SlideShare a Scribd company logo
E DREJTA
NDERKOMBTARE
PUBLIKE
PËRMBLEDHJE e shkurtër
Nocioni i Drejtës Ndërkombëtare – shkrimtarët e vjetër, te cilët kane shkruar ne latinisht , për
lenden tone kane përdorur termin e se drejtës romake jus gentium ( e drejta e popujve )… Ky
term ka përfaqësuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar marrëdhëniet midis te
huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idetë e përbashkëta
drejtësisë se popujve te ndryshme te perandorisë .
Termi jus-gentium është përdorur edhe për te shënuar normat juridike te cilat kane rregulluar
marrëdhëniet midis shteteve , përkatësisht ne mes popullit romak dhe popujve tjerë.
Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane përdorur termin jus-
inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d. ndërkombëtare), i cili është përhapur dhe
pranuar ne shume gjuhe.
Groci shek: XVII krahas me jus-gentium përdor dhe termin intercivitates ( e drejta midis shteteve
).. Ketë term e kane përvetësuar te gjithë autoret qe kane konsideruar se e drejta
ndërkombëtare rregullon marrëdhëniet midis shteteve.
Jeremy Benthman – me 1789 për here te pare ka përdorur termin International Law ( e drejta
ndërkombëtare ), si zëvendësim i termit Law of Nation ( e drejta e popujve ).
Përkufizimi i të Drejtës Ndërkombëtare Publike – është tërësia e rregullave dhe normave te
sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare
Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet
ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare
ne disa grupe :
Klasiket – sipas tire vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit – ndërkombëtar.. Per klasiket shteti
është subjekt ndërkombëtar, sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti .
Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojnë edhe individët si persona
ndërkombëtare… Sipas tyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare … Për
shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtare mund te krijojnë rregulla te se drejtës,
kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve .
Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë si bartës te vërtete te drejtave dhe
detyrimeve ne përgjithësi , pra dhe ne te drejtën ndërkombëtare . Westlake thotë se detyrat dhe
drejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe i përbejnë ato .
Nëse mbështetemi ne atë qe u tha me lart del se shtetet janë pa dyshim bartës të drejtave dhe
detyrimeve, mirëpo nuk janë subjekt i vetëm.. Subjekt mund te jene edhe organizatat
ndërkombëtare dhe individi – i cili çdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — për shkak
te trendit te zhvillimeve ne Drejtës Ndërkombëtare bashkëkohore.. kurse zhvillimi demokratik e
bene te mundshëm shfrytëzimin e disa te drejtave. Ne ketë ecuri kane kontribuar padyshim
reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolut te se drejtës ndërkombëtare,
njohja e individit si subjekt i te drejtës ndërkombëtare krahas me shtetin dhe pavarësisht nga
vullneti shtetërorë etj.
NDARJA E DREJTËS NDËRKOMBËTARE
E Drejta Ndërkombëtare Publike – rregullon mardh. midis subjekteve te Drejtës Ndërkombëtare, para se gjithash midis
shteteve dhe organizatat ndërkombëtare e ; kurse
E Drejta Ndërkombëtare Private - rregullon marrëdhëniet juridike private me elemente te jashtme
E Drejta Ndërkombëtare e Përgjithshme - përmban rregulla te përgjithshme juridike qe vlejnë për tere bashkësinë
Ndërkombëtare, kurse E Drejta Regjionale - i referohet një nr. te vogël shtetesh; psh (e d. ndërkombëtare ndëramerikane)
E Drejta Pozitive dhe E Drejta Natyrore
E Drejta Zakonore dhe E Drejta Kontraktuese- bazën e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme
E Drejta Detyrueshme- (jus Cogens)- përmban norma te Drejtës Ndërkombëtare, te cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë…
Këto rregulla krijohen me ligj pse me marrëveshje ndërkombëtare. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime
qe do te ishin ne kundërshtim me te. .. Ne grupin e rregullave juscogens hyjnë ndalimi gjenocidit, skllavërie, aparteidit,
diskriminimit, piraterisë, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave përfaqëson sipas Drejtës Ndërkombëtare “krim ndërkombëtar”
E Drejta e Luftës dhe E Drejta e Paqes - ndarja e këtyre vështire qe mund te ekzistoje , për shkak se shume rregulla te se
drejtës ndërkombëtare vlejnë edhe ne kohe te luftës , edhe ne kohe te paqes
Natyra Juridike – e Drejtës Ndërkombëtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjetër e deri
ne ditët e sotme, te se drejtës ndërkombëtare i mohojnë karakterin e se drejtës …. Rrethin e
mohuesve te drejtës ndërkombëtare e përbejnë një grup i filozofeve, politikologëve, juristeve,
publicistëve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe përgjithësisht mendonin se
rregullat e se Drejta Ndërkombëtare nuk kane karakterin e se drejtës pozitive , sepse shtetet janë
sovrane dhe mbi to nuk mund te ketë çfarëdo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta”
ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonjë autoritet politik ose ligjvënës dhe te cilat
imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve është gabimisht e quajture
e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te sanksioneve morale ose nga frika se
do te provokojnë armiqësi dhe te këqija te përgjithshme, nëse shkelen maksimat e pranuara dhe
respektuara përgjithësisht … Meqë drejtës ndërkombëtare i mungojnë karakteristikat e “drejtës
pozitive”, kjo është vene ne sferën e etikes ose “moralit pozitiv ndërkombëtar”… Njashtu Lorimer
pohon se “e drejta ndërkombëtare pozitive nuk ekziston ne te vërtete: e Drejtës Ndërkombëtare
Publike nuk është as e përkufizuar , as e imponuar nga ndonjë autoritet me i larte nga ai , qe subjektet
mbajnë ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane përdorur mohuesit kane qene
mungesa e organit suprem (ligjvënës), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.
Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë masa të tjera të vetëndihmës:
RETORZIONI – është masë e vetëndihmës që ndërmirret si kundërpërgjigje ose hakmarrje për
akte të një shteti, të cilat ndonëse nuk janë të paligjshme, janë të padrejta për shtetin tjetër.
REPRESALIET – janë akte të kundërligjshme që i ndërmerr një shtet si përgjigje ndaj aktit të
paligjshëm të shtetit tjetër.
RAPORTI MES TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË DREJTËS SË BRENDSHME
Teoritë që provojnë të shpjegojnë marrëdhëniet mes të drejtës së brendshme dhe të drejt[s
ndërkombëtare mund të ndahen në dy teori:
TEORIA DUALISTE
TEORIA MONISTE
BURIMET E SE DREJTËS
Klasifikimi:
Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare, parimet e përgjithshme juridike)
Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe doktrina) dhe
Rezolutat ndërkombëtare
Sipas nenit 38 te Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si burime në të drejtën
ndërkombëtare konsiderohen:
Konventat Ndërkombëtare
Zakonet Ndërkombëtare
Parimet e Përgjithshme Juridike
Vendimet e gjykatave dhe doktrina e autorëve të shquar
a).Traktatet ndërkombëtare - janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se
drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit te
subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Pra, pajtimi arrihet ne traktat nëpërmjet
shprehjes se vullnetit dhënë shprehimisht …Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek te cilat vullneti
shprehet heshtazi.
Traktatet ndërkombëtare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:
sipas lendes (politike, ekonomike)
sipas objektivave (paqes, mbrojtjes)
formës (me shkrim, me goje)
mënyrës se lidhjes (solemne, te thjeshta)
kohës sa do jene ne fuqi
hapësirës gjeografike net e cilën shtrihen etj.
Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndërkombëtare ndahen ne:
1. Traktate ligje-normave nëse, janë burim i drejtpërdrejte i se drejtës ndërkombëtare... Me to
kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vërtetohen, përkufizohen, abrogohen rregullat e
ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit përgjithshëm… Ato janë te paafatizuara
dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për palët qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tyre.
2. Traktatet, kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve qe kane për objekt rregullimin e
një çështje te caktuar mes atyre shteteve… Ato janë te kufizuara ne pikëpamje kohore dhe
konsumohen me plotësimin e obligimeve reciproke te palëve kontraktuese .
b). Zakonet Ndërkombëtare. - dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qene përbëre kryesisht nga
rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rëndësinë, si pasoje
e nxjerrjes te një numri te madh te traktateve ligje. Mirëpo zakonet ndërkombëtare kane ngele si
burim me rëndësi, sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas Gjykatës
Ndërkombëtare te Drejtësisë, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndërkombëtare si një dëshmi e
një praktike te përgjithshme e cila është pranuar si e drejte.
Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë:
Praktika e përgjithshme e shteteve
Vetëdija e subjekteve qe duke vepruar ne një mënyre te caktuar, veprojnë ne pajtim me
rregullat zakonore.
Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë : PRECEDENTET ( përsëritja e shpeshtë) OPINIO JURIS SIVE
NECESSITATIS (vetëdija mbi detyrimin për t’u sjelle ne një mënyre te caktuar).
c). Parimet e përgjithshme juridike te pranuara nga kombet e qytetëruara - paraqesin rregullat
qe janë zbatuar ne te drejtën e brendshme te shtetit dhe janë parime fondamentale te
drejtësisë, te pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme.
Këtu hyjnë:
Parimi mbi çështjen e gjykuar
Parimi se askush nuk mund te përfitoje nga faji i vet
Parimi i ndalimit te keqpërdorimit te se drejtës
Parimi i përgjegjësisë qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe është fituar nga pasurimi i
pabaze
Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjetërkënd
Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon te përgjithshmin)
Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjetër) etj…
Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytëzojnë parimet e
përgjithshme juridike si burim i pashtershëm.
Kodifikimi i Drejtës Ndërkombëtare – me kodifikim nënkuptojmë sistematizimin e normave
juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te përbashkëta… Disa autore
procesin e kodifikimit e kane konsideruar statik dhe pengese për zhvillimin e se Drejtës
Ndërkombëtare …Sipas tyre, e Drejta Ndërkombëtare e pakodifikuar është dinamike, sepse
shume me lehtë absorbon rregullat progresive.
Kodifikimi i përgjithshëm i tërë se Drejtës Ndërkombëtare nuk është bërë sepse është e sigurt se
te gjitha shtetet ne asnjë mënyre nuk do te merreshin vesh për te gjitha çështjet …Nga ana tjetër
janë kodifikuar pjese te veçanta te Drejtës Ndërkombëtare, si psh: E Drejta e Detit (1958), E
Drejta Diplomatike (1961), E Drejta Konsullore (1963), E Drejta Traktateve(1969).
Bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur ndonjë organ qendror për kodifikim, sepse shtetet
sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit një organi te tille. Kështu, aftësia për
kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bëjnë ketë ne konferenca ose kongrese
ndërkombëtare.
SHTETI - Autoret e se drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si: “Institucion i krijuar nga një
grup, për realizimin e disa qëllimeve, nga te cilat me te rëndësishme janë: ruajtja e se drejtës dhe
rendit brenda kufijve , ruajtja e pavarësisë se popullit ne marrëdhënie me popujt e tjerë” ose “Si
bashkësi qe ne një hapësire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk është e
nënshtruar nga asnjë organizate tjetër”.
Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) përcakton se shteti si subjekt i
se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë:
1. popullsinë e përhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverinë
4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera.
Elementet e shtetit :
Popullsia Përhershme - popullsia përfaqëson tërësi te individëve të te dy gjinive te cilët jetojnë
bashkërisht ne një bashkësi dhe janë te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht.
Territori - përfaqëson vendin ku është vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll –
ose shtrinë sovranitetin territorial .
Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavarësia) nga shume juriste theksohet si kriter
përfundimtar i shtetësisë dhe përfaqëson pushtetin supreme ose autoritetin i cili është i pavarur
nga cilido autoritet tjetër botërore..(ai nënkupton ekzistimin e vetëm një autoriteti ligjdhënës
dhe ekzekutiv)
LINDJA E SHTETEVE
E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete
paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikënisje e një gjendjeje juridike… Nuk është me
rendësi mënyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo
te brendshëm… E rëndësishme është qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vërtete.
Shteti mund te krijohet ne mënyra te ndryshme:
Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka pasur shtet, ne te cilin
transferohet popullsia.
Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e një province ose regjioni nga
shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e një shteti ne dy ose me shume shtete te
pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marrëveshje (ne mënyre
paqësore).
Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
Shtetet mund te krijohen edhe me një akt juridik:
Me ligj te brendshëm (Filipinet 1934)
Me traktat ndërkombëtar (Irlanda 1921)
Me vendim te ndonjë organizate ndërkombëtare (Izraeli 1947 , Libia 1952)
Ne ditët e sotme rendësi te jashtëzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i
Vetëvendosjes (Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se Kombet e Bashkuara kane për
qellim zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midisi kombeve, te mbështetura ne respektimin e
barazisë dhe vetëvendosjes se popujve).
ZHDUKJA E SHTETEVE
Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me
humbjen e cilitdo element (popullsisë, territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shtetëror ka qene me se shpeshti
rezultat i pushtimit te territorit dhe i nënshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nëse:
aneksimi i tij është definitiv. Shteti zhduket edhe
me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe
me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve...
Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonjë
bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka rendësi te madhe dhe shkakton pasoja te
shumëllojshme juridike.
NJOHJA E SHTETEVE
E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja është çështje faktike e jo
juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subjekt i se drejtës ndërkombëtare.
Ekzistojnë dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1) Teoria konstituive - niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është krijuar, ende nuk është
anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Pra, Bashkësia Ndërkombëtare është ajo qe vendos se a do
ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2) Teoria deklarative - shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojnë subjekteve
ndërkombëtare dhe behet anëtar i Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse i ka plotësuar kushtet qe i
parasheh e drejtës ndërkombëtare…. D.m.th: shteti nuk krijohet me njohje, por është fakt ky qe
konstaton se shteti është krijuar.
LLOJET E NJOHJES ( SE SHTETEVE)
Kemi njohje te:
1) shteteve,
2) qeverive,
3) kryetarit ,
4) kryengritësve.
Ne te drejtën ndërkombëtare përmenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja- DE-JURE - është njohje e përhershme dhe e plote, e cila përfshinë te gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroaktive..
Dhe jepet shprehimisht nëpërmes aktit-formal
