SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
„UKSHIN HOTI“
FAKULTETI JURIDIK
FACULTY OF LAË
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta Civile
Tema:Fitimi i Hipotekës
Profesori: Studenti:
Prof.dr.Skender Gojani Arbër Susuri
Ramadan Hadri
Janar 2016, Prizren
2
Përmbajtja:
HYRJE........................................................................................................................................3
1. HIPOTEKA....................................................................................................................4
1.1. Ç’kuptojmë me fjalën hipotekë.................................................................................4
1.2. Objekti i hipotekës....................................................................................................5
1.3. Llojet e hipotekës sipas themelimit...........................................................................5
1.3.1.Hipoteka e kontraktuar......................................................................................5
1.3.2.Hipoteka ligjore.................................................................................................6
1.3.3.Hipoteka gjyqësore............................................................................................6
2. PARIMET E HIPOTEKËS...........................................................................................6
2.1. Parimi i Akcesoritetit.................................................................................................6
2.2. Parimi i Oficialitetit...................................................................................................7
2.3. Parimi i Specialitetit..................................................................................................7
2.4. Parimi i Papjestueshmerise........................................................................................7
2.5. Parimi i Prioritetit......................................................................................................7
3. FITIMI I HIPOTEKËS.................................................................................................8
3.1. Mënyrat e fitimit të hipotekës....................................................................................8
3.2. Titujë juridik për fitimin e të drejtës së hipotekës………………………….............9
3.3. Kontrata si titull juridik për fitimin e hipotekës………………………………........9
4. SHUARJA E HIPOTEKËS...........................................................................................11
5. PËRFUNDIMI................................................................................................................12
6. LITERATURA...............................................................................................................13
3
Hyrje
Punim seminarik me temën “Fitimi i Hipotekës” synon që të ofroj të dhëna për Hipotekën si një
të drejtë sendore mbi sendin e huaj, në veçanti për mënyrën se si fitohet hipoteka.
Punimi seminarik për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtësor, pos pjesës hyrëse
(faqe 3) përmban të dhëna dhe informacione për Hipotekën si institut juridik, duke përfshirë
objektin, llojet, parimet, mbi të gjitha mënyrat e fitimit të saj (faqe 4 – 11). Gjithashtu punimi
seminarik ka edhe pjesën përfundimtare (fq 12) dhe në fund pjesën bibliografike (faqe 13).
Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: “E Drejta Sendore” e autorit
Prof.Dr.Abdullah Aliu, “Fjalor i terminologjisë juridike” i autorit Prof.Dr.Skender Gojani dhe
Ligjin Nr. 03/L-154 për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore i Kosovës.
Një nxitje që këtë punim ta punojmë me përkushtim e kemi fituar edhe nga udhëzimet dhe
këshillat të cilat i kemi fituar gjatë ligjëratave nga profesori i nderuar Prof.Dr.Skender Gojani,
ndaj te cilit mbetemi falenderues.
4
1. Hipoteka
1.1.Ç’ kuptojmë me hipotekë ?
“ E drejta sendore është degë pozitive e së drejtës, që rregullon marëdhëniet midis njerëzve
lidhur me sendet. Këto dispozita (rregulla juridike) përcaktojnë përkatësin e sendit. Pra e drejta
sendore është ajo dëgë e së drejtës që përcakton bartësit (titullarët) e të drejtave lidhur me
sendet”1.
Sendet konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmëritë dhe të drejtat jotrupore. Sendet e
luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura me
tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin ( LPDTS – nr.03/L – 154 – neni 8
dhe 9 )
Çdo person mund të fitoj të drejta sendore. Titullari i një të drejte sendore mund të paraqesë këtë
të drejtë kundrejt cilitdo person, përveq nëse me ligj parashihet ndryshe.
“Të drejtat e sigurimit sendor, janë të drejta akcesore, sepse janë të varura nga e drejta kryesore,
dhe në këtë rast e drejtë kryesore e kreditorit është e drejta e kërkesës ndaj debitorit”2. Në rendin
dhe literaturën juridike janë të njohura dy kategori juridike të cilat rregullojnë (përcaktojnë) të
drejtën e sigurimit sendor: e drejta e pengut në sendet e luajtshme dhe hipoteka.
“Hipotek-ë, e drejtë që i jepet huadhënësit në shoqërinë kapitaliste për të marrë e për të shitur
një pasuri të patundshme, të cilën huamarrësi e ka lënë si peng; marrja peng. Hua që një
huadhënës në shoqërinë kapitaliste i jep një huamarrësi, pasi ky ka lënë si peng një pasuri të
patundshme që siguron shlyerjen e huas.” 3
“Hipoteka do të thotë krijimi i interesit në pasurinë e paluajtshme me anë të marrëveshjes apo
ligjit, që kreditorit të hipotekës (pengmbajtësit) i jep të drejtën të iniciojë procedurën për heqjen e
të drejtës mbi pronën e vënë në hipotekë për pasurinë e tillë të paluajtshme, me qëllim të
përmbushjes së një detyrimi që është siguruar me hipotekë dhe që duhet të paguhet.”4
“Hipotekë e drejtë që i jepet huadhënësit, për të marrë e për të shitur një pasuri të patundshme,
të cilën huamarrësi e ka lënë si peng; marrja peng. Hua që një huadhënës i jep një huamarrësi,
pasi ky ka lënë si peng një pasuri të patundshme, tek që siguron shlyerjen e huasë.” 5
“Në çdo rast, kur objekt i të drejtës së pengut, është paluajtshmëria kjo quhet hipotekë. Në
