SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
1
Pyetje për ushtrime nga Lënda E drejta
Biznesore
1. Çka janë kontratat ?
Kontratat janë punë juridike të subjekteve të së drejtës, janë instrumente të veçanta juridike,
përmes të cilave krijohen marrëdhënie të reja juridike
2. Për t’u konsideruar një kontratë të vlefshme, çfarë konsideroni që duhet plotësuar si
kushte të përgjithshme?
 Aftësia punuese e palëve
 Pajtimi i vullnetit
 Lënda e kontratës dhe
 Baza e kontratës
3. Për t’u konsideruar një kontratë të vlefshme, çfarë konsideroni që duhet plotësuar si
kushte të veçanta?
 Forma e kontratës
 Dhënia e pëlqimit
 Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendi
4. Si shfaqet vullneti i palëve?
Të shprehet lirisht, pa asnjë presion. (Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të
meta në shprehjen e vullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë,
atëherë kontrata mund të anulohet.)
5. Lënda e kontratës është ajo se për çka mirren vesh palët?
Ka të bëjë me dhënje, bërje, mosbërje ose pësim.
6. Për të qenë objekti i kontratës juridikisht i vlefshëm, duhet të jetë?
2
E mundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar.
7. Kontratat kanë një përbërje të dyfishtë cilat janë ato?
marrëveshjen dhe konsideratën,
8. Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t’i plotësojë disa kushte cilat janë ato?
 të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë (ose përfaqësuesi i tij);
të përmbajë elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me pranimin e saj të mund të lidhet
kontrata;
 Të përmbajë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë se ofertuesi dëshiron të lidhë
kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë, dhe
 T’i jetë drejtuar personit/personave të caktuar.
9. Kujt mund ti bëhet oferta?
Oferta mund t’i bëhet vetëm një personi apo një grupi personash, e jo tërë njerëzimit. Oferta
mund t’i bëhet personit të pranishëm ose personit jo të pranishëm.
10. Çka paraqet revokimi i ofertës ?
Ofertuesi është i lidhur për ofertën e bërë deri sa ai e revokon atë.
11. Çka janë ankandet publike?
Këtu oferta bëhet nga ai anëtarë i publikut që propozon një cmim për blerjen e produktit
që eksponohet. Pra, kur rrihet cekani aty formohet kontrata.
12. Si shprehet pranimi i ofertes?
Pranimi është përgjigja e personit të cilit i drejtohet oferta në lidhje me oferten
13. Çka kuptoni me shprehjen pranimi duhet të jetë reflektim i ofertës?
Pranimi duhet të jetë reflektim i ofertës, që do të thotë se pranimi duhet të jetë identik
me ofertën.
14.Çka kuptojm me kundëroferten?
 Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që pranimi
i ofertës të jetë efektiv, është që ky pranim të ketë elementet thelbësore të
përputhshme me ato të ofertës.
3
15. Te interpretimi i kontratës ,praktika e gjykatave tregon se ekzistojnë dy teori cilat janë
ato ?
Teoria objective dhe Teoria subjektive
16. Çka paraqet teoria objektive?
Teoria objektive – sipas së cilës duhet gjithmonë të shikohet teksti i kontratës dhe
zbatohet ashtu siç është theksuar në kontratë
17. Çka paraqet teoria subjective?
Teoria subjektive – e cila vjen në shprehje vetëm nëse ka tekst kontestues dhe të paqartë.
Atëherë, sipas kësaj teorie, shiqohet qëllimi i përbashkët i palëve: pra çfarë kanë dashur
të thonë palët me atë tekst, çfarë kanë pasur në mendje.
18. Çka kuptojmë me shkeljen fundamentale të kontratës ?
Shkelja fundamentale do të ekzistonte nëse malli nuk do të dorëzohej fare ose kur
kualiteti i mallit aspak nuk përmbushë kërkesat e blerësit, pra është i papërdorshëm.
19. Që të mund të ekzistojë dëmtimi i pamasë, duhet të plotësohen disa kushte cilat janë
ato?
Dëmtimi i pamasë ekziston kur ekziston një shpërpjestim i madh në mes të detyrimeve të
palëve, zakonisht kur detyrimi i njërës palë është dyfish më i madh se ç’do të duhet të ishte.
20.Çka kuptojm me shprehjen konsumator?
 çdo person fizik i cili blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave
të veta, që nuk ka të bëj me veprimtari tregtare, biznesore, zejtare apo profesionale;
21.Sipas ligjit, mallra dhe shërbime të sigurta konsiderohen ato mallra dhe shërbime, të cilat
i përmbushin standardet e cilat janë ato standarde?
 Standardet vendore,
 Standardet Evropiane të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare,
 Kërkesat legjitime të konsumatorit në lidhje me sigurinë.
22.Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për
prodhuesin cilat janë ato informacione?
4
Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për
prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit,
afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, rrezikshmërinë nëse ekziston, si
dhe çmimin.
23.Inspektori ndalon përkohësisht me vendim shitjen e mallit nëse vërteton se ka mangësi
cilat janë ato?
a) tregtari e shet mallin me mangësi ose gabime;
b) tregtari nuk i dorëzon konsumatorit dokumentacionin e duhur gjatë shitjes së mallit;
