SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
PROJEKT
TEMA : Demtimet qe i shkaktohen individit dhe shoqerise nga:
Lenda :
Aftesimi per Jeten
Mesues: Gjete Buna
DROGA
Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga
frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, heroina etj. Sa i
perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2.
me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare
hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.Bima hash-hash, pasi qe ta
beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas
perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare
nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret
me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e
botes.Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka
gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj
bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.Heroina-eshte nje nder drogat me te
rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme.
Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe
shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak. Keto lloje drogash
reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija,
te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan:
heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Ekzistojne 4 grupe te njerezve:
1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen,
2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet),
4.) Qe dita-dites e shtojne dozen.
Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim
mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka
lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga
drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime
në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne
sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon.
Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne
te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund
të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme (te papershtatshme). Ju mund te reagoni
më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme. Ju mund te
shihni gjëra ose dëgjoni zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (halucinacionet). Ju mund te
mendoni se dikush dëshiron të i’u lëndoj (paranojat). Gjithashtu, ju mund të bëheni të
dhunshëm-agresiv.Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj
gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi
me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë.
Zakonisht, ju mund të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin
e drogave, por kjo kërkon kohë.
Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët
popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin
për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu
i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.
Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet
me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat:
ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar.
Çrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë
paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze.
Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të
përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën
e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore.
Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo
sindromë karakterizohet me simptoma të detresit
psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga
braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat
varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma
mund të jenë:
të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis),
ose mjaft të shprehura (opioide), dhe nganjëherë të
rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool)
Hashashi dhe Mariuhana
Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e
kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më
parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe
në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një
njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur
përpara.
Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen
në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin,
shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga
efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi
pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe
shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .
Amfetamina
Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e
mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë shpesh djerësitje të lëkures,
dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta
marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me
hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell
edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja.
Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të
bëjnë të ndjehesh mirë.
Efektet
Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai
nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje
ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe
kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën
mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e
menjëhershme.
Kokaina
Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina.
Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të
bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në
qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore
shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të
trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh
ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të
paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u
tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht .
Metadoni
Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si
moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në
probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në
depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë
ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci
dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera
dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si
pasojë vdekjen.
Kanabis
Cfarë është?Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia
Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa
devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi.
Efekti
Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks
dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin.
Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj
dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka.
Kuriozitet
Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e
shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është
drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga.
Bota e Halucinogjenëve
Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt
me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60.
LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto
krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të
vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin .
PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë
gjethesh te njoma dhe të thata.
NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një
mbidozë.
Një fjale e re për drogat
Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me
intensitet të madh që duron shumë pak.
Si mund te sherohet nje i droguar ?
Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te
zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to.Sigurisht eshte e veshtire
te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite,por individi i
vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te tij si dhe dominimin e vullnetit , duke
perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te
mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje
periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon
seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije
shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai
mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje
deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht
vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment
. Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te
rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire
energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir :
zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto
krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me
shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa
te nje faze te re , te trete , te katert ....etj. Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo
interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet
vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar ,
gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre
progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion .
DUHANI
MOTIVIMI PËR DUHAN
Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një kompleks të
tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa
nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për
shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të
vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës,
për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për
rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga
shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një
dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e
cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit,
ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi
(portierët, rojat, etj.).
Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit
të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në
vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e
sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga
sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të
sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit
të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe
pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe
kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzëni (lindja e foshnjave me
peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos pihej duhani
në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri. Tymi i cigareve përmban
mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej
tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë
djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të
azotit, materie kancerogjene, metale të rënda (krom,
arsen, kadmium, vanadium).
Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për
shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është
vërtetuar nga studimet shkencore.
Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së
duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50
vjeqare shkaku është pirja e duhanit.
- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si
pasojë e pirjes së duhanit.
- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në
krahasim më ato që nuk pinë duhan.
- Cigarja është armik i vitaminave.
- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë
se sa nga sëmundjet tjera.
- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata
njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë
më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat
nuk pinë.
- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre
është më i zvogëluar.
Metodat per parandalimin e duhanit:
Edukative - psikologjik
Ka shumë pak prindër që mirren me këtë çështje dhe u trajtojn fëmijeve vetit e këqija të
duhanit në menyrë edukative dhe në bazë të psikologjisë së fëmijës (në këtë rast dhuna dhe
metodat tjera me forcë nuk duhet përmendur) ndërsa unë mendoj se kjo metodë do te ishte
më e mirë sikur fëmja të ketë një edukim më të hollsishëm nga vetit negative të duhanit dhe
shkakun se përse shumë njërëz e konsumojn dhe në
anën tjetër përse shumë të rritur më vonë dëshirojn
ta ndalojn por është më vështirë se sa parandalimi në
rini. Nëse tek fëmijët veprohet me një psikologji të
këtillë ndoshta ata do ti shmangen më shumë pirjës
së duhanit dhe në këtë rast desha të cek se një rol të
rendësishëm do ta luajn edhe arsimtarët në edukimin
e mirëfillt të fëmijeve rreth duhanit dhe se paku kjo
veti e keqe mos të përdoret edhe në shkolle sepse
shumë femijë e pijn edhe në shkollë dhe në fakt edhe
shumë prej tyre filloj që ta marrin me shoqerin në shkollë por kuptohet ketë e bëjnë në
fshetësi të arsimtarëve ndërsa në anën tjetër arsimtaret jane në dije se fëmijët e konsumojn
duhanin fshehurazi por këtu duhet gjetur një zgjidhje e bashkëpunimit të prindit-arsimtarit
nxënësit. Kjo metodë mendoj se është e përdorur shumë pak dhe shumë njërëz e marrin si
qeshtje të dorës së dytë dhe bashkëpunimi prindër - arsimtar që do të ndikoj pozitivisht në
ndalimin e kësaj vetie të keqe është shumë i vogel por le të shpresojm se një ditë edhe ky
bashkëpunim do të rritet dhe femijët do ti shmangen pirjës se duhanit.
Edukative - shkatërruese
Këtë metod po e quaj kështu pasi që ekzistojn disa raste që prindërit nuk kujdesen fare
edhe pse do të jenë në dijeni se fëmija i tyre e pinë
duhanin edhe ne moshën 15-18 vjeqare. Disa nga arsyet e
prindërve janë se edhe ata kur kanë
qenë në moshtë të tij kanë pirë duhan dhe në këtë mënyrë
fëmija është i lirë nga prindi që të pijë duhanin kështu që
ai vërtet fillon ta pij në mënyrë të rregullt dhe kjo do ta
shkatërronte shëndetin e tij por vetëdijesimi për këtë do
të vjen pas disa viteve që ndoshta do të jetë pakës vonë
për ta kuptuar gabimin e bërë.
Ky është një përshkrim i shkurtër rreth shkaktarëve të pirjës së duhanit nga të rinjët dhe
nga këto fakte jam bazuar nga hulumtimet në jetën e përditshme në Kosovë dhe koha kur