teorinë juridike hipoteka është e drejtë sendore, e drejtë sendore në sendin e huaj” 6
1 Aliu Abullah, E drejta sendore,Prishtinë, 2014, fq.20
2 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq. 293
3 Grup autorësh,Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,Prishtinë, 1980, fq.684
4 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 172
5 Gojani, Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë, 2013, fq.107
6 Statovci, Ejup, E drejta e pengut,Prishtinë, 2009, fq. 123
5
1.2. Objekti i Hipotekës
Hipoteka është garanci reale, përcaktohet si e drejtë reale e garancisë mbi sendet e të tjerve.
Hipoteka ka për objekt sendet e paluajtshme ose sende të luajtshme të regjistrueshme në
regjistrat publikë si: makinat, autobusët, kamionët, anijet, mjetet e tjera të transportit etj. që i
nënshtrohen regjistrimit, sipas ligjeve pozitive përkatëse. Hipoteka krijohet përmes marreveshjes
në mes të debitorit dhe kreditorit (huadhënësit dhe huamarrësit, procedurave gjygjesore dhe
ligjit.
Krijimi i hipotekës në Kosovë përcaktohet me Ligjin 03/L-154 për Pronësinë dhe të drejtat tjera
sendore të Kosovës, konkretisht neni 172 dhe 173. “Hipoteka krijohet përmes një kontrate ndërmjet
pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si dhe përmes regjistrimit në
Regjistrin e të drejtave për paluajtshmëritë”.7
Po sipas dispozitave të ligjit të sipërshenuar ( LPTDS – neni 176, 177, 178 ) hipoteka shtrihet
mbi të gjitha pjesët e paluajtshmërisë së ngarkuar, duke përfshirë edhe ndërtesat që aty ndodhen
apo janë të lidhura në mënyrë të pandashme me tokën, frutet natyrore të paluajtshmërisë (nëse ka
të tilla), përderisa nuk janë të ndara nga sendi kryesor, pasurit natyrore nëntokësore, bimët me
rrënjë nëntokësore, objektet tjera të lidhura me bazament tokësor, sendet akcesore të cilat
qëndrojnë në pronësi të pronarit të paluajtshmërisë. Nëse paluajtshmëria është dhënë me qira,
hipoteka shtrihet edhe në kërkesat nga qiraja të pronarit të paluajtshmërisë.
Sipas Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën përmbarimore të Kosovës, objekt i përmbarimit nuk
mund të jetë toka bujqësore në sipërfaqe prej gjysmë hektari.“ Paluajtshmëritë që nuk mund të
bëhen objekt përmbarimi 1. Nuk mund të jetë objekt përmbarimi toka bujqësore e bujkut në
sipërfaqe prej gjysmë hektari. 2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me
përmbarimin për realizimin e kredive të siguruara me të drejtën e pengut të kontraktuar për
sendin e paluajtshëm (me hipotekë).”8
1.3. Llojet e Hipotekës
Në praktikën dhe literaturën juridike bashkëkohore njihen disa lloje të hipotekës për nga mënyra
e themelimit: Hipoteka e konktraktuar (vullnetare), hipoteka ligjore dhe hipoteka gjyqësore.
1.3.1. Hipoteka e kontraktuar
“ Lloj hipoteke e cila krijohet me kontratën mbi hipotekën mes kreditorit pengmarrës
(hipotekues) dhe debitorit pengdhënës ( ose pronarit të sendit i cili e lë sendin peng për detyrimin
7 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 173
8
Ligji Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore, neni 216
6
e debitorit ), në formën me shkrim, sipas së cilës obligohet debitori (ose ndonji i tretë) të lejohet
që kreditori hipotekues të regjistroj të drejtën e vet të pengut (hipotekën) në librat publikë si
ngarkesë (barrë) mbi sendin e caktuar, ndërsa kreditori obligohet që t’i mundësojë debitorit
shlyerjen e hipotekës nga libri publik.” 9 Kjo lloj hipoteke është e karakterit vullnetar sepse
krijohet me vullnetin e kreditorit dhe debitorit. Në literaturën juridike shpesh njihet edhe me
emrin kontratë vullnetare.
1.3.2 Hipoteka ligjore
“ Lloj hipoteke e cila themelohet kur paraqiten kushtet e parapara me ligj, e cila
konstituohet për pashmangëshmërinë e likuidimit të prestimit (përmbushjes së kontratës
kryesore).” 10 Kjo hipotekë ekziston gjithmonë kur ajo themelohet drejtëpërsëdrejti nga ligji.
Konsiderohet hipotekë ligjore ngase ligji shprehimisht dhe takstativisht parasheh krijimin e
hipotekës ligjore dhe nuk është i nevojshëm deklarimi i vullnetit të palëve kontraktuese.
1.3.3. Hipoteka gjyqësore
“Lloj hipoteke e cila themelohet me vendim të gjykatës e që konstituohet për
pashmangëshmërinë e likuidimit të presitimit (përmbushjes së kontratës kryesore).” 11 Në raste të
veçanta gjykata (përmbaruese) mund të caktoj hipotekën dhe kjo është hipotekë e dhunshme, për
sigurimin e kërkesës e cila duhet të përmbushet në procedurën e përmbarimit.
2. Parimet e Hipotekës
Në literaturën juridike, në kuadër të së drejtës së pengut në paluajtshmëri (hipotekës) janë të
njohura disa parime (përfundime të përgjithshme) : Parimi i akcesoritetit, Parimi i oficialitetit,
Parimi i specialitetit, Parimi i papjestueshmërisë dhe Parimi i prioritetit.
2.1. Parimi i akcesoritetit
Hipoteka edhe pse është e drejtë sendore me karakter absolut, megjithatë ajo është një e drejtë
akcesore, përkatësisht e drejtë sendore e dorës së dytë, e cila është e varur nga një e drejtë tjetër
që është e drejtë kryesore. “Hipoteka është e drejtë sendore e karakterit akcesor sepse krijimi,
kohëzgjatja dhe shuarja e hipotekës varet nga ekzistimi i kërkesës e cila sigurohet me hipotekë.
Kjo e drejtë sendore varet nga ekzistimi i vet marrëdhënies detyrimore, ku ekzsiton detyrim i
caktuar i debitorit ndaj kreditorit.” 12
9 Gojani Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë, 2013, fq.108
10 Gojani Skender, vepra e cituar, fq.108
11 Gojani Skender, vepra e cituar, fq.107
12 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq. 370
7
2.2. Parimi i oficialitetit
Parimi i oficialitetit ka të bëjë me realizimin e të drejtës së pengut apo përmbushjen e të drejtës
së kërkesës nga sendi i lënë peng, në rrugë zyrtare, përmes gjykatës. Ligji i për Pronësinë dhe të
drejtat tjera sendore i Kosovës përmban dispozita konkrete ligjore të cilat kreditorit hipotekues i
mundësojnë përmes përmbarimit të detyrueshëm realizimin e të drejtave sipas kontratës. Në rast
të vonesës ose të shkeljeve tjera të kontratës nga debitori, kreditori hipotekues mund të fitoj të
drejtën duke iu drejtuar gjykatës që paluajtshmërinë e ngarkuar ta shes dhe kërkesën e siguruar ta
