në po këtë mënyrë, një lëmi diturie që është jashtë sferës së diturisë së Zotit nënkupton se ka një
Njohës dhe një të njohur që është jashtë kornizave të Zotit, pra është një “Tjetër”. Andaj,
njëshmëria e Zotit nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm.
Drejtësia perfekte dhe e paanshme kërkon së paku qasje tek çdo lloj diturie që ka të bëjë me
rastin në fjalë. Qasje drejt një diturie të tillë mund të ketë vetëm një Zot i gjithëdijshëm. Andaj
njëshëmëria e Zotit nënkupton edhe një drejtësi të përsosur.
Shpëtimi është një përfundim logjik që deduktohet nga cilësia e drejtësisë. Ta quash Zotin
shpëtimtar nënkupton thjesht veprim në kohë dhe në hapësirë, Por jo domosdoshmërisht një
kufizim brenda kohës dhe hapësirës. Si e tillë, kjo nuk nënkupton se Zoti mund të mishërohet ose
të marrë një formë të caktuar.
Deri në këtë pikë u morrëm kryesisht me tekste nga ajo që njihet si Dhjata e Vjetër. Ndonse të
krishterët shpesh i drejtohen Dhjatës së Vjetër për t’i argumentuar besimet e tyre, kurdoherë që
të përballen me tekste që bien ndesh me doktrinat e krishtera, ata theksojnë se Dhjata e Vjetër
është zhvleftësuar, është varur në kryq dhe është tejkaluar nga Ungjilli. Por ç’thotë vërtet Ungjilli
për njëshmërinë e Zotit?
Mateu 19:17: Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi:
Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet”? Këtu Jezusi e mohon idenë
se ai është Perëndia. Argumenti i tij është se mirësia absolute i takon vetëm Zotit. Duke e mohuar
këtë cilësi në kuptimin absolut, ai e mohon edhe hyjësinë.
Marku 10:18: Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të
vetmi, domethënë Perëndisë.”
Marku 12:29: Dhe Jezusi u përgjigj: Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti,
Perëndia ynë, është i vetmi Zot" ?Jezusi e konfirmon njëshmërinë e Zotit si një qenie e vetme dhe
e konsideron këtë si themelin më të rëndësishëm të fesë, si urdhëresën e parë. Andaj do të ishte e
arsyeshme të mendonim se pikërisht kjo është porosia e parë dhe më jetike e Ungjillit të Krishtit.
Pyetësi (shih vargun paraprak, Mateu 12:28) nuk e detyroi Jezusin që t’i referohej këtij teksti dhe
i dha atij liri të plotë që ta zgjidhte atë që konsideronte çështje primare dhe më të rëndësishme.
Fakti se Krishti e zgjodhi pikërisht këtë tekst është një argument i pakundërshtueshëm. Rëndësia
e kësaj të vërtetë nuk ishte humbur as tek pyetësi: ?Atëherë skribi i tha: ``Mirë, Mësues. The,
sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij (Mateu 12:32)
Është mjaft për t’u habitur se shumë të krishterë i konsiderojnë letrat e Palit si më autoritative
edhe se vetë Ungjijtë. Njëshmëria e Zotit nuk është një doktrinë që mund të ndryshojë nga njëra
shpallje në tjetrën. Nëse shkrimet e hershme e përkrahin atë, edhe shkrimet e mëvonshme duhet
ta përkrahin domosdo. Në të kundërt, mund të diskreditohen vetvetiu. Megjithatë, edhe Pali
është një mbrojtës i njëshmërisë së Zotit:
1 e Korintasve: “për ne s`ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të...”
Galatasve 3:20: “Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është
një...”
Efesianëve 4:4-6: “Është një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e
vetme të thirrjes suaj. Është një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm. Një Perëndi i
vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.”
1 e Timoteut 2:5: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë
dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”
Nga këto tekste kuptojmë se Pali, siç edhe do të pritej nga besimi i tij biblik, e njeh njëshmërinë
absolute të Zotit. Shprehjet e tija nuk lënë hapësirë për kurrfarë trinie. Ndonse në Dhjatën e Re,
Jezusi flet në mënyra që krishterët i përdorin si argumente të hyjësisë së tij, në secilin rast bëhet
fjalë për cilësi të cilat atij i jepen nga Zoti. Çfarëdo që të jenë këto cilësi dhe sado të mëdha
qofshin, në çdo rast Jezusi mbetet pranues i këtyre cilësive. Por Zoti nuk është pranues. Apostulli
Pal na tregon qartë se ç’është Jezusi: një njeri. Sipas shkrimeve të krishtera, ai është pa dyshim
një njeri i madh dhe i lavdishëm, një njeri i dërguar nga Zoti, një njeri pa mëkate, një njeri i
lartësuar në të djathtë të Zotit, një njeri të cilit i është dhënë autoriteti i qiejve e i tokës dhe një
njeri, i cili e meriton bindjen dhe besnikërinë absolute. Por ai mbetet një njeri dhe jo Zot.
Tek 1 e Timoteut 2:5, Pali na tregon se s’ka veçse një Zot dhe se ndërmjetësi mes Zotit dhe
njerëzimit është Jezu Krishti, i cili ishte njeri. Ky Jezu Krisht, pra, në këtë fjali është një entitet i
ndarë nga Zoti i vetëm, të cilit i referohet Pali. Për më tepër, e dimë nga libri Numrat 23:19 se
Zoti nuk është njeri.1 Silogjizma, pra, është e qartë:
 Zoti nuk është njeri
 Jezusi është njeri
 Domethënë, Jezusi nuk është Zot
Disa komentues kanë thënë se Jakobi dhe Pali bien në kundërthënie në gjëra themelore. Çfarëdo
që të jenë kundërthëniet mes tyre, që të dy pajtohen me njëshmërinë e Zotit. Tek Jakobi 2:19
thuhet: “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën…”
Për të përmbledhur, mund të themi se një pjesë e madhe e Biblës i shërben konfirmimit të të
vërtetës se Zoti ëshë një, unik, i pakrahaseshëm dhe pa një të barabartë.
1: Numrat 23:19: Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të
pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
Një Zot i Drejtë
Logjikisht, kur thua se Zoti është një, kjo do të thotë se Ai është i paanshëm. Kur flasim, pra, për
Zotin, duhet t’i shpërfillim pjesët sepse në rastin e Zotit nuk ekzistojnë pjesë, nuk ka dy anë të një
tregimi. Ja përse gjithë ç’ka për të thënë Bibla në lidhje me Zotin, mund të deduktohet nga një
shprehje e Biblës: ...një Perëndi i Drejtë...(Isaia 45:21)
Nehemia 9:33: “Megjithatë ti ke qenë i drejtë në të gjitha gjërat që na kanë ndodhur, sepse ti ke
vepruar me besnikëri, ndërsa ne kemi vepruar me pabesi.” Në këtë lutje, Nehemia e njeh
drejtësinë e Zotit edhe në kohët më të vështira. Ka një tendencë në mesin e disave që të thonë se
Zoti është edhe burimi i të mirës edhe i të ligës. Por principi i drejtësisë bie ndesh me këtë.
Ndonse është e mundur të shpjegohet filozofikisht kjo gjë, një sipërmarrje e tillë do të shkonte
përtej tekstit biblik. Përgjigja e Biblës ndaj kësaj pyetjeje është që të thotë se ne “nuk mund ta
arrijmë atë..”
Jobi 37:23: “Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia,
nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.” Këtu është mbase shprehja më e plotë e
drejtësisë së Zotit në Bibël. Drejtësia është vendosur në kontekstin e fuqisë dhe të gjykimit të
Zotit. Bashkëveprimi i këtyre dy gjërave mund të perceptohet mbase nga këndvështrimi njerëzore
si një vuajtje. Këtu paralajmërohemi se një perceptim i tillë është i gabuar dhe se duhet të kemi
kujdes para se t’i mveshim Zotit një gjë, që të mos përfundojmë duke e gjykuar vetë Zotin.
Psalmet 89:14: “Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë
përpara fytyrës sate.” Sërish edhe këtu, gjykimi dhe sundimi janë ndërlidhur me drejtësinë. Ky
varg lë të kuptojmë, megjithatë, se mirësia dhe e vërteta janë gjithashtu jetike në përbërjen e
drejtësisë, të tillë siç ajo kuptohet në punët njerëzore.
Është e qartë se disa gjëra mund të thuhen në lidhje me Zotin, ngase janë të përshtatshme me
logjikën e njëshmërisë dhe drejtësisë së Tij. Cilësitë e fuqisë, gjykimit, mëshirës (ose mirësisë)
dhe të vërtetës janë përmendur tashmë. Por Bibla u referohet edhe gjërave të tjera që mund të
thuhen në lidhje me Zotin, në veçanti nga pikëpamja njerëzore.
Numrat 22:28: “Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: "Çfarë të kam bërë që më
rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?". Është e çuditshme se si interpretuesit e krishterë e
shpërfillin cilësinë fundamentale të Zotit, që është krijimi i fjalës (të folurit).
Ligji i Përtërirë 32:4: “Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij
ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.” Shkëmbi
është termi konkret, i cili i referohet Zotit si streha e përsosur. Në këtë tekst ky epitet mbështetet
në faktin se “vepra e tij është e përsosur”, gjegjësisht e plotë dhe e pavarur nga gjërat e tjera.
Thuhet se kjo është e mundur ngase çdo mënyrë veprimi e Tija është vetë gjykimi i Tij,
domethënë gjithçka që bën Ai, e bën duke u mbështetur në gjykimin e Tij, i cili ështëi pavarur nga
gjërat e tjera. Andaj nuk ka asgjë që mund ta zvogëlojë kapacitetin e Zotit për të qenë strehë.
Rezultati i një pavarësie të tillë është se Zoti është përsosmërisht i drejtë, sepse nuk ka ndonjë
nevojë ose ndonjë faktor që mund ta detyrojë Atë të devijojë nga gjykimi i Tij i përsosur.
Ligji i përtërirë 33:27: Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen
krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!" Këtu
përjetësia nuk nënkupton një kohë të pafundme por faktin se Zoti nuk është fare i kufizuar në
hapësirë e në kohë. Sipas tregimit të krijimit tek Zanafilla 1, Zoti e krijoi hapësirën dhe kohën.
Sundimi i Zotit mbi hapësirën dhe kohën mundësojnë që Ai të jetë streha e përsosur nga të gjithë
rreziqet që ekzistojnë brenda kohës dhe hapësirës.
1 e Kronikave: “Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka
që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran
mbi gjithçka. Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca
dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t`u dhënë forcë të gjithëve.“
Jobi 36:26: “Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i
panjohshëm.”
Psalmet 90:2: “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën,
madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.” Zoti jo vetëm që është i përjetshëm por edhe i
përjetshëm në një mënyrë unike. Ai është i Vetmi që nuk kufizohet brenda kohës e hapësirës. Ai
jo vetëm që krijoi çdo gjë, por edhe është Zot në mënyrë të pavarur nga të gjitha gjërat. Ai nuk ka
nevojë për diçka që ta vendosë hyjësinë e Tij duke u krahasuar me një gjë tjetër. Ai është i mirë pa
të ligën, e cila relativisht e definon të mirën. Ai është Krijues edhe kur nuk ka një krijim për ta
dëshmuar krijuesinë e Tij. Ai është, pa patur nevojë për ndonjë “mosqenie” që ta vërtetojë
ekzistencën e Tij.
Psalmet 93:2: “Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.”
Isaia 40:28: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të
tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.“ Zinxhiri logjik këtu
është: përjetësia, sundimi, krijuesia, gjithëfuqishmëria dhe gjithëdijësia. Përjetësia ose të qenit i
lirë nga kufijtë e kohës dhe të hapësirës nënkupton vetvetiu sundimin. Sundimi nënkupton
aftësinë për të krijuar. Krijimi nënkupton fuqi totale mbi të krijuarën dhe një njohje të përsosur
të saj.
Isaia 57:15*: “Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të
cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i
penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të
penduarve.” Madhështia e Zotit përmendet këtu para përjetësisë së tij, duke treguar se nuk bëhet
fjalë për një madhështi relative por absolute. Zoti nuk mund të krahasohet me ndonjë gjë tjetër.
Në anën tjetër të përjetësisë vjen edhe cilësia e shenjtërisë. Shenjtëria, pra, ndarja ose tjetërsia,
gjithashtu nuk mund të konsiderohet relative, sepse absolutizmi i cilësive të Zotit është
përmendur tashmë në fillim të vargut. Gjysma e fundit e vargut e shpreh “hyrjen” e Zotit në botën
njerëzore. Ndarja e tërësishme e Zotit do të mund të nënkuptonte se bota njerëzore s’mund të
ketë lidhje me botën e hyjnisë. Por ky deduktim logjik duhet të mohohet, sepse do të ishte një
kufi i vendosur Zotit. Si një Sundues i Madhërishëm, i përjetshëm dhe i shenjtë (ose i ndarë nga
gjithçka), Zoti mund të vendosë që të merret edhe me botën njerëzore por s’mund të kufizohet
brenda saj. Intervenimi i Zotit në botën e krijuar, pra, është përherë një intervenim hyjnor, i cili
është sundues dhe i pavarur. Andaj, një intervenim i tillë nuk nënkupton assesi mundësinë e
mishërimit (inkarnacionit) të Zotit, e cila nga vetë definicion është një nënshtrim dhe varësi, një
kufizim brenda kohës dhe hapësirës.
Jeremia 10:6: “Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh
në fuqi.” Termi “i madh” është përdorur këtu në kuptimin absolut. Teksti thotë se nuk ka ndonjë
gjë që mund të krahasohet me Zotin. Asnjë standard matjeje nuk mund të vlejë për Të. Andaj nuk
ka të barabartë ose përbërës e pjesë të tjera bashkë me Zotin.
Jeremia 10:10: “Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i
përjetshëm...” Të qenit Zot i vërtetë nënkupton se Zoti është përherë i gjallë dhe përherë sundues.
Si i tillë, ideja se vdekja mund t’i mveshet Zotit është e papranueshme dhe e pavlefshme.
Habakuku 1:12: “A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im?”
Luka 19:40: “Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Unë po ju them se nëse këta do të heshtnin,
gurët do të bërtisnin” Këtu Jezusi e shpreh një cilësi të Zotit, gjegjësisht krijimin e të folurit.
Romakëve 16:26: “...sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme..”
1 e Timoteut 1:17: “Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të
ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve...” Brenda një fjalie të vetme, Pali i shpreh cilësitë
e sovranitetit, përjetësisë, pavdekshmërisë, padukshmërisë dhe gjithëdijshmërisë së Zotit.
Jakobi 1:17: “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga
Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” Ky tekst tregon se Zoti është i
pandryshueshëm dhe nënkupton në të njejtën kohë se nuk ka përbërës ose të barabartë të Zotit
dhe as cilësi që mund t’i shtohen.
Tekstet e mësipërme janë vetëm shembuj të qindra vargjeve të tjera në Bibël, ku shprehen cilësitë
hyjnore. Këto cilësi mund të konfirmohen edhe pa e thyer urdhëresën “Nuk do të bësh skulpturë
ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje...” sepse këto cilësi janë të shprehura brenda vetë Biblës. Duke u
mbështetur në këto tekste, mund të themi se Zoti është i përjetshëm, i gjithëfuqishëm, i
gjithëdijshëm, përjetësisht i gjallë, i pavarur në vullnetin dhe në veprat e Tija, krijues i të folurit
dhe i drejtë. Mund lehtësisht të konfirmojmë se Zoti nuk është një përbërje, nuk është në
hapësirë, nuk mishërohet, nuk ka të barabartë, nuk është i dukshëm ose i ndryshueshëm dhe as
nuk ka cilësi që mund t’i hiqen, t’i shtohen ose t’i ndahen. Të gjitha këto gjëra janë logjikisht të
deduktueshme nga njëshmëria dhe nga drejtësia e Tij. Deri në këtë pikë, mendoj se kemi arritur
mjaft larg në shpjegimin e besimit biblik në lidhje me Zotin. E përfundoj këtë pjesë duke theksuar
se ekziston një pjesë e madhe e Biblës, e cila tregon se Zoti është i drejtë.
Atëherë, ungjillin e përjetshëm mund ta përmbledhim në disa pika:
Zoti është një dhe nuk ka zot tjetër veç Tij
Zoti i vetëm i vërtetë është esencialisht i drejtë dhe të gjitha veprimet dhe cilësitë e tija janë të
përshtatshme me drejtësinë e Tij të përsosur.
Kemi shpjeguar se Bibla e prezanton Zotin si të drejtë. Megjithatë, problemi i drejtësisë është
shumë më i koklavitur se kaq. Dilema metafizike është që të gjendet pajtim ndërmjet sundimit
absolut të Zotit dhe faktit se Zoti i Shkrimit të Shenjtë dhe Shpalljes, në mënyrë shumë të qartë e
fton njeriun që të japë llogari për veprimet e tija. Nëse Zoti është vërtetë sundues absolut, a nuk
do të thotë kjo se gjithçka përcaktohet nga vullneti i Tij? Dhe nëse të gjitha gjërat përcaktohen
nga vullneti i Zotit, atëherë si mund Zoti t’u kërkojë llogari njerëzve për gjërat që i bëjnë? Si në
Bibël ashtu edhe në Kur’an. ka tekste që duken sikur e konfirmojnë sundimin absolut të Zotit ose
determinizmin dhe në anën tjetër, ka vargje që e mbrojnë idenë e vullnetit të lirë të njeriut dhe të
llogarisë së tij. Nëse teksti i sjellë si dëshmi nuk na mjafton për ta vendosur çështjen e
njëshmërisë ose trinisë së Zotit, aq më pak mund të ndihmojë në shtjellimin e një çështjeje të tillë
të koklavitur.
Debati ndërmjet Pelagiusit dhe Augustinit dhe ndërmjet predestinimit dhe Arminianizmit në
Krishterim, ka një ekuivalent edhe në botën muslimane. Teologjia sunnite zakonisht e thekson
sundimin e Zotit dhe në përgjithësi ekziston një mahnitje para urdhrit hyjnor, e cila nga
pikëpamja njerëzore, buron nga karakteri i tij arbitrar. Përkundër kësaj, teologjia shiite është
përpjekur të gjejë një pikë të mesme ndërmjet sundimit të Zotit dhe vullnetit të lirë. Në një
përshkrim të shkurtër të kësaj pike të mesit, mund të thuhet se vetë veprimi përbëhet nga shumë
aspekte, prej të cilëve të gjithë janë të krijuar nga Zoti sundues. I gjithë konfiguracioni mbetet
nën sundimin e Zotit, por njëri nga shumë faktorët që jep kontribut në krijimin e veprimit është
edhe vullneti i lirë i njeriut.
Pika e mesit ndërmjet determinizmit dhe vullnetit të lirë nuk është një metodë për të gjetur
pajtim ndërmjet burimeve që janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Ajo është një përpjekje për
t’u marrë me çështjet metafizike të përfshira në vuajtjen dhe në përgjegjësinë njerëzore.
Megjithatë, unë kam zgjedhur një burim nga shkrimet e shenjta për ta shpjeguar problemin. Tek
2 e Samuelit 24:1, ekziston një tekst, i cili është përdorur nga Ahmed Deedat për të dëshmuar se
Bibla është ndryshuar. Deedat arrin në këtë përfundim duke e krahasuar këtë pjesë me tekstin
tek 1 e Kronikave 21:1. Teksti është si vijon:
Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh
numërimin e Izraelit dhe të Judës...(2 e Samuelit 24:1)
“Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.”
(1 e Kronikave 21:1)
Konflikti ndërmjet dy teksteve është në lidhje me atë se kush e bëri Davidin ta numëronte
Izraelin, Zoti ose Satanai. Zgjidhja sipërfaqësore e krishtere duket e pamjaftueshme në këtë rast.
Sipas saj, përemri “ai” tek 2 e Samuelit 24:1 nënkupton jo emrin që përmendet në fjali (dmth.
Zotin) por një emër tjetër të papërmendur (Satanain). Zgjidhja më e natyrshme do të ishte që të
pranohej se njëri tekst thotë se Zoti e nxiti Davidin, kurse tjetri thotë se Satanai.
Një shpjegim i ndërmjetëm mes determinizmit dhe vullnetit të lirë, do të ishte si vijon. Kjo
ndodhi ka disa aspekte që japin kontribut në realizimin e saj, në mesin e të cilave janë sundimi
hyjnor, veprimi i Satanait dhe ushtrimi i zgjedhjes ose i vullnetit të lirë nga ana e Davidit.
Pikërisht kombinimi i këtyre aspekteve, bashkë me faktorë të tjerë, e krijojnë ndodhinë. Njëri
aspekt, pra sundimi hyjnor, përmendet tek 2 e Samuelit 24:1. Aspekti tjetër, nxitja e Satanait,
përmendet tek 1 e Kronikave 21:1. Por që të dy versionet e mbajnë Davidin përgjegjës.
Ngase të tre aspektet janë të pranishëm në tekst, interpretimi më i mirë do të ishte ai që i
përfshin që të tre. Ideja e Ahmed Deedat se konflikti ndërmjet sundimit hyjnor dhe veprimit
satanik në Bibël është një dëshmi e ndryshimit të bërë në tekst, jo vetëm që është e dobët në
aspektin shkencor, por mund të përdoret edhe kundër vetë Kur’anit, mos dhashtë Zoti.
Si përfundim, duhet të themi se Bibla tregon qartë se Zoti është i drejtë. Se si drejtësia e Zotit
përshtatet me veprimin e sundimit hyjnor dhe të vullnetit njerëzor, është një temë që kërkon
diskutime metafizike. Por sidoqoftë, rruga e mesit ndërmjet determinizmit dhe vullnetit të lirë na
ofron një metodë për të gjetur pajtim ndërmjet konflikteve në dukje, brenda Biblës dhe brenda
Kur’anit.
Biri i Zotit ose Biri Zot
Edhe përkundër bindjes së shumë të krishterëve për të kundërtën, mjafton që t’u referohemi disa
autorëve të krishterë përgjatë shekujve për të kuptuar se interpretuesit e arsyeshëm të Biblës, me
shumë vendosmëri e kanë përkrahur idenë e njëshmërisë së Zotit. Një shembull i mirë është
Edward Elwall, një tregtar baptist dhe autor fetar i shekullit të tetëmbëdhjetë. Në vitin 1726, ai e
shkroi artikullin “Dragoi i rënë mbi copat e tija”, ku thotë: “A nuk është po aq absurde të thuhet
se Zoti i vetëm i qiejve e i tokës është tre ose katër persona, sa të thuash se Mbreti i vetëm i
Britanisë së Madhe dhe Irlandës është në të vërtetë tre ose katër persona? A nuk është pohimi i
parë po aq i gabueshëm sa i dyti?”
Sipas Elwall-it, qëndrimi i Biblës është i thjeshtë dhe i drejpëdrejtë. Zoti është një (Eksodi 20:3).
Jezu Krishti është zotëriu dhe mësuesi ynë, Mesia, mbreti sundues dhe së shpejti, i rikthyeri i
Monarkisë së Pestë të premtuar Danielit në kapitullin e dytë. Ai është Shpëtimtari ynë, që lindi
nga një virgjëreshë, që jetoi një jetë pa mëkate, kreu mrekulli të mëdha me fuqinë dhe me lejen e
Zotit dhe u “shkëput” nga kryqi e nga varri për t’u ngritur në të lartësi, në të djathtë të Zotit. Por
ai nuk është Zoti.
Elwall e njeh autoritetin e Dhjetë Urdhëresave. Këto janë fjalët që i janë shpallur njerëzimit pa
ndonjë ndërmjetës. Mbi të gjitha, këto janë fjalët e vetë Zotit. Të thuhet se Jezusi është Biri Zot,
do të thotë të thyhet Urdhëresa e parë, gjegjësisht: “Nuk do të kesh perëndi tjetër veç Meje...”
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel
Islami ne bibel

