Korporatat e Sigurimeve- Ligjerata

12,957 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
12,957
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
16
Actions
Shares
0
Downloads
318
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Korporatat e Sigurimeve- Ligjerata

  1. 1. 1KORPORATAT ESIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@yahoo.com
  2. 2. PERMBAJTJA2 I. Zhvillimi Historik i Sigurimeve  Zhvillimi ne Bote  Zhvillimi i Sigurimeve ne Kosove II. Risku dhe Sigurimet  Risku  Funksioni i Sigurimeve  Tregu i Sigurimet
  3. 3. 3 III. Parimet Themelore te Sigurimeve  Interesi i Sigurueshem  Besimi i Plote  Shkaketari me i afert  Demshperblimi  Kontributi  Subrogimi
  4. 4. 4 IV. Aspekti Juridik i Sigurimeve  Aspekti Jurdiki i Sigurimeve ne Bote ( Sistemi Anglez)  Aspekti Juridik i Sigurimeve ne Kosove V. Mjedisi i Sigurimeve  Mjedisi Ekonomik  Mjedisi Politik  Mjedisi Juridik  Mjedisi Teknologjik
  5. 5. 5 VI. Sigurimet Jo Jete apo te Pergjithshme  Sigurimet e Prones  Sigurimet nga Nderprerja e Biznesit  Sigurimet e Perziera  Sigurimet e Ndertimtarise dhe Inxhinierike  Sigurimet Shendetsore dhe Aksidentet  Sigurimet e Marines ( Transportit)  Sigurimet Motorrike
  6. 6. 6 VII. Sigurimet e Jetes  Sigurimi i thjeshte i jetes; ( TERM LIFE)  Sigurimi i plote i jetes; ( WHOLE LIFE )  Sigurimi i mbijeteses. ( ENDOWMENT) VIII. Bashkesigurimi dhe Risigurimet  Bashkesigurimi  Risigurimet
  7. 7. 7 IX. Bancassurance X. Mbikqyrja e Sigurimeve XI. Menaxhimi i Risqeve ne Sigurime
  8. 8. 8ZHVILLIMI HISTORIK I SIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@yahoo.com
  9. 9. Zhvillimi Historik i Sigurimeve9  Ne fazen e pare te zhvillimit te historise se njerezimit, njeriu eshte perkujdesur ne sigurimin e ekzistences fizike te tij psh sigurimi i ushqimit, strehimit etj.  Shoqeria njerezore duke ecur dhe zhvillluar dhe evoluar lind nevoja edhe per forma tjera te sigurise se tij sidomos nga kanosja e rreziqeve te ndryshme si ato natyrore dhe rreziqe tjera si na prone, shendet etj
  10. 10. 10  Origjina e sigurimeve ka humbur ne antikitet. Megjithate shembulli i pare i regjistruar eshte 2100 p.e.s.  Kodi i Hammurabit, i cili siguronte kompensimin per vjedhjen dhe vdekjen, humbjen e anijeve dhe mallrave ne lumenj dhe per kafshet e marra me qera nese vriteshin, nga neglizhenca ose abuzohej ne to,  900 p.e.s. tregtaret ne aventurat e Rodit vendosen principet e “mesatares se pergjithshme” qe eshte i rendesishem edhe sot per sakrificat e bera ne det te rrezikshem nga anijet gjate transportimit te mallrave, per cdemtimin e tyre per shkak te hedhjes ne det per te shpetuar anijen dhe ekuipazhin.
  11. 11. 11  Koncepte te rendesishme lidhur me sigurimet arrijne edhe nga Feniksasit e lashte te cilet jane te detyruar per shkak te udhetimeve te tyre intensive.  Edhe Grekerit e lashte dhe Romanet kane patur sistemet etyre te sigurimeve, megjithese pak eshte i njohur sistemi Roman i “anuitive” me tabelat perkatese.  Zhvillim moren gjithashtu edhe ne Lombardi dhe Portugali. Bile Lombardet ishin edhe bankiere dhe tregtare te zote qe filluan te mendojne per te menjanuar rreziqet.  Dhe mendohet qe ato e sollen kete zanat ne Britani rreth shekullit te 14. Shekulli i 16 eshte “boom”i tregetise me jashte Britanise dhe ketu morren zhvillim te vrullshem sigurimet.
  12. 12. 12  Ne shekullin e 17 dalin rregullat e vendosura nga siguruesit qe i ndajne sigurimet nga bisneset e tjera.  Dhe kjo konsolidohet me “Aktin e sigurimeve te marines”1601 qe eshte i pari dokument qe rregullon dhe udheheq bisnesin e sigurimeve.  Britania ka qene dhe eshte memedheu i sigurimeve.
  13. 13. FORMAT E LINDJES SE SIGURIMEVE13  Fondet e perbashketa te rezervave, keshtu ata krijuan fondin e perbashket te dritherave e ushqimeve te tjera per te perballuar me vone mungesen per shkak te kushteve atmosferike, veprimeve demtuese, te pushtonjesve etj.  Dhe pikerisht nese do t’i referohemi shekullit te 15 kur zgjerohet tregtia eshte evidente qe shume rreziqe do te ekzistonin per anijet dhe udhetaret p.sh. djegja e tyre, grabitja nga piratet, ngecja ne det, hedhja e ngarkeses per shkak te stuhive, sumundjet per ekuipazhin e anijeve, te cilet per “fatkeqet” jane shkaterrim, falimentim.
  14. 14. 14  Siguruesit premtojne t’ja paguajne personit (shoqerise) demin e ndodhur mga rreziku qe ato paracaktojne ndermjet tyre kundrejt nje cmimi gjithashtu te paracaktuar.  Sigurimi nga rreziku i zjarrit filloi i vrullshem pikerisht ne Britani me renien e zjarrit te madh ne Londer 1669 qe humbjet konsideroheshin 10 milion paund qe ishte nje shume e jashtezakonshme e atyre koherave.  Me 1683 krijohet ndermarrja e pare tregtare qe realizoi sigurimin e zjarrit kjo filloi me sigurimin nga zjarri per arsye se ky ka qene shume evident, shtepi prej druri, ngrohje me zjarr, ndricimi me qirinj, shtepite ne zonat urbane te ngjitura njera me tjetren etj.
  15. 15. 15  Duhet te evidentojme edhe dy fakte:  Ne fshatra kur digjej nje shtepi (e vecuar nga tjetra), njerezit e fshatit bashkevepronin se bashku per ta rindertuar, pra egzistonte puna e perbashket, kontributi i perbashket, ndihma e perbashket.  Ndersa ne zonat urbane ku njerzit ishin te angazhuar ne pune te tjera, ato paguajne te zyrat e zjarrit (siguruesit) te cilet ja rindertojne shtepite dhe gjithashtu bejne te mundur sherbimin e zjarrfikseve qe ishte sherbim i kualifikuar.
  16. 16. 16  Sigurimi i jetes megjithese eshte i datuar nga shoqerite Anglo-Saksone te varrimit me pare, ajo ka filluar te organizohet ne fund te shekullit te 17, kur matematikanet zhvilluan sistemin per pagesen e kontributit vjetor (te secilit) ne baze te nje niveli te zgjatjes mesatare te jetes.  Sigurimi nga Aksidentet Personale filloi me prezantimin e hekurudhave dhe u zgjerua me zhvillimet industriale, kur revolucioni industrial i shtyu njerezit drejt fabrikave dhe uzinave, kur filluan te cfaqeshin dhe te mplekseshin probleme sociale te shendetit, te sigurise ne pune, te kushteve te punes.  Me vone me daljen e Mjeteve Motorike dhe avioneve filluan te cfaqeshin edhe sigurimet perkatese.
  17. 17. FORMAT MODERNE TE SIGURIMIT17  Tregtaret u siguruan ne sigurues te ndryshem, por shume shpejt, ne menyre origjinale u rrit nje grup siguruesish te specializuar qe gjendej te “Eduard Lloyd’s Coffee House” ne Kornhill.  Ata filluan ta quajne veten “underwriters” duke e konsideruar ate nje profesion si te gjithe te tjeret , por ne te njejten kohe ata donin qe te “zgjeroheshin” dhe te “rregulloheshin”duke u zhvendosur ne “Royal Exchange” ne Londer qe gjenden edhe sot.  Me vone ajo u vendos “Lime Street”ku eshte edhe sot ndertesa, ndoshta me e famshmja e botes, tregu ku behen cudirat e sigurimeve.
  18. 18. 18  Atmosfera e vendeve te punes se ketyre “underwriters” eshte e ngjashme me ate te nje kafeje per tradite por ne permbajtje shkenca dhe arti me i sofistikuar i sigurimeve.  Llojd’s eshte sot nje organizem nderkombetar qe mbulon rreziqet te kapaciteteve dhe variacioneve te ndryshme duke e bere Londren qendren e tregut te sigurimeve te botes.  Amerikanet sot pretendojne se qendra e sigurimeve te botes eshte Hardfordi, Kryeqyteti i Connecticut ne U.S.A.  Shoqerite e sigurimit jane zhvilluar bisneset e tyre te sigurimeve te organizuar ne klasa te ndryshme bisnesi p.sh. sigurimet Motorike, Sigurimet e Jetes, Sigurimin nga vjedhja, Sigurimi i Pergjegjesise se punedhenesit etj dhe organizohen neper territoret e tyre ose ne vende te tjera ku krijojne deget e tyre,.
  19. 19. 19  Ndermjetesit e sigurimeve ndermjet te siguruarit dhe siguruesit, te quajtur “Brokera”, “Agjente”, ngadonjehere te thirur edhe konsultante kane luajtur nje rol te redndesishem per qindra vite dhe vazhdojne te jene te nevojshem ne tregun e sigurimeve.  Ata jane te domosdoshem, sepse ka dy probleme:  Sigurimet jane mjaft te komplikuara  Diversiteti i tregut te sigurimeve.
  20. 20. 20  Sot gjenden fusha te ndryshme ku operojne eksperte qe merren me demet dhe humbjet pasi ato ndodhin ose para per marrjen e masave per te menjanuar demet ose humbjet ose pasi ato kane ndodhur ose per te reduktuar demet ose humbjet e metejshme ose per ti dhene nje drejtim me te leverdisshem ekonomik, riparimit, rivendosjes etj..  Gjithashtu ne fund te shekullit 19 u shfaqen disa shoqeri tregtare qe kujdeseshin per interesat e antareve te shoqerise dhe filluan te kontrollonin tregun me te gjitha komponentet e tij dhe filluan te pershtasin fjalet dhe termat e policave te sigurimit (Polica eshte dokumenti zyrtar qe verteton kontraten e sigurimit te ofruar nga siguruesi ose/dhe pranuar nga i siguruari.