përmbush në rradhë të parë nga shuma rezultuese (e fituar nga shitja). Shitja bëhet përmes
ankandit publik.
2.3. Parimi i specialitetit
Ky parim nënkupton se me hipotekë sigurohen vetëm kërkesa e caktuar e kreditorit dhe se
hipoteka mund të ekzistoj vetëm mbi sendet individuale të përcaktuara. Objekt i hipotekës mund
të jenë një apo më shumë sende individualisht të përcaktuara. Hipoteka nuk mund të krijohet në
mënyrë të përgjithësuar mbi të gjitha paluajtshmëritë e debitorit ose të personit të tretë i cili e lë
paluajtshmërinë në hipotekën e debitorit. Sendi i lënë peng duhet të jetë “inspecies” e jo
“gjenera”.
2.4. Parimi i papjestueshmërisë
Ky parim nënkupton se hipoteka sipas natyrës së vet është e papjestueshme. Paluajtshmëria e
lënë peng siguron kërkesën e kreditorit derisa ajo nuk përmbushet në tërësi. Paluajtshmëria
(objekti i hipotekës) nuk mund të ndahet derisa nuk paguhet në tërësi kërkesa e kreditorit.
2.5. Parimi i prioritetit
Ky parim nënkupton se titullari i kësaj të drejte sendore ka të drejtë që të realizoj kërkesën e vet
para kreditorëve të tjerë, të cilët kanë konstituuar të drejtën e hipotekës pas tij ose nuk kanë fare
të drejtë hipoteke në atë paluajtshmëri. Ligji përkatës në Kosovë parasheh renditjen e disa
hipotekave sipas kohës së regjistrimit të tyre në regjistrin për të drejtat në paluajtshmëri. Për një
ndryshim të rradhës së përparësisë është e nevojshme një marrveshje në mes të titullarëve të
drejtave të cilat preken nga ndryshimi i përparësisë dhe regjistri i ndryshimit në regjistrin e të
drejtës në paluajtshmëri.
8
3. Fitimi i Hipotekës
Në cdo sistem juridik ku funksionon ekonomia e lirë e tregut hipoteka ndihmon dinamizimin
dhe fuqizimin ekonomik dhe zhvillimor, ngase ofron sigurinë e kreditorëve, duke krijuar kushte
për investime të sigurta. Hipoteka është institut juridik dhe permes dispozitave pozitive ligjore
përcaktohen: mënyrat e krijimit të hipotekës, kontrata, marrveshjet, paluajtshmëria e ngarkuar,
shtrirja e hipotekës mbi sendet akcesore, paluajtshmëria e dhënë me qira, paluajtshmëria me
shumë pronar, hipoteka e përbashkët, fitimi dhe shuarja e hipotekës, raporti ndaj personave të
tretë etj.
3.1. Mënyrat e fitimit të hipotekës
“E drejta e hipotekës fitohet me kontratë, sipas ligjit (ex lege) dhe vendimit të gjykatës. LPDTS i
Kosovës parasheh se hipoteka krijohet përmes një kontrate ndërmjet pronarit të paluajtshmërisë
së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si dhe përmes regjistrimit në Regjistrin e të drejtave për
paluajtshmërit”13 Kjo mënyrë e fitimit të hipotekës ështe e përcaktuar me nenin 172 dhe 173 te
LPTDS të Kosovës.
“ Nga ky përkufizim qartë shihet se përveq marrveshjes, hipoteka mund të krijohet edhe ex lege.
Rasti i krijimit të hipotekës ex lege është qështje e dispozitave te vecanta ligjore si psh. LT të
Kosovës ( Ligji për Trashëgimi i Kosovës ).”14
13 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.383
14 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.383
LPTDS - Neni 172
“Hipoteka” do të thotë krijimi i interesit në pasurinë e
paluajtshme me anë të marrëveshjes apo ligjit, që kreditorit të
hipotekës (pengmbajtësit) i jep të drejtën të iniciojë procedurën për
heqjen e të drejtës mbi pronën e vënë në hipotekë për pasurinë e
tillë të paluajtshme, me qëllim të përmbushjes së një detyrimi që
është siguruar me hipotekë dhe që duhet të paguhet.
LPTDS - Neni 173
Hipotekakrijohet përmes një kontratendërmjet pronarit tëpaluajtshmërisë së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si
dhe përmes regjistrimit në Regjistrin e të drejtave për paluajtshmëritë.
9
3.2. Titujë juridik për fitimin e të drejtës së hipotekës
Për fitimin e hipotekës kërkohet titulli juridik (veprimi juridik) dhe mënyra e fitimit (modus
aquirendi). Në këtë rast titulli juridik është kontrata, respektivisht veprimi juridik (akti noterial).
Krahas titullit juridik kërkohet regjistrimi i tyre në Regjistrin për regjistrimin e të drejtave në
paluajtshmëri, dhe vetëm me aktin e regjistrimit fitohet e drejta sendore mbi paluajtshmërinë, pra
edhe e drejta e hipotekës fitohet në momentin e regjistrimit në Regjistrin për regjistrimin e të
drejtave në paluajtshmëri.
Hipoteka si e drejtë sendore ka efekt juridik por gjithmonë kur të plotësohen kushtet e caktuara
me ligj dhe për këtë në literaturën juridike si kushte të domosdoshme numërohen:
 Regjistrimi i hipotekës në librat e tokave, e bërë në bazë të punës juridike të vlefshme që
është kontrata mbi hipotekën dhe
 Pronari i sendit që ka aftësi që sendin ta ngarkoj me hipotekë.
“Titujt juridik për fitimin e së drejtës së hipotekës janë: veprimi juridik, vendimi gjyqësor
dhe ligji. Në raste kur e drejta e hipotekës për titullin juridik e ka një veprim juridik apo një
vendim gjyqësor, atëher fitimi i saj bëhet me regjistrimin në librat publik, ndërsa kur titulli i
të drejtës së hipotekës është ligji, atëherë fitimi i hipotekës bëhet në momentin kur janë
plotësuar kushtet e caktuara me ligj. Në bazë te veprimit juridik ose vendimit gjyqësor
hipoteka fitohet me regjistrimin në librin publik ose në mënyrë tjetër përkatëse të caktuar me
ligj.”15
3.3. Kontrata si titull juridik për fitimin e hipotekës
Nga sa u citua më lart shihet se kontrata është titull juridik për fitimin e hipotekës, ky titull duhet
të jetë të jetë gjithmonë i vlefshëm për të krijuar të drejtën e hipotekës. “Kontrata mbi hipotekën
është kontratë me të cilën detyrohet debitori ose ndonji person i tretë ndaj kreditorit që për
sigurimin e kërkesës së caktuar të kreditorit me hipotekë mbi sendin e vet të paluajtshëm do t’i
lejoj kreditorit që të drejtën e vet – hipotekën ta regjistroj në regjistrat e intabulacionit si barrë e
asaj paluajtshmërie, ndërsa pala tjetër kontraktuese (kreditori) merr obligim që me shuarjen e
kërkesës së siguruar me atë hipotekë do të ndërrmarr veprimet e nevojshme që të cregjistrohet
hipoteka nga librat e intabulacionit.”16
Për të krijuar një hipotekë duhet të ekzistoj pronësia mbi sendin, por jo në të gjitha rastet pronar i
paluajtshmërisë së lënë hipotekë duhet të jetë debitori, sepse për debitorin mund ta lë hipotekë
