SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Demokracia
Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e
njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në
mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së
dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre
ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve
shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet
shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet
nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci.
Eksperiencat demokratike në Antikitet
Lindja e idealit demokratik
Klisteni, "babai i demokracisë athinase", bust modern
Ideali demokratik e ka origjinën në Greqinë e lashtë të epokës klasike (shekulli i 5-të dhe 4-të
p.e.s.). Bëhet fjalë në të njejtën kohë për një filozofi dhe eksperiencë politike, me shembull atë
të Athinës: reformat e Solonit, Pisistratit dhe Klistenit lejuan përparimin dhe ngritjen e sistemit
demokratik që Efialti dhe Perikliu perfeksionuan.
Kështu, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën
qytetarët i marrin vetë vendimet lidhur me qytetin (polis). Por kjo formë e demokracisë qëndroi e
kufizuar; femrat, skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si
qytetarë, kurse zgjedhjet, parim themelor i demokracisë, zinin vetëm një rol dytësor – preferohej
shorti për të përcaktuar magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në
Asamblenë e përgjithshme të popullit (eklezia), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të
drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve.
Shembulli i demokracisë athinase nën Perikliun
Perikliu ishte përgjegjës për zgjerimet e fundit të demokracisë athinase. Eklezia, asambleja e
popullit, merrte vendime për gjithçka; ajo ndihmohej në detyrën e saj nga Bulja (këshill ose
senat), që duhet të debatonte çështjet e ngritura nga asambleja dhe të jepte një mendim
paraprak. Funksionet e magjistratit, kolegjiale dhe vjetore, mbikqyreshin ngushtësisht
nga demosi (populli).
Magjistratët kryesorë të qytetit, strategët (nga greqishtja stratos, i armatosur dhe agein, drejtoj)
mbanin pushtetin ekzekutiv, duke shpronësuar kështu arhondatin, i reduktuar, ashtu si këshilli i
lashtë aristokratik i Aeropagut, në një titull juridik dhe fetar.
Tribunali popullor Heliaia (6 000 heliastë të përcaktuar me short) jepte gjykim për të gjitha
çështjet.
Të gjithë qytetarët athinas mundeshin pra të vendosnin për qytetin e tyre në asamble, të zinin
vend në tribunal, të ishin anëtare të Bules dhe të ushtronin një magjistraturë të paktën një herë
në jetën e tyre. Në mënyrë që kjo barazi të mos ishte thjesht një fjalë e kotë, Perikliu jepte një
pagë për pjesëmarrjen në jetën qytetare, e quajtur misthos.
Demokracia zbatohej gjithashtu duke lehtësuar pabarazitë ekonomike dhe shoqërore me
praktikën e liturgjive (barrë e ndërmarrë nga shteti që i besohej qytetarëve më të pasur), në një
sistem mbështetjeje për më të varfrit, duke siguruar punë për të gjithë.
Asambletë e para përfaqësuese në Mesjetë
Magna Carta, 1215, Angli
Në Europën mesjetare nuk ekzistonte një shtet demokratik, por disa qytete, (komuna)
në Flandër dhe Itali sidomos, kishin përvoja me diçka të ngjashme me demokracinë. Nga ana
tjetër, parimet demokratike po zbatoheshin edhe në shumë komunitete manastirore.
Në nivel kombëtar, ekzistonin tashmë asambletë përfaqësuese, të zgjedhura nga populli dhe të
mbledhura nga vullneti i mirë i mbretit: p.sh, Parlamenti në Angli, Kortesi në Spanjë, Shtresat e
Përgjithshme në Francë. Por vetëm asambletë angleze zotëronin pushtet të vërtetë me
firmosjen e Kartës së Madhe në 1215, sipas të cilit Parlamenti duhet të jepte miratimin e tij për
taksat.
Lindja e demokracive moderne
Bazuar mbi vlerësimin e individit dhe mbi barazinë gjyqësore, ideali demokratik modern shfaqet
në fillim të shekullit të 18-të nga një konceptim i ri mbi njeriun sipas të cilit, ai, i lirë dhe i pajisur
me vullnet të vetin, nuk është më i nënshtruar nga forcat hyjnore. Liria përkufizohet si një dhunti
e vetvetishme e qenies njerëzore dhe realizohet plotësisht nëpërmjet njohjes së të drejtave
natyrore, të patjetërsueshme dhe të shenjta.