  21. 21. 21  Nga fundi i vitit 1897 gjithashu krijohen disa formacione te cilat filluan te programojne standarte njohurish dhe operacionesh dhe nder me te famshmit eshte “Chartered Insurance Institute”.  Ata luajten dhe vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem ne nxitjen me efektivitet dhe zbatimin ne praktike te sigurimeve duke kualifikuar dhe specializuar personat e zene ose te angazhuar ne bisnesin teper profesional te sigurimeve.
  22. 22. TIPARET E ZAKONSHME TE ZHVILLIMIT TE SIGURIMEVE22  Sigurimet jane zhvilluar ne perputhje me kerkesat per mbrojtje.  P.sh. Me zhvillimin e industrise se naftes dhe intensifikimin e metodave shkencore te nxjerrjes se saj, u rrit sasia e karburanteve te perpunuara, pra u ul cmimi i karburantit, u rrit kerkesa per perdorimin e mjeteve motorike, rrejdhimisht edhe kerkesa per mbrojtjen e tyre,ne kete menyre u rrit edhe kerkesa per sigurimet motorike.  Ne pergjithsi shteti ka mbikqyrur aktivitetin e sigurimeve nga Organi i Mbikqyrjes. Mbikqyrja eshte veprimtari qe ushtrohet per kontrollin, stabilitetin ekonomik te shoqerive te sigurimit qe ato te jene te afta per te paguar demshperblimet ndaj policmbajtesve.
  23. 23. 23  Ne stadin e tyre fillestar shoqerite e sigurimit tentonin te spcializoheshin ne fusha te vecanta sigurimi, por dalengadale ato u zgjeruan edhe ne fusha te tjera.  Ne stadin e tyre fillestar shoqerite e sigurimit punonin pa analiza statistikore te humbjeve te meparshme, por me vone siguruesit pergjithsisht kane bashkevepruar me njeri-tjetrin ne ortakeri per burimet e informacionit.  Sic do te shohim edhe me vone te dhenat statistikore jane te nevojshme dhe prezenca e tyre i futi shoqerite e sigurimit ne ndermarrje moderne dhe sigurimet ne nje shkence ekzakte.
  24. 24. 24  Sigurimet pergjithsisht kane qene te suksesshem. Normalisht eshte nje bisnes i sigurte, i rendesishem dhe fitimprures. Ndofta me kete fraze tregojne forcen e ketij bisnesi.  “ Ne qytetin tim, qe ndodhet kudo ne bote ndertesa e shoqerise se sigurimit do te jete 5-6 kate me te larte dhe me e bukur se cdo ndertese e qytetit tim”.  “ Amerikanet shpenzojne rreth 15% te te ardhurave te tyre per sigurimet”.  Dalja dhe zvillimi i risigurimeve ka rritur stabilitetin dhe sigurimin e vete shoqerise se sigurimit.  Se fundi sigurimet jane zhvilluar ne disa forma te vecanta duke realizuar disa mbulime ne te ashtuquajturen policat pakete”qe sjellin mjaft perfitime.
  25. 25. Zhvillimi i Sigurimeve ne Kosove25  Sigurimet dhe tregu i sigurimeve në Kosovë nuk kanë donjë historik të veqantë, ato në trevat e Kosovës janë paraqitur në kohët e vonshme.  Përpara, veprimtarinë e sigurimeve në Kosovë e kanë kryer shoqëritë e huaja, gjatë sundimit otoman kryesishtë shoqëritë të cilat kanë ofruar sigurime në Perandorinë Otomane, gjersa gjatë sundimit të Jugosllavisë së vjetër, shoqëritë të cilat kanë ofruar sigurime në Jugosllavinë e vjetër.  Pas luftës së dytë botërore, në Kosovë si pjesë e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), e tërë prona private kaloi në pronë shtetërore, gjersa sigurimi i detyrueshëm i pronës shtetërore në atë kohë u parapa me ligj.
  26. 26. 26  Në ish RSFJ, me kalimin e pronës shtetërore në pronësi shoqërore u paraqitën shoqëritë e para të sigurimeve në pronësi shoqërore e me këte edhe në Kosovë si pjesë e sajë, u paraqitë shoqëria e parë e sigurimeve në pronësi shoqërore.  Me zbatimin e Ligjit mbi Bazat e Sistemit të Sigurimit të Pasurisë dhe Përsonave, të ish RSFJ-së, republikat dhe krahinat, duke u bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore, i kanë nxjerë rregullat me të cilat i plotësonin dhe i përpunonin dispozitat e përgjithshme të cilat i përmbante ligji federativ.  Duke i shfrytëzuar këto autorizime kushtetuese, Kosova në vitin 1977 nxori Ligjin për Sistemin e Sigurimit të Pasurisë dhe Përsonave të ish KSA të Kosovës.
  27. 27. 27  Kur flasim për industrinë e sigurimeve para vitit 1999 në Kosovë, flasim për një sistem i cili ka funksionuar në kuadër të sistemit të përgjithshëm jugosllav, ku edhe Kosova si pjesë e këtijë sistemi kishte të zhvilluar edhe industrinë e sigurimeve.  Në kuadër të këtijë sistemi deri në vitet e 90, kanë ekzistuar vetëm entet shoqërore të cilat kanë ushtruar aktivitetin e sigurimeve në kuadër të ish sistemit të përgjithshëm.  Pas vitit 1970 në Kosovë themelohet edhe enti i sigurimeve “Kosova” i cili ishte themeluar nga Kuvendi i atëhershëm i Kosovës.
  28. 28. 28  Përveq këtijë enti, në Kosovë kanë operuar edhe entet e tjera shoqërore me seli në republikat tjera të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.  Në vitet e 90, bëhet liberalizimi i tregut të sigurimeve ku edhe Kosova përfshihet në këto ndryshime.  Në këto vite në Kosovë, në sigurime filluan të operojnë operatorë privat të cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në harmoni me legjislacionin e atëhershëm.
  29. 29. Sigurimet në Kosovë nga viti 199929  Sigurimet, industria e sigurimeve respektivisht shoqëritë e sigurimeve në Kosovë, organizimi dhe funksionimi i tyre në harmoni me kërkesat dhe trendet bashkëkohore të zhvillimit ekonomik në nivele nacionale si dhe në përmasa ndërkombëtare, pra sigurimet në forma bashkëkohore filluan nga viti 1999.  Administrata e UNMIK-ut, në mesvitin 1999, lirshëm mund të konstatojmë veq tjerash, se është bërë jo vetëm ndarja nga legjislacioni i vjetër në fushën e sigurimeve, por edhe tërë industria e sigurimeve filloi të organizohet dhe të funkcionoj sipas modelit të sigurimeve në Europë.
  30. 30. 30  Me datën 19 nëntor 1999, Zëvendësi i Parë i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, nxjeri Urdhëresën Administrative Nr. 1999/3 Për Zbatimin e Rregullorës Nr. 1999/15 Lidhur me Regjistrimin e Përkohshëm të Automjeteve Private në Kosovë Për Sigurimin e Automjetit Ndaj Palës së Tretë.  Siq mund të konstatohet nga vetë titulli i rregullorës, autoritetet e UNMIK-ut, me lejimin e ushtrimit të veprimtarive siguruese, me rregulloren e lartëcekur që në fillim subjekteve siguruese i lejuan vetëm marrjen me një produkt të sigurimit, pra me sigurimin e automjeteve për përgjegjësinë ndaj palës së tretë.  Rregullorja Nr. 1999/15, për shoqëritë siguruese e përdori emërtimin subjekte siguruese
  31. 31. 31  Me këtë Urdhëresë Administrative u definua se asnjë përson ose subjekt, nuk mund të shes apo të ndikoj të shitet një policë sigurimi e automjetit për përgjegjësinë ndaj palës së tretë, përveq kur ky përson ose subjekt ka një autorizim të vlefshëm të përkohshëm të lëshuar nga misioni i UNMIK-ut.  Për subjektet-siguruesit të cilët dëshirojnë të shesin polica të sigurimit të automjetit për përgjegjësinë ndaj palës së tretë u obliguan që pranë autoriteteve të UNMIK-ut të paraqesin kërkesë për autorizim të përkohshëm, gjersa paraqitja e kërkesës është bërë në formularë të cilët mireshin në UNMIK.
  32. 32. Rregullativa ligjore për licencimin e shoqërive të sigurimeve32  Me datën 05 tetor 2001, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjitshëm, shpalli Rregullorën Nr. 2001/25 Mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Kompanive të Sigurimit e të Ndërmjetësuesve të Sigurimit e cila rregullore po të njajtën ditë edhe hyri në fuqi.  Me shpalljen e kësajë rregullore, në veqanti u krijua baza juridike ligjore dhe pozitive e angazhimit të shoqërive të sigurimeve dhe të ndërmjetësuesve të sigurimeve në aktivitetet siguruese në Kosovë, si dhe në përgjithësi u krijue baza juridike, ligjore dhe pozitive e zhvillimit të Industrisë së sigurimeve në Kosovë.
  33. 33. 33  Me këtë dispozitë ligjëvenësi i ka obliguar të gjita shoqëritë e sigurimeve të cilat gjer në ditën e miratimit të kësajë Rregullore kanë qenë të angazhuara në biznesin e sigurimeve në Kosovë, që pranë BPK-së të aplikojnë për marje të licencës, e e cila licencë lëshohet bazuar në plotësimin e kushteve të cilat kjo Rregullore i parashef për angazhimin e shoqërive të sigurimeve në biznesin e sigurimeve në Kosovë.  Nga subjektet AiG, Dardania, Insig, Kosova dhe Siguria të cilat kanë qenë të angazhuar në biznesin e sigurimeve në Kosovë në bazë të dispozitave të Urdhëresës së lartëpërmendur, formularin e plotësuar për marjen e licencës, BPK-së ia paraqiten subjektet Dardania, Insig, Kosova dhe Siguria, gjersa subjekti AiG u tërhoq nga tregu i sigurimeve në Kosovë.