c) mallrat në lirim nuk janë treguar qartë, lexueshëm me çmimin para dhe pas lirimit;
d) mallrat në lirim, të cilave shumë shpejtë i skadon afati i përdorimit, nuk e kanë të qartë dhe
lexueshëm afatin minimal dhe të fundit të përdorimit;
24.Teoritë themelore në të cilat bazohen paditë për përgjegjësinë për produkte/mallëra janë
numroni?
 Teoritë themelore në të cilat bazohen paditë për Përgjegjësinë për Produkte/Mallëra
janë:
 Neglizhenca – dështimi që të sillesh në mënyrë të kujdesshme, d.m.th.
Të bësh diçka që një person i matur dhe i arsyeshëm nuk do të bënte, ose të mos bësh
diçka që një person i matur dhe i arsyeshëm do të bënte në rrethana të njëjta;
 Shkelje e një apo më shumë Garancioneve – mosrrespektimi i garancioneve të dhëna
për një produkt nga prodhuesi, distributori apo shitësi;
 Përgjegjësia Strikte (e rreptë) – përgjegjësi edhe pse prodhuesi/distirbutori/shitësi nuk
janë neglizhent, d.m.th. përgjegjësia i takon një njeriu për arsye se posedon apo
prodhon një artikull/produkt që është i rrezikshëm;
 Shtrembërimi (informimi i rrejshëm) – dhënja e një deklarate të rrejshme dikujt tjetër që
është në raport kontraktues me deklaruesin, kur deklaruesi e din se ajo që deklaron nuk
është e vërtetë.
25.Faktet e të gjitha padive për Përgjegjësin e produkteve dhe mallrave zakonisht mund të
klasifikohen në katër kategori cilat janë ato?
1) defekte fabrikimi (prodhimi);
5
2) defekte në konstrukcion;
3) dështim në dhënjen e paralajmërimeve të mjaftueshme për përdorim të parrezikshëm; dhe
4) dështim që ta pasqyron sinqerisht cilësinë e produktit.
26.Cilat janë informatat që duhet të jenë në kontratë të punës?
 Palët, adresa e shtëpisë, dhe për punëdhënësin, zyra kryesore dhe numri i regjistrimit të
biznesit;
 Lokacioni i punës;
 Emri, natyra, lloji i punës apo shërbimeve;
 Orari e punës;
 Data e fillimit te punës;
 Afati i kontratës së punës; dhe
 Pagën dhe benefitet tjera
27.Cilat janë arsyjet për ndërprerjen e kontratës?
 Vdekja e punëtorit
 Me marrëveshje të nënshkruar nga punëtori dhe punëdhënësi;
 Për shkak të keqsjelljes serioze nga punëtori;
 Keqsjellja serioze është e definuar sikur refuzim i paarsyeshëm për kryerjen e detyrave;
vjedhje, shkatërrim, dëm apo përdorim i paautorizuar i aseteve të punëdhënësit;
zbulimi i sekreteve të biznesit; pirja e drogës apo alkoholit në punë; etj.
 Për shkak të punës së pakënaqshme nga punëtori;
 Për shkak të skadimit të afatit të kontratës; dhe
 Për shkaqe ligjore.
28. Cilat janë Institucionet kompetente për të vendosur mbi konfliktet/kontestet ekonomike
apo biznesore në Kosovë ?
Gjykata Themelore,
Gjykata e Apelit
6
Gjykata Supreme
29.Çka është Gjykata Themelore?
vendosin në shkallë të parë dhe e cila
është e specializuar dhe në bazë të ligjit ka kompetencën
të vendos vetëm për konfliktet/kontestet që kanë të bëjnë me çështje ekonomike,
adminsitrative, krime të rënda dhe çështje për të mitur.
30.Çka është Gjykata e Apelit dhe në cilen shkallë vendos?
Gjykatat e Apelit të cilat vendosin në shkallë të dytë dhe shqyrtojnë ankesat e ushtruara
nga Gjykata Themelore
31.Çka është Gjykata Supreme?
Gjykata Supreme, e cila vendos në shkallën më të lartë (në shkallën e tretë), për çështjet që
kanë kaluar në Gjykatat e shkallëve më të ulta: p.sh. në Gjykatën Komunale.
32.Si është organizimi i brendshëm i Gjykatës Themelore?
 Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për
gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
 Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës,
për gjithë Territorin e Republikës së Kosovës;
 Departamenti për Krimet e Rënda
 Departamenti i Përgjithshëm
 Departamenti për të Mitur
33.Departamenti për Çështje Ekonomike me cilat konteste mirret?
 Kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe
të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste.
7
34.Në kuadër të Gjykatës së Apelit cilat depertamente janë?
 Departamenti i Përgjithshëm;
 Departamenti për Krime të Rënda;
 Departamenti për Çështje Ekonomike;
 Departamenti për Çështje Administrative;
 Departamenti për të Mitur
35.Metodat alternative janë të shumta, cilat janë më të rëndësishmet?
 Arbitrazhi, Ndërmjetësimi dhe Negociatat
36.Çka është arbitrazhi?
 Arbitrazhi është teknikë ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë Gjyqësorit.
37.Cilat janë përparësitë e arbitrazhit?
 Kur çështja e mosmarrëveshjes është tepër teknike (p.sh. prona intelektuale,
inxhinjeringu, statistika), arbitrat me ekspertizë të lartë në atë sferë mund ta zgjidhin
lëndën në mënyrë më efikase dhe me të drejtë;
 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në arbitrazh është më e shpejtë se sa në gjyqësor;
 Arbitrazhi mund të jete më i lirë;
 Procesi i arbitrazhit ka më shumë elasticitet se sa procesi gjyqësor;
 Për shkak të Konventës së New York-ut të vitit 1958, vendimet e arbitrazhit janë më të
lehta për ekzekutim jashtë vendit sesa vendimet gjyqësore;
 Në shumicën e vendeve, ankesat rreth vendimeve të arbitrave janë të kufizuara prandaj
edhe ekzekutimi është më i shpejtë;
