Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Flora dhe fauna

11,051 views

Published on

Published in: Education
  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

Flora dhe fauna

  1. 1. Flora dhe fauna Kuriozitete Savanat Fjala "Savana" rrjedh nga fjala spanjolle "sabana", që në gjuhën shqipe do të thotë rrafsh i gjerë apo rrafsh me barëra. Savanet janë Ekosisteme, të cilat karakterizohen me kaçube, lisa të vetmuar dhe para së gjithave me barishta tropike. Këto ekosisteme shtrihen në të dy anët e ekuatorit dhe kufizohen me pyjet e lagështa tropikale në njërën anë dhe shkretëtirat subtropikale në anën tjetër. Savanet mbulojnë rreth 15% të sipërfaqes kontinentale të tokës. Varësisht nga sasia e reshjeve gjatë vitit dhe lloji i përhapur i vegjetacionit, savanet mund të t'i ndajmë ne tri lloje apo tipe të veçanta: savane të lagështa , savane të thata dhe savane me ferra apo kaçube Pranë pyjeve tropike shtrihet savanet e lagështa, ndërsa në drejtim të poleve vijojnë savanet e thata dhe ato me ferra. Shkretetirat Ka shume shkretetira ne bote, si ne hemisferen jugore dhe veriore, behet fjale per shkretetira te nxehta dhe te ftohta, por ka dhe shkretetira polare (apo te bardha), qe gjenden ne Groenlande, ne polin e veriut dhe te jugut dhe karakterizohen nga nje klime e akullt. Karakteristikat kryesore qe vlejne per te gjitha shkretetirat jane mungesa e shiut per periudha te gjata kohore (ndonjehere me vite) dhe era e forte.Mungesa e shiut gjata ndikon dukshem ne zhvillimin e formave te jetes ne shkretetire, por ne disa prej tyre mund te gjejme nje flore dhe nje faune te pasur me lloje kafshesh dhe bimesh, qe jane te pershtatshme per te mbijetuar ne kushtet klimatike me ekstreme te planetit.
  2. 2. Shkretetirat e nxehta ndodhen ne rajonet tropikale te tokes dhe shpesh perbehen nga rera, qe modelohet nga era ne dunat karakteristike, por mund te jene te formuara edhe nga guri dhe zhavori, jane te karakterizuara nga nje thatesire e perditshme me temperature shume te larte, lageshtia dhe bimesia pothuajse mungon. Ndersa shkretetirat e ftohta gjenden ne rajonet e buta me kontinentale, shpesh here jane te perbera nga shkembinj dhe karakterizohen nga nje temperature e ulet vjetore, me dimer shume te ftohte dhe vere te nxehte. Shkretetira polare me e famshme eshte sigurisht Antarktida, kontinenti me jugor i botes, qe perfaqeson edhe shkretetiren me te madhe ne bote, me siperfaqen e tij prej 14 milion kilometer katror. Temperaturat me te uleta jane regjistruar ne Plateau Antarktik, ne bazen e perhershme Vostok, kur ne 21 korrik 1983 u arriten 89,2 grade nen zero. Pervec numrave rekord, ne Antarktide temperaturat dimerore nuk e kalojne mesataren - 50 grade, per kete bimesia pothuajse mungon, por fauna ne fakt arriti te pershtatej me temperaturat e uleta dhe prandaj gjejme foka, albatroset mbreterore, pinguinet e famshem,etj Shkretetira e Saharase eshte sigurisht shkretetira me e njohur e nxehte, por edhe me e madhja. Ka ne fakt nje siperfaqe prej 9 milion kilometrash katrore, pershkohet nga Tropiku i Gaforres dhe shtrihet ne Afriken e veriut, nga Oqeani Atlantik dhe Deti i kuq. Karakterizohet nga temperatura te nxehta, qe ne stinen e veres arrijne nga 45-50 grade e ne disa rajone shkretetira nuk e njeh fare shiun, prandaj nuk ka perrenj, por vetem lugina dhe lumenj fosile. Duke perjashtuar oazet, per shkak te thatesires se forte dhe ererave te nxehta karakteristike te shkretetirave, ne disa pjese te Saharase nuk ka bimesi. Ndersa fauna eshte shume e larte dhe nder banoret me te famshem te shkretetires gjejme devete, dhelpra, gjarperinj dhe disa lloje antilopash. Edhe njeriu mund te pershtatet me klimen e Saharase, popujt me te mire nomade qe popullojne vendin jane Tebu dhe Tauareg, ndersa Berberet jane nje fis qe banon ne oazin verior.
  3. 3. Shkretetira Kalahari eshte shkretetira e katert ne bote per madhesi dhe eshte pjese e nje pllaje te gjere te Afrikes se Jugut, me sakte mbulon , 70% te territorit Botswana dhe pjese te Zimbabve, Namibi dhe Afrike Jugore. Zona ne jug- perendim te Kalaharit eshte me e thata me me pak se 175 mm shi ne vit dhe mbase nga kjo e ka marre shkretetira emrin.Kalahari ne gjuhen Tswana do te thote 'etje e madhe'. Shkretetira Rub' al-Khali eshte e dyta me rere me e madhe dhe shtrihet ne pjesen jugore te gadishullit arabik, praktikisht e pabanuar dhe ne shume pjese e pashkelur ndonjehere, nderton nje nder mjediset e pamirepritura te planetit, me duna me te larta se kulla Eiffel dhe temperatura te nxehta qe arrijne deri ne 60 grade. Nga shkretetirat e ftohta, shkretetira Gobi, ne Azi, eshte me e famshmja. Shtrihet mes Kines dhe Mongolise dhe mungesa e rreshjeve ndodh prej zinxhirit te Himalajeve, qe ndalon rete me shi te arrijne ne shkretetire.Klima eshte kontinentale dhe ndikohet nga erera te ftohta qe vijne nga stepat siberiane, qe ne dimer mund te arrijne ne temperatura minus 40 grade, por ne vere mund te ngrihen deri ne 50 grade. Per shkak te mungeses se shiut ne kete shkretetire jetojne shume pak lloje te flores dhe faunes dhe ne disa zona nuk ka jete fare. Edhe shkretetira e Atakamas, ne Kili eshte e ftohte. Behet fjale per shkretetiren me te thate ne bote, nje mesatare rreshjesh prej 0,08 mm shi ne vit. Kjo eshte arsyeja prej te ciles shkretetira e Atakamas eshte zona e vetme ne planet pa oaze.

×