SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
GJIMNAZI JOPUBLIK “ROGACIONISTET”
LEZHE
EDUKIMI PER KARRIEREN DHE
AFTESIMI PER JETEN 10
Tema:Ndikimi I duhanit,alkoolit dhe ne jeten
tone.
Tema:Ndikimi I duhanit,alkoolit dhe drogave ne jeten tone.
Grupi II
Qellimi:. Te mesojme demet qe alkooli sjell tek ne dhe te dime se si
ndikon alkooli tek ne qe te mos biem pre e tij. Te marrim edukimin
e nevojshem dhe te organizojme fushata sensibilizuese.
Qeshtja:Angazhimi yne kunder alkoolit.
Anetaret e grupit:
1.Giulio Vokrri -Alkooli
2.Floralba Deda -Cfare eshte alkoolizmi;A eshte alkoolizmi nje
semundje;A trashegohet alkoolizmi;Amund te kurohet alkoolizmi?
3.Erida Deda -Amund te trajtohetalkoolizmi;Cilat medikamente e
trajtojne alkoolizmin;Afunksionon trajtimi I alkoolizmit;Aduhet te jesh
alkoolist qe te kesh probleme me alkoolin?
4.Gabriel Deda –A ka grupe specifike njerezish me me teper mundesi
te kene probleme me alkoolin;Amundet qe nje person me probleme te
alkoolit te reduktoje pirjen;Cili eshte niveli I sigurte I te pires?
5.Dasilda Lekaj -Por disa njerez nuk duhet te pine fare,si;Shifrat e alkoolpirjes;Alarmi tek
te rinjte.
6.Erestina Gjergji-Alkoooli I denon me teper grate sesa burrat;Ne çdo rast “jo”alkoolit
gjate shtatzanise;Alkooli duhet nderprere kur jeni duke marre mjekim;A eshte alkooli I mir per
zemren?
Fushta sensibilizuese kunder alkoolit;Si te krijojme nje poster;Si te krijome nje
fletepalosje;Permbledhje.
Alkooli
Gjithnjë e më tepër “alkooli”, po shndërrohet në një mik besnik edhe për
shqiptarët. Ndonëse flitet shpesh për dëmet e alkoolit në shëndet,ky fakt nuk e
pengon aspak kthimin e disa gotave edhe mbi normat e lejuara. Shifrat e
raportuara nga autoritetet shëndetësore tregojnë se pavarësisht dëmeve ndaj të
cilave ekspozohen, shqiptarët duket se i qëndrojnë më besnik faktit se kthimi i
vazhdueshëm i disa gotave, nuk bën dëm. Ndërkohë që në të vërtetë një teori e
tillë vetëm sa shton varësinë e tyre ndaj alkoolit, e për pasojë edhe dëmet në
shëndet. Po sipas autoriteteve shëndetësore, tashmë edhe në radhët e
shqiptarëve, po shtohet numri i pirësve të rregullt të alkoolit, kategori e cila
kapërcen në kufijtë e alkoolpirjes abuzive. Megjithatë, për të shpëtuar nga
problemet shëndetësore nuk është e thënë që të shmangim rreptësisht pirjen e
alkoolit. Kthimi i ndonjë gote nuk është gjithmonë i rrezikshëm. Në një
intervistë për gazetën “Dita” Roland Shuperka, Kordinator Kombëtar për
Politikat e kontrollit të Alkoolit, tregon se kujdes duhet të kemi ndaj pirjes
abuzive të alkoolit, për të mos fituar varësi. Në vijim, Shuperka detajon për
lexuesit e “Ditës”, problemet që shfaqen në shëndet nga përdorimi i tepruar i
alkoolit, si dhe kategoritë që duhet të jenë më të kujdesshme që të shpëtojnë nga
kthetrat e varësisë alkoolike.
Çfarë është alkoolizmi?
Alkoolizmi, i njohur edhe si vartësia nga alkooli, është një
sëmundje e cila përfshin katër simptomat e mëposhtme:
“Dëshirë e papërmbajtur për të pirë. Humbje e kontrollit, pra
të mos jesh në gjendje të ndalosh të pirën nëse ke filluar.
Vartësi fizike. Simptomat e tërheqjes prej tij si ndjenja e të
vjellës, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të të pirës.
Toleranca, nevoja për të pirë sasira gjithnjë e më të mëdha
alkooli për të ardhur në “qejf”.
A është alkoolizmi një sëmundje?
Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për
të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë
apo bukë. Një alkoolist do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga
problemet familjare, legale apo shëndetësore .Si shumë
sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të
zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një
ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Mundesia
për t‘u bërë alkoolist varet si nga gjenet ashtu edhe nga
mënyra e jetesës së personit.