  34. 34. 34SIGURIMET DHE RISKU Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@yahoo.com
  35. 35. SIGURIMET DHE RISKU35  Ekzistenca e nje tregu te zhvilluar te sigurimeve perben nje komponent teper te rendesishem per te pasur nje ekonomi te suksesshme sikurse dhe institucionet e tjera te perparuara financiare luajne rolin e tyre te rendesishem.  Disa nga tiparet e rendesishme te sigurimeve jane:  QETESIA  KONTROLLI I HUMBJEVE  PERFITIMET SOCIALE  FONDET E INVESTIMIT
  36. 36. Risku36  Elementet e sigurimit jane:  Risku;  Premia e sigurimit, dhe  Rasti i siguruar.  Risku - Parakusht themelor per ekzistimin e sigurimit eshte prania e riskut.  Vetem nese ekziston risku i caktuar, paraqitet nevoja per mbulimin e tij permes sigurimit.  Jeta e individit dhe e firmave eshte plote me risqe, shansa dhe rreziqe.
  37. 37. 37  Keto ngjarje te padeshirueshme munde te veshtrohen nga disa aspekte:  Shiquar nga aspekti i pergjithshem, relativisht te shpeshta jane dukurit e zjarreve te niveleve te medha, te termeteve katastrofike, te vershimeve, te semundjeve etj., te cilat munde te kene per pasoje humbjet e medha materiale dhe te viktimave njerezore per ekonomin kombetare te cilen e godasin.  Shiquar nga aspekti i nje ndermarjeje, ngjarjet e paparashikueshme munde te jene me pake apo me shume te demshme per te apo ndoshta katastrofike, por pa ndikim te madhe ne mjedisin: demet materiale te ndikuara nga zjarri, vershimet, demtimi i makinave dhe paisjeve, lendimi i te punesuareve, investimet e gabuara, pasojat ligjore nen ndikimin e demeve ekologjike, etj.
  38. 38. 38  Nga aspekti i individit ngjarjet e demshme kane rendesi te jashtezakonshme. Vozitja me automobile per shembull, barte me vehte mundesin e ndodhjes se fatkeqesise ne komunikacion, e cila munde te jete tragjike per jeten e individit.
  39. 39. 39  Nocioni risk (anglisht: risk, frengjisht: risqué, rusisht: strahovanije) ka kuptim te shumefisht ne varesi nga ajo se nga cili aspekt shiqohet.  Risku definohet si pasiguri nga aspekti i ndodhjes se ndonje ngjarje te ardhshme. Pa siguria paraqet mungesin e vetebesimit, te sigurise, respektivisht mungesen e gjendjes se sigurise.  Ne situaten e pa sigurise ekziston dyshimi ne mundesit tona qe saktesisht te parashikojme rezultatet e aktiviteteve tona te ardheshme.  Pa siguria ekziston kur individet nuk disponojne informacione te mjaftueshme per rrethinen, ashtu qe nuk jane ne gjendje qe ta kuantifikojne riskun, respektivisht nuk munde ta parashikojne ndodhjen e rezultatit te pa deshiruar.
  40. 40. 40  Nga aspekti ekonomik risku paraqet probabilitetin e ndodhjes se ndonje ngjarje te demshme ekonomike.  Nga aspekti juridik risku paraqet mundesin e ndodhjes se ngjarjes se pasigurt e cila nuk mvaret nga vullneti i personave te interesuar dhe sigurimi i te cilave eshte e lejuar me rendin publik dhe moralin.  Karakteristika themelore e riskut pasiguria, munde te jete e rrezikuar ne raste se pjesemarresit ne sigurim (personat e interesuar) me vullnetin e vet (me qellim) e shkaktojne ndodhjen e tij.
  41. 41. 41  Qe risku te perfshihet ne sigurim ai duhet te permbushe kushtet e caktuara:  Mundesia e ndodhjes se ngjarjes, respektivisht mundesia e ndodhjes se riskut,  Duhet te ekzistoi pa siguria e ndodhjes se ngjarjes,  Te paraqese rrezik per ndodhjen e ngjarjes se demshme ekonomike,  Risku mund te perseritet, respektivisht nuk guxon te jete risk i izoluar,  Duhet te jete i pavarur nga vullneti i te siguruarit si dhe personave tjere te interesuar,  Qe te jete i lejuar me ligj, rendin publik dhe moralin,  Eshte i domosdoshem disperzioni i riskut ne hapsire dhe kohe,  Homogjeniteti i riskut.
  42. 42. Ndarja e risqeve42  Varesisht nga karakteristikat e riskut munde te flasim per llojet vijuese te riskut:  riskun objektiv dhe subjektiv;  riskun e paster dhe spekulativ;  riskun e pergjithshem dhe te veqante;  riskun konstant dhe variabil etj.
  43. 43. 43  Risqe objektive jane ato risqe te cilat ndodhin pavaresisht nga vullneti i njeriut, si dhe pa asnje lidhshmeri me punen e tij (psh. risku i goditjes se rrufese, risku i thatesise, risku nga bresheri etj.). Risku objektiv definohet si shmangje relative te humbjes reale ne raport me humbjen e pritur.  Risku subjektiv definohet si pasiguri e cila bazohet ne gjendjen mentale te njeriut apo ne gjendjen e vetedies se tij. Per shembull, personi ka konzumuar sasi te madhe te alkoolit ne nje bar dhe ne ate gjendje duhet te vozitet ne shtepi. Vozitesi munde te jete i pa sigurt se a mund te mberri ne shtepi i sigurt, e qe policia mos ta arrestoi per shkak te vozitjes ne gjendje te dehur. Kjo pasiguri mentale quhet risk subjektiv.
  44. 44. 44  Risku i paster definohet si situate e cila do te perfundoi me humbje apo pa asnje efekt (fitimi nuk eshte i mundur). Per shembull risku nga vdekja e hershme, risku nga zjarri, termeti, vershimet etj.  Risku spekulativ paraqet situaten e cila munde te rezultoi si me humbje ashtu edhe me fitim ( psh. investimi ne akcionet ne nje firme, lidhja me kusht ne vrapimet e kuajve, investimet ne pronat e patundshme etj.).
  45. 45. 45  Risku i pergjithshem eshte risk i cili godet numrin e madhe te njerezve, grupacionet e veqanta te njerezve apo ndoshta shoqerine e pergjithshme (psh. inflacioni i larte, papunesia, lufta etj.).  Risku individual eshte risk i cili godet numrin me te vogel te personave (nje apo me shume) per shembull, vjedhja e automjeteve, zjarri ne nje shtepi etj. Demtohen vetem ata te te cilet ka ndodhur ai risk por jo edhe krejte shoqerine.
  46. 46. 46  Risku konstant (i pa ndryshueshem) eshte risku te i cili probabiliteti i ndodhjes eshte gjithnje i njejte, nuk ndryshon nga viti ne vite. Zjarri eshte, kryesisht, vazhdimisht ngjarje e paster ne mesin e caktuar ne disa vite. Per risqt konstante percaktohet premia konstante e cila i pergjigjet peshes se riskut.  Te risku variabil probabiliteti i ndodhjes se tij vazhdimisht ndryshon. Shkalla e rrezikshmerise ndryshon ne kohe relativisht te shkurter, nga dita ne dite. Rrezik i tille eshte risku nga vdekja e cila me rritjen e moshes vazhdimisht rritet. Probabiliteti se do ndodhe vdekja prej viti ne vit eshte gjithnje me e madhe.
  47. 47. Funksioni i Sigurimeve47  Ne pergjithesi sigurimet kane tri funksione dhe ato jane :  Funksioni i ruajtjes se pasurise  Funksioni Akumulues  Funksioni Social
  48. 48. Tregu i Sigurimeve48  Tregun e sigurimeve qe te jete funksional e perbejne keta aktere :  shitesit,  bleresit,  ndermjetesit si dhe  sherbimet ndihmese.
  49. 49. Shitesit e Sigurimeve49  Marresit ne sigurime te Lloyds-it ( Lloyd’s Underwriters) -siguruesit e Lloydsit jane individ te cilet I kontraktojne sigurimet ne llogari te tyre, Lloydit. Direct ne Lloyd individet apo subjektet nuk mund te transaktojne direct sigurimet ne Lloyds, prandaj keta jane te specializuar ne lloje te ndryshme te sigurimeve.  Kompanite e Perbashketa - keto kompani nuk kane aksionare, por si pronare jane vete policembajtesit te cilet fitimin e krjuar e ndajne ne mes vete, nese ka fitim.  Shoqatat e Perbashketa - jane te njejta si kompanite e perbashketa por ne vetvete bashkohen me shoqatat apo grupimet te te njejtit profesion.
  50. 50. 50  Kompanite me Grup Pronaresh - keto kompani ne pronesi te aksionareve te tyre te cilet jane te detyruar qe fitimet e tyre ti ndajne ne mes vete por pasi te jane zbritur te gjitha shpenzimet.  Vete-Siguruesit - shume kompani te medha komerciale krijojne kompanite e sigurimeve ne kuader te kompanive te tyre te cilat krijojne fonde per kompenzimin e demeve te tyre te krijuara gjate aktivitetit te tyre  Kompanite Captive te Sigurimeve -keto jane kompani vartese te cilat formohen prej korporatave te medha te cilat e sigurojne vetem bizneset e tyre. Keto veprojne njejte sikur kompanite tjera te sigurimeve vetem qe primet jane te realizuara vetem nga burime te kufizuara, vetem ne kuader te Korporates.
  51. 51. 51  Kompanite Risiguruese - keto kompani ofrojne sigurim vetem per kompanite e sigurimeve nese kane pranuar rrezikun prej tyre, dhe nuk kane te bejne fare me te siguruarit direct.  Inter – Grupimet - jane grupime ku I bashkojne interesat e tyre te cilat jane te shtrira neper kontinente apo hapsira te ndryshme. Rast specific eshte ne tregun e sigurimeve ne Londer , ne tregun Londinez te Marines ne mes shume gjiganteve te ekonomise te cilat vendosin ta shperndajne biznesin e tyre ne mes te dy apo me shume siguruesve.
  52. 52. 52  Qeveria - edhe qeveria ne te shumten e rasteve mund te siguroj permes kompanive nacionale te sigurimeve si aksionare e saj, sidomos per nevojat e veta. Qeveria ne kete rast paraqitet si shites I sigurimeve.  Shoqerite Miqesore – keto jane shoqata te perbashketa te formuara per zhvillimin e sigurimeve jetesore, sigurimin jetesor ne industri ku kane rregulla te veqanta per aktivitetin e tyre ne kuader te kodit per shoqerite miqesore.  P&I klubet ( protection and indemnity clubs) - gjithashtu edhe keto jane shoqata te perbashketa te cilat I kane formuar organizatat e Flotes Detare (tregtareve,transportuesve detar).