More Related Content

What's hot

Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)amarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7Asambleja Biblike
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeAsambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islamamarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Profeti Muhamed a_s ne bibel
Profeti Muhamed a_s ne bibelProfeti Muhamed a_s ne bibel
Profeti Muhamed a_s ne bibelamarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Sq perkufizimi i bidatit
Sq perkufizimi i bidatitSq perkufizimi i bidatit
Sq perkufizimi i bidatitLoveofpeople
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Asambleja Biblike
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Shkumbim Jakupi
 

What's hot (20)

Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Profeti Muhamed a_s ne bibel
Profeti Muhamed a_s ne bibelProfeti Muhamed a_s ne bibel
Profeti Muhamed a_s ne bibel
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Sq perkufizimi i bidatit
Sq perkufizimi i bidatitSq perkufizimi i bidatit
Sq perkufizimi i bidatit
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
 
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
 

Similar to Islami ne bibel

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robRregullatIslame
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robLexo dhe Mëso
 
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëLibra Islame
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnoramarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )VatraBiblike
 

Similar to Islami ne bibel (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
 
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnor
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Ngritja e islamit
Ngritja e islamitNgritja e islamit
Ngritja e islamit
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 

More from amarstafa

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimitamarstafa
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)amarstafa
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveamarstafa
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)amarstafa
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahutamarstafa
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.samarstafa
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islamamarstafa
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeamarstafa
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinamarstafa
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelamarstafa
 
A eshte bibla fjale e Zotit?
A eshte bibla fjale e Zotit?A eshte bibla fjale e Zotit?
A eshte bibla fjale e Zotit?amarstafa
 

More from amarstafa (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islam
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
 
A eshte bibla fjale e Zotit?
A eshte bibla fjale e Zotit?A eshte bibla fjale e Zotit?
A eshte bibla fjale e Zotit?
 