edhe pronari tjetër i cili jep pëlqimin për lejimin mbi sendin e tij të themelohet hipoteka për
detyrimin e debitorit.
15 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.385
16 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.384
10
Kontrata e hipotekës duhet të lidhet në formë me shkrim, nënshkrimet e pronarit të
paluajtshmërisë dhe kreditorit hipotekues duhet të vërtetohen sipas të njejtave rregulla sikurse
punët e tjera juridike rreth paluajtshmërisë.
Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës nr.03/L-154 ka dispozita të vecanta
(nene) të cilat në mënyrë takstative përshkruajë kriteret dhe elementet themelore të kontratës
hipotekuese, në mënyrë qe e njejta të jetë e vlefshme.
“2. Kontrata e hipotekës duhet të përmbajë së paku këto të dhëna:
2.1. emrat dhe adresat e pronarit të paluajtshmërisë dhe të kreditorit hipotekues si dhe të debitorit
të kërkesës së siguruar, në rast se ky nuk është njëkohësisht pronar i paluajtshmërisë së ngarkuar;
2.2. përshkrimin e saktë të paluajtshmërisë së ngarkuar sipas vendit, rrugës dhe numrit të
shtëpisë; ose
2.3. të dhëna të tjera të sakta rreth pozitës si dhe numrin kadastral;
2.4. një fletë poseduese dhe vërtetimet rreth përdorimit të paluajtshmërisë, nëse është e
nevojshme;
2.5. shumën e kërkesës së siguruar përmes hipotekës, duke përfshirë edhe kamatën; eventualisht
jepet huma maksimale e kontraktuar;
2.6. një paralajmërim në shkrim me shkronja të mëdha të theksuara, se në rast të vonesës së
pagesës ose paraqitjes (arritjes) së kushteve të tjera të kontraktuara kreditori hipotekues do të
nisë procedurën e përmbarimit, e cila mund të shpie tek humbja e pronësisë në paluajtshmërinë e
ngarkuar dhe braktisjen e shtëpisë dhe paluajtshmërisë;
2.7. palët bëjnë marrëveshje të tjera, nëse këtë e kërkon ky ligj apo ligje të tjera;
2.8. palët mund të bëjnë marrëveshje të tjera, përderisa këtë e lejojnë rregullat imperative;
2.9. datën e nënshkrimit të kontratës;
2.10. nënshkrimet e vërtetuara të pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar dhe të kreditorit
hipotekues.”17
Kreditori dhe debitori hipotekues mund të jenë persona fizik apo juridik. Gjithashtu edhe
shtetasit e huaj fizik apo juridik, mund të krijojnë te drejtën e hipotekës në ato sende që munden
edhe ta fitojnë të drejtën e pronësisë. Objekt i hipotekës nuk mund të jetë paluajtshmëria e cila
nuk mund të jetë në pronësi të personit fizik apo juridik të huaj. Hipoteka mund të jetë
individuale dhe e përbashkët. Hipotekën e përbashkët shprehimisht e parasheh edhe LPTDS i
Kosovës ( neni 179, 180).
17 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 174
11
4. Shuarja e Hipotekës
Hipoteka si e drejtë sendore mbi sendin e huaj e cila e autorizon titullarin që nga paluajtshmëria
e lënë peng të përmbush kërkesën e vet me shtijen e sendit në rrugë gjyqësore, hipoteka mund të
shuhet. Hipoteka mund të shuhet edhe me marrveshje midis kreditorit dhe debitorit ose me
kërkesën e kreditorit kur plotësohet kushtet ligjore ose kur paluajtshmëria merret për interes të
përgjithshëm (shpronësohet) apo shkatatërrohet paluajtshmëria. LPTDS i Kosovës në mënyrë
takstative në nenin 193 përcakton kushtet në të cilat një hipotekë shuhet.
“1. Hipoteka shuhet përmes shlyerjes së regjistrimit në Regjistrin për të drejtat në
paluajtshmëritë.
2. Shuarja e hipotekës mund të kërkohet, nëse:
2.1. debitori i kërkesës së siguruar ka përmbushur kërkesën përmes pagesës ose në ndonjë
mënyrë tjetër;
2.2. kërkesa e siguruar shuhet për arsye të tjera;
2.3. kreditori hipotekues heq dorë nga hipoteka në formën me shkrim dhe duke vërtetuar
nënshkrimin e tij;
2.4. kreditori hipotekues dhe pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar janë ose bëhen i njëjti person;
2.5. paluajtshmëria e ngarkuar shitet për të përmbushur kërkesën e siguruar.”18
18 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 193
12
5. Përfundimet:
* Hipoteka është institucion juridik, ajo ndihmon dhe kontribuon ne zhvillimin
ekonomik, perkatesisht dinamizimin e ekonomise se tregut, duke ju ofruar kredi (huadhenie)
debitoreve, por mbi te gjitha duke i siguruar dhe garantuar interesat e kreditorëve (huadhenesve).
* Hipoekta është e drejtë sendore në sendin e huaj, e ky send është palujtshmëria ose
sendet e luajtshme të cilat regjistrohen në regjistrin për regjistrimin paluajtshmërive.
* Paluajtshmëria e lënë peng mbetet gjithmonë në posedim të pronarit (pengdhënësit).
Për kreditorin mjafton konstituimi i të drejtës së hipotekës e cila bëhet me veprim juridik, me
vendim të organit shtetëror apo në bazë të ligjit dhe regjistrimin e saj në librat publik.
* Gjithmonë për krijimin e hipotekës duhet të ekzistoj pronësia mbi sendin.
* Për fitimin e hipotkës ne te gjitha rastet kërkohet titulli juridik, mënyra e fitimit dhe
regjistrimi i paluajtshmërisë në regjistrat për regjistrim.
* Hipoteka mund të ketë tre burime përmes:
- marreveshjes ( hipoteka vullnetare),
- hipoteka gjyqësore (bazohet mbi një vendim gjyqësor) dhe
- hipoteka ligjore (mund të regjistrohet edhe kundër vullnetit të debitorit në rastet e
parashikuara me ligj).
* Titujt juridik për fitimin e së drejtës së hipotekës janë: veprimi juridik, vendimi
gjyqësor dhe ligji.
* Në raste kur e drejta e hipotekës për titullin juridik e ka një veprim juridik apo një
vendim gjyqësor, atëher fitimi i saj bëhet me regjistrimin në librat publik, ndërsa kur titulli i të
drejtës së hipotekës është ligji, atëherë fitimi i hipotekës bëhet në momentin kur janë plotësuar
kushtet e caktuara me ligj. Në bazë te veprimit juridik ose vendimit gjyqësor hipoteka fitohet me
regjistrimin në librin publik ose në mënyrë tjetër përkatëse të caktuar me ligj.
13
6. LITERATURA
Aliu Abdullah, E Drejta Sendore, Prishtinë, 2014
Galgano Françesko, E Drejta Private, Botimi i Parë, Tiranë, 1999
Gojani Skender, Fjalor i Terminologjisë Juridike, Prishtinë, 2013
Grup Autorësh, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Prishtinë, 1980
LIGJE
Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,
Ligji Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore i Kosovës,
Ligji Nr. 2004 / 26 Ligji Për Trashëgiminë i Kosovës,

