SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
Tema: Krahasim midis parimeve të sigurimeve shoqërore
dhe sigurimeve private
PREZANTIM
 Objekt i sigurimit të detyrueshëm është të dëmshpërblejë të siguruarin në përputhje me detyrimin
ligjor që ka ai për të paguar kompensimin të tjerëve.
 Objekti i sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të një humbjeje, në të njëjtën
gjendje financiare që ai kishte përpara humbjes.
 Në mënyrë të veçantë funksioni social i këtyre sigurimeve për mbrojtjen e disa klasave shoqërore
kanë futur në mekanizmat e sigurimeve, parime të huaja për sigurimet private.
 Ndër to mund të përmendim, parimin e solidaritetit dhe sistemin e shpërndarjes.
 Solidariteti është një koncept që nuk duhet ngatërruar me reciprocitetin.
 Reciprociteti në kuptimin teknik dhe ekonomik, kuptohet si mekanizëm i shpërndarjes së
detyrimeve (pagesave) ndërmjet të gjithë subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe ky është
aktiviteti i siguruesit privat.
 Ndërsa te Solidariteti, i cili karakterizon sigurimet shoqërore mungon identiteti midis subjekteve
të ekspozuar ndaj rrezikut dhe atyre midis të cilëve ndahen detyrimet (pagesat) relative.
Me fjalë të tjera, mungon ai reciprocitet i kërkuar midis subjekteve, të ekspozuar, e cila është
tipike e sigurimit privat. Përvec kësaj me anë të sistemit të rishpërndarjes, përvec pjesëtimit në
mënyrë solidare që kryhet midis individëve të futur në sigurim, në të njëjtën kohë realizohet edhe
një tjetër pjestim midis brezave, dmth të paktën një pjesë e detyrimeve të brezave të parë do të
përballohet nga brezat që do të hyjnë në administrim më pas.
PARIMET E SIGURIMEVE
SHOQËRORE
 Nga aspekti ternologjik sigurimet janë veprimtari që si
produkt kanë sigurimin kundër rreziqeve të ndodhjes së
ngjarjeve të papritura që bartin humbje/dëm jetësor ose
pasuror për një individ apo subjekt biznesi.
 Parimet e përgjithshme mbi të cilat mbështetet
organizimi dhe funskionimi sistemit të mbrojtjes
shoqërore dhe sigurimet shoqërore në veçanti janë :
 Universaliteti,
 Uniformiteti
 Plotësimi/Kompleksiteti,
 Mjaftueshmëria,
 Garancia
 Pjesëmarrja.
Parimi i universalitetit
 Parimi i universalitetit shprehet në shtrirjen e fuqisë së këtij
ligji në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të
gjithë personat që janë ekonomikisht aktivë në një gjendje të
caktuar ekonomike/personale. Ky parim garanton përfshirjen e
çdo subjekti në skemë sipas kritereve të përcaktuar a nga ligji
(kriter moshe, periudhë sigurimi, detyrim për pagesën e
kontributeve, niveliitë ardhurave etj. )
 Universaliteti individëve në shoqëri u krijon mundësinë që të
gjithë të njihen me përmbajtjen e skemës, të zbatojnë kriteret
dhe rregullat e përcaktuara në të që të përfitojnë prej tij. Me anë
të ketij parimi ndërgjegjësohen të gjithë subjektet që janë
ekonomikisht aktivë që të përfshihen në skemën e sigurimit të
detyrueshëm dhe të mosifshehen detyrimeve që rrjedhin prej tij.
Parimi i uniformitetit
 Parimi i uniformitetit synon zbatimin e rregullave të njëjta për të
gjithë subjektet që janë ose do të përfshihen në system në
përputhje me statusin që individi ka si person ekonomikisht aktiv
(punëmarrës,ivetëpunësur, punëdhënës) apo gjendjen ekonomike
të tij. Rregullat e vendosura janë të njëjta si në drjetim të
përfshirjes në skemë edhe në drejtim të së drejtës për të përfituar.
 Ky parim e gjen shprehjen e tij në këto drejtime: kur përcaktohet
rritja e kufirir minimal dhe maksimal të pagës, kur përcaktohet
kontributi i detyrueshëm që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit
dhe punëdhënësit, kur përcaktohen rregullat e njëjta lidhur me
parashkrimin e të drejtave, kthimin e shumave të marra tepër etj.
Parimi i plotësimit
 Parimi i plotësimit siguron që përfitimet që u ofrohen individëve
brenda sistemit të mbrojtjes shoqërore , të jenë të kombinuara pra në
plotësim të njëra tjetrës. Ky parim ka për qëllim mbulimin sa më
kompleks të individëve në shoqëri ndaj çdo pasoje negative finciare apo
sociale. Për të realizuar këtë qëllim, synohet që të ketë një shpërndarje të
përfitimeve , në skema të ndryshme të sistemit të mbrojtjes shoqërore, të
cilat plotësojnë njëra-tjetrën.