A trashëgohet alkoolizmi?
Në fakt studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare.
Trashëgimia e gjeneve të një personi e shpjegon pjesërisht
alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor.
Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në
alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmeria e
alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin mundesine e
alkoolizmit. Por mos harroni së mundesia nuk është një fat.
Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht fëmija e një
alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa njerëz bëhen alkoolistë
edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të
alkoolit. Por duke e ditur se ju jeni nën rrezik, është një gjë e
mire që ju ndihmon për të mbrojtur veten që mos bëhemi
alkoolist.
A mund të kurohet alkoolizmi?
Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe
pse alkoolisti mund të ketë një kohë të gjatë që nuk ka pirë,
ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos
ndodhë kjo ai duhet të shmangë pijet alkoolike.
A mund të trajtohet alkoolizmi?
Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si
këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e
alkoolistëve kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim
shumë alkooliste ndalojnë të piren dhe fillojnë ndërtimin e një jetë të re.
Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin?
Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. “Valium” dhe
“Librium” përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët,
për ta ndihmuar atë që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente
nuk mund të përdoren pas kalimit të ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë
shpejt me to. Medikamente të tjera përdoren që t‘i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë
esëll. Një medikament që përdoret për këtë qëllim është “ReVia”. Kur kombinohet
me këshillime të mjekut ai mund të ndihmoje në pakësimin e dëshirës së madhe për
të pirë alkool ose mund ta pengojë një person që t’i kthehet përsëri të pirës së fortë.
Një tjetër medikament është Antabuse që bën një dekurajim të të pirës, pasi e bën
tjetrin të ndihet keq kur pi alkool.
Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shërojë këdo dhe kurdo. Zhvillimi i
medikamenteve të tilla po përbën një nga prioritetet bazë të atyre që merren me
alkoolizmin.
A funksionon trajtimi i alkoolizmit?
Për shumë njerëz ai funksionon. Megjithatë si për shumë sëmundje kronike ai jep
rezultate të ndryshme në vartësi të njeriut. Disa ndalojnë të pirën dhe qëndrojnë esëll.
Disa kanë periudha të gjata të të qenurit esëll ne momente pirjeje. Ndërsa të tjerë nuk
ndalojnë dot fare. Megjithatë një gjë është e qartë. Sa më gjatë një person qëndron pa
pirë aq më tepër mundësi ka që ai të mos bjerë pre e ripirjes.
A duhet të jesh alkoolist që të kesh probleme me alkoolin?
Jo. Alkoolizmi është vetëm një lloj i problemeve të alkoolit. Edhe abuzimi me alkool
mund të jetë po aq i dëmshëm. Një person mund të abuzojë me alkoolin, pra ai mund të
pijë shumë shpesh dhe të mos krijojë vartësi nga alkooli. Disa nga problemet që mund
të sjellë ky abuzim janë mospërmbushja e punëve, shkollës ose përgjegjësive familjare,
ndalimi nga policia duke i dhënë makinës i dehur, përplasjet me makinë dhe gjendje
shëndetësore që lidhen me të pirën. Ndonjëherë edhe e pira në aktivitete sociale apo e
pira e moderuar mund të jetë e dëmshme për shembull kur je shtatzanë ose kur nuk je
mirë me shëndet.
A ka grupe specifike njerëzish më tepër mundësi të kenë probleme me
alkoolin?
Abuzimi me alkool dhe alkoolizmi nuk duan t’ia dijnë për gjininë, racën apo
kombin. Megjithatë përgjithësisht ka më tepër gra sesa burra që varen nga alkooli
ose kanë probleme me alkoolin. Problemet me alkoolin janë më të mëdha në