 Palët kanë shumë më shumë kontrollë sesa në gjykime;
 I tërë procesi i abitrazhit mund të jetë konfident (dhe zakonisht është);
 Shumë e përshtatshme për mosmarrëveshje ndërkombëtare apo në mosmarrëveshje me
palë nga vendet me sisteme gjyqësore të pazhvilluara ose të pabesueshme;
38.Cilat janë të metat e arbitrazhit?
Pagesa për arbitrazh dhe arbitrate bëhet nga palët, që shton koston ligjore të zgjidhjes së
mosmarrëveshjes;
Edhe pse arbitrazhi është më i shpejtë se procesi gjyqësor, për shkak se janë zankonisht tre
arbitra, mund të zgjatet procesi duke u munduar që t’i kordinon kalendarët e tyre për seanca;
8
Në disa sisteme ligjore, vendimet e arbitrazhit kanë më pak mënyra të ekzekutimit sesa
vendimet e gjyqësorit
Arbitrat nuk kanë mundësi të marrin vendime të përkohshme para atij përfundimtar, prandaj
nuk kanë mundësi t’i pengojnë palët që të bëjnë manovra për ikje nga detyrimet, siç është
lëvizja e aseteve jashtë vendit;
Arbitrat nuk janë të kufizuar nga ligji dhe procedurat e evidencës, prandaj ata mund të marrin
vendime në bazë të besimeve dhe idealeve të tyre personale;
Korporatat e mëdha mund të bëjnë presion të palejueshem mbi arbitrat në mosmarrëveshje të
mëdha komerciale duke iu kërcënuar arbitrave me humbje të punës në të ardhmen; etj
39.Cilat janë llojet e arbitrazhit?
 Arbitrazhet Institucionale dhe ato Ad Hoc
40.Çka është ndërmejtësimi dhe cilët janë stilet e tij?
Ndërmjetësuesi luan vetëm rolin e ndihmuesit e jo të zgjidhësit të mosmarrëveshjeve. Pra,
ndërmjetësuesi iu ndihmon palëve që ta kuptojnë konfliktin dhe të punojnë drejt zgjidhjes së
konfliktit. Ndërmjetësimi Vlerësues: Ndermjetesimi Ndihmues: Ndermjetësimi
Transformativ:
41.Çka është arbitrazhi Institucional?
Arbitrazhi institucional administrohet nga një organizatë ose institucion në pajtim me rregullat
e veta të procedurës
42.Çka është arbitrazhi Ad-Hoc?
Arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka administrim formal nga një organizatë e caktuar, por
vetë palët i krijojnë procedurat e tyre për një arbitrim të caktuar.
43.Çka është arbitrazhi i përshpejtuar?
Arbitrazhi i përshpejtuar është një veçori relativisht e re e cila nuk është shfrytëzuar dhe
analizuar aq sa është e nevojshme. Akoma mbetet të shihet nëse do të ketë sukses në
tregun e arbitrazhit.
44.Cilat janë përparësit dhe të mirat e ndërmejtësimit?
 ë gjitha diskutimet gjatë ndërmjetësimit janë konfidente;
 Ndërmjetësuesi është neutral;
9
 Asgjë që thuhet gjatë ndërmjetësimit mund të përdoret si fakt nëse lënda shkon në
gjykatë;
 Palët nuk armiqësohen sikur kur lënda është në gjyq apo arbitrazh;
 Ndërmjetësuesi është ekspert në leminë rreth së cilës ka mosmarrëveshje;
 Shumë më i lirë sepse zakonisht ke vetëm një ndërmjetësues;
 Është më efikas;
 Zakonisht i përmirëson raportet e palëve;
 Inkurajon palët që të zgjidhin problemin;
 Atmosfera është më e relaksuar sesa gjykimi apo arbitrazhi;
 Rregullat procedurale janë më fleksibile; etj.
45.Cilat janë të metat e ndërmejtësimit?
 Nuk ka vendim të ndërmjetësuesit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
 Iu jep rast palëve që ta zvarisin zgjidhjen e problemit duke iu qasur ndermjetësimit
vetëm për të humbur kohë;
 Korporatat e mëdha mund të bëjnë presion të palejueshëm mbi ndërmjetësuesin në
mosmarrëveshje të mëdha komerciale duke iu kërcënuar atij/asaj me humbje të punës
në të ardhmen;
 Pasi që nuk bazohet në rregulla dhe ligje të paradefinuara, mund të ketë befasi dhe ta
zë nje palë të papërgatitur;
46.Për ta arritur një marrëveshje rreth problemit të palëve, ndërmjetësuesi zakonisht ju
ndihmon palëve për cilat qështje?
 Iu ndihmuar palëve që të komunikojnë;
 Iu ndihmuar palëve që të negociojnë;
 E përmirësuar ambientin emocional (zvogëlim i agresionit, armiqësisë, etj.)
 Ua dhënë palëve një kornizë procedurale;
 Iu dhënë palëve sygjerime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, etj
47.Cilat janë elementet thelbësore të negociatave?
10
1) procesin; 2) sjelljet; dhe 3) substancën.
48.Çka është negocimi?
 negociimi është një lloj alternativ i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në biznes.
49.Cila është arsyeja e madhe për përdorimin e arbitrazhit?
FITO/FITO /FITO
50.Çfarë ndikimi mund të kenë emocionet në negociata?
 Emocionet luajnë një rol të rëndësishëm gjatë negociatave. Varësisht si përdoren,
emocionet mund të kenë një ndikim pozitiv apo negativ gjatë negociatav
51.Me anë të kontratave çka mundësohet?
Marveshja paleve per nje bashkpunim te ndersjellt! Pra, me anë të kontratave bëhet
qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve
52.Për çka do të negoconim para lidhjes së një kontrate?
Cilësinë e lëndës, Caktimin e çmimit, Mënyrën e përmbushjes, Vendin e përmbushj
53.Në cilen moshë fitohet aftësia e plotë punuese?
 Në moshën 18 vjeçare fitohet aftësia e plotë punuese.
 Ne moshën 16 vjeçare fitohet aftësia e plotë punuese nëse ka lidhur kurorë me lejen
e organit kompetent.
54.Kur mund të anulohet një kontratë?
Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në shprehjen e vullnetit, si pasojë
e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet. Kemi të
bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nën ndikimin e kërcënimit, lajthimit
apo të mashtrimit
55.Çka paraqet efekti i ofertes?
ka efektin e vet juridik sepse propozuesi (ofertuesi) është i detyruar t’i përmbahet asaj dhe
është i lidhur për ofertën nga momenti i bërjes së saj derisa të skadojë afati i përcaktuar në
ofertë me shkrim apo në formë tjetër.
11
56.Çka janë ofertat qëndruese?
Marrëveshje për oferta qëndruese ku furnizuesit i bëjnë blerësit të madh oferta qëndruese që do
ta furnizojnë atë sipas nevojës me matrialin e nevojshem.
57.Supozojmë që Kompania “IT Kosova” është e interesuar të blejë dy lokale për të hapur
internet café. A është e nevojshme që të lidhet kontrata me shkrim për blerjen e kësaj
pasurie, apo mjafton që të bëhet marrëveshja gojarisht ose përmes e-mailit?
 Eshte e nevojshme te behet kotrata me shkrim
58.Supozoni që kompania “IT Kosova” është e interesuar të blejë 20 kompjuterë Lenova, dhe
pasi shikon ofertat në internet vendosë që të kontaktojë me kompaninë “Star tech”. E
gjithë korrespodenca zhvillohet përmes e-mailit dhe të dy kompanitë merren vesh për
numrin dhe cilësitë e kompjuterëve të nevojshëm, çmimin, transportimin e mallit, dhe
gjithçka tjetër që ishte e nevojshme. A kemi kontratë të lidhur mes palëve edhe pse e
gjithë marrëveshja është arritur përmes e-mailit, pra në formë elektronike?
 Po kemi kontrate edhe pse palet nuk takohen kontrata dhe marveshja nemenyre
elektronike eshte valide.
59.Me ligj garantohen të drejta themelore të konsumatorëve cilat janë ato?
 E drejta për të mbrojtur jetën, shëndetin mjedisin dhe interesat ekonomike të konsumatorit;
2. E drejta për informim dhe edukim të konsumatorit;
3. E drejta për të përfaqësuar interesat e tyre;
4. E drejta e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e tyre;
5. E drejta për tu ankuar;
6. E drejta për mbrojtje ligjore të konsumatorit;
7. E drejta për kompenzim, në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim;
8. E drejta për shfrytëzimin e shërbimeve publike;
9. E drejta për të marrë shërbime në gjuhën e kuptueshme për konsumatorin.
60.Si duhet të veprohet me mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të
s‘kadencës?
Mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të s‘kadencës duhet të ndahen nga mallrat
tjera dhe pranë atyre mallrave duhet të vendoset njoftimi i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm
mbi afatin e përdorimit të fundit, ku duhet të duket qartë mbishkrimi “Përdoret deri më” .
12
61.Qeveria Republikës së Kosovës, përmes cilës Ministri , realizon mbrojtjen e konsumatorit
duke detyruar zbatimin e ligjit nga ana e subjekteve prodhuese, tregtare dhe shërbyese?
Ministrisë së Tregtisë
62. A ka drejtë konsumatori para afatit të maturimit të shlyejë plotësisht ose pjesërisht
detyrimet e tij nga marrëveshja e kredisë konsumatore?
Po ka te drejte
63.Në rastët se punëtoret punojnë në kohën e festes zyrtare si parashifet kompenzimi i tyre?
 Punëtorët garantohen ose ditë të lirë, ose pagesë shtesë për punë gjatë festës, ose
kompenzim me një ditë tjetër të lirë.
64.Si është i rregulluar pushimi i lehonisë me ligj?
 Punëtoreve iu garantohen së paku 12 javë pushim me pagesë për lehoni që konsiderohen
sikur periudhë pune dhe kompenzimi është së paku 2/3 e pages së punëtorës.
65.Si është i rregulluar pushimi mjekësor me ligj?
Punëtori duhet ta njoftojë punëdhënësin për pushimin mjekësor brenda 48 orëve të marrjes së
pushimit;
Nëse pushimi mjekësor mirret sikur rezultat i lëndimit në punë, atëherë punëdhënësi duhet t’ia
paguajë punëtorit pagën e rregullt.
Mbajtjen e Evidencës (Informatave) së Punëtorëve;
66.Çka kuptojm me diskriminim?
me diskriminim nënkuptojmë zhvlerësimin e një grupi të huaj, e në veçanti të një minoriteti shoqëror
brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, parimit të ndalimit të dallimeve racore, fetare,
politike.
67.Cilat kushte është i obliguar shitësi i mallrave dhe shërbimeve me i plotësuar?
Kushtet higjeno-teknikosanitare,
Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për
prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit,
afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, rrezikshmërinë nëse ekziston, si
dhe çmimin
13
68.A mbanë Gjygjësori rol mbikëqyres mbi arbitrazhin?
Gjyqësori mban një rol mbikqyrës mbi arbitrazh
69.Çka është ndërmjetësimi vlerësues?
Këtu, ndërmjetësuesi e vlerëson rastin dhe iu tregon palëve fortësitë dhe dobësitë e qëndrimit të
tyre, nëse ato vendosin ta paraqesin lëndën në gjyq.
70.Çka është ndërmetësimi transormativ?
Nëpërmes këtij stili të ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi mundohet që t’ju ndihmojë palëve që të
komunikojnë më mirë sepse mendimi është që mosmarrëveshja është rezultat i komunikimit të
dobët dhe armiqësisë së palëve.