kam qenë vetë në këtë moshë por fatmirësisht unë nuk kam qenë pjesë e duhanpirëseve
dhe shpresoj që një ditë shumë prej tyre nën moshën madhore dhe gjithashtu
të rriturit ta ndalin pirjën e duhanit nga programet të cilat do ti bëjë së bashku me të tjerët
për të gjithë dhe shpresoj se edhe disa veti negative, ku ndërt to pirja e duhanit nëpër
dhoma ku banojn disa persona apo vende tjera publike të ndalohet e mos të shkaktoj dëme
personave që nuk e pijn sepse vërtet ata nuk e meritojn të kenë një shëndet të keq shkaku i
duhanpirëseve që në realitet nuk kanë arsye ta pinë në këto vende.
ALKOLI
Ndër vrasësit e ngadalshëm shumë të përhapur është alkooli. Dëmet shëndetësore dhe
simptomat e shfaqura nga individët e alkolizuar rradhiten në rangun e drogës. Si edhe
duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum
më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos
rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron
edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më
tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë
më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…
Një shembull tejet i rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili
demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl
mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në
rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë
mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të
urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…
Kur bisedojmë për dëmet e alkoolit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen
prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër
me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…
Shërimi nga kjo vartësi alkoolike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve
që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e
para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze
nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i
rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të
rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat
e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkooli e që kanë arritur të largohen
definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që
thonë për vehte se pijnë me mend.
Dëmet që i sjell alkooli:
1.Duke depërtuar në organizëm nëpërmjet gojës, alkooli
i dëmton buzët, gjuhën dhe fytin dhe shkakton mahisje
djegëse, e cila zhvillohet më tej në kapërcell dhe
shkakton vjellje të ushqimit;
2.Duke e ngacmuar mukozën e stomakut, alkooli i
zgjeron enët e gjakut dhe pas mahisjes vjen ulçera e
stomakut e cila është shumë e përhapur ndër alkoolistët;
3.Dëmin më të madh e pëson organi jetësor i organizmit, laboratori qendror i tij – mëlçia e
zezë;
4.Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut shfaqen kryesisht te njerëzit që e përdorin
alkoolin për një kohë të gjatë. Çelësi i mjekimit të sëmundjeve të tilla është ndërprerja e
plotë e të gjitha pijeve alkoolike;
5.Alkooli është shkaktar i sëmundjes së tuberkulozit, sepse me përdorimin e tij zvogëlohet
forca mbrojtëse e organizmit dhe kështu ekziston mundësia që mikrobi të gjejë truall për
t’u zhvilluar;
6.Disa mjekë i akuzojnë si kancerogjene veçanërisht pijet alkoolike me ngjyrë. Statistikat
botërore tregojnë se kanceri i faringut, i kapërcellit dhe i stomakut është më i shpeshtë tek
alkoolistët;
7.Alkooli është shkaktar për ndryshimet në lëkurë, të cilat rrjedhin si pasojë e ndryshimit
të enëve të gjakut. Ato i japin një pamje karakteristike fytyrës së alkoolistit – hundë të gjerë
të kaltër, të cilën çdokush e dallon lehtë;
8.Dëmtohen së tepërmi edhe qelizat nervore, si sistemi nervor qendror, ashtu edhe ai
periferik.
Dy shkaqe pse përdoret alkooli
Njerëzitë që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për dhumë shkaqe, por më kryesor janë dy,
edhe atë:
1.Shkaku i parë, është kur kanë probleme dhe ato mendojnë se me pirjen e alkoolit pasi të
dehen do t’i harrojnë problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit? Problemi
jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin
problemit edhe më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh me të njejtin
problem.
Shkaku i dytë, për pirjen e alkoolit është shoqëria.
Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t’ua prishi shokëve.
Duhet ta dimë fare mirë se ata në rradhë të parë ia prishin vetëvetes, sepse i sjellin vetes
dëme shëndetsore, e rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të prishur,
rrugaç, e të çmendur.
Alkooli përdoret edhe si mburje, ai që pin më tepër konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i
përparuar.Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm ësht ky mendim! Në një
konferencë që u mbajtë në SHBA, në të cilën qëllim
kryesor ishte si të largohen dukurit negative, e ndër ata
dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kaplu popuj të
ndryshëm.
Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën:
prishjen e moralit, smundjet shëndetësore, dëmet
ekonomike, fatkeqësitë e komunikacionit, etj.
Shume njerez pine me shoqerine e tyre dhe kjo
eshte praktike e pranuar gjeresisht. Megjithate ka
disa simptoma dhe shenja kur konsumimi alkolit
behet i demshem, por ka shpresa per tejkalimin e varsise se alkolit.
1- Pranoni simptomat e alkolizmit: Simptomat mund te vijne ne shume menyra: si
reagime psikologjike , gjendja mendore, deri tek prishja e lidhjes me familjen dhe miqte.
2- Pranoni qe keni probleme me alkolin dhe qe keni nevoje per ndihme. Ju nuk mund te
ndihmoni veten, nqse nuk jeni i hapur dhe i ndershem , dhe ta pranoni qe jeni i varur nga
alkoli.
3-Kerko ndihme: Ju duhet te mbeshteti tek dikush qe mund te veproje si partner
pergjegjes
Ju duhet te jeni plotesisht I ndershem me personat qe ju
kane ne vartesi, keshu qe ata mund te vendosin nese jane
per kete pune.
4-Takoni rregullisht me to dhe me shpesh me partnerin
pergjegjes. Tregohu i ndershem dhe pranoni t’ju bejne
pyetje te veshtira. Celsi i ketij parteneriteti eshte
ndershmeria nga te dy palet.
5-Vendosni qellime realiste . Eshte me shume se nje
mbledhje me partnerin tend. Ju duhet te ndyshoni menyren e jetese per te permisuar
situaten tende
6- Takohuni me nje psikolog ose therapist te certifikuar per te trajtuar faktoret qe
kontribojne ne alkolizmin tuaj
7- Bashkohuni me nje grup per te marre pjese ne takimet rregullisht. Qendroni afer
njerezeve te ndershem dhe inkurajohuni nga te tjeret qe kane experience apo kane pasur
experience te ngjashme me ju. Mjetet dhe burimet do te jene ne dispozicion per t’ju
ndihmuar juve ne kete udhetim.
8-Besoni ne miq, familje apo ne kishen e familjes. Eshte e rendesishme te jeni te
rrethuar dhe mbeshtetuar nga njerez te cilet me te vertet kujdesen per ju dhe
per mireqenine tuaj. Beteja e alkolizmit eshet shpesh nje lufte e veshtire me perseritjen.
Prandaj kerkoni suportin dhe inkurajimin e atyre qe ju besoni.
Punoi : Fabjola Rusi