Ky konceptim, që trondit shoqërinë e urdhrave dhe privilegjeve të Regjimit të Vjetër, pranohet
solemnisht në Francën e Revolucionit ku Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarit e 1789
deklaron se “ njerëzit lindin dhe qëndrojnë të lirë dhe të barabartë si e drejtë ”.
Modeli i demokracisë përfaqësuese britanike (shek. XVII-XVIII)
Ndërkohë që Rilindja risolli në modë teoritë politike të antikitetit grek, Reformacioni kalvinist
(gjysma e dytë e shek. XVI) mori (Në Skoci, në Francë, në Holandë), një ngjyrim demokratik.
Megjithatë, monarkia absolute triumfoi në shumicën e shteteve europiane.
Ishte Anglia, që, në fund të revolucioneve të shekullit të 18-të, vendosi të parin regjim
demokratik, duke garantuar liritë themelore, të cilat ishin pasojë e kësaj. Akti i Habeas
Corpus (1679) dhe Deklarata e të drejtave (Bill of Rights, 1689) përbëjnë afirmimet e para
zyrtare të të drejtave natyrore të individëve.
Filozofi anglez Xhon Lok dha formulimin e parë koherent të demokracisë moderne në esenë e
tij Mbi qeverinë civile (1690): liria është një e drejtë natyrore e njeriut; një qeveri është legjitime
vetëm nëse ajo është e bazuar në një kontratë me popullin; pushteti i të bërit ligje dhe ai i të
zbatuarit të tyre duhet të veçohen.
Kjo ndarje pushtetesh, e ripohuar pak më vonë nga Monteskje (Mbi frymën e ligjeve, 1748),
bëhet një nga themelet e demokracisë. Bashkë me pohimin e përgjegjësisë ministeriale dhe
dobësimin e prerogativës mbretërore, Britania e Madhe vuri në vend regjimin e parë
parlamentar, institucionet e të cilit u bënë një model.
Demokracia përfaqësuese dhe demokracia e drejtpërdrejtë
Demokracia përfaqësuese është e bazuar në parimin, sipas të cilit vetëm një trup
përfaqësuesish të zgjedhur mund të ngjallin në mënyrë të vërtetë vullnetin kombëtar. Zhan Zhak
Ruso, teorist i sovranitetit popullor në “Kontrat sociale” (1762), bëhet apostulli i demokracisë së
drejtpërdrejtë ku çdonjëri nga individët që përbëjnë popullin është zotërues i një cope pushteti,
të cilën e vendos nën vullnetin e përbashkët. Ky vullnet shfaqet nga e drejta e votës universal,
demokracia e drejtpërdrejtë dhe regulli i shumicës. Eksperiencat demokratike perëndimore
nisen nga ky konceptim i pamundur për ta vënë në punë në shtetet e mëdha dhe shoqëritë
moderne komplekse.
Pranimi i demokracisë liberale në shekullin e 19-të
Demokracia fillon të triumfojë në fund të shekullit të 18-të. Revolta e kolonive angleze të
Amerikës së Veriut lind “Deklaratën e të drejtave” të 1776, që shërben si bazë e Kushtetutës
demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revolucioni francez i 1789 trondet tërë
themelet e monarkive me të drejtë hyjnore dhe sjell “Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe të
qytetarit”, që prek të gjithë njerëzit. Këto dy revolucione janë pikënisje e regjimeve të para
republikane dhe zgjerimit të së drejtës së votës.
Objektivi i evolucionit politik demokratik
Lufta për demokracinë bëhet që prej shekullit të 19-të një nga motivimet kryesore të evolucionit
politik. Për mbështetësit e demokracisë liberale, veprimet e pushtetit kufizohen në sferën
politike, që është ndjeshëm e distancuar nga sferat ekonomike dhe sociale. Për liberalët,
demokracia ka si qëllim përfundimtar të garantojë lulëzimin e të drejtave të vetvetishme të
qenies njerëzore: pushteti duhet të sigurojë me anë të mënyrave ligjore respektimin e lirive në
mënyrë që marrëdhëniet shoqërore mes individëve, juridikisht të barabartë, të zhvillohen lirisht.
Individët nuk duhet të mbështeten përveçse te vetvetja për të përmbushur fatin e tyre.
Duke analizuar shoqërinë amerikane (Demokracia në Amerikë), Tokvili (Tocqueville) ishte
teoristi i parë që shfaqi evolucionin demokratik (pra, zhdukjen progresive të pabarazive) si pikën
e përfundimit të pashmangshme të luftës liberale.
E drejta e votës:një çështje madhore
Vendosja e së drejtës universale së votës për meshkujt në Francë në 1848 ishte një hap i rëndësishëm në
historinë e demokracisë.
Përtej vendosjes së lirive themelore dhe kufizimit, madje përmbysjes së pushtetit mbretëror,
është vendosja e së drejtës së votës që bëhet një çështje thelbësore.
Për një kohë të gjatë, e drejta e votës i është rezervuar gjithmonë një pakice. Systemi i bazuar