  53. 53. Ndermjetesit53  Brokeret- Brokeret jane profesioniste ne fushen e sigurimeve dhe ofrojne sherbime profesionale ne boten e sigurimeve, gjithashtu edhe keshilla profesionale.  Keta njerez si profesioniste ne kete fushe ne raste te dhenies se gabuar te keshillave apo zgjidhjeve te ndryshme mund te denohen me ligj, arsyeja eshte sepse keta jane njerez profesionist, mund te themi 24 ore profesioniste.  Keta kompenzohen nga kompania e sigurimeve dhe kjo forme e kompenzimit quhet brokerazh (komision/provizion).
  54. 54. 54  Brokeret e Lloydsit- Brokeret e Lloydsit jane nje kategori e veqante e cila punon per llogari te Lloydsit. Qe te jesh broker I Lloydsit duhet te plotesohen disa kushte te cilat jane specifike vetem per kete kategori si psh :  duhet te jete i vendosur ne Britanine e Madhe  te punesoj staf Kompetent  te kete nje shume te caktuar te kapitalit fillestar  te operaj si organizate multi-klient  ti plotesoj kriteriumin e aftesise se pagimit dhe sigurise  te kete llogari te veqante ne pajtim me kerkesat e Lloydsit  te kete mbulese profesionale te demshperblimit (sigurimi professional)  te aprovohet nga komiteti per panele
  55. 55. Agjentet55  Kushtezuar (cash) - Ky lloj i angazhimit eshte , ku kompania I lejon autoritet te limituar te kushtezuar. Keta nuk mund te leshojne polica apo fletembulesa etj.  Te Besuar (credit) - Ky lloj ka kompeteca me te medha , psh. Ndonje diler I automjeteve mund te kete autorizime apo leje qe te leshoj fletembulesa. Transaksionet ne mes ketij agjenti dhe kompanise rregullohen permes llogarive, kryesisht mujore ( barazimet).  Agjentet e Pamvarur (own-case) -Ky lloj eshte me i avancuar sepse eshte I lejuar ne te shumten e rasteve te kete qasje direkte ne marrjen e biznesit e sidomos tregjet me konkurence te ashper.
  56. 56. Dallimet ne mes Brokerit & Agjentit56 Agjenti Brokeri  Perkohesisht te punesuar  Me kohe te plote professional  Nuk kryejne ekspertiza  Kryejne ekspertiza profesionale prfesionale  Mund te denohen  Nuk mund te denohen per  Agjent I klienteve neglizhence  Paguhen me brokerazh  Agjente te siguruesve  Mund te leshoje fletembulese  Paguhen me komision/provision ndonjehere edhe police sigurimi  Nganjehere I besohen edhe pune  Kategori e veqante : te kompanise brokeret e Lloydsit  kategori e veqante : agjentet e pamvarur (own-case)
  57. 57. Bleresit e Sigurimeve57  Bleresit e sigurimeve mund te ndahen ne :  Privatet(pronaret e shtepive, banesave, automjeteve, udhetaret etj.)  Bizensit ( fabrikat, depot, bizneset etj.)  Qeveria
  58. 58. Sherbimet ndihmese58  Ne te gjitha keto relacione gjithmone jane me interes dhe sherbim te domosdoshem edhe sherbimet tjera te cilat ndihmonje keto aktivitete, e keto jane :  trajtuesit e demeve  vleresuesit e demeve  avokatet  inxhinieret  mjeket  investiguesit  hetuesit
  59. 59. 59 PRINCIPET ESIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@yahoo.com
  60. 60. 60  Interesi i Sigurueshem  Besimi i plote  Shkaketari me i afert  Demshperblimi  Kontributi  Subrogimi
  61. 61. Interesi i Sigurueshem61  Ky princip paraqet te drejten ligjore dhe faktike mbi pronesine e nje sendi ku i interesuari per sigurim ka interes mbi te, kryesisht interesin financiar.  Interesi i sigurueshem mund te vije nga :  Pronari  Debitoret  Qiradhenesi  Depozituesit  Qiramarresi  Testament lenesit  Huamarrsit  Transferimi i polices  Kreditoret
  62. 62. 62  Keto jane disa forma te cilat shprehet qarte interesi i personave te caktuar.  Ku qendron esenca e interesit te sigurueshem.  Te kete interes te sigurueshem duhet te jete nje prone, e drejte, interes, jeta, gjymtyret, pergjegjesite e mundshme ndaj paleve te treta me fajesine e paqellimshme etj.  I siguruari duhet te qendroj ne relacione financiare me te gjitha keto qe i cekem me pare, si dhe duhet te kete te drejte ligjore mbi te gjitha keto.
  63. 63. 63  Cfare eshte e siguruar ne nje police per sigurimin e rrezikut te zjarrit?  Aty nuk jane te siguruara tulla, cimentoja e te tjera gjera si keto. Aty eshte siguruar interesi i te sigurarit per ate shtepi, ndertese etj ne baze te polices.  Interersi i sigurueshem konsiston ne te drejten ligjore per te siguruar nje lidhje financiare midis te siguruarit dhe objektit te siguruar nga nje rrezik i caktuar ne baze te kontrates.  Shembuj: Ne sigurimin e marines, interesi i sigurueshem ekziston ne kohen e ndodhjes se demit.
  64. 64. 64  Ne sigurimin e jetes interesi i sigurueshem ekziston ne kohen e nisjes se polices.  Ne sigurimet motorike eshte i pronarit te mjetit ose e drejtuesit.
  65. 65. Besimi i Plote65  Sigurimet dallohen nga bizneset apo aktivitetet e tjera ekonomike, sepse kjo shifet ne relacionet qe krijohen.  Arsyeja e kesaj eshte sepse kontaktet apo kontratat ne mes te dy paleve behen duke u bazuar ne parimin e besimit te plote apo sinqeritetit, sepse njera pale premton qe ne rast ndodhie te rastit te sigurueshem do ta kompenzoj klientin e saj si kompenzim per primin e paguar nga i siguruari.  Ne rastin e marrjes ne sigurim te dyja palet jane te obliguara e sidomos i interesuari per sigurim qe ti paraqes te gjitha faktet materiale te kerkuara nga siguruesi qe jane ne dijenine e tij.
  66. 66. 66  Gjithmone jane disa fakte te cilat duhet te paraqiten me kerkesen e kompanise siguruese si psh :  faktet te cilat tregojne masat e sigurise se objektit  konstruksioni i objektit  historiati i subjektit ne fjale ne fushen e sigurimeve  subjekti ne fjale ne cfare regjioni gjendet, sa eshte shkalla e krimit apo veqantite e kesaj ane te cilat paraqesin si faktor te rritjes se shkalles se rrezikut.  E shume elemente tjera me interes ne marrjen ne sigurim
  67. 67. 67  Te gjitha keto fakte per subjektin ne fjale siguruesi eshte i obliguar ne baze te ketij parimi ti paraqes.  Nese me vetedije nuk paraqet ndonje fakt apo fenomen i cili ka te beje shume me subjektin e siguruar atehere siguruesi mund te mos kete kurrfare obligimesh gjithmone duke u bazuar ne kete parim.  Ky parim aplikohet kur njera pale ne kontrate (siguruesi) kerkon nga pala tjeter informacion rreth rrezikut.  Kjo ndodh per faktin se ofruesi i kontrates nuk di asgje rreth rrezikut, pra i siguruari vete i din te gjitha faktet. P.sh. ne sigurimet e jetes.  Personi qe do te sigurohet lidhet me faktet mosha, semundjet qe bart, nese pi duhan apo jo etj, etj.
  68. 68. 68  Mund te marrim disa shembuj sipas klaseve:  Sigurimi i zjarrit: konstuksioni i objektit ne fjale, perdorimi i tij, mirembajtja, masat e sigurimse, masat e mbrojtjes kunder zjarrit (MKZ), pasija kunder zjarrit etj.  Sigurimi nga Vjedhja : lloji i stoqeve/mallrave, vlera e tyre, lokacioni i objektit ne fjale, sistemet e alarmit etj.  Sigurimi Motorike: tipi i automjetit, vjetersia, te dhenat detale per shoferin , historiati i subjektit ne fjale etj.  Sigurimi i Marines : sigurimi i kargos,kushtet e shitjes, transporti i kargos, vija lundruese etj.  Sigurimi i Jetes: mosha, historiati shendetsor paraprak i klientit, profesioni etj.  Sigurimi nga aksidentet personale: mosha, gjatesia, pasha, historiati medikal, hobite, etj.
  69. 69. 69  Keto ishin disa fakte apo te dhena sipas llojeve te sigurimeve te cilat do te ishin me rendesi per marrje ne sigurim.  Ne praktike do te hasim gjate punes per rendesine e ketij principi si dhe principeve tjera.  Ne sigurimet e zjarrit, shtepia lidhet me faktet te tilla si vjetersia, ndertim prej tulle ose druri, lloji i catise etj, etj.  Ne sigurimet motorike, automjeti lidhet me faktet te tilla si mosha e mjetit motorik, cmimi fillestar, parkimi, mosha e drejtuesit etj, etj.  Ne kete menyre duhet te zbulojme faktet materiale.  Fakt material eshte ai qe influencon ne gjykimin e personit te kujdesshem (siguruesi) qe merret me pranimin ose jo te rrezikut te propozuar dhe me cfare termash do ta pranoje ate.
  70. 70. 70  I siguruari jo vetem qe duhet t’izbuloje ato, por duhet ti zbuloje me vertetesi. Keto jane:  Si dhe sa ka qene i perfshrie me pare ne demshperblim.  Faktet qe e rrisin rrezikun  Faktet qe lidhen me rriskun qe dhame ne shembujt e mesiperm  Ka edhe fakte qe nuk ka nevoje te zbulohen:  Faktet e njohura me ligj  Njohurite e zakonshme dhe pergjithshme  Faktet qe gjenden nga shqyrtimet e metejshme
  71. 71. 71  Ka edhe fakte jomateriale:  Vlefta e gjobave te dhena  Faktet qe e permiresojne rrezikun  Faktet qe ne menyre te mjaftueshme jane te mbuluara nga termat e polices.