moshën 18-29 vjeç dhe më të pakta në moshën mbi 65 vjeç. Gjithashtu dihet se
njerëzit që e fillojnë alkoolin në mosha të hershme si 14 vjeç e më pak, kanë shumë
mundësi që të kenë probleme me alkoolin gjatë jetës së tyre, sesa ata që e fillojnë
më vonë.
A mundet që një person me probleme të alkoolit ta reduktojë pirjen?
Varet. Nëse ai person është diagnostikuar si një alkoolist përgjigja është “jo” .
Alkoolistet që tentojnë ta ulin dozën rrallë arrijnë sukses. Kursi më i mirë i shërimit
është abstenimi ndaj alkoolit. Ndërsa njerëz të cilët nuk janë alkoolistë, por që kanë
pasur probleme që lidhen me alkoolin mund t‘a reduktojë dozën e alkoolit. Nëse
nuk e bëjnë dot këtë, atëherë ata duhet ta ndërpresin atë fare.
Cili është niveli i sigurte i të pirës?
Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë
për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit,shkakton pak ose aspak probleme.
STOP ALKOOLIT!
Por disa njerëz nuk duhet të pinë fare si:
•Gratë shatëzana ose ato që planifikojnë një shtatzani
•Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që
kërkojnë vëmendje të madhe (me makineri me shpejtësi të mëdha)
•Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë
•Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të
pirët
•Alkoolistët në kurë e sipër
•Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç
Shifrat e alkoolpirjes
Rezultatet e një studimi pilot të kryer mbi konsumin e alkoolit në popullatën e
Tiranës dhe qëndrimet ndaj alkoolit u pa se është shqetësues fakti që 2.0 për qind e
personave konsumonin në nivele abuzive. Pra 22 për qind përdorin alkoolin mbi
moshën 15 vjeç, e thënë ndryshe 1 ndër 4 ose 5 shqiptarë përdorin alkool mbi
normat e lejuara. Nga studimi rezultoi: “Pjesa që nuk pi fare alkool dhe pjesa e
popullatës që përdor alkool në norma të lejuara përbën 78 për qind. Rreth 20 për
qind e popullatës përdor mbi normat e lejuara dhe që janë objekt i zbulimit dhe
ndërhyrjes së menjëhershme nga punonjësit e shëndetit dhe trajtohen me këshilla të
thjeshta dhe të shkurtra nga mjekët e familjes. Ndërsa 2 për qind janë përdorues të
rëndë (të alklkoolizuar) objekt i trajtimit të specializuar, mjek, psikolog, punonjës
social, edukues. Njohja e detyruar e dëmtimeve nga alkooli, këshillimet e shkurtra
nga mjekët ambulatore e aftësimi i tyre për të ulur rreziqet e alkoolit dhe zhvillimi i
mëtejshëm i veprimeve praktike përkatëse janë 4 objektiva me rëndësi të kulturës
shëndetësore dhe të veprimtarisë së mjekësisë parandaluese. Gjatë hartimit të
programeve duhet pasur parasysh dhe përvoja specifike e grumbulluar në praktikën
e përditshme mjekësore. Pacientët alkoolikë paraqesin një shumëllojshmëri
faktorësh që ndërhyjnë duke nxitur përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të
alkoolizmit.
Alarmi tek të rinjtë
Fatkeqësisht alkooli është kërcënim real për një të ri, ul aftësinë e
të mësuarit, pengon zhvillimin emocional dhe mendor, redukton
aftësinë për të arritur qëllimet e njeriut në jetë, rrit rrezikun për
abuzimin me drogë, pirja në adoleshencë mund të ketë pasoja
serioze të lidhura me: “Aksidentet, ekspozim të rrezikshëm ndaj
aktiviteteve kriminale dhe abuzimit, shkelje të ligjit dhe konflikt
me prindërit, seks i pasigurt të (HIV, shtatzani aksidentale,
përdhunime), konflikte, luftime ,humbje te miqve. Qindra të rinj
shqiptarë abuzojnë në alkoolpirjen duke shkaktuar dëme të rënda
në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral. Konsumi i lartë i
pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia nga ana e prindërve dhe
mësuesve, të cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni
mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre prej alkoolpirjes. Më
tej nga një sondazh i bërë në Tirane 15 për qind e përdoruesve të
automjeteve janë përdorues të rregullt të alkoolit dhe 19 për qind