More Related Content

What's hot

Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
 
Projekt fizik optika
Projekt fizik optika Projekt fizik optika
Projekt fizik optika ermela01
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaromina balla
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Ndotja akustike
Ndotja akustikeNdotja akustike
Ndotja akustikeNatty S
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Fleurati
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliAba Abush
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizikebusinessforlife
 

What's hot (20)

Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Alkoli droga
Alkoli droga  Alkoli droga
Alkoli droga
 
Projekt fizik optika
Projekt fizik optika Projekt fizik optika
Projekt fizik optika
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirja
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Ndryshimet Klimatike
Ndryshimet KlimatikeNdryshimet Klimatike
Ndryshimet Klimatike
 
Ndotja akustike
Ndotja akustikeNdotja akustike
Ndotja akustike
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Panelet diellore
Panelet diellorePanelet diellore
Panelet diellore
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizike
 

Viewers also liked

Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Klodjan Hoxha
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Emáá SiiŊăŋîî
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE #MesueseAurela Elezaj
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe faunasara7991
 
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteRamadan Lohaj
 
Alcohol & drinking presentation
Alcohol & drinking presentationAlcohol & drinking presentation
Alcohol & drinking presentationCTecson
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.historibaftjar
 

Viewers also liked (14)

Alkooli
AlkooliAlkooli
Alkooli
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Prodhimi i rakise
Prodhimi i rakiseProdhimi i rakise
Prodhimi i rakise
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
 
Llojet e drogave
Llojet e drogaveLlojet e drogave
Llojet e drogave
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe fauna
 
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
Alcohol & drinking presentation
Alcohol & drinking presentationAlcohol & drinking presentation
Alcohol & drinking presentation
 
Alkooli
Alkooli Alkooli
Alkooli
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.histori
 

Similar to Projekti i aftesimit per jeten

Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiFlorent Reshani
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fiziklediana bardho
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjiesipaja
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogatFleurati
 
Farmakologji- barnat dhe drogat
Farmakologji- barnat dhe drogatFarmakologji- barnat dhe drogat
Farmakologji- barnat dhe drogatLiron Krasniqi
 
kanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfkanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfMadalenaHoxha
 
I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaOrfjold Oro-fjorde
 
Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Erdi Dibra
 
Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsalban1shabani
 
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptpdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptGeriLika
 

Similar to Projekti i aftesimit per jeten (20)

droga
drogadroga
droga
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
Drogat Projekt
Drogat ProjektDrogat Projekt
Drogat Projekt
 