Islami ne bibel

  • 1. Islami në Bibël Thomas McElwain 18.07.2011 PËRMBAJTJA: - Në lidhje me autorin - Hyrje 1. Besimet dhe praktikat e përbashkëta 2. Zoti 3. Udhëzimi hyjnor 4. Pastërtia 5. Lutja dhe adhurimi 6. Agjërimi 7. Pelegrinazhi 8. Flijimi (kurbani) 9. Kamata 10. Martesa 11. Bibla si një libër islam 12. Letra e Jakobit 13. Një vështrim mbi porosinë 14. Konsiderata negative 15. Përfundime Në lidhje me autorin Thomas McElwain u lind në një familje të devotshme në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Që nga vegjëlia u mor me temat fetare dhe kishte dëshirë të bëhej prift. Ndërmjet viteve 1968 dhe 1972, ai studioi teologji dhe histori në Seminaire du Saleve në Francë, pas të cilës i vazhdoi studimet e tija në Universitetin Andrews në Michigan. Ndonse që në Francë konsiderohej një rebel në çështjet teologjike, njohuritë e tija gjuhësore i sollën respekt në qarqe të ndryshme. Në vitin 1974 hyri në Universitetin e Uppsala-s për të studiuar Gjuhë Biblike dhe Etnografi. Doktoroi në vitin 1979 në Universitetin e Stockholmit me një punim në lidhje me traditat fetare të indianëve amerikanë. Ka shkruar shumë libra dhe artikuj në lidhje me fenë e amerikanëve indigjenë, Krishterimin, Judaizmin dhe Islamin.
  • 2. Për shumë vite, Thomas McElwain ligjëroi në universitete të ndryshme dhe në veçanti në Universitetin e Turku-s në Finlandë, ku ishte aktiv ndërmjet viteve 1979 dhe 1984. Në pesë numra, ka qenë edhe redaktor i revistës “Temenos”, një revistë nordike në lëminë e religjionit krahasimtar. Që nga viti 1982, ka qenë docent në Departamentin e Religjionit Krahasimtar në Universitetin e Stockholmit. Ndërmjet viteve 1985 dhe 1990, Thomas McElwain punoi si misionar baptist. Ai ishte njëri nga delegatët votues në Aleancën Botërore të Baptistëve, në mbledhjen e saj të parë në vitin 1989 në Zagreb, si përfaqësues i Konferencës së Përgjithshme të Baptistëve të Ditës së Shtatë në SHBA dhe Kanada. Duke e ndjekur principin baptist të studimit të Biblës, i cili e stimulon lirinë e mendimit dhe hulumtimin objektiv të tekstit, ai ka arritur në disa përfundime, të cilat kanë për ta befasuar lexuesin, pavarësisht prapavijës së tij fetare. Hyrje Jo vetëm Judaizmi në shumë llojet e tij, por edhe qindra sekte të krishtera thonë se besimet dhe praktikat e tyre mbështeten tek Bibla. Nëse aq shumë fe mund të arsyetohen nëpërmjet Biblës, pse jo edhe Islami? Shumica e të krishterëve e pranon autoritetin e Biblës, në të cilën përmblidhen shkrimet hebraike (Dhjata e Vjetër) dhe greke (Dhjata e re). Ka disa diskutime në lidhje me shkrimet që duhet të përfshihen në Bibël dhe në lidhje me besueshmërinë e tyre, por në thelb, të krishterët e njohin dhe e pranojnë Biblën. Të gjitha format e Judaizmit e pranojnë Torahun dhe shkrimet e tjera në Tanach, të cilat e përbëjnë së bashku Dhjatën e Vjetër të Biblës së krishterë. Islami mbështetet kryesisht tek Kur’ani por në princip e pranon edhe Biblën. Në praktikë, megjithatë, muslimanët nuk e pranojnë Biblën duke u mbështetur në idenë se ajo ka pësuar ndryshime dhe është ritrajtësuar për t’u përshtatur me mësimet e Krishterimit. Ky problem na shfaqet kurdoherë që i krahasojmë besimet dhe praktikat e një feje të caktuar me librin në të cilin mbështetet ajo. Në mënyrë të pashmangshme, ekziston një selektivizëm dhe interpretim i caktuar por përtej kësaj, mbetemi ballë për ballë me faktin se libri hyjnor nuk është kurrë burimi i vetëm i besimeve dhe i praktikave të një feje. Ku mund vallë të gjenden në Bibël vitet kremtuese të krishtera, liturgjitë që mbahen dhe një sërë besimesh e praktikash të tjera? Mjerisht, shumë prej tyre do të mbeteshin jashtë kornizave. “Shkëputja” e librave hyjnorë nga besimet dhe praktikat më ka ardhur si ide para disa viteve kur vërejta se si janë të ndërlidhur librat me ditën e adhurimit. Shkrimet hebraike në mënyrë të qartë
  • 3. e përkrahin Sabbathin ose ditën e shtatë të javës dhe tradita judaike e vazhdon këtë praktikë me vendosmëri. Respektimi i të dielës është një karakteristikë e Krishterimit. Megjithatë, për këtë gjë ka shumë pak dëshmi në shkrimet greke, në të ashtuquajturën Dhjatë të Re. Përkundër kësaj, Sabbathi përmendet shumë shpesh, madje shumë favorshëm. Më pas kërkova në Kur’an dhe vërejta se edhe në të, ideja e Sabbathit përkrahej në pesë a gjashtë vende. Edhe lutja (namazi) e të premtes është mjaft qartë e shprehur në Kur’an, përkundër të dielës në Dhjatën e Re, e cila mund të dëshmohet vetëm duke i bërë ndryshime tekstit. Megjithatë, Kur’ani nuk jep ndonjë dëshmi për ta konsideruar të premten si një ditë të veçantë duke filluar nga mbrëmja e enjte, siç bëjnë shumë muslimanë. Me këtë, shohim se ideja Sabbathi-t (ditës së shtatë) është një tipar i përbashkët i të tre librave. Përkundër kësaj, vërejmë se të tre librat kanë pozita të ndryshme ndaj Sabbathit, me Judaizmin që e kremton atë të shtunën, me Krishterimin që e kremton të dielën dhe me Islamin që e kremton të premten. Nëpërmjet eksperimentit fillova të mendoja se si pozicionohen shkrimet e shenjta me besimet dhe praktikat e traditave të ndryshme. Mund të ketë shumë më tepër gjëra që e përkrahin Judaizmin në Kur’an sesa thjesht të pranuarit e idesë së Sabbathit. Dhe në anën tjetër, në Bibël mund të ketë shumë më tepër elemente që e përkrahin Islamin. Ngase muslimanët nuk e njohin Biblën aq mirë, ka shumë arsye për të menduar se ata mund edhe ta kenë gabim kur mendojnë se Bibla e përkrah Krishterimin. Në përgjithësi, një pyetje mbetet pa përgjigje: si është marrëdhënia ndërmjet besimeve dhe praktikave islame me shkrimet judaike dhe të krishtera, gjegjësisht me Biblën? Për herë të parë, krejt papritur erdha në përfundimin se Bibla mund të pasqyrojë tipare islame teksa isha duke e lexuar “Fjalimin e Malit” tek Mateu 5-7. Një vështrim pak më i thellë në këtë tekst zbulon se si Bibla mund të shprehë vlera islame edhe në nivelin strukturor. Në këtë tekst përfshihen shumë fjali, të cilat një numër i madh të krishterësh i dinë përmendësh. Disa sekte të krishtera, posaçërisht ato që burojnë nga Anabaptistët, duket madje se tërë doktrinën e tyre e mbështesin në këtë tekst të vetëm. “Fjalimi Malit” është mjaft i dashur si për të krishterët ashtu edhe për njerëzit që s’janë të krishterë dhe shumë shpesh, edhe njerëz jofetarë në shoqëritë e krishtera i citojnë pjesët e këtij fjalimi. Thuhet madje se Gandhi, pikërisht në këtë fjalim e mbështeste praktikën e tij të rezistencës paqësore. Ngase është ndër tekstet më të rëndësishme të Krishterimit, nuk do të ishte pa vend që të shohim se sa i përkrah ky tekst besimet themelore të kësaj feje. Tre besimet themelore të krishtera janë si vijon: Zoti është një Zot, i cili përjetësisht ekziston në tre persona: Ati Zot, Biri Zot dhe Shpirti i Shenjtë. Jezusi, në një person të vetëm e të njejtë, është njëkohësisht e plotësisht Zoti i Gjithëfuqishëm, një dhe i barabartë me Atin. Shpëtimi dhe falja e mëkateve varen nga sakrifica e Jezusit gjatë vdekjes së tij në kryq.
  • 4. Sa për krahasim, pesë shtyllat e praktikës islame janë: të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër veç Zotit, namazi, zeqati, agjërimi dhe pelegrinazhi. I gjithë Fjalimi i Malit lë të kuptohet me ngulm se ka vetëm një qenie të vetme që është Zoti, ajo qenie që Jezusi e quan “Ati ynë”. Ngase jetojmë në një botë ku fëmija është pak shumë i lirë, shpesh dështojmë në të kuptuarit e faktit se marrëdhënia për të cilën flitet në këtë krahasim është një marrëdhënie dorëzimi dhe bindjeje. Zoti që përmendet në këtë fjalim është Ai, të cilit njerëzit i detyrohen bindje dhe dorëzim. Në të nuk përmendet kurrfarë trinie. Në asnjë pjesë ndërmjet librit të pestë dhe të shtatë tek Mateu, Jezusi as tërthorazi nuk nënkupton se ai vetë është Zoti i Gjithëfuqishëm. Parë nga këndvështrimi i krishter, sakrifica e Jezusit në kryq për faljen e mëkateve është zemra e Ungjijve. Në këtë fjalim, ai vërtet përmend një kusht për faljen e mëkateve por ky kusht nuk është vdekja e tij në kryq. Ai thotë se do të falemi ashtu siç falim (Mateu 6:15) dhe se do të gjykohemi siç i gjykojmë të tjerët (Mateu 7:2). Me shumë të drejtë, të krishterët e kanë ndarë në tri pjesë Fjalimin e Malit, sepse në thelb, në të përpunohen tri tema. Besimi në ligjin dhe në profetësinë është tema e përpunuar në kapitullin e pestë. Fakti se Dita e Gjykimit do të vijë domosdo është përpunuar në kapitullin e gjashtë. Dhe së fundmi, në kapitullin e shtatë, paraqitet në praktikë besimi i Jezusit. Ta shohim njëherë kapitullin e pestë. Tema e këtij kapitulli është që të ruhet autoriteti i ligjit dhe i profetëve. Kur Jezusi i fliste turmës, ai ishte ballë për ballë me njerëz që ishin në dyshim për një gjë të vetme: në respektonte ai ligjin ose jo. Njerëzit kishin parë mrekulli edhe më parë. Andaj ishin të gatshëm t’i besonin Jezusit vetëm sikur ai të ishte i aftë t’u dëshmonte se i bindej ligjit dhe se e respektonte Torahun, librin e Moisiut. Ky ishte një element jetik dhe pa të, ai nuk mund të pranohej nga njerëzit. Jezusi iu vu punës. Në fillim, ai e fitoi besimin e njerëzve nëpërmjet disa bekimeve. Tek Luka 6:24-26, këtyre bekimeve u shtohen edhe disa mallkime. Bekimet dhe mallkimet e mirënjohura nga Ligji i Përtërirë (ang.Deuteromony) iu kujtuan përnjëherë turmës, e cila filloi të ndihej më e qetë me t’u ndjerë në tokë të njohur. Më pas, Jezusi erdhi në pikën që donte: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka të kalojnë, asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojë, para se të plotësohet gjithçka. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.” (Mateu 5:17-19)
  • 5. Ja ku është! Jezusi e thotë fjalën e tij dhe nuk ka ndonjë gjuhë më të rreptë për ta shprehur këtë. Në vijim të këtij kapitulli, ai jep shpjegime fillimisht nga Dhjetë Urdhëresat dhe më pas edhe nga pjesë të tjera të librave të Moisiut, duke shpjeguar qartë se e përkrah ligjin. Interpretuesit modernë mund të thonë se Jezusi megjithatë solli një ligj të ri, sepse ai e kundërshton të mësipërmen me fjalët që i thotë paraprakisht: “Sepse në të vërtetë unë ju them...” Por kur Jezusi thotë se zemërimi është vrasje, sigurisht se asnjë njeri me arsye të shëndoshë nuk kupton se mund të vrasësh njerëz sa të duash, përderisa nuk je i zemëruar me ta. Dhe kur thotë se të vështruarit me epsh është njësoj si imoraliteti, vetëm një i çmendur do të kuptonte se mund të shkosh në shtrat me një grua dosido, përderisa nuk e vështron atë me epsh. Jezusi nuk e zhvleftëson ligjin kur e thekson përshpirtshmërinë e tij. Kur ai e godet hipokrizinë, kjo s’do të thotë se jep leje për të treguar mosbindje ndaj Ligjit. Po kështu, Jezusi e përkrah edhe ligjin e shkurorëzimit dhe betimit. Mjerime të pashpjegueshme kanë ardhur nga të krishterët që mendojnë se Jezusi e ka zhvleftësuar ligjin e shkurorëzimit kur thotë: “Kushdo që e lë gruan e tij, e çon atë drejt imoralitetit.” Në të gjitha komentet e tija, Jezusi e sulmon hipokrizinë, që s’është tjetër veçse ta respektosh ligjin vetëm në letër, duke patur qëllime krejt të tjera. Në këtë rast, Jezusi e sulmon praktikën hipokrite të Lindjes së Afërt ku njeriu martohej me një grua vetëm për t’i dhënë një formë legale prostitucionit. Në një shoqëri ku prostitucionit nuk i jepet as kjo bazë legale, është tejet mundshme që porosia e vërtetë në këtë rast të na shpëtojë nga vëmendja. Jezusi e konfirmon ligjin e Moisiut. Ai s’mund të vepronte ndryshe, pa rrezikuar që ta diskreditonte veten e tij. Por ai e pranon ligjin e shkurorëzimit kur ai të praktikohet siç është planifikuar fillimisht. Kur vjen fjala tek betimet, interpretuesit e krishterë kanë vepruar pak më mirë. Jezusi sërish e sulmon hipokrizinë. Tek Mateu 23:16-23, Jezusi tregon qartë se për ç’betim bën fjalë. Ai e sulmon praktikën e mbathjes së një gënjeshtre me një betim që është formalisht i gabuar. Një shitës në treg mund të betohet mbi tempullin. Kur një blerës i mashtruar të kthehet për t’u ankuar, shitësi mund të thotë: “Unë u betova mbi tempullin, andaj ky betim s’është detyrues.” Jezusi e sulmon këtë hipokrizi dhe duke e bërë këtë, e përkrah ligjin dhe e fiton besimin e dëgjuesve të tij. T’i hedhim një vështrim të beftë kapitullit të shtatë tek Mateu. Kapitulli e “klith” temën e tij që nga fillimi: “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët.” (Mateu 7:1-2) Jezusi jep shumë këshilla të vlefshme se si duhet përgatitur për gjykimin që do të vijë. Ai këshillon që njeriu të përqëndrohet tek vetja e tij dhe jo tek të tjerët. Shumë nga ne e kalojmë një pjesë të madhe të jetëve tona duke folur e duke menduar për gabimet e të tjerëve dhe duke bërë shumë pak për ta korigjuar vetveten. Jezusi është praktik dhe e di se si jemi ne njerëzit. Ai thotë