janë përdorues të rastësishëm.Sidoqoftë alkooli mund të sjell:
“Çlirim të përkohshëm në një situatë të stresuar, vizione të
këndshme dhe njëkohësisht të rrezikshme, ul vetëkontrollin dhe
ndikon në një periudhë reagimi, sjell eufori dhe ulje të reflekseve
gjatë përdorimit të automjeteve”.
Alkooli i dënon më tepër gratë sesa burrat
Po alkooli vepron ndryshe edhe tek femrat. Madje shëndeti i
këtyre të fundit është shumë herë më i rrezikuar. Gratë dëmtohen
më lehtë se burrat pas pirjes të së njëjtës sasi të alkoolit. Kjo
madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh
pasi gratë kanë më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi
alkooli tek ato koncentrohet më tepër. Po ashtu mendohet së gratë
kanë një shtresë të brendshme që vesh stomakun, më të hollë dhe
me sasi më të vogël të enzimës “detoksifikuese alcohol
dehydrogenase”. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e
sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi më
e vogël alkooli. Përveç kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon
më tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që
lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon
shumë me shpejt tek gratë sesa tek burrat.
Në çdo rast “jo” alkool gjatë shtatzanisë
E pira gjatë shtatzanisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë
një numër efektesh tek fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesa
mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të
zgjasin për gjithë jetën. Dihet që këto probleme mund të
parandalohen nëse nuk pihet alkool gjatë barrës.
Alkooli duhet ndërprerë kur jeni duke marrë mjekim
Mundësisht. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me
alkoolin. Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe
vdekje. Efektet e alkoolit rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor
qendror si ato që merren për gjumë, antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit
dhe disa medikamente kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër
diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm
me alkoolin. Nëse ju jeni duke marrë medikamente, do të bënit mirë të pyesnit mjekun
nëse mund të pinit apo jo alkool gjatë asaj kohe.
A është alkooli i mirë për zemrën?
Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më pak
gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata që nuk
pinë fare alkool ose ata që pinë më tepër se kaq. Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon
në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteriet e zemrës. Nëse ju
nuk jeni pirës është më mirë që të mos e filloni atë për këtë arsye. Ju mund të mbroheni
nga sëmundjet e zemrës përmes metodave të tjera si ushtrimeve, dietës. Në fakt pirja e
forte rrit rrezikun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale dhe tension të lartë si dhe
cirrozë të heparit.
Fushata sensibilizuese kunder alkoolit.
Me e mira e mundshme eshte te dime se si te organizohemi duke u ndergjegjesuar
dhe duke dalur te gjithe se bashku,me postera ne duar dhe fletepalosje te cilat u
shperndahen kalimtareve.
Ne postera duhet te paraqitet tema kryesore me shkronja kapitale qe njerezit te jene
te afte te lexojne ate se çfare shkruhet dhe te dine se per çfare behet kjo fushate.
Aty mund te paraqitet edhe nje tog fjalesh te cilat flasin per luften kunder alkoolit,
gjithashtu aty mund te shtohen edhe foto. Por mund te kete postera te cilet
permbajne vetem me foto.
Si te krijojme nje poster?
STOPALKOOLIT
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
…………………………………………
Foto
Foto
Tema me shkronja
kapitale
Nje permbledhje e shkurter e asaj
qe duam te pasqyrojme.
Si te krijojme nje fletepalosje?
STOPALKOOLIT
….
…….
…………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
………………………………………………………
Tema
Foto
Mesazh I
shkurter
Kopertina
Permbledhja
Faqja e dyte
Foto