More Related Content

What's hot

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeHAMZA SADRIJA
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 

Viewers also liked

E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)Ferdi Nuredini
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraArberSusuri
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)Shkumbim Jakupi
 
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoKasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoEsi Hasko
 
Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Ardian Elezi
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoEsi Hasko
 

Viewers also liked (20)

E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
 
Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Shqip
ShqipShqip
Shqip
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)
Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)
 
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoKasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 

Similar to Punim seminarik - Hipoteka

Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Valbona Bali
 
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne ShqiperiBarret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne ShqiperiKlajd Karameta LLM
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Arsid Hametaj
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01zogaj
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22Kosovar Sopjann
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesoreKujttim Thaçi
 

Similar to Punim seminarik - Hipoteka (20)

Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
 
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne ShqiperiBarret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
Kontratat
Kontratat Kontratat
Kontratat
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
Edrejtaedetyrimevellojetekontrataveesihasko 120205080438-phpapp01
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 

Punim seminarik - Hipoteka

  • 1. UNIVERSITETI I PRIZRENIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAË PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta Civile Tema:Fitimi i Hipotekës Profesori: Studenti: Prof.dr.Skender Gojani Arbër Susuri Ramadan Hadri Janar 2016, Prizren
  • 2. 2 Përmbajtja: HYRJE........................................................................................................................................3 1. HIPOTEKA....................................................................................................................4 1.1. Ç’kuptojmë me fjalën hipotekë.................................................................................4 1.2. Objekti i hipotekës....................................................................................................5 1.3. Llojet e hipotekës sipas themelimit...........................................................................5 1.3.1.Hipoteka e kontraktuar......................................................................................5 1.3.2.Hipoteka ligjore.................................................................................................6 1.3.3.Hipoteka gjyqësore............................................................................................6 2. PARIMET E HIPOTEKËS...........................................................................................6 2.1. Parimi i Akcesoritetit.................................................................................................6 2.2. Parimi i Oficialitetit...................................................................................................7 2.3. Parimi i Specialitetit..................................................................................................7 2.4. Parimi i Papjestueshmerise........................................................................................7 2.5. Parimi i Prioritetit......................................................................................................7 3. FITIMI I HIPOTEKËS.................................................................................................8 3.1. Mënyrat e fitimit të hipotekës....................................................................................8 3.2. Titujë juridik për fitimin e të drejtës së hipotekës………………………….............9 3.3. Kontrata si titull juridik për fitimin e hipotekës………………………………........9 4. SHUARJA E HIPOTEKËS...........................................................................................11 5. PËRFUNDIMI................................................................................................................12 6. LITERATURA...............................................................................................................13
  • 3. 3 Hyrje Punim seminarik me temën “Fitimi i Hipotekës” synon që të ofroj të dhëna për Hipotekën si një të drejtë sendore mbi sendin e huaj, në veçanti për mënyrën se si fitohet hipoteka. Punimi seminarik për të qenë sa më më i plotë, përmbledhës dhe permbajtësor, pos pjesës hyrëse (faqe 3) përmban të dhëna dhe informacione për Hipotekën si institut juridik, duke përfshirë objektin, llojet, parimet, mbi të gjitha mënyrat e fitimit të saj (faqe 4 – 11). Gjithashtu punimi seminarik ka edhe pjesën përfundimtare (fq 12) dhe në fund pjesën bibliografike (faqe 13). Literatura bazë e konsultuar për këtë punim seminarik është: “E Drejta Sendore” e autorit Prof.Dr.Abdullah Aliu, “Fjalor i terminologjisë juridike” i autorit Prof.Dr.Skender Gojani dhe Ligjin Nr. 03/L-154 për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore i Kosovës. Një nxitje që këtë punim ta punojmë me përkushtim e kemi fituar edhe nga udhëzimet dhe këshillat të cilat i kemi fituar gjatë ligjëratave nga profesori i nderuar Prof.Dr.Skender Gojani, ndaj te cilit mbetemi falenderues.