  • 6. se duhet t’i kërkohet ndihmë Zotit. Askush nuk mund ta kalojë gjykimin pa bekimin e Zotit. Ai thotë se kemi për t’u gjykuar sipas ligjit dhe profetëve dhe më pas, e përmbledh këtë temë në mënyrë shumë elegante: “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre...” (Mateu 7:12) Ai na paralajmëron që të mos e ndjekim turmën dhe të mos i bindemi në mënyrë të verbër (Mateu 7:13-14: Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!) Ai paralajmëron që të mos mashtrohemi nga profetët e rremë dhe jep këshilla si duhet të njihen. Ai shton më pas, se shtirrja si një njeri fetar nuk ka për të na çuar askundi dhe se gjatë Gjykimit, do të shpëtojnë vetëm ata që veprojnë sipas vullnetit të Zotit. (Mateu 7:21-23). Në përgjithësi, ky kapitull është në lidhje me Ditën e Gjykimit dhe me mënyrën si duhet njeriu të përgatitet për të. Pasi e tregon autoritetin e tij në lidhje me ligjin dhe profetët dhe para se t’i paralajmërojë në lidhje me Ditën e Gjykimit, Jezusi bën një përmbledhje të bukur të mësimeve të tija. Kapitulli i gjashtë tek Mateu është para se të gjithash, një përmbledhje e mësimeve të Jezu Krishtit, siç shfaqen në Shkrimet e krishtera. Secili që dëshiron ta ndjekë fenë e Krishtit, mund t’i gjejë shtyllat e besimit praktik pikërisht në këtë kapitull. Këto principe janë pak dhe janë të thjeshta. Të gjitha doktrinat e krishtera mund të thjeshtësohen në disa principe të thjeshta, të cilat janë: besimi në Trininë, besimi në sakrificën e Krishtit për faljen e mëkateve, Kisha si ndërmjetës i bekimit dhe shpërblimi i përjetshëm. Judaizmi, në anën tjetër, mund të përmblidhet si besim në një Zot, besim në Torahun dhe besim në besëlidhjen që Zoti bëri me popullin e Israelit. Dhe së fundmi, Islami mund të përmblidhet në të dëshmuarit se ka një Zot, në faljen e namazeve ditore, në dhënien e lëmoshës (zeqatit), agjërimin dhe pelegrinazhin. Atëherë, sipas burimeve të krishtera, si e përmbledh Jezusi besimin e tij? Kur kthehemi tek kapitulli i gjashtë i Mateut, tema e parë përpunohet nga vargu i parë deri në vargun e katërt. Mund të habitemi se principi i parë i përmendur është dhënia e lëmoshës. Në mënyrë shumë të goditur, Jezusi i paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg hipokrizisë gjatë dhënies së lëmoshës. Kur vijojmë me leximin, shohim se principi tjetër praktik shfaqet në vargjet 5-15 dhe është lutja. Jezusi nuk na tregon si ta adhurojmë Zotin sepse të gjithë dëgjuesit e tij, falë ligjit dhe profetëve, e dinin si bëhej kjo. Ata e dinin se Danieli gjunjëzohej në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje, i kthyer drejt shtëpisë së Zotit (Danieli 6:10) Ata e dinin nga Psalmet e Davidit, të njohura si “Lutjet” në gjuhën hebraike, se lutja duhej bërë në kohë të caktuara brenda ditës dhe se pastrimi ritual duhej t’u paraprinte atyre. Nga të njejtat Psalme e dinin se lutja duhej kryer duke qëndruar në këmbë, duke u përkulur dhe duke u gjunjëzuar. Ata e dinin se sipas Psalmeve, në lutje
  • 7. përfshihej edhe ngritja e duarve dhe thirrja herë pas here “Jigdal Adonai” (I madhëruar qoftë Zoti) ose në arabisht, “Allahu Ekber” Ajo që Jezusi u tregoi njerëzve ishte që të qëndronin larg hipokrizisë në lutjet e tyre, të faleshin shkurt dhe thjeshtë. Më pas, ai u dha një listë me tema të përshtatshme për lutje. E ashtuquajtura “Lutje e Zotit” është pikërisht kjo listë. Kjo nuk është një lutje model që të përsëritet fjalë për fjale sepse atëherë, versioni i dhënë tek Luka do të duhej të ishte i njejti. Sido që të jetë, principi i dytë i praktikës, i përmendur tek Mateu, është lutja e shkurtër, e thjeshtë dhe pa hipokrizi. Shtylla e tretë e besimit të Jezusit mund të gjendet tek Mateu 6:16-18. Në këtë pjesë, ai e përmend agjërimin, sërish me paralajmërimin se duhet të qëndrohet larg hipokrizisë. Ai sërish nuk na tregon se si duhet agjëruar. Por ne e dimë si duhet agjëruar, njësoj siç e dinin dëgjuesit e tij. A është ky agjërimi i të krishterëve, në të cilin thjesht qëndrohet larg disa ushqimeve të caktuara? Jo! Ky agjërim do të thotë abstenim total nga ushqimi dhe nga pijet, njësoj siç bëri njëherë Moisiu kur ishte në mal (Eksodi 34:28). Kjo traditë vazhdoi pa ndërprerje deri tek Jezusi, i cili edhe vetë e praktikoi sipas asaj që përcillet tek Mateu 4:1-2. Deri në këtë pjesë, Jezusi e sulmonte hipokrizinë në fe. Por tani, ai ndalet tek një problem krejt tjetër. Tek Mateu 6:26-34, nuk përballemi me hipokrizinë që është shkatërruesja e lëmoshës, e lutjes dhe agjërimit. Në këtë pjesë përballemi me frikën dhe me arsyetimet. Këto të dyja janë shkatërrueset e pelegrinazhit. Jezusi hyn drejpëdrejt në temën e bindjes së njerëzve për të shkuar në pelegrinazh në shtëpinë e Zotit, siç edhe duhet të bëhet sipas Shkrimeve të krishtera dhe siç urdhërohet në ligjin e Moisiut. Arsyetimi i parë me të cilin përballet Jezusi është: Dikush mund të hyjë në shtëpinë tonë dhe të na e vjedhë argjendin dhe arin derisa ne nuk jemi të pranishëm.” (Mateu 6:19-21). Arsyetimi tjetër është: Ç’ka për të ngrënë e për të pirë gjatë rrugës? Dhe si kam për ta kompenzuar kohën e humbur në punë? Unë e mbaj familjen. Duhet të blej tesha të reja për fëmijët para se të fillojë shkolla dhe të shohim pastaj si do t’i kemi punët. Nuk mund të shkojmë në pelegrinazh sivjet. (Mateu 6:22-34) Në përgjithësi, kapitulli i gjashtë tek Mateu i shfaq në mënyrë të renditur katër nga principet tradicionale të praktikës islame në bërthamën e mësimeve të Krishtit. Të mbjellë siç janë në vetë strukturën e këtij teksti, këto fjalë na lënë të kuptojmë se mbase pjesët e tjera të Biblës mund të kenë tipare të fshehura, të cilat mund të qartësohen vetëm nëse i shohim nga një perspektivë islame. Besimet dhe praktikat islame nuk mbështeten në Biblën. Ato mbështeten në Kur’anin dhe në Traditën e Profetit. Konfrontimi ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve është zakonisht dhe kryesisht një konfrontim ndërmjet librash. Për këtë arsye, muslimanët mendojnë se mësimet e
  • 8. Biblës janë besimet dhe praktikat që i hasin tek të krishterët. Ata shumë shpesh e përdorin Biblën për të treguar se ajo nuk e përcjell mësimin e Islamit, duke dëshmuar kështu se ajo nuk është e vlefshme. Në është ndryshuar ose jo Bibla, siç pretendojnë komentuesit muslimanë dhe dijetarët e krishterë, është një temë përtej spektrit të këtij libri. Por nuk ka arsye përse Biblës të mos i qasemi nga një kënd tjetër. Konflikti i librave është kryesisht një qorrsokak. Një këndvështrim i ri mund të zgjonte çështje të reja në mesin e traditave dhe të na ndihmonte që t’i shihnim me një sy tjetër. A i përkrah Bibla, siç e njohim sot dhe siç është njohur në traditën e krishterë nëpër shekuj, besimet dhe praktikat islame? Disa muslimanë u janë drejtuar shkrimeve të krishtera në lidhje me fenë e tyre dhe shumica e përpjekjeve të tilla kanë qenë në lidhje me Profetin e fundit. Ngase është shkruar shumë në lidhje me këtë, unë nuk kam ndarë ndonjë kapitull të veçantë për të. Tani vetëm do të jap një përmbledhje të disave nga argumentet që i kanë sjellë muslimanët tradicionalisht. Problemi i shprehur këtu është pyetja në është Bibla e plotë dhe besimi i sjellë prej saj i përsosur ose vallë, a lë ajo ndonjë derë hapur për një profet të ardhshëm. Në shumë raste, Bibla thotë se njerëzit që i mohuan profetët dhe prijësit hyjnorë të kohës së tyre duke pretenduar se mbështeteshin tek profetët më të hershëm, pavarësisht sa të drejtë ishin, kanë qenë humbës.A ka ndonjë arsyetim biblik për ta mohuar idenë se kanonit mund t’i shtohet ndonjë gjë? Vargu tek Zbulesa 22:18 është një pengesë serioze në këtë drejtim: “Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.” (Zbulesa 22:18) Përgjigja në këtë rast është tejet e qartë. Këto fjalë nënkuptojnë të tërë librin që ishte shkruar, gjegjësisht librin Zbulesa por nuk nënkuptojnë se asgjë nuk mund t’i shtohet kanonit biblik në tërësi. Vetë fjalët e librit Zbulesa u pranuan si kanonike shekuj pasi ishin shkruar. Përveç kësaj, asnjë dëshmi tjetër biblike nuk ekziston kundër idesë së ardhjes së profetëve të tjerë. Përkundër kësaj, ka shumë paralajmërime në lidhje me profetë të rremë dhe me mënyrat e njohjes së tyre. “Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.”(Mateu 24:24) Sikur vërtet të merrte fund profetësia, atëherë do të mjaftonte të thuhej thjesht se gjithkush që pretendon se është profet pas kësaj, është gënjeshtar. Kuptimi i kësaj është se mbetet së paku edhe një profet për të ardhur. Ata që erdhën për ta pyetur Gjon Pagëzorin1 tregojnë se njerëzit e kohës e dinin se do të vinte një profet tjetër dhe e prisnin atë. Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ′′Kush je ti?′′. Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ′′Unë nuk jam Krishti′′. Atëherë ata e pyetën: ′′Kush je, pra? A je Elia?′′. Ai tha: ′′Nuk jam!′′. ′′Je ti profeti?′′. Dhe ai përgjigjej: ′′Jo!′′. Atëherë ata i thanë: ′′Kush je ti, që t′u japim përgjigje atyre që na
  • 9. dërguan? Ç′thua për veten tënde?′′. Ai u përgjigj: ′′Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia′′. Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë; ata e pyetën dhe i thanë: ′′Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?′′. (Gjoni 1:19-25) Nga kjo mund të kuptohet qartë se tre figura priteshin: Mesia i pritur ose Krishti, Elija ose Eliasi dhe “profeti”. Ndonse Gjon Pagëzori me modestinë e tij nuk e pranoi, Jezusi më pas do të tregonte se në të vërtetë, Gjoni ishte Elija i pritur (Mateu 11:14). Vetë Jezusi ishte Mesia i pritur ose Krishti. Atëherë kush ishte profeti që do të vinte? Është fakt se ai nuk na shfaqet në Bibël. Kjo do të thotë se atë duhet kërkuar pas epokës së Jezusit. E dimë se sipas Biblës, profetët flasin nëpërmjet frymëzimit të Shpirtit të Zotit. Atëherë mund të gjejmë mbase informata në premtimet që kanë të bëjnë me veprimet e ardhshme të Shpirtit të Zotit. Premtimet më gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë, gjenden tek Gjoni 14-16. Kur t’i shohim këta kapituj do t’i vërejmë vargjet në vijim: ...por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. (Gjoni 14:26) Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua... (Gjoni 15:26) Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më; për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar. Kam edhe shumë gjëra të tjera për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i mbani. Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjithë ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë. (Gjoni 16:7-14)? Shpirti i Zotit në rrëfimet biblike vepron nëpërmjet krijesave njerëzore. Ky premtim i referohet një profeti, i cili ka veshë e gjuhë (Gjoni 16:13). Ç’mësojmë nga ky parashikim i Jezusit në lidhje me profetin që do të vijë pas tij? Dijetarët muslimanë kanë theksuar se fjala greke “Ngushëlluesi” është e ngjashme me fjalën greke për “Më të lëvduarin” ose Ahmed në arabisht, që nuk është tjetër veçse një formë e emrit Muhammed. Kjo alternativë gjendet në Ungjillin e Barnabasit dhe në disa burime siriake. Fillimisht, kemi para vetes një porosi me tri pjesë. Ai (Ngushëlluesi) do ta qortojë boton që nuk do ta besojë Jezu Krishtin dhe do të sjellë një porosi të drejtë, gjegjësisht një theks të ri për t’iu bindur urdhrave të ligjit. Ai gjithashtu do ta theksojë Ditën e Gjykimit. Së dyti, Jezusi thekson se ka shumë gjëra për të thënë por se nuk mund t’ua tregojë ato dëgjuesve
  • 10. të tij ngase ata nuk janë akoma të gatshëm për diçka të tillë. Kjo lë të kuptohet se profeti që ka për të ardhur do t’u mësojë njerëzve disa pika të reja doktrinale dhe praktike, të cilat njerëzit e kohës së Jezusit nuk ishin akoma të gatshëm për t’i pranuar. Me shumë gjasa, ajo që nënkuptohet me këto është ndërrimi i drejtimit të lutjeve, transferimi i vendit të pelegrinazhit nga Jerusalemi drejt një vendi tjetër dhe disa detaje të tjera, të cilat nuk mund të pranoheshin derisa ekzistonte tempulli. Së treti, profeti që do të vijë do të jetë udhëzues drejt “çdo të vërtete”. Kjo do të thotë se kur porosia e tij të jetë përcjellur, nuk do të mbetet më nevojë për ndonjë porosi tjetër sepse shpallja e tërë të vërtetës që dëshiron ta shpallë Zoti do të ketë përfunduar. Së katërti, ai nuk do të flasë me fjalët e tija. Ai do të jetë i frymëzuar në fjalë. Ai do ta dëgjojë porosinë e Zotit në formë fjalësh të përshpëritura nga një ëngjëll dhe thjesht do ta recitojë atë që do ta dëgjojë. Ai, pra, do të jetë i ndryshëm nga disa profetë që pranonin frymëzim dhe më pas e shkruanin atë me fjalët e tyre. Së pesti, ai do t’i zbulojë ngjarjet e të ardhmes. Dhe së gjashti, ai do t’i shpallë gjërat që Jezusi ua ka mësuar njerëzve. Me kaq do të dukej se kemi mjaft informata për profetin që do të vijë, aq sa të mund ta identifikojmë me siguri. Megjithatë, në një rast tjetër, Jezusi jep akoma më shumë informata. Tek Mateu 7:15-20, Jezusi thotë: “Ju, pra, do t’i njihni profetët nga frytet e tyre...” Kjo përgjithësisht pranohet si një referim ndaj veprave, duke i simbolizuar veprat e mira me fjalët “fryte të mira” dhe të ligat me fjalët “fryte të liga”. Tek Psalmet 1:3, përshkruhet ky profet, ”i cili jep frytin e tij në stinën e tij”. Libri Zbulesa thotë se kjo pemë ka dymbëdhjetë fryte (Zbulesa 22:2). Ka shumë gjasa që Jezusi të nënkuptojë se ky profet i ardhshëm do të kishte dymbëdhjetë pasardhës të pastër ose me autoritet, të cilët do të veprojnë si udhëzues hyjnorë në epokat e tyre. Për këtë mund të sigurohemi vetëm nëse gjejmë një kanditat të njohur për profet, i cili vërtet kishte dymbëdhjetë pasardhës ose mëkëmbës të tillë. Përsiatja në lidhje me shtatë kriteret, menjëherë na lë të kuptojmë se shumica prej tyre janë subjekt i interpretimeve të ndryshme. Do të ishte shumë lehtë, për shembull, që porosia tredimensionale të përshtatej me çdo pretendent për profet. Por një kriter që është i vështirë për shumë pretendentë për profet, është parashikimi në lidhje me metodën e shpalljes. Duhet të gjejmë, pra, një profet, i cili dëgjoi një zë dhe e diktoi porosinë fjalë për fjale. Joseph Smith2, për shembull, pretendonte se i pranonte porositë në tabela të arta, të cilat pastaj i kthente në shkrim. Ndonse mund të përshtatet me kriteret e tjera, ai dështon në kriterin më objektiv. Ellen White3, si një shembull tjetër aktual, pretendonte se e dëgjonte zërin por kurrë nuk pretendoi se kishte një frymëzim verbal. Ajo kurrë nuk e diktoi porosinë e ëngjëllit në ndonjë libër. Ajo i shkroi librat e saj me fjalë që i zgjidhte vetë. Përveç kësaj, për dallim nga Joseph