More Related Content

What's hot

Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Mirsad
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogat
Fleurati
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Ke Keiss
 

What's hot (20)

Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirja
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogat
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Biodiversity projekt
Biodiversity  projektBiodiversity  projekt
Biodiversity projekt
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
PROJEKT: NDOTJA E MJEDISIT NGA ZHURMAT
PROJEKT: NDOTJA E MJEDISIT NGA ZHURMATPROJEKT: NDOTJA E MJEDISIT NGA ZHURMAT
PROJEKT: NDOTJA E MJEDISIT NGA ZHURMAT
 
Fibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projektFibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projekt
 
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshmeZbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 

Similar to Alkooli

Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Ramadan Lohaj
 
Alkoolizmi
AlkoolizmiAlkoolizmi
Alkoolizmi
Ke Keiss
 
Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugs
alban1shabani
 
I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_lika
Orfjold Oro-fjorde
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Emáá SiiŊăŋîî
 
Duhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzeniaDuhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzenia
Ramadan Lohaj
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj
Klodjan Hoxha
 

Similar to Alkooli (20)

Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
 
Alkoolizmi
AlkoolizmiAlkoolizmi
Alkoolizmi
 
Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugs
 
neurologji projekt
neurologji projektneurologji projekt
neurologji projekt
 
Armiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitArmiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetit
 
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
 
I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_lika
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Duhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzeniaDuhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzenia
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
Alkoli droga
Alkoli droga  Alkoli droga
Alkoli droga
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
Arbeeeeer
ArbeeeeerArbeeeeer
Arbeeeeer
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Droga dhe efektett
Droga dhe efektettDroga dhe efektett
Droga dhe efektett
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 