 Shpërndarja e përfitimeve realizohet në tre mënyra:
 Sigurimi për të ardhmen në lidhje me ngjarje sociale të caktuara
si:semundje,invaliditet, vdekje, arritja e nje moshe te caktuar. Sigurimi
në këto raste bëhet mbështetur në kontributet që paguan vetë individi.
 Mbështetja me ndihma ekonomike nga shteti nëse të ardhurat e familjes
janë më të ulëta se niveli minimal i jetesës. Këto ndihma ekonomike janë
të financuara nga buxheti i shtetit.
 Ndihma nga organizata të ndryshme jofitimprurëse/persona juridik
privat, të cilat mund të jenë në natyrë ose në të holla. Këto ndihma jepen
për njerëz në nevoje dhe pa mjete mbështetëse.
Parimi i mjaftueshmerisë
 Parimi i mjaftueshmerisë synon të ketë një shpërndarje të
përfitimeve, në drejtim të individëve në nevojë duke
patur parasysh se: sa i takon individit në përputhje me atë
që ai ka kontribuar (sigurimi i detyrueshëm shoqëror), apo
gjendjen e të ardhurave që ai ka (skema e ndihmës
ekonomike) dhe sa është nevoja për të patur një nivel
përfitimi sa më të mirë të mundshëm në përputhje
me kapacitetet që janë (të ardhurat e grumbulluara për
skemën e sigurimeve shoqërore/buxhetin e shtetit
për ndihmën ekonomike).
 Për realizimin e shpërndarjes së përfitimeve sipas këtij
parimi përcaktohen kritere përfitimi në: skemën e sigurimit
të detyrueshëm shoqëror, skemën e ndihmës ekonomike;
shërbimet sociale nga institucionet rezidenciale të
përkujdesit shoqëror.
Parimi i garancisë
 Sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të
vendosen: garanci ligjore dhe garanci ekonomike.
 Garancia ligjore shprehet në përcaktimet ligjore dhe nënligjore të të
drejtave të individëve, kritereve që ata duhet të përmbushin për të
përfituar si dhe në sanksionet që do të ndërmerren ndaj subjekteve që
cënojnë zbatimin e këtyre të drejtave. Garancia ligjore shprehet edhe në
përcaktimin ligjor të procedurave të ankimimit të subjekteve (ankimimin
administrativ, ankimimin gjyqesor). Kjo lloj garancie ju siguron
individëve për vazhdimësinë e gëzimit të të drejtave të tyre pavarësisht
reformave ekonomike/sociale që mund të ndodhin në të ardhmen
 Garancia ekonomike synon garancinë për përfitime materiale të
vazhdueshme dhe përfitimeve të detyrueshme nga shteti. Shteti
subvencionon pagimin e përfitimeve të caktuara, nëse nuk ka mundësi që
ato të përballohen nga të ardhurat e mbledhura në skemë (sigurimi
idetyrueshem shoqëror). Niveli i garancise ekonomike është i ndryshëm
në shtete të ndryshme dhe është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin
ekonomiko-shoqëror të vendit.
PARIMET E SIGURIMEVE PRIVATE
Parimet mbi të cilat mbështeten sistemi i sigurimeve private
janë:
Interesi i sigurueshëm
Mirëbesimi
E drejta e zëvendësimit
Parimi i dëmshpërblimit
Kontributi
Shkaku Kryesor
Transparenca
Interesi i Sigurueshëm
 Intersi i sigurueshëm konsiderohet kur një subjekt ka interes të
sigurueshëm për të siguruar një pasuri, në qoftë se ai nga dëmtimi
ose shkatërrimi i pasurisë, cënohet në mënyrë direkte ose
indirekte në të drejtat e tij pasurore
 Koncepti i pasurisë në këtë rast përfshin çdo send që është objekt i
botës materiale, që sjell dobi ekonomike dhe vihet në sundim të
njeriut, ku përfshihen si sendet e luajtshme dhe ato të paluajtshme
dhe në përgjithësi çdo send që është i ligjshëm në qarkullimin
civil
 Kontrata e sigurimit është një kontratë ku një person i premton
për të kompensuar një tjetër për ndonjë humbje të cilën ky i fundit
mund të duhet të vuajnë nga të qenit i ekspozuar ndaj rreziqeve të
caktuara, në shqyrtimin e një shume të hollash i quajtur prim.
 Interesi i sigurueshëm në kontratat e sigurimit është e drejta
ligjore që gëzon një individ për të hyrë në një marrëveshje
sigurimi, ndaj një rreziku të mundshëm për pësim humbjeje
Interesi i sigurueshëm në sigurimin e
pasurisë/pronës dhe përgjegjësive
 E para midis këtyre marrëdhënieve të njohura nga ligji është ajo e pronarit,
si person fizik apo juridik, pra sigurimi i të drejtës së pronësisë, ndaj një të
mire që shprehet në vlerë.Ky interes ekziston sepse humbja e
pasurisë/pronës është humbje financiare për pronarin e saj.
 Interes të sigurueshëm mbi një pronë kanë edhe uzurfruktari, poseduesi si
dhe çdo person tjetër që gëzon një të drejtë reale mbi një pronë
