Advertisement
Advertisement

More Related Content

Advertisement

Droga

  1. Droga “ Shitesit e drogave jetojne duke shitur vdekjen, ndersa narkomanet prejt tyre e blejne vdekjen”.
  2. C'eshte droga? Termi narkomani rrjedh nga fjala greke “narko” dehem (narkotizoj) dhe “mania”-terbim me te cilen shprehen epshet per kenaqje, defrim me mjete narkotike(droge).          Me droga kuptojme mjete natyrore me prejardhje bimore te cilat veprojne ne sistem nervore vegjetativ dhe auotonom, dhe shkaktojne ndryshime ne perjetimet tona emocionale.          Para se ta pershkruajme ndikimin e drogave  te veçanta ne vetedije, eshte e nevojshme te theksojme se ai ndikim nuk eshte gjithnje i njejte.          Veprimi  i nje droge varet nga personaliteti i cili e merr nga konstitucioni fizik dhe gjendja e shendetit, nga disponimi momental, nga dituria dhe shpresimi lidhur me ndikimin e droges nga situata sociale. E njejta droge mund te krijoje efekte te kendshme te nje individ, ndersa efekte jo te kendshme te personi tjeter. Madje edhe tek i njejti individ efektet mund te jene te ndryshme, varesisht nga faktoret e permendur.         Pas marrjes se narkotikeve neper mjet te injeksionit rendom perjetohen drejtepersedrejti “rreneqethjet” e kendeshme ne tere trupin dhe sidomos, ndjenje te kendshme ne pjesen e stomakut.         Kenaqesia fillestare, e cila shfaqet me rastin e marrjes se drogave paguhet ndonjehere me veshtersi te renda. Para se gjithash shfaqet toleranca ndaj ketyre drogave- e njejta sasi e droges nuk shkakton me perjetim te kenaqshem. Prandaj sasia e droges shtohet gjithnje e me teper.
  3. Llojet e drogave Ekzistojne disa lloje te drogave. Do ti permendim vetem me te rendesishmet dhe ato qe perdoren me teper, rrespektivisht qe keqperdoren: 1. Narkotiket-opiumi, morfiumi, heroina; 2. Drogat psikodelikte-LSD (ac. liselgjik), meskalini, psilocibini; 3. Mariuhana dhe hashashi (shpesh quhen kanabis)       Narkotiket-(opiumi, morfiumi, heroina) jane droga me te njohura dhe me te rrezikshme. Narkotiket shkaktojne varesine fizike. Nese droga nuk merret me kohe, shfaqen mundime te renda fizike, gati te padeshirueshme: ligeshtia dhe lodhja, dridhja, koçitja e disa muskulave, djeresitja dhe vjedhja e tepruar, shqetsimi intenziv etj. Ne kete gjendje individet jane te prirur bejne çfaredo lloji te delikteve (kundervajtjeve), ne menyre qe te arrine deri te droga.
  4. Llojet e drogave Drogat psikodelikte - ( LSD, meskalini dhe psilocibini). Ne doza te forta edhe hashashi eshte droge psikodelikte. Termi “psikodelikt” tregon se keto  droga shkaktojne ndryshime te dukshme psikike. Te gjitha pershtypjet shqisore perjetohen mjaft te gjalla, perceptimi ndryshohet shfaqen halucinacione vizuele dhe auditive, perjetimet jane gjithesesi mjaft te parendomta, interesante dhe te kendeshme. LSD-ja eshte droga me e çuditeshme te disa njerez  shkakton gjendje panike, ide mahnitese (paranoide), depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me ate te shizofrenise, keshtu qe nganjehere eshte i domozdoshem intervenimi mjekesore. Drogat psikodelikte nuk shkaktojnevaresi fizike por krijojne veti psikike.        Marihuana dhe hashashi (drogat e quajtura kanabis). Marihuana eshte nder drogat me te perhapura ne mesin e te rinjeve. Disa muzicient kane pershtypje se me mire ekezekutojne nen ndikimin e mariuhanes, mirepo kur ta degjojne incizimin e asaj muzike ne gjendje normale kuptojme se ajo eshte nen nivelin e standartit te tyre. Marihuana nuk shkakton varesine fizike, por krijon ate psikologjike.         Per nje organizim bashkekohore te luftes kunder droges duhet nderrmare nje varg masashpreventive si p.sh.: ngritja e nivelit arsimore dhe kulturor, formimi i edukates shendetesore, perkujdesja e familjes prinderve si mase preventive kunder narkomanise, rroli i mjekut te shkolles, psikologut, pedagogut,sociologut, mjetet e informimit masiv duhet te shtjellojne me teper tema  nga kjo lemi.         Pasoja perfundimtare e konsumimit te drogave eshte dobesimi  dhe shkaterrimi fizik e shpirterore, çmenduria dhe vdekja.      “Droga ne fillim merret per shkak te kenaqesise, te cilen ato e nxisin, kurse me vone per te evituar mundimet e tmerrshme”.
  5. Drogat dhe substancat abuzuese Alkoholi Amfetamina Barbituratet Benzodiazepinat Ekstazia GBH Ketamina Khat LSD Mariuana (Marijuana) Kokaina Nikotina Nitritet Meskalina Opioidet ose Opiatet - Heroina Fenciklidina (Phencyclidine) Solventet
  6. Abuzimet sipas llojit te droges
  7. Nje ndarje e thjeshte behet nga vete konsumatoret:droga qe te bejne: Te fluturosh: mariuana,hashash,opium. Te udhetosh: morfina,heroina,kokaina,LSD-ja dhe meskalina,amfitamina. Drogat e grupit te pare krijojne tek konsumatori nje gjendje lumturie,prehje te mrekullueshme,pa bere qe ai te humbe nocionin e realitetit,ndersa te dytet te bejne te ndihesh krejtesisht jashte njesoj sikur te niseshe per ne Mars,pra te jetosh ne nje bote me vete.
  8. Vecorite e perdoruesve Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.
  9. Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës. Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona Narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.
  10. Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët. Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga Hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.
  11. Pergatiten: Era Alicka Ani Hoxha
Advertisement