2. Njohja DE-FACTO- kur një shtet, i shtyre nga arsyet politike ose për shkak te paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re
dhe për ketë arsye e shtynë njohjen e plote
3. SHPREHIMISHT- me një akt te njëanshëm . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me një traktat
ndërkombëtar).
4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja është bere: nqs një shtet lidh marrëveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dërgon përfaqësues diplomatik,
nqs shtetet e treta pranojnë konsujt e shtetit te ri).
5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njëanshëm (deklarate, telegram, note
diplomatike etj).
6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe ndërkombëtare me rezolute, me te cilën organet ndërkombëtare vendosin për
krijimin e shtetit te ri ose me procedurën e pranimit.
7. Njohja me kushte dhe Pa kusht - parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja është çështje rreth se cilës nuk ekziston unitet
i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos përkrahësit e teorisë deklarative, konsiderojnë se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes është e
palejueshme.
PRANIMI ne OKB – është në kompetence te Asamblesë se Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit . Asambleja e Përgjithshme vendos me 2/3 e
votave pas rekomandimit qe i bene KS… Për pranim kërkohet qe shteti te jete paqedashës - qe t’i pranoj detyrimet qe dalin nga Karta e OKB-se,
qe te jete i afte dhe i gatshëm t’i përmbushë detyrimet.
Vlera dhe rëndësia e pranimit ne OKB është e jashtëzakonshme.. Për çka me s’miri dëshmon fakti se shtetet e porsakrijuara një nder aktet e
para qe ndërmarrin ne planin e jashtëm është kërkesa qe te pranohen ne OKB. Kjo behet aq me e rëndësishme kur dihet fakti se OKB u
garantojnë anëtarëve te vet integritetin territorial dhe pavarësinë politike. Prandaj pranimi është garanci e mire për ekzistimin dhe stabilitetin e
shteteve te reja
NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT
QEVERIA - është person ose njësi (trup) e përbëre nga me shume individë, te cilët ne baze te
kushtetutës e përfaqësojnë shtetin ne marrëdhënie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit
është fakt i ndare nga njohja e shtetit Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te
njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se një person ose njësi e përbëre nga me shume persona është
ne t’vërtetë qeveri e një shteti. Akti-politik- i njohjes është shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh.
me atë qeveri…Problem i njohjes se një qeveri paraqitet vetëm atëherë kur ajo vjen ne pushtet me
dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj).
NJOHJA E KRYENGRITËSVE SI PALË NDËRLUFTUESE
Njohja e kryengritësve paraqitet shumë më rrallë, por është mjaft e rëndësishme për të drejtën
ndërkombëtare. Ajo parasupozon ekzistimin e luftës civile. Lufta e tillë mund të marrë karakter
ndërkombëtar, nëse:
◦ kryengritësit kanë një qeveri dhe një organizatë ushtarake të veten;
◦ kryengritja zhvillohet në formë të luftës e jo të revoltës së vogël;
◦ qeveria e kryengritësve ushtron kontroll efektiv mbi pjesët e territorit të shtetit në të cilën zhvillohet lufta
civile.
SUKSEDIMI NË DREJTEN NDERKOMBETARE
Shpesh ndodhe qe një shtet t’i lëshojë territorin një shteti tjetër, si rezultat i përdorimit te forcës, ne mënyre
paqësore ose me revolucion. Si pasoje e kësaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi atë territor dhe ne vend te tij
vjen shteti tjetër ose bashkësi tjera.
Suksedimi- paraqitet kur një ose me shume persona ndërkombëtar e zëvendësojnë një person tjetër
ndërkombëtar me ç’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga një shtet qe e ka ndërruar ose humbur
identitetin e vet ne shtetin tjetër.
Suksedimi mund te jete:
1) Suksedim i Përgjithshëm - shfaqet kur një subjekt (shtet) absorbohet ne tërësi nga një tjetër qofte edhe kur
behet me vullnetin e anëtareve.
2) Suksedim i Pjesshëm - shfaqet kur një pjese e territorit te një personi ndërkombëtar ngritët ne kryengritje,
fiton pavarësinë dhe behet person ndërkombëtar me vete… Shteti pasardhës i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat
dhe detyrat e shtetit te mëparshëm.
a) Suksedimi dhe traktatet – Një nder çështjet me rendësi qe paraqiten me rastin e suksedimit është se a kalojnë
traktatet e shtetit qe është krijuar ose është ndare ne shtetin pasardhës ose janë zhdukur me territorin e humbur
ose te dhëne. Lidhur me ketë, ne teori janë shfaqur dy tendenca:
◦ Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne traktate te cilat nuk janë lidhur nga ai.
◦ Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me herët.
Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe:
Traktatet qe nuk barten ne pasardhës -- Traktatet politike.
Traktatet qe vazhdojnë te mbesin ne fuq (pasi janë lidhe ne t’mirë te përgjithshme) - Traktatet e
normave.
Traktatet qe mbesin ne fuqi - ( servitutet ndërkombëtare ) Traktatet qe kane te bëjnë me territorin.
b) Suksedimi dhe Borxhet Publike
Ne doktrinën e shek. XIX: ka mbizotëruar qëndrimi se borxhet duhet bartur mbi pasardhës.
Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne
pagimin e borxhit te shtetit qe shkatërrohet. psh. ne praktike kjo çështje është zgjidhur përmes
marrëveshjeve speciale, psh. Italia, përkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te
paguaje borxhin publik te Turqisë. Ne prag te Luftës II Botërore. Ne mungese te traktateve prape kane
marre hov tendencat për refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet. Çështja e borxheve publike
ne çdo rast duhet zgjidhur me ane te marrëveshjeve.
c) Suksedimi dhe Shtetësia - Personat qe jetojnë ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili është
subjekt i ndërrimit, prima facie, e marrin shtetësinë e sukcesorit (pasardhësit). Probleme lindin vetëm
për personat te cilët kane qëlluar jashtë atij territori, ne momentin e ndërrimit. Ndërrimi i shtetësisë
paraqet një çështje te rende kur cedimi behet kundër vullnetit te popullsisë. E drejta ndërkombëtare
ka provuar t’i zvogëlojë pasojat e padëshirueshme te cilat dalin nga këto situate përmes Plebishitit
dhe Optimit.
PLEBISHITI – është konsulte e përgjithshme e popullit, net e cilën banoreve u lejohet te shprehin
vullnetin se cilit shtet dëshirojnë t’i takojnë.. Kështu banoret e një territor kane mundësi te
deklarohen se a pranojnë a jo kalimin prej një shteti ne shtetin tjetër…Plebishiti është instrument
relativisht i ri , ai përmendet ne shek: XV- XVI, por zbatohet qe nga Revolucionin Francez.
E Drejta OPTIMIT- është mundësia qe t’u pranohet banoreve te një territori qe brenda një afati te
caktuar te zgjedhin shtetësinë e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhësit.
d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojnë atij shteti kalojnë ne duart e
pasardhësit (te trashëgimtarit).
PËRMBAJTJA DHE KLASIFIKIMI IT E DREJTAVE THEMELORE TE SHTETIT
-Përpjekjet e para për përcaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te
cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtës ndërkombëtare te asaj kohe.
Te këtilla janë parimet:
◦ Popujt janë te pavarur dhe sovran,
◦ Te gjithë popujt kane te drejte te organizojnë dhe ndërrojnë formën e tyre te qeverisjes,
◦ Çdo popull është zot ne territorin e vet etj…
◦ Asnjë popull nuk ka te drejte te përzihet ne punët e brendshme te popullit tjetër.
◦ Traktatet janë te shenjta dhe te pacenueshme
Shumica e autoreve përmendin 5 (pesë) të Drejta Themelore të shtetit te cilave u përgjigjen detyrimet e shteteve
tjera:
I. E drejta e sovranitetit dhe pavarësisë
II. E drejta për ekzistence (mbrojtje)
III. E drejta e barazisë
IV. E drejta për t’u respektuar
V. E drejta për komunikim me shtetet e tjera.
LLOJET E SHTETEVE
Bashkësinë ndërkombëtare për shume kohe e kane përbëre shtetet sovrane , shtetet gjysme-
sovrane ( shtete vasale, shtete nën protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin kolonial.
Bashkësinë ndërkombëtare sot e përbejnë me se 190 shtete sovrane te cilat përkundër kësaj
mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.
Mes shteteve ekzistojnë dallime te konsiderueshme ne pikëpamje te:
- madhësisë se territorit: ( shtete te vogla , shtete te mëdha )
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim )
- potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te mëdha)
- rendit te brendshëm ekonomik - (kapitaliste , socialiste)
Për te drejtën, rendësi ka klasifikimi qe ka për baze pozitën juridike te shteteve:
◦ Shtetet unitare - thjeshta
◦ Shtete te përbëra: (a) Bashkimi personal, (b) Bashkimi real , (c) Konfederata (d) Federata.
BASHKIMI-PERSONAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetëm personi i
sundimtarit (monarku i përbashkët ) . Bashkimi personal krijohet kur përputhen sendet e
trashëgimisë, kur një mbret i një shteti zgjidhet për mbret edhe ne shtetin tjetër….Anëtaret e
Bashkimit Personal e ruajnë pavarësinë e tyre te plote:
◦ Ne planin e brendshëm ruajnë: ( a) organin ligjdhënës; (b) organet gjyqësore; (c) organet administrative )
◦ Ne planin e jashtëm: ( a) vazhdojnë te mbesin subjekte te pavarura dhe te veçanta ; (b) mbajnë pavarësisht marrëdhënie
diplomatike me shtetet e tjera).
BASHKIMI REAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat janë nen një monark dhe bëjnë një subjekt
ndërkombëtar. Shtetet anëtare te bashkimit-real ruajnë:
Ne planin e brendshëm:( autonominë e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organin ligjdhënës, administrativ dhe
gjyqësor.)
Ne planin e jashtëm ne kompetence te Bashkimit Real, si tërësi lihet: (a) Politika e jashtme; (b)Ushtria , (c) Financat )
Lufta kundër një shteti anëtar te Bashkimit Real është lufte kundër te gjithëve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)
KONFEDERATA - lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka
për qellim: mbrojtjen e pavarësisë se jashtme ose te brendshme te anëtareve te saj.
Ka raste kur krijohen për te evituar dominimin e një shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi
shtetet anëtare. – Organ kryesor, e shpeshherë i vetëm, është DIETA, (pastaj Kuvendi i përgjithshëm, Kongresi i
delegateve)… Detyrat e këtij organi janë:
Te zgjidhe mosmarrëveshjet mes anëtareve
Ndalon luftën mes anëtareve, ne marrëdhëniet ndërkombëtare
përmbushë vendimet e Dietës. Shtetet anëtare te konfederatës e ruajnë pavarësinë e tyre te plote, si brenda ashtu
edhe jashtë.
FEDERATA - bashkuesi e me shume njësive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute). Politika e jashtme:
( a) dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatike ;
(b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes;
(c) mbrojtja e sigurisë se shtetit dhe
(d) financat) janë ne kompetence te federatës si tërësi.
QEVERIA – është person ose trup i përbëre nga me shume individë te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetet ne
marrëdhëniet me shtetet e tjera. Nëse një shtet i jashtëm refuzon te njohe kryetarin e një shteti ose ndërrimin e formës se
qeverisjes se një shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirëpo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose
heshtazi, nuk janë te mundshme marrëdhëniet zyrtare mes tyre.
Akt-Juridik -konfirmohet se një person ose trup i përbëre nga me shume persona është ne te vërtete qeveri e një shteti.
Akt-Politik- i njohjes, është shprehje e vullnetit për te hyre ne marrëdhënie me atë qeveri. - Njohja behet: - ( shprehimisht ,
heshtazi ) dhe ajo - Mund te jete: - (De jure , De facto)
COMMONWEALTH - është bashkësi (Sui generic).. Bashkësi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila
përgjegjëse për politiken e vet qe konsultohen edhe bashkëpunojnë ne interes te përgjithshëm te popujve te tyre ne
përparimin e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe paqes në botë. Veprimtaria e Komonveltit mbështetet ne: 1. konsultimet, - 2.
diskutimet dhe -3. bashkëpunimin
FORMAT E VARËSISË - varësia nënkupton doemos marrëdhëniet mes shtetit superior dhe atij
inferior; Marrëdhënie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i
cili legalisht duhet t’i nënshtrohet atij vullneti.
◦ Vazaliteti- forme e varësisë politike, qe përfaqëson raportin midis shtetit me te fort (suverenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)
◦ Protektorati- forme e mardh midis një shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobët. Ky krijohet me marrëveshje ndërkombëtare, e
cila përkufizon marrëdhëniet midis palëve. Mandatet (gati janë zhdukur) etj.
SHTETET NEUTRALE - janë ato shtete te cilat marrin për detyre me marrëveshje te posaçme te
mbeten neutrale ne çfarëdo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :
Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
Shteti ka te drejte te ndërmarrë te gjitha masat për mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
Përveç se nuk mund te hyje ne marrëdhënie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnjë
kufizim tjetër.
Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marrëveshje Italia pranon sovranitetin e Selisë
se Shenjte, pronësinë e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selisë se Shenjte
mbi Vatikan - 20 - dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selisë se Shenjte. Me
marrëveshje parashikohet paprekshmëria e Papës, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore
nga e drejta e azilit dhe merr përsipër t’i dorëzoje kriminelet qe janë strehuar aty. V a t i k a n i
mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektarë, 500-1000
banore. Shërbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marrëdhënie me afro 70
shtete.
PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE
Shteti duke qene një institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashtë
kufijve, është i detyruar te respektoje rendin juridik ndërkombëtar. Përgjegjësia ndërkombëtare
është një institucion juridik ku në baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet një akt te cilin e
drejta ndërkombëtare e konsideron si te paligjshëm, duhet t’ia japë dëmshpërblimin shtetit te
cilit i ka bere dem me atë akt. Përgjegjësia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtës
ndërkombëtare.
Elementet e përgjegjësisë se shteteve - përgjegjësia ndërkombëtare është çdoherë raport i
shtetit me shtetin kur shteti qe ka pësuar dem kërkon satisfaksion (kënaqje). Për ekzistimin e
përgjegjësisë ndërkombëtare duhet te plotësohen këto kushte:
◦ te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet çfarëdo detyre e përcaktuar me normat e se drejtës ndërkombëtare.
◦ veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subjekt ndërkombëtar.
◦ për ekzistimin e përgjegjësisë duhet te jete shkaktuar demi.
◦ duhet te jene shfrytëzuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshëm për te fituar kënaqje (satisfaksion).
Llojet e Përgjegjësisë (politike, materiale, morale ) Sipas qëndrimit qe mbizotëron , përgjegjësia
penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqë pa faj s’ka as përgjegjësi
penale , kurse shteti si tërësi nuk mund te kryeje ndonjë vepër penale, qofte me paramendim
qofte me pakujdesi .. (nëse do t’i mvishej përgjegjësia një shteti si tërësi , atëherë i tere populli i
një vendi do te mund te shpallej fajtor )…Kështu kundër shtetit si tërësi nuk mund te zhvillohet
procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne bankën e te akuzuarve . Përkundër kesaj ne
te Drejtën Ndërkombëtare flitet për përgjegjësinë penale te individeve dhe personave juridik.
Përgjegjësia e drejtpërdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejtën ndërkombëtare
organet shtetërore për te cilat shteti mban përgjegjësi, ose përfaqësuesit shtetëror.
Përgjegjësia e tërthortë, kur një shtet merr përgjegjësinë për cenimin apo shkeljen e se drejtës
ndërkombëtare nga shtetet tjera.
a) Përgjegjësia e shtetit për organet ligjdhënëse ekziston nëse një shtet:
nxjerre ndonjë ligj i cili është ne kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare.
lejon te nxjerre ligjin, i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar detyrimet ndërkombëtare ose nuk derogon një ligj qe