  • 11. Smith, ajo nuk pati dymbëdhjetë pasardhës. Dhe në të vërtetë, ajo vetë kurrë nuk pretendoi se ishte profete e premtuar. Të gjithë këto kritere mund të përshtaten lehtësisht edhe me rastin e Muhammedit. Por kriteri i vetëm objektiv, ai i metodës së shpalljes, është aq qartësisht i përshtatshëm me të, sa është e pamundur të anashkalohet. Tregimi thotë se Muhammedi ishte duke u lutur ose medituar në një shpellë kur iu shfaq ëngjëlli Gabriel dhe ai i dëgjoi fjalët: “Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues! Recito me emrin e Zotit tënd që krijoi! Që e krijoi njeriun nga një gjak i mpiksur. Recito! Sepse Zoti yt është më bujari...(Kur’an 96:1-3) Tema e profecive biblike dhe ndërlidhja e tyre me Muhammedin është përpunuar gjerësisht nga Ahmed Deedat, Abdul-Ehad Davud dhe shumë të tjerë. Unë këtu kam përmendur vetëm pak gjëra prej tyre dhe pjesën më të madhe nuk e kam përfshirë në libër. Vetëm do t’i shtoja një gjë elaborimit të mrekullueshëm që Ahmed Deedat i bënë vargut 18:18 tek Ligji i Përtërirë, i cili thotë: “unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t′u thotë atyre të gjitha ato që unë do t′i urdhëroj...” Të krishterët shumë shpesh thonë se kjo i referohet Jezusit. Por ideja e ngjashmërisë ndërmjet Moisiut dhe Jezusit nuk është e fortë, për vetë faktin se të krishterët thonë se Jezusi ishte Zot, ndërkohë që nuk i mveshin një status të tillë Moisiut. Nëse Jezusi është vërtet Zot, ai pa dyshim nuk është si Moisiu dhe rrjedhimisht, vargjet nuk mund të vlejnë për të. E nëse ai nuk është Zot, atëherë e gjithë doktrina e krishterë bie në ujë. Historia e Muhammedit është tragjike. Pas vdekjes së tij, shumë muslimanë ndoqën Kalifë të padrejtë dhe jofetarë. Kalifët e mëvonshëm e ndryshuan fenë që të përshtatej me shijen e tyre dhe ky fenomen njihet si nga orientalistët ashtu edhe nga muslimanët. Familja e të bijës së Profetit u përndoq, u helmua dhe u vra nga ana e të ashtuquajturit Shtet Musliman. Është vërtet mrekulli se si dituria e njëmbëdhjetë pasardhësve të të bijës së Muhammedit kanë arritur deri tek ne. Këta njerëz të pastër, modestë dhe të përndjekur mund fare lehtë të krahasohen me dymbëdhjetë frytet e pemës së mirë që Jezusi e përmend tek kapitulli i shtatë tek Mateu. Ngase jemi duke e hulumtuar Biblën si shkrimin tradicional dhe historik të Krishterimit, unë e kam zgjedhur Versionin e Mbretit James (King James Version) në anglisht, tekstin masoretik hebraik dhe tekstet nga Dhjata e Re Greke, prej të cilëve është përkthyer ai. Botimet e këtij të fundit, që i kam përdorur unë, janë Dhjata e Re, teksti grek që gjendet nën tekstin anglisht të versionit të autorizuar të vitit 1611, nga Shoqëria Trinitariane Biblike në Londër dhe Biblia Hebraica, Johanne Leusden, Everardo Van Der Hooght, Judah D’Allemand, Londër 1822. Gjithashtu i jam referuar edhe tesktit greko-bizantin në edicionin e Moskës, 1841. Metoda e përdorur në këtë libër do të jetë hulumtimi i gjithë Biblës në kërkim të besimeve dhe
  • 12. praktikave të ndryshme islame. Metoda kritika do të jetë relevante aq sa të jetë e nevojshme për t’i identifikuar besimet dhe praktikat biblike në një kontekst që shfaq ngjashmëri ose ekuivalencë me kontekstet islame. Metoda është rigoroze dhe shkencore dhe çështjet të cilave u qaset janë shumë ndryshe nga ato që rëndom përpunohen nga dijetarët. Këtu nuk është qëllimi që të gjendet teksti origjinal ose burimor. Kjo do të dilte jashtë qëllimit. Interesi ynë është që të gjejmë se në ç’nivel Bibla, e cila ka ardhur deri në ditën tona nëpërmjet traditës së krishterë, reflekton aspekte jo të krishtera por islamike. Një studim i tillë lehtësohet edhe më nga rastësia fatlume se tekstet e Krishterimit dhe të Islamit e ndajnë një trashëgimi të përbashkët gjeografike dhe deri diku, edhe kulturore. Hulumtimi i tekstit biblik do të përbëhet fillmisht nga gjetja e ekuivalenteve lingusitike për tiparet islamike. Së dyti dhe si një metodë përkrahëse dytësore, do të gjenden ekuivalenca konceptuale. S’do mend se metodës së dytë i mungon objektiviteti i të parës por nuk kam dyshim se do të jetë një metodë frytdhënëse, sepse na mundëson që për secilën temë të mund të gjejmë tekste që mund të jenë relevante por që, parë nga këndvështrimi pastër linguistik, mund të anashkalohen. Megjithatë, qasja linguistike është përdor si metodë primare, në mënyrë që të mund të ruhet objektivitetit i tekstit. Ngase qasja islame kundrejt teksteve të shkruara bën një dallim të qartë ndërmjet shkrimeve që përcillen drejpërdrejt nga Zoti (dmth. Kur’ani) dhe shkrimeve të përcjellura nga qeniet njerëzore, këto dallime i kam shprehur edhe gjatë përdorimit të teksteve biblike. Tekstet që konsiderohet citime të fjalës së drejpërdrejtë të Zotit do të shënohen me një yll (*). Çuditërisht, ky dallim thelbësor shumë shpesh është shpërfillur nga lexuesit hebrenj dhe të krishterë. Judaizmi dhe Krishterimi kanë të përbashkëta shumë besime dhe praktika, disa prej të cilave konsiderohen fundamentale në Islam. Në mesin e këtyre besimeve të përbashkëta është besimi në profetët që sjellin Shkrime të Shenjta dhe besimi në ëngjëjt e në Shkrimet e Shenjta në përgjithësi. Këto elemente fundamentale janë përmendur shumë herë në Bibël dhe për to do të japim një shpjegim të shpejtë në kapitullin e parë. Ka edhe disa aspekte të tjera që janë të përbashkëta për të trija fetë por që kanë karakteristika dalluese në secilën prej tyre. Do të jetë në interes të studimit tonë që të përqëndrohemi në këto tipare dalluese, që të mund të kuptojmë se çfarë saktësisht përshkruhet në tekstet biblike. Një studim i këtij lloji, për shkak se është i pari i llojit të tij dhe për shkak të kufizimeve kohore dhe hapësinore, mund të jetë vetëm i pjesshëm. Nuk mund t’i përpunojmë në hollësi të gjithë tekstet që kanë të bëjnë me një temë të caktuar dhe as që mund t’i përmendim të gjithë. Shumë pyetje do të mbeten të hapura për hulumtime të mëtejme sepse unë do të përpiqem t’i prek vetë temat më të rëndësishme. Shpresoj se lexuesi do të konsiderojë me zgjuarësi në i përkrah vërtet Bibla mësimet islame ose jo.
  • 13. Mënyra më e mirë për t’i përcaktuar besimet dhe praktikat islame do të ishte që t’u referohemi teksteve autoritative në lidhje me Islamin. Si një burim themelor e kam marrë fillimisht veprën “Përshkrim i shkurtër i mësimeve islame” (Islamic Teachings in Brief) nga Ajetollah Sejjid Muhammed Husejn Tabatabai, botuar nga Botimet Ensarijan në Kum të Republikës Islamike të Iranit dhe përkthyer nga Muzhgan Xhalali. Si burim të dytë, e kam marrë shënimin hyrës të tefsirit “Kur’ani i Shenjtë” nga përkthyesi Sejjid Mir Ahmed Ali, botuar nga “Tahrike Tarsile Kur’an” në New York, 1988. Çështjet specifike që i kam identifikuar si përfaqësuese të Islamit dhe të tipareve dalluese islamike kundrejt traditave të tjera, janë konceptet mbi Zotin, udhëzimin hyjnor, pastërtinë, lutjen, agjërimin, pelegrinazhin, sakrificën, poligaminë dhe konkubinazhin. Të gjitha këto tema janë përmendur në hyrjen e veprës “Kur’ani i Shenjtë” nga Sejjid Mir Ahmed Ali, përveç poligamisë dhe konkubinazhit (Ali, fq.69 dhe 104). Këto dy tema ai i përpunon me shënime të shkurta (Ali, fq. 139 dhe 140). Në anën tjetër, të gjitha këto tema përpunohen me hollësi tek vepra e Tabatabaiut. 1: (shënim i përkthyesit) Profeti Jahja sipas traditës islame 2: (shënim i përkthyesit) Joseph Smith (1805-1844) ishte një udhëheqës fetar amerikan, themelues i lëvizjes Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme (Latter Day Saints), i cili konsiderohet profet nga ndjekësit e tij. 3: (shënim i përkthyesit) Ellen White (1827-1915) është themeluese e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë (Seventh Day Adventist Church), e cila përcillte se kishte patur vizione, të cilat u pranuan si dhunti biblike të profetësisë nga pjesëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje. 1. Besimet dhe praktikat e përbashkëta Doktrinat kryesore të Islamit dihen mirë: besimi në Zotin, në ëngjëjt, në librat e Zotit, në profetët dhe në Ditën e Gjykimit. Këto janë ndër kriteret e para, nëpërmjet të cilave dijetarët muslimanë e vlerësojnë se sa besimdrejtë është një lëvizje e caktuar. Koncepti i Zotit është një temë e koklavitur, të cilën do ta shpjegojmë me pak më tepër hollësi në kapitullin e dytë. Në lidhje me ëngjëjt mund të ketë disa dallime teologjike në hollësi dhe në gjërat që përcillen por besimi është i përbashkët për Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Ndonse muslimanët pranojnë disa profetë të panjohur për Judaizmin dhe për Krishterimin, duke përfshirë edhe vetë Muhammedin, besimi themelor në profetët është një tipar i përbashkët i të trija feve. Ndonse ka disa mosmarrëveshje se cilat libra janë shpallja e vërtetë e Zotit, jo vetëm që besimi në kanonin e shkruar është një tipar i përbashkët i të trija feve por që të trija besojnë së paku në Torahun ose Librin e Moisiut. Ka gjithashtu detaje që dallojnë në lidhje me Ditën e Gjykimit por edhe ky besim është një tipar i përbashkët i Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Tani, pra, do t’i përmendim shkurt katër
  • 14. shtyllat e besimit në ëngjëjt, në profetët, në librat dhe në gjykimin. Këto tipare, jo vetëm që janë të përbashkëta për të trija fetë, por konsiderohen fundamentale në Islam. Këto janë tiparet e feve, të cilat nuk janë vetëm pjesë e besimeve dhe e praktikave por edhe principe të përmendura në vetë kanonet. Në vijim do të përmend disa tekste biblike, për të treguar se këto katër besime janë shprehur në Bibël: Zanafilla 28:12: “Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të.” Njohuria në lidhje me ekzistencën e ëngjëjve kthehet deri tek fillimi. Ëngjëjt përmenden madje edhe në tregimin e Adamit dhe Evës (Zanafilla 3:24). Ky varg e përmend rolin e ëngëjve në komunikacionin ndërmjet Zotit dhe njerëzimit. Psalmet 68:17: “Qerret e Perëndisë janë njëzet mijë, madje mijëra e mijëra ëngjëj, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.” Roli i ëngjëjve si bartës të universit është shprehur në këtë Psalm. Kjo ide mund të gjendet edhe tek profetët dhe është bërë një tipar i përbashkët i përvojës vizionare biblike. Psalmet 91:11: “Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.” Roli i ëngëjve kundrejt njeriut është një rol i mbrojtjes hyjnore. Prania e padukshme e ëngjëjve nuk e ka aq shumë si funksion mbrojtjen e njeriut nga rreziqet (siç kërkon kundërshtuesi i Jezusit tek Mateu 4:6) por mbrojtje nga rënia në mëkat. Rruga në të cilën mbahemi është një rrugë e ngushtë dhe e drejtë. Psalmet 103:20: “Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.” Roli i ëngjëjve nuk është vetëm përcjellja e urdhrave të Zotit por gjithashtu edhe lëvdimi dhe adhurimi i Tij. Gjunjëzimi i përhershëm i disa ëngjëjve është përshkruar grafikisht tek Zbulesa 5:11. Psalmet 104:20: “I bën ëngjëjt shpirtra dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.” Kureshtja njerëzore në lidhje me burimin e krijimit të ëngjëjve shuhet në këtë mënyrë nga Bibla. Njësoj siç janë krijuar njerëzit nga shpirti dhe dheu (Zanafilla 2:7), ëngjëjt janë krijuar nga shpirti dhe zjarri. Mateu 13:49: “Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t`i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët” Roli i ëngjëjve në Ditën e Gjykimit është një rol aktiv në ndarjen e të drejtëve nga të padrejtët. Mateu 18:10: “Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.” Ky paralajmërim u drejtohet atyre që i shkelin të dobëtit, duke i konsideruar të brishtë ngase nuk kanë fuqi. Në të vërtetë, klithma e të shtypurit thuhet se i përcillet sakaq Zotit nga ëngjëjt. Qëllimi i Biblës është që këtë ta konsiderojmë në marrëdhëniet tona me të tjerët.
  • 15. Mateu 26:53: “A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t`i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?” Profetët kanë një qasje të menjëhershme drejt dymbëdhjet legjioneve me ëngjëj. Është për t’u habitur se si profetët kanë treguar aq shumë mëshirë gjatë trajtimit të atyre që jo vetëm se e mohonin porosinë e tyre por edhe i shkelnin ato. 1 e Korinitasve 11:10: “Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.” Njerëzit turpërohen nga veprimet e tyre të kryera para njerëzve të tjerë që mund t’i shohin në çast. Por Bibla na mëson se duhet të turpërohemi akoma më shumë kur të jemi vetëm sepse në këto rrethana, ne jemi akoma të dukshëm për ëngjëjt. Hebrenjve 1:14: “A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?” Ëngjëjt janë shpirtra të dërguar për ta kryer vullnetin e Zotit. Zbulesa 1:1: “Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t`u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij, shërbëtorit të vet Gjon.” Porositë u sillen profetëve nëpërmjet ëngjëjve. Roli qendror i ëngjëjve në besimet islame ka të bëjë pikërisht me shpalljen e Shkrimit të Shenjtë profetëve. Por edhe Bibla pasqyron besimin islam se ëngëjt janë esencialisht të ndryshëm nga njeriut dhe kanë një krijim tjetër. Ideja islame e të qenit i turpshëm në prani të ëngjëjve dhe të qëndruarit larg të ligës në këtë mënyrë, është njëherit edhe një ide biblike. Akti i gjunjëzimit (ose i sexhdes) së ëngjëjve është gjithashtu një koncept edhe biblik edhe islamik. Ideja biblike se ëngjëjt janë mbajtës së qerres së Zotit është shumë e ngjashme me idenë islame se ëngjëjt janë mbajtës të fronit ose “arshit” të Zotit. Në përgjithësi, pra, vargjet biblike që flasin për ëngjëjt janë mjaft brenda kornizave islame të besimit. Ëngjëjt ua sjellin shpalljen hyjnore disa njerëzve të caktuar, të cilët quhen profetë. Besimi në profetësinë është një besim themelor në Judaizëm, në Krishterim dhe në Islam. Ky princip është përmendur shumë herë në Bibël: “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji" (Ligji i Përtërirë 29:29) A mund ta kryejmë atë që na urdhëron Zoti është një pyetje e gabuar. Praktikisht, çdo tregim brenda Biblës është një shpjegim i faktit se Zoti u thotë njerëzve të bëjnë disa gjëra dhe i mban ata përgjegjës sikur të mos i bëjnë ato. Kjo nuk është për ta mohuar gërshetimin e mitit dhe historisë, simbolit dhe poezisë brenda Biblës por për të shprehur një fakt shumë të thjeshtë. Zoti i mbajti përgjegjës Ademin dhe Evën ngase hëngrën nga pema e diturisë në lidhje me të mirën dhe të keqen. Çfarëdo që të jetë thellësia metaforike ose mësimi shpirtëror i këtij tregimi, ajo që nënkupton ai shumë qartë është se ata të dy u mbajtën përgjegjës për veprimet e tyre.