mbi taksën e votimit, që përjashtonte nga zgjedhësit në popullatë ata që nuk kishin të ardhura të
mjaftueshme, u ndryshua progresivisht.
Në Shtetet e Bashkuara, pas heqjes së skllavërisë, deklarata e barazisë së të drejtave për të
zinjtë (1868) i dha fund, zyrtarisht të paktën, diskriminimit ndaj të cilit ata ishin viktima.
Kriteret e demokracisë liberale
Në të gjitha regjimet demokratike, Kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore (liria e fjalës,
garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, etj.), ndarjen e pushteteve (ekzekutiv
dhe legjislativ, kryesisht), e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira e të rregullta
dhe pluralizmi partiak. Këtu duhet të përfshihen gjithashtu procedurat për ndryshimin e
Kushtetutës ashtu si edhe kontrolli i përputhjes me kushtetutën të ligjeve.
Shfaqja e “demokracisë socialiste”
Transformimet e jetës ekonomike pas revolucioneve industriale, përkeqësimi i kushteve
materiale të gjithë një kategorie të popullsisë dhe zhvillimi i lëvizjeve shoqërore në shekullin e
19-të çuan në një kritikë globale dhe radikale të parimeve të demokracisë liberale nga
socializmi. Duke u nisur nga analiza e kushteve të punëtorëve, Marksi (Kapitali) solli prova për
faktin se demokracia nuk kishte mundur ta ndalonte shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Sipas teoristëve të socializmit, regjimet demokratike nuk janë veçse një instrument për
dominimin e një klase mbi një tjetër. Për marksizmin, shteti nuk është kombi i organizuar me
miratimin e të gjithëve, por produkt i antagonizmit mes klasave dhe instrument shtypjeje në
duart e klasës zotëruese. Kështu, vetëm zhdukja e shtetit dhe klasave mund të çojnë në një
demokraci të vërtetë. Liria konsiderohet si diçka krejtësisht formale sa kohë që barazia
shoqërore nuk është arritur.
Demokracitë bashkëkohore
Zgjerimi i modelit liberal
Gjysma e parë e shekullit të 20-të shquhet nga vendosja e të drejtës së votës universale në
shumicën e vendeve europiane. Ky zgjerim nuk prekte vetëm kategori burrash që ishin të
përjashtuar por edhe femrat, të cilave iu akordua kjo e drejtë (1906 në Finlandë; 1928 në Britani
të Madhe; 1944 në Francë), ndonjëherë pas përfundimit të një lufte të vështirë.
Vlerat e demokracisë pluraliste dhe liberale u mohuan, megjithatë, nga dy lloje regjimesh: nga
njëra anë, nga diktaturat fashiste të Italisë dhe naziste të Gjermanisë (ashtu si edhe nga regjime
të tjera autoritare në atë kohë si Spanja apo Portugalia) dhe, nga ana tjetër, nga regjimet
komuniste që ndiqnin demokracinë socialiste apo “popullore”.
Nga krijimi i OKB deri pas Luftës së Ftohtë
Pak pas Luftës së Dytë Botërore, vlerësimi i parimeve demokratike, në veçanti të drejtat e
njeriut, u shfaq nga Deklarata universale e të drejtave të njeriut, e adoptuar në 10 dhjetor 1948
nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo u ndoq, në 1966, nga dy pakte,
njëri në lidhje me të drejtat civile dhe politike, kurse tjetri, me të drejtat ekonomike, shoqërore
dhe kulturore. Në kuadrin europian, Konventa europiane e të drejtave të njeriut u firmos në
Romë në 4 nëntor 1950.
Megjithatë, Bashkimi Sovjetik kishte vendosur sistemin e vet politik dhe ekonomik në shumicën
e vendeve të Europës lindore dhe qendore, duke vendosur një regjim “totalitar” (themeluar mbi
një bazë autoritare dhe policeske, ku çdo lëvizje kritike konsiderohej subversive). Në kontekstin
e Luftës së Ftohtë që vinte në kundërshti bllokun lindor dhe bllokun e demokracive
perëndimore, “versioni socialist i demokracisë” u aplikua gjithashtu në Kinë dhe në disa vende
të tjera në zhvillim.
Revolucionet demokratike të 1989 në vendet e Europës lindore dhe shpërbërja e Bashkimit
Sovjetik (1991) i dhanë fund kësaj përballjeje. Që atëherë, pluralizmi liberale mund të
pretendojë ekluzivitet si model demokratik. Por, megjithëse, në planin e vlerave, modeli i
demokracisë pluraliste është vendosur, shumë regjime ushtrojnë në fakt një pushtet autoritar.
Transformimi i pushtetit[redakto | redakto tekstin burimor]
Një shtet i dobësuar[redakto | redakto tekstin burimor]
Protesta në Wisconsin, SHBA, që kërkojnë një buxhet të balancuar dhe reduktim të shpenzimeve qeveritare.