është ne kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare.
b) Përgjegjësia e shtetit për aktet e organeve administrative - shteti ka përgjegjësi për punën e organeve administrative
te cilat sipas rendit te brendshëm juridik kane cilësinë e organit shtetëror qe ushtrojnë funksione publike dhe veprojnë
për llogari te shtetit, pavarësisht a janë këto lokale, provinciale, regjionale, federale etj.
c) Përgjegjësia e shtetit për punën e organeve gjyqësore - përgjegjësia e tille ekziston nëse gjyqet e një vendi e kane
cenuar te drejtën ndërkombëtare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtës se brendshme.
d) Bazat e përgjegjësisë ndërkombëtare - për te ekzistuar përgjegjësia ndërkombëtare, përveç kushteve tjera ekzistuese
është edhe një kusht plotësues - vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
Teoria subjektive- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Ketë
detyrim e mbajnë ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi.
Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- për ekzistimin e përgjegjësisë nuk ka rendësi a është kryer delikti ndërkombëtar
me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia
PASOJAT E PERGJEGJESISE - si rezultat i veprimit te paligjshëm (i shkeljes se detyrimit), lind një
raport mes shtetit qe është fajtor për atë akt dhe shtetit ndaj te cilit s’është plotësuar detyrimi,
nga e cila gjë del se pala fajtore duhet te jap shpërblimin.
Satisfaksioni moral jepet kur kemi të bëjmë me përgjegjësi jomateriale, ose si kompensim për
dëmin moral që u është shkaktuar interesave politike ose dinjitetit të shtetit dhe është i
drejtuar kah kënaqja e ndjenjave të fyera të shtetit të cënuar.
Satisfaksioni shprehet duke kërkuar falje, duke shprehur ndjesë, duke i bërë nderime flamurit
ose simboleve të tjera të shteteve të dëmtuara, me ngritje të monumenteve, duke i ndjekur
ose denuar ato organe apo persona të cilët e kanë shkaktuar dëmin.
Përgjegjësia Penale ne te Drejtën Ndërkombëtare – E Drejta Ndërkombëtare ka parapare
sanksione ndaj kryesve te disa krimeve të drejtës ndërkombëtare (treg. me skllevër, pirateria,
tregtia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e përgjithshme njerëzore.
Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare
Me 17. korrik. 1998 ne konferencën diplomatike te mbajtur ne Rome është miratuar dhe nënshkruar
nga përfaqësues të 139 shteteve Statuti i Romes i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.. Gjykata e re do te
jete kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime: - kundër njerëzimit, krime lufte, akte
gjenocidit dhe agresionit… Gjykata ka 18 gjyqtare dhe do ta ketë selinë ne Hage.. Statuti do te hy ne
fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 është siguruar nr i mjaftueshëm i ratifikimeve
për te hy ne fuqi… Administrata e Bushit e kundërshton themelimin e kësaj gjykate dhe e ka tërhequr
nënshkrimin e bere me 1998 nga administrate e Presidenti Klinton.
TERRITORI SHTETERORE - territori shtetëror është hapësira qe gjendet nen sovranitetin e një shteti.
Është element qenësor për ekzistimin e shtetit. Territorin shtetëror e përbejnë sipërfaqja tokësore
dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen ketë sipërfaqe dhe ajri mbi te. Territori ujor përbehet
nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shtetëror (ujerat kombëtare) dhe ujerat e një brezi detar
(ujerat territoriale) për ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombëtare hyjnë: ujerat e lumenjve
kombëtar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka,
uji dhe ajri përbejnë pjesët e vërteta (reale) te një shteti.
Nocioni dhe natyra juridike e territorit shtetëror
Me territor shtetëror nënkuptohet hapësira mbi te cilën një shtet e ushtron sovranitetin
territorial. Territori shtetëror është një element qenësor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje
dhe është i përcaktuar sakte me kufijtë shtetëror. Ushtrimi i pushtetit mbi një territor njihet si
supremacion territorial.
Kufijtë ndahen ne:
◦ natyrore… shkojnë përgjatë ujerave, bjeshkëve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)
◦ artificiale… s’kanë mbështetje ne relief (shënohen me shtylla, gurë, mure etj) dhe
◦ astronomik… shkojnë paraleleve ose meridianëve.
Ndalimi i marrjes se territorit shtetëror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti janë sendërtuar me përdorimin e forcës (me pushtim
ose nënshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbështetet ne parimin e respektimit te
integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonjë territor me përdorimin e forcës.
Mënyrat e lejuara te marrjes se territorit shtetëror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtës nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinare
(burimore) dhe derivative (te prejardhura).
CEDIMI (Cessio) - Është mënyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi është transaksioni
mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka për objekt bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit
tjetër.
OKUPIMI PAQËSOR - Është vendosja e sovranitetit te një shteti mbi ndonjë territor qe me pare nuk ka qene nen
sovranitetin e asnjë shteti tjetër. Okupimi paqësor behet ne baze te aktit te njëanshëm.
SHTIMI (Zgjerimi) –derisa cedimi arrihet me marrëveshje ndërkombëtare, shtimi (acesio) është rezultat i
ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punës njerëzore.
PARASHKRIMI - ne te drejtën ndërkombëtare mund te përkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi një territor përmes
ushtrimit te vazhdueshëm dhe te papenguar te sovranitetit ne një periudhe te caktuar te domosdoshme për te
krijuar bindje te përgjithshme se gjendja ekzistuese është ne pajtim me rendin juridik. Për te qene i vlefshëm
parashkrimi është e domosdoshme qe asnjë shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te
protestoje.
Servitutet Ndërkombëtare -përfaqësojnë restrikcione (kufizime) te jashtëzakonshme te sovranitetit territorial te
një shteti te imponuara me marrëveshje, me te cilat një pjese ose tere territori i një shteti duhet te shërbejë për
disa qëllime ose interesa te caktuara te shtetit tjetër.
Llojet e servituteve (ndërkombëtare)
1.Servitude Aktive - janë ato me te cilat i epet e drejta një shteti qe te ndërmarre veprime te caktuara ne territorin e
shtetit tjetër.
2.Servitute Negative- janë ato me te cilat i jepet e drejtë një shteti qe te kërkoje nga një shtet tjetër qe ai te rezervohet nga
ushtrimi i sovranitetit ne çështje te caktuara.
3.Servitute Ushtarake - janë ato me te cilat një shtet ka te drejtë te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjetër, e
drejta e fluturimit te aeroplanëve ushtarake mbi territorin e shtetit tjetër dhe aterrimit për qëllime teknike.
4.Servitutet ekonomike - janë ato servitute te fituara për qëllime komerciale dhe te komunikacionit, siç janë: e drejta e
peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjetër, prerja e drunjve, shfrytëzimi i kullosave, shfrytëzimi me ujë ose me rryme
etj.
Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si janë krijuar ; dmth me marrëveshje mes shteteve te interesuara. Ato
mund te shuhen edhe me kalimin e afatit për te cilin janë krijuar:
Me dorëheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
Me bashkimin e territorit shtetëror qe ka përfituar dhe territorit te shfrytëzuar.
Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
ORGANET E MARDHENIEVE
NDERKOMBETARE
E drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare përcaktojnë shprehimisht cilat janë organet… veprimet e te
cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te
cilëve shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat qe veprojnë kryesisht ne pune te
jashtme jashtë shtetit… E-D-N kërkon qe çdo shtet te ketë një ose me shumë organe , aktet e te cilave shkaktojnë
pasoja juridike ndërkombëtare
Organet Qendrore
1)Kryetari i shtetit - është organi me i larte i përfaqësimit te jashtëm, mirëpo nuk është ne çdo rast edhe organi
me i larte shtetëror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varësisht sipas sistemit
te vendit. Çdo akt i kryetarit te shtetit ne marrëdhënie ndërkombëtare merret si akt i shtetit.
2)Ministri i punëve te jashtme - pjesëmarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne çështje te jashtme,
përgjithësisht kufizohet me çështje te rëndësishme politike. Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe
organizatat ndërkombëtare kryesisht është çështje e ministrit te punëve te jashtme. MPJ është njëfarë
ndërmjetësuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjetër. Sipas rregullave ndërkombëtare komunikimi
mes qeverive behet përmes MPJ dhe përfaqësuesve diplomatik te akredituar ne atë shtet.
Organet e Jashtme
Përfaqësuesit diplomatike - Janë te dërguar me autorizime qe ta përfaqësojnë shtetin jashtë. Përfaqësuesit
Diplomatik ne kohërat me te vjetra janë konsideruar sit e shenjte. Janë dërguar për pune te caktuara mirëpo pas
kryerjes se atyre punëve ka marre fund misioni i tyre. Përfaqësuesit Diplomatik - ndahen ne përfaqësues te
rregullte dhe te rastit, qe dërgohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.
Nocioni i diplomacisë
Nocioni: Diplomacia është aplikim i inteligjencës dhe taktit te rregullimin e marrëdhënieve zyrtare mes qeverive te
shteteve te pavarura. Është shkence e punëve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinën e ka nga
greqishtja e vjetër: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i është dhëne kryesuesit te misionit dhe ka
përmbajtur instruksione për qëllimet e misionit.
Gjuha Diplomatike
Sendërtimi i gjuhëve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohës se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV
si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atëherë fillon te imponohet gjuha frënge edhe pse nuk ka një
rregullat te se drejtës ndërkombëtare.
.E drejta e legacionit -Krijimi i përfaqësive te përhershme paraqet ne praktike sendërtimin e se
drejtës se legacionit.…
E drejta për te dërguar përfaqësues diplomatike quhet e drejte active e legacionit.
E drejta për te pranuar përfaqësues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.
E drejta diplomatike - Rregullat qe i referohen përfaqësuesve diplomatike janë krijuar si rregulla
zakonore te se drejtës ndërkombëtare diplomatike. Ato i kane karakterizuar një përdorim konstant
dhe uniform.
Pas Luftës II-të Botërore, komisioni i se drejtës ndërkombëtare, çështjen e kodifikimit te se drejtës
diplomatike e ka përfshirë si çështje te rëndësishme dhe ne baze te projektit te tij:
Me 1961, është miratuar Konventa mbi Marrëdhëniet Diplomatike….
Me 1963 Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore dhe
Me 1969 Asambleja e Përgjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventën mbi Misionet Speciale.
Me 1975 ne Vjene është miratuar Konventa mbi Përfaqësimin e shtetit dhe marrëdhëniet e tyre me
organin ndërkombëtar te karakterit universal.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike
Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara.
Secili shtet vendos se a do te mbaje marrëdhënie diplomatike me ndonjë shtet tjetër dhe a do te ketë ne te mision te
përhershëm.
Klasifikimi i personelit diplomatik
Konventa e Vjenës e ndan personelin diplomati ne këto kategori:
◦ Personeli diplomatik– (shefi i misionit, këshilltaret, sekretaret dhe atashetë).
◦ Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli për mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).
◦ Personel shërbyes – (portierët, punëtoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.
Përfundimi i misionit diplomatik
Misioni diplomatik mund te përfundojë me:
◦ Kryerjen e detyrës se misionit
◦ Kalimin e afatit për te cilin është dërguar
◦ Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka dërguar ose mund te jete shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit për shkak te transferimit ne tjetër pozite
◦ Ngritjen e përfaqësuesit diplomati ne klase me te larte, por ne ketë rast misioni teknikisht përfundon dhe përfaqësuesi diplomatik merr letra te reja
kredenciale
◦ Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve
◦ Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik.
KONSUJT - ndahen ne: Konsuj Professional (consules missi) dhe Konsuj Nderi (consules electi)
1. Konsujt Professional - janë nëpunës dhe shërbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetëm
2. Konsujt Nderi - rregullisht janë persona autoritativ, qe jetojnë, e shpesh janë edhe shtetas te shtetit ku
veprojnë si konsuj. Ata për punën e tyre nuk marrin page.
Konventa Vjenës , te gjithë shefat e konsullatave i ndanë ne katër klase:
Konsuj te përgjithshëm
Konsuj (emërohen nga shefi i shtetit)
Nënkonsuj (emërohen nga ministri i punëve te jashtme)
Agjente konsullor (emërohen nga konsulli i përgjithshëm).
Funksioni i konsujve - Konsujt janë organe shtetërore te cilët dërgohen jashtë për qëllime te ndryshme e sidomos
për mbrojtjen e interesave shtetërore brenda qarkut konsullor. Nuk janë përfaqësues diplomatike dhe nuk
përfaqësojnë shtetin ne tonalitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe nuk janë te akredituar pranë qeverise
se vendit te pranimit.
Përfundimi i funksioneve konsullore / përfundon me :
Notifikimin e shtetit te emërimit – shtetit te pranimit, se funksionet e tij kane pushuar.
Tërheqjen e ekzekvatures.
Notifikimin e shtetit te pranimit – emërimit se ka pushuar te konsideroje natare te personelit
konsullor.
NENEPUNESIT NDERKOMBETARE Lidhur me pozitën e nëpunësve ndërkombëtar nuk ekzistojnë
rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marrëveshje ndërkombëtare me më
shume ose me me pak shtete, nga e cila gjë del se nëpunësit e tyre gëzojnë te drejta dhe
privilegje vetëm ne shtetet amtare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marrëveshjet
dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi pozitën e tyre.
AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njëanshme -Akt i njëanshëm juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te një subjekti te se drejtës ndërkombëtare me
qellim qe te shkaktohet ndonjë pasoje juridike ndërkombëtare. Me këto, ne raste te caktuara krijohet, ndërrohet ose pushon
ndonjë gjendje juridike. Aktet e njëanshme ndahen ne: - akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja
dore, premtimi) , - te varura (oferta, pranimi, rezerva ) - te përziera.
Aktet e nje anshme juridike- te varura :
1) Notifikimi (Lajmërimi) - është lajmërimi zyrtar drejtuar një subjekti tjetër ose subjekteve te se drejtës ndërkombëtare për
ndonjë qëndrim, kërkese, fakt ose ngjarje pa te cilën pretendohet te ketë rendësi juridike, posaçërisht rendësi
ndërkombëtare, ose term teknik për lajmërim shtetet tjera për ca fakte ose ngjarje me rendësi juridike. Notifikimi mund te
jete i detyrueshëm ose fakultativ.
2) Njohja (Pranimi) - deklarim i njëanshëm se një gjendje ose ndonjë kërkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja
është mjafte e shpeshte ne marrëdhënie ndërkombëtare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritësve si pale
ndërluftuese etj) Njohja mund ti epet shprehimisht ose heshtazi.
3) Protesta - është deklarate me te çilen mohohet ligjshmëria e ndonjë situate te caktuar. Ajo ka për qellim te ruaje te drejtat
ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara për te cilat është i njohur me
notifikim, ose me çfarëdo mënyre tjetër dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4) Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie
ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit.
TRAKTATET NDERKOMBETARE (NOCIONI)
“Me traktat ndërkombëtar konsiderohet çdo pajtim i vullnetit mes shteteve,
me qellim te krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes se ndonjë raporti juridik
reciprok, ose marrëveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose
organizatave shtetërore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime për
palët. Sipas disa autoreve, marrëveshjet ndërkombëtare duhet te lidhen