Alkooli

  • 1. GJIMNAZI JOPUBLIK “ROGACIONISTET” LEZHE EDUKIMI PER KARRIEREN DHE AFTESIMI PER JETEN 10 Tema:Ndikimi I duhanit,alkoolit dhe ne jeten tone.
  • 2. Tema:Ndikimi I duhanit,alkoolit dhe drogave ne jeten tone. Grupi II Qellimi:. Te mesojme demet qe alkooli sjell tek ne dhe te dime se si ndikon alkooli tek ne qe te mos biem pre e tij. Te marrim edukimin e nevojshem dhe te organizojme fushata sensibilizuese. Qeshtja:Angazhimi yne kunder alkoolit.
  • 3. Anetaret e grupit: 1.Giulio Vokrri -Alkooli 2.Floralba Deda -Cfare eshte alkoolizmi;A eshte alkoolizmi nje semundje;A trashegohet alkoolizmi;Amund te kurohet alkoolizmi? 3.Erida Deda -Amund te trajtohetalkoolizmi;Cilat medikamente e trajtojne alkoolizmin;Afunksionon trajtimi I alkoolizmit;Aduhet te jesh alkoolist qe te kesh probleme me alkoolin? 4.Gabriel Deda –A ka grupe specifike njerezish me me teper mundesi te kene probleme me alkoolin;Amundet qe nje person me probleme te alkoolit te reduktoje pirjen;Cili eshte niveli I sigurte I te pires?
  • 4. 5.Dasilda Lekaj -Por disa njerez nuk duhet te pine fare,si;Shifrat e alkoolpirjes;Alarmi tek te rinjte. 6.Erestina Gjergji-Alkoooli I denon me teper grate sesa burrat;Ne çdo rast “jo”alkoolit gjate shtatzanise;Alkooli duhet nderprere kur jeni duke marre mjekim;A eshte alkooli I mir per zemren? Fushta sensibilizuese kunder alkoolit;Si te krijojme nje poster;Si te krijome nje fletepalosje;Permbledhje.
  • 5. Alkooli Gjithnjë e më tepër “alkooli”, po shndërrohet në një mik besnik edhe për shqiptarët. Ndonëse flitet shpesh për dëmet e alkoolit në shëndet,ky fakt nuk e pengon aspak kthimin e disa gotave edhe mbi normat e lejuara. Shifrat e raportuara nga autoritetet shëndetësore tregojnë se pavarësisht dëmeve ndaj të cilave ekspozohen, shqiptarët duket se i qëndrojnë më besnik faktit se kthimi i vazhdueshëm i disa gotave, nuk bën dëm. Ndërkohë që në të vërtetë një teori e tillë vetëm sa shton varësinë e tyre ndaj alkoolit, e për pasojë edhe dëmet në shëndet. Po sipas autoriteteve shëndetësore, tashmë edhe në radhët e shqiptarëve, po shtohet numri i pirësve të rregullt të alkoolit, kategori e cila kapërcen në kufijtë e alkoolpirjes abuzive. Megjithatë, për të shpëtuar nga problemet shëndetësore nuk është e thënë që të shmangim rreptësisht pirjen e alkoolit. Kthimi i ndonjë gote nuk është gjithmonë i rrezikshëm. Në një intervistë për gazetën “Dita” Roland Shuperka, Kordinator Kombëtar për Politikat e kontrollit të Alkoolit, tregon se kujdes duhet të kemi ndaj pirjes abuzive të alkoolit, për të mos fituar varësi. Në vijim, Shuperka detajon për lexuesit e “Ditës”, problemet që shfaqen në shëndet nga përdorimi i tepruar i alkoolit, si dhe kategoritë që duhet të jenë më të kujdesshme që të shpëtojnë nga kthetrat e varësisë alkoolike.
  • 6. Çfarë është alkoolizmi? Alkoolizmi, i njohur edhe si vartësia nga alkooli, është një sëmundje e cila përfshin katër simptomat e mëposhtme: “Dëshirë e papërmbajtur për të pirë. Humbje e kontrollit, pra të mos jesh në gjendje të ndalosh të pirën nëse ke filluar. Vartësi fizike. Simptomat e tërheqjes prej tij si ndjenja e të vjellës, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të të pirës. Toleranca, nevoja për të pirë sasira gjithnjë e më të mëdha alkooli për të ardhur në “qejf”. A është alkoolizmi një sëmundje? Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolist do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore .Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Mundesia për t‘u bërë alkoolist varet si nga gjenet ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit.
  • 7. A trashëgohet alkoolizmi? Në fakt studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia e gjeneve të një personi e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor. Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmeria e alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin mundesine e alkoolizmit. Por mos harroni së mundesia nuk është një fat. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht fëmija e një alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa njerëz bëhen alkoolistë edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të alkoolit. Por duke e ditur se ju jeni nën rrezik, është një gjë e mire që ju ndihmon për të mbrojtur veten që mos bëhemi alkoolist. A mund të kurohet alkoolizmi? Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një kohë të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë kjo ai duhet të shmangë pijet alkoolike.
