Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
1. Mënyra më e mirë e parashikimit të ardhmërisë është që atë ta krijojmë vetë.
2. Shkolla - komunitetiShkolla - komuniteti
Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës
Përgatiti: Alush Kryeziu, Rrezor, Kosovë
Mësimdhënës dhe trajner i certifikuar
për programin “Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim”
organizuar nga KEC 2006
3. 1. Pse nuk pati ndodhur partneriteti?
Shkaku se shkolla pat qenë e karakterit ideologjik. Kurrë nuk u krijuan
vlera të vërteta bashkëpunimi, sepse interesat nuk ishin të përbashkëta.
2. Pse nuk po ndodh partneriteti?
Ne jemi shoqëri në transicion. Lufta për të ndryshuar vetveten është më e
vështira. Rezistuesit u çmprehin tehun nismave për ndryshime pozitive.
Institucionet nuk stimulojnë në masë të dëshirueshme dhe shpesh ndodh që
nismat t’i pengojnë. Shkolla është e përjashtuar nga bashkëvendimmarrja.
Partneriteti nuk është në nivelin e dëshirueshëm....
3. A ka për të ndodhur partneriteti?
Është krejt e kuptueshme se partneriteti i vërtetë ka për të ndodhur.
Shkollat që do të kenë qartësim teorik (të përfshira në trajnime bashkë me prindër
e tjerë), do të funksionalizojnë partneritetin e vërtetë dhe do të transformohen
shumë më shpejt nga një shkollë tradicionale në një shkollë efektive.
Nuk mjafton vetëm elementet që e përbëjnë shkollën t’i dinë pikat e forta e të dobëta...
4. Pse i duhet partneriteti shkollës sonë ?
Shkolla në Kosovë e në veçanti në zonat rurale,
për fat të keq është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet,
rezultatet apo autputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë.
Shkolla si një sistem që është krijuar nga shoqëria, për interesa të vet
shoqërisë për shumë shkaqe e për pasojë është larg shkollës që ne synojmë –
-shkollës cilësore.
Çfarë duhet bërë? – Gandi arriti sukses duke ndikuar në 200 milionë
njerëz që të bashkohen dhe të nisen së bashku, si një mendje.
Bashkëpunimi i shkollës me partnerë të jashtëm e të brendshëm është i
mundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendje duke
ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe sfidave aq të shumta të shekullit XXI.
Partneriteti me fytyrë njerëzore me prindër, komunitetin, DKA-të, ZRA-të,
MASHT-in, OJQ-të deri te partneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që
duhet të këtë sukses dhe kujdes të veçantë.
Një vend është i mirë, kur ka shkolla të mira.
Shkolla që krijon të ashtuquajturin ,,Rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranon
dhe dërgon energji zhvillimore në shumë fusha e sidomos në zhvillimin e
të gjithë nxënësve deri në kufijtë e tyre të skajshëm është shkollë cilësore.
5. Njeriu ka mundësi të shumta që të shkaktojë ndryshime të dëshirueshme.
Forca e padukshme e mendjes së njeriut është e përmasave gjigante.....
Shkolla duhet ta këtë të qartë se pa bashkëpunim me komunitetin, nuk do të arrijë
kurrë të jetë shkollë efektive dhe nuk do të jetë në gjendje të përballet
kurrë me sfidat e këtij shekulli, po aq përgjegjësi ka edhe komuniteti
sepse po nuk bashkëpunoi me shkollën nuk do të arrijë kurrë të jetë shoqëri e
zhvilluar as e integruar në shoqëritë e zhvilluara.
E tashmja është tepër e rëndësishme...
6. Tre faktorë të rëndësishëm...Tre faktorë të rëndësishëm...
Shkolla cilësore
Të veçantat
E përbashkëta
7. Shkolla – komuniteti
Ndikimet e ndërsjella të këtyre dy sistemeve
Shkolla duhet të jetë e hapur ndaj mjedisit, punën e vet ta bëjë publike.
Nga rrethi vicioz mund të dilet vetëm me planifikim bashkëkohor të ndryshimeve
e sidomos në fuqizimin e partneritetit shkollë-komunitet. Partneriteti me fytyrë
njerëzore është shumë i rëndësishëm andaj hapin e parë duhet ta bëjë shkolla.
Nismat mund edhe të pengohen (legjislacioni, rezistuesit etj..), por shkolla nuk
guxon të dekurajohet. Funksionalizimi i fuqisë së bashkëpunimit, inkurajon
elementet përbërëse të shkollës dhe të komunitetit që të formojnë shkathtësi për
të nxënë gjatë gjithë jetës.
Mbyllja e shkollës ndaj komunitetit zvogëlon në masë të madhe efiksitetin e shkollës.
Mosefikasiteti riciklon jo rezultate në të gjitha shkallët e shkollimit.