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
 
Droga.docx
Droga.docxDroga.docx
Droga.docx
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
 
Droga dhe efektett
Droga dhe efektettDroga dhe efektett
Droga dhe efektett
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogat
 
Drogat
Drogat Drogat
Drogat
 
Farmakologji- barnat dhe drogat
Farmakologji- barnat dhe drogatFarmakologji- barnat dhe drogat
Farmakologji- barnat dhe drogat
 
kanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfkanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdf
 
Llojet e-drogave
Llojet e-drogaveLlojet e-drogave
Llojet e-drogave
 
I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_lika
 
Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga
 
Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugs
 
6
66
6
 
Duhani
DuhaniDuhani
Duhani
 
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptpdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
 
neurologji projekt
neurologji projektneurologji projekt
neurologji projekt
 

Projekti i aftesimit per jeten

  • 1. PROJEKT TEMA : Demtimet qe i shkaktohen individit dhe shoqerise nga: Lenda : Aftesimi per Jeten Mesues: Gjete Buna
  • 2. DROGA Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak. Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj. Ekzistojne 4 grupe te njerezve: 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon. Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme (te papershtatshme). Ju mund te reagoni më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme. Ju mund te shihni gjëra ose dëgjoni zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (halucinacionet). Ju mund te mendoni se dikush dëshiron të i’u lëndoj (paranojat). Gjithashtu, ju mund të bëheni të
  • 3. dhunshëm-agresiv.Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë. Zakonisht, ju mund të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin e drogave, por kjo kërkon kohë. Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient. Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat: ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar. Çrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze. Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore. Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo sindromë karakterizohet me simptoma të detresit psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma mund të jenë: të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis), ose mjaft të shprehura (opioide), dhe nganjëherë të rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool) Hashashi dhe Mariuhana Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur përpara. Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin, shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .
  • 4. Amfetamina Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë shpesh djerësitje të lëkures, dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja. Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të bëjnë të ndjehesh mirë. Efektet Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e menjëhershme. Kokaina Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina. Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht . Metadoni Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si pasojë vdekjen.
  • 5. Kanabis Cfarë është?Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi. Efekti Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin. Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka. Kuriozitet Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga. Bota e Halucinogjenëve Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60. LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin . PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë gjethesh te njoma dhe të thata. NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një mbidozë. Një fjale e re për drogat Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me intensitet të madh që duron shumë pak. Si mund te sherohet nje i droguar ? Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to.Sigurisht eshte e veshtire te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite,por individi i vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te tij si dhe dominimin e vullnetit , duke perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te
  • 6. mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment . Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir : zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa te nje faze te re , te trete , te katert ....etj. Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar , gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion . DUHANI MOTIVIMI PËR DUHAN Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit, ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.). Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe
  • 7. pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzëni (lindja e foshnjave me peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri. Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të azotit, materie kancerogjene, metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore. Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit. - Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit. - Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan. - Cigarja është armik i vitaminave. - Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera. - Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin. - Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan. - Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë. - Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar. Metodat per parandalimin e duhanit: Edukative - psikologjik Ka shumë pak prindër që mirren me këtë çështje dhe u trajtojn fëmijeve vetit e këqija të duhanit në menyrë edukative dhe në bazë të psikologjisë së fëmijës (në këtë rast dhuna dhe
  • 8. metodat tjera me forcë nuk duhet përmendur) ndërsa unë mendoj se kjo metodë do te ishte më e mirë sikur fëmja të ketë një edukim më të hollsishëm nga vetit negative të duhanit dhe shkakun se përse shumë njërëz e konsumojn dhe në anën tjetër përse shumë të rritur më vonë dëshirojn ta ndalojn por është më vështirë se sa parandalimi në rini. Nëse tek fëmijët veprohet me një psikologji të këtillë ndoshta ata do ti shmangen më shumë pirjës së duhanit dhe në këtë rast desha të cek se një rol të rendësishëm do ta luajn edhe arsimtarët në edukimin e mirëfillt të fëmijeve rreth duhanit dhe se paku kjo veti e keqe mos të përdoret edhe në shkolle sepse shumë femijë e pijn edhe në shkollë dhe në fakt edhe shumë prej tyre filloj që ta marrin me shoqerin në shkollë por kuptohet ketë e bëjnë në fshetësi të arsimtarëve ndërsa në anën tjetër arsimtaret jane në dije se fëmijët e konsumojn duhanin fshehurazi por këtu duhet gjetur një zgjidhje e bashkëpunimit të prindit-arsimtarit nxënësit. Kjo metodë mendoj se është e përdorur shumë pak dhe shumë njërëz e marrin si qeshtje të dorës së dytë dhe bashkëpunimi prindër - arsimtar që do të ndikoj pozitivisht në ndalimin e kësaj vetie të keqe është shumë i vogel por le të shpresojm se një ditë edhe ky bashkëpunim do të rritet dhe femijët do ti shmangen pirjës se duhanit. Edukative - shkatërruese Këtë metod po e quaj kështu pasi që ekzistojn disa raste që prindërit nuk kujdesen fare edhe pse do të jenë në dijeni se fëmija i tyre e pinë duhanin edhe ne moshën 15-18 vjeqare. Disa nga arsyet e prindërve janë se edhe ata kur kanë qenë në moshtë të tij kanë pirë duhan dhe në këtë mënyrë fëmija është i lirë nga prindi që të pijë duhanin kështu që ai vërtet fillon ta pij në mënyrë të rregullt dhe kjo do ta shkatërronte shëndetin e tij por vetëdijesimi për këtë do të vjen pas disa viteve që ndoshta do të jetë pakës vonë për ta kuptuar gabimin e bërë. Ky është një përshkrim i shkurtër rreth shkaktarëve të pirjës së duhanit nga të rinjët dhe nga këto fakte jam bazuar nga hulumtimet në jetën e përditshme në Kosovë dhe koha kur kam qenë vetë në këtë moshë por fatmirësisht unë nuk kam qenë pjesë e duhanpirëseve dhe shpresoj që një ditë shumë prej tyre nën moshën madhore dhe gjithashtu të rriturit ta ndalin pirjën e duhanit nga programet të cilat do ti bëjë së bashku me të tjerët për të gjithë dhe shpresoj se edhe disa veti negative, ku ndërt to pirja e duhanit nëpër dhoma ku banojn disa persona apo vende tjera publike të ndalohet e mos të shkaktoj dëme personave që nuk e pijn sepse vërtet ata nuk e meritojn të kenë një shëndet të keq shkaku i duhanpirëseve që në realitet nuk kanë arsye ta pinë në këto vende.
  • 9. ALKOLI Ndër vrasësit e ngadalshëm shumë të përhapur është alkooli. Dëmet shëndetësore dhe simptomat e shfaqura nga individët e alkolizuar rradhiten në rangun e drogës. Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash… Një shembull tejet i rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes… Kur bisedojmë për dëmet e alkoolit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre… Shërimi nga kjo vartësi alkoolike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkooli e që kanë arritur të largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që thonë për vehte se pijnë me mend. Dëmet që i sjell alkooli: 1.Duke depërtuar në organizëm nëpërmjet gojës, alkooli i dëmton buzët, gjuhën dhe fytin dhe shkakton mahisje djegëse, e cila zhvillohet më tej në kapërcell dhe shkakton vjellje të ushqimit; 2.Duke e ngacmuar mukozën e stomakut, alkooli i zgjeron enët e gjakut dhe pas mahisjes vjen ulçera e stomakut e cila është shumë e përhapur ndër alkoolistët; 3.Dëmin më të madh e pëson organi jetësor i organizmit, laboratori qendror i tij – mëlçia e zezë;