 Një e mirë mund të jetë në pronësi të dy apo më shumë individëve
fizikë/juridikë. Në këtë rast interesi i sigurueshëm ekziston për të dy
ortakët, sepse humbja ose dëmtimi i pronësisë u sjell humbje financiare.
 Huadhënësi ose kreditori ka interes të sigurueshëm në një send që është
marrë hua, sepse duhet të zëvendësohet, nëse vidhet ose dëmtohet.
 Çdokush ka interes të sigurueshëm në jetën e bashkëshortit dhe
anasjelltas. Secili prej nesh, duke siguruar jetën, jemi të pakufizuar të
emërojmë cilindo person fizik/juridik si përfaqësues i shpërblimit me
vdekjen e të siguruarit.
 Kur duhet të ekzistojë interesi i sigurueshëm?
 Së pari: në sigurimin e pronës/pasurisë, duhet që në
momentin kur ndodh një dëm ose humbje, duhet të jetë i
pranishëm interesi i sigurueshëm.
 Së dyti: që një person, në momentin kur nënshkruhet
kontrata, por ky interes duhet vijuar në kohë, deri në
momentin kur ndodh një dëm ose humbje e mundshme.
 Së treti: në sigurimin e jetës, kërkesa për praninë e interesit
të sigurueshëm përmbushet që me lidhjen e kontratës apo të
lëshimit të policës së sigurimit, dhe jo në momentin kur vdes
i siguruari (pra në momentin kur ndodh humbja e jetës)
 Përfundimisht nëse nuk ka interes të sigurueshëm, atëherë
shoqëria e sigurimit nuk lëshon policë sigurimi.
Parimi i Mirëbesimit
 Mirëbesimi, në të drejtën civile, bazohet në konceptin se: “kontratat
janë një marrëdhënie ndërmjet dy palëve”, prandaj detyrimi i
mirëbesimit ekziston gjatë negociatave, madje edhe më përpara se
një marrëdhënie kontraktuale mund të ekzistojë.
Mirëbesimi përfshin tre nocione:
 një detyrim për palët për të bashkëpunuar në arritjen kontraktuale;
objekti (besnikëri ndaj vetë premtimit)
 përputhje me standardet e ndershmërisë së sjelljes; dhe
 përputhje me standardet e sjelljes, të cilat janë të arsyeshme në
lidhje me interesat e palëve.
 Kontratat e sigurimit i përkasin tipeve të veçanta të kontratave të
bazuara në besimin reciprok dhe në sigurinë “contractus intuitae
personae”, ku aplikohet parimi i “uberrimae fides në latinisht” ose
“utmost good faith”(mirëbesimi maksimal). Nëse ky parim nuk do të
respektohej, atëhere kjo mund të conte dhe në prishje të kontratës.
 Parimi i mirëbesimit ndeshet në dy momente;
Së pari, para nënshkrimit të kontratës, ku i siguruari
duhet të shfaqë të gjitha të dhënat materiale të cilat
mund të ndikojnë në nënshkrimin e kontratës për
shembull: Nëse bëhet një sigurim shëndetësor,
personi duhet të verë në dijeni siguruesin nëse vuan
nga ndonjë sëmundje e caktuar,etj.
Së dyti, pas nënshkrimit të kontratës. Ky është një rast
më i vështirë për tu përcaktuar, dhe për t’u vënë në
praktikë, sepsa nga ana logjike, asnjë i siguruar nuk
ka qëllim ekonomik të vër në dijeni siguruesin për
rrethana, të cilat mund të ndryshojnë kushtet e
kontratës.
Sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës,
mirëbesimi duhet të prevalojë, jo vetëm para
nënshkrimit, por gjithashtu edhe pas nënshkrimit të
kontratës. Në rastet kur këto rregulla nuk zbatohen,
E drejta e zëvendësimit
 Parimi i zëvendësimit (subrogation) është parim sipas të cilit, një i siguruar e
zëvendëson të drejtën e tij, për të kërkuar dëmshpërblim nga dëmtuesi, me te drejtën
për t’u dëmshpërblyer, apo për tu kompensuar, nga siguruesi, nëse dëmi në fjalë ka
qenë i siguruar. Kjo do të thotë se i siguruari, i kalon të drejtën ligjore siguruesit, për të
arkëtuar vlerën e dëmit nga një palë e tretë, që është pala dëmtuese, apo pala
neglizhente.
 Qëllimi i zëvendësimit, analizohet sipas këtyre drejtimeve:
 të parandalojë, që i siguruari të dëmshpërblehet dy herë, për të njëjtën humbjeje. Kjo
do të thotë se, parandalohet dukuria që i siguruari mund të kërkojë dëmshpërblim,
edhe shoqërisë së sigurimit, por edhe shkaktarit të aksidentit.
 të rëndojë me përgjegjësi, palën apo personin që shkaktoi humbjen, duke mundësuar
siguruesin që të arkëtojë paratë nga pala dëmtuese,(ose edhe nga një sigurues i tij)
p.sh. kur pala dëmtuese është siguruar tek një shoqëri sigurimi.
 të ndihmojë për të mbajtur të ulët normën e sigurimit, sepse siguruesi duke u
dëmshpërblyer nga pala dëmtuese, nuk ka realisht humbje, sepse i zëvendësohet dalja e
të hollave të paguara si dëmshpërblim, gjë që nuk e reflekton në rritje të primit për