doemos me shkrim, sepse vetëm ne ketë mënyre mund te konstatohet
pajtimi i vullneteve”.
Emërimi i traktateve
Llojet e ndryshme te dokumenteve ndërkombëtare te hartuara me shkrim paraqiten me emra te
ndryshëm. Me se shpeshti quhen marrëveshje ose traktate ndërkombëtare mirëpo përdoren
edhe emërtime te ndryshme siç janë: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.
Traktatet: pretendojnë te përfaqësojnë marrëveshjet me te rëndësishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare
etj).
Paktet: janë marrëveshje shume solemne qe i referohen heshtjeve te ndryshme politike.
Konventat: përfaqësojnë marrëveshjet me te cilat përcaktohen raportet mes shteteve ne ndonjë lëmi te caktuar. (psh:
Konventa Hagës - mbi rregullat dhe zakonet e luftes).
Deklaratat: përfaqësojnë marrëveshjet – ligj, me te cilat palët kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u
përmbahen disa rregullave te sjelljes.
Karta dhe statuti: përfaqësojnë marrëveshje mbi krijimin, organizimin dhe përcaktimin e kompetencave te organizatave
dhe organeve ndërkombëtare.
Termi AKT: përdoret për marrëveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo konference ndërkombëtare psh. Akti
Përfundimtar i Kongresit te Vjenës - 1815 etj.
Protokollet: janë marrëveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marrëveshjeve plotësuese për interpretimin,
vazhdimin ose ndërrimin e marrëveshjeve tjera.
Kompromisi: marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore te ndonjë konflikti qofte nëpërmes arbitrazhit ose ndonjë gjykate
tjetër ndërkombëtare
Kartele: janë marrëveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqësitë, për te shkëmbyer robërit, te
plagosurit, ndërprerjen e luftimeve etj.
Konkordate: janë marrëveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozitës se Kishës Katolike ne
shtetin e caktuar.
Termi MODUS VIVENDI: përdoret për marrëveshjet e përkohshme për te cilat pritet qe net e ardhmen te
zëvendësohen me një traktat ose konvente.
Llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare Traktatet ndërkombëtare klasifikohen ne baze te
kritereve te ndryshme:
◦ Sipas formës (me shkrim + me goje)
◦ Sipas mënyrës se lidhjes (solemne + te thjeshta)
◦ Sipas hapësirës gjeografike (përgjithshme + regjionale)
◦ Sipas mundësisë se aderimit (hapura, gjysme te hapura, te mbyllura)
◦ Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)
Palët kontraktuese - mund te jete çdo subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ketë te drejte e kane
shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe kryengritësit nqs janë te pranuar si pale ndërluftuese.
Pajtimi i vullnetit - Ne te drejtën ndërkombëtare sikurse edhe ne te drejtën e brendshme
kërkohet qe pajtimi i vullnetit ne çdo rast duhet te përputhet me vullnetin e vërtete te subjektit
ndërkombëtar dhe te jete dhëne lirisht…. Nëqoftëse ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin
e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atëherë vjen ne dyshim
ligjshmëria e vet lendes se traktatit. Për kete arsye çdoherë supozohet se akti ndërkombëtar,
është i vlefshëm, përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mungesës e cila e bënë të pavlefshëm.
Dhuna - Gjate lidhjes se marrëveshjes ndërkombëtare, dhuna mund te përdoret ndaj personit i
cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si tërësi. Shumica e autoreve konsiderojnë se
përdorimi i dhunës kundër personit qe e lidh e benë marrëveshjen e tille te paqene, pa vlere ose
i nënshtrohet anulimit.
Lajthimi - dmth mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti ose situate. Shumica e autoreve
konsiderojnë si forme te mangët te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vlerën e
marrëveshjes se lidhur.
Mashtrimi- ndikon ne vlerën juridike te marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me
mashtrim nuk është juridikisht e vlefshme, psh nëse një shtet me rastin e lidhjes se një
marrëveshje ndërkombëtare përdor hartën gjeografike.
LIDHJA DHE HYRJA NË FUQI E TRAKTATEVE NDËRKOMBËTARE
Procedura :
Akreditimi i personave që do ët zhvillojnë bisedime;
Bisedimet dhe miratimi;
Autentifikimi dhe nënshkrimi;
Ratifikimi dhe shkëmbimi i instrumenteve të ratidikimit;
Aderimi;
Regjistrimi e publikimi i marrëveshjes.
REZERVAT
Rezerva është deklaratë e njëanshme, e dhënë nga një shtet, me rastin e nënshkrimit, ratfikimit,
akceptimit ose aprovimit ose të aderimit me traktat, me qëllim që të përjashtohen ose
modifikohen efektet juridike të dispozitave të caktuara të marrëveshjes ndaj atij shteti.
ORGANIZATA NDERKOMBETARE
Organizatat ndërkombëtare - janë bashkësi te përhershme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi
baze te një marrëveshje ndërkombëtare (karta, statuti ose ndonjë dokument tjetër konstituiv) me qellim te
bashkëpunimit ne zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare te parashikuara me ato dokumente.
Nga kjo del qe organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e shteteve:
◦ Themelues te organizatave , ndërkombëtare janë shtetet sovrane (kur organizata është nder-shtetërore)
◦ Ato krijohen me traktate ndërkombëtare
◦ Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda kompetencave qe janë te përcaktuara me marrëveshje
◦ Financimi i organizatave ndërkombëtare behet me ane te kontributeve te shteteve anëtare.
Organizatat ndërkombëtare themelohen me përmbushjen e dy kushteve kryesore:
Kur hyn në fuqi marrëveshja mbi krijimin e organizatës;
Kur themelohen organet e parashikuara me marrëveshje.
Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare
Ato klasifikohen:
◦ Sipas shtrirjes - Organizata globale (universale) dhe Regjionale
◦ Sipas funksioneve/fushëveprimit – te Përgjithshme dhe Specializuara
◦ Sipas anëtareve – Ndërshtetërore & Joqeveritare
◦ Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishtetërore
◦ Sipas kohëzgjatjes - te përkohshme & përhershme
ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )
OKB – është krijuar nen ndikimin e qëndrimeve kundër luftes qe kishte shkaktuar Lufta II-të
Botërore… Vizionin e pare te botes se pasluftës e kane dhe president i SHBA-se Franklin
D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Winston Churchill në “Kartën e Atlantikut” - me 14 gusht 1941..
Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime te përbashkëta te politikes se vendeve te
tyre, respektimi i te cilave do te garantonte një te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin
se nuk kërkojnë kurrfarë zgjerimi territorial, se nuk miratojnë kurrfarë ndryshimesh territoriale,
te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojnë te drejtën e çdo
populli për vetëvendosje; se shpresojnë qe pas përfundimit te luftes do te vendoset paqja.
Me 30 tetor 1943 përfaqësuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kinës - kane shprehur nevojën e krijimit
sa me pare te një organizate te përgjithshme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe te sigurisë
ndërkombëtare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazisë sovrane te te gjitha shteteve
paqedashëse dhe do te ishte e hapur për te gjithë shtetet e tilla , te mëdha ose te vogla.
OKB- sot ka ne gjirin e vet 193 shtete te botes .
Përfundimi i anëtarësisë ne OKB
Tërheqja- Karta e OKB-se lejon mundësinë qe çdo shtet anëtare te tërhiqet nga org, por me pare
duhet t’i paraqes arsyet e tërheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojnë vendimin.
Përjashtimi – neni 6 i Kartës se OKB-se ka parashikuar qe secili anëtarë i org, i cili shkele
vazhdimisht parimet e Kartës se OKBse mund te përjashtohet nga organizata.
Pezullimi - neni 5 i Kartës se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe
privilegjeve te lidhura me cilësinë e anëtarit te org, ne rast se ndaj një anëtari te org. është
marre ndonjë veprim shtrëngues ose parandalues.
Organet e OKB-se
1. Asambleja e Përgjithshme - është org. qendrore ; atë e përbejnë përfaqësuesit e te gjitha shteteve
anëtare te OKB-se … Çdo shtet anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 - përfaqësues.
Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojnë te martën e trete te
muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te
OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme.. Mbledhjet e këtilla duhet te
mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej çastit kur është bere kërkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a)
qeshje te sigurisë ndërkombëtare dhe çarmatimit, b) çështje ekonomike, c) çështje sociale,
humanitare,kulturore , d) çështje te shkolonizimit , e) çështje administrative buxhetore , f) çështje
juridike.
2. Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët: 5- janë anëtare te përhershëm (Kina,
Franca, Rusia, SHBA, UK) ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës Latine , 2
vende Evropës- P)…. Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë arsye çdo
anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një përfaqësues ne selinë e OKB-se… Funksionet-
KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
3. Këshilli Ekonomik-social- është krijuar me qellim qe te kontribuoje për sigurimin e paqes përmes
krijimit te kushtetove te stabilitetit dhe mirëqenies qe janë te domosdoshme për mardh, paqësore
midis popujve.
4. Sekretariati – personelin e KB (sekretariatin) e përbejnë 16.000 nëpunës nga mese 150 vende te
botes, te cilët punojnë ne selinë e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes… Sekretari i
përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën e përgjithshme te Sekretariatit dhe personelit te OKB.
Ai i paraqet Asamblesë se Përgjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës.
5. Këshilli i Kujdestarisë – sistemi ndërkombëtare i kujdestarisë i OKB-se është krijuar për te
zëvendësuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqes dhe sigurisë,
përparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullsisë se territorit nen kujdestari; Sistemi i
kujdestarisë duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu
merreshin shteteve armike pas Luftes II Botërore, c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen ketë
regjim nga shtetet qe kane përgjegjësi për administrim e tyre.
6. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë.
RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE
Mosmarrëveshjet janë situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme për
ndonjë çështje te caktuar …. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne traktate, behet dallimi
midis mosmarrëveshjeve te natyrës juridike dhe natyrës politike
Te natyrës juridike- përkufizohen si mosmarrëveshje ne te cilat kërkesat ose kundërshtimin e vet
, palët i bazojnë mbi rregullat e pranuara te se drejtës ndërkombëtare… Mosmarrëveshjet tjera
janë mosmarrëveshje politike ose mosmarrëveshje te natyrës juridike, a thjesht konflikte te
interesave. Sipas tyre mosmarrëveshjet e natyrës-juridike zgjidhen me përdorimin e procedurave
gjyqësore, kurse mosmarrëveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike. Hapi me i
rëndësishëm ne drejtim te krijimit te një procedure detyrimore për zgjidhjen paqësore te
mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është bere me aprovimin e Konventës mbi zgjidhjen
paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (Hage 1899 e 1907).
E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve
ndërkombëtare:
Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi, hetimi , pajtimi)
Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore)
Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike , gjyqësore te posaçme)
MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarrëveshjes).
1)Bisedimet – janë një nder mënyrat me te thjeshta , me te rëndësishme e me te përhapura te
zgjidhjes se mosmarrëveshjeve midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypalëshe (kur
zhvillohen vetëm mes shteteve te interesuara drejtpërdrejt) , shumëpalëshe- ( kur zhvillohen ne
konferenca tjera ndërkombëtare nëse ne mosmarrëveshje bëjnë pjese disa shtete) … Ato mund
te zhvillohen me goje ne takime te drejtpërdrejta te përfaqësuesve te shteteve te interesuara ,
ose me shkrim-(këmbimi i notave, letrave, memoareve etj).
2) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi - ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt ndërkombëtare te
mos mund t’i shfrytëzojnë bisdimet diplomatike, për shkak se nuk kane kontakte te drejtpërdrejta
diplomatike, për shkak te marrëdhënieve te këqija qe kane.. E Drejta Ndërkombëtare për këso rastesh ka
parashikuar qe një pale e trete qe ka ndikim moral mbi palët, t’u ndihmoje shteteve ne konflikt, për gjetjen
e zgjidhjes . Ne ketë grup te mjeteve hyjnë shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi midis te cilave vështire qe
mund te tërhiqet kufiri i sakte.
a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një pale te trete mike, qe ndihmon ne
gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . Shërbime te mira mund te
ofroje një shtet ose një grup i shteteve e edhe org. ndërkombëtare , si (OKB , EU) .
b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një grupi shtetesh ose ndonjë personi
autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne
cilësinë e ndërmjetësuesit, merr pjese ne bisedime midis palëve , përpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe
për zgjidhjen paqësore , jep këshilla, sugjerime, i përcjelle kërkesat dhe përgjigjet nga njëra pale te tjetra…
Ndërmjetësimi është fakultativ , pos nëse është parashikuar me marrëveshje ; qe dmth: a) ndërmjetësuesi
s’është i detyruar te ndërmjetësoj , b) kjo vlen edhe për shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojnë ose ta
refuzojnë ndërmjetësimin… Ndërmjetësimi duhet ta gëzojë domosdo besimin e te dy palëve ne konflikt.
e
3) Hetimet- Konventa e Hagës – mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare ,
ka parashikuar qe ne çdo rast te mosmarrëveshjes ndërkombëtare qe nuk prek nderin dhe
interesat vitale te shtetit, dhe qe është rezultati mospajtimit lidhur me vlerësimin e gjendjes
faktike , do te krijohet një komision hetues , nëse pajtimi nuk është arritur me ane diplomatike..
me detyre qe ta lehtësoje zgjidhjen e mosmarrëveshjes , duke i ndriçuar faktet me hetime
(ankete) asnjanëse dhe te ndërgjegjshme.
4) Pajtimi – është mënyre paqësore e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve nga një komision i zgjedhur
, i cili ka për detyre t’i shqyrtoje dhe t’i ndriçoje te gjitha aspektet e mosmarrëveshjes… dhe ne
fund (pas raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt .
MJETET GJYQESORE
1) Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët
ne baze te respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me pajtimin e palëve .
a) Kompromisi- zgjidhja mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit varet ne çdo rast nga pajtimi i palëve.. Sipas mendimit te
gjykatës – asnjë shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarrëveshjet e tij me shtete te tjera t’ia nënshtrojë
ndërmjetësimit, arbitrazhit, ose cilësdo mënyrë te zgjidhjes paqësorë… Duke u nisur nga kjo, palët qe kane vendosur qe
mosmarrëveshjen t’ia besojnë arbitrazhit për zgjidhje , duhet te lidhin marrëveshje speciale
b) Zgjidhja e Arbitrave- përcaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e palëve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i
besojnë zgjidhjen e rastit një arbitri apo disa arbitrave…Me ç’shpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona ,
numri i te cilëve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) .
c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqësore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne
rregullat e procedurës ne hollësi ose vetëm te japin udhëzime për përdorimin e rregullave te përgjithshme te procedurës
d) Vendimi Arbitrazhit- është “definitive dhe i paapelueshëm” (përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm).
GJYKATA NDERKOMBETARE a) Themelimi i Gjykatës - hap i pare drejt themelimit te një gjykate ndërkombëtare te
përhershme është bere me themelimin e Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ( Hage 1899)