  72. 72. Shkaktari me i afert72  Me lidhjen e kontrates apo marreveshjen per sigurimin e subjektit ne fjale dhe gjate periudhes se sigurimit mund te vije edhe deri te rasti i ndodhjes se rastit te siguruar.  Nese ndodh kjo atehere duke u bazuar ne kete parim shofim qe rasti i ndodhur a eshte i mbuluar apo jo.  Sepse ne baze te parimit themelor te sigurimeve mund te kompenzohen vetem ato raste te cilat kane mbulese siguruese, pra shkaktari i demit te krijuar a eshte i perfishire ne mbulese.  Ne praktike mund te jete nje shkaktar i vetem apo zinxhir shkaketaresh, te cilet shkaketojn demin apo rastin, dhe me rendesi eshte qe ky shkaketar te jete ne fushen e mbulimit te polices.
  73. 73. 73  Kompanite i ndajne tri menyra te shkaktareve te cilet involvohen a ata jane :  shkaketari i cili eshte definuar si peril ne policen e sigurimit si psh; zjarri duke perjashtuar….. etj, dhe nese shkaktar i demit eshte zjarri , mbulohet sipas polices, vetem nese nuk eshte i perfshire ne listen e perjashtimeve.  Shkaketaret te cilet ne menyre specifike jane perjashtuar nga polica e sigurimit, ku cdo dem i shkaktuar nga shkaktar te perjashtuar ne police nuk mbulohen.  Shkaketaret te cilet nuk permenden / perfshiehn ne police te cilet mund ti konsiderojme te cilet mbulojne apo perjashtojne.  Cdo ngjarje eshte efekt i disa shfaqjeve dhe nuk mund te trajtohet si e izoluar.  Ajo do te jete hallka e fundit e shkaqeve dhe efekteve.
  74. 74. Demshperblimi74  Poenta e sigurimit qendron ne ate ne qofte nese i siguruari demtohet per pasurine apo shendetin e tij ka te drejte ligjore te kompenzohet, te demshperblehet.  Ne baze te ketij parimi i demtuari / i siguruari ka te drejte ne demshperblim dhe te sillet ne gjendjen si para ndodhjes se rastit, nuk duhet te jete as me mire as me keq.  Ne baze te ketij parimi i siguruari nuk mund te humbe por as te perfitoje duke u bazuar ne sigurimin e tij, sepse ky princip e ndalon ate.  Ne sigurimet e jetes nuk mund te flasim per demshperblim sepse jeta nuk mund te kompenzohet apo te zevendesohet.
  75. 75. 75  Ne sigurimet e jetes forma e perfitimit ne rastet e siguruara quhet Benificion, per dallim nga sigurimet e pergjithshme qe quhet demshperblim.  Pra termi benificion perdoret per sigurimet jetesore, ndersa demshperblim perdoret ne sigurimet e pergjithshme/jo-jetes.  Duke u bazuar ne kete shofim qe qellimi kryesor i sigurimeve eshte vendosja e te siguruarit ne te njejten pozite sikur para ndodhjes se rastit.
  76. 76. 76  Ne rastin e demshperblimit gjithmone zbritet amortizimi i objektit, paisjeve apo gjerave te tjera, gjithmone atehere kur ndodhe rasti sepse i siguruari mund te kompenzohet per vleren aktuale te subjektit te siguruar, as me mire as me keq.  Ne praktike qe tu iket rasteve te perfitimeve jane edhe dy nen-principe ne kuader te principit te demshperblimit te cilat evitojne keto raste te perfitimeve.  Keto nen-principe jane Subrogimi dhe Kontributi.
  77. 77. Subrogimi77  Ne kete raste involvohen tri pale shkaktari i demit/fajtori i siguruari dhe siguruesi.  Ne rastin e ndodhjes se rastit dhe nese fajtor eshte pala e trete kompania e sigurimit mund te kompensoj te siguruarin e saj por ia merr te drejten klientit te saj qe ta padise palen e trete per rimbursim te mjeteve te paguara klientit te saj.
  78. 78. Shembull78  Nese personi A eshte shkaktar i demit te krijuar dhe i shkakton dem personit B, nese personi A nuk eshte i siguruar, ndersa personi B eshte i siguruar ne kompanine C, personi B apo i siguruari ka dy menyra ta kompenzoj vetveten ,nen nje te padise dhe te kerkoj tek A per kompenzimin e demit apo te bej kerkese per kompenzim tek siguruesi i tij C.  Nese kompenzohet nga A , atehere i siguruari nuk ka te drejte per demshperblim nga C, por nese ben kerkese per dem te C , C-ja do ta kompenzoj B per demin e shkaketuar dhe ia merr te drejten B ta padise A per rimbursim te mjeteve te paguara nga C.  Prandaj padia e C ndaj A eshte subrogim.
  79. 79. 79  Ne baze te ketij nen-principi evitohet mundesia e perfitimit te te siguruarit (B) nga A dhe C.  Pra ne baze te ketij principi nese pala e trete eshte pergjegjese, siguruesi e merr te drejten ligjore nga i siguruari ne momentin e pageses se demit .
  80. 80. Kontributi80  Kontributi eshte princip tjeter ku nuk ja lejon te siguruarit te perfitoj me shume se shuma totale e demit, keto raste mund te ndodhin ne rastet e sigurimeve te dyfishta.  Pra edhe ky princip ia pamundeson qe te siguruarit te perfitoj.  Principi i kontributit aplikohet kur :  kur dy apo me teper polica jane efektive  policat e mbulojne interesin e perbashket  shkaktari i demit eshte peril i perbashket ne te gjitha policat  policat mbulojne subjektin e njejte ne fjale  secila police eshte pergjegjese per humbjen
  81. 81. 81  Pra principi i kontributuit eshte e drejte e siguruesve qe te participojne ne kompenzimin e demit ne baze te primit te marre.  Ta imagjinojme nje rast i cili mund te ndodhe ne praktike.  Nese nje klient i juaji ka siguruar nje kompjuter lap-top me police nga te gjitha rreziqet me shume te siguruar ne vlere prej 5000 euro,dhe ne te njejten kohe po i njejti klient prene nje police udhetimi te sigurimit ne limit prej 2000 euro.  Gjate udhetimit kompjuteri peson demtim ne vlere prej 700, dhe kete rast te dyja policat jane valide per demshperblim.
  82. 82. Policat do te kontribuojne ne baze te kesaj formule :82 Vlera / shuma e siguruar X demi Polica nga te gjitha rreziqet Polica e udhetimit 5000/ 7000 X 700 = 500 E 2000/7000X 700 = 200
  83. 83. Llogaritja e kontributit83  Kontributi llogaritet ne dy forma: 1. Ne baze te shumes se siguruar 2. Sipas metodes se pamvarur te pergjegjesise
  84. 84. Ne baze te shumes se siguruar84  Ne rastin kur polica nuk eshte subject i mesatares ne trajtimin e demit atehere demi zgjidhet ne raport me shumen e siguruar.  Shembull :  Kompania A shuma e siguruar 20000 euro  Kompania B shuma e siguruar 30000 euro  Demi 1000 euro Kompania A Kompania B 20000/50000 X 1000 = 400 euro 30000/50000x 1000 = 600 Kompania A paguan 400 Euro Kompania B paguan 600
  85. 85. Metoda e Pamvarur e Pergjegjesise85  Kur polica eshte subject i mesatares apo e limiteve aplikohet kjo metode.  Shembull : Polica A shuma e siguruar 10000 Ekcesi 25 Polica B shuma e siguruar 18000 Vlera me rastin e demit 20000 Demi 500
  86. 86. Polica A Polica B 10000/20000 X 500 = 250 ekcesi - 25 18000/20000 X 500 = 450 Polica A mer pjese me 225 Polica B merr pjese me 450  Ne kete rast 225 + 450 = 675 e cila eshte me madhe se sa demi actual,ne kete rast shuma totale e demit do te ndahet proporcionalisht ne raport me pergjegjesite e pamvarura e ajo eshte 225:450,nese e zberthejme fitojme rezultatin me sa vijon : Polica A 225/675 X 500 = 167 euro Polica B 450/675 X 500 = 333 euro  Arsyeja qe erdhem deri tek ky rezultat eshte sepse objekti ne fjale ishte i nensiguruar, sepse shuma e siguruar (10000 dhe 18000) ishte nen vleren ne rastin e ndodhjes se rastit.86
  87. 87. 87ASPEKTI JURIDIK I SIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku ibish.mazreku@yahoo.com
  88. 88. Aspekti Jurdiki i Sigurimeve ne Bote ( Sistemi Anglez)88  Natyra e ligjit ne sigurime – Ne do te mundohemi qe ne pika te shkurtera te pershkruajme aspektin juridik te sigurimeve si element shume i rendesishem ne punen praktike, pasi qe sigurimet jane kontrate apo marreveshje ne mes te dy paleve.  Ne praktike hasim ndarjen e ligjeve ne ligje publike dhe ligje private.  Ne ligje publike mund ti cekim si psh. E Drejta Penale, administrative, Kushtetues etj, ndersa ne ligje private mund ti quajme ligji per kundervajtje (tort), ekonomik, familjar etj.  Diferenca ne mes te ketyre dy llojeve te ligjeve qendron ne ate se ne ligjet publike involvohet edhe shteti, ndersa ne ate private palet qe involvohen jane privatet/individet.
  89. 89. Burimet e ligjit89  Ligjet dallojne dhe varirojne nga vendi ne vend, prandaj edhe burimet e ligjeve dallojen prej vendit.  Ne praktike ekzistojne disa lloje burimesh te ligjeve si burimi gjyqsor/legal, burimi historik, burimet e shkruara.  Burimi gjyqsor/legal : keto burime jane te pranuara ,si te shkruara , si ligje dhe kode , ligjet e BE etj.  Burimet Historike : keto lloj burime mund te konsiderohen si burime me shume peshe ne krijimin e ligjeve sepse kane peshe dhe influence ne krijimin e tyre psh, Bibla, Kurani apo sistemi gjyqsor Romak apo Babilonas.  Burimet e shkruara : keto mund ti permbledhim si Dekretet e parlamentit apo raportet.
  90. 90. Statusi dhe Personaliteti legal (ligjor)90  Keto dy institucione na tregojne se deri ne c’mase njerzit jane subject i drejtesise.  Statusi eshte deshmi per personalitetin e caktuar dhe obligimet e tij ndaj shtetit te tij si te votoje, te kete nenshtetesine etj.  Ndersa me Personalitet nenkuptojme se cka ka te drejte personi te beje ne kuader te drejtave te tij te garantuara.