More Related Content

What's hot

KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREKOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREBessnik Latifi
 
Analize statistikore
Analize statistikoreAnalize statistikore
Analize statistikoreMenaxherat
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeBastri Fetahu
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 
Sjellja konsumatoreve
Sjellja konsumatoreveSjellja konsumatoreve
Sjellja konsumatoreveValdet Shala
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikesMenaxherat
 
Madhesite mesatare
Madhesite mesatareMadhesite mesatare
Madhesite mesatareMenaxherat
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Metamorphosis
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)fatonbajrami1
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 

What's hot (20)

KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREKOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
 
Analize statistikore
Analize statistikoreAnalize statistikore
Analize statistikore
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Statistika
StatistikaStatistika
Statistika
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Te Dalat Publike
Te Dalat PublikeTe Dalat Publike
Te Dalat Publike
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 
Sjellja konsumatoreve
Sjellja konsumatoreveSjellja konsumatoreve
Sjellja konsumatoreve
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikes
 
Madhesite mesatare
Madhesite mesatareMadhesite mesatare
Madhesite mesatare
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 

Similar to E drejta biznezsore ushtrime

Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaE Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaEgzon Doli
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispruburimemra
 
Universiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreUniversiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Valbona Bali
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shteseMenaxherat
 
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Fisnik Morina
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesoreshqiprimih
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesoreKujttim Thaçi
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreMenaxherat
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale GenTa Karpuzi
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
Pyetjet nga lënda afarizëm komerial
Pyetjet nga lënda afarizëm komerialPyetjet nga lënda afarizëm komerial
Pyetjet nga lënda afarizëm komerialFadilTerpeza1
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22Kosovar Sopjann
 

Similar to E drejta biznezsore ushtrime (20)

Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Kontratat ne Biznes
Kontratat ne BiznesKontratat ne Biznes
Kontratat ne Biznes
 
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaE Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 
Universiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreUniversiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesore
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shtese
 
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
 
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 
Kontratat
Kontratat Kontratat
Kontratat
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesore
 
Pyetjet nga lënda afarizëm komerial
Pyetjet nga lënda afarizëm komerialPyetjet nga lënda afarizëm komerial
Pyetjet nga lënda afarizëm komerial
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22
 