More Related Content

What's hot

E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Verlona Pireci
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Refik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
v z
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
fatmir berisha
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
dritashala
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
Refik Mustafa
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
Refik Mustafa
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
ArberSusuri
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 

What's hot (20)

E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 

Viewers also liked

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetarefidankryeziu
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - Pronesia
Refik Mustafa
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
Refik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
dritashala
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
Refik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Refik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
Refik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
Refik Mustafa
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Refik Mustafa
 

Viewers also liked (20)

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - Pronesia
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 

Similar to E Drejta Ndërkombtare Publike

E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
s b
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
aferdita halimi
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
Refik Mustafa
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Refik Mustafa
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
MiLchee Fetahi
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Taulant Kelmendi
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
fatmir berisha
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
ArberSusuri
 

Similar to E Drejta Ndërkombtare Publike (20)

E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 

More from Refik Mustafa

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
Refik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Refik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
Refik Mustafa
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
Refik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
Refik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
Refik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
Refik Mustafa
 

More from Refik Mustafa (13)

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 

E Drejta Ndërkombtare Publike

  • 2. Nocioni i Drejtës Ndërkombëtare – shkrimtarët e vjetër, te cilët kane shkruar ne latinisht , për lenden tone kane përdorur termin e se drejtës romake jus gentium ( e drejta e popujve )… Ky term ka përfaqësuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar marrëdhëniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idetë e përbashkëta drejtësisë se popujve te ndryshme te perandorisë . Termi jus-gentium është përdorur edhe për te shënuar normat juridike te cilat kane rregulluar marrëdhëniet midis shteteve , përkatësisht ne mes popullit romak dhe popujve tjerë.
  • 3. Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane përdorur termin jus- inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d. ndërkombëtare), i cili është përhapur dhe pranuar ne shume gjuhe. Groci shek: XVII krahas me jus-gentium përdor dhe termin intercivitates ( e drejta midis shteteve ).. Ketë term e kane përvetësuar te gjithë autoret qe kane konsideruar se e drejta ndërkombëtare rregullon marrëdhëniet midis shteteve. Jeremy Benthman – me 1789 për here te pare ka përdorur termin International Law ( e drejta ndërkombëtare ), si zëvendësim i termit Law of Nation ( e drejta e popujve ). Përkufizimi i të Drejtës Ndërkombëtare Publike – është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare
  • 4. Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe : Klasiket – sipas tire vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit – ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar, sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti . Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipas tyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare … Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtare mund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve . Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë si bartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pra dhe ne te drejtën ndërkombëtare . Westlake thotë se detyrat dhe drejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe i përbejnë ato .
  • 5. Nëse mbështetemi ne atë qe u tha me lart del se shtetet janë pa dyshim bartës të drejtave dhe detyrimeve, mirëpo nuk janë subjekt i vetëm.. Subjekt mund te jene edhe organizatat ndërkombëtare dhe individi – i cili çdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — për shkak te trendit te zhvillimeve ne Drejtës Ndërkombëtare bashkëkohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshëm shfrytëzimin e disa te drejtave. Ne ketë ecuri kane kontribuar padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolut te se drejtës ndërkombëtare, njohja e individit si subjekt i te drejtës ndërkombëtare krahas me shtetin dhe pavarësisht nga vullneti shtetërorë etj.
  • 6. NDARJA E DREJTËS NDËRKOMBËTARE E Drejta Ndërkombëtare Publike – rregullon mardh. midis subjekteve te Drejtës Ndërkombëtare, para se gjithash midis shteteve dhe organizatat ndërkombëtare e ; kurse E Drejta Ndërkombëtare Private - rregullon marrëdhëniet juridike private me elemente te jashtme E Drejta Ndërkombëtare e Përgjithshme - përmban rregulla te përgjithshme juridike qe vlejnë për tere bashkësinë Ndërkombëtare, kurse E Drejta Regjionale - i referohet një nr. te vogël shtetesh; psh (e d. ndërkombëtare ndëramerikane) E Drejta Pozitive dhe E Drejta Natyrore E Drejta Zakonore dhe E Drejta Kontraktuese- bazën e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme E Drejta Detyrueshme- (jus Cogens)- përmban norma te Drejtës Ndërkombëtare, te cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë… Këto rregulla krijohen me ligj pse me marrëveshje ndërkombëtare. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe do te ishin ne kundërshtim me te. .. Ne grupin e rregullave juscogens hyjnë ndalimi gjenocidit, skllavërie, aparteidit, diskriminimit, piraterisë, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave përfaqëson sipas Drejtës Ndërkombëtare “krim ndërkombëtar” E Drejta e Luftës dhe E Drejta e Paqes - ndarja e këtyre vështire qe mund te ekzistoje , për shkak se shume rregulla te se drejtës ndërkombëtare vlejnë edhe ne kohe te luftës , edhe ne kohe te paqes
  • 7. Natyra Juridike – e Drejtës Ndërkombëtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjetër e deri ne ditët e sotme, te se drejtës ndërkombëtare i mohojnë karakterin e se drejtës …. Rrethin e mohuesve te drejtës ndërkombëtare e përbejnë një grup i filozofeve, politikologëve, juristeve, publicistëve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe përgjithësisht mendonin se rregullat e se Drejta Ndërkombëtare nuk kane karakterin e se drejtës pozitive , sepse shtetet janë sovrane dhe mbi to nuk mund te ketë çfarëdo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta” ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonjë autoritet politik ose ligjvënës dhe te cilat imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve është gabimisht e quajture e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojnë armiqësi dhe te këqija te përgjithshme, nëse shkelen maksimat e pranuara dhe respektuara përgjithësisht … Meqë drejtës ndërkombëtare i mungojnë karakteristikat e “drejtës pozitive”, kjo është vene ne sferën e etikes ose “moralit pozitiv ndërkombëtar”… Njashtu Lorimer pohon se “e drejta ndërkombëtare pozitive nuk ekziston ne te vërtete: e Drejtës Ndërkombëtare Publike nuk është as e përkufizuar , as e imponuar nga ndonjë autoritet me i larte nga ai , qe subjektet mbajnë ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane përdorur mohuesit kane qene mungesa e organit suprem (ligjvënës), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.
  • 8. Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë masa të tjera të vetëndihmës: RETORZIONI – është masë e vetëndihmës që ndërmirret si kundërpërgjigje ose hakmarrje për akte të një shteti, të cilat ndonëse nuk janë të paligjshme, janë të padrejta për shtetin tjetër. REPRESALIET – janë akte të kundërligjshme që i ndërmerr një shtet si përgjigje ndaj aktit të paligjshëm të shtetit tjetër.
  • 9. RAPORTI MES TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË DREJTËS SË BRENDSHME Teoritë që provojnë të shpjegojnë marrëdhëniet mes të drejtës së brendshme dhe të drejt[s ndërkombëtare mund të ndahen në dy teori: TEORIA DUALISTE TEORIA MONISTE
  • 10. BURIMET E SE DREJTËS Klasifikimi: Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare, parimet e përgjithshme juridike) Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe doktrina) dhe Rezolutat ndërkombëtare Sipas nenit 38 te Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si burime në të drejtën ndërkombëtare konsiderohen: Konventat Ndërkombëtare Zakonet Ndërkombëtare Parimet e Përgjithshme Juridike Vendimet e gjykatave dhe doktrina e autorëve të shquar
  • 11. a).Traktatet ndërkombëtare - janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Pra, pajtimi arrihet ne traktat nëpërmjet shprehjes se vullnetit dhënë shprehimisht …Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek te cilat vullneti shprehet heshtazi. Traktatet ndërkombëtare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve: sipas lendes (politike, ekonomike) sipas objektivave (paqes, mbrojtjes) formës (me shkrim, me goje) mënyrës se lidhjes (solemne, te thjeshta) kohës sa do jene ne fuqi hapësirës gjeografike net e cilën shtrihen etj.
  • 12. Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndërkombëtare ndahen ne: 1. Traktate ligje-normave nëse, janë burim i drejtpërdrejte i se drejtës ndërkombëtare... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vërtetohen, përkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit përgjithshëm… Ato janë te paafatizuara dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për palët qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tyre. 2. Traktatet, kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve qe kane për objekt rregullimin e një çështje te caktuar mes atyre shteteve… Ato janë te kufizuara ne pikëpamje kohore dhe konsumohen me plotësimin e obligimeve reciproke te palëve kontraktuese . b). Zakonet Ndërkombëtare. - dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qene përbëre kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rëndësinë, si pasoje e nxjerrjes te një numri te madh te traktateve ligje. Mirëpo zakonet ndërkombëtare kane ngele si burim me rëndësi, sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndërkombëtare si një dëshmi e një praktike te përgjithshme e cila është pranuar si e drejte.
  • 13. Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë: Praktika e përgjithshme e shteteve Vetëdija e subjekteve qe duke vepruar ne një mënyre te caktuar, veprojnë ne pajtim me rregullat zakonore. Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë : PRECEDENTET ( përsëritja e shpeshtë) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetëdija mbi detyrimin për t’u sjelle ne një mënyre te caktuar). c). Parimet e përgjithshme juridike te pranuara nga kombet e qytetëruara - paraqesin rregullat qe janë zbatuar ne te drejtën e brendshme te shtetit dhe janë parime fondamentale te drejtësisë, te pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme.
  • 14. Këtu hyjnë: Parimi mbi çështjen e gjykuar Parimi se askush nuk mund te përfitoje nga faji i vet Parimi i ndalimit te keqpërdorimit te se drejtës Parimi i përgjegjësisë qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe është fituar nga pasurimi i pabaze Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjetërkënd Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon te përgjithshmin) Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjetër) etj… Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytëzojnë parimet e përgjithshme juridike si burim i pashtershëm.
  • 15. Kodifikimi i Drejtës Ndërkombëtare – me kodifikim nënkuptojmë sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te përbashkëta… Disa autore procesin e kodifikimit e kane konsideruar statik dhe pengese për zhvillimin e se Drejtës Ndërkombëtare …Sipas tyre, e Drejta Ndërkombëtare e pakodifikuar është dinamike, sepse shume me lehtë absorbon rregullat progresive. Kodifikimi i përgjithshëm i tërë se Drejtës Ndërkombëtare nuk është bërë sepse është e sigurt se te gjitha shtetet ne asnjë mënyre nuk do te merreshin vesh për te gjitha çështjet …Nga ana tjetër janë kodifikuar pjese te veçanta te Drejtës Ndërkombëtare, si psh: E Drejta e Detit (1958), E Drejta Diplomatike (1961), E Drejta Konsullore (1963), E Drejta Traktateve(1969). Bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur ndonjë organ qendror për kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit një organi te tille. Kështu, aftësia për kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bëjnë ketë ne konferenca ose kongrese ndërkombëtare.
  • 16. SHTETI - Autoret e se drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si: “Institucion i krijuar nga një grup, për realizimin e disa qëllimeve, nga te cilat me te rëndësishme janë: ruajtja e se drejtës dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavarësisë se popullit ne marrëdhënie me popujt e tjerë” ose “Si bashkësi qe ne një hapësire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk është e nënshtruar nga asnjë organizate tjetër”. Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) përcakton se shteti si subjekt i se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë: 1. popullsinë e përhershme 2. territorin e caktuar 3. qeverinë 4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera.
  • 17. Elementet e shtetit : Popullsia Përhershme - popullsia përfaqëson tërësi te individëve të te dy gjinive te cilët jetojnë bashkërisht ne një bashkësi dhe janë te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht. Territori - përfaqëson vendin ku është vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrinë sovranitetin territorial . Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavarësia) nga shume juriste theksohet si kriter përfundimtar i shtetësisë dhe përfaqëson pushtetin supreme ose autoritetin i cili është i pavarur nga cilido autoritet tjetër botërore..(ai nënkupton ekzistimin e vetëm një autoriteti ligjdhënës dhe ekzekutiv)
  • 18. LINDJA E SHTETEVE E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikënisje e një gjendjeje juridike… Nuk është me rendësi mënyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo te brendshëm… E rëndësishme është qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vërtete. Shteti mund te krijohet ne mënyra te ndryshme: Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka pasur shtet, ne te cilin transferohet popullsia. Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e një province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e një shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marrëveshje (ne mënyre paqësore). Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
  • 19. Shtetet mund te krijohen edhe me një akt juridik: Me ligj te brendshëm (Filipinet 1934) Me traktat ndërkombëtar (Irlanda 1921) Me vendim te ndonjë organizate ndërkombëtare (Izraeli 1947 , Libia 1952) Ne ditët e sotme rendësi te jashtëzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i Vetëvendosjes (Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se Kombet e Bashkuara kane për qellim zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midisi kombeve, te mbështetura ne respektimin e barazisë dhe vetëvendosjes se popujve).