  91. 91. Tipet e Statusit Legal91  Te Miturit – person i Mitur konsiderohet cdo person nen moshen 18 vjeq, i cili nuk ka te drejte vote, te leshoj testament, te dal ne gjyq etj  Personat me C’rregulime mentale  Personat e falimentuar – keta persona nuk kane te drejte te zgjidhen ne parlament apo autoritete lokale, te drejtojne Kompani Publike apo ndonje shkolle etj.  Burri dhe Gruaja – kjo konsiderohet si kontrate vullnetare te jetojne bashke dhe kjo kontrate krijon obligimet dhe pergjegjesite ne martese.
  92. 92. Tipet e ndryshme te92 Personalitetit  Mbreteresha  Udheheqesit fetar dhe shteteror  Korporatat e agreguara  Shoqatat e pa inkorporuara  Partnerizmi  Siguruesit e Lloydsit  Ligji i Tortit (e drejta e delikteve)
  93. 93. 93  Kundervajtja / Delikti (tort) ne pergjithesi eshte gabim civil, ndryshe nga prishja e kontrates, me te cilen gjyqi do te kompenzoj ne demet e shkaktuara.  Kundervajtja / Deliktet perfshijne aktet negligjente apo leshimet nga ana e pandehurit.  Sigurimi i pergjegjesive eshte i dizajnuar te mbuloje te siguruarin (pandehurin) per aktet pa qellime te caktuara.  Ndersa legjislacioni mbi te drejten e delikteve parqet kryesisht aktet me gabime (paqellimshme) nga njeri person kunder tjetrit kunder tij apo pasurise se tij per te cilen mund te ndermirret gjyq civil.
  94. 94. 94  Kater fushat e delikteve jane :  Negligjenca, ( pakujdesi etj )  nderhyrjet e paqellimshme, (sulmi ndaj ndokuj dhe lendimi i tij )  pergjegjesia absolute ( kafshimi i gjarperit te juaj dikujt tjeter )  pergjegjesia e caktuar, ( prodhuesi i produkteve difektoze e demton bleresin dhe kjo mund te konsiderohet si pergjegjesi e veqante).
  95. 95. 95  Ne praktike ndodh qe gjithmone te padisesh apo te jesh i paditur per sjellje apo deme qe mund te ju shkaktosh te tjereve.  Pa marre paraysh ato a jane te qellimshme apo te paqellimshme, qe ne praktike quhen delikte.  Definicioni me i pranueshem mbi deliktet eshte ai i professor Winfield : “ pergjegjesite ndaj delikteve arrijne nga prishja e detyrave primare te fiksuara me ligj, ato detyra jane te drejtuara kunder personave ne pergjithesi dhe prishja e tyre eshte e rivendosur me padi per demet e palikuiduara’’
  96. 96. Mbrojtjet ne raste te ndryshme96  Negligjenca me kontribut – Kjo forme e negligjences nuk mund ta justifikoj ne pergjithesi te akuzuarin, por megjithate e zvogelon pergjegjesine e tij psh : udhetari ne rruge kur ka shikueshmeri te mire dhe shoferi i cili ka hapesire te mire shiqimi dhe ndodh aksidenti, shoferi i dehur , dhe ju udhetoni me te, ku jeni i vetedijshem per pasojat qe mund te ndodhin, mos lidhja e rrypit te sigurise, kur e dini rendesine e tij.  Vetembrojtja – Njeriu ne baze te ligjeve natyrore ka te drejte ne vetembrojtje te tij, pasurise se tij dhe familjes se tij. Ne keto ratse ai ndermerr disa masa / aktivitetete per mbrojtjen e tij dhe pasurise se tij
  97. 97. 97  Volenti non fit injuria – kjo nenkupton kur personi eshte i angazhuar ne aktivitete te tij dhe eshte i vetedijshem per pasojat qe mund ti rrjedhin psh:  Kur punetori punon ne kushte te rrezikshme per pune vetem qe mos ta humb punen e tij  Kur polici rrezikon gjate punes qe te mbroje sigurine e qytetareve sepse ka detyre primare per shkak te detyres se tij.  Aksidentet e paevitueshme – Kete mund ta ilustrojme kur gjuetaret tane gjate gjuetise mund te ndodhe qe plumbi I tyre te beje rikoshet dhe ta lendoj dikend.
  98. 98. 98  Veprat Madhore ( Zotit )  Domodoshmeria – Jane raste kur domosdoshmerisht demton dicka per ti evituar pasojat e mundshme kjo ndodhe me se shumti ne rastet e zjarreve etj.  Autoriteti Statutar – personat te cilet jane ne ndjekje dhe shkaktojne lendime trupore dhe deme, jane te obliguar ti kompenzojne paditesit.  Gabimet – Kjo forme nuk konsiderohet si mbrojtje, por mund te konsiderohet nje forme lehtesimi per te akuzuarin sepse nuk eshte bere me qellim te caktuar.
  99. 99. 99  Veprat jo Ligjore/ ilegale – Ligji nuk i mbron dhe lejon aktivitete llegale si psh, vjedhjet, droga, vrasjet etj. Dhe keta nuk mund te parashtrojne kerkese per kompenzim demi. Psh : nese i padituri dhe paditesi gjate aktit te vjedhjes shkaktojne deme apo lendime trupore te tjereve.  Imuniteti Diplomatic – Keta persona mbrohen ne baze te ketij imunteti dhe mund te jene subject i ndonje rasti vetem nese ata pajtohen me te sepse imuniteti diplomatic i mbron ata.  Statusi Ligjor apo Legal – Kjo ka te beje me rastet e te miturve apo personave me te meta mentale te cilet mund te shfrytezohen si mbrojtje e mire pro tyre.
  100. 100. LIGJI I KONTRATAVE100  Ligji me i rendesishem ne boten e sigurimeve mund te konsiderohet ligji mbi kontartat.  Prandaj me baze te kesaj mund te konsiderojme qe ” kontrata eshte nje nje marreveshje legale ne mes te dy paleve te cilat duhet te jene ne pajtim me ligjet valide te vendit te caktuar “.  Ne pergjithesi kontratat mund te ndahen ne :  kontrata te thjeshta  kontrata me pelqim (under seal)
  101. 101. 101  Kontratat e Thjeshta - Ky lloj e kontratave eshte nje kontrate te cilen mund ta hasim ne jeten e perditshme dhe keto forma mund te jene te krijuara ne ate forme kur krijojne obligime ligjore, psh : kur blejme gjera ne dyqan, restaurant etj. Keto relacione jane nje lloj kontrate ne mes jush dhe subjektit ne fjale.  Kontratat me pelqim/vule (under seal) - Keto lloje kontratash nuk jane te rralla dhe bazohen ne premtime gratis, ku ne momentin e kontrates palet nuk shkembejne para , por vetem hyjne ne obligime sipas kontrates.
  102. 102. 102  Kontrata qe te jete valide apo te kete baze ligjore duhet qe te plotesohen disa kushte e ato jane :  Oferta dhe Pranimi – Palet duhet te ofrojne dicka dhe pala tjeter duhet te pranoje oferten apo mund te paraqes kunderoferten.  Konsiderata – Kete forme mund ta ilustrojme duke u bazuar ne keta shembuj ;  te paguhet apo te premtohet qe do te paguhen parate  apo premtimi per modifikimni e tij apo sherbimeve te tij  transferin apo premtimin qe do te transferoj psh, token apo te mira tjera.
  103. 103. 103  Konsiderata qeveriset ne baze te disa rregullave psh;  konsiderata duhet te jete reale  konsiderata nuk duhet te jete e kaluar  konsiderata duhet te levize nga premtimi  konsiderata duhet te jete legale  estoppeli ( e drejta e kompanise qe ta nderprese aktivitetin e agjentit ne rastin kur nuk u permbahet kushteve dhe detyrave sipas kontrates).  Kontrata duhet te kete kapacitet juridik
  104. 104. 104  Kontratat te cilat nuk zbatohen ne ligj i perkasin tri kategorive :  kontratat e shfuqizuara  kontratat e anuluara  kontratat me dhune  Kontrata mund te pushoj ne keto raste :  permbushja ( mosperbushja e kushteve)  prishja (kur njera pale nuk I kryen obligimet )  zhgenjimi  heqjadore ( me pelqimin e te dyja paleve mund te nderpritet)  pelqim&shtyerje ( me pelqimin e te dyja paleve mund te modifikohet apo edhe te shtyen kryerja e obligimeve)  bashkim (kjo kontrate mund ti bashkohet ndonje kontrate tjeter )
  105. 105. LIGJI MBI AGJENCIONET( AGJENTET)105  Pasi qe sigurimet afarojne edhe permes ndermjetesuesve qe ne praktike njihen si Agjente dhe Broker eshte shume me rendesi ti njohim qellimin dhe rendesine mbi te drejtat e Agjencive.  Agjentet permes zyreve te tyre ,Agjencive, kryejne sherbime ne favor te Kompanise / PRINCIPALIT dhe ka autorizime dhe te drejta te bashkepunoje apo afaroje me palet e treta ne llogari dhe interes te Kompanise Siguruese.  E drejta mbi Agjencite bazohet ne maximen juridike, qui facit alium facit se, qe don te thote se ai i cili ju puneson jeni i obliguar te mendoni per te.
  106. 106. 106  Agjencionet mund te krijohen nepermes te :  Pelqimit / Miratimit – marreveshja paraprake ne krijimin e maredhenieve kontraktuese ne mes te Principalit (kompanise) dhe agjentit)  Autoritetit te dukshem/qarte – permes akteve te cilat ja jep qarte principali agjentit.  Nga Nevoja  Me Ratifikim  Detyrat e agjentit mund te renditen me sa vijon :  Zbaton instruksionet e principalit (kompanise)  Tregon aftesi dhe kujdes  I kryen detyrat e veta personalisht  Vepron ne interesin e plote te principalit  Deponon parate e pranuara ne llogarine e principalit
  107. 107. KUSHTET DHE GARANCITE NE SIGURIME ( conditions & warranties in insurance)107  Me KUSHTE(conditions) kuptojme, aktivitetet te cilat duhet ti ndermerr I siguruari apo vazhdon ti ndermerr per ta mbajtur active policen e sigurimit si dhe kompanine e sigurimit ta perpunoje demin. Psh : I siguruari duhet te paguaj premine e duhur, ta njoftoje kompanine ne kohen me te shpejte per rastin aksidentin si dhe te bashkepunoj me kompanine ne mbrojtje te te siguruarit ne rast padie/ pergjegjesie.  Ndersa me GARANCI (warranties) kuptojme premtimin apo zotimin e te siguruarit me shkrim si pjese e kontrates per kushtet e cekura ekzistojne apo jo psh, I siguruari premton, zotohet (warrants) qe impiantet e ujit punojne, dhe si shkembim per kete kompania merr prim me te ulet per sigurimin nga zjarri. Nese me vone vertetohet qe I siguruari premtimin e dhene e kishte te rrejshme, rrezikon te prishet kontrata, sepse ne baze te zotimit te te siguruarit qe impiantet punojne marresi ne sigurim llogarite prim me te ulet se sa ne faktb do te duhej llogarite.