9. Shkolla - komunitetiShkolla - komuniteti
Sistemet dhe nënsistemet nëSistemet dhe nënsistemet në
trupin e njeriut funksionojnëtrupin e njeriut funksionojnë
dhe kanë harmoni,vetëmdhe kanë harmoni,vetëm
pse bashkëveprojnë.....zinxhiripse bashkëveprojnë.....zinxhiri
i jetës ka partneritet të sinqertë !!!i jetës ka partneritet të sinqertë !!!
10. Shkolla - komunitetiShkolla - komuniteti
Shkolla dhe komuniteti – dy sisteme të ndërlidhura
Në fjalorin pedagogjik sot përdoren nocionet:
komunitet, partneritet, aleancë, konsorcium, fuqizim, trajnim,
inkluzion – gjithpërfshirje; sistem, nënsistem, suprasistem,
,,kuti e zezë’’, ,,kuti e bardhë’’, informacion, entropi,
redundancë etj..Këto nocione janë futur bashkë me komunitetin
ndërkombëtar në Kosovë, në një anë, si dhe nga ndërthurjet e
ndërlidhjet kulturore dhe gjuhësore si rezultat i studimeve
shkencore, avancimeve teknike e teknologjike,
të procesit të globalizimit dhe të kohës postmoderne. Ndikim
të madh ka pasur edhe zbatimi i dijeve të teorisë së
sistemeve dhe të kibernetikës.
11. SShkolla - komunitetihkolla - komuniteti
• Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat
e vetë shoqërisë. Shkollën e përbëjnë elemente, pa të cilat nuk
do të ishte shkollë. Këta elemente janë: nxënësit, mësimdhënësit,
udhëheqësit e shkollës, punëtorët administrativ, shërbimi i
konsulencës (psikolog, pedagog, mjek, punëtorët social,
bibliotekarët etj.), punëtorët ndihmës, rojtarët etj..
• Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prindërve, e nxënësve,
e institucioneve e asociacioneve të ndryshme arsimore, kulturore,
shkencore, shëndetësore.
• Këto dy sisteme nuk mund të jenë të ndara dhe shpesh njihen si;
bashkëpunim, partneritet, aleanca, konsorciume, etj..
Mbyllja e shkollës ndaj komunitetit ka për pasojë zvogëlimin e
efekteve të shkollës
13. Fuqizimi i partneritetit shkollë -Fuqizimi i partneritetit shkollë -
komunitetkomunitet
Bashkëpunimi i shkollës me komunitetin ka rezultate të shumta
në arsim, si: rritet efektshëria e shkollës, rritet cilësia në mësimdhënie,
qeverisje funksionale, rezultate të larta në nxënie, aftësimi i njerëzve
për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e jetësor...
Inkurajohen vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos
për nxënie gjatë gjithë jetës.
Në të kaluarën shkolla shndërrohej në një instrument të
oligarkisë partiake dhe politike.
(Sot, ndodh të ngjajë diskriminimi institucional ndaj shkollës....
Diskriminimi institucional është më i përhapur se racizmi......)
14. Teoria e Përgjithshme e
Sistemeve
Bashkësi e dijeve shkencore të
sistemeve
Bashkësi e veprimeve përmes
të cilave fitohen dijet
15. Partneriteti shkollë – komunitet nga këndi iPartneriteti shkollë – komunitet nga këndi i
Teorisë së Përgjithshme të Sistemeve (TPS)Teorisë së Përgjithshme të Sistemeve (TPS)
dhe Kibernetikësdhe Kibernetikës
8.2.1. Shkolla dhe komuniteti nga këndi i Teorisë
së Përgjithshme të Sistemeve
Teori e sistemeve ( system teory – ang.) është bashkësi e dijeve
shkencore mbi sistemet dhe bashkësi e veprimeve përmes të
cilave fitohen dijet. Kjo teori shpeshherë (jo gjithnjë) konsiderohet
fushë e kibernetikës.
Shkolla përbëhet nga një sistem i ndërlikuar me raporte ndërvarësie.
Shkolla ashtu si vetë njeriu është një sistem shumë kompleks
dhe asnjëherë plotësisht i njohur.
16. Kur dëshirojmë të shpjegojmë karakteristika të ultrastabilitetit
si shembull merret njeriu, sepse ai përbëhet nga nënsistemet
relativisht të pavarura: p.sh. sistemi nervor, sistemi respirator,
sistemi kardiovaskular, etj.
Fytyra e Janusit
Sistemet e këtilla që përbëhen nga sisteme
ultrastabile quhen sisteme polistabile
Shkolla është sistemi më i rëndësishëm...
17. Shkolla e mbyllur
Mungon efikasiteti
Shkolla e hapur
është efektive
Partneriteti shkollë - komunitetPartneriteti shkollë - komunitet
Shkolla sot do të duhej
të shndërrohej në
organizatë të të
nxënit ku do të
prodhojë qytetar
që kanë përkushtim
para sfidave të
divirsitetit të madh
shoqëror të
kohës postmoderne. –
- M.Fullan
18. ,,Rrjeti i merimangës’’
Me sisteme ultrastabile shkolla duhet të krijojë lidhje dykahëshe,
për t’u zhvilluar vetë dhe për t’i zhvilluar të tjerët.