  • 20. ZHDUKJA E SHTETEVE Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsisë, territorit apo sovranitetit). Zhdukja e pushtetit shtetëror ka qene me se shpeshti rezultat i pushtimit te territorit dhe i nënshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nëse: aneksimi i tij është definitiv. Shteti zhduket edhe me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve... Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonjë bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka rendësi te madhe dhe shkakton pasoja te shumëllojshme juridike.
  • 21. NJOHJA E SHTETEVE E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ekzistojnë dy teori lidhur me njohjen e shteteve: 1) Teoria konstituive - niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është krijuar, ende nuk është anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Pra, Bashkësia Ndërkombëtare është ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo. 2) Teoria deklarative - shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojnë subjekteve ndërkombëtare dhe behet anëtar i Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse i ka plotësuar kushtet qe i parasheh e drejtës ndërkombëtare…. D.m.th: shteti nuk krijohet me njohje, por është fakt ky qe konstaton se shteti është krijuar.
  • 22. LLOJET E NJOHJES ( SE SHTETEVE) Kemi njohje te: 1) shteteve, 2) qeverive, 3) kryetarit , 4) kryengritësve.
  • 23. Ne te drejtën ndërkombëtare përmenden disa lloje te njohjes: 1. Njohja- DE-JURE - është njohje e përhershme dhe e plote, e cila përfshinë te gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroaktive.. Dhe jepet shprehimisht nëpërmes aktit-formal 2. Njohja DE-FACTO- kur një shtet, i shtyre nga arsyet politike ose për shkak te paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe për ketë arsye e shtynë njohjen e plote 3. SHPREHIMISHT- me një akt te njëanshëm . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me një traktat ndërkombëtar). 4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja është bere: nqs një shtet lidh marrëveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dërgon përfaqësues diplomatik, nqs shtetet e treta pranojnë konsujt e shtetit te ri). 5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njëanshëm (deklarate, telegram, note diplomatike etj). 6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe ndërkombëtare me rezolute, me te cilën organet ndërkombëtare vendosin për krijimin e shtetit te ri ose me procedurën e pranimit. 7. Njohja me kushte dhe Pa kusht - parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja është çështje rreth se cilës nuk ekziston unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos përkrahësit e teorisë deklarative, konsiderojnë se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes është e palejueshme. PRANIMI ne OKB – është në kompetence te Asamblesë se Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit . Asambleja e Përgjithshme vendos me 2/3 e votave pas rekomandimit qe i bene KS… Për pranim kërkohet qe shteti te jete paqedashës - qe t’i pranoj detyrimet qe dalin nga Karta e OKB-se, qe te jete i afte dhe i gatshëm t’i përmbushë detyrimet. Vlera dhe rëndësia e pranimit ne OKB është e jashtëzakonshme.. Për çka me s’miri dëshmon fakti se shtetet e porsakrijuara një nder aktet e para qe ndërmarrin ne planin e jashtëm është kërkesa qe te pranohen ne OKB. Kjo behet aq me e rëndësishme kur dihet fakti se OKB u garantojnë anëtarëve te vet integritetin territorial dhe pavarësinë politike. Prandaj pranimi është garanci e mire për ekzistimin dhe stabilitetin e shteteve te reja
  • 24. NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT QEVERIA - është person ose njësi (trup) e përbëre nga me shume individë, te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetin ne marrëdhënie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit është fakt i ndare nga njohja e shtetit Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se një person ose njësi e përbëre nga me shume persona është ne t’vërtetë qeveri e një shteti. Akti-politik- i njohjes është shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me atë qeveri…Problem i njohjes se një qeveri paraqitet vetëm atëherë kur ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj). NJOHJA E KRYENGRITËSVE SI PALË NDËRLUFTUESE Njohja e kryengritësve paraqitet shumë më rrallë, por është mjaft e rëndësishme për të drejtën ndërkombëtare. Ajo parasupozon ekzistimin e luftës civile. Lufta e tillë mund të marrë karakter ndërkombëtar, nëse: ◦ kryengritësit kanë një qeveri dhe një organizatë ushtarake të veten; ◦ kryengritja zhvillohet në formë të luftës e jo të revoltës së vogël; ◦ qeveria e kryengritësve ushtron kontroll efektiv mbi pjesët e territorit të shtetit në të cilën zhvillohet lufta civile.
  • 25. SUKSEDIMI NË DREJTEN NDERKOMBETARE Shpesh ndodhe qe një shtet t’i lëshojë territorin një shteti tjetër, si rezultat i përdorimit te forcës, ne mënyre paqësore ose me revolucion. Si pasoje e kësaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi atë territor dhe ne vend te tij vjen shteti tjetër ose bashkësi tjera. Suksedimi- paraqitet kur një ose me shume persona ndërkombëtar e zëvendësojnë një person tjetër ndërkombëtar me ç’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga një shtet qe e ka ndërruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjetër. Suksedimi mund te jete: 1) Suksedim i Përgjithshëm - shfaqet kur një subjekt (shtet) absorbohet ne tërësi nga një tjetër qofte edhe kur behet me vullnetin e anëtareve. 2) Suksedim i Pjesshëm - shfaqet kur një pjese e territorit te një personi ndërkombëtar ngritët ne kryengritje, fiton pavarësinë dhe behet person ndërkombëtar me vete… Shteti pasardhës i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te mëparshëm. a) Suksedimi dhe traktatet – Një nder çështjet me rendësi qe paraqiten me rastin e suksedimit është se a kalojnë traktatet e shtetit qe është krijuar ose është ndare ne shtetin pasardhës ose janë zhdukur me territorin e humbur ose te dhëne. Lidhur me ketë, ne teori janë shfaqur dy tendenca: ◦ Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne traktate te cilat nuk janë lidhur nga ai. ◦ Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me herët.
  • 26. Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe: Traktatet qe nuk barten ne pasardhës -- Traktatet politike. Traktatet qe vazhdojnë te mbesin ne fuq (pasi janë lidhe ne t’mirë te përgjithshme) - Traktatet e normave. Traktatet qe mbesin ne fuqi - ( servitutet ndërkombëtare ) Traktatet qe kane te bëjnë me territorin. b) Suksedimi dhe Borxhet Publike Ne doktrinën e shek. XIX: ka mbizotëruar qëndrimi se borxhet duhet bartur mbi pasardhës. Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkatërrohet. psh. ne praktike kjo çështje është zgjidhur përmes marrëveshjeve speciale, psh. Italia, përkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin publik te Turqisë. Ne prag te Luftës II Botërore. Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat për refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet. Çështja e borxheve publike ne çdo rast duhet zgjidhur me ane te marrëveshjeve.
  • 27. c) Suksedimi dhe Shtetësia - Personat qe jetojnë ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili është subjekt i ndërrimit, prima facie, e marrin shtetësinë e sukcesorit (pasardhësit). Probleme lindin vetëm për personat te cilët kane qëlluar jashtë atij territori, ne momentin e ndërrimit. Ndërrimi i shtetësisë paraqet një çështje te rende kur cedimi behet kundër vullnetit te popullsisë. E drejta ndërkombëtare ka provuar t’i zvogëlojë pasojat e padëshirueshme te cilat dalin nga këto situate përmes Plebishitit dhe Optimit. PLEBISHITI – është konsulte e përgjithshme e popullit, net e cilën banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet dëshirojnë t’i takojnë.. Kështu banoret e një territor kane mundësi te deklarohen se a pranojnë a jo kalimin prej një shteti ne shtetin tjetër…Plebishiti është instrument relativisht i ri , ai përmendet ne shek: XV- XVI, por zbatohet qe nga Revolucionin Francez. E Drejta OPTIMIT- është mundësia qe t’u pranohet banoreve te një territori qe brenda një afati te caktuar te zgjedhin shtetësinë e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhësit. d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojnë atij shteti kalojnë ne duart e pasardhësit (te trashëgimtarit).
  • 28. PËRMBAJTJA DHE KLASIFIKIMI IT E DREJTAVE THEMELORE TE SHTETIT -Përpjekjet e para për përcaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtës ndërkombëtare te asaj kohe. Te këtilla janë parimet: ◦ Popujt janë te pavarur dhe sovran, ◦ Te gjithë popujt kane te drejte te organizojnë dhe ndërrojnë formën e tyre te qeverisjes, ◦ Çdo popull është zot ne territorin e vet etj… ◦ Asnjë popull nuk ka te drejte te përzihet ne punët e brendshme te popullit tjetër. ◦ Traktatet janë te shenjta dhe te pacenueshme Shumica e autoreve përmendin 5 (pesë) të Drejta Themelore të shtetit te cilave u përgjigjen detyrimet e shteteve tjera: I. E drejta e sovranitetit dhe pavarësisë II. E drejta për ekzistence (mbrojtje) III. E drejta e barazisë IV. E drejta për t’u respektuar V. E drejta për komunikim me shtetet e tjera.
  • 29. LLOJET E SHTETEVE Bashkësinë ndërkombëtare për shume kohe e kane përbëre shtetet sovrane , shtetet gjysme- sovrane ( shtete vasale, shtete nën protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin kolonial. Bashkësinë ndërkombëtare sot e përbejnë me se 190 shtete sovrane te cilat përkundër kësaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj. Mes shteteve ekzistojnë dallime te konsiderueshme ne pikëpamje te: - madhësisë se territorit: ( shtete te vogla , shtete te mëdha ) - nr te banoreve - shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim ) - potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te mëdha) - rendit te brendshëm ekonomik - (kapitaliste , socialiste)
  • 30. Për te drejtën, rendësi ka klasifikimi qe ka për baze pozitën juridike te shteteve: ◦ Shtetet unitare - thjeshta ◦ Shtete te përbëra: (a) Bashkimi personal, (b) Bashkimi real , (c) Konfederata (d) Federata. BASHKIMI-PERSONAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetëm personi i sundimtarit (monarku i përbashkët ) . Bashkimi personal krijohet kur përputhen sendet e trashëgimisë, kur një mbret i një shteti zgjidhet për mbret edhe ne shtetin tjetër….Anëtaret e Bashkimit Personal e ruajnë pavarësinë e tyre te plote: ◦ Ne planin e brendshëm ruajnë: ( a) organin ligjdhënës; (b) organet gjyqësore; (c) organet administrative ) ◦ Ne planin e jashtëm: ( a) vazhdojnë te mbesin subjekte te pavarura dhe te veçanta ; (b) mbajnë pavarësisht marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera).
  • 31. BASHKIMI REAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat janë nen një monark dhe bëjnë një subjekt ndërkombëtar. Shtetet anëtare te bashkimit-real ruajnë: Ne planin e brendshëm:( autonominë e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organin ligjdhënës, administrativ dhe gjyqësor.) Ne planin e jashtëm ne kompetence te Bashkimit Real, si tërësi lihet: (a) Politika e jashtme; (b)Ushtria , (c) Financat ) Lufta kundër një shteti anëtar te Bashkimit Real është lufte kundër te gjithëve. (Sot nuk ka shtete te tilla.) KONFEDERATA - lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka për qellim: mbrojtjen e pavarësisë se jashtme ose te brendshme te anëtareve te saj. Ka raste kur krijohen për te evituar dominimin e një shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet anëtare. – Organ kryesor, e shpeshherë i vetëm, është DIETA, (pastaj Kuvendi i përgjithshëm, Kongresi i delegateve)… Detyrat e këtij organi janë: Te zgjidhe mosmarrëveshjet mes anëtareve Ndalon luftën mes anëtareve, ne marrëdhëniet ndërkombëtare përmbushë vendimet e Dietës. Shtetet anëtare te konfederatës e ruajnë pavarësinë e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashtë.
  • 32. FEDERATA - bashkuesi e me shume njësive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute). Politika e jashtme: ( a) dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatike ; (b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; (c) mbrojtja e sigurisë se shtetit dhe (d) financat) janë ne kompetence te federatës si tërësi. QEVERIA – është person ose trup i përbëre nga me shume individë te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetet ne marrëdhëniet me shtetet e tjera. Nëse një shtet i jashtëm refuzon te njohe kryetarin e një shteti ose ndërrimin e formës se qeverisjes se një shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirëpo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk janë te mundshme marrëdhëniet zyrtare mes tyre. Akt-Juridik -konfirmohet se një person ose trup i përbëre nga me shume persona është ne te vërtete qeveri e një shteti. Akt-Politik- i njohjes, është shprehje e vullnetit për te hyre ne marrëdhënie me atë qeveri. - Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi ) dhe ajo - Mund te jete: - (De jure , De facto) COMMONWEALTH - është bashkësi (Sui generic).. Bashkësi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila përgjegjëse për politiken e vet qe konsultohen edhe bashkëpunojnë ne interes te përgjithshëm te popujve te tyre ne përparimin e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe paqes në botë. Veprimtaria e Komonveltit mbështetet ne: 1. konsultimet, - 2. diskutimet dhe -3. bashkëpunimin
  • 33. FORMAT E VARËSISË - varësia nënkupton doemos marrëdhëniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Marrëdhënie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nënshtrohet atij vullneti. ◦ Vazaliteti- forme e varësisë politike, qe përfaqëson raportin midis shtetit me te fort (suverenit) dhe shtetit me te varur (vasalit) ◦ Protektorati- forme e mardh midis një shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobët. Ky krijohet me marrëveshje ndërkombëtare, e cila përkufizon marrëdhëniet midis palëve. Mandatet (gati janë zhdukur) etj. SHTETET NEUTRALE - janë ato shtete te cilat marrin për detyre me marrëveshje te posaçme te mbeten neutrale ne çfarëdo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera. Shteti neutral : Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij. Shteti ka te drejte te ndërmarrë te gjitha masat për mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme. Përveç se nuk mund te hyje ne marrëdhënie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnjë kufizim tjetër.
  • 34. Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marrëveshje Italia pranon sovranitetin e Selisë se Shenjte, pronësinë e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selisë se Shenjte mbi Vatikan - 20 - dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selisë se Shenjte. Me marrëveshje parashikohet paprekshmëria e Papës, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr përsipër t’i dorëzoje kriminelet qe janë strehuar aty. V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektarë, 500-1000 banore. Shërbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marrëdhënie me afro 70 shtete.
  • 35. PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE Shteti duke qene një institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashtë kufijve, është i detyruar te respektoje rendin juridik ndërkombëtar. Përgjegjësia ndërkombëtare është një institucion juridik ku në baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet një akt te cilin e drejta ndërkombëtare e konsideron si te paligjshëm, duhet t’ia japë dëmshpërblimin shtetit te cilit i ka bere dem me atë akt. Përgjegjësia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtës ndërkombëtare. Elementet e përgjegjësisë se shteteve - përgjegjësia ndërkombëtare është çdoherë raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pësuar dem kërkon satisfaksion (kënaqje). Për ekzistimin e përgjegjësisë ndërkombëtare duhet te plotësohen këto kushte: ◦ te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet çfarëdo detyre e përcaktuar me normat e se drejtës ndërkombëtare. ◦ veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subjekt ndërkombëtar. ◦ për ekzistimin e përgjegjësisë duhet te jete shkaktuar demi. ◦ duhet te jene shfrytëzuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshëm për te fituar kënaqje (satisfaksion).