Ndërkohë që e drejta universale e votës u adoptua nga të gjitha regjimet liberale, u formuan
organizata të mëdha politike (partitë) dhe shoqërore (sindikatat): përveç garantimit të lirive
individuale, demokracia liberale ka pranuar ekzistencën e lirive kolektive, si p.sh lirinë e
protestës dhe anëtarësimit në sindikatë.
Konceptimi klasik i rolit të individëve në fushën politike u modifikua në mënyrë të
konsiderueshme dhe regullat politike u përmbysën: disa organizata të mëdha u vunë përballë
njëra tjetërës si rivalë për pushtet. Tani e tutje, asambletë legjislative u strukturuan në bazë të
forcave politike dhe funksionimi i pushtetit është në varësi të lojës së koalicioneve. Gjithashtu,
pluralizmi i opinioneve është diçka që, në kushte të caktuara, do të dobësonte pushtetin.
Demokracitë liberale karakterizohen tanimë nga një shumëfishim i organizatave politike, sociale
dhe ekonomike. Shoqëria demokratike ka formuar grupe interesi që vendosen në mes të
individit dhe pushtetit. Paralelisht, rritja e rolit të shtetit duket se ka arritur kufjtë e vet. Përballë
këtij evolucioni, disa propozojnë një rikthim në burimet e liberalizmit, që do të thotë një
“zvogëlim të shtetit”.
Shoqatat si kundër-pushtet
Roli i fituar nga organizatat politike dhe shoqërore në lojën politike kanë modifikuar rregullat e
demokracisë. Grupet janë vendosur si kundër-pushtete dhe kanë marrë autonominë e tyre
lidhur me pushtetin politik, mbi të cilin ato veprojnë drejtpërsëdrejti duke negociuar me
qeverisësit në emër të interesave të anëtarëve të tyre. Demokracia ka tendencë kështu që të
shndërrohet në një bashkësi të madhe organizmash korporatiste, ku fuqia zëvendëson
ligjshmërinë.
Në këtë kuadër, vendimi politik duket më pak si rezultat i një debati sesa fryt i vënies në punë të
një rrjeti klientele dhe një negocimi mes partnerëve publike dhe grupeve private të interesit. Në
përfundim, shoqatat më të fuqishme përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre.
Kjo krizë e pushtetit prek të gjitha demokracitë perëndimore dhe i jep vend, në mënyrë
paradoksale, riformimit të “feudeve” brenda shoqërisë demokratike, duke modifikuar kuptimin
fillestar të pluralizmit dhe legjitimitetit politik.
Teknokracia
Ndërkohë që forcimi i shtetit që në fillim të shekullit të 20-të ka ndihmuar në rritjen e rolit të
qeverisë dhe administratës, pushteti teknokratik, në shtetet në fund të shekullit të 20-të, ka
tendencë të zëvendësojë atë të të zgjedhurve. Ekspertët ruajnë gjithmonë një vend më të madh
në proceset e ndryshme dhe zhvillojnë një rrjet marrëdhëniesh me grupet për të arritur
kompromise. Negocimi kontraktual rrezikon gjithashtu të zëvendësojë në mënyrë sistematike
debatin, tradicionalisht i kërkuar për të rregulluar interesat e kundërt.
Evolucioni i shoqërisë demokratike karakterizohet gjithashtu nga reduktimi i pjesëmarrjes
politike nga qytetarët, që vjen nga njëra anë nga rënia e ideologjive mobilizuese që shoërohet
në anën tjetër me një krizë legjitimitetit të institucioneve politike. Ky “deficit demokratik” rritet
shpesh nga një personalizim më i madh i pushtetit.
Kriza e shtetit të fuqishëm
Kriza e shtetit të fuqishëm është vënë gjithnjë e më shumë në dukje që prej viteve 1970, me
ngritjen e neoliberalizmit. Ky fenomen shpjegohet në pjesën më të madhe nga roli gjithmonë në
rritje i shtetit në jetën ekonomike dhe atë të qytetarit, duke shkaktuar një rritje të shpenzimave
qeveritare, shpesh duke shkaktuar borxhe publike gjithnjë e në rritje. Buxhetet janë në krizë dhe
shpenzimet publike janë bërë të pakontrollueshme. Teoristët dhe ekonomistët neoliberalë
si Milton Friedman de Friedrich Hayek mendojnë se shtetit duhet të zvogëlohet ndjeshëm, në
rolin e vet minimal dhe thelpësor, në mënyrë që shoqëria civile të rigjejë ritmin normal të
marrëdhënieve të lira.
Harta e Economist Intelligence Unit për Indeksin e Demokracisë në 2012, ku ngjyrat më të gjelbra përfaqësojnë
vende më demokratike.
Demokraci të plota:
██ 9.00-10.00██ 8.00-8.99Demokraci të mangëta:
██ 7.00-7.99██ 6.00-6.99Regjime hibride:
██ 5.00-5.99██ 4.00-4.99Regjime autoritare:
██ 3.00-3.99██ 2.00-2.99██ 0.00-1.99Informacion i pamjaftueshëm, pa vlerësim:██