Pra shkolla krijon të ashtuquajturin ,,Rrjet i merimangës’’
• Pranon dhe dërgon energji zhvillimore
• Informacione
• Vlerësimi ( input e output)
• Zbatimi i strategjive
• Analiza sistemore ( modelimi e simulimi )
• Bashkëveprimi ( edhe mjedisi i jashtëm)
• Informacioni kthyes (feed back ) etj..
19. Shkolla si sistem kibernetikShkolla si sistem kibernetik
Shkolla transformatore
( vendi ku bëhet procedimi
i informacioneve)
Hyrje (nxënësi)
Dalje
( provimi i dhënë)
Mësimdhënia varet nga shumë inpute
( aftësia, metodologjia, profesionalizmi, pagat, etj.)
21. Krahasuar me shkollën, sistemi
shoqëror është suprasistem
Nga suprasistemi, nënsistemi jo vetëm merr energjinë (inputet),
por nënsistemi në partneritet me suprasistemin ndikon edhe në
zhvillimin e tij ( nëpërmjet inputit: duke përgatitur njerëz të aftë
zhvillon ekonominë, kulturën, arsimin, shëndetësinë etj).
Me këtë rast outputi i shkollës shndërrohet në input të suprasistemit
...Rekomandimet, për mënyrën se si duhet bërë ndryshimet,
pa kaluar në aksion, ajo duhet është fjalë në erë... - M. Fullan
22. Ivestimi në dituri sjell kamatat më tëIvestimi në dituri sjell kamatat më të
mira – Benjamin Franklinmira – Benjamin Franklin
Shkolla varet shumë nga inputi e sidomos në
inputin mësimdhënës. Investimi në inputin mësimdhënës
sjell dhe krijon aftësi të reja te mësimdhënësit.
Që të arrihen rezultate të mira në arsim nuk ka dyshim se
do të duhej që të ndryshojnë pikëpamjet e tyre politikbërësit.
Vetëm duke ndryshuar qasjen ndaj arsimit, suprasistemi nesër
do të jetë më mirë. Krizat sociale ekonomike etj. do të zvogëlohen
dhe në anën tjetër do t’i afroheshim realisht shkollave
të përmasave evropiane.
23. Karakteristikat e sistemeve kibernetike
Karakteristika më të njohura të sistemeve kibernetike janë:
• Sistemet e hapura
• Entropia pozitive – manifestohet me shkatërrimin
e organizimit dhe me paraqitjen e çorganizimit. Entropia negative
manifestohet në marrjen e një sasie më të madhe
të energjisë nga mileu
• Zinxhiri i ngjarjeve, seria e fazave kalimtare
• Mirëmbajtja e sistemit ( memorimi, arkivimi, shfrytëzimi etj. ).
• Inputet e outputet ( proceset e transformimit ).
• Redundanca ( përfshirja e më shumë shenjave sesa nevojiten
për pranimin e informacionit ).
24. Karakteristika themelore të informacionit janë:
• sjell diçka të re që nuk e kemi ditur
• shton vëllimin e dijeve tona
• flet dhe tregon për atë që ne nuk e kemi paraparë
• ndikon në sjelljen tonë
• ndihmon në marrjen e vendimeve
• zvogëlon pasigurinë tonë
Informacioni paraqet kundërshtinë e entropisë, sepse
kjo eliminon pasigurinë dhe çorganizimin. P.sh., një nxënës
ka shumë probleme në familje – mësimdhënësi ka
informacion do të zvogëlojë entropinë dhe çorganizimin
(Njësia për matjen e informacionit quhet BIT).
25. Sistemi kibernetik i shkollës ka:Sistemi kibernetik i shkollës ka:
Hyrjet – inputet, proceset dhe veprimet transformuese
dhe daljet, rezultatet, si dhe procesin e drejtimit nëpërmjet
lidhjes reversibile dhe të informacionit kthyes.
Nga skema e prezantuar e modelit kibernetik të shkollës mund të
përfundohet se shkolla energjinë dhe forcën e merr nga mjedisi:
nxënësit, pagat, mësimdhënësit, përgatitja universitare dhe
cilësia e saj, tekstet nga editorët e ndryshëm,
programet nga institucionet drejtuese dhe profesionale etj.
Përfundimisht duhet kuptuar se lidhjet ndërmjet sistemit shkollor dhe komunitetit
janë të domosdoshme.
26. Mbyllja e shkollës ndaj mileut të
vet, rrethi vicioz
• S’ka informacione
• pak merr energji
• nuk ka përkrahje dhe stimulim
• ka pak kredibilitet
• s’ka rezultate të dëshiruara
• rritet shkalla e çorganizimit – entropisë....