  108. 108. Aspekti Juridik i Sigurimeve ne Kosove108  Kontrata për sigurimin është një kontratë dypalëshe e së drejtës së detyrimeve dhe së drejtës ekonomike.  Sipas rregullave të kësaj kontrate krijohet marrëdhënia juridike midis siguruesit dhe të siguruarit për rregullimmin e çështjeve të ndryshme rreth asaj se çka inicon dhe rregullon kontrata për sigurimin.  Kryesore është se në bazë të kësaj kontrate një subjekt mund të sigurojë veten nga dëmi i shkaktuar, mund të sigurojë pasurinë e vet dhe mund t’i sigurojë personat e tretë nëse ndodh rasti i siguruar, sepse me ndodhjen e rastit të siguruar, siguruesi duhet të paguaj shumën e siguruar.  Kuptohet se për këto rrjedha duhet të lidhet kontrata për sigurimin, duhet të paguhet primi i sigurimit dhe duhet të jipet shuma e siguruar në rast të ndodhjës të rastit të siguruar.
  109. 109. 109  Për funksionim të këtillë të këtyre rregullave duhet rregullativë e caktuar në lëmin e sigurimit që mund të jetë në dispozitat e Ligjit Mbi Detyrimet ose Kodit Civil, ose në dispozitat e ligjeve të veçanta për sigurimet.  Pos kësaj, sigurimi duhet të ketë një organizim të mirëfilltë në nivel të shtetit në çdo sistem juridik nacional dhe në nivel të rregullave të unifikuara.  Dhe në fund, krejt kjo kërkon një organizim ekspertësh që do ta bëjnë siguruesin efikas në organizimin e sigurimit si dhe të siguruarin të garantuar se po që se ndodh rasti i siguruar do të marrë shumën e siguruar.
  110. 110. 110  Kontrata për sigurimin tek ne ende bazohet në LMD. Në bazë të dispozitave të këtijë ligji, siguruesi mund të jetë person fizik ose person juridik që punon me mjete në pronësinë private.  Kurse i siguruari është personi fizik apo juridik që kryen veprimtari të ndryshme i cili po qe se ndodh rasti i siguruar mund të realizojë shumën e siguruar.  I siguruari sigurohet nga rreziqet e ndryshme nga të cilat mund të ndodh dëmi.  Këto rreziqe nuk janë të mbuluara nga sigurimi në tërësi, por janë të mbuluara vetëm nga ato që konsiderohen me interes për organizimin e sigurimit.
  111. 111. 111  Në bazë të kontratës mbi sigurimin, siguruesi obligohet që të paguajë shumën e siguruar nëse ndodh rasti i siguruar, ndërsa i siguruari oblighet që të paguajë primin e sigurimit me nënshkrimin e policës së sigurimit.  Siguruesit janë shoqëritë e sigurimeve, ndërkaq të siguruarit mund të jenë personat fizik ose juridik që sigurohen nga rreziqet e ndryshme në kryerjen e veprimtarisë së vet, sepse mund t’i shkaktojnë dëm tjetrit, pasurisë së vet etj.  Shoqëritë e sigurimeve me primet e sigurimit grumbullojnë mjete të caktuara për afarizëm si dhe për mbulimin e dëmëve. Në këtë mënyrë mundësohet që sa më shpejt të zhdëmtohet personi i dëmtuar, ose të rregullohen gjërat tjera rreth sigurimit që paraqiten me ndodhjen e rastit të siguruar.
  112. 112. Vetitë e kontratës për sigurimin112  Kontrata për sigurimin është kontratë me emër, sepse e ka emrin e vet në qarkullimin juridik. Është e sanksionuar me dispozitat pozitive të të drejtave nacionale dhe aq sa nevojitet edhe rregulativa e unifikuar për këtë lëmi.  Pastaj, kontrata për sigurimin është kontratë e thjeshtë, sepse përfshin elementet e një kontrate për rrjedhat e sigurimit në të drejtat nacionale.  Zgjatja e kësaj kontrate para se gjithash varet prej shkaktimit të rastit të siguruar.  Si dhe është kontratë e pavarur, sepse pavarësisht nga kontratat e tjera, krijon efekte juridike për siguruesit dhe të siguruarit.
  113. 113. 113  Kontrata e sigurimit është kontratë e dyanshme detyruese, sepse me të krijohen të drejta dhe detyra midis siguruesit dhe të siguruarit.  Pastaj, kjo kontratë është kontratë me shpërblim, sepse siguruesi sipas kësaj kontrate ka obligim që të paguajë shpërblimin e caktuar që quhet shuma e siguruar në rastin kur ndodh rasti i siguruar.  Nga ana tjetër, i siguruari është i obliguar të paguajë primin e sigurimit pas marrjes së policës së sigurimit.  Primi i sigurimit është kundërvlera që jipet për rrezikun reth ndodhjës të ngjarjes me pasoja negative ndaj të siguruarit.  Me fjalë të tjera, primi i sigurimit është çmimi i rrezikut.
  114. 114. 114  Kontrata për sigurimin është kontratë aleatore, sepse nuk dihet se kur do të ndodh rasti i siguruar.  Kjo veçori se nuk dihet se kur do të ndodh rasti i siguruar e bënë këtë kontratë fatore.  Mirëpo, edhe nëse konstatimi parimor është me vend rreth asaj se kur do ndodh rasti i siguruar, kjo kontratë është kontratë aleatore.  Mirëpo, kur ndodh rasti i siguruar, atëherë me siguri dihet se çka duhet t’i paguajë siguruesi të siguruarit.  Siç mund të vërehet, karakteri aleator i kontratës për sigurimin në këtë pjesë nuk ekziston, sepse dihet se çka siguruesi dhe i siguruari duhet të paguajnë, kurse nuk dihet vetëm kur do të ndodh rasti i siguruar.
  115. 115. 115  Kontrata për sigurimin është kontratë formale.  Sipas dispozitave ligjore, kontrata për sigurimin është lidhur kur kontraktuesit nënshkruajnë policën e sigurimit ose listën për mbulim.  Kur jemi të forma e kësaj kontrate, duhet thënë se oferta që bëhet për lidhjen e saj bëhet me shkrim të të ofertuarit, kurse ai është i obliguar që brenda afatit të caktuar t’i përgjigjet ofertës se a e pranon apo jo.
  116. 116. Kushtet për lidhjen e kontratës për sigurimin116  Që të lidhet kontrata për sigurimin duhet të plotësohen këto kushtë:  të ekzistojë aftësia punuese e siguruesit dhe të siguruarit,  të ekzistojë pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese,  të ekzistojë lënda e kësaj kontrate si dhe duhet të ekzistojë baza e saj.  Këto kushte në mënyrë specifike vijnë në shprehje te kontrata mbi sigurmin,
  117. 117. Kur konsiderohet se kontrata e sigurimit është e lidhur117  Kontrata për sigurimin konsiderohet e lidhur në rastin kur kontraktuesit nënshkruajnë policën e sigurimit.  Këtu është konstatimi parimor se kur palët kontraktuese nënshkruajnë policën e sigurimit, atëherë konsiderohet se është lidhur kontrata e sigurimit.  Këtij akti i paraprijnë oferta e bërë me shkrim e të siguruarit për lidhjen e kontratës për sigurimin.  Me këtë ofertë siguruesi ose ofertuesi është i lidhur në kohën prej disa ditësh prej ditës kur oferta i ka arritur siguruesit.
  118. 118. Të drejtat dhe detyrat e të siguruarit –118  Të drejtat – I siguruari sipas rregullave të kontratës për sigurimin vullnetar, ka të drejtë të kërkojë që ta lidhë këtë kontratë.  Pastaj, ka të drejtë të kërkoj pagimmin e shumës së siguruar nëse ka ndodhur rasti i siguruar.  Si dhe ka të drejtë të kërkojë anulimin e kontratës për sigurimin në qoftë se është lidhur në kundërshtim me ligjin.  I siguruari ka të drejtë të kërkojë të ndryshohet çdo gjë që është ndryshuar rreth rrezikut te kjo kontratë.  Ka të drejtë të realizojë shpërblimin eventual të dëmit që është mbi vlerën e shumës së siguruar.  Kuptohet se në këtë rast i siguruari duhet edhe të vërtetojë diferencën e dëmit që është shkaktuar mbi vlerën e shumës së siguruar.  Pastaj, i siguruari ka të drejtë të kujdeset për të drejtat tjera eventuale që i ka ose që rrjedhin nga kontrata për sigurimin.
  119. 119. 119  Detyrat – I siguruari ka për detyrë që të paguajë primin e sigurimit.  Pagimi i primit të sigurimit është dëshmi se kontrata për sigurimin është kontratë me shpërblim.  Ajo është baza juridike e kësaj kontrate, sepse pagimi i primit të sigurimit ndihmon që të tubohen mjete te siguruesi, që ai të paguajë shumën e siguruar kur ndodh rasti i siguruar.  Primi i sigurimit është shuma e të hollave, caktuar sipas ligjit ose kontratës, por ky caktim mund të bëhet edhe me rregullat e drejtëpërdrejta të sigurimit ose me rregullat e tarifave të sigurimit.
  120. 120. Të drejtat dhe detyrat e siguruesit120  Të drejtat – Siguruesi ka të drejtë të kërkojë që të paguhet primi i sigurimit ashtu siç është paraparë sipas kontratës, ose sipas dispozitave ligjore ose tarifës së caktuar.  Primi i sigurimit paguhet në lartësinë që saktësisht është paraparë.  Pastaj, siguruesi ka të drejtë të kërkojë që të jipen të dhënat të sakta dhe me kohë për rrezikun e sigurimit.  Kjo e drejtë është shumë me rëndësi që të realizohet, sepse është me influencë për qenien e kësaj kontrate.