  • 16. Sërish, kur Zoti i kërkoi Noas të ndërtonte një anije, gjë që është përtej aftësive të shumë prej nesh, Ai priste që Noa ta ndërtonte atë dhe e mbante atë përgjegjës për këtë gjë. Kur Zoti i urdhëroi Abrahamit të shkonte, Ai priste që Abrahami ta kryente këtë urdhër. Ky është njëri nga nga faktet më të qarta dhe të pakundërshtueshme të Biblës: urdhri i Zotit. Qenia njerëzore ose i bindet urdhrit ose tregon mosbindje dhe më pas, ai ose i gëzon ose i vuan pasojat e kësaj. Pyetja e vërtetë nuk është në mundemi t’i kryejmë urdhrat e Zotit por si mundemi t’i kryejmë ato. Vargu i sipërpërmendur nga Ligji i Përtërirë na e jep hapin e parë se si mund “t’i zbatojmë në praktikë të tërë fjalët e këtij ligji.” Përveç rastit specifik të dhjetë urdhëresave, e gjithë shpallja ka ardhur nëpërmjet një profeti. Gjithçka tjetër është shpallur që ne të dimë se ç’duhet bërë. Nuk mund t’i bindemi Zotit përderisa nuk e dimë ç’na kërkon Ai. Ky është qëllimi i shpallje së profetëve. Edhe për këtë princip ka shumë dëshmi biblike. Në vijim do t’i japim disa nga referencat më të rëndësishme në Bibël, për të treguar se Zoti i përdor profetët e tij për t’ia dërguar njerëzimit shpalljen e tij verbale. 2 i Mbretërve 17:13: “Megjithatë Zoti e kishte paralajmëruar Izraelin dhe Judën me anë të të gjithë profetëve dhe të shikuesve, duke thënë: "Kthehuni prapa nga rrugët tuaja të këqija dhe respektoni urdhërimet dhe statutet e mia, sipas tërë ligjit që u caktova etërve tuaj dhe që ju dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve". 2 i Kronikave 20:20: “Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas; ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: "Dëgjomëni, o Judë, dhe ju banorë të Jeruzalemit! Besoni në Perëndin Zotin tuaj që të rregulloheni dhe besojini profetët e tij që të përparoni!” 2 i Kronikave 24:19: “Zoti u dërgoi atyre profetë për t`i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan kundër tyre, por ata nuk deshën t`i dëgjojnë.” Nehemia 9:26: “Megjithatë ata u treguan të pabindur, u rebeluan kundër teje, e hodhën ligjin tënd prapa krahëve, vranë profetët e tu që u bënin thirrje të riktheheshin te ti dhe kryen gjëra blasfeme.” Jeremia 7:25: “Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.” Jeremia 29:19*: “sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia", thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti.”
  • 17. Jeremia 35:15* : “Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi, profetët, duke ju thënë: "Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet tuaja dhe mos u shkoni pas perëndive të tjera që t`u shërbeni; atëherë do të banoni në vendin që ju dhashë juve dhe etërve tuaj". Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.” Danieli 9:10: “dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.” Osea 12:10*: “U fola profetëve, kam shtuar vegimet dhe me anë të profetëve kam përdorur krahasime.” Amosi 3:7: “Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.” Zakaria 1:4-5* : “Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje", thotë Zoti. Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?” Zakaria 7:12: “E bënë zemrën e tyre si diamanti, për të mos dëgjuar ligjin dhe fjalët që Zoti i ushtrive u dërgonte atyre me anë të Frymës së tij, me anë të profetëve të së kaluarës. Kështu u krijua një indinjatë e madhe te Zoti i ushtrive.” Mateu 5:17: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.” Veprat e Apostujve 3:21-23: “...të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës. Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t`ju thotë! Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit" Jakobi 5:10: “O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër të Zotit” 1 e Pjetrit 1:10: “Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan hirin për ju.” Është e qartë se feja e Biblës është një fe që mbështetet në shpalljen e bërë profetëve. Bibla gjithashtu thotë qartë se cilët profetë janë të vërtetë dhe cilët të gënjeshtërt. Porosia e profetëve është që vëmendja të përqëndrohet tek urdhrat e Zotit dhe qëllimi i tyre është që të na tregojnë se ç’duhet bërë për t’iu bindur Zotit. Profet i vërtetë është ai që: vepron sipas urdhrave të Zotit është në pajtim me profetët e mëhershëm i fton njerëzit që t’i rikthehen bindjes ndaj Zotit. Shembulli dhe porosia e profetëve mund t’i arrinte gjeneratat vijuese vetëm nëse ato e shkruanin ose e diktonin shpalljen në një formë të shkruar. Besimi në librat e shenjtë, pra, është një zgjatje e
  • 18. drejtpërdrejtë dhe logjike e besimit në shpalljen hyjnore nëpërmjet profetëve. Në zinxhirin e shpalljes nga Zoti tek ëngjëjt dhe pastaj tek profeti, ka edhe një vazhdimësi nga profeti tek Shkrimi i Shenjtë, që nuk është tjetër veçse shkrimi i profetëve, i cili i përmban fjalët e shpalljes që u jepen atyre. Shkrimeve të tilla u referohet shumë shpesh Bibla. Disa shembuj të kësaj po i japim në vijim: Mateu 22:40: “Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët” Dy urdhërimet për të cilët flitet këtu janë shpallja e njeshmërisë së Zotit tek Ligji i Përtërirë 6:4-5 dhe urdhri që gjendet tek Levitiku 19:18 për t’i trajtuar të drejtat e të tjerëve njësoj siç do t’i trajtonim të drejtat tona. Shpallja e Zotit, pra, merret me përgjegjësitë e njeriut kundrejt Zotit, kundrejt të tjerëve dhe kundrejt vetvetes. Ligji dhe profetët, në tërësinë e tyre, merren me këto tri çështje. Luka 24:44: “Pastaj u tha atyre: ``Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet” Në kohën e Jezusit, tre kategori të shkrimeve të shenjta profetike njiheshin: ligji i Moisiut (Torahu), shkrimet e profetëve të tjerë dhe Psalmet. 2 e Timoteut 3:16: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi...” Tre kategoritë e shkrimeve që janë përmendur më sipër tek Luka 24:44 janë përshkruar këtu në mënyrën si duhet të përdoren. Fillimisht ato mund të përdoren për të kuptuar se çfarë përcjellin si mësim ose doktrinë të vërtetë. Ky është përdorimi që ne ua kemi bërë në këtë vepër. Fillimisht jemi përpjekur t’i gjejmë mësimet e tyre në lidhje me Zotin për shembull. Por shkrimet mund të përdoren edhe për qortim të veprave të gabuara, për korigjim të mendimeve tona dhe për udhëzim për virtytshmëri, gjegjësish për të mësuar çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë atë. Një shembull i udhëzimit në lidhje me virtytshmërinë është që të hulumtohet teksti i Biblës për të gjetur se ç’thotë Bibla për mënyrën, në të cilën njeriu duhet të lutet. 2 e Pjetrit 1:20-21: “duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta. Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë” Zbulesa 1:3: “Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.” Këtu ka një bekim të trefishtë për marrëdhënien e njerëzve me shkrimet e profetëve. Ka një bekim për ata që i lexojnë ose i recitojnë fjalët e shkrimeve të tyre, një bekim për ata që e dëgjojnë recitimin e librit të shenjtë dhe më në fund, një bekim për ata që e bëjnë atë që libri i shenjtë u kërkon ta bëjnë. Shpallja e vullnetit të Zotit nëpërmjet një ëngjëlli që i flet profetit, i cili më në fund e shkruan ose e dikton porosinë e tij do të kishte shumë pak dobi sikur qenia njerëzore të mos mbahej
  • 19. përgjegjëse për marrëdhënien kundrejt shpalljes së Zotit. Kjo është pika përfundimtare e të përbashkëtave ndërmjet Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Nuk ka asgjë më të qartë në Bibël se fakti që Zoti do t’u kërkoj llogari të gjitha krijesave. Ai u kërkoi llogari Adamit dhe Evës, Ai i kërkoi llogari Kainit për vrasjen e të vëllait, Ai u kërkoi llogari njerëzve të epokës së Noas dhe atyre të Sodomit dhe Gomorrës. Ai u kërkoi llogari israelitëve për adhurimin e perëndive të tjera, për mohimin e profetëve dhe për shpërfilljen e shembullit të atyre që ishin dërguar për t’i udhëzuar ata. Njëshmëria e Zotit, profetët dhe udhëzuesit hyjnorë janë tre kritere të mëdha të gjykimit. Bibla është e mbushur me referenca shumë të qarta të Ditës së Gjykimit: Hebrenjve 9:27: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi...” Ligji i përtërirë 32:41*: “kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.” Psalmet 9:7-8: “Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t`i gjykojë popujt me paanësi” Predikuesi 11:9: “Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.” Predikuesi 12:13-14: “Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut“ Ky tekst flet për dy pika në përgatitjen për Ditën e Gjykimit: 1) të njihet Zoti i vetëm dhe 2) të ndiqen urdhrat e Tij. Mateu 12:36: “Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.” Asnjë profet i Biblës nuk flet aq shumë për Ditën e Gjykimit sa Jezu Krishti. Ky tekst është vetëm njëri nga shumë shembuj. Hebrenjve 6:2: “nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm.” Autori i kësaj letre bën të qartë se Ditës së Gjykimit i paraprijnë tre hapa parapërgatitorë: 1) mënyrat e pastrimit ritual, 2) shtrëngim i duarve ose betimi bër besnikëri të zgjedhurve hyjnorë dhe 3) ringjallja nga të vdekurit. Që të tre këto veprime janë fryte të bekimit hyjnor, e para nëpërmjet profetëve, e dyta nëpërmjet udhëheqësve hyjnorë dhe e treta nëpërmjet ëngjëjve. 2 e Pjetrit 2:9: “Zoti di t`i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t`i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit.” Ky rresht lë të kuptohet se Dita e Gjykimit është një ndodhi kataklizmike. Ajo nuk është vetëm një metaforë për përgjegjësinë njerëzore dhe nënkupton një fund të vërtetë për botën siç e dimë ne dhe fillim të një bote tjetër. Dhe ajo përfshin një zjarr të vërtetë. Zbulesa 14:7: “dhe thoshte me zë të madh: ``Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave.”
  • 20. Në këtë varg e kemi përmbledhjen e asaj që quhet “ungjilli i përjetshëm” në vargun paraprak tek Zbulesa 14:6. Me një fjali, ky varg e tregon gjithë atë që e kemi zbuluar deri në këtë pikë. Ky varg e përfshin në vete njohjen e një Zoti të vërtetë, i cili i krijoi të gjitha gjërat dhe i cili është sundues i të gjithave. Në këtë varg përfshihen edhe tri gjëra që duhen bërë në marrëdhënien tonë me këtë Zot: t’i druhemi Atij, gjegjësisht t’i druhemi të vepruarit kundër urdhrave të Tij ta lëvdojmë Atë, gjegjësisht të jetojmë në një mënyrë që si krijesa që jemi, ta madhërojmë Krijuesin tonë ta adhurojmë atë në mënyrën e përpiktë siç jemi urdhëruar në Bibël për këtë gjë. Dhe së fundmi, ky tekst vë theks mbi aspektin përfundimtar të ungjillit, gjegjësisht mbi faktin se duhet të jetojmë duke e patur parasysh Ditën e Gjykimit, e cila është gjithnjë pranë neve. Ndonse ky tekst përfundimtar është tek Dhjata e Re dhe rrjedhimisht, nuk është pjesë e kanonit judaik, principet që i përmend janë të përbashkëta për të trija fetë me libra hyjnorë. Përgjegjësia e njeriut, e cila e arrin kulmin në Ditën e Gjykimit kur të gjithë të sillen për të dhënë llogari, është një princip themelor në tërësinë e porosisë biblike. Besimi në ëngjëjt, profetët, librat e shenjtë dhe në Ditën e Gjykimit janë themelet e Islamit. Këto janë besimet, të cilat muslimanët në princip, në mos në detaje, i ndajnë me çifutët dhe të krishterët. Për më tepër, nga pikëpamja e këtij studimi, kemi parë se këto katër besim janë përshkruar shumë herë në Bibël, nga një këndvështrim, i cili është jashtëzakonisht i përshtatshëm me besimin islam. Në kapitullin vijues do t’i hedhim një vështrim pak më të kujdesshëm principit të parë të doktrinës islame: besimit në Zotin. 2. Zoti Mir Ahmet Ali (fq.76 dhe 79) prezanton një koncept islamik të Zotit, të cilin e shpreh me tetë cilësi pohuese metafizike dhe tetë cilësi mohuese. Cilësitë pohuese janë Kadir (i Gjithëfuqishmi), Aalim (i Gjithëdijshmi), Mudrik (i Gjithëkuptueshmi), Hai (i Gjalli), Murid (i Pavaruri në veprime dhe në vullnet), Mutekellim (Krijuesi i të folurit) dhe Sadik (i Sinqerti). Në anën tjetër, cilësitë mohuese janë: Murekkeb (përbërje), Mekan (pozita), Hulul (inkarnacion, mishërim), Marji (dukshmëri), Ehtijaxh (nevojë), Shirket (barazia me diçka), Mahaile hauadis ose Tagha’ijjar
  • 21. (ndryshim) dhe Sifat-i Zaid (shtim i cilësive). Cilësitë mohuese janë ato që nuk mund t’i mveshen Zotit. Cilësia e fundit mohuese, shtimi i cilësive, e ndalon perceptimin e atributeve pohuese si të ishin të ndara nga esenca e Zotit. Dhe së fundmi, sipas Mir Ahmet Aliut, Zoti është një qenie konsistente dhe jo arbitrare, cilësia kryesore e të cilës është drejtësia. Ajo që duhet të kuptohet nga pikëpamja e krishterë është se Zoti në Islam nuk kuptohet nëpërmjet personave ose numrave por si një qenie që nuk mund të definohet. Ja përse doktrina e Trinisë dhe e hyjnisë së Jezusit mohohen rreptësisht nga muslimanët. Fjalët e para të Biblës janë: “Në fillim Zoti...” Tema e parë dhe qendrore e Biblës është Zoti. Besimet dhe praktikat e përfshira në këtë temë, pra, janë fundamentale. Pa u qartësuar kjo çështje, është e kotë të flitet për besimet dhe praktikat e tjera. Fatmirësisht, Bibla është e qartë dhe e vendosur në këtë temë. Gjëja më e rëndësishmja është ajo që është shprehur më qartë. Është gjithashtu e vërtetë se ekzistojnë besime dhe praktika të lidhura me Zotin, të cilat nuk ekzistonin në kohën kur autorët e Biblës e shkruanin atë. Atëherë nuk duhet të na befasojë se këto çështje nuk janë përpunuar fare në Bibël. Gjatë pjesës më të madhe të Biblës, pyetja është në duhet të adhurohet vetëm Zoti i Biblës ose a lejohet vallë të adhurohen kohë pas kohe edhe perëndi të tjera. Bibla thotë shumë qartë se vetëm Zoti i Biblës duhet të adhurohet dhe asnjë perëndi tjetër. Njëra nga mënyrat si mund të arrihet tek ky rezultat i dëshiruar është nëpërmjet afirmimit se Zoti është një ose duke besuar se ka vetëm një Zot: Zoti i Biblës. Teksti me pretendimin më të madh për autoritet hyjnor në Bibël janë Dhjetë Urdhëresat. Përcillet se ato janë fjalët që vetë Zoti ia tha një numri të madh njerëzish, kryesisht pasardhës të Jakobit, ndonse kishte edhe njerëz të popujve të tjerë. Urdhëresa e parë, siç jepet tek Ligji i Përtërirë 20:1- 3, thotë: Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.” Kuptimi i fjalëve është tejet radikal. Fjalia nuk flet për ndonë hierarki të Zotit të Biblës, si kryezoti i një panteoni me shumë perëndi të tjera nën Të. Në këto fjali përballemi me një folës të vetëm. Porosia e Tij është se nuk ka për të pranuar kurrfarë marrëdhënieje ndërmjet njeriut dhe ndonjë perëndie tjetër. Urdhri i dytë, i dhënë në vargjet 4-6 tek Eksodi, tregon saktësisht se ç’është e papranueshme dhe ç’është e nevojshme. Nuk pranohet të bëhet imazhi i ndonjë gjëje, të cilës njeriu do t’i gjunjëzohet ose do t’i shërbejë sepse Zoti është xheloz, gjegjësisht, ai nuk pranon perëndi të tjera përveç Tij. Ajo që është e nevojshme është që të duhet Zoti dhe të ndiqen urdhrat e Tij. Deri tani kemi shpjeguar nëpërmjet teksteve më autoritative të Biblës se sipas saj, njerëzit duhet