  • 8. A mund të trajtohet alkoolizmi? Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim shumë alkooliste ndalojnë të piren dhe fillojnë ndërtimin e një jetë të re. Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin? Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. “Valium” dhe “Librium” përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët, për ta ndihmuar atë që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente nuk mund të përdoren pas kalimit të ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë shpejt me to. Medikamente të tjera përdoren që t‘i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë esëll. Një medikament që përdoret për këtë qëllim është “ReVia”. Kur kombinohet me këshillime të mjekut ai mund të ndihmoje në pakësimin e dëshirës së madhe për të pirë alkool ose mund ta pengojë një person që t’i kthehet përsëri të pirës së fortë. Një tjetër medikament është Antabuse që bën një dekurajim të të pirës, pasi e bën tjetrin të ndihet keq kur pi alkool. Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shërojë këdo dhe kurdo. Zhvillimi i medikamenteve të tilla po përbën një nga prioritetet bazë të atyre që merren me alkoolizmin.
  • 9. A funksionon trajtimi i alkoolizmit? Për shumë njerëz ai funksionon. Megjithatë si për shumë sëmundje kronike ai jep rezultate të ndryshme në vartësi të njeriut. Disa ndalojnë të pirën dhe qëndrojnë esëll. Disa kanë periudha të gjata të të qenurit esëll ne momente pirjeje. Ndërsa të tjerë nuk ndalojnë dot fare. Megjithatë një gjë është e qartë. Sa më gjatë një person qëndron pa pirë aq më tepër mundësi ka që ai të mos bjerë pre e ripirjes. A duhet të jesh alkoolist që të kesh probleme me alkoolin? Jo. Alkoolizmi është vetëm një lloj i problemeve të alkoolit. Edhe abuzimi me alkool mund të jetë po aq i dëmshëm. Një person mund të abuzojë me alkoolin, pra ai mund të pijë shumë shpesh dhe të mos krijojë vartësi nga alkooli. Disa nga problemet që mund të sjellë ky abuzim janë mospërmbushja e punëve, shkollës ose përgjegjësive familjare, ndalimi nga policia duke i dhënë makinës i dehur, përplasjet me makinë dhe gjendje shëndetësore që lidhen me të pirën. Ndonjëherë edhe e pira në aktivitete sociale apo e pira e moderuar mund të jetë e dëmshme për shembull kur je shtatzanë ose kur nuk je mirë me shëndet.
  • 10. A ka grupe specifike njerëzish më tepër mundësi të kenë probleme me alkoolin? Abuzimi me alkool dhe alkoolizmi nuk duan t’ia dijnë për gjininë, racën apo kombin. Megjithatë përgjithësisht ka më tepër gra sesa burra që varen nga alkooli ose kanë probleme me alkoolin. Problemet me alkoolin janë më të mëdha në moshën 18-29 vjeç dhe më të pakta në moshën mbi 65 vjeç. Gjithashtu dihet se njerëzit që e fillojnë alkoolin në mosha të hershme si 14 vjeç e më pak, kanë shumë mundësi që të kenë probleme me alkoolin gjatë jetës së tyre, sesa ata që e fillojnë më vonë. A mundet që një person me probleme të alkoolit ta reduktojë pirjen? Varet. Nëse ai person është diagnostikuar si një alkoolist përgjigja është “jo” . Alkoolistet që tentojnë ta ulin dozën rrallë arrijnë sukses. Kursi më i mirë i shërimit është abstenimi ndaj alkoolit. Ndërsa njerëz të cilët nuk janë alkoolistë, por që kanë pasur probleme që lidhen me alkoolin mund t‘a reduktojë dozën e alkoolit. Nëse nuk e bëjnë dot këtë, atëherë ata duhet ta ndërpresin atë fare. Cili është niveli i sigurte i të pirës? Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit,shkakton pak ose aspak probleme.
  • 12. Por disa njerëz nuk duhet të pinë fare si: •Gratë shatëzana ose ato që planifikojnë një shtatzani •Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që kërkojnë vëmendje të madhe (me makineri me shpejtësi të mëdha) •Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë •Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të pirët •Alkoolistët në kurë e sipër •Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç
  • 13. Shifrat e alkoolpirjes Rezultatet e një studimi pilot të kryer mbi konsumin e alkoolit në popullatën e Tiranës dhe qëndrimet ndaj alkoolit u pa se është shqetësues fakti që 2.0 për qind e personave konsumonin në nivele abuzive. Pra 22 për qind përdorin alkoolin mbi moshën 15 vjeç, e thënë ndryshe 1 ndër 4 ose 5 shqiptarë përdorin alkool mbi normat e lejuara. Nga studimi rezultoi: “Pjesa që nuk pi fare alkool dhe pjesa e popullatës që përdor alkool në norma të lejuara përbën 78 për qind. Rreth 20 për qind e popullatës përdor mbi normat e lejuara dhe që janë objekt i zbulimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme nga punonjësit e shëndetit dhe trajtohen me këshilla të thjeshta dhe të shkurtra nga mjekët e familjes. Ndërsa 2 për qind janë përdorues të rëndë (të alklkoolizuar) objekt i trajtimit të specializuar, mjek, psikolog, punonjës social, edukues. Njohja e detyruar e dëmtimeve nga alkooli, këshillimet e shkurtra nga mjekët ambulatore e aftësimi i tyre për të ulur rreziqet e alkoolit dhe zhvillimi i mëtejshëm i veprimeve praktike përkatëse janë 4 objektiva me rëndësi të kulturës shëndetësore dhe të veprimtarisë së mjekësisë parandaluese. Gjatë hartimit të programeve duhet pasur parasysh dhe përvoja specifike e grumbulluar në praktikën e përditshme mjekësore. Pacientët alkoolikë paraqesin një shumëllojshmëri faktorësh që ndërhyjnë duke nxitur përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të alkoolizmit.