E drejta biznezsore ushtrime

  • 1. 1 Pyetje për ushtrime nga Lënda E drejta Biznesore 1. Çka janë kontratat ? Kontratat janë punë juridike të subjekteve të së drejtës, janë instrumente të veçanta juridike, përmes të cilave krijohen marrëdhënie të reja juridike 2. Për t’u konsideruar një kontratë të vlefshme, çfarë konsideroni që duhet plotësuar si kushte të përgjithshme?  Aftësia punuese e palëve  Pajtimi i vullnetit  Lënda e kontratës dhe  Baza e kontratës 3. Për t’u konsideruar një kontratë të vlefshme, çfarë konsideroni që duhet plotësuar si kushte të veçanta?  Forma e kontratës  Dhënia e pëlqimit  Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendi 4. Si shfaqet vullneti i palëve? Të shprehet lirisht, pa asnjë presion. (Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në shprehjen e vullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet.) 5. Lënda e kontratës është ajo se për çka mirren vesh palët? Ka të bëjë me dhënje, bërje, mosbërje ose pësim. 6. Për të qenë objekti i kontratës juridikisht i vlefshëm, duhet të jetë?
  • 2. 2 E mundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar. 7. Kontratat kanë një përbërje të dyfishtë cilat janë ato? marrëveshjen dhe konsideratën, 8. Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t’i plotësojë disa kushte cilat janë ato?  të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë (ose përfaqësuesi i tij); të përmbajë elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me pranimin e saj të mund të lidhet kontrata;  Të përmbajë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë se ofertuesi dëshiron të lidhë kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë, dhe  T’i jetë drejtuar personit/personave të caktuar. 9. Kujt mund ti bëhet oferta? Oferta mund t’i bëhet vetëm një personi apo një grupi personash, e jo tërë njerëzimit. Oferta mund t’i bëhet personit të pranishëm ose personit jo të pranishëm. 10. Çka paraqet revokimi i ofertës ? Ofertuesi është i lidhur për ofertën e bërë deri sa ai e revokon atë. 11. Çka janë ankandet publike? Këtu oferta bëhet nga ai anëtarë i publikut që propozon një cmim për blerjen e produktit që eksponohet. Pra, kur rrihet cekani aty formohet kontrata. 12. Si shprehet pranimi i ofertes? Pranimi është përgjigja e personit të cilit i drejtohet oferta në lidhje me oferten 13. Çka kuptoni me shprehjen pranimi duhet të jetë reflektim i ofertës? Pranimi duhet të jetë reflektim i ofertës, që do të thotë se pranimi duhet të jetë identik me ofertën. 14.Çka kuptojm me kundëroferten?  Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që pranimi i ofertës të jetë efektiv, është që ky pranim të ketë elementet thelbësore të përputhshme me ato të ofertës.
  • 3. 3 15. Te interpretimi i kontratës ,praktika e gjykatave tregon se ekzistojnë dy teori cilat janë ato ? Teoria objective dhe Teoria subjektive 16. Çka paraqet teoria objektive? Teoria objektive – sipas së cilës duhet gjithmonë të shikohet teksti i kontratës dhe zbatohet ashtu siç është theksuar në kontratë 17. Çka paraqet teoria subjective? Teoria subjektive – e cila vjen në shprehje vetëm nëse ka tekst kontestues dhe të paqartë. Atëherë, sipas kësaj teorie, shiqohet qëllimi i përbashkët i palëve: pra çfarë kanë dashur të thonë palët me atë tekst, çfarë kanë pasur në mendje. 18. Çka kuptojmë me shkeljen fundamentale të kontratës ? Shkelja fundamentale do të ekzistonte nëse malli nuk do të dorëzohej fare ose kur kualiteti i mallit aspak nuk përmbushë kërkesat e blerësit, pra është i papërdorshëm. 19. Që të mund të ekzistojë dëmtimi i pamasë, duhet të plotësohen disa kushte cilat janë ato? Dëmtimi i pamasë ekziston kur ekziston një shpërpjestim i madh në mes të detyrimeve të palëve, zakonisht kur detyrimi i njërës palë është dyfish më i madh se ç’do të duhet të ishte. 20.Çka kuptojm me shprehjen konsumator?  çdo person fizik i cili blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta, që nuk ka të bëj me veprimtari tregtare, biznesore, zejtare apo profesionale; 21.Sipas ligjit, mallra dhe shërbime të sigurta konsiderohen ato mallra dhe shërbime, të cilat i përmbushin standardet e cilat janë ato standarde?  Standardet vendore,  Standardet Evropiane të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare,  Kërkesat legjitime të konsumatorit në lidhje me sigurinë. 22.Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin cilat janë ato informacione?
  • 4. 4 Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, rrezikshmërinë nëse ekziston, si dhe çmimin. 23.Inspektori ndalon përkohësisht me vendim shitjen e mallit nëse vërteton se ka mangësi cilat janë ato? a) tregtari e shet mallin me mangësi ose gabime; b) tregtari nuk i dorëzon konsumatorit dokumentacionin e duhur gjatë shitjes së mallit; c) mallrat në lirim nuk janë treguar qartë, lexueshëm me çmimin para dhe pas lirimit; d) mallrat në lirim, të cilave shumë shpejtë i skadon afati i përdorimit, nuk e kanë të qartë dhe lexueshëm afatin minimal dhe të fundit të përdorimit; 24.Teoritë themelore në të cilat bazohen paditë për përgjegjësinë për produkte/mallëra janë numroni?  Teoritë themelore në të cilat bazohen paditë për Përgjegjësinë për Produkte/Mallëra janë:  Neglizhenca – dështimi që të sillesh në mënyrë të kujdesshme, d.m.th. Të bësh diçka që një person i matur dhe i arsyeshëm nuk do të bënte, ose të mos bësh diçka që një person i matur dhe i arsyeshëm do të bënte në rrethana të njëjta;  Shkelje e një apo më shumë Garancioneve – mosrrespektimi i garancioneve të dhëna për një produkt nga prodhuesi, distributori apo shitësi;  Përgjegjësia Strikte (e rreptë) – përgjegjësi edhe pse prodhuesi/distirbutori/shitësi nuk janë neglizhent, d.m.th. përgjegjësia i takon një njeriu për arsye se posedon apo prodhon një artikull/produkt që është i rrezikshëm;  Shtrembërimi (informimi i rrejshëm) – dhënja e një deklarate të rrejshme dikujt tjetër që është në raport kontraktues me deklaruesin, kur deklaruesi e din se ajo që deklaron nuk është e vërtetë. 25.Faktet e të gjitha padive për Përgjegjësin e produkteve dhe mallrave zakonisht mund të klasifikohen në katër kategori cilat janë ato? 1) defekte fabrikimi (prodhimi);