  • 22. ta njohin Zotin e Biblës si Zotin e vetëm, duke qëndruar larg krijimit të imazheve, mendore ose ndryshe, të ndonjë perëndie, para të cilës njeriu gjunjëzohet ose të cilës i shërben. Njeriu duhet ta dojë Zotin dhe ta bëjë atë që Zoti i urdhëron. Ka shumë tekste që e përkrahin këtë princip të parë themelor dhe disa po i përcjellim në vijim. Ato që përcillen si fjalë të drejtpërdrejta të Zotit janë shënuar me një yll (*). Ligji i Përtërirë 4:35: “Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç Tij.” Këto fjalë që përcillet se janë të Moisiut, thonë qartë katër gjëra: 1) Diçka është shpallur, 2) Kjo shpallje nuk është një çështje mendimi ose besimi por një çështje diturie dhe ta mohosh atë do të thotë të jesh i paditur 3) Pika e parë e kësaj shpalljeje është se ajo qenie që njihet si JHVH (Jahveh) është Zoti. 4) Pika e dytë e shpalljes është se vetëm Ai është Zot. Ligji i Përtërirë 6:4-5: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.” Ndoshta një përkthim më i saktë do të ishte “Zoti është Gjykuesi ynë, Zoti është një i vetëm.” Disa komentues dëshpërimthi janë përpjekur të tregojnë se fjala “një (i vetëm)” në të vërtetë nënkupton një grup që përbëhet prej më shumë se një tërësie. Fjala “ahad” në origjinalin hebraik të tekstit nënkupton vërtet një tërësi. Njësoj si fjala angleze “one” (një), ajo shumë rrallë përdoret për t’iu referuar një uniteti të disa pjesëve përbërëse por edhe kur të ndodhë kjo, mund të kuptohet lehtësisht nga konteksti. Por në këtë rast, fjalia vijuese tregon qartë se nuk mund të ketë vend për ndarje të dashurisë sonë për Zotin. Ajo duhet t’i drejtohet tërësisht Zotit të vetëm të vërtetë. Ligji i Përtërirë 32:39*: “Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje.” Kjo fjali është një pjesë e rendësishmë e Torahut ose Librit të Moisiut, sepse përcillet si fjala e drejpërdrejtë e vetë Zotit. Ai këtu thotë qartë se përnga natyra e realitetit dhe përnga definicioni, e jo thjesht për shkak të një xhelozie hyjnore, nuk ka dhe nuk mund të ketë të barabartë me Zotin. Vetëm Ai është Zoti i Gjithëfuqishëm. Nehemia 9:6: “Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejtë, qiejtë e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.“ Fjala arkaike angleze “thou” (shqip: ti) në përkthimin anglisht (tek King James Bible) është në njëjës. Përkundër fjalës “you” (që përdoret në anglishten e sotme dhe që mund të përkthehet edhe si “ti” edhe si “ju”), ajo mund t’i referohet vetëm një personi dhe kurrë nuk u referohet tre personave përnjëherë. Andaj kjo fjalë është një pasqyrim i saktë i tekstit origjinal në hebraisht. Fjala “vetëm” tregon se vetëm një qenie e Zotit është e përfshirë. Fjalia e fundit në këtë varg tregon qartë se koncepti biblik është koncepti i një Zoti universal dhe jo thjesht i një perëndie fisnore të hebrenjve, i cili garon me perënditë e fiseve të tjera.
  • 23. Psalmet 86:10: “Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia“ Madhështia e Zotit dhe karakteri i mrekullueshëm i veprimeve të Tija janë dhënë këtu si argumente se vetëm Ai është Zot. Kjo është një përpjekje për të treguar se njëshmëria e Zotit është e qartë në realitetin që e perceptojmë dhe është përfundimi i vetëm logjik që mund të arrihet. Ky varg merr një pozitë të ndryshme nga vargu që përmendëm më sipër. Tashmë nuk jemi të kufizuar që njëshmërinë e Zotit ta konsiderojmë si dituri të shpallur. Përkundrazi, këtu tregohet se ajo është një produkt i arsyes dhe i një deduktimi logjik nga hulumtimi sistematik i fenomeneve të vëzhgueshme. Isaia 43:10*: “Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër” Ky tekst pretendon një autoritet edhe më të lartë se ai që përmendëm më sipër, sepse përcillet si fjala e vetë Zotit. Në këtë tekst mohohet ideja se forma mund të jetë e vlefshme për Zotin. Njëshmëria e Zotit nënkupton mohimin e “tjetërshmërisë” (ku “tjetër” nënkupton një minimum prej dy gjërash). Mohimi i “tjetërshmërisë” nënkupton se nuk ka standard krahasimi. Forma kërkon hapësirë për të krahasuar dhe kërkon një kënd të perceptueshëm. E gjithë kjo nuk vlen për Zotin sepse Zoti nuk mund të kufizohet brenda një forme. Njëshmëria e Zotit në këtë tekst thuhet se ka tre themele njohëse: diturinë, besimin dhe të kuptuarit. Dituria mund t’i referohet diturisë së shpallur, siç kemi përmendur edhe më sipër tashmë. Të kuptuarit mund të aplikohet në rastin e procesit logjik që përmendëm tek Psalmet 86:10. Dhe së fundmi, një themel i tretë njohës përmendet: besimi. Këto tre themele ndoshta i referohen përparimit të njëpasnjëshëm të individit nga shpallja drejt besimit. Në anën tjetër, ka gjasa që t’u referohet edhe aspekteve të ndryshme të njohjes tek një individ i caktuar, në mënyrë që të trija të gjenden në të njejtën kohë. Së fundmi, është e mundur që këto tre themele të kuptohen si lloje të ndryshme të njohjes tek individë të ndryshëm. Isaia 44:6-8*: Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t`u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.” Edhe ky është një tekst që ka një pretendim të fortë për autoritet hyjnor. Shprehja hyrëse është përdorur si apozicion, pra të gjithë cilësimet flasin për të njejtin personazh, i cili është  Zoti (JHVH)
  • 24.  Mbreti i Izraelit  Çliruesi i Izraelit  Zoti i ushtrive Këto nuk janë referenca për më shumë se një individ. Kjo jo vetëm që kuptohet nga vetë shprehje por edhe nga ajo që vjen më pas, ku veta e parë njëjës “unë” është përdorur. Kjo përmbledhje fjalish në lidhje me njëshmërinë e Zotit përkrahet edhe nga një humor hyjnor. Mund të ngjajë që qeniet njerëzore të jenë aq të zgjuara sa të keni dijeni për disa zotëra. Por Zoti i vërtetë i qiejve dhe i tokës nuk di tjetër si vetja. Isaia 45:5, 21-22*: “Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje…Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje. Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër” Edhe ky tekst i fundit tek Isaia përcillet si fjala e vetë Zotit. Këtu, afirmimi i njëshmërisë së Zotit është dëshmi e përjetësisë, gjithëdijësisë, drejtësisë dhe veprimtarisë shpëtimtare të Tij. Mund të mos jetë edhe aq e qartë se si këto cilësi mund të deduktohen nga njëshmëria e Zotit. Por fillimisht, njëshmëria e Zotit nënkupton përjetësi. Nëse ekziston një kohë që s’e kontrollon Zoti, ajo kohë është një “Tjetër” që nuk është Zoti. Por kjo është logjikisht dhe tekstualisht e papranueshme. Andaj, njëshmëria e Zotit nënkupton domosdo edhe përjetësinë e Tij. Në po këtë mënyrë, një lëmi diturie që është jashtë sferës së diturisë së Zotit nënkupton se ka një Njohës dhe një të njohur që është jashtë kornizave të Zotit, pra është një “Tjetër”. Andaj, njëshmëria e Zotit nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm. Drejtësia perfekte dhe e paanshme kërkon së paku qasje tek çdo lloj diturie që ka të bëjë me rastin në fjalë. Qasje drejt një diturie të tillë mund të ketë vetëm një Zot i gjithëdijshëm. Andaj njëshëmëria e Zotit nënkupton edhe një drejtësi të përsosur. Shpëtimi është një përfundim logjik që deduktohet nga cilësia e drejtësisë. Ta quash Zotin shpëtimtar nënkupton thjesht veprim në kohë dhe në hapësirë, Por jo domosdoshmërisht një kufizim brenda kohës dhe hapësirës. Si e tillë, kjo nuk nënkupton se Zoti mund të mishërohet ose të marrë një formë të caktuar. Deri në këtë pikë u morrëm kryesisht me tekste nga ajo që njihet si Dhjata e Vjetër. Ndonse të
  • 25. krishterët shpesh i drejtohen Dhjatës së Vjetër për t’i argumentuar besimet e tyre, kurdoherë që të përballen me tekste që bien ndesh me doktrinat e krishtera, ata theksojnë se Dhjata e Vjetër është zhvleftësuar, është varur në kryq dhe është tejkaluar nga Ungjilli. Por ç’thotë vërtet Ungjilli për njëshmërinë e Zotit? Mateu 19:17: Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet”? Këtu Jezusi e mohon idenë se ai është Perëndia. Argumenti i tij është se mirësia absolute i takon vetëm Zotit. Duke e mohuar këtë cilësi në kuptimin absolut, ai e mohon edhe hyjësinë. Marku 10:18: Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.” Marku 12:29: Dhe Jezusi u përgjigj: Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot" ?Jezusi e konfirmon njëshmërinë e Zotit si një qenie e vetme dhe e konsideron këtë si themelin më të rëndësishëm të fesë, si urdhëresën e parë. Andaj do të ishte e arsyeshme të mendonim se pikërisht kjo është porosia e parë dhe më jetike e Ungjillit të Krishtit. Pyetësi (shih vargun paraprak, Mateu 12:28) nuk e detyroi Jezusin që t’i referohej këtij teksti dhe i dha atij liri të plotë që ta zgjidhte atë që konsideronte çështje primare dhe më të rëndësishme. Fakti se Krishti e zgjodhi pikërisht këtë tekst është një argument i pakundërshtueshëm. Rëndësia e kësaj të vërtetë nuk ishte humbur as tek pyetësi: ?Atëherë skribi i tha: ``Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij (Mateu 12:32) Është mjaft për t’u habitur se shumë të krishterë i konsiderojnë letrat e Palit si më autoritative edhe se vetë Ungjijtë. Njëshmëria e Zotit nuk është një doktrinë që mund të ndryshojë nga njëra shpallje në tjetrën. Nëse shkrimet e hershme e përkrahin atë, edhe shkrimet e mëvonshme duhet ta përkrahin domosdo. Në të kundërt, mund të diskreditohen vetvetiu. Megjithatë, edhe Pali është një mbrojtës i njëshmërisë së Zotit: 1 e Korintasve: “për ne s`ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të...” Galatasve 3:20: “Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një...” Efesianëve 4:4-6: “Është një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj. Është një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm. Një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.” 1 e Timoteut 2:5: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri” Nga këto tekste kuptojmë se Pali, siç edhe do të pritej nga besimi i tij biblik, e njeh njëshmërinë absolute të Zotit. Shprehjet e tija nuk lënë hapësirë për kurrfarë trinie. Ndonse në Dhjatën e Re, Jezusi flet në mënyra që krishterët i përdorin si argumente të hyjësisë së tij, në secilin rast bëhet fjalë për cilësi të cilat atij i jepen nga Zoti. Çfarëdo që të jenë këto cilësi dhe sado të mëdha
  • 26. qofshin, në çdo rast Jezusi mbetet pranues i këtyre cilësive. Por Zoti nuk është pranues. Apostulli Pal na tregon qartë se ç’është Jezusi: një njeri. Sipas shkrimeve të krishtera, ai është pa dyshim një njeri i madh dhe i lavdishëm, një njeri i dërguar nga Zoti, një njeri pa mëkate, një njeri i lartësuar në të djathtë të Zotit, një njeri të cilit i është dhënë autoriteti i qiejve e i tokës dhe një njeri, i cili e meriton bindjen dhe besnikërinë absolute. Por ai mbetet një njeri dhe jo Zot. Tek 1 e Timoteut 2:5, Pali na tregon se s’ka veçse një Zot dhe se ndërmjetësi mes Zotit dhe njerëzimit është Jezu Krishti, i cili ishte njeri. Ky Jezu Krisht, pra, në këtë fjali është një entitet i ndarë nga Zoti i vetëm, të cilit i referohet Pali. Për më tepër, e dimë nga libri Numrat 23:19 se Zoti nuk është njeri.1 Silogjizma, pra, është e qartë:  Zoti nuk është njeri  Jezusi është njeri  Domethënë, Jezusi nuk është Zot Disa komentues kanë thënë se Jakobi dhe Pali bien në kundërthënie në gjëra themelore. Çfarëdo që të jenë kundërthëniet mes tyre, që të dy pajtohen me njëshmërinë e Zotit. Tek Jakobi 2:19 thuhet: “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën…” Për të përmbledhur, mund të themi se një pjesë e madhe e Biblës i shërben konfirmimit të të vërtetës se Zoti ëshë një, unik, i pakrahaseshëm dhe pa një të barabartë. 1: Numrat 23:19: Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë? Një Zot i Drejtë Logjikisht, kur thua se Zoti është një, kjo do të thotë se Ai është i paanshëm. Kur flasim, pra, për Zotin, duhet t’i shpërfillim pjesët sepse në rastin e Zotit nuk ekzistojnë pjesë, nuk ka dy anë të një tregimi. Ja përse gjithë ç’ka për të thënë Bibla në lidhje me Zotin, mund të deduktohet nga një shprehje e Biblës: ...një Perëndi i Drejtë...(Isaia 45:21) Nehemia 9:33: “Megjithatë ti ke qenë i drejtë në të gjitha gjërat që na kanë ndodhur, sepse ti ke vepruar me besnikëri, ndërsa ne kemi vepruar me pabesi.” Në këtë lutje, Nehemia e njeh drejtësinë e Zotit edhe në kohët më të vështira. Ka një tendencë në mesin e disave që të thonë se Zoti është edhe burimi i të mirës edhe i të ligës. Por principi i drejtësisë bie ndesh me këtë.