  • 4. 4 1. Hipoteka 1.1.Ç’ kuptojmë me hipotekë ? “ E drejta sendore është degë pozitive e së drejtës, që rregullon marëdhëniet midis njerëzve lidhur me sendet. Këto dispozita (rregulla juridike) përcaktojnë përkatësin e sendit. Pra e drejta sendore është ajo dëgë e së drejtës që përcakton bartësit (titullarët) e të drejtave lidhur me sendet”1. Sendet konsiderohen sendet e luajtshme, paluajtshmëritë dhe të drejtat jotrupore. Sendet e luajtshme janë objektet trupore të pavarura, që nuk janë në mënyrë të përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin ( LPDTS – nr.03/L – 154 – neni 8 dhe 9 ) Çdo person mund të fitoj të drejta sendore. Titullari i një të drejte sendore mund të paraqesë këtë të drejtë kundrejt cilitdo person, përveq nëse me ligj parashihet ndryshe. “Të drejtat e sigurimit sendor, janë të drejta akcesore, sepse janë të varura nga e drejta kryesore, dhe në këtë rast e drejtë kryesore e kreditorit është e drejta e kërkesës ndaj debitorit”2. Në rendin dhe literaturën juridike janë të njohura dy kategori juridike të cilat rregullojnë (përcaktojnë) të drejtën e sigurimit sendor: e drejta e pengut në sendet e luajtshme dhe hipoteka. “Hipotek-ë, e drejtë që i jepet huadhënësit në shoqërinë kapitaliste për të marrë e për të shitur një pasuri të patundshme, të cilën huamarrësi e ka lënë si peng; marrja peng. Hua që një huadhënës në shoqërinë kapitaliste i jep një huamarrësi, pasi ky ka lënë si peng një pasuri të patundshme që siguron shlyerjen e huas.” 3 “Hipoteka do të thotë krijimi i interesit në pasurinë e paluajtshme me anë të marrëveshjes apo ligjit, që kreditorit të hipotekës (pengmbajtësit) i jep të drejtën të iniciojë procedurën për heqjen e të drejtës mbi pronën e vënë në hipotekë për pasurinë e tillë të paluajtshme, me qëllim të përmbushjes së një detyrimi që është siguruar me hipotekë dhe që duhet të paguhet.”4 “Hipotekë e drejtë që i jepet huadhënësit, për të marrë e për të shitur një pasuri të patundshme, të cilën huamarrësi e ka lënë si peng; marrja peng. Hua që një huadhënës i jep një huamarrësi, pasi ky ka lënë si peng një pasuri të patundshme, tek që siguron shlyerjen e huasë.” 5 “Në çdo rast, kur objekt i të drejtës së pengut, është paluajtshmëria kjo quhet hipotekë. Në teorinë juridike hipoteka është e drejtë sendore, e drejtë sendore në sendin e huaj” 6 1 Aliu Abullah, E drejta sendore,Prishtinë, 2014, fq.20 2 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq. 293 3 Grup autorësh,Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,Prishtinë, 1980, fq.684 4 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 172 5 Gojani, Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë, 2013, fq.107 6 Statovci, Ejup, E drejta e pengut,Prishtinë, 2009, fq. 123
  • 5. 5 1.2. Objekti i Hipotekës Hipoteka është garanci reale, përcaktohet si e drejtë reale e garancisë mbi sendet e të tjerve. Hipoteka ka për objekt sendet e paluajtshme ose sende të luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë si: makinat, autobusët, kamionët, anijet, mjetet e tjera të transportit etj. që i nënshtrohen regjistrimit, sipas ligjeve pozitive përkatëse. Hipoteka krijohet përmes marreveshjes në mes të debitorit dhe kreditorit (huadhënësit dhe huamarrësit, procedurave gjygjesore dhe ligjit. Krijimi i hipotekës në Kosovë përcaktohet me Ligjin 03/L-154 për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore të Kosovës, konkretisht neni 172 dhe 173. “Hipoteka krijohet përmes një kontrate ndërmjet pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si dhe përmes regjistrimit në Regjistrin e të drejtave për paluajtshmëritë”.7 Po sipas dispozitave të ligjit të sipërshenuar ( LPTDS – neni 176, 177, 178 ) hipoteka shtrihet mbi të gjitha pjesët e paluajtshmërisë së ngarkuar, duke përfshirë edhe ndërtesat që aty ndodhen apo janë të lidhura në mënyrë të pandashme me tokën, frutet natyrore të paluajtshmërisë (nëse ka të tilla), përderisa nuk janë të ndara nga sendi kryesor, pasurit natyrore nëntokësore, bimët me rrënjë nëntokësore, objektet tjera të lidhura me bazament tokësor, sendet akcesore të cilat qëndrojnë në pronësi të pronarit të paluajtshmërisë. Nëse paluajtshmëria është dhënë me qira, hipoteka shtrihet edhe në kërkesat nga qiraja të pronarit të paluajtshmërisë. Sipas Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën përmbarimore të Kosovës, objekt i përmbarimit nuk mund të jetë toka bujqësore në sipërfaqe prej gjysmë hektari.“ Paluajtshmëritë që nuk mund të bëhen objekt përmbarimi 1. Nuk mund të jetë objekt përmbarimi toka bujqësore e bujkut në sipërfaqe prej gjysmë hektari. 2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me përmbarimin për realizimin e kredive të siguruara me të drejtën e pengut të kontraktuar për sendin e paluajtshëm (me hipotekë).”8 1.3. Llojet e Hipotekës Në praktikën dhe literaturën juridike bashkëkohore njihen disa lloje të hipotekës për nga mënyra e themelimit: Hipoteka e konktraktuar (vullnetare), hipoteka ligjore dhe hipoteka gjyqësore. 1.3.1. Hipoteka e kontraktuar “ Lloj hipoteke e cila krijohet me kontratën mbi hipotekën mes kreditorit pengmarrës (hipotekues) dhe debitorit pengdhënës ( ose pronarit të sendit i cili e lë sendin peng për detyrimin 7 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 173 8 Ligji Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore, neni 216
  • 6. 6 e debitorit ), në formën me shkrim, sipas së cilës obligohet debitori (ose ndonji i tretë) të lejohet që kreditori hipotekues të regjistroj të drejtën e vet të pengut (hipotekën) në librat publikë si ngarkesë (barrë) mbi sendin e caktuar, ndërsa kreditori obligohet që t’i mundësojë debitorit shlyerjen e hipotekës nga libri publik.” 9 Kjo lloj hipoteke është e karakterit vullnetar sepse krijohet me vullnetin e kreditorit dhe debitorit. Në literaturën juridike shpesh njihet edhe me emrin kontratë vullnetare. 1.3.2 Hipoteka ligjore “ Lloj hipoteke e cila themelohet kur paraqiten kushtet e parapara me ligj, e cila konstituohet për pashmangëshmërinë e likuidimit të prestimit (përmbushjes së kontratës kryesore).” 10 Kjo hipotekë ekziston gjithmonë kur ajo themelohet drejtëpërsëdrejti nga ligji. Konsiderohet hipotekë ligjore ngase ligji shprehimisht dhe takstativisht parasheh krijimin e hipotekës ligjore dhe nuk është i nevojshëm deklarimi i vullnetit të palëve kontraktuese. 1.3.3. Hipoteka gjyqësore “Lloj hipoteke e cila themelohet me vendim të gjykatës e që konstituohet për pashmangëshmërinë e likuidimit të presitimit (përmbushjes së kontratës kryesore).” 11 Në raste të veçanta gjykata (përmbaruese) mund të caktoj hipotekën dhe kjo është hipotekë e dhunshme, për sigurimin e kërkesës e cila duhet të përmbushet në procedurën e përmbarimit. 2. Parimet e Hipotekës Në literaturën juridike, në kuadër të së drejtës së pengut në paluajtshmëri (hipotekës) janë të njohura disa parime (përfundime të përgjithshme) : Parimi i akcesoritetit, Parimi i oficialitetit, Parimi i specialitetit, Parimi i papjestueshmërisë dhe Parimi i prioritetit. 2.1. Parimi i akcesoritetit Hipoteka edhe pse është e drejtë sendore me karakter absolut, megjithatë ajo është një e drejtë akcesore, përkatësisht e drejtë sendore e dorës së dytë, e cila është e varur nga një e drejtë tjetër që është e drejtë kryesore. “Hipoteka është e drejtë sendore e karakterit akcesor sepse krijimi, kohëzgjatja dhe shuarja e hipotekës varet nga ekzistimi i kërkesës e cila sigurohet me hipotekë. Kjo e drejtë sendore varet nga ekzistimi i vet marrëdhënies detyrimore, ku ekzsiton detyrim i caktuar i debitorit ndaj kreditorit.” 12 9 Gojani Skender, Fjalor i terminologjisë juridike, Prishtinë, 2013, fq.108 10 Gojani Skender, vepra e cituar, fq.108 11 Gojani Skender, vepra e cituar, fq.107 12 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq. 370