  • 5. 5 2) defekte në konstrukcion; 3) dështim në dhënjen e paralajmërimeve të mjaftueshme për përdorim të parrezikshëm; dhe 4) dështim që ta pasqyron sinqerisht cilësinë e produktit. 26.Cilat janë informatat që duhet të jenë në kontratë të punës?  Palët, adresa e shtëpisë, dhe për punëdhënësin, zyra kryesore dhe numri i regjistrimit të biznesit;  Lokacioni i punës;  Emri, natyra, lloji i punës apo shërbimeve;  Orari e punës;  Data e fillimit te punës;  Afati i kontratës së punës; dhe  Pagën dhe benefitet tjera 27.Cilat janë arsyjet për ndërprerjen e kontratës?  Vdekja e punëtorit  Me marrëveshje të nënshkruar nga punëtori dhe punëdhënësi;  Për shkak të keqsjelljes serioze nga punëtori;  Keqsjellja serioze është e definuar sikur refuzim i paarsyeshëm për kryerjen e detyrave; vjedhje, shkatërrim, dëm apo përdorim i paautorizuar i aseteve të punëdhënësit; zbulimi i sekreteve të biznesit; pirja e drogës apo alkoholit në punë; etj.  Për shkak të punës së pakënaqshme nga punëtori;  Për shkak të skadimit të afatit të kontratës; dhe  Për shkaqe ligjore. 28. Cilat janë Institucionet kompetente për të vendosur mbi konfliktet/kontestet ekonomike apo biznesore në Kosovë ? Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit
  • 6. 6 Gjykata Supreme 29.Çka është Gjykata Themelore? vendosin në shkallë të parë dhe e cila është e specializuar dhe në bazë të ligjit ka kompetencën të vendos vetëm për konfliktet/kontestet që kanë të bëjnë me çështje ekonomike, adminsitrative, krime të rënda dhe çështje për të mitur. 30.Çka është Gjykata e Apelit dhe në cilen shkallë vendos? Gjykatat e Apelit të cilat vendosin në shkallë të dytë dhe shqyrtojnë ankesat e ushtruara nga Gjykata Themelore 31.Çka është Gjykata Supreme? Gjykata Supreme, e cila vendos në shkallën më të lartë (në shkallën e tretë), për çështjet që kanë kaluar në Gjykatat e shkallëve më të ulta: p.sh. në Gjykatën Komunale. 32.Si është organizimi i brendshëm i Gjykatës Themelore?  Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës;  Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë Territorin e Republikës së Kosovës;  Departamenti për Krimet e Rënda  Departamenti i Përgjithshëm  Departamenti për të Mitur 33.Departamenti për Çështje Ekonomike me cilat konteste mirret?  Kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste.
  • 7. 7 34.Në kuadër të Gjykatës së Apelit cilat depertamente janë?  Departamenti i Përgjithshëm;  Departamenti për Krime të Rënda;  Departamenti për Çështje Ekonomike;  Departamenti për Çështje Administrative;  Departamenti për të Mitur 35.Metodat alternative janë të shumta, cilat janë më të rëndësishmet?  Arbitrazhi, Ndërmjetësimi dhe Negociatat 36.Çka është arbitrazhi?  Arbitrazhi është teknikë ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë Gjyqësorit. 37.Cilat janë përparësitë e arbitrazhit?  Kur çështja e mosmarrëveshjes është tepër teknike (p.sh. prona intelektuale, inxhinjeringu, statistika), arbitrat me ekspertizë të lartë në atë sferë mund ta zgjidhin lëndën në mënyrë më efikase dhe me të drejtë;  Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në arbitrazh është më e shpejtë se sa në gjyqësor;  Arbitrazhi mund të jete më i lirë;  Procesi i arbitrazhit ka më shumë elasticitet se sa procesi gjyqësor;  Për shkak të Konventës së New York-ut të vitit 1958, vendimet e arbitrazhit janë më të lehta për ekzekutim jashtë vendit sesa vendimet gjyqësore;  Në shumicën e vendeve, ankesat rreth vendimeve të arbitrave janë të kufizuara prandaj edhe ekzekutimi është më i shpejtë;  Palët kanë shumë më shumë kontrollë sesa në gjykime;  I tërë procesi i abitrazhit mund të jetë konfident (dhe zakonisht është);  Shumë e përshtatshme për mosmarrëveshje ndërkombëtare apo në mosmarrëveshje me palë nga vendet me sisteme gjyqësore të pazhvilluara ose të pabesueshme; 38.Cilat janë të metat e arbitrazhit? Pagesa për arbitrazh dhe arbitrate bëhet nga palët, që shton koston ligjore të zgjidhjes së mosmarrëveshjes; Edhe pse arbitrazhi është më i shpejtë se procesi gjyqësor, për shkak se janë zankonisht tre arbitra, mund të zgjatet procesi duke u munduar që t’i kordinon kalendarët e tyre për seanca;
  • 8. 8 Në disa sisteme ligjore, vendimet e arbitrazhit kanë më pak mënyra të ekzekutimit sesa vendimet e gjyqësorit Arbitrat nuk kanë mundësi të marrin vendime të përkohshme para atij përfundimtar, prandaj nuk kanë mundësi t’i pengojnë palët që të bëjnë manovra për ikje nga detyrimet, siç është lëvizja e aseteve jashtë vendit; Arbitrat nuk janë të kufizuar nga ligji dhe procedurat e evidencës, prandaj ata mund të marrin vendime në bazë të besimeve dhe idealeve të tyre personale; Korporatat e mëdha mund të bëjnë presion të palejueshem mbi arbitrat në mosmarrëveshje të mëdha komerciale duke iu kërcënuar arbitrave me humbje të punës në të ardhmen; etj 39.Cilat janë llojet e arbitrazhit?  Arbitrazhet Institucionale dhe ato Ad Hoc 40.Çka është ndërmejtësimi dhe cilët janë stilet e tij? Ndërmjetësuesi luan vetëm rolin e ndihmuesit e jo të zgjidhësit të mosmarrëveshjeve. Pra, ndërmjetësuesi iu ndihmon palëve që ta kuptojnë konfliktin dhe të punojnë drejt zgjidhjes së konfliktit. Ndërmjetësimi Vlerësues: Ndermjetesimi Ndihmues: Ndermjetësimi Transformativ: 41.Çka është arbitrazhi Institucional? Arbitrazhi institucional administrohet nga një organizatë ose institucion në pajtim me rregullat e veta të procedurës 42.Çka është arbitrazhi Ad-Hoc? Arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka administrim formal nga një organizatë e caktuar, por vetë palët i krijojnë procedurat e tyre për një arbitrim të caktuar. 43.Çka është arbitrazhi i përshpejtuar? Arbitrazhi i përshpejtuar është një veçori relativisht e re e cila nuk është shfrytëzuar dhe analizuar aq sa është e nevojshme. Akoma mbetet të shihet nëse do të ketë sukses në tregun e arbitrazhit. 44.Cilat janë përparësit dhe të mirat e ndërmejtësimit?  ë gjitha diskutimet gjatë ndërmjetësimit janë konfidente;  Ndërmjetësuesi është neutral;
  • 9. 9  Asgjë që thuhet gjatë ndërmjetësimit mund të përdoret si fakt nëse lënda shkon në gjykatë;  Palët nuk armiqësohen sikur kur lënda është në gjyq apo arbitrazh;  Ndërmjetësuesi është ekspert në leminë rreth së cilës ka mosmarrëveshje;  Shumë më i lirë sepse zakonisht ke vetëm një ndërmjetësues;  Është më efikas;  Zakonisht i përmirëson raportet e palëve;  Inkurajon palët që të zgjidhin problemin;  Atmosfera është më e relaksuar sesa gjykimi apo arbitrazhi;  Rregullat procedurale janë më fleksibile; etj. 45.Cilat janë të metat e ndërmejtësimit?  Nuk ka vendim të ndërmjetësuesit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;  Iu jep rast palëve që ta zvarisin zgjidhjen e problemit duke iu qasur ndermjetësimit vetëm për të humbur kohë;  Korporatat e mëdha mund të bëjnë presion të palejueshëm mbi ndërmjetësuesin në mosmarrëveshje të mëdha komerciale duke iu kërcënuar atij/asaj me humbje të punës në të ardhmen;  Pasi që nuk bazohet në rregulla dhe ligje të paradefinuara, mund të ketë befasi dhe ta zë nje palë të papërgatitur; 46.Për ta arritur një marrëveshje rreth problemit të palëve, ndërmjetësuesi zakonisht ju ndihmon palëve për cilat qështje?  Iu ndihmuar palëve që të komunikojnë;  Iu ndihmuar palëve që të negociojnë;  E përmirësuar ambientin emocional (zvogëlim i agresionit, armiqësisë, etj.)  Ua dhënë palëve një kornizë procedurale;  Iu dhënë palëve sygjerime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, etj 47.Cilat janë elementet thelbësore të negociatave?