  121. 121. 121  Detyrat e siguruesit – Detyra kryesore e siguruesit është që të paguajë shumën e siguruar nëse ndodh rasti i siguruar.  Por, është me rëndësi që rasti i siguruar me të vërtetë ka ndodhur dhe se i njëjti është i mbuluar me sigurim.  Shuma e siguruar paguhet nga ana e siguruesit pasi të ketë ndodh rasti i siguruar.  Kjo shumë duhet të paguhaet në një afat të caktuar dhe optimal pasi të jetë trajtuar dëmi.
  122. 122. Shuarja e kontratës për sigurimin122  Kontrata për sigurimin mund të shuhet në raste dhe situate të ndryshme.  Shuarja e kësaj kontrate në shumicën e rasteve është e sanksionuar sipas dispozitave ligjore, ndërsa ka edhe raste të shuarjes së kësaj kontrate që janë si rrjedhim i rregullave të përgjithshme të së drejtës kontraktore.  Duke pasur parasysh shumësinë e këtyre rasteve dhe vlerën që kanë këto raste të shuarjes, do të mundohemi t’i analizojmë veq e veq, sepse në këtë mënyrë do të analizojmë dhe mbarështrrojmë siç duhet çdo rast dhe do të kemi një pasqyrë më të rrjedhshme të rasteve të shuarjes së kësaj kontrate.
  123. 123. Shuarja e kontratës për sigurimin me marrëveshjen e siguruesit dhe të siguruarit123  Sipas rregullave të së drejtës kontraktore dhe rregullave të kësaj kontrate, kontrata për sigurimin mund të shuhet me marrëveshjen e siguruesit dhe të siguruarit.  Kjo është rregulla e vjetër dhe tradicionale, sepse niset nga fakti se kontrata është vepër e palëve, andaj palët këtë kontratë mund ta shuajnë me marrëveshjen e tyre.  Pasi që kontrata për sigurimin është kontratë formale, andaj ndryshimi ose shuarja e saj duhet të bëhen në formën me shkrim.  Pra, kjo kontratë nuk mund të shuhet me klauzolat gojore të palëve kontraktuese.
  124. 124. Shuarja e kontratës së sigurimit me anulim124  Kontrata për sigurimin duhet të lidhet duke i respektuar dispozitat ligjore.  Nëse këto dispozita nuk respektohen, lidhet duke i cenuar ato, atëherë kjo kontratë është e pavlevshme.  Kështu ndodh në qoftë se në momentin e lidhjes së saj ka ndodhur rasti i siguruar ose ka qenë e sigurt se do të ndodh, ose kur në momentin e kontraktimit ka qenë e sigurt se do të ndodh.
  125. 125. Shuarja e kontratës për sigurimin me skadimin e kohës125  Në qoftë se kontrata për sigurimin është lidhur për kohë të caktuar, atëherë ajo shuhet me skadimin e ditës së fundit të sigurimit.  Ky rast i shuarjes së kësaj kontrate vjen në shprehje si te sigurimi vullnetar ashtu edhe te sigurimi i detyrueshëm.  Kjo sidomos vlen për sigurimin vullnetar kur sigurohet jeta ose pasuria e njeriut.  Në qoftë se bëhet sigurimi i pakufizuar për nga koha, atëherë kjo kontratë shuhet kur pala e interesuar e paraqet kërkesën për shuarjen e saj.
  126. 126. Shuarja e kontratës për sigurimin me zgjidhjen e saj126  Kontrata për sigurimin mund të zgjidhet në disa raste.  Kështu është kur i siguruari jep të dhëna jo të sakta dhe jo të plota për sigurimin, atëherë siguruesi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kësaj kontrate.  Por, ka për detyrë të vërtëtojë së të dhënat janë dhënë në mënyrë jo të saktë.  Rasti tjetër i zgjidhjes së kësaj kontrate është kur siguruesi e rrit rrezikun aq sa që i siguruari nuk do të lidhte kontratën për sigurimin nëse në momentin e lidhjes së kësaj kontrate do ta ketë ditur këtë rrethanë.  Kuptohet se i siguruari këtë anulim mund ta bëjë vetëm nëse vërteton se është shtuar rreziku për të cilin lidhet kontrata e sigurimit.
  127. 127. Shuarja e kontratës për sigurimin në bazë të ligjit127  Kontrata për sigurimin mund të shuhet në bazë të ligjit (ex lege) në rastet e caktuara.  Së pari shuarja në bazë të ligjit e kësaj kontrate ekziston kur i siguruari nuk e paguan primin e sigurimit që është arritur për pagim.  Por, duhet thënë se këtë rast të shuarjes e kemi nëse primi i sigurimit nuk paguhet në afat të caktuar prej ditës së arritshmërisë së primit për pagim.  Kuptohet se pala e interesuar duhet këtë rrethanë ta vërtetojë dhe t’ia parashtrojë kërkesën gjykatës për shuarjen e kësaj kontrate në bazë të ligjit.
  128. 128. 128  Dhe në fund, kontrata për sigurimin shuhet në bazë të ligjit, në qoftë se është tjetërsuar vetëm një pjesë e sendit të siguruar e cila në pikëpamje të sigurimit nuk është tërësi e veçantë, atëherë kjo shuarje është e pashmangshme.  Edhe në këtë rast pala e interesuar duhet të vërtetojë se janë tjetërsuar disa sende të sigurimit të cilat nuk përbëjnë tërësinë e veçantë.  Kur këto rrethana vërtetohen në mënyrë të saktë dhe autoritative, atëherë duhet t’i parashtrohet kërkesa gjykatës dhe gjykata në bazë të këtyre rrethanave nxjerr vendim meritor për shuarjen e kësaj kontrate.
  129. 129. Shuarja e kontratës për sigurimin me denoncim129  I siguruari dhe siguruesi parimisht kanë të drejtë të bëjnë denoncimin e kësaj kontrate.  Kuptohet se këtë mund ta bëjnë duke respektuar afatin e denoncimit dhe duke respektuar kohën e volitshme për denoncim.  Konkretisht, në qoftë se sigurimi është lidhur për afat më të gjatë se 5 vjet, çdo palë mundet para skadimit të këtij afati me afat të denoncimit, p.sh., prej 3 muaj, ti deklaroj me shkrim palës tjetër se kërkon zgjidhjen e kontratës për sigurimin.  Pala e interesuar këtë shuarje mund ta realizojë vetëm nëse plotësohen këto kushte: të lidhet kontrata për sigurimin për 5 vjet, ky afat të mos ketë skaduar, afati 3 muajsh i denoncimit të respektohet si dhe duhet t’i parashtrohet kërkesa palës tjetër kontraktuese.  Afati përcaktohet nga siguruesi në policë
  130. 130. Shuarja e kontratës për sigurimin me shuarjen e mundësisë së shkaktimit të rrezikut130  Kontrata për sigurimin sipas rregullave të kësaj kontrate mund të shuhet edhe në rastin kur shuhet mundësia që të ndodh ngjarja që mbulohet me rrezikun.  Është kështu, sepse tani nuk ekziston interesi për ekzistimin e kësaj kontrate, si dhe nga fakti se ngjarja që mbulohet me sigurim tani më nuk do të ndodh.  Kur këto rrethana vërtetohen nga pala e interesuar, atëherë s’ka dyshim se ajo rrethanë do të ndikojë në mënyrë relevante në shuarjen e kontratës për sigurimin.  Në qoftë se rasti vjen para gjykatës, atëherë parashtruesi i këkesës duhet të vërtetojë se është shuar mundësia e shkaktimit të rrezikut, kurse gjykata ta provojë këtë, andaj edhe të vendosë në mënyrë meritore se është shuar kontrata.
  131. 131. Pasojat e shuarjes së kontratës për sigurimin131  Shuarja e kontratës për sigurimin nga cilido rast i shuarjes shkakton pasoja të caktuara juridike.  Këto pasoja vlejnë ndaj siguruesit dhe të siguruarit.  Përndryshe, pasojat e shuarjes së kësaj kontrate mund të jenë në të ardhmen dhe mund të jenë ç’prej fillimit të ekzistimit të kësaj kontrate.  Pasojat juridike janë prej fillimit nëse kontrata anulohet, sepse është në kundërshtim me dispozitat imperative.  Në qoftë se kontrata shuhet nga arsye të tjera, atëherë zakonisht pasojat juridike të kësaj shuarje janë në të ardhmen, pra këto pasoja janë prej momentit kur kontrata shuhet.  Në qoftë se kjo kontratë shuhet për shkaqe të caktuara, kurse vetë kontrata ka qenë e lidhur për afat të caktuar, atëherë siguruesi ka obligim t’ia kthejë primin e sigurimit për aq kohë sa është shuar paraprakisht kontrata për sigurimin.
  132. 132. Rëndësia e kontratës për sigurimin132  Kontrata për sigurimin është një prej kontratave që ka rëndësi evidente si në të drejtën e detyrimeve ashtu edhe në të drejtën ekonomike.  Kështu po themi, sepse ka një zbatim evident në këto dy degë të së drejtës si për nga rregullativa, ashtu edhe për nga dobitë ekonomike që mund t’i sjellë kryerja e veprimtarisë së sigurimit.  Në aspektin rregullativ kontrata për sigurimin ofron organizimin juridik të sigurimit në të drejtat nacionale si dhe në aspektin ndërkombëtar.  Në aspektin e fitimit të profitit sigurisht se kryerja e suksesshme e kësaj veprimtarie mundëson që të realizohen mjetet evidente si për mbulimin e rrezikut ashtu edhe për organizimin e sigurimit dhe për krijimin e mjeteve në funksion të krijimit të një aparature profesionale rreth dhënies së shërbimeve në lëmin e sigurimeve.
  133. 133. 133  Kontrata për sigurimin sikurse edhe kontratat tjera, por kjo në veçanti, kanë rëndësi të dukshme që kanë ndikuar në evoluimin e së drejtës kontraktore.  Kështu po themi, sepse rregullat e kësaj kontrate dhe rregullat e sigurimit kanë ndikuar rreth afirmimit dhe kristalizimit të bazës së përgjegjësisë për sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e rrezikshme.  Vlera tjetër e kësaj kontrate dhe rregullave të sigurimit konsiston edhe në faktin se një lëmi e tërë mbulohet me këto rregulla.  Këtë po e themi, sepse kur këto rregulla funksionojnë mirë, atëherë mbulohen rastet e dëmit të shkaktuar në një masë të caktuar.  Rregullativa e kësaj kontrate parimisht mbron siguruesin dhe të siguruarin, por si duket është e potencuar mbrojtja e të siguruarit dhe pasuria e tij.

×