27. Partneriteti shkollë - komunitet
Bota e jashtme –
-Komuniteti
Suprasistemi
Shkolla – subsistemi
i sistemit
28. Studimet për bashkëpuniminStudimet për bashkëpunimin
shkollë - komunitetshkollë - komunitet
Në Kosovë nuk mund të bëhen asnjëherë ndryshime të suksesshme
nëse nuk bëhen avancime në krijimin e një partneriteti a
bashkëpunimi shumëprofesional të shkollës me mjedisin e gjerë.
Në studime thuhet së shkolla duhet të bashkëpunojë me mjedisin
sepse: ,,...idetë burojnë atje, politika dhe partnerët janë atje
dhe në fund të fundit, të gjithë në jemi atje ‘’. Thënë ndryshe,
shkolla pa bashkëpunim me mjedisin nuk mund të funksionojë,
sepse burimi i saj i vërtetë është atje në mileun.
Tekefundit, ajo është produkt i mjedisit. Ekspertet thonë se shkolla
nuk bën assesi ,,...as t’i injorojnë e as të përpiqen t’i dominojnë
mjediset e tyre’’. Shkolla mund të jetë e suksesshme
vetëm me një ndërveprim të suksesshëm.
29. Idetë janë atje...Idetë janë atje...
Shkolla të ngecura zakonisht janë ato
që nuk i përpunojnë idetë që vijnë nga jashtë.
Shkollat në lëvizje nuk pushojnë kurrë së
mësuari se si të japin mësim. Ajo është pjesë
e kërkimit të përbashkët të përmirësimit
të vazhdueshëm
Kërkimi i ndihmës është një shenjë inteligjence e jo dobësie
30. Çfarë tregojnë studimet e rastit të
bëra në KEC ?
Tregojnë se shumica e shkollave (pjesa dërmuese – HH)
nuk i kërkojnë dhe nuk i pranojnë idetë që vijnë nga jashtë.
Mësuesit nuk duhet të pushojnë kurrë së mësuari se si të japin mësim,
prandaj kërkimi i ideve brenda dhe jashtë shkollës është shumë i nevojshëm.
Partneriteti është çelës për të arritur përmasat e shkollës cilësore.
31. Dallimet midis shkollave cilësore dhe jocilësoreDallimet midis shkollave cilësore dhe jocilësore
Glickman dhe të tjerë kanë hetuar katër dallime:
• Prirja për të qenë gjithëpërfshirës dhe për të angazhuar
të gjithë trupin pedagogjik.
• Aftësia për të punuar me zonën shkollore (ose për ta shmangur atë)
kur merren vendime në shkollë.
• Përdorimi i kohës për planifikim, zhvillim dhe rishikim, për të bërë
vlerësimin e një pune të rëndësishme.
• Aftësia për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje
(nga të tjerët, kërkimi i ndihmës nga njëri – tjetri, vizita te të tjerët,
ftesa për të tjerët që vijnë për vizitë).
32. Dalja ,,jashtë kuadrit’’
Kontaktet profesionale jashtë shkollës –nxisin
punën, japin energji të reja ...(trajnimet)...
Dalja ,,jashtë kuadrit’’, përtej traditave të zakonshme,
është një burim i mrekullueshëm i të nxënit dhe i
përmirësimit’’.
Po ashtu bashkëpunimi i shkollës me familjen ndikon reciprokisht që
edhe familja të ndryshojë, të krijojë bindje të reja për shkollën dhe të merr
atë pjesën e bashkëpërgjegjësisë me ç’ rast krijohet ndjenja e kënaqësisë etj..
34. Rrathët koncentrik të
bashkëpunimit
• Rrethi i parë koncentrik – Shkolla rrethi më i madh qëRrethi i parë koncentrik – Shkolla rrethi më i madh që
bashkëpunon ngushtë me familjen (prindërit), me bashkësinëbashkëpunon ngushtë me familjen (prindërit), me bashkësinë
a vendin prej të cilit përfshihen nxënësita vendin prej të cilit përfshihen nxënësit
në shkollë (si institucione lokale).në shkollë (si institucione lokale).
• në rrethin e dytë – krijohet partneriteti menë rrethin e dytë – krijohet partneriteti me
institucionet drejtuese të komunës.institucionet drejtuese të komunës.
• Në rrethin e tretë koncentrik – partneriteti me rajoninNë rrethin e tretë koncentrik – partneriteti me rajonin
( ZRA, QD, Institucionet e Arsimit të Lartë )( ZRA, QD, Institucionet e Arsimit të Lartë )
• Në rrethin e katërt – Partneriteti në nivel qendrorNë rrethin e katërt – Partneriteti në nivel qendror
( MASHT). Në rrethin e katërt po ashtu( MASHT). Në rrethin e katërt po ashtu
programohet bashkëpunimi ndërkombëtar.programohet bashkëpunimi ndërkombëtar.