More Related Content

What's hot

Planimetria e shtepise
Planimetria e shtepise Planimetria e shtepise
Planimetria e shtepise emma e
 
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide sharematematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide shareMuhamed Hoti
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmematildad93
 
Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Aberi Kajo
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi Anida Ago
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljesAnida Ago
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Qyteterimi Egjiptian
Qyteterimi EgjiptianQyteterimi Egjiptian
Qyteterimi EgjiptianLili Salca
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Fleurati
 
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuarKontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuarVeton Sopjani
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveProjekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveGenti Germizi
 
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraProjekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraErvis Cara
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 

What's hot (20)

Planimetria e shtepise
Planimetria e shtepise Planimetria e shtepise
Planimetria e shtepise
 
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide sharematematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
matematika ne lidhje me lendet e tjera slide share
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshme
 
Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljes
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Qyteterimi Egjiptian
Qyteterimi EgjiptianQyteterimi Egjiptian
Qyteterimi Egjiptian
 
Fashizmi
FashizmiFashizmi
Fashizmi
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
 
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuarKontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Historia e numrit
Historia e numritHistoria e numrit
Historia e numrit
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveProjekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
 
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis CaraProjekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
Projekt Historia e zhvillimit te matematikes.Ervis Cara
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 
Trigonometri
TrigonometriTrigonometri
Trigonometri
 

Similar to Demokracia

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
Politika Antike, Filozofi
Politika Antike, FilozofiPolitika Antike, Filozofi
Politika Antike, Filozofibusinessforlife
 
sistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratisistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratianteasela
 
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeDemokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeAn An
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
 
Tema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneTema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneAlesia Nikolli
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalorionbajrami1
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Ferdi Nuredini
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaErgi Nushi
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 

Similar to Demokracia (20)

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Politika Antike, Filozofi
Politika Antike, FilozofiPolitika Antike, Filozofi
Politika Antike, Filozofi
 
sistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratisistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokrati
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
 
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotmeDemokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
Demokracia ne athine dhe kuptimi i saj ne ditet e sotme
 
Kei Ushe
Kei Ushe Kei Ushe
Kei Ushe
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
Tema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneTema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderne
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokracia
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 

