Vizita studimore në skoci

490 views

Published on

Mbresa nga vizita - Skoci

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
490
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
6
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide
  • Mr. Ken Greer
    Executive Director (Education) at Fife Council
     
    Mr. Ken Greer, duke prezantuar specifikat arsimore të këtij regjioni përmendi se: Arsimi në Skoci është i organizuar në atë mënyrë që shkollat kanë një lloj decentralizimi dhe autonomi vepruese, shkollat mbështeten nga Autoriteti Lokal. Në këtë regjion ku ndodheni, i cili është i treti për nga madhësia në Skoci, me 354 600 banorë, ka 146 shkolla, 55 000 nxënës, 3900 mësimdhënës, 300 staf tjetër, 12 zyrtarë edukimi. Puna në shkolla është në përputhje me këshillat e dhëna nga Autoriteti Lokal i Arsimit. Drejtori i shkollës është përgjegjës për cilësi në shkollë dhe i njëjti jep llogari para prindërve, Këshillit Lokal dhe Ministrisë së Arsimit....
     
    Kurrikula dhe vlerësimi
     
    Ndryshimet kurrikulare kanë për qëllim që të rritin cilësinë përmes vlerësimit formativ...
    Kurrikula e exelences ose e përsosmërisë kërkon zhvillim të përhershëm të mësimdhënësve. ZHPM bëhet në nivel lokal dhe në veçanti në shkolla. Bashkëpunimi i drejtorëve mes veti pas orarit të punës takohen dhe këmbejnë përvojat e tyre. Çdo shkollë e përpilon Planin për ZHPM. Drejtori i parasheh trajnimet në planin e tij në shkollë ose edhe në ndërveprim me shkolla tjera.
  • Zonja Sarah Else, ka prezantuar mbi temën: Fife – Model i Vlerësimit
    Sfondi i strukturës së kurrikulës, vlerësimi - sfidat / metodat
    Një nga idetë kryesore në ndërtimin e Kurrikules 3 është koncepti i të drejtave të nxënësit . Kjo duhet të jetë bazë për planifikimin e detajuar në çdo fazë, ndërtimin e mbi të gjitha diturinë e arritur në fazën e mëparshme .
    Të drejtat:Çdo fëmijë dhe person i ri ka të drejtë që të përjetojë një program i cili është koherent 3-18 vjeç.Çdo fëmijë dhe person i ri ka të drejtë që të përjetojë një arsimim të gjerë të përgjithshëm.Çdo person ka të drejtë të përjetojë një fazë të lartë ku ai ose ajo mund të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e tij dhe gjithashtu të marrë kualifikime.Çdo person fëmijë dhe i ri ka të drejtë që të zhvillojë aftësitë për mësim, aftësi për jetën dhe aftësitë për punë, me një fokus të vazhdueshëm në lexim (alfabetizimit), matematikës, shëndetin dhe mirëqenien...Dokumenti njeh katër kontekste të ndryshme për të mësuar:
    Moralin dhe jetën e shkollës si një komunitet
    Lëmenjtë e kurrikulit dhe lëndët
    Mësimi ndërdisiplinor
    Mundësitë për arritje personale
    Qasjet e vlerësimit duhet të ndihmojnë nxënësit për të treguar progresin e tyre nëpër
    nivelet dhe për të mundësuar që ata të demonstrojnë arritjet e tyre
    në një sërë mënyrash të cilat janë të përshtatshme për të mësuar, në mënyrë
    që nxënësit të demonstrojnë se progresi i tyre është i sigurt...
     