  • 14. Alarmi tek të rinjtë Fatkeqësisht alkooli është kërcënim real për një të ri, ul aftësinë e të mësuarit, pengon zhvillimin emocional dhe mendor, redukton aftësinë për të arritur qëllimet e njeriut në jetë, rrit rrezikun për abuzimin me drogë, pirja në adoleshencë mund të ketë pasoja serioze të lidhura me: “Aksidentet, ekspozim të rrezikshëm ndaj aktiviteteve kriminale dhe abuzimit, shkelje të ligjit dhe konflikt me prindërit, seks i pasigurt të (HIV, shtatzani aksidentale, përdhunime), konflikte, luftime ,humbje te miqve. Qindra të rinj shqiptarë abuzojnë në alkoolpirjen duke shkaktuar dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral. Konsumi i lartë i pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia nga ana e prindërve dhe mësuesve, të cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre prej alkoolpirjes. Më tej nga një sondazh i bërë në Tirane 15 për qind e përdoruesve të automjeteve janë përdorues të rregullt të alkoolit dhe 19 për qind janë përdorues të rastësishëm.Sidoqoftë alkooli mund të sjell: “Çlirim të përkohshëm në një situatë të stresuar, vizione të këndshme dhe njëkohësisht të rrezikshme, ul vetëkontrollin dhe ndikon në një periudhë reagimi, sjell eufori dhe ulje të reflekseve gjatë përdorimit të automjeteve”.
  • 15. Alkooli i dënon më tepër gratë sesa burrat Po alkooli vepron ndryshe edhe tek femrat. Madje shëndeti i këtyre të fundit është shumë herë më i rrezikuar. Gratë dëmtohen më lehtë se burrat pas pirjes të së njëjtës sasi të alkoolit. Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet më tepër. Po ashtu mendohet së gratë kanë një shtresë të brendshme që vesh stomakun, më të hollë dhe me sasi më të vogël të enzimës “detoksifikuese alcohol dehydrogenase”. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi më e vogël alkooli. Përveç kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon më tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon shumë me shpejt tek gratë sesa tek burrat. Në çdo rast “jo” alkool gjatë shtatzanisë E pira gjatë shtatzanisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë një numër efektesh tek fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesa mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën. Dihet që këto probleme mund të parandalohen nëse nuk pihet alkool gjatë barrës.
  • 16. Alkooli duhet ndërprerë kur jeni duke marrë mjekim Mundësisht. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje. Efektet e alkoolit rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qendror si ato që merren për gjumë, antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit dhe disa medikamente kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm me alkoolin. Nëse ju jeni duke marrë medikamente, do të bënit mirë të pyesnit mjekun nëse mund të pinit apo jo alkool gjatë asaj kohe. A është alkooli i mirë për zemrën? Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më pak gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë fare alkool ose ata që pinë më tepër se kaq. Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteriet e zemrës. Nëse ju nuk jeni pirës është më mirë që të mos e filloni atë për këtë arsye. Ju mund të mbroheni nga sëmundjet e zemrës përmes metodave të tjera si ushtrimeve, dietës. Në fakt pirja e forte rrit rrezikun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale dhe tension të lartë si dhe cirrozë të heparit.
  • 17. Fushata sensibilizuese kunder alkoolit. Me e mira e mundshme eshte te dime se si te organizohemi duke u ndergjegjesuar dhe duke dalur te gjithe se bashku,me postera ne duar dhe fletepalosje te cilat u shperndahen kalimtareve. Ne postera duhet te paraqitet tema kryesore me shkronja kapitale qe njerezit te jene te afte te lexojne ate se çfare shkruhet dhe te dine se per çfare behet kjo fushate. Aty mund te paraqitet edhe nje tog fjalesh te cilat flasin per luften kunder alkoolit, gjithashtu aty mund te shtohen edhe foto. Por mund te kete postera te cilet permbajne vetem me foto.
  • 18. Si te krijojme nje poster? STOPALKOOLIT ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… ………………………………………… Foto Foto Tema me shkronja kapitale Nje permbledhje e shkurter e asaj qe duam te pasqyrojme.
  • 19. Si te krijojme nje fletepalosje? STOPALKOOLIT …. ……. ………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… ……………………………………………………… Tema Foto Mesazh I shkurter Kopertina Permbledhja Faqja e dyte Foto