sigurimet vijuese.
 Siguruesi nuk mund të ushtroj zëvendësimin përkundër të siguruarve të tij, sepse do të
cënonte qëllimin kryesor të blerjes së produkteve të sigurimit nga të siguruarit
 Subrogimi nuk ekziston në sigurimin e jetës dhe në shumicën e kontratave të
sigurimit shëndetësor sepse këto lloje kontratash nuk janë në thelb kontrata
dëmshpërblimi.
Parimi i dëmshpërblimit.
 Parimi i dëmshpërblimit = “Asgjë përveç dëmit të pësuar”.
 Parim me karakter urdhërues
 Objekti i sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të
një humbjeje, në të njëjtën gjendje financiare që ai kishte përpara
humbjes.
 Kërkesë-dëmshpërblimi ka për qëllim që ta ndihmojë të dëmtuarin të
kryejë një vlerësim të përafërt të “vlerës” aktuale të sendeve të
dëmtuar.
 Objekt i sigurimit të detyrueshëm është të dëmshpërblejë të siguruarin
në përputhje me detyrimin ligjor që ka ai për të paguar kompensimin
të tjerëve.
 Siguruesit pranojnë të sigurojnë jetën apo rastet e aksidenteve fatale,
pa limit (duke pasur parasysh kushtet mjekësore). Limiti real është
mundësia për të paguar primin e sigurimit, që lidhet me vlerën me të
cilën sigurohet jeta apo pjesë të trupit njerëzor. Për shkak se vlera
ekonomike e jetës së njeriut, nuk mund të vlerësohet saktë përpara
vdekjes, sigurimi i jetës nuk mund të jetë kontratë dëmshpërblimi.
Kontributi
 Mund të ndodhë që për të njëjtin rrezik ose rast sigurimi, për
një pasuri të caktuar, i siguruari të ketë lidhur në mënyrë të
veçantë disa kontrata sigurimi, në sigurues të ndryshëm.Në
rast humbjeje do të kemi një dëmshpërblim nga të dy policat.
 Ligji ka parashikuar që i siguruari është i detyruar që të
njoftojë secilin sigurues për të gjitha sigurimet e bëra prej tij
mbi këtë pasuri. Në qoftë se i siguruari me qëllim nuk njofton
çdo sigurues për secilën kontratë sigurimi, siguruesit nuk janë
të detyruar që të paguajnë shpërblimin e dëmit.
 Nëse ndodh ngjarja e sigurimit rezulton se në këtë rast
përgjegjësia e siguruesve për të paguar shpërblimin e
sigurimit përballë të siguruarit, është përgjegjësi solidare
 Për të bërë të mundur realizimin e kontributit, duhen
plotësuar kushtet e mëposhtëme;
 duhet të ekzistojnë dy ose më shumë polica
dëmshpërblimi;
 policat duhet të mbulojnë një interes të përbashkët;
 policat duhet të mbulojnë një rrezik të përbashkët që
shkakton humbjen;
 policat duhet të mbulojnë nje subjekt të përbashkët;
 cdo policë duhet të marrë përsipër shlyerjen e humbjes.
Nuk është fjala për të pasur polica identike, përsa i përket
mbulimit të të njëjtit interes, rrezik apo subjekt. Ajo që
është e rëndësishme, është që policat të kenë pika të
përbashkëta me njëra-tjetrën.
Shkaku Kryesor
 Shkaku kryesor në një kontratë sigurimi duhet të
përcaktohet shumë saktë. Për këtë arsye është e nevojshme,
të specifikohen rreziqet, ndaj të cilave sigurohet mbulimi
 Shkak kryesor, do të thotë motivi bazë dhe efektiv që sjell si
pasojë një sërë ngjarjesh që kanë një përfundim të caktuar,
pa ndërhyrjen e ndonjë force ekzistuese dhe që vepron në
mënyrë aktive në sajë të një burimi të ri, të pavarur.
 Shkaku kryesor = është shkaku dominues, motivi më
efektiv.
 Ka raste kur është e vështirë të përcaktohet shkaku i
humbjes, dhe përcaktimi i saj i lihet gjykatës.
Transparenca
Në kontekstin e një kontrate sigurimi, transparenca përcaktohet si:
Kuptueshmëri, siguri, shmangie e dykuptimësisë, qartësi. Këto terma
nuk mund të jenë sinonime të njëra- tjetrës për transparencën, por
përshkruajnë aspekte të ndryshme për të njëjtin koncept.
 Ligji mbi sigurimin do të thotë rregull ligjor, i cili duhet të jetë i
kuptueshëm në policën e sigurimit, d.m.th. mesatarja e kuptueshmërisë
nga polica e sigurimit
 Qartësia, kuptueshmëria, duhet të kuptohet si mungesa e çdo dyshimi të
arsyeshëm, kur bëhet fjalë për interpretimin e kontratës
 Në rast konflikti të pakapërcyeshëm mes dy objektivëve, në këtë rast do
të ketë superioritet apo përparësi, objektivi i kuptueshmërisë.
 Qëllimi kryesor i parimit të transparencës me kontekstin e kontratës së
shitjes, e vendos blerësin në një pozicion, në të cilin ai nuk është i
detyruar të blejë, por mundet nëse produkti përputhet brenda
pritshmërive të tij
Faleminderit për vëmendjen !