  • 7. 7 2.2. Parimi i oficialitetit Parimi i oficialitetit ka të bëjë me realizimin e të drejtës së pengut apo përmbushjen e të drejtës së kërkesës nga sendi i lënë peng, në rrugë zyrtare, përmes gjykatës. Ligji i për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës përmban dispozita konkrete ligjore të cilat kreditorit hipotekues i mundësojnë përmes përmbarimit të detyrueshëm realizimin e të drejtave sipas kontratës. Në rast të vonesës ose të shkeljeve tjera të kontratës nga debitori, kreditori hipotekues mund të fitoj të drejtën duke iu drejtuar gjykatës që paluajtshmërinë e ngarkuar ta shes dhe kërkesën e siguruar ta përmbush në rradhë të parë nga shuma rezultuese (e fituar nga shitja). Shitja bëhet përmes ankandit publik. 2.3. Parimi i specialitetit Ky parim nënkupton se me hipotekë sigurohen vetëm kërkesa e caktuar e kreditorit dhe se hipoteka mund të ekzistoj vetëm mbi sendet individuale të përcaktuara. Objekt i hipotekës mund të jenë një apo më shumë sende individualisht të përcaktuara. Hipoteka nuk mund të krijohet në mënyrë të përgjithësuar mbi të gjitha paluajtshmëritë e debitorit ose të personit të tretë i cili e lë paluajtshmërinë në hipotekën e debitorit. Sendi i lënë peng duhet të jetë “inspecies” e jo “gjenera”. 2.4. Parimi i papjestueshmërisë Ky parim nënkupton se hipoteka sipas natyrës së vet është e papjestueshme. Paluajtshmëria e lënë peng siguron kërkesën e kreditorit derisa ajo nuk përmbushet në tërësi. Paluajtshmëria (objekti i hipotekës) nuk mund të ndahet derisa nuk paguhet në tërësi kërkesa e kreditorit. 2.5. Parimi i prioritetit Ky parim nënkupton se titullari i kësaj të drejte sendore ka të drejtë që të realizoj kërkesën e vet para kreditorëve të tjerë, të cilët kanë konstituuar të drejtën e hipotekës pas tij ose nuk kanë fare të drejtë hipoteke në atë paluajtshmëri. Ligji përkatës në Kosovë parasheh renditjen e disa hipotekave sipas kohës së regjistrimit të tyre në regjistrin për të drejtat në paluajtshmëri. Për një ndryshim të rradhës së përparësisë është e nevojshme një marrveshje në mes të titullarëve të drejtave të cilat preken nga ndryshimi i përparësisë dhe regjistri i ndryshimit në regjistrin e të drejtës në paluajtshmëri.
  • 8. 8 3. Fitimi i Hipotekës Në cdo sistem juridik ku funksionon ekonomia e lirë e tregut hipoteka ndihmon dinamizimin dhe fuqizimin ekonomik dhe zhvillimor, ngase ofron sigurinë e kreditorëve, duke krijuar kushte për investime të sigurta. Hipoteka është institut juridik dhe permes dispozitave pozitive ligjore përcaktohen: mënyrat e krijimit të hipotekës, kontrata, marrveshjet, paluajtshmëria e ngarkuar, shtrirja e hipotekës mbi sendet akcesore, paluajtshmëria e dhënë me qira, paluajtshmëria me shumë pronar, hipoteka e përbashkët, fitimi dhe shuarja e hipotekës, raporti ndaj personave të tretë etj. 3.1. Mënyrat e fitimit të hipotekës “E drejta e hipotekës fitohet me kontratë, sipas ligjit (ex lege) dhe vendimit të gjykatës. LPDTS i Kosovës parasheh se hipoteka krijohet përmes një kontrate ndërmjet pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si dhe përmes regjistrimit në Regjistrin e të drejtave për paluajtshmërit”13 Kjo mënyrë e fitimit të hipotekës ështe e përcaktuar me nenin 172 dhe 173 te LPTDS të Kosovës. “ Nga ky përkufizim qartë shihet se përveq marrveshjes, hipoteka mund të krijohet edhe ex lege. Rasti i krijimit të hipotekës ex lege është qështje e dispozitave te vecanta ligjore si psh. LT të Kosovës ( Ligji për Trashëgimi i Kosovës ).”14 13 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.383 14 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.383 LPTDS - Neni 172 “Hipoteka” do të thotë krijimi i interesit në pasurinë e paluajtshme me anë të marrëveshjes apo ligjit, që kreditorit të hipotekës (pengmbajtësit) i jep të drejtën të iniciojë procedurën për heqjen e të drejtës mbi pronën e vënë në hipotekë për pasurinë e tillë të paluajtshme, me qëllim të përmbushjes së një detyrimi që është siguruar me hipotekë dhe që duhet të paguhet. LPTDS - Neni 173 Hipotekakrijohet përmes një kontratendërmjet pronarit tëpaluajtshmërisë së ngarkuar dhe kreditorit hipotekues si dhe përmes regjistrimit në Regjistrin e të drejtave për paluajtshmëritë.
  • 9. 9 3.2. Titujë juridik për fitimin e të drejtës së hipotekës Për fitimin e hipotekës kërkohet titulli juridik (veprimi juridik) dhe mënyra e fitimit (modus aquirendi). Në këtë rast titulli juridik është kontrata, respektivisht veprimi juridik (akti noterial). Krahas titullit juridik kërkohet regjistrimi i tyre në Regjistrin për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëri, dhe vetëm me aktin e regjistrimit fitohet e drejta sendore mbi paluajtshmërinë, pra edhe e drejta e hipotekës fitohet në momentin e regjistrimit në Regjistrin për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëri. Hipoteka si e drejtë sendore ka efekt juridik por gjithmonë kur të plotësohen kushtet e caktuara me ligj dhe për këtë në literaturën juridike si kushte të domosdoshme numërohen:  Regjistrimi i hipotekës në librat e tokave, e bërë në bazë të punës juridike të vlefshme që është kontrata mbi hipotekën dhe  Pronari i sendit që ka aftësi që sendin ta ngarkoj me hipotekë. “Titujt juridik për fitimin e së drejtës së hipotekës janë: veprimi juridik, vendimi gjyqësor dhe ligji. Në raste kur e drejta e hipotekës për titullin juridik e ka një veprim juridik apo një vendim gjyqësor, atëher fitimi i saj bëhet me regjistrimin në librat publik, ndërsa kur titulli i të drejtës së hipotekës është ligji, atëherë fitimi i hipotekës bëhet në momentin kur janë plotësuar kushtet e caktuara me ligj. Në bazë te veprimit juridik ose vendimit gjyqësor hipoteka fitohet me regjistrimin në librin publik ose në mënyrë tjetër përkatëse të caktuar me ligj.”15 3.3. Kontrata si titull juridik për fitimin e hipotekës Nga sa u citua më lart shihet se kontrata është titull juridik për fitimin e hipotekës, ky titull duhet të jetë të jetë gjithmonë i vlefshëm për të krijuar të drejtën e hipotekës. “Kontrata mbi hipotekën është kontratë me të cilën detyrohet debitori ose ndonji person i tretë ndaj kreditorit që për sigurimin e kërkesës së caktuar të kreditorit me hipotekë mbi sendin e vet të paluajtshëm do t’i lejoj kreditorit që të drejtën e vet – hipotekën ta regjistroj në regjistrat e intabulacionit si barrë e asaj paluajtshmërie, ndërsa pala tjetër kontraktuese (kreditori) merr obligim që me shuarjen e kërkesës së siguruar me atë hipotekë do të ndërrmarr veprimet e nevojshme që të cregjistrohet hipoteka nga librat e intabulacionit.”16 Për të krijuar një hipotekë duhet të ekzistoj pronësia mbi sendin, por jo në të gjitha rastet pronar i paluajtshmërisë së lënë hipotekë duhet të jetë debitori, sepse për debitorin mund ta lë hipotekë edhe pronari tjetër i cili jep pëlqimin për lejimin mbi sendin e tij të themelohet hipoteka për detyrimin e debitorit. 15 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.385 16 Aliu Abdullah, vepra e cituar, fq.384