35. Mjedisi i jashtëm nuk është edhe aqMjedisi i jashtëm nuk është edhe aq
miqësor...miqësor...
Ne nuk guxojmë të presim që ,, e jashtmja ‘’ të vetorganizohet
e të përgatitet për të na i plotësuar nevojat tona.
Për këtë arsye shkolla duhet të marrë hapin e parë.
Ajo duhet t’i gjejë partnerët e mundshëm.
Ajo duhet t’i nxitë partnerët që të bashkëpunojnë me shkollën.
Ajo motivon partnerët, energjia e të cilëve ndihmon
rriten e shkollës etj.
Ndonjëherë siç thotë Rozenholtz, shkolla duhet të jetë
në gjendje të frenojë a të topitë ndikimin e faktorëve të jashtëm,
të cilët mund të kenë efekt negativ për shkollën.
Mjedisi politik është një arenë....shkolla duhet të jetë e përfshirë
në ndryshime. Ndryshimet nga lartë – poshtë janë të imponuara...
36. Nevoja për partneritet dhe partnerët e mundshëmNevoja për partneritet dhe partnerët e mundshëm
Bashkëpunimi – partneriteti i përbashkët
krijon bashkëpronësinë dhe bashkëpërgjegjësinë.
Shkollat e ndara të mbyllura nuk mund të jenë qendër e
ndryshimeve, sepse ato nuk posedojnë as forcën, as energjinë,
as kredibilitetin, as autoritetin, as forcën e as përkrahjen e
mjedisit të jashtëm, prandaj nuk janë shkolla ,, lëvizëse’’,
,, propullzive’’, ,,efektive’’. ,,cilësore’’.
Për të qenë shkolla efektive duhet t’i identifikojë partnerët në
rrafshe dhe në nivele të ndryshme duke filluar nga vendi, komuna ,
shteti dhe deri te partnerët ndërkombëtarë.
Partneriteti është i mundshëm nëse kuptohet vlera e arsimit
si vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve.
37. Problemet, me të drejtë thotë Fullan,
janë miqtë tanë
,, Individët ose organizatat që janë më të suksesshme
nuk është se hasin në më pak probleme, më pak situata
stresuese dhe kanë më shumë fat, ata thjesht i trajtojnë
këta faktorë ndryshe. Ata faktikisht përballen, madje edhe
rriten, prej të njëjtës vështirësi objektive që do të
shkatërronte të tjerët, që kanë mundësi dhe
kapacitete të tjera.’’
38. Prindërit si partnerëPrindërit si partnerë
Në të gjitha studimet është vërtetuar se angazhimi i prindërve
në shkollë kontribuon në cilësinë dhe në efikasitetin, sepse me
këtë angazhim shkolla nuk vepron sipas metodës
Black BOX – kutisë së zezë, por sipas kutisë së
bardhë – White Box (Talizina).
Bashkëpunimi i pamjaftueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve
ka pasoja mjaft serioze në arritjen e rezultateve
në të nxënit dhe në mësimdhënie.
Shkollat efikase dhe joefikase dallojnë edhe në bashkëpunimin
efikas ose joefikas me prindër.
39. Llojet e bashkëpunimit me prindër – sipas
Hiltonit
1. Punë këshilluese me prindër
2. Komunikimi
3. Puna vullnetare
4. Të nxënit në shtëpi
5. Angazhimi i prindërve në vendimmarrje
6. Bashkëpunimi me bashkësinë e gjerë
40. Partneriteti ndërmjet shkollës dhe mjedisit të gjerëPartneriteti ndërmjet shkollës dhe mjedisit të gjerë
Krijimi i rrjetës së merimangës nëpër fijet e së cilës kalojnëKrijimi i rrjetës së merimangës nëpër fijet e së cilës kalojnë
mesazhet dhe porositë dykaheshe të dobishme, si për shkollën,mesazhet dhe porositë dykaheshe të dobishme, si për shkollën,
edhe për partnerët, ashtu që nga ky qarkullim mesazheshedhe për partnerët, ashtu që nga ky qarkullim mesazhesh
nëpërmjet fijeve të merimangës së partneritetit të zhvillohet edhenëpërmjet fijeve të merimangës së partneritetit të zhvillohet edhe
shkolla edhe partnerët.shkolla edhe partnerët.
Morgan propozon shtatë çështje për partneritet të suksesshëm:Morgan propozon shtatë çështje për partneritet të suksesshëm:
- Programet e partneritetit....Programet e partneritetit....