  • 36. Llojet e Përgjegjësisë (politike, materiale, morale ) Sipas qëndrimit qe mbizotëron , përgjegjësia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqë pa faj s’ka as përgjegjësi penale , kurse shteti si tërësi nuk mund te kryeje ndonjë vepër penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nëse do t’i mvishej përgjegjësia një shteti si tërësi , atëherë i tere populli i një vendi do te mund te shpallej fajtor )…Kështu kundër shtetit si tërësi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne bankën e te akuzuarve . Përkundër kesaj ne te Drejtën Ndërkombëtare flitet për përgjegjësinë penale te individeve dhe personave juridik. Përgjegjësia e drejtpërdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejtën ndërkombëtare organet shtetërore për te cilat shteti mban përgjegjësi, ose përfaqësuesit shtetëror. Përgjegjësia e tërthortë, kur një shtet merr përgjegjësinë për cenimin apo shkeljen e se drejtës ndërkombëtare nga shtetet tjera.
  • 37. a) Përgjegjësia e shtetit për organet ligjdhënëse ekziston nëse një shtet: nxjerre ndonjë ligj i cili është ne kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare. lejon te nxjerre ligjin, i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar detyrimet ndërkombëtare ose nuk derogon një ligj qe është ne kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare. b) Përgjegjësia e shtetit për aktet e organeve administrative - shteti ka përgjegjësi për punën e organeve administrative te cilat sipas rendit te brendshëm juridik kane cilësinë e organit shtetëror qe ushtrojnë funksione publike dhe veprojnë për llogari te shtetit, pavarësisht a janë këto lokale, provinciale, regjionale, federale etj. c) Përgjegjësia e shtetit për punën e organeve gjyqësore - përgjegjësia e tille ekziston nëse gjyqet e një vendi e kane cenuar te drejtën ndërkombëtare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtës se brendshme. d) Bazat e përgjegjësisë ndërkombëtare - për te ekzistuar përgjegjësia ndërkombëtare, përveç kushteve tjera ekzistuese është edhe një kusht plotësues - vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi. Teoria subjektive- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Ketë detyrim e mbajnë ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi. Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- për ekzistimin e përgjegjësisë nuk ka rendësi a është kryer delikti ndërkombëtar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia
  • 38. PASOJAT E PERGJEGJESISE - si rezultat i veprimit te paligjshëm (i shkeljes se detyrimit), lind një raport mes shtetit qe është fajtor për atë akt dhe shtetit ndaj te cilit s’është plotësuar detyrimi, nga e cila gjë del se pala fajtore duhet te jap shpërblimin. Satisfaksioni moral jepet kur kemi të bëjmë me përgjegjësi jomateriale, ose si kompensim për dëmin moral që u është shkaktuar interesave politike ose dinjitetit të shtetit dhe është i drejtuar kah kënaqja e ndjenjave të fyera të shtetit të cënuar. Satisfaksioni shprehet duke kërkuar falje, duke shprehur ndjesë, duke i bërë nderime flamurit ose simboleve të tjera të shteteve të dëmtuara, me ngritje të monumenteve, duke i ndjekur ose denuar ato organe apo persona të cilët e kanë shkaktuar dëmin. Përgjegjësia Penale ne te Drejtën Ndërkombëtare – E Drejta Ndërkombëtare ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve të drejtës ndërkombëtare (treg. me skllevër, pirateria, tregtia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e përgjithshme njerëzore.
  • 39. Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare Me 17. korrik. 1998 ne konferencën diplomatike te mbajtur ne Rome është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësues të 139 shteteve Statuti i Romes i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.. Gjykata e re do te jete kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime: - kundër njerëzimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit… Gjykata ka 18 gjyqtare dhe do ta ketë selinë ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 është siguruar nr i mjaftueshëm i ratifikimeve për te hy ne fuqi… Administrata e Bushit e kundërshton themelimin e kësaj gjykate dhe e ka tërhequr nënshkrimin e bere me 1998 nga administrate e Presidenti Klinton. TERRITORI SHTETERORE - territori shtetëror është hapësira qe gjendet nen sovranitetin e një shteti. Është element qenësor për ekzistimin e shtetit. Territorin shtetëror e përbejnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen ketë sipërfaqe dhe ajri mbi te. Territori ujor përbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shtetëror (ujerat kombëtare) dhe ujerat e një brezi detar (ujerat territoriale) për ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombëtare hyjnë: ujerat e lumenjve kombëtar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri përbejnë pjesët e vërteta (reale) te një shteti.
  • 40. Nocioni dhe natyra juridike e territorit shtetëror Me territor shtetëror nënkuptohet hapësira mbi te cilën një shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shtetëror është një element qenësor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe është i përcaktuar sakte me kufijtë shtetëror. Ushtrimi i pushtetit mbi një territor njihet si supremacion territorial. Kufijtë ndahen ne: ◦ natyrore… shkojnë përgjatë ujerave, bjeshkëve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar) ◦ artificiale… s’kanë mbështetje ne relief (shënohen me shtylla, gurë, mure etj) dhe ◦ astronomik… shkojnë paraleleve ose meridianëve. Ndalimi i marrjes se territorit shtetëror Ndryshimet e territoreve me se shpeshti janë sendërtuar me përdorimin e forcës (me pushtim ose nënshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbështetet ne parimin e respektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonjë territor me përdorimin e forcës.
  • 41. Mënyrat e lejuara te marrjes se territorit shtetëror Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtës nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinare (burimore) dhe derivative (te prejardhura). CEDIMI (Cessio) - Është mënyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi është transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka për objekt bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjetër. OKUPIMI PAQËSOR - Është vendosja e sovranitetit te një shteti mbi ndonjë territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnjë shteti tjetër. Okupimi paqësor behet ne baze te aktit te njëanshëm. SHTIMI (Zgjerimi) –derisa cedimi arrihet me marrëveshje ndërkombëtare, shtimi (acesio) është rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punës njerëzore. PARASHKRIMI - ne te drejtën ndërkombëtare mund te përkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi një territor përmes ushtrimit te vazhdueshëm dhe te papenguar te sovranitetit ne një periudhe te caktuar te domosdoshme për te krijuar bindje te përgjithshme se gjendja ekzistuese është ne pajtim me rendin juridik. Për te qene i vlefshëm parashkrimi është e domosdoshme qe asnjë shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje. Servitutet Ndërkombëtare -përfaqësojnë restrikcione (kufizime) te jashtëzakonshme te sovranitetit territorial te një shteti te imponuara me marrëveshje, me te cilat një pjese ose tere territori i një shteti duhet te shërbejë për disa qëllime ose interesa te caktuara te shtetit tjetër.
  • 42. Llojet e servituteve (ndërkombëtare) 1.Servitude Aktive - janë ato me te cilat i epet e drejta një shteti qe te ndërmarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjetër. 2.Servitute Negative- janë ato me te cilat i jepet e drejtë një shteti qe te kërkoje nga një shtet tjetër qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne çështje te caktuara. 3.Servitute Ushtarake - janë ato me te cilat një shtet ka te drejtë te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjetër, e drejta e fluturimit te aeroplanëve ushtarake mbi territorin e shtetit tjetër dhe aterrimit për qëllime teknike. 4.Servitutet ekonomike - janë ato servitute te fituara për qëllime komerciale dhe te komunikacionit, siç janë: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjetër, prerja e drunjve, shfrytëzimi i kullosave, shfrytëzimi me ujë ose me rryme etj. Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si janë krijuar ; dmth me marrëveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit për te cilin janë krijuar: Me dorëheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar. Me bashkimin e territorit shtetëror qe ka përfituar dhe territorit te shfrytëzuar. Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
  • 43. ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE E drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare përcaktojnë shprehimisht cilat janë organet… veprimet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cilëve shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat qe veprojnë kryesisht ne pune te jashtme jashtë shtetit… E-D-N kërkon qe çdo shtet te ketë një ose me shumë organe , aktet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare Organet Qendrore 1)Kryetari i shtetit - është organi me i larte i përfaqësimit te jashtëm, mirëpo nuk është ne çdo rast edhe organi me i larte shtetëror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varësisht sipas sistemit te vendit. Çdo akt i kryetarit te shtetit ne marrëdhënie ndërkombëtare merret si akt i shtetit. 2)Ministri i punëve te jashtme - pjesëmarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne çështje te jashtme, përgjithësisht kufizohet me çështje te rëndësishme politike. Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare kryesisht është çështje e ministrit te punëve te jashtme. MPJ është njëfarë ndërmjetësuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjetër. Sipas rregullave ndërkombëtare komunikimi mes qeverive behet përmes MPJ dhe përfaqësuesve diplomatik te akredituar ne atë shtet.
  • 44. Organet e Jashtme Përfaqësuesit diplomatike - Janë te dërguar me autorizime qe ta përfaqësojnë shtetin jashtë. Përfaqësuesit Diplomatik ne kohërat me te vjetra janë konsideruar sit e shenjte. Janë dërguar për pune te caktuara mirëpo pas kryerjes se atyre punëve ka marre fund misioni i tyre. Përfaqësuesit Diplomatik - ndahen ne përfaqësues te rregullte dhe te rastit, qe dërgohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme. Nocioni i diplomacisë Nocioni: Diplomacia është aplikim i inteligjencës dhe taktit te rregullimin e marrëdhënieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Është shkence e punëve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinën e ka nga greqishtja e vjetër: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i është dhëne kryesuesit te misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet e misionit. Gjuha Diplomatike Sendërtimi i gjuhëve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohës se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atëherë fillon te imponohet gjuha frënge edhe pse nuk ka një rregullat te se drejtës ndërkombëtare.
  • 45. .E drejta e legacionit -Krijimi i përfaqësive te përhershme paraqet ne praktike sendërtimin e se drejtës se legacionit.… E drejta për te dërguar përfaqësues diplomatike quhet e drejte active e legacionit. E drejta për te pranuar përfaqësues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit. E drejta diplomatike - Rregullat qe i referohen përfaqësuesve diplomatike janë krijuar si rregulla zakonore te se drejtës ndërkombëtare diplomatike. Ato i kane karakterizuar një përdorim konstant dhe uniform. Pas Luftës II-të Botërore, komisioni i se drejtës ndërkombëtare, çështjen e kodifikimit te se drejtës diplomatike e ka përfshirë si çështje te rëndësishme dhe ne baze te projektit te tij: Me 1961, është miratuar Konventa mbi Marrëdhëniet Diplomatike…. Me 1963 Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore dhe Me 1969 Asambleja e Përgjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventën mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene është miratuar Konventa mbi Përfaqësimin e shtetit dhe marrëdhëniet e tyre me organin ndërkombëtar te karakterit universal.
  • 46. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marrëdhënie diplomatike me ndonjë shtet tjetër dhe a do te ketë ne te mision te përhershëm. Klasifikimi i personelit diplomatik Konventa e Vjenës e ndan personelin diplomati ne këto kategori: ◦ Personeli diplomatik– (shefi i misionit, këshilltaret, sekretaret dhe atashetë). ◦ Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli për mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative). ◦ Personel shërbyes – (portierët, punëtoret e sigurimit, kuzhinieret )etj. Përfundimi i misionit diplomatik Misioni diplomatik mund te përfundojë me: ◦ Kryerjen e detyrës se misionit ◦ Kalimin e afatit për te cilin është dërguar ◦ Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka dërguar ose mund te jete shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit për shkak te transferimit ne tjetër pozite ◦ Ngritjen e përfaqësuesit diplomati ne klase me te larte, por ne ketë rast misioni teknikisht përfundon dhe përfaqësuesi diplomatik merr letra te reja kredenciale ◦ Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve ◦ Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik.
  • 47. KONSUJT - ndahen ne: Konsuj Professional (consules missi) dhe Konsuj Nderi (consules electi) 1. Konsujt Professional - janë nëpunës dhe shërbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetëm 2. Konsujt Nderi - rregullisht janë persona autoritativ, qe jetojnë, e shpesh janë edhe shtetas te shtetit ku veprojnë si konsuj. Ata për punën e tyre nuk marrin page. Konventa Vjenës , te gjithë shefat e konsullatave i ndanë ne katër klase: Konsuj te përgjithshëm Konsuj (emërohen nga shefi i shtetit) Nënkonsuj (emërohen nga ministri i punëve te jashtme) Agjente konsullor (emërohen nga konsulli i përgjithshëm). Funksioni i konsujve - Konsujt janë organe shtetërore te cilët dërgohen jashtë për qëllime te ndryshme e sidomos për mbrojtjen e interesave shtetërore brenda qarkut konsullor. Nuk janë përfaqësues diplomatike dhe nuk përfaqësojnë shtetin ne tonalitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe nuk janë te akredituar pranë qeverise se vendit te pranimit.
  • 48. Përfundimi i funksioneve konsullore / përfundon me : Notifikimin e shtetit te emërimit – shtetit te pranimit, se funksionet e tij kane pushuar. Tërheqjen e ekzekvatures. Notifikimin e shtetit te pranimit – emërimit se ka pushuar te konsideroje natare te personelit konsullor. NENEPUNESIT NDERKOMBETARE Lidhur me pozitën e nëpunësve ndërkombëtar nuk ekzistojnë rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marrëveshje ndërkombëtare me më shume ose me me pak shtete, nga e cila gjë del se nëpunësit e tyre gëzojnë te drejta dhe privilegje vetëm ne shtetet amtare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marrëveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi pozitën e tyre.
  • 49. AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE Aktet e Njëanshme -Akt i njëanshëm juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te një subjekti te se drejtës ndërkombëtare me qellim qe te shkaktohet ndonjë pasoje juridike ndërkombëtare. Me këto, ne raste te caktuara krijohet, ndërrohet ose pushon ndonjë gjendje juridike. Aktet e njëanshme ndahen ne: - akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , - te varura (oferta, pranimi, rezerva ) - te përziera. Aktet e nje anshme juridike- te varura : 1) Notifikimi (Lajmërimi) - është lajmërimi zyrtar drejtuar një subjekti tjetër ose subjekteve te se drejtës ndërkombëtare për ndonjë qëndrim, kërkese, fakt ose ngjarje pa te cilën pretendohet te ketë rendësi juridike, posaçërisht rendësi ndërkombëtare, ose term teknik për lajmërim shtetet tjera për ca fakte ose ngjarje me rendësi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshëm ose fakultativ. 2) Njohja (Pranimi) - deklarim i njëanshëm se një gjendje ose ndonjë kërkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja është mjafte e shpeshte ne marrëdhënie ndërkombëtare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritësve si pale ndërluftuese etj) Njohja mund ti epet shprehimisht ose heshtazi. 3) Protesta - është deklarate me te çilen mohohet ligjshmëria e ndonjë situate te caktuar. Ajo ka për qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara për te cilat është i njohur me notifikim, ose me çfarëdo mënyre tjetër dhe refuzon pranimin e gjendjes se re. 4) Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit.