  • Pyetjet që duhet të merren në konsideratë:
    Çfarë bëni ju që të përballeni me sfidat në përshtatjen e strukturave aktuale të kurrikulumit për të përmbushur të drejtat e detajuara në këtë seksion?
    Si mund të punojmë më mirë me sektorët e tjerë, agjencitë e tjera dhe partnerët që të zhvillojmë një program koherent dhe gjithëpërfshirës?
    Çfarë iniciativa keni ndërmarrë për të zhvilluar aftësitë në kurrikulum dhe çfarë pengesash duhet të tejkalohen për t’i vë në jetë dhe për t’i zgjeruar ato?
    Si mundeni që ju të zhvilloni strukturat tuaja ekzistuese për të siguruar mbështetje personale që do të ndihmojë të rinjtë të planifikojnë mësimin e tyre në mënyrën më të përshtatshme?
    Çfarë mbështetje shtesë mund të bëjmë për njerëzit e pambrojtur, të rinj, duke i përfshirë e përkujdesur për fëmijët dhe të rinjtë që kanë nevojë?
    Si mund të përfshihen partnerë të tjerë psh. në mësimdhënie – Mësim dhe Zhvillim nga Komuniteti, agjencitë vullnetare etj.. në mbështetjen e nxënësve tuaj?
    Cilat janë pasojat e planifikimit dhe ofrimit të sigurisë për të rinjtë me mundësitë dhe mbështetjen për të qëndruar në mësimin pas moshës 16 vjeç?
  • Mrs. Marjorie Kinnaird,
    Leadership Development
    Officer, Fife Council
    Standardet Profesionale janë rishikuar në dritën e ndryshimit dhe kontekstit brenda shoqërisë dhe në anën tjetër të arsimit.
    Këto komplekse, kontekstet dinamike themi se mësuesit në shekullin e 21-të duhet të jenë të informuar në mënyrë kritike me vlerat e njohurive profesionale, dhe të veprimeve që të sigurojnë ndikim pozitiv në mësimdhënie e nxënie. Kjo do t'i ndihmojë ata për të planifikuar dhe zhvilluar mësimin e tyre profesional, pikat e forta dhe nevojat e zhvillimit dhe për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të praktikës profesionale.
  • Mr. Scott Meal, ka prezantuar çështje të arsimit që lidhën me vlerësimin dhe vetëvlerësimin. Ai ka potencuar se Autoriteti Lokal është i involvuar në vlerësim. Ai ka komentuar se si shkollat përpilojnë Planin për Cilësi, ka raste kur plani nuk siguron një informacion kthyes ne si Autoritet Lokal ia kthejmë shkollës që ta përmirësojnë. Nëse plani i përmbush kriteret në këtë rast ai bëhet publik edhe për prindërit.
    Vetëvlerësimi mbështetet nga stafi menaxherial dhe partnerë tjerë.
    Nga pyetjet e përpiluara identifikohen pengesat dhe intervenohet për tejkalimin e tyre.
    Puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve është transparent, në një kornizë në klasat ku japin mësim, ata vendosin planin dhe përgatitjen me shkrim. Plani individual i mësimdhënësve po aq është një temë në vete.
    Për arritje të cilësisë në shkolla është i domosdoshëm dialogu profesional, në shkollë, qeverisje lokale dhe deri tek autoriteti qendror.
    Ka raste kur drejtori i shkollës kërkon nga Autoriteti rishikim proporcional të shkollës, kjo varët nga nevojat dhe rrethanat e krijuara brenda shkollës.
    Në Fife, ka 7 vite që funksionon sistemi online për ZHPM.
  • Mr. Stuart Booker – ka prezantuar me profesionalizëm, në dhomën e takimeve të Autoritetit Lokal, mbi temën “Të dhënat, statistikat dhe ruajtja e tyre”
    Shfrytëzimi i të dhënave për planifikim, profesionalizmi i Autoritetit Lokal dhe përpunimi i të dhënave në nivel të lartë nga Autoriteti i Arsimit Lokal. Prezantimi profesional në këtë temë ishte mbresëlënës dhe me dobi.
    Skocia të dhënat mbi arsimin i ruan në Data Bezën e Universitetit të Durhamit.
  • Mrs. Deborah Davidson – Drejtoresha e shkollës, ka bërë një përshkrim të shkurtër të shkollës që ka mbi 600 nxënës dhe përfshihen nxënësit që nga parafilloret e deri në klasën e shtatë. Në këtë shkollë përfshihen edhe nxënës me nevoja të veçanta dhe klasa të veçanta. Është shkolla që më la mbresa të pashlyera në kujtesën time. Duke vizituar këtë shkollë, akumulova një gjendje emocionale që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtu pash se njeriu për njeriun ishte njeri. Mbështetja e një kategorie të fëmijëve, pak më ndryshe sikur tjerët dhe krijimi i kushteve përfikte për integrimin e tyre në shoqëri më nxiti mendimin se kështu duhet të funksionojë shteti...
    Partneriteti në nivel të shkëlqyer dhe vullnetarë nga prindër, që ndihmojnë shkollën, më binden se vetëm sikur kjo shkollë, ndryshe jo, është shkolla cilësore e shekullit 21.
    Kjo shkollë, klasat e rregullta, klasa e parë deri klasa e shtatë, dallonin shumë, jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për cilësi nga shkollat e Republikës së Kosovës. Stafi mësimdhënës i përkushtuar për zbatimin e planit individual në përputhje me kurrikulën e përsosmërisë (exelences), që ngulmon në zbatimin e kërkesave të Autoritetit Qendror, pra të kërkesave të shtetit, kërkesa këto të parapara në kurrikulën e arsimit skocez, ambient tërheqës për nxënësit dhe përkushtim në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në planin edukativ dhe arsimor nga mësimdhënësit... Dhe duke parë ata nxënës engjëllorë, thash me vete; këta janë arkitektë, inxhinierë, pilotë, mjekë, shpikës e prodhues idesh që do ta ndryshojnë botën nesër...
  • Mr. Jim Mooney, the headteacher of Daniel's school, St Columba's High School
    Drejtori i shkollës ka paraqitur një historik të shkurtër të shkollës të cilën ai e drejton, kjo shkollë katolike është e vjetër dhe është në mesin e katër shkollave të tilla në Skoci. Drejtori potencoi se shkolla ka 920 nxënës, klasa VIII deri XIII, të moshës 12 deri 16 vjeç, por ndodh të ketë edhe të moshës deri 18 vjeç. Disa nga nxënësit nuk janë katolik. Në fillim kjo shkollë financohej nga prindërit, por më vonë Qeveria e Skocisë e financon dhe vazhdon ta financojë. Shkolla transporton nxënësit dhe ka 12 autobusë. Në Fife ka dy shkolla katolike që veçohen si shkolla religjioze por edhe publike njëkohësisht. Shkolla është gjithëpërfshirëse dhe rezultatet janë evidente. Këtë vit d.m.th, 2013/2014 kjo shkollë në klasën e XIII ka 120 nxënës.
     