More Related Content

What's hot

Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1redonnabajrami19
 
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosoveSigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosoveAgron Berisha
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa
 
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi  selaVlera ne kohe e parase, nuhi  sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi selaNuhi Sela
 
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëPunim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëShpejtim Rudi
 
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Fisnik Morina
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveRoli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveFisnik Morina
 
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiare
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiareSolid sh.p.k analiza e pasqyrave financiare
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiareDoniza Maliqi
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasShpend Stojkaj
 
Analiza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareAnaliza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareDiana Rama
 
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Denis Panxha
 
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT Menaxherat
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiErisela Ozuni
 

What's hot (20)

Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
 
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosoveSigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove
Sigurimet dhe zhvillimi ekonomik ne kosove
 
çEku
çEku çEku
çEku
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
 
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi  selaVlera ne kohe e parase, nuhi  sela
Vlera ne kohe e parase, nuhi sela
 
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social nëPunim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në
 
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveRoli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
 
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiare
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiareSolid sh.p.k analiza e pasqyrave financiare
Solid sh.p.k analiza e pasqyrave financiare
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
 
Analiza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareAnaliza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiare
 
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
 
Risku
RiskuRisku
Risku
 
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
 

Similar to Prezantim e drejte sigurimesh

Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Edinedini
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaMenaxherat
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Anita Dogani
 
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiarekapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiareBrikendaVokshi
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demitMenaxherat
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveAnita Dogani
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMuhamet Sopa
 
Sigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenSigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenDenis Panxha
 

Similar to Prezantim e drejte sigurimesh (10)

Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01Punimseminarik 110914085740-phpapp01
Punimseminarik 110914085740-phpapp01
 
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidellaHyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
Hyrje ne politikat sociale lulzim dragidella
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
 
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiarekapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demit
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneve
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
 
Sigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmenSigurimi në të ardhmen
Sigurimi në të ardhmen
 