Demokracia

  • 1. Demokracia Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci. Eksperiencat demokratike në Antikitet Lindja e idealit demokratik Klisteni, "babai i demokracisë athinase", bust modern Ideali demokratik e ka origjinën në Greqinë e lashtë të epokës klasike (shekulli i 5-të dhe 4-të p.e.s.). Bëhet fjalë në të njejtën kohë për një filozofi dhe eksperiencë politike, me shembull atë të Athinës: reformat e Solonit, Pisistratit dhe Klistenit lejuan përparimin dhe ngritjen e sistemit demokratik që Efialti dhe Perikliu perfeksionuan. Kështu, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët i marrin vetë vendimet lidhur me qytetin (polis). Por kjo formë e demokracisë qëndroi e kufizuar; femrat, skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si qytetarë, kurse zgjedhjet, parim themelor i demokracisë, zinin vetëm një rol dytësor – preferohej shorti për të përcaktuar magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në Asamblenë e përgjithshme të popullit (eklezia), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve. Shembulli i demokracisë athinase nën Perikliun Perikliu ishte përgjegjës për zgjerimet e fundit të demokracisë athinase. Eklezia, asambleja e popullit, merrte vendime për gjithçka; ajo ndihmohej në detyrën e saj nga Bulja (këshill ose senat), që duhet të debatonte çështjet e ngritura nga asambleja dhe të jepte një mendim paraprak. Funksionet e magjistratit, kolegjiale dhe vjetore, mbikqyreshin ngushtësisht nga demosi (populli).
  • 2. Magjistratët kryesorë të qytetit, strategët (nga greqishtja stratos, i armatosur dhe agein, drejtoj) mbanin pushtetin ekzekutiv, duke shpronësuar kështu arhondatin, i reduktuar, ashtu si këshilli i lashtë aristokratik i Aeropagut, në një titull juridik dhe fetar. Tribunali popullor Heliaia (6 000 heliastë të përcaktuar me short) jepte gjykim për të gjitha çështjet. Të gjithë qytetarët athinas mundeshin pra të vendosnin për qytetin e tyre në asamble, të zinin vend në tribunal, të ishin anëtare të Bules dhe të ushtronin një magjistraturë të paktën një herë në jetën e tyre. Në mënyrë që kjo barazi të mos ishte thjesht një fjalë e kotë, Perikliu jepte një pagë për pjesëmarrjen në jetën qytetare, e quajtur misthos. Demokracia zbatohej gjithashtu duke lehtësuar pabarazitë ekonomike dhe shoqërore me praktikën e liturgjive (barrë e ndërmarrë nga shteti që i besohej qytetarëve më të pasur), në një sistem mbështetjeje për më të varfrit, duke siguruar punë për të gjithë. Asambletë e para përfaqësuese në Mesjetë Magna Carta, 1215, Angli Në Europën mesjetare nuk ekzistonte një shtet demokratik, por disa qytete, (komuna) në Flandër dhe Itali sidomos, kishin përvoja me diçka të ngjashme me demokracinë. Nga ana tjetër, parimet demokratike po zbatoheshin edhe në shumë komunitete manastirore. Në nivel kombëtar, ekzistonin tashmë asambletë përfaqësuese, të zgjedhura nga populli dhe të mbledhura nga vullneti i mirë i mbretit: p.sh, Parlamenti në Angli, Kortesi në Spanjë, Shtresat e Përgjithshme në Francë. Por vetëm asambletë angleze zotëronin pushtet të vërtetë me firmosjen e Kartës së Madhe në 1215, sipas të cilit Parlamenti duhet të jepte miratimin e tij për taksat. Lindja e demokracive moderne Bazuar mbi vlerësimin e individit dhe mbi barazinë gjyqësore, ideali demokratik modern shfaqet në fillim të shekullit të 18-të nga një konceptim i ri mbi njeriun sipas të cilit, ai, i lirë dhe i pajisur me vullnet të vetin, nuk është më i nënshtruar nga forcat hyjnore. Liria përkufizohet si një dhunti e vetvetishme e qenies njerëzore dhe realizohet plotësisht nëpërmjet njohjes së të drejtave natyrore, të patjetërsueshme dhe të shenjta. Ky konceptim, që trondit shoqërinë e urdhrave dhe privilegjeve të Regjimit të Vjetër, pranohet solemnisht në Francën e Revolucionit ku Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarit e 1789 deklaron se “ njerëzit lindin dhe qëndrojnë të lirë dhe të barabartë si e drejtë ”.
  • 3. Modeli i demokracisë përfaqësuese britanike (shek. XVII-XVIII) Ndërkohë që Rilindja risolli në modë teoritë politike të antikitetit grek, Reformacioni kalvinist (gjysma e dytë e shek. XVI) mori (Në Skoci, në Francë, në Holandë), një ngjyrim demokratik. Megjithatë, monarkia absolute triumfoi në shumicën e shteteve europiane. Ishte Anglia, që, në fund të revolucioneve të shekullit të 18-të, vendosi të parin regjim demokratik, duke garantuar liritë themelore, të cilat ishin pasojë e kësaj. Akti i Habeas Corpus (1679) dhe Deklarata e të drejtave (Bill of Rights, 1689) përbëjnë afirmimet e para zyrtare të të drejtave natyrore të individëve. Filozofi anglez Xhon Lok dha formulimin e parë koherent të demokracisë moderne në esenë e tij Mbi qeverinë civile (1690): liria është një e drejtë natyrore e njeriut; një qeveri është legjitime vetëm nëse ajo është e bazuar në një kontratë me popullin; pushteti i të bërit ligje dhe ai i të zbatuarit të tyre duhet të veçohen. Kjo ndarje pushtetesh, e ripohuar pak më vonë nga Monteskje (Mbi frymën e ligjeve, 1748), bëhet një nga themelet e demokracisë. Bashkë me pohimin e përgjegjësisë ministeriale dhe dobësimin e prerogativës mbretërore, Britania e Madhe vuri në vend regjimin e parë parlamentar, institucionet e të cilit u bënë një model. Demokracia përfaqësuese dhe demokracia e drejtpërdrejtë Demokracia përfaqësuese është e bazuar në parimin, sipas të cilit vetëm një trup përfaqësuesish të zgjedhur mund të ngjallin