- Bashkëpunimi me fytyrë njerëzoreBashkëpunimi me fytyrë njerëzore
- Parametrat e përcaktuara qartëParametrat e përcaktuara qartë
- Konflikti i interesave të shqyrtohet publikishtKonflikti i interesave të shqyrtohet publikisht
- Sigurimi i resurseve të duhuraSigurimi i resurseve të duhura
- Duhet të mendohet për problemet e drejtësisë dhe barazisëDuhet të mendohet për problemet e drejtësisë dhe barazisë
- Nuk duhet lejuar që bashkëpunimi të çimentojë gjendjen ekzistueseNuk duhet lejuar që bashkëpunimi të çimentojë gjendjen ekzistuese
41. Nxënësit si partnerëNxënësit si partnerë
Po të mendojmë mirë, vërejmë se të gjitha ndryshimet në arsimPo të mendojmë mirë, vërejmë se të gjitha ndryshimet në arsim
në instancën e fundit bëhen për shkak të nxënësit, për shkak qënë instancën e fundit bëhen për shkak të nxënësit, për shkak që
atij t’i mundësohet zhvillimi maksimal, deri në kufijtë eatij t’i mundësohet zhvillimi maksimal, deri në kufijtë e
skajshëm gjenetik të tij. Fare nuk ka kuptim që nxënësi të mosskajshëm gjenetik të tij. Fare nuk ka kuptim që nxënësi të mos
pyetet për ndryshimet që bëhen në arsim, sepse nxënësit janëpyetet për ndryshimet që bëhen në arsim, sepse nxënësit janë
një nga fijet shumë të rëndësishme të partneritetit shkollë - nxënësnjë nga fijet shumë të rëndësishme të partneritetit shkollë - nxënës
Në Kosovë, është konstatuar se nxënësit nuk kanë lirinë e tëNë Kosovë, është konstatuar se nxënësit nuk kanë lirinë e të
shprehurit (konstatimi nga QAK), nuk e gëzojnë të drejtënshprehurit (konstatimi nga QAK), nuk e gëzojnë të drejtën
për vendimmarrje etj., prandaj nxënësit gjithnjë e më shumëpër vendimmarrje etj., prandaj nxënësit gjithnjë e më shumë
duhet trajtuar si partnerë.duhet trajtuar si partnerë.
42. Zona – rajoni si partnerëZona – rajoni si partnerë
Në Kosovë janë krijuar shtatë zona rajonale administrative të arsimitNë Kosovë janë krijuar shtatë zona rajonale administrative të arsimit
Nëse vërtet ZRA – të janë pjesë e sistemit, ato mund të luajnë rolNëse vërtet ZRA – të janë pjesë e sistemit, ato mund të luajnë rol
të rëndësishëm në shkollën tonë për të bërë ndryshimetë rëndësishëm në shkollën tonë për të bërë ndryshime
thelbësore drejt një shkolle cilësore.thelbësore drejt një shkolle cilësore.
Partneriteti mund të realizohet për mes këtyre formave:Partneriteti mund të realizohet për mes këtyre formave:
• Aftësimi i mësimdhënësve dhe i drejtuesve të shkollaveAftësimi i mësimdhënësve dhe i drejtuesve të shkollave
• Ndihma shkollaveNdihma shkollave
• Mbështetja në planifikim strategjikMbështetja në planifikim strategjik
• Krijimi i vizionit dominues dhe orientimi në mësimdhënie e nxënieKrijimi i vizionit dominues dhe orientimi në mësimdhënie e nxënie
• Ndjekja e përparimit të efikasitetit të shkollave dhe të cilësisëNdjekja e përparimit të efikasitetit të shkollave dhe të cilësisë
së punës së shkollavesë punës së shkollave
• Krijimi i rrjeteve të bashkëpunimeve profesionale të të nxënitKrijimi i rrjeteve të bashkëpunimeve profesionale të të nxënit
43. ,,Nyja’’ – Roland Laing
Për ata që janë në pozicione autoritare ( menaxheret e mesem,Për ata që janë në pozicione autoritare ( menaxheret e mesem,
në DKA, në ZRA, në MASHT, drejtoret e shkollave ) të cilët janënë DKA, në ZRA, në MASHT, drejtoret e shkollave ) të cilët janë
Përgjegjës për drejtimin ose kujdesin për zbatimin,Përgjegjës për drejtimin ose kujdesin për zbatimin,
por nuk duan ose nuk e kuptojnë ndryshimin.por nuk duan ose nuk e kuptojnë ndryshimin.
Psikiatri Roland Laing, e kap këtë situatë që ai e quan ,,Nyja’’:Psikiatri Roland Laing, e kap këtë situatë që ai e quan ,,Nyja’’:
Ka një gjë që nuk e di.Ka një gjë që nuk e di.
Që unë duhet ta di.Që unë duhet ta di.
Unë nuk e di, çfarë është ajo që nuk e di.Unë nuk e di, çfarë është ajo që nuk e di.
Dhe prapëseprapë, duhet ta diDhe prapëseprapë, duhet ta di
Dhe më duket vetja , sikur jam i trashë.Dhe më duket vetja , sikur jam i trashë.
Kur më duket, se edhe nuk e di.Kur më duket, se edhe nuk e di.
Edhe nuk e di, atë çka nuk di.Edhe nuk e di, atë çka nuk di.
Kjo më shkatërron nervat.Kjo më shkatërron nervat.