  • 27. Ndonse është e mundur të shpjegohet filozofikisht kjo gjë, një sipërmarrje e tillë do të shkonte përtej tekstit biblik. Përgjigja e Biblës ndaj kësaj pyetjeje është që të thotë se ne “nuk mund ta arrijmë atë..” Jobi 37:23: “Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.” Këtu është mbase shprehja më e plotë e drejtësisë së Zotit në Bibël. Drejtësia është vendosur në kontekstin e fuqisë dhe të gjykimit të Zotit. Bashkëveprimi i këtyre dy gjërave mund të perceptohet mbase nga këndvështrimi njerëzore si një vuajtje. Këtu paralajmërohemi se një perceptim i tillë është i gabuar dhe se duhet të kemi kujdes para se t’i mveshim Zotit një gjë, që të mos përfundojmë duke e gjykuar vetë Zotin. Psalmet 89:14: “Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.” Sërish edhe këtu, gjykimi dhe sundimi janë ndërlidhur me drejtësinë. Ky varg lë të kuptojmë, megjithatë, se mirësia dhe e vërteta janë gjithashtu jetike në përbërjen e drejtësisë, të tillë siç ajo kuptohet në punët njerëzore. Është e qartë se disa gjëra mund të thuhen në lidhje me Zotin, ngase janë të përshtatshme me logjikën e njëshmërisë dhe drejtësisë së Tij. Cilësitë e fuqisë, gjykimit, mëshirës (ose mirësisë) dhe të vërtetës janë përmendur tashmë. Por Bibla u referohet edhe gjërave të tjera që mund të thuhen në lidhje me Zotin, në veçanti nga pikëpamja njerëzore. Numrat 22:28: “Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: "Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?". Është e çuditshme se si interpretuesit e krishterë e shpërfillin cilësinë fundamentale të Zotit, që është krijimi i fjalës (të folurit). Ligji i Përtërirë 32:4: “Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.” Shkëmbi është termi konkret, i cili i referohet Zotit si streha e përsosur. Në këtë tekst ky epitet mbështetet në faktin se “vepra e tij është e përsosur”, gjegjësisht e plotë dhe e pavarur nga gjërat e tjera. Thuhet se kjo është e mundur ngase çdo mënyrë veprimi e Tija është vetë gjykimi i Tij, domethënë gjithçka që bën Ai, e bën duke u mbështetur në gjykimin e Tij, i cili ështëi pavarur nga gjërat e tjera. Andaj nuk ka asgjë që mund ta zvogëlojë kapacitetin e Zotit për të qenë strehë. Rezultati i një pavarësie të tillë është se Zoti është përsosmërisht i drejtë, sepse nuk ka ndonjë nevojë ose ndonjë faktor që mund ta detyrojë Atë të devijojë nga gjykimi i Tij i përsosur. Ligji i përtërirë 33:27: Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!" Këtu përjetësia nuk nënkupton një kohë të pafundme por faktin se Zoti nuk është fare i kufizuar në hapësirë e në kohë. Sipas tregimit të krijimit tek Zanafilla 1, Zoti e krijoi hapësirën dhe kohën. Sundimi i Zotit mbi hapësirën dhe kohën mundësojnë që Ai të jetë streha e përsosur nga të gjithë
  • 28. rreziqet që ekzistojnë brenda kohës dhe hapësirës. 1 e Kronikave: “Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithçka. Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t`u dhënë forcë të gjithëve.“ Jobi 36:26: “Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.” Psalmet 90:2: “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.” Zoti jo vetëm që është i përjetshëm por edhe i përjetshëm në një mënyrë unike. Ai është i Vetmi që nuk kufizohet brenda kohës e hapësirës. Ai jo vetëm që krijoi çdo gjë, por edhe është Zot në mënyrë të pavarur nga të gjitha gjërat. Ai nuk ka nevojë për diçka që ta vendosë hyjësinë e Tij duke u krahasuar me një gjë tjetër. Ai është i mirë pa të ligën, e cila relativisht e definon të mirën. Ai është Krijues edhe kur nuk ka një krijim për ta dëshmuar krijuesinë e Tij. Ai është, pa patur nevojë për ndonjë “mosqenie” që ta vërtetojë ekzistencën e Tij. Psalmet 93:2: “Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.” Isaia 40:28: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.“ Zinxhiri logjik këtu është: përjetësia, sundimi, krijuesia, gjithëfuqishmëria dhe gjithëdijësia. Përjetësia ose të qenit i lirë nga kufijtë e kohës dhe të hapësirës nënkupton vetvetiu sundimin. Sundimi nënkupton aftësinë për të krijuar. Krijimi nënkupton fuqi totale mbi të krijuarën dhe një njohje të përsosur të saj. Isaia 57:15*: “Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.” Madhështia e Zotit përmendet këtu para përjetësisë së tij, duke treguar se nuk bëhet fjalë për një madhështi relative por absolute. Zoti nuk mund të krahasohet me ndonjë gjë tjetër. Në anën tjetër të përjetësisë vjen edhe cilësia e shenjtërisë. Shenjtëria, pra, ndarja ose tjetërsia, gjithashtu nuk mund të konsiderohet relative, sepse absolutizmi i cilësive të Zotit është përmendur tashmë në fillim të vargut. Gjysma e fundit e vargut e shpreh “hyrjen” e Zotit në botën njerëzore. Ndarja e tërësishme e Zotit do të mund të nënkuptonte se bota njerëzore s’mund të ketë lidhje me botën e hyjnisë. Por ky deduktim logjik duhet të mohohet, sepse do të ishte një kufi i vendosur Zotit. Si një Sundues i Madhërishëm, i përjetshëm dhe i shenjtë (ose i ndarë nga gjithçka), Zoti mund të vendosë që të merret edhe me botën njerëzore por s’mund të kufizohet brenda saj. Intervenimi i Zotit në botën e krijuar, pra, është përherë një intervenim hyjnor, i cili është sundues dhe i pavarur. Andaj, një intervenim i tillë nuk nënkupton assesi mundësinë e
  • 29. mishërimit (inkarnacionit) të Zotit, e cila nga vetë definicion është një nënshtrim dhe varësi, një kufizim brenda kohës dhe hapësirës. Jeremia 10:6: “Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi.” Termi “i madh” është përdorur këtu në kuptimin absolut. Teksti thotë se nuk ka ndonjë gjë që mund të krahasohet me Zotin. Asnjë standard matjeje nuk mund të vlejë për Të. Andaj nuk ka të barabartë ose përbërës e pjesë të tjera bashkë me Zotin. Jeremia 10:10: “Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm...” Të qenit Zot i vërtetë nënkupton se Zoti është përherë i gjallë dhe përherë sundues. Si i tillë, ideja se vdekja mund t’i mveshet Zotit është e papranueshme dhe e pavlefshme. Habakuku 1:12: “A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im?” Luka 19:40: “Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Unë po ju them se nëse këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin” Këtu Jezusi e shpreh një cilësi të Zotit, gjegjësisht krijimin e të folurit. Romakëve 16:26: “...sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme..” 1 e Timoteut 1:17: “Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve...” Brenda një fjalie të vetme, Pali i shpreh cilësitë e sovranitetit, përjetësisë, pavdekshmërisë, padukshmërisë dhe gjithëdijshmërisë së Zotit. Jakobi 1:17: “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” Ky tekst tregon se Zoti është i pandryshueshëm dhe nënkupton në të njejtën kohë se nuk ka përbërës ose të barabartë të Zotit dhe as cilësi që mund t’i shtohen. Tekstet e mësipërme janë vetëm shembuj të qindra vargjeve të tjera në Bibël, ku shprehen cilësitë hyjnore. Këto cilësi mund të konfirmohen edhe pa e thyer urdhëresën “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje...” sepse këto cilësi janë të shprehura brenda vetë Biblës. Duke u mbështetur në këto tekste, mund të themi se Zoti është i përjetshëm, i gjithëfuqishëm, i gjithëdijshëm, përjetësisht i gjallë, i pavarur në vullnetin dhe në veprat e Tija, krijues i të folurit dhe i drejtë. Mund lehtësisht të konfirmojmë se Zoti nuk është një përbërje, nuk është në hapësirë, nuk mishërohet, nuk ka të barabartë, nuk është i dukshëm ose i ndryshueshëm dhe as nuk ka cilësi që mund t’i hiqen, t’i shtohen ose t’i ndahen. Të gjitha këto gjëra janë logjikisht të deduktueshme nga njëshmëria dhe nga drejtësia e Tij. Deri në këtë pikë, mendoj se kemi arritur mjaft larg në shpjegimin e besimit biblik në lidhje me Zotin. E përfundoj këtë pjesë duke theksuar se ekziston një pjesë e madhe e Biblës, e cila tregon se Zoti është i drejtë. Atëherë, ungjillin e përjetshëm mund ta përmbledhim në disa pika: Zoti është një dhe nuk ka zot tjetër veç Tij Zoti i vetëm i vërtetë është esencialisht i drejtë dhe të gjitha veprimet dhe cilësitë e tija janë të përshtatshme me drejtësinë e Tij të përsosur.
  • 30. Kemi shpjeguar se Bibla e prezanton Zotin si të drejtë. Megjithatë, problemi i drejtësisë është shumë më i koklavitur se kaq. Dilema metafizike është që të gjendet pajtim ndërmjet sundimit absolut të Zotit dhe faktit se Zoti i Shkrimit të Shenjtë dhe Shpalljes, në mënyrë shumë të qartë e fton njeriun që të japë llogari për veprimet e tija. Nëse Zoti është vërtetë sundues absolut, a nuk do të thotë kjo se gjithçka përcaktohet nga vullneti i Tij? Dhe nëse të gjitha gjërat përcaktohen nga vullneti i Zotit, atëherë si mund Zoti t’u kërkojë llogari njerëzve për gjërat që i bëjnë? Si në Bibël ashtu edhe në Kur’an. ka tekste që duken sikur e konfirmojnë sundimin absolut të Zotit ose determinizmin dhe në anën tjetër, ka vargje që e mbrojnë idenë e vullnetit të lirë të njeriut dhe të llogarisë së tij. Nëse teksti i sjellë si dëshmi nuk na mjafton për ta vendosur çështjen e njëshmërisë ose trinisë së Zotit, aq më pak mund të ndihmojë në shtjellimin e një çështjeje të tillë të koklavitur. Debati ndërmjet Pelagiusit dhe Augustinit dhe ndërmjet predestinimit dhe Arminianizmit në Krishterim, ka një ekuivalent edhe në botën muslimane. Teologjia sunnite zakonisht e thekson sundimin e Zotit dhe në përgjithësi ekziston një mahnitje para urdhrit hyjnor, e cila nga pikëpamja njerëzore, buron nga karakteri i tij arbitrar. Përkundër kësaj, teologjia shiite është përpjekur të gjejë një pikë të mesme ndërmjet sundimit të Zotit dhe vullnetit të lirë. Në një përshkrim të shkurtër të kësaj pike të mesit, mund të thuhet se vetë veprimi përbëhet nga shumë aspekte, prej të cilëve të gjithë janë të krijuar nga Zoti sundues. I gjithë konfiguracioni mbetet nën sundimin e Zotit, por njëri nga shumë faktorët që jep kontribut në krijimin e veprimit është edhe vullneti i lirë i njeriut. Pika e mesit ndërmjet determinizmit dhe vullnetit të lirë nuk është një metodë për të gjetur pajtim ndërmjet burimeve që janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Ajo është një përpjekje për t’u marrë me çështjet metafizike të përfshira në vuajtjen dhe në përgjegjësinë njerëzore. Megjithatë, unë kam zgjedhur një burim nga shkrimet e shenjta për ta shpjeguar problemin. Tek 2 e Samuelit 24:1, ekziston një tekst, i cili është përdorur nga Ahmed Deedat për të dëshmuar se Bibla është ndryshuar. Deedat arrin në këtë përfundim duke e krahasuar këtë pjesë me tekstin tek 1 e Kronikave 21:1. Teksti është si vijon: Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh numërimin e Izraelit dhe të Judës...(2 e Samuelit 24:1) “Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.” (1 e Kronikave 21:1) Konflikti ndërmjet dy teksteve është në lidhje me atë se kush e bëri Davidin ta numëronte Izraelin, Zoti ose Satanai. Zgjidhja sipërfaqësore e krishtere duket e pamjaftueshme në këtë rast. Sipas saj, përemri “ai” tek 2 e Samuelit 24:1 nënkupton jo emrin që përmendet në fjali (dmth. Zotin) por një emër tjetër të papërmendur (Satanain). Zgjidhja më e natyrshme do të ishte që të pranohej se njëri tekst thotë se Zoti e nxiti Davidin, kurse tjetri thotë se Satanai.
  • 31. Një shpjegim i ndërmjetëm mes determinizmit dhe vullnetit të lirë, do të ishte si vijon. Kjo ndodhi ka disa aspekte që japin kontribut në realizimin e saj, në mesin e të cilave janë sundimi hyjnor, veprimi i Satanait dhe ushtrimi i zgjedhjes ose i vullnetit të lirë nga ana e Davidit. Pikërisht kombinimi i këtyre aspekteve, bashkë me faktorë të tjerë, e krijojnë ndodhinë. Njëri aspekt, pra sundimi hyjnor, përmendet tek 2 e Samuelit 24:1. Aspekti tjetër, nxitja e Satanait, përmendet tek 1 e Kronikave 21:1. Por që të dy versionet e mbajnë Davidin përgjegjës. Ngase të tre aspektet janë të pranishëm në tekst, interpretimi më i mirë do të ishte ai që i përfshin që të tre. Ideja e Ahmed Deedat se konflikti ndërmjet sundimit hyjnor dhe veprimit satanik në Bibël është një dëshmi e ndryshimit të bërë në tekst, jo vetëm që është e dobët në aspektin shkencor, por mund të përdoret edhe kundër vetë Kur’anit, mos dhashtë Zoti. Si përfundim, duhet të themi se Bibla tregon qartë se Zoti është i drejtë. Se si drejtësia e Zotit përshtatet me veprimin e sundimit hyjnor dhe të vullnetit njerëzor, është një temë që kërkon diskutime metafizike. Por sidoqoftë, rruga e mesit ndërmjet determinizmit dhe vullnetit të lirë na ofron një metodë për të gjetur pajtim ndërmjet konflikteve në dukje, brenda Biblës dhe brenda Kur’anit. Biri i Zotit ose Biri Zot Edhe përkundër bindjes së shumë të krishterëve për të kundërtën, mjafton që t’u referohemi disa autorëve të krishterë përgjatë shekujve për të kuptuar se interpretuesit e arsyeshëm të Biblës, me shumë vendosmëri e kanë përkrahur idenë e njëshmërisë së Zotit. Një shembull i mirë është Edward Elwall, një tregtar baptist dhe autor fetar i shekullit të tetëmbëdhjetë. Në vitin 1726, ai e shkroi artikullin “Dragoi i rënë mbi copat e tija”, ku thotë: “A nuk është po aq absurde të thuhet se Zoti i vetëm i qiejve e i tokës është tre ose katër persona, sa të thuash se Mbreti i vetëm i Britanisë së Madhe dhe Irlandës është në të vërtetë tre ose katër persona? A nuk është pohimi i parë po aq i gabueshëm sa i dyti?” Sipas Elwall-it, qëndrimi i Biblës është i thjeshtë dhe i drejpëdrejtë. Zoti është një (Eksodi 20:3). Jezu Krishti është zotëriu dhe mësuesi ynë, Mesia, mbreti sundues dhe së shpejti, i rikthyeri i Monarkisë së Pestë të premtuar Danielit në kapitullin e dytë. Ai është Shpëtimtari ynë, që lindi nga një virgjëreshë, që jetoi një jetë pa mëkate, kreu mrekulli të mëdha me fuqinë dhe me lejen e Zotit dhe u “shkëput” nga kryqi e nga varri për t’u ngritur në të lartësi, në të djathtë të Zotit. Por ai nuk është Zoti. Elwall e njeh autoritetin e Dhjetë Urdhëresave. Këto janë fjalët që i janë shpallur njerëzimit pa ndonjë ndërmjetës. Mbi të gjitha, këto janë fjalët e vetë Zotit. Të thuhet se Jezusi është Biri Zot, do të thotë të thyhet Urdhëresa e parë, gjegjësisht: “Nuk do të kesh perëndi tjetër veç Meje...”