  • 10. 10 Kontrata e hipotekës duhet të lidhet në formë me shkrim, nënshkrimet e pronarit të paluajtshmërisë dhe kreditorit hipotekues duhet të vërtetohen sipas të njejtave rregulla sikurse punët e tjera juridike rreth paluajtshmërisë. Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës nr.03/L-154 ka dispozita të vecanta (nene) të cilat në mënyrë takstative përshkruajë kriteret dhe elementet themelore të kontratës hipotekuese, në mënyrë qe e njejta të jetë e vlefshme. “2. Kontrata e hipotekës duhet të përmbajë së paku këto të dhëna: 2.1. emrat dhe adresat e pronarit të paluajtshmërisë dhe të kreditorit hipotekues si dhe të debitorit të kërkesës së siguruar, në rast se ky nuk është njëkohësisht pronar i paluajtshmërisë së ngarkuar; 2.2. përshkrimin e saktë të paluajtshmërisë së ngarkuar sipas vendit, rrugës dhe numrit të shtëpisë; ose 2.3. të dhëna të tjera të sakta rreth pozitës si dhe numrin kadastral; 2.4. një fletë poseduese dhe vërtetimet rreth përdorimit të paluajtshmërisë, nëse është e nevojshme; 2.5. shumën e kërkesës së siguruar përmes hipotekës, duke përfshirë edhe kamatën; eventualisht jepet huma maksimale e kontraktuar; 2.6. një paralajmërim në shkrim me shkronja të mëdha të theksuara, se në rast të vonesës së pagesës ose paraqitjes (arritjes) së kushteve të tjera të kontraktuara kreditori hipotekues do të nisë procedurën e përmbarimit, e cila mund të shpie tek humbja e pronësisë në paluajtshmërinë e ngarkuar dhe braktisjen e shtëpisë dhe paluajtshmërisë; 2.7. palët bëjnë marrëveshje të tjera, nëse këtë e kërkon ky ligj apo ligje të tjera; 2.8. palët mund të bëjnë marrëveshje të tjera, përderisa këtë e lejojnë rregullat imperative; 2.9. datën e nënshkrimit të kontratës; 2.10. nënshkrimet e vërtetuara të pronarit të paluajtshmërisë së ngarkuar dhe të kreditorit hipotekues.”17 Kreditori dhe debitori hipotekues mund të jenë persona fizik apo juridik. Gjithashtu edhe shtetasit e huaj fizik apo juridik, mund të krijojnë te drejtën e hipotekës në ato sende që munden edhe ta fitojnë të drejtën e pronësisë. Objekt i hipotekës nuk mund të jetë paluajtshmëria e cila nuk mund të jetë në pronësi të personit fizik apo juridik të huaj. Hipoteka mund të jetë individuale dhe e përbashkët. Hipotekën e përbashkët shprehimisht e parasheh edhe LPTDS i Kosovës ( neni 179, 180). 17 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 174
  • 11. 11 4. Shuarja e Hipotekës Hipoteka si e drejtë sendore mbi sendin e huaj e cila e autorizon titullarin që nga paluajtshmëria e lënë peng të përmbush kërkesën e vet me shtijen e sendit në rrugë gjyqësore, hipoteka mund të shuhet. Hipoteka mund të shuhet edhe me marrveshje midis kreditorit dhe debitorit ose me kërkesën e kreditorit kur plotësohet kushtet ligjore ose kur paluajtshmëria merret për interes të përgjithshëm (shpronësohet) apo shkatatërrohet paluajtshmëria. LPTDS i Kosovës në mënyrë takstative në nenin 193 përcakton kushtet në të cilat një hipotekë shuhet. “1. Hipoteka shuhet përmes shlyerjes së regjistrimit në Regjistrin për të drejtat në paluajtshmëritë. 2. Shuarja e hipotekës mund të kërkohet, nëse: 2.1. debitori i kërkesës së siguruar ka përmbushur kërkesën përmes pagesës ose në ndonjë mënyrë tjetër; 2.2. kërkesa e siguruar shuhet për arsye të tjera; 2.3. kreditori hipotekues heq dorë nga hipoteka në formën me shkrim dhe duke vërtetuar nënshkrimin e tij; 2.4. kreditori hipotekues dhe pronari i paluajtshmërisë së ngarkuar janë ose bëhen i njëjti person; 2.5. paluajtshmëria e ngarkuar shitet për të përmbushur kërkesën e siguruar.”18 18 Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës,neni 193
  • 12. 12 5. Përfundimet: * Hipoteka është institucion juridik, ajo ndihmon dhe kontribuon ne zhvillimin ekonomik, perkatesisht dinamizimin e ekonomise se tregut, duke ju ofruar kredi (huadhenie) debitoreve, por mbi te gjitha duke i siguruar dhe garantuar interesat e kreditorëve (huadhenesve). * Hipoekta është e drejtë sendore në sendin e huaj, e ky send është palujtshmëria ose sendet e luajtshme të cilat regjistrohen në regjistrin për regjistrimin paluajtshmërive. * Paluajtshmëria e lënë peng mbetet gjithmonë në posedim të pronarit (pengdhënësit). Për kreditorin mjafton konstituimi i të drejtës së hipotekës e cila bëhet me veprim juridik, me vendim të organit shtetëror apo në bazë të ligjit dhe regjistrimin e saj në librat publik. * Gjithmonë për krijimin e hipotekës duhet të ekzistoj pronësia mbi sendin. * Për fitimin e hipotkës ne te gjitha rastet kërkohet titulli juridik, mënyra e fitimit dhe regjistrimi i paluajtshmërisë në regjistrat për regjistrim. * Hipoteka mund të ketë tre burime përmes: - marreveshjes ( hipoteka vullnetare), - hipoteka gjyqësore (bazohet mbi një vendim gjyqësor) dhe - hipoteka ligjore (mund të regjistrohet edhe kundër vullnetit të debitorit në rastet e parashikuara me ligj). * Titujt juridik për fitimin e së drejtës së hipotekës janë: veprimi juridik, vendimi gjyqësor dhe ligji. * Në raste kur e drejta e hipotekës për titullin juridik e ka një veprim juridik apo një vendim gjyqësor, atëher fitimi i saj bëhet me regjistrimin në librat publik, ndërsa kur titulli i të drejtës së hipotekës është ligji, atëherë fitimi i hipotekës bëhet në momentin kur janë plotësuar kushtet e caktuara me ligj. Në bazë te veprimit juridik ose vendimit gjyqësor hipoteka fitohet me regjistrimin në librin publik ose në mënyrë tjetër përkatëse të caktuar me ligj.
  • 13. 13 6. LITERATURA Aliu Abdullah, E Drejta Sendore, Prishtinë, 2014 Galgano Françesko, E Drejta Private, Botimi i Parë, Tiranë, 1999 Gojani Skender, Fjalor i Terminologjisë Juridike, Prishtinë, 2013 Grup Autorësh, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Prishtinë, 1980 LIGJE Ligji Nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore i Kosovës, Ligji Nr. 04/L-139 Për Procedurën Përmbarimore i Kosovës, Ligji Nr. 2004 / 26 Ligji Për Trashëgiminë i Kosovës,