  • 10. 4.Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut shfaqen kryesisht te njerëzit që e përdorin alkoolin për një kohë të gjatë. Çelësi i mjekimit të sëmundjeve të tilla është ndërprerja e plotë e të gjitha pijeve alkoolike; 5.Alkooli është shkaktar i sëmundjes së tuberkulozit, sepse me përdorimin e tij zvogëlohet forca mbrojtëse e organizmit dhe kështu ekziston mundësia që mikrobi të gjejë truall për t’u zhvilluar; 6.Disa mjekë i akuzojnë si kancerogjene veçanërisht pijet alkoolike me ngjyrë. Statistikat botërore tregojnë se kanceri i faringut, i kapërcellit dhe i stomakut është më i shpeshtë tek alkoolistët; 7.Alkooli është shkaktar për ndryshimet në lëkurë, të cilat rrjedhin si pasojë e ndryshimit të enëve të gjakut. Ato i japin një pamje karakteristike fytyrës së alkoolistit – hundë të gjerë të kaltër, të cilën çdokush e dallon lehtë; 8.Dëmtohen së tepërmi edhe qelizat nervore, si sistemi nervor qendror, ashtu edhe ai periferik.
  • 11. Dy shkaqe pse përdoret alkooli Njerëzitë që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për dhumë shkaqe, por më kryesor janë dy, edhe atë: 1.Shkaku i parë, është kur kanë probleme dhe ato mendojnë se me pirjen e alkoolit pasi të dehen do t’i harrojnë problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit? Problemi jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin problemit edhe më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh me të njejtin problem. Shkaku i dytë, për pirjen e alkoolit është shoqëria. Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t’ua prishi shokëve. Duhet ta dimë fare mirë se ata në rradhë të parë ia prishin vetëvetes, sepse i sjellin vetes dëme shëndetsore, e rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të prishur, rrugaç, e të çmendur. Alkooli përdoret edhe si mburje, ai që pin më tepër konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i përparuar.Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm ësht ky mendim! Në një konferencë që u mbajtë në SHBA, në të cilën qëllim kryesor ishte si të largohen dukurit negative, e ndër ata dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kaplu popuj të ndryshëm. Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën: prishjen e moralit, smundjet shëndetësore, dëmet ekonomike, fatkeqësitë e komunikacionit, etj. Shume njerez pine me shoqerine e tyre dhe kjo eshte praktike e pranuar gjeresisht. Megjithate ka disa simptoma dhe shenja kur konsumimi alkolit behet i demshem, por ka shpresa per tejkalimin e varsise se alkolit. 1- Pranoni simptomat e alkolizmit: Simptomat mund te vijne ne shume menyra: si reagime psikologjike , gjendja mendore, deri tek prishja e lidhjes me familjen dhe miqte. 2- Pranoni qe keni probleme me alkolin dhe qe keni nevoje per ndihme. Ju nuk mund te ndihmoni veten, nqse nuk jeni i hapur dhe i ndershem , dhe ta pranoni qe jeni i varur nga alkoli. 3-Kerko ndihme: Ju duhet te mbeshteti tek dikush qe mund te veproje si partner pergjegjes Ju duhet te jeni plotesisht I ndershem me personat qe ju kane ne vartesi, keshu qe ata mund te vendosin nese jane per kete pune. 4-Takoni rregullisht me to dhe me shpesh me partnerin pergjegjes. Tregohu i ndershem dhe pranoni t’ju bejne pyetje te veshtira. Celsi i ketij parteneriteti eshte ndershmeria nga te dy palet. 5-Vendosni qellime realiste . Eshte me shume se nje
  • 12. mbledhje me partnerin tend. Ju duhet te ndyshoni menyren e jetese per te permisuar situaten tende 6- Takohuni me nje psikolog ose therapist te certifikuar per te trajtuar faktoret qe kontribojne ne alkolizmin tuaj 7- Bashkohuni me nje grup per te marre pjese ne takimet rregullisht. Qendroni afer njerezeve te ndershem dhe inkurajohuni nga te tjeret qe kane experience apo kane pasur experience te ngjashme me ju. Mjetet dhe burimet do te jene ne dispozicion per t’ju ndihmuar juve ne kete udhetim. 8-Besoni ne miq, familje apo ne kishen e familjes. Eshte e rendesishme te jeni te rrethuar dhe mbeshtetuar nga njerez te cilet me te vertet kujdesen per ju dhe per mireqenine tuaj. Beteja e alkolizmit eshet shpesh nje lufte e veshtire me perseritjen. Prandaj kerkoni suportin dhe inkurajimin e atyre qe ju besoni. Punoi : Fabjola Rusi