    Intervistat e mësimdhënësve
     
    Secili mësimdhënës hynë në rishikimin e ZHPM. Ndihmësdrejtorët intervistohen nga drejtori, drejtori nga një panel i Autoritetit Lokal. Përgjegjësit e aktiveve bëjnë rishikimin profesional të mësimdhënësve.
     
    Vetëvlerësimi
     
    Duke vetëvlerësuar mësimdhënësit identifikojnë dobësitë dhe arritjet, pra mësimdhënësit vetëvlerësojnë se në cilat fusha ka mangësi dhe në cilat ka përparësi. Në këtë formë ata përcaktohen se ku duhet të zhvillojnë kapacitetet e tyre në planin e ZHPM.
    Çdo dy vite bëhen takime të përbashkëta të shkollave fillore dhe atyre të mesme. Në këto takime pjesëmarrës janë edhe nxënësit dhe japin opinionet e tyre, po edhe prindërit janë pjesë e takimeve të tilla. Në këto takime stafi përcaktohet për fushat e ZHPM...
     
    Dallimet në mes mësimdhënësve të rinj dhe atyre me përvojë. Mësimdhënësit e rinj vëzhgohen dy herë nga mentori dhe lëshohet raporti me shkrim se si po kalon në proces mësimdhënësi i ri. Në një kohë të caktuar takohen mësimdhënësit e rinj dhe debatojnë mbi përvojat e tyre rreth punës së tyre në shkollat ku ata japin mësim.
    Edhe nxënësit janë pjesë e ndryshimeve duke ndihmuar me përkrahjen e tyre stafin mësimdhënës, ata deklaruan se ndihmesa e tyre ka të bëj edhe me orarin e drekës, punë tjera teknike, me fjalë tjera nxënësit janë si ndërmjetësues për ecuri dhe cilësi në shkollë.
  • Në vizitën studimore morën pjesë: Igballe Cakaj – MASHT, Luljeta Belegu Demjaha – Koordinatore e BEP – USAID, Vilma Biba – Zyrtare në BEP – USAID, Refik Azemi – DKA Mitrovicë, Alush Kryeziu – Drejtor, SHFMU “Beqir Gashi” - Rrezor (Mleçan) dhe Edi Puka – Mësimdhënëse në SHF “Zekria Rexha” - Gjakovë
  • Opinion
    Vizita studimore në Skoci, e cila u organizua nga MASHT - BEP – USAID, dhe që kishte të bënte me Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve, me dallimet dhe të përbashkëtat, ishte njëra ndër ngjarjet më kulmore në gjithë karrierën time si edukator. Unë u mrekullova me zhvillimin si tërësi të këtij vendi mik, por qëllimi i vizitës ishte arsimi, sfidat dhe zhvillimi i tij…
    Mbështetja e Autoritetit Lokal të Arsimit, mikpritja dhe informacionet rreth arsimit, u kurorëzuan me vizitat që ne u bëmë dy shkollave mike. Përkushtimi dhe përformanca e mësuesve, ambienti edukativ brenda shkollave, pozitiviteti, respekti, komunikimi, bashkëpunimi, infrastruktura shkollore etj.. më kanë lënë mbresa të pashlyera.Kjo vizitë do të më motivojë, për gjithë këto pak vite që kam përpara, si arsimdashës, që unë të transmetoj vlera në zhvillimin e arsimit në shkollën ku unë punoj e më gjerë.
  • Vizita studimore në skoci