Nuk e di, atë që duhet të bëj sikur e diNuk e di, atë që duhet të bëj sikur e di
Prandaj, unë bëj sikur i di të gjitha. (1970)Prandaj, unë bëj sikur i di të gjitha. (1970)
44. Partneriteti me institucionet ePartneriteti me institucionet e
arsimit të lartëarsimit të lartë
Ka shumë forma të avancuara të partneriteteveKa shumë forma të avancuara të partneriteteve
shkollë – institucione të arsimit të lartë.shkollë – institucione të arsimit të lartë.
Bashkëpunimi këtu ka për qëllim të verifikojë problemet dheBashkëpunimi këtu ka për qëllim të verifikojë problemet dhe
të merret me korrigjimin e tyre.të merret me korrigjimin e tyre.
II gjithë programi ka nëntë përbërës (tre mekanizma, trigjithë programi ka nëntë përbërës (tre mekanizma, tri
operacione dhe tri udhëzime)operacione dhe tri udhëzime)
Mekanizmat janë:Mekanizmat janë:
• Një grup menaxhues i shkollës ku përfshihen përfaqësuesNjë grup menaxhues i shkollës ku përfshihen përfaqësues
nga prindërit dhe personeli i shkollës (I)nga prindërit dhe personeli i shkollës (I)
• Një grup i shëndetit mendor i përbërë nga personeliNjë grup i shëndetit mendor i përbërë nga personeli
mbështetës shoqëror – psikologjik (II)mbështetës shoqëror – psikologjik (II)
• Një program për prindër për të shtuar efektshmërinëNjë program për prindër për të shtuar efektshmërinë
dhe pjesëmarrjen e prindërve (III)dhe pjesëmarrjen e prindërve (III)
45. Grupi menaxhues kryen tri operacione:
• Një plan të përgjithshëm të shkollës (IV)Një plan të përgjithshëm të shkollës (IV)
• Zhvillimin personal (V)Zhvillimin personal (V)
• Vlerësim dhe modifikim periodik (VI)Vlerësim dhe modifikim periodik (VI)
Tri parimet udhëzuese janë:Tri parimet udhëzuese janë:
• Bashkëpunim i vërtetë (nuk mund të paralizosh drejtuesinBashkëpunim i vërtetë (nuk mund të paralizosh drejtuesin
dhe drejtuesi nuk mund ta përdorë grupin si një grup - kukulldhe drejtuesi nuk mund ta përdorë grupin si një grup - kukull
për miratimin pa kushte të vendimeve të veta (VII)për miratimin pa kushte të vendimeve të veta (VII)
• Vendimmarrje me konsensus për të shmangur votimet fitoj – humbVendimmarrje me konsensus për të shmangur votimet fitoj – humb
dhe heqjen e vëmendjes nga çështjet themelore (VIII)dhe heqjen e vëmendjes nga çështjet themelore (VIII)
• Një qasje ,, askush nuk ka faj ‘’ për zgjidhjen e problemeve (IX)Një qasje ,, askush nuk ka faj ‘’ për zgjidhjen e problemeve (IX)
46. Partneriteti me qeverinë dhe organet e pushtetit
Në sistemet totalitare është menduar se shkollat janë rekrut – ushtarë të
qeverisë e jo partnerë. Në perëndim, si rezultat i Teorisë së ndryshimeve në
fushën menaxhimit të ndryshimeve, është kuptuar se ndryshimet e mëdha arrihen
me bashkëpjesëmarrjen dhe ndihmën e të gjithë punëtorëve të arsimit, andaj dhe
thuhet se mësimdhënësit janë agjentë kryesorë të ndryshimeve. Qeveritë duhet të
jenë pjesë e rrjetit të partneritetit.
Me qëllim të partneritetit qeveritë duhet:
të artikulojnë pritjet shoqërore nga shkollat
të gjejnë mënyra të drejta që shkollave t’u sigurojnë kushte për punë cilësore
të trajtojnë shkollat me një barazi të plotë dhe kushte të njëjta
të zbatojnë konsultime të gjera për novacionet dhe risitë...
të sigurojnë resurse për të ndihmuar reformën
të përkrahin përsosjen e përhershme të mësimdhënësve
të sigurojnë ndihmë të veçantë për shkollat e izoluara dhe larg qendrave urbane
47. Partnerët e tjerë në nivel vendiPartnerët e tjerë në nivel vendi
Mund të jenë: shoqatat e ndryshme që formohen me qëllim tëMund të jenë: shoqatat e ndryshme që formohen me qëllim të
mbrojtjes dhe të përparimit të mësimdhënies dhe të nxënit,mbrojtjes dhe të përparimit të mësimdhënies dhe të nxënit,
institucionet shkencore dhe profesionale, sindikatat etj.institucionet shkencore dhe profesionale, sindikatat etj.