  • 50. TRAKTATET NDERKOMBETARE (NOCIONI) “Me traktat ndërkombëtar konsiderohet çdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes se ndonjë raporti juridik reciprok, ose marrëveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shtetërore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime për palët. Sipas disa autoreve, marrëveshjet ndërkombëtare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetëm ne ketë mënyre mund te konstatohet pajtimi i vullneteve”.
  • 51. Emërimi i traktateve Llojet e ndryshme te dokumenteve ndërkombëtare te hartuara me shkrim paraqiten me emra te ndryshëm. Me se shpeshti quhen marrëveshje ose traktate ndërkombëtare mirëpo përdoren edhe emërtime te ndryshme siç janë: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.
  • 52. Traktatet: pretendojnë te përfaqësojnë marrëveshjet me te rëndësishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj). Paktet: janë marrëveshje shume solemne qe i referohen heshtjeve te ndryshme politike. Konventat: përfaqësojnë marrëveshjet me te cilat përcaktohen raportet mes shteteve ne ndonjë lëmi te caktuar. (psh: Konventa Hagës - mbi rregullat dhe zakonet e luftes). Deklaratat: përfaqësojnë marrëveshjet – ligj, me te cilat palët kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u përmbahen disa rregullave te sjelljes. Karta dhe statuti: përfaqësojnë marrëveshje mbi krijimin, organizimin dhe përcaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve ndërkombëtare. Termi AKT: përdoret për marrëveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo konference ndërkombëtare psh. Akti Përfundimtar i Kongresit te Vjenës - 1815 etj. Protokollet: janë marrëveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marrëveshjeve plotësuese për interpretimin, vazhdimin ose ndërrimin e marrëveshjeve tjera. Kompromisi: marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore te ndonjë konflikti qofte nëpërmes arbitrazhit ose ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare Kartele: janë marrëveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqësitë, për te shkëmbyer robërit, te plagosurit, ndërprerjen e luftimeve etj. Konkordate: janë marrëveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozitës se Kishës Katolike ne shtetin e caktuar. Termi MODUS VIVENDI: përdoret për marrëveshjet e përkohshme për te cilat pritet qe net e ardhmen te zëvendësohen me një traktat ose konvente.
  • 53. Llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare Traktatet ndërkombëtare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme: ◦ Sipas formës (me shkrim + me goje) ◦ Sipas mënyrës se lidhjes (solemne + te thjeshta) ◦ Sipas hapësirës gjeografike (përgjithshme + regjionale) ◦ Sipas mundësisë se aderimit (hapura, gjysme te hapura, te mbyllura) ◦ Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj) Palët kontraktuese - mund te jete çdo subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ketë te drejte e kane shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe kryengritësit nqs janë te pranuar si pale ndërluftuese. Pajtimi i vullnetit - Ne te drejtën ndërkombëtare sikurse edhe ne te drejtën e brendshme kërkohet qe pajtimi i vullnetit ne çdo rast duhet te përputhet me vullnetin e vërtete te subjektit ndërkombëtar dhe te jete dhëne lirisht…. Nëqoftëse ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atëherë vjen ne dyshim ligjshmëria e vet lendes se traktatit. Për kete arsye çdoherë supozohet se akti ndërkombëtar, është i vlefshëm, përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mungesës e cila e bënë të pavlefshëm.
  • 54. Dhuna - Gjate lidhjes se marrëveshjes ndërkombëtare, dhuna mund te përdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si tërësi. Shumica e autoreve konsiderojnë se përdorimi i dhunës kundër personit qe e lidh e benë marrëveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nënshtrohet anulimit. Lajthimi - dmth mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojnë si forme te mangët te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vlerën e marrëveshjes se lidhur. Mashtrimi- ndikon ne vlerën juridike te marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me mashtrim nuk është juridikisht e vlefshme, psh nëse një shtet me rastin e lidhjes se një marrëveshje ndërkombëtare përdor hartën gjeografike.
  • 55. LIDHJA DHE HYRJA NË FUQI E TRAKTATEVE NDËRKOMBËTARE Procedura : Akreditimi i personave që do ët zhvillojnë bisedime; Bisedimet dhe miratimi; Autentifikimi dhe nënshkrimi; Ratifikimi dhe shkëmbimi i instrumenteve të ratidikimit; Aderimi; Regjistrimi e publikimi i marrëveshjes. REZERVAT Rezerva është deklaratë e njëanshme, e dhënë nga një shtet, me rastin e nënshkrimit, ratfikimit, akceptimit ose aprovimit ose të aderimit me traktat, me qëllim që të përjashtohen ose modifikohen efektet juridike të dispozitave të caktuara të marrëveshjes ndaj atij shteti.
  • 56. ORGANIZATA NDERKOMBETARE Organizatat ndërkombëtare - janë bashkësi te përhershme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te një marrëveshje ndërkombëtare (karta, statuti ose ndonjë dokument tjetër konstituiv) me qellim te bashkëpunimit ne zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare te parashikuara me ato dokumente. Nga kjo del qe organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e shteteve: ◦ Themelues te organizatave , ndërkombëtare janë shtetet sovrane (kur organizata është nder-shtetërore) ◦ Ato krijohen me traktate ndërkombëtare ◦ Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda kompetencave qe janë te përcaktuara me marrëveshje ◦ Financimi i organizatave ndërkombëtare behet me ane te kontributeve te shteteve anëtare. Organizatat ndërkombëtare themelohen me përmbushjen e dy kushteve kryesore: Kur hyn në fuqi marrëveshja mbi krijimin e organizatës; Kur themelohen organet e parashikuara me marrëveshje.
  • 57. Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare Ato klasifikohen: ◦ Sipas shtrirjes - Organizata globale (universale) dhe Regjionale ◦ Sipas funksioneve/fushëveprimit – te Përgjithshme dhe Specializuara ◦ Sipas anëtareve – Ndërshtetërore & Joqeveritare ◦ Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishtetërore ◦ Sipas kohëzgjatjes - te përkohshme & përhershme
  • 58. ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB ) OKB – është krijuar nen ndikimin e qëndrimeve kundër luftes qe kishte shkaktuar Lufta II-të Botërore… Vizionin e pare te botes se pasluftës e kane dhe president i SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Winston Churchill në “Kartën e Atlantikut” - me 14 gusht 1941.. Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime te përbashkëta te politikes se vendeve te tyre, respektimi i te cilave do te garantonte një te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kërkojnë kurrfarë zgjerimi territorial, se nuk miratojnë kurrfarë ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojnë te drejtën e çdo populli për vetëvendosje; se shpresojnë qe pas përfundimit te luftes do te vendoset paqja. Me 30 tetor 1943 përfaqësuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kinës - kane shprehur nevojën e krijimit sa me pare te një organizate te përgjithshme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe te sigurisë ndërkombëtare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazisë sovrane te te gjitha shteteve paqedashëse dhe do te ishte e hapur për te gjithë shtetet e tilla , te mëdha ose te vogla.
  • 59. OKB- sot ka ne gjirin e vet 193 shtete te botes . Përfundimi i anëtarësisë ne OKB Tërheqja- Karta e OKB-se lejon mundësinë qe çdo shtet anëtare te tërhiqet nga org, por me pare duhet t’i paraqes arsyet e tërheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojnë vendimin. Përjashtimi – neni 6 i Kartës se OKB-se ka parashikuar qe secili anëtarë i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartës se OKBse mund te përjashtohet nga organizata. Pezullimi - neni 5 i Kartës se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilësinë e anëtarit te org, ne rast se ndaj një anëtari te org. është marre ndonjë veprim shtrëngues ose parandalues.
  • 60. Organet e OKB-se 1. Asambleja e Përgjithshme - është org. qendrore ; atë e përbejnë përfaqësuesit e te gjitha shteteve anëtare te OKB-se … Çdo shtet anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 - përfaqësues. Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojnë te martën e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme.. Mbledhjet e këtilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej çastit kur është bere kërkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshje te sigurisë ndërkombëtare dhe çarmatimit, b) çështje ekonomike, c) çështje sociale, humanitare,kulturore , d) çështje te shkolonizimit , e) çështje administrative buxhetore , f) çështje juridike. 2. Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët: 5- janë anëtare te përhershëm (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës Latine , 2 vende Evropës- P)…. Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë arsye çdo anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një përfaqësues ne selinë e OKB-se… Funksionet- KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
  • 61. 3. Këshilli Ekonomik-social- është krijuar me qellim qe te kontribuoje për sigurimin e paqes përmes krijimit te kushtetove te stabilitetit dhe mirëqenies qe janë te domosdoshme për mardh, paqësore midis popujve. 4. Sekretariati – personelin e KB (sekretariatin) e përbejnë 16.000 nëpunës nga mese 150 vende te botes, te cilët punojnë ne selinë e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes… Sekretari i përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën e përgjithshme te Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblesë se Përgjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës. 5. Këshilli i Kujdestarisë – sistemi ndërkombëtare i kujdestarisë i OKB-se është krijuar për te zëvendësuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqes dhe sigurisë, përparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullsisë se territorit nen kujdestari; Sistemi i kujdestarisë duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II Botërore, c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen ketë regjim nga shtetet qe kane përgjegjësi për administrim e tyre. 6. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë.
  • 62. RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE Mosmarrëveshjet janë situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme për ndonjë çështje te caktuar …. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne traktate, behet dallimi midis mosmarrëveshjeve te natyrës juridike dhe natyrës politike Te natyrës juridike- përkufizohen si mosmarrëveshje ne te cilat kërkesat ose kundërshtimin e vet , palët i bazojnë mbi rregullat e pranuara te se drejtës ndërkombëtare… Mosmarrëveshjet tjera janë mosmarrëveshje politike ose mosmarrëveshje te natyrës juridike, a thjesht konflikte te interesave. Sipas tyre mosmarrëveshjet e natyrës-juridike zgjidhen me përdorimin e procedurave gjyqësore, kurse mosmarrëveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike. Hapi me i rëndësishëm ne drejtim te krijimit te një procedure detyrimore për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është bere me aprovimin e Konventës mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (Hage 1899 e 1907).
  • 63. E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare: Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi, hetimi , pajtimi) Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore) Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike , gjyqësore te posaçme) MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarrëveshjes). 1)Bisedimet – janë një nder mënyrat me te thjeshta , me te rëndësishme e me te përhapura te zgjidhjes se mosmarrëveshjeve midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypalëshe (kur zhvillohen vetëm mes shteteve te interesuara drejtpërdrejt) , shumëpalëshe- ( kur zhvillohen ne konferenca tjera ndërkombëtare nëse ne mosmarrëveshje bëjnë pjese disa shtete) … Ato mund te zhvillohen me goje ne takime te drejtpërdrejta te përfaqësuesve te shteteve te interesuara , ose me shkrim-(këmbimi i notave, letrave, memoareve etj).
  • 64. 2) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi - ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt ndërkombëtare te mos mund t’i shfrytëzojnë bisdimet diplomatike, për shkak se nuk kane kontakte te drejtpërdrejta diplomatike, për shkak te marrëdhënieve te këqija qe kane.. E Drejta Ndërkombëtare për këso rastesh ka parashikuar qe një pale e trete qe ka ndikim moral mbi palët, t’u ndihmoje shteteve ne konflikt, për gjetjen e zgjidhjes . Ne ketë grup te mjeteve hyjnë shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi midis te cilave vështire qe mund te tërhiqet kufiri i sakte. a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një pale te trete mike, qe ndihmon ne gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . Shërbime te mira mund te ofroje një shtet ose një grup i shteteve e edhe org. ndërkombëtare , si (OKB , EU) . b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një grupi shtetesh ose ndonjë personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne cilësinë e ndërmjetësuesit, merr pjese ne bisedime midis palëve , përpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe për zgjidhjen paqësore , jep këshilla, sugjerime, i përcjelle kërkesat dhe përgjigjet nga njëra pale te tjetra… Ndërmjetësimi është fakultativ , pos nëse është parashikuar me marrëveshje ; qe dmth: a) ndërmjetësuesi s’është i detyruar te ndërmjetësoj , b) kjo vlen edhe për shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojnë ose ta refuzojnë ndërmjetësimin… Ndërmjetësimi duhet ta gëzojë domosdo besimin e te dy palëve ne konflikt. e
  • 65. 3) Hetimet- Konventa e Hagës – mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare , ka parashikuar qe ne çdo rast te mosmarrëveshjes ndërkombëtare qe nuk prek nderin dhe interesat vitale te shtetit, dhe qe është rezultati mospajtimit lidhur me vlerësimin e gjendjes faktike , do te krijohet një komision hetues , nëse pajtimi nuk është arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta lehtësoje zgjidhjen e mosmarrëveshjes , duke i ndriçuar faktet me hetime (ankete) asnjanëse dhe te ndërgjegjshme. 4) Pajtimi – është mënyre paqësore e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve nga një komision i zgjedhur , i cili ka për detyre t’i shqyrtoje dhe t’i ndriçoje te gjitha aspektet e mosmarrëveshjes… dhe ne fund (pas raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt .
  • 66. MJETET GJYQESORE 1) Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët ne baze te respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me pajtimin e palëve . a) Kompromisi- zgjidhja mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit varet ne çdo rast nga pajtimi i palëve.. Sipas mendimit te gjykatës – asnjë shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarrëveshjet e tij me shtete te tjera t’ia nënshtrojë ndërmjetësimit, arbitrazhit, ose cilësdo mënyrë te zgjidhjes paqësorë… Duke u nisur nga kjo, palët qe kane vendosur qe mosmarrëveshjen t’ia besojnë arbitrazhit për zgjidhje , duhet te lidhin marrëveshje speciale b) Zgjidhja e Arbitrave- përcaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e palëve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i besojnë zgjidhjen e rastit një arbitri apo disa arbitrave…Me ç’shpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona , numri i te cilëve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) . c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqësore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne rregullat e procedurës ne hollësi ose vetëm te japin udhëzime për përdorimin e rregullave te përgjithshme te procedurës d) Vendimi Arbitrazhit- është “definitive dhe i paapelueshëm” (përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm). GJYKATA NDERKOMBETARE a) Themelimi i Gjykatës - hap i pare drejt themelimit te një gjykate ndërkombëtare te përhershme është bere me themelimin e Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ( Hage 1899)