në mënyrë të vërtetë vullnetin kombëtar. Zhan Zhak Ruso, teorist i sovranitetit popullor në “Kontrat sociale” (1762), bëhet apostulli i demokracisë së drejtpërdrejtë ku çdonjëri nga individët që përbëjnë popullin është zotërues i një cope pushteti, të cilën e vendos nën vullnetin e përbashkët. Ky vullnet shfaqet nga e drejta e votës universal, demokracia e drejtpërdrejtë dhe regulli i shumicës. Eksperiencat demokratike perëndimore nisen nga ky konceptim i pamundur për ta vënë në punë në shtetet e mëdha dhe shoqëritë moderne komplekse. Pranimi i demokracisë liberale në shekullin e 19-të Demokracia fillon të triumfojë në fund të shekullit të 18-të. Revolta e kolonive angleze të Amerikës së Veriut lind “Deklaratën e të drejtave” të 1776, që shërben si bazë e Kushtetutës demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revolucioni francez i 1789 trondet tërë themelet e monarkive me të drejtë hyjnore dhe sjell “Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit”, që prek të gjithë njerëzit. Këto dy revolucione janë pikënisje e regjimeve të para republikane dhe zgjerimit të së drejtës së votës. Objektivi i evolucionit politik demokratik Lufta për demokracinë bëhet që prej shekullit të 19-të një nga motivimet kryesore të evolucionit politik. Për mbështetësit e demokracisë liberale, veprimet e pushtetit kufizohen në sferën politike, që është ndjeshëm e distancuar nga sferat ekonomike dhe sociale. Për liberalët, demokracia ka si qëllim përfundimtar të garantojë lulëzimin e të drejtave të vetvetishme të qenies njerëzore: pushteti duhet të sigurojë me anë të mënyrave ligjore respektimin e lirive në mënyrë që marrëdhëniet shoqërore mes individëve, juridikisht të barabartë, të zhvillohen lirisht. Individët nuk duhet të mbështeten përveçse te vetvetja për të përmbushur fatin e tyre. Duke analizuar shoqërinë amerikane (Demokracia në Amerikë), Tokvili (Tocqueville) ishte teoristi i parë që shfaqi evolucionin demokratik (pra, zhdukjen progresive të pabarazive) si pikën e përfundimit të pashmangshme të luftës liberale. E drejta e votës:një çështje madhore
  • 4. Vendosja e së drejtës universale së votës për meshkujt në Francë në 1848 ishte një hap i rëndësishëm në historinë e demokracisë. Përtej vendosjes së lirive themelore dhe kufizimit, madje përmbysjes së pushtetit mbretëror, është vendosja e së drejtës së votës që bëhet një çështje thelbësore. Për një kohë të gjatë, e drejta e votës i është rezervuar gjithmonë një pakice. Systemi i bazuar mbi taksën e votimit, që përjashtonte nga zgjedhësit në popullatë ata që nuk kishin të ardhura të mjaftueshme, u ndryshua progresivisht. Në Shtetet e Bashkuara, pas heqjes së skllavërisë, deklarata e barazisë së të drejtave për të zinjtë (1868) i dha fund, zyrtarisht të paktën, diskriminimit ndaj të cilit ata ishin viktima. Kriteret e demokracisë liberale Në të gjitha regjimet demokratike, Kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore (liria e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, etj.), ndarjen e pushteteve (ekzekutiv dhe legjislativ, kryesisht), e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira e të rregullta dhe pluralizmi partiak. Këtu duhet të përfshihen gjithashtu procedurat për ndryshimin e Kushtetutës ashtu si edhe kontrolli i përputhjes me kushtetutën të ligjeve. Shfaqja e “demokracisë socialiste” Transformimet e jetës ekonomike pas revolucioneve industriale, përkeqësimi i kushteve materiale të gjithë një kategorie të popullsisë dhe zhvillimi i lëvizjeve shoqërore në shekullin e 19-të çuan në një kritikë globale dhe radikale të parimeve të demokracisë liberale nga socializmi. Duke u nisur nga analiza e kushteve të punëtorëve, Marksi (Kapitali) solli prova për faktin se demokracia nuk kishte mundur ta ndalonte shfrytëzimin e njeriut nga njeriu. Sipas teoristëve të socializmit, regjimet demokratike nuk janë veçse një instrument për dominimin e një klase mbi një tjetër. Për marksizmin, shteti nuk është kombi i organizuar me miratimin e të gjithëve, por produkt i antagonizmit mes klasave dhe instrument shtypjeje në duart e klasës zotëruese. Kështu, vetëm zhdukja e shtetit dhe klasave mund të çojnë në një demokraci të vërtetë. Liria konsiderohet si diçka krejtësisht formale sa kohë që barazia shoqërore nuk është arritur. Demokracitë bashkëkohore Zgjerimi i modelit liberal
  • 5. Gjysma e parë e shekullit të 20-të shquhet nga vendosja e të drejtës së votës universale në shumicën e vendeve europiane. Ky zgjerim nuk prekte vetëm kategori burrash që ishin të përjashtuar por edhe femrat, të cilave iu akordua kjo e drejtë (1906 në Finlandë; 1928 në Britani të Madhe; 1944 në Francë), ndonjëherë pas përfundimit të një lufte të vështirë. Vlerat e demokracisë pluraliste dhe liberale u mohuan, megjithatë, nga dy lloje regjimesh: nga njëra anë, nga diktaturat fashiste të Italisë dhe naziste të Gjermanisë (ashtu si edhe nga regjime të tjera autoritare në atë kohë si Spanja apo Portugalia) dhe, nga ana tjetër, nga regjimet komuniste që ndiqnin demokracinë socialiste apo “popullore”. Nga krijimi i OKB deri pas Luftës së Ftohtë Pak pas Luftës së Dytë Botërore, vlerësimi i parimeve demokratike, në veçanti të drejtat e njeriut, u shfaq nga Deklarata universale e të drejtave të njeriut, e adoptuar në 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo u ndoq, në 1966, nga dy pakte, njëri në lidhje me të drejtat civile dhe politike, kurse tjetri, me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Në kuadrin europian, Konventa europiane e të drejtave të njeriut u firmos në Romë në 4 nëntor 1950. Megjithatë, Bashkimi Sovjetik kishte vendosur sistemin e vet politik dhe ekonomik në shumicën e vendeve të Europës lindore dhe qendore, duke vendosur një regjim “totalitar” (themeluar mbi një bazë autoritare dhe policeske, ku çdo lëvizje kritike konsiderohej subversive). Në kontekstin e Luftës së Ftohtë që vinte në kundërshti bllokun lindor dhe bllokun e demokracive perëndimore, “versioni socialist i demokracisë” u aplikua gjithashtu në Kinë dhe në disa vende të tjera në zhvillim. Revolucionet demokratike të 1989 në vendet e Europës lindore dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (1991) i dhanë fund kësaj përballjeje. Që atëherë, pluralizmi liberale mund të pretendojë ekluzivitet si model demokratik. Por, megjithëse, në planin e vlerave, modeli i demokracisë pluraliste është vendosur, shumë regjime ushtrojnë në fakt një pushtet autoritar. Transformimi i pushtetit[redakto | redakto tekstin burimor] Një shtet i dobësuar[redakto | redakto tekstin burimor] Protesta në Wisconsin, SHBA, që kërkojnë një buxhet të balancuar dhe reduktim të shpenzimeve qeveritare. Ndërkohë që e drejta universale e votës u adoptua nga të gjitha regjimet liberale, u formuan organizata të mëdha politike (partitë) dhe shoqërore (sindikatat): përveç garantimit të lirive individuale, demokracia liberale ka pranuar ekzistencën e lirive kolektive, si p.sh lirinë e protestës dhe anëtarësimit në sindikatë. Konceptimi klasik i rolit të individëve në fushën politike u modifikua në mënyrë të konsiderueshme dhe regullat politike u përmbysën: disa organizata të mëdha u vunë përballë njëra tjetërës si rivalë për pushtet. Tani e tutje, asambletë legjislative u strukturuan në bazë të
  • 6. forcave politike dhe funksionimi i pushtetit është në varësi të lojës së koalicioneve. Gjithashtu, pluralizmi i opinioneve është diçka që, në kushte të caktuara, do të dobësonte pushtetin. Demokracitë liberale karakterizohen tanimë nga një shumëfishim i organizatave politike, sociale dhe ekonomike. Shoqëria demokratike ka formuar grupe interesi që vendosen në mes të individit dhe pushtetit. Paralelisht, rritja e rolit të shtetit duket se ka arritur kufjtë e vet. Përballë këtij evolucioni, disa propozojnë një rikthim në burimet e liberalizmit, që do të thotë një “zvogëlim të shtetit”. Shoqatat si kundër-pushtet Roli i fituar nga organizatat politike dhe shoqërore në lojën politike kanë modifikuar rregullat e demokracisë. Grupet janë vendosur si kundër-pushtete dhe kanë marrë autonominë e tyre lidhur me pushtetin politik, mbi të cilin ato veprojnë drejtpërsëdrejti duke negociuar me qeverisësit në emër të interesave të anëtarëve të tyre. Demokracia ka tendencë kështu që të shndërrohet në një bashkësi të madhe organizmash korporatiste, ku fuqia zëvendëson ligjshmërinë. Në këtë kuadër, vendimi politik duket më pak si rezultat i një debati sesa fryt i vënies në punë të një rrjeti klientele dhe një negocimi mes partnerëve publike dhe grupeve private të interesit. Në përfundim, shoqatat më të fuqishme përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre. Kjo krizë e pushtetit prek të gjitha demokracitë perëndimore dhe i jep vend, në mënyrë paradoksale, riformimit të “feudeve” brenda shoqërisë demokratike, duke modifikuar kuptimin fillestar të pluralizmit dhe legjitimitetit politik. Teknokracia Ndërkohë që forcimi i shtetit që në fillim të shekullit të 20-të ka ndihmuar në rritjen e rolit të qeverisë dhe administratës, pushteti teknokratik, në shtetet në fund të shekullit të 20-të, ka tendencë të zëvendësojë atë të të zgjedhurve. Ekspertët ruajnë gjithmonë një vend më të madh në proceset e ndryshme dhe zhvillojnë një rrjet marrëdhëniesh me grupet për të arritur kompromise. Negocimi kontraktual rrezikon gjithashtu të zëvendësojë në mënyrë sistematike debatin, tradicionalisht i kërkuar për të rregulluar interesat e kundërt. Evolucioni i shoqërisë demokratike karakterizohet gjithashtu nga reduktimi i pjesëmarrjes politike nga qytetarët, që vjen nga njëra anë nga rënia e ideologjive mobilizuese që shoërohet në anën tjetër me një krizë legjitimitetit të institucioneve politike. Ky “deficit demokratik” rritet shpesh nga një personalizim më i madh i pushtetit. Kriza e shtetit të fuqishëm Kriza e shtetit të fuqishëm është vënë gjithnjë e më shumë në dukje që prej viteve 1970, me ngritjen e neoliberalizmit. Ky fenomen shpjegohet në pjesën më të madhe nga roli gjithmonë në rritje i shtetit në jetën ekonomike dhe atë të qytetarit, duke shkaktuar një rritje të shpenzimave qeveritare, shpesh duke shkaktuar borxhe publike gjithnjë e në rritje. Buxhetet janë në krizë dhe shpenzimet publike janë bërë të pakontrollueshme. Teoristët dhe ekonomistët neoliberalë si Milton Friedman de Friedrich Hayek mendojnë se shtetit duhet të zvogëlohet ndjeshëm, në rolin e vet minimal dhe thelpësor, në mënyrë që shoqëria civile të rigjejë ritmin normal të marrëdhënieve të lira.
  • 7. Harta e Economist Intelligence Unit për Indeksin e Demokracisë në 2012, ku ngjyrat më të gjelbra përfaqësojnë vende më demokratike. Demokraci të plota: ██ 9.00-10.00██ 8.00-8.99Demokraci të mangëta: ██ 7.00-7.99██ 6.00-6.99Regjime hibride: ██ 5.00-5.99██ 4.00-4.99Regjime autoritare: ██ 3.00-3.99██ 2.00-2.99██ 0.00-1.99Informacion i pamjaftueshëm, pa vlerësim:██