    1. 1.  Specifikat e arsimit në Skoci  Autoriteti Qendror  Autoriteti Lokal  Shkolla dhe menaxhimi  Kurrikula dhe vlerësimi Mr. Ken Greer Executive Director (Education) at Fife Council
    2. 2. Fife – Model i Vlerësimit Sfondi i strukturës së kurrikulës, vlerësimi - sfidat / metodat  Një nga idetë kryesore në ndërtimin e Kurrikules 3 është koncepti i të drejtave të nxënësit  Çdo fëmijë dhe person i ri ka të drejtë që të përjetojë një program i cili është koherent (3-18 vjeç) Mrs. Sarah Else Fife Council education officer  Çdo person fëmijë dhe i ri ka të drejtë që të zhvillojë aftësitë për mësim, aftësi për jetën dhe aftësitë për punë, me një fokus të vazhdueshëm në lexim (alfabetizimit), matematikë, shëndet dhe mirëqenie... Qasjet e vlerësimit duhet të ndihmojnë nxënësit për të treguar progresin e tyre nëpër nivelet dhe për të mundësuar që ata të demonstrojnë arritjet e tyre në një sërë mënyrash të cilat janë të përshtatshme për të mësuar, në mënyrë që nxënësit të demonstrojnë se progresi i tyre është i sigurt...
    3. 3. Pyetjet që duhet të merren në konsideratë:  Çfarë bëni ju që të përballeni me sfidat në përshtatjen e strukturave aktuale të kurrikulumit për të përmbushur të drejtat e detajuara në këtë seksion?  Si mund të punojmë më mirë me sektorët e tjerë, agjencitë e tjera dhe partnerët që të zhvillojmë një program koherent dhe gjithëpërfshirës?  Çfarë iniciativa keni ndërmarrë për të zhvilluar aftësitë në kurrikulum dhe çfarë pengesash duhet të tejkalohen për t’i vë në jetë dhe për t’i zgjeruar ato?  Si mundeni që ju të zhvilloni strukturat tuaja ekzistuese për të siguruar mbështetje personale që do të ndihmojë të rinjtë të planifikojnë mësimin e tyre në mënyrën më të përshtatshme?  Çfarë mbështetje shtesë mund të bëjmë për njerëzit e pambrojtur, të rinj, duke i përfshirë e përkujdesur për fëmijët dhe të rinjtë që kanë nevojë?  Si mund të përfshihen partnerë të tjerë psh. në mësimdhënie – Mësim dhe Zhvillim nga Komuniteti, agjencitë vullnetare etj., në mbështetjen e nxënësve tuaj?  Cilat janë pasojat e planifikimit dhe ofrimit të sigurisë për të rinjtë me mundësitë dhe mbështetjen për të qëndruar në mësimin pas moshës 16 vjeç?
    4. 4. Standardet Profesionale Standardet Profesionale janë rishikuar në dritën e ndryshimit dhe kontekstit brenda shoqërisë dhe në anën tjetër të arsimit. Këto komplekse, kontekstet dinamike themi se mësuesit në shekullin e 21-të duhet të jenë të informuar në mënyrë kritike me vlerat e njohurive profesionale, dhe të veprimeve që të sigurojnë ndikim pozitiv në mësimdhënie e nxënie. Mrs. Marjorie Kinnaird, Leadership Development Officer, Fife Council Kjo do t'i ndihmojë ata për të planifikuar dhe zhvilluar mësimin e tyre profesional, për të identifikuar pikat e forta dhe nevojat e zhvillimit dhe për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të praktikës profesionale.
    5. 5. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi Mr. Scott Meal Education Officer at Fife Council  Autoriteti Lokal është i involvuar në vlerësim  Shkollat përpilojnë Planin për Cilësi  Vetëvlerësimi mbështetet nga stafi menaxherial dhe partnerë tjerë  Puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve është transparent (plani i vendosur në një kornizë në klasë)  Drejtori i shkollës kërkon nga Autoriteti rishikim proporcional të shkollës (kjo varet nga rrethanat e krijuara brenda shkollës)  Në Fife, ka 7 vite që funksionon sistemi online për ZHPM
    6. 6. Të dhënat, statistikat dhe ruajtja e tyre Mr. Stuart Booker Statistician at Fife Education Service Shfrytëzimi i të dhënave për planifikim, profesionalizmi i Autoritetit Lokal dhe përpunimi i të dhënave në nivel të lartë nga Autoriteti i Arsimit Lokal. Prezantimi profesional në këtë temë ishte mbresëlënës dhe me dobi. Skocia të dhënat mbi arsimin i ruan në Data Bezën e Universitetit të Durhamit.
    7. 7. Mrs. Deborah Davidson Headteacher Duloch Primary School
    8. 8. Mr. Jim Mooney, the headteacher of Daniel's school, St Columba's High School
    9. 9. LOGO Faleminderit! Faleminderit! Përgatiti: Alush Kryeziu Përgatiti: Alush Kryeziu

    ×