  • 10. 10 1) procesin; 2) sjelljet; dhe 3) substancën. 48.Çka është negocimi?  negociimi është një lloj alternativ i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në biznes. 49.Cila është arsyeja e madhe për përdorimin e arbitrazhit? FITO/FITO /FITO 50.Çfarë ndikimi mund të kenë emocionet në negociata?  Emocionet luajnë një rol të rëndësishëm gjatë negociatave. Varësisht si përdoren, emocionet mund të kenë një ndikim pozitiv apo negativ gjatë negociatav 51.Me anë të kontratave çka mundësohet? Marveshja paleve per nje bashkpunim te ndersjellt! Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve 52.Për çka do të negoconim para lidhjes së një kontrate? Cilësinë e lëndës, Caktimin e çmimit, Mënyrën e përmbushjes, Vendin e përmbushj 53.Në cilen moshë fitohet aftësia e plotë punuese?  Në moshën 18 vjeçare fitohet aftësia e plotë punuese.  Ne moshën 16 vjeçare fitohet aftësia e plotë punuese nëse ka lidhur kurorë me lejen e organit kompetent. 54.Kur mund të anulohet një kontratë? Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në shprehjen e vullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet. Kemi të bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nën ndikimin e kërcënimit, lajthimit apo të mashtrimit 55.Çka paraqet efekti i ofertes? ka efektin e vet juridik sepse propozuesi (ofertuesi) është i detyruar t’i përmbahet asaj dhe është i lidhur për ofertën nga momenti i bërjes së saj derisa të skadojë afati i përcaktuar në ofertë me shkrim apo në formë tjetër.
  • 11. 11 56.Çka janë ofertat qëndruese? Marrëveshje për oferta qëndruese ku furnizuesit i bëjnë blerësit të madh oferta qëndruese që do ta furnizojnë atë sipas nevojës me matrialin e nevojshem. 57.Supozojmë që Kompania “IT Kosova” është e interesuar të blejë dy lokale për të hapur internet café. A është e nevojshme që të lidhet kontrata me shkrim për blerjen e kësaj pasurie, apo mjafton që të bëhet marrëveshja gojarisht ose përmes e-mailit?  Eshte e nevojshme te behet kotrata me shkrim 58.Supozoni që kompania “IT Kosova” është e interesuar të blejë 20 kompjuterë Lenova, dhe pasi shikon ofertat në internet vendosë që të kontaktojë me kompaninë “Star tech”. E gjithë korrespodenca zhvillohet përmes e-mailit dhe të dy kompanitë merren vesh për numrin dhe cilësitë e kompjuterëve të nevojshëm, çmimin, transportimin e mallit, dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme. A kemi kontratë të lidhur mes palëve edhe pse e gjithë marrëveshja është arritur përmes e-mailit, pra në formë elektronike?  Po kemi kontrate edhe pse palet nuk takohen kontrata dhe marveshja nemenyre elektronike eshte valide. 59.Me ligj garantohen të drejta themelore të konsumatorëve cilat janë ato?  E drejta për të mbrojtur jetën, shëndetin mjedisin dhe interesat ekonomike të konsumatorit; 2. E drejta për informim dhe edukim të konsumatorit; 3. E drejta për të përfaqësuar interesat e tyre; 4. E drejta e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e tyre; 5. E drejta për tu ankuar; 6. E drejta për mbrojtje ligjore të konsumatorit; 7. E drejta për kompenzim, në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim; 8. E drejta për shfrytëzimin e shërbimeve publike; 9. E drejta për të marrë shërbime në gjuhën e kuptueshme për konsumatorin. 60.Si duhet të veprohet me mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të s‘kadencës? Mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të s‘kadencës duhet të ndahen nga mallrat tjera dhe pranë atyre mallrave duhet të vendoset njoftimi i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm mbi afatin e përdorimit të fundit, ku duhet të duket qartë mbishkrimi “Përdoret deri më” .
  • 12. 12 61.Qeveria Republikës së Kosovës, përmes cilës Ministri , realizon mbrojtjen e konsumatorit duke detyruar zbatimin e ligjit nga ana e subjekteve prodhuese, tregtare dhe shërbyese? Ministrisë së Tregtisë 62. A ka drejtë konsumatori para afatit të maturimit të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij nga marrëveshja e kredisë konsumatore? Po ka te drejte 63.Në rastët se punëtoret punojnë në kohën e festes zyrtare si parashifet kompenzimi i tyre?  Punëtorët garantohen ose ditë të lirë, ose pagesë shtesë për punë gjatë festës, ose kompenzim me një ditë tjetër të lirë. 64.Si është i rregulluar pushimi i lehonisë me ligj?  Punëtoreve iu garantohen së paku 12 javë pushim me pagesë për lehoni që konsiderohen sikur periudhë pune dhe kompenzimi është së paku 2/3 e pages së punëtorës. 65.Si është i rregulluar pushimi mjekësor me ligj? Punëtori duhet ta njoftojë punëdhënësin për pushimin mjekësor brenda 48 orëve të marrjes së pushimit; Nëse pushimi mjekësor mirret sikur rezultat i lëndimit në punë, atëherë punëdhënësi duhet t’ia paguajë punëtorit pagën e rregullt. Mbajtjen e Evidencës (Informatave) së Punëtorëve; 66.Çka kuptojm me diskriminim? me diskriminim nënkuptojmë zhvlerësimin e një grupi të huaj, e në veçanti të një minoriteti shoqëror brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, parimit të ndalimit të dallimeve racore, fetare, politike. 67.Cilat kushte është i obliguar shitësi i mallrave dhe shërbimeve me i plotësuar? Kushtet higjeno-teknikosanitare, Mallrat që shiten duhet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, rrezikshmërinë nëse ekziston, si dhe çmimin
  • 13. 13 68.A mbanë Gjygjësori rol mbikëqyres mbi arbitrazhin? Gjyqësori mban një rol mbikqyrës mbi arbitrazh 69.Çka është ndërmjetësimi vlerësues? Këtu, ndërmjetësuesi e vlerëson rastin dhe iu tregon palëve fortësitë dhe dobësitë e qëndrimit të tyre, nëse ato vendosin ta paraqesin lëndën në gjyq. 70.Çka është ndërmetësimi transormativ? Nëpërmes këtij stili të ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi mundohet që t’ju ndihmojë palëve që të komunikojnë më mirë sepse mendimi është që mosmarrëveshja është rezultat i komunikimit të dobët dhe armiqësisë së palëve.