( Qendra për arsim e Kosovës, KEDP, HENDIKOS,( Qendra për arsim e Kosovës, KEDP, HENDIKOS,
Konsalling Group, Shoqata për Mbrojtjen tëKonsalling Group, Shoqata për Mbrojtjen të
Drejtave të Fëmijëve dhe të Njeriut, Shoqata e Shkollave Cilësore,Drejtave të Fëmijëve dhe të Njeriut, Shoqata e Shkollave Cilësore,
Shoqata e Lexuesve të Kosovës, Shoqata për Mbrojtjen e ShëndetitShoqata e Lexuesve të Kosovës, Shoqata për Mbrojtjen e Shëndetit
Mental, Shoqata për Mbrojtjen e Gruas,Mental, Shoqata për Mbrojtjen e Gruas,
Shoqata e Botuesve të Kosovës etj.).Shoqata e Botuesve të Kosovës etj.).
48. Planifikimi i partneritetitPlanifikimi i partneritetit
Partneriteti ndërmjet shkollës dhe mjedisit nuk mund të jetë njëPartneriteti ndërmjet shkollës dhe mjedisit nuk mund të jetë një
punë sporadike e rastësishme.punë sporadike e rastësishme.
Ai duhet të jetë i planifikuar dhe i menduar mirë.Ai duhet të jetë i planifikuar dhe i menduar mirë.
Planifikimi i partneritetit bëhet në katër nivele:
• partneriteti në nivel paralelejepartneriteti në nivel paraleleje
• partneriteti në nivel klasepartneriteti në nivel klase
• partneriteti në nivel lënde mësimore – bashkimeve profesionalepartneriteti në nivel lënde mësimore – bashkimeve profesionale
• partneriteti në nivel shkollepartneriteti në nivel shkolle
49. Partneriteti...
Shkolla është përfshirëse, cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ec përpara.
Është naive të mendosh se shkolla mund të arrijë cakun dhe po aq naive
është të mendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria,
sa është e organizuar ajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara drejt
cakut imagjinar, sfidues, kurrë të arritshëm. Udhëtimi drejt atij caku edhe
pse është një sfidë, shkolla nuk pushon së ecuri duke kërkuar në vazhdimësi
ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm
partneriteti. Partneriteti u ofron shkollave një proces përkrahës të
vetëshqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve të
arsimit, nxënësve, të prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të
bashkësive përreth – zvogëlohen pengesat, ç’ rregullimi. Mësimdhënia dhe
mësimnxënia është aktive.
Partneriteti stimulon për ecje përpara...
50. Minimizimi i pengesave nënkupton
mobilizimin e resurseve në kuadër të
shkollës dhe të bashkësive tjera
Minimizimi i pengesave arrihet duke u bazuar në informata të ndërsjella
mes shkollave dhe partnerëve.
me partnerë ne arrijmë zhvillimin e shkollës për të gjithë.
Politikbërësit do të duhej që të strukturojnë qasje shumë më serioze që të
ndikojnë në avancimin e të gjitha aspekteve shkollore dhe të bëjnë identifikimin
dhe përmbushjen e prioriteteve për ndryshime të dëshirueshme.
51. Informacione në internet, nga Alush Kryeziu:Informacione në internet, nga Alush Kryeziu:
1.1. http://www.shkollarrezor.com/http://www.shkollarrezor.com/
2.2. https://acrobat.com/#d=INETn58-SN2jS*4wD0En9whttps://acrobat.com/#d=INETn58-SN2jS*4wD0En9w
3.3. http://sq.wikibooks.org/wiki/Shkolla_dhe_komuniteti_dy_sisteme_t%C3%AB_nd%C3%ABrvarurahttp://sq.wikibooks.org/wiki/Shkolla_dhe_komuniteti_dy_sisteme_t%C3%AB_nd%C3%ABrvarura
4. Facebook: Shkolla Rrezor4. Facebook: Shkolla Rrezor
Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programinËshtë punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC-i , Prishtinë, organizuar nga KEC-i , Prishtinë
Punimi është i bazuar në seminarin dhe librin e seminarit "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim" me pakëz ndryshime.Punimi është i bazuar në seminarin dhe librin e seminarit "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim" me pakëz ndryshime.
Libri "Qeverisja dhe udhëheqja në arsim" nga autorë: Halim Hyseni, Jonuz Salihaj, Nikoleta Mita dheLibri "Qeverisja dhe udhëheqja në arsim" nga autorë: Halim Hyseni, Jonuz Salihaj, Nikoleta Mita dhe
Dukagjin PupovciDukagjin Pupovci
52. Ju faleminderit !Ju faleminderit !
Ne të gjithë duhet të bashkëveprojmëNe të gjithë duhet të bashkëveprojmë
në rrugëtimin tonë drejt shkollësnë rrugëtimin tonë drejt shkollës
efektive, cilësore...efektive, cilësore...
,,Çfarë’’ ?
dhe
,,Pse’’ ?
,,Çfarë’’ ?
dhe
,,Pse’’ ?