Prezantim e drejte sigurimesh

  • 1. Tema: Krahasim midis parimeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve private PREZANTIM
  • 2.  Objekt i sigurimit të detyrueshëm është të dëmshpërblejë të siguruarin në përputhje me detyrimin ligjor që ka ai për të paguar kompensimin të tjerëve.  Objekti i sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të një humbjeje, në të njëjtën gjendje financiare që ai kishte përpara humbjes.  Në mënyrë të veçantë funksioni social i këtyre sigurimeve për mbrojtjen e disa klasave shoqërore kanë futur në mekanizmat e sigurimeve, parime të huaja për sigurimet private.  Ndër to mund të përmendim, parimin e solidaritetit dhe sistemin e shpërndarjes.  Solidariteti është një koncept që nuk duhet ngatërruar me reciprocitetin.  Reciprociteti në kuptimin teknik dhe ekonomik, kuptohet si mekanizëm i shpërndarjes së detyrimeve (pagesave) ndërmjet të gjithë subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe ky është aktiviteti i siguruesit privat.  Ndërsa te Solidariteti, i cili karakterizon sigurimet shoqërore mungon identiteti midis subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut dhe atyre midis të cilëve ndahen detyrimet (pagesat) relative. Me fjalë të tjera, mungon ai reciprocitet i kërkuar midis subjekteve, të ekspozuar, e cila është tipike e sigurimit privat. Përvec kësaj me anë të sistemit të rishpërndarjes, përvec pjesëtimit në mënyrë solidare që kryhet midis individëve të futur në sigurim, në të njëjtën kohë realizohet edhe një tjetër pjestim midis brezave, dmth të paktën një pjesë e detyrimeve të brezave të parë do të përballohet nga brezat që do të hyjnë në administrim më pas.
  • 3. PARIMET E SIGURIMEVE SHOQËRORE  Nga aspekti ternologjik sigurimet janë veprimtari që si produkt kanë sigurimin kundër rreziqeve të ndodhjes së ngjarjeve të papritura që bartin humbje/dëm jetësor ose pasuror për një individ apo subjekt biznesi.  Parimet e përgjithshme mbi të cilat mbështetet organizimi dhe funskionimi sistemit të mbrojtjes shoqërore dhe sigurimet shoqërore në veçanti janë :  Universaliteti,  Uniformiteti  Plotësimi/Kompleksiteti,  Mjaftueshmëria,  Garancia  Pjesëmarrja.
  • 4. Parimi i universalitetit  Parimi i universalitetit shprehet në shtrirjen e fuqisë së këtij ligji në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjithë personat që janë ekonomikisht aktivë në një gjendje të caktuar ekonomike/personale. Ky parim garanton përfshirjen e çdo subjekti në skemë sipas kritereve të përcaktuar a nga ligji (kriter moshe, periudhë sigurimi, detyrim për pagesën e kontributeve, niveliitë ardhurave etj. )  Universaliteti individëve në shoqëri u krijon mundësinë që të gjithë të njihen me përmbajtjen e skemës, të zbatojnë kriteret dhe rregullat e përcaktuara në të që të përfitojnë prej tij. Me anë të ketij parimi ndërgjegjësohen të gjithë subjektet që janë ekonomikisht aktivë që të përfshihen në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe të mosifshehen detyrimeve që rrjedhin prej tij.
  • 5. Parimi i uniformitetit  Parimi i uniformitetit synon zbatimin e rregullave të njëjta për të gjithë subjektet që janë ose do të përfshihen në system në përputhje me statusin që individi ka si person ekonomikisht aktiv (punëmarrës,ivetëpunësur, punëdhënës) apo gjendjen ekonomike të tij. Rregullat e vendosura janë të njëjta si në drjetim të përfshirjes në skemë edhe në drejtim të së drejtës për të përfituar.  Ky parim e gjen shprehjen e tij në këto drejtime: kur përcaktohet rritja e kufirir minimal dhe maksimal të pagës, kur përcaktohet kontributi i detyrueshëm që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, kur përcaktohen rregullat e njëjta lidhur me parashkrimin e të drejtave, kthimin e shumave të marra tepër etj.
  • 6. Parimi i plotësimit  Parimi i plotësimit siguron që përfitimet që u ofrohen individëve brenda sistemit të mbrojtjes shoqërore , të jenë të kombinuara pra në plotësim të njëra tjetrës. Ky parim ka për qëllim mbulimin sa më kompleks të individëve në shoqëri ndaj çdo pasoje negative finciare apo sociale. Për të realizuar këtë qëllim, synohet që të ketë një shpërndarje të përfitimeve , në skema të ndryshme të sistemit të mbrojtjes shoqërore, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën.  Shpërndarja e përfitimeve realizohet në tre mënyra:  Sigurimi për të ardhmen në lidhje me ngjarje sociale të caktuara si:semundje,invaliditet, vdekje, arritja e nje moshe te caktuar. Sigurimi në këto raste bëhet mbështetur në kontributet që paguan vetë individi.  Mbështetja me ndihma ekonomike nga shteti nëse të ardhurat e familjes janë më të ulëta se niveli minimal i jetesës. Këto ndihma ekonomike janë të financuara nga buxheti i shtetit.  Ndihma nga organizata të ndryshme jofitimprurëse/persona juridik privat, të cilat mund të jenë në natyrë ose në të holla. Këto ndihma jepen për njerëz në nevoje dhe pa mjete mbështetëse.
  • 7. Parimi i mjaftueshmerisë  Parimi i mjaftueshmerisë synon të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në drejtim të individëve në nevojë duke patur parasysh se: sa i takon individit në përputhje me atë që ai ka kontribuar (sigurimi i detyrueshëm shoqëror), apo gjendjen e të ardhurave që ai ka (skema e ndihmës ekonomike) dhe sa është nevoja për të patur një nivel përfitimi sa më të mirë të mundshëm në përputhje me kapacitetet që janë (të ardhurat e grumbulluara për skemën e sigurimeve shoqërore/buxhetin e shtetit për ndihmën ekonomike).  Për realizimin e shpërndarjes së përfitimeve sipas këtij parimi përcaktohen kritere përfitimi në: skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, skemën e ndihmës ekonomike; shërbimet sociale nga institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror.
  • 8. Parimi i garancisë  Sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të vendosen: garanci ligjore dhe garanci ekonomike.  Garancia ligjore shprehet në përcaktimet ligjore dhe nënligjore të të drejtave të individëve, kritereve që ata duhet të përmbushin për të përfituar si dhe në sanksionet që do të ndërmerren ndaj subjekteve që cënojnë zbatimin e këtyre të drejtave. Garancia ligjore shprehet edhe në përcaktimin ligjor të procedurave të ankimimit të subjekteve (ankimimin administrativ, ankimimin gjyqesor). Kjo lloj garancie ju siguron individëve për vazhdimësinë e gëzimit të të drejtave të tyre pavarësisht reformave ekonomike/sociale që mund të ndodhin në të ardhmen  Garancia ekonomike synon garancinë për përfitime materiale të vazhdueshme dhe përfitimeve të detyrueshme nga shteti. Shteti subvencionon pagimin e përfitimeve të caktuara, nëse nuk ka mundësi që ato të përballohen nga të ardhurat e mbledhura në skemë (sigurimi idetyrueshem shoqëror). Niveli i garancise ekonomike është i ndryshëm në shtete të ndryshme dhe është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit.
  • 9. PARIMET E SIGURIMEVE PRIVATE Parimet mbi të cilat mbështeten sistemi i sigurimeve private janë: Interesi i sigurueshëm Mirëbesimi E drejta e zëvendësimit Parimi i dëmshpërblimit Kontributi Shkaku Kryesor Transparenca
  • 10. Interesi i Sigurueshëm  Intersi i sigurueshëm konsiderohet kur një subjekt ka interes të sigurueshëm për të siguruar një pasuri, në qoftë se ai nga dëmtimi ose shkatërrimi i pasurisë, cënohet në mënyrë direkte ose indirekte në të drejtat e tij pasurore  Koncepti i pasurisë në këtë rast përfshin çdo send që është objekt i botës materiale, që sjell dobi ekonomike dhe vihet në sundim të njeriut, ku përfshihen si sendet e luajtshme dhe ato të paluajtshme dhe në përgjithësi çdo send që është i ligjshëm në qarkullimin civil  Kontrata e sigurimit është një kontratë ku një person i premton për të kompensuar një tjetër për ndonjë humbje të cilën ky i fundit mund të duhet të vuajnë nga të qenit i ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara, në shqyrtimin e një shume të hollash i quajtur prim.  Interesi i sigurueshëm në kontratat e sigurimit është e drejta ligjore që gëzon një individ për të hyrë në një marrëveshje sigurimi, ndaj një rreziku të mundshëm për pësim humbjeje
  • 11. Interesi i sigurueshëm në sigurimin e pasurisë/pronës dhe përgjegjësive  E para midis këtyre marrëdhënieve të njohura nga ligji është ajo e pronarit, si person fizik apo juridik, pra sigurimi i të drejtës së pronësisë, ndaj një të mire që shprehet në vlerë.Ky interes ekziston sepse humbja e pasurisë/pronës është humbje financiare për pronarin e saj.  Interes të sigurueshëm mbi një pronë kanë edhe uzurfruktari, poseduesi si dhe çdo person tjetër që gëzon një të drejtë reale mbi një pronë  Një e mirë mund të jetë në pronësi të dy apo më shumë individëve fizikë/juridikë. Në këtë rast interesi i sigurueshëm ekziston për të dy ortakët, sepse humbja ose dëmtimi i pronësisë u sjell humbje financiare.  Huadhënësi ose kreditori ka interes të sigurueshëm në një send që është marrë hua, sepse duhet të zëvendësohet, nëse vidhet ose dëmtohet.  Çdokush ka interes të sigurueshëm në jetën e bashkëshortit dhe anasjelltas. Secili prej nesh, duke siguruar jetën, jemi të pakufizuar të emërojmë cilindo person fizik/juridik si përfaqësues i shpërblimit me vdekjen e të siguruarit.
  • 12.  Kur duhet të ekzistojë interesi i sigurueshëm?  Së pari: në sigurimin e pronës/pasurisë, duhet që në momentin kur ndodh një dëm ose humbje, duhet të jetë i pranishëm interesi i sigurueshëm.  Së dyti: që një person, në momentin kur nënshkruhet kontrata, por ky interes duhet vijuar në kohë, deri në momentin kur ndodh një dëm ose humbje e mundshme.  Së treti: në sigurimin e jetës, kërkesa për praninë e interesit të sigurueshëm përmbushet që me lidhjen e kontratës apo të lëshimit të policës së sigurimit, dhe jo në momentin kur vdes i siguruari (pra në momentin kur ndodh humbja e jetës)  Përfundimisht nëse nuk ka interes të sigurueshëm, atëherë shoqëria e sigurimit nuk lëshon policë sigurimi.
  • 13. Parimi i Mirëbesimit  Mirëbesimi, në të drejtën civile, bazohet në konceptin se: “kontratat janë një marrëdhënie ndërmjet dy palëve”, prandaj detyrimi i mirëbesimit ekziston gjatë negociatave, madje edhe më përpara se një marrëdhënie kontraktuale mund të ekzistojë. Mirëbesimi përfshin tre nocione:  një detyrim për palët për të bashkëpunuar në arritjen kontraktuale; objekti (besnikëri ndaj vetë premtimit)  përputhje me standardet e ndershmërisë së sjelljes; dhe  përputhje me standardet e sjelljes, të cilat janë të arsyeshme në lidhje me interesat e palëve.  Kontratat e sigurimit i përkasin tipeve të veçanta të kontratave të bazuara në besimin reciprok dhe në sigurinë “contractus intuitae personae”, ku aplikohet parimi i “uberrimae fides në latinisht” ose “utmost good faith”(mirëbesimi maksimal). Nëse ky parim nuk do të respektohej, atëhere kjo mund të conte dhe në prishje të kontratës.
  • 14.  Parimi i mirëbesimit ndeshet në dy momente; Së pari, para nënshkrimit të kontratës, ku i siguruari duhet të shfaqë të gjitha të dhënat materiale të cilat mund të ndikojnë në nënshkrimin e kontratës për shembull: Nëse bëhet një sigurim shëndetësor, personi duhet të verë në dijeni siguruesin nëse vuan nga ndonjë sëmundje e caktuar,etj. Së dyti, pas nënshkrimit të kontratës. Ky është një rast më i vështirë për tu përcaktuar, dhe për t’u vënë në praktikë, sepsa nga ana logjike, asnjë i siguruar nuk ka qëllim ekonomik të vër në dijeni siguruesin për rrethana, të cilat mund të ndryshojnë kushtet e kontratës. Sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës, mirëbesimi duhet të prevalojë, jo vetëm para nënshkrimit, por gjithashtu edhe pas nënshkrimit të kontratës. Në rastet kur këto rregulla nuk zbatohen,
  • 15. E drejta e zëvendësimit  Parimi i zëvendësimit (subrogation) është parim sipas të cilit, një i siguruar e zëvendëson të drejtën e tij, për të kërkuar dëmshpërblim nga dëmtuesi, me te drejtën për t’u dëmshpërblyer, apo për tu kompensuar, nga siguruesi, nëse dëmi në fjalë ka qenë i siguruar. Kjo do të thotë se i siguruari, i kalon të drejtën ligjore siguruesit, për të arkëtuar vlerën e dëmit nga një palë e tretë, që është pala dëmtuese, apo pala neglizhente.  Qëllimi i zëvendësimit, analizohet sipas këtyre drejtimeve:  të parandalojë, që i siguruari të dëmshpërblehet dy herë, për të njëjtën humbjeje. Kjo do të thotë se, parandalohet dukuria që i siguruari mund të kërkojë dëmshpërblim, edhe shoqërisë së sigurimit, por edhe shkaktarit të aksidentit.  të rëndojë me përgjegjësi, palën apo personin që shkaktoi humbjen, duke mundësuar siguruesin që të arkëtojë paratë nga pala dëmtuese,(ose edhe nga një sigurues i tij) p.sh. kur pala dëmtuese është siguruar tek një shoqëri sigurimi.  të ndihmojë për të mbajtur të ulët normën e sigurimit, sepse siguruesi duke u dëmshpërblyer nga pala dëmtuese, nuk ka realisht humbje, sepse i zëvendësohet dalja e të hollave të paguara si dëmshpërblim, gjë që nuk e reflekton në rritje të primit për sigurimet vijuese.  Siguruesi nuk mund të ushtroj zëvendësimin përkundër të siguruarve të tij, sepse do të cënonte qëllimin kryesor të blerjes së produkteve të sigurimit nga të siguruarit  Subrogimi nuk ekziston në sigurimin e jetës dhe në shumicën e kontratave të sigurimit shëndetësor sepse këto lloje kontratash nuk janë në thelb kontrata dëmshpërblimi.
  • 16. Parimi i dëmshpërblimit.  Parimi i dëmshpërblimit = “Asgjë përveç dëmit të pësuar”.  Parim me karakter urdhërues  Objekti i sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të një humbjeje, në të njëjtën gjendje financiare që ai kishte përpara humbjes.  Kërkesë-dëmshpërblimi ka për qëllim që ta ndihmojë të dëmtuarin të kryejë një vlerësim të përafërt të “vlerës” aktuale të sendeve të dëmtuar.  Objekt i sigurimit të detyrueshëm është të dëmshpërblejë të siguruarin në përputhje me detyrimin ligjor që ka ai për të paguar kompensimin të tjerëve.  Siguruesit pranojnë të sigurojnë jetën apo rastet e aksidenteve fatale, pa limit (duke pasur parasysh kushtet mjekësore). Limiti real është mundësia për të paguar primin e sigurimit, që lidhet me vlerën me të cilën sigurohet jeta apo pjesë të trupit njerëzor. Për shkak se vlera ekonomike e jetës së njeriut, nuk mund të vlerësohet saktë përpara vdekjes, sigurimi i jetës nuk mund të jetë kontratë dëmshpërblimi.
  • 17. Kontributi  Mund të ndodhë që për të njëjtin rrezik ose rast sigurimi, për një pasuri të caktuar, i siguruari të ketë lidhur në mënyrë të veçantë disa kontrata sigurimi, në sigurues të ndryshëm.Në rast humbjeje do të kemi një dëmshpërblim nga të dy policat.  Ligji ka parashikuar që i siguruari është i detyruar që të njoftojë secilin sigurues për të gjitha sigurimet e bëra prej tij mbi këtë pasuri. Në qoftë se i siguruari me qëllim nuk njofton çdo sigurues për secilën kontratë sigurimi, siguruesit nuk janë të detyruar që të paguajnë shpërblimin e dëmit.  Nëse ndodh ngjarja e sigurimit rezulton se në këtë rast përgjegjësia e siguruesve për të paguar shpërblimin e sigurimit përballë të siguruarit, është përgjegjësi solidare
  • 18.  Për të bërë të mundur realizimin e kontributit, duhen plotësuar kushtet e mëposhtëme;  duhet të ekzistojnë dy ose më shumë polica dëmshpërblimi;  policat duhet të mbulojnë një interes të përbashkët;  policat duhet të mbulojnë një rrezik të përbashkët që shkakton humbjen;  policat duhet të mbulojnë nje subjekt të përbashkët;  cdo policë duhet të marrë përsipër shlyerjen e humbjes. Nuk është fjala për të pasur polica identike, përsa i përket mbulimit të të njëjtit interes, rrezik apo subjekt. Ajo që është e rëndësishme, është që policat të kenë pika të përbashkëta me njëra-tjetrën.
  • 19. Shkaku Kryesor  Shkaku kryesor në një kontratë sigurimi duhet të përcaktohet shumë saktë. Për këtë arsye është e nevojshme, të specifikohen rreziqet, ndaj të cilave sigurohet mbulimi  Shkak kryesor, do të thotë motivi bazë dhe efektiv që sjell si pasojë një sërë ngjarjesh që kanë një përfundim të caktuar, pa ndërhyrjen e ndonjë force ekzistuese dhe që vepron në mënyrë aktive në sajë të një burimi të ri, të pavarur.  Shkaku kryesor = është shkaku dominues, motivi më efektiv.  Ka raste kur është e vështirë të përcaktohet shkaku i humbjes, dhe përcaktimi i saj i lihet gjykatës.
  • 20. Transparenca Në kontekstin e një kontrate sigurimi, transparenca përcaktohet si: Kuptueshmëri, siguri, shmangie e dykuptimësisë, qartësi. Këto terma nuk mund të jenë sinonime të njëra- tjetrës për transparencën, por përshkruajnë aspekte të ndryshme për të njëjtin koncept.  Ligji mbi sigurimin do të thotë rregull ligjor, i cili duhet të jetë i kuptueshëm në policën e sigurimit, d.m.th. mesatarja e kuptueshmërisë nga polica e sigurimit  Qartësia, kuptueshmëria, duhet të kuptohet si mungesa e çdo dyshimi të arsyeshëm, kur bëhet fjalë për interpretimin e kontratës  Në rast konflikti të pakapërcyeshëm mes dy objektivëve, në këtë rast do të ketë superioritet apo përparësi, objektivi i kuptueshmërisë.  Qëllimi kryesor i parimit të transparencës me kontekstin e kontratës së shitjes, e vendos blerësin në një pozicion, në të cilin ai nuk është i detyruar të blejë, por mundet nëse produkti përputhet